KOLORIT MEDIATIK

Julius

Një shkrim tek sajti i Respublica-s, më bëri të reagoj me një koment, dhe më pas të marr përgjigje përmes një shënimi nga Koloreto Cukali, që është një prej autorëve.

Me këtë shkrim, synoj t’i përgjigjem shënimit të autorit.

Si fillim, në rast se sajti i Respublica-s, nuk interesohet në dukje se çfarë lajmi përcjell – nuk ka sesi të jetë e vërtetë kjo gjë – atëherë ky delegjitimohet prej seriozitetit nëse pretendon për këtë të fundit.  Një sajt nuk e bëjnë lexuesit dhe komentuesit, e bëjnë parësisht autorët. Kushdo që i ka provuar të dyja rolet, e di këtë fakt mjaft mirë. Edhe Respublica vetë, ia njeh vetes këtë të drejtë, pra të formës që kërkon t’i japë vetes, pikërisht duke vendosur editimin e komenteve, ndër të tjera.

Akoma, kush ka bërë nja dy klasa statistikë, e di mirë që përzgjedhja nuk i bindet “rastësisë”. Lajme ka shumë, se cilin zgjedh dikush të reklamojë, dhe akoma ta komentojë, ngelet në dorë të autorit. Vetë profili i prurjeve të autorit K.C – që gjendet lehtë me google – tregon për lajmet që ky ka dëshiruar t’i ofrojë publikut.

Kush i lexon të dy lajmet, si këtë me titull “Agimi i Artë” ka kryepeshkop Janullatosin dhe tjetrin: Njeriu që ka bërë më shumë për Shqipërinë, qoftë i huaj a shqiptar, është Kryepeshkopi Janullatos. E thotë, mitropoliti i Korçës!, i jepet të kuptohet qëndrimi i vetë autorit si ndaj KOASH-it, ashtu dhe ndaj Nikolla Markut – të paktën këtë përshtypje më dha mua. Nëse ishte i interesuar të mohonte përshtypjen, do e bënte duke shfaqur ndonjë arsye.

Në rast se sajti i Respublica-s kërkon të profilizohet si mbështetëse e Nikolla Markut dhe me frymë anti-KOASH-it, është punë e saj dhe e Koloretos. Është po aq e drejtë legjitime që ashtu si Koloreto sugjestionon të shihen lajmet që sjell nëpërmjet profilit të vet, ashtu dhe të tjerë, të sugjestionojnë si të shohin Respublica-n dhe Koloreton vetë.

Më tej shkruan:

Koha për të folur dhe për aktivitetin me efekt publik të institucioneve fetare në Shqipëri ka ardhur. Toleranca fetare nuk nënkupton heshtje mbi tema që prekin interesat e të gjithëve. Manteli fetar nuk mund të jetë imunitet ndaj veprimeve me impakt në një publik që shkon përtej një komuniteti të caktuar.

Në fakt, për të skualifikuar Koloreton si të paaftë për të diskutuar rreth këtyre temave, mjafton veç një frazë e tij:

 Respublica nuk merret me verifikimin e priftërinjve, nëse janë të “licensuar” apo jo.

Nëse Respublica “nuk merret” me verifikime “liçencimi”, përse atëherë Respublica merret, apo do të merret me çështje fetare? Po le të mësojë pra, Koloreto, që një prift nuk “liçencohet”, por dorëzohet si i tillë. Minimumi, para se Respublica të fillojë e të merret me këto çështje, nuk do ishte, ku di unë, mbase njohuria mbi ato që kërkon të trajtojë? Apo hajt merremi fillimisht e kë të marrë lumi?

Nuk ka autoritet kishtar që e njeh personin Nikolla Marku si prift. Se që dikush të dorëzohet si prift, duhet që këtë ta kryejë një episkop. Akoma më tej, këtij prifti i jepet një famulli, dhe i përgjigjet një hierarkie, që fillon prej episkopit të tij. Nuk e njeh Nikolla Markun asnjë episkop si prift të episkopatës së vet. Nikolla Marku është vetë zot, vetë shkop.

Kjo çështje është e rëndësishme, aq sa të themi, Koloreto të pretendojë se është profesor dhe të mos i shfaqë dikujt asnjë dëftesë për titullin e vet. Ky qëndrim veç “liçencon” paragjykimet që Koloreto mbart, dhe akoma i demaskon ato.

Sigurisht që janë lajme ato që Koloreto po përcjell, siç është lajm dhe ky tjetri që AiA e akuzon kryepeshkopin Janullatos si “internacionalist”. Po ky lajm, nuk është i denjë për tu pasqyruar nga Respublica, apo jo? Për t’ju përgjigjur më tej tekave të shpifësve që synojnë të flasin se gjithnjë diçka ngelet, le tia kërkojmë atëherë dhe Këshillit Botëror të Kishave të distancohet nga presidenti i vet, Janullatos, për shkak se ca idiotë të “liçencuar” kësaj rradhe, të vetëquajtur nacionalistë, pretendojnë këto lidhje.

Siç thotë Manos Hatzidhakis:

Sipas rradhës, edhe unë nuk kam frikë gjë më shumë sesa trurin e një pule. Dmth të detyrohem që të bashkëbisedoj me një pulë, një qen, fundja me një kafshë të çfarëdoshme, e cila ka mundësi të hungërojë. Çfarë t’u them dhe si t’ua them? Dhe mos nuk është ofendim, nëse ndërmarr të përkthej, apo të mbuloj mendimet e mia me fraza banale dhe kuptime idiote, në mënyrë që të qetësoj njëfarësoj dyshimin mbi mua të pulës, të cilën e kemi mbi kokë, që të na kontrollojë dhe udhëheqë?

Nuk po transmeton lajme, Koloreto, po transmeton paragjykime.

Bëhen të qarta në shembujt e mësipërm. Po nënkupton Laert Vasilin me regjizorët shqiptarë. Laert Vasili është një regjizor shqiptar në Greqi, Koloreto na sugjeron se ky u sulmua nga AiA. E vërtetë, siç është e vërtetë që u mbrojt prej deputetëve të SYRIZA. Vasili është regjizor shqiptar në Greqi, edhe trupa teatrale e aktorëve të tij janë grekë edhe ata u sulmuan, edhe teatri ku do kryhej shfaqja është grek. Po çfarë na sugjerohet në këtë mes? Nxitja e animozitetit ndëretnik, dhe pa shkak?

Dhe diçka për emigrantët në Greqi -unë jam i tillë, më shumë se ndonjë gjë tjetër, nga këndvështrimi im, pengesë për ata si mua, bëhet kjo frymë armiqësie e gjeneruar prej mediave shqiptare, dhe profileve të tillë mediatikë që sugjerojnë gjithnjë “shifja bythën grekut”. Sa futesh dhe ju lexon, mendon dikush se nesër po na shpall luftë greku, e do duhet të bëhemi gati. E gjithë kjo frymë vetëm gjashtë muaj larg zgjedhjeve në Shqipëri. Po bëheni krejt qesharakë në paranojën tuaj.

Nuk ka komente

  1. Koloreto hedh gurin dhe fsheh llastiqet.
    Ne vend qe ti dali zot atyre c’ka boton, terhiqet gjasme me stil. Ja kam ndjekur shpesh shkrimet dhe sa vjen e me konfimohet nje ide imja, se Koloreto eshte i mire per tema te lehta, por nuk kalon dot as klasen kur vjen puna tek temat e nxehta.

    Si per ironi, tani afer Muc Nano kish nje shkrim ku kritikonte gazetaret qe nuk mbajne qendrime dhe nuk mbrojne idete e veta. Ndoshta duhet ta nisi me te vetet si fillim…

  2. Pasi lexova shkrimet qe citon, e mora vesh qendrimin e ketij Koloretos (te cilin me duhet te them se nuk e njihja me pare) ashtu siç dihen tashme edhe qendrimet e tua. Ajo qe nuk mora vesh eshte pse ResPublica dhe Koloreto duhet t’u permbahen medoemos qendrimeve te tua. Pa hyre ne diskutimin e hollesishem te çeshtjeve qe diskutoni ju te dy, dua te them vetem se ResPublica eshte pjese e “Shoqerise se Hapur” dhe si e tille nuk mund t’ia mbylle dyet Nikolla Markut, qe tek e fundit perfaqeson qindra, ne mos mijera besimtare.
    E meqe ra fjala te qendrimet e tua, te ben pershtypje sesi nje sociolog dhe ateist i deklaruar si ti, ne vend qe te ndalet tek “impakti publik” qe permend Koloreto, diskuton çeshtje rregullash e hierarkish te brendshme te kishes, qe duhet t’u interesojne vetem bashkesise se besimtareve.
    Ti bere nje pyetje nga pozitat e nje komentuesi anonim dhe Koloreto, qe mund edhe ta kishte injoruar krejt pyetjen tende, denjoi te te pergjigjej me nje shkrim te posaçem. Kaq. Sipas meje, diskutimi duhej te mbyllej ketu.

    1. E marrim çështjen in reverse, e zëmë se dikush nga kisha katolike, pa qënë i njohur si prift nga kjo, dhe le ta quajmë këtë dom Mark Nikolla, del në media e flet kundër imzot Rrok Mirditës etj. Vij unë e ta mbështes ty këtë të quajturin dom Mark Nikolla, e them po ja ai ka mendimin e tij, kjo është shoqëri e hapur, si do ndihej atëherë një pjesëtar i komunitetit katolik?

      1. “…si do ndihej atëherë një pjesëtar i komunitetit katolik?”

        Po ti nuk je pjesetar i komunitetit te besimtareve, sepse je ateist. Ç’te shtyn te reagosh ne mbrojtje te peshkopit ne nje sherr qe ai ka me nje prift e te hysh ne detaje te tipit eshte apo nuk eshte prift, e ka apo nuk e ka dorezuar prift peshkopi etj.?

        Ketej nga jetoj une debate te tilla mes prifterinjsh katolike, a prifterinjsh te thjeshte e peshkopesh, madje edhe prifterinjsh dhe Selise se Shenjte ndodhin shpesh. Nuk i ben pershtypje askujt. Besimtaret ndahen, gjithkush sipas mendjes se vet, ca me njerin e ca me tjetrin.
        Fjala vjen, para ca ditesh lexova ne nje gazete lokale ca deklarata te nje ish-prifti katolik te shkisheruar, apo te vetelarguar nga kisha, sepse ishte deklaruar homoseksual dhe fill me pas reagimin e ipeshkvit, si edhe te besimtareve te famullise perkatese.
        Shoqeri e hapur pra.

        1. Relapso, është jashtë mase fyese kjo mënyrë të diskutuari me “ç’të shtyn ty”. Është herë e dytë që po e bën. Unë palë nuk do të bëhem në këtë lloj diskutimi.

  3. E ndjek prej kohesh kete blog, por nuk kam komentuar.
    Ne kete zinxhir debati, duke nisur qe prej artikullit te Nikolla Markut tek ResPublica, me eshte krijuar ideja e nje mungese ekuilibri.

    Nese Juliusx reagon negativisht ndaj nje shkrimi opinion tek RP duke akuzuar per anesi dhe politike redaksionale antiortodokse, me duket shume e dukshme qe eshte zgjedhur shkrimi i gabuar per te reaguar. Them i gabuar sepse akuzat ne ate shkrim, pervec ngjyres emocionale te N. Markut, shprehin probleme reale per marrdhenien delikate Shqiperi-Greqi. Nese interesat dhe pritshmeria e komunitetit ortodoks ne Shqiperi perputhet totalisht me cdo sjellje te Kryepeshkopit aktual, atehere edhe reagimi i Juliusx eshte i pritshem.

    Me ben pershtypje edhe fshirja e komentit te pare, dhe Hyllin-in e kam ndjekur, nuk kam pershtypjen se eshte me radikal se sa Juliusx, secili per pikepamjet e veta… Nese pretendohet qe reagimet e Juliusx jane korrekte dhe jo ofensive, jam une i gabuari.

  4. Dhe, për teatrin shoqëror-fetar-politik ballkanas, dhe pikërisht atë grek, meqë ka lidhje me Agim të artë dhe priftërinj ortodoksë, kombinim i tyre, pjesë e rëndësishme e temës këtu, po shtoj diçka reth filmit “Corpus Christi” të Terrence McNally, film i cili përshkruan Jezusin dhe apostujt si meshkuj homoseksualë, ku më e spikatura e autorit, midis të tjerave, është kur Juda tradhëton Jezusin për shkak të xhelozisë seksuale.

    Filmi që u planifikua të jepej në Athinë, në Greqi, para tre muajsh, në tetor 2012, drejtor i tij ishte një aktor i njohur me kombesi shqiptare, tërhoqi vëmendjen e fashistëve të “Agimit të Artë”, që dirigjuan protesta të dhunshme nga anëtarët e partisë dhe klerikëve. Në ditën e shfaqjes në kinemanë “Foundry” anëtarët e organizatave fetare dhe fashistët e “Agimit të Artë” zunë hyrjen e kinemasë, filluan me talljet ndaj aktorëve të prezantimit të filmit, të cilat përfunduan në përzënien e tyre . Më pas disa pej tyre zunë të shkulnin dhunshëm njoftimet për filmin; shihej një grua që ngrinte dorën vazhdimisht lart si Hitleri, afër saj një prift me kryq të ngritur në lartësinë e dorës të përshndetjes “Hail Hitler” duke bërtitur. Një prift tjetër hidhej përpjetë duke shkel me forcë lajmërimet e filmit të hedhura nëpër tokë. Tutje diku dëgjoheshin të bërtiturat “Greqia Ortodoksia”. Intervistues që mallkonin Amerikën dhe përmëndnin origjinën shqiptare të drejtorit të Filmit në Greqi. Më vonë u shkruajt që ai madje u kercënua me vdekje për shkak qënies drejtor i filmit.

    Po ashtu u shkruajt që ditë më pas Bishopi “Serafin” i Pireut ngriti akuzat kundër filmit “Corpus Christi”, aktorëve dhe grupit krijues të tij, për fyerje të fesë dhe bllasfemi keqadashëse, dhe, meqënëse ky ligj është ende në fuqi në shtetin demokratik Grek, një pjesë e teatrit shoqeror-fetar-politik ballkanas, policia nisi proçedurën ligjore, duke njoftuar ditë me vonë që aktorët e përfshirë në film mund të thirren për të dalë në gjyq.
    Drejtori i filmit Laertis Vasiliou , i dënuari me vonë vdekje nga Agimi i Artë, , detyrohet to thotë pasardhësve te grekeve të lashtë: ” Ç’farë unë po shoh është që njerëzit që vodhën vendin nuk janë në burg dhe prokurorë që janë kthyer kundër artit.”

    Sulmet kundër filmit qëndërzuan rëndë kombësinë shqiptare të drejtorit të filmit, sipas reporterit te BBC Paul Mason.
    Dhe këtu mesa duket ka qëndruar dhe qëndron zemra e problemit, qënia Arvanitas, Arbëresh, Arnaut, dhe shqiptar.
    Për sa i përketë feve, shikohet qartë që për ato të jetë kryesore përparësia qëndron tek pronësia e objekteve fetare dhe tokave te tyre si dhe te ardhurat monetare që sigurohen, dhe ato i sigurojnë kryesisht palët e huaja që kanë futur hundët në jetën besimuese e shqiptarëve.

    Me dasht zotin, ose allahun, dhe njëkohësisht me pat besimin e besimtarëve shqiptarë, të gjithë si kishat katolike , ose ortodokse , dhe xhamitë do të kenë gjithmonë të jenë të pavarura nga çdo ndikim i huaj, autoqefale , e cila mendoj unë është e vetmja menyrë për ti shpëtuar dyzimit të tyre të tanishëm.

    Nga njëra anë me Allahun, ose Zotin katolik, ose ate ortodoks dhe nga ana tjetër kundër interesave ekonomike, kombëtare dhe politike të shqiptarëve, gjuhës së tyre, qënies së tyre shqiptar. Shqiptarët kane ngelur te vetmit të verbër ne ditë e sotme ku fenë e kanë lenë në duart e të huajve. Asnjigjë nuk na lidh me kulturat e tyre: as gjuha, as kombi, as interest ekonomike.

    Zoti nuk është i Vatikanit, i Ortodoksisë, ose i Mekës. Zoti dhe allahu i përkasin qiejve të tyre dhe nuk kanë folur dhe nuk besoj që flasin Arabisht, Greqisht, ose Latinisht. Sot, gjithë Librat e Zotit në kombet e caktuara janë të shkruajtura në gjuhët e atyre kombeve. Nis kjo me Martin Luther kur përktheu biblën ën gjuhën e folur gjermane dhe nxiti zhvillimin e gjuhës standarte Gjermane. Eshtë nje vërbësi, vetëvrasje dhe trashësi e pashjegueshme ky trajtim i problemit nga Shqiptarët dhe Elita e tyre në ditët e stome.

    Gjithë mosveprimi shqiptar duket nga ana tjetër si një dëshire e hapur për asimilim dhe humbje të gjithçkaje. Duket sikur të gjithë shqiptarët janë kthyer në të paftë për të menduar. Nëse vazhdohet në këtë mënyrë, pyetja e mëpasshme është: “Kur ata do të asimilohen”.
    Shqiptaret janë prishur nga infeksioni i përhapur prej punës shumëvjecare të propagandës Greko- Serbe. Janë rikthyer në armiq të pavullnetshmë te vetvetes duke i bëre iso gjithë teorive, praktikave antishqiptare të dy shekujve të fundit.

    Një popull që i është djegur mendimi për vetveten. Ç’farë ka shpëtuar është vetëm ajo ka ngel fillikat, ajo që nuk janë asimiluar gjuhësisht.

    Jane shumë te kuptueshme për njerëzit normale që deklaratat e Agimit te Artë janë deklarata psikopatesh, idiotësh. Dihet nga shumica që ata qe flasin në ate mënyre janë koqe, por disa shqiptarë, madje edhe shkrues gazetash, ata i marrin seriziosht ato të thëna dhe harxhojnë kohë me akuzat e tyre.
    Thënie që jane dëshira delirantësh, paragjike pasjoë e propagandave qe synojne denigrimin dhe demoralizimin kombëtar më synim çkombëtarizmin , përzier me shpifje dhe gënjeshtra te njerezëve te vegjel megallomane te edukuar gjithë jetën me hashashin e kombit më të ndritur, sespse të lashtë grek, dhe njëkohësisht të kombit më të lartë ortodokse.
    Nëse flasim me gjuhen e tyre, nese shqiptaret vijne nga kaçaket, ata vijnë nga barinjtë dhe hajdutët e deleve. Mirëpo ajo mënyrë të llogjikuari është e mirënjohuë në qarqet e shkollarëve si krakteristikë kryesore ndër kulturat e ulëta ortodokse-lindore. Në të është ofendimi, tallja, racizmi, dhe të shumë negativitete njerëzore, të shumë shtete modern sot i dënojnë me ligj.

  5. Nëse Koloreto siç thotë është i interesuar për të publikuar lajme nga klerikë ortodoksë, këtë lajm do e publikonte?

    Nëse akoma doni lajme nga Greqia, u jap unë një. Para tre ditësh (19 Janar), ndodhi një demonstratë antifashiste në qendër të Athinës, si formë proteste e vrasjes së një emigranti pakistanez. Ja ku keni foto.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin