PRESHEVA: KUSH, ÇFARË, KUR, KU, PSE

Të gjitha mediat e shkruara anembanë hapësirës shqiptare janë hapur sot me lajmin për heqjen, prej autoriteteve serbe, të një lapidari nga qendra e Preshevës.

Çdo media që synon të informojë publikun, duhej ta kish shoqëruar këtë lajm:

1. Me një hartë të zonës, mundësisht në kontekstin gjeografik të Serbisë dhe të Kosovës.

2. Me një histori të shkurtër të banorëve të krahinës, duke përfshirë edhe ngjarjet që u bënë shkas për ngritjen e këtij lapidari (kryengritja e luginës, UÇPMB-ja, amnistia, etj.).

3. Me një përmbledhje të së drejtave që aktualisht i kanë këta shqiptarë etnikë; dhe të drejtave të tjera, që ende u mungojnë.

4. Me një përshkrim të këtij lapidari dhe të  heronjve emrat e të cilëve janë gdhendur aty. Kështu, sipas Wikipedia-s, burimet e UÇPMB-së patën njoftuar se vetëm 5 luftëtarë ishin vrarë gjatë luftës në luginën e Preshevës – në një kohë që, nga fotot, duket sikur emrat në lapidar janë shumë tepër se pesë.

5. Me një kronologji të ngjarjeve që çuan në heqjen e përmendores nga xhandarmëria serbe.

Në mungesë të këtij informacioni, publiku nuk reagon dot, veçse në mënyrë emocionale; meqë edhe deklaratat e njëpasnjëshme të politikanëve dhe të opinion leaders janë të tilla: “lapidarin do ta mbrojmë qoftë edhe me armë,” etj.; ose “hidhni lule.”

Publiku ftohet të marrë pjesë në një ngjarje, për të cilën nuk ka as informacionin më elementar.

Sipas portalit Presheva.com, nga një anketë e Radio-Televizionit Serb (RTS), rezultoi se 26% e serbëve mendojnë se komunat e Preshevës dhe të Bujanocit gjenden në Kosovë, ndërsa 9.4% e tyre nuk e kanë idenë se ku janë ato.

Kushedi cilat do të ishin rezultatet, sikur e njëjta anketë të zhvillohej në Shqipëri.

Nuk ka komente

  1. Supozohet se shqiptaret e dine ku bie Presheva dhe si kane rrjedhur ngjarjet, aq me teper qe per ate zone ka folur Berisha dhe ca kohe me pare ka qene per vizite Rama.

    Nuk eshte lajm per ishujt Fixhi.

    Kush nuk e di, pas gjithe ketyre ngjarjeve te fresketa, le te informohet vete, media nuk eshte edukatore çerdheje.

  2. Përshëndetje!
    Sapo i hodha nje sy blogut dhe menjehere e vendosa tek blogjet e mia te preferuara,sepse po shoh qe ka materiale mjaft me interes,sidomos per çeshtjet gjuhesore qe trajtohen ketu.Kendveshtrimi i juaj eshte unik dhe ende s’kam hasur nje kendveshtrim te tille origjinal per gjuhen,proceset e saj etj.
    Tani,te kthehem te çeshtja e Presheves.
    Lugina e Presheves perfshin komunat:Presheve,Bujanovc dhe Medvegje,qe administrativisht gjenden brenda territorit te Republikes se Serbise.Perderisa serbet e quajne kete pjese Serbi Jugore,shqiptaret e cilesojne si Kosove Lindore.Emri Lugine e Presheves e mori qe nga konflikti i vitit 2001,ku NATO,ketyre tri qyteteve,u referohej si Lugine e Presheves.
    Natyrisht,keto tri qytete jane te banuara me popullate shqiptare,por koheve te fundit ne Medvegje,verehet nje tkurrje e tmerrshme e popullates shqiptare.Indikacion me i mire eshte se shqiptaret qe nga viti 2001,asnjehere nuk kane mundur ta marrin pushtetin vendor ne kete komune,gje qe eshte krejt e kunderta ne dy komunat tjera.
    Lugina e Presheves eshte rajoni me i pazhvilluar i Serbise,shqiptaret atje e kane te garantuar vetem shkollimin fillor dhe ate te mesem,megjithe perpjekjet per nje universitet ne Presheve,qofte edhe me drejtime te limituara,siç eshte pergaditja e mesuesve,ka hasur ne vesh te shurdher te Serbise.
    Ky rajon,mbahet gjalle,fale nje numri te madh emigrantesh ne Gjermani dhe Zvicer,qe mbushin buxhetet familjare.Per fat te keq,largimi nga kjo treve shenon rritje te vazhdueshme.
    Ne aspektin politik,shqiptaret qeverisin me komunat e lartpermendura,por me kompetenca mjaft te kufizuara,saqe nuk mund ta vene as flamurin kombetar ne kuvendet komunale edhe pse e kane te garantuar me ligj.Marreveshja politike e arritur me 2001 ne mes te UÇPMB-se dhe qeverise serbe,nuk respektohet fare.Megjihese,ka nje amnisti,pjesetaret e UÇPMB-se,keqtrajtohen vazhimisht dhe persekutohn.Rasti i fundit,arrestimi i veteraneve me 2011 me akuza falco.
    Shqiptaret e Presheves,pas heqjes e lapidarit me emrat e deshmoreve,kerkojne qe t’i kene te drejtat e njejta me serbet e Kosoves,te cilat,ketyre te fundit,ua garanton Pakoja e Ahtisarit.Pra,kerkojen reprocitet te drejtash.
    Per fat te keq,qeveria e Kosoves dhe ajo e Shqiperise po e trajtojne kete çeshtje,ashtu siç e pati trajtuar dikur Shqiperia,çeshtjen e Kosoves(viti 1944-1945).Pra,trajtimin e nje territori etnikisht shqiptar,si nje “oblast” -zone vakum,pa perkujdesje.

  3. Ke shume te drejte xha-xha . Biles, biles mediat nuk e permendin as edhe faktin qe xhandarmeria ka shkuar te heqe lapidarin mbi bazen e vendimit te nje gjykate.

  4. Per me teper, pushteti vendor ishte ne diskutim e siper per te arritur nje kompromis per vendin ku duhet te vendosej monumenti, per te arritur ne ate menyre nje rruge te mesme per te gjitha ndjeshmerite. Per fat te keq, pushteti qendror, i cili jeton me vota gjetke, humbi durimin. Organizatat dhe komuniteti nderkombetar ne Serbi, folen pa doreza dhe te drejte vune ne dukje qe vendimi duhet t’i ishte nenshtruar me teper dialogu dhe pavaresisht nga ngerci i castit, kishte gjasa qe te arrihej nje kompromis.

    Nga ana tjeter, daullexhinjte e qeverise sone, me papjekuri, injorance dhe duke cituar nje litani standartesh ligjore nderkombetare pasaktesisht dhe me interpretim amatoresk, nen mbulesen e petkut folk-nacionalist (sic e quan kete qasje nje publicist kosovar shkrimet e te cilit i pres me shume interes), vazhduan vallen shkaperdare filluar ne nentor 2012 te luftes per votat e “atdhetareve” qe kane mbire si kerpudha pas shiut ne kete pjesen tone te botes qe vec nacionalizmi i kishte mbetur pa ia marre shpirtin.

    Deklarata e qeverise sone, jo vetem kishte gabime emrash te konventave nderkombetare (hajde, se po e marrim me mend se per cilat e ka fjalen se pak a shume dihet cilat jane)! Problemi madhor i deklarates ishte qe permbante probleme thelbesore te interpretimit te detyrimeve te vendit te rezidences se pakicave. Te njejtat konventa i kerkojne shtetit Ame (qe ne fakt, nuk eshte Shqiperia, teknikisht) qe te kerkoje nga fqinji ku qendron pakica etnike respekt duke respektuar vendi Ame vete detyrimet e fqinjesise se mire. Me fjale te tjera, te mos i hedhe benzine zjarrit. Qeveria e Serbise beri gabim. Po gabimi nuk zgjidhet me nje gabim tjeter, sidomos kur ke reputacion per te rregulluar dhe shume shume c’te humbasesh nga pike te humbura.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin