Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Politikë

QYTETI MBI KODËR, APO AMERICA FIRST?

nga Ernest Nasto

Për konceptin e “veçanësisë amerikane” (american exceptionalism) kemi shkruar edhe më parë, sidomos këtu dhe këtu si koncept kyç për të kuptuar zanafillën dhe zhvillimin e krejt eksperimentit amerikan, i cili mbetet ende unik në historinë botërore. Që prej fitores së Donald Trump në garën presidenciale më 2016 kjo temë është rikthyer në diskursin politik amerikan me një forcë të re sepse Trump fitoi zgjedhjet me sloganin disi të ndryshëm “Amerika në plan të parë” (America first). Për këtë arsye një krahasim ndërmjet këtyre koncepteve është i domosdoshëm për të kuptuar më mirë Amerikën e sotme e ndoshta të nesërme.

“Veçanësia amerikane” del qysh në themelimin e kolonive të para angleze në Bregun Lindor të kontinentit të ri në shekullin XVII kur të ardhurit puritanë flisnin për shoqërinë e tyre ende në shpërgënj si “qyteti mbi kodër”. Kjo shprehje që nënkupton një dritë që s’mund të fshihet e ku gjithkush synon të arrijë, ka konotacione të qarta Biblike dhe vjen nga fjalët e Jezu Krishtit në kapitullin 5 të Mateut. Edhe më pas në historinë amerikane ky koncept është përdorur në kuptimin që origjina dhe historia e këtij vendi ishin të ndryshme nga ato të vendeve të ngjashme të Europës prej ku erdhën emigrantët e parë. Ngjyrimet biblike janë të dukshme sepse rrugëtimi amerikan është paraqitur si një mision hyjnor për të përparuar në mënyrë të pandalshme “drejt një bashkimi më të përsosur” sipas fjalëve të kushtetutës amerikane. Ishte po aq e rëndësishme që përparimi drejt këtyre idealeve të përbënte shembull për popujt e tjerë që do të shihnin në praktikë avantazhet e një shoqërie të ndërtuar mbi parimet amerikane të lirisë e demokracisë. Ky aspekt i Amerikës si shembull për pjesën tjetër të botës dëshmon se “veçanësia amerikane” kuptohej në fund të fundit si një qëllim kolektiv. Me fjalë të tjera providenca hyjnore e krijoi Amerikën si dëshmi të dukshme të sukseseve të një shoqërie me liri personale, ekonomike e fetare, e cila mund e duhet të ndiqet nga të tjerët derisa “e gjithë bota të jetë e lirë”.

Një karakteristikë tjetër e “veçanësisë amerikane” është e lidhur me moralin publik, në kuptimin që ajo ka qenë historikisht e mbështetur tek njëfarë ideali moral, ose tek njëfarë zgjedhjeje nga ana e Zotit për një mision të caktuar siç e përmendëm më sipër, pavarësisht se besimi tek një mision i tillë hyjnor mund të lerë vend për keqkuptime. Kjo ka ndodhur në mjaft raste gjatë historisë amerikane, si me dëbimin e vendasve nga tokat e tyre, me rënien në pozita të arrogancës dhe nënvlerësimin e kulturave jo-europiane, apo me përkushtimin ndaj interesave amerikane duke i paraqitur ato si interesa të të gjithë njerëzimit. Mirëpo megjithë këto keqkuptime apo shtrembërime, ideja e veçanësisë mbetet e orientuar drejt një ideali të lartë moral: liri e drejtësi për të gjithë.

Nga ana historike është me vend të kujtohet se “veçanësia amerikane”, e shprehur në lakonizmin “qyteti mbi kodër” është përdorur shpesh nga presidentët amerikanë të kohës moderne. Kështu presidenti Ronald Reagan në mesazhin e tij të lamtumirës drejtuar kombit më 1989 u bënte thirrje amerikanëve për një studim të kujdesshëm të historisë së tyre sepse “nëse harrojmë se çfarë kemi arritur, nuk do të dimë më se cilët jemi”. Amerika, tha ai, “u themelua si një qytet i shndritshëm mbi kodër, dhe ajo ende pas kaq shumë vitesh mbetet e tillë. Ajo është ende një far ndriçues, ende një magnet për të gjithë ata që janë të etur për liri…të cilët përpiqen të vijnë nga errësira në dritë, në shtëpinë e tyre”.

Edhe Barack Obama iu drejtua të njëjtit koncept në një fjalim më 2006 kur tha se “kolonët e parë që mbërritën në brigjet e Bostonit apo Salemit ëndërronin të ndërtonin një qytet mbi kodër. Dhe bota vështronte, duke pritur të shihte nëse kjo ide e pamundur, e quajtur Amerikë, do të mund t’ia dilte mbanë”. Për Obamën ideja e madhe amerikane ishte ajo e përsosjes së vazhdueshme të bashkimit, prej ku edhe “veçanësia amerikane” si histori e një hapjeje më të madhe ndaj botës, e një integrimi në rritje të sa më shumë kulturave, dhe e mundësive të shumëfishuara për të gjithë. Pra Amerika ndoshta nuk është ende një far, por vazhdimisht në përpjekje të ndërgjegjshme për t’u bërë i tillë në detin e trazuar të historisë e të vuajtjeve njerëzore.

Thënie të tilla e bëjnë të qartë kuptimin e “veçanësisë amerikane”, sepse bashkojnë në një të vetme edhe zanafillën e këtij vendi, edhe idealin që ai përfaqëson, ose të paktën ka tentuar të përfaqësojë, gjatë gjithë historisë së tij deri në ditët e sotme.

Po ashtu më 2012 platforma e partisë republikane i bashkohej zyrtarisht këtij ideali kur shpallte se Shtetet e Bashkuara kanë “një vend dhe rol të veçantë në historinë njerëzore”, ndërsa katër vjet më vonë edhe Hillary Clinton e theksoi këtë disa herë gjatë fushatës së saj presidenciale. Mund të themi kësisoj se të dy partitë e mëdha politike ishin dakord të paktën në një pikë, pra në kuptimin thelbësor të këtij aspekti po aq thelbësor të amerikanizmit: statusit special të Amerikës në botë.

Mirëpo fitorja e papritur e Donald Trump erdhi si një kovë me ujë të akullt mbi të gjitha këto dalldi retorike të klasës politike amerikane.

Motoja trumpiane “Amerika në plan të parë” mishëron një vizion tejet të ndryshëm të vendit dhe qëllimit të Shteteve të Bashkuara në skenën botërore, duke mos shprehur ndonjë interes të madh për historinë e derisotme të eksperimentit amerikan e të krejt përvojës amerikane. Në një farë mënyre ajo e hedh poshtë atë histori, dhe paraqitet vetëm si një filozofi kombëtare, bile do të thoshim kombëtariste, e një vendi si gjithë të tjerët. Amerika ka qenë dikur e madhërishme, thotë Trump, por tashti s’është më, duke mos sqaruar megjithatë asnjë herë se pikërisht për cilën epokë historike e ka fjalën. Sipas tij sot Amerika është kthyer në një vend të cilit të gjithë ja kanë me hile dhe vazhdimisht ja hedhin, sepse politikanët e saj syleshë e të korruptuar e kanë shitur shpirtin për 30 aspra. Në doktrinën trumpiane gjitha kombet apo shtetet e botës janë njësoj, dhe qëllimi kryesor i secilit është po ashtu i njëllojtë: të mbrojë veten dhe interesin e tij, të fitojë e të bëjë përpara pa u merakosur për askënd tjetër.

Edhe nga ana e moralit publik doktrina në fjalë nuk e gjen zanafillën në ndonjë sens misioni hyjnor, por në një botëkuptim me mungesë absolute të çdo ideali moral e të çdo të mire të përgjithshme. Ajo i mëshon vetëm interesit personal, në mes të një bote darviniane të mbijetesës së më të aftit, ku s’ka veçse fitues dhe humbës. Në një botë të tillë kuptohet që fituesve u takon tërë lavdia, ndërsa për humbësit s’mund të ketë asnjë lloj simpatie. Qëllimi i vetëm është fitorja, ose më troç, fitimi, dhe rrjedhimisht të tjerët duhen lënë prapa.

Diçka tjetër bie gjithashtu në sy lidhur me këtë pikë, sepse presidenti Trump zakonisht nuk shquhet për ndonjë cilësi të lartë oratorike, por përkundrazi, për një fjalor të varfër e për ngatërresa të mëdha fjalësh. Por kur vjen puna për qëllimet e Amerikës si vend apo si shtet ai është më se i qartë, dhe bile ashtu u shpreh edhe në fjalimin e tij përurues para një viti. Duke përmendur lëvizjen populiste që e çoi atë në Shtëpinë e Bardhë ai tha se në qendër të asaj lëvizjeje ishte “një bindje themelore: që një shtet ekziston për t’u shërbyer shtetasve të tij.” Me këtë presidenti e ndryshoi rrufeshëm statusin e Shteteve të Bashkuara në botë: ato u ngrysën si “kombi i domosdoshëm” dhe shtylla e rendit botëror, dhe u gdhinë thjesht një komb si gjithë të tjerët.

Shihet pra se “Amerika në plan të parë” i kundërvihet hapur idesë së deritanishme të veçanësisë. Siç e përmendëm, premisa themelore e kësaj të fundit ka qenë ajo që për shkak të historisë së tyre unike, Shtetet e Bashkuara duhet të jenë shembull, dhe të përhapin sa të munden idealet e demokracisë, lirisë së individit e të besimit fetar, lirisë ekonomike, të dinjitetit njerëzor, të diversitetit, të vetëqeverisjes, etj. Bëhet fjalë pra jo vetëm për një, po për dhjetëra pika të shndritshme, tamam një “qytet mbi kodër”. Por sipas Trump një konceptim i tillë s’i ka sjellë Amerikës veçse probleme. Vendet e tjera ja kanë hedhur sy për sy, e kanë mashtruar e zhvatur, krahas me zbehjen e vazhdueshme të fuqisë e pasurisë amerikane. Presidenti i sotëm mëton se është e rrezikshme të kërkosh të ndërtosh demokraci të tipit perëndimor në vende që s’kanë asnjë dëshirë për modele të tilla. Sa për krahasim, presidenti G.W. Bush në fjalimin e dytë përurues më 2005 theksoi se politika e SHBA ishte “nxitja dhe mbështetja e lëvizjeve dhe institucioneve demokratike në çdo vend e në çdo kulturë, me qëllimin final të zhdukjes së tiranisë në botë”. Ndërsa më 2016 Trump shpallte se “ne duhet të rimarrim prej botës gjithçka që i kemi dhënë deri tashti”. E famshmja “veçanësi amerikane” kthehet kësisoj kokëposhtë dhe cilësohet si burimi i të gjitha problemeve që duhet të zgjidhen tashti nga “Amerika në plan të parë.”

Në përputhje me këtë Trump nuk e përmendi kurrë konceptin e veçanësisë as gjatë fushatës presidenciale e as më vonë, po ashtu nuk i është referuar ndonjëherë vizionit tradicional të “qytetit mbi kodër”. Bile një karakteristikë e fushatës së 2016 ishte përdorimi i kësaj metafore nga kundërshtarët e tij të shumtë, qofshin këta republikanë apo demokratë, konservatorë apo liberalë. Dhe e fundmja e atij grupi të madh kundërshtarësh, Hillary Clinton, e cila iu përmbajt fort atij vizioni, humbi në mënyrë të bujshme.

Edhe fjalimet e Trump në forume ndërkombëtare e tregojnë qartë kundërvënien e vizionit të tij ndaj atij tradicional. Presidenti ka theksuar se vendet e botës duhet të synojnë një të ardhme më të mirë duke i mëshuar kryesisht konceptit të sovranitetit. Amerika, sipas tij, nuk pret prej vendeve të tjera të adoptojnë të njëjtën kulturë, të njëjtat tradita apo institucione si të Shteteve të Bashkuara. Por ajo pret që ata t’u përmbahen dy parimeve themelore: respektimit të interesave të popujve të vet dhe të drejtave të çdo vendi tjetër. Kështu sovraniteti amerikan për Trump është një sovranitet si gjithë të tjerët, as më shumë e as më pak, prandaj amerikanët s’kanë asnjë të drejtë të ndërhyjnë në punët e botës. “Ne nuk do të lejojmë më” u deklaroi presidenti para do kohësh udhëheqësve të Azisë e Paqësorit, “që të tjerët të përfitojnë në kurriz të Amerikës. Unë do ta kem gjithmonë Amerikën në plan të parë ashtu si edhe secili prej jush këtu duhet të ketë vendin e tij në plan të parë.”

Kësisoj sipas doktrinës trumpiane gjendja e botës mund të përmirësohet vetëm nëse secili vend i mbahet fort sovranitetit të tij dhe ndjek më shumë, jo më pak, interesin e ngushtë personal. Të huajve presidenti u thotë ta ushtrojnë plotësisht atë sovranitet e të zhvillohen në marrëdhënie të barabarta me çdo sovran tjetër. Amerikanëve ai u kërkon të fitojnë, që do të thotë se të tjerët duhet të humbasin. Nuk ka pra në doktrinën e tij asnjë vizion moral të lirisë, demokracisë, mundësive të pakufizuara, imigracionit apo strehimit politik, dhe asnjë ideal tjetër që ka shoqëruar prej fillimeve të historisë së saj “veçanësinë amerikane”.

Në vizionin trumpian të botës është fare e qartë se përse imigrantët apo azilkërkuesit konsiderohen vetëm kërcënime, dhe përse presidenti nuk flet kurrë për amerikanët si pasardhës të atyre që erdhën në këto brigje gjatë periudhave të mëparshme të historisë. Kjo sepse për Trump një histori e tillë nuk ekziston, nuk ekzistojnë as brezat e panumërt që kaluan nga Ellis Island, e për të cilët kontakti i parë me Amerikën ishte kurora e Statujës së Lirisë tek rritej tutje në horizont. Mungojnë po ashtu edhe ata që erdhën këtu për t’i shpëtuar shtypjes e përndjekjes politike, që u pritën me krahë hapur dhe dhanë ndihmesë të pamatë në zhvillimin jo vetëm të këtij vendi mikpritës, por edhe të vendeve të tyre të origjinës. Dhe më afër për ne shqiptarët, nuk mund të ketë në botën trumpiane as “mbahu nëno mos ki frikë, se ke djemtë në Amerikë”, as parime si 14 pikat e presidentit Wilson rreth vetëvendosjes së popujve të vegjël, dhe as angazhim ushtarak për lirinë e Kosovës. Për liderin e sotëm amerikan ajo që ekziston është vetëm e sotmja, e tanishmja, vetëm sovraniteti dhe vetëm interesi personal në çastin që jetojmë.

Të gjitha idealet që përmendëm ishin dikur në përputhje të plotë me konceptin e “veçanësisë amerikane”. Ronald Reagan e krahasonte haptazi liderin e dikurshëm puritan, John Winthrop, me një refugjat, për Reagan ai ishte nga të parët prej të shtypurve të botës që erdhi në këto brigje në kërkim të lirisë. Kjo, për presidentin që fitoi Luftën e Ftohtë, ishte vetë thelbi i historisë amerikane.

Asgjë s’mund të jetë më e ndryshme nga “Amerika në plan të parë”. Në vizionin tradicional Shtetet e Bashkuara janë aktori kryesor në një histori të drejtuar nga dora e Zotit që synon lirinë dhe lulëzimin e të gjithë botës. Në vizionin trumpian ato përqendrohen vetëm në interesin e qytetarëve të tyre të sotëm dhe synojnë thjesht pasurimin e tyre në një lojë konkurrence ku ka siç thamë vetëm fitues dhe humbës.

Ajo që duhet theksuar më në fund është se secili vizion ka retorikën e vet dhe shtyn perceptimin publik në drejtime të caktuara. Secili vizion përbën një themel mbi të cilin ngrihen pyetje e jepen përgjigje të ndryshme rreth identitetit kombëtar. Secili vizion ka po ashtu kërcënime të ndryshme, ide të ndryshme për suksesin e kombit, dhe detyrimisht edhe politika të ndryshme të shoqëruara me rreziqe të ndryshme.

A është fitorja e Trump kambana e vdekjes për idenë tradicionale të “veçanësisë amerikane”? Apo kjo e fundit ka rrënjë tepër të thella dhe Trump do të jetë vetëm një largim i përkohshëm nga ajo hulli e rrahur dhe e konsoliduar? Se cili vizion do të mund të mbizotërojë, kjo mbetet për t’u parë, por është e sigurt që përplasja e tyre do të ndikojë së tepërmi në rrugëtimin e ardhshëm të superfuqisë botërore.

25 Komente

  1. Amerika First nuk do te thote qe Amerika terhiqet nga punet e botes, por qe do te nderhyje vetem ne rast se ka perfitime qofte ekonomike, qofte strategjike. Do mbrojtjen e Amerikes, atehere duhet ta paguash ne nje menyre a tjetren.
    Ne fakt eshte krijuar nje situate paradoksale me Europen, e cila e do mbrojtjen e Amerikes ndaj nderhyrjeve ruse, por nuk do te paguaje per ate mbrojtje, as te rrise investimet e veta ushtarake as te favorizoje amerikanet ne biznes apo tregti.
    Nuk eshte rasti i Kosoves apo Shqiperise, meqenese ne po ia paguajme mbrojtjen me naften, Kosta Trebicken,Gerdecin, Trepçen etj. Me çfare po ia paguan mbrojtjen BE-ja ?

    Trampistet mendojne se ne emer te vlerave demokratike e njerezore , Amerika po del defiçit dhe duhet te ndjeke nje politike me realiste, ku mbrojtja Jote paguhet nga Ti.(ne rast se s’do ta paguash me tanket dhe avionet e tu, por me ato amerikane, atehere duhet te gjesh menyren t’i paguash amerikanet)
    Ketu çeshtja nuk eshte te renditen idealizma gjithfaresh, por argumente me laps ne dore nese trampistet kane te drejte apo e kane gabim.

    Ne kete kuptim, nuk ka shume probleme te identifikohet periudha, eshte ajo para L2B, kur amerikanet ishin hapa perpara te dytit si ne prodhim si ne mireqenie per fryme.

    Trampizmi heperhe eshte provokim ose shantazh , meqenese Amerika nuk mund te terhiqet nga pozicionet qe ka ne bote, prandaj edhe nuk po merret seriozisht, por ne afatmesem mund te mos jete me provokim apo shantazh, sepse ne rast se trampistet kane te drejte, Amerika do te jete e detyruar te terhiqet nga pozicione te ndryshme, cka do i fuse ato rajone ne kaos.

    Trampi e quajti OBT/WTO (Org. Boterore te Tregtise) nje katastrofe, sepse amerikanet nuk po bejne dot biznes. Ne fakt deficiti tregtar i Amerikes eshte i tmerrshem, nderkohe Gjermania qe eshte fuqia e dyte financiare e Botes, fale kontrollit te euros, eshte ne sufiçit tregtar. Po ashtu Kina, konkurrentja me serioze per superfuqi boterore eshte ne surplus tregtar.
    Keto jane llogari me laps ne dore dhe nuk mund te kunderargumentohen me principe morale, por me llogari te tjera me laps ne dore.

    Kina ka nje volum industrial real katerfish ndaj atij amerikan dhe me diference qe rritet dita-dites, sa me shume Kina industrializohet dhe Amerika deindustrializohet. Kjo do te thote qe ne nje lufte konvencionale, Amerika eshte e humbur perballe Kines, meqenese Kina ka 4-fish popullsi dhe 4-fish prodhim industrial.

    Trampi kerkon riindustrializim te Amerikes, rregullim te deficitit tregtar dhe favorizime ne kembim te mbrotjes, te cilat i sigurojne Amerikes supremacine financiare dhe ushtarake afatgjate.

    Keto jane gjera ”te prekshme”, njerezore, te argumentuara mire, nuk jane llafe ne ere, ndaj te cilave mund te hidhen llafe te tjera ne ere per t’i kundershtuar.

    p.s ndoshta Trumpit nuk i pelqen qyteti ne koder, se do kete lexuar qe ne shek 17-18, ne Angli hajduteve, vagabondeve dhe krimineleve gjithfaresh u jepej si mundesi o te pranonin ndeshkimin ne Angli ose te emigronin forcerisht ne Amerike e te mos ktheheshin me ne Angli. Rrenjet e Amerikes nuk jane aq exceptional, Ameriken e beri exceptional Aleksander Hamiltoni dhe klima e ngjashme me Europen.

  2. Hyllin, te falenderoj per komentet, dhe jam dakord me parashtrimin tend te thelbit te trumpizmit: me jep, te jap, ose ndryshe “urdhero parate, me jep mallin”. Ose ndryshe merkantilizem i shekullit XVII.

    Komenti yt mbetet ne vija te pergjithshme, po perpiqem edhe une te jap ca sqarime po ne vija te pergjithshme.

    Se pari, qellimi i shkrimit ishte paraqitja e ndryshimeve mes dy vizioneve, jo doemos analiza e leverdise perkatese per Ameriken. Dhe kjo pavaresisht se une si autor preferoj vizionin tradicional te qytetit mbi koder, ndersa ti ate te Trump. Ketu diskutimet mund te jene pa fund sepse duhet perkufizuar se si e shikon “te miren” e vendit apo jo?

    Se dyti, ti ke futur nje element interesant kur thua se nga gjithe dynjaja vetem Kosova e Shqiperia s’ja kane hedhur dot Amerikes. Eshte e paqarte nese kjo duhet marre si lavderim apo kritike per shqiptarine, megjithate sjellja e ketyre, plus Trepçes e Trebickes, ndjese paste, ne nje diskutim per veçanesine amerikane me duket si teper jashte temes.

    Se treti, dhe me e rendesishmja, eshte se vizioni tradicional, pra me ai me “idealizma gjithfaresh”, ka qene ne themel te rendit te deritanishem, sepse bota ku edhe ti edhe une, edhe populistet, edhe globalistet, edhe trumpianet e antitrumpianet, pra bota ku te gjithe jetojme sot eshte rezultat dhe misherim i atij vizioni. Zor se mund te pranohet qe te gjithe personalitetet e lartpermendur qe ndertuan kete rend te ri (para dhe) pas Luftes II, pra “shekullin e ri amerikan” te kene qene te gjithe syleshe dhe te kene menduar vetem per idealizma megjithese ai “lapsi ne dore” i ka nxjerre vazhdimisht deficit. Po ashtu me duket teper guximshme t’i quash diskutime te tilla “llafe ne ere” pa sjelle ndonje prove. Nese deshiron vertet te kundershtosh argumentin tim specifikisht, kete mund ta besh ne dy menyra: ose duke qene ti personalisht (hyllin?) autoritet ne kete fushe, ose te pakten duke iu referuar nje autoriteti te tille. P.sh. “eksperti apo autori Turgut Ozal per kete ka thene nje, dy, tre…” Ne mungese te ketyre, kundershtimi yt mbetet i tipit “llafe ne ere sepse s’me pelqejne mua”.

    E kuptoj qe ate idene e veçanesise nuk e admiron aspak, po asgjekundi nuk thua se perse, perveç nje asocijimi te sforcuar me “hajdute, vagabonde e kriminele”. Thua se “Trump…do te kete lexuar” por bashkimi i “Trump” dhe “leximit” ne nje fjali te vetme eshte kontradikte te vetvete. Edhe qe t’ja veshesh vetem Hamiltonit meriten per ate veçanesi, kjo per mua eshte alamet kuturisje, por do ishte mire te ofroje ndonje reference. Se ka te tjere qe thone “vetem Jefferson”, te tjere akoma “vetem Thomas Paine”, po edhe te tjere deklarojne “ata te gjithe sebashku”, etj etj.

    Mbetsh me te mira!

  3. Ernest, nuk e di nese e ben me qellim ose jo, po keto shkrimet e tua te fundit hyjne tek propaganda politike, ne ndryshim nga te hershmet, qe kishin qasje me studimore (edhe pse verehej nje anesi e lehte, por e kuptueshme se edhe studiuesi njeri eshte e jo robot logjik apo vullkanian startrekist).

    Shqiperia e Kosova nuk jane te vetmet, por jane ndryshe nga BE-ja, me ngushtesisht e ashtuquajtura Old Europe. Ne jemi brenda sistemit trampian te Amerika First, persa kohe qe e paguajme haraçin tone. E permenda sepse fute luften e Kosoves, pjesen tone nga kostot amerikane te se ciles besoj se ia kemi paguar paguar ne nje menyre apo tjetren keto 26 vjet. Jo vetem me ato qe permenda por edhe me impenjimin ne Afghanistan e Irak , embargon ruse e gadishmerine per te vendosur ne çdo rast interesat amerikane ne Ballkan, mbi interesat tona kombetare. Te gjitha keto jane kosto tonat me te cilat ne paguajme borxhin ndaj Amerikes.
    Alternativa do te ishte investime ushtarake si ne kohen e komunizmit, pra na del qari bollshem nga kjo marredhenie me Ameriken, si nga pikepamja ekonomike si nga pikepamja e te drejtave te shqiptareve ne Ballkan, pra eshte krijuar nje marredhenie win-win.
    Nje marredhenie te tille nuk e kemi me Europen dhe sipas Trampit, as Amerika nuk ka me nje marredhenie win-win me Europen. Trampi thote qe fiton Europa e humbet Amerika dhe don ta ndryshoje qe Amerika te mos humbase asnje qindarke.
    Kete quaje merkantilizem te shekullit 17 apo barbarizem te shekullit te 7, Trampit dhe te ashtuquajturit Average Joe, nuk i intereson percaktimi, i intereson qe te tjeret te mos u fusin duart neper xhepa dhe nqs loja eshte me te futur duart ne xhepat e te tjereve te jete Trampi dhe Average Joe ai qe fiton, jo ai qe humbet.

    Ketu nuk ka rendesi percaktimi, etiketa, por a eshte e vertete apo jo ajo qe thone. Mbase ty e tjetrit e tjetrit nuk ju intereson se kush i paguan kostot e qytetit mbi koder, persa kohe qe ju kenaqen interesat e cfaredolloji qofshnin, ekonomike, politike, intelektuale etj, por argumentit te kostove i dilet perballe me kunderargument kostosh, jo me llafe ne ere.

    Mandej keto qytetet mbi koder qe permend si themele, nuk kane asnje lidhje me te verteten historike, jane propogandim mitesh. Kolonizimi i Amerikes si gjithe kolonizimet qe nga fenikasit e greket e lashte deri me sot, jane akte force, dhune, lufterash te pergjakshme me vendasit, spastrimesh etnike, genocidesh. Duke qene te tilla kerkojne qe nje pjese e mire e koloneve te jene njerez te hurit dhe te litarit, hadute e vrases qe vrasin gra e femije.
    Sipas autore te ndryshem territoret e SHBA-ve kane pasur dhjetera milione vendas para kolonizimit, as 1 milion nuk kishin ngelur ne vitin 1900. E di ti psh historine e William Trent-it dhe Jeffery Amherst-it qe kane perdorur semundjen e lise/vaiolo/smallpox per te shfarosur vendasit. Po ate ”smallpox” qe po perdorin sot terroriste te ndryshem.

    Ti tani flet per qytete mbi kodra e rrenje te Amerikes, sikur atje shkoi ajka e europianeve, ne nje territor bosh. Ne
    realitet eshte krejt e kunderta, shumica e atyre qe shkuan ne shekujt 17-18 kane qene ”reietti della societa”. Ata te krishteret tolerante ishin protestante qe kane pasur hale ne sy çdo katolik, ”alla faccia della toleranza”,toleranca fetare e WASP-it ! Skllaveria ishte themeli i ekonomise agrare dhe financave sepse duhani dhe pambuku kane qene eksportet baze te Amerikes asokohe.

    Per cilat rrenje te Amerikes dhe te realitetit te sotem po flasim ?

    Mos shko kaq shpejt tek autoriteti dhe referencat, se kam pershtypjen qe din me shume sesa kaq.

  4. Hyllin, me vjen keq qe diskutimi rreth krahasimit te dy vizioneve te Amerikes u katandis ne akuza per qellime te errta propagandistike. Kjo jo lidhur vetem me debatin ne vetvete, po edhe me forumin ku po e bejme. Po nejse.

    Kij parasysh se menyra me e mire per te debatuar eshte t’i permbahesh asaj çka autori thote specifikisht. Sa per dijeni, vizionin e qytetit mbi koder nuk e kam shpikur une, nese ti e ke kuptuar ashtu nga artikulli, atehere kerkoj ndjese qe duhej ta kisha pohuar me me qartesi e me force. Ndihmesa ime mjaftohet ne paraqitjen e ketij vizioni per lexuesin, dhe ne krahasimin e tij me vizionin trumpian.

    Ti kerkon patjeter te flasesh me kosto e me llogarira, kjo eshte e drejta jote, por aty ku s’ke te drejte eshte venia e vetes tende ne maje te kodres, dhe te folurit nga pozita te arrogances, dmth qe te gjithe ata qe i jane permbajtur vizionit idealist s’kane qene veçse te marre, syleshe apo te paguar nga ky apo ai. Me kete ti shkel nje rregull themelor te debatit, pikerisht ate se s’mund te hyhet ne debat duke e quajtur pozicionin tend plotesisht te vlefshem dhe pozicionin perballe plotesisht marrezi. Nje pozicion i tille absolutist ja heq debatit çdo lloj kuptimi.

    Per barbarizmin e shekullit VII le te mjaftohemi te themi se çdo hap drejt qyteterimit eshte per fat te mire largim nga barbaria. Kjo nuk do te thote se problemet shmangen, ato vetem se behen te nje karakteri me te ndryshem e me kompleks, qe s’kuptohen dot nga Average Joe. Edhe levizja ludite me duket se e tille ishte pak a shume.

    Ketu do te shtoja prape ate qe kam thene disa here ne komentet e mia: nevojen e te qendruarit ne objektin e diskutimit. Edhe nese ke argumente te mira per paudhesite e kolonizimit te Amerikes, nuk mund te thuhen te gjitha sa here qe bie fjala per ndonje aspekt te Amerikes. Pra nese jemi duke folur per krahasimin mes motorrit Lamborghini dhe atij Maserati s’mund te themi çdo gje qe dime per Ferruccio Lamborghinin, familjen e te pareve te tij, apo te fqinjeve te tij. Duhet te qendrojme tek motorri de.

    Ne mbyllje me vjen keq qe edhe ne kete koment, ngjashmerisht me te kaluarin, kur i afrohesh fundit nuk i shpeton dot tundimit per te kaluar ne sharje, dicka si ato qe inglizi u thote “cheap shots”. Pra rrekemi te flasim per vizione dhe perdorim sharje si hajdute, vrases grash dhe femijesh, terroriste etj. Ose jemi duke folur per motorrat sic thame, dhe fillojme e shajme Ferruccio Lamborghinin si pijanik, mashtrues, kumarxhi e me the te thashe. Kjo s’me duket aspak e udhes.

    Kaq kisha per te thene. Gjithe te mirat!

    1. Nuk shoh ndonje arsye te vlefshme pse ti i merr per sharje kur flas per hajdute, vrases grash dhe femijesh, terroriste etj. Keto jane fakte historike te lidhura me kolonizimin, nuk jane sharje, aq me pak ne lidhje me ty, meqenese ti s’besoj te kesh ndonje lidhje me ngjarjet e shekujve 17-19.
      Ne fakt, une po them qe misionarizmi amerikan nuk pajtohet me faktet historike, prandaj gjithe ato metafora (ose jo) ne lidhje me driten, Zotin, kodren apo farin etj, duhen lene jashte nje diskutimi serioz.
      Aq me teper qe vijme nga nje regjim per te cilin Shqiperia ishte fanari boteror i marksizem-leninizmit, keshtu qe teorikisht duhet te jemi imunizuar ndaj metaforave qe lidhen me driten dhe njerezimin.

      M’ane tjeter Bushi propogandoi dhe beri luftera ne emer te demokracise dhe gjithe ketyre vlerave qe permend e u sha para e mbrapa, tani qe Trampi thote, t’i leme menjane keto muhabete dhe ”let’s talk business”, te njejtet qe i hidheshin ne fyt Bushit i hidhen ne fyt Trampit me argumentet e Bushit.
      Ka diçka qe nuk shkon, dakort qe Amerika ka 72 rryma, te cilat sigurisht qe edhe nderpriten apo kryqezohen shpesh me njera-tjetren, po kjo duket si historia e ariut, ujkut dhe kapeles ose historia e ujit dhe gomarit, i ke dhene uje gomarit, s’i ke dhene uje gomarit.

      Misionarizmi amerikan eshte tregues varferie i mendimit politik te atyre qe e propagandojne, ne kete rast pamundesise per ta perkthyer Zotin dhe Historine ne diçka me konkrete dhe afer nevojave te qytetareve amerikane.

      Persa i perket pozicionimit ne debat, vete misionarizmi eshte pozion moral ekstremist, keshtu qe nuk shoh se ku qendron problemi i pozicionimit tim, aq me teper kur anashkalove gjithe pjesen ku mund te flitej konkretisht apo likujdove duke u marre me shekujt.
      Ja po ta perseris prape, nuk shoh se me cilat argumente kundershtohet pohimi i Trampit se Amerika po del defiçit ne marredheniet me Europen. Nuk shoh se me cilat argumente kundershtohet parimi logjik i Trampit se per mbrojtjen Tende duhet te paguash Ti.
      Nga anashkalimi qe kryen, dikush (ne kete rast une), mund te dyshoje (dhe ne fakt dyshoj), se per ty keto kosto nqs jane reale, ia vlejne per qytetin mbi koder.
      Ketu kemi te bejme me nje qasje politike joracionale, nqs me racionale ne politike nenkuptojme mbrojtjen e interesave te polisit, me konkretisht te ekonomise politike ose publike te komunitetit njerezor qe perben polisin.

      Ti tani mund te merresh me sharjet, mund te heshtesh ose mund te argumentosh, zgjedhja eshte jotja.

  5. Asgjë s’mund të jetë më e ndryshme nga “Amerika në plan të parë”. Në vizionin tradicional Shtetet e Bashkuara janë aktori kryesor në një histori të drejtuar nga dora e Zotit që synon lirinë dhe lulëzimin e të gjithë botës. Në vizionin trumpian ato përqendrohen vetëm në interesin e qytetarëve të tyre të sotëm dhe synojnë thjesht pasurimin e tyre në një lojë konkurrence ku ka siç thamë vetëm fitues dhe humbës.

    Ernest, unë shoh disa probleme te kjo qasje që kundërvë american exceptionalism me doktrinën ekonomike dhe nacionale të Trump-it.

    Edhe pa i njohur fillimet dhe themeluesit e “veçanësisë amerikane”, duket qartazi që kështu si paraqitet ajo sot (edhe në shkrimin tuaj më lart), me ambicien për të qënë me ndikim global, american exceptionalism nuk mund të jetë gjë tjetër veçse pjesë e projektit amerikan për hegjemoni kulturore dhe, në një perspektivë më të gjerë, për hegjemoni të shumanshme globale: politike, ekonomike, ushtarake dhe kulturore. Kjo ambicie është e kuptueshme dhe e pranueshme për një (çdo) superfuqi dhe ajo pranohet, madje kërkohet, edhe nga vendet që i përkasin Perëndimit (kapitalizmi ka nevojë për një hegjemon që vendos rregullin ndërkombëtar dhe garanton funksionimin e sistemit, përndryshe çdo vend do të vepronte sipas motos “dy duar për një kokë!” në marrëdhëniet me tjetrin).

    Por problemi është që nuk mund të ketë hegjemoni politike, ushtarake apo kulturore pa hegjemoninë ekonomike. Shiko si përfundoi superfuqia tjetër konkurruese me Amerikën, ajo sovjetike, apo paraardhësja e saj britanike. Të dyja u fundosën pas rënies/kolapsit ekonomik. Ose shih rritjen e ndikimit politik dhe ushtarak të Kinës sot në botë, si pasojë direkte e shtimit të fuqisë dhe potencialit ekonomik të “Perandorisë së Qendrës” (si rregull, ndikimi kulturor këkon më shumë kohë dhe vjen më vonë). Që ekonomia amerikane nuk ka më sot atë pozitë që kishte para krizës së 2008-ës, për të mos folur për pozitën e plotfuqishme ekonomike globale amerikane të viteve ’90, kjo është e dukshme dhe e pranuar brenda dhe jashtë Amerikës. Kjo rënie është jo vetëm relative – me fuqizimin më të shpejtë të ekonomive të tjera bie dhe raporti i asaj amerikane ndaj tyre – por dhe absolute, në kuptimin e disbalancave masive dhe shumëvjeçare në tregtinë e ndërsjellë, në rënien e prodhimit dhe potencialit industrial, në krijimin e deficiteve të dyfishta (të brendshme/buxhetore dhe të jashtme të llogarisë korrente me pothuajse të gjitha vendet e tjera të zhvilluara, sidomos me Kinën), në rritjen galopante të borxhit publik dhe atij privat përtej niveleve të qëndrueshme etj.

    Këto probleme të ekonomisë amerikane në raportet me ekonomitë e tjera amplifikohen rëndshëm edhe nga problemi akut i pabarazisë sociale dhe i shpërndarjes drastike të mirëqënies në favor të një pjese të vogël të shoqërisë amerikane – establishmentit ekonomik-politik dhe segmentit të lartë të shtresës së mesme – dhe në varfërimin e shpejtë, për disa madje ekstrem, të shtresave të tjera shoqërore (“the deplorables”, “the 47%”, the opiod addicts etc.): të ardhurat mesatare reale, pra të korrigjuara për inflacionin, të punëtorëve amerikanë nuk janë rritur prej pothuajse 40 vitesh… mirëqënia dhe prosperiteti janë bërë fjalë të huaja për shumë amerikanë. Trump-i vetë është rezultat i këtyre zhvillimeve, është simptomë, jo shkak i problemit; kjo besoj duhet të jetë e qartë tashmë si për përkrahësit ashtu dhe për kundërshtarët e tij.

    Trump-i dhe doktrina e tij, primitive në pamje dhe agresive në mjetet dhe metodat që përdor dhe pa asnjë garanci që do të ketë sukses (nuk besoj te suksesi këtë për shumë arsye, në radhë të parë për shkak të karakterit të tij, një trap me llapën e madhe), synon pikërisht këtë rivendosje të hegjemonisë ekonomike amerikane. Nëse ka sukses, kjo do të mundësoj vazhdimin, mes të tjerash, edhe të veçanësisë amerikane (nëse jo, dhe kjo për mua ka më shumë gjasa që të ndodh, atij ka për t’i ngelur në derë…).

    Jo se s’mund të ketë veçanësi amerikane pa hegjemoni ekonomike, por pa atë veçanësia thjesht nuk i intereson shumë njerëzve jashtë Amerikës, por edhe brenda saj ajo do të ngelet një vanitet i establishmentit dhe i pak të privilegjuarve. Pa prosperitet dhe mirëqënie për qytetarët e vet, “Qyteti mbi kodër” (në shqip më duket se i shkon më mirë “Tempulli mbi kodër”) s’mund të ketë shkëlqim, e aq më pak “rrezatim”, për botën përreth…

    [PS. Shkruani që “Shtetet e Bashkuara janë aktori kryesor në një histori të drejtuar nga dora e Zotit që synon lirinë dhe lulëzimin e të gjithë botës” – në kapitalizëm, aq më shumë në Amerikë që është qendra e sistemit, krahas “dorës së Zotit” ka dhe një dorë të dytë: quhet “dora e padukshme e tregut”, për ta thënë me fjalët e Adam Smith, alias dëshira për fitim dhe pasurim. Për t’i thënë gjërat me emrin që kanë… :)]

  6. Gjilpera ke kapur disa pika interesante dhe do doja t’i shtoja ekuacionit edhe berthamoren e ideologjine.
    Qe prej berthamores, ose me mire doktrines Nikson-Kisinger te shkaterrimit te ndersjellte, lufta konvencionale kaloi ne plan te dyte si mjet per zgjerimin e influences. Megjithe nderhyrjet konvencionale amerikane ne Kuvajt, Bosnje,Kosove,Afganistan dhe Irak do te benin te mendoje se lufta konvencionale u rikthye si mjet i dores se pare, pas shembjes se BRSS-se, ne fakt te gjitha keto nderhyrje lidhen me vullnetin e popujve perkates ose te nje pjese te mire te popujve perkates per te qene nen influencen amerikane.

    Ky ne fakt eshte kyçi i pozicioneve te reja, nuk varen nga kapaciteti konvencional i nje shteti, konkretisht BRSS e viteve ’70 apo Kina e sotme, te cilat ishin/jane superiore ndaj Amerikes, por nga sa popujt jane te terhequr nga modeli i njerit shtet ose tjetrit. Berthamorja nxori jashte loje supremacine konvencionale, kuptohet duhet te kesh njefare kapaciteti konvencional perpos atij berthamor, ose projektim fuqie perndryshe nuk te respektojne fuqite rajonale si psh Irani.

    Pra Amerika mund t’i ruaje pozicionet apo te fitoje te reja me doktrinen Nikson-Kisinger, pa pasur nevoje per supremacine konvencionale me kusht qe te jete terheqese per popujt e ndryshem. Keshtu Kina nuk mund te beje asgje ndaj Tajvanit apo Korese se Jugut megjithese e ka kapacitetin konvencional per ta thyer Ameriken ne ato ujera, ashtu sikunder dje Bashkimi Sovjetik nuk mund t’i bente gje Europes, Lindjes se Mesme apo Korese se Jugut, megjithese kishte kapacitet qe mund t’i pushtonte ushtarakisht brenda pak kohesh.
    Ne fakt pa bomben berthamore, Amerika eshte shume larg per te ushtruar ndikim ndaj perbindeshave tokesore si Bashkimi Sovjektik apo Kina e sotme, te cilet kishin/kane edhe industrine edhe popullsine edhe pozicione gjeografike ne Boten e Vjeter.

    Ketu vjen ne ndihme roli i ideologjise dhe modelit politik e ekonomik. Ndersa demokracia liberale plotesoi detyrat ne pocizionet e reja europiane, ne fakt nuk sherben pothuaj per asgje ne zonat e tjera.
    Elitat jane me perkufizim elitiste, pra antidemokratike, keshtu qe do bejne ç’eshte e mundur per te mos i dhene pushtet popullit. Po keshtu Islami formeson nje tipologji te caktuar elitash, te cilat nuk mund te pranojne vlera te caktuara, te cilat ketej u mundesuan nga ateizmi ose laicizmi.

    Ne keto kushte, demokracia liberale eshte ideologji tashme e padobishme si mjet per kontrollin e zonave te reja apo mbajtjen e pozicioneve te vjetra psh Arabia Saudite as do t’ia dije fare per demokracine liberale.

    M’ane tjeter Kina me oligarkine e saj me parti unike po deshmon rezultate ekonomike. Oligarkia me parti unike eshte shume afer deshirave me intime te elitave politike dhe ekonomike ne gjithe boten. Modeli kinez respekton sovranitetin e shteteve, pra te oligarkive perkatese, nuk fut hundet ne punet e tyre te brendshme. Po ashtu kinezet anembane botes flasin vetem per biznes, ca ben ti ne shtepine tende eshte puna jote, ata duan te tregtojne e bejne biznes. Dyert i mbajne hapur per te gjithe ata te cilet nuk fusin hundet ne punet e kinezeve.

    Kjo pelqehet, sidomos nga oligarket e vendeve te tjera, nderkaq nuk le vend per ndjenja antikineze. Ne Europe ka me shume antiamerikanizem sesa antikinizem.

    Atehere cili eshte kuptimi i nje ideologjie, e cila veshtire se kalon kufijte e Europes ? Si mund te ndihmoje Ameriken nje ideologji e tille ne kontinentet e tjera, ku s’duan t’ia dine per te ? Pra, Amerika gjendet ne inferioritet te dyfishte, nuk ka kapacitetin konvencional dhe as ate ideologjik. Me keq akoma, po reduktohet kapaciteti i saj per te shitur Made in USA, meqenese malli qofte edhe me banali, nje televizor apo lavatriçe deshmon influence ekonomike, si qypat e poçet ne antikitet.

    Besoj se efektet e fitores ndaj komunizmit kane perfunduar, tashme duhet pare perpara dhe perpara ka shtete me oligarki nacionale, te cilat jane xheloze per pushtetin e tyre ne vendet perkatese, e duan sa me te plote dhe duan te fitojne sa me shume ne tregjet nderkombetare duke shitur mallrat e vendeve te tyre, per te mberritur nje dite tek torta e financave nderkombetare.
    Tashme eshte lufta per Azine. Kjo lufte kerkon qasje te reja dhe ka kosto te caktuara, te cilat Amerika nuk eshte me ne gjendje t’i paguaje, duke paguar njekohesisht edhe kostot per mbrojtjen e pasanikeve europiane nga perçapjet ruse.
    Nuk eshte rastesi qe sot Amerika ka dy fytyra ose i tregon botes dy fytyra, ashtu si Hyji Janus ne mitologjine romake, hyji i fillimit dhe i mbarimit, i se shkuares dhe te ardhmes, hyji i luftes dhe paqes, hyji i portes qe sheh si brenda si jashte.
    Tregon dy fytyra, por nuk eshte me e dyfytyrte, si ka qene deri me sot. Ky eshte fati i Amerikes, ose te jete Janusi i botes se sotme ose te zbythet nga shume pozicione qe ka.

    1. Hyllin, vetëm dy gjëra shkurtimisht, për tu mos u larguar shumë nga tema e shkrimit:
      Kina – qeveria dhe shteti kinez – janë ende në fazën e hapjes dhe zgjerimit të tregut për mallrat e industrisë kineze dhe për sigurimin e burimeve të lëndëve të para anembanë globit; ideologjia në marrëdhëniet me jashtë nuk u hynë në punë për momentin. Në këtë fazë të zhvillimit ecet ende me moton e Deng Xiaoping: “nuk ka rëndësi ngjyra e maces, rëndësi ka që të zë minjë”. Por ideologjia dhe ndikimi politik mund të vijnë në një fazë më të vonë.
      Te ideologjia unë do të shtoja dhe rolin negativ të neoliberalizmit në transformimin e ekonomive dhe shoqërive të Perëndimit në tre-katër dekadat e fundit, me pasojë diskretitimin e modelit perëndimor pas krizës që filloi në 2008/09, si model zhvillimi për vendet e tjera.

      1. Mos ki merak se nuk largohemi nga tema e shkrimit se te dyja konceptet e titullit, kuptohen vetem nese ka dy entitete Amerika dhe Bota, ndryshe roli i Amerikes ne bote.
        Pavaresisht qellimeve kineze eshte vete mekanizmi i fuqise qe i detyron shtetet e tjera te pershtaten. Problemi kinez, nqs mund ta quajme problem eshte se si me siper, modeli oligarkik me parti unike i Kines eshte i parapelqyeri nga elitat politike dhe ekonomike ne gjithe boten. Ne shume vende rolin e partise unike e luan nje president autoritar ose nje monarki autoritare.
        Nqs kap listen e vendeve te botes padyshim qe demokracia liberale eshte ideologji e model minoritar dhe me krizen e demokracise qe po has Perendimi efektet jane ne rritjen e liberalizmit i cili ne formen e kulluar eshte model oligarkik me parti unike ( ose edhe shumepartiake po qe jane produkt i se njejtes ideologji politike, pra pluralizem farse, si psh rasti i Shqiperise).

        Pra Kina ka avantazh ideologjik ndaj Amerikes, ne Azi po e po, por edhe ne kontinentet e tjera perveç Perendimit dhe cerkave te tij qe lagin kontinentet e tjera.
        Kjo perkthehet ne ate qe vendet e tjera, ose oligarkite e atyre vendeve jane te gatshme te bien ne preherin kinez, te keputen si molle te pjekura.

        Konflikti i pare mes demokracise dhe oligarkise/aristokracise ishte ai ne Greqine e lashte, i cili perfundoi siç e dime me humbjen e demokracise, nga goditjet spartane e maqedone fillimisht e derrmen romake perfundimisht.
        Nqs shohim sot boten, nuk eshte demokracia ajo qe ka rrethuar oligarkine (e modelet autoritariste qe ajo mbeshtet), por e kunderta. Me Bushin mori fund çdo ide qe demokracia do çaje ne bote e do mposhte oligarkine. Nderkaq lufta intelektuale per te ngritur vetedijen e masave boterore eshte e humbur si ide qe ne pikenisje.
        Demokracia liberale eshte perhapur me forcen e armeve, me prestigjin dhe armet anglo-franceze fillimisht e ato amerikane gjate e pas L2B deri ne ditet e sotme. Madje ka pasur edhe ka shume vende qe sado te jete investuar Amerika kane refuzuar kategorikisht demokracine liberale dhe e kane detyruar Ameriken te merrte masa te tjera per kontrollin e tyre.

        Shqiperia vete a nuk e nisi rrugen pas fitores amerikane ndaj Bashkimit Sovjetik , sikunder vendet e tjera te Lindjes komuniste ? E nisem per demokraci dhe ndertuam oligarki, aq sa edhe nje veting farse nuk arrijme te bejme dot, kaq thelle eshte strukturuar mentaliteti oligarkik saqe as farsat kunder tij nuk i gelltit dot.

        Nderkaq ne Perendim rrjedhja e demokracise ne favor te liberalizmit, nuk e favorizon aspak konceptin e demokracise ne kontinentet e tjera, keshtu qe si e shoh une kete pune pozicionet e demokracise ne bote jane ne pikiate dhe konflikti i neserm do jete mes oligarkike liberale dhe oligarkive nacionale, ku oligarkite nacionale kane avantazhin e sotem e te zoteruarit te shumices se shteteve dhe popullsise se botes.

        Ne kete kuptim, Kina nuk ka nevoje te investohet as ushtarakisht e as ne ndonje forme te mundshme ndikimsjellese, sepse elitat politike dhe ekonomike do te fillojne te rrotullojne vete rreth saj, sapo Kina te kape nje mase kritike ( e cila eshte me e ulet sa me shpejt rrjedh demokracia ne favor te liberalizmit ne Perendim).
        Nderkohe oligarkia ruse me fytyren dhe fjalet e Putinit, i kujton Botes se jane ata qe kane ende supremacine berthamore ne Toke,

        Amerika rrezikon te dale jashte loje ne disa zona pa shkrepur dot asnje pushke dhe mua me ha meraku per Shqiperine e Kosoven, jo per Average Joe, infrastrukturat amerikane, defiçitin amerikan dhe llogjet e Noam Chomsky-t ( sipas te cilit nderhyrja amerikane ne Kosove duhet te ndodhte pasi te ndodhte genocidi dhe spastrimi etnik e jo per ta parandaluar ate, meqenese genocidi ishte mundesi por jo fakt, pra mund edhe te mos ndodhte, rrjedhimisht duhej pritur sa te mbulohej Kosova me lumenj gjaku per te nderhyre)
        Nqs Trampi kerkon investimin e Europes per te frenuar Rusine, kjo lidhet direkt me Shqiperine e Kosoven dhe ata hajvanet e Europes o duhet te demostrojne se Trampi gabohet ose duhet te investojne. Kjo eshte çeshtje koke per ty e mua, ose te pakten per mua e shqiptaret ne Ballkan.
        Me siguri qe ne çeshtje koke, nuk pres te mahnitem nga sa te bukur, te ndritshem e te mrekullueshem jane banoret e qytetit mbi koder; si i thone italianet, non me ne puo fregar di meno.

        Ceshtja eshte a ka te drejte Trampi per kapacitetet amerikane ne frenimin e Rusise apo jo ? A e zgjidh kete problem doktrina e Amerika First ?

        1. […]mua me ha meraku per Shqiperine e Kosoven, jo per Average Joe, infrastrukturat amerikane, defiçitin amerikan […]

          Të kuptoj, por këto ne duhet të na interesojnë megjithatë. Trumpi dhe administrata e tij me politikat ekonomike kombëtare dhe ndërkombëtare që ndjekin, mua më ngjajnë me atë të zotin e shtëpisë që përpiqet të mbyll vrimat e gardhit nga ku i hyjnë hajdutët në shtëpi, por nuk kujdeset për çatinë që është gati për të rënë. Mbrojtja nga merkantilizmi – real apo imagjinar (për mendimin tim, shumë real) – i Kinës, BE-së, Meksikës dhe të tjerëve, është mbyllja e vrimave të gardhit; sistemi neoliberal-oligarkik dhe pabarazia sociale që ky sistem ka sjellë këto 40 vite për shumë qytetarë amerikanë, është çatia që po lëkundet.

          Tani, për ne që jemi jashtë gardhit – shqiptarët, evropianët, aleatët e Amerikës – dhe që shpresojmë që Oncle Sam të na vij për ndihmë kur të jemi të kërcënuar, neve duhet të na interesojë natyrisht që familja e tij, Xho dhe Xhoana Sixpack, ta kenë një çati mbi kokë (përndryshe kush do e bëj luftën?!) dhe jo – duke u rikthyer kështu te tema e Ernestit – dhe jo t’i tregojmë këta me gisht si njerëz që “s’kuptojnë”, apo t’i paternalizojmë si viktima të “lëvizjeve populiste”, apo t’u themi racistë se votuan Trump-in. Duke bërë kështu, kundërshtarët e Trump-it i bien shumë shkurt problemit, madje nuk e pranojnë që ka problem tjetër fare (sipas motos, Trump është problemi!) duke rrezikuar që pas tre vitesh Trump-i apo një tjetër si Trump-i të fitoj prapë. Është shumë kollaj të shajmë Trump-in dhe vizionet e tij si jo-amerikane, nacionaliste apo raciste, por më mirë do të ishte që të merreshim me shkaqet që çuan në fitoren Trump dhe me politikat e tij që, primitive në dukje, ndoshta nuk janë të gjitha dhe aq pa kuptim sa ç’thuhet.

          Një shembull për ilustrim, meqë u përmend “torta e globalizimit”: marrëdhëniet tregtare ndërkombëtare, që janë një nga themelet e globalizimit, midis dy vendeve konsiderohen me përfitim të dyanshëm (fair) kur importet dhe eksportet e ndërsjellta janë të balancuara për të dyja vendet. Domethënë çdo vend importon nga vendi tjetër aq sa edhe eksporton aty, në vlerë monetare. Natyrisht, jo çdo vit tregtia duhet të ketë një balancë të tillë, por përgjatë një periudhe kohore, po themi 5 apo 10 vjeçare, këto shkëmbime duhet të jenë të balancuara në total ose, të paktën, disbalanca duhet të shkoj drejt zvogëlimit (trendi ka rëndësi). Nëse një vend, si p.sh. Amerika, ka prej 30 vitesh një disbalancë masive në tregtinë e jashtme me vendet e tjera si Kina, Gjermania, Japonia, Meksika etj. dhe me trend rritës, këtu nuk mund të flitet më për fair game, as për situata win-win, por për disavantazh të pandershëm ndaj ekonomisë/vendit importues. Për Xhoin dhe Xhoanën që humbën vendin e punës në Rust Belt të Amerikës sepse fabrika u mbyll aty, për t’u hapur në Meksikë nga ku pastaj prodhohen makinat për t’u importuar mbrapsht në Amerikë, ky lloj globalizimi është medoemos një zero-sum game.

          1. Gjilpera, nuk ka ndonje rendesi te madhe nese tregtia nderkombetare eshte apo jo zero sum game.
            Edhe nqs nuk eshte zero sum game, nqs ne tregtojme dhe jane 1000 dollare, ti merr 900 une marr 100, une qe marr vetem 100 mendoj se ti qe fiton 900 je mashtrues.

            Ta zeme hipotezen qe tregu ka kapacitet maksimal 1000 dollaresh. Nqs ne bashkepunojme kapim 1000 dollaret, nqs nuk bashkepunojme kapim 900 dollare (apo 800, 700,600).
            Po tani ne keto 1000 ti merr 900 une marr 100. Te dy jemi fitim dhe tregu eshte ne kapacitet maksimal.
            Une te them, shiko nuk me intereson bashkepunimi dhe kapacitetet maksimale te tregut, por qe te fitoj 200 dollare, sepse interesi im eshte fitimi im me i madh.
            A ma ploteson kuoten qe te shkoje nga 100 ne 200 ?
            Ti mohon.
            Atehere une veproj vetem me shprese te kap 200, diference te cilen domosdo do e synoj nga kuotat e tua te fitimit.
            Nqs une e kap vertet 200 dollareshin une jam ne rregull me objektivat e mia dhe fitimet e mia. Nqs tregu ka rene nen kapacitetet maksimale, pra nga 1000 ne 900, atehere ty te kane rene edhe me shume fitimet , nga 900 qe kishe kur bashkepunoje ne 700.

            Pra ti nuk je ne gjendje te maksimizosh fitimet e tua pa bashkepunimin tim, ndersa une jam ne gjendje te maksimizoj fitimet e mia pa bashkepunimin tend. Keshtu ti per te mbajtur fitime te larta, ke nevoje per mua, duhet te paguash ose te perballosh kostot e mosbashkepunimit.

            Meqenese aktoret ekonomike supozohen racionale kur shohin interesat e tyre dhe perfitimin e tyre maksimal, atehere pse une duhet te kushtezohem ne perndjekjen e atij perfitimi nga nje koncept joshkencor si kapacitetet maksimale te tregut apo bashkepunimi paqesor qe pengon luften tregtare.
            Nqs une fitoj me shume bej jo 1 por 7 luftera tregtare.

            Pra, duhet te demostrosh qe une fitoj me shume kur bashkepunoj me ty, jo te me tregosh kapacitetet e tregut apo rreziqet e luftes me ty. Nqs ti e shtron diskutimin ne keto terma, atehere je duke u perpjekur te ma fusesh, cka me nxit akoma me shume per lufte tregtare.

            Dua te them qe zero sum game apo jo nuk ka rendesi, eshte e kote, sepse edhe sikur te jete loje win-win, çeshtja e kuotave te fitimit eshte gjithnje e rendesishme.

            1. Për të vazhduar mendimin: jo vetëm bilanci sasior është i rëndësishëm në tregtinë e jashtme midis dy vendeve por edhe ai cilësor (që ju e quani “kuota të fitimit”, unë i them vlerë e shtuar).

              Një raport tregtar në disbalancë masive dhe i vazhdueshëm në kohë është një fitim për vendin eksportues dhe një humbje për atë që importon. Ky deficit tregtar për importuesin ka vetëm dy mundësi për t’u financuar: ose nëpërmjet borxheve private dhe publike (të cilat duhet paguar prapë një ditë), siç është rasti i SHBA-ve sot, ose duke “eksportuar” njerëz – emigrantë – të cilët pastaj nisin para mbrapsht në vendet e tyre për të financuar blerjen e mallrave dhe shërbimeve të importit. Rasti tipik është Shqipëria, me pasojat që shohim sot në shkërmoqjen që i është bërë shoqërisë shqiptare nga emigracioni masiv (ashtu siç është masiv dhe dificiti në tregtinë e jashtme, tashmë që prej disa dekadash) dhe nga “specializimi” i vendit në rritjen dhe tregtinë e bimëve narkotike.

              Nëse një vend A eksporton patate me vlerë 100 dollarë te vendi B dhe blen makineri apo teknologji për 1000 dollarë nga B, diferenca prej 900 dollarësh për vendin A mund të financohet ose me borxh, ose me emigracion. Tani, teoria thotë që vendi i A duhet që të specializohet aty ku ky vend ka një “avantazh krahasues” me vendin B, pra të mbjellë më shumë patate në mënyrë që të shesë më shumë te B-ja dhe kështu të balancoj tregtinë e jashtme. Thotë teoria kështu! Por si t’ia bësh në praktikë kur vendi B (p.sh. BE-ja) i ka këllqet financiare për të subvencionuar fshtarët e vetë që ata jo vetëm të mbjellin patate për nevojat e tyre, pra që vendi të mos blejë patate nga A-ja, por edhe për të shitur patate nga B-ja te A-ja? A është fair kjo lloj tregtie? Si mund t’i themi tjetër këtij modeli tregtie të jashtme, veçse një zero-sum game?

              Rasti tjetër është kur bilanci tregtar është i balancuar, pra në shembullin më lart, kur A-ja shet patate te B-ja për 1000 dollarë dhe blen prej B-së teknologji po për 1000 dollarë. Në këtë rast të dyja vendet përfitojnë nga tregtia në terma monetare, sasiore, pra është një situatë win-win. Por e parë nga vlera e shtuar e mallrave që ato shkëmbëjnë, nga efektet jo-monetare të modelit ekonomik mbi shoqërinë përkatëse (shkollimi përkatës i popullsisë, zhvillimi i infrastrukturës, teknikës, i shkencës, krijimi i proceseve të reja etj) duket qartë që ka dhe një komponent cilësor te tregtia e ndërsjellë, edhe kur ajo është në balancë. Si shoqëri mund të jetosh shumë mirë edhe vetëm duke prodhuar dhe shitur patate apo banane; por progres dhe civilizim quhet diçka tjetër!

              Ps. Për të shmangur ndonjë keqkuptim: rrugëzgjidhja nuk është autarkia alla-hoxhiste – edhe në rastin kur tregtia nuk është fair, pra në rastin e deficitit masiv dhe afatgjatë tregtar, është me përfitim që vendi në deficit të vazhdoj tregtinë me vendet e tjera, por, nëpërmjet mbrojtes së përkohshme të prodhimit vendas – barrierave tarifore (doganat) dhe jo-tarifore, subvencioneve, kredive shtetërore për industrinë etj – dhe krijimit të kushteve për rritjen e added value për produktet dhe shërbimeve të veta – shkollimi dhe specializimi i popullsisë – të mundësoj kalimin ekonomisë në një shkallë më të lartë të value chain.

              Pps. Te shembulli i parë, me “Xhoin dhe Xhoanën” që humbën vendin e punës dhe që tani janë me ndihmë sociale, ose shesin hamburger te McDonald’s, apo mbledhin fasule soje për të eksportuar në Kinë (me një të tretën e rrogës kur punonin në fabrikë, kjo kuptohet), edhe aty ka një situatë win-win por vetëm për disa nga këta akrobatë të tregtisë: për korporatën/kapitalistin që e mbylli fabrikën në SHBA dhe e hapi në Meksikë dhe makinën e importon dhe e shet në Amrikë me fitim më të lartë se më parë (rroga e punëtorit meksikan është sa një e x-ta e atij amerikan, taksat janë më të ulta në Meksikë, standartet dhe kostot e ambientit po ashtu), për punëtorin meksikan që paguhet ndoshta sa dyfishi i bashkëqytetarëve të tij në punë tjera, për qeverinë meksikane me taksat që i paguan korporata amerikane – të gjithë këta janë në një situatë win-win (se kush e merr pjesën e luanit, dhe kush merr “kafenë”, kjo s’do shumë mend), por jo punëtorët amerikanë dhe as shteti/qeveria amerikane. (për ata që thonë se edhe punëtori amerikan përfiton si klient nga një çmim më ulët – ndoshta më i ulët! – i makinave të importit, pyetja është: me çfarë pune dhe rroge ka për ta paguar ai këtë, si i papunë apo si kamarier?!)

            2. Kjo çeshtja e avantazhit te krahasuar ne patate e domate eshte thjesht ushtrim intelektual, qe vazhdojne ta bejne sharlatanet, sepse ka qe ne vitet ’20 te shekullit te kaluar qe Amerika Latine pesoi katastrofe prej specializimit te saj ne produkte bujqesore, te cilat i shiste ne Europe. Europa investoi ne bujqesi, vuri sistemin e subvencioneve dhe e mori te tatepjeten gjithe Amerika Latine.
              Portugalia te shese vere Porto ne Angli dhe Anglia te shese lesh Cotswold-i ne Portugali, ja avantazhi i krahasuar tha Rikardo. Si perfundim, anglezet pinin vere, portugezet hanin lesh.

              Deficiti tregtar eshte hallke e domosdoshme, kur blen makineri e pajisje teknologjike, per te krijuar strukturen tende industriale dhe teknologjike, po te krijosh deficit tregtar me mallra konsumi eshte skandaloze.

              Mund te krijosh edhe deficit tregtar me mallra konsumi kur ke hyrje te bollshme nga investimet qe ke bere jashte, por te krijosh deficit tregtar me mallra konsumi kur investimi qe ke bere jashte jane krahet e punes qe ke eksportuar, kjo eshte kriminale.

              Nqs ne jemi skandaloze dhe kriminale me vetveten, heperhe amerikanet po paguajne deficitin me dhjamin financiar te krijuar shekullin e fundit. Aty problemet do dalin ne siperfaqe si ujerat e zeza kur te mbaroje dhjami financiar, prandaj flene gjume rehat nje pjese e madhe e amerikaneve.

              Ekuilibrat po prishen nga babezia gjermane dhe dinakeria kineze. Me cfaredo petku te vishen gjermanet, cfaredo maske te vene, i tradheton gjithnje babezia, nuk ka pasur asnjehere kufi babezia gjermane, ne çdo kontinent ne cfaredo profesioni, gjermani do e gjeje nje menyre te grabise gjene e tjetrit. Prit kur BE-ja te katandiset ne kufijte e MittleEuropa, me gjermanet qe do vazhdojne te kendojne si gjeli maje plehut.

              Kinezet me kurs kembimi fiks, e zhvleresojne monedhen e tyre sipas qejfit dhe kostot e inflacionit te tyre i paguajne gjithe vendet e tjera qe bejne tregti te lire me te. Po t’u vendoset si kusht per tregtine e lire qe ta bejne kursin fleksibel, qe varet nga tregu a do e pranojne me tregtine e lire ata ?

              Te drejtat e punetoreve ne Perendim po merren me qafe nga kostot e lira te punes se vendeve emergjente dhe emigranteve, nqs duan t’u rikthehen te drejtat dhe pagat e larta, domosdo qe do votojne per te tjere, me siguri jo per ato elita politike dhe ekonomike qe e nxjerrin fitimin e tyre ne kurriz te te drejtave te punetoreve perendimore.
              Demokracia dhe te drejtat e punetoreve jane qartazi ne konflikt me liberalizmin dhe te shpresojme se se shpejti do te kuptohet edhe ne Shqiperi.

            3. Bashkë me sharlatanët janë dhe hipokritët, ata që lumin e kaluan me lundër – me barriera, me proteksionizëm dhe me një shtet shumë aktiv në ekonomi derisa u industrializuan – por atyre që vijnë pas u këshillojnë që t’i hyjnë lumit me not ose, më mirë akoma, të rrinë në bregun që janë, në mizerje. Këta nuk bëjnë dot pa njeri-tjetrin: si misionarët e FMN-së në vitet ’90, ashtu dhe hipokritët e Brukselit sot, kanë nevojë për sharlatanët tanë, për ata që na bën peshqesh Terapinë e Shock-ut dje dhe për këta që s’durojnë dot sa të heqin çdo tarifë të fundit me Serbinë sot (madje ia rekomandojnë dhe Kosovës këtë, si rrugë suksesi!).

          2. Daje Semi mendon vete per familjen e tij, nuk besoj se ai ka nevoje qe te na haje meraku edhe neve qe nuk ekzistojme as ne alfabetin e tij te puneve te brendshme, jo me te jemi tekst.
            Nqs si thua ti Xhoi dhe Xhoana kane 40 vjet pa rritje page reale, atehere mund te rrine edhe 40 vjet te tjera, nuk duket te kene ndonje urgjence. Ne fund te fundit ai qe ben 2 pune mund te beje edhe 3, ne shekullin 19 njerezit punonin nga 12-15 ore dita.
            Po ky eshte problemi i Xhove, persa na takon neve, haraçi yne eshte detyrimi yne, jo sa ore punojne Xhote, apo nqs u mbyllet fabrika ku kane punuar 30 vjet dhe zhvendosen te bejne pjatalaresin ne ndonje restorant meksikan ne Nju Jork.

            Qendron ajo qe thua ti, se parimisht duhet te perbeje interes, po nqs jemi per status quo-ne ne bote atehere parimisht duhet te perbeje interes se çfare behet kudo, meqe status quo-ja eshte ekuiliber boteror, gje qe e gjej te pamundur meqenese kemi interesat dhe problemet tona personale, me te cilat na mbushet dita.
            Pra secili sheh interesat e veta dhe e ha meraku per hallet e veta, pastaj ç’e zuri njeriun dhe nuk e hoqi.

            Ne kete kuptim, per punet e brendshme te amerikaneve le t’i haje meraku ata, ne na dalin e teprojne hallet tona.

            Amerika nuk ka pozicione ne Shqiperi si eksportues dhe importues, ne pothuajse nuk bejme fare tregti me Ameriken, por ka pozicione si superfuqi ushtarake dhe influence ideologjike.
            Nqs ekonomia do ishte dominante per raportet mes paleve ne duhej te ishim nen kontrollin e Italise, meqenese eshte vendi i pare per import, per eksport dhe investime te huaja.

            Ekonomia ka rolin e vet, por jo detyrimisht dominant apo percaktues per raportin mes paleve.

            Shqiperia ka qene per 45 vjet ne Lufte te Ftohte me Ameriken dhe u mund sikunder gjithe Blloku Lindor. Pra ne jemi vend i mundur, madje kapitullim pa kushte, qe per arsye te Ligjit te Luftes kalojme nen kontrollin e fitimtarit, pra te Amerikes.
            Ky eshte raporti ne themel te marredhenieve shqiptaro-amerikane dhe prandaj raportet ekonomike mund te jene thuajse inekzistente dhe serisht Amerika te kete kontrollin e Shqiperise. Raport qe Amerika nuk e ka ta zeme me Zvicren apo Suedine sepse ato nuk kane qene ne lufte apo konflikt te ndonje lloji me Ameriken.

            Pavaresisht se ne bejme sikur e harrojme kete fakt, duke u perpjekur te genjejme veten me gjera te tjera (Willsoni, Kosova, demokracia), aq sa duket se i besojme edhe vete genjeshtrat qe themi, ne te vertete e dime fare mire se nuk behet shaka me miellin e amerikanit (dikur thuhej mielli i gjermanit).

            Pasi i rikujtojme vetes te vertetat eshte edhe fakt qe terheqja e Amerikes do te thote per ne kalimi nga nje dore tek tjetra dhe nuk me duket se dora tjeter, kushdo qofte, do jete me ndofare perfitimi per ne.

            Pra ne thelb jane konceptet e humbjes dhe perfitimit dhe eshte e qarte besoj, te pakten ne rastin tone se aspekti ekonomik ngre pak peshe.

            Mes dy ideologjive qe perplasen ne Amerike mua me duket se perfitimi me i madh na del me Amerika First, sepse kjo nuk do te cenonte aspak as kontrollin amerikan te Shqiperise e Kosoves dhe as rrugen e demokracise liberale duke qene se kontrolli amerikan mundesohet me ane te ideologjise demokratike dhe nuk ka pse te ndryshoje. Demokracia liberale si mjet amerikan kontrolli ka rezultuar efikas, shoqeria e do, paria ben sikur e kerkon, keshtu qe Amerika s’ka pse te ndryshoje ”kalin fitues” ( cavallo che vince non si cambia).

            Nga ana tjeter, tregtia e ndershme si hallke e re, per Shqiperine ka vetem fitim, sepse jemi duke u mbytur nga defiçitet tregtare qe sjell tregtia e lire, nuk reshtim dot se eksportuari krahe pune sepse nuk dalin llogarite finale pa valuten qe sjell emigracioni.Jemi ne nje situate purgatori financiar, nga e cila duhet te dalim dhe tregtia e ndershme qe perfshihet ne paketen Amerika First, mund te jete mjeti i duhur.

            1. E vërtetë, kalimi në një sistem tregtie më fair, me përfitim edhe për periferinë, si Shqipëria, është më i lehtë dhe më shpejtë kur fillon në qendër të sistemit. Problemi është nëse ky ndryshim shkon huq (nëse bëhet halldupçe, apo nëse degjeneron në një lufte tregtare të shumanëshme, apo më keq…)

            2. Me keq se kaq s’ka ku te shkoje. Shteti i Shqiperise ne 27 vjet ka nje kosto prej holokausti demografik, 1.7 milione ”te pagjendshem”, MIA (missed in action). Kjo eshte e papare ne analet e emigracionit europian(por besoj edhe boteror), 35-40% e popullsise brenda 27 vjetesh nuk ke ku e gjen askund ne histori, jane ritme prej spastrimi etnik. As pushtimi turk nuk ka sjelle nje katastrofe demografike te tille.
              Prandaj nuk besoj se kostot te tjera jane me te frikshme, aq me teper kur holokausti demografik vazhdon e do te vijoje me siguri derisa ti e une te kemi shkuar ne boten tjeter prej pleqerise, me tej s’kemi per ta marre vesh.

              Mbase rezultatet e zgjedhjeve te djeshme ne Itali do kene ndonje me efekt pozitiv me te shpejte edhe per ne. Italianet duket ta kene ndare mendjen kryeministri i ardhshem o nga M5S o nga Lega Nord. Nqs ne nuk ndalojme dot se u vetespastruari etnikisht prej ketij sistemi, do na ndih’ bota te kthejme timon’.

  7. Gjilpera, ju falenderoj per komentet konstruktive. Po pergjigjem shkurtimisht per nja dy pika kryesore.

    Se pari, nese merr parasysh historine e “veçanesise amerikane” dhe te “qytetit mbi koder” eshte zor ta shohesh ate si “pjese te projektit amerikan per hegjemoni kulturore….”. Kjo sepse fillimet e asaj historie, siç e kam thene ne artikull, shkojne tek kolonet e pare puritane ne shekullin XVII, kur s’kishte fare Shtete te Bashkuara. Me shume detaje per kete keni ne artikullin tim “Ideja e popullit te zgjedhur” botuar tek “Peizazhe te Fjales” me 16 janar 2017.

    Se dyti, kur flisni per hegjemonine ekonomike, keni te drejte ne mjaft pika, sepse ajo lidhjet me vizionin tradicional te Amerikes, por perseri mbetet nje teme e veçante. Liria e madhe ekonomike, pra ana idealiste, s’mund te mos ishte me ndikim ne fuqizimin ekonomik, etj.

    Se treti, edhe drejtimi nga “dora e Zotit” lidhet perseri me vizionit fillestar te besimtareve puritane, edhe ketu mund t’ju ndihmoje artikulli qe permenda. Koncepti nuk eshte perdorur per te maskuar “doren e padukshme” te Smith, por krahas saj, pra nuk jane e njejta gje.

    Kete postim po e nderpres ketu per te vazhduar me me poshte me nje pergjigje te perbashket pas komentit te Hyllin per komentin tuaj.

    1. Ne vazhdim te pergjigjes po them se gjithe toni i komenteve te tua Hyllin eshte shume i revoltuar, s’e kam shume te qarte perse e merr mundimin njeriu te komentoje nese eshte i sigurt se i di te gjitha. Po nejse.

      E thashe edhe ne postimin e meparshem qe nje rregull kryesor i debatit eshte qendrimi ne teme. Perdorimi i sharjeve apo epiteteve denigruese eshte kuturisje fare larg temes, kuturisje e tipit “to poison the well”. Ato, dmth sharjet, e kane gjithmone kete rol edhe pa iu drejtuar fare autorit.

      Qe te ta jap me ate krahasimin tim te preferuar per motorrat: nese ti je duke argumentuar qe Lamborghini eshte me i mire se Maserati, dhe une, qe jam i Maseratit, te them “Lamborghini s’eshte fare motorr po nje cope hekur qe nxjerr tym. Nuk eshte fare serioze per ty Hyllin ta mbrosh ate cope hekuri. Pastaj, si nuk e ditke ti se ç’birbo ka qene ai Ferruccio Lamborghini? Po parate me te cilat financoi ate palo shpikje nuk e ditke qe ja kish vjedhur komshies se tij vejushes LaMalfa? ….etj etj”. Ti me siguri do ngrije supet e do thoshe “Po ketu s’po flasim per moralin e Ferruccios mor vella, kjo s’ka lidhje me cilesine e motorrit”. Pikerisht, e prandaj paralelin me diskutimin tone po te le ta gjesh vete.

      Ate thenien qe “misionarizmi amerikan nuk pajtohet me faktet historike prandaj metaforat duhen lene menjane” nuk di se ku e ke gjetur, por per mendimin tim ka po ate vlere sa “nje cope hekur qe nxjerr tym” ne krahasimin tim me lart.

      Po ashtu edhe per te ashtuquajturen “varferi te mendimit politik te atyre qe e propagandojne”. Ketu argumentin e ke me Tocqueville, me Woodrow Wilson (ai me statujen ne Tirane), me Ronald Reagan (ai i murit te Berlinit), me Bill Clinton (ai me statujen ne Prishtine) e me shume te tjere, pra une kot sa te hyj atje.

      Pastaj thua qe “misionarizmi eshte pozicion moral ekstremist” dhe kuptimin e kesaj nuk besoj se e merr vesh njeri tjeter perveç teje, prandaj shiko prape copen e hekurit me lart.

      Ndersa per argumentet rreth anes ekonomike, qe ngre edhe Dr. Gjilpera, e qe Hyllin i permbledh ne ate qe “Amerika po del deficit”, mund t’u drejtohemi mbrojtesve te globalizmit. Ata argumentojne qe idealet e lirise te zbatuara ne vendet ku amerikanet kane perkrahur demokracine, kane çuar ne hapjen e dyerve ndaj investimeve amerikane, nga te cilat Amerika ka fituar kaq e aq, dhe po ashtu edhe te tjeret kane fituar. Per globalistet torta mund te zmadhohet vazhdimisht dhe te gjithe mund te marrin me shume, per trumpistat torta eshte ajo qe eshte, po fitova une do humbasesh ti, dmth nje “zero sum game”. Globalistet po ashtu thone se bota ka qene dikur individualiste dhe ka perjetuar katastrofa te palakmueshme, prandaj globalizmi eshte e ardhmja.

      Te dyja pikepamjet kane vend per t’u diskutuar dhe nuk eshte konstruktive te perkrahim njerin pozicion 100 perqind e te themi se te gjithe ata qe favorizojne pozicionin tjeter jane joserioze, joracionale, budallenj, apo te paguar nga Rothschild, nga Asfalia greke, nga UDB jugosllave, apo nga te gjithe keta bashke.

      Per komentin e fundit te Hyllin do thosha se eshte perseri deshmi e tezes time se nuk mund te futet çdo gje qe dime per Ameriken ne çdo debat qe degjojme per aspekte te ndryshme te historise, kultures, apo shoqerise amerikane. Diskutimet rreth pozicionit relativ te Amerikes kundrejt Rusise e Kines jane te rendesishme, por mbeten tema te ndryshme nga kjo e vizioneve per te cilat e nisa une.

      Po aq te rendesishme jane edhe temat e tjera te cekura si: roli i demokracise liberale ne boten moderne, ndjenjat saudite ndaj demokracise liberale, ç’dime per perbindshat tokesore si Rusia apo Kina e sotme, elitat ne Islam, si te mberrijme tek torta e financave nderkombetare, qypat e Kartagjenes si perçuese te Luftrave Punike, ç’dijme per Hyjin Janus dhe zbythjen e tij, etj, etj.

      Problemi i perbashket i ketyre temave? Nuk kane lidhje me diskutimin fillestar rreth dy vizioneve.

      Falenderime e gjithe te mirat!

      1. Ernesto ti vlla historine e mesoke nga propagandat politike nder shekuj. Po te ishe ne kohen e Romes do thoje qe Romen e hante meraku per lirine e popujve, se ashtu i benin lufterat ata, per lirine e popujve. Po edhe athinasit demokrate keshtu me propaganden e lirise se shteteve greke e nisen rrugen per supremaci ne Greqi me Lidhjen demokratike e Delosit.
        Po dogma e lirise se popujve nuk ka nisur e as do bitiset me Ameriken, keshtu qe hiqi syzet e diellit te shohesh me mire, se muzgu ra.

        Une te pyeta konkretisht, ti zgjodhe te merresh me sharjet e me sjellje prej edukatoreje kopshti, Me trego tani perrallen e ujkut dhe kecave qe te me vesh ne gjume.

    2. Përshëndetje Ernest. “Veçanësia amerikane” dhe “qyteti mbi kodër” mund t’i kenë rrënjët kristiane natyrisht, te kolonët e parë puritanë, dhe besoj se ky interpretim është edhe sot një pjesë integrale e besimit kristian në Amerikë, por këto koncepte kanë evoluar me kohën, me zhvillimin dhe kthimin e Amerikës në hegjemon global, duke bërë që krahas elementit besimtar ato të kenë sot dhe një element kulturor, misionar (të fortë madje, dor të shtoja) që shkon përtej kufinjve amerikanë dhe me ambicie globale. Me sytë e një jo-amerikani këto koncepte shihen si elemente përbërëse të asaj që quhet “the american way of life” dhe të “soft power” të Amerikës, të cilat pastaj kërkojnë dhe një “hard power” për t’u amplifikuar globalisht.

      Jam i një mendjeje kur thoni që “liria e madhe ekonomike, pra ana idealiste, s’mund të mos ishte me ndikim në fuqizimin ekonomik”; të dyja sferat, ajo ideale, (që ju e quani “dora e Zotit”, unë e quaj vlerat morale, etike dhe normat sociale mbi të cilat ngrihet dhe funksionon një shoqëri civile) dhe ajo reale (ekonomia, “dora e padukshme e tregut”) pra të dyja janë të dallueshme qartë nga njera-tjetra, por dhe nuk bëjnë dot pa njëra-tjetrën në një shoqëri kapitaliste. Një “qytet mbi kodër” në mjerim nuk i duhet njeriu; një kapitalizëm pa moral, pa rregulla dhe norma sociale është anarki ose despoti, një mjerim më vete gjithashtu. Puna është, si të gjesh balancën e duhur midis të dyjave…

  8. Zgjedhja e Trump eshte vecse nje simptome e degradimit to shoqerise Amerikane, e shkaktuar nga rryma te nendheshme shoqerore qe kane disa dekada qe veprojne. Duke filluar nga shkollat, fabrikat e mendimit te nje shoqerie, te cilat ne Amerike me perjashtim te disa universiteteve ne aresimin e larte jane ne nivel shume poshte standartit te nje vendi te botes se pare. Infrastruktura dhe qytetet e medha ne Amerike jane poashtu poshte standarteve, ku sidomos qytete kyce per industri strategjike Si New York e San Francisco, kane probleme te medha ne cmimet marramendese te shtepive dhe me mbajtjen e talenteve te reja qe zhvendosen ne keto qytete ne fillim te karrieres pjeserisht nga zoning laws te dala kohe si dhe levizjet qytetare konservuese te cilat i limitojne te zhvillohen serish ne nivel boteror dhe te evoluojne.

    Degradimi i dukshem ne komunikimin publik nga ana tjeter filloi me zgjedhjen e Obames, i cili duke qene afro-amerikan shkaktoi nxjerrjen ne drite te elementeve me retrogresive te konservatizmit amerikan, tea-party etj, te cilet kane qene gjithnje aty, por asnjehere me fuqi politike. Hapja e atij kapaku nga konservativet ishte dhe fundi i moderimit dhe shpreses se Amerika mund te beje ndonje kthese te qenesishme ne rrugen qe ka marre te degradimit te shkollave dhe infrastruktures, kerkimit shkencor dhe rritjen a pabarazise. Nese kisha pak shprese se diskursi do te behej me pak ideologjik e me i moderuar pas Obames ajo shprese u shuajt. Eshte per te ardhur keq por ne thelb problemi eshte se partia e Lincolnit eshte e marre peng nga ekstremiste dhe frauds prej dekadash, nga kjo vijne pastaj deadlocks ne Kongress ne tema te rendesishme si Emigracioni prej mbi 20-vitesh, ku e pakta 4 presidente kane bere perpjekje per ta zgjidhur dhe te gjithe kane deshtuar.

    Me qellon te jem prane rivalitetit te saponisur midis Kines dhe Amerikes ne fushen A.I. industri kyce qe ka filluar qe tani, vetem 4-5 vjet pas nje rivitalizimi te habitshem, te ndryshoje elemente te shoqerive, industrise dhe infrastruktures. Amerika ka akoma avantazhin por ajo qe me duhet te konstatoj eshte se cfare kataklizme eshte zgjedhja e Trump per kete beteje qe mund te luaje rol kyc ne rendin boteror te shekullit. I them me shaka kolegeve qe me kete president dhe demet qe po i shkakton vendit te tij dhe konkurrences me Kinen do te perfundojme brenda 15 vjeteve te bejme gjimnastike para oborrit te punes sic benim ne kohen e Enverit me pershendetjet e perzemerta te comrade Mao dhe revolucionit kulturor kinez. Amerika nuk mund ti lejoje vetes nje president hajvan dhe inkonsistent ne keto kohera kritike dhe rigjallerimi te luftes se ftohte, por fatkeqesisht…

    1. Zgjedhja e Trump eshte vecse nje simptome e degradimit to shoqerise Amerikane, e shkaktuar nga rryma te nendheshme shoqerore qe kane disa dekada qe veprojne.

      Aspak e nëndheshme, por rrymë e hapur dhe e dukshme për të gjithë. Quhet neoliberalizëm dhe vepron prej pothuajse katër dekadash. Mori me vete kohezionin social bashkë me industrinë, infrastrukturën, arsimin, shëndetësinë, financat, sindikatat, partitë dhe sistemin politik. Solli Trump-in!

  9. Nga vetjakja shkohet drejt interesave te perbashketa dhe jo anasjelltas.
    Nuk besoj se ka ndonje katalizator me te fuqishem se sa interesi personal. Cdo gje tjeter eshte (e) genjeshter, pavaresisht nga ngjyra.

    “When I am a king – as king I will be…. the first we do, let’s kill all the layers..” – tha.
    Trump eshte Dick the Butcher. Nese jo Trump, do te ishte e do te jete dikush tjeter si ai.

    https://fredoneverything.org/kids-then-and-now/

  10. Gjilpera : Bashkë me sharlatanët janë dhe hipokritët, ata që lumin e kaluan me lundër – me barriera, me proteksionizëm dhe me një shtet shumë aktiv në ekonomi derisa u industrializuan – por atyre që vijnë pas u këshillojnë që t’i hyjnë lumit me not ose, më mirë akoma, të rrinë në bregun që janë, në mizerje.

    Po sigurisht sepse kane problemin e mbiprodhimit, kriza e madhe e 1929 vertetoi ate qe kishte shprehur Marksi, se kapitalizmi duke ndjekur maksimizimin e fitimit shkon tek mbiprodhimi, prandaj i duhet te shkaterroje qe te rindertoje ose duhet te beje lufte te eger per tregje.

    Cfare ndodh me domatet e qepet ne Shqiperi ? Rritet çmimi sivjet, vitin tjeter ka mbiprodhim. Duhen tregje, tregje s’ka se t’i bllokon italiani ne dogane, se s’kane çertificata apo me burokraci per te vonuar hyrjen, kur jepet leja, ato jane prishur ose kane humbur vleren.

    Prandaj hipokritet qe permend ti, e kaluan lumin me trapa, po i hoqen trapat se thone trapat jeni ju vete.

    Nuk duhet te prodhojme sepse ata skane nga e shesin prodhimin e tyre, eshte e thjeshte si buka me djathe, Duhet t’i dedikohemi eksportit te krahut te punes qe te blejme mallrat e tyre qe s’dine nga t’i plasin, perfshire edhe makinat e tyre te perdorura dhe mbetjet e magazinave. Per keto te fundit u paguajne edhe subvencione per eksport, qe vitin e ardhshem prodhuesit e tyre te mos ulin prodhimin e te shkaktojne keshtu efektin zinxhir, papunesi, kosto te asistences sociale, renie te investimeve dhe efekte te tjera financiare.

    Ne tani, meqe permende edhe Serbine e tarifat, ne projektin e tyre per te futur Serbine ne BE (bashke me Malin e Zi do jene zgjerimi i fundit), jemi viktima e parapercaktuar per te marre mbeturinat serbe dhe per te stimuluar prodhimin serb, i cili do te subvencionohet nga BE-ja. Keshtu shpiken Jugosllavine e re, ose hapesiren e tregtise se lire te Ballkanit Perendimor, qe te na e ngopin edhe serbet, se deri tani ishin mangut.

    Ketu jane per t’u rikthyer edhe njehere vargjet e Fishtes; Uh! Evrope, ti kurva e motit, qi i re mohit beses e Zotit, po a ky asht shenji i qytetnis, me i pornoizue trojet e Shqipnis, per me mbajt’ klyshet e Rusis’.

    Meqenese me keto mend qe kemi, nuk kemi ç’u bejme europianeve, heperhe ngelet tifoja per Trampin, i cili thote se mban nje ”big stick”; shpresojme t’i pornoizoje ai europianet.

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin