TA PRANOSH TJETRIN

Këtë javë një tërmet i pashembullt i goditi mediat shqip anembanë. Lajmet për papunësinë? Krizën ekonomike? Kronikën e zezë dhe eksplozivët? Mitingun e shumë-lajmëruar të opozitës?

Apo vallë frika se mos përsëritej skenari grek, skenari boshnjak, skenari ukrainas, skenari i vijës së Teodosit? Frika se mos, edhe një herë, do të vërtetoheshin parashikimet e sakta të Katovicës? Frika se mos, më në fund, do të rishkruhej me themel historia e Skënderbeut dhe e pushtim-sundimit osman?

Asnjë nga këto.

Tërmeti nuk ishte gjë tjetër, veçse sulmi ballor, i pakompromis, i një këngëtareje, Aurela Gaçes, kundër një opinionisti, Fatos Lubonjës – një sulm ku viktima e shënjestruar krahasohej me Hitlerin dhe pastaj ftohej të varte veten në litar.

Dhe, çka rrallë herë ndodh në natyrë, lëkundjet që e pasuan tërmetin fillestar rezultuan edhe më të forta, duke u përhapur valë-valë, si në animacionet sizmologjike, në çdo forum burrash ku debatohet shqiptaria.

Si edhe herë të tjera, një opinion kontroversial u pasua nga një manifest populist, me nota histerike; dhe pastaj nga urrejtja – herë të nënshkruar herë anonime – kundër një njeriu që kish guxuar “të prekë” ikonën e radhës, idhullin e rremë të radhës, ngushëllimin pikëllimtar të radhës, për kopetë e mbetura pa barinj.

Nuk dua të hyj në meritën e argumentit të Lubonjës; si çdokush tjetër, ai ka të drejtën ta artikulojë në publik; si pakkush tjetër, ai është në gjendje, dhe e ka provuar prej kohësh, që ta bëjë këtë me elokuencë dhe integritet.

Çfarë më alarmon, në këtë rast siç më ka alarmuar në raste të ngjashme në të kaluarën, është intoleranca që tregojmë, si publik, ndaj një mendimi anti-populist, që për nga vetë natyra e argumentit është “i dënuar” të mbetet në pakicë; intolerancë e cila rregullisht shoqërohet me arrogancën e kujt është i bindur se po riprodhon të vërtetat e lodhura, të një liturgjie të lodhur, për një publik të lodhur.

Nuk dua as të futem në hollësi dhe të sjell këtu shembuj nga linçimi që iu bë Lubonjës; çdo lexues mund t’i gjejë këto shembuj lehtë, në gazetat e majta dhe të djathta. Çfarë filloi si kundërshtim i një opinioni, u katandis – sikurse pritej – në një mësymje në front të gjerë kundër një njeriu, të cilit iu kujtuan mëkatet e reja dhe të vjetra, tezat “e gabuara” që kish mbrojtur më parë, sakrilegjet e përsëritura të antikonformizmit, biografia – deri edhe burgimi i gjatë dhe rrethanat e jetës në birucë iu përmendën si kundër-argument – dhe historia familjare.

Në këtë valle rituale të neveritshme u përfshinë të gjithë – të majtët, ose ata që nuk ia falin të pandehurit distancimin dhe denoncimin e kulturës totalitare, përfshi këtu edhe Vaçe Zelën vetë si këngëtare të revolucionit dhe të oxhaqeve industriale; por edhe të djathtët, të cilët edhe ata nuk ia falin, të njëjtit të pandehur, origjinën familjare, privilegjet e fëminisë, dhe “bllokun”, për ta thënë me një berishizëm kaq të modës të këtyre viteve; por as denoncimin që ky u ka bërë ikonave të kombëtarizmit dhe fashizmin që disa duan të risjellin në jetën politike shqiptare, mu përmes këtyre ikonave; si dhe – doemos – “pagesat” që i kanë bërë në vite soroistët, kozmopolitët, qarqet serbe, qarqet greke, qarqet serbo-greke, shqiptarofobët, për të nxirë realitetin, çmitizuar, qmitizuar, prishur ikonat, rrëzuar idhujt…

Dhe ironia më e madhe, është se kjo fushatë urrejtjeje, kaq katartike, përkoi me përvjetorin e rrëzimit të statujës së Enver Hoxhës; të atij Enveri të cilën një segment gjithnjë e më i gjerë i opinionit publik po kërkon ta rehabilitojë në po ato faqe mediash ku linçohet Lubonja; dhe të asaj statuje të cilën e djathta e Berishës kërkon ta rrëzojë sërish mundësisht çdo muaj, sepse vetëm ashtu mund ta ruajë legjitimitetin e paktë (antikomunist) që i ka mbetur, pas degradimit total të diskursit të saj politik, në gojën prolifike të liderit të saj historik.

Në fakt, kjo urrejtje, kjo dëshirë për linçim, kjo histeri për ta shkatërruar individin, intelektualin autor të një diskursi jokomod; dhe më tej akoma, ky konformim, ky shtrëngim radhësh, ky unitet i rigjetur në urrejtje, vetëm sa dëshmon se statuja e Enverit, ajo e vërteta, e ngritur në mendjen e sëmurë të skllavit në totalitarizëm, nuk është rrëzuar kurrë.

Për fat të mirë, pati edhe zëra, sado të rrallë dhe të drojtur, që guxuan dhe u ngritën ta mbrojnë Lubonjën në të gjitha logjet ku sundonte pështyma e detraktorëve; njerëz që e bënë ngaqë ishin dakord me argumentin e tij dhe, çfarë jep edhe më shumë shpresë, njerëz që ia mbështetën të drejtën e paprekshme për t’u shprehur publikisht, pa rrezikuar kokën; dhe kjo erdhi jo vetëm nga kolegë intelektualë dhe publicistë si A. Shkullaku (nuk po e fut veten në këtë grup, meqë pozicioni im tani është tepër komod), por edhe nga anonimët në të njëjtat forume.

Thashë jep shpresë, sepse çfarë dukshëm i mungon jetës intelektuale në Shqipërinë e pas-1990-ës nuk është demokracia, madje as pluralizmi i parë si ndryshmëri opinionesh dhe ballafaqim pikëpamjesh të kundërta; por pranimi i këtij pluralizmi si një nga shtyllat kryesore ku mbështetet republika, shoqëria shqiptare dhe institucionet; pse pa këtë pranim të vetëdijësuar, pluralizmi menjëherë shndërrohet në segmentim dhe përçarje.

I gjithë ky debat, të paktën me aq sa ç’më intereson mua këtu dhe me sa ç’besoj do të lërë gjurmë në historinë e diskursit publik në Shqipëri, nuk ka lidhje me Vaçe Zelën, një këngëtare e dashur për të gjithë ne dhe emblemë e një periudhe të caktuar të muzikës së lehtë dhe të kulturës shqiptare; sikurse nuk ka shumë lidhje as me qëndrimin që duhet mbajtur dhe që mund të mbahet ndaj së kaluarës totalitare.

Është e kotë, madje qesharake, të presësh që publiku i djeshëm dhe i sotëm t’u qaset këtyre simboleve me uniformitet mendimi; dhe aq më qesharake të shpresosh se pasionet dhe mllefet e një brezi mund të përjetësohen kaq lehtë, duke iu përcjellë brezit tjetër si me trashëgimi. Është po aq e kotë, dhe po aq qesharake, të mendosh edhe se do të biem ndonjëherë dakord, për t’iu qasur hieroglifeve të së kaluarës me një mënyrë të vetme dhe një mendje të vetme, aq më tepër kur kjo e kaluar është ende e pranishme, me një mijë forma dhe hije, në të tashmen.

Prandaj, le të na shërbejë debati – me të gjithë shëmtinë e vet, anti-intelektualizmin, urrejtjen dhe dëshirën për ta shkatërruar Tjetrin – si ftesë për të reflektuar, me përparësi, për nevojën e pranimit të pluralizmit, jo si të keqe të pashmangshme, por si vlerën më të çmuar që kemi, dhe që e fituam, të paktën në letër, kur e rrëzuam statujën e madhe atëherë; jo statujën e Enverit, por statujën e Enverit – ose statujën e statujave, monumentin e monumenteve, ose simbolin fallik të autoritetit patriarkal tru-hekurosës, që vazhdon të na rëndojë në gjoks sa herë që matemi të flasim.

Nuk ka komente

  1. Vete e kerkoi Lubonja kur quajti debile gjithe shqiptaret. Gaçja e teproi, po ndonje borxh Lubonjes qe te pranonte fyerjen s’i kishte.
    Nuk e di si mund te interpretohet ligji e Kushtetuta, po t’i thuash debil nje populli te tere, duhet te kete ndonje lloj ndeshkimi penal.
    Elokuence e leshit do thoshte shqiptari mesatar, po qe per te share jane elokuente te gjithe.

    1. Z/Znj. Dies Irae parafrazimi, ose ndryshimi i fjaleve te tjetrit mund te behet me qellim ose pa qellim. Une nuk po i hyj te zgjidh dilemen ne kete rast, po Lubonja foli per “debilizim kolektiv” ( a nuk ndodhi nje gje e tille edhe kur vdiq Qoftelargu? E mban mend?) dhe ve re nuk i quajti debile shqiptaret, aq me pak gjithe shqiptaret. Tashti, nese juve ua do argumenti te thoni ashtu si thoni, mire, por ka nje diference te dukshme kuptimore midis fjaleve autentike te Lubonjes dhe fjaleve qe ia vini juve ne goje (apo pene) Lubonjes. Nuk po zgjatem ketu sepse besoj se e kuptoni diferencen, nese jo me bej me dije se ta sqaroj ne nje koment te ardhshem.

      Gjithashtu nuk po merrem me plehun qe Gaçja hodhi si pa te keq mbi Lubonjen.

      Me dy fjale dua vetem te shpreh te qenet ne nje mendje me Xha Xhain ne kete rast (gje qe nuk para ndodh shpesh) lidhur me “Pranimin e Tjetrit”.Gjithe ky acarim dhe nervozizem qe prodhon gatishmeri per t’u versulur si lukuni ndaj cdo gjeje qe eshte ndryshe nga ajo qe i pelqen shumices (me mire ne kete rast do thosha turmes) mua me ngjan si ai litari qe tersi i fshatit para se te vdiste u kerkoi te afermve te vet qe ta linin jashte varrit. Fundi i historise dihet, tersi i fshatit edhe pas vdekjes i solli tersllek fshatit kur qente duke terhequr litarin nxorren jashte edhe kufomen e tersit etj. etj. Tamam kete litar ka lene jashte Enveri dhe kushdo qe ende e terheq kete litar, nuk ben gje tjeter vecse punen e qenve.

      1. Ti thua jo ve po kokove, si puna e asaj shprehjes, nuk shaj njeriun, po i shaj huqin. Mirepo ky zoteria, sa here qe komenton per gjera te ketilla di vetem te shaje dhe mbledh gjithnje nja 95-99% te shqiptareve.
        Po ç’pune ka ai me njerezit qe nderojne Vaçe Zelen ?! S’i pelqen Vaçja? Se pari nuk i plasi kujt, se dyti eshte mungese e plote ndjeshmerie njerezore te flasesh me perbuzje per nje te sapovdekur, se treti te pranoje njehere njerezit qe e nderojne Vaçen, mos t’i quaje debila, perpara se te kerkoje te pranohet ai vete.

        1. Me falni, po ju perceptoni gabim disa gjera: 1. Ajo puna e ve-kokove varet shume nga aftesia ndarese, per disa mund te jene njelloj, per disa mund te ndyshojne, eshte si puna e daltonikeve per te cilet e kuqja dhe e gjelbra jane te padallueshme, pra e kuqja dhe e gjelbra jane “ve-kokove”, por te tjere gjejne dallim, te pakten edhe po te jene ve-kokove, njera eshte ve pule, tjetra eshte kokove pate. Pra, shprehja “shqiptaret jane debila” dhe “shqiptaret shprehen nje debilizim kolektiv” jane te ndryshme aq sa e kuqja me te gjelbren, po qe se ju jeni daltonik(e), kush e ka fajin?
          2. Ju duket se vuani shume edhe me numrat, ate punen e 95-99% ku e keni gjetur, se mua nuk me rezulton qe Lubonja te kete folur ndonjehere me keto shifra, mbase qe 99% e shqiptareve jane shqiptare edhe mund ta kete thene gjekundi, po mua nuk me duket se ka ndonje gabim ne kete.
          3. Ajo puna e pranimit e te tjereve apo e pranimit nga te tjeret mbete e hapur, ca i pranojne ata qe mendojne ndryshe, ca nuk i pranojne. Kete trajton edhe Xha Xhai ne kete shkrim. Gjithesesi nuk me duket se Lubonja foli me perbuzje per Vaçen, ai vetem se nuk qe fort dakord me glorifikimin qe po i behej asaj pas vdekjes, dhe per kete nuk me duket se kishte ndonje gabim. Vaçja kishte nja 20 vjet ne mergim, e zhytur ne egzistencen e vet te perditshme. Po qe se ajo do te kishte qene kaq shume ne zemrat e shqiptareve do te kujtohej e do te flitej per te pak me shume sa qe gjalle. Se pastaj i thone “Vdis pa te te dua”.

          1. Dmth sipas teje nqs do te thoja se me siper po shfaq debilizem vetjak, ti nuk do ta merrje sikur te isha duke te te thene debil, aq sa s’do ngaterroje te kuqen me te gjelbren, apo jo ?
            Po sipas teje, nqs une do thoja se mbeshtetesit e Lubonjes po shfaqin debilizem kolektiv, ti nuk do e merrje sikur te isha duke u thene te gjitheve debila, apo jo ?

            Per shifrat je jashte kontekstit.

            Sa per punen e pranimit, eshte e qarte qe nese i perqasesh nje grupi me sherr, sherr do gjesh, se çdo mbjellesh ate do korresh. Mua nuk me duket se eshte problem i Lubonjes, sesa problem i sajuar prej xha xhait, pasi po te ishte i Lubonjes, ai do te kishte ndryshuar gjuhen, ashtu si ben kushdo qe deshiron te integrohet.

          2. Me vjen keq po nuk me mbetet gje tjeter vec te them qe ti ose nuk kupton (megjithate nuk po te them qe je debile), ose ben sikur nuk kupton duke u shfaqur si debil(e). Sic e sheh une nuk po te them qe je debile, psh ti mund te marresh ose te kesh marre nota shume te mira ne shkolle. Por nqs ben sikur nuk kupton, atehere ti shfaqesh si debile, pra besoj se e kupton ndryshimin.

            Shifrat mund te jene jashte kontekstit, por me duket se ju i permendet vete ne komentin e mesiperm.

            Perseri nuk kupton ku eshte problemi, cili eshte problemi dhe kush e ka problemin, por problemi nuk eshte i sajuar, sic thoni ju, problemi eshte atje sa nje derr dhe nuk eshte i Lubonjes (you got that right) eshte i te gjithe neve, qe nuk e pranojme tjetrin sapo TJETRI thote dicka te ndryshme nga ajo qe mendojme, ose pelqejme ne. Te kujton gje shokun Enver kjo?

          3. Zonje e nderuar (shpresoj te mos jesh mesuese xhevoja, e tmerrshmja e biologjise) me duket se po ngaterron mikun me kikirikun. Diskutimi nuk ka te beje me perkufizimin e debilit, po me raportin mes debilit dhe debilizimit (supozohet se perdorim perkufizimin zyrtar, qe te mos behemi lemsh). Nuk e di nese ti nuk e kupton apo ben sikur nuk e kupton. Kjo nuk ka te beje me perkufizimin tend te debilit, qe te mos me keqkuptosh.

            Shifrat nuk jane jashte kontektit, por per shifrat ti ishe jashte kontekstit.

            Problemi, ne fakt, nuk eshte fare, çka eshte i bindet parimit ne mos qofte, u sajofte. Lubonja e te tjere kane nje qasje, 95-99% kane nje qasje tjeter. Kur minoranca fillon e shan, shumica i kunderpergjigjet me te share. Mund te kemi problem te komunikimit mes paleve, si pasoje e ndonje dallimi qenesor, por jo problemi i sajuar ketu. Po edhe ky problem komunikimi i ka fillesat tek provokimet e minorances. Nga provokimet duket se (per sherr) minorances qejfi ia ka, po bytha s’ia mba’.

          4. Eshte interesant se si kur shterren argumentet, si ne rastin tuaj zonje/zoteri/ a gender neutral, kalohet ne ironira, supozime rreth nick-ut etj cilimilleqe qe zakonisht i perdor “shumica” kunder “pakices”. E ç’ë po te jem edhe zysh Xhevoja, a mos e ndryshon kjo gje faktin qe edhe juve jeni pjese e shumices se debilizuar ne kete rast? Vere re une nuk po ju them qe ju jeni debile, sipas cfaredolloj perkufizimi qe te doni juve, Une po them vetem qe here pas here debilizoheni, si psh kur vdes ndonje ish-artist i madh dhe i nderuar. Kaq.

          5. Mire zonje e nderuar, edhe une them e mbyllim, ti me fjalet e Lubonjes, kurse une s’po te them me fjalet e Aureles, ik vrit veten, sepse ky eshte dallimi mes nesh, ti s’di ta kritikosh idhullin tend, edhe atehere kur ai gabon.

          6. Perseri gabon, e para une nuk jam zonje, e dyta nuk kam idhuj, aq me pak Fatos Lubonjen. Gjithe ky diskutim nuk ishte rreth Fatosit apo Aureles, sepse ne pergjithesi une nuk diskutoj rreth njerezve kushdoqofshin keta. Une po diskutoja rreth fenomenit interesant qe kur iu preken “idhujt” (ne kete rast Vacja) njerezve potencialisht debila, ata vecse behen agresive, le pastaj ata qe qysh ne zgjedhjen e nick-ut demonstrojne inat pa shkak. Ne kete kuptim eshte me i kendshem nje nick qe dikujt mund t’i kujtoje ndonje mesuese biologjie, se nje nick qe shpreh thjesht frustracion (ndoshta qysh nga feminia me babin oficer?).

      1. Mos t’i ngaterrojme gjerat,Lubonja nuk ka thene debila per ata qe lexojne Aurelen, qe te kishte vlere kjo qe thua.
        Nqs fyen dinjitetin personal ka ndeshkim, po nqs fyen nje bashkesi te tere ? Kjo zakonisht quhet racizem, me se paku diskriminim dhe kam pershtypjen se eshte e ndeshkueshme.

  2. shum e quditshme sesi per te mbrojt Lubonjen del zoti xhaxhaj nga bllogu i te cilit ne kete vitin e fundit jane lincuar dhe ngritur konjuktura mbi shum njerez publike ose jo publik… mua me duket qik hipokritke… kaq kisha per te then,,, pa nuk jam kondra Lubonjes ne kete rast.

      1. Ja u pergjigjem une, zonja P.
        Po marr temen me te fundit qe kam ndjek; dhe po parashtroj faktet, konkrete.
        Nji koment i z/znj kronopi ketu: ttp://peizazhe.com/2014/02/05/povero-max/#comment-34777

        Te vihet re se ky/kjo kronopi e quan kundershtarin e autorit te shkrimit,indirekte idjot…
        Dy, komenti merret me pseudopsikollogjisje t’autorvet.
        Nji koment ma posht po i njejti persona thot “e të dalin nga anonimiteti i mediokritetit.”…
        “vçse gratifikon këto frustracione dhe përflak zellin bolshevik”

        Disi ma posht nji pershperite qe uleret me t’madhe: “Xhaxha mos ju jep shume peshe ketyre pacavureve.”
        https://peizazhe.com/2014/02/05/povero-max/#comment-34785

        Pastaj ma n’funt vin Olsi me nji citim si nkohen e monizmit dhe i ve kapakun muhabetit.
        “Non discutere mai con un idiota: la gente potrebbe non notare la differenza.”- Arthur Bloch
        Armiqte u shkaterruan. Kunderparrulla funksionoi.

        Mjaftojne keto, apo do ti skualifikosh meqe jane te maskuara me fjale te bukura? Po nje nipce me kujton, se denimi me vdekje jepet si ne forme te prere duke thene vdekc e po ashtu duke e perdredhur me fjale te bukura, si intelektuale te mire.Kjo tema ma e fundit, pa ka edhe plot te tjera… me besoni. Po ti me syzat e burrokrates se bllogut mbase si ke ven re. Megjithate avash avash…
        Keto per te ilustu bllogun, meqe me lart thuhet bllogu xhaxhit.

        1. Kristaq, ato që citon më lart nuk i ka shkruar as “xhaxhi”, as autorët e tjerë që përfaqësojnë blogun. Janë komente. Edhe ti e kupton, shpresoj, se Parrulla nuk e kish fjalën për komentet, kur e bëri vërejtjen më lart (se, përndryshe, personi më i përfolur në komentet do të kish dalë Xha Xhai vetë). Dhe – gjithsesi – ky debat për komentet dhe blogun mbyllet me kaq, meqë tani jemi duke diskutuar diçka tjetër. Falemnderit për mirëkuptimin, mos më detyro ta rivendos moderimin (këto ditë e kisha hequr).

  3. Pse iu kundervu turma Lubonjes? Nje pergjigje eshte se turma merr kuptim ekzistencial nga te vertetat qe beson, mohimi i te cilave i duket subversiv. Nje pergjigje tjeter, eshte se, tashme kjo e Lubonjes dihet qe, me shume sesa pozicion, apo opinion kontroversal, eshte poze prej snobisti e nje shqiptari, moralisht po kaq defektoz sa koha qe kerkon te denoncoje. Nje pergjigje tjeter eshte se ka shume nostalgjike, njerez qe e degjonin Vacen me veshe, njesoj sic degjonin vetem me veshe edhe fjalimin e 6 shkurtit, e tani jane te detyruar te degjojne vetem Lubonjen qe i ben replike gastori sistemit te neverise qe perjetojme sot. Sepse ne nje pjese te madhe, kjo e Vaces do pare me shume, jo si nostalgji e kohes qe iku, por si peshtyme e kesaj qe perjetojme. Sepse keshtu ka ardhur koha: ne Shqiperi nuk ke me luksin te jetosh, por te perjetosh. Nje pergjigje tjeter eshte se brenda nesh kane humbur kontrastet morale, enzimat e riperteritjes dhe nje fjale si ajo e Lubonjes eshte si te thuash ne vaki, qe e paandjej qe dikush do vdese edhe neser. Nje pergjigje tjeter eshte se njeriu kur rritet, qofte ne moshe, qofte ne pergjegjesi publike, kur e besojne pra se eshte i mencur, si ne rastin e Lubonjes, apo edhe ne rastin e Kadarese, kur i varin kemboren si i thone, nuk mjafton qe te dalesh e te japesh nje opinion. Po duhet edhe te hapesh ndonje dere per kete vend qe eshte bere si shishe uthulle. Ai qe thote te verteta nuk eshte perhere ai qe do degjuar.
    Vacja, deri me sot ishte lene menjane, ne nje lloj pafajesie, nje kujtim vetem muzikor, naiv; dikujt edhe i kujton ndonje dashuri, saqe befas ky lloj denoncimi, ky lloj apeli i saj politik, ky klasifikim si kolone zanore e diktatures, te le pa fryme. Mendon: “Jo, nuk eshte e vertete. Une nuk kam menduar keshtu”. Te vret ate shpresen e fundit, ate kotjen me vetveten, se ja, dikur, atehere, mbaj mend se kemi kaluar mire; naivitete provinicale ndoshta, por edhe keto ne jeten e njeriut bejne pjese. Vacja, qe une nuk para e degjoj, nuk ka pse te sillet e serviret keshtu si bashkefajtore e dosjes se nje ish-te perndjekuri, si pervoje e tij. Aq me teper kur ky ish-i perndjekur, se keshtu e jep opinionin, degjonte Brel, Celentano apo Baez, Rolling Stones ditet kur jetonte ne Bllok. Sepse po te jemi kaq cinike sa eshte ky “kontroversali”, mund te dalim ne konkluzionin qe me shume sesa mallkojme Diktaturen, perlotemi nga nostalgjia per ato dite kur ajo shfaqej si nje nene e qeshur, kur e linte diellin te shkelqente. Dite kur ti nuk kishe pse te mendoje se cfare behej andej poshte, por e hulumtoje veten ne rruget e Parisit, e ndoshta keto i ndaje edhe me miqte. Dhe te tjeret, kenaqeshin me Vacen. Dhe ku e mesove ti o njeri sesi t’i ngacmosh kaq shume te tjeret? T’i prekesh dhe t’i provokosh? Sepse ti e di qe i provokon, kastile e ben? Ku? Duke degjuar Brelin e paqte, Celentanon, apo RS? Natyrisht qe ate ta mesuan te tjere. Por kjo nuk vlen te thuhet, sepse nuk do te ishte fisnike. Nuk jane te gjithe si opinionistet e gazetave. Kane mesuar nga jeta te jene me shume se kaq. Dhe nje pergjigje eshte se: boll, na sollen zorret ne gryke edhe keta opionisitet.

  4. “Si edhe herë të tjera, një opinion kontroversial u pasua nga një manifest populist, me nota histerike; dhe pastaj nga urrejtja – herë të nënshkruar herë anonime – kundër një njeriu që kish guxuar “të prekë” ikonën e radhës, idhullin e rremë të radhës, ngushëllimin pikëllimtar të radhës, për kopetë e mbetura pa barinj.”

    Seriozisht? Pra, me ose pa dashje opinionisti na kthehet ne martir? Apo do ta ngreme ne piedestalin e ‘atij qe guxon te sfidoje ikonat’ opinionistin qe si profesion ka ate qe e ben kushdo, pra jep opinione, por me te vetmin dallim se lidhjet (network) i ka me te forta dhe burimet me te mira? Krahasimit te Vace Zeles me Enver Hoxhen s’po i hyme se pastaj do pyesim si dolem gjer atje.

  5. “Vacja, qe une nuk para e degjoj, nuk ka pse te sillet e serviret keshtu si bashkefajtore e dosjes se nje ish-te perndjekuri, si pervoje e tij.”

    Po mire, pse u dashkan servirur “naivitetet provinciale” vetem pse bejne pjese ne jeten e njeriut, ndersa pervoja e nje ish te perndjekuri, jo? Nuk ben pjese pervoja e nje ish te perndjekuri ne jeten e njeriut?

    E para kjo, dhe e dyta, ku e lexove qe Lubonja e paska servirur Vacen si bashkefajtore te dosjes se tij? Disa here, dhe ne menyre eksplicite, distancohet Lubonja nga berja e Vaces bashkefajtore. Keshtu qe cfare po thoni, dreqi ta haje? A dini te lexoni? Apo thjesht lexoni si tua kete qejfi, “provokime prej snobi,” edhe kur nuk jane aty?

  6. Po sikur te vihen pikat mbi ‘i’ e te thuhet se Lubonja (nga te paktet qe ne mainstream media artikulon mendime te kuptueshme) kur permend Vaçe Zelen nuk i referohet profesionit te saj, nuk futet ne thelbin e artit te saj dhe per kete eshte 100% gabim; ne pak fjale, po flet per gjera qe nuk kupton perveçse siperfaqesisht. Kjo menyre e te dhenit dhe thenit opinione siperfaqesore (klasike ne mainstream media) justifikon edhe kafsherine e opinioneve alla Gaçe qe perben apoteozen eksituese te shoqerise se spektaklit (natyrisht te bazuar ne mainstream media). Qark vicioz!!!
    Kam pershtypjen se nuk eshte kuptuar ende qe perpara se te jesh gazetar opinionist duhet te jesh gazetar, dhe per gazetarin eshte jetike (deontologjikisht) njohuria e fakteve. Tek keto te fundit shkrimi i Lubonjes çalon.

  7. Nga perspektiva e Lubonjes (burgu, altoparlantet me muziken/propagande e degjuar me detyrim, nga mizerja egzistenciale, tortura ..)shkrimi i tij ishte mese i mirkuptueshem per mua, absolutisht asgje nuk me shokoi tek logjika e shkrimit te tij. Kapercimi i vetem ne logjike qe une s’mund ta ndiqja me ishte kur barazonte talentin (zeri i kengetares, shpirti interpretues) me te teren e asaj c’ka Vacja “prodhonte” ne ate sistem perfshire pasojat demtuese ne shoqeri ( shpelarje truri per popullin, forcimi i sistemit dhe me keq akoma efekti torturues e c’njerezor per ata qe ‘iu imponohej propaganda ne kampet e burgut nepermjet “talentit “, ky zeri i forte qe ata vec i vriste edhe me shume… e tmerrshme apo jo? Ne fakt nga perspektiva e atyre qe nuk e kane kane vuajtur ne lekuren e tyre burgun, perndjekjen dhe kampet qe eshte shumica e popullates Vaces nuk i asocioen me patjeter vuajtjet e permendura me siper, me zerin e saj V ne nje tjeter vend apo tjeter kontekst mund te ishte nje Edith Piaf.. Lubonja nuk mund te prese qe gjithe popullata te zhvendoset aty ku ka kaluar ai, eshte shume ajo qe ai kerkon dhe nuk behet kjo gje. Persa i perket reagimit primitiv te aureles dhe reaksioni mbeshtetes po aq i shemtuar, primitiv, ketu eshte per tu friksuar dhe per te ardhur keq. Me e pakta qe mund te them eshte se lexoj aurelen ne nje pamundesi dhe mungese te mirfillte kapaciteti per te vet-kuptuar, vet-perpunuar dhe per te shprehur, percuar ndjenja dhe emocione komplekse ne mendime te lexueshme…

  8. OXYMORA

    Artikulli i Aurelës? Më mirë të kish kënduar Lubonja ndonjë gjë live:
    Was she told when she was young that fame would lead to pleasure…

  9. Vaçe Zela, Fatos Lubonja dhe Aurela Gaçe, jane te tre personazhe te dashur qe i shoh dhe degjoj me kenaqesi. Pak vete sot i kane ndershmerine dhe guximin e Fatosit dhe Aureles ndaj perveç talenteve te tjera jane te çmuar sidomos per keto dy virtyte. Ndaj ne fund te fundit eshte per te ardhur keq kur sheh se te dy jane nxituar; Lubonja qe nuk priti nje kohe te mepasme per te shkruar mendimet e tij ne pergjithesi te vlefshme, dhe Aurela qe u pergjigj me ato fare sharrjesh dhe fyerjesh. Faj me te madh kane edhe ata qe i kane botuar te dy shkrimet menjehere. Ndoshta eshte koha qe te kete njefare autoriteti te vertete kontrollues te mediaveve, duke pasur parasysh edhe funksionin e rendesishem edukues qe kane per shoqerine ; njefare keshilli qe i denon gazetat per shkrime me kaq shume fyerje siç edhe per lajmet e genjeshtra, pasi te besosh se subjekte te tilla komerciale do te vetekontrollohen ndonje dite dhe do te arrijne te kene ndonje lloj etike minimale, eshte absurde.

    1. Po qe se “Elefanti ne dyqanin e Porcelanit” qyhet i ndershem dhe i guximshem, dakord me ty Aurela eshte e ndershme, se sa per guxim me duket se ka edhe me shume, deri ne ….eh me mire nuk po e them

      1. Bah, nuk jam ndonje ekspert i karaktereve te “elitave” te skenave tona, por kur i krahasoj me personazhe si Agim Doçi dhe shume te tjere, keshtu me duken; te ndershem dhe te guximshem. Steka eshte e ulet do thuash ti, dhe te qenit “kerkues” eshte nje vlere. Sigurisht

  10. Prandaj pra eshte kontroversjal ky Lubonja- sepse shkakton reagime si ky i Aureles qe pastaj pasohet me brohoritje dhe duartrokitje perkrahjeje (per Aurelen) nga njerez si puna ime.
    Fatosi eshte mesuar, zahten prandaj nuk nderron stil. Une jam mesuar, zahten prandaj mezi pres Aurelen t’i turret.
    Kush demtohet dhe lendohet ketu?
    Fatosi jo, une jo, Aurela e rradhes jo!
    Atehere kush?
    Objekti i helmit te Fatosit, pra, kush tjeter?
    Ose te dashurit e te afermit e tij/saj!
    Per keta te lenduar, te na vije pak keq them une, pa lekure-trashe si Fatosi, gjuhe-brisk si Aurela dhe tifoze te karshija si puna ime, ka pasur ne jete te jeteve. Ka pasur dhe do kete.
    Por sa me pak te lenduar, them une, mire do jete per te tere ne.

  11. Pa dashur te mbaj qendrim e te jep gjykime mbi debatin ne fjale, dua te kujtoj nje hollesi qe me sa duket i ka shpetuar Xha Xhait, por edhe te tjereve.

    Te gjithe ne i mbajme mend ankesat e Xhaxhait kur gazetat ia kane marre shkrimet nga blogu dhe i kane botuar pa lejen e tij, duke u ndryshuar keshtu destinacionin, horizontin e pritjes, kategorine dhe llojin e lexuesve etj.

    E njejta gje ka ndodhur edhe me reagimin e Gaces.
    Ajo e shkroi ate ne profilin e saj ne Facebook, duke iu drejtuar afermendsh vetem ndjekesve te saj ne ate rrjet social. Gazetat e moren dhe e ribotuan si “leter te hapur” drejtuar Lubonjes, te ndihmuar edhe nga nje element stilistikor i tekstit: reagimi i Gaces ndaj Lubonjes ne facebook ishte shkruar ne vete te dyte.

    Me pas Aurela Gaçe, e zene ngushte nga buja e madhe qe shkaktoi ai shkrim dhe e pamesuar me debate publike te ketyre permasave, deklaroi se “nuk kishte ndermend te bente me gam gam”.

  12. pa hequr asnje fjale nga shkrimi i Lubonjes, mendoj se “u nxitua” pak qe foli per kete lloj debilizimi pikerisht per vdekjen e Vaces.
    Te shkretes Vace, qe pervec se kengetare shume e mire, ishte dhe nje personazh i respektueshem dhe per modestine e vet fisnike (kujto pordhet plot elitarizem qe leshojne cdo jave ne shtyp personazhet e botes se artit te asaj dhe kesaj kohe), fati i rezervoi rolin e flamurit te kongreseve dhe te kombinateve metalurgjiko-ushqimore ne te gjalle dhe te flamurit te konformizmit pas vdekjes. Te njejtet mentalitete qe sot kritikojne (e them per delikatese) Lubonjen, do ta kishin hedhur pa meshire ne ndonje fshat te humbur apo dhe ne burg dje, po te dridhte ndnj cike b… ne skene apo do te kishte qene dashnorja e personit te gabuar ne kohen e lavdishme te spastrimeve te medha brenda llojit dhe do ta kishin peshtyre aq sa do te mbyllej interneti per t’u thare nqs ne vitet 98-2002 do te kishte thene ndonje llaf te mire per muziken greke apo pas 2010 per muziken turke.
    Vacja, sidomos pas vdekjes pas nje jete midis fames dhe nje privatesie te respektueshme, e ben mire rolin e ketij flamuri.
    Sa per pranimin e tjetrit………………
    Njeriu i ri e ka ligjin e agjitacion-propagandes ne gjak. Mallkuar qofte kush na gris tenden e konformizmit qe na mbron mendjen, nga dielli dhe nga shiu.

  13. Mendoja se pas 23 vitesh, te pakten pak demokraci mendimi duhet te kishte vend ne Shqiperi. Akoma nuk pranohet nje mendim ndryshe. Operitavat e Sigurimit vazhdojne te ekzistojne ne mendjen e njerzve… O Enver te ishe gjalle… besoj se do te kenaqej qe edhe pas kaq vitesh biografia merret per baze e mendimi ndryshe nuk pranohet. Mjere ky popull

  14. Sa keq qe nuk u be nje shkrim edhe per vdekjen e Skender Sallakut. Me elokuence dhe integritet nga Lubonja ndoshta. Nuk duhen thene ato fjale qe u thane per te, se na kujton qeshjet hipokrite te nje populli nen diktature. Qeshnin me urdher te gjithe, por ne fakt ishin te gjithe te ngulfosur nga merzitja. Madje madje, humori i Sallakut ishte pjese e socrealizmit dhe ky vete nje vasal i bindur i humorit te dekretuar nga diktatura. Pergjegjesi ka edhe Koco Devole, mos te kujtoje se shpeton meqe u be demokrat pas ’90-es. Se nuk ja harron njeri ato kapardisjet pas rehabilitimit te “Bashke me Ju”. Ore une them, qe edhe Kico Fotjadhi me nevrikos kur e shikoj me ato syzet prej aparatciku sovjetik, pa le me zeri qe me sjell ndermend lajmet e rreme te asaj kohe. Lere pastaj Silvana Brace? Kjo donte te na genjente me veshjen dhe buzeqeshjen pa dogane, se edhe ne “Pyjet me debore ka jete”. Dhe degjojeni te gjithe ketu: nderimi qe iu be Xhanfize Kekos, ishte veper e felliqur komunistesh. Ajo ka helmuar mendjen dhe shpirtin e tre brezave me ato modelet e Tomkes etj., keta bicim xhepistash komuniste, keta Gavroshe te djallezuar qe jetonin me endrra te vjedhura. Ku jane strukur ata kompozitoret e filmave, ata Kujtim Laro me kompani qe i binin qemanese per heroizmin e asaj kohe, qe ndertonin me korda aureolat? Akoma japin intervista lart e poshte ne mediat e Tiranes, krekosen sikur coc kane bere?
    Ndoshta do ishte mire qe ne Tirane te ngrihej nje si simbol per Tjetrin, se e kemi merak. Jo per Mikun, apo Botin, ose Shoqin(ore ti shoq!), po Tjetrin. Ate Tjetrin e vertete, qe kur flet, kuptimin e detyrave e ka edhe per vete, pervec te drejtave qe i nenkupton. Dhe meqe jemi te gjithe miq te lirise dhe te demokracise, flas si shoqeri, se pale ku e dime ne qe ekziston kombi, une mendoj se me mire sesa Enver Hoxha kete lloj Tjetri nuk e perfaqeson askush(I pari ne sakrifica), Ndaj ta vendosim bustin aty ku ka qene, ose ku te jete dhe te sfidojme te keqen brenda nesh.

  15. Asnje zhvillim i ri ne qasjet e masave kur behet fjale per shtrigen e preferuar te kombit. U duhet hapur rruga disave sepse te zhytur siç jane ne eksperimentim ‘intelektual’, edhe atdhedashesit e ‘angazhuar’ me gjithe preukopimet hormonale te tyre, gezojne here pas here te drejten per te bere akrobacira prej lope.
    Sigurisht, fenomeni Lubonja nuk eshte i nxitur nga doktrina e vjeter nacional-komuniste. Rrjedha histerike nuk shqetesohet aspak me problemet reale te mizave te kalit qe e perbejne. Jo, e rendesishme eshte qe vigjilenca dhe paranoja te qendrojne te hekurta ne ruajten e identitetin kombetar qe po cenohet aq mizerisht nga shkrimet e nje opinionisti te thjeshte. Nuk ka asnje paradoks ne akuzat per antikombetarizem dhe nga ana tjeter e spektrumit, ne belbezimet ‘lavderuese’ per nje krahine apo nje tjeter. Nuk ka as hipokrizi ne shfryerjen e frustrimit ndaj nje ish te burgosuri politik, dhe ne shfaqjen e lumturise ne pranine e nje fotogravie madheshtore e nje diktatori tek festa e Pavaresise. Te gjithe te shqetesuarit duhet te kuptojne qe babezitja epidemike nuk ka per t’u sheruar kurre perderisa te kete figura si Lubonja qe rrezikojne komformizmin e pasherueshem dhe irracionalitetin tone si shoqeri.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin