KARNAVALET E PARISIT

Shoh një shkumëzim histerie në mediat shqip online, pas videos së marshimit të klerikëve shqiptarë në një bulevard të Parisit.

Kujtoja se tanët kishin shkuar në Francë për të çuar mesazhe solidariteti me qytetarët dhe institucionet e atjeshme, jo për t’u shitur “hiret” dhe arritjet sociale të vendit të shqiponjave.

shekulli2

Besoja, sikurse edhe besoj, se Parisi ka qenë tepër i tronditur me çfarë ndodhi, për t’u habitur me marifetet dhe pozat e tanëve.

shqiptarja

Katër klerikë që ecin përkahu në publik dhe duartrokiten nuk janë gjë shenjë e harmonisë fetare ndër shqiptarë, por karikaturë e saj.

Veliaj

Për të krijuar një ide për shkallën dhe problemet e kësaj harmonie, më mirë të vizitohen forumet në Internet dhe të lexohet çfarë po i thonë atje shqiptarët njëri-tjetrit.

Sa për klerikët, këta historikisht gjithnjë kanë ditur të merren vesh mes tyre, sikurse kanë ditur të merren vesh me politikanët.

fevziu

Të përfitosh nga fatkeqësia që ngjau në Paris për t’u mburrur poshtë e lart në mediat, dhe aq më tepër për një virtyt të pompuar – është të paktën mungesë serioziteti.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin