Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Media / Politikë / Sociologji

POLITIKË KURBANESH

Kush më shumë e kush më pak e ka ndjekur këto ditë linçimin që ia bënë Kosta Barjabas mediat në Tiranë.

S’e kisha pritur që opinioni publik shqiptar të kishte rezerva kaq të pashtershme indinjimi moral kundër vjedhjes.

Nuk krrakëritën vetëm politikanët, as ata që paguhen për të krrakëritur; por edhe njerëzit e zakonshëm, anonimët, të thjeshtët, ose armata e gatshme e populizmit.

Kaq ndyrë iu vërsulën këtij njeriu, sa t’ia rehabilitonin emrin, në një plan të epërm.

Kosta Barjaba është një studiues i mirënjohur, një veprimtar i shoqërisë civile, një baba dhe bashkëshort. Çfarë i ndodhi në Palo Alto, do ta konsideroja – hë për hë – si fatkeqësi.

PD-ja, me frymë të rëndë prej buallice, siç e ka zakon, ia shkatërroi personin publik këtij të ziut, duke e quajtur “xhepist ordiner” etj.; edhe pse qartazi kjo u ndërmor për të goditur PS-në, me të cilën Barjabën e lidhnin shumë fije.

Vëreni si lufta për të ndarë krundet e pushtetit në Tiranë, e bëri një viktimë të re. Zotat e politikës shqiptare kërkuan edhe një herë gjak, dhe e gjetën një qyqar për ta flijuar.

Nuk ka asgjë etike në ofensivën mediatike kundër sociologut dhe veprimtarit Barjaba, as në distancimet hipokrite të institucioneve ndaj tij. Është reagim i ndyrë i një klase njerëzish shpirtërisht mjeranë, të frikësuar dhe të varfër; i një klase gjysmë-njerëzish, të cilëve s’u ka mbetur më asnjë farë humanizmi.

Barjaba kushedi vodhi në një dyqan në ShBA – edhe pse unë vetë nuk e besoj që ai të ketë vjedhur; por le ta marrim, megjithatë, të mirëqenë aktin për të cilin akuzohet.

Çfarë të themi përballë këtij incidenti?

Një bashkëshort dhe baba, që poshtërohet përballë familjes së vet, miqve të vet, kolegëve dhe publikut të vet, mbarë opinionit publik.

Që poshtërohet, përgojohet me epitetet më shkatërruese, përdoret egërsisht për të goditur PS-në, pezullohet dhe përjashtohet, shkishërohet dhe ostracizohet – duke përfunduar si cjap i larjes së mëkateve, për një shoqëri të zhytur në ves dhe anomi, si kjo e tanishmja në Tiranë dhe gjetiu në Shqipëri.

Linçimi i tij publik s’ishte veçse një festival pagan, barbar, dionisiak; ose fytyra e ngërdheshur, gjakatare, e po atij demoni kolektiv që shqeu me thonj e dhëmbë tortën e Pavarësisë, në sheshin Skënderbej në Tiranë para një muaji.

Zëri i atyre pak individëve që u distancuan, që shprehën një rezervë, një keqardhje, një empati për Barjabën u mbyt sakaq nga krrakërimat e korbave – me qindra, mijëra e dhjetëra mijëra, që kanë kolonizuar tashmë pemët e pushtetit, të shoqërisë civile dhe të mediave.

Dhe kjo në kontekstin e një republike e cila ia lejon vetes të qeveriset, prej vitesh, nga një kastë pushtetarësh të cilët shumica i njeh si hajdutë (jo të dyqaneve amerikane, por të xhepave të vetë taksapaguesve); dhe jo vetëm i njeh, por edhe i admiron si të tillë.

U desh ky incident me një figurë minore si Barjaba – deri më sot i njohur vetëm si sociolog, profesor universiteti dhe veprimtar i shoqërisë civile – që të na shfaqej para syve, në krejt shëmtinë e vet, bataku moral i Shqipërisë së sotme.

Pa Komente

  1. dava legenash. sa shqiptare vjedhin ne supermarkete ne Itali e gjermani, sa vidhet ne shqiperi. Eshte forma me popullore e te jetuarit. Kushedi sesi ka qene problemi me Kosten se nuk shkon njeriu me gruan dhe vajzen ne supermarket per te vjedhur mall 240 USD.

  2. Nje shkrim ndryshe,perballe histerise politiko-mediatike-populiste per kurbanin e Vitit te Ri, Kosta Barjaba.Ashtu sikurse turma pegeri me kembet dhe duart e saj te pista torten e festes, po ashtu turma anonime festoi puritanizmin e saj fallco me “torten” e te vjellave mbi nje njeri te ndodhur ne situate te veshtire.

  3. Eshte sa grotesk dhe qesharak aq dhe pervers “reagimi” qe u be ndaj nje akti thellesisht pesonal te ketij tipit qe me thene te drejten nuk e njoh Kosta Barjaban. Pushteti i Tiranes i zhytur deri ne gryke nga nje korupsion galopant duke vjedhur nga format me primitive dhe te turpshme deri ne format me te sofistikuara parate e taksapagueseve Shqiptare degjojme keto dite nga foltorja e PD te ngreje gishtin mbi ” te keqen e Shqipetareve ” duke kaluar deri ne qesharake. Vjedhin, vrasin dhe me pas tallen me kete popull vertet mjeran. Mjeran ne zgjedhje, mjeran ne intelekt, mjerane ne reagim, mjeran per njeri-tjetrin. Eshte vertet per te ardhur keq…

  4. Aspak i cuditshem reagimi i turmes.
    Nese e dime se gjithe klasa politike qe ka “zaptuar” ate vend eshte pasherueshmerish e semure nga kleptomania, i vetmi grup qe deri ne nje fare mase ruante dhe mbante nje dinjitet social relativisht te respektueshem ne krahasim me grupet apo elemtent te tjere te shoqerise shqiptare, ka qene ai i intelektualeve. Dhe ky rasti i doktor profesorit do pare si nje “e tu Brute” moment.
    Tashme asgje nuk ngelet as e paster as e shenjte, as e respektueshme me aty. Nje kalbesim moral total. Te gjite njesoj. Qe nga i pari deri tek i fundit. Perfshi tani edhe ata te mesit ketu. Dhe turma, qe per mua ndjen me shume apo edhe me sakte se sa c`mendon apo thote, e ka kuptuar se c`po ndodh me te apo me pinjollet e saj, te dale nga ajo. Qesh se s`qan dot turma. Por mendoj se thelle ne shpirt te gjithe po e shohim gjithnje e me shume mocalishte mbi te cilen po ecet.

    Para pak vitesh, ishte nje anetar i parlamentit kanadez, nga “gjinia” e homoseksualeve, qe njesoj si ky doktor/profesori, s`linte kauze pa mbrojtur apo pa bertitur nga maja e tribunes se parlamentit. Nje dite prej ditesh, shkon ne nje dyqan florinjsh, dhe vjedh nje unaze $15,000CAD. Per te dashurin,… tha.
    E nxorren ne televizion dhe gazeta qe c`ke me te. S`ngeli njeri pa u marre me ngjarjen. E hoqen shpejt e shpejt nga parlamenti. E nxorren edhe nga partia. Por duke qene nga “gjinia” e mbrojtur, se ku e degdisen diku andej nga Zvicra. Qe te luftoje per ca kauza te tjera…

    Por per te ardhur mbrapsht tek doktor/profesori. E mira eshte qe ai te marre nje avokat kriminalist te mire, se nga c`shoh, ne USA nuk ekzistoka ajo qe quhet “rehabilitation of offender Act”. Nje ngjarje e tillle do i ngelet pergjithmone ne dosjen e vet, dhe e kushtezon tej mase mundesin per tu punesurar ne USA/Canada, madje edhe per te udhetuar ne keto vende.
    Por turma thote se ai ka para( shih PPU). Mbas politikanit, ndofta porfesorlleku apo intelektualizmi jane zanatet e dyta me fitimprurese ne Shqiperi.

  5. Historia:
    Barjabajt kane shkuar per shopping. Kur jane kthyer ne shtepi, Kosta ka mesuar se, nga e bija, eshte marre nje çante pa u pagua. Pas kesaj, ai ka tentuar te shkoje per ta kthyer. Por ketu ne Amerike ligji eshte ligj dhe nuk njeh pendese pa ndeshkim nga nje vendim gjykate i formes se prere..
    Zhurma qe u be ne Shqiperi, na kujton filmin “Hajduti i Bagdatit”, ku hajduti i byrekve burgosej, ndersa grabitesit, kondarbandistet, trafikantet etj, benin pjese ne seren e nderuar te shoqerise. Kjo eshte Shqiperia.
    Kaq

  6. reagimi mbareshqipetar ne arenen virtuale eshte me shume ne vazhdimesi te peshtirosjes kolektive… jemi qelbur aq shume si shoqeri sa jemi bere si ata persona qe jane mesuar te peshtyjne e shajne gjithe kohen ne forme mekanike… nuk eshte ndonje reagimi i pazakonshem, eshte thjeshte reagimi i rradhes ndaj korrupsionit mbareshoqeror shqiptar… shikoni sesi reagojne vajza e Berishes, Meta apo te tjere ndaj akuzave per korrupsion: me te tjera akuza… kjo eshte shoqeria jone… nese PS-ja bertet korrupsion, pala tjeter bertet gjithashtu… dhe njerezit e mencur nuk marrin ane personale: jane te gjithe muter…

    po e zhvilloj me tej: jemi ngopur me genjeshtra mbi njerez te mire … lexoj spiritus e te tjere te permendin se “kete e njoh per njeri te mire”, nje tjeter tek peshkupauje thote per A. Llallen se “eshte njeri me integritet” … e pra, shqiptaret duhet te mesojne se njerez te mire nga pikepamje personale te njerit apo tjetri individ nuk i duhen shoqerise… mbahini konsideratat personale per vete … keto togefjalesha “rob i mire” jane teresisht boshe… edhe une per dreq e perdor, por ku jam krejtesisht indiferent per ekzistencen e tyre dhe nuk dua te flas … shqiperia ka plote “njerez te mire” por shume pak njerez “te drejte”…duhet ore te dale njeri e te behet armik, sic tha edhe Jezusi “erdha te sjelle shpaten, te ndaje” jo te bashkoje… kete duhet ta kuptojne “te drejtet” se ata ndajne, bejne armiq…

    degjoj ne televizor edhe mostra si Arjan Cani qe jeton me mbi 5000 euro ne muaj dhe jep shembullin me te keq te shperfytyrimit te cdo ideali duke u shprehur se “mos beni jakobinet … korrupsioni eshte edhe ne perendim e tek nderkombetaret .. kjo eshte jeta … ta jetojme” por jo me 5000 eurot e Arjan Canit…

    1. Fakti qe ti Kapedan, neglizhon disa shkrime/variacione rreth kesaj teme sikurse jane shkrimet e M.Nazarko, M.Nano, E.Derhemi dhe eseja e xhaxhait ketu,qe percjellin nje qasje jo aq bardh e zi dhe histerike, por i referohesh “spiritus,” me ben te dyshoj se ndoshta je nje nga komentues ne ppu me nick tjeter . Por pertej ketij dyshimi dhe pertej miklimit me idene e te qenurit reference, qendrimi im nuk niset nga ideja e “djalit te mire”, sepse une besoj se brenda njeriut jane farat e te mires dhe te keqes.Reagimi im kishte habine dhe keqardhjen se si mund te bjere ne kete situate te nje vjedhje ordinere nje person me status social dhe material qe nenkupton , te paken, skrupujt per te mos e shitur kete status kaq lire dhe ne menyre kaq banale. Kjo nuk nekupton se nqs i njejti person do ishte perfshire ne nje grabitje spektakolare banke, do te meritonte ndonje respekt apo admirimin tim. Une, sikurse dhe nje opinion me i gjere, e marr si te mireqene njoftimin se x anonim apo nje person me te njetin status si te Kostes vodhi apo mori rryshfet nga studentet (sikurse ka ndodhur me syresh ne disa universitete).Por kur per personin ke njefare njohje,kur nuk e njef si xhepist, kur nuk e njef si brashnjar dhe kleptoman, eshte e natyrshme te mbetesh i habitur.Por jo ta justifikosh! Une nuk e justifikoj asesi dhe habitem se ku e ke pare ti apologjine qe paskam bere per Kosten sepse “eshte cun i mire” .
      Ka nje eksperiemnt ne psikologji , i bere nga MILIGRAM.Bindja ndaj autoritetit (ne kete rast ,verdikti shtypit dhe partive qe denoncuan dhe u distancuan nga ngjarja) eshte me e madhe per ata (turmen) qe nuk kane kontakt dhe asnje njohje me subjektin e lincuar.Edhe per ata qe nuk i japin vetes benefitin e dyshimit, sidomos ne nje rast te tille , kur nuk ka nje verdikt nga gjykata. Te pakten kultura filmike hollivudiane kur te pafajshem jane cuar ne karriken elektrike dhe jane shpallur te pafajshem ne minuten e fundit, duhet te ishte nje ngasje per te len nje shteg, sado te ngushte, te mundesise se gabimit , edhe ne tempullin e demokracise amerikane.
      Cogito ergo sum!

      1. Spiritus, te perfola per te ilustruar mendimin se ka disa qe i shesin gjykimet nga njohjet personale per “te verteta” e i atribuojne gjykimit te tyre teresisht “individual” kritere te pranuara gjeresisht ne publik… kjo qasje eshte fshatareske… se nakatos publiken me vetjaken, pervojen percarese individuale me ate shoqerore … prandaj edhe e cilesova si karakterizim i “njeriut te mire”… nuk iu referova xhaxhait me qellim se ky fenomen i cilesimit “robi i mire” (une) apo “cuni i mire” (Edi Rama per Ilir Meten) nuk i perkiste shkrimit te tij, por ligjerimit ne bisedat virtuale gjate shkembimit te gjykimeve ndaj apo tjetrit autoritet… edhe pse jam i sigurte se motivi i xhaxhait per kete shkrim eshte teresisht personal dhe jo parimor… e te me kuptoj drejte, nuk kam asgje kunder… lojaliteti ndaj miqve eshte vlere, sidomos kur beson ne integritetin e tyre… por ne ligjerimin publik duhet mbajtur nje distance, qofte edhe e rreme apo e kujdesshme nese nuk ka prova te mjaftueshme…

        kur dikush shprehet “cuni i mire” deshmon pikerisht ligjerimin e bandes se lagjes apo fshatit qe “mirepret” ne cdo rast te “pabesin” e krijon shpresa e pritshmeri per kthimin e mundshem te plangprishesit (te mekatarit ne grigjen e Zotit) … ky mentalitet klanor apo i tufes nenshtron gjykimin ndaj kritereve individuale perkunder atyre te shoqerise … emancimpimi i shumepritur ndeshet me psikologjine e turmes… pikerisht me kete psikologji qe sulmon xhaxhai ne shkrimin e tij… e perseri motivi i atyre qe gjykojne sipas “cunit te mire” eshte po ai i turmes apo i fshatit…

        dhe nuk po flas per rastin ne vecanti, porse ne parim… Kosta le te jete edhe i pafajshem… por “njeriu i mire” duhet te zhduket nga ligjerimi

        1. shkruan:

          edhe pse jam i sigurte se motivi i xhaxhait per kete shkrim eshte teresisht personal dhe jo parimor… e te me kuptoj drejte, nuk kam asgje kunder… lojaliteti ndaj miqve eshte vlere, sidomos kur beson ne integritetin e tyre

          Kapedan, unë nuk e njoh fare Kosta Barjabën, s’e kam takuar ndonjëherë, nuk them dot asgjë për virtytin e tij. Di vetëm që është njeri, person njerëzor, dhe si i tillë meriton të respektohet pa kushte.

        2. Ky refektimi rreth njeriut ‘te mire’ dhe atij ‘te drejte’ me duket mjaft interesant.

          I drejti ne fakt perfaqeson nje kategori te ngushte, ku eshte e veshtire te veprosh me relativizem moral, ndersa i miri perfaqeson nje kategori te gjere, eshte hajdut dhe i korruptuar, po ne pergjithesi njeri i mire, kujdeset per familjen, eshte i sjellshem, elastik e tolerant ne shoqeri, ka dhene kontribute, eshte empatik e simpatik.

          Tek ne mund te jesh njeri i mire edhe kur je njeri i padrejte.

          Njeriu i drejte duket sikur na ve ne siklet ca si teper, se do na nxirrte bllof njeriun e mire dhe karakteristikat e tij pozitive.

          Jetojme ne kohen e krizes se njeriut te drejte, aq sa eshte zhdukur fare nga ligjerimi nje cilesim i tille.

          Ndoshta me renien e komunizmit, ra edhe njeriu i drejte, ai i tradites shqiptare, te cilin komunizmi e ngriti ne piedestal, ai njeriu qe mund te ishte edhe i ashper, joelastik e jotolerant, pak ose aspak simpatik, por ishte gjithnje i drejte ne gjykim e veprim.

          Tani kemi ne piedestal njeriun e mire, qe mund te jete edhe fare i padrejte ne gjykim e veprim, por ka karakteristikat e njeriut te mire.

        3. ky mentalitet klanor apo i tufes nenshtron gjykimin ndaj kritereve individuale perkunder atyre te shoqerise … emancimpimi i shumepritur ndeshet me psikologjine e turmes…

          Shkrimi xha xhait me duket se pikerisht kete denoncon: mentalitetin e turmes se ndersyer e cila eshte gati te shqyej jo vetem viktimen por edhe cdo ze individual qe mendon pak ndryshe.(per kete, mjafton te lexosh reagimet e bishes anonime ne portalet ku eshte botuar shkrimi xhaxhait) Dhe kur them “mendon pak ndryshe”, nuk kam parasysh asnjelloj justifikimi apo apologjie per aktin e vjedhjes ordinere (nqs kjo provohet ne nje proces gjyqesor) por qe:
          – pikas hipokrizine e turmes “puritane” e cila i versulet nje “miu” ne supermarket dhe hesht ose admiron elefantin e korrupsionit, i cili, pavaresisht nga pesha e krimit, tregohet pelivan dhe ja hedh paq duke siguruar certifikate virgjerie,permes procesesh gjyqesore te manipuluara ose te mbyllura per arsye proceduriale!
          -kupton simetrine e kerkuar te fushates mediatike te PD-se ( “Brabai”, familja biologjike dhe politike e tij, e vene nen akuze per korrupsionin galopant dhe Barjaba, familja e tij biologjike e kapur me presh ne duar, projektohet si shembelltyre e korruptuar e familjes se tij politike(PS).
          Prandaj bien tupanat, hordhite e jenicereve virtuale hidhen ne sulm kurse dervishet rrotullues autosugjestionohen dhe purifikohen ne vallen e tyre rreth viktimes.

  7. kosta beri nje zgjedhje dhe tani po paguan konsekuencat por une o ardian nuk ndjej keqardhje per nje hajdut vetem sepse ti e njeh dhe do ta rehabilitosh. kur ky vjedh nje dyqan mendo sa i sinqerte do jete po te kishte nje detyre shteterore dhe mua me vjen keq qe lexoj shkrime te tilla qe mbrojne hajdutet. turp shume turp

    1. Në qoftë se mendoni se shkrimi më lart del “në mbrojtje” të KB, atëherë jeni lodhur kot (që e keni lexuar dhe që e keni komentuar).

      Unë nuk jam në gjendje të them asgjë për KB – nuk e njoh dhe këtu ku jetoj unë KB konsiderohet si i pafajshëm deri në momentin kur një gjykatë e ka shpallur të fajshëm.

      Përkundrazi, mund të them shumë gjëra për mënyrën si e përtypën mediat dhe publiku këtë palo lajm – ose duke ia shkatërruar tjetrit dinjitetin, karrierën dhe nderin.

      Askush nuk e meriton një trajtim të tillë – as krimineli më i ndyrë, vrasësi, pedofili, kodoshi. Shoqëria e tregon qytetërimin e vet duke respektuar njeriun, sepse nuk mund të respektosh ligjin, pa respektuar njeriun.

      Një shoqëri që nuk arrin ta bëjë këtë, gjithnjë do të përfundojë e qeverisur – jo, më mirë të them e sunduar – nga çnjerëzillëku dhe arbitrariteti. Është i njëjti amoralitet me të cilin sulmuam tani KB, viktimë nga më të lehtat, që na bën të tolerojmë, madje të admirojmë kryehajdutët, ose ata që ia kanë “hedhur” ligjit.

      1. E kuptoj reagimin e Xha Xhait, por nga ana tjeter i kujtoj atij se botimi nje lajmi i tille per nje person publik do te bente te njejtin efekt ne çdo vend te botes.
        Kujtoj se persona e personazhe publike te vendeve te tjera jane bere rezil faqe botes per shume me pak:
        Para disa vjetesh ish-ministri i jashtem italian Frattini u gjykua nga gazetat dhe opinioni publik pse gjate nje vizite ne Kine bleu per pak euro nje ore dore rolex qe ne fakt ishte “fake”; kujtoj disa raste politikanesh dhe funksionaresh ne Gjermani, qe jane gjykuar publikisht sepse kane vjedhur energjine elektrike te shtepise apo kane perfituar favore te vogla, si kredi me perqindje te ulet, bileta avioni falas e gjera te tilla; por me vjen nder mend edhe nje rast ne SHBA ku “viktima” e rastit dha doreheqjen sepse kishte marre ne pune nje grua pa leje qendrimi apo pa kontrate. Çdo te kishte ndodhur ne Amerike sikur nje politikan apo personazh publik te arrestohej per vjedhje ne nje dyqan?
        Gjykimi publik dhe teprimet ne keto raste jane te pashmangshme.

        1. Jo, nuk është kështu. Unë jetoj në ShBA dhe të siguroj se mediat, me përjashtim të tabloidëve, tregojnë shumë më tepër kujdes për personin; dhe e njëjta gjë vlen deri diku edhe për politikanët që run for office dhe kundërshtarët e tyre.

          Njeriu mund të arrestohet për arsye të ndryshme – të cilat nuk ngrenë peshë (peshë ngre vendimi i gjyqit). Por prapa çdo incidenti, qëndron një njeri, me dinjitetin dhe reputacionin e vet, të cilin po ta humbë vështirë se e rifiton dot.

          E megjithatë, Kosta Barjaba nuk po kandidonte gjë për kryeministër dhe deputet, as kish ndërmend ta përdorte reputacionin e vet si depozitë për karrierë politike. Ishte një njeri që, me sa kuptoj, shihte punën e vet. Duket sheshit se pështyma që u hodh mbi të i drejtohej, në fakt, PS-së.

          E thashë edhe në një koment tjetër – një shoqëri që nuk respekton njeriun/ personin gjithnjë do të përfundojë e qeverisur nga xhahilët. Në rastin tonë, do të shtoja: nga xhahilët, të cilët edhe ua admirojmë xhahil-llëkun.

        2. Xha:
          “Askush nuk e meriton një trajtim të tillë – as krimineli më i ndyrë, vrasësi, pedofili, kodoshi. Shoqëria e tregon qytetërimin e vet duke respektuar njeriun, sepse nuk mund të respektosh ligjin, pa respektuar njeriun.

          Një shoqëri që nuk arrin ta bëjë këtë, gjithnjë do të përfundojë e qeverisur – jo, më mirë të them e sunduar – nga çnjerëzillëku dhe arbitrariteti. Është i njëjti amoralitet me të cilin sulmuam tani KB, viktimë nga më të lehtat, që na bën të tolerojmë, madje të admirojmë kryehajdutët, ose ata që ia kanë “hedhur” ligjit.”

          Drite

  8. Kjo ngjarje më kujton atë të D. Strauss Kahn që mediat u turrën për ta fotografuar dhe filmuar. Dhe sot ai është i pafajshëm, por emri iu përdhos.
    Kur lexova tek Shekulli artikullin, habia më bëri të mundohem se si një gazetë ia lejon vetes të shkruaj artikullin për një të akuzuar duke mos parashikuar pafajësinë e këtij individi? Këtu është ligji i mediave që duhet rishikuar. Kujt i shërbeu artikulli? Masave? Politikanëve?

  9. Perceptoj nje perversitet ne kete artikull 2xha, nese me lejon ta shpreh sinqerisht. Dhe nuk i referohem aspak figures tuaj personale kur them perversitet, por mentalitetit (nepermjet argumentit) qe sipas meje percon ky artikull, i ngjashem me ate te Nazarkos psh, por me nje emocion/duf ekstra kunder atyre qe u prononcuan per ngjarjen.

    Juve po digjni ne turren e druve turmen e pamoralshme shqiptare pasi ata po flasen negativisht per nje akt vjedhje te nje personi publik. Keshtu permblidhet kjo me pak fjale sipas meje.

    Do ishte krejt tjeter sikur te kishit bere agumentin “te presim verdiktin e gjykates para se te shprehemi”. Kete argument s’e beri as PS-ja/Rama ne fakt.

    Sa i perket fajit qe i vini partive, nuk ka kush dyshim qe PD do e perdorte kete politikisht, aq me teper kur Barjaba eshte fytyra e fushates se PS-se per ceshtjet sociale (nese s’e dinit kete, mjafton ti hidhni nje sy kesaj video te shkurt 2012 ose kesaj tjetres te qershor 2012, apo plot materialeve te tjera audovizive ne internet). Njesoj do ta kishte perdorur ngjarjen dhe PS-ja, dhe cdo parti ne cdo vend te botes ne fakt, aq me shume ne nje vit zgjedhjesh, keshtu qe shprehja e habise ndaj reagimit te PD-se ketu me duket i pavend, aq me teper kur kemi parasysh precedente te ngjashem nga te dy palet ne Shqiperi.

    Nderkohe qe juve cuditerisht nuk jeni aspak te zhgenjyer me ‘skuadren’, dmth partine e Barjabes, me PS-ne qe e hodhi Kosten e vet me lehtesine e nje qese plehrash, bile dhe pa pritur verdiktin e gjykates amerikane, ne fillim duke thene (PS-ja) se Barjaba s’qe as antar partie por qe thjesht vullnetar, e me pas duke cilesuar se behet fjale vetem per nje vjedhje 238 dollareshe te nje pasurie private.

    Juve as nuk jeni te cuditur apo zhgenjyer nga vete reagimet e Kostes per kete ngjarje (te kete qene kjo arsyeja qe PS e braktisi kaq kollaj ate–megjithese ne fakt PS reagoi nje dite pas perhapjes se lajmit ne Shqiperi)?

    Juve per me teper e paraqisni si fatkeqsi ate “cka i ndodhi Kostes”, a thua se ne dalje nga dyqani ai shkau ne nje lekure bananeje dhe they krahun, e ne renie e siper ca shqiptare e gjuajten me shkelma. Me fal, por sic tha Luftar Pajo tek ai skeci, po hajduti ka ndopak faj?

    Ne kete pike nuk prezumoj te bej gjykaten (kur them ‘hajduti’), por ama ai esht arrestuar per vjedhje. Le te flasim per cka dime: Kemi nje raport te policise amerikane qe thote se zoti Barjaba eshte arrestuar ne 27 dhjetor 2012 ne Palo Alto te Kalifornise–se bashku me gruan dhe vajzen–per vjedhje ne dyqanin Nordstrom, eshte proceduar penalisht, eshte cuar ne burg (San Mateo County’s Maguire Correctional Facility) dhe tashme ceshtja ndiqet gjyqesisht ne gjendje te lire, pas pageses se ‘sigurise’ (bail) qe beri Kosta. Keto fakte i konfirmon policia amerikane tek disa media amerikane, perfshi Zerin e Amerikes, ashtu sic konfirmon (policia nepermjet mediave) qe Kosta jo vetem u largua familjarisht nga vendngjarja kur u kap(en) me presh/cante ne dore, por dhe morri policine ne telefon per te thene se i kishte humbur gruaja dhe vajza.

    Nderkohe kemi zotin Barjaba qe, diten kur u be publik lajmi ne Shqiperi (afro 10 dite pasi kishte ndodhur ngjarja) e mohon katerciperisht ngjarjen e detajuar qe mediat amerikane dhe policia amerikane paraqiten, dhe shprehet se ai thjesht eshte ndaluar nga policia ne parking te dyqanit ngaqe ngiste makinen e djalit pa autorizim (ne fakt sic e di nuk duhet aspak autorizim ne SHBA per te ngare makinen), dhe se lajmi eshte komplet trillim!

    Dhe jo, s’jam aspak dakort me interpretimin tuaj se ne Amerike kjo ngjarje s’do publikohej pertej tabloid-eve. Jam i sigurt qe do ishte lajm tek te gjitha mediat kryesore, jo lajm i pare, por padyshim lajm, se ka shume elemente lajm-esore ti quajme qe asnje media nuk do ti rrezistonte pa e publikuar; nje person me goxha angazhime publike dhe politike qe arrestohet familjarisht per vjedhje ne nje dyqan. Perfshi ketu dhe elementet fantazmagorike te ngjarjes; hedhjen e cantes, largimin nga dyqani/parkingu nderkohe qe konfrontohet per vjedhjen, perpjekjes per te genjyer policine per humbjen e familjes dhe mohimit me pas katerciperisht te ngjarjes ne media pavaresisht prononcimit paraprak te policise dhe mediave per situaten, dhe pavaresisht faktit qe rekordet e arrestit jane rekorde publike ne Amerike, lehtesisht te aksesueshme nga kushdo.

    1. Shkruan:

      Juve po digjni ne turren e druve turmen e pamoralshme shqiptare pasi ata po flasen negativisht per nje akt vjedhje te nje personi publik.

      Nuk di si mund të digjet një turmë në turrën e druve. Turma zakonisht djeg, nuk digjet. Edhe këtë herë, ishte turma që e dogji viktimën, duke ia shkatërruar reputacionin, personalitetin, dinjitetin.

      Dhe kjo ndodh [edhe] ngaqë personi, kur i bashkohet një turme, e humbet personllëkun e vet (his personhood), duke u reduktuar në pasionin e vet dominues – që sipas rastit mund të jetë frika, urrejtja, zilia; sikurse mund të jetë edhe, në kontekste të tjera, adhurimi prej skllavi.

      Ndoshta një shprehje si “sa më larg turmës” duhej ta kisha vendosur, njëfarësoj, në faqen pritëse të këtij blogu.

      Sa për KB, edhe unë i kam lexuar ato raporte dhe njoftime, por dinamika e rindërtuar (edhe prej teje) e incidentit në Nordstrom nuk më bind.

      Shkruan:

      s’jam aspak dakort me interpretimin tuaj se ne Amerike kjo ngjarje s’do publikohej pertej tabloid-eve. Jam i sigurt qe do ishte lajm tek te gjitha mediat kryesore, jo lajm i pare, por padyshim lajm, se ka shume elemente lajm-esore ti quajme qe asnje media nuk do ti rrezistonte pa e publikuar; nje person me goxha angazhime publike dhe politike qe arrestohet familjarisht per vjedhje ne nje dyqan.

      Kjo mund të ndodhte me ndonjë figurë publike, por kurrsesi jo me një profesor universiteti, për të cilin shumë-shumë do të shkruante gazeta e campus-it. KB nuk është Strauss-Kahn-i, as pretendon të kandidojë për kryeministër të Shqipërisë këtë vit.

      Mbaj mend kur e kapën njëherë Winona Ryder-in në një dyqan, me presh në duar. Nuk iu vërsul kush kështu; përkundrazi, njerëzit u treguan zemërgjerë. Nuk asgjësohet njeriu kështu, o Xhib. Një njeri që vetëm një jetë ka, e që tani do t’i duhet të jetojë jo vetëm me turpin, por edhe me baltosjen publike, tepër publike, kundër atij dhe familjes.

      Dhe të mendosh se nga ç’podiume erdhi baltosja… mos më bëj të filloj; se Shqipëria s’ka pasur ndonjëherë, në gjithë 100 vjetët e veta jubilare, një klasë politike më hajdute se kjo e sotmja! Të cilën shqiptarët do të shkojnë ta votojnë sërish, si turmë, në zgjedhjet e tanishme.

      Për ta mbyllur këtë koment, mua reagimi koral kundër KB më duket shumë më i turpshëm se akti, gjithnjë i turpshëm, që mund të ketë bërë KB në Palo Alto. Tek e fundit, KB e pagoi shtrenjtë “krimin” e vet (e pagoi që pa ia vërtetuar njeri se e kish kryer). Po për këtë fushatë lapërdhare kundër një personi të pambrojtur dhe të braktisur prej gjithë të pushtetshmëve, kush do të paguajë ndonjëherë?

      1. 2xha, pa dashje mu revokua Clinton-i ‘varet nga perkufizimi i…’, desha te them, mbase se pari duhet te percaktojme cfare nenkuptojme secili me termat qe perdorem?

        Figure publike apo jo – KB eshte figure publike, jo vetem ne fushen akademike, por dhe (sidomos) ne PS ka qene kandidat per deputet dhe eshte (ishte para deri disa ditesh) perfaqsues i ceshtjeve sociale te PS-se, nje nga hartuesit e te fashmit program eluziv te PS-se. KB ka shkruar plot artikuj dhe ka bere plot fushate me pankartat dhe slloganet e PS-se, sic duket dhe tek videot per te cilat sollla link me lart. Nese KB s’eshte figure publike, kush eshte, Edison YPi?

        Winona Ryder, sado shume e famshme ne krahasim me KB, per nga roli ne shoqeri (ne shoqerite respektive) eshte nje nenshtetase dhe aktore, ashtu sic juve p.sh. jeni nje figure ‘private’ ne kuptimin qe edhe pse mjaft i shquar ne fushen e gjuhesise, juve shikoni ‘punen tuaj’ te themi, nuk perfaqsoni nje parti apo universitet apo akademi etj. Por meqe e permende, Ryder-it ju shkaterrua karriera nga ai skandal; ishte nje yll ne ngritje, aktore mjaft e talentuar, dhe shkoi per lesh (kur thote populli) pas skandalit, vetem ne filma te kategorise B, dhe ato tek-tuk.

        Me ‘juve po digjni turmen’ nenkuptova (mendova se qe e qarte) qe juve po gjykoni masen pse ata shprehen negativisht per nje akt vjedhje, dhe pra paradoksi i argumentit tuaj. Me fal, si ta quajme kete, ka prapanice ku te ulet ky argument? Aq me teper ne nje vend te korruptuar si Shqiperia, mos duhet te heshtem kur figurat publike arrestohen per vjedhje?

        Dhe, pavaresisht nese ngjarjet te binden ty apo mua apo jo, ne nuk kemi monopolin e fakteve individuale, as nuk kemi pse te dyshojme per ndonje konspiracion te policise/shtetit te Amerikes ndaj Barjabes. Por gjithsesi, ti nuk se po thua te presim gjyqin, ti po thua pse folem keq per KB per kaq sa dime. Me fal, cfare prisnit, komplimente, heshtjeav, lavde per KB? Ne ‘turmes’ na ka ardhur ne maje te hundes me Ilir Meta e Ylli Pango e Kosta Barjaba (tashme, me cduken bathet), nuk kemi te drejte as te themi qe vjedhja eshte negative, apo ky epitet rezervohet vetem per ata qe vjedhen por s’jane njerez te shquar me kontribute te vecanta, me rroga sociologesh ne Shqiperi dhe me kalamaj ne universitetet me te shtrenjta te SHBA dhe me pushime familjare ne Amerike dhe me shoping dhe vjedhje ne Nordstrom? Dhe jo s’po e akuzoj qe i ka bere ato para me korrupsion, por ama kam boll dyshime dhe fort e pamundur me duket ti kete bere me rroge sociologu. Mundet te flitej dhe per keto gjera ne media, apo jo? Apo cqt se kjo eshte normale ne Shqiperi, ka plot te tjere qe harxhojne dhe bejne me shume para dhe s’ja vlen te flasem per KB?

        Reagimi ndaj ngjarjes se KB nuk qe hic koral…une qellova online tek Peshku pak mbasi u publikua artikulli dhe e ndoqa, dhe morra pjese aty…ishin reagime spontane dhe individuale, nuk di per faqet e tjera. Partite (reagimet e orkestruara dhe organizuara) reaguan nje dite me vone. Sa i perket mediave shqiptare, ato ne fakt ishin me te rezervuara ne gjykim, edhe pse mediat amerikane e kishin thene te bardhen mbi te zeze, mbase ngaqe ju dukej cudi. Te nesermen pastaj pati reagime me te detajuara. Sa i perket opinionit ne media, me ca pashe kishte me shume opinione pro KB me argumenta te shpartalluara tip “Po pse o ne KB do shajme per pak pak vjedhje?”

  10. Shkruan Vehbiu:
    A. “Kosta Barjaba është një studiues i mirënjohur, një veprimtar i shoqërisë civile, një baba dhe bashkëshort. Çfarë i ndodhi në Palo Alto, do ta konsideroja – hë për hë – si fatkeqësi […]
    B. “Barjaba kushedi vodhi në një dyqan në ShBA – edhe pse unë vetë nuk e besoj që ai të ketë vjedhur; por le ta marrim, megjithatë, të mirëqenë aktin për të cilin akuzohet” […]

    1. Ne listën e atributeve Vehbiu ka harruar një nga me kryesoret: qenien kryetar te një grupi pune ne PS, por dhe faktin se është diku mbi 50 vjet. Nga ana tjetër, pranon se buallicat e PD mezi ç’pritën rastin për të gjëmuar dhunshëm. A nuk ju duket Ardian se shumë prej gjykimeve skajore rreth rastit vinin pikërisht nga një kontekst i tillë? Ndryshe, në kushtet ku zhvillohet përballja politike ne Shqipëri, edhe ky gjest i Barjabes mungonte.
    2. Meqenëse Vehbiu e ka me pranë Barjabën, le ta leme ta pyesë edhe një here, për gjithë sa ka ndodhur. Ndërkaq, mbetemi në të njëjtin nivel informimi dhe “po e marrim, megjithatë, të mirëqenë aktin për të cilin akuzohet”, pra Barjaba ka vjedhur diçka, për të cilën policia amerikane e ka ndaluar. Nëse mendoni se një akademiku 50 vjeçar (atribute që Vehbiu i harron ne listën e tij) te përfshirë ne politike (theksoj: jo si një militant i thjeshte), i lejohen gjera te tilla, dhe, përmbi te gjitha, ne kontekste ku po jetojnë shqiptarët – atëherë me bindje them se unë nuk i përkas grupin te cilin etiketon Vehbiu. Keqardhja ime shkon për këtë të fundit.

  11. Hajdute, hajdute, gomere e te papare. Mendoni per nje cast qe kur vjedh nje profesor dhe zedhenes I PS se c’fare Kane bere dhe do te bejne shqiptaret e tjere. Vodhen veteveten per 50 vjet, ta ha mendja qe do vjedhin edhe per 20 apo 30 vjet te tjera. Kjo eshte tragjikomedia jone. Vodhen ndihmat me ilace per te hapur farmaci private. Korrupsioni ne kulm, Kane shitur vendin dhe te gjithe therrasin linconi hajdutin e cantes. Pika medias,pika oposites. Une e kuptoj fare mire ndjenjen fisnike te autorit,por t’ja kerkosh kete fisnikeri nga mediave te korruptuara ne nje shtet hajdut dhe shoqerie ku hajdutlleku eshte arritje e sekses per mua eshte Utopi. S’ ka njerzillek edhe hajduti per hajdutin!

  12. Eshte shume normale qe PD-se apo Qeverise kur i erdhi ne shteg kjo hajni e shokut Barjaba,te beje namin dhe te tregoje virgjerine e saj.Ti me shume se me keta duhet te ishe marre me PARTINE qe ne momentin e pare beri se gjoja ” e boni lanet” kontyribuesin e saj vullnetar dhe shoqen e tij e perjashtoi nga KOMITETI i saj QENDROR.Se edhe ti je nje fare akademiku.Me thuaj a ndodh kudo tjeter qe nje person ekuivalent i shokut Barjaba te beje keshtu siq beri ky.Nese me gjen ,terhiqem nga te gjitha dhe kerkoj ndjese.Po pres.( A mos te fyeva qe te thirra me titullin qe ke ?!)

    1. [Emrin tim zëre në gojë pasi të jemi prezantuar, zotëri.]

  13. Vertet e eger eshte shoqeria Shqiptare per te damkosur ne menyre fatale emrin e dikujt, por po kaq e eger eshte dhe cmenduria e individit Shqiptar per ti nxjerre bojen vehtes dhe kombit te tij ne bote. Gazeta Amerikane e Palo Alto-s theksonte qarte ne ngjarjen e asaj dite; “Albanian family”.

  14. Prisja nga xha xhai nje perqasje tjeter, jo mbrojtjen e kastes ku ben pjese.

    Te rreshtosh tituj e kontribute nuk perben mbrojtje, por fuqizon akuzen.

    Normalisht, nga njerez si xha xhai, pritet ndonje diskutim i tipit fatalist, kur edhe nje person me tituj e kontribute akuzohet per vjedhje ordinere, atehere ne si shoqeri nuk paskemi me shpresa, sepse na kane tradhetuar edhe njerezit e ketille, nga te cilet presim shembuj integriteti.

    Sinqerisht, qe une te kujdesem per mbrojtjen e integritetit moral te nje hajduti ordiner, me duket kerkese shume e çuditshme.

    Per me teper kur hajduti ne fjale, thone se po harxhon nja 2-300 mije dollare per arsimimin universitar te vajzes, leke qe nje mesues i thjeshte i merr si rroge ne 1 mije muaj ose 80 vjet pune, ndersa nje pedagogu universitar s’i del nje jete ne kateder.

    Per mua ai eshte kokrra e hajdutit, nuk eshte as nga ata qe ka per te lene shenje ne historine e dijes shqiptare, prandaj nuk shoh ndonje arsye per ta mbajtur me hater.

    Persa i perket PD-se, gjeti shesh, beri peshesh, ajo qe pritet nga çdo parti politike e afte te nxjerre kapital politik. Detyra e partive eshte te nxjerrin dhjame edhe nga pleshti, PD-ja kete e ben mire.

  15. Shoh me keqardhje se shkrimi i Xhaxhait nuk është kuptuar fare. Të paktën nga pikëpamja ime, shkrimi flet për njeriun që qëndron pas emrit KB, i cili fare mirë mund të kishte iniciale të tjera. E pra, ndaj këtij njeriu (pra jo ndaj emrit çfarëdo) u hodhën tonelata pështymë kolektive.

    Turma si gjithnjë nuk është as e hollë, as e mençur. Siç të ngre lart, me adhurime madhështore, ashtu të vërvit në humnerë, me linçime publike. I takon njeriut të vërtetë t’ia ruajë dinjitetin tjetrit, me “t” të vogël ose të madhe qoftë.

    Asnjë shenjë avokatie nuk dalloj në shkrimin e mësipërm. Përkundrazi, shoh një akuzë të fortë, me të cilën bashkohem, kundër reagimit çnjerëzor ndaj një njeriu, pavarësisht se juridikisht është ende i pafajshëm, pavarësisht se politikisht është i angazhuar. E pavarësisht nga emri që mban. Shoh edhe një akuzë po aq të principtë kundër vjedhjes si akt i dënueshëm.

    Por në Shqipëri mbizotëron kultura e nëpërkëmbjes së personit, të njeriut. Në kësi rastesh, pas dhënies së lajmit, do të kisha parapëlqyer heshjen, si vlerë respektuese e reflektuese njëkohësisht. Kështu do të kishim pasur mundësi të mendonim për veten tonë e për mëkatet tona. Para se të hidhnim gurë sa andej këtej…

    1. Shoqeria ka per detyre te reagoje nga hajdutit, ne çastin qe robi vjedh e kapet me presh ne dore, ka hequr dore nga te drejtat morale, me pak fjale shoqeria ka te drejte ta perbuze, ta baltose, ta stigmatizoje.

      Shoqeria tregohet e bute, me ate hajdut qe vjedh se po i vdesin kalamajt per buke.

      Perndryshe nje vjedhje e pakuptimte, keshtu per sport, eshte ajo qe duhet te marre denimin maksimal nga pikepamja morale, sidomos kur hajduti ka ca karakteristika, si rasti ne fjale.

      Duket e qarte, qe shoqeria eshte e prirur te reagoje fort per ngjarjet ku hajduti i lidhur me politiken, kapet me presh ne dore, si Meta apo Barjaba, madje edhe Pango mund te hyje tek kategoria e preshit ne dore.

      Mbase ashtu nxjerr edhe dufin ndaj vete kastes politike.

      1. Një gjë është sjellja në vëmendjen e publikut e një akti të raportuar nga policia (por të pa filtruar nga gjykata, dhe këtu i referohem gjykatës serioze, e jo ndonjë të ngjashmeje alla shqiptarçe), e që përbën interes publik, për sa kohë subjekti në fjalë ka edhe një status të veçantë publik e politik. Një gjë tjetër është linçimi i personazhit në fjalë. E sidomos kur kjo është ndërmarrje e politikës në pushtet e cila ka humbur çdo kredibilitet në këtë drejtim. Nuk do ta likujdoja aq kollaj linçimin e organizuar të PD-së, me faktin se “kjo pritet nga partitë politike”. Jo në fakt, për partitë politike ka të tjera pritshmëri, pavarësisht se sidomos në anët tona, e kemi humbur fillin me pritshmëritë prej tyre. Ashtu siç kemi humbur fillin me përgjegjësitë sipas roleve të këtyre partive. Ashtu siç kemi humbur fillin, memorien kolektive, ndjeshmërinë e masën e reagimit.

        Vjedhin politikanë të lartë që kanë në dorë sistemin e vendimmarrjen, e kjo kalon me një: kshtu bëjnë ata. Reagimi është ai i të mpirit e të familjarizuarit me të keqen. E bëjnë rrugë, e nuk i shkulen pushtetit, por kjo sërish kalon me: pse ç’prisnim ne prej tyre? Vjedh (megjithëse mbetet ende për tu vërtetuar) një personazh jo në pushtet, dhe me lidhje anësore me të, dhe ky shërbehet si kockë që i hidhet qenit, si “lajmin e përditshëm jepna o qeveri!”.

        Ka një histeri, dalje nga kontrolli, e turbullirë në gjithë këtë reagim. Një humbje të logjikës e të proporcionit në reagim. Humbje të objektit, të qëllimit të lajmit. Përballë bombardimit kolektiv me këtë lajm, që mbushi mediat, kafenetë, e shtëpitë shqiptare (diskutimet online janë vetëm maja e ajsbergut) për fundvit e fillim vit, nuk mund të mos përpiqesh të ndalesh, e të kuptosh nëse vërtet po informojnë publikun, po e ndërsejnë, apo po marrin përsipër të lustrojnë moralin kolektiv shqiptar pikërisht ata që kontribuan në shkatërrimin e tij?

        Arsye pse mendoj se reagimet, si ai i këtij shkrimi, që përpiqen të sjellin ekuilibër, e të hapin ura për reflektimin mbi çështjen, nuk mund veçse të mirëpriten. Meqënëse për lustrimin moral e linçimin pa kushte ka kush shqetësohet, mundësisht i mirëorganizuar në shtet.

        1. Cilat jane pritshmerite e tjera ?
          Do flasim per pritshmeri ideale apo reale ?

          Nje gje e tille do shfrytezohej nga çdo parti ne bote, republikanet ne Amerike kane 4 vjet qe mbajne gjalle skandalin e sajuar te shtetesise se Obames.

          Mua ky reagim i tille, si e beri Pishaku tek nje teme tjeter, idealisht duhet te jete keshtu, e dime qe s’eshte po ne duhet te synojme idealen, me duket se ka prirjen per ta kthyer partine politike ne ndonje institucion moral te shoqerise.

          Po edhe PS-ja e luajti mire pjesen e vet, duke i larguar menjehere, nje nga te paktat here qe e ka luajtur mire, duke limituar demet.
          Do fatkeqesi ne prag fushatash elektorale, ja kjo qe pesoi PS-ja eshte fatkeqesi e kulluar.

          I vetmi qe s’e luajti mire ishte Kosta, duke mashtruar menjehere, me pune patentash, kur akuza zyrtare ishte e qarte ne internet.
          Na mori te gjitheve per syleshe, mire qe vodhi po i futi edhe nje derr mashtrimi nga pas.

          Duhet te kish dale e te kerkonte falje, fillimisht PS-se pastaj publikut shqiptar, te pakten do kish prekur ca tela, meqe ishte çante grash do thuhej hajt mo se nje lajthitje çasti, mbase vajza me papjekurine e moshes, e mori me qafe kot te shkretin.

          Persa i perket çeshtjes se vjedhjeve se qeveritareve, te kujtoj se s’eshte thare ende gjaku i te ekzekutuarve te 21 Janarit, ku gjithçka nisi nga kapja me presh ne dore e Metes nga bashkehajduti Prifti.

          Prandaj eshte e pandershme te thuhet se s’reagohet ndaj vjedhjeve, reagohet madje dhunshem ndaj vjedhjeve me presh ne dore.

          Mund te thuhet pse reagohet vetem per kesi rastesh, kur te gjithe e dine se s’ka ngel kush pa vjedhe, ketu jam dakort, po nje analize te kesaj dukurie s’e kam pare ende gjekundi.

          1. Shkruan:

            Po edhe PS-ja e luajti mire pjesen e vet, duke i larguar menjehere, nje nga te paktat here qe e ka luajtur mire, duke limituar demet.

            Në fakt, PS-ja reagoi në mënyrë sipërfaqësore dhe të padenjë.

            Të gjitha këto dënime të nxituara, të shpejtuara, hipokrite, të një njeriu që nuk mbrohet dot më, bien erë plenumesh të KQ; dhe tani më tregojnë se nuk ka qenë vetëm frika nga diktatura që e pat helmuar klimën sociale shqiptare nën totalitarizëm.

            Ngjarje si kjo e KB-së janë teste të fibrës sonë sociale – sa dinjitet kemi, sa fisnikëri, sa liri, cilat janë përparësitë, sa e duam dhe e respektojmë tjetrin, sa jetojmë me tjetrin.

            Për një kritikë të arsyetuar të reagimit burracak të PS-së, do të rekomandoja një artikull të Besnik Mustafajt sot në “Panorama”.

            1. Nuk gjeta ndonje argument pse PS-ja beri gabim tek ai artikull, perveç nje referimi te turbullt se duhet te jete parimore qe te fitoje dhe se partia politike quhet edhe familje (kjo e dyta eshte futja kot).

              Ne peshoren e votave, Barjaba eshte i demshem, kush behet pre e talljes dhe stigmatizimit nga elektorati i vet, ne rastin me te mire eshte peshe e vdekur, ne me te keqin operon si gangrene.

              Ngjarje si kjo e Barabes, tregon qe shoqeria shqiptare di te reagoje moralisht, kjo eshte gje pozitive.
              Natyrisht, deri tani s’kemi permendur demin qe i vjen imazhit shqiptar neper bote, ku sa japim konfirmimin per komb hajdutesh

              Forma mentis, pritshmerite varen nga karakteristikat per te cilat nje parti njihet publikisht, jo nga ligji rreth partive.

              Qe PD-ja do i thoshte Kostes xhepist dhe PS-se parti xhepistash, ishte mese e pritshme, per te mos thene qe do te ishte e habitshme e kunderta.

              PS-ja i ka hipur kalit moral kunder vjedhjes e korrupsionit, keshtu qe eshte ajo vete qe duhet te sillet si puritane qe te jete e besueshme.
              Perndryshe t’i zbrese atij kali e te merret me akuza te tjera.

            2. Vetëm në pamje të parë ligjet u interesojnë vetëm juristëve. Gjithsesi.

            3. Lere Mustafajn se ai ka hallin e tij. Pse u “dorehoq” nga detyra e ministrit te jashtem? Se ishte lodhur nga politika sic tha atehere? Jo, se me politike ai po merret cdo dite. Nga detyra dhe politika ne PD iku se mund te plaste edhe per te ndonje skandal si i Pangos dhe Berisha s’kishte nge ta shkarkonte per 2 minuta, i kerkoi ne advance te largohej urte e buite nga qeveria.

          2. Mund të zgjedhësh t’i japësh kuptimin që do pritshmërisë për partitë politike. P.sh., që të ndërsesh turmën, të vjedhësh e të transmetosh modelin e krimit të organizuar, të jetë standardi, normale, pra e pritshme. Në fakt kjo për mua është pritshmëri e deformuar.

            Referenca ime ka të bëjë përndryshe, siç dhe mund ta imagjinosh me atë që p.sh., ligjet kërkojnë dhe u lejojnë partive politike. Një shembull, jo ezaurues, është neni 2 i ligjit për partitë politike sipas të cilit:

            “Partitë politike marrin pjesë në formimin e vullnetit politik të popullit në të gjitha fushat e jetës publike dhe kryesisht nëpërmjet:
            a) ndikimit në krijimin e opinionit publik dhe të edukatës politike;
            b) nxitjes së pjesëmarrjes aktive të shtetasve në jetën politike dhe evidencimin e aftësimit të shtetasve për të marrë përsipër përgjegjësi publike;
            c) pjesëmarrjes në zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore.”

            Natyrisht ka më shumë për to, kur u kërkohet të operojnë me metoda demokratike, mbështetja në ligj e sa e sa parime, që kemi diskutuar edhe këtu në blog. Për mua, edhe mënyra se si trajtohet një lajm i tillë, sidomos nga ajo pjesë e shoqërisë që përveçse qeveris, presupozohet të edukojë duke i ofruar modele referimi pjesës më pak të përgatitur të saj, ka rëndësi specifike.

            Në shembujt që sjellim nga shoqëritë e tjera, kryesisht perëndimore, them se duhet të mbajmë parasysh mungesat e shumta në perceptim nga të cilat vuan shoqëria shqiptare, dhe diferencën në nivelin kulturor krahasuar me to. Përbaltja masive, e yshtur nga lart, nuk është standard aq i përhapur në perëndim. Dhe të mos harrojmë se çfarë përfaqëson Obama dhe çfarë Barjaba në rastet respektive.

            Nëse partia politike nuk është institucion moral, po aq nuk është institucion përbaltjeje apo inkuizicioni. Dhe në fakt ajo që nënvizova, e që më duket se edhe shkrimi mëton të përcjellë, është sensi i ekuilibrit në mënyrën e reagimit.
            PS u distancua, PD këtë nuk e ka bërë kurrë me të akuzuarit e vazhdueshëm që mban në pushtet. Edhe një Ylli Pango që u duk se do sillte ndonjë përjashtim nga rregulli, vetëm sa vendosi standardin e shpërblimit e të përtëritjes pa i hyrë gjemb në këmbë, në kohë rekord. Standard që u rimor pa humbur kohë nga gardistë e familjarë të pushtetarëve, për çdo reagim e akuzë të arsyeshme të ngritur ndaj tyre sidomos nga 2008 e këtej.

            Për çështjen Meta – Prifti, e të tjera të llojit, më ke në të njëjtën linjë, por do shtoja se nuk mund të njësohet pozicioni i ish-zëvendëskryeministri, dhe ministrit të punëve të jashtme të asaj kohe, sot më i shëndetshëm e i fortë politikisht se kurrë, me atë të Barjabës. Dhe as pasojat për secilin, në përpjestim me pozicionet e atë që kanë në dorë, ashtu si dhe sistemi i drejtësisë të cilit i janë nënshtruar respektivisht.

  16. Sigurisht qe e kuptojne shkrimin e Xha Xhait, por denimi ose falja e Barajbait ka arsyen e me poshtme, pervec atyre qe citova ne post in e meparshem:
    1. Heshtje pyrite ose edhe falje ne qofte se e ka bere ate gabim, basohet ne besimin e drejtesise se ligjit, keshtu qe ai nuk eshte fajtor, deri Sa gjyqi ta vendose. Se dyti, gjithkush gabon, dhe per pasoje ka te drejte per nje “second chance” ose ta laje gabimin e vet. Ata qe e akuzojne s’jane aspak me te mire se ai, bile Jane hajdute me cizme!
    2. Kryqezim lincimi i Barabajt, ndikohet nga faktoret e fuqishem si:
    a. Bajraba, nuk eshte c’dokushi, por profesor, keshilltar, dhezenes I opozite, pra nuk eshte nje individ I thjeshte, por person publik, si I tille behet perfaqesues I nje grupi njerezish dhe model ose shembull.
    b. situate politike be Shqiperi perpara zgjedhjeve, do te sjelle flijime individesh, sic behet kudo be bote.
    c. Mediat shqiptare si dhe shoqeria s’ Kane akoma nje kulture demokratike per te falur vjedhjen, ka shume qe guanine e prape nuk vjedhin, dhe kur hakmarrja fisnike ose e grupit eshte tradite shekullore.
    d. Shqiperia nuk eshte me e mire se vendet e tjera, si Amerika, kur desh Futen Klintonin nje burg se genjeu, kur nje guvernator dha dorheqjen se po tregon te te mbathurat nje zonjushe ne internet, etj

    Personalizht zhurma e madhe edhe pse e pa drejte do te ndergjegjes one njerzit dhe politika te, qe te kene nje figure te paster politike. Falet ose kryqezohet ska rendesi, turma e si qe po te Karen duke vjedhur ke mbaruar, keshtu qe te gjithe fitojne

  17. Të lirë në miell i thonë një shprehjeje dhe të shtrenjtë në krunde. Shkrimi i Xha Xhait, nuk më duket se është për Kosta Barjabën, që edhe unë njësoj mendoj se çfarë i ka ndodhur atij, është tërësisht aksidentale.

    Shkrimi duket se bën fjalë për atë gjë që nuk thotë. Bën fjalë për reagimin e munguar për supervjedhjet që kanë ndodhur shumë herë me bekimin dhe herë të tjera me tolerimin e pushtetit të tanishëm. Bën fjalë për mungesën e frymës proaktive, parimore dhe etike që do e nxirrte kulturën shqiptare jashtë kllapisë të ligjit të më të fortit. Bën fjalë për heshtjen e njerëzve të ndërgjegjshëm dhe me frymë civile që rëndom mungon.

    1. Ne fakt reagimin shoqeror (nese mund te quaj reagimet me nickname) une e shoh si ngazellim i pritshmerise se gjate per ndeshkimin e vjedhjeve te vazhdueshme e te perfolura per persona publike.

      Edhe ne raste te tjera, te publikuara ne media e te pandeshkuara nga ashtuquajtura drejtesi , i njejti fluks e me te njejtin intesitet fjalori eshte dacibaoruar.

      Kembengul, njerezit presin me padurim ndeshkim.

  18. Pishak, arsyetimi yt me habit akoma me shume se ai i 2xha. Pas KB, nje njeriu publik e politik te arrestuar per vjedhje (nuk dime nese nese ne gjyq do akuzohet vetem per vjedhje apo dhe per mashtrim te policise, apo gje tjeter) qendron njeriu, individi – thote Pishaku.

    Edhe pas Rames, Berishes, Enverit, atij qe vrau kalamajte ne shkollen e Amerikes, nje perdhunuesi, Hitlerit, e kujdto, qendron njeriu, me jeten e vet personale e familjare dhe me problemet, sfidat dhe demonet e vet. Ku e ndajme denimin e akteve te paligjshme (dhe gjeresisht te para nga publiku si te denueshme) ne gjera qe duhen pare negativisht apo jo nga publiku sipas rastit? PS/Rama p.sh. e ndan tek shuma e dollareve/eurove, persa vjedhja ishte per ta vetem 238 dollare dhe s’ja vlen. Po kuti juaj personal cili eshte?

    Nuk di si ta kategorizoj kete fare logjike/argumenti dhe apelin qe ai dashje pa dashje ben tek njerzit/publiku.

    Mbase do ishit me te kuptuar, dhe me pak te keqkuptuar pra (ti dhe 2xha ne kete rast) nese s’i beni kordele argumentat.

    P.sh., nje argument eshte, duhet apo s’duhet te ishte prononcuar media/politika/publiku per KB pa nje vendim gjyqi per arrestimin e tij per vjedhje? Tjeter eshte argumenti i ‘mases e reagimit’, dicka qe indirekt e permendin te gjithe ata qe po bejne nje fare kunder-reagimi ndaj reagimeve per KB, pra sa shume apo pak duhet te kishin folur njerzit per kete gje.

    Kurse argumenti juaj “perpos aktit qendron individi ndaj kini meshire” me duket jo vetem krejt i pavend per kete rast dhe specifikat e tij, por krejt i demshem, sidomos ne kontekstin shqiptar te korrupsionit galopant, multi-eksperteve qe mbarojne per sociologji dhe bejne programe partish edhe per taksat dhe ekonomine, dhe aparatcikeve me shpenzime/te ardhura qindra fish te rroges se tyre.

    _______

    Ngelet gjithsesi enigme ana e PR-it (mardhenieve publike) te kesaj ngjarje. KB kishte pergjegjsi te njoftonte PS-ne menjehere pas ngjarjes dhe te koordinonte nje reagim publik me te, nje reagim qe minimizonte demin individual por dhe te partise. Nga reagimi fillestar i PS-se, afro 10 dite pas ngjarjes, duket se pak gjasa ka qe kjo te kishte ndodhur, ndryshe, kur ke parasysh shkrime si ky (http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/09/16/perkulja-e-klinton-dhe-teza-veliaj/) Ku Barjaba i fryn publikisht kumbajase alla-enversite “Te behemi grusht rreth udheqehesit te partise ne PS”,eshte veshtire ta shikosh se si Edi Rama do e mohonte Kosten me kaq lehtesi. Ose mbase KB i ka kontaktuar ata dhe reagimi i PS/Rama atehere la shume per te deshiruar pavaresisht asaj.

    Sa per ata qe thone se KB nuk ishte dhe aq i rendesishem dhe i angazhuar me PS-ne, mjafton p.sh. ti hedhesh nje sy shkrimeve te tij tek gazeta “Shqip” gjate muajve te fundit (http://gazeta-shqip.com/lajme/author/kosta-barjaba/) dhe duket qarte jo vetem angazhimi dhe perkushtimi i tij per fushaten elektorate te PS-se per 2013-en (indirekt dhe synimi per nje post te rendesishem ne nje qeveri PS-iste) por dhe pergjegjsia e madhe qe PS i pati ngarguar KB.

    1. Unë i përmbahem parimit se flitet për mëkatin jo për mëkatarin. Ne gjykojmë mëkatin (fajin), në nivel individual e kolektiv, mëkatarin e dënon gjykata, e cila e quan fajtor, keqbërës, kriminel, person që ka kryer vepër penale, etj. Përderisa faji ende nuk është vërtetuar, nuk mund të kryqëzohet publikisht, pavarësisht se lajmi mund të jepet duke iu referuar akuzës dhe versionit mbrojtës.

      Me fjalë të tjera, do të kisha preferuar që pas lajmit të kishim folur më shumë për vjedhjen si akt të dënueshëm, si fenomen i shoqërisë shqiptare, përtej inicialeve KB, e jo të ndërtonim shpejt e shpejt trekëmbësha në sheshin mediatik, ku praktikisht u var njeriu, jo KB që u përfol e as faji ose mëkati.

      Sa për mendimet politike të KB nuk më interesojnë fare në këtë mesele. Mendimet e tij politike duhen kundërshtuar me argumente politike. Përkundrazi përdorimi i emrit të tij, nga të dyja palët, m’u duk i ekzagjeruar, edhe pse nga pikëpamja e cinizmit ngushtësisht politik krejt i kuptueshëm.

      E këtu hyn parimi tjetër, sipas të cilit duhet të jesh i pastër vetë për të kritikuar të tjerët. Prandaj fillimisht duhet parë vetja në pasqyrë, pastaj duhet akuzuar tjetri. Unë jam ende përballë pasqyrës…, por aktin e vjedhjes e dënoj pa asnjë kompromis.

      1. Per cfare lincimesh publike e keni fjalen, se me duket se ky koncept u fry pak si shume dhe po luftohet me mullinjte me ere. Kush e lincoi publikisht KB, a nuk ka me shume artikuj ne media qe e shfajesojne/justifikojne ate sesa te kunderten?

        Mekati nuk egziton pa mekatarin. Nuk di se si mund ti ndajme keto, te mos gudulisim mekatarin por te godisim mekatin, as nuk e di se pse duhet ta bejme kete ne kete rast, dhe kujt i sherben kjo, shoqerise apo mekatarit?

        Plus, e kam te veshtire ta marr seriozisht kete qasje, sepse i bie te besoj qe per cdo figure te larte publike/politike qe do gjendej ne te njejtin skandal juve do na benit apel qe te mos cenojme mekatarin teksa merremi me mekatin e tij, p.sh. Ilir Meta ne rastin e videos. Dhe meqe gjyqi kete e qiti te pafajshem, i bie qe dhe te kerkonim falje per komentet tona ndaj tij.

        Si dhe, nuk behet fjale per mendime politike te KB (e kam te veshtire ta pranoj qe juve akoma vertet keshtu ju duket ai, si nje amator vullnetar me PS qe thjesht shprehte mendimet e veta, perpos te pakten disa links qe une solla ketu te cilat tregojne se KB ishte nje funksionar i PS me nje detyre te rendesishme ne fushaten elektorale te saj, ishte bashkehartues i programit te saj sic shprehet dhe vete ne disda artikuj, dhe me gjasa nje minister i ardhshem ne rast se PS fitonte) por per veprimet e tij, para dhe pas kesaj ngjarje, dhe sidomos menyren si ai e menaxhoi kete ngjarje ne media.

        Dhe jo, veten ne pasqyre une s’kam pse ta shikoj hic dhe ta veten ne nje peshore me KB sa kohe qe s’jam nje person publik qe perfaqsoj nje parti a program a universitet a akademi shkencash, apo te gjitha bashke ne rastin e KB. Si dhe pasqyra para vetes time, edhe sikur ta ve, nuk ja ul aspak rendesine ngjarjes se KB.

        Te them sinqerisht, se paku me duken akrobacira shume elastike keto arsyetimet tuaja, por fundja, secili ka mendimin e vet.

        1. Xhibi.

          Eshte nje pervasivitet kultural ky, ku pergjegjesite, detyrimet, te drejtat tashme mbeshteten me nje lloj relativizmi moral, tipik te kohes.

          Kufiri i fundit i kesaj fryme psh,eshte perpjekja qe po behet per te bere riperkufizimin e gjinive. Kane krijuar nje te trete. Ashtu, nga hici: m/f/t ( tjeter ose transgender)

          Finche la barca va… tha.

          Ulpiani ishte nje jurist romak, dhe quhet babai i te drejtave te njeriut.
          Vepra e tij perputhet me te tatpjeten e perandorise se Romes.

          Kur kohet jane te atilla qe cdo gje do rregulluar me ligje, perfshi ketu edhe moralin, gjuhen, mendimin, meglio di guardare dintorno per i salvagenti.

          Nje thi(n)k tank ketu ne Kanada, propozonte hapur ne shtyp dje se rruga me e mire per te rritur te ardhurat fiskale eshte promovimi dhe nxitja e njerezve per te denoncuar njeri-tjetrin.

          Mjere ata qe lindin sot.

  19. e di qe nuk eshte vendi ketu te pergojojme njerezit… porse pikesepari kur dikush zgjedh skenen, duhet te prese edhe domatet apo vezet, nuk mund te zgjedhe vetem duartrokitje… ky eshte mallkimi dhe bekimi i te qenurit figure publike… perndryshe dikush te zgjedhe nje jete nen hije dhe te lutet te mos e zene diku e ta bejne qepaze

    u permenden disa karakteristika e cilesi pozitive, lexo edhe Besnik Mustafaraj qe serish bie pre e permendjes se njohjeve personale (si ndihet valle djali i KB-se? shqetesohet)… u permenden edhe sharje poshteruese … u perdor edhe si instrument per te fituar kapital politik nga te njejtet surreter te akuzuar per me shume se kaq … u distancua dhe “tradhetua” nga partia dhe akademia…

    Xhaxhai ka te drejte kur therret se dinjiteti i njeriut eshte i shenjte… por interesi popullor ca me i rendesishem (ne perballje me termin teologjik “i shenjte” interesi publik eshte “utilitar”, andaj edhe kjo hierarki vlerash).

    verejme perdite nje coroditje vlerash morale, korrupsion, kasaphane etj… tregojme me gishta e nuk po na dalin as duart, gojet e fjalet … e pas gjithe teatrove per denime ne gjyqet e dordoleceve te Gerdecit, 21 janarit, Metes e Co., del nje person qe ndoshta, edhe sado pak, gjasat jane te denohet per nje shkelje ligjore … o Zot paske qene i drejte, edhe pse jashte ketij vendi – thone njerezia! – o burra shfryhen populli se e dine se Vellai i Madh (nga ty e presim shpetimin!) do te rrokullise nje koke qe ATJE siper… pak rendesi ka se c’koke, e kuqe a blu, e per c’faj, te madh a te vogel… te rrokulliset ta shohim, pa te ndalet ku te munde… njerezia eshte mprehur per te rrapi …

    nga ana tjeter duhet menduar ne menyre pragmatike: e ku tjeter mund te vertetohet kjo anomi vlerash e percudnim nese pikerisht ne kesi rastesh te nje individi? ku mund te vertetohet mediokriteti, vulgariteti i akademikeve tane nese jo prej veprimeve te tyre te poshtera? kuptohet qe se pari duhej permendur akademiku i madh ish-ministri i financave Anastas Angjeli .. e akademia eshte kryekeput tufa e farisenjeve qe turren te gurezojne mekataren, me te cilen ngroheshin (ujdisnin) gjer dje…

  20. Sipas A, Ndrecës, “Ata që mundohen me e justifikue gjestin e Barjabës tregojnë se në rrethana të ngjashme me ato të fatkeqit në fjalë kanë veprue ose do të kishin veprue si ai, tue pasë parasysh vetëm faktin që mos me u zbulue prej policisë. Ky asht morali i njerzve të rritun nën trysninë e komunizmit: mungesa totale e respektit për pronën e tjetrit dhe për pasuninë e përbashkët shtetnore.”
    http://www.mapo.al/2013/01/12/kleptomanet-dhe-nevoja-e-nji-revolucioni-moral/

    Natyrisht që ky është përgjithësim krejt i pafat i autorit, që përndryshe sjell shpesh idera interesante në shtypin shqiptar.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin