Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Admin

DIPLOMACI ME DY PRESA

Teksa Kryetari i ri i Kuvendit Ilir Meta e siguron ambasadorin turk për “vëllazërinë”, piktura në sfond nuk lë shteg për dyshime: ansambli folklorik shqiptar i këngëve dhe valleve mbetet i kapur peng në mbledhjen e Lidhjes së Lezhës, ku ende debatohet qëndresa ndaj pushtuesit osman.

Meta

Pa Komente

  1. Lidhja e Lezhes nepermjet transformimit ne shtetin e Skendebeut, Kryezot i Arberise dhe Epirit, perfaqeson fillesen e shtetit te sotem te Shqiperise, i cili jo vetem shtrihet ne Arberi dhe Epir, por edhe ashtu si shteti monarkik i Skenderbeut, perbehet nga elite shqiptare dhe popull po shqiptar/shqipfoles/arber/epirot.

    Eshte nje vijueshmeri te cilen Shqiperia si shtet e pretendon dhe Turqia e sotme si shtet ia njeh, prandaj nuk perben skandal per turqit.
    Gjithsesi, Meta thjesht s’i ka dhene pike rendesie prandaj e ka lene aty, jo per arsye se perfaqeson shtetin shqiptar.

    1. Mua m’u duk qesharake – gjë që nuk do të thotë e paarsyeshme, as e pavërtetë.

      Dhe të mos harrojmë (edhe pse pak jashtë teme): piktura në sfond nuk është Lidhja e Lezhës e fotografuar nga Marubi, por Lidhja e Lezhës në përfytyrimin kitsch të historiografisë staliniste-kombëtariste shqiptare të viteve 1980, e cila donte edhe t’u mësonte shqiptarëve si ta përfytyronin historinë (dhe që ty, Aqif, duket se ta ka paska mësuar çuditërisht mirë). Një pikturë që nuk thotë asgjë për Lidhjen e Lezhës, dhe që thotë gjithçka për autarkinë dhe izolimin shqiptar gjatë viteve të senilitetit të Hoxhës.

      Turp për institucionet tona, që ekspozojnë pisllëqe të tilla.

      1. lol Tani po fillojmë të vendosim Ismail Beun, xhaxha. Të paktën hoqëm të ashtuthirrurin “”Jari”. 😀

      2. Argumenti yt ketu xhaxha me kujton reagimin e John Adams kundrejt piktures qe beri John Trumbull per kapitolin ne Washington. Reagimi eshte ketu:

        [youtube=http://www.youtube.com/watch?v=DT0qNAYJQWU&w=420&h=315]

        E megjithate, ajo pikture ende eshte ne kapitol, edhe sot e kesaj dite. Historia e vertete e nje kombi vdes shume shpejt (sic thote dhe Adams). Mitet e zevendesojne me nje shpejtesi kanibale, dhe eshte pothuaj e pamundur ti zhbesh. I tille eshte virusi i komb-berjes.

  2. A per turpe po flet a? Ma turp se t bash ironi ndaj nji pushtimi te eger, rrjedhojat e t cilit edhe sot e kesaj dite po i vuajme nuk ka

    1. Të lumtë! Edhe Frangu i Bardhë nuk do ta kishte thënë më mirë.

  3. Të themi të vërtetën, një nga premisat e shtetit të sotëm turk është largimi prej të gjitha përfytyrimeve dhe discourse-ve të Perandorisë Osmane. Nuk mund të them të njëjten gjë per qeverinë e tanishme të Turqisë me shumë siguri…

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin