“ME” APO “PA”

Gazetaria shqiptare po vë në krizë ligjet themelore të gazetarisë. Është fjala për lajmin, ose karakteristikat që duhet të përmbushë një informacion çfarëdo për t’u bërë lajm.

Tashmë e dinë edhe ata të nëntëvjeçares, por jo ata të tetëvjeçares së dikurshme, se gazetaria funksionon në bazë të rregullit të famshëm të qenit dhe njeriut: “Kur një qen kafshon njeriun nuk përbën lajm, sepse ndodh shpesh. Por në qoftë se njeriu kafshon një qen, ky është lajm”.

Pra kur një ngjarje ndodh shpesh, atëherë nuk ka përse t’i jepet publikut, sepse ky nuk e vë shumë ujin në zjarr, me fjalë të tjera nuk bëhet kureshtar. Por po ndodhi diçka e paparë, atëherë mediat duhet ta japin, sepse lexuesit mezi presin të dinë diçka të re.

Gazetaria shqiptare ka arritur ta anulojë këtë ligj, duke vënë shenjën e barazimit midis “kafshimeve”, pavarësisht nga dhëmbët që i bëjnë ato.

Kemi së fundi një rast flagrant, që shënon edhe evoluimin e gazetarisë shqiptare dhe së bashku me të gazetarinë botërore. Është fjala për dhënien e lajmit të rëndësishëm se si është veshur një këngëtare e famshme. Tek e fundit, mediat nuk mund të flasin vetëm për komplote e politikë ndërkombëtare.

mePër çfarë është i interesuar lexuesi? Që të mësojë nëse artistja e njohur është “me ” apo “pa” të brendshme? Këtu duhet zhvilluar një sondazh i gjerë tek lexuesit, por pavetëm një përgjigje normalisht merr fitoren. Publiku është i interesuar vetëm për njërin nga lajmet. Pra, ose për qenin që kafshon njeriun, ose për njeriun që kafshon qenin.

Mediat shqiptare bëjnë befasisht një zgjidhje më inteligjente, sepse i japin që të dyja lajmet. Edhe kur këngëtarja është me të brendshme edhe kur është pa ato, duke nuhatur interesin e përgjithshëm të publikut.

Kjo tregon se pavarësisht nga kritikat jo konstruktive që i bëhen vazhdimisht mediave shqiptare, ato po dëshmojnë çdo ditë se japin lajme në mënyrë objektive dhe pa shkuar pas midesë dhe instinkteve të politikanëve, lexuesve, pronarëve, por thjesht duke ndjekur të vërtetën. Për më tepër kur bëhet fjalë për lajme shumë interesante e me interes universal.

6 Komente

  1. Mendoj se autori ka pare aty ku duhet dhe jo sepse e ka pare Riten me te brendshme, por edhe pa te brendshme. Ky eshte parakushti i shkrimit, plus ato i kane dale para. Por e ka kapur muhabetin nga koka: d.m.th qeni kafshon, por edhe lepin. Ca lajmi eshte ky? Edhe Rita Ora del sullaco neper lagje. Eshte shqiptare. Me fal, lajm eshte ky? Por edhe mund te jete. Ja p.sh po te dalesh nje xhiro nga Unaza e Re e kupton kete.
    Rita Ora ka veshur breke. Me fal tani. Ky nuk eshte lajm? Se do pyesin ata te Bllokut: Po kjo katnarja mi, c’pati qe veshi breke?
    Pra lajmi ka target grupin e vet. Kete te mos e neglizhojme te lutem. Plus ftoj autorin te kuptoje veshtiresine e punes: njehere iu desh te shikonte ne te dyja rastet dhe s’eshte turp ta themi: u turbullua. Imagjino tani perdite! Gazetare te tille une do t’i caktoja pa asnje hezitim si ndihmes gjinekologe: njesoj e kane, me apo pa.
    Po kush pagoi per kete trajnim dhe aftesim? Pra mire eshte te vihen ne dukje edhe aspektet pozitive.

    1. Kokosh, do të isha kurioz të dija sa nga ata që janë “trajnuar” në media punojnë vërtet në media dhe nuk janë zhvendosur drejt universitetit, fondacioneve ose politikës. Nuk po të pyes ty, thjesht po flas me vete…

      1. Ne politike nuk ka, fondacioneve nuk e di. Po nuk besoj se do njeri te beje proletarin, me fal gazetarin, kur dredh zinxhirin fondacioneve. Sa per universitetet, mendoj se duhet te tregohemi te rritur dhe t’i shohim per ate qe jane: ushqimore te dijes ‘tak fap’. As une nuk po flas me ty. Nuk kam qene i zoti ndonjehere te jem lajm. Pse ta pretendoj kot nje gje te tille?!

        1. Mos më keqkupto: kur thashë që nuk po të pyes ty, vetëm sa desha të të çliroj nga detyrimi ose kortezia e një përgjigjeje për të dhëna që unë e marr me mend se nuk i ke.

          Nga ana tjetër, këta që tani nuk duan “të bëjnë proletarin”, siç thua ti, me siguri do t’i kenë kthyer fondet e shpenzuara për trajnimin e tyre si gazetarë, apo jo?

          Apo mos vallë e kanë shfrytëzuar periudhën e trajnimit edhe për të kompletuar edukimin e tyre në fushat e seksologjisë së aplikuar, nimfomanisë dhe parafilive?

        2. Kujt t’ia kthejne fondet? Trajnuesve? Po ata ndaj e bejne trajnimin, qe t’i Djegin fondet.
          Edukim ne seksologji te aplikuar, nimfomani? Jo, nuk besoj. Me keto duhet te perballesh rruges. Natyrisht rubrikat “Rita Ora lart e poshte”, nuk duhen lexuar si marketimi i pervojave personale se ne kete leme, ka pwerhere rrezik qe ata qe i sheh si diskret, ta kene kaluar sistemin diellor.

Komentet janë mbyllur.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: