Tirana e festoi aderimin përfundimtar të Republikës së Shqipërisë në NATO, mes të tjerash, edhe me një pllakat gjigand të afishuar në fasadën e Teatrit të Operas, me mbishkrimin anglisht “This is the miracle of freedom,” i cili i drejtohej, pas gjase, publikut global anglishtfolës.
Meqë vendi nuk ishte i robëruar para datës 2 prill 2009, as iu dhurua anëtarësimi në NATO ngaqë ishte i lirë; dhe meqë procesi i anëtarësimit kishte filluar prej kohësh dhe u krye në rrugë jashtëzakonisht racionale, atëherë shprehja miracle of freedom, e marrë literalisht, nuk ka askurrfarë kuptimi, ose shembëllzon diskursin profkatar, që në raste të tilla solemne, merr forcë të papërballueshme.
Nga një kërkim i shpejtë në Internet, më rezulton se miracle of freedom, në anglishte, përdoret më tepër në ligjërimin fetar biblik, duke iu referuar Pashkës hebraike (Passover, ose Pesach), dhe pikërisht çlirimit të hebrenjve nga robëria në Egjipt.
Në kontekstin e NATO-s, qenka përdorur prej presidentit amerikan George W. Bush, në një fjalim në Vilnius, në 23 nëntor 2002, me rastin e ftesës që iu bë Lituanisë për t’u futur në Aleancën Atlantike.
Ndoshta për republikat baltike futja në NATO mund të ketë qenë vërtet a miracle of freedom, meqë këto vende vetëm 3-4 vjet më parë ishin ende pjesë e Bashkimit Sovjetik. Situata e tyre gjeopolitike as që mund të krahasohet me të Shqipërisë, e cila pavarësinë e vet e ka fituar në 1912 dhe e gëzon që prej një shekulli – edhe pse jo gjithnjë në mënyrë të meritueshme.
Meqë ra fjala te pavarësia dhe sovraniteti, lexoj sot në një artikull të Enton Palushit në Tema, ndër të tjera, se [theksimi im, Xh2]:
Një sondazh i Gallup International i bërë para disa kohësh dhe që shërben si një database të dhënash për Bashkimin Evropian nxirrte në pah se shqiptarët nuk besojnë tek institucionet e tyre, nuk besojnë as tek institucionet fetare, ashtu siç ndodh rëndom në të gjitha vendet e rajonit, por besojnë te NATO dhe te BE. Ndërsa për kosovarët besimi te NATO është i vetëkuptueshëm për shkak të situatës së sigurisë atje, në Shqipëri ky besim duket se ka tjetër kuptim.
Drejtimi politik i ka lodhur ata dhe shpresat janë te një klasë që gjithmonë e më shumë merr direktivat nga një organizatë e fuqishme që mbron të drejtat dhe liritë.
E s’ka si të jetë ndryshe, kur sondazhi pohon se mbi një e treta e shqiptarëve duan të largohen nga vendi, edhe pse tashmë rreth gjysma e shqiptarëve ndodhen jashtë. Për ne NATO do të thotë siguri. Mbi të gjitha për të lëvizur.
Për mua, kur qytetarët nuk besojnë në institucionet e tyre, por besojnë në mbikëqyrjen dhe autoritetin e institucioneve ndërkombëtare, kjo tregon, para së gjithash, se këta qytetarë nuk duan të qeverisen prej bashkëqytetarëve të vet. E përkthyer në një gjuhë pak më abstrakte, kjo dëshirë statistikisht domethënëse do të thotë që shqiptarëve nuk iu pëlqen të jenë vend sovran.
Edhe nga kjo pikëpamje, “miracle of freedom” nuk është veçse një tollumbace e mbushur me retorikë; meqë hyrja në NATO perceptohet nga shumëkush si formalizim i vasalitetit aq të shumëpritur, ose i kthimit në prehër të Sulltanit.
Nuk ka dyshim se përfshirja e Shqipërisë në këtë aleancë ushtarake të kryesuar nga SHBA e sanksionon përkatësinë e saj në një bashkësi vendesh ndaj të cilave shumë shqiptarë, veçanërisht në elitat politike dhe kulturore, gjithnjë kanë vështruar për modele, shpresë, ide, frymëzime, mëshirë, ndihmë, pará dhe përkrahje.
Nuk duhet harruar, megjithatë, se Shqipëria po hyn në NATO në një kohë kur organizata vetë gjendet përballë një krize ekzistenciale, e cila ka të bëjë me identifikimin e një armiku të denjë për forcën e saj. Në Perëndim nuk mungojnë zërat që kërkojnë deri edhe shpërbërjen e aleancës, sa kohë që Traktati i Varshavës dhe Blloku i Lindjes nuk ekzistojnë më.
Në këto rrethana, retorika e Berishës në seancën jubilare të samitit të NATO-s tingëllon, të paktën, e çuditshme:
NATO-ja vjen në këtë 60-vjetor më e fuqishme dhe më madhështore se kurrë më parë. Pas rënies së perdes së hekurt, misioni i saj i mbrojtjes së lirisë, falë udhëheqjes së fortë të SHBA-së, nuk do të njihte lodhje, por zgjerim dhe do të fitonte dimensione të reja të panjohura më parë. Aleanca, njëlloj siç ndjek hija njeriun në rrugën e tij, ajo do të shoqëronte lirinë në udhën dhe shtigjet e reja të saj, duke shndërruar një nga një në partnerë dhe më pas në aleatë kombet dhe vendet që deri dje kishin qenë anëtare të bllokut armik të saj.
I vetmi mister, në këtë paragraf, është krahasimi surrealist i aleancës që e shoqëroka lirinë siç ndjek hija njeriun në rrugën e tij…
Vallë nuk ia ka kujtuar njeri kryeministrit shqiptar se asnjë prej vendeve të futura rishtas në aleancë nuk e fitoi lirinë si pasojë e futjes në NATO, apo falë përpjekjeve ose luftrave të NATO-s?
Nga ana tjetër, hareja me të cilën u prit, zyrtarisht, pranimi i Shqipërisë në Aleancën Atlantike, shoqërohet edhe ajo me një dyshim, që e ndjek siç ndjek hija njeriun në rrugën e tij – dhe pikërisht që atje askush nuk e ngriti zërin, publikisht, kundër këtij anëtarësimi.
E kam të pamundur ta gëlltit që opinioni publik shqiptar ta ketë pranuar njëzëri futjen e vendit në një aleancë ushtarake, e cila sjell me vete detyrime të rënda dhe serioze. Më shumë ka të ngjarë që mungesa e protestave ose e rezervave të ketë të bëjë me konformizmin, me idenë se kundërshtimi ndaj NATO-s është tabu dhe nuk mund të shprehet publikisht, me indiferencën dhe, sidomos, me atë që publiku shqiptar nuk e ka kuptuar mirë se çfarë do të thotë të futesh në një aleancë ushtarake, e cila në këtë moment është e angazhuar në një luftë të vështirë dhe të përgjakshme, në Afganistan.
Natyrisht, Berisha dhe të vetët i kanë të gjitha arsyet të festojnë; sepse aderimi në NATO ishte sukses i madh i qeverisë së tij dhe i politikës së jashtme të Shqipërisë; dhe njëkohësisht garanci për forcimin e stabilitetit politik të vendit dhe të sundimit të elitave politike të tanishme.
Përkundrazi, të tjerët e përfytyrojnë këtë zhvillim sipas fantazive të tyre.
Për shembull, Xhovani Shyti, që është kryetar i shoqatës “Shqipëri pa duhan”, i drejtohej sot te “Tema” kryeministrit Berisha me një letër të hapur, me titull: “NATO nuk e pranon demagogjinë antiduhan“, për ta qortuar ngaqë qeveria e tij nuk është angazhuar sa duhet, në zbatimin e ligjeve të fundit për kufizimin e duhanpirjes në mjedise publike dhe mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit. Kjo mospërfillje ndaj ligjit, theksonte Shyti,
[a]q më tepër bëhet e papranueshme pas aderimit të Shqipërisë në organizatën ushtarake të Atlantikut Verior, që do të thotë se loja me moszbatimin e ligjeve të prodhuara është si loja me zjarrin. Në këtë sens Ju bëj me dije se ligji antiduhan është në krye të listës, pasi NATO nuk e pranon demagogjinë antiduhan.
Kush tha se NATO-s i paska përfunduar mandati në Europë, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe të Traktatit të Varshavës?
Nuk e pranon demagogjine antiduhan.Ha,ha e bukur.
Sala,mes lexova pjesezen e fjalimit,paska gjet mesa duket blloqet e shenimeve kur ishte sekretar partie…me e fuqishme dhe me madheshtore se kurre me pare….nga sukset e njepasnjshme qe te cojne la e me lart,ne kete rast me rastin e 60 vjetorit te formimit te partiNATOS ne prag te zgjedhjeve elektorale ne Shqiperi.
Mungon vetem kenga ..Nato,Nato hej tungjat jeta..Sa keto male e keto shkrepa..Zanin e Shqipes o lart e ngrite…Gjithe ket popull ne drite e qite.
Kjo ” e qite” me duket nje mrekulli gjuhesore per kete rast.
Pasi nuk ishte në gjëndje që “Ta bënte Shqipërinë si gjithë Europa”, Berisha bëri më tepër: e futi në Nato.
Më kujton ato ëndërrat e fëmijërisë; kur gjatë gjithë vitit shkollor ëndërroje që të shkoje (sipas premtimeve) në kampin veror në breg të detit, dhe pasi dilje mirë në shkollë… të dërgonin në kampin e pionierëve (të organizuar nga kooperativa) tek plepat…
Ajo e hijes Xhaxha, kam pershtypjen nuk eshte gje tjeter pervecse rreshkitje frojdiane DumBabiste. Nese NATO eshte hija e Lirise ne toke, mos harroni qe nje nga titujt e Sulltanit ka qene Hija e Zotit ne toke. Eshte vene ne dukje shpesh here analogjia mes Sulltanit dhe NATOs, nderkohe qe analogjine mes Zotit dhe Lirise edhe pse e gjen neper bibliotekat e teologeve, u qenka dashur Bush dhe Berisha t’a bejne eksplicite, duke folur jo me per mrekulli te Zotit, por mrekulli te Lirise. Me gjithe keto mrekullira qe po ben ky, t’a kryqezojme nje here, pa ne 1000 vjet te themi edhe ne se i kemi dhene njerezimit nje fe.
Ha ha ha .. pa kaluar te paragrafi tjeter ku analizohet shprehja e forte “..njëlloj siç ndjek hija njeriun në rrugën e tij…” une e bera copy paste gati per ta komentuar ..
Jam shume dakort me te gjitha kendveshtrimet e mesiperme!!
Sala ka rrjedhur fare po fare ama!! Eshte aq keq sa i duhen psikologe shume te mire ta sjellin ne vete!
Mbishkrimi anglisht “This is the miracle of freedom”, ç’ësht’ e vërteta, i drejtohet publikut anglishtfolës – të më falni, nuk e kam me të keq – të Kamzës, banorët heroikë të së cilës brenda 15 vitesh kanë ngritur një qytet të tërë. Këtë nuk e them unë, e ka thënë vetë Kryeministri.
E di se cfare eshte e dhimbshme ne gjithe kete histori? Dhuna e shfenuar me te cilen kerkojne t’ia shplajne trurin njerzve me idiotesi pa fund. Propagande per cdo gje dhe me cdo gje, qe nga shtrimi rrugeve me gropa, tubat e ujit, pallatet me ngjyra dhe tani NATO.
Nese e ashtequajtura renie e diktatures duhet te kishte sjelle ndonje gje te mire, kjo duhet te ishte pikerisht ndalimi i kesaj lloj dhune, qe duhet thene se eshte dhjetra here me e pameshirshme se vete hedhja ne ere e Gerdecit. Po nuk qenka e thene. Budallalleqet e politikes u dashkan t’i perjetojne njerzit deri ne palce. Budallalleqet qe u thone ne TV tere diten, me ne fund u dashkan edhe t’i lexojne ne pankarta te gjera edhe te gjata qe edhe merhumi vete do t’i kishte zili.
Ky koment i Ujkut është komenti më i bukur që mund të kem dëgjuar deri më sot.
analizë elementare… aq e thjeshtë sa është e pamundur që të gjesh fjalë që ta kundërshtosh edhe sikur të duash.
Edrus,
Nese do perdorja nje metafore do thosha qe komenti me siper eshte shkruar nga dora e nje femije.
Ne Shqiperi te gjithe mbreterit e kane bere zakon qe te dalin lakuriq (ndonjehere edhe “literally” si i thone anglishtfolesit) per te testuar se sa te “verber” i kane shtetasit e tyre.
Zakonisht populli flet me dy gjuhe. Njera, ka tonalitetet e tifozeve kur nisen per ne stadium: entuziaste dhe te vendosura, tjetra, nese shkon ne ndeshje e duron deri ne fund, permblidhet me nje thenie: hajt mo sikur se dinim.
Keshtu dhe me NATO-n; populli ja beri yzmetin punes deri ne fund, e duke u kthyer neper shtepi tha: tani s’kane per te thene: do futim Shqiperine ne NATO.
Festa duhet te mbaronte te djele. Te hene duhet te kishte nisur puna. Kreret e shtetit te mblidhnin strukturat e larta qe drejtojne per te filluar pershtatjen e gjithe asaj lende voluminoze mbas ketij ndryshimi. Kjo nuk eshte se behet me “find” dhe “replace” ne fjaleperpunesit; gjej fjala vjen ‘’ne bashkepunim me forcat e NATO-s’’ e ndroje me ‘’ne bashkepunim me aleatet’’. Dokumentat kryesore te shtetit qe preken nga ky aderim, ndryshohen duke u votuar, firmuar e kunderfirmuar.
E paralel me shtetin duhet te ecnin dhe partite politike, ne programet e te cilave jane shprehje te njejta. Nuk u a di statutet, por atyre mbase do tu duhet te therresin kuvendet, kongreset, a komitetet e pergjithshme drejtuese per tu pershtatur me realitetin, per te mos u thene zgjedhesve e futem Shqiperine ne NATO, me programe qe kerkojne ta fusin Shqiperine ne NATO.
Kjo, sipas meje, duhet te ishte alfa e puneve, ndersa beta do te jete kthimi I ketij antaresimi de jure ne antaresim de facto, kthimi I ‘’membersheep-it’’ ne ‘’membership’’. Gama e ketij shndrimi do faqe te konturohet, por nja dy piketa edhe mund te hidhen qe ne kete fushate. Le te jemi agresive: shpenzimet ushtarake rriten nga 2% qe jane ne 3%, e kjo shkon per flotilje detare, te cilat ne fund te fundit te fundit do ta shpetojne ndonje qytetar te republikes. Por cilet ushtarake do te jene ata qe s’do na lene ne rolin e mucos? Kjo eshte enigme, por s’duhet te mbetet e tille. Nuk duhen lejuar qe mundesite qe u hapen pushteti ti mbushe me ypsilone.
Interesante Xha xhai, fati I lugeve te aluminit qe perdorte ushtria. U shkrine te gjitha me gjithe pagure, pjata e gaveta anembane Shqiperise. Dhe a e dini c’u bene? Maja heshtash per kangjellat e hekurta te rrethimeve, dyerve e dritareve.
Merret me mend; une e futa nje luge ne brez atehere, per ta nxjerre sot, e per te ngrene kos Adriatiku.
Ne ve me sa shoh e paskemi te pamundur te clirohemi nga sindroma e te qenit pas te fortit te lagjes. Me kujtohet kur isha femij qe te gjithe kishim deshire te rrinim me me te fortin e lagjes pasi keshtu ndjeheshim edhe ne te forte packa se me gellqet e te tjereve . Keshtu duke ndenjur pas te fortit ne lanim hesapet me cdo tip antipatik qe na dilte perpara ose thjesht abuzonim me me te dobtit e kjo na jepte kenaqesine e te qenit te “forte”. Keshtu mund ta shpjegojme edhe marrine e pergjithshme qe ne menyre te pikellueshme ka kapluar nje pjese te mire injorante dhe te varfer gjer ne dhembje te popullit tone “trim” e liridashes. E kam te pamundur ta imagjinoj se si nje njeri mund te ulerase si i marre se do te heqe prej xhepit rreth 60 euro ne vit ,madje edhe te vrase e te prese se ashtu i thote i forti lagjes e ne fund te fundit te mos e çaje t…. se e mbron i forti i lagjes dhe gjemb ska per ti hyre ne kembe ,se helbete te rrishe pas te fortit ka haraç. Ketyre mjeraneve i grreyejne aq shume zorret prej urise fiziologjike dhe shpirterore saqe kane kaluar ne gjendje haluçinante ku cdo vezulim i duket si oaz ne mes te shkretetires qe fatkeqesisht seshte gje tjeter pos nje mirazh.
Ka një trajektore politike të Shqipërisë në kërkim të Lindjes që për semiologët duhet të duket e interesante. Vetëm në 70 vitet e fundit epiqendra politike e “aleatit të Madh” është zhvendosur për në Lindje. Nga Jugosllavia në Rusi, andej për në Kinë e më së fundi në ShBA.
Një “Drang nach Osten” e çuditshme.
Qe u be Deti Kos e kuptoi edhe Kryetarja e Parlamentit kur i uroi deputetit Balla si djale i ri dhe deputet i NATOS (NATO paska deputet!!!!) si edhe motres se tij qe t’i marre te gjitha beneficet e te qenit ne NATO…