Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Totalitarizëm

HARRESA E PATRAZUAR E SË SHKUARËS (V)

5. Lakojmë komunizmin

Ideja

Kur thua “mos kritiko “komunizmin”, se ai i yni nuk ishte në fakt komunizëm dhe as procesi që do çonte aty, se komunizmi është tjetër gjë fare dhe s’ka lidhje me çfarë ndodhi tek ne, se duhet të vazhdojmë të mbrojmë komunistët e parë (prindër, gjyshë, gjyshe e teto), se ato e ata ishin idealistë, dhe jo si të mëpasmit që nuk kishin ideale”, në fakt thjesht po fsheh kokën në rërë. Komunizmi ynë (që unë jo pa dashur e këmbej në tekst me socializmin, por sepse ashtu ndodhte në praktikë, jo thjesht si korrektësi teorike mbi metonimimë për periudha ndjekëse në kohë, ku socializmi synon e i hap udhën komunizmit), komunistët tanë të vjetër e të rinj, qenë prodhim shumë i ngjashëm me gjithë komunizmat e socializmat e tjerë të praktikuar ndonjëherë. Të thuash se komunizmi e socializmi i vërtetë nuk janë provuar ende, dhe, derisa të provohen, nuk mund të themi se nuk janë të suksesshëm, është një gënjeshtër e vogël por komplekse, për të fituar kohë, shumë, shumë kohë.

Gjithashtu, ishin me kokrra ata që kuptonin ç’ishte komunizmi teorik, si ishte rritur, në ç’kushte, e kur ishin përshkruar historikisht parimet e teorisë e kontributet reale dhënë në këtë teori që nga Marksi tek Stalini dhe komunistët evropianë perëndimorë. Ne përtypnim e ripërtypnim si lopët “materialet e Partisë mbi këto çështje” që “hidhnin dritë” mbi natyrën e socializmit e komunizmit dhe na bindnin kollaj si “fjala e patundshme e Partisë” se ne ishim të vetmit ndërtues të komunizmit të vërtetë në botë. I gjithë ky tym ideologjik propagandistik, ishte pak a shumë njëlloj në gjithë vendet e tjera komuniste. Ndryshimet lidheshin me intensitetin e monstruozitetit që pillte ai. Komunizmi është në fakt vetëm eksperienca jonë me të, e provuar disa herë e në disa vende, ajo që kemi parë e kemi ngrënë si komunizëm, dhe asgjë tjetër që ruhet mistershëm në Manifest apo libra, të cilit një ditë do t’i vijë dita e do na nxjerrë të gjithëve në selamet. Mos e servir një marifet meskin vetëmbrojtës si ideal, si të ishte fisheku i fundit ruajtur në ndonjë xhep të brendshëm të të potureve të stërgjyshit intelektual që për pak desh shkoi për studime në Selanik. As Zhizheku s’do ishte kaq maoist sa është, po të kish provuar Shqipërinë!

Nëse do bënim një diskutim akademik teorik për komunizmin “e vërtetë”, ide që sot ata që s’duan t’u prekësh të kaluarën e bëjnë mashë distancimi nga komunizmi ynë real, atëherë bujrëm! Mua dhe ca të tjerëve që si unë mbahen si kryesisht majtistë, na pëlqen të çaprallisim në detaje piktoreske për bukuritë e ideve të majta, teksa mbajmë lehtë me pjesën e sipërme të gjuhës, po pa e puthitur krejt ama pas qiellëzës lart, e me shtytje-thithje të kontrolluar lëvizjesh horizontale të vazhdueshme si të ishim ustallarë shekullorë e mjeshtër të zanatit të rrufitjes e mbajtjes në gojë të lëngut që na gëzon lugthin e na shkrin, shtrin e shkryth trupin, pikëlat hyjnore të verërave që mund të shijojmë prej rrogave tona fituar prej sistemeve kapitaliste. Se, në socializëm, ngopeshim me ponç të qelbur. Pra, po! Për idealistë bota ka gjithnjë nevojë, po veç pa u shtirur, jo me idealizëm e majtizëm si modë! Pa fluturuar drejt Manifestit, kur s’ke kuptuar ende ç’bëri vaki në vendin tënd dhe në të tjerët që u shtynë të marrin të njëjtën rrugicë në ’45-ën! Mos kujto se ata të tjerët, sovjetikët, jugosllavët, gjermanët a çekët e sllovakët (apo çekosllovakët?) e konsiderojnë veten më pak idealistë sesa ata që na prinë ne si elitë socialiste. Socializmi e komunizmi kanë ekzistuar si të tillë vetëm në realitet tona lindore! Restoja është ajër, ëndërr!

Nga ana tjetër, ide dhe praktika socialiste e komuniste janë gjithnjë e më të domosdoshme të aplikohen brenda sistemit prodhues e shpërndarës sot, për të thyer njëfarësoj praktikat e ashpra të kapitalizmit përfitues, makut, agresiv e arrogant. Klasa e mesme po jeton sot një stres të fortë që e ve nën trysninë e shpërbërjes, bota është e ndarë në grupe pa asnjë balancë kushtesh jetese e prodhimi, të drejta bazike të individit dhe familjeve për edukim e shëndet janë shpërdoruar edhe në vendet më të pasura, në planin botëror ndeshjet kanë një natyrë imorale e synojnë përfitim absolut. Në një shoqëri jodiktatoriale me të gjitha këto probleme, politikat socialiste janë e vetmja rrugë reale për përmirësim gradual e për kontroll të babëzisë iracionale të kapitalizmit. Por ato janë politika rregulluese, jo shkatërruese. Ideja themelore është që politika të tilla duhet të përmirësojnë dhe jo të keqësojnë gjendjen e shoqërisë. Në terma më të thjeshtë sot duhet të kuptojmë rëndësinë e kooperativave kur njerëzit i duan dhe përfitojnë prej tyre; atë të trajtimit me respekt ekonomik (paga, pensioni) të atyre që kanë punuar e punojnë; rëndësinë e rishpërndarjes së pasurisë që favorizon ata me kushte më të këqia; emancipimin shoqëror dhe dhënien e të drejtave grupeve që tradicionalisht e historikisht janë lënë pa gojë, sidomos grave; bashkëveprimin më aktiv mes njerëzve për të kuptuar e mbrojtur interesat e veta në liri. Por kjo është demokraci sociale, dhe jo komunizëm apo socializëm.

Nuk i kam kuptuar kurrë ata që NUK konsiderojnë si ideal një sistem që do krijonte një shoqëri të përbotshme pa përfitim e pa shfrytëzim, pa klasa, pa shtet, pa para, pa treg në kuptimin e  sotëm, pa ekzagjerime e pa humbje, pa konflikt, me paqe e begati, ku interesi personal natyrshëm shndërrohet në interes të shumicës e pasuria s’ka kuptim, pa egoizëm e makutëri, me harmoni, bashkëveprim e dashuri. Në këtë kuptim, komunizmin dhe idealizmën e tij, mund të mos e përkrahin veç ata njerëz që s’kanë minimumin e aftësisë për të ëndërruar, njerëz që ndoshta kanë arritur kulmin e hidhësisë së shpirtit. Por, mes rrugëve për të shkuar atje, asaj të Krishtit që s’e mbesonj, asaj të Marksit që bën të qeshin pulat, dhe asaj të Leninit që ka si kosto shkatërrimin total të shoqërisë, familjes dhe individit (në mos nga frika e tortura, nga uria dhe marria), vetëm ajo e Leninit (dhe Stalinit) ka qenë e aplikueshme. Marksi i mençur namin i bën kapitalizmit në kritikën e vet të admirueshme, por, pas asaj kritike, nuk na jep asnjë ndihmë me socializmin real, atë global e pa kapitalizëm përreth, me ndërgjegjësimin politik spontan të punëtorisë që gradualisht vetëedukohet dhe edukon, me akses total në mjetet e të mirat e përbashkëta sipas nevojave. Socializmi e komunizmi kanë pasur veç një formë! Atë që pamë e që desh na mori më qafë! Quajini socializmat realë evropianë “kapitalizma totalitarë a shtetërorë”, “diktatura politike njëpartiake”, “kapitalizma burokratikë shtetërorë” e çfarë të doni. Ata janë, e ata kemi: laj, thaj! Pjesa tjetër është ëndërr e domosdoshme, e cila na furnizon copëra idesh që mund t’i inkuadrojmë në shoqëritë tona të shtrembëta, për t’i drejtuar sa mundemi e bërë më humane.

Rasti ynë

Komunizmi tek ne i dha fare herët shenjat e një sistemi jonjerëzor pa skrupuj moralë a nevojë justifikimi për aktet e veta, që shfytyroi dhe asgjësoi së pari atë grup të vogël e ende të pastabilizuar që përbënte mendjen tonë, prodhuesen e ideve të lira e të pavarura, duke e zëvendësuar atë me elitën e re, verbërisht të bindur e të partishme, “nomenklaturën”. Ky grup në thelb jo-mendimtar e jo-idealist por ndjekës, edhe më pak stabël se elita e vjetër që patëm, e zëvendësoi atë, dhe u vetëbind të ishte elitë udhëheqëse e vërtetë. Në këtë pikë nuk kish më dallim mes elitës kulturore dhe asaj politike: ato u njësuan. Monopoli i klasës së re “inteligjente” të shoqërisë, përfshinte pak nga gjithçka që ne zotëronim: ide të nënshtruara, speca, mish rose, fabrika, djathë, pushtet, makinë, telefon, pallto me jakë gëzofi. Njeriu ynë i ri ishte njeri politik, dhe jo në kuptimin feminist a postmodern, por në kuptimin e partishmërisë skllavëruese pa kushte.

Albania. Tirana.
Former statue workshop.
Stalin.
© Carl De Keyzer – Magnum 1995.

Ata që deshën e mundën të rrinin në qendër të sistemit tonë, ndenjën sepse donin pozitën që mund të fitonin aty duke bërë ç’mundeshin që të bindnin veten se s’kishin lidhje me gjakun, burgun, internimin, urinë dhe djersën e atyre që vuanin komunizmën tonë shëmtaraqe e të pamëshirë. Madje shumë sot do thonë se kanë bërë plot përpjekje për të ndryshuar sistemin, kanë qenë subversivë e avantgardistë të demokracisë. Ministra të brendshëm e shefa dege, hetues e prokurorë, sigurimsa të lartë e pesëlekësha që bënin roje nëpër qoshe rrugësh a vëzhgonin hotel turizmet, sekretarë partie, komunistë të thjeshtë, gardianë e oficerë, gazetarë, shkrimtarë dhe artistë, mësues e shkencëtarë, kryetarë kooperativash e fronti të lagjeve, punëtorë që punonin për dhjetëvjeçarët e ardhshëm, kooperativistë pararojë, shefa kuadri, plani e sektori, aparate të komiteteve ekzekutive, ministra e drejtorë, deri tek komandantë çetash e sekretarë rinie siç isha edhe unë, e kemi mbajtur gjallë kuçedrën dhe e kemi ushqyer me copa nga morali ynë që bëhej çdo ditë e më i holluar, më gënjeshtar, më i shëmtuar në proces.

Po a e lemë në fakt fajin pa fajtor, kur bëhemi të gjithë fajtorë? Ky shkrim nuk është për gjetjen e atyre që kryen krime, që rrahën, burgosën dhe vranë, e atyre që milituan për t’ia futur kujtdo me ligësi e për të fituar apo ruajtur poste. Ata kanë emra që duhen njohur. Me këta duhet marrë ligji sado e vështirë qoftë kjo sot, praktikat sociale që nuk duhet t’u japin më mundësinë të sillen me po atë pafytyrësi e makutëri dhe të dalin prapë të fituar, e sidomos ndërgjegja e vet. Ky shkrim është kryesisht për kulturën totalitare që mposht lehtësisht forcën e lirisë, kur ka shkatërruar, zëvendësuar e gllabëruar elitën. Kam shkruar para së gjithash për atë pjesë të elitës kulturore që, duke qenë edhe pjesë e asaj politike, qe dëshmitare, lejoi dhe jetoi si spektatore e radhës së parë por edhe si aktore, shkatërrimin total e të pandërprerë të elitës shqiptare të vërtetë a të paangazhuar politikisht, grupit që kishte shanset të prodhonte mbrojtësin tonë nga moçali moral që prodhoi socializmi, të ruante një etalon social vlerash në ditët e këqia. Askund në Evropën Lindore nuk u fshi e shua ajo aq egërsisht e pa shpresë mëkëmbjeje sa tek ne.

Ndaj, para se të themi se kishim idealistë e komunistë të vërtetë, duhet ta peshojmë idenë dhe llafin. Kishim njerëz që patën ëndrra dhe që u ndenjën dëshmitarë të heshtur ose i shkelën ato me të dy këmbët, kur i panë si iu thërrmuan para “idealizmit të madh”. Disave kjo thyerje u ndodhi pas pak ditësh, disave, pas pak muajsh, e atyre me idealizmën më jetëgjatë, pas pak vjetësh. Në vend të tyre, ne krijuam klasën e privilegjuar që kish monopolin e të mirave dhe fuqisë, klasë kryesisht hipokrite dhe injorante, ku kishte edhe burokratë, mësues, punëtorë, shkencëtarë apo artistë të mirë, por jo idealistë! Ne idealistët i asgjësuam dhe i shfytyruam shumë herët me frikë e terror … komunist.

Elita e re sot nuk është shumë më e ndryshme. Ende një grup kryesor që ka pushtetin ekonomik e politik në dorë sot vjen nga elita e vjetër e diskutuar në këtë shkrim. Ajo u ndie si peshku në det në tranzicionin tonë me aftësitë e veta për t’u adaptuar sipas interesave e ndërruar flamurë. Korrupsioni nuk na erdhi si dhuratë nga kapitalizmi; atë e patëm kultivuar e rritur me pasion në socializëm, dhe kapitalizmi e gjeti mes nesh, si dikur Skënderbeu lirinë. E tashmë kishim edhe këtë të fundit, lirinë, që korrupsionin ta zhvillonim pa frikë e me krenari. Brezi i moshës së mesme, jo veç hyri direkt e në sofrën e “demokracisë” ku mundi të sigurojë thelat më të majme të cilave ua kish vënë syrin që para se socializmi të binte, po kish bërë gati edhe bijtë e vet që të ishin të parët gllabërues të bollëkut. Njerëz që kishin bërë studime këtu apo jashtë, kryesisht falë nepotizmit tipik socialist, që kishin mësuar mirë e keq ndonjë gjuhë nëpër shkolla të veçanta ku hyje veç si bir i nomenklaturës, e që kishin nisur stazhet për të hyrë në Parti e ua kishin vënë ndërkaq syrin institucioneve, ambasadave, ministrive që u interesonin. Pastaj ishin edhe fakirët që me shumë më tepër mund e sakrifica kishin bërë çmos të vinin nga fshati e qytezat, shpesh me tesera partie marrë në prodhim, të talentuar ose thjesht të partishëm, më në fund shumë prej tyre edhe veriorë, që hynë në sprint final për të fituar Tiranën e konkurruar me ata që ishin ushqyer me bukë e gjalpë e reçel. Një pjesë e mirë e asaj që konsiderohej elitë e re e socializmit iku në kurbet, me të talentuar e të patalentuar, por më shumë si të parët sesa si të dytët. Kjo është pak a shumë elita jonë rritur e mbetur në Shqipëri[1]. Në most qoftë kjo arsyeja kryesore e tranzicionit tonë pa fat e pa fund, është ndër themeloret.

Një tufë të rinjsh të edukuar mirë, të mençur e entuziastë, për arsye të ndryshme janë kthyer nga studimet në Shqipëri, që të na japin shpresë ne më të vjetërve se, ndoshta, një grup që të udhëheqë me ato ideale që ka (qoftë edhe thjesht profesionale), dhe jo thjesht interesat meskine politike e jopolitike, të lirë e të pavarur nga korrupsioni, do e kemi. Por janë pak e ende të pafuqishëm, luhaten vazhdimisht mes nevojës për punë e para, dhe dëshirës për të qenë progresivë e të pavarur. E teksa fuqizohen, e fundit gjë që do doja, ishte që ta merrnin socializmin a komunizmin tonë si një epokë e shoqëri idealiste e idealistësh që vetëm rastësisht shkoi për lesh.

[fund]

Pjesa I

Pjesa II

Pjesa III

Pjesa IV


[1] Përqendrohem në Tiranë, por qendrat e tjera, në shkallë më të vogla, dëshmojnë zhvillime paralele.

40 Komente

  1. Nje ese e gjatë e shkruajtur me nerv, por jo me nerva.
    Shkrime të tilla bëjnë mirë se edhe pse me interesa për të kuptuar, mjaft të rinj e realizojnë kontaktin me atë realitet të shkuar nëpërmjet kujtimeve të atyre që e shkaktuan kolaps kombëtar, pra njohin një realitet tashmë të ripërtypur të trajtës “atëhere kishte punë për të gjithë”, a thua se në kampet e përqendrimit linin ndokënd të tundte zinxhirin.

    Fatkeqësish logjika episkopale e N. Hoxhës ka pasuesit e vet të panumërt dhe sot ata që mendojnë se nën regjimin e Hoxhës Shqipëria u shndërrua në një ishull lumturie, janë më të shumë se ata që mendojnë se ajo periudhë ishte dekadenca me e madhe e të gjithë historisë kombëtare, pasojat e mbrapshta të së cilës do të ndihen edhe në shekullin e ardhshëm.

    Shkrime të tilla i bëjnë mirë moralit të atyre të cilët këmbëngulin që gjërat të quhen me emrin e tyre të vërtetë, që banalitetin e dhunës së përditshme të ushtruar në mënyrë kapilare, madje celulare e ndjenë edhe sot e gjithë ditën si dështim personal e vetëfajësohen për aftësi bindëse më të paktë se ata që e shkaktuar atë rrënim kombëtar.

    Shkrime të tilla janë të mira për t’i qartësuar atyre që nuk e jetuan se (në fund të fundit) realiteti nuk është te shkrimet e Nexhmije Hoxhës (por as diku aty në mes), se ajo që kaluam nën komunizëm ishte quasi-jetë, pra një nga format e mundëshme të jetës, një jetë në kufijtë e mbijetesës, një jetë në kushte ekstreme permafrosti kur organizmat mobilizohen të qëndrojnë gjallë duke e ruajtur atë pak energji që mbetet për një funksionim minimal, në surdinë të trurit e zemrës, duke lënë në bangon e rezervës të gjitha organet e tjera.

    Në fakt persona të tillë si çifti Lubonja e plot të tjerë, ishin për t’i dhënë shkëlqim, gjallëruar e bërë tërheqës një regjim që besonin se mund të shpëtohej. Dhe duke eliminuar ata, Hoxha preu çdo shpresë për mbijetesë të komunizmit shqiptar. Në thelb është vetë E. Hoxha armiku më i egër i regjimit të tij. Duke ju shtypur juve, ne mbytem veten u tha Gorbaçovi disa ideatorëve te mbijetuar te Pranverës së Pragës.

    Pa dyshim Lubonjat janë intelektualë të shkëlqyer, por larg vizionit dhe nivelit njohës të B. Merxhanit apo dhjetëra të tjerëve të cilët që në mesin e viteve ’30 deklaronin se nuk ishin marksistë (dhe jepnin shpjegime te qarta se çfare fatkeqesie mund te shkaktonte nje regjim i mundshem marksisit ne vend), pra jo atëherë kur hanxhari marksist u ra në zverk, por që ku ai u shfaq si fantazmë akulli në Sant petersburg.

    Vlera e tyre e vërtetë është sepse pushteti nuk u nxorri zhguallin mbi lëkurë dhe u rriti thonjtë.

  2. Lyss, falemnderit!
    Pershtypja ime per kete gjemdje qe permend ti ketu: … “sot ata që mendojnë se nën regjimin e Hoxhës Shqipëria u shndërrua në një ishull lumturie, janë më të shumë se ata që mendojnë se ajo periudhë ishte dekadenca me e madhe e të gjithë historisë kombëtare, pasojat e mbrapshta të së cilës do të ndihen edhe në shekullin e ardhshëm.”
    … eshte e ndryshme. Nga sa kuptoj ti u referohesh grupeve qe jetuan socializmin, dhe jo te atyre qe kane lere pas 1985-1990. Ne fakt, asnjehere nuk kam menduar se ka me shume; mendoj qe ka plot, por gjithsesi shume me pak se ata qe e shohin komunizmin tone si fatkeqesi pa krahasim. Por mund te jem krejt gabim, se kjo eshte subjektive dhe mund te marresh sinjale krejt te shtrembeta ne varesi te grupeve me te cilet kam kontakt. Dhe s’di te kemi sondazhe per kete.
    Por nese eshte si thua ti, aq me shume duhen thene ca gjera nga ata qe jetuan. Une kur shkrova kisha me teper parasysh te rinjte dhe shume te rinjte, qe ose e njohin pjesshem e siperfaqshem, ose hic ate kohe.

  3. Ne te vertete nuk ishte diçka qe me kaloi rastesisht. Kisha parasysh nje sondash, per te cilin fatkeqesisht nuk jam ne gjendje te jap asnje reference, por qe me beri shume pershtypje kur e lexova, dhe si i tille me kishte mbetur ne kujtese. Dhe me e keqja ishte se ai fliste per ate pjese te popullsise qe nuk e kane jetuar ate periudhe ose ishin te vegjel per ta gjykuar.

    Shume psikologe e shpjegojne kete me sindromen e magjepsjes pas te keqes, por nuk desha te shtyhem me tej se fjala ishte thjesht per nje nderhyrje te rastit.

    1. Lyss,

      Nese e marrim si te mireqene perfundimin e sondazhit, atehere kjo tregon nje tjeter deshtim tonin si shoqeri. E mori dreqi, nuk po flasim per periudhen e dardaneve dhe as per ate te Skenderbeut, ku gjerat mund te kembehen me kollaj e perspektiva te jete me iluzore, sic thote A.V. ne shkrimin e sotem.

      Po arsyet jane me interes per t’u menduar. Besoj se themelorja eshte mos-njohja e periudhes, ndaj thoja ne pjesen e pare se forma te caktuara arti e letersie mund te jene me efikaset per te mbushur kete boshllek (dhe me sa duket, nese eshte e vertete qe te rinjte, shumica mendojne se ishte nje rend me i mire, te domosdoshme).

      Tjeter arsye mund te jete qe ne siperfaqe periudha komuniste do dukej si parimisht e kunderta e kesaj se sotmes, ndaj kur shohin sa pa shprese eshte e sotmja dhe sa i thelle e i paluftueshem korrupsioni, eshte afer mendsh te kerkosh nje shpetim diku, dhe ajo eshte pika me e afert.

      Tjeter arsye mund te jene format qesharake te demaskimit te komunizmit (ne mode sot) qe ne fakt e ekzoticizojne ate me shume se e kallezojne. E kam fjalen per prodhime artistiko-muzeale si bunkeri apo shtepia e gjetheve. Une e kuptoj nevojen per te kenaqur e vjele turizmin, dhe ajo eshte legjitime per te zotet e punes, por nuk duhen trajtuar te rinjte si turiste, se e merr dreqi ate pune dhe i dizinformon ashtu.

      E fundit arsye, per nje pjese me te vogel qe mund te kete kryer Masters dhe PhD ne vendet perendimore, besoj se eshte rikthimi i fuqishem i marksit ne shkencat sociale. Ka nje arsye sh te vlefshme rikthimi i tij (nga neomarksistet dhe marksistet) ne keto shkenca sepse arsyetimi marksist per ndergjegjen dhe identitetin klasor, dhe shume prej shpjegimeve te historise apo dukurive te kapitalizmit si te bazuara ne lofte klasash me dallime ekonomike, te pronesise dhe menyres se prodhimit e shperndarjes se te ardhurave, eshte per mua me i miri dhe i pakritikueshmi qe kemi. Po ashtu idete e Gramscit per hegjemonine kulturore, jane kryesisht vazhdim i te njejtave ide, dhe nuk ka njeri sot qe te pwerfundoje studimet pasuniversitare ne gjithcka qe lidhet me sociologjine, letersine, historine apo kulturen qe te mos e nise formimin nga keto teori. Sado shpjeguese qofshin ato, nuk duhet bere gabimi sh i lehte per t’u bere qe entuziazmi te te coje ne besimin e revolucionit komunist, ose ne besimin (e verber) se edhe zgjidhjet e Marksit ishin po aq me vlere sa kritika e tij. Nga sa shoh me duket se kjo ka ndopdhur ne Shqiperi me grupin e te rinjve te formuar jashte. Pastaj jane edhe grupet qe luftojne per permbysjen e kapitalizmit ende me menyrat e dhunes tamam sic kane ideuar, Lenini, Stalini, dhe maoja. Dhe keto pastaj jane terheqese, do thoja une sipas atij shpjegimit psikologjik qe jep ti.

      Nuk di… mund te kete te tjera arsye perse ky rikthim ne sjelljen e te rinjve. Gjithesesi, eshte nje problem qe mua me krijon frike e siklet kur e mendoj. Dhe me ben te ndihem e paafte dhe me peshen e deshtimit per detyren qe cdo brez ka te percjelle tek brezi qe vjen ate qe konsideron te vertete.

      1. Edhe per mua mbetet nje nga çudite e medha.
        Ke te drejte ne ate qe veprat e mira te artit do te kishin nje rol te rendesishem filtrues dhe do te shmagjepsnin nje pjese te atyre qe i intrigon dhe terhq madheshtia e se keqes (me plqen me mire te them keshtu se sa te pranoj se ka njerez qe e kane humbur aftesine per te dalluar te miren nga e keqja, kjo do te ishte shenje e fundit te botes). Kuptohet, gjithnje do te kete nje perqindje qe anon andej. Eshte rasti i grupeve naziskinë. Por nese propaganda turbulluese naziste nuk do te terheqe me shume se aq kjo shpjegohet se pati vepra te medha arti antinaziste, vepra te nje niveli te mrrekulueshem, qe fillojne me letersine e viteve ’30.
        Nje fat i medh ishte se kameramanet e ushtrive aleate rregjistruan ditet e fundit te kampeve te perqendrimit (dhe grupet e operatorve instruktoheshin nga Hiçkoku dhe te tjere kineaste gjeniale). Pra propaganda vullkanike e Gebelsit ndeshet me rezultatet konkretet te regjimit, tmerrin e kampeve te shfarosjes. Dhe ajo nuk ka pergjigje te jape, shpjegoje a perligje ato tmerre. Dhe vjen vetiu shmagjepsja ndaj nazizmit, te ata qe kane mend.
        Ne Shqiperi nuk ndodhi kjo. Nuk pati kineaste qe te shkonin e xhironin jeten e kampeve te perqendrimit, te burgjeve te Spaçit, Qafe Barit a gjetiu. Pra imazhi i asaj periudhe vjen vetem nepermjet filmimeve te bera kinse per qellime propagandistike, qe fshihnin nje realitet dramatik. Nuk gjendet asnje lloj kunderfilmimi, nuk ka asgjekundi filmime per urine e femijve, per perqindjet e larta te tuberkulozit ne zonat e ftohta, per gra e burra qe rraskapiteshin ne kooperativa per nje cope buke, per minatore qe futeshin ne galeri vetem pasi kishin pire nje gote çaj (u jepnin edhe nje veze, por ate ata e ruanin per tua derguar femijve), nuk ka filmime te proceseve te tmerreshme hetimore, asnje gazetar (perveç meje:-) nuk shkoi te bente reportazhe ne fshatrat e te internuarve, qe edhe pas renies se regjimit, ata rrinin aty, se nuk kishin ku te shkonin, krejt indiferente me ate qe ndodhte jashte kampit te tyre…
        Me e keqja eshte se me pjese te filmimeve te propagandes se regjimit komunist, u ndertuan (dhe ndertohen edhe sot e kesaj dite) me dhjetra dokumentare qe synonin te tregonin se çfare ishte ne te vertete regjimi komunist. Mision i pamundur!
        Kur nje dokumentar i tille u shfaq ne Nju Jork, Vehbiu me te drejte dyshoi se mos te tlla vepra jane forma te sterholluara per ta bere ate realitet te shkuar me terheqes per brezat e rinj.

        E mira, ndoshta, por e keqja nuk i le gjerat pergjysme, u shkon deri ne fund, tha.

        1. Per saktesi : Sipas turneve , ne te parin e te dytin e pinim qumeshtin , plot 1-nje liter te ngrohte, para se te hynim ne galeri, kurse ne te tretin kur ktheheshim ne mengjes nga puna ne nje dhome prane dhomave te zhveshjes e dusheve. (nuk flas per ne kampet e te burgosureve!)

          1. Per saktesi: Mos, mos fol se nuk dhi noj here ne qyp, me thoshte baba. Mos fol se do na marresh te gjithve ne qafe. Po vashdove me fol do te shkoj vete te denancoj. T´rre menja se dote bij noj fishek makarone nburg… nuk po e kryem kshu ene burgun kemi monget. Boll ky dialog me kuptu se cfar monstre brutale frike ishte diktatura. Nuk kishe ortak asnje: as babee as nene, moter e vella.

          2. ne fakt nuk e di se sa e kur e pinin, por nuk besoj kjo ishte nga qe sistemi mbronte e ndihmonte punetorine. Minatoret duhet te mbaheshin gjalle e me shendet te mjaftueshem, se ne ato te shkreta miniera na mbanin.

  4. Diku aty nga 1982-83, tek degjoja shpesh zerin e Amerikes ne radio ne oren 20, me “kenaqi” nje lajm (reportazh), i cili bente fjale per Marksin dhe Leninin, si dhe tezat dhe teorite e tyre. Nje (apo dy-tre ekonomiste) amerikane, pas studimeve te tyre te gjata, kishin arritur ne perfundimin se Lenini ishte dicka krejt tjeter nga Marksi, pra teorite e tyre nuk kishin fare perputhje. Ky lajm ne fakt me “kenaqi” sepse une, si nje nga budallanjte e vetem te brezit tim (ditlindja e 1963-it), kisha lexuar dhe studjuar teresisht Marksin (+Engelsin) dhe Leninin, dhe jo vetem kisha arritur ne po te njejtin perfundim, por kisha filluar me kohe ta llapja lart e poshte (ne rreth jo shume te gjere) kete “zbulim”. E permenda kete fakt jo per te treguar se ai Lenini na i prishi punet, as per te mbrojtur marksizmin, as per te folur per nje komunizem sipas Marksit, as per ta kritikuar ate lloj dhe kete lloj komunizmi, as per te sqaruar teorikisht c’eshte socializmi, (qe e mesonte cdo kush ne shkolle, si nje sistem tranzistor midis kapitalizmit dhe komunizmit pa klasa), as per ti hyre debatit (te nisur qysh para se te lindte Marksi) nese njeriu eshte qenie qe mund te ndertoje nje shoqeri pa klasa dhe me individite te barabarte, as per te diskutuar mbi tezen se cdo sistem barazie mbetet nje utopi, (diskutim qe nuk ka fund), as per te sqaruar se i ashtuquajturi “marksizem” mbeshtetet ne tezat e Smithit dhe Rikardos, (pra qe kapitalizmi pjell kriza dhe cimenton ndarjen e punes; kjo e fundit -teorikisht- zhduket pergjate socializmit dhe ne komunizem nuk ekziston), as per te folur mbi “socializmin shtetror”, sic u prezantua ky ne te gjithe Lindjen, as per te folur per “socializmin” shqiptar, as per ate e as per kete! Por dua ta sqaroj ketu autoren e shkrimit, se ka ngaterruar emocionet e djeshme dhe te sotme me faktet e teorive te ekonomise politike. Dakort, nuk eshte e thene qe ajo ti njohe teorite e ekonomise politike. Por ne kete rast ajo nuk duhet ti perzieje te gjitha ne nje tas! Mund te merret vetem me fenomenin e “socializmit” qe perjetuam! Keshtu te tregoje se si kjo diktature mbeshtetej tek kjo (e ashtuquajtur) teori. Pa luajtur me analiza te percipta mbi kete teori, mbi te cilat ajo fare pak (ose aspak) ka lexuar! Ose mund te merret edhe me problemet teorike te ekonomise politike, nese i njeh mire, keshtu ti trajtoje keto ne hollesi, (duke treguar edhe te metat e tyre, sipas argumentacionit dhe fakteve qe sjell), e pastaj ti illustroje sa te doje efektet e tyre ne praktike. Si perfundim do thoja se shkrimi mbetet thjesht emocional e pa llogjike te thelle shkencore!

  5. r.th.,
    Nga sa thua, i bie qe shkrimi jo vec te jete “pa logjike te thelle shkencore”, po te jete pa logjike hic, sepse i paska shpetuar pa vene re korracen me elementare qe mbajne te gjithe ata (qe mbrojne idene se ai qe patem ne fakt nuk kishte lidhje dhe as conte ne komunizmin e vertete…) per te cilet flet gjysma e pare e pjeses se V, pra se Lenini na i prishi punet duke marre teorine e Marksit ne nje udhe krejt te paparashikuar prej Marxit e duke shnderruar disa nga kushtet themelore qe Marksi konsideronte te domosdoshme per ate rend te arte. Ate qe ti ke degjuar ne Zerin e Amerikes, ajo eshte e vetmja teze qe ekziston, qesharake si dreq, por e domosdoshme per ke ka ngelur pa mbrojtje pas renies se sistemeve. Na thuhej deri neve ne Shqiperi, nga prof me te rinj te ekonomise politike dhe te filozofise (qe quhej edhe materializem), se ekziston kjo teori. Komunistyet dhe socialistet europiane per dhjetera vjet para se komunizmi yne i ngrate te binte i diskutonin problemet e kthimit ne diktature te nje teorie qe s’ishte menduar te funksiononte ashtu! Urime qe ti e ke zbukuar vete (e ke shpikur rroten nga e para!) dhe pastaj je entuziazmuar kur e ke degjuar tek Zeri i Amerikes.

    Po ta lexosh me kujdes dhe pa paragjykim, do vesh re se ne gjithe pjesen e pare une kritikoj pikerisht zhvendosjen manipuluese qe i behet rrugeve konkrete qe u zgjodhen per te avancuar teorine e Marksit nga “te vetmet” ne “me te keqiat e mundshme”; dhe them se socializmi dhe komunizmi (perdorur praktikisht dhe jo teknikisht) jane vec ato qe kemi perjetuar ne dhe fatkeqijte e tjere neper vende te tjera ish- e socialisto-komuniste. Marksi krrijoi nje teori te mrekullueshme mbi problemet e kapitalizmit, dhe nje zgjidhje qe, ne kuptimin dhe limitet njerezore, nuk vjen kurre. Ne fund te pjeses se pare une gjithashtu shkruaj se si mendoj une mund te jesh i majte sot pa qene nga ata qe thone Lenini na prishi Marksin dhe te ardhmen e ndritur qe mund te kishim pasur. Pra gjithe pjesa e pare e ketij shkrimi eshte per njerez qe e mendojne pak a shume si ty. Po paskam dale huq!

    Faktin qe une nuk them Marksi ka thene, Lenini ka thene, Stalini ka thene etj dhe t’i krahasoj, dhe te gjej si e cfare u shkon apo jo, nuk eshte cfare doja te beja une ne keto pese pjese. Qe idete i paraqes ne nje stil qe perzien ate bisedor me te shkruar, nuk duhet perkthyer si mungese objektiviteti dhe as si “shkrim emocional”. Ai eshte nje stil tjeter qe mund te jete (dhe, ne kete rast, eshte) po aq ose shume me i informuar sa nje intro 101 ne teorite mbi komunizmin ne vit te pare universitet, ose per ata qe nisen te bejne “materializem dhe ekonomi politike” ne kohen time, qe ne gjimnaz. Besoj ky stil qe perdor eshte me efikas ne hapesira joshkollore, dhe ne fund te fundit, eshte stili im, por kerkoj ndjese qe nuk te kenaqi.

  6. – per mua nuk mund te jene te besueshme – me shume se 50 % – kujtimet e shkruara pas shume dhjetevjecaresh si ne librin me kujtime te komentuar. Nuk mund te jesh i vertet pasi ke kaluar lulezimin aktiv, vuajtjet e mepastajme, vitin ’90 e ’97 “rrugen e sheshte te Rames” dhe eshte normale qe realiteti kushtezon ate qe shkruan. Do ti besoja vetem nje ditari te zverdhur te botuar ashtu sic eshte mbajtur ne ato dite. Nuk do habitesha te lexoja ne nje ditar te tille- shoku Enver eshte shume i merzitur po vuan nuk e priste kete tradheti bene mire qe ja keputen koken etj. Eshte e lehte te shkruash ndryshe pas 50 vjetesh.
    – elita – duhet te quhet ajo qe ishte, familjet e medha te Elbasanit Korces Vlores Beratit Shkodres – Vrionet per te thene nje- se po te quhen elite ata qe bene nje shkolle te mesme e hyne ne lufte e pastaj u bene kuadro e drejtuan shtetin bejme gabimin e vjeter te komunisteve.
    – kujtimet e nje personazhi aktiv te diktatures nuk jane te mjaftueshme per te nxjerre konkluzione pa ballafaqime…

    1. e kuptoj qe ata qe shkruajne kujtime jane te kategorive te ndryshme, dhe mes tyre ka pa dyshim njerez qe shkruajne si menyra me e mire per t’u mbrojtur, apo per te thene te tyren. Shpesh per te rikrijuar nje histori qe i favorizon…. se dicka nga ajo qe shkruajne, do mbetet. Por Liri Lubonja per te cilen flas ketu, jam e sigurte qe nuk po perpiqet te genjeje. Ndoshta nuk mundet e nuk eshte aq kritike sa une do shpresoja ndaj gjithe grupit qe ajo vete perfaqeson. ndaj edhe merrem me hollesi me librin ne dy prej pjeseve te shkrimit.

      Ke te drejte per konceptimin e elites; edhe LL vete ate thoshte ne liber, qe ata qe erdhen pas Luftes dhe quheshin intelektuale, ne fakt ishin “intelektuale me shkolle te mesme” dhe jo ndonje shkolle te mesme kushedi se cfare. Por gjate shkrimit une dalloj disa grupime me dije dhe etika krejt te ndryshme.Si nder ata qe komunizmi yne i zhduku qe ne 10 vitet e para ne pushtet, si nder ata qe une i konsideroj si elita qe kurre nuk pati force apo mundesi te ishte e sinqerte, dhe e angazhuar, edhe ndonjehere kur u be e ditur neper universitete te Lindjes apo perendimit (pa permendur ata qe u bene intelektuale me shkolla partie)

  7. Komunizmi si teori eshte anarkiste, ne kuptimin filozofiko-politik te fjales, sepse ka si qellim final zhdukjen e shtetit.
    Kaq mjafton per ta skartuar si teori e praktikuar ndonjehere, sepse askund, as Pol Poti qe iu fut me themeli duke zhdukur 1/3 e kamboxhianeve , as iu afrua fare.
    Jane praktikuar rruge te ndryshme drejt komunizmit, te cilat dolen pa perjashtim rruge pa krye. Nje arsyetim induktivist e skarton mundesine e komunizmit, nderkaq eshte i pamundur te prodhohet nje deduksion qe te con ne logjikshmerine e komunizmit ( ta zeme te gjithe njerezit jane te barabarte para ligjit, nuk prodhon dot perfundimin, prandaj komunizmi, nderkaq premisa te gjithe njerezit jane esencialisht te barabarte eshte e diskutuar dhe e diskutueshme prandaj nuk mund te pranohet si premise deduksioni).

    Po t’i kapesh nje per nje edhe arritjet socialiste ne Perendim, sheh se te gjitha bazohen tek pjekja e kushteve per mundesimin e tyre e jo si rezultat i principeve qe burojne nga teoria komuniste.
    Psh pensioni eshte i domosdoshem per nje shoqeri industriale qe pasurohet dhe rrit jetegjatesine e njeriut, sepse ne nje shoqeri agrare, ku njerezit kane pritshmeri jete 35-40 vjec, as qe ka kuptim te flasesh per pension se s’ke kujt t’ia japesh, e ata qe jetonin pertej te 50-55 vjeteve ishin njerez me njefare mireqenie, dmth toke ne pronesi, keshtu qe kane qene rehat, s’ka pase kuptim serisht pensioni. E njejta gje edhe ne qytet, kush kishte dyqan apo punishte, jetonte zakonisht me gjate e s’kishte kuptim pensioni, ndersa ciraku hiqte gjithe jeten e as e kapte dot moshen e pamundesise fizike.

    Nga ana tjeter, une jam me tezen, se ne teorite socialiste te shperndarjes se pasurise, gjendet edhe jetegjatesia e elitave dhe sistemeve moderne.

    Nje nga arsyet kryesore te qarkullimit te elitave ka qene pikerisht fakti qe kudo funksiononte praktika e grumbullimit te pasurise ne duart e nje pakice gjithnje e me te vogel. Kjo krijonte perplasje sociale mes te pasurve e te varferve dhe mes te pasurve dhe institucionit monarkik ( mbretit, perandorit).
    Pasi piqeshin kushtet, perplasja perfundonte ne lufte civile e me te shumten e rasteve ne dobesim te shtetit, mungese te fondeve per ushtrine cka perkthehej ne pushtim. Pushtuesi pastaj grabiste cmundte bente njefaresoj balancim duke eliminuar pronaret e medhenj qe kishin perqendruar pasurine.
    Ne shume raste te tjera, Kine, Rome, Bizant, Iran, mbreter e perandore godisnin e konfiskonin prona te pronareve te medhenj e benin reforma agrare.

    Prandaj cdo 100, 200 apo maksimumi 300 vjet, nderroheshin dinasti, kishte luftera civile, mbaronin pushtime e me radhe rifillonin cikle historike me elita teresisht apo pjeserisht te reja. Ne te gjitha keto raste kishte rishperndarje te pasurise.

    Nderkaq, nqs shoqeria si praktike pune vendos rishperndarjen e pasurise here pas here, kjo zgjat jeten e sistemit te krijuar, sepse meton te evitoje perplasjen sociale mes te pasurve dhe te varferve e dobesimin e shtetit qe kjo perplasje ka shkaktuar gjithnje.

    Gjeja e mire per nje kapitalist apo pasanik te konsoliduar modern eshte te mbrohet trashegimia e tij, pra nje majtist modern vertet i prish pune se s’fiton sa do deshironte po kjo i garanton edhe sternipit te tij qe do te jete serisht elite se majtistet me metoden e tyre te rishperndarjes se arsyeshme, jane garancia e stabilitetit te elitave.

    Perndyshe nje biznesmen i ri qe do te caje, me nje ane do perballet me kapitalin e konsoliduar te pasanikut te vjeter, nga ana tjeter me taksat e larta majtiste.

    Dua te them qe pasojat e politikave majtiste jane me leverdi te madhe per kapitalistet e vjeter, me biznese te konsoliduara nder breza apo kapitalisteve te rinj qe nepermjet bizneseve te reja te lidhura me teknologjine kane arritur te kapercejne edhe pengesat e taksave te larta, i kane mbijetuar atyre.

    A lehtesojne keto politika jeten e kujtdo qe i perket shtreses se ulet ? Padyshim, por sikunder pohova ne fillim, ka ca fitore te medha majtiste ne kulturen perendimore qe i takojne domosdoshmerise historike, funksionimit te sistemit, struktures ekzistuese, e jo merites se teorise e perpjekjeve majtiste.

    Majtizmi europian eshte nje garantues i elitave ekzistuese kapitaliste dhe nje filter i llahtarshem taksash per bizneset e reja, arsyeja pse ndajne pushtetin te majte e te djathte. Kjo eshte arsyeja themelore pse i mbijetuan per bukuri renies se murit te Berlinit, jane pjese e konsoliduar e sistemit.

    1. Thote hyllin “Po t’i kapesh nje per nje edhe arritjet socialiste ne Perendim, sheh se te gjitha bazohen tek pjekja e kushteve per mundesimin e tyre e jo si rezultat i principeve qe burojne nga teoria komuniste…”
      Perfundim fort i mprehte dhe shpresoj te jete i drejte.

      Ne fillim te ketij viti (mbase neser me 17 janar) Finlanda nis te eksperimentoje (me 2 mije vete me duket), ate qe quhet rroge universale per te gjithe, punon a nuk punon. Ideja eshte qe te shihet mundesia qe nje gje e tille, ne te ardhmen, te shtrihet ne te gjithe popullsine. E shtyre nga nje gje e tille fushata presidenciale franceze po dominohet nga ideja e rroges universale per te gjithe. Zvizera beri referendum, per t’u dhene te gjitheve, (punonin apo jo), 2.500 euro ne muaj, por vete popullsia e hodhi poshte.

      Rasti i Zviceres nuk me pengon t’i shoh shenjat e mesiperme si pararendese te asaj qe predikohej si ideali me i madh i komunizmit, pra qe secili te punoje sipas mundesive dhe te marre sipas nevojave. Duket se heret a vone njerzimi ne ate qafe do te dale. Natyrisht, nuk eshte per neser, por objektivi duket te jete fiksuar tashme.

      Del pyetja, ku eshte roli i komunizmit qe erdhi e peshtyu ne pjate te supes?

      1. Me bere kurioz , i hodha nje sy Finlandes dhe me doli qe qeveria aktuale eshte e perbere nga nje koalicion i se djathtes liberale me nacionalistet finlandeze ( partia e dyte ne zgjedhjet e 2015).
        Tani mu kujtua edhe 5 Stelle me reddito di cittadinanza, jo tamam si kjo po sigurisht qe nje garanci per te papunet.

        Keto me siguri s’jane parti te majta, thjesht po shihet nese jane pjekur kushtet per nje mbrojtje te te papuneve nacionale/vendas ( keto nuk parashikohen per emigrantet qe perbejne 10-15% te fuqise punetore).
        Nga ana tjeter eshte edhe teoria se keto jane fonde qe shkojne gjithnje per konsum,ne pjesen derrmuese te produkteve vendase, keshtu qe japin efekte pozitive ne ekonomi.
        Personalisht teoria qe t’u jepen te papuneve e pensionisteve te ardhura me te larta apo te rritet rroga minimale, me duket e mirebazuar ne teorine e konsumit e nxitjen e prodhimit vendas.
        Kjo mua nuk me ben as majtist e as komunist, thjesht perkrahes te nje teorie ekonomike kapitaliste.

        Natyrisht me terheq edhe eksperimenti finlandez, sikur te besoja se te papunet shqiptare do ishin aq te pergjegjshem shoqerisht e nacionalisht qe te shkonin ne pune me te njejten rroge sa do merrnin edhe si te papune. Finlandezet po testojne pergjegjesine e tyre shoqerore, po testojne vleren e solidaritetit ne shoqeri. Nqs kjo eshte mjaftueshem e larte ( qe do te thote individualizem i ulet), mund edhe te kete sukses.

        Tani persa i perket teorise se madhe komuniste qe thua ti, mua me duket se jemi nje galaktike larg saj. Nqs kapitalizmi ka nje nevoje te caktuar e mund te mbaje te papunet nacionale rehat, kjo do te thote qe per te papunet ne kapitalizem erdhi dita e Arberit.
        Natyrisht, ky kapitalizem behet me pak dinamik, krahasuar ta zeme me kapitalizmin amerikan, por shteti mesa duket funksionon aq per bukuri, saqe di ta mbaje ekonomine ne siperfaqe.
        Nje shtet i tille ka qene ai i golisteve ne France, ne kohen e ”dirigisme”/ dirigjizmit, dhe golistet nuk ishin me siguri majtiste, sikunder nuk ka qene majtist Colberti i Luigjit XIV, i cili nisi i pari praktikat dirigjiste e merkantiliste.

        Mos t’i veshim cdo gjeje qe ka thene Marksi apo Engelsi, pelhuren e origjinales e te parethenes apo pathenes me pare. Jo per gje po kemi Perandoret romake qe u jepnin buke perdite te papuneve te Romes, mos ta bejme llafi qe bie Neronin marksist.

        Nga ana tjeter kapitalizmi nuk eshte teori si puna e komunizmit,me libra e pamflete, kapitalizmi eshte praktike qe merr ngjyra te ndryshme ne kontekste te ndryshme, dmth i pershtatet kapaciteteve te ndryshme te shoqerive ose karakteristikave si territori, demografia, historia, kultura etj.
        Ti psh s’mund te shkosh ne nje kapitalizem qe eshte zhvilluar fale inisiatives se lire ne hapesira te pamasa e te lira si Amerika e te thuash une jam majtist e do bej si kapitalizmi francez apo gjerman. Po edhe anasjelltas, nuk mund te besh liberalizem ekonomik ne France e Gjermani se te zene me shpulla, mund ta propozosh maksimumi ne nje vend te zgerlaqur si Shqiperia, ku askush nuk merr parasysh qe kapitalizmi duhet te t’i pershtatet karakteristikave qe gjen e jo t’i pershtatim Shqiperine nje modeli teoriko-eksperimental.
        Pas nje modeli teoriko-eksperimental si komunizmi ne nje tjeter model teoriko-eksperimental.

        1. Me stimuloi cik kjo ceshtja e idealit te madh komunist.
          As tek ne nuk kishte nje pagese per te gjithe, pagat ndryshonin le te themi nga 3 mije leke si rrogat me te uleta ne 11-12 mije leke rrogat me te larta , me shumicen e rrogave diku tek 5-7 mije leke.
          Edhe ne kapitalizem nuk eshte se diferencimet e rrogave jane kushedi sesa, hiq rolet drejtuese ne kompanite private, dmth shumica derrmuese e rrogave kesi lloj diferencash kane, as rrogat me diplome te larte nuk diferencojne ne teresine e tyre me shume se 20% nga rrogat e atyre me diplome te shkolles se mesme.
          Prandaj kjo puna e nevojave dhe pageses del cik si gje e mbetur ne liber edhe aty ku u nis rruga e komunizmit, se kooperativisti kishte te njejtat nevoja me inxhinjerin e naftes po ky i fundit merrte 12 mije leke ndersa kooperativisti merrte 3 mije leke.

          Nga ana tjeter, nderhyrja e shtetit nuk eshte domosdoshmerisht majtiste, as ne Finlande nuk me rezultoi e tille.
          Historikisht ne Kine qe nga lashtesia , shteti ka pasur monopolin e prodhimit te kripes, prodhimit te mendafshit e metalurgjise se hekurit. Kur athinasit e lashte gjeten miniera argjendi ne territorin e tyre, u mblodhen e diskutuan si do i harxhonte shteti ato para e ndertuan trireme, te cilat pastaj dolen te ishin investimi me i mire.Pa u larguar shume nga Athina kemi Sparten ku shteti nderhynte ne cdo parcele toke.
          Shembuj ne fakt ka plot e te llojeve te ndryshme e ne cdo sistem te mundshem.

          Teoria e Republikes se Platonit thote qe arsyeja eshte motivi i nderhyrjes se shtetit ne te gjitha punet. Republika e tij mandej si e themeluar vetem mbi arsyen, krijon nje model te caktuar e deri me sot utopik, por me e rendesishme sesa te kuptojme deri ku shkon arsyeja, eshte principi qe legjitimon nderhyrjen e shtetit, dmth arsyeja.

          Mendoj se shteti ashtu si ka bere deri sot, do te vazhdoje te beje ne drejtim te nje politike sociale kur piqen kushtet, dmth kur ajo politike rezulton e arsyeshme per t’u bere, dmth nuk ka si te jete ndryshe, rezulton e pamundur te jete ndryshe.
          Me arsye ketu nuk nenkuptohet thjesht une kam argumentet e mi apo te teorise x,y,z, nenkuptohet pikerisht qe per kushtet e krijuara, nuk mund te konceptohet nje alternative tjeter.
          Nqs mbeshtetesit me te zjarrte te alternatives se arsyeshme jane majtiste, mire se te vijne, nqs jane liberale, konservatore, nacionaliste, progresiste, populiste, te gjelbrit, te kuqte, lejlat, mire se te vijne.

          Demokracia ne Athine erdhi kur te varferit u ngriten kunder Tiranit e te pasurve te rrethit te tij, edhe plebejte ne Rome vetem 15 vjet pas rrezimit te mbretit u vune kushtet e tyre patriceve, dmth Republika ka ardhur bashke me disa te drejta per te varferit apo masen e madhe te popullates.
          Mendoj se i duhet lejuar, demosit, plebes, mases se madhe, qe karakteristikat te veta historike e kontributet e veta historike te mos u privatizohet si marksizem e majtizem.
          Vetem dhuna e revolucioni e shtrengon klases dominuese per leshime per te cilat ka nje merite specifike, por keto fitoret ne tavoline me diskutime, me vota e me eksperimente, nuk jane tamam merita keto.

          1. Thua: Nga ana tjeter, nderhyrja e shtetit nuk eshte domosdoshmerisht majtiste, as ne Finlande nuk me rezultoi e tille.
            Pikerisht kjo eshte arsyeja qe me shtyu ne pyetjen e mesiperme. Nga vjen ideja e mbrojtjes se me te verferve per te majten, nderkohe qe nje gje e tille eshte brenda natyres se evolucionit historik te shoqerise? Perveç shembujve te tu, po te vijme ne koherat moderne, ajo qe ka bere me shume per shtresat me te brishta ekonomikisht te shoqerise, del te jete e djathta.Ne asnje menyre nuk dua te them se monopili social duhet t’i njihet kesaj, por e di qe shume njerez e kane te veshtire te besojne se ai qe beri revolucionin me te madh ne kete fushe, jo ne letra po ne jeten reale, ai qe krijoi mbrojtjen sociale, mbrojtejn shendetesore, ai qe krijoi arkat qe financonin rrogen e puntorve kur keta ishin te semure apo aksidentoheshin, pra ai qe e nxorri realisht nga mesjeta klasat me te pambrojtura, ai eshte Bismarku. I majte?

            Po te vijme me tej, eshte De Goli (te cilit i dridheshin duart sapo i permendje komunistet) ai qe menjehere pas Luftes kerkoi krijimin e komiteteve te nderrmarrjeve ekonomike, te cilat detyronin patronet te kerkonin mendimin e puntorve per çdo problem, eshte po ai qe me 1944 vuri ne jete sigurimin shoqeror. Gjithçka falas per ata qe nuk kishin mjete jetese, qe nga qiraja, rroge per te jetuar, financimi i shkolles se femijeve, mjekimi, operacionet me te shtrenjta, e drejta te shkoje ne cdo llixhe falas, kampet e femijeve falas, e drejta per te patur dike qe te beje punet e tua te shtepise kur ti nuk mundesh, ajo je me shume se 60 vjeç etj, etj. (sot po kufizohen disi dhe per çudi ne fuqi eshte e majta)
            Ne fakt ketu nuk duhet harruar, se edhe me pare Franca gezonte privilegjet e asaj qe quhej Etat Providence, pra nje shtet qe i siguronte gjithkujt gjithçka ne rast veshtiresish ekonomike dhe qe ishte krijuar nga Napoleoni i Trete, qe veshtire te cilesohet si i majte.

            Po te kalojme me ne veri, kemi krijimin e nje prej sigurimeve sociale e shendetesore me te mira ne bote, siç eshte ajo e anglezeve, qe u vu ne baza krejt moderne menjehere pas Luftes. Dhe askush nuk mund te thote se Cercilli ishte i majte…

            Dhe rrushi mbi kabuni del te jete kjo qe po flasim, krijimi i te ardhurave universale per te gjithe, gje qe edhe kjo nuk rezulton te kete ne origjine grupime politike te majta.

  8. Ne Shqiperi ajo tufe te rinjsh qe permendet si shprese ne fund te artikullit dhe qe mund te rrezikoje ta shohe si model 45 vjeçarin komunist, ne radhe te pare duhet ta ndaje mendjen ne do te punoje per te rregulluar sistemin apo don ta ndryshoje.
    Ketu kemi dy koncepte, rregullimi si permiresim i ekzistueses dhe ndryshimi si inovacion ndaj ekzistueses.
    Pra ajo tufe te rinjsh, nuk duhet te manipuloje apo manipulohet nga gjuha, ku ndryshimin e koncepton si permiresim i ekzistueses.
    Ndryshimi duhet ne kuptimin e mirefillte, inovacion, risi, tjeter, dicka ndryshe, eshte pozicion tjeter, jo domosdoshmerisht esencialisht kunder, por si esencialisht tjeter, si alter-native. Alternative, vjen nga alter- qe eshte edhe altro-tjeter edhe rrenja e alterare- ndryshoj, shnatyroj, transformoj.

    Gjeja e fundit qe na duhet eshte nje ndryshim i konceptuar ne sinonimin e tij te rregullimit e permiresimit te ekzistueses.

    Nqs kjo nuk eshte gjeja e fundit qe na duhet por e para, atehere do operosh mbi parimet dhe bazat qe kane mundesuar ekzistuesen, duke supozuar se ato jane mire por ka ca devijime, mutacione, te cilat duhen rregulluar.
    Atehere ky konceptim te ben vijues, pasues te atyre qe jane, me i mire por thelbesisht si ata qe jane.

    Nqs duhet ndryshimi ne kuptimin e mirefillte, si esencialisht ndryshe, tjeter, atehere kemi nje pozicion qe nuk eshte identik me ate te 1990-s, pasi ai ishte edhe esencialisht ndryshe por edhe esencialisht kunder, por qe per nga konceptimi i permasave eshte i perafert.

    E atehere nuk del nje tufe te rinjsh, nje tufe te rinjsh ne kete konceptim jane si shprehja e Krishtit:
    -Po ju dergoj si dele ne mes te ujqerve, jini te kujdesshem si gjarperinjte e te thjeshte si pellumbat.

    Ketu une shoh probleme te medha konceptuale, si persa i perket asaj qe te rinjte duhet te bejne, te cilen ata nuk e dine me saktesi,prandaj sorrollaten, si persa i perket rolit te integjences, i cili ndonjehere duket sikur kufizohet ne shpresat e gjysherve per niper e mbesa, ku je o Skenderbeu i gjyshes, ku je o Princesha e gjyshit.

    Inteligjenca si e memedheut si e diaspores, ka marre persiper rolin pershkrues te gjendjes, pastaj kur vjen puna te te rinjte qe duhet te marrin sipas saj te fatet e se ardhmes ne duar, zene pozicione urimi, ndonjehere me cinizem e ndonjehere te sinqerte.

    Por, ketu nuk nevojiten urimet, ketu nevojiten ide te qarta dhe praktike, kjo eshte e bardhe, kjo e zeze, eshte per t’u bere 1,2,3,4, ne fazen 1 duhet a,b,c ne fazen 4 duhet bere y,z,zh.
    Nuk e perjashtoj se duhet edhe Shqiperia cka qene edhe Shqiperia c’eshte, po duhet edhe Shqiperia cdo te behet e si do te behet.

    Ok secili ben aq sa mundet e s’mund t’i kerkosh llogari (ci mancherebbe altro) por ama inteligjences si teresi mund t’i kerkosh llogari sepse nuk po ben as sa mundet. Une i pari refuzoj te besoj se Inteligjenca shqiptare ne teresi kaq e ka kapacitetin, nuk di c’te beje me te rinjte e si t’i shkepuse nga sorrollatja apo nga rreziku i te qenit vazhdimesi e aktuales.

    Inteligjenca nuk i ka dhene ende pergjigje se cili ndryshim duhet, ai i mirefillte, i panisur ende apo ai deri me sot demagogjik qe niset si permiresim sistemi dhe perfundon ne pershtatje,
    Nqs ka nga ata qe besojne ende tek permiresimi i sistemit, le te bejne nje ushtrim induktivizmi apo silogjizmi, pastaj nqs akoma besojne le te na e tregojne praktikisht se si, meqe induksioni ka edhe rastin e gjelit te detit, keshtu qe mbase si-ja e re eshte Viti i Ri i gjelit te detit.

  9. Eda, e perseris se komenti im nuk hapte diskutimet e pafundme mbi utopine apo realizueshmerine e teorive smithiano-rikardiano-marksiste-leniniste-etj.-etj., por vinte ne dukje trazimin qe ti u beje teorive te majta (nga marksi e kendej) dhe daljen qe beje menjehere nga aspekti teorik i tyre, per tu kthyer serish tek gjendja e socializmit (pa thonjza, sic e shkruaje ti) shqiptar. Pra, pa dashur ke perzier ne shkrim anet llogjike te problemit, (qe nuk mbarojne kurre dhe njerzit veshtire te bien ne nje mendje), me anen emocionale te praktikes se hidhur shqiptare, (ku hyjne edhe nje sere faktoresh te tjere, si psiqika, tradita, kushtet, marrdheniet, etj.). Kjo ka bere qe shkrimi te dale i hapur. Kaq konsistonte komenti im. Ti dhe kushdo qofte njeri tjeter ne bote ka te drejte te shfaqe cfardo lloj pikpamje dhe ideje. Qofte marksist, qofte komunist (me thonjza apo pa thonjza), qofte te majta, qofte te djathta, qofte fetare, apo nacionaliste. Nuk eshte ky problemi im dhe as me intereson. Por rreshtat e shkrimit tend hyjne perciptas neper teorira te caktuara, pa i kuptuar ato, dhe dalin serish nga ‘to, pa lene gjurme prej tyre dhe -biles- duke i shtremberuar nga pak. Shpresoj te jem sqaruar me mire! Shpresoj qe kjo lloj kritike te jete kuptuar me mire nga ti! Dhe shpresoj qe kjo kritike vlen per shkrimet e tuaja te ardhme. Ne te kundert une as fitoj e as humb, qofsha dhe gabim!

  10. Lyss
    Pergjigja e asaj pyetje eshte shume e veshtire se ka faktore nga me te ndryshem, qofte historike, qofte ideologjike e qofte te politikes se dites.
    Mund te sillen shembuj te tjere, po perseri kjo nuk ka per ta ndryshuar ate qe duhet te jete e verteta ideologjike ne nivelin makro, pra se te majtet bejne te pamunduren per shtresat ne nevoje, ndersa te djathtet luftojne kundra me cdo mjet.
    Natyrisht, nuk mund te mohohet roli i te majteve ne kete drejtim, por ama monopolizimi qe kryhet eshte nje konkluzion i pashembullt pavertetesie.

    Meqe gjuha shkon tek dhembi e memedhembja, kryeministri i sotem abuzoi ne menyre te pashembullt me kete ”te vertete” ideologjike 4 vjet me pare.
    1 milion te papune tha, do hapim 300 mije vende pune, do rrisim pensionet tha, se jane skandaloze, do rrisim asistencen e ndihmesen per shtresat ne nevoje.

    Vajhallit 1 milione te papuneve se aq kane ngelur, nqs i bejme llogarite si i beri ai, po tek pensionet, ato pensionet minimale qe kapnin gjithe pensionet e fshatit dhe shumicen e pensioneve te qytetit nuk ndryshuan fare, si tha njeri para ca kohesh ne Puke, bej dy dite rruge ne kembe per te marre pensionin, i cili eshte rritur sa nje per te blere nje veze ( dhe nuk i referohej vezes se strucit se me te ha nje familje ).

    Te papunet marrin vetem 70 mije leke te vjetra ne muaj, dmth njeriu mund te kete derdhur kontribute per 10 vjet, po ama i kthehet vetem nje 70 mije leksh. Llafi qe bie ne Itali papunesia eshte diku tek 75% e rroges ne muaj e me Renzin kaloi nga 8 muaj deri ne 18 muaj , per shkak se eshte veshtiresuar gjetja e punes, e cila me pare ishte me mesatare rreth 7 muaj.

    Po tek ne nuk behet asnje arsyetim qe lidh veshtiresine e gjetjes se punes me kohezgjatjen e papunesise e as qe behet llaf qe papunesia te lidhet me sa kontribute derdh, jo, te gjithe marrin nje lemoshe 70 mije lekshe per 1 vit, pavaresisht se njeriu aq mund te kete derdhur kontribute shoqerore cdo muaj per 10 vjet.

    Filozofia eshte ajo e grabitjes se kontributeve, keta i marrin kontributet, i fusin nje te grabitur e pastaj thone, kaq e ke se kaq ngel per ty, thuaj falemnderit qe ka shtet. Po dale mor zoteri se jane parate e mia qe i kam paguar kokerr me kokerr cdo muaj, nuk jane as te tuat, as te shtetit.

    Ketu problemi eshte se s’ka gje me te arsyeshme se nderhyrja e shtetit ne te ardhurat e pensionisteve, te papuneneve e shtresave te tjera ne nevoje, dmth nuk ka si te jete ndryshe, eshte e domosdoshme qe te behet, mirepo nderhyrja e shtetit nuk udhehiqet nga principi i arsyes, po nga ai i grabitjes.

    Ne kesi kushtesh, kur as Sala qe i thote vetes i djathte, as Rama qe i thote vetes i majte nuk bejne ate qe eshte e arsyeshme, pse e nevojshme, madje e domosdoshme te behet, atehere i takon popullit ta beje ne menyre te drejtperdrejte.

    Sot per sot ne Shqiperi, nuk ka proteste me logjike sesa te ngrihen shtresat ne nevoje. Ato s’kane per t’u ngritur per 1001 arsye, po me kryesorja sepse Shqiperia e sotme eshte shtet i ndertuar mbi te paarsyeshmen, te gjithe e dine dhe e pranojne.

    Per ta thene me nje loje fjalesh, ne nje vend qe sundohet nga e paarsyeshmja, te besh dicka te arsyeshme eshte ne vetvete e paarsyeshme, prandaj njerezit e arsyeshem nuk mund ta bejne.
    Keshtu, njerezit e arsyeshem e gjejne te udhes te mos bejne gje, por te presin se e mira vjen vete. Nderkaq te paarsyeshmit mund ta bejne qe te dalin e te protestojne, por meqe jane te paarsyeshem nuk mund te ndiqen nga te arsyeshmit.
    Nga dreqin na dalin te gjithe te arsyeshem, ky eshte problemi ketu, por edhe paradoksi, se si mund te ekzistoje nje sistem kaq i paarsyeshem kur te gjithe jane te arsyeshem,

    E per t’u rikthyer tek argumenti pas kesaj loje fjalesh (jo edhe aq loje),tek ne mungon qofte nje histori elitash te djathta qe gjykojne se ka ardhur koha per politika sociale, qofte shtresa ne nevoje te vetedijshme per rolin e tyre, sepse nuk kane luftuar historikisht as edhe nje dite te vetme si ”demos” per te drejtat qe gezojne, madje edhe Nolin e shkrete e lane ne tako duke ndjekur beljeret e bajraktaret e tyre.

    Tek ne mungon cdo tradite e mundshme qe te nxise palet ne arsyetim rreth asaj qe duhet bere. Kjo do te thote qe ne menyre cicklike i takon inteligjences se radhes qe te arsyetoje e nqs duhet edhe improvizoje zgjidhje.
    Une prandaj ia hedh topin Inteligjences, tashme u krye nje cikel qe perkon me nje brez, nuk jemi asgjekundi, duhet rimenduar e riperkufizuar gjithcka.

  11. Hyllin (H) dhe Lyss (L): I kam ndjekur diskutimet interesante pa mundur te nderhyj fort per me se nje arsye. Dua te di nese ju kuptoj mire ne cka shkruani. Menyra se si i kuptoj une idete tuaja eshte permbledhtazi keshtu:
    1. ne fakt, aksionet e majta (politika sociale etc) ne shume prej vendeve europiane (ose jo) nuk vijne detyrimisht nga forca te majta, por te qendres, madje edhe te djathta. (H + L)
    2. shume nga ato qe sot shkojne si veprime qe ideologjikisht duhet t’i perkisnin se majtes, nuk kane lidhje me marksizmin apo ndonje tjeter filozofi te majte, por me “pjekjen e kushteve lokale” dhe arritjen e momentit kur veprime te tilla behen nevoje e domosdoshme. (H)
    3. Te ashtuquajturat politika te majta, ne fakt ekzistojne dhe permiresohen ligjshmerisht dhe burokratikisht, sepse ne fakt shpetojne apo i zgjasin jeten apo i japin zgjidhje te reja sistemit kapitalist. (H)
    4. Vende si Finlanda etj. zgjidhje qe ne vende te tjera duken endrra me sy hapur, po bejne realitet politika barazie, pagese pa punesim per mireqenie baze etj qe, sado te majta u dukshin, jane realitete qe po krijohen pa dhune ose pa diktaturen qe solli kudo (vecanerisht tek ne) ideja e komunizmit (L)
    5. dicka per eliten/grupin intelektual e sotme… por kjo mua me duket si ceshtje tjeter. Vec kesaj, perdorimi i fjales “elite” eshte aq i ngaterruar sidomos ne mediat tona, sa une u cudita kur nuk m’u versul kush per sterperdorimin paksa te paperkufizuar qe une i bej termit “elite” ne shkrim.

    si e mendoj une ne menyre te thjeshtuar ate qe shtjelloni ju dhe si i shoh disa nga pyetjet qe ju diskutoni dhe qe ndoshta te gjithe i bluajme:

    Sido qe e majta dhe e djathta (si parti) sot nuk kane kuptim ne Shqiperi, (dhe, me pak, as gjekundi tjeter), politikat e majta qe mbeshtesin te pamundurin, te pafuqishmin, te diskriminuarin, me te voglin, me te varurin, kane kuptim logjik, sido qe “e majta” eshte zgjedhje qe eshte ne fakt krejt konvencionale sot. Ashtu sic ka kuptim qe rritja e fitimit, rritja e pagave, rritja e akumulimit, rritja e pronesise (dhe po perpiqem me zor te mos perdor me shume terma marksiste) jane karakteristike e klases qe dominon ekonomikisht dhe qe kontrollon politiken dhe kulturen. Ne kete kuptim une mund te jem me e majte se Marksi.

    Une nuk besoj ne krijimin e kushteve “objektive” per shoqeri te majta e deri reale komuniste; nuk besoj tek eksperimenti finlandez, sado respekt paca per disa nga eksperimentet dhe realitetet e Skandinavise; nuk besoj se do kete kurre nje drite qe t’u thote pronareve dhe atyre qw flene rrugeve se ka ardhur casti te jemi te gjithe njesoj; kushte te tilla nuk krijohen kurre nga vete zhvillimet kapitaliste qe jane thellesisht kunder tyre. Sado qe jam dakord me sa thote H qe gjithcka “e majte” behet per te mbajtur sistemin e tregut te lire, te shfrytezimit, per ta bere ekzistencen e atij qe ka me te gjate, ne mos te perhershme… se ai qe ka s’mund te kete me shume a me gjate pa ate qe s’ka…

    Ketu mahnitja dhe dashuria ime me Marksin mbaron. Marksi mua me ndihmon ta shoh qarte sa e felliqur eshte bota ku jetojme, ajo e kapitalit qe s’ka ndryshuar fort, vecse qe betejat emancipuese jane bere me vokale dhe (me demonstrime dhe kercenime lenieje pune, disa te drejta jane arritur). me ndihmon te shoh gjithnje nje situate ekonomike qe ne mos qofte e vetmja baze, eshte themelore ne interpretimet e sjelljeve sociale (pa qene hic deterministe) Nuk besoj se Lenini apo mao, apo Enveri (vec natyrave personale qe here-here ishin skizofrenike) mund ta zgjidhnin ndryshe rrugen per ne komunizem, vecse sic e zgjidhen. ose per ndryshe duhet te prisnin, te prisnin, e te prisnin… cfare nuk do vije kurre. As ne Finlande. Sepse ai eksperimenti, une them, eshte nje pese me hic; do doja shume te entuziazmohesha, por me duket pa validitet. nuk con asgjekundi e nuk provon asgje. Nuk perfaqeson fare shoqerine e natyrshme. Por ama ne momentin qe njerezit turren per ndryshime radikale ne sistem, nje sistem qe e marrin me force dhe e mbajne me force, une kam frike se rikthehet nje sistem me i eger dhe me shkaterrues sesa ky qe kemi sot, pra socializmat qe kemi kaluar 1945-1950 apo diktatura te tjera te djathta. Nuk mund t’ua marresh pronen e t’ua vrasesh njerezit grupeve te ndryshme pa e kthyer sistemin ne makine frike, vrasese e violente me cdo qytetar. Pa permendur ketu varferimin absolut shpirteror e material.

    Une besoj ne aktivizem dhe ne komunitet. Besoj se te gjitha arritjet pozitive nuk erdhen sepse u gjend nje leader i 1700 apo 2020 me prirje progresive apo me inteligjence superiore qe shpetoi sistemin dhe solli nje permiresim te gjendjes materiale e shpirterore te ndonje grupi shoqeror. As sepse u poqen kushtet ne nje shoqeri te caktuar. Besoj se njerezit shtyjne nga poshte per t’i bere ata lart te levizin. Besoj se progresi edhe ne perendimin me civil ka ardhur me force. Dhe une do jem gjithnje per te shtyre, per t’u mobilizuar e per te kerkuar te drejta qe na i mohojne ata qe duan te fitojne sa munden e qe mund t’i mbrojne fitoret e veta ne kurriz te kujt punon dhe di me shume se ata, si grua, si nene, si shkencetare e keqtrajtuar e humaniteteve, si shqiptare, si emigrante, si njeri.

    Por vetem socializmave, Enverit, komunizmit ne kuptimin marksist jo si teori utopike por si realitet i realizueshem, nuk dua t’u afrohem kurre. Sepse me ze frika naten dhe diten qe kam pasur per gjithe ato vjet te gjate, qe e mbaj mend shume qarte midis gjithe gjerave te bukura e te rastesishme te femijerise e rinise.

    Sido qofte, ne shkrim une nuk merrem thuajse fare me aspekte filozofike apo pastertisht ideologjike, se si mendoj se duhet te ishte komunizmi, apo aty as nuk shpjegoj pse them se ajo cka ne njohim si socializma e komunizma eshte gjithe cka mund te quhet boterisht e vertete per kete rend. Shkrimi eshte per faktin qe po te kishim pasur gjalle nje elite te hapur e progresive (perkufizim i shpejte i imi i elites: grup qe prin shoqerine me njohuri e ide, dhe me moral e shembull personal pune e jetese te ndershme e te kulturuar) nuk do ishte e lehte per socializmin te jetonte aq gjate,e sidomos te ishte aq i serte e gjaklatar, sado mbeshtetje te kishte nga vendet e tjera me te fuqishme komuniste. Por “Partia” e mbyti eliten e krijuar natyrshem dhe e zevendesoi me elite false dhe te forcuar, qe do te mbronte poziten e vet elitare te pamerituar me cfaredo lloj kompromisi politik. Pra nje elite e shkaterruam gradualisht por rrenjesisht, tjetra qe ndertuam, ishte e shtirur dhe mizore; kjo e sotmja eshte kriminale dhe e spastruar nga dinamika ekonomike dhe politike qe jashteqisin cdo element me vlere e te ndershem, dhe mbajne e rrisin llum e mediokritet. Mendoj se ky eshte nje nga shkaqet qe kalojme nje tranzicion te tille te gjate e te mundimshem. Kemi 70 vjet pa njerez qe te prijne me ide, ndershmeri e modele. E fundit, une kembengul ne nevojen per ta diskutuar socializmin rrenjesisht si nje e keqe qe s’duhet harruar dhe sidomos kurrsesi transformuar ne dicka qe pati edhe te mirat e veta; kete pastaj e dikutoj me tej neper komente me Lyss. Besoj se mospasja e “elites” ka rol edhe ne kete humbje tonen.

  12. Eda,

    Nuk ka dyshim se me një të majtë që do të kishte këto bindje që ti shpreh këtu, Shqipëria nuk do të ishte ajo që është, mirëpo Shqipëria nuk ka asnjë rol në këtë botë. Ajo vetëm se i ka ngelur Evropës në derë dhe Evropa nuk di se ç’të bëjë me të.
    Por rasti I Finlandës në të vërtetë meriton vëmendje. Marksi nuk do të qëndronte indiferent ndaj saj, aq më pak do ta flakte nga dritarja. Natyrisht, në vizionin e tij në vend të një page për të gjithë në një fazë të caktuar të komunizmit ai mendonte zhdukjen fare të parasë, por kush mund të thotë se në një fazë tjetër Finlanda nuk do të zhdukë fare paranë, ndërkohë që vetë Marksi nuk ka patur ndonjëherë “rekorde” impresionuese në atë vend ?

    Pesë me hiç ma ke quajtur atë që ndodh aty. Ma ke sharë Finlandën dhe mua më ka ngelur hatri!

    Ndërhyrjen tënde të fundit e shoh si një profession de foi, si një shprehje me zë të lartë në atë që beson. Nuk ka asgjë që më vret syrin! Ti nuk beson në një ideologji komuniste, perparimin e shoqërisë e sheh si një domen të privilegjuar të « elitave ». Unë asnjëherë nuk e kam kuptuar si duhet këtë term, aq më tepër që nuk e shoh të mundshme që elitat të përbëjnë një grup, vete ideja e mendimit elitar nuk e pranon grupin.

    Por nëse këmbëngul në një ide të tillë, pra se është elita dhe jo krijimi i kushteve dhe evolucioni social ai që e shpie shoqërinë përpara atëherë ku është e keqja që edhe fenomenin finlandez ta shihim se si rezultat zgjidhjeje elitash? Natyrisht elitash finlandeze.

    Pse ndodh ky revulsion nga ana tënde, për atë vend? Ma ke sharë Finlandën dhe mua më ka mbetur hatri për këtë!

    Megjithatë, ta kapim pak më lart. Duhet thënë se “komunizmi” besohej si stadi final i shoqërisë njerëzore, me ose pa marksizëm. Filozofia e ka shpjeguar qartë një gjë të tillë (materializmi historik), madje ideologë të mëdhenj marksistë kur flasin për pashmangshmërinë e një shoqërie të ardhshme pa klasa, “komuniste” e fillojnë këtë duke sjellë prova për shoqëritë e para njerëzore pa klasa, kur mjetet e prodhimit ishin të përbashkëta dhe kur prodhimi ndahej në mënyrë të barabartë, por edhe kur flasin dhe analizojnë komunitet e para të krishtere që i quajne shoqëri të e para komuniste,komunizëm primitiv. Në mënyrë të natyrshme shoqëria njerzore shkon drejt një komuniteti më të drejtë, nje shoqërie më të përkryer (le ta quajmë komuniste) dhe kjo pa nevojën e dhunës dhe të revolucionit, por nëpërmjet revolucionit Marksi vetëm se deshte t’i kursente kohën planetit tonë Tokë., të themi deshi të bënte, një shkurtore e të na dërgonte menjëherë në parajsë.

    Por në vështrimin tim kjo i ngjante atij që e kapte të birin nga veshët dhe e ngrinte lart, që të rritej e të vepronte si i madh… Ai tentoi që ta ngrejë nga veshët gjithë shoqërinë njerëzore, pa përjashtim, se e priste revolucionin të shpërthente pak a shumë në të njëjtën kohë në të gjithë botën (shprehje kjo e njohjes vetëm teorike të jetës e të botës vetë). Lenini e revizionoi cazë dhe mori përsipër të ngrejë nga veshët vetëm Rusinë, gjë që, në të vërtetë, do ta tmerronte Marksin që nuk do të besonte kurrë se idetë e tij po eksperimentoheshin në një shoqëri që sapo kishte dalë nga bujkrobëria. Në fakt Marksi u varros në Rusi. Ndërkohë që lindja e fashizmit është jehonë e largët e asaj që ndodhi në Rusi, ma 1917.
    Se aty në Rusi, ku pasuesit e Marksit, vunë teorinë e tij në jetë dhe bashkuan mjetet dhe tokat dhe krijuan kooperativat e kolkozet, nuk mund të ndodhte veçse ajo që ndodhi: antarët e saj të uritur u vunë të vidhnin, të mbushnin brekushet dhe katruvet me groshët e pasurisë së përbashkët, në brigjet e Donit apo brigjeve të Erzenit. Kjo ndodhi sepse kohës i duhet lënë kohë… Se evolucioni di t’i bëjë punët më mirë se Marksi.
    Por ajo që dështoi aty nuk është çudi që të ketë nisur të bulëzojë pa të majtë e pa Marks në Finlandë. Dhe kjo në një kohë më të përshtatshme, në një kohë kur kombet janë rritur. Sot, pra, por edhe nesër. Shembull është Finlanda me nivelin shkollor më të shkëlqyer në botë dhe që në mos gaboj është i pari vend në botë që ka hequr notat në shkollë.
    Dhe ti ma shave Finlandën dhe mua më ka mbetur hatri!
    Pra, shihet se pa qenë nevoja për ideologji marksiste, ideja e një shoqërie të drejtë, del të jetë në zemër të evolucionit të shoqërisë njerëzore.
    Kam punuar t’i kapërcej prej kohësh kufizimet e pasioneve ideologjike dhe kjo më ka ndihmuar të shoh se edhe konceptet i majtë apo i djathtë janë mjaft konvencionalë, madje historikë, pra kanë ekzistuar në një kohë dhe nuk do të ekzistojnë në një tjetër. Jam mendimit se bindjet e patundëshme në këtë pikë na pengojnë të shohim realitetin. Çdo ditë më dalin përpara prova se arsyeja evoluon, se mendimi ynë është peng i çastit historik që jetojmë. Dje qe normale kur dikush e rrihet gruan, madje në mes të rrugës, apo edhe ta vriste., dje qe normale qe femija te rrihej kafsherisht, sot ne kjo na skandalizon.

    Vras mendjen të kuptoj përse nuk e pranon atë që po ndodh në Finlandë dhe kam frikë se kjo ndodh sepse një proces i tillë në Finlandë po ndodh pa luftë,pa përpjekje, se diku thua se çdo arritje të tyre, njerëzit e paprivilegjuar duhet ta fitojnë me përpjekje, mundim…

    Dhe meqë nuk po ndodh kështu në Finlandë, ti Finlandën ma shën dhe mua për këtë më kambetur hatri!

    Po roli i këtyre dy mijë vjetëve të kulturës judeo- krishtere, po roli i të gjithë atyre rrymave të fuqishme humaniste, po ato mijra kuadro që po dalin nga universitetet Evropiane qe prej gati një mijë vjetësh,po idetë e Rilindjes Evropiane, po idetë e Iluminizmi, por këto të paktën treqind vjet të shtetit modern që ndërhyn midis kapitalit dhe punonjësve, këto nuk kanë asnjë rol në evoluimin e shoqërisë,nuk ndikuan që ta nxjerrin shoqërinë nga shpella? Vetëm kapitali dhe kapitalisti vendos ne jetën tonë?
    Nuk besoj. Ajo qe besoj eshte akomplimi i arsyes historike. Nuk besoj në ekzistencën e së mirës së kulluar dhe të së keqes së kulluar. I besoj Hegelit kur thotë se historia është një proces i vetrealizimit të Idesë, qëllimi i së cilës është liria e njeriut.
    Tani do më pëlqente që këto që po them këtu poshtë, ti lexoje vetëm ti.
    Thua diku se kapitalizmi u kundërvihet arritjeve sociale, zhvillimet kapitaliste janë kundër njerëzve që flenë rrugëve etj…
    Të marrim p.sh atë akt social që e pa për herë të parë njeriun si qenie sociale, e jo si makinë. Si një qenie që edhe ai ka nevojë të pushojë e të argëtohet. Mbi të gjitha, edhe të shplodhet. Pra e kam fjalën për futjen në fuqi dhe sanksionimin me ligj të lejeve të paguara të klasës punëtore, sanksionimin e dy javëve pushim të paguara për puntorinë.
    Çfare pati arritje më të madhe shekulli që shkoi në fushën e arritjeve sociale?

    Ka mjaft njerëz në Francë që këtë e paraqesin si fitore historike të Frontit popullor një koalicion i majtë që erdhi në fuqi diku nga viti 1936 në Francë, një koalicion që ka bërë gjëra të shkëlqyera. Mua më magjeps. E megjitahtë, janë pak ata që e dinë se Fronti Popullor e ndërmori atë akt,sepse nuk deshi të rrinte pas Gjermanisë. Se në të vërtetë është Hitleri ai që ua kishte dhënë këtë të drejtë puntorve gjermanë që më … 1934, pastaj është historia e volkswagenit që ai urdhëroi të përpunohej projekti deri sa të dilte me kosto që ta blinte çdo punëtor. Dhe nuk shpjegohet gjithça duke thënë se e bëri për të shfrytëzuar më mirë popullin. Le të na shfrytëzonte edhe ai Hitleri ynë, duke na dhënë nga një makinë.

    Por nuk mbyllet këtu. Hitleri nuk bëri gjë tjetër veçse rimori një ide të Musolinit. Është ky që më 1926 u kishte njohur njohur per here te pare puntorve italianë të drejtën e një javë leje të paguar. Por as këtu nuk mbyllet…
    Megjithatë nuk dua të shkoj më tej.

    Do të kisha hyrë në një krizë ekzistenciale po qe se do të kisha ruajtur formulat klasikë të gjykimit të fenomeneve historike e sociale, tha ne fund fare.

    1. Lyss,
      Së pari, të rrëfehem se nuk pretendoja të parashtroja nje filozofi timen te menduar apo te kompletuar qe pastaj ta paraqesja me bindje dhe besim. Ndaj më ndje, e më vjen aq keq që të kam fyer… ty apo Finlandën; në këtë rast e vë re që ka një lloj identifikimi të idealit tënd mbi tokë, me Finlandën.  Në fakt sot, ashtu si ditën e parë kur lexova komunikimet tuaja, m’u duk se e mendojmë më shumë njëlloj sesa ndryshe.
      Iu përgjegja komunikimit mes teje dhe Hyllinit sepse e hapa unë atë muhabet dhe kam përgjegjësi që ta ndjek; dhe sepse e mendoj ashtu si besoj e mendojnë të gjithë se si mund të kemi një shoqëri më të mirë që t’u vijë më afër idealeve tona, ose të atyre njerëzve që duan një botë pa vuajtje, dallavere, dhe shfrytëzim. Mënyra se si unë kam lexuar autorë të ekonomisë politike apo filozofisë nuk ka qenë kurrë me vështrimin e specialists, por të njeriut të cilit I duhet një zgjidhje, dhe e kërkon atë pa shumë ngulm a fiksim. Ndaj unë mund të jem krejt në gabim, dhe idetë e tua të jenë shumë më me kuptim se të miat. Pra, nuk mendova për asnjë ccast që ato që thashë t’I them me tagrin e ekspertit (e kam fjalën për diskutimet, sepse në shkrim, sic e shpjegoj edhe në koment, vëmendja ime nuk është tek filozofia, por tjetërkund). Atë “pesë me hic” që ia vura si kapuc eksperimentit finlandez, nuk e thashë me nervozizëm ose me qesëndi. Thjesht nuk kam asnjë lloj besimi tek to si prijëse situatash reale jetësore; hic fare. Jo se jam kundër ndonjë eksperimenti; por dua që kur ta diskutojmë ta shohim pikerisht si të tillë: eksperiment në “shoqëri” të sajuara eksperimentalisht.
      Jam dakord me ty në një pikë: ndër vendet skandinave, edhe mua Finlanda më tërheq më shumë. Por ajo pjesa e eksperimentit nëse shitet si dicka e aplikueshme ne realitet, më duket si tallje me fukarain. Dhe të them 5 centët e mi se përse e mendoj kështu. Vendet skandinave vazhdojnë të jenë më të avancuara se shumica e vendeve të zhvilluara dhe atje sistemi i ëelfare mund të jetë më jetëgjatë. Por të gjitha vendet skandinave mund të mbajnë sisteme të tilla prej pasurish që vijnë prej kohësh shumë më të gjata sesa ka jetuar forma “sociale” e organizimit financiar të shoqërive veriore, dhe madje edhe sot e gjithë ditën, ato ekonomi mbahen me ato standarde, mes të tjerash edhe nga marrëdhëniet me të tjerat që nuk kanë ato standarde, ekonomi të pasura apo të varfëra, më të fuqishme ose më pak. Në një botë të lidhur kështu, as mund të mendohet që Finlanda apo Svicra të kenë sisteme shoqërore që funksionojnë krejt ndryshe. Psh një Amerikë që bie, do tërheqte poshtë edhe Finlandën bashkë me sistemin e vet universal. Por për aq sa ka takat, Skandinavia duhet ta mbajë atë sistem, dhe ai, sado i papërsosur, ka treguar se kapitalizmat më funksionalë duhet të mencurohen dhe të mendojnë për gjithë anëtarët e shoqërisë. Por shoqëritë që nuk u japin njerëzve mundësi punësimi, janë të dështuara in the long run. Sasia e social security, nëse ai ishte si duhej duhet të vinte duke u reduktuar, sido që në shoqëri reale racionale e civile nuk duhet të zhduket kurrë.
      Taksimi i të pasurve (dhe proporcionalisht i gjithë njerëzve) është e vetmja mënyrë që t’i afrohemi sado pak shoqërive sa më harmonike dhe ideale, sepse ato para duhen përdorur për të kompensuar atë që ishte më pak grabitqar, hajdut apo më i paaftë e i pamundur. Por të gjitha idetë e evolucionit drejt të tilla shoqërive nisin në sistemet e krimbura që kemi krijuar, që përdhunojnë pa pushim shumicën prej nesh. Vec në këtë pikë, Skandinavia ka punuar më me mend se vendet e tjera: tek taksimi dhe shpërndarja; e pastaj zhvillimi i shkollave, kulturës në përgjithësi etj që janë pasojë. Por prodhimi, nxjerrja e fitimit që pastaj ka krijuar këtë mirëqenie ka qenë atje po aq i pleksur me të gjithë shfrytëzuesit e botës. Në fakt, nuk ka asnjë ndryshim në thelb: është thjesht sasia e së keqes që është më e vogël atje.
      Eksperimenti i dhënies së një minimumi jetese 2000 vetëve nga 200.000 që kanë të ardhura zero, është edhe si eksperiment shumë i ri, e unë do ta vështroja më gjatë para se t’i gëzohesha. Unë sinqerisht e cmoj entuziazmin tënd Lyss para qëndrimit tim cinik e mosbesues; por edhe pa këtë sprovë të re, Skandinavia ka kohë që e sheh veten në situata në rritje të vështira lidhur me zgjedhjet e politikave të veta sociale. Dhe së fundmi reflektohet edhe në mbyllje kulturore, pa dëshirë për të pasur emigrantë etj. Edhe eksperimenti vetë qe kryer që të krijojë incentiva që njerëzit të shkrythen e të zenë punë (që askush s’e di a do ndodhë) , jo sepse është vendosur që të zhduket kështu varfëria e pjesës “pa fat” duke i mbajtur përgjithnjë. Nuk është shpikur asgjë e re sipas meje; thjesht është gjetur një truk i ri që ta shtyjmë edhe një cikë. Është i njëjti sistem me ca gjetje më të mira se diku tjetër. Por herët a vonë, në perspektivë, arrijmë të gjithë të njesohemi nga lëvizja e këmbimi i vazhdueshëm në planet. Tani që shfrytëzimi i hapësirave që më parë konsideroheshin si livadhe të lira ku vendet në kontroll kullosnin e merrnin cfarë të donin, bëhen gjithnjë edhe më të vogla, dhe surpluset ekonomike të vendeve që kanë qenë në të shkuarën iniciatorë reformash sociale, bëhen edhe më të pakëta.
      Për mua punët janë keq e më keq. Do doja shumë të besoja tek revolucioni, por për mua ai polli situatat më të këqia që kemi. Për mua sikur të isha komputer, dhe të mos kisha parë se cfarë pollën revolucionet, ai do ishte e vetmja zgjidhje që do kthente sistemin nga prodhues të së keqes në prodhues të së mirës.
      Për ndryshe është kjo zgjidhja tek e cila unë besoj me mundim e me brengë, por është e vetmja që konsideroj reale dhe të besueshme:
      1.qeveri demokratike që fuqizojnë ekonominë, hapin punë, kontrollojnë fort dhe taksojnë fort kryesisht për shëndetësi dhe edukim. 2. Mobilizim, protestë, artikulim i fuqishëm kërkesash nga poshtë për krijim barazie ekonomike (si mundësi që mbetet gjithnjë pjesë e horizontit) dhe për emancipim. Por kurrsesi revolucion në kuptimin leninist apo atë të vendeve socialiste më pas.
      Por këto që them nuk sjellin kurrë ndryshim/përmirësim radikal. A është në fakt ashtu si besoni ti dhe Hegeli që historia (si e pafund) është vetërealizimi i idesë? Është pak shumë tepër e ëmbël për mua, por e pranoj që është shumë e arsyeshme duke pranuar që asgjë s’ka fund as në hapësirë e as kohë. Nëse nuk mendojmë në një event historic si shkatërrimi I planetit, që mund të jetë shumë më real dhe i shpejtë se Ideja. Ideja dhe ideali për mua janë të bukur. Po iu prefshin këmbët kujt do të na i sjellë me forcë zotash e me jetë të marra njerëzish vendosur me laps e me firmë prej dikujt.
      Për sa i përket elitës, që në fakt është sh më afër me atë me të cilën doja të merresha në shkrim, po, mendoj që është e rëndësishme. Por jo se kushtet nuk kanë rëndësi, por se elitat (e mira – sic i perkufizoja me pare) kanë rol themelor ne artikulimin dhe realizimin a hapave që cclirojnë shoqërinë dhe përmirësojnë jetesën dhe na gëzojnë. Ato janë edhe një garanci që mbrojnë nga diktaturat e ndryshme që pa to e kanë rrugën të hapur të avancojnë mes njerëzish që fshihen mes injorancës dhe frikës. Por unë mendoj që elitat janë pa vlerë nëse lëvizja nuk nis, dëshirohet dhe përfshin shumicat. Po e mbyll këtu se po më duket sikur po shkas drejt marksizmit. 

  13. Eda Derhemi:
    -Besoj se njerezit shtyjne nga poshte per t’i bere ata lart te levizin.

    Kjo eshte mese e pranueshme, biles une do e nenshkruaja duke hequr edhe fjalen besoj, ose duke e zevendesuar me jam i bindur.

    Para disa vjetesh jam befasuar (relativisht) kur kam lexuar nje pershkrim te gjendjes se Egjiptit ne fund te mbreterise antike, shek 22 p.l.k ne mos gaboj. Aty autori anonim, por sigurisht nga gjuha e perdorur shtrese e pasur ( jo nje skribe cfaredo), thoshte gjera qe gjenden me shumice ne pershkrimet per Rusine e revolucionit bolshevik ( te tipit ai qe s’kishte sandale tani mbahet me te madh etj).

    Padyshim, qe kudo vjen nje cast kur populli rebelohet dhe godet te pasurit. Ceshtja eshte pse dhe kur ndodh ?
    Domethene te pohosh se nga poshte vjen me force nje ortek qe kap ata lart, vetem sa ke thene nje te vertete historike, por kaq eshte e pamjaftueshme, dmth nevojitet pse pikerisht ne ate moment historik dhe cfare kishte te vecante ai moment historik.

    Sepse eshte po kaq historikisht e vertete qe masat ne shumicen derrmuese te historise flene gjume ose ndjekin pasaniket ose elitat ekonomike e politike.

    Kur pranojme se majtistet moderne, socialdemokratet me nje term te pergjithshem, nepermjet pozicioneve te tyre zgjasin jeten e sistemit aktual perendimor, po pohojme se masat jane duke ndjekur elitat politike dhe ekonomike. Nuk po flene gjume se ka gjithnje e kudo perpjekje te llojeve te ndryshme deri ne presione (ta zeme protestat e sindikatave ne raste te caktuara jane vertet te frikshme per nga permasat qe marrin, nqs shteti i ngacmon, ta rrezojne qeverine brenda 1 ore)., por ama po i ndjekin nepermjet procesit demokratik te votimit.

    Pikerisht kjo ndodh ne fund te nje cikli, e fundi i nje cikli ndodh kur piqen kushtet. Sigurisht qe pjekja e kushteve nenkupton nje elite qe s’ka me karburant, teresisht e zvetenuar dhe qe nuk i afrohet me elites qe krijoi sistemin, nje sistem qe shton taksat vazhdimisht, duke varferuar te varferit e pasuruar te pasurit, nje rritje e papunesise ne menyre dramatike, nje teresi vlerash qe nuk garanton me kohezion social, nje gjendje nderkombetare teresisht te ndryshuar etj

    Llafi qe bie sot, borxhi publik ka shkaktuar po shkakton e pritet te shkaktoje me tej levizje te medha. Kjo per faktin e thjeshte se interesat e borxhit shkojne ne xhepat e pasanikeve kombetare e nderkombetare, nderkaq ato leke per pagesen e interesave hiqen nga taksat qe paguajne gjithe qytetaret, pra na hiqen leke nepermjet taksave per te paguar mireqenien e pasanikeve, shpesh nderkombetare.
    Thuhet se edhe ne kemi perfituar nga ato borxhe, ne fakt kjo nuk eshte e vertete, sepse borxhi zakonisht akumulohet per te mbuluar deficitin shteteror e ky borxh tregon per ineficencen e atyre qe jane ne krye, se i kane vjedhur leket apo se jane te paafte. Ne nje kohe qe vendet nordike kane borxhe fare te uleta, sepse nuk eshte sekret te thuash qe atje shteti funksionon per bukuri te Zotit.

    Nga ana tjeter mua s’ma merr doren askush, kur behen bilance idiote shteti apo kur merren borxhe, madje bilanci i shtetit me Kushtetute nuk mund te perbeje objekt referendumi.
    Pra, kur mua s’ma fershellen askush, madje ma pengon me Kushtetute qe une te kem zerin tim, kur merret borxhi publik, atehere si mund te jete i logjikshem kunderargumenti, jo po edhe ti ke perfituar. Jo, aspak, kjo e borxhit publik eshte nje maskarallek i pashembullt sesi pasaniket fusin duart ne xhepat e gjithe popullit.

    Aq me teper, qe per nje gje kaq te rendesishme, une si popull nuk ushtroj dot sovranitetin tim ne menyre te drejtperdrejte si thote Kushtetuta se e kam. Dmth une si popull kam sovranitetin, pervecse kur vjen puna te borxhi (e disa limite te tjera).
    Po sovranitetin une si popull ia kam marre ish-sovranit, dmth monarkut, mbretit (qe ende sot i thone sovrani), a kishte shanse qe mbreti te mos thoshte dot kur ishte sovran nje llaf per bilancin apo borxhin ?

    Nejse se u zgjata tek shembulli, po thjesht per te ilustruar me mire ceshtjen e pjekjes se kushteve qe populli te levize, rastet e Argjentines e Greqise jane te fresketa, Italia eshte gati e me radhe pastaj efekti domino.
    Populli levizi, po leviz e do te levize, sepse po e kupton qe jane grabitur e po grabiten, nepermjet nje sistemi qe eshte aq i pacipe sa i thote popullit vete e ke fajin se ti je ”Sovrani”. Sovrani i kujt pa, sovran si mbreteresha e Anglise qe s’lidh dot as kepucet pa lejen e Parlamentit.

  14. Shkaterrimi i elites kulturore e politike para 70 vjeteve per mua (dhe e kam shprehur shpesh para disa vitesh ketu) eshte nje tragjedi kombetare. Ishte aq teresore sa as turqit kur na pushtuan nuk e bene aq te plote. Ajo elite e krijuar me aq mundim, qe ishte duke u kristalizuar ne modelin perendimor, ishte e vetmja pasuri reale qe kishim ato kohe. Kishte gabime e njerez te gabuar sa te duash, por ishte elite qe po gatuhej per nje shtet te ri modern dhe europian.

    Elita e krijuar rishtas ne komunizem ishte totalisht e papergatitur per transformimin e 1990-s e cpo behet keto 25 vjet, te vjen per te cjerre faqet.

    Mua me intereson qe shteti i Shqiperise te jete i afte te perballoje 3-4 shekuj jete, aq sa do te jete maksimalisht ky cikel historik. Ja te spekullojme rendshem e t’i bejme edhe 5 apo 6, po historia jone ashtu si ajo boterore, eshte absolutisht ciklike.
    Ne mund te marrim fund si shtet edhe pas 20 vjetesh edhe pas 200 vjetesh, ajo qe ne mund te bejme eshte te evitojme plotesimin e atyre kushteve qe duhen per te na zhdukur si shtet, pra te pakten ne ta bejme pjesen tone qe ky projekt i shtetit te Shqiperise, te mos falimentoje nga paaftesia jone.

    Ne kushtet e pritshmerie ciklike 3-4 shekullore, ne e beme 1 shekull dhe nuk jemi asgjekundi, aktualisht gjendemi ne Kurrkund ( vendodhja, ylli i dyte djathtas, pastaj drejt deri ne mengjes), pa shtet, pa kulture, pa ekonomi, pa kete e pa ate, pa shprese.

    Shtetet e vogla nuk e kane luksin qe ciklet 3-4 shekullore t’i kene te lidhura me nderrim elitash, dinastish, sistemesh shoqerore, ato kane shanse shume te larta, te zhduken plotesisht nga historia.

    Lyssi e shikon historine ne kendveshtrimin hegelian , rrugetimi drejt lirise. Mendon ne mos gaboj qe ka edhe nje levizje drejt barazise.
    Dakort, por edhe aty gjithcka kalon nga sinteza e spiralja hegeliane, ke teze e nje antiteze, ke pra edhe konceptin e ciklit.

    Ndersa mendimtaret romake merreshin me perkufizim e Romes si fundi i Historise, ata kineze merreshin me konceptin ciklik te historise. Historia i dha te drejte mendimtareve kineze.

    Nje arsyetim i bazuar ne shembuj te pafundme e ne cdo cep te botes, thote qe historia eshte ciklike, rruga drejt lirise nga ana tjeter eshte e pafundme, sepse liria eshte koncept i pastabilizueshem ne esencen e vet, liria sot ka pasur evoluimin e vet ne krahasim me lirine e Hegelit.

    I vetmi koncept i qendrueshem eshte ai nicean i rikthimi i perjetshem te se njejtes, sepse eshte e bazuar ne principin e kufizimit se gjithckaje qe eshte, qe pastaj ka dhene ne fizike principin e konservimit te energjise ne Univers (energjia as shtohet as pakesohet, vetem ndryshon).
    Me tej edhe Nicja kete nuk se e shpiku perderisa, filozofikisht qe ne Greqine e lashte, Parmenidi vuri pikat mbi i se vetem Qenia eshte, e cila normalisht as mund te zmadhohet as pakesohej, si ne sasi,si ne cilesi, se do binte ne mosqenie ne baze te principit te moskunderthenies. Mjafton qe Qenien e Parmenidit ta zevendesosh me konceptin e ekzistences/Universit, lidhur me principin qe asgje nuk vjen nga asgjeja ( ex nihilo, nihil fit), e ja tek mberrin edhe tek rikthimi i se njejtes apo tek principi fizik i konservimit te energjise ne Univers.

    Historia pra eshte ciklike jo thjesht se ne hapim cdo liber historie dhe gjejme cikle, por edhe se kemi rikthimin e se njejtes, qe buron apo gjen mbeshtetje tek teori filozofike e fizike te gjithepranuara e plotesisht brenda logjikes formale.

    Ne baze te ketij arsyetimi, nuk ka si te mos dale se Shqiperia si shtet i vogel, gjendet brenda nje cikli, fundi i se cilit lidhet pikerisht me ekzistencen e saj si shtet.
    Por edhe nqs duam te jemi optimiste e te dalim nga realiteti prej populli te vogel, i gjendur ne zonen me te rrezikshme tektonike gjeopolitisht te Europes, perseri qe do kete cikel eshte jashte cdo dyshimi, thjesht nuk do kercenoje ekzistencen por sistemin shoqeror apo perberjen etnike ose cfaredo te duam.

    Problemi madhor eshte ne 100 vjet shtet nuk kemi bere asgje, thjesht nderto e prish, rinderto e riprish, nuk kemi aktualisht nje model afatgjate, dmth 100 vjet ne njefare menyre i kemi hedhur ne koshin e historise, sikunder individi mund te hedhe dem nga jeta e tij 1, 2 apo 10 vjet.

    Brenda nje konceptimi te ketille, merr vlere te vyeshme cdo vit qe iken, cdo mandat qeveritar qe iken, dmth ketu nuk po behet asbolutisht asgje qe ne te jemi gjekundi, e neqoftese nuk jemi asgjekundi edhe njerezit duan te ikin , kane te drejte qe duan te ikin, sepse ky projekt i Shqiperise, nuk eshte per Historine e Njerezimit, per te cilen s’na intereson fare, eshte per jeten e shqiptareve, gjysherve, prinderve, femijeve, niper e mbesa.

    Ne kete shtet ka 100 vjet qe iken dem jeta e njeriut. kjo eshte e keqja dhe tragjikja per ne qe jetojme ne shekullin e dyte te ekzistences se shtetit eshte qe shohim se do te ike dem edhe jeta e nje brezi tjeter.

    Ne kete pike, nuk ka fare rendesi se ku beson shqiptari, tek parimet e majta, parimet e djathta, te drejta, te shtremberta, ka rendesi te behet dicka qe te mos ike dem edhe nje brez, pastaj edhe nje brez, pastaj edhe nje brez, derisa te vije fundi i Ciklit e te zhdukemi fare si shtet.
    Ketu duhet bere dicka nga kushdo, le ta beje ne emer te cdo parimi qe i do kokrra e qejtit, opo t’i beje bashke gjithe filozofet e mendimtaret politike, vetem te jete nje gje qe ne fund do e beje Shqiperine t’i ngjaje ndonje prej atyre shteteve drejt te cileve shqiptaret kane marre arratine e po vazhdojne te marrin arratine.

  15. Një shkrim imi relativisht i vjetër, i vitit 2003, botuar në “Shekulli.” Besoj se plotëson diçka në këtë debat kaq me bukë.

    BREZAT NË SKENË

    Historia e Shqipërisë që nga 1912-a e këtej është edhe një histori brezash: ose shtresash të gjëra sociale, shpesh të përçara keqas e të përgjakura brenda për brenda, por gjithsesi me një fizionomi që, sa më tepër kalon koha, aq më qartë u përvijohet. Alternimi i këtyre brezave në kreshtë të valës u blaton një formë të papërsëritshme ngjarjeve, u jep zgjidhje shpesh arbitrare e të paparashikuara probabiliteteve, përcakton nivelin e vuajtjes dhe të lumturisë totale të kombit, përgatit shpesh në mënyrë paradoksale përmbysjet e modeleve, zëvendësimin e elitave, dhe ndërrimin e një lloji mundimi me një lloj tjetër.

    Vetë Shqipëria, e lindur si ide në mendjen e pak ndriçimtarëve romantikë të shekullit të kaluar, erdhi në ekzistencë falë kombinimit të një vargu rrethanash e koniunkturash ndërkombëtare të favorshme e të papritura, por edhe e sidomos ngaqë pati në krye një grusht burrash të ditur, të urtë e të bredhur, të cilët ditën ta përfaqësojnë vendin në Evropë e gjetiu në arenën ndërkombëtare. Nga lartësitë e të sotmes, fisnikëria e figurave të tilla si Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi na duket pothuajse e pamundshme, fryt i fantazisë fëminore të ndonjë shkrimtari idealist të pandreqshëm; por në të vërtetë mjaft të mendojmë sa e vogël do t’u jetë dukur Shqipëria këtyre burrave me të cilët mburrej ndoshta krejt Perandoria Osmane, e që lëviznin lirisht në kancelaritë e Vjenës, Romës, Stambollit, Parisit, Berlinit e Londrës; të barabartë mes të barabartëve, njëkohësisht romantikë e realistë, të penës e të pushkës, të mitit dhe të vizionit.

    Por shumë shpejt intrigat ndërkombëtare dhe Lufta e Parë Botërore do të mbillnin kaos në Shqipëri dhe do t’i shpërndanin elitat post-osmane për t’i degdisur në limbo të historisë, ose atje ku heronjtë venë për t’u harruar, a për t’u kujtuar të vdekur. Brezi i mëpasëm, që nisi me Kongresin e Lushnjes e që më pas do ta kurorëzonte Ahmed Zogun mbret të shqiptarëve, ishte ndofta më pragmatik e teknokratik; me gjithë elementin turkoshak, brutal e fshatarak që i ishte bashkëngjitur për dekor procesionit të elitave të reja kombëtare. Shqipëria e mbretërisë ishte edhe mbretëri e xhandarëve, mehmurëve e ofiqarëve të tjerë të provincës; në një kohë që zyrtarët e lartë, dinjitarët dhe ministrat mezi e përballonin kontradiktën midis formimit të tyre në shkollat më në zë të Evropës dhe ballafaqimit të pamëshirshëm me realitetin e pikëlluar shqiptar.

    Periudha e mbretërisë ishte edhe e konsolidimit të komuniteteve në vend: fetare, krahinore, gjeografike; gegë dhe toskë; myslimanë e të krishterë; katolikë dhe ortodoksë. Identitetet komunitare iu bashkëngjitën kështu identitetit kombëtar, për herë të parë në një simbiozë ndoshta të pashmangshme, por jo gjithnjë dobiprurëse; në një kohë që elitat kulturore anë e mbanë vendit i gëzoheshin një uniteti në diversitet që vetëm mirë po u sillte atyre vetë dhe krejt Shqipërisë. Falë qëndrueshmërisë politike, një numër i madh kuadrosh përgatiteshin në universitete të Evropës; dhe në ato vite studentët ktheheshin, për të marrë në dorë fatet e vendit. Mirëpo kjo pranverë e vogël kulturore koincidoi me vite të krizës ekonomike globale, të forcimit të regjimit fashist në Itali, të ardhjes në fuqi të nazizmit në Gjermani e të Kominternit, në kuadrin e një plani diabolik për t’i vënë zjarr Evropës e botës mbarë.

    Evropa kështu depërtoi në Shqipëri edhe si progres edhe si subversion; sepse krahas me iluminizmin filozofik të “Përpjekjes” së Branko Merxhanit dhe konservatorizmin properëndimor të jezuitëve të “Lekës”, gjetën rrugën për të hyrë në mendje të njerëzve edhe idetë komuniste, nga Perëndimi e nga Lindja, nga Franca e nga Rusia. Sado e prapambetur ekonomikisht dhe fragjile politikisht, Shqipëria mbetej një monadë që mbante në gjirin e vet paralajmërimin e hidhur të katastrofës që po afrohej në horizont.

    Brezi që u ngjit në podium të elitave në fund të viteve tridhjetë ishte më tragjiku në histori; sepse në rrethana të tjera vërtet do ta kishte nxjerrë përfundimisht vendin nga periferia e errët e kontinentit, për ta rreshtuar ndër vendet që vërtet kishin ç’t’i jepnin qytetërimit; mirëpo ashtu siç erdhën punët, përfundoi i përçarë e më në fund u bë njëkohësisht xhelat e viktimë e luftës civile që solli në pushtet komunistët e Enver Hoxhës. Këta komunistë, në të vërtetë, ishin një grusht idealistësh, aventurierësh dhe rrugaçësh të guximshëm e të pandalshëm në rrugën drejt pushtetit absolut; prandaj edhe nuk u ndalën kur ishte fjala për të hequr qafe – me plumb, thikë ose litar – shokët e tyre të bangove të shkollës, të cilët kishin qëlluar në anën tjetër të barrikadës.

    Nuk më takon mua të vë në dukje çfarë katastrofe është lufta në historinë e një vendi; e sidomos një luftë që degradon në një përgjakje vëllavrasëse, si ajo nacional-çlirimtare në Shqipëri. Pasojat e pashlyeshme të këtij krimi ndaj një brezi, në mos një populli të tërë, do të mundonin më pas për vite e dhjetëvjeçarë të gjithë ata që dolën fitimtarë nga masakrat; kompleks faji që jo rrallë do të manifestonte vetveten në dramat politike të viteve shtatëdhjetë e tetëdhjetë, kur udhëheqja e lartë e Partisë e të shtetit do të përfshihej në një kacafytje kolektive me përmasa pothuajse shekspiriane.

    Sado moralisht i deformuar nga kulti ase adhurimi i dhunës klasore, brezi i dalë nga Lufta e Dytë e i katapultuar në krye të shtetit e të shoqërisë shqiptare ishte, megjithatë, produkt i Shqipërisë së mbretërisë e i Evropës së periudhës midis luftrave – një pjesë e udhëheqësve kishin studiuar në Perëndim dhe kulturalisht i referoheshin Evropës, edhe kur e denonconin. Ishte fjala për qenie me një koncept fund e krye arkaik për jetën e njeriut; që këtej edhe lehtësia me të cilën urdhëroheshin dhe realizoheshin pushkatimet, varjet, shfarosjet e armikut të klasës, burgosjet, internimet. Enver Hoxha nuk do të stepej as para likuidimit fizik të familiarëve të vet; kush do të guxonte, në ato rrethana, që t’i kundërvihej këtij stalinizmi të frikshëm e të pakufi, përveç ndonjë katoliku kokëkrisur si Tuk Jakova?

    Ndërkohë, aradhet e studentëve ishin nisur tanimë për në Lindje, e sidomos në punishtet ideologjike e teknologjike të universiteteve të Bashkimit të Madh Sovjetik. Besnikëria ndaj “kauzës” dhe shtrëngimi i radhëve nuk ishin të mjaftueshme për ta mbajtur pushtetin në Shqipëri; përveç dëshirës, duhej edhe “teknika”. Kuadrot e para të përgatitur në stepat ruse do të ktheheshin për ta gjetur atdheun ende një muze gjysmë të mbyllur, plot eksponate epokash të shkuara; pse një periudhë e tërë, ajo e mbretërisë e quajtur, paradoksalisht, edhe “në kohën e Italisë”, kishte mbijetuar parqeve modeste të qyteteve, në radhët e pleqve të heshtur që ngroheshin në diell ulur anës monumentit të Stalinit.

    Por njëlloj si në fund të viteve tridhjetë, edhe këtë herë historia nuk u tregua zemërgjerë me brezin e përgatitur dhe ambicioz të rusofilëve që po gatiteshin të merrnin në dorë frerët e vendit dhe ndoshta të hiqnin qafe njëherë e mirë dinosaurët masonikë të Enverit me shokë. Tërmeti i fundit të viteve pesëdhjetë, çarja e më pas ndërprerja e plotë e marrëdhënieve me Moskën, i detyroheshin në të vërtetë instinktit mbijetues të elitave të komunizmit shqiptar, të cilat tek e fundit kishin ardhur në pushtet pa ndihmën e Ushtrisë së Kuqe. Brezi i ish-studentëve, që ishte edhe i pari që nuk e kishte përjetuar drejtpërdrejt Luftën, u detyrua kështu të fortifikohej në teknokraci, për t’ia lënë politikën e lartë brezit paraprirës, tanimë krejt të shkëputur nga logjika e brezave dhe nga pjesa tjetër e shoqërisë shqiptare. Udhëheqja e Partisë dhe e Shtetit, kjo kastë e mbyllur priftërinjsh a tempullarësh të revolucionit, nuk do të mund t’i druhej tanimë veçse vetvetes; dhe arti i të mbijetuarit do të vinte duke u identifikuar gjithnjë e më ngushtë me paranojën.

    Mirëpo teknokracia do të linte gjurmën e vet në ndërtimin e bazës industriale të vendit dhe në përgjithësi në krejt transformimet sociale të viteve gjashtëdhjetë; të cilat transformime u shaluan më pas nga komisarët ideologjikë të udhëheqjes, për t’u shndërruar në një nga ato baletet revolucionare kineze të kohës së Gardistëve të Maos. Kolektivizimi, lufta për emancipimin e gruas, lufta kundër patriarkalizmit dhe konservatorizmit, lëvizja për prishjen e fejesave e të tjera forma të tilla të çmendurisë korale, pak kishin të bënin me logjikën e inxhinierëve, ekonomistëve, mjekëve, sociologëve dhe publicistëve të përgatitur në shkollat e Hrushovit. As krijimi i Universitetit të Tiranës në 1957 nuk do të ndihmonte në balancimin e utopisë enveriane me prakticizmin teknokratik të së parës klasë të mesme në Shqipëri – edhe ngaqë ndër studentët e këtij universiteti nuk nxitej aq vizionimi i zgjidhjeve e aq më pak i problemeve të reja, sesa zbatimi kryeulët dhe mekanik i porosive largpamëse të Mësuesit.

    Në fillim të viteve shtatëdhjetë, Fadil Paçrami e pa drejt luftën e brezave si motor të zhvillimit të shoqërisë shqiptare; por kjo për pak nuk i kushtoi kokën, e gjithsesi e largoi përfundimisht nga skena si udhëheqës, ideolog dhe autor dramash pothuajse moderniste. Pas kësaj dhe sidomos infarktit të miokardit të Udhëheqësit në 1973 – i cili infarkt doemos shkrepëtiu si koburja e starterit të garës për pasardhje – elitat politike të vendit filluan të konsumoheshin tërësisht nga luftra të brendshme e njëlloj të përgjakshme sa ato me Ballin Kombëtar e me Legalitetin tridhjetë vjet më parë. Përkundrazi, fëmijët e shumëpërkëdhelur të elitave politike dhe të klasës së mesme filolindore kishin filluar të hipnotizohen, hap pas hapi e pandalshëm, nga kultura perëndimore pop.

    Mbetet e diskutueshme nëse ka pasur një vit 68 edhe në Shqipëri; por mua më duket se ka pasur, përderisa kontaktet me mitet e Elvis Presley-t e Beatles-ve; me muzikën dhe televizionin italian; me letërsinë ekzistencialiste franceze e të tjera molla të ndalueme si këto ia turbulluan mendjen brezave të rinj në Tiranë njëlloj si marijuana, acidi lisergjik dhe filozofia mistike indiane ua kishin turbulluar sivëllezërve të tyre në Perëndim. Tipikisht, udhëheqja – tanimë përfundimisht e shkëputur nga konteksti social dhe historik – nuk e kuptoi mirë forcën jetërsuese të mesazhit që vinte nga Perëndimi; prandaj edhe vijoi të mundohej e njëkohësisht të zbavitej me psikodramën e spastrimeve në ushtri, në ekonomi e kudo tjetër, në një kohë që vendi kish marrë rrugën e pakthyeshme të katastrofës.

    Për fat të keq, brezi i të shkolluarve në universitetet lindore ishte i fundit që bashkonte në vetvete etikën parakomuniste të shërbimit publik me idealin komunist të përkushtimit (alternativisht, me frikën paralizuese ndaj autoritetit), cilësi këto doemos të nevojshme për funksionimin normal të shtetit – cilitdo shteti. Ishte ky brez që kontribuoi vendimtarisht në përmirësimin e jetesës në Shqipëri, që nga hekurudhat e deri te arsimimi masiv; që nga industrializimi që u dha jetë qyteteve e deri te bonifikimi i thellë i zonës bregdetare; në luftë herë të hapur e herë të kamufluar me direktivat shpesh të fantaksura lëshuar prej zotave të Olimpit. Brezi pasues, i formuar në universitetet foshnjore të vendit me leksione në fletore katërlekëshe dhe fjalime të Enver Hoxhës për naftën; dhe i lëkundur mes simpatisë konformiste dhe neverisë instinktive për modelin kinez të socializmit, nuk ishte aspak në gjendje t’i zëvendësonte ish-studentët e Moskës, Leningradit, Kievit, Odesës, Varshavës, Pragës, Budapestit e Bukureshtit, në timon të industrisë, ekonomisë dhe kulturës shqiptare.

    Vdekja e Enver Hoxhës në 1985, e cila shenjoi simbolikisht plakjen përtej çdo shprese të udhëheqjes totalitare në Shqipëri, tregoi edhe se elitat politike pjellë në zjarrin e Luftës civile në Shqipëri ishin treguar aq të suksesshme në luftën e tyre për mbijetesë, sa i kishin shkatërruar krejt alternativat e mundshme. Në fund të viteve tetëdhjetë, presidenti Alia po dështonte sistematikisht në përpjekjet për të krijuar sadopak një opozitë a disidencë anti-komuniste, aq sa nuk di ç’do të ndodhte sikur të mos ishin ngritur në protestë një brez që deri atëherë askush nuk e kish patur në listë: studentët e dhjetorit, të cilët e lajmëruan ekzistencën e tyre thjesht duke u kujtuar brezave të tjerë se duhej ta ridimensiononin krejt pozitën e tyre politike.

    Studentët dhe një pjesë e mirë e disidentëve që iu bashkuan, kishin një kuptim të drejtë e frymëzues të të drejtave të njeriut, idealeve të lirisë dhe të demokracisë, shoqërive të hapura; por drama e tyre konsistonte pikërisht në relativizimin e këtyre idealeve nga po ai Perëndim që deri atëherë i kishte nxitur dhe madje kultivuar me dashuri pothuajse të sinqertë. Përsëri ishte konteksti ndërkombëtar që ia rëndoi vuajtjen Shqipërisë; por në këtë rast i ndihmuar sa më s’ka prej infiltrimeve të shërbimeve sekrete shqiptare e të huaja në lëvizjen demokratike, kontaminimeve prej aparatçikëve nostalgjikë, tundimit ndaj parasë dhe pasurimit material, vanitetit prej provinciali të udhëheqësve të rinj, përzierjen e idealizmit naiv me dinakërinë levantine, degradimin e sublimes në tragjikomedi filistine. Fillimi i viteve 90 ishte një tjetër shans i humbur për vendin, dhe ikja masive, tronditëse e qindra mijëra shqiptarëve nga atdheu i tyre nuk mund veçse ta konfirmonte dështimin.

    Pas intermexos berishiane, që përfundoi me fiaskon e skemave piramidale dhe mbytjen e klasës së re politike në vaskën e mediokritetit të vet, në Shqipëri u ri-instalua regjimi i një partie si ajo e Nanos, të vetëquajtur socialiste, por në të vërtetë të mbështetur në një aleancë të pagjasë midis ish-aparatçikëve të mesëm të Alisë dhe afaristëve të rinj, agresivë e të pamëshirshëm, që deri 10-15 vjet më parë pak a shumë kishin qenë të gjithë të lidhur në një mënyrë a në një tjetër me pushtetin. E përbashkët e kësaj elite të re është formimi i saj kryesisht në universitetet shqiptare, gjatë periudhës më obskurantiste e ksenofobe në kulturën e vendit, kur deri edhe Ismail Kadareja konsiderohej gjysmë i ndaluar dhe veprat e Hoxhës ishin literatura më e përdorur nga studentët e të gjitha degëve. Dështimet e rënda në politikën ekonomike dhe në politikën e jashtme të qeverive shqiptare, dhe sidomos iluzioni se klasat në pushtet mund t’i ndryshojnë rregullat e lojës në lojë e sipër, kanë të bëjnë edhe me këtë formim fatalisht të mangët të atyre që i japin sot tonin jetës së vendit.

    Edhe një herë sytë janë kthyer kështu nga brezi i ri, sepse ky është rritur në një atmosferë relativisht më të oksigjenuar se të tjerët breza që sot mëtojnë të bëjnë ligjin në Shqipëri, prandaj edhe duket të jetë më tolerant, më i respektueshëm ndaj të drejtave të njeriut dhe mendërisht më i hapur ndaj natyrës transaksionale të shoqërisë kapitaliste. Nga ana tjetër, brezi i ri mbetet një e panjohur e madhe, një variabël deri më sot e aktualizuar vetëm në lëvizje proteste me doza të larta zemërate publike dhe etosi të shëndetshëm e naiv; prandaj edhe e gatshme për t’u investuar me gjithë ato vlera që brezat e mëparshëm nuk i përligjën dot. Megjithatë, të rinjtë duken të veleritur me sistemin shumëpartiak, pse ky në Shqipërinë post-komuniste praktikisht dështoi, së bashku me të tjera atribute aksiomatike të një demokracie moderne; mirëpo alternativa e këtij sistemi përndryshe të kolauduar mirë gjetiu, ose e ashtuquajtura diktaturë e ndritur ase e vetëkorrigjueshme ia hap rrugën fashizmit vetvetiu.

    Këmbimi i brezave në skenë të protagonizmit publik i përngjet ecejakeve të grupeve rock në skenë të ndonjë koncerti bamirësie, ose bukurosheve pop në kopertinat e revistave të bulevardeve: të gjithëve u jepen pesë minuta lavdie, që kështu të jenë më të përgatitur për harresën pasuese. Edhe në Shqipëri pushteti politik, mediat, televizioni dhe jeta publike janë zënë peng nga një numër njerëzish që duan të përfaqësojnë krejt shoqërinë, edhe pse në thelb mezi arrijnë të përfaqësojnë brezin e tyre vetëm. Të tjerët breza ende vërtiten në gjysmerrësirë, duke refuzuar ta identifikojnë përjashtimin prej historisë me heshtjen: pensionistë të të gjitha ngjyrave, heronj e protagonistë të dikurshëm të tribunave e podiumeve, personazhe romanesh e dramash totalitare që tanimë u është harruar deri edhe titulli, relike të gjalla të një epoke që pakkush dëshiron ta kujtojë, fosile të një regjimi ku dhuna jo vetëm i shkallmonte, por edhe i krijonte personalitetet. Kjo forcë e lodhur, në mos e fjetur, ende nuk arrin ta kuptojë se e vetmja kartë që i ka mbetur në dorë është vota, prandaj edhe nguron ta përdorë.

    Drama e Shqipërisë së viteve nëntëdhjetë është pikërisht ky shpërdorim i vlerave njerëzore, në emër të tranzicionit dhe të shndërrimit kapitalist – pse krahas me shpërfilljen dhe nëpërkëmbjen e shtresës së mesme të krijuar me thonj e me dhëmbë gjatë viteve shtatëdhjetë-tetëdhjetë, nuk u kuptua sa duhet edhe katastrofa e largimit të trurit në drejtim të Evropës, të SHBA dhe të Kanadasë. Nga njëra anë ky largim i një brezi të tërë njëzet-tridhjetë vjeçarësh të talentuar dhe të përgatitur pjesërisht edhe në universitete të Perëndimit do inkuadruar në largimin e përgjithshëm prej Shqipërie, të lehtësuar edhe nga shkatërrimi i mëparshëm i institucionit të pronës nga totalitarizmi. Nga ana tjetër, erozioni intelektual i elitave kombëtare tregoi se të gjithë ata që mund ta kishin ndalur po të donin – pushtetarët e atëhershëm – nuk e kishin merituar privilegjin e pushtetit. Përsëri drama e Shqipërisë mund të përmblidhet në të vërtetën e hidhur se ajo, në momentet kritike, nuk pati në krye më të mirët e bijve të vet.

    Marrëdhëniet e rregulluara midis brezave janë një tregues i rëndësishëm i qytetërimit të një vendi, për sa kohë harmonizojnë qëndrueshmërinë e vendit vetë me kalimtarësinë e individëve që atë vend e quajnë për atdhe. Nëse lufta midis “të vjetërve” dhe “të rinjve” është një ndër faktorët kryesorë që e çon përpara shoqërinë duke ia ripërtërirë kapitenët, timonierët, mjekët, priftërinjtë dhe poetët, mirëkuptimi i të njëjtëve është një faktor që i jep historisë koherencën e nevojshme, ose atë karakteristikë që u lejon të gjithëve të ndihen pjesëtarë të së njëjtës bashkësie kombëtare, udhëtarë të së njëjtës anije në oqean të shekujve. Historia e shekullit të fundit nuk është treguar shumë zemërgjerë me Shqipërinë, por edhe Shqipëria vetë ka nevojë të ndalet për një çast e të marrë frymë thellë, symbyllur e larg projektorëve të skenës mediatike, për të reflektuar rreth absurditetit të kësaj përleshjeje mes gjymtyrëve të veta.

  16. Krejt ne teme dhe aq i nevojshem! dua ta lexoj me nge e per qejf ne mengjes.

  17. Vertet nje ese e shkelqyer kjo e Ardianit, nje sinteze e shkruar me brio. Ne rastin e dikutimit tone,me terhoqi vëmendjen se e ve ne nje kontekst interesant rolin e kontradiktës se njohur te brezave, qe ne Shqipërinë komuniste mund te qe nje leve interesante zhvillimi, por qe Hoxha e mohoi se ekziston dhe pastaj e shtypi me egërsi .
    I shkuam ne shtëpi Fadilit Paçramit, thotë diku, dhe sapo na pa te dera e shtëpisë na tha uluni, uluni. Po çfare deshte te thoshte ai me kete se ne jemi te moshuar? (dhe jo ne gjendje te kuptonin nevojat e vendit, shenim i im, qe del nga konteksti).
    Gjithnjë kam qene i mendimit se nuk ishte pune dramash me te meta, tekste këngësh lirike e aq me pak pune qafëleshësh ai buldozeri politik qe zhyti nen dhé ate pak pranvere shqiptare qe u shfaq ne fillim ne viteve ’70. Te nje numer komunistesh me te rinj te rinj disi me afer kohes se tyre (E. Derhemi i analizon shkelqyeshem ata), apo qe e ndjenin me mire nervin e kohes se tyre, ai pa fundin dhe shterpësisë së vet politike, kuptoi qe nuk e ndiqte me kohen, por ne vend qe te përditësohej me kërkesat e rinise qe tashme kishte lindur pas Lufte, ai shkoi e hodhi ne hapsane ata qe ai kujtuan je gje te tille.

    Kontraditat e brezave mund te jene nje element i forte evolucioni social. Mua menjëherë me kujton levizjen e ’68-es. Nje krah historianesh kerkon ta paraqese sikur eshte fjala per lëvizjen nje rinie qe tashme ka fuqi te mire blerëse dhe kerkon te afirmoje veten ne shoqerine e kohes (ka nje liber interesant et G. Pompidou-se per kete . Te tjere, duke u nisur nga fakti se gjithçka filloi ne Nanterre, kur disa të rinj studente nuk u lejuan te hyjnë ne konviktin e vajzave, paraqesin motve ‘liberalizimi seksual” ne origjine te saj. Por ka edhe një rrymë të fortë shpjegimi që e shpjegon atë si nje lufte brezash.

    Dhe ne fakt shoqëria franceze e kohes ishte mjaft konvencionale, mjaft “cloisonnée “, e ndare ne shume kompartemente qe nuk kishin lidhje e nuk komunikonin lirshëm. Fjala vjen, ne godinat e universiteteve studenteve u ndalohej te përdornin te njëjtët ashensorë ku hipnin edhe profesorët e tyre etj.

    Admiral Philipe de Gaulle, biri i gjeneralit De Gaulle, president i kohes, thotë në kujtimet e veta se gjatë manifestimeve te fuqishme te atyre diteve, shkoi dhe i tha të atit: Baba koha tënde ka ikur. E pra, ishte ai de Gaulle që ngriti Francën në luftë dhe ishte në origjinë të atij qe i thone edhe Revolucioni i padukshëm e që karakterizohet nga një zhvillim ekonomik e social i paparë ndonjëherë. E megjithatë, gjate majit ’68 muret e Parisit ishin mbushur me karikatura me hundën e tij të madhe..

    Dikur ai iku, dikur (pas deshtimit te nje referendumi per probleme rajonale). Qe një lëvizje qe, pavarësisht elementit politik qe penetroi, theu shumë tabu socialë dhe e demokratizoi së tepërmi jetën e vendit.

  18. Falemnderit Ardian qe e solle kete shkrim se mendoj se ky dhe ai i imi i flasin shume mire njeri-tjetrit. Sido qe ti flet per “breza” dhe une per “elita” i referohemi te njejtave eksperienca te grupeve qe kishin potencialin dhe here-here realizimin e te qenet grupe qe udheheqin me ide dhe me praktika (qeverisese ose jo) Kur po lexoja shkrimin me terhoqen dy aspekte qe me bene te mendohem me shume nen ndikimin e ketyre pyetjeve:

    1. analiza e detajuar e periudhes “sone”, ne raport me kalimin sh te shpejte te gjithe elitave te meparshme, qe s’kam dyshim ka qene qellim. Por kjo nuk menjanon faktin qe realisht t’i njohim me pak se eliten e 50-vjecarit qe jetuam, paraqitur aq pasurishem ne shtresezimet e veta ne shkrimin tend, dhe, duke qene se ishin edhe me te shkurtra ne kohe, te na japin edhe me pak mundesi per t’i gjykuar realisht e ne zhvillimin e vet. Pra a ekziston mundesia qe per keto arsye t’i idealizojme me thjesht elitat e meparshme? Kemi qene ne fakt gjithnje me potenciale te parealizuara, dhe me elita qe po te kishin me shume kohe, e po te realizoheshin do ishin po aq zhgenjyese? Apo fakti qe ishim komb i ri, krejt i pakonsoliduar ekonomikisht e sidomos ne shkollim e kulture moderne, nuk lejonte te rritej elita qe pergatiteshin jashte tij e pastaj rimbilleshin ne token tone jopjellore?

    2. Megjithate ne analize duket te pranohet qe, sado e papersosur, levizja brezore e elitave deri ne komunizem ka qene konsistente. Komunizmi rrenjesisht shkaterroi shpresen, duke e nderprere me force kete tradite te brishte e te pakonsoliduar. Ndersa ne ate komunist brezi qe mori pushtetin, e mbajti ate edhe kur u vjeterua, dhe i preu (me gijotine kryesisht, por edhe me menyra te tjera) koken elites (se vertete?) qe trasheguam, e nuk ua dorezoi me te rinjve te edukuar ne lindje, por zgjodhi t’i ktheje keta ne vegel teknokrato-artistike te veten per aq sa qe gjalle. Pra komunizmi ishte edhe me deshtaku dhe me shkaterruesi sepse pikerisht ne te u bllokua lufta organike mes brezave duke u zevendesuar me crrenjosje radikale, si te elites se meparshme, si te asaj ndjekese?

    Ne fund me duket sikur modeli qe propozon eshte: lufta mes brezave eshte motori i ecjes perpara, por jo kur bazohet ne mohimin e te meparshmit, por ne perdorimin e arritjeve dhe kapercim te tyre.

    te gjitha keto per mua jane ide qe mbeshtesin zhvillimet evolucionale dhe jo ato “revolucionare”, sido qe fjala perdoret shpesh ne kuptime figurative krejt te tolerueshme per mua.

    1. Në fund të viteve 1930 Shqipëria pothuajse po e konsolidonte elitën që i duhej – ngaqë shumë nga ata që kishin shkuar me studime në Europë po ktheheshin. Qytete si Gjirokastra, Shkodra, Korça, Elbasani, Berati dhe Vlora ishin përfaqësuar mirë në këtë elitë, e cila njëkohësisht mishëronte edhe krijimin e një shtrese të mesme stabël, midis shtresës së pronarëve të mëdhenj dhe “vegjëlisë.” Me këta njerëz, Lufta u tregua e pamëshirshme, sepse i detyroi të pozicionohen përtej aspiratave të tyre të mirëfillta dhe sidomos në kundërshtim me interesat e tyre – shoqëria shqiptare u shndërrua në një model në miniaturë të botës së përfshirë nga konflikti. Dhe, në fakt, me vendosjen e regjimit komunist, kjo elitë erdhi duke u eliminuar deri edhe fizikisht, me pak përjashtime të atyre që u gjendën në krye të regjimit vetë – si Enver Hoxha, Mehmet Shehu e të tjerë (përfshi edhe gratë e tyre). Ashtu u krijua edhe precedenti i likuidimit të elitës, i cili në Shqipërinë e Paraluftës nuk njihej. Dhe në fakt, që nga 1945-a deri më sot janë likuiduar të paktën TRE elita: ajo e paraluftës, elita e formuar në universitetet e Lindjes më pas, dhe elita e brishtë e viteve 1980, e cila edhe kishte studiuar në Perëndim, dhe që u detyrua të largohej menjëherë pas rrëzimit të regjimit komunist në 1990-ën. Nuk besoj të ketë vend në Europë, që t’i jetë nënshtruar, tre herë rresht, një seleksioni të tillë negativ – ose këtij procesi kur politika merr përsipër, me zell diabolik, ta qërojë shoqërinë nga elementët më të shquar, më të zotët, më të përkushtuarit, më të mençurit; merr përsipër dhe ia del mbanë; dhe pastaj e feston këtë katastrofë duke organizuar “samite.”

      1. Nuk e di perse kur flisni per eliten e luftes qe u eliminua nga pushteti i Hoxhes nuk permendni edhe qendrimin qe kjo elite mbajti ndaj pushtimit fashist e nazist te atdheut. Komunistet shfrytezuan pushtimin per te krijuar nje front kunder pushtuesit . Elita shqiptare ne vend te bente indiferentin o te krijonte frontin e saj kunder pushtuesit , si cdo elite e europes, u bashkua me pushtuesit-humbes – qeverite kuislinge- e i dhuroi keshtu para kohe pushtetin komunisteve – mbeten vetem deputetet e famshem te asamblese kombetare,1946 qe i pushkatoi kollaj enveri. Shqiperia qe kemi eshte frut edhe i kesaj pasje-mospasje te elites kombetare , Nje elite kjo e luftes e etur per pushtet ngado qe ti dhurohej , provinciale e palargepamesi.

        1. Në fakt e kam përmendur atë qëndrim, dhe pikërisht kur them:

          Me këta njerëz, Lufta u tregua e pamëshirshme, sepse i detyroi të pozicionohen përtej aspiratave të tyre të mirëfillta dhe sidomos në kundërshtim me interesat e tyre – shoqëria shqiptare u shndërrua në një model në miniaturë të botës së përfshirë nga konflikti.

        2. Mua nuk me del qe elita shqiptare te jete bashkuar me pushtuesit. Me pushtuesit bashkepunuan kuislinget (edhe kjo si kudo..) dhe shumica e tyre iku bashke me pushtuesin. Kur flasim per shfarosje te elites eshte fjala per vrasjen, eleminimin a shporrjen nga jeta aktive te qendra e qindra njerezve te arsimuar jashte, qe ishin antifashiste (ne fund te fundit jane ata qe u u kthyen te punojne per vendin e tyre, jane profesoret e atyre qe edukuan brezin qe u ngrit ne lufte), por qe nuk deshen t’i bashkohen fansave te partise komuniste. Por llogjika e shokeve qe zbriten nga mali ishte: kush nuk eshte me ne, eshte kunder nesh. Kjo qe fatale per ta. U zhduken e u vrane dhe sot e kesaj dite nuk gjendet dot ndonje shpjegim per ate masaker.
          Te mos rrime e te permendim emra…

        3. Ky ne fakt eshte argument nacionalist, dmth qe buron nga teoria nacionaliste, sipas te ciles ne rast pushtimi, te gjithe duhet te jene kunder okupatorit dhe te paret duhet te jene vete elita, sepse pritet qe njerezit me te zgjedhur te japin te paret shembullin. Jo detyrimisht me pushke ne dore, por ne forma te ndryshme qe elita e ka ne dore, pra indiferentizmi perben faj ne vetvete.

          Ky argument i mirefillte nacionalist, ose me sakte qe buron nga nacionalizmi si teresi idesh e parimesh, eshte perdorur nga komunistet per te justifikuar krimet e tyre, por ne France ku erdhi De Goli , nje nacionalist i mirefillte francez, pati nje diferencim mes kuislingeve te cilet paguan pergjithesisht me burg dhe indiferenteve te cilet edhe pse ishin me faj ne vetvete, nuk mund te pushkatoheshin e burgoseshin, sepse elita kete lloj faji e shlyen me PUNE ne rindertimin e vendit. Me ate pune qe di te beje ajo, jo me lopata per hapjen e kanaleve vaditese.

          Nga ana tjeter demokristianet e socialistet ne Gjermani e Itali, nuk eshte se moren gjithen eliten fashiste e naziste dhe e asgjesuan, jo aspak pasi secili pagoi nje pjese me burg dhe pjesen tjeter e pagoi me perkushtim ne rindertimin e Italise e Gjermanise. Nqs Gjermania totalisht e shkaterruar nga bombardimet u rindertua aq shpejt nje merite e vecante i takon edhe qasjes pozitive ndaj kategorive te ndryshme qe u perfshine ne nazizem.

          Dua te them qe ne cdo vend ka nje arsyetim te shendoshe ne lidhje me elitat sepse nuk ndertohen lehte dhe jane te domosdoshme ne cdo konceptim ndertimi apo rindertimi.

          Ne rastin tone komunizmi nuk i eliminoi sepse bashkepunuan apo u treguan indiferente, por i duhej t’i asgjesonte per arsye pushteti, sepse ashtu e gjen te marksizem-leninizmi, po keta u treguan me te zellshem se vete marksizem-leninizmi, pasi asgjesuan edhe te sojit te tyre ne menyre kostante, bene le te themi ”lufte preventive” brez pas brezi.

          Nqs pate mundesine te kishe nje Cabej gjate komunizmit, kjo eshte nje rastesi, besoj me shume se ishte gjirokastrit se te kish pase qene shkodran katolik, Cabej do gjendej duke hapur ndonje kanal. Po sa Cabej mund te kishim pasur ne fusha te ndryshme ?

          Nejse, ideja eshte qe komunistet nuk duhet te fshihen tek argumenti nacionalist, sepse ai argument nuk con asnjehere ne eliminim , ky keqperdorim si gjethe fiku, nuk i ben nder as argumentit, as te vertetes.

          1. Per te mos bere nje liste te gjate se çfare do te humbiste bota po te zbatoheshin edhe ne France kriteret shqiptare, po permend (veç familjeve te medha te prodhimit te automobileve qe u vune ne dispozicion te makines ushtarake gjermane, shkencetarve, ingjinierve te rrugeve, te aviacionit, profesoreve te medhenj etj) edhe emra te njohur per publikun shqiptar ne fushen e letersise dhe arteve si Ferdnandeli, Edit Piaf, Sacha Gitry, Celine, por mbase edhe arkitekti me i madh i te gjitha kohrave, Le Corbousier, nje antisemit dhe fashist i njohur (shume vepra qe beri para por edhe pas luftes jane vene ne mbrojtje nga Unesco), te cilit iu la dore e lire te ndertonte deri ne fund te jetes se tij.

          2. Kritere qe kishin parasysh te ardhmen e vendit dhe interesat kombetare u zbatuan edhe ne Itali ne seleksionimin e atyre elementeve te elites qe kishin vepruar si fashiste dhe te atyre qe kishin menduar si te tille.
            Dhe nese nuk gaboj, kjo eshte merite e nje komunisti, e Palmiro Toliatit, qe ne nje koalicion qeveritar te unitetit kombetar te pasluftes, mbante postin e ministrit te drejtesise.

            Ne, meqe kishim pa hesap, mund te vrisnim sa te donim!

      2. Nuk jam i sigurte nese mund t’i vihet faji politikes, sesa nje grushti njerezish ne politike, me sakte i njejti grusht njerezish.
        Nuk mund te thuhet politika sepse perjashtuar kete grusht njerezish ne historine e njerezimit nuk gjen dot shembull tjeter.
        Regjime te ndryshme kane eliminuar eliten kundershtare, edhe fashizmi ne Itali, Gjermani,Spanje, Portugali e Ameriken Latine,e nqs duam shkojme deri tek Perandori i pare kinez qe dogji edhe gjithe librat me natyre filozofike,sociale,historike, fetare etj. e natyrisht bashke me librat edhe autoret qe paten fatkeqesine te ishin bashkekohes.

        Por asnjehere dhe askund, nuk ka pasur nje eliminim aq te plote e te pameshirshem edhe me te llojit te vet. Perfundimi ishte qe Enveri doli te ishte edhe teoriceni me i madh i marksizem-leninizmit ne Shqiperi, dmth edhe ne sojin e vet nuk u la te dilte askush qe mund te kercenonte superioritetin doktrinor, jo thjesht politik.

        Problemi ishte qe superioriteti i atij grushti njerezisht, nuk duhej te ishte vetem politik,as edhe politik dhe ekonomik, pra asnje me i pasur se ata, por edhe intelektual e kulturor, asnje me intelektual se ata ne ceshtjet e doktrines. Doktrina asokohe ishte manifestimi superior i intelektualizmit, sepse kush kontrollonte doktrinen,ideologjine, kontrollonte edhe gjithe prodhimtarine tjeter kulturore.

        Nuk besoj se ka pasur njeri me te rrezikuar ne ate sistem, sesa ai qe ne ceshtje doktrinore ishte superior nga atij grushti e rrjedhimisht mund te argumentonte ndryshe, sepse ai individ kercenonte direkt monopolin e dijes supreme.

        Pas kesaj premise hyj tek ceshtja e elites se trete qe po pergatitej ne Perendim, Eliminimi i saj ishte i domosdoshem per ceshtjen e kapitalizmit dhe vjedhjes se kapitalit. Individet qe moren PD-ne, edhe sikur te heqim Katovicen apo nderhyrjen e huaj, perseri kane qene te influencuar direkt (nje sistem spiunimi, le njerezit e vet kudo) e indirekt (influenca e konceptimit te pushtetit) nga ai grusht njerezish, ende te gjallet dhe pasardhesit e te vdekurve.
        Pa llogaritur se ne PS, per ta s’kishte vende kyçe, gje qe kur mori pushtetin PS-ja u perkthye ne rol te dobet e pa perspektive.
        Pra, ne kushtet kur prioritet ishte pushteti i ri ekonomik, pasuria ne kapitalizem, ajo elite ishte pengese, keshtu qe duhej te merrte arratine si ata ne 1945, vullnetarisht kesaj radhe ose te shtrenguar nga nevoja primare.

        Kurre nuk ka pasur ne histori nje grusht njerezish te atille, nuk e di sesi u bene bashke aq figura thellesisht negative dhe cfare basti humbem me djallin qe na rane neve ne pjese.

        Efekti i ndikimit te tyre eshte shume aktual dhe do jete edhe per nje kohe te gjate, sepse kushdo qe ka ardhur, eshte e do te jete ne pushtet, ka nje model te sukseshem, ku vendin e eliminimit fizik e zene forma gjithnje e me te sofistikuara te eliminimit, nga me i suksesshmi qe eshte zhdukja qe ne filize tek me i veshtiri qe eshte sulmi mediatik apo erresira mediatike.

        Sigurisht, kohe e gjate nuk do te thote pa limit, sepse as Turqia qe s’lejonte shkollat ne shqip nuk e pengoi dot historine, jo me keta, por do te jete e gjate, se formesimi i elites eshte proces i veshtire, nuk mjafton as vetem shkollimi, as vetem te ekzistoje nje numer i caktuar individesh, duhet te perfaqesoje nje fryme te caktuar e te konsoliduar, duhet kontribut, njohje kontributi ne kushte te veshtira, me tej aktivizim qofte direkt qofte nepermjet mbeshtetjes per grupe te caktuara politike, me pak fjale ka pune puna.

        Vetem ndergjegjesimi i grupit nepermjet perfaqesimit te nje fryme te caktuar e konsolidimi i kesaj fryme ka problemin e madh te mungeses se frymes. Me pare ka qene fryma e Progresit, qe mblodhi bashke individe nga me te ndryshmit, asokohe ishte fjale magjike sa edhe Pavaresia, po tashme Progresi ka humbur force. Nuk e di se c’mund t’i beje bashke individe kaq te ndryshem, qe duan te njejten gje por me menyra te ndryshme, shpesh ne kundershti te plote.
        Me pak fjale si mund te behen bashke njerez qe kane finalitete te ndryshme por qe pjesen e pare te rruges e kane detyrimisht bashke. S’ka me as Progres, as Pavaresi, as Demokraci madje as Europe ne kuptimin magjik qe kishte dikur.

      3. Jam krejt dakord! asgjesimi trefish i njepasnjeshem, ndoshta as nuk i dha shkas dy “elitave” te fundit te formoheshin plotesisht, apo te prinin me ide. Ishin si elita te trullosura e te frikesuara, por ama potencialisht ishin. Une besoj se ka edhe nje grup rtjeter formuar ne vitet 70. E kam fjalen per grupin e Nanos, Pashkos etj. etj. keta ishin pjese e “elites” komuniste qe ne fakt moren ne dore gjithe c’u ofrua ne 1990. Keta komunizmi nuk i shkaterroi, se mbaheshin nga prinder pjese e aparatusit komunist, disa gjysme te trazuar nga ngacmimet e regjimit, por qe kishin dale me te forte nga keto ngacmime. Per mua ky brez i viteve 70, eshte ndryshe nga ai i viteve 80 ne shume aspekte. Eshte me i mbrojtur, gjysme-gati nga ana intelektuale, here i dale e here i padale. I prirur per kompromis; por qe e pranoi teresisht komunizmin, sido qe jetoi me deshire e me subversivitet te shtirur vitet 70 (qe tek ne u shfaqen pak a shume si 68 tjeterkund). Ishte me i pjekur per nga mosha se sa ai i viteve 80, qe kryesisht iku jashte. Per mua “elita” jo-elitare politike e pas 1990 eshte pikerisht c’ka mbetur ne Shqiperi nga nje perzierje e ketyre dy grupeve te fundit.

        1. Nuk besoj se shpetimi mund te vinte nga ata qe ishin ngjizur ne shtreterit e atyre qe baballaret e tyre kishin vrare per t’u marre shtepine.
          Vertet qe ndonjehere perdornin terma “te forte” por me to Shqiperia do te shkonte,ne rastin me te keq deri te organizimi i punes ne hozrashote, ne rastin me te mire deri te vetadministrimi i nderrmarrjeve.

  19. lyss, nese e ke fjalen per keta te viteve 70, jam krejt dakord edhe une. Them vetem se jane grup me vete, dhe te ndryshem nga brezi i bere ne ’80-en.

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin