NË ZEMËR TË UTOPISË

Sitet e braktisura industrialë që dora-dorës po përshtaten për veprimtari të tjera kryesisht zbavitëse më pëlqejnë, por më kusht që të mos më detyrojnë t’u afrohem shumë. T’i shoh nga larg e të vazhdoj rrugën tutje. Dozën time të mërzitjes në to besoj e kam marrë gjatë viteve të tëra që kam kaluar duke punuar nëpër kantiere dhe uzina. Një ndjenjë të tillë pothuaj repulsioni provova edhe kur, gjatë rrugës për të vizituar një kështjelle të shk. XII-të në qytetin Guise-s na propozuan të qëndrojmë së pari një sit industrial metalurgjik të mesit të shek. 19-të po në atë qytet,  pa më shkuar ndërmend se do të gjendesha para një prej përvojave më të mëdha sociale të historisë së njerëzimit.

Kur zbret nga autobusi, në vend të ballinave në trajtë dhëmbësh sharre të nxirë nga bloza e koksit të komplekseve industrialë të 200 vjetëve të shkuara, vizitori gjendet para një pallati madhështor të ndërtuar me tulla të kuqe, simetria dhe vendosja (më mirë zhvendosja) e volumve arkitekturorë të të cilit ka diçka nga Versaja, por ndryshe nga e para që ishte banesë mbretërore (edhe pse aty kishte të drejtë të hynte dhe ta vizitonte kushdo, edhe fshatari me i humbur), këtu ne gjendemi para një Pallati social ku banonin, në kushte të barabarta, familjet e punëtorëve dhe drejtuesve të një uzine të madhe që gjendej pak më tej. Emri saj në histori: « Familistère de Guise ».

Shoqëruesi që na priti, një djalë simpatik, me formim historik, fliste me pasion të veçantë dhe hera herës ndalonte dhe pyeste me ndrojtje se « mos po flas shumë ». Aspak, e siguronin ne, por dukej se ishte vështrimi ynë i hutuar që nuk e siguronte shumë se kuptonim gjithçka nga ato që thoshte. Ju besoj keni dëgjuar për sobat e markës Godin (marke shumë e dëgjuar), përpiqej ai të bënte operativ trurin tonë të lodhur nga udhëtimi.  Ja pra është ai që ka prodhuar sobën tuaj prej gize, i cili me fitimet që nxirrte ndërtoi gjithë këtë kompleks industrial. Por duke  qenë dishepull i teorive utopiste të kohës, ai u kaloi anash rrymave të majta ekstremiste   të komunistëve e anarkistëve etj., dhe krijoi një univers të tijin social që kishte për qëllim të përmisonte jetën e atyre që cilësonte “prodhues të të mirave materiale”, pra puntorve, për të cilët u kujdes të ndërtojë edhe banesa sociale për të gjithë, teatro, biblotekë, shkolla laike etj. duke realizuar kështu një utopi të vërtetë sociale që filloi diku më 1850 dhe përfundoi paradokaslisht në vitin 1968. 

Jean-Baptiste André Godin (ky shoku në foton ballore të reportazhit) ishte i biri i një bravaxhiu dhe e ndërpreu shkollën në moshën 11 vjeçare. Si qëndroi  ca kohë pas të atit,  niset të udhëtojë nëpër Francë për të përvetësuar zanatin e metalpunuesit, ku ndërkohë do të provojë në kurriz edhe trajtimin e ashpër dhe kushtet e vështira të jetës së punëtorëve, që pastaj do të përpiqet t’i përmisojë gjatë gjithë jetën e tij. Me pak para që i  dha i ati (për t’u martuar), ai ndërton një atelie të veten dhe shumë shpejt do të krijojë patenta të ndryshme sobash të një cilësie të lartë. Më 1846 e zhvendos fonderinë e tij, në qytetin e Guise-ës. Këtu pra, ku kemi kemi ardhur për vizitë.

Rastësisht në këtë kohë ai lexon një artikull të utopistit Charles Fourier, shpjegon shoqëruesi ynë dhe tregon interes të menjëhershëm për të.

Fourier nga ana e tij është një figurë shumë interesante e socializmit, për të cilin më lejoni të them dy fjalë. Marksi e cilësonte “socialist kritiko-utopik”, por ai është një i majtë që çuditërisht e urrente Revolucionin francez dhe shpesh thoshte : “aty fillon e keqja” (Pa e ditur se këtë do ta kuptonim më mirë ne, sepse ai i Francës do të pjellë atë të Rusisë (lindje me forceps, por askush nuk e kuptoi se foshnja lindi e vdekur dhe shpejt u shndërrua në zombi pë të ngrënë edhe vetë të ëmën) për të ardhur pastaj  e përplasur edhe ne shkrepat e Ballkanit, ku të parët tanë që ende nuk kishin vendosur të  zbrisnin nga pemët, papritur u ndien edhe ata të gatshëm për revolucion!).

Për Charles Furier nuk është dhuna midis njerëzve, por harmonia sociale ajo që do të shpëtojë njerëzimin.

Për sistemin e tij filozofik dhe lëvizjen sociale që teorizonte ai thoshte se ishte pasoja e ”mollës së katërt” ( që po e përmbledh shkurt, për rolin që pati): I ndodhur në një restorant me kunatin e tij, Fourier vuri re se ky i fundit pagoi 14 qindarka për një kokërr mollë, ndërkohë që po atë mëngjes, në Rouen nga kishte ardhur, ai vetë e kishte paguar (një mollë) me një të pestën e kësaj shume. Kjo u bë shkak për krijimin e një mendimin fort kritik për shoqërinë e kohës.

Këtu përpunon edhe idenë e mollës së katërt që shënjon lëvizjen e njerëzimit.

E para ishte molla që Eva i dha Adamit.

E dyta molla që Parisi i dha Afërditës

E treta molla që i ra në kokë Njutonit

E katërta molla e tij vetë, që i zbuloi të keqen që vinte nga ndërmjetësit, feudalitetin merkantil, përmasën e mashtrimit tregtar por edhe parimin e tërheqjes së pasioneve njerëzore që e shihte të lidhur te mesazhi e mollës. Sepse (dhe do ta mbyllim me kaq punën e tij) ai beson se kërkimi i tij filozofik ka të bëjë me zbulimin shkencor të tërheqjes reciproke të pasioneve njerëzore, i cili do të mbyllte cikin e teorisë së tërheqjes universale të Njutonit. Për të ligjet e tërheqjes  universale janë në në lidhje të drejtpërdrejtë me tërheqjen e pasioneve njerëzore.

Duke qenë se ai kërkon një zbatim praktik të Teorisë së tij, Fourier, e imagjinon realizimin e saj në formën e një falanstere (term që ka na origjinë fjalën greke falangë, një ekip i caktuar ushtarêsh) që për të është një grupim organik i nevojshëm për një jetë harmonike në komunitete të caktuara.

Me të kompletuar veprën e tij teorike Fourier, u bëri thirrje mecenatëve të ndryshëm, por nuk pati përgjigje. Me këtë rast, thuhet, ai hëngri dhjetë vjet rresht drekë në një restorant, krejt vetëm, në pritje që të vinte e t’i ulej në tavolinë  ndonjë mecenat industrialist, që nuk erdhi kurrë.

Falanstere-at e para, megjithatë  (që ai i imagjinonte si ferma bujqësore me ndërtesa banimi e zbavitjeje për rreth 400 familje, me të drejta të barabarta dhe kushte optimale jetese për të gjithë) nisën të marrin jetë vetëm disa vjet pas vdekjes së tij. Njihen shumë të tilla, në Evropë dhe në Amerikë (sidomos aty), por që nuk jetonin shumë vite.

U zgjata ca, por ishte thjesht për të thënë se përvoja më e famëshme dhe më jetëgjatë që rezultoi nga teoria e Ch. Fournier, mbetet ajo e qytetit Guise, në Francë, ku edhe ndodhemi pra. Siç e shihni, Jean-Baptiste André Godin, ka ndryshuar disi emrin nga Falanstere ai e quan Familistère.

Për konceptimin e saj, Godin punoi shumë me Victor Considerant, një dishepull i njohur i Charles Fournier, që tashmë kishte vdekur, na thotë shoqëruesi ynë, pasi na pyet edhe një herë se mos po fliste shumë.

Duke vizituar dhomat e apartamentet e saj, hollin e madh me vetratë, lavanterinë, mencat (ku na ftuan për një kafe), çerdhet e fëmijëve, centralin e ngrohjes qendrore, pishinën, teatrin, kopështet e mrrekullueshme, shkollat laike dhe të përziera (djem e vajza bashkë), ndërkohë që nuk njiheshin gjëkundi (vetë shteti francez do t’i realizojë shumë më vonë), mënyra se si merreshin vendimet edhe me votat e grave (e drejtë që do të sanksionohet me ligj vetëm 100 vjet më vonë), nuk mund të mos ndjesh nevojën të kuptosh një realitet të tillë gati të pabesueshëm për kohën.

Shoqëruesi ngul këmbë të shpjegojë se Godin, nuk është një filantropist, por një industrialist socialist, që ruan një distancë të caktuar si nga Fourier ashtu edhe nga marksistët. Dhuna është e papranueshme për të. Për drejtimin e punëve të uzinave dhe të jetës së përbashkët u krijua edhe Kooperativa e Kapitalit dhe Punës. Fitimet riinvestoheshin, ndërkohë që vendimet e rëndësishme, shpërblimet dhe shtesat e rrogës bëheshin me votime nga të gjithë. Ishte për një rrogë sipas aftësive dhe nevojave të secilit  dhe jo e  barabartë për të gjithë. Per të tjerët kishte edhe një ekonomi sociale dhe plot dyqane ku çmimet ishin mjaft të ulta, për punonjësit.

Nëse për Fourier uniteti bazë i shoqërisë është individi, për Godin-in është familja.  Dhe tamam për  familjet e punonjësve të tij ai  koncepton vetë Pallatin social, arkitektura e të cilit i jep përparësi kontakteve njerëzore, zbavitjes dhe njohjes reciproke, vetrata e madhe mundëson që një gjë e tillë të vazhdojë në çdo kohë, edhe në dimër e në shi. Që të gjitha kanë të njëjtën sipërfaqe banimi dhe në të ka kushte jetese që do t’i kishin zili shumë vetë edhe sot. Edhe aty brenda gjithçka ai e ka projektuar vetë me qëllim që të gjithë të kenë kushte të njëjta jetese. Edhe sipërfaqja e dritareve ndryshon nga kati në kat me qëllim që të gjithë të kenë sasinë e caktuar të barabartë të dritës. Vërejmë se dritaret e poshtme janë më të mëdha, me qëllim që të marrin të njejtën sasi drite sikundër ato të kateve të larta.  Deri edhe djepet e fëmijëve janë projektuar prej tij në bashkëpunim në “lëvizjet higjeniste” të kohës (ato nuk lëkunden sepse mendohet se tronditin trurin e fëmijës, meqë në atë moshë materia gri është në sasi të vogël në një hapsirë më të madhe kafke). Shtresat e poshtme të djepit janë të tilla që të absorbojnë jashtëqitjet me qëllim që nënat të kenë sa më shumë kohë të lirë (panolini para kohe?).

Eshtë me të vërtetë një pallat që nuk ka të dytë në botë, për mënyrën si është ndërtuar, por më shumë  për funksionin që ka, për qëllimin që duhet të luajë. Apartamentet e punëtorëve aty janë pajisur me sistem ajrimi, uji e gazi, sikundër ato të drejtuesve të uzinave dhe kjo që para pothuaj 200 vjetësh. Pra, që atëhere kur Rusia, fvj., që do të mëtojë pak më pas të injektojë në botë sistemin e ri socialist, tamam në këtë kohë ka në fuqi rendin e bukrobërisë. Nuk ka asgjë pë t’u habitur për cilësinë e asaj që na pret sipas modeli rus!

Jean-Baptiste André Godin,  krijoi mbrojtje sociale dhe sigurime për të gjithë. E drejta e pensionit fillonte në moshën 60 vjeç. por duket thënë se  të gjitha këto nuk njiheshin ende edhe nga pjesa tjetër e popullsisë së vendit. (Kutu jam kureshtar të dis nëse për sitsemin e mbrojtjes sociale, ai kopjoi  modelin i Bismarkut, që duhet pranuar se e nxorri realisht boten nga Mesjeta,  apo ky i fundit mori modelin e J. B. A. Godin?) Temë që iu vlen t’i kthehesh!

Godin ishte laik (deist), për ndërsa nxiste punonjësit e tij të kalonin kohën në teatër apo biblotekë, që edhe ato i kishte projektuar vetë, thotë shoqëruesi ynë., ai nuk ndalonte njeri që të shkonte në kishën që ishte aty pranë. Gjithsesi, kujdesej që teatri të funksiononte edhe gjatë kohës që në kishë zhvillohej mesha.

Godin vdiq më 1888 por Shoqëria që ai krijoi ekziston edhe sot, edhe pse Kooperativa e Kapitalit dhe Punës u shkri më 1968; tensionet sociale dhe ekonomike të kohës bënë që të shndërrohet në Shoqëri anonime Godin S.A. Siti industrial u ble nga një shoqëri tjetër, e cila shiti privatëve  Pallatin social, (kjo ishte arsyeja që gjatë vizitës sonë disa apartamente ishin mbyllur) por ndërkohë edhe qyteti i Guise-s nisi të interesohet për këtë trashëgimi të pashembullt që kishte në gjirin e vet dhe vendosi të blejë pjesë të ndryshme e të angazhojë shuma të mëdha në projektin Utopia për restaurimin dhe kthimin e tyre në të vizitueshme.

Natyrisht, e gjitha kjo kishte për bazë prodhimin industrial të fonderive , që janë fare pranë. Eshtë prodhim i kapaciteteve të madha dhe ai u përpoq t’i shumëfishojë asortimentet që bëhen me të, por jo gjithnjë pati suksesin e sobave prej gize, disa variante të të cilave janë si vepra arti që zenë vend me dinjitet nëpër kuzhina.

Vizitë e një interesi që nuk e prisja, madje tashmë nuk kisha më fare dëshirë t’i  ngjitesha kodrës që të shpinte në kështjellën e Guise-ës, për të cilën kishim ardhur deri aty.

…………………………

*Fotot janë të miat. Fotoja ballore është pamja e jashtme e Pallatit social. Shtatorja e patronit është ngritur aty që me kohë, por kur gjatë L1B qyteti u pushtua nga gjermanët, ata si punë të parë morën dhe e shkrinë për të bërë topa me të (ka të ngjarë në fonderinë e tij). Qyteti megjithate i ngriti prapë një tjetër pas lufte. Veçse erdhi L2B. Gjermanët e pushtuan edhe nje herë qytetin, dhe nxituan të çmontojnë dhe shkrijnë përsëri shtatoren e Jean-Baptiste André Godin. Edhe këtë herë do ta kenë shkrirë te fonderia e tij, që është vetëm nja 50 metra larg, por prapë shoqëruesi ynë kruan kokën dhe parapëlqen të mos më përgjigjet. Qyteti, i vetedijshëm për rolin e tij, i ngriti edhe një shtatore tjetër. Shpresojmë se kjo që shihni ju do të qëndrojë më gjatë se dy të parat.

*Rri e vras mendjen të kuptoj nëse emri në shqip gizë i aliazhit të njohur të hekurit me karbonin (shumë karbon, deri 6-7%) ka ndonjë lidhje me qytetin e Guise-ës, ku ai prodhohej me shumicë e që vendasit (qytetarët e tij) vërtet e shqiptojnë guizë, por që të tjerët, dhe madje historikisht është thirrur gizë. Në frëngjisht termi përkatës është fonte. Por kur në këtë aliazh karboni paraqitet në formë petëzash grafiti, atëhere quhet fonte grise (shqipto: grizë). Edhe kjo grizë e dytë mund të mos jetë kaq   pafjashme sa duket. Ec te zgjedhësh…

 

37 Komente

  1. Shkrim i mire.

    “Dozën time të mërzitjes në to besoj e kam marrë gjatë viteve të tëra që dikur i kam kaluar duke punuar nëpër kantiere dhe uzina.”

    Kuptoj çfar do te thote autori, por si informacion: fabrikat dhe uzinat jane katedralet e mbas Revolucionit Industrial, jane katedralet e nje epoke te re qe eshte ne nivel me te larte se e kadedraleve te dikurshme fetare. Duke pas parasysh kete ideja e shkrimit kuptohet me mire, dhe ndoshta shijohen me mire frekuentimi i fabrikave te vjetra te restauruara.

    Perseris se kjo si informacion, sa per te ditur si kulture, se dituria e vertete eshte edhe me te ndjere konceptet. Fatkeqsisht autori ka pas eksperience negative pune ne fabrika dhe kantiere.

    1. Nuk e kuptoj se si mund të jenë këto katedrale në post-industializëm? Më e shumta janë muze, ose ish fabrika të konvertuara në zyra dhe apartamanete, ndonëse luksoze, dhe në rastin më të keq gërmadha.

      1. Mos shiko si jane ne realitet si tulla, sepse ne realitet edhe katerdralet fetare jane ne situata shumellojesh njelloj si fabrikat. E kam llafne per idene e katedrales si objekt i kultit fetar, njesoj fabrika eshte objekt i kultit te punes. (Perfshire ketu te gjitha fabrikat e te gjitha epokave, edhe ato bashkekohore). Jeta ne fabrike eshte e rregulluar si nje lloj rituali. Fatkeqsisht kjo eshte pak e vene re, per disa arsye, nje prej te cilave eshte neveria per shkak te nje eksperience negative shfrytzimi pa karar dhe moralisht pa parime, qe e ka pas autori i shkrimit, deri sa “rastesisht” u ndodh ne nje situate qe e beri te kuptoje me teper, deri aty nuk kishte me interes te vizitonte keshtjellen muze etj. Nese do te kishte ne plan te vizitonte katedralen e qytetit, do te kuptohej me qarte se çfare dua te them. Por a nuk ka ndodh njesoj me kateralet fetare te perbuzura nga nje pjese e konsiderushme e popullates?

        1. Këto mund të jenë quajtur “katedrale” gjatë industializmit, por jo në post-industializem (sa për t’i vënë termat në vend).

          Dhe për të qënë akoma më të saktë termi “fabrikat – katedralet e industrializimit” ka qënë motoja e industrializimit në socializëm, jo në kapitalizëm. Përndryshe “organized labor” kishte për qëllim t’i kundërvihej edhe organizimit brutal të këtyre “katedraleve”, ndërkohë që në vëndet socialiste “organized labor” këndonte kumbaja-në.

          1. Edhe nje here tjeter, perkufizimi i katedrales fetare percakton nje ndertese qe nuk varet nga e epoka historike para, gjate apo post.

            Po njesoj per katedralen e punes.

            1. “Eksperience negative” ne ate mase sa ç’ishte gjithçka e merziteshme, monotone, qe nuk nxiste asnje lloj interesi, por natyrisht, nuk mungonin anet pozitive, veçanerisht ne lidhjet shoqerore qe krijohen ne mjedise te tilla, disi me pak te survejuara.

            2. Pak a shume e sakte si tregim eksperience, por jam kurioz, a ke te njejten eksperience edhe tani? Ne kuptimin qe a ke eksperience pune ne katedralet e kapitalit? Pa u fut ne te thella per krahasime.

            3. Me ndje per vonesen. Jo nuk kam pervoje te tille, por nuk kam qene shume larg tyre. Gjithe jeten time ketu jam marre me riparimin e pasojave anesore qe kane shkaktuar katedralet e kapitalit ne shtresa te ndryshme te popullsise (me ata personazhet e Metropolis, qe permend L.A).

            4. perkufizimi i katedrales fetare percakton nje ndertese qe nuk varet nga e epoka historike

              Sigurisht që varet nga epoka historike. Termi “katedrale” ka meritë sepse e vendos këtë diskutim pikërisht në kontekst historik. Katedralja është, arkitekturë dhe institucion mesjetar, kurse klasa puntore dhe fabrikat janë dukuri e modernitetit.

              Nuk e di nëse e ke parë “Metropolis” film nga Fritz Lang që trajton pikërisht këtë temë, ndonëse në anën distopike. Filmi fillon me puntorët që zbresin nëntokë drejt “katedralve të punës” dhe përfundon mbi tokë në këmbët e një katedraleje të vërtet. Lajtmotivi i filmit në gjermanisht është “Der Mittler zwischen Hirn und Händen muss das Herz sein”, që në shqip përkthehet “Ndërmjetësi midis mëndjes dhe duarve është zemra.”

            5. Per te bere nje perkufim çfardo dhe kudo duhet nxjerre nga kontesti, bile perkufizimi i perkufizimit eshte nxjerrje nga kontesti.

              Ti ben te kunderten, e me kerkon te bej te kunderten.

              Per kete arsye termin “katedrale” e nxjerr nga kontesti fetar dhe historik, per ta perdorur ne nje kontest e kohe tjeter, i ndergjegjshem qe nuk jane e njejta gje.

              Pra e kote te vazhdojme diskutimin me premisa te ndryshme jasht-kontestit dhe brenda-kontestit.

  2. Shumë interesant, si industrialisti Godin ashtu dhe modeli i tij social-kapitalist. Ne vetëm mund të shpresojmë për më shumë altruistë si Godin apo filantropë si Warren Buffet apo Bill Gates, por pa dorën rregulluese të shtetit këto shembuj, edhe pse të admirueshëm dhe shumë të respektueshëm, janë si pika e ujit në shkretëtirë.

    Për çdo një kapitalist altruist, si Godin, gjen 99 kapitalistë që veç xhepin e tyre shohin. Kjo jo vetëm se makutëria është ku më pak e ku më shumë pjesë e natyrës së njeriut, por edhe për arsye që lidhen me vetë sistemin kapitalist që nuk lejon, shpesh madje ndëshkon, altruizmin. Është biznesi i madh ai që zakonisht sjell edhe përfitime të mëdha (economics of scale) dhe mbrojtje nga konkurrenca (rentat e monopoleve) por që edhe kërkon investime dhe kapitale të mëdha për të mbërritur deri aty, të cilat akumulohen, mes të tjerave, nëpërmjet normave të larta të fitimit në kurriz të pagave dhe të standarteve ambientale. Arsye tjetër e brendshme (intrinsic) e sistemit është frika nga konkurrenca – nga ajo e ndershme dhe sidomos nga ajo e pandershme – dhe pasiguria e natyrshme për të ardhmen e biznesit (a do t’i shitet malli apo shërbimi, kur do t’i shitet dhe me çfarë çmimi, çfarë rreziku i njohur apo i panjohur mund t’i këcënohet aktivitetit të tij, etj) arsye të forta këto për shumicën e kapitalistëve që të kërkojnë të nxjerrin fitim pa llogaritur shumë ata që punojnë për ta, standartet ambientale, morale, sociale të shoqërisë prej së cilës ata nxjerrin fitimet dhe krijojnë mirëqënien e tyre.

    Nga vetja kapitalistët, edhe kur një pjesë e tyre duan të jenë më zemërgjerë, nuk janë në gjendje ta shmangin këtë race to the bottom, garën e uljes së standarteve të punës, të ambientit dhe shkeljen e normave shoqërore. Për këtë punë duhet shteti me ligjet dhe institucionet e tij, jo vetëm për të mbrojtur shoqërinë nga shndërrimi i çdo sfere sociale në treg dhe i çdo gjëje në mall tregu, por edhe për të mbrojtur kapitalistët nga vetvetja, duke vendosur ligje dhe rregulla të barabarta loje për të gjithë; duke krijuar kundërpesha për të balancuar efektet anësore negative të aktivitetit kapitalist mbi punën, natyrën dhe shoqërinë dhe sidomos duke u kujdesur që mirëqënia e krijuar nga ekonomia kapitaliste të shpërndahet pak a shumë fair. Rishpërndarja bëhet nëpërmjet taksave të shtetit – kush fiton më shumë paguan proporcionalisht më shumë taksa, të cilat mundësojnë pastaj edhe politikat sociale për shtresat në nevojë të popullsisë, investimet në infrastrukturën publike etj. – dhe nëpërmjet nivelit të rrogave dhe pensioneve ku natyrisht ndihmon krijimi i sindikatave dhe mbrojtja e tyre me ligj, si dhe politikat e rrogave dhe pensioneve minimale.

    Çelësi që ky sistem të funksionoj në një shoqëri të caktuar është gjetja e balancës së duhur midis privatit dhe shtetit, midis tregut dhe sferës sociale, midis ekonomisë kapitaliste dhe shoqërisë. Gjetja e një balance të tillë është më lehtë të thuhet se të bëhet. Shtyrja drejt njërit ose tjetrit ekstrem shkakton disbalancimin e sistemit, me pasojat përkatëse si për tregun ashtu dhe për shoqërinë dhe me rrezikun e kolapsit të sistemit ekonomik-social të një vendi. Në Perëndim kjo gjë ka ndodhur dy herë në 70 vitet e fundit: modeli social-demokrat keynesian i kapitalizmit i pas L2B e humbi aftësinë për tu rigjeneruar nga mesi i viteve ’70 si pasojë e teprimit të politikave sociale në favor të punëtorëve çka solli dhe refuzimin e kapitalistëve për të vazhduar financimin e këtij modeli, për t’ia lënë vendin gradualisht sistemit neoliberal të këtyre 30 viteve të fundit, i cili e zhvendosi balancën në ekstremin tjetër, në favor të tregut dhe të kapitalistëve, me pasojat që shohim sot për shoqëritë perëndimore.
    [Për një vend si Shqipëria, që sapo ka hyrë në rrugën e kapitalizmit, natyrisht që është pa kuptim imitimi i njërit model apo tjetrit; këto janë modele për shoqëri kapitaliste të avancuara, me ekonomi, institucione dhe tradita kapitaliste që shkojnë pas në kohë me shekuj.]

    1. Për këtë punë duhet shteti me ligjet dhe institucionet e tij, jo vetëm për të mbrojtur shoqërinë nga shndërrimi i çdo sfere sociale në treg dhe i çdo gjëje në mall tregu, por edhe për të mbrojtur kapitalistët nga vetvetja, duke vendosur ligje dhe rregulla të barabarta loje për të gjithë;

      Shteti ynë jo vetëm që nuk merr rolin e rregulluesit, përkundrazi, ndërsa u lejon të kalojnë pa paguar miliona Euro në taksa bizneseve mashtruese si Gulf, qytetarëve u sekuestrohen qepët dhe domatet, fshatarëve u hiqet buka e fëmijve nga goja nëpër rrugët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.

      Sot qytetari shqiptar gjendet midis dy të këqijave shumë të mëdha: nga njëra anë është Kapitali Oligarkik që i shfrytëzon, i mashtron, dhe i vjedh pa mëshirë qytetarët e pambrojtur, dhe në krahun tjetër Shteti që vazhdon të sekuestrojë dhe grabisë pronën private njësoj, apo edhe më keq se në kohën e shtetit totalitar.
      Për ELITAT e Tiranës në televizione që përpiqen ta “normalizojnë” këtë gjëndje si të ishte një gjëndje, ose fazë e natyrshme e kapitalizmit, a.k.a. Tranzicion, bëjmë mirë to themi: BOLLË ME BULLSHITING. Kjo nuk është gjëndje normale e kapitalizmit. Ky nuk është TRANZICION.

      Historikisht, në asnjë fazë të kapitalizmit perëndimor nuk ka pasur një gjëndje të tillë, ku shteti jo vetëm e abandonon qytetatrin, por punon kundër tij. Kjo u duhet sqaruar qyetetarëve që presin që një ditë të arrijnë demokracinë dhe kapitalizmin. Nuk ka për të ardhur me këtë lloj sistemi, dhe me këtë klasë politike. Të paktën të mos mashtrojmë veten.

      1. Tamam ashtu, një Tranzicion që vazhdon prej 30 vitesh nuk është më tranzicion por normalitet, është një sistem kleptokratik i elitave politike dhe ekonomike të vendit në kurriz të bashkëqytetarëve të tyre, është vulgo-kapitalizmi me të cilin ne, ironikisht ose jo dhe aq, zëvendësuam vulgo-komunizmin që i parapriu.

        Përse qytetarët shqiptarë nuk reagojnë ndaj këtij sistemi dukshëm hajdut, kjo meriton një pikëpyetje të madhe. Në komentin e para disa ditëve unë i kërkoja arsyet në traumat që ka kaluar shoqëria shqiptare në dekadat e fundit, të cilat për mendimin tim kanë prishur në një masë të konsiderueshme kohezionin social të shoqërisë shqiptare. Qytetari shqiptar është i braktisur në fatin e vetë prej shtetit, politikës, drejtësisë dhe në përgjithësi prej elitave të tij. Rezultati, për ta thënë në rrugë figurative, është që homo albanicus i tranzicionit është ngujuar në kullën e tij dhe, edhe kur del prej saj, nuk proteston kundër sistemit por merr udhët e emigracionit (në fakt, edhe kjo një formë proteste është, por jo më e mira për vendin dhe shoqërinë). Ose më keq akoma, përpiqet të bëhet pjesë e sistemit dhe të përfitoj dhe ai ndonjë llokmë. Si shpjegohet ndryshe mungesa e lëvizjeve dhe partive anti-sistem, përse nuk u krijua dhe në Shqipëri një Vetëvendosje por u poll një monstër si LSI-ja?!

        1. Qytetari shqiptar është i braktisur në fatin e vetë prej shtetit, politikës, drejtësisë dhe në përgjithësi prej elitave të tij.

          Qytetari shqiptar nuk është i braktisur nga shteti. Ka gjithw vëmëndjen e shtetit se ai po grabitet përditë prej tij.

          Kurse problemi elitave, është që përveçse të korruptuara në pjesën më të madhe, nuk kanë as edukatë ekonomike. Nuk ka në Tiranë një grup ekonomistësh të besueshëm.

          Politikat ekonomike dhe fiskale nuk i kundërshtojnë dot me argumenta qytetarët e thjeshtë. Të paktën jo në Shqipëri. Vetëm elitat kanë mundësi teorike ta bëjnë.

          Kemi folur këtu në blog qysh më 2015-ën, pikërisht në momentin që u shpallë fushata e taksave ndaj bisnesit të vogël dhe të mesëm, kundër kësaj fushate dhe dëmeve që do shkaktonte. Atëherë elitat në Tiranë, pa përjashtim, jo vetëm që nuk e kundërshtuan, por e përqafuan këtë fushatë, në emër të “bërjes Shtet”.  Kanë kaluar vetëm tre vjet dhe ekonomia është në gjëndje katastrofale, dhe do ishte shumë më keq sikur të mos ishin paratë e drogës (and I can’t believe I am saying this). Por e gjithë kjo, pra edhe droga, ishte e paramenduar.

          Është embelmatike që në Shqipëri nuk kuptohet që Taksat nuk kanë lidhje me rritjen ekonomike apo produktivitetin (sic thotë Hyllin në një koment tjetër edhe këtu tek PF). Nëse taksa nuk i shërben funksionimit eficent të një shteti asnjëanës dhe rregullator, atëherë ato e dëmtojnë ekonominë sepse reduktojnë kursimet dhe investimet.

          Shqiptarët janë të dashuruar me shtetin, pa e kuptuar që shteti është një Horr.

          1. L.A. nuk e kuptova mire se cilit koment i referohesh, po ne lidhje me taksat qe nuk kane lidhje me rritjen ekonomike, ketu nuk shoh cfare eshte emblematike. Franca ne fjale ka shpenzimet shteterore sa 53 % e GDP-se, dmth me shume sesa C+I + Nx , nderkohe qe mesatarja e BE-se eshte 45% me Europen Perendimore qe eshte diku tek 47%, se Lindja e ka me te ulet.

            Shteti eshte ai qe komandon ekonomite ne Europen Perendimore. Orientimi i shpenzimeve shteterore eshte esencial ne rritjen ekonomike dhe te produktivitetit.

            Europa i ka provuar me cikle te ndryshme edhe shtetin e vogel edhe shtetin e madh dhe e gjeti ekuilibrin tek shteti si komandues fuqiplote i ekonomise.
            Nqs nje sektor nuk ka ritme te mira, shteti nderhyn me investime, subvencione e tarifa doganore per ate sektor, duke e nxjerre nga kriza.
            Shteti kontrollon sa prodhim bujqesor apo industrial ka nevoje per subvencione gjithfaresh, perfshire subvencione per eksport.

            Kjo ka nje arsye fare te thjeshte, kapitalizmi e shtyn prodhuesin te jete i paarsyeshem, te prodhoje edhe kur s’ka treg. Arsyeja ia ul prodhimin ketij prodhuesi te paarsyeshem, cka sjell papunesi e kosto sociale.
            Atehere nderhyn shteti duke dhene subvencione, cassa integrazione ( 80% e rroges duke pritur qe prodhimi te rritet e te rifillohet puna), duke vendosur kuota importi e kuota eksporti.

            Pa shtetin, jo 90% e bizneseve po 99% e bizneseve do falimentonin brenda 10 vjeteve, cka eshte perqindja e humbesve ne Forex.

            Europa i detyrohet shtetit dhe ne afatshkurter has probleme te jashtezakonshme kur popujt e tjere bejne shtet, sepse u shkakton probleme eksporti e duhet te gjejne ndonje treg tjeter, cka kerkon kohe e kosto.

            1. Hyllin,
              Unë i referohesha kësaj thënies tuaj për taksat:

              Nuk ka dyshim tashme se kapitalizmi I mirefillte nuk eshte produktiv. Thelbi eshte shteti, objektivat e tij, sa e si I mbledh taksat e ku I shpenzon.

              Në gjuhën ekonomike, kjo thjeshtë nuk është e vërtet. Por mund të jetë e vërtet në çfarëdolloj gjuhe tjetër. Tani, me çfarë gjuhe do flasim?

              Kurse për rolin esencial të shtetit ne rritjen ekonomike dhe te produktivitetit, a e ndaloj dot Europa dhe Franca krizën financiare të 2008-ës? Po ashtu nëse biznesi nuk është produktiv, ku do t’i gjej taksat për t’i mbledhur shteti? Zakonisht investimet me pak produktive janë ato që bëhen nga shteti, dhe jo e kundërta.

              Por jam dakort kur flet për ato politkat e tregjeve që diskriminojnë shtete të vogla si Shqipëria. Por edhe duhet të biem dakort që këto janë politika të kolonializmit, jo të kapitalizmit. Kjo është forma tjetër e Crony Capitalizmit në shkallë globale, që po na mbyt ne si nga brenda edhe nga jashtë.

            2. Nuk eshte produktiv, nuk ka dhene prova ne asnje shtet qe nuk ka qene ”shtet”. Ne cdo shtet qe nuk ka qene ”shtet” ka dhene vetem falimentime e grabitje.
              Ti thua me poshte Amerika, po Amerika ka pasur sistemin nacional te Hamiltonit, me tarifat doganore me te larta ne Perendim, ka pasur dhe ka hapesira te pamasa e pasuri te medha natyrore. Pa harruar qe ligjet e para antitrust i beri Amerika, sepse po e merrte lumi nga babezia e Kapitalistit.
              Evazioni dhe eluzioni fiskal jane fenomene qe ”shtojne produktivitetin” e kapitalisteve.

              Ajo qe ti quan produktivitet i kapitalizmit eshte thjesht ritmi i perparimit teknologjik te nje shoqerie. Ka te beje me investimet ne dije, qe sjellin rritje teknologjike, ky eshte produktiviteti i kapitalizmit. Nqs ti heq perparimet teknologjike prej Revolucionit Industrial, shoqerite e sotme te perparuara kapitaliste do ishin ende shoqeri agrare gjysfeudale, diçka si Shqiperia e Zogut.

              Shembulli i Frances dhe Europes Perendimore, tregon qe sektori privat si i barabarte me sektorin shteteror , diku me pak inferior, diku me pak superior, nuk eshte pare si i afte per te qene produktiv pa nderhyrjen masive shteterore.
              Bankat ne Amerike do te falimentonin pa injektimin e 1500 miliarde dollareve nga ana e qeverise federale amerikane.
              Ku eshte produktiviteti ketu ?

              Keto taksat qe paguan biznesi jane perralla, shumica e taksave jane indirekte dhe taksa konsumi, qe nga TVSH tek akcizat, doganat. Pjesa tjeter e taksave direkte, paguhet nga te gjithe, duke filluar me pjesen e luanit, sigurimet shoqerore dhe shendetesore qe i paguajne te gjithe.

              Thjesht, biznesit i eshte vene detyra e taksambledhesit te TVSH-se per llogari te shtetit dhe e pageses se sigurimeve shoqerore e shendetesore te punetoreve direkt te shteti dhe jo i perfshire ne page tek punetori.

              Taksat i paguajme te gjithe, biznesi del me fitim se zhgrep sa te munde TVSH dhe sigurimet shoqerore e shendetesore te punetoreve apo deklaron xhiro sa me te ulet, apo me e preferuara e dinakeve, fryrja e investimeve qe te dale me fitim zero apo minus e te marre mbrapsht nje pjese te TVSH-se.

              Ketu ajo qe eshte per t’u kuptuar eshte se motori i zhvillimit eshte nje shtet me objektiva te qarta e me mekanizma ndihmese per te stimuluar produktivitetin ne vend. Biznesi di vetem te falimentoje.

            3. Hyllin,
              Unë po flisja për produktivitetin në shkallën e mikro-ekonomisë, për interesin që ka një biznes të investojë në mirëqënien e punëtorëve të vet që ata të jenë produktiv, por edhe për të pasur një fuqi puntore stabël. Sigurisht që ky investim i biznesit tek puntorët e vetë nuk mund të jetë pa limit sepse ka edhe një koncept tjetër që quhet “diminishing returns”, domëthën që ka një pikë ku investimi nuk bëhet më fitimprurës. Pra nuk kam ndonjë iluzion se investimi tek puntorët është qëllimi kryesor i biznesit.

              Po ashtu, po flisja për biznesin e vogël dhe pasojat që politikat fiskale kanë mbi biznesin e vogël.

              Kurse ju me sa kuptoj po flisni për ekonomi politike, gati Marksiste, apo edhe më shumë për histori, dhe në terma jo shumë të qartë. Kuptohet që në këtë shkallë faktorët shumëfishohen, dhe nuk flasim dot më në termat thjeshtë ekonomikë.

              Tarifat doganore, proteksionizmi, politikat financiare, politikat antimonopol të shtetit janë aty për të rregulluar mardhëniet me tregjet që bizneset e vogla edhe të mëdha nuk kanë kontroll, edhe për shkak të diferencave në legjislacion apo pabarazive të tjera, në një treg multinacional, ndaj është llogjike që të ndërhyjë shteti si ndërmjetës.

              Por kur shteti nuk arrin t’i bëjë këto, atëherë pyetja shtrohet se përse paguhen këto taksa? Përndryshe këto janë barr mbi biznesin për sa kohë që nuk i garantohet treg.

            4. Besoj se po flisnim per kapitalizmin dhe produktivitetin jo per biznesin e vogel. Po nuk ka problem te flasim vecanerisht per biznesin e vogel. Ky eshte thuajse shtrese ne nevoje sidomos kur eshte familjar apo nen 5 te punesuar. Si e tille ajo tutelohet nga shteti, pa kete tutele gelltitet direkt nga biznesi I mesem dhe I madh. Duke qene shume e lehte te falimentosh ne kete sektor shume shtete perendimore percaktojne se sa biznese te tilla mund te hapen, pra jane me licensa qe varen nga direkt nga vleresimi I fuqise blerese qe behet nga organe shteterore. Ketu I referohem qofte hapjes se nje farmacie, kinkalerie apo qofterie ne lagje , qofte nje prodhimi te caktuar bujqesor apo punishteje bulmeti o bullonash. Ne kete menyre qe ngjan me sistemin e vjeter te esnafeve, evitohen falimentimet e njepasnjeshme dhe humbjet e medha qe karakterizojne biznesin e vogel. Problemi eshte produktiviteti I ulet sepse njerezit duan ti hyjne biznesit edhe kur nuk dine as tabelen e shumezimit. Ne Shqiperi kjo eshte me e qarte perderisa ne kemi edhe nje kryeminister qe rri si tuhaf kur flitet per shifra dhe nje kryetar opozite qe ka probleme me tabelen e shumezimit. Nejse, ideja eshte qe biznesi I vogel ka nevoje per shtetin e nje sistem thuajse esnafor te organizuar nga shteti perndryshe shkaterrohet nga biznesi I madh dhe paaftesia kronike e sipermarresit te ri per te kuptuar kapacitetin e tregut dhe aftesite e veta. Shteti nuk eshte vetem vula dhe taksa, ruan dhe stimulon produktivitetin me and te 100 menyrave te ndryshme. Kjo ne shtetin perendimor, me pak perjashtime edhe ne Amerike, perjashtime qe ne fakt shpjegojne per Amerika e ka me te larte koeficentin Gini se cdo shtet perendimor, pra ka nje shperndarje me te keqe te pasurise qe e afron me shume me oligarkite ruse e kineze sesa me demokracite perendimore.

      2. Kapitalizmin e kemi, ky eshte kapitalizmi I mirefillte dhe sistemi i tij, oligarkia. Suksesi eshte i qarte. Kapitalizmi I mirefillte nuk eshte as human as produktiv. Jane nevoja te shteteve per rritje te fuqise qe orientojne kapitalizmin drejt produktivitetit , ashtu sikunder ka ndodhur edhe ne feudalizem, edhe ne komunizem. Pse nje sistem duhet te jete produktiv kur elitat politike dhe ekonomike duke vjedhur nxjerrin me shume se duke prodhuar apo tregtuar ? Aktivitetet e tyre jane thjesht nje menyre per te grabitur . Shteti, kudo ne bote nepermjet TVSH-se, qe eshte taksa kryesore qe mbledh shteti, ka kthyer biznesin ne taksambledhes per llogari te shtetit. Ja tundimi I pare I kapitalistit per te vjedhur. Fitim puro, mundi zero. Nuk ka dyshim tashme se kapitalizmi I mirefillte nuk eshte produktiv. Thelbi eshte shteti, objektivat e tij, sa e si I mbledh taksat e ku I shpenzon. Katedralja e Lyssit nuk eshte gje tjeter perpos nje nevoje e shtetit freng per te mos ngelur prapa Anglise gjate shekullit 19. Ne Turqine apo Spanjen e asaj kohe shanset e Godinit ishin 0. Shteti pa objektiva konkrete, pa kerkesa fuqie, pa ambicie politike eshte shtet I mbaruar, nuk ka pse te prodhoje gje, as pse te synoje produktivitet prej ekonomise.

        1. Ideja se kapitalizmi të jetë i suksesshëm apo i natyrshëm duhet medoemos të jetë jo-human (çnjerzor) është premisë fallco.

          Në fakt e kundërta është e vërtet, sepse një biznes nuk mund të funksionojë dot pa njërzit. Nëse një biznes nuk u garanton dot punëtorëve të vet atë që në gjuhën menaxheriale quhet ‘higjenë’ financiare dhe sociale atëherë këto njerëz nuk mund të jenë produktiv. Ki parasysh se biznesi i mirë konkuron në treg jo vetëm me çmimin por edhe me cilësinë, që është e lidhur drejtëpërdrejt me nivelin e krahut të punës. Në një vënd ku funksionon tregu i punës forcat e punës shkojnë drejt ofertës më të lartë, për një higjenë financiare dhe sociale më të mirë.

          Problemi është që në Shqipëri nuk funksionon tregu si kompeticion apo garë, për rrjedhojë as tregu i punës. Në Shqipëri është instaluar ajo që quhet Crony Capitalism. Ky lloj kapitalizmi nuk ka nevojë për krahun e punës në garën e vet. Thjesht i nevojitet të blej politikanët. Në këto kushte niveli I higjenës së forcës së punës nuk e përcakton më rritjen ekonomike. E shumta këtë nevojiten si taksapagues dhe votues për të mbajtur në këmbë klasën politike, që është edhe shtylla e dytë e Crony-capitalism-it.

          Shteti në Shqipëri e ka zëvendësuar rolin e vetë rregullator për të garantuar higjenën financiare dhe sociale të shtetatsve të vet nëpërmjet garantimit të garës (kompeticionit) dhe tregut të punës, me sigurimin e një higjene fallco propagandistike, me mbjellje pemësh, ndërkohë që oligarkët the crony-capitalist-ët vazhdojnë vjedhin pasuritë, burimet natyrore, taxat, dhe remitancat.

          Ky nuk është kapitalizëm i dashur, por është vjedhje, është krim. Është bërë dhe vazhdon të bëhet për 27-të vjet.

          1. Ky eshte kapitalizem i mirefillte dhe nuk e kuptoj pse lidhet tregu e konkurrenca me kapitalizmin. Tregu dhe konkurrenca kane ekzistuar qe ne epoken e gurit ( jo si batute, por realisht ne epoken e gurit kishte kembim mallrash, madje edhe vendbanime me qindra persona, ku normalisht ka lindur edhe konkurrenca).
            Kur thashe qe katedralja e Lyssit lidhen me nevojat e shtetit freng, i referohem pikerisht nevojave per produktivitet te larte qe Franca kerkonte asokohe. Keshtu u eksperimentua edhe si do te ndikonte ne rritjen e produktivitetit permiresimi i kushteve te punes e te jetes e u krijua utopia ne fjale. Ne fakt kjo eshte geto, edhepse asokohe me kushte me te mira se tjeterkund.

            Tani ka nja 30-40 vjet qe te drejtat e punetoreve kane rrjedhje ne Perendim, kontratat behen gjithnje e me pak te sigurta, pushimi nga puna me i lehte, diskriminime e mobbing, etj keshtu qe permiresimi i kushteve per punetorin nuk duket te jete ndonje shqetesim primar.

            Ashtu si feudalizmi i mirefillte shkonte tek shperberja e shteteve dhe krijimi i mijera mikroshteteve si pasoje e grumbullimit te pasurise ne pak duar edhe kapitalizmi qe ka te njejten tendence grumbullimi atje shkon natyrshem, tek nje grup oligarkesh e monopolistesh. Thjesht kapitalizmi eshte shume me i shpejte sesa feudalizmi ne grumbullimin e pasurise ne pak duar, meqenese fshatari eshte shume me i lidhur me token dhe ben rezistence me te madhe duke i dhene mbeshtjetje mbretit apo perandorit kunder feudaleve.

            Diferencen e ben shteti, e ka bere gjithnje shteti dhe do e beje perjete shteti.

            Produktiviteti i kapitalizmit eshte mit per t’u rrezuar, meqenese merita e tregut i takon tregut, i cili nuk eshte ndonje fenomen kapitalist. Ne cdo kohe vendet me kapacitete tregtare kane qene me te pasurat, qe nga Ur e Uruk ne Sumeri,tek Athina e lashte e ne mesjete, Bizanti e Vendiku.

            Une nuk shoh ndonje produktivitet te papare, 90% e bizneseve nuk rrojne me shume se 10 vjet. Ka falimentime pas falimentimesh qe nuk jane gje tjeter vecse investime te çuara dem, produktivitet aq i ulet saqe çon vazhdimisht bizneset ne falimentim. Nuk i referohem Shqiperise, ndodh keshtu ne gjithe boten e gjate gjithe shekujve te kapitalizmit.

            E vetmja kostante eshte rritja e dijes qe ka sjelle zhvillim teknologjik te pashembullt ne historine e njerezimit. Ky zhvillim teknologjik i pashembullt ka kompesuar deficitet e medha qe ka kapitalizmi, gjithe ato biznese qe falimentojne prej produktivitetit te ulet e gjithe investimet e cuara dem.

            Thjesht kapitalizmi nuk ka alternative, komunizmi ka vdekur njehere e mire, feudalizmi nuk ka kuptim ne shoqeri urbane. Por ama, nuk ka ndonje produktivitet te larte, e kunderta eshte e vertete. Kapitalizmi i pakontrolluar prej shtetit eshte vdekjeprures per nje shoqeri, e zhben plotesisht.

            1. Hyllin,
              Më duket se nuk po flasim me të njëjtën gjuhë. Kur nuk biem dakort se çfarë është produktiviteti, imagjino të tjerat. Është e vështirë të flasësh për ekonominë sipas termave te përkufizuara nga dilektizmit ekonomik i Marksizmit, apo akoma edhe më keq sipas dëshirës individuale.

              Të lutem, por fakti që një biznes qëndron në këmbë për dhjetë vjet trgon se ka pasur produktivitet për një periudhe të caktuar. Mos ngaterro ciklet e ekonomisë, apo akoma më shumë fazat e historisë, me produktivitetin. Ndërkohë që ka edhe biznese qindravjecare, kështu që nuk më duket shumë si argument.

              Nje nga vëndet më të mëdhenj kapitalist, siç është USA, jo vetem që e ka pasur ndërhyrjen e shtetit minimale në fillimet e veta, por është provuar se krizat më të mëdha dhe më të zgjatura janë krijuar pikërisht kur dhe si pasojë e ndërhyrjes së shtetit. Great Depression është rasti më i mirë që më vjen ndërmend.

            2. Nje nga vëndet më të mëdhenj kapitalist, siç është USA, jo vetem që e ka pasur ndërhyrjen e shtetit minimale në fillimet e veta, por është provuar se krizat më të mëdha dhe më të zgjatura janë krijuar pikërisht kur dhe si pasojë e ndërhyrjes së shtetit. Great Depression është rasti më i mirë që më vjen ndërmend.

              Ky është një perceptim shumë i përhapur por fatkeqësisht i gabuar. Ndërhyrja e shtetit amerikan në ekonomi në fillimet e tij dhe më vonë ka qenë masive dhe afatgjatë – ka zgjatur mbi një shekull. Bazat e ekonomisë politike amerikane u hodhën nga Alexander Hamilton, të përmbledhura nën termin The American School dhe e njohur ndryshe edhe si Sistemi Nacional i ekonomisë politike. Përfshinte në të merkantilizmin, proteksionizmin, ndërhyrjen masive të shtetit në nivelin makro-ekonomik etj.

              Për ekonominë politike të SHBA-ve unë do t’i rekomandoja çdo të interesuari – edhe jo-ekonomistëve pasi libri është i shkruar me gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme – një libër të vogël të para dy viteve nga Stephen S. Cohen dhe J. Bradford DeLong, të dy profesorë te University of California at Berkeley: “Concrete Economics: The Hamilton Approach to Economic Growth and Policy”.

              Libri ka një perspektivë krejt tjetër nga mainstream economics dhe, të paktën mua, më ndryshoi komplet qasjen ndaj ekonomisë politike të kapitalizmit. (Linku i librit në Amazon është në fund të komentit).

              Dy pjesë e shkëputura nga Wikipedia:

              The American School, also known as the “National System”, represents three different yet related constructs in politics, policy and philosophy. It was the American policy from the 1860s to the 1970s, waxing and waning in actual degrees and details of implementation. Historian Michael Lind describes it as a coherent applied economic philosophy with logical and conceptual relationships with other economic ideas.
              It is the macroeconomic philosophy that dominated United States national policies from the time of the American Civil War until the mid-twentieth century. Closely related to mercantilism, it can be seen as contrary to classical economics. It consisted of these three core policies:
              Protecting industry through selective high tariffs (especially 1861–1932) and through subsidies (especially 1932–1970).
              Government investments in infrastructure creating targeted internal improvements (especially in transportation).
              A national bank with policies that promote the growth of productive enterprises rather than speculation.
              It is a capitalist economic school based on the Hamiltonian economic program. The American School of capitalism was intended to allow the United States to become economically independent and nationally self-sufficient.

              dhe për Alexander Hamilton:

              As the first Secretary of the Treasury, Hamilton was the main author of the economic policies of the George Washington administration. He took the lead in the funding of the states’ debts by the Federal government, as well as the establishment of a national bank, a system of tariffs, and friendly trade relations with Britain. His vision included a strong central government led by a vigorous executive branch, a strong commercial economy, with a national bank and support for manufacturing, plus a strong military. Thomas Jefferson was his leading opponent, arguing for agrarianism and smaller government.

              https://en.wikipedia.org/wiki/American_School_(economics)

              https://en.wikipedia.org/wiki/Alexander_Hamilton

              https://www.amazon.com/Concrete-Economics-Hamilton-Approach-Economic/dp/1422189813/ref=sr_1_1?ie=UTF8&qid=1525038982&sr=8-1&keywords=concrete+economics

          2. Nëse një biznes nuk u garanton dot punëtorëve të vet atë që në gjuhën menaxheriale quhet ‘higjenë’ financiare dhe sociale atëherë këto njerëz nuk mund të jenë produktiv.

            Në këto kushte niveli I higjenës së forcës së punës nuk e përcakton më rritjen ekonomike.

            Të dyja pohimet janë të vërteta por realiteti është që këto – rritja ekonomike dhe produktiviteti i punonjësve të tyre – nuk u interesojnë shumë kapitalistëve ose më saktë, u interesojnë deri në atë masë sa këto rritin fitimet e tyre. Duke qenë se fitimi është derivat i xhiros dhe i kostove të prodhimit, rritja ekonomike dhe produktiviteti i punëtorëve, pra rritja e xhiros nga këndvështrimi i kapitalistit nuk janë me patjetër të domosdoshme për rritjen e fitimit – për sa kohë që kapitalisti mund të ul kostot e punës (rrogat, standartet sociale) dhe të elementëve të prodhimit (p.sh. duke shkatërruar ambientin ose duke plaçkitur paratë e taksapaguesve me koncesione ose vjedhur pronën publike), fitimi i tij del shumë bukur pa rritje xhiroje, pa rritje PBB-je dhe pa rritje produktiviteti të punonjësve. Është një kapitalizëm parazitar, primitiv, që e shkatërron shoqërinë po nuk u vë nën kontroll.

  3. Duke u bazuar qofte edhe ne mesimet e librave shkollore, Bismarkun e mori inercija e vet ne te gjitha ligjet sociale (kryesori ai i pensioneve), duke u bazuar (kupto edhe: kopjuar) ne ato angleze, te cilat kishin filluar (ndonse pjeserisht) vite e dekada me pare; teorikisht ato ishin konsumuar tashme ne kohen e Bismarkut).
    Shkrimi eshte eshte terheqes dhe mua me terhoqi edhe njehere trajtimi i emertimit “gize”, ngaqe vete kam punuar ne fonderine e gizes dhe asaj kohe mendonim se edhe kjo fjale, si shume te tjera, vinte nga italishtja. Por tashme, (ta themi keshtu metafizikisht), duket se kjo fjale vjen nga gjermanishtja, per me teper qe edhe “derdhje” (metali) ne gjermanisht eshte “giessen” ose dhe “gus”.

    1. Pak jashtë teme: shqipja gizë, si term i kulturës materiale dhe i teknologjisë metalurgjike, duhet të vijë drejtpërdrejt nga italishtja ghisa (me të njëjtin kuptim, angl. pig iron, cast iron), për arsye thjesht historike; italishtja vjen nga frëngjishtja guise që është një variant i gueuse; dhe që të dyja këto fjalë të frëngjishtes rrjedhin pastaj nga gjermanishtja Guss që, sikurse e sqaroi r.th. më lart, ka kuptimin “derdhje e metalit” dhe lidhet morfologjikisht me giessen. Gjithsesi, në frëngjisht gizës sot i thonë fonte, ndërsa në gjermanisht Gusseisen.

      1. Nuk e di pse komente te tilla quhen dalja jasht teme e konsiderohen si faj. Dalja jasht teme e ketij lloji pa qellim e pasuron temen, i hap mundesi dhe hapsira te tjera e te papritura temes se shkrimit. E ndihmon kuptimin e temes si ndihmon çaprazi tehun e sharres qe do te bllokohej pa dhembet e sharret qe levizin sa andej kendej jashte temes se prerjes. Levizje ne dukje pa qellim, por qellimin e ka t’i jape hapesire levizjes te prerjes.

        Dalja jash teme e vertete eshte tjeter. Eshte kjo qe ka ndodh ne kete teme me komente qe kundeshtojne – ne dukje me indiference, duke diskutuar pa asnje sens per biznezin e vogel e te madh te bylmetit – utopine e vene ne praktike te nje personi qe ka sakrifikuar duke ecur kunderryme te tillave ideve e persijatjeve intelektuale pa sens qe justifikojne shfrytzimin pa sens, e ne plan te fundit jeten pa sens.

        1. E kisha më tepër nga frika mos muhabeti për etimologjinë e një fjale na çonte drejt një teme të preferuar për disa nga ne: shqipja dhe pellazgjishtja. Pra jo aq komenti im, meqë edhe autori e kish diskutuar disi prejardhjen e fjalës në esenë e vet, por çfarë mund ta pasonte.

  4. Hyllin,

    Ja ku e ke produktivitetin e shtetit: Nuk përmbushën objektivin, Rama shkarkon krerët e 2 zyrave të punësimit.

    Kjo është njësojë si puna e atyre grupeve armiqësore që shpallte Enver Hoxha në naftë, sepse nuk kishin zbatuar planin në kërkim/shfrytëzim. Kuptohet, që Rama nuk i burgos dotë. Por është e sigurt që sikurse Enver Hoxha, ky nuk beson në treg, as në racionalitet.

    Megjithatë, unë nuk e di nëse këtë e ka lënë mëndja vërtet të besoj se punësimi bëhet me objektiva, apo bën teatër. Shpresoj të jetë kjo e fundit, se përndryshe nuk i kemi punët mirë.

    1. Nuk besoj se Rama eshte shembull i funksionimit te shtetit apo nderhyrjes se tij ne punesim e produktivitet.
      Mekanizmat qe zakonisht funksionojne ne punesim jane investimet publike dhe rritja e inflacionit, sipas modelit kejnesian, gje qe e ndjekin gjithe vendet me zhvillim te shpejte,7-8% si Turqia dhe Kina. Thithja e investimeve te huaja, cka sjell gjithnje punesim eshte serisht ne radhe te pare te duart e shtetit, meqenese investimi i huaj do stabilitet, taksa jo shume te larta, korrupsion relativisht te ulet qe te mos e pengoje ne kohet e investimit dhe prodhimit dhe natyrisht infrastrukture te pranueshme.
      Shteti mund te favorizoje ne taksim, nje sektor te caktuar duke stimuluar rritjen e atij sektori, mund te vendose dogana ose kuota importi per te ndihmuar nje sektor te caktuar. Shteti mund te ule ose heqe akcizen e naftes per punimet ne sektore te ndryshem bujqesore, psh ne sera, per te stimuluar shtimin e serave dhe te ule perqindjen e tokes qe perdoret per autokonsum, apo te heqe akcizen e alkolit per prodhimin vendas te veres, rakise dhe birres etj.

      Ne fakt lista eshte thuajse e pafundme, cdo gje qe ben shteti o e ndihmon o e demton ekonomine dhe vecanerisht punesimin. Nqs shteti gromesin apo ka probleme me gazrat, kjo perkthehet diku ne efekt mbi punesimin. Kjo per nje arsye fare te thjeshte, madhesia e sektorit publik ne GDP eshte e atille qe ushtron gravitet kudo ne sektorin privat. Ne fund te fundit nuk eshte çeshtje edhe aq ekonomike sa eshte çeshtje fizike.

  5. Utopia e Godin të krijon ndjesinë e një fragmenti, një lloj realiteti social që kujdeset të përsosë vetveten sipas idealeve të krijuesit edhe pse i destinuar të ndërfutet në një sistem që çalon e dështon në mënyrë ciklike.
    Të ëndërrosh është bukur. Ta kthesh ëndrrën në realitet qoftë edhe të përkohshëm dhe jo domosdoshmërisht të përsosur, kërkon pasion dhe besim.

    Shembulli i Fourier “që hëngri dhjetë vjet rresht drekë në një restorant, krejt vetëm, në pritje që të vinte e t’i ulej në tavolinë ndonjë mecenat industrialist”, të bën të buzëqeshësh kur e lexon dhe përpiqesh të kuptosh gravitetin me të cilin u duhet të përballen ëndërrimtarët në të gjitha kohët, sidomos kur presin t’u forcohen krahët duke fluturuar pikërisht mbi zonat që gjenerojnë vakum.

    Sot ne kalamendemi me “meremetimin” apo “mprehjen” e instrumenteve që shërbejnë në funksion të sistemit ekzistues duke supozuar nëse do të ishte më mirë psh. që GDP të zëvendësohej me GNH (Gross National Hapiness), me ç’rast Butani është përzgjedhur si ngastra eksperimentale e rradhës për vëzhgimin e rolit ndikues të konceptit të GNH në realitetin e politikëbërjes.

    Në fakt, është sistemi që duhet të ndryshojë dhe suksesi i këtij ndryshimi nuk mund të garantohet nga pozitat e vëzhguesit, apo të stimuluesit të ndryshimeve që shpesh riciklon të njëjtat gabime.

    Ndoshta për shkak të diskutimit mbi etimologjinë e fjalës “gizë”, apo të faktit që uzina e Godin merrej me derdhjen e metaleve, më vjen në mendje një teori politike e krijuar nga Robert Michels që gjithashtu ka metal në emërtim dhe që më duket se rezonon me realitetin tonë: “The Iron Law of Oligarchy”.

    Po e mbyll me Michel Lallement, sociologun që ka shkruar biografinë e Godin, i cili shkruan: “L’expérience du Familistère montre que le travail ne donne pas facilement prise à l’utopie”.

    Në punë, solidaritetin duhet ta zbulojmë dhe jo ta shpikim.

  6. “Me të kompletuar veprën e tij teorike Fourier, u bëri thirrje mecenatëve të ndryshëm, por nuk pati përgjigje. Me këtë rast, thuhet, ai hëngri dhjetë vjet rresht drekë në një restorant, krejt vetëm, në pritje që të vinte e t’i ulej në tavolinë ndonjë mecenat industrialist, që nuk erdhi kurrë.”

    Pse kurre? Me duket se erdhi, me vonese, por erdhi:

    “… Godin, nuk është një filantropist, por një industrialist socialist, …”

    Sakrificat nuk shkojne kot, i gjen gjithnje si themel per çdo gjeje te krijuar qe ka vlere.

    1. Kurre, ne kuptimin se kjo nuk ndodhi sa ishte ai gjalle. Me ndjeni qe nuk shkruaj me gjate se jam larg shtepise dhe e kam te bezdiseshme te shkruaj me telefon.

      1. Vlersimi dhe kompesimi mbas vdekjes eshte nje rregull ordiner ne historine e krishterimit, dmth Perendimit.

  7. Nuk eshte gjesendi e menduar, por individe te vecante jane aq para kohes se tyre sa te tjeret e kane te veshtire t’i kuptojne sa jane gjalle.

    1. Jo vetem kaq sa thu ti, ka akoma puna.
      Nese eshte e vertete qe krishterimi mbeshtetet mbi Krishtin si themeltar, dhe kultura perendimore mbeshtetet kryesisht mbi krishterimin, atehere ndodhia qe i beri vaki Krishtit qe u njof si novitet pas vdekjes, eshte conditio sine qua non per çdo lloj personi qe ka sjell novitete ne Perendim.

      Por seç ka ndodh shekullin qe kaloi, ku ka persone qe kane sjelle novitete te medha qe jane njohur ne te gjalle te tyre. Edhe kjo e ka nje arsye, por eshte nje çike e veshtire per ta shpjeguar. Me teper per ta pranuar “seç”-in, se ne fakt eshte teper e thjeshte.

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin