VELIAJ MË DYSH

Boldnews.al, një portal që deri më tash nuk e njihja, ka botuar një raport të titulluar “Mashtrimet e Veliajt”, sipas të cilit kryebashkiaku i Tiranës, gjithë duke qenë me pushime ose duke udhëtuar larg kryeqytetit, është shfaqur rregullisht në lajmet televizive të ditës.

Po t’i besojmë këtij raporti, të cilin Boldnews.al thotë se e ka bazuar në hyrje-daljet e sistemit TIMS, nga data 28 korrik deri më 19 gusht 2017 Veliaj ka qëndruar për 15 ditë jashtë Shqipërisë, por është shfaqur plot 18 herë duke ndjekur punime të ndryshme në Tiranë.

Kështu, midis datave 28 korrik dhe 3 gusht Veliaj ka qenë jashtë Shqipërisë, por ka dalë plot 8 herë në Top Channel, si i pranishëm në aktivitete dhe përurime të ndryshme.

Raporti jep edhe lidhjet përkatëse.

Duke i parë kronikat e referuara në këto lidhje, konstatohet lehtë se atje nuk përmenden data por vetëm vende; dhe se aktivitetet përkatëse paraqiten si të “stakuara” nga kalendari.

Megjithatë, që të mund të flitet për mashtrim të publikut, duhet të plotësohen disa kushte elementare – për shembull, që publiku të supozojë se (1) kronikat e lajmeve u referohen doemos ngjarjeve të datës kur jepet lajmi dhe se (2) Veliaj personazh televiziv është refleksi besnik dhe pasiv i Veliajt njeri real.

Po t’i vëmë në pikëpyetje këto supozime, atëherë na hapet parasysh një pamje tjetër. Sepse, në fakt, këto kronika televizive pasqyrojnë besnikërisht një ngjarje që ka ndodhur vërtet, por e bëjnë këtë duke e zhvendosur ngjarjen në kohë, ose duke e çankoruar nga kalendari real, me bindjen se publiku do të ndjekë verbërisht supozimin (1).

Për shembull, Veliaj përuron një park fëmijësh në Kombinat më dt. 22; kronikën përkatëse e jep një kanal televiziv më dt. 28, pa e lidhur në mënyrë eksplicite me ndonjë datë të caktuar. Publiku kujton se përurimi ka ndodhur më datë 22, edhe pse kjo nuk është thënë gjëkundi.

Kronika i përgjigjet realitetit, pavarësisht nga zhvendosja në kohë; dhe manipulimi e arrin synimin, sepse publiku i beson aktualitetit të lajmit.

Në fakt, ankorimi në kohë është pjesë integrale, jo opsionale e çdo lajmi dhe e çdo kronike; dhe nëse nuk specifikohet ndonjë datë, atëherë publiku ka të drejtë të supozojë se kronika i referohet ditës kur transmetohet.

Kjo e fundit është pjesë e marrëveshjes së heshtur midis publikut dhe medias, e cila marrëveshje i jep besueshmëri lajmit; propaganda abuzon pikërisht me këtë marrëveshje, për synimet e veta.

Nëse e shkelin këtë pakt, atëherë mediat dashur pa dashur e ndajnë kohën më dysh – duke krijuar një kalendar ngjarjesh “televizive” i cili nuk përkon me kalendarin e ngjarjeve “reale.”

Dhe ky dyzim i kalendarit, si kohë e ankoruar, bën që edhe vetë personaliteti i Kryebashkiakut të Tiranës të dyzohet – meqë tashmë publiku konsumon dhe sinkronizohet me Veliajn televiziv, i cili nuk i përket më të njëjtit realitet me Veliajn real.

Pyetja që duhet bërë këtu është se kush është pikërisht Kryebashkiak i Tiranës: ai i vërteti, apo ai që del në televizion? Sa kohë që lidhja ose raporti midis këtyre nuk është më i natyrshëm; sa kohë që Veliaj televiziv fiton një lloj autonomie ndaj atij realit, atëherë ajo pyetje kërkon përgjigje.

Unë nuk besoj se kjo që ka ndodhur mund të quhet “mashtrim”; meqë shkon më thellë se kaq. Marifetet e kanaleve televizive, që transmetojnë dhe aktualizojnë lajme a kronika të paketuara, pa datë skadimi, në fakt të shtyjnë të mendosh për një ndryshim të vetë misionit të mediave, të cilat tani jo vetëm informojnë, por edhe e krijojnë vetë realitetin.

Dhe meqë lajmet për këto kronika e tregojnë Kryebashkiakun në ballë të punëve, edhe kur ai gjendet në fakt në anën tjetër të globit, atëherë mund të flasim për infomercializim të lajmit; meqë funksioni kryesor i këtij lloj informimi nuk është më të ndihmojë komunikimin e publikut të mediave me botën reale, por të promovojë dhe propagandojë një imazh të caktuar, për subjektin e paraqitur në ekran.

Brenda këtij skenari, Veliaj nuk është aq njeri i gjallë si ti dhe si unë, sa ç’është rol që merr trajtë që gjatë prodhimit të lajmit; me paramendimin që ky do të shërbejë për ta mbajtur të çankoruar Kryebashkiakun televiziv nga realiteti, sipas nevojave politike.

Ajo çfarë ndodh, pra, është produksion i mirëfilltë i një reality show. Mu për këtë arsye, koha se kur ndodh një event dhe kur bëhet regjistrimi televiziv përkatës është e pabashkëmatshme me kohën se kur transmetohet kronika televizive.

Regjistrimi i përket ende kalendarit real; ndërsa transmetimi kalendarit të përditshmërisë politike.

Aq më e vërtetë është kjo, në rrethanat kur vetë ngjarja – për shembull përurimi i parkut nga Veliaj – nuk është veçse efekt anësor i dëshiruar i nevojës për ta pasur dhe për ta përdorur kronikën përkatëse. Sikur të mos ndiqej hap pas hapi prej kamerave dhe fotografëve, vështirë se Kryebashkiaku do ta kish toleruar dot axhendën kaq të ngjeshur të përurimeve dhe të vizitave në kantieret.

Dua të them se, si çdo politikan profesionist, edhe Veliaj e kryen detyrën e vet si Kryebashkiak jo vetëm për të mbajtur premtimet që u ka dhënë zgjedhësve dhe betimin që ka bërë me marrjen e detyrës, por edhe si rol në skenën mediatike (TV, fotografi, Internet), pra për të promovuar veten, ose si personazh i reality show-t të pushtetit.

Atij gjithashtu i duhet ta ruajë kontaktin e përditshëm jo me zgjedhësit në kuptimin tradicional të fjalës, por me publikun e performancave të tij politike, sepse nesër votën do t’ia kërkojë pikërisht këtij publiku, të riprodhuar rishtas me çdo kronikë televizive suksesi.

Të njëjtën gjë bën, në rrethana të tjera, edhe kryeministri Rama me praninë e tij frenetike në Facebook, duke u dhuruar ndërvepruesve gjithfarësh përshtypjen a iluzionin se po komunikojnë vërtet me liderin.

Nuk besoj se duhet të flasim patjetër, në këto raste, për gënjeshtra e mashtrime, gënjeshtarë e mashtrues; pse ashtu nuk do të kuptonim dot funksionin që luajnë sot mediat në produksionin e pushtetit. Ndoshta më mirë të mësohemi me idenë se çfarë shohim në ekran nuk i përgjigjet më realitetit, por vetëm sa e zëvendëson.

(c) Peizazhe të fjalës. Lutemi, mos e vidhni shkrimin.

26 Komente

  1. [Gaslighting is a form of manipulation that seeks to sow seeds of doubt in a targeted individual or members of a group, hoping to make targets question their own memory, perception, and sanity. Using persistent denial, misdirection, contradiction, and lying, it attempts to destabilize the target and delegitimize the target’s belief.[1][2]

    Instances may range from the denial by an abuser that previous abusive incidents ever occurred up to the staging of bizarre events by the abuser with the intention of disorienting the victim. The term owes its origin to a 1938 play Gas Light and its 1944 film adaptation. The term has been used in clinical and research literature,[3][4] as well as in political commentary.]

    Po e le ne anglisht meqe Veliaj & Co. jane me te ndjeshem qe imazhin ta kurojne ne anglisht e pastaj ta perkthejne per publikun shqiptar.

  2. Njerezit me pushtet, kryesisht mbreterit, perpiqeshin te dalloheshin ne lufte e diplomaci, ne ekonomi e prerje monedhash ose ne arkitekture. Nga keta te fundit, Ramsesi 2 mbahet si nje nga ndertuesit por edhe hajdutet me te medhenj te puneve te te tjereve. Shtonte diku ca kolona i vinte emrin nderteses, bente rikonstruksion i vinte emrin e me radhe.

    Lali Eri duket te kete vesin e Ramsesit per te vjedhur, por jo virtytin per te ndertuar. Shumica derrmuese e kronikave jane te tipit, ne filan kopsht u be nje rikonstruksion ose ne filan rruge u krye nje rikonstruksion. Nqs ne nje kopsht vendoset te nderrohen pllakat e banonjve atehere Lali Eri eshte atje bashke me kameramanin e tij, po ashtu mbulimi i ca gropave dhe vijezimi i nje rruge tretesore eshte motiv qe Lali Eri te zgjohet qe me nate.
    Duket se ky individ punon me shume se gjithe ministrat, kryebashkiaket e drejtoret e agjensive kombetare te mbledhur se bashku, çka duhet ta shtyje Ramen t’i heqe te gjithe nga puna ose t’i thote Lali Erit, Mjaft dole ne televizor per dy peme te mbjella se ma nxore gjithe administraten te leshte, per te perdorur nje perkufizim te vete Rames per diplomacine shqiptare.

    Ka nje lidhje te çuditshme mes perfundimit te Parmenidit se realiteti eshte ne thelb nje iluzion dhe politikanit qe arrin te shese me sukses iluzione. Nqs realiteti politik ne rastin tone do te ishte vertete racional, nuk do te kish sesi te ekzistonte Paradoksi i Lali Erit, ne te njejten kohe te gjendej ne dy vende te ndryshme, sepse çdo njeri me logjike normale do te irritohej me kete iluzionist.

    Per mendimin tim Paradoksi i Lali Erit perben nje pershtatje te sotme te konceptit te ”ubiquita” me konkretisht ”bilocazione”, sepse ”ubiquita” ose i kudondodhur apo kudogjendur eshte nje veti e Zotit, ndersa dyzimi vendor gjendej ne shume fe, ka shenjtore sikunder ka edhe sozi pushtetaresh.
    Zoti per te kryer gjithe funksionet qe i mvesh njerezia duhet te jete doemos i kudogjendur dhe i kudogjendshem, nderkaq njerezit mund te kene vetem dyzim vendor apo dygjendshmeri, çka per njerezine perben nje mrekulli, nje veti te shenjte.

    Paradoksi i Lali Erit eshte interesant sepse mund te verejme deri ku mberrin budalleku ose irracionaliteti politik i njerezve, kuptohet jo i kryebashkiakut, por i atyre qe e mbeshtesin politikisht dhe e justifikojne kete veti te shenjte.
    Ne kohe te tjera do te mbahej per njeri te shenjte ose si magjistar, ne kohet e sotme nuk di nese mund te quhet sharlatan, mashtrues apo gjeni politik. Fakti qe midis gjeniut politik dhe sharlatanit nuk ka ndonje dallim te madh, çeshtje kendveshtrimi, deshmon se shoqeria ka probleme te medha me ekuilibrin mendor ose eshte pre e skicofrenise politike.

  3. Me duket se me shqetsues ketu nuk eshte kryebashkiaku (çfaredo te thuash per te eshte e veshtire t’i shtosh gjesendi asaj qe eshte thene deri tani), por pushteti i fuqishem qe ai ka mbi mediat, qe te japin pershtypjen e nje koneje te bindur qe jo vetem nxitojne te ndjekin dhe transmetojne çdo aktivitet te personit ne fjale, si te ishte fjala per nje tv lokale qe mbahet me fondet e bashkise, por edhe te manipulojne publikun deri ne ate pike sa marrin persiper te krijojne nje lloj holograme qe zhvendoset ne kohe te njeriut tone politik. Nje nenshtrim i tille poshtrues per profesionin e gazetarit, tregon se Topi ka hyre ne nje terren te pashkelur deri tani, ne ate te bashkepunimit me politiken ne manipulimin e publikut.

  4. ky eshte i njejti person qe u kap mat teksa drekonte me prokurorin qe normalisht duhet ta pyeste si fajtor direkt ose qofte dhe indirekt ne nje krim. Dhe u mjaftua me nje sqarim se ishte takim rastesor.
    I njejti person mbahet mend per letren flagrante nisur ambasadave te huaja ne Tirane per nje “krim mizor nga njerezit e Berishes” qe rezultoi me dhunimin e nje femre shtatzene. Komedia qe vijoi me pas pati cdo gje brenda pervec pergenjeshtrimit publik dhe faljes se kerkuar nga Veliaj.
    Para pak ditesh, i njejti person u be qesharak me foto marre diku ne Amerike dhe te paraqitura si te marra ne Tiranen e zbukuruar prej tij. Faji ju la stafit qe kish kapercyer limitin e “entuziasmit”

  5. I vetmi avantazh i ketij personit qe mbahet mend “për letren flagrante nisur ambasadave për nje krim mizor nga njerezit e Berishes” eshte se ky i fundit mbahet mend se si palosi mizorisht ne mes të bulevardit 4 njerez të pafajshem.

    1. eshte ca e veshtire te dalesh ne konkluzione nisur nga ajo qe do mund te ndodhte me vone.
      Sepse ti kete po thua; genjeu atehere dhe preferoi te behej qesharak e te mos e pergenjeshtronte por historia i dha te drejte ne ngjarje te tjera.
      Ky ka provuar qe nuk ka turp te genjeje 1 here, 2 here, disa here. Mes 2 genjeshtareve une nuk zgjedh dot

        1. te kuptova ore, si jo?
          Ky eshte stili i kercimit nga njera dege ne tjetren. Qe dmth se kur flasim per genjeshtarin Veliaj, me stil e kalojme vemendjen te vrasesi Berishe. Stil i njohur ky po ca i dale boje

          1. Jo jo, nuk eshte ‘kercim’. Eshte kalim nga nje regjim (nga ai i Berishes, dmth i nje vrasesi, siç é pranon dhe vete), në sistem demokratik (dmth në genjeshter).
            Ka dallim. Fort biles !!

  6. “Nuk besoj se duhet të flasim patjetër, në këto raste, për gënjeshtra e mashtrime, gënjeshtarë e mashtrues; pse ashtu nuk do të kuptonim dot funksionin që luajnë sot mediat në produksionin e pushtetit. Ndoshta më mirë të mësohemi me idenë se çfarë shohim në ekran nuk i përgjigjet më realitetit, por vetëm sa e zëvendëson.”

    Do thoja se është pikërisht e kundërta: duke e humbur perspektivën e kulluar morale njerëzore bashkë me artikulimin përkatës, për hir të një perspektive dhe artikulimi të sofistikuar intelektualisht, apo më keq akoma, për hir të laicizmit universal (e kam përdorur edhe në një koment tjetër këtë term, me të cilin nënkuptoj një prirje që buron nga mohimi i Zotit, shpesh e pavetëdijshme dhe e riprodhuar nëpërmjet imponimit kulturor, për të përjashtuar përmasën shpirtërore, metafizike e morale nga çdo fushë, në këtë rast nga njerëzorja, e që për mua është thelbi i së keqes), rrezikojmë ta humbim shansin për të kuptuar realitetin. Rasti në fjalë është pa dyshim gënjeshtër e mashtrim dhe meriton të cilësohet si i tillë, përgjithmonë e mbi gjithçka. Vetëm nëse e pranojmë këtë, kemi mundësinë të kuptojmë, për shembull, “funksionin” që audienca, pra secili prej nesh, “luan në produksionin” e medias, si dhe të pushtetit nëpërmjet saj, ose se si problemi “shkon më thellë se kaq”, gjegjësisht që e keqja në këtë shoqëri – qoftë shqiptare apo globale – është kthyer në normë, ose “profesion”. Por nëse nuk arrijmë ta pohojmë se mbreti dhe të gjithë ne që i shkojmë pas, jemi lakuriq, çdo lloj artikulimi tjetër është i destinuar të shërbejë si kostum virtual. Besoj se askush, dhe as bota në përgjithësi, nuk ka vuajtur ndonjëherë për mend, por për ndërgjegje dhe për mendjen e ndriçuar nga ndërgjegja, të cilën ia uroj vetes së pari.

  7. E ndjek me interes prej kohesh faqen tuaj zoti Vehbiu, edhe pse jo rregullisht, dhe dua t’ju pergezoj per nivelin, kulturen, qytetarine dhe tematikat e kesaj faqeje.

    Sot po shkruaj per here te pare ne kete bllog te respektueshem sepse jam pak i befasuar per pozicionimin, per te thene ,me e pakta jo miqesor, te komentuesve ndaj figures dhe punes se kryebashkiakut Veliaj, ndaj vizionit, kontributit, lidershipit dhe kembenguljes se tij per t’i dhene Tiranes nje faqe normale te nje qyteti evropian.

    Ajo qe per mua dhe cdo qytetar te Tiranes, gjykoj, ka rendesi paresore eshte se sa perputhet realiteti televiziv qe krijon media simpatizuese per punen dhe figuren e Veliajt, me realitetin ne teren te ndryshimit te faqes se qytetit, te parqeve, shkollave, kopshteve, rrugeve, varrezave, kanalizimeve te tij dhe, sidomos, qe me se paku deri tani, nuk kemi degjuar te perflitet per kryerjen e tyre me korrupsion dhe shperdorime.

    A mund te kete gabime ne punen e Veliajt, teprime ne percjelljen e perditeshme te punes se bashkise ne media, madje edhe manipulime me kohen reale te kronikave?

    Edhe mund te kete te tilla gjera, por kjo nuk e ndryshon faktin e qenesishem qe qytetaret shohin nje bashki dhe nje kryebashkiak ne pune te vazhdueshme, te paster e plot pasion e dashuri per qytetin.

    Ua le kompetenteve te gjykojne dhe te vene ne banken e akuzes metodat moderne te komunikimit dhe te krijimit te vizioneve mediatike te rreme, qe jane larg realiteteve te jetes dhe kushteve te jeteses se qytetareve dhe qe jane thjesht mashtrime dhe spekulime per te mbuluar apatine, korrupsionin dhe dembelizmin e pushtetit lokal.

    Por, nese kjo paraqitja mediatike sjell arritjet reale te punes, athere ajo eshte plotesisht e justifikueshme edhe kur perputhet dhe eshte ne sherbim te fitimit te zemres dhe mendjes se qytetarit si votues i neserm i pushtetit lokal.

    Aq me teper kur ke perballe nje opozite, qe rendom, nuk e ka per pese te shpife, shantazoje dhe spekolloje me cdo aksion dhe veper te bashkise, edhe kur qartazi vepra i sherben realisht qytetit dhe njerezve te tij.

    Kur shkruaj keto rradhe, ndaloj dhe perpiqem te kuptoj nese kam ndonje shtyse te rreme apo iluzion mediatik qe me ben te rreshtohem krah punes dhe figures se Veliajt, por sapo sjell ndermend arradhen e kryebashkiakeve te Tiranes, (Kelmendi, Brojka dhe, pse jo edhe vete Bashen), qe e kthyen Tiranen ne nje shurrtore publike, ne nje geto kioskash, ne nje qytet te rregjuar e te shitur pjese pjese te parit qe ofronte 5 leke apo 5 milione, them se, jo aspak, nuk jam iluziv dhe i anshem me Veliajn, se ai e meriton respektin dhe mirenjohjen e qytetareve te Tiranes dhe se cdo realitet mediatik qe krijohet ne ekranet tona, edhe kur nuk jane te sinkronizuara ne kohe, jane te sinkronizuara me vepren reale ne teren dhe prandaj shprehin realitetin objektiv.

    1. Ja si e përshkruan Kastriot Dervishi, te Lapsi, pasqyrimin e veprimtarisë së përditshme të z. Veliaj nga televizioni:

      Shfaqet në fillim në vendin e caktuar, kryetari me disa njerëz. Në verë mëngët e gjata të këmishës janë të përveshura në mënyrë që të krijohet ideja e njeriut punëtor. Në dimër sipas rastit. Trupa e përzgjedhur për filmim ecën disa metra. Në krah është përfaqësuesi legjislativ i partisë, “deputeti i zonës” (pavarësisht se në Shqipëri nuk ka deputetë zonash, por vetëm qarqesh). Rrugës i japin dorën ndonjë kalimtari, mbajnë në krah ndonjë fëmijë, etj. Pastaj shohin në një hartë e bëjnë me gisht diçka në të. Flet kryetari, monolog me vetveten, fjalë të përgjithshme që “i vjen mirë”, “që vlera e pronës është rritur”, etj. Gjatë kohës që flet kryetar në sfond është gjithnjë një mjet që punon. Meazallah se ndryshoi ndonjëherë ky plan.

      Është një përshkrim që të bën të mendosh, edhe ai, për produksion të lajmit si të ishte spektakël. Këtë nuk e bën vetëm Veliaj – është një nga teknikat e komunikimit publik të Rilindjes, që t’i tregojë funksionarët në hiperaktivitet, si gjithnjë të angazhuar me të tjerët, herë me helmetë në kokë, herë me laps në vesh, herë të veshur me fustanellë prej letre. Mendoj se kjo teknikë ka shumë ngjashmëri me reklamën; në kuptimin që kërkon “të shesë” një produkt ose shërbim të caktuar, duke e shfrytëzuar të drejtën e publikut për t’u informuar si pretekst ose shkas për t’i bërë këtij propagandë (elektorale). Çfarë do të thotë, të paktën për mua, se segmente të caktuara të PR-së së kryebashkiakut, por edhe të mediave të afërta me të, nuk kanë aq interes në punën e tij për të cilën ai është zgjedhur dhe paguhet, por në rizgjedhjen e tij ose në promovimin e tij të mëtejshëm.

      Dervishi vëren më tej se:

      “Ushtrimi i detyrave funksionale nga një institucion nuk përbën lajm, nuk është as ngjarje e madhe dhe as ushqim i detyrueshëm për publikun. Për fat të keq, është krijuar një perceptim i gabuar se ky ushtrim duhet demonstruar patjetër në publik si ushqim i detyrueshëm për masën.”

      Unë jam dakord me këtë, sepse duke u përqendruar në veprimtari të përditshme, lajmet e kalojnë kufirin që i ndan me reklamën. Sa kohë që televizioni nuk jep më lajme për bukëpjekësit që pjekin bukë, mjelëset e qumshtit që tejkalojnë planin dhe dentistët që mbushin dhëmbë, atëherë edhe lajmet për një kryebashkiak që kryen detyrën e vet mirë nuk ka pse të shndërrohen në rutinë.

      1. Flm zoti Vehbiu, qe konsideruat te replikoni komentin tim.

        Ndermjet rradheve si dhe pertej tekstit te shkrimit dhe replikes suaj, shikoj shqetesim te sinqerte intelektual dhe mbaj shenim per te axhustuar shenjestrat dhe prioritetet e mija qytetare.

        Pertej qendrimeve dhe veprimtarise publicitare politike te Kastriot Dervishaj, ne mos gaboj,,njeri nga redaktoret e Gazetes 55 te Fahri Balliut prej pothuaj 20 vjetesh, shikoj ekstremistin e dogmatizuar, kriticierin pretencioz dhe krejtesisht te anshem, i cili ka heshtur dhe vetem ka heshtur per katastrofen urbane qe i bene Tiranes kryebashkiaket e llogoreve te tij politike.

        Vec kesaj, me gjase, ndajme te njejtin opinion se kryebashkiaku Veliaj punon mire dhe kjo me jep jo pak kenaqesi.

        Perfitoj nga rasti t’ju uroj suksese te metejshme ne mbarevajtjen e portalit tuaj qe, pa komplimente, eshte nje dritare e vyer qe sjell drite, kulture dhe prehje intelektuale per shumekush qe eshte lodhur dhe, pse jo, tejngopur nga portale e media te superpolitizuara qe krijojne realitete virtuale shume larg nga jeta e vertete qe rrethon qytetaret e Tiranes dhe te Shqiperise.

        1. Ndersa une mendoj se media po e kryen punen me rigorozitet ne kete drejtim. Ata thjesht po transmetojne me besnikeri shnderrimin e figures te kryebashkiakut nga kryetar qyteti ne kryetar komunaleje. Nese Veliaj do mbahet mend vetem per dicka, eshte pikerisht kjo. Dhe kryetari i komunales ka gjithnje pune, nje shtrim tubash aty nje meremitim ketu, nje lyerje me boje ne nje cep, nje mbushje vrimash ne nje kend etj. Dmth ne kete prizem media eshte ne rregull dhe nuk i duhet rene ne qafe.

          Ne qafe mund ti bihet per mostransmetimin me kaq rigorozitet te disa kleckave te tjera, qe Veliaj i ka pasur me bollek si psh

          1. Rritja e cmimit te autobuzave nje dite para vitit te ri
          2. Shtimi i nje takse te re per arsimin per familje edhe pse kjo paguhet njehere
          3. Mbushja e Tiranes me kioska naten hajdutce
          4. Rritja drastike e cmimit te ujit
          5. Shkurtimi i ndjeshem i hapesirave falas te parkimit
          6. Shkaterrimi i atyre pak hapesirave te gjelbra etj.

  8. Telenovela “Veliaj sot” apo “Veliajn tonë të përditshëm jepna sot”. Me siguri, një pjesë e madhe do të thotë “po ç’të keqe ka kjo?”. Dhe mirë e kanë, ç’bëri një telenovelë më shumë a më pak në morinë e telenovelave turke, indiane, latino-amerikane, që mbushin përditë programet larashe të televizioneve shqiptare?!

    Po seriozisht: kur manipulimi bëhet kaq haptaz, në fakt, nuk mund të flasim më për manipulim por për përqeshje – më shqip: tallje bothe! – që i bëhet publikut nga kopilët e bashkisë në bashkëpunim me mediat e Tiranës. Dhe kur tallja vazhdon gjatë, fokusi fillon të zhvendoset nga përqeshësit te të përqeshurit, nga Veliaj te elektorati, nga televizionet te publiku, që është aq tuhaf sa e lejon dhe e pranon që t’i sillen kështu.

    Ndërsa për Ramën në Facebook mendoj t’i nisim një peticion Mark Zuckerberg-ut që t’ia bllokoj llogarinë Ramës, se “fejsbuku s’po na e lë kryeministrin të punoj!” 🙂

  9. Arsyea e mosarsyes ne kete shkrim quhet bythelepirje ndaj pushtetit. Mendoni pak se si nje njeri i medias na fton te mesohemi te mos e besojjme ate. Ky lloj morali “analitik” i paturpshem dhe skandaloz e ben te besueshme teorine banale te “kazanit”.

    Thjesht KAZAN!

  10. Z. SHYTI PËR NJË MINISTËR QË PUNON

    Kaloi aty pranë Rezar L., OJQ-ist profesionist dhe një nga qeniet më të pështira në këtë krah të Tiranës, dhe nuk di si dhe pse na u kujtua karriera e tanishme e ministrit së Mirëqenies Ekonomike Klodi V., i cili e fitoi atë post për shkak, siç thanë, të prirjes së tij praktikisht instinktive për reforma. Ja, thamë, sapo ia mori dikasterin në dorëzim paraardhësit të vet (il va sans dire, në gjendje të mjeruar), ministri i ri kish urdhëruar që nga dy dyert kryesore të selisë së ministrisë, njëra të destinohej ekskluzivisht për hyrje dhe tjetra për dalje; dhe nga dy derëtarët e moshuar, njëri të profilizohej në pritjen, dhe tjetri në përcjelljen e vizitorëve. Pastaj, thamë, le të mos harrojmë që me urdhër të tij kati i dytë i ndërtesës së ministrisë u zhvendos në katin e tretë, kati i tretë u zhvendos në katin e dytë, ndërsa kati i parë u emërtua, me vendim të posaçëm, kat përdhes; për t’ia lënë privilegjin e katit të parë të dytit dhe kështu me radhë. Pa folur pastaj, thamë, për ndryshimet rrënjësore që ky reformator i pashoq ndërmori, ose siç pëlqen të shprehet ai vetë para kamerave, IMPLEMENTOI në zyrën e vet, ku skrivania skandinave me dru qershie është ri-orientuar në mënyrë të tillë që ministri ta ketë tashmë dritaren majtas, dhe jo më djathtas, si më parë, sikurse e kërkojnë parimet dhe kriteret bazë të ergonomisë; dhe pa folur as për zëvendësimin e menjëhershëm të letrave të duarve tradicionale në hapësirat higjienike të institucionit me aparatura tharëse moderne termostatike, me trysni të lartë ajri të ngrohtë; as për instalimin, brenda natës, të aromatizuesve me EAU DE LAVANDE dhe ozon në tualetet e të dy gjinive dhe të kolltukëve të masazhit vibratonik në sallën e V.I.P.-ave; dhe as për totemët me MOTION SENSORS në parkingun e nëndheshëm të ndërtesës, që transmetojnë infratinguj shplodhës 24 orë në ditë. Në tarracën e ministrisë, dikur kopsht antenash të harlisura dhe gëzhojash nga fishekzjarrët, gjen tashmë panele fotovoltaike me vetorientim, të cilat furnizojnë me energji të gjelbër makinën e kafesë espresso, distributorin automatik të shtypit dhe ngarkuesit inteligjentë Samsung Galaxy të ministrit vetë dhe të dy zëvendësministrave; drejtorëve të drejtorive u ofrohet abonim falas në Financial Times; ndërkohë që BASKERVILLE OLD FACE sapo është miratuar si font i korrespondencës zyrtare të institucionit dhe studioja grafike Drujp Van de Poort ka dizajnuar logon e re të Ministrisë; të hënat janë shpallur SMART DAYS ndërsa të premtet SMART CASUAL; punonjësve që pinë ende duhan u është ofruar falas broshura “Ti dhe nikotina”; dhe një seksion krejtësisht i rinovuar i katit të nëndheshëm po shërben si faltore multi-konfesionale. Kur nuk bën dot ato reforma që duhen, vërejti lakonik z. Shyti, të paktën bëj ato reforma që mundesh.

  11. Gjilpera :

    – Po seriozisht: kur manipulimi bëhet kaq haptaz, në fakt, nuk mund të flasim më për manipulim por për përqeshje – më shqip: tallje bothe! – që i bëhet publikut nga kopilët e bashkisë në bashkëpunim me mediat e Tiranës. Dhe kur tallja vazhdon gjatë, fokusi fillon të zhvendoset nga përqeshësit te të përqeshurit, nga Veliaj te elektorati, nga televizionet te publiku, që është aq tuhaf sa e lejon dhe e pranon që t’i sillen kështu.

    Publiku do e votoje serisht pas 2 vjetesh se perceptimi eshte i tipit sharlatane jane te gjithe po ky eshte sharlatan qe punon.
    Problemi eshte qe ne kete menyre publiku largohet dita-dites prej shtetit ose mbahet larg prej deshires dhe nevojes se natyrshme per te qene afer shtetit, sepse perceptimi i shtetit si shtet sharlatan e ben publikun te mos deshiroje qe shteti te kete kompetenca por te zhvishet edhe prej kompetencave qe ende ka.
    Eshte e vetvetishme qe kur shikon se te gjithe jane sharlatane e hajdute te kerkosh uljen e kompetencave te shtetit apo kryetarit te bashkise dhe te mos irritohet me njeri kur leshohen tendera e koncesione apo behen privatizime.

    Ne demokraci shteti eshte publik, çka do te thote se publiku per te rritur vleren e vet si publik, si shoqeri, popull, masa etj, deshiron nje shtet sa me te madh, qe te kete sa me shume kompetenca. Kjo nevoje qofte edhe egoiste e publikut per nje shtet sa me te madh publik duhet ta beje shtetin sa me te madh deri aty ku konflikti mes publikes dhe privates, ose njeriut/individit si qenie sociale dhe si qenie unike, arrin ne piken e ekuilibrit.

    E vetmja mundesi qe ka publiku ne demokraci eshte te votoje per perfaqesuesit e tij, pra te percaktoje nepermjet tyre edhe sa i madh duhet te jete shteti. Publiku nuk ka mundesi te kontrolloje nepermjet votes privaten, dmth eliten ekonomike dhe njesoj nuk ka mundesi te kontrolloje nepermjet votes eliten mediatike, natyrisht as eliten intelektuale.
    Keshtu, si rrjedhoje logjike qe publiku apo populli te kete njefare pushteti i duhet demokracia qe te kontrolloje me sa me shume te jete e mundur eliten politike. Sa me i madh behet shteti,sa me shume kompetenca ka, aq me shume pushtet ka publiku, aq me shume bie vlera e privates dhe e pushtetit te elites ekonomike, e cila me perkufizim ndihet rehat ne sistem oligarkik, i cili prodhohet natyrshem prej liberalizmit.

    Ne çastin qe publiku vendos per arsye te ndryshme qe nuk deshiron te kete pushtet, si eshte rasti yne, atehere shteti zvogelohet vazhdimisht, tkurret deri ne funksionet elementare, aty ku eshte vete elita ekonomike qe ka nevoje per ekzistencen e shtetit.

    Ne kete dialektike ku shteti zmadhohet ose zvogelohet, si pasoje e interesave mbizoteruese te publikut/popullit apo elites ekonomike, elita mediatike ndjek interesat e elites ekonomike, ndersa elita intelektuale mban pozicion ne varesi te shkalles se integritetit, sa me e larte shkalla e integritetit aq me afer publikut/popullit gjendet, sa me e ulet shkalla e integritetit aq me afer elites ekonomike gjendet.
    Elita politike kur mbizoterojne interesat publike ka nevoje te gjendet afer popullit, kur mbizoterojne interesat e elites ekonomike aq me afer oligarkeve gjendet.

    Ne baze te ketij arsyetimi, Veliaj/elita politike nepermjet medias/elites mediatike i jep publikut ate qe ai kerkon, ti e quan tallje bythe, dikush tjeter e interpreton si vullnet per pune perzier me sharlatanizem, por qe thelbi eshte publiku nuk kerkon pushtet (per mua produkt i skicofrenise politike) dhe Veliaj ia jep.

    Proçesi i mbajtjes larg te publikut nga ajo qe i takon, dmth sa me shume pushtet nepermjet nje shteti te madh publik, perben nje sfide te vazhdueshme, nje sasi te madhe rrenash,kercenimesh, blerjesh etj dhe ne nje sistem liberal kete e mundeson ne radhe te pare media.

    Nejse se argumenti eshte shume i gjere por ideja eshte qe tallja e bythes ndaj nje kategorie votuesish nuk i jep dot shpjegim nje fenomeni sharlatanerie apo gjenialiteti politik kaq domethenes.

  12. Dakort në tërësi, përveçse me këtë formulim:

    “Ne çastin qe publiku vendos per arsye te ndryshme qe nuk deshiron te kete pushtet, si eshte rasti yne, atehere shteti zvogelohet vazhdimisht, tkurret deri ne funksionet elementare,[….]”

    Qytetarët shqiptarë këto 27 vitet e fundit nuk e patën ndonjëherë alternativën e zgjedhjes midis një shteti të madh apo një shteti të reduktuar deri në skelet, si ky i sotmi, sepse nuk u pyetën asnjëherë nëse duan shtet më shumë apo më pak, më shumë pronë publike apo më shumë pronë private, më shumë drejtësi sociale, që nuk le pas të varfërit/ të sëmurët/ të vobektët, apo më shumë drejtësi tregu, ku më i zoti/i shkathëti/ i forti i merr të gjitha dhe gjithë të tjerët vegjetojnë apo emigrojnë.

    Nuk e kam fjalën te mungesa e ndonjë referendumi, me një “po” ose “jo” banale për të zgjedhur, por për mosparaqitjen nga ana e elitave politike të një strategjie tjetër të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik të vendit, për mungesën e një alternative ndaj modeli neoliberal, radikal, që iu është ofruar shqiptarë si rruga e vetme drejt mirëqënies dhe progresit, shoqëror dhe personal.

    Nëse në vitet ’90 ishte e vetëkuptueshme që shteti dhe ekonomia (e falimentuar) e centralizuar do të tkurreshin – ne u nisëm nga 100% sektor shtetëror dhe sektor privat zero -, pas Terapisë së Shock-ut, piramidave financiare dhe rënies së shtetit në ’97-ën (kur ishte momenti më kritik dhe njëherësh më i përshtatshëm) nuk u bë asnjëherë një diskutim publik mbi rolin dhe pjesën e shtetit dhe të privatit në shoqëri dhe në ekonomi. Po ashtu edhe pas krizës financiare të 2008-09, kur bota filloi të vë në pikëpyetje ideologjinë 30-vjeçare neoliberale, te ne jo diskutim që nuk pati, por elitat tona, që as shohin, as dëgjojnë, as kuptojnë se ç’ndodhë rreth tyre, i futën dhe një a dy marsha të tjerë neoliberalizmit tonë të privatizimeve, koncesioneve, de-rregullimit dhe reduktimit të shtetit (Rama, kalorësi i fundit i neoliberalizmit. Bashkë me Çilin!).

    Elitat shqiptare, siç duken punët, janë gati që t’i lënë shqiptarët “të hanë bar” prapë – apo t’i nisin nga sytë, këmbët – tani në emër të dogmës neoliberale dhe të xhepit të tyre. Por përse qytetarët shqiptarë e lejojnë këtë gjë, për këtë nuk ka(m) përgjigje të prerë. Ndoshta një pjesë janë pajtuar me gjendjen, disa të tjerë janë bërë pjesë e sistemit dhe përpiqen ta mjelin, disa të tjerë ikën dhe ikin. Ose manipulimi/trullosja që i bëhet publikut nga elitat me anë të pushtetit, medias, blerjes etj. është aq i përsosur, sa nuk lë hapësirë as për protestë civile, as për alternativa politike-ekonomike.

  13. E shoh si argumentues pse publiku,shoqeria,populli etj nuk deshi te kete pushtet, dmth kur them per arsye te ndryshme, nje nga arsyet eshte kjo qe shtjellon ti. Ka edhe arsye te tjera te natyrave te tjera, por qe konstatimi eshte ky, ne çastin qe ke nje shtet te zvogeluar deri aty ku i leverdis elites ekonomike, atehere publiku nuk deshiron te kete pushtet si i tille, si publik, pra nuk deshiron te kete demokraci.
    Kur nuk deshiron te kesh pushtet se nuk deshiron demokraci atehere sharlatani punetor eshte figure gjeniale, sepse kur pranon te qeverisesh nga sharlatane ai qe e shet veten si me punetori, fiton. Sharlatani eshte figure shitesi qe shet ate qe nuk ka.

    Ne baze te indeksit demokratik shtetet i ndajne ne demokraci te plota, demokraci te paplota ose te dobeta, regjime hibride dhe regjime autoritaritare.
    Keta, perfshire mediat dhe intelektualet e tyre, thone ”demokraci hibride” per Shqiperine, ne nje kohe qe terminologjia eshte regjim hibrid, ta quash demokraci hibride apo autoritarizem hibrid eshte i njejti koncept i gabuar.

    Regjimin hibrid ne gjithe tekstet e doktrinave politike nga lashtesia deri me sot e kane quajtur oligarki ose aristokraci, e cila qendron ne mes midis monarkise/tiranise dhe demokracise. Ka edhe raste kur nje oligark apo aristokrat merr fuqi me te madhe mbi te tjeret, por pa mundesuar autokracine.
    Keta shkencetaret e rinj politike dhe politologet e Tiranes thone demokraci hibride per ate qe ne çdo manual politologjie quhet oligarki ose aristokraci, nje sistem i kapur nga pakica, dhe ne raste te veçanta te qeverisur nje aspirant autokrat ose aspirant monark, si fenomen tranzitor drejt monarkise apo tiranise( psh rasti i suksesshem i Zogut dhe rasti i pasuksesshem i Berisha 1).

    Ketu problemi eshte me i gjere sesa mungesa e nje alternative antiliberale keto 27 vjet qe do te mundesonte nje debat politik rreth madhesise se shtetit, sepse kemi nje publik qe nuk deshiron te kete pushtet, kemi nje shtrese intelektuale qe nuk deshiron qe populli te kete pushtet, nje shtrese mediatike qe i luan te gjitha guret qe publiku te mos kete pushtet dhe nje elite politike dhe ekonomike qe absolutisht nuk do ta leshoje pushtetin.

    Pra ne kemi gjithe faktoret qe jane dakort per nje sistem liberal oligarkik, prandaj edhe une po filloj te konsideroj se tranzicioni ne Shqiperi eshte i suksesshem ne ate qe te gjitha palet deshen dmth me Ramen perfundon edhe tranzicioni.
    Do thuash ti pa demokraci e shtet social funksional nuk mund te mbaroje tranzicioni, mirepo kjo nuk i qendron dot kritikes se te gjitha palet luftuan dhe arriten sistemin liberal oligarkik me nje shtet te vogel. Ne rast se ti me gjen qofte edhe nje faktor qe ka luftuar per demokraci e shtet social funksional une te jap te drejte, jo te me thuash se çfare propagande eshte bere, por per veprimtari politike konkrete, ndikim politik konkret, funksionalitet politik konkret.

  14. Gjilpera:

    – Elitat shqiptare, siç duken punët, janë gati që t’i lënë shqiptarët “të hanë bar” prapë – apo t’i nisin nga sytë, këmbët – tani në emër të dogmës neoliberale dhe të xhepit të tyre. Por përse qytetarët shqiptarë e lejojnë këtë gjë, për këtë nuk ka(m) përgjigje të prerë. Ndoshta një pjesë janë pajtuar me gjendjen, disa të tjerë janë bërë pjesë e sistemit dhe përpiqen ta mjelin, disa të tjerë ikën dhe ikin. Ose manipulimi/trullosja që i bëhet publikut nga elitat me anë të pushtetit, medias, blerjes etj. është aq i përsosur, sa nuk lë hapësirë as për protestë civile, as për alternativa politike-ekonomike.

    Shiko te gjitha edhe jane por edhe s’jane. Jane ne kuptimin qe fenomenet ekzistojne dhe nuk jane ne kuptimin qe nuk i japin shpjegim pse qytetaret shqiptare e lejojne.
    Shqiptaret per shume arsye (duke futur edhe bindjen se kapitalizmi nuk mund te jete ndryshe nga ai liberal i pershkruar nga Marksi dhe Lenini) mendojne se sistemi eshte ne rregull, por keta/ata, nuk e lejojne te jete funksional, prandaj ata jane ne kerkim te diçkaje qe nuk ka sesi te ekzistoje, ose s’ka bythe ku te rrije.

    Demokracia eshte ne funksion te nje shteti te madh, liberalizmi eshte ne funksion te nje shteti te vogel, jane dy koncepte teresisht te kunderta, te cilat mezi krijojne nje ekuiliber per te bashkejetuar. Rritja e demokracise, ul liberalizmin dhe ulja e demokracise rrit liberalizmin.

    Nuk e di pse njerezit e kthyen ne raport dialektik me tertium non datur, dmth o demokraci o diktature/autokraci, ne nje kohe qe elementi oligarkik dhe aristokratik jo vetem qe ka ekzistuar dhe ekziston, por eshte edhe me i qendrueshmi pergjate gjithe historise, Konflikti aristokraci vs monarki eshte tipiku ne historine e botes.
    Duke e kthyer demokraci vs diktature, u be si te shprehja ujku, ujku po çakalli ben kerdine, dmth ketyre aneve autokrat,autokrat, oligarkia ben kerdine.

    Demokracia eshte ne konflikt edhe me oligarkine edhe me autoritarizmin, madje ne kuptime makiaveliste mund edhe te beje koalicion me nje individ autoritar per te ulur mbizoterimin e oligarkise apo aleance me oligarket kunder nje mbizoterimi autoritarist.

    Nga te tre sistemet ai me kaotiku, me rrumpalla ka qene gjithnje oligarkiku ose aristokratiku, prandaj nuk ka asgje anormale qe ne sistemin e sotem liberal-oligarkik vendi eshte totalisht rrumpalle. Instikti i shtresave te uleta dhe te mesme, ka qene ne çdo kohe bashkim me monarkun kunder kaosit qe prodhon aristokracia/oligarkia. Kete e shohim psh ne Rusi, Putini eshte car i pashpallur.

    Sot, populli nuk ka me cilin monark te bashkohet kunder oligarkise per te prodhuar rregull, sot popullit i duhet ta prodhoje vete rregullin nepermjet demokracise.

    Ketu lind edhe problemi i demokracise, dmth kur te gjitha mjetet financiare,intelektuale,mediatike, i kane ne dore oligarket, te cilet nepermjet dominimit te plote te sektoreve ekonomike dhe punesimit, kane pushtetin real ne territor.
    E perkthyer ne terma te GDP-se, kur sektori privat prodhon 74% te GDP-se, ai ka ne dore pushtetin. Publiku ka ne dore aq pushtet sa % te GDP zene shpenzimet shteterore, ne rastin tone 26%, po ne Shqiperi edhe keto zoterohen nga private qe kane ne dore shtetin, keshtu qe publiku si i tille nuk ka fare pushtet.

    Pra qe ti te kesh pushtet real duhet qe sovranitetin te cilin e ke ne leter, Kushtetute, ta perkthesh ne pushtet real, dmth tapia e tokes te shoqerohet edhe nga zoterimi i tokes, jo token ta kane zaptuar dhe po e punojne, ndersa ti mba tapine ne dore dhe i pi lengun.

    Demokracia eshte ne funksion te qarte te rritjes se rolit te shpenzimeve publike ne GDP, dmth marrjes se pushtetit ekonomik nga duart e elites ekonomike, nqs BE-ja e ka mesataren 45% te GDP-se perbehet nga shpenzime shteterore, coje aty afer, madje mund te behet edhe 51%, ne menyre qe te kesh me shume mjete financiare neper duar sesa konkuruesi per pushtet real, privati me eliten e tij oligarkike.

    Ketu nuk behet fjale per principe ekonomike, por per principe politike, te cilat ne varesi te kontekstit mund te ulin ose ngrene perqindjen e shpenzimeve shteterore. Demosi ka vetem shtetin publik si aleat, asnje entitet tjeter.

    Nqs do demokraci nuk mund te kete rruge tjeter, nqs nuk do demokraci, sikunder shqiptaret, atehere rruga eshte e qarte. Po qe te kerkosh rregull dhe drejtesi ne oligarki liberale, kjo eshte absurde, nuk ekziston asnje premise e vertete per te arritur ne kete konkluzion.

  15. Pra ne kemi gjithe faktoret qe jane dakort per nje sistem liberal oligarkik, prandaj edhe une po filloj te konsideroj se tranzicioni ne Shqiperi eshte i suksesshem ne ate qe te gjitha palet deshen dmth me Ramen perfundon edhe tranzicioni.

    Nuk jemi dhe aq larg me pozicionet tona. Kur ti thua që me Ramën, pra me instalimin e plotë të sistemit neoliberal oligarkik, ka marrë fund edhe tranzicioni, sepse u arrit destinacioni final, ndërsa unë them se me këtë instalim tranzicioni u kthye nga i përkohëshëm, tranzitor, në të përhershëm, në normalitetin e ri të shoqërisë shqiptare, ne në fakt themi të njëjtën gjë. Edhe pse për shumë shqiptarë – besoj, edhe ne e fusim veten këtu – destinacioni final ende mbetet demokracia dhe progresi shoqëror/kombëtar, fakt është që tranzicioni neoliberal nuk doli të ishte rruga drejt demokracisë por më tepër një rrethrrotullim pa dalje.

    Demokracia eshte ne funksion te nje shteti te madh, liberalizmi eshte ne funksion te nje shteti te vogel, jane dy koncepte teresisht te kunderta, te cilat mezi krijojne nje ekuiliber per te bashkejetuar. Rritja e demokracise, ul liberalizmin dhe ulja e demokracise rrit liberalizmin.

    Natyrisht. Neoliberalizmi, sidomos varianti i neoliberalizmit global i 30 viteve të fundit, në vende me demokraci dhe shtet ligjor të konsoliduar çoi në gërryerjen, në fillim, të shtetit social dhe më pas vet të vet demokracisë, pasi i bëri të dyja të pafinacueshme dhe, nga këndvështrimi i kapitalit/kapitalistit, edhe të panevojshme (USA, GB, por dhe në vende të tjera perëndimore). Në një vend si Shqipëria, neoliberalizmi mbaroi punë njëherë e mirë si me shtetin, ashtu dhe me shoqërinë, në kuptimin e një bashkësie me kohezion social, me norma civile komunikimi dhe marrëdhëniesh me njeri-tjetri dhe sidomos me ata/ato shtresa që janë në nevojë dhe që duan ndihmë nga pjesa tjetër e komunitetit.

    Por populli/publiku/elektorati nuk është se s’ka gjë në dorë kundër këtij procesi dhe elitave të veta neoliberale – votën dhe protestën (civile ose jo dhe aq civile!) i ka akoma në dorë, të paktën në vendet demokratike, dhe i përdor ato. Fitorja e Trump, Brexit, vota masive për ekstremet majtas dhe djathtas në Francë janë forma të kësaj proteste, edhe pse, për mua, në drejtimin e gabuar. Por njerëzit të paktën reagojnë. Ndërsa në Shqipëri elitës i japin më shumë pushtet akoma dhe hajdutin e bëjnë president!

    Nuk e di pse njerezit e kthyen ne raport dialektik me tertium non datur, dmth o demokraci o diktature/autokraci, ne nje kohe qe elementi oligarkik dhe aristokratik jo vetem qe ka ekzistuar dhe ekziston, por eshte edhe me i qendrueshmi pergjate gjithe historise

    Nuk u kthye por pjesërisht u harrua historia, pjesërisht nuk u pa më oligarkia si rrezik i sistemit kapitalist dhe atij social. U harrua që kapitalizmi ka qënë gjithmonë liberal në historinë e vet, me një përjashtim të vetëm në periudhën nga 1945 deri në fund të viteve ’70, kur kapitali dhe kapitalizmi u vunë nën kontrollin e rreptë të shtetit, të institucioneve dhe në shërbim të shoqërisë (fitime modeste, taksat që shkonin deri në 90%, rrogat dhe pensione të mira për punëtorët, manaxherët me rroga vetëm pak më të larta se të tjerët – jo qindrafish, si sot – sektor i madh dhe i fortë publik, që i bënte konkurrencë atij privat etj). Se përse kapitali/kapitalistët e pranuan këtë zgjidhje kjo dihet: alternativa ishte likuidimi i plotë i kapitalit dhe kapitalizmit, ishte Lindja komuniste, e cila nga ana e vet, ishte edhe ajo (pjesërisht) pasojë e kolapsit të kapitalizmit liberal në vitet ’20-’30 të shekullit të kaluar.

    Në këtë kuptim unë nuk i bëj dhe aq me faj shqiptarët, kur, me të drejtë, ti thua:

    Shqiptaret per shume arsye (duke futur edhe bindjen se kapitalizmi nuk mund te jete ndryshe nga ai liberal i pershkruar nga Marksi dhe Lenini) mendojne se sistemi eshte ne rregull, por keta/ata, nuk e lejojne te jete funksional, prandaj ata jane ne kerkim te diçkaje qe nuk ka sesi te ekzistoje, ose s’ka bythe ku te rrije.

    pasi shqiptarët nuk e njohën anën tjetër të kapitalizmit, nuk e njohën epokën nga 1945 deri në fund të viteve ’70, atë që Perëndimi e njeh si “The Golden Age of Capitalism”, “Das Wirtschaftswunder” apo “Trente Glorieuses”.

  16. Te them te drejten nuk e kuptoj optimizmin tend ne lidhje me finalitetin demokratik qe shoqeria shqiptare deshiron, se rendi oligarkik ka te njejtin miratim qe ka pasur rendi komunist, thjesht dikur te ishe kunder komunizmit te fusnin ne burg, kurse sot te jesh kunder oligarkise liberale te shohin sikur ke kthyer ca gota raki. Shoqeria shqiptare eshte e mberthyer pas oligarkise deri kur te falimentoje financiarisht shteti. Te kujtoj se zbythja e shtetit liberal ne Europe erdhi me shkaterrimin e Partise Liberale ne Angli e cila u zevendesua nga Partia Laburiste, me rritjen e socialisteve franceze ne periudhen midis lufterave dhe me goditjen perfundimtare nga De Goli, kurse ne Itali me regjimin fashist i cili frenoi komunistet,te cilet rrezikuan pernjimend te merrnin pushtetin ne Itali . Ne Amerike pas krizes se 1929 me reformat e Ruzveltit e kursin New Deal.

    Ky sistem nuk zhbehet vete as nuk evolon ne demokratik,sepse nuk ka asnje rrjedhshmeri logjike ku liberalizmi perfundon ne demokraci. Si ta shikosh nga pikepamja ”empirike” dmth historike, si ta shikosh nga pikepamja logjike, te veresh karakteristikat e te nxjerresh konkluzione, nuk ka asnje mundesi qe liberalizmi te perfundoje ne demokraci; duhet nje nderhyrje, nje shembje, nje krize e fuqishme, qe te prodhohet nje kurs i ri, i cili mund te jete demokratik ose autokratik.

    Persa i perket fuqizimit liberal te ketyre 30 vjeteve te fundit, nuk ka ndonje fuqizim te atille qe te flasesh per epoke neoliberale, ka pasur disa privatizime ne sektore te ndryshem, por me shume rendesi ka pasur ne finance (teoria monetariste), perndryshe shteti eshte i gjalle dhe publik ne gjithe Europen, perfshi edhe ne Angli, ku shqiptaret vdesin te shkojne ne radhe te pare per shkak te shtetit social.
    Ne Europe paradoksi eshte se fakultetet ekonomike prodhojne kryesisht neoliberale nderkaq politika nuk pyet shume per liberizmin, dmth elita politike i ben barriere te forte me principe politike perpjekjeve te vazhdueshme te ambjenteve akademike te lidhura me ekonomine. Gjasat jane qe barrierat e forta te vazhdojne te jene, sepse popujt europiane po bejne rezistence te madhe pas falimentimit te qarte te liberizmit financiar.

    Kjo eshte nje nga arsyet kur them se elitat politike kur shteti eshte i madh jane te detyruara te jene demokratike, dmth te ndjekin humorin popullor, perndryshe populli i riciklon sa hap e mbyll syte, e thene shqip elitat bien nga fiku.
    Populli e perdor madhesine e shtetit si mjet force ne avantazhin e vet, nje pjese e madhe e elitave politike ia detyrojne jo vetem pozicionin por shpesh gjithçka qe nga kopshti publik tek universiteti publik, pikerisht shtetit.

    Perfytyro dy individe te elites politike ne Europe, ku njeri qe nga kopshti privat tek universiteti privat tek lidhjet private nepermjet pasurise familjare per te arritur ne politiken e madhe dhe tjetri qe ia detyron gjithçka shtetit. Kane nje konflikt te natyrshem ne lidhje me rolin e shtetit, sepse njeri nuk i detyrohet shtetit per asgje pasi ka pase parate e familjes dhe lidhjet politike te familjes, tjetri qe i detyron gjithçka sepse nuk ka pase familje te pasur dhe lidhjet politike i ka krijuar kryesisht nepermjet proçesit demokratik.
    I pari eshte nje oligark ose elitist i lindur dhe i bindur, i dyti eshte nje statalist dhe demokratik i bindur.

    Hiqe shtetin dhe proçesin demokratik nga ekuacioni ose katandise shtetin ne pike te hallit, atehere gjithçka behet vetvetiu elitiste e/o oligarkike.

    Fenomeni ka nje racionalizem ne radhe te pare realist, nuk eshte puro idealist, shteti i madh eshte nevoje realiste per ekzistencen e demokracise.

    Per t’u rikthyer aty ku dhemb dhembi, tek ne faji politik eshte i gjithkujt dhe i askujt (ndryshe nga faji ligjor i cili eshte personal dhe i ndeshkueshem nga kodi penal) sepse, duke futur brenda edhe emigrantet e kthyer e te pakthyer, te cilet nuk kane dhene ndonje kontribut demokratik, nuk pati dhe nuk ka asnje forme rezistence politike ndaj sistemit te sotem, ne thelbin e tij oligargiko-liberal, ka njerez qe ankohen por qe nuk dine çfare duan dhe kur nuk di çfare do, atehere nuk ka mundesi ta perkufizosh si rezistence politike ate forme ankimi.

    Kjo hyn tek kultura politike, ku sipas faqes se meposhtme, ne dalim me indeks me te ulet sesa Burkina Faso, Uganda, Swazilandi, Taxhikistani, Xhibuti etj vende qe nuk besoj se kane ndonje kulture te pergjithshme me te larte se jona.

    https://www.yabiladi.com/img/content/EIU-Democracy-Index-2015.pdf

    Mbase edhe gabohem se mund edhe te kene, por ne rast se ndokush nxjerr me ane te ndonje studimi se realisht ta zeme Burkina Faso nuk ka, ne duhet te mbytemi ne det.
    Natyrisht do i fusim nje gote vere sipas zakonit te turpit, por ama edhe reflektime nje kategori e caktuar njerezish duhet t’i beje, nje minimum dinjiteti ky popull duhet ta kete; hamendesoj se nuk jane bere tape me veren e sipermendur.

  17. Nuk është se unë po vë shenjën e barazimit mes trendit neoliberal në Perëndim dhe orgjisë neoliberale që u bë dhe bëhet në Shqipëri – as që krahasohen dhe do të ishte gafë që t’i vendosh në një nivel, si për nga përmasat ashtu dhe nga intensiteti: asnjë politikan në Perëndim nuk është aq i marrë sa ta bëjë shtetin fërtele, siç bëjnë elitat në Shqipëri, plus që dhe nuk i le dhe njeri, se do të dilnin njerëzit në rrugë! Në Shqiperi neoliberalizmi ka mbaruar punë tani: shteti ka ngelur vetëm si skelet – madje edhe këtë po e çojnë për skrap së fundmi, me koncesionet e Ramës! – dhe entropia sociale është pothuajse e kompletuar; kanë ngelur telenovelat dhe llotaria për vizë amerikane, si “ideale” të përbashkëta të shqiptarëve.

    Por transformimi neoliberal i ekonomisë dhe i shoqërisë në Perëndim, që nga fundi i viteve ’70, është një proces i pranuar‎ gjerësisht, si nga apologjetët e tij, politikanë dhe akademikë, ashtu dhe nga kundërshtarët e tij… Neoliberalizmi, në kombinim me globalizimin, në ekonomi dhe në shoqëri ishte jo vetëm i dukshëm, por edhe dominues i kësaj periudhe: de-rregullimi dhe hapja e tregjeve të mallrave, shërbimeve dhe sidomos atyre të punës dhe të financës, tkurrja e shtetit npm privatizimeve por dhe npm zvogëlimit të bazës dhe barrës tatimore për korporatat dhe ata me të ardhura të larta, zbehja deri në papërfillshmëri e institucioneve si sindikatat apo sistemeve të pensioneve të garantuara nga shteti, ulja e ndihmave sociale, rënia (reale) e rrogave në disa vende (p.sh. në USA) etj. Procesi në Perëndim kulmoi, ekonomikisht, në krizën financiare të 2008/09 dhe protesta ndaj tij dhe elitave çoi, politikisht, në BREXIT dhe në zgjedhjen e Trump-it vitin e kaluar.

    Paralelet janë aty, përmasat, intensiteti dhe sidomos rezultatet nuk kanë krahasim, natyrisht.

    nuk e kuptoj optimizmin tend ne lidhje me finalitetin demokratik qe shoqeria shqiptare deshiron, […]
    Ky sistem nuk zhbehet vete as nuk evolon ne demokratik,sepse nuk ka asnje rrjedhshmeri logjike ku liberalizmi perfundon ne demokraci. Si ta shikosh nga pikepamja ”empirike” dmth historike, si ta shikosh nga pikepamja logjike, te veresh karakteristikat e te nxjerresh konkluzione, nuk ka asnje mundesi qe liberalizmi te perfundoje ne demokraci; duhet nje nderhyrje, nje shembje, nje krize e fuqishme, qe te prodhohet nje kurs i ri, i cili mund te jete demokratik ose autokratik.

    Sigurisht. “Optimizmi” im nuk lidhet me evolimin e liberalizmit në demokraci – nuk ka gjasa që të ndodh – por është më tepër një shpresë e vakët, që shqiptarët do të dalin njëherë nga letargjia dhe tu bëjnë presion elitave, çka mund të çoj, ose në një forcë të re politike anti-sistem, ose të detyrojë një nga forcat politike ekzituese që “të kapërcej ylber” dhe t’i kundërvihet sistemit oligarkik; dhe e gjithë kjo para se njerëzve tu “gërryejnë zorrët” dhe para se “kokëpalarët” të rrëmbejnë gurët dhe hurët. (Po ndoshta e gjitha nuk është më shumë se sa një ‘wishful thinking’ e imja.. :d)

  18. Te gjitha jane te mundura, po per mua eshte si tek barsaleta e atij qe mendonte se ishte kokerr misri. Te gjithe, familjare, te aferm, miq, biles edhe psikologe e psikanaliste, u perpoqen ta bindnin se nuk ishte kokerr misri. Pas nje pune te gjate bindese, ai me ne fund tha : Une e kuptova qe nuk jam kokerr misri, po pulat a e kuptojne ?

    Keshtu eshte edhe me popullin tone, ai thote; Une e di qe e kam pushtetin, po a e di Lali Eri ?
    Ti thua se populli kokerr misri do te kryeje nje akt racional, une them se momenti i kthjelltesise do te vije vetem kur te falimentoje financiarisht shteti ose ne rastin me te mire te jete ne prag te falimentimit. Ne vitet ne vijim do shohim nese jemi popull kokerr misri apo racional.

    Persa i perket liberizmit, nga pikepamja financiare jam dakort, aty dominoi dhe aty falimentoi me krizen e 2008-s, kriza dha goditje ne sektore te ndryshem, duke shkaktuar deme qe nuk jane riparuar ende dhe as dihet se kur do te riparohen. Por nuk ka pasur ndonje privatizim te madh, apo ulje taksash gjekundi ne Europen Perendimore dmth shteti nuk ka leshuar kompetenca te konsiderueshme. Ku ke ti psh tatim mbi fitimin 10-15% gjekundi ? Shtetet serioze nuk luajne lloto me sistemin e taksimit, qe te bejne ndryshime te medha.

    Ekonomia dominohet nga ciklet ekonomike dhe deri me sot askush nuk ka nxjerre ndonje teze qe te shpjegoje ne menyre le te themi shkencerisht rigoroze se pse ndodhin. Dija ekonomike eshte ende hipotetike ne fenomenin me te rendesishem ”diakronik” te saj, keto kriza te vazhdueshme qe karakterizojne gjithe historine e ekonomise, jo vetem kapitaliste por edhe me heret ne epoken feudale.

    Qe liberalizmi eshte katastrofe ne kontrollin dhe menaxhimin e ketyre krizave, kjo dihet qe nga koha e dy depresioneve qe quhen te medha, ai pas krizes se 1929 dhe ai 20 vjeçar pas krizes se vitit 1873, nje nga arsyet qe une nuk e kuptoj kembenguljen e liberisteve ne konceptin e tregut veterregullues, dmth ti ke ne histori dy katastrofa, njera 10-15 vjeçare e tjetra 20-22 vjeçare dhe vazhdon me te njejten perralle pas krizen se vitit 2008, efektet e se ciles sidomos ne punesim ndihen ende sot pas 9 vjetesh dhe as nuk dihet se deri kur do te zgjaten.

    Ne njefare kuptimi, elita politike duhet te shkeputet nga influenca ideologjike e ekonomise ose teorive te ndryshme ekonomike, ne favor te arsyetimeve specifike te cilat mundesojne kontrollin dhe menaxhimin me te mire te krizave.

    Nuk ka ndonje rendesi te madhe per nje popull nese nje teori te mundeson 3% e tjetra 5% rritje ekonomike, rendesi ka qe krizat te jene sa me te kontrolluara e te zgjasin sa me pak te jete e mundur. Kjo gara e shifrave te rritjes ekonomike duhet te jete politikisht e parendesishme ne krahasim me shume gjera qe kane me teper vlere si psh shperndarja e pasurise qe krijohet dhe kontrolli i krizave, per faktin e thjeshte sepse jashte ambjenteve akademike ekonomia eshte dhe duhet te mbetet nje mjet ne funksion te mireqenies se pergjithshme.

    Ky monizem ideologjik liberal, te cilit po i vuajme pasojat 27 vjetet e fundit, si monizmi komunist e si çdo monizem tjeter, perfaqeson nje kontradikte te qarte logjike me pluralizmin si karakteristike esenciale e realitetit.
    Nuk ka asgje moniste ne realitet perveç konceptit te Zotit ose Qenies, gjithçka tjeter o gjendet ne dialektike dualiste o pluraliste (dualizmi vete eshte forme pluralizmi), Se çfare na ka kapur qe rendim nga nje monizem tek nje tjeter kete per mua vetem barsaleta e njeriut kokerr misri e shpjegon.

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin