Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Politikë

NJË FRIKË

Nga rezultatet e pjeshme, të përcjella prej mediave, po duket sikur koalicioni i majtë mund të sigurojë në zgjedhjet një fitore më të thellë se ç’parashikohej, duke marrë mbi 84 mandate, kundrejt 56 të së djathtës.

Në momentin që shkruaj, të dhënat janë ende fluide dhe ndryshojnë ora-orës.

E megjithatë, dua të vërej, pikërisht tani, se gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë kësaj fitoreje të së majtës, do të ishte sigurimi i shumicës së cilësuar në Parlament, ose anulimi de facto i opozitës.

Qytetarëve në Shqipëri nuk u duhet një e majtë që të administrojë vendin e pakontestuar; por një administratë pjesë e një sistemi pluralist, ku opozita të ketë rol aktiv në të gjitha proceset.

Përtej realizimit të programit të saj, e majta e bashkuar mund dhe duhet të synojë që të çrrënjosë, nga institucionet dhe kultura politike shqiptare, modelin Berisha-Topalli – ose kombinimin fatal të arbitraritetit, gënjeshtrës, njëanshmërisë, improvizimit dhe vulgaritetit.

Dhe, sidomos, të kujdeset e të bëjë të pamundurën që në këtë çrrënjosje të marrë pjesë edhe opozita vetë; sepse institucionet e Shqipërisë europiane do të ndërtohen, nëse do të ndërtohen ndonjëherë, vetëm nëpërmjet dialogut përgjatë krejt spektrit politik.

Berisha ka lënë pas një parlament të rrënuar; ose të shndërruar në teatër kukullash, ku e shumta debatuesit jargaviten kundër njëri-tjetrit. Parlamentit i duhet kthyer tani dinjiteti që ia njeh kushtetuta dhe ia kërkojnë qytetarët; por kjo mund të arrihet vetëm me pjesëmarrjen aktive dhe bashkëpunuese të opozitës.

Prandaj, ne vërtet kemi kërkuar me këmbëngulje rotacionin dhe zbythjen e berishizmit nga shteti; por jo thjesht zëvendësimin e tij mekanik. Në këtë kuptim, arritja e një shumice të cilësuar do ta njolloste seriozisht këtë fitore, përndryshe, të admirueshme të së majtës.

Pa Komente

  1. Ky parlament qe po prodhohet prej zgjedhjeve, del te jete se paku i cuditshem…
    Nder 54 qe llogariten si opozitare, nder te tjera ndodhen: Agron Duka, Kastriot Islami, Gjovalin Kadeli, ish PS, Dritan Prifti, ish LSI dhe me identitet (politik) te majte. Gjithe sa ngelen opozitare te paster, jane 50 deputete…

  2. Shqetesimi eshte prezent. Jo me kot eshte parapare ne kushtetute mekanizmi i miratimit te ligjeve te nje rendesie te posacme me shumicen e cilesuar prej 3/5 te votave pro te deputeteve (84 vota pro minimalisht). Nga ana tjeter, koha kerkon reforma, te cilat realizohen nder te tjera pikerisht permes ndryshimeve legjislative qe kerkojne kete mazhorance. Kujtoni bllokimin per me shume se nje vit nga PS te te ashtuquajturve “3 ligje te integrimit”. Thua Berisha ne opozite do te ishte bashkepunues?
    Edhe dicka tjeter xha xhai, ndonese pakes jashte kontekstit te postimit, por ne ate te zgjedhjeve. Perpara ndonje viti kam sfiduar nje postues te PtF me nickun Hyllin se Aleanca Kuqezi nuk do te merrte as edhe nje mandat. Ja ku jemi dhe nder mend me vjen vec nje fjale e mencme e veriut: kush shkon kaluar, kthehet ne kembe.

    1. Hyllini firoi më parë akoma se të fironte AKZ-ja – një parti që mori më pak vota se histerikët e saj në FB dhe gjetiu në Internet.

      1. Ne fakt renia e AKZ ia vlen te diskutohet. Mendoj se ajo ra viktime e teatralitetit qe krijoi vet e qe pastaj ia zhduken ne ditet e findut duke e heshtur. Megjithate dyshoj se viotat qe kane marre jane reale. Duhet te kishte me teper dhe besoj se eshte vjedhur rendshem.

        1. Jam dakord që duhet të diskutohet – dhe do ta diskutojmë. Për mua, faktor kryesor do të ketë qenë vullneti i zgjedhësit shqiptar për t’ia dhënë votën një pale që ka shanse të mëdha të fitojë; ose për t’u rreshtuar doemos me fitimtarin. AKZ-ja u duk qartë që nuk do të kish shanse të tilla, së bashku me FRD-në.

      2. A do të thotë kjo se frika nga kombëtarizmi është e paarsyeshme?

        1. Për mua, do të thotë se AKZ-ja – kushedi për shkak të histrionizmit të saj dhe dekorit fashistoid – nuk arriti dot të paraqitet besueshëm si zëdhënëse (dhe përfaqësuese) e kombëtarizmit. Kushedi mund të shërbejë diçka për organizimin e tifozerive ose, fundja, edhe të zelltarëve gjithfarësh në diasporë.

  3. Teorikisht jam dakord me Xha Xhain, por pervoja e tregon se e majta nuk ka abuzuar me numrat edhe kur ka patur 70 % te vendeve ne parlament (1997-2001), ndersa maxhoranca qe po ravijezohet nuk kalon 60 % dhe eshte me heterogjene. Nje opozite e forte e dale nga zgjedhjet e 2013 do te pengonte reformimin e partise personale te Sali Berishes.

  4. Ti te drejte ke Xha Xha por e djathta (ne mund te quhet dic e tille) ka vetkontribuar ne kete degjenerim te saj. Nderkohe qe habia per mua, qe duhet te jete edhe teme per tu analizuar eshte se si ka mundesi qe nje Parti kryetari i se ciles del me video duke marre para arrin te perfitoje thuajse 20 mandate? Kjo analize mendoj se duhet te behet ne kendveshtrimin se ne zonat si Berat, Shkoder, Lezhe e keshtu me rradhe kjo parti ka marre nga elektorati i PD me se shumti.

    1. kjo me shqeteson edhe mua, nga nje sondazh qe organizova tek Peshkupauje me rezulton se faktori kryesor i humbjes se PD-s eshte LSI-ja, kjo parti strukture pa elektorat ka arritur te angazhoje nepermjet mekanizmave jo teresisht demokratike (por ligjor) nje sere individesh zgjedhes tradicionale te PDs.

      me ze meraku se cfare do te ndodhe me ministrine e arsimit, te ekonomise, te shendetesise, te drejtesise (mos o Zot!) dhe te bujqesise … ky vend rrezikon nje baterdi te papare .. dhe nuk eshte paranoje, eshte frike e ndjere ne palc..

      e patjeter qe demokracia eshte ne nje rrezik te madh… shume pak deputet te PD jane te afte te bejne nje opozite te denje (pjesa me e madhe e tyre ose jane te shantazhueshem, duke qene dikur ne ministrite e finances, te mbrotjes etj.), ose jane te paafte profesionalisht

        1. Edhe per mua eshte shqetesues roli i LSI dhe jo numrat ne parlament (shqetesimi i Xha-xhait). Me teper se tek numrat, problemi qendron tek fryma e nenshtrimit ndaj pushtetit (te majte ose te djathte) te institucioneve te ashtuquajtura te pavarura, vecanerisht gjykatave.

      1. e patjeter qe demokracia eshte ne nje rrezik te madh… shume pak deputet te PD jane te afte te bejne nje opozite te denje (pjesa me e madhe e tyre ose jane te shantazhueshem, duke qene dikur ne ministrite e finances, te mbrotjes etj.), ose jane te paafte profesionalisht

        Pse kaq pesimist, Kapedan? Keta deputete te opozites sot, te shtunen e para zgjedhjeve ishin me te mire se rivalet e PS-se. Ci ka gjetur tani qe qenkan te paafte profesionalisht?

        Mungesa e Dashnor Sules, do ndihet ne parlament, gjithsesi… uroj te mos mungoje dhe ne tribunen e stadiumit, megjithate.

        Nuk ka shume arsye per frike. Nuk do kene shqiptaret frike aq sa kane pasur. Une kete bindje kam.

    2. Kjo tregon, të paktën, që shumë zgjedhës e kanë ndarë tashmë moralin nga politika dhe e përdorin votën si të ishte monedhë.

      1. Ka rene PD-ja dhe eshte ngritur LSI-ja. Nje shifer ilustruese: LSI ne 2009 ne Korce mori rreth 4000 vota. Ne vitin 2013, mori rreth 14 mije. Cfare ka ndodhur ne keto kater vjet qe te kete levizje te tila tektonike? Te cilat prekin dy parti qe kane qeverisur bashke, pasi PS-ja vazhdon gjumin e vet pa levizur nga permasa e vet? Mund te themi qe ka nje ene komunikuese elektorale qe kesaj radhe e ka cuar votuesin e PD-se drejt LSI-se. Ne plan te pare kjo e ka bere te majten perfunidmisht dypolare, madje me potencial rivaliteti ne rritje. Djathtas, ka boshllek; AK-ja iku, u cduk duke denoncuar me Nikun edhe vete nacionalizmin si fryme serioze, sikunder qe FRD mbetet ne loje si nje aktor qe kuptohet mund te shpresoje perfaqesimin vetem permes bashkimit te se djathtes. Qofsha i gabuar, po ky lloj votimi ishte i orientuar. Nuk ka votues te rinj, qe te kene shkuar te LSI-ja, as edhe ngritje te PS-se. Kjo i ngjan nje manovre ne linjat e brendshme: LSI-ja eshte lene e lire te bleje votues. Ne planin afatmesem krisja brenda te majtes do kaloje ne gare per te asgjesuar njeri-tjetrin. Por le t’i konsiderojme keto per momentin te paqena.

    3. Dy gjera jane per mua per tu shenuar.

      Votat per FRD-ne, AKZ-ne dhe votat potenciale te bardha (qe nuk ka zot nene ti numeroje tani) jane vota njerezish qe nuk e kane te lidhur buken detyrimisht me ate qe eshte ne pushtet. Numri eshte diku rreth 40 mije. Nese marrim po aq shume njerez nga e majta qe mund te kene votuar PS pasi nuk donin tju humbte vota kunder Berishes dhe nuk kishin alternative proteste brenda te majtes shkojme tek 80 mije vota. Kaq eshte potenciali i votes se protestes sot ne Shqiperi.

      E dyta kryetari i PS eshte e pakta bashkepergjegjes ne metamorfozen e LSI-se nga nje levizje serioze qe mund te ishte pozitive per vendin ne parti hajdutesh dhe palacosh pa te cilen nuk mund te behet qeveri. Mungesa e aleances me LSI-ne ne 2009 ishin shkaku i 4 vjet te tjerave Berishe si dhe shkaku i humbjes se moralit te LSI-se qe per te mbijetuar beri pakt me djallin. Serish nxjerrja e videos se Metes ne publik qe nje gabim politik po aq i madh. E para sepse Rama e dinte mire mbas 2009 ashtu si dhe cdokush tjeter qe nuk ishte buf se pa LSI nuk mund te fitonte, dhe ashtu sic e dime aleancen e beri me bisht ne shale. Tjetra sepse Metes me ate video i eshte hequr legjitimiteti te pretendoje kryesine brenda te majtes dhe kryeministrine dhe do te perqendrohet ashtu si dhe gjate qeverisjes me PD-ne ne vjedhje dhe manipulim institucionesh, kesaj radhe ama me 12 deputete me shume. Ta gezojme kryeministrin e ri, nje njeri qe pervec huqeve te tjera qe i vishen si autoritar etj eshte nje zero ne politike. Ata 80 mije votuesit me siper do te benin mire te kene si prioritet heqjen e ketij te paafti mbas 4 vitesh meqe Berisha tashme mbaroi politikisht.

      1. Dmth ti thua kete pune kemi ne! Hyp zdryp? Po pikerisht ky ishte nje nga argumentat e avokateve te votes se bardhe qe nuk u kuptua asnjehere e qe deshtoi edhe kesaj here. Kjo sepse merita me e madhe e politikes ne Shqiperi eshte radikalizimi qe fundja fundit riciklon te njejten kaste…ndoshta perjete.

        1. Une besoj ne progresin e ngadalshem dhe jo ne mrekulli. Heqja e Rames ,ashtu si dhe zbythja e Berishes me te tijet, dhe nje gare brenda te majtes pas 4 vitesh me duket progres i ngadalshem. Mrekulli nga ana tjeter do ishte sikur PS-ja me Ramen ne krye dhe me nje LSI kaq te forte (qe do te perqendrohet serish ne vjedhje) do te jete pozitive ne 4 vitet e ardhshme. Kush do te besoje ne mrekulli le te besoje.

          Problemi i politikes shqiptare nuk eshte radikalizmi (ah sikur te kishte ca radikale ne Shqiperi) por eshte nder te tjerash qe gjerat duan te arrihen menjehere. Keshtu Rama donte te hiqte Berishen, te udhehiqte i pakentestuar, pa Meten e pa kufizime te medha kushtetuese ne 2009. Dhe te gjithe e pame se ku coi kjo (4 vjet te tjera Berishe, institucione te rrenuara, metamorfoza e LSI-se qe do na ndjeke per vite me rradhe). Heqja e Berishes sot eshte progres jo i vogel dhe i rendesishem. Ajo e Rames neser do te jete serish progres. Dalengadale tha se ashtu turravrap ngelem duke u rrezuar.

  5. Siç po ravizohet situata, skenar që ishte i paimagjinueshme deri dy ditë të shkuara, është përforcuar modeli i ri i pushtetit. Forca e tretë LSI ka rritur forcën e shantazhit që mund t’i bejë aleatit të rradhes, që ne këtë moment ështe PS. Votat e LSI lehtësisht mund të rrezojne e formojnë qeverinë.

    Qëndrueshmeria, jetegjatesia e pushtetit do të varet nga oreksi i LSI. Me të ndryshuar oreksi, mund të ndryshojnë aleancat dhe konfiguracioni i pushtetit. Pushteti “to the higher bidder”. Me daljen e LSI si forcë e tretë e ketij formati, shoqëria shqiptare gjithnje e më tepër do të transformohet në një shoqëri klienteliste, e udhehequr pak nga ideali politik, majtas apo djathtas.

    1. Po te shihet me kujdes, asnje force nuk e ka realisht mundesine per te bere nje qeveri pa PS, ndersa kjo e fundit mund te gjeje pa shume veshtiresi zevendesimin per ato 4-5 vota qe i duhen, ndaj shantazhi ekstrem nuk eshte dhe aq dobiprures. Dhe per mandatet…nuk jam fort ekspert, por besoj se ky numer mandatesh eshte me teper prej formules qe favorizon forcen e dyte ne koalicion, dhe fat te ngjashem do kishte edhe ndonje parti si PDIU; gjithashtu mendoj se votat e LSI fituan lirshmeri (duke u rritur) prej aleances me opoziten. Analizat qe behen sot, kur shikohet se cfare ka ndodhur, dhe etiketohet Rama si politikan idiot, jane te ceketa. Jo se trajektorja e Rames eshte e sakte, por se Rama eshte si pothuaj cdo politikan shqiptar ne veprimet e tij; politika shqiptare nuk ka treguar ndonje nivel profesionalizmi apo korrektese loje…kalkulimet po i mesojne tani. Mbase nje mangesi politike e Rames eshte mbeshtetja e tij tek bindja qe logjika dhe vlerat orientojne voten, gabim qe e kane bere shume njerez te qyteteruar deri ne daljen ne drite te provave te viteve te fundit.

      1. Matematikisht cdo kombinim eshte i mundeshem. PS ka 65 vota. I duhet minimalisht 6 vota per te arrire 71, pa ndihmen e LSI. Por megjithate si mundesi praktike mbetet larg.

        Kurse LSI me 17-18 vota e ndryshon balancen si te doje. Duket sikur nje dore e cuditeshme i ka rregulluar numrat ne menyre te atille, qe qeverite mund te krijohen e te rrezohen kollaj. Cdo gje varet nga interesat dhe personalitetet.

        Nuk do t’i duhet shume kohe shqiptareve per te ndjere efektet e votes se tyre. Tani ka nje mpirje nga te dyja krahet, njerit krah nga ndjesia e humbjes se thelle, tjetrit nga ekzaltimi i fitores, qe tejkaloi pritshmerine qe mund te sillte koalicioni.

        Por shkaku kryesor i mpirjes eshte krijimi i nje LSI, qe mund te shantazhoje me lehtesi cdo force tjeter politike.

  6. Ne fakt, thelle thelle, edhe ne Perendim, vota monedhe eshte. Me perjashtime shume te rralla (te rendit filantropik, te themi), une nuk njoh ndonje drejtor ndermarrjeje te votoje partine komuniste ne France (per ta thene ne menyre te ‘figurshme’)

  7. LSI eshte shume agresive ne akomodimin e anetareve te vet ne kohen qe ka pushtet. Dhe realisht, LSI ka qene vazhdimisht ne pushtet. Kujdeset vecanerisht qe njerzit e saj te punesohen, te shperblehen. LSI nuk eshte parti politike, eshte bande, bande hajdutesh me bllok ne dore, se nuk eshte vetem Meta qe vjedh, jane te gjithe njesoj.

    Populli e voton LSI, me shifra shume me te larta se sa para daljes se bllokut. I bije qe populli shqiptar, trim dhe liridashes i do shume udheheqesit hajdute, sa me te konfirmuar te jene si te tille, aq me shume vota marrin. Ose LSI i bleu/vodhi votat qe te kete me shume mundesi te kontrolloje/shantazhoje Ramen gjate qeverisjes.

    Te gjitha skenaret te cojne drejt Kolumbise (qe me duket se ka filluar te ndreqet edhe ajo, vetem ne bejme mbrapa). E majta po e peson me keto zgjedhje si Berisha ne ’96, qe mund ti fitonte zgjedhjet pa hile fare, po nga frika vodhi me shume vota sec i duheshin….dhe u be ashtu si u be ajo pune.

    1. Se kush fiton me ju e kemi hequr ne kurriz. Po dhene Zoti thuaj qe keni cilesine qe edhe kur humbisni, prape fitojne shumica.

    2. Duket sikur problemet qe ngre korrupsioni, nepotizmi, bizneset familjare kane paralelet e veta, gjejne jehone ne krahun qe po merr pushtetit.

      Me tej, ngrihet pyetja: a do te hetohet tashti Gerdeci dhe 21 Janari?

      Nje element tjeter, qe i shtohet fabules nepotiste, eshte zgjedhja e bashkeshortes se Metes si deputete te LSI.

      Gjithnje e me shume duket sikur ndrrimi ngjan me nje lloj ndryshim kohe, prej shiut ne bresher. Ma merr mendja qe demokratet jane demoralizuar nga rezultatet disproporcionale, por demoralizimi, kur kane pare perbindeshin qe kane krijuar si force te trete pa elektorat te vetin, ka gjasa qe te jete edhe me i madh tek njerezit, perfshire edhe votuesit demokrate, qe kane votuar LSI,

      Rrethanet e nje vote te tille, i ka shokuar te gjithe. Duhen studiuar, ka shume pse. Personalisht imagjinoj nje skenar, ku secili votues i pakanaqur me Salen apo te pritshim Edi, ndoshta i mikluar nga ndonje premtim apo dorovitje e vogel, ka korruptuar lehtesisht veten, qenien, me mendimin se vota e tij eshte nje, jo ndonje gje e madhe.

      Por sic duket, do te kete pasur me mijra te tille, qe na kane sjelle rezultatin e paimagjinueshem. Eshte paradoksale, menderisht e pamundur, por doli e vertete: kur nuk pelqen as Salen e as Edin, voton per oportunistin politik dhe ekonomik, gllaberuesin institucional me te madh, Ilirin.

  8. Ne fakt Xha, une mendoj se perfitimi eshte me i madh se rreziku, dhe kjo jo thjeshte per lirshmerine e reformave dhe ndjenjen fisnike te shtetformimit qe ta jep vota e tille. Ne tere kete periudhe kam krijuar bindjen se ishte shtuar frika, per dy mundesi zhvillimesh; nese fitonte me vote te rregullt Berisha (probabilitet qesharak sidoqofte) njerezit ndjenin qe do kishin nje realitet shume te rrezikshem; nese do fitonte ngushte opozita ndihej qe Berisha e permbyste kollajshem e pa skrupuj (per kete ishin te gjitha shenjat), dhe mund te shkohej ne nje konflikt qe Berisha do e shpinte pa teklif deri ne percarje kombetare…ndaj shqiptaret ne shumice reaguan. Personalisht mendoj se kjo qe ndodhi solli dhe dy precedente jashtezakonisht te mire:
    – se pari solli (ose risolli) besimin tek vota; ishin shume njerezit qe nuk besonin me tek fuqia e votes, sidomos me eksperiencat e fundit.
    – se dyti krijoi nje koherence kombetare dhe fshiu shume hije percarje krahinore, sidomos toske-gege, si me thene u ra ne emerues te perbashket per gjerat kryesore, apo “u gjet gjuha”, sic e vleresuat ju kohezionin, tek shkrimi “kulla e lene pergjysem”.

  9. pyetje per ty xha xha,

    perse te shqeteson shumica e cilesuar e se majtes perpara faktit qe u votua partia e njeriut me te kontestuar deri pak kohe me pare; madje se shumti nga baza socialiste? A nuk te duket sikur u nderua njeriu qe me se shumti u sha?! Mendoj se keto zgjedhje ishin festa e Metes. E reja e madhe! I fituari i cuditshem! Personalisht, jam shume i deshperuar per kete. Arsyeja! Nuk po arrij te dalloj dot kufijte e vetedijes kolektive mbi moralen dhe te pamoralshem. Ishte brenda se pranueshmes nje fitore e PS me shumice e thjeshte deri ne pragun e se cilesuares madje; pasuar ndoshta nga nje suplement modest i LSI. C’i penduar me peshe paska qene LSI! i rikthyeri ngadhenjyes! Me duket shume jo i sinqerte shkrimi juaj, xhaxha! Nje anashkalim i dyshimte! Gjithsesi, vleresime qe e dokumentuat pikepamjen tuaj, te deformuar sipas meje padyshim.

    Thimio Paproko

    1. Unë besoj se nuk kemi asnjë arsye që t’u atribuojmë zgjedhësve, si masë njerëzish, virtyte morale më të larta se të një individi si të tillë.

      Ilir Meta është edhe producent, edhe produkt i atij mjedisi që e voton.

      Që prania kaq vendimtare e LSI-së në statistikat e fitores së të majtës më ka tërhequr vëmendjen për keq, këtë nuk ka nevojë ta theksoj me çdo shkrim që nxjerr në blog.

      E kam thënë më përpara, ose atëherë kur kam menduar se duhej. Tani është tepër vonë për të bërë të diturin.

      Shqetësimi im tani ka një natyrë tjetër, që shkon përtej llaka-llakave, që i lexon nga të gjitha anët.

      Ka të bëjë me nevojën për të ndërtuar një sistem të tillë pushtetesh, ku korrupsioni të mos ketë shumë hapësirë veprimi.
      Ky sistem, që të ndërtohet, kërkon edhe një opozitë funksionuese, në të gjitha instancat.

      Ndryshe nga maksimalistët dhe të ndërkryerit, që kërkojnë pushtet të virtytit (për ta gjetur kanë!), unë do të majftohesha me një sistem ku i ligu të mos bëjë dot shumë dëm.

      Sa për votat e shumta që paska marrë tani LSI-ja, duket sikur një pjesë e mirë e tyre kanë shkuar nga kontingjenti i djeshëm i PD-së. Kushedi ai krah i elektoratit ka pasur mbresa të pashlyeshme nga performanca e Metës dhe të vetëve në koalicionin e drejtuar nga Berisha.

  10. Nje mesazh i qarte i sovranit. Edhe pse une s’e interpretoj krejt ashtu si ti vullnetin e tij.

    Por nje vote shume e qarte. Nje fitore e bukur. Arsye legjitime.per te festuar.

  11. Me ndjeni Xha Xha, por qasjen tuaj e gjej po aq maksimaliste sa c’ju mendoni se nuk jeni. Kur ju thoni se ‘do te mjaftohesha me nje sistem ku i ligu te mos beje dot shume dem’ e qe i referoheni miresise qe vjen nga shumicat e thjeshta ne parlament, a nuk me thoni se a pak dem beri mazhoranca e deridjeshme sado qe opozita ishte aty dhe jo keq funksionuese? Me shume respekt po ndjej t’ju them se sillogjizmi juaj hipotetik eshte shume i ndekryer. Vota masive per Meten, katerfishimi i influences se tij politike, duket se eshte lakmuesi qe dallon nje pjese te mire te shoqerise sone. Debati duhet hapur edhe ne planin se perse ne venerojme vesin. Gjithsesi Xha Xha, e kuptoj edhe friken tuaj ne kete rast.

    1. Thimio merre keshtu: nga te gjitha devizat elektorale apo politike, “Ilir Meta e verteta” rezultoi me e sakta. Madje edhe per socialistet. Ndaj i ligu nuk e ka te gjate ne kete sistem qe po vjen se edhe kush eshte i ligu, por edhe kur ai eshte i lig do e caktoje Ilir Meta. A nuk eshte ai e Verteta jone?

    2. Thimio, dukshem edhe diskutimi yt e nxjerr hapur preferencen tende ne kete skene. Megjithate doja te thoja dicka mbi votat. Rritja elektorale ka ndodhur ne mase me te madhe tek PS (rreth 100 000) se sa tek LSI (rreth 70 000), referuar 2009. Rezultati i pazakonte i LSI i dedikohet jo aq rritjes se votave (qe eshte me pak se dyfishim) se sa formules elektorale qe i jep partise se dyte, qe eshte afer kuotes se nje mandati, gjithe tepricat e partise se pare dhe gjithe votat e aleateve me te vegjel te koalicionit. Jashte koalicionit historia do ishte shume ndryshe. LSI eshte nje parti qe ka luftuar me menyrat me te stermundimshme per te shtuar elektorat, qofte edhe te perkohshem, duke e ditur fort mire qe elektorati i ketij morali te dyshimte e ndjek pas vetem nese e di qe ai do shkoje me te fortin dhe do qeverise. Gjithashtu qenia ne koalicion me frymen me te shendoshe opozitare i lejoi te merrte edhe vota qe mund mos ti shkonin pas deri ne maskarallekun ekstrem. Partia e pare ne shqiperi nuk luftoi te marre privatisht vota qe nuk i kishte me bindje apo logjike. Keto detaje i anashkalojne gjithe moralistet dhe shpirtderrmuarit… Do shtoj qe e vetmja alternative (mbase edhe deshire) qe kane LSI-stet eshte te qeverisin me kushtet e Rames. Kam bindjen se ujrat qe do rrjedhin do i pakesojne surprizat, dhe zhvillimet e mundshme ekonomike do ulin forcen terheqese te partive te tilla; per me teper qe nese vendosen precedente institucionale dhe etike ne jeten shoqerore (qe fatkeqesisht i kish katandisur ne llum Bertisha dhe partia e tij), shoqeria do priret gjithmone e me teper ta shikoje shtetin jo si dhurate ndaj shefave por si aparat nderveprues e garantues. Cudi me vjen, se mohoj, qe po shoh nje rishfaqe te dukshme te moralit tani qe edhe Berisha u keput vete (pa ndihmen e moralisteve).

  12. Ilir Meta ka patur dje nje takim te gjate me Berishen ne kryeministri. Po keshtu, Edi Rama u ka bere ftese te rikthehen Asllan Dogjanit dhe Gjovalin Kadelit te kthehen, sikunder i ka bere ftese PDIU-se te hyjne ne koalicion me synim uljen e profilit te LSI-se. Fakti eshte se votat e koalicionit te djathte me LSI bejne shumice qeverisese dhe ketu oferta per nje Ilir Meta kryeminister nuk ka munguar, apo edhe Berisa kryeminister dhe nje aradhe LSI-aresh si ministra. Jemi ende ne qershor. Na predikohet ketu se LSI-ja fitoi ngaqe PS-ja beri fushate te celet, ajo nuk pa majtas dhe djathtas, por eci perpara me horizontin e Rilindjes ne sy dhe ne zemer. E pranoj ky nuk eshte moral, nuk kam pse te akuzoj kot. Kjo eshte edukate morale, nje lloj loje qe soji i socialisteve e ben kur pajton imagjinaten qe ka per veten me nostalgjine per sukseset e dikurshme te babait themelues. Ne Tirane LSI-ja fitoi kater mandate; 3 vete dhe nje e kishte brenda te lista e PS-se, Spartak Braho. Keshtu edhe ne Shkoder. Se dyti, koalicioni i majte pa LSI-ne nuk fitoi. Mandatin masiv e mori LSI-ja, krrupa e modelit qeverises te Berishes. Natyrisht ka te gjithe te drejten e Zotit qe te levize hop andej e hop kendej, mbi koken apo prehrin e te dyve. Nuk jam maksimalist qe te kerkoj nga LSI-ja qe te hape kembet nga te dy e te ruaje ekuilbrin. Kjo ngase sovrani foli qarte: LSI eshte tanime kapital popullor. Ndaj edhe moralin perhere e kane adresuar te PS-ja, sepse kane menduar se ka qene kapital qytetar. Une gjithesesi shpresoj se Rilindja ne vetvete eshte oferte bujare; ja tani rilindi LSI-ja, neser e ka radhen PD-ja e keshtu me radhe. Lexoj nje fjali te tille si ” e vetmja alternative (mbase edhe deshire) qe kane LSI-stet eshte te qeverisin me kushtet e Rames” dhe sinqerisht nuk arrij dot ta kuptoj se pse ky vetebesim nuk quhet arrogance dhe diktat i moralit te unit partiak? Aq me teper kur logjika dhe matematika flasin ndryshe? Po vertet kerkohet qe te besojne te gjithe se na erdhi Rilindja? Qe na u poftis zhvillimi i Shqiperise e ne qe e shtyme ne tym e pluhur nuk dime si te pershtatemi? Po pse behet moral me te ardhmen dhe ironizohet morali dyshues i felliqesires PS-LSI ne funksion te revolucionit shqiptar qe riciklon po ata duarqulltit e dikurshem?
    Une e gjej kete mbyllje sysh si shprehje te nje refleksi te pavetedijshem te unitetit te munguar ne radhet e Nenes sone te dashur Parti, e cila na la trashegimi konformizmin me fitoren. “Aktet themeluese, apo momentet ndryshuese, jane ne finale organizues te amnezise”, lexova nje dite Derridane. E lidhte kete sidomos me lindjen e shtetit komb. Eshte nje e vertet gjysmake mendoj une, sa kohe qe nuk shtjellon mire ate tjetren se kush jane subjekte te kesaj amnezie dhe aktoret e teatrit te saj.

    1. Matematika jote, dhe e gjithe sklleverve te Saliut (koincidence, jo se them qe ti e do Saliun) eshte aq qesharake, sa je gati te quash normale qe cdo force politike (qe jane shume), cdo deputet i fresket, te shkoje e te gjeje kohezionin ne nje kazan ku partia me e madhe ka 45 deputete ku e perjashtuar eshte vetem PS. Te duket hapur opinioni primitiv qe Rama eshte antikrishti ne kete ambjent, dhe gjithe te tjeret jane me te zote politikisht, e kane lirine te bejne cte duan me mandatet, pavaresisht se si i marrin. Mbaj parasysh qe ne 2009 Meta u soll keq me votat qe kishte marre personalisht, kurse sot ai administron mandate qe nuk i ka thjeshte me votat e tij, dhe per me teper i jane llogaritur ne nje koalicion me shume parti, dhe ka nje kontrate parazgjedhore. Hidhu nje sy votave te partive dhe mbase arrin edhe te gjykosh me me shume respekt dhe vleresim per njerezit, dhe jo ti konsiderosh si bicim lodrash (ka te tille, se edhe ketu duken, por te garantoj qe sjane keshtu te gjithe)…Jam i bindur se keto analiza i beni pa pyetur as se cfare mendon hanxhiu (Meta). Po tregoni nje moral te ulet vete ju kasandrat Meta-Berisha, duke treguar qe per ju ska vlere asnje marreveshje, ligj, detyrim moral, para deshires. Maksimumi qe do shpresoja nese do me ishte ngushtuar zemra do ishin zgjedhjet e parakohshme. Nuk mendoja se do lexoja nje analize kaq femijnore edhe prej nje njeriu te kultivuar, por sic duket ndjenjat i ke shume te forta.

      1. Sinqerisht, unë nuk kuptoj se përse këtu lejohen akoma të militojnë personazhe të tillë, që nuk thonë gjë tjetër veçse shajnë dhe etiketojnë si berishistë ata që nuk e mendojnë si ata.
        Për më tepër që kanë guximin të akuzojnë të tjerët si skllevër, tradhëtarë etj kur vetë janë veçse shëmbëllime të shtrembëruara, mbase me nuancë tjetër, të diktatit.
        Le të jemi koherentë, dhe ti ftojmë militantët, që festat t’i bëjnë tek selia e vetë, pa u imponuar të tjerëve buzëqeshje të ngrira si me qenë të prekur nga fenomeni i Bellit.

        1. Mos u perqendro tek emocioni im, por tek gjera te tjera. Ndonjehere emocionet shoqerojne edhe ballafaqimin me padrejtesite apo ofendimet e fshehura.

        2. Jo moj xhan, askush nuk ua ndalon festën. Ne atë po përpiqemi të tutelojmë, festën tuaj, që është një ngadh’njim bajat i karakterizuar nga tribaliteti i militantit tipik. Po tek e fundit çfarë të drejte kemi ne që t’ju vëmë në dukje, të dukshmen… qorrlëku nganjëherë zgjidhet.

          Faleminderit që më prezantove me gjyshen. Kot nuk thonë: disa gjëra janë gjenetike… përveçse kulturore.

      2. Ky diskutim nuk ka me asnje vlere. Ti fitove, Ju fituat. Dhe ne natyrisht ne arritjen e nje fitoreje nuk ka moral ka thene nje dikush. Njerezit nuk i trajtoj une si lodra, por trajtojne veten. Aq me teper qe ne ketu diskutojme, nuk jemi ne veprim politik publik. Une te pakten. Sa i perket asaj se per mua nuk ka vlere marreveshja, ligji dhe detyrimi moral, mund vetem te them se kete apel vetem dikush qe voton per kete fare Rilindjeje nuk ma ben dot. Per mua Edi Rama nuk eshte antikrishti, eshte nje hic, nje njeri pa hije dhe shtylle kurrizore. Nje njeri qe edhe kur i mbetet fitorja ne dere nuk di te hape dhe incioje nje proces politik, i cili ka forcen e zhvendosjes se analizes mbi pasojat dhe synimet, perpos faktit se perben nje mundesi per dinamike politike. Ne rastin e tij analiza per personin eshte dominuese mbi cdo gje tjeter, pasi ai nuk di te kapitalizoje asgje per mire, as besimin e njerezve, as refuzimin e tyre, as kundershtimin dhe as kritiken. Di vetem te fshihet dhe te prese. Merite eshte edhe kjo ne politike, nuk e mohoj. Ne driten e premtimit per ndryshim kjo nuk mund t’i falet kreut te opozites, por natyrisht mirekuptohet te personi i Edi Rames.
        Sa mund te vlejne keto fjale tani, ne kete vale etjeje qe ka mberthyer te gjithe? Hic, asgje. Madje me hic se Hici qe e vune ne karrige. Nje hic qe edhe fjalorin politik ka nisur ta pasuroje me frazeologji prej nje te majti qe qendron i tille pas syzeve optike, e ku syte nuk mund te shihen. “Detyra eshte e imja, pushteti eshte i juaji”, tha ne fjalen pershendetese. “Politiken e bejne masat, partia i ben ato te ndergjegjshme”, thuhej ne menyre me elegante dikur. Nuk ka cfare te mesosh, ky eshte nje pike redukitimi. Por ndoshta gaboj.
        Sa i perket pastaj atij tjetrit, atij bullices kembengulese, Sabakievicit te politikes, Ilir Metes, zoteri une konkludoj se ky eshte personazhi me dramatik i Shqiperise. Dhe kjo per nje arsye: Na ben te gjitheve qesharake.
        Ne fund: Suksese dhe urime!

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin