SIKUR TË ISHA KUISLING

Qarkulloi këto ditë, në mediat, lajmi për një deklaratë të Artan Shkrelit, arkitekt dhe këshilltar i kryeministrit Rama, bërë në një emision televiziv, se po të kish jetuar në periudhën e Luftës, do të ishte bërë ministër i qeverive të atyre kohëve.

Edhe pse lajmi më mbërrin i filtruar dhe nuk i kam fjalët e sakta të Shkrelit, lexoj se ky e ka argumentuar këtë zgjedhje me faktin se ministrat shqiptarë të viteve 1939-1944 punuan për vendin e tyre dhe se, falë edhe përpjekjeve të këtyre shtetarëve, çështja kombëtare shqiptare në ato vite ishte zgjidhur, meqë shqiptarët jetonin të bashkuar në një “shtet.”

Kjo deklaratë, e bërë nga një eksponent i shoqërisë civile i afërt me të majtën, ngjalli jo pak bujë, për arsye të kuptueshme.

Si çdokush tjetër, kur lexova për ç’kish thënë Shkreli, menjëherë ia bëra këtë pyetje vetes – po unë, ç’anë do të kisha zgjedhur, po të kisha qenë i rritur në atë periudhë?

Pa pikë dyshimi do të isha rreshtuar me Frontin; fashizmi dhe nazizmi për mua mbeten njëlloj të neveritshëm si edhe komunizmi – por ndryshe nga qeveritë kukulla të periudhës së Luftës, të cilat haptazi bashkëpunonin me to dhe u shërbenin, Fronti ende nuk kish dalë hapur në simpatitë e veta dhe në thelbin e vet komunist.

Më duhet ta pohoj tani menjëherë: Shkrelin e kam shok dhe nuk më vete mendja ta gjykoj këtu për një deklaratë, aq më tepër që nuk di mbi ç’bazë dhe pse e ka bërë; dhe që gjithsesi i përket më shumë fantahistorisë sesa politikës.

Por ma merr mendja se me Shkrelin si ministër në Tiranë, unë si anëtar i kryesisë së Frontit – nuk na pengon kush të përfytyrojmë skenarë të pamundshëm – do të kisha gjetur gjuhë të përbashkët dhe kushedi do të ishim marrë vesh për shumë gjëra.

Ka një tregim të famshëm, të Ray Bradbury-t (A Sound of Thunder), ku një kompani e cila ka shpikur udhëtimin mbrapa në kohë, organizon udhëtime në Tokën e qindra miliona vjetëve më parë; me kusht që udhëtarët të mos sjellin asgjë me vete, në të tashmen. Pa u futur në hollësi këtu, një prej udhëtarëve frikësohet nga një dinosaur, del nga shtegu i përcaktuar më parë dhe shkel një flutur, të cilën e sjell pastaj me vete në të tanishmen. Rezultati: në kthim e gjen Amerikën me një president tjetër.

Edhe ky tregim m’u kujtua, kur e përfytyrova Shkrelin ministër në Tiranë, në kohën e Luftës. Thonë se tregimi i Bradbury-t i ka paraprirë të mirënjohurit “efekt të fluturës” në teorinë e kaos-it; por gjithsesi, një ndryshim i vogël, madje i papërfillshëm, në rendin e sendeve mund ta përmbysë historinë – sikurse na i kujtojnë vazhdimisht të gjithë ata që e dinë se Napoleoni e humbi betejën e Waterloo-së për faj të hemorroideve.

Pra ja edhe një skenar tjetër: Shkreli ministër në Tiranë dhe fuqitë e aksit që fitojnë luftën kundër Aleatëve – shqiptarët jetojnë të bashkuar si arianë nën Reich-un e Tretë, dhe unë si i Frontit i kam lënë ndërkohë kockat në një kamp përqendrimi, qoftë edhe si ai që kishin ngritur gjermanët në Prishtinë (një tetoja ime ka qenë atje, dhe megjithëse shpëtoi gjallë, ndryshe nga ata njëqind e kusur shqiptarë që vdiqën, doli që andej e transformuar krejt, e plagosur së brendshmi dhe kurrë nuk foli për çfarë kishte përjetuar).

Edhe ky skenar është imagjinar – kushedi Shkreli nuk do ta kish lejuar kampin në Prishtinë, ose do t’i kish mbrojtur kundërshtarët e vet të Frontit me po aq zell sa ç’mbrojtën ministrat e asaj kohe hebrenjtë, sikurse e dimë tani të gjithë; kushedi edhe unë, si “agjent” i anglezëve në radhët antifashiste, do ta kisha penguar Enverin të merrte pushtetin dhe do ta kisha orientuar Shqipërinë e Pasluftës për nga Perëndimi. S’e them unë këtë, e ka thënë Bradbury!

Por të gjitha këto janë spekulime në kufi të shakasë, dhe nuk po i quaj shaka, sepse janë pak si pa shije. E vërteta është që, sikur Shkreli të ish bërë ministër i qeverive që u raportonin fashistëve të Duce-s ose, më pas, nazistëve të Hitler-it, pas gjase do të kish përfunduar i pushkatuar, prej komunistëve të Enver Hoxhës, menjëherë pas Luftës; dhe njëlloj i pushkatuar do të kisha përfunduar herët a vonë edhe unë, “i majti” dhe “anti-fashisti”, sepse më duhet të pranoj se, njëlloj sikurse nuk e shoh dot veten në shërbim të kauzës së Romës fashiste apo të Berlinit nazist, më duket njëlloj e pamundur që t’i shërbeja Enver Hoxhës, i cili e shkatërroi vendin tim më shumë e më thellë e më keq se ç’do ta kishin shkatërruar të huajt – qofshin këta italianë, gjermanë, jugosllavë apo rusë.

E hidhur kjo fantazi, por kam të paktën ngushëllimin metafizik se, edhe kur ta takoja Shkrelin në anën “e përtejme”, do të na kish vrarë të dyve e njëjta dorë; dhe se udhëtimi ynë në kohë vetëm me nga një plumb zverkut do të kish përfunduar – qoftë edhe për të penguar paradokset përkatëse.

Nuk ka komente

  1. Ne kohe lufte nuk mendohet me kete Logjike Z. Vehbiu. Lufta eshte ndryshe dhe cdo veprim shkakton viktima. Prandaj ketu keto perrallat e juaja me libra e imagjinata nuk funksionojne. Dhe situaten paslufte e percaktojne fitimtaret, jo shkrimtare apo legenat ose Humbesit ( siaps Curcillit). Ai fronti i fashizmit pati kurajon te luftonte kurse ana tjeter ne Konference e Mukjes nuk pranoi te bashkohej. Dhe ky ishte nje gabim qe shume nga ata me vone epranuan ( si Omer Nishani psh.). dhe ata te Frotnit te Luftes Nacional Clirimtare nuk iken nga vendi, nuk u shnderruan ne Refugjate sic je shnderruar ti qe na flet nga USA. Dhe madje paten bythe te perzinin dhe Ruset.
    Artan Shkreli ka tendenca fetare nga gruaja, eshte pro italian dhe prandaj e ka kete ndjeshmeri. Tip fondamentalisti, dhe nuk e ka pergjegjsine se cfare flet. I duket vetja arkitekt Hollandez. Por nuk eshte. Eshte nje medioker dhe kaq.

    1. Burbuqe, nuk më rezulton që të njihemi gjë bashkë, as më duket se keni komentuar më parë në këtë blog.

      Prandaj do t’ju lutesha që, para se ta personalizonit këtë debat dhe të më drejtoheshit mua me emër, të prezantoheshit vetë më parë.

      Para se të më përmendni mua faktin që jetoj në ShBA ose të thoni së “Shkreli ka tendenca fetare nga gruaja”, urdhëroni dhe thoni se kush jeni dhe nga shkruani.

      Po të bëni kështu, ju siguroj se kam plot për t’ju përgjigjur. Por kështu anonimisht sikur nuk shkon.

      Vura re edhe se kishit lënë të njëjtin koment në FB, por me një emër tjetër. Në gjuhën e Internetit kësaj i thonë sjellje prej troll-i, dhe troll-ët në blog nuk tolerohen.

      Keni akoma edhe një shans për ta korrigjuar hyrjen tuaj në debat, mos e lini t’ju ikë nga duart.

    2. Pershendetje!
      Kisha nje verejtje. Po citoj nga artikulli i mesiperm:
      “Pa pikë dyshimi do të isha rreshtuar me Frontin; fashizmi dhe nazizmi për mua mbeten njëlloj të neveritshëm si edhe komunizmi – por ndryshe nga qeveritë kukulla të periudhës së Luftës, të cilat haptazi bashkëpunonin me to dhe u shërbenin, Fronti ende nuk kish dalë hapur në simpatitë e veta dhe në thelbin e vet komunist.”
      Cfare do te thote komunizem sipas jush XhaXha? Jeni i sigurt XhaXha ne njellojshmerine e komunizmit me fashizmin dhe nazizmin? Jeni i sigurt qe nuk po e ngaterroni me stalinizmin dhe enverizmin?
      Une dua te zhvendosem, si ju, kronotopikisht ne kohe dhe si nje gomar me pushke ne dore them se do te dilja ne 1939 per tu bere pale me njeren nga ideologjite. Zgjedhjen do e perthjeshtoja ne nazi-fashist apo komunist? Dilemen do e zgjidhja, si cdo gomar qe ben lufte, duke perthjeshtuar ideologjine ne baze te ketyre dy ‘ofertave’. Njera me thote: njerezit duhet te jene te barabarte; tjetra: njerezit jane te ndare ne rraca ‘inferiore’ dhe ‘superiore’. Si gomar qe ben lufte XhaXha, une do te zgjidhja te paren, madje do e kisha si te vetmen gje te sigurt ne jete: nuk egziston dhe duhet te egzistoje NAZI-FASHIZMI apo ndryshimi midis qenieve njerezore!!!
      Duke qene se ju XhaXha nuk jeni gomar, ashtu si nuk jam edhe une apo lexuesit tuaj (megjithese me gjithe respektin, gomeret s’i kam pare te bejne lufte, keshtu qe i kerkoj ndjese kesaj kafshe te fisme ne emer te te gjitheve!!!) si ka mundesi t’i vendosni ne te njejtin plan keto ideologji duke u bazuar sidomos ne leximet tuaja. Shpresoj qe te shihni edhe ju nje ndryshim te madh nga Marx-i i perkthyer ne shqip dhe Marx-it ne italisht, frengjisht, anglisht apo gjermanisht. Tek ne Marx-in e kane perkthyer njerez te kontrolluar apo medioker ne leximet e tyre filozofike, njerz qe – nese jo te kontrolluar – nuk i kishin idete e qarta mbi Kant-in, Hegel-in, per te mos folur per Demokritin apo Epikurin (Marx-i fillon filozofine e tij me keta te dy, nese ndokujt do i duket si i tepruar pretendimi im). Ne Shqiperi XhaXha, si barkthare qe kemi qene, kemi ende teper qofte dhe sallamra perpara syve per te pare dallimin nga envero-stalinizmi dhe komunizmi. Ne Shqiperine absurde madje kemi edhe shoqata anti-komuniste, dhe kete po e thote nje nip i nje te persekutuari te Burrelit, i nje monarkisti te bindur, i nje besimtari me 2 universitete (krenohej gjushja ime).
      XhaXha, kam pershtypjen se duhet te sqaroheni disi me shume. Ndoshta miqesia juaj me Shkrelin vlen edhe pertej gafave, por disa gjera duhen sqaruar. Personalisht kam pershtypjen se shume intelektuale dhe mbi te gjitha arkitekte shohin arkitekturen tone fashiste si pa lidhje me ideologjine qe e pruri. XhaXha jane ende provinciale keta; nuk e kane hapur plotesisht mendjen. Shohin ende qoftet dhe sallamrat arktitektoniko-urbanistik qe Zogu-Mussolini-Enveri u vuri perpara shqiptareve, te cilet mesa duket jane kthyer hareshem ne radikalshik-sat e bllokut sic i quani ju.
      Per ta mbyllur the se neqoftese neser do te zbulohet si i gjithi nje keqkuptim banal, atehere mireseerdhi! do te thosha une. Persepaku kemi rastin te shohim se kush flirton me nazi-fashizmin en vogue te koheve te fundit.

      1. Romi, në fakt unë kisha parasysh komunizmin shqiptar – që nuk kish nevojë për stalinizmin, që të konceptohej si kriminal që në vezë.

        Duke pasur parasysh format që ka marrë sistematikisht komunizmi në realitet, kam frikë se arsyetimi që sillet rëndom, se këto forma janë mutacione të dështuara të një ideje fisnike, nuk qëndron dot.

        Dhe, në rastin shqiptar, mjaft të sjellësh shembullin që përmendi Lyss, nga letra e Enver Hoxhës: “të torturohet para se të vritet.” Ky person që do të torturohej para se të vritej mund të isha unë, sikurse mund të ishe edhe ti.

        1. “letra e Enver Hoxhës: “të torturohet para se të vritet.”
          mos vallë enveri është/ishte komunizmi??
          mos vallë diktatorë të tjerë,jo komunistë,kanë qënë më të mëshirshëm se enver hoxha??
          mos vallë diktatura shqiptre u shfaq me tiparet shqiptre??
          ashtu si ajo ruse me ato ruse??
          diktatura është diktaturë,komuniste e dreqiste është e njëjtë!nuk është shpikje as e shqiptarëve as e komunizmit!!e nën këto diktatura mund të jemi gjithnjë o viktima o xhelat!është punë kohe se kur ndërrohen rrolet!e vetmia veçantishqiptare,është se nuk po provojmë akoma demokracinë!!flas për shqipërinë!

        2. Komunizmi kriminal qe ne veze? Ne cilen veze? Ate teoriken? Ku tamam? Te Marksi? Te anarko-komunistet? Te social-demokracia kauckiane? Apo me thelle akoma, te Rusoi? Apo ne format e organizuara. Te Tomas Mynceri? Te diggersat e Uinstanleit? Te levizja cartiste? Te eksperimentet furieriste? Komuna e Parisit? Te bolshevizmi? Leninizem-trockizmi? Te marinaret e Kronshtadit? Te anarkistet e Barcelones? Te studentet e 68? Te revoltat e Fiatit te viteve 70? Te autonomistet? Ku sot, ne Ciapas te Markosit? Venezuele? Pse e marrim kaq seriozisht stalinizmin si pikemberritjen e pashmangshme te cdo komunizmi? Se paku ta shohim si fatalitet i kushteve te jashtezakonshme historike, si reagim ndaj rritjes se fashizmit ne Evrope, a cfaredotjeter, ne mos si aksident historik (packa se kjo pak gjasa ka te merret seriozisht).

          1. Ti e di mirë se për çfarë e kam fjalën dhe tani po më bën të përsërit trivialitete. Unë e gjykoj, jam i detyruar ta gjykoj komunizmin, nga rezultatet që ka dhënë kur ka ardhur në pushtet: në Rusi, në Kinë, në Kubë, në Shqipëri, në Kore, në Kamboxhia. Komunizmi u prit si një ilaç që do ta shëronte botën; por një ilaç që vret kështu do të ish hequr menjëherë nga farmacitë.

          2. adrian
            metëvërtet e quan përgjigje këtë që i ke dhënë socius???
            moshën e ke të re për të harruar se dhe kapitalizmi duhet të kishte shkuar në të s..,me kohë!!bile në shumicën e botës kapitaliste duhet hequr nga farmacia!
            mos nuk ishte dhe është shumë më tepër vrastar se diktaturat komuniste akoma sot??
            adrian,llogjika në këtë rast të punon si njerzit me llotarinë!!asnjëherë nuk flasin për humbësit,por vetëm për fituesin!
            adrian në të gjithë shtetet që ka kjo botë sa janë vrastare komuniste??sa kapitaliste?
            sa vënde kapitaliste kanë marrë dipllomën për të mos qënë vrastare??janë shumë pak në krahasim me të tërën!!ne flasim për këto vënde,amerikë kanada australi e europën perëndimore,po të tjerat çfar janë o adrian??mos vallë janë të gjitha kapitaliste??
            pyetja tjetër sa vrastare janë këto demokraci perëndimore jashtë vëndeve të tyre???
            unë mendoj se nuk është punë harrese,adrian!është gjysëm e vërtetë!është e vërteta që “më intereson mua”!!
            po u thanë vetëm të vërteta të pjesëshme nuk shkohet përpara,adrian!!thuhet jo vetëm e vërteta që të bën të lumtur por dhe ajo që dhëmb!ne “komunistët”(si na përcaktoni ju)po e themi!po pranojmë “gabimet tona,fajet,gjithashtu”,kurse ju që vetëm komunistë skeni qënë asnjëherë nuk keni shpresuar tek ajo ideollogji(i keni marrë vetëm ajkën)na kujtoni vetëm fajet e gabimet tona,mbuloni dhe shtrëmbëroni gjithnjë tuajat!!mohoni,nuk pranoni se keni përfituar në maksimum deri në shkatërrimi,nga ai sistem!mohoni se me atë bashpunim peqe lepe keni qënë më shumë ju vrastar se komunistët e vërtetë!mohoni se kanë qënë më shumë komunistë ata që e kanë kundërshtuar,kanë kërkuar përmirsimin e tij se sa ju”antikomunistët”që të vetmin ideal keni pasur dëgjimin e bitësave dhe diskot e munguara!!thjeshtë kënaqësinë!!
            pretendimi tënd për blogun se shpreh të vërtetën dhe e kërkon atë është, gjysmak!ti nuk kërkon të vërtetën!!

            1. AC, në qoftë se vazhdon me këto kritika personale (ad hominem) dhe sidomos me kritika ndaj blogut, do të detyrohem të të pezulloj nga debatet (pseudonimi që ke zgjedhur nuk të ofron gjë imunitet) – prandaj të lutem debato qetë dhe pa më marrë në pyetje. Unë nuk të njoh; provo të sillesh sikur edhe ti nuk më njeh (mos m’u drejto me emër, të lutem, sa kohë që nuk më je prezantuar edhe ti).

              Të lutem gjithashtu të mos i përgjigjesh paragrafit më lart, sepse aty flas si moderator i këtij debati dhe si administrator i blogut, jo si pjesëmarrës në diskutim.

              Tani, për sa thua, dhe që është gjithsesi jashtë teme, krahasimi yt mes komunizmit dhe kapitalizmit është naiv; dhe është naiv sepse komunizmi u shfaq si një lëvizje dhe ideologji e ndërgjegjshme, për ta shëruar botën nga kapitalizmi; në një kohë që kapitalizmi është i vetvetishëm.

              Pra, kapitalizmi është sëmundje me të këqiat e veta të mëdha, shpesh vdekjeprurëse, por komunizmi rezultoi ilaç që bëri edhe më tepër dëm se sëmundja.

              Quaje të parin në daç edhe kancer; por në këtë rast kimioterapia vret më shpejt, më shumë dhe më dhimbshëm se kanceri.

  2. kesi ushtrimesh imagjinare kerkojne edhe nje lloj gadishmerie per te fantazuar mbi pasojat e dhimbshme, sic ben xhaxhai, nje plumb pas zverkut (auccc)

    shkreli paska qene i sinqerte, se zgjidhja e pare qe te shkon ndermend, kur gjermani dhe italiani jane kembekryq, eshte ti bashkohesh te fortit .. jo thjehste per te perfituar, por gjithsekush do te ishte ne gjendje te justifikonte vendimin e tij duke menduar per shqiperine .. sidomos, kur une besoj se teknicienet do ta gjenin veten shume mire nen hyqmin fashist, qe perben ekstremin e metodologjise se vendimmarrjes racionale (realizimi maksimal i eficiences ne zbatimin e urdherave) .. sidomos arkitektet… ndoshta studiuesit e shkencave sociale do te ishin te trazuar e te polarizuar, por besoj se te vetmin problem do te kishin ideologet, se edhe filozofet ishin ne paq me fashizmin (Heidegger – se fundmi ka dale edhe nje liber me intervistat e tij ne Spiegel, apo Gentile) ..

  3. Kur bota (kupto Perëndimi) ishte një vend ende serioz e me shpresë emancipimi, komunizmi (qoftë edhe ai i përbindshmi stalinist) ishte i pakrahasueshëm me nazi-fashizmin, qoftë edhe për arsye mirëfilli teorike (trashëgimia e përbashkët iluministe e liberalizmit dhe marksizmit). Po ashtu jo vetëm për arsyet strategjike të frontit të përbashkët antifashist. Madje as për ushtrimin ideologjik të krahasimit të numrave të viktimave (naziste, staliniste etj.). Po për një arsye edhe më rrënjësore: Komunizmi (stalinist) ishte përbindëshim i një ideje, ndërsa nazi-fashizmi ide e përbindshme. Se fundja, stalinizmi s’gjeti rehat derisa zhduku mijëra e mijëra komunistë të devotshëm, dhe këtu s’bëhet fjalë vetëm për aparatçikët e viteve 30 që i zinte fshesa pa hamendësuar ndofarë rezistence, por për komunistë opozitarë, të cilët i kundërviheshin stalinizimit dhe horroreve të tij nga pozita revolucionare, dhe me argumente teorike mbresëlënëse. Historia e BS-së është plot e përplot me armiq të brendshëm të sistemit, në emër të vlerave të tradhtuara të sistemit (Anarkizmi, menshevizmi, Opozita Punëtore brendabolshevike, Opozita e Majtë, trockizmi, hrushovizmi, gorbaçovizmi etj.) Me simbolet e yllit dhe drapër/çekanit është shpalosur komunizmi real përbindëshor, e po ashtu është luftuar përbindshmëria e tij. Sa e sa komunistë janë vetëvrarë, vetëgjymtuar e zemërplasur për vetëfundosjen e idealit të tyre humanist! Sa nazistë e kanë bërë këtë punë? Një nazist vetëvritet kur nazizmi humb betejën e forcës. Një komunist vetëvritet kur ideja e tij tradhtohet, paçka se forca është me të. A njeh kush ndonjë nazist idealist të zhgënjyer? Nga çfarë mund të zhgënjehet nazisti, se shpëtuan ca hebrenj gjallë?!
    Rrugëtimi ideologjik ndër dekada ka qenë ky: Në fillim nazizmi dhe komunizmi konsiderohen të barazvlefshëm, vetëm që në fund, nazizmi të dalë e keqja relative, madje edhe të rehabilitohet si antikomunizmi autentik. Doni më për kohërat barbare?! Që këto punë artikulohen nga intelektualët e Ramës si Shkreli, pastaj kjo shkon në kufijtë e farsës.

    1. Nazifashizmi ishte nje perpjekje e Europes per te rithemeluar pushtetin e vet shekullor mbi globin, rrjedhimisht ishte e perbindshme si çdo ide per sundimin e botes. Komunizmi ishte thjesht alibi.
      Pushteti shekullor bazohej tek teknologjia, racizmi, kultura, nazifashizmi i coi ne ekstrem per te shpetuar Europen nga Amerika e Rusia. Pushteti perendimor mbi boten bazohet ende ne teknologji, racizem e kulture, prandaj me kalimin e kohes nazifashizmi do rehabilitohet disi, mbase jo si Bonaparti ne shekullin 20.
      Shkreli ndoshta duhet kuptuar si njeri i terhequr per Pushtetit perendimor.

      p.s Nuk ka kuptim te perdoren per ngjarjet historike terma te tipit perbindesh, neveritje; eshte gjuhe mitesh, legjendash e perrallash.

      1. Jane metafora, dhe pavaresisht origjines mitike, jane lehtesisht te perdorshme per distancim moral e politik. Sidoqofte, fashizmi si rruge e mesme kunder teknologjizmit amerikan dhe atij sovjetik ne rastin me te mire eshte hajdegerizem (dhe Hajdegeri sa i forte ka qene filozofikisht, aq i percipte ishte politikisht – keto kohe do te botohen edhe shenimet e tij politike plot me mitologjizma antisemite), e ne rastin me te keq nazizem shqeto. Te kujton gje judeokracia amerikane dhe sovjetike? Gebels, dhe jo vetem. Gjithsesi, ceshtja eshte: Pse riprodhohet ne diskutimin “mainstream” fashizmi sot si pa te keq? A ka lidhje me krizen e kapitalizmit global? Se ky rehabilitim nuk eshte vetem shqiptar, por mbareperendimor.

  4. Sikur nuk qendrojne bashke edhe anetar i kryesise se Frontit edhe injoranca e komunizmit

    1- Pa pikë dyshimi do të isha rreshtuar me Frontin; fashizmi dhe nazizmi për mua mbeten njëlloj të neveritshëm si edhe komunizmi – por ndryshe nga qeveritë kukulla të periudhës së Luftës, të cilat haptazi bashkëpunonin me to dhe u shërbenin, Fronti ende nuk kish dalë hapur në simpatitë e veta dhe në thelbin e vet komunist.

    2- Por ma merr mendja se me Shkrelin si ministër në Tiranë, unë si anëtar i kryesisë së Frontit

    Perndryshe tek Fronti ke edhe Abaz Kupin derisa erdhi gjermani; s’mund te thuhet qe nuk e njihte komunizmin, thjesht rreshtimi anti-italian ben bashke qenin me macen (jo antifashist, se pushton shteti jo ideologjia-pushton fashizmi, pushton feja, pushton Amerika etj).

  5. Imagjino pak sikur ne 1943, te ishe nje mesoburre i arsimuar ne Austri, apo Itali, i mbrujtur me nje urrejtje ideore dhe klasore per komunizmin, dhe me deshiren e mire per te konribuar ne jeten e vendit.
    Ne nje vend te pushtuar, duhen manaxhuar arsimi, shendetesia, rendi publik etj, keshtu qe te ashtequajturit kuislinge (mendoj se eshte percaktim abuziv, sepse Kuisling bashkepunoi me gjermanet edhe ne pushtim te Norvegjise, gje qe keta tanet nuk e kane bere), duhen pare rast per rast. Nder ta mund te gjesh qejflinj te ndergjegjshem te fashizmit, aparatcike te shitshem ndaj cdo lloj pushteti, por edhe patriote te vetdijshem qe po digjeshin politikisht, por qe e ndjenin per detyre te perfshiheshin ne zbutjen e drames se luftes

  6. Deklarata e Shkrelit na jep masen e sakte te nivelit te atyre qe na qeverisin.

    Edhe une, o Xha Xha, kam shoke nga te cilet mund te pres deklarata te tilla, por per fat te mire te tyre, timin dhe tonin bashke, ata nuk jane keshilltare te kryeministrit.

    Deklarata ne vetvete, sado e rende te jete (per te mos perdorur mbiemra te tjere), nuk perben ndonje problem te rende politik, sepse Shkreli perfaqeson vetem veten e tij.

    E keqja e vertete do te jete sikur pas kesaj deklarate, kryeministri te mos beje gjestin e duhur politik, pra te mos e shkarkoje menjehere keshilltarin.
    Kam frike se edhe kesaj here ndjenjat fisnike te miqesise qe karakterizojne çunat e Tiranes do te fitojne mbi detyrimet e burrit te shtetit.

    1. Nese eshte e vertete qe qeveria ka miratuar sjelljen e eshtrave te Eqerem Vlores,anetar i nja kater kabineteve kuislinge, atehere Shkreli ben kamikazen per llogari te Rames.

      1. e kam shkruar dhe në një koment tek tema për këlcyrën!
        kjo tokë ka pjellë heronj e tradhëtarë sa të duam!kjo tokë ka vënd për të gjithë!për ti mbajtur njëlloj si i lindi!!
        këthimi i eshtrave të tyre nuk duhet të jetë detyrë e qeverisë,përveç rasteve të veçanta!!rasteve kur patriotizmi dhe puna për ngritjen e shtetit shqiptar është e veçantë,shumë e lartë!!
        ceremonia,përmendoret dhe këthimi i pronave(vjedhjeve)të ahmet zogut,ishte një maskaradë dhe diversion kundër shtetit republikan shqiptar!!
        familjet që kërkojnë të sjellin njerzit e tyre të vdekur në dhe të huaj të kenë të njëjtën të drejtë si të gjithë njerëzit!!shteti nuk duhet të përzihet!!
        por si duken gjasat dëshira e madhe për pushtet po e bën ramën të pranojë ngjala e ndryshime historie,ti japë vërtetësi alibisë greke për mbajtjen e ligjith të luftës dhe nesër të na shesë jo vetëm detin por gjithë shqipërinë!!
        ulja e toneve me detin e falur nga saliu,mos folja për “jugosllavinë e re”,kuislingët këshilltarë të tij drejt kësaj rruge po e çojnë!
        mbajtje pushtei me çdo mjet!

      2. Fatma,

        ajo qe une nuk arrij te kuptoj ne kete mes eshte nese keto vendime a veprime jane fryt i mendjelehtesise apo behen ne kuader te nje politike te caktuar e te paramenduar.

        1. relapso,

          nuk janë produkt i mendjelehtësisë vetëm. Janë edhe produkt i pushtetit të padiskutueshëm që ndjejnë këtë njerëz kur hipin në pushtet, pushtet të cilin faktikisht edhe e kanë, për sa kohë që shoqëria vetë nuk i ka të zhvilluara fare forcat vetëmbrojtëse për t’i flakur këta njerëz atje ku e kanë vendin në periferinë e politikës.

          Një mundësi tjetër është që ta ketë thënë nën efektin e kokainës. Po spekuloj pa e njohur aspak këtë njeri personalisht, madje edhe pa ja fiksuar emrin akoma (nuk më intereson), por fakti që një këshilltar i kryeministrit shprehet publikisht kështu, personalisht më tregon, se ai është një nga ata maskarenj të gjithëpushtetshëm, që nuk pyesin më për asgjë, ose që është i mangët nga trutë, ose që është nën efektin e lëndëve narkotike.

          Në një shoqëri normale njerëz të tillë nuk vazhdojnë të rrinë në pushtet.

        2. MËNDJELEHTËSI KA SA TË DUASH!
          me këtë riindoktrinim që po i bëhet popullit shqiptar,njerzit nuk e ndajnë dot shapin nga sheqeri!!
          njerzit harrojnë se si të djathtët dhe të majtët patën një kundërshtar gjat luftës së dytë!!
          nazi fashizmin!!
          sot debilat sidomos ata njerëz që kanë mbaruar shkolla të larta por pa qënë aspak të zgjuar,ose me një zgjuarsi të njëanëshme,kulturë profesionale dhe mangësi të kulturës së përgjithëshme,nuk e kuptojnë se nuk duhet të dalin nga profesioni i tyre!ata japin mendime për fakte që nuk janë të aftë për ti vlersuar!!
          pa një reagim të ramës mund të them fare mirë që kjo është një politikë e re që do të na fusë në një qorrsokak të pa imagjinushëm!
          ky,rama, po përpiqet të tregohet më anti komunist se antikomunistët antikomunist;më antikomunist se fondamentalisto komunisti sali berisha!!
          shpresoj që këto idiotësira që bën ti ketë prej budallallëkut e jo prej shpirtligësisë!!ka shumë pak mundësi budallallëku!

    2. relapso
      “çunat e tironës” të njohur në atë kohë si “rob zoti”,”snob”e kannë ruajtur deri më sot këtë karrakter(jo kur është puna për pare)!
      kjo duket që ke shkrimi i vehbiut!!pavarsisht se ai ka shkruar për këtë fakt,ndryshe nga mero rama/baze,ai prapë ka rënë në kushtet e çunit të tironës!!rob zoti që nuk mund të dalë kundër shokut të tij!!e ka dredhur e spërdredhur këtë shkrim që të merren mënd në fund të leximit!!
      nuk është në gjëndje që të thotë një fjalë troç:shkreli i ka bërë kakën muhabetit;rama duhe të prononcohet për një veprim të tillë të këshilltarit të tij;shkreli duhet të japë dorheqjen si veprimi më inteligjent ti tij!!
      në francë po të thotë të njëjtën gjë një politikan francez,të vihet në rrolin e ministrit të vishisë,do të kishte fluturuar me shkelma në bythë!!
      kkjo heshtje e politikës,e elitave intelektuale nuk tregon gjë tjetër vetëm se një batak të ndyrë të ndërgjegjes shqiptare,politike dhe kombëtre!!një nivel intelektual që shkruan peticione për faljen e një vrasëse të re por që si ha palla për një histori të tërë!!
      ps:adrian sido që e ke shkruar gjithnjë flm për mundimin!flm të paktën që të ka rënë në sy!!
      edi rama në blogun e tij akoma është duke moderuar komentin tim!janë pes rreshta me siguri që i duhet kohë për ti lexuar!!

  7. Një pyetje të tillë (të përafërt) i kam bërë vetes pasi kam lexuar Ditarin e ekonomistit te M. Kutelit. Eshtë libri kyç për të kuptuar brendësinë e mekanizmit ku qe i detyruar të vepronte një qeveritar kuisling. Pasi e lexoi, një person i familjes sime (aspak i djathtë) tha se ata qe kemi cilësuar si tradhtarë paskan qenë heronjtë të vërtetë. Të hidhje një pushkë nga maja e Dajtit ishte kollaj por të veproje mu aty ku vinin urdhrat e së keqes dhe të ndalje sadopak efektin e tyre shkatërrues, kjo është diçka tjetër. Ajo që më la pa mend është se ata ishin të vetëdijshëm për pozicionin e tyre, e dinin si do t’i gjykonte historia dhe askush nuk do të qe i internuar të kuptonte të vërtetë, por megjithatë, vazhduan deri në fund.
    Me kujtojne shprehjen frenge: garde-fous. Ate vertete moren persiper te pengonin te çmendurit te benin me shume deme, se per ate pune kishin ardhur.
    Për mua rezistenca ndaj pushtuesit nuk kuptohet pa ekzistencën e tyre. Pa harruar se punonin me thikë në qafë, ata Ishin funksionarë shumë më kurajozë dhe humanë në ndalimin dhe devijimin e së keqes dhe bënë shumë më tepër se sa funksionarët komunistë për të ndaluar apo kundërshtuar qoftë edhe ndonjë nga ato letrat e E. Hoxhës që vinte me shënimin: Të torturohet para se të pushkatohet! Dhe të mendosh se një palë vepronte në kohë lufte dhe tjetra në kohë paqeje.
    Mbase A. Shkreli këtë ka pasur parasysh, them unë. Dhe ndonjë që dyshon në paanësinë e ndërhyrjes sime, dua ta siguroj se nuk di ta kem njohur.

    1. “Dhe ndonjë që dyshon në paanësinë e ndërhyrjes sime, dua ta siguroj se nuk di ta kem njohur.”
      të njëjtën frazën nxorrën gjykatësit si arsyetim për “pafjsinë e prendit dhe llupos”,ata nuk i njihnin të vrarët prandaj ishin të pa fajshëm,nuk kishin shtirë për ti vrarë me qëllim!
      të kesh arsye dhe të kesh të drejtë,janë dy gjëra komplet të kundërta!!
      ti gjen një arsye për të thënë se ata kishin të drejtë për atë që bënë!
      unë them se jo!
      po të arsyetohej si ti fjalën tradhëtar,bashkpuntor me pushtuesin, nuk duhet të egzistojë!!
      nuk do të quhen bashkpuntorë të turkut,nazi-fashizmit,sërbit e gërkut!
      të gjithë patriotë,atdhetarë!
      kam vetëm dy dilema:
      -si do ti quajm ata që kanë bërë të kundërtën e këtyre kuislingve,ata që një pjesë i quan luftëtarë,a patriotë?
      -përse këto vënde demokratike,francë etj,të njëjtën gjë si ne??përse ata vazhdojnë ti quajnë tradhëtarë?duhet të jenë shumë të prapambetur!?

  8. Kjo qe thote Shkreli eshte po aq gafe sa edhe e natyrshme;
    Gafe, vetekuptohet pasi s’mund te pronocohesh ne nje menyre te tille kur bashkpunimit me pushtesit ia kane vene me te drejte emrin “tradhti ndaj vendit tend”, dhe kur te gjithe i dime krimet e nazizmit. E. Vloren mund ta respektojme per veprat fisnike, por jo ti arsyetojme çdo gjest a pune te pandershme.

    E natyrshme, pasi ata qe i perkasin fushes se historise apo merren me trashegimine kulturore jane pergjithesisht konservatore dhe te prirur drejt nacionalizmit.

    Edhe z. Shkreli mund ta respektojme per te gjithe punen dhe daljet publike ne mbrojtje te monumenteve te kultures te cilet synohej te zvendesoheshin me pallate apote ktheheshin ne hotele, dhe ti urojme pune te mbare ne detyren e re. Ne anen tjeter perderisa po flitet per doreheqje apo gabime te kryeministrit, per vete me intereson te di se me shume per ndonje keshilltar tjeter siç psh. z. Ermal Beqiri. Se dakort meritat e A. Shkrelit i njohim te gjithe, por ky tipi tjeter çfare meritash ka, apo çfare konkursi ka kaluar ?

  9. Nese Shkreli e ka thene ate qe ju pohoni, atehere kjo eshte teper e rende, dramatike, pamvarsisht kontekstit ne te cilin ai eshte prononcuar. Por, ne kaosin e llogoreve te pallavrave, plumbat qorr tanime s’perbejne me lajm: kushdo mund te kepuse brroçkulla pa pergjegjesine me te vogel. Fundja, ndaj kujt jane pergjegjes keta? Sa per retrospeksionin tuaj i dashur Ardian, qasja idealiste dhe romantike qe mbivendos perceptime te se tashmes ne epistemen e se shkuares s’me duket e drejte, edhe pse frymezuese. Do te mund te spekulonim me ore mbi kete iluzion biografik dhe skenaret e pafundme qe ai ofron (psh, mund te kishit qene nga ana e frontit dhe te kishit urdheruar pushkatime te pajustifikuara gjate dhe pas luftes), por te pakten mund te themi me siguri se retrospeksioni subjektiv dhe i pakontrolluar mbi nje trajektore jete nuk mund te perfundoje ne nje rezultat te vetem linerar dhe njedrejtimsh. Rreziku i ketyre konsiderimeve eshte veteshpallja si ideolog i vete jetes suaj. Ne vend qe te lodhemi me imagjinime, pse te mos marrim nje rast konkret analize: per shembull, rastin e disa autoreve te Hyllit te Drites. Kudo trumpetohet sot prej doksas figura atdhetare e tyre. Disa prej tyre rrnun per me tregue, por nuk na treguan gjithçka. Cila qe qasja e Hyllit te Drites ndaj pushtimit fashist? Haptazi, krejt krejt haptazi ne numrat e viteve ’40, pushtimi fashist del se na paskesh qene çlirim, Duçja, Jakomoni dhe Perandori-Mbret konsiderohen si garant te lirise se Shqiperise dhe te popujve, modeli ekonomik fashist propozohet si modeli qe duhet te ndjeke Shqiperia, madje revista ne nje numer te saj komenton edhe gjykimin e Qemal Stafes! Si mundet qe sot po keta qe shkojne ne 5 maj te vendosin lule tek varrezat e deshmoreve, botojne nga ana tjeter vepren e plote te atyre qe ne nje menyre apo tjetren e vrane Qemal Stafen? Por, gjate po ketyre viteve, nga ana tjeter, revista ka sjelle edhe nje kontribut te pazevendesueshem ne mendimin letrar shqiptar! Pyetja qe shtrohet mbi autoret e Hyllit te Drites qe viteve te luftes, eshte e rendit klasifikues: a ishin keta shkrimtare (shkencetare) te zote, a ishin atdhetare te mire,a ishin bashkepunetore te fashizmit, a ishin antikomuniste? A mund te kete interseksione midis ketyre statuseve? Keto pyetje me sjellin ndermend rastin dhe fatin e pasluftes se shume shkrimtareve te talentuar francez, po permend ketu rastin e Selinit (Céline). Shkrimtar i madh, i dekoruar gjate luftes se pare boterore per trimeri, por ne vitet ’30-’40 pro-nazist dhe anti-hebre i zellte, i shpeton pushkatimit gjate çlirimit te Frances dhe denohet me pas. Po sot Seline? Ne France edhe sot e kesaj dite ka debat mbi Selinin, por ky debat perqendrohet ne dy akse: tek figura e tij si shkrimtar dhe tek (ç)figura e tij si pro-nazist. Por askush nuk i jep te drejten vehtes te flase per atdhetari te Selinit! Askush s’del sot te thote “Selini ishte pro-nazist dhe anti-hebre sepse e donte Francen!”. Sepse kush e merr fjalen ne hapesiren publike, ka pergjegjesi ndaj opinionit publik per ate ç’ka thote, e nese thote brroçkulla, shoqeria i jep vendin qe i takon. Tek ne kjo kunderpergjigje nuk ekziston, sepse mendimi kritik eshte i pakonsiderueshem! Selini eshte nje nga ata qe i lexojme disa vepra, por qe figura morale e ka vendin ne heshjte. Kurse tek ne, Selineve shqiptare u jepet mikrofone dhe u varen medalje atdhetarie!

    1. E pse eshte e rende? Artan Shkreli e ka thene. Ikin vitet bashke me dallendyshet dhe intelektualet tane-me pashaportizim ne Tirane- nuk kane projekt tjeter me te mire zhvillimi sesa konformimi me zellin osman. Ky eshte edhe me qesharak nga te gjithe se e ben deklaraten diten qe eshte ne pushtet vete. Pse qahesh per pergjigjen e munguar? Ate pergjigje do t’ia jepnin kur te behej kuisling vertet, sic ua dhane atyre qe punuan per atdheun anapolla. Tani le te llape. Vetem se do saktesuar: pergjigjen nuk e moren as nga pas ndonje ferre, as nga ndonje plumb qorr nga Dajti. E moren duke u pare sy me sy. Nga shume afer. Sic e do zanati, por edhe sic te bie taksirati i zullumeve.

  10. E mo se s’tha ndonje gje te madhe! Shkreli thjesht pa “Aleatin Strategjik” te derdhe 5 miljard$ per Regime Change ne Ukraine ne favor te…..pjellave te Banderes famemadh.
    Kur eshte mese normale qe Partia Nacional-Socialiste e Ukraines (para ca vitesh ndrroi emer) eshte ne Qeeverine puciste dhe USA e Europa duartrokasin, pse Shkreli e ca te tjere si ai te mos bejne deklarata te tilla?
    Ne fund te fundit kolaboracionistet arnaute ishin me shume mercenare me luge ne brez, koleget e tyre Galiciane e me gjere ne Ukrainen Perendimore nuk mbanin luge ne brez por thike ne dhembe. Thejsht pyesni Ruset, Polaket e Hungarezet……
    Une them tia falim kete rradhe Shkrelit.

  11. Unë habitem përse nuk e kanë emëruar ambasador në Romë?!
    Dhe thirrja me emrin “Kush do të bëhet kuisling?” në të vërtetë nënkupton shfaqjen “Kush do të bëhet milioner?”.
    Ambasadori Kola: “Pushtimi italian, më i mirë se regjimi komunist”
    http://www.peshkupauje.com/node/35978

  12. AC, herë pas here qetësohu dhe merrni frymë thellë. Po flet aq shumë sa njeriu është i tunduar të mendohet nëse ia vlen të përgjigjet. Arsye tjetër që të marrësh frymë është se mbase ndërkohë do të kesh rast edhe të mendohesh ca dhe do të thuash më pak gjëra të çuditshme.
    Thua pak a shumë se ne nuk kemi të drejtë të mendojmë ndryshe për tradhtarët dhe bashkëpunëtorët e pushtuesve sepse ata edhe ashtu quhen në Francë. Ashtu eshte. Në Francë qeveria e Vishisë u quajt kolaboracioniste për rastin e arrestimit të çifutëve dhe dorëzimit te gjermanët. Këtë fakt nuk duhet ta maresh të veçuar. Ky lloj bashkëpunimi nuk ishte për t’u bërë qejfin gjermanëve, as thjesht presioni i gjermaneve, ai përkonte me nje ndjenjë të vjetër antiçifute te vetë francezëve. Duhet të kesh dëgjuar besoj se Hitleri me teoritë e tij anti raciste vetëm se u inspirua dhe kopjoi ideologët francezë. Ja pra sepse kolaboracionistet shqiptarë nuk mund të futen në të njëjtin kallëp. Ata nuk kishin hesape për të qeruar dhe pushtimi erdhi si një e keqe qe duhej përballuar disi dhe jo si nje dhuratë nga zoti. Per pasoje nuk ka arsye te gjykohen njelloj.
    Në një thes fut edhe komunizmin shqiptar si edhe atë tjetrin e vendeve të Lindjes. Nje menyre per ti vene pak boje te bardhe Hoxhes, por këtu harron se komunizmi shqiptar erdhi më vonë se të tjerët dhe kishte mundësi zgjedhjeje më shumë. Kur Pksh doli nga ilegaliteti, mundësitë e zgjidhjeve te tjera ishin të mëdha. E megjithatë, nga bisedat me Stalinin vete Hoxha pranon se ky i fundit i jep këshilla të tjera, të mos zhdukë borgjezinë e vogël, te zhvilloje nderrmarrjet private etj. Hoxhës kjo nuk i pëlqeu, pa llogaritur pastaj që edhe pas viteve ’50 (Stalini gjallë) nëpër hotelet e Moskës gjëmonte xhazi amerikan, nderkohe qe Hoxha priti dite me te mira qe te shihte baletin Lindja eshte e kuqe..
    Pastaj erdhi Hrushovi e bashkë me të lidhjet me Amerikën (bashkepunimi per hapsiren kozmike) dhe ne kushte te tilla nuk mund te mos lindte edhe disidenca, qe sot perben nderin e atyre vendeve. Erdhi Caushesku qe vizitoi pese here Ameriken, koncertet e Bitellsave ne Bukuresht etj. Hoxha veçse u tërbua dhe nisi ta mbysë vendin ne gjak, hoqi avokatet mbrojtes, gje qe nuk kishte ndodhur asgjekundi ne vendet komuniste, mbylli vendin, shkatërroi fene (dhe ketu ai ishte unik), shkatërroji artet dhe i ktheu sytë nga Kina. Por nga Kina e dikureshme, se kur ajo nisi te shpertheje ekonomikisht, Haxha e futi vendin e vet ne nje delir absolut dhe me zgjuarsine e tij na rekomandoi ta ndertojme socialismin me patate e cila eshte « edhe buke edhe gjelle ».
    Në platformat e mundeshme komuniste, zgjidhte gjithnjë më të keqen.

    1. frymë mora u ri qetësova dhe në fund nuk kuptova asgjë nga kjo logori që ke shkruar!!
      të tjerë më parë të kanë dhënë përgjigjen që unë duhej të të jepja!
      unë do të thosha mos ka lo nga “lufta në vjetnam tek ndërrzimi artificial!”flasim për bashkpuntorët e nazifashizmit dhe jo për vendosjen e diktaturës në shqipëri!!
      herë tjetër po parte gjo me thon thuje e mos i bjer vërdallë!
      më keq se ky kushëriri mi mero bazes!!

  13. Eshte gje shume gje e mire te shpalosesh mllefin prej antikomunisti profesional ketu ne blog, por sikur te shpluhurosje njecicke edhe librat e historise do te ishte edhe pak me mire akoma!
    Ajo Gjermania per te cilen po na cicerin ne oktavat e larta per fatin e madh qe humbi luften sikur nuk ka dhe aq motive per tu hedhur perpjete nga gezimi (ne kundershtim me dike qe po hidhet perpjete me presh…..).
    E ke degjuar te kam rixha Kufirin Oder-Naise?
    Po Prusine Lindore me ish kryeqytet Kenigsbergun?
    Nje veshtrim krahasues hartash politike te Europes ne 1933 dhe 1946 do te te kthjellonte ndopak (megjithese une sinqerisht dyshoj).
    Pa folur ketu spastrimin etnik me te madh ne historine e Europes ne shekullin e kaluar (10 – 15milion Gjermane etnike)
    Kesaj shtoi dhe faktin qe ajo Gjermania qe idealizon zotrote eshte thjesht nje protektorat Janki te cilet sot e kesaj dile jane kembekryq fizikisht dhe i diktojne politikat e jashtme plotesisht.
    Ky eshte nje kujtim per te gjithe kolaboracionistet qe e morren me shume hyxhym vrapin per ne “Mokov”….
    Ceshtja eshte kur shkon per lesh e vjen i qethur!

    1. Mllef antikomunist? Je shume larg dhe nuk po them gje tjeter se nuk ia vlen me u marre me diplomante te shkolles se Partise, se pastaj edhe Xha Xhai do te na i nderpresse shkembimin se do te dalim jashte temes. Rrofte Komandanti i Lavdishem dhe perpara drejt Komunizmit!

  14. “…Kur perdorin pastaj edhe ate argumentin qe komunistet na vendosen ne anen e fitimtareve te vjen te qeshesh, se se c’kish per te na gjetur neve po te kishim qene ne anen e humbesve….”

    Nuk kishte asnje shans qe Shqiperia te rreshtohej ne anen e humbesve. Levizja antifashiste filloi mjaft më PERPARA se te krijohej Partia Komuniste. Dhe nuk eshte fjala per çetat e Pezes, Dibres, por edhe per ato qe drejtonte Kozeli ne Juge, Cermenike etj. Ne menyre te qarte qe nga rezistenca ne Durres, Shqiperia ishte rreshtuar kunder boshtit. Partia komuniste vetem se dergoi emisaret e saj te ata qe luftonin prej dy vjetesh dhe i shtoi elementin e luftes civile perpjekjeve te tyre. Babe Myslymi qante kur kujtonte se si i vrane pas shpine M. Gjinishin (i akuzuar si agjent anglez nga Hoxha), por shume shpejt i dhane te kuptonte se edhe ai mund ta pesonte ashtu, po te mos zbatonte urdherat qe i vinin.
    Nuk ka asgje te habiteshme. Ishte e pamundur qe te mos benini rezistence bijte e atyre qe bene Luften e Vlores, Qe nje rezitence madheshtore ndaj pushtuesit, pa vrasje midis shqiptaresh. Pse do te ndodhte ndryshe me pas?
    Pa komunistet do te kishim nje rezistence perkrah koalicionit antifashist po aq madheshtore dhe mbi te gjitha pa ata elementet e pranuar te luftes se klasave.
    Vasili Grasman thote me te drejte se Revolucioni i Teorit dhe krijimi i pk-ve pati si pasoje te drejteperdrejte lindjen e nazizmit. Te gjithe mbeshtesin idene se lufta kunder komunizmi ushqeu rrenjet e nazizmit.
    Ne nivel kombetar, te gjithe historianet e pranojne se Balli Kombetar u krijua per t’ju kundervene veprimtarise se partise komuniste qe u mboll ne Shqiperi nga Kominterni dhe qe nuk parathonte asgje te mire per te ardhmen, siç edhe ndodhi…

  15. Kjo qe ka thene Artan Shkreli ka te beje me kurajon.

    Po shpjegohem :
    Termi kuisling, fort i perhapur ne vendet anglo-saksone, eshte krejt i panjohur ne vendet frankofone. Ne vend te tij perdoret termi petënist (ose kolaboracionist) qe e ka origjinen tek Marshalli Pétain, kryetari i shtetit francez nen pushtimin gjerman 1940-1945. Kur ky ish-hero i Luftes se I Boterore doli ne gjyq ne korrik te 1945, u mbrojt duke thene se kish punuar si aleat i fshehte i gjeneralit De Gol. Por gjykata e denoi me vdekje.

    Gjenerali De Gol dhe Marshalli Peten njiheshin prej kohesh ( i pari biles i kish dedikuar te dytit nje liber te tijin “Le fil de l’épée” ne vitin e larget 1932). Megjithate, ne 1940n, kur trupat gjermane hyne ne France, i pari (asokohe ende kolonel dhe jo gjeneral) i tha JO te prere fashizmit dhe u vu ne krye te Rezistences. I dyti i tha po. Vazhdimi eshte histori… .

    Nga ana tjeter, sot pranohet gjeresisht fakti se 1940n, mbi 80% e francezeve ishin pro kolaboracionizmit (ka 1001 arsye pse ishte keshtu, por kjo nuk eshte teme e bisedes sone ketu). Ja qe De Goli zgjodhi kampin e duhur! Dakort, minoritar, por TE DUHURIN amà (nuk thashe fitues, ok?)

    Dhe cili eshte shpjegimi i ketij akti nga ana e tij ?
    Kurajoja (ose trimeria – thuhet ndryshe ne shqip). Ja, per kaq ‘pakogje’ .

    1. O zoteri, mundet te ma shpjegoni ku perfundoi Peten? Dhe e dyta perse valle duhet te vleje krahasimi me perendimin ne kete rast, kur dihet shume mire qe projekit gjerman shpalosi aspektin e vet me kriminal ne Lindje? Po po themi o zoteri qe ka patur ne 1940 edhe njerez qe u cuan edhe i thane vetes, apo familjeve: ika une,se te gjithe po shkojne te hedhin pushke. Po edhe kaq dinte tjetri, pse xhanem behet kriminel? Nuk rri dot se me ze buka syte. U thane: rri o djale, rri, se ky vend eshte vend sedermutrish e pusetlepiresish. Vend ku shumica e fiton pavaresine duke dhene bythen me qira. Rri, rri se ky vend te peshtyn duke ngrene buke, Rri ne shtepine tende se do perfundosh keq. Po ja po iki tha ai, se edhe filani dhe fisteku iken. Pastaj sikur nuk shkon, ngjame se nuk kemi gjak ne fytyre. Dhe iken keta o qe the ti. Iken dhe na moren ne qafe. Na duhet t’i mbrojme. Po edhe do ti mbrojme more zoteri se nuk kane bere ndonje turp, se edhe ata te tjeret mutin te hane. E shumta shajne statujat. Dakord? Se edhe po te vije prape historia sic ishte, pa merak te jesh ti dhe ndonje tjeter qe na shpallet minister kuisling se doren do dime mire ku ta veme. Aty ku duhet dhe ku na shkon per hise dhe u ndajme mandej edhe kockat: ca qenve dhe ca qen-njerezve. Se edhe leskionet nuk para i kemi shume qejf se nuk jane as me detyrim. Dakord mo xhan? Deri ne 1944 shkojme ne, aq sa permendet fjala Shqiperi, se edhe fshatare jemi e aq na e pret, na ze gjaku. Sa fillon e hyn fjala e bukur Parti, aty na ze bizga, ua leme ustallareve, atyre qe shkojne me femrat ne imagjinate. Se kjo eshte politika ketu. atyre qe e kane herozimin me vendime komisionesh, Atyre qe rrojten per te treguar pa u hapur akoma ca dosje. Atyre qe me sa duket e kane kuptuar llogarine e Diktatures ku bashkepunonin, si faull liberalizmi, ose ndosta xhanem edhe kane patur detyren, Kjo qe ka then Shkreli ka te beje me uljen e kokes, jo me kurajen. Me ate ulje koke qe eshte konvertua ne lexim te unifikuar historie, por qe ky Shkreli jam i sigurt se do ta pyese mire bythen kur ta thote prape, Ore se jane bere ca gjera te padurueshme. Dhe na fal o ti per gjuhen po e mbaj perhere te muzika rock frekuencen.

      1. theollogos,
        ky shkrimi yt ketu eshte nje kryeveper e vogel arti; eshte shkruar me aq sinqeritet e pasion e me aq thjeshtesi sa te pik ne zemer. Do ta marr ta kopjoj e ta kem si antidot sa here qe ndonje Shkrel & compani te me prishe humorin ndonjehere.
        Ke nje falenderim te madh prej meje .
        Njeriu i shkrete ka halle e deshira dhe qorrolliset e i shket kemba ndonjehere po aq pak dinjitet duhet te kete sa te mos pretendoje se muti lahet me shurre.

      2. Theollogos, meqe me pyet : Peteni mori nga gjyqi denim me vdekje (ne mengjesin e 15 gushtit 1945) me motivacionin : per bashkepunim me armikun dhe tradheti te larte, vendim qe u transformua ne burg te perjetshem per arsye te moshes se thyer (89 vjeç; Peteni vdes ne burg 6 vjet me vone, ne moshen 95 vjeçare).
        Per pjesen tjeter, te me falesh por nuk te kuptova.

  16. Fanta-historia ofron ndër të tjera mundësinë e përfytyrimit të vetes brenda një peizazhi idilik, por ngjarjet me historinë ashtu si vërtet ka ndodhur, do të ishin një zgjim i dhunshëm përpara kësaj fantazie. Në mendje më vjen një shkrim për këtë çështje, para rreth dy vitesh, nga Aurel Plasari. Për ironi, edhe i akuzuari si fashist në atë shkrim (Terenc Toçi), ka qënë ministër kuisling.

    Përpara këtij realiteti, të përshkruar si më poshtë, citoj:

    Në atë janar të 45-s Anastas Plasari sapo ishte kthyer në Tiranë nga Lufta, ku kishte lënë vajzën 17-vjeçare të vrarë nga mitralimet ajrore gjermane; priste në do t’i kthehej apo jo nga Lufta njëri nga djemtë e plagosur; ndërsa gjente të djegur shtëpinë në oborrin së cilës kishin masakruar për reprezalje 18 vetë. Pandeh studimtari se ishte ndonjë detyrë “miqësore” e Anastas Plasarit të delte e t’i bënte alibinë Kryetarit të Këshillit të Epërm Fashist Korporativ?! Për të nuk ishte detyrë as morale, as atdhetare, se politike jo që jo. Do të kishte qenë një njollë historike turpi për të dhe për mbasardhësit e tij: për kënaqësinë më të madhe të të gjithë Çelove që sot le të teshtijnë sa të duan.

    Edhe zemra më bujare mund të tkurret e zvogëlohet, sa të marrë përmasat e një kokrre lajthie. Edhe miqësia më e fortë e mundshme, kthehet në një fakt irrelevant.

    Tjetër problem pastaj, është spekullimi me motivet, që hyn në rangun e logical fallacies. Një post i lartë në një qeveri të mundshme kuislinge, do të thotë vënia në llogari edhe e përgjegjësive prej këtij posti, përveç llogarive të efiçencës teknike, dhe atyre që mund të kryhen veç me laps në dorë.

    Por, ndër të tjera, unë këtë shfajësim të fashizmit, edhe sot e kësaj dite, nuk e shoh aspak si të pafajshëm as dhe të justifikuar, madje jo pa pasoja, edhe sot e kësaj dite. Kush po e justifikon si “padashka” qoftë duke spekulluar me motivet, mendoj se i duhet të bëjë një soul-searching të mirë. Pa kosto morale kjo gjë nuk e hedh dot lumin lehtë.

  17. Gjithë ky animozitet për këtë çështje, në komentet, më duket artificial (nuk kam dëgjuar gjëkundi që të vriten sot në Shqipëri, për çështje të hapura të Luftës II Botërore). Jam i sigurt se po të kishim qenë në një tavolinë, do të kishim ditur si ta zhvillonim bisedën në mënyrë më të njerëzishme. Prandaj do t’ju ftoja që ta linim me kaq; përplasjet online, njëlloj si seksi virtual, nuk çohen dot deri në fund.

    1. Xha Xha, mua nuk më duket kaq e thjeshtë kjo, sepse nga aq sa di, përpjekja për rehabilitim të kuislingëve, të djeshëm shkon përdore me përpjekjet për instalimin e fashizmit sot. Sigurisht që këtë barrë nuk ia vë përsipër Shkrelit si person, për aq pak sa e njoh, por njerëzit duhet të jenë të ndërgjeshëm për këtë fakt.

      1. Kur ta shkruajnë ndonjëherë historinë e fashizmit në Shqipëri, do të dallojnë, besoj, dy lloje fashizmi – ky i tanishmi, që lind spontanisht, e “pjell dheu”, dhe nga i cili nuk shpëtojmë dot kurrë; dhe ai tjetri, oportunist dhe elitar, i kohës së Luftës. I tanishmi i referohet edhe atij të vjetrit, por në fakt ka natyrë thellësisht populiste, ndërsa ai i Luftës ishte romantik, konservator dhe disi aristokratik. Ky i tanishmi është vazhdim logjik i strukturave politike të konsoliduara nën regjimin e Hoxhës, nuk ka lidhje me Mehdi Frashërin, Ernest Koliqin, Rexhep Mitrovicën, Pater Anton Harapin dhe të tjerët e asaj kompanie. Siç e ke vënë re edhe ti, sot kombëtarizmi është shndërruar në gjethe fiku; madje edhe kur duan të rehabilitojnë ata të vjetrit, thonë “ishte patriot”, “punonte për Shqipërinë”, “u mundua për kombin”; pa çka se ai mund të ketë qenë kriminel, vrasës, qelbësirë i kategorisë së parë, mashtrues, hipokrit, ose çfarë tjetër të duash ti. Ndonjëherë të duket sikur këta që shprehen kështu, e bëjnë për të qetësuar ndërgjegjen e tyre të trazuar madje të krimbur, ose për të shpëtuar shpirtin; por do të ketë edhe ndonjë që vërtet kujton se po sakrifikohet për kombin, si ai personazhi i M. Twain-it që, kur kujtoi (gabimisht) se ishte plagosur për vdekje në një duel për motive banale, tha gjithë solemnitet “unë vdes që të rrojë Franca!”

  18. Dje (22 Mars), gjatë ndeshjes Partizani – Tirana, tifozët e kësaj të fundit, kishin shpalosur një pankartë në stadium ku shkruhej, drejtuar tifozerisë kundërshtare: Për ju do të rihapim Aushvicin. Ja ku lumpen-fashizmi i stadiumeve përbashkohet me atë historikun të periudhës së L2B. Ka një të vërtetë të lashtë, pothuaj sa vetë bota, që thotë se frymëzimi për të ardhmen, merret tek e kaluara. Kësaj nuk mund t’i shmangen as lumpenët, që fundja historinë do ta përdorin thjesht për të justifikuar gjendjen mentale-psikologjike në të cilën ndodhen. Unë këmbëngul se pohime si ai i Shkrelit, kanë shumë përgjegjësi brenda, më shumë sesa duket në pamje të parë.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: