Mes veprave të shumëllojshme, në ekspozitën e mirë “Prova” të Adrian Pacit te Galeria Kombëtare e Artit në Tiranë, më tërhoqi vëmendjen seria “Bukurshkrimi”, ku paraqiten disa fletë prej fletores së tij të klasës së parë, ku Paci ka mësuar të shkruajë dhe ka ushtruar dorën me fraza të thjeshta propagandistike, të tipit “Në Tiranë punojnë udhëheqësit tanë të dashur”. Këto fletë fletoreje bartin edhe korrigjime me bojë të kuqe të bëra nga mësuesja dhe notën përkatëse.
Duke e lënë syrin të udhëtojë me penën e fëmijës, vura re diçka të papritur (deformim profesional): mësueses i kishin shpëtuar disa gabime pa ndrequr:
Fjala koprativistët, të cilën e kam rrethuar me blu, ka dy gabime, meqë duhej shkruar kooperativistët; mu përbri, shohim si mësuesja ka korrigjuar një gabim të ngjashëm: hpin për hapin.
Pak më lart, fjalia Plotësoni këta fjali vjen me një gabim gramatikor, meqë duhej këto fjali.
Për t’u shënuar edhe që disa prej pikave të ë-ve duken si të shkruara me laps; ndoshta Paci fëmijë i ka hedhur më parë detyrat me laps dhe pastaj u ka rënë përsipër me penë. Eppure…
Figura më poshtë ilustron një gabim edhe më “të rëndë”:
Te kjo fletë, ku Paci ka mësuar si të shkruajë shkronjën xh, mësuesja ka lënë pa korrigjuar – dy herë – fjalën Xhaxin.
Të linte kaq për të dëshiruar, arsimi fillor në ato vite? Apo ta ketë mbajtur mësuesja Pacin e vogël me hatër?
Vizitojeni ekspozitën: disa prej videove nuk do t’i harroni kurrë.
© 2019, Peizazhe të fjalës.™ Të gjitha të drejtat të rezervuara. Ndalohet kopjimi. Shkelësit do të ndiqen ligjërisht.
Mendoj se mesuesja ka ruajtur vendin e punes e biografine e saj, xhaxhi Enver nuk korrigjohet.
Ekziston ideja se profesionistet dhe puna e viteve te diktatures ka qene e nje niveli te larte. Ndoshta kete e perforcon edhe shturrja organizative e dekadave te fundit. Kam filluar te mendoj se kjo ide eshte vetem nje mit. Ne perditshmeri kam hasur ‘kuadro te vjeter’ te atyre viteve qe bejne vazhdimisht gabime feminore. Ekonomiste qe llogarisin gabim, mesues qe shkruajne keq, mjeke qe nuk meritojne as te quhen te tille, mekanike qe rregullojne nje defekt e krijojne disa te tjere. Ndoshta keta jane ata te ngelurit, me te paaftet por mua me rri si cekan nje pyetje. Mos ndoshta ideja se puna behej mire ishte me teper nje mbushje mendjeje. Nje tjeter lloj propagande le te themi qe ne fund te fundit i vinte pershtat sistemit por edhe qetesonte njerezit.
Pergjegjesia,kerkesa e llogarise ,disiplina ishin te forta apo me te forta se tani .Cilesia jo .Sa e dobet ishte cilesia tregon fakti se nga 1.5 milione shqiptare emigrante vetem nje perqindje shume e vogel filloi pune profil me eksperiencen e Shqiperise .Megjithese vendi kishte universitete qe prodhonin mijera kuadro ne vit ,Shqiperia me 30 vjet s’ka qene me gjendje te terheqe asnje investim te huaj serious .
Paci na paraqet si vlere artistike fletoret e klases se pare. Dhe ne te tjeret duhet te pranojme se mbreti vertet paska veshur nje pelhure, dhe nuk qenkerka lakuriq.
Faleminderit, por para “artit” fillor te Pacit do te parapelqeja pikturat mbi VKM-ra te Ed Rames…
Jo, jo – më vjen keq, por nuk keni kuptuar asgjë. Vlerë artistike nuk janë fletoret e klasës së parë, por interpretimi që u bën atyre artisti. Nuk ka asgjë origjinale te kjo lloj qasjeje – është tipike për artin bashkëkohor.