15 VJET PEIZAZHE TË FJALËS

Të dashur bashkëpunëtorë dhe dashamirës të revistës “Peizazhe të fjalës”,

Ju ftojmë në kremtimin e 15-vjetorit të revistës sonë, që do të mbahet më datë 30 qershor, në orën 19:30, në mjediset e Destil Creative Hub, Tiranë.

Më shumë se festim kalendari, ky përvjetor kërkon të jetë mirënjohje për të gjithë ju që na jeni bashkuar me kontributin më të vyer: mendimin dhe fjalën. Kalimet nga marrëdhëniet virtuale në realitet kanë logjikën e tyre, paçka se dëshira jonë është që ata nga ju që revista i ka mbledhur në vite falë materialeve, problematikave dhe qëndrimeve të përcjella, të ndodhen pranë njëri-tjetrit edhe fizikisht dhe të ngrenë një dolli së bashku për të ardhmen e Peizazheve të fjalës.

Ju presim,
Ardian Vehbiu & Elona Pira

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin