MIKU LEOGRANDE

Hidhërim i madh: vdiq papritur dhe në moshë të re shkrimtari italian Alessandro Leogrande – i mirënjohur edhe në Shqipëri.

E kisha mik dhe kishim bashkëpunuar disa herë.

Libri i tij për fatkeqësinë e Otrantos u përcoll me interes të madh në një nga Panairet e Librit në Tiranë.

Pikëllim për mua, por humbje e ndjeshme për kulturën, edhe italiane edhe shqiptare.

Simpatinë e tij për Shqipërinë dhe peripecitë e shqiptarëve pas 1990-ës nuk arritëm dot kurrë ta kuptojmë dhe ta vlerësojmë.

Do ta kujtoj gjithnjë me mall, dhe me keqardhjen që nuk arrita dot të kaloj më shumë kohë me këtë njeri të mençur, të ndjeshëm dhe të dashur.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin