INATI NA MBAN GJALLË

Pati ndonjë që u irritua nga përmendja e Kusturicës në  një shkrim timin të mëparshëm; gjithnjë do të ndesh në bashkatdhetarë që i irriton Kusturica, për arsye që s’kanë të bëjnë me filmat e tij, por me personin e tij publik.

Çështja më duket aktuale: a do të vazhdojmë ta vlerësojmë artin sipas biografisë së autorëve, siç bënim nën totalitarizëm?

Aq më tepër që orvatja për bojkot, ose më mirë, për të përçmuar të gjithë ata që shprehin simpatinë e tyre ndaj një autori “me cen” si Kusturica, po u shërben cave si pretekst për të tundur flamurin kombëtarist.

Më parë e kam ndeshur, me të njëjtat terma, të njëjtin lloj kritike për Andriçin e më tej për Solzhenjicinin; i pari për një promemorie antishqiptare, që pat shkruar në vitet 1930; i dyti, pse iu kundërvu ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Kusturicës nuk e kam shumë të qartë se çfarë i qortohet, veç dëshirës së tij kategorike për të qenë serb; në fakt, jeta e tij si figurë publike nuk është se më intereson dhe aq.

Filmat e tij që kam parë, më kanë pëlqyer shumë; sidomos Otac na službenom putu (“Im atë ka ikur me shërbim”) dhe Podzemlje (“Underground”); çka do të thotë se më kanë folur me një gjuhë të përshtatshme për ndjeshmërinë time, si filmdashës.

Për mua kaq mjafton. Se çfarë ka thënë poshtë e lart ky autor për Bosnjën, Kosovën dhe Serbinë, kjo do të vlente, në rastin tonë, sikur të propozohej kandidatura për ta emëruar si konsull nderi të Shqipërisë në Drvendrag.

Përndryshe, nëse është apo jo regjisor i madh Kusturica, këtë nuk e vendos gjë unë, as ka ndonjë mënyrë për ta sqaruar; por fakti që ka fituar dy herë Palmën e Artë në Cannes nuk mund të shpërfillet dhe kaq lehtë.

Është edhe vendi për të kujtuar se ky kineast boshnjak nuk është cituar, as persekutuar, as dënuar gjëkundi për krime lufte.

Në disa qarqe foklorike është bërë zhurmë e madhe, dhe vazhdon të bëhet (kryesisht me tone anti-socialiste) për pritjen që iu bë muzikantit Goran Bregoviç në Tiranë dhe nderimin që ia bëri këtij kryebashkiaku i atëhershëm, Edi Rama.

Bregoviçi është edhe ai muzikant i shkëlqyer, në llojin e vet; edhe pse jo artist i kategorisë së Kusturicës. E vërteta është se muzika e tij u ka folur të gjithë ballkanasve, përfshi edhe shqiptarët.

Pse u shqetësuan disa dhe vazhdojnë edhe sot të shqetësohen për Bregoviçin? Sinqerisht nuk e di; dhe sinqerisht nuk më intereson – sa kohë që as ky nuk më rezulton të ketë kryer ndonjë krim lufte.

Që është serb, kjo nuk mjafton as për ta lavdëruar, as për ta sharë.

Aq më tepër që, sikurse na thonë nga të gjitha anët, arti është një nga rrugët më të sigurta për të shëruar plagët e konfliktit dhe për t’i afruar popujt mes tyre në Ballkan. Muajin që shkoi, filmi Medeni mesec (“Muajt e mjaltit”) i serbit Goran Paskaljeviç shfaqej në një festival filmi, në Shqipëri – ka më mirë se kështu?

Urrejtjen ndëretnike, në nivele të tilla që të preket edhe komunikimi artistik, e mbajnë të gjallë vetëm ata, të cilët mbi këtë urrejtje themelojnë statusin e tyre publik; dhe të mos harrojmë se sot të deklarohesh “patriot” ta jep një farë statusi vetvetiu, sikurse të jep edhe të drejtën morale për të gjykuar të tjerët.

E them këtë, i vetëdijshëm se arti mund të luajë rol të dorës së parë, edhe në nxitjen e kësaj urrejtjeje ndëretnike; dhe shembujt nga kulturat e fqinjëve nuk mungojnë. Por, unë nuk di që Kusturica dhe Bregoviçi të kenë vepra haptazi antishqiptare; madje edhe romanet e Andriçit përbëjnë, sipas meje, një letërsi të detyrueshme për shqiptarin sot.

Kombëtaristët, që duan të na bindin t’i gjykojmë të gjithë sipas metrit kombëtarist, po përqafojnë të njëjtat metoda – të neveritshme – të totalitarizmit dje.

Më kujtohet një bisedë private që kam pasur dikur, në vitet 1980, me drejtorin tim në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë, Androkli Kostallarin. Si për ta ngacmuar, e pyeta se pse nuk i japim më shumë dukshmëri dhe hapësirë Noam Chomsky-t në studimet tona, aq më tepër që ky i ka bindjet politike haptazi të majta, madje komuniste.

Më tha Kostallari: “Unë kam lexuar një intervistë të Chomsky-t, ku ky flet keq për Stalinin.”

Ky ishte vizioni i asaj kohe, kështu gjykoheshin mundësitë e komunikimit – duke bërë biografinë autorëve, jo duke ua lexuar veprat.

Ky vizion ka mbijetuar edhe sot – tek të gjithë ata që, jo vetëm përçmojnë këtë apo atë autor, të themi Kusturicën ose Solzhenjicinin; por edhe përçmojnë të gjithë ata të tjerët, të cilëve Kusturica dhe Solzhenjicini u pëlqejnë, megjithë pozicionimet politike dhe ideologjike të këtyre autorëve.

Brezi im, me kosto ndonjëherë shumë të lartë, është mësuar të jetë i butë në gjykime ndaj individëve të shquar, të kapur në shqotat e historisë; sikurse i përkas një kombi që, bie fjala, Kadarenë e konsideron shkrimtarin më të shquar që ka nxjerrë, pavarësisht marrëdhënieve që ky ka pasur me Enver Hoxhën dhe shtetin totalitar.

Ne Kadaresë ia vlerësojmë Kronikë në gur dhe Pallatin e ëndrrave shumë më tepër se dedikimin që mund t’ia ketë bërë “shoqes Nexhmije” në një libër të vetin dhuruar për datëlindje.

Sikurse ia vlerësojmë Urën me tri harqe dhe Pashallëqet e mëdha shumë më tepër se paranojën etnocentrike të eseve të tij të viteve të fundit, me temë “identitare” dhe “historike.”

Dhe, veçanërisht – sa i përket kontekstit të këtij shkrimi –  vlerësojmë shumë më tepër një Kadare, që i jepte lexuesit të vet letërsi të mirë në vitet më të errëta totalitare; sesa një bufon bombastik dhe kokëbosh nga këta të sotmit, që kërkon t’i kalojë artistët, dhe të gjithë njerëzit, në filtrat absurdë të patriotizmit.

Për fatin tonë të keq, kohërat janë kaq të krimbura, sa njerëzit po kërkojnë jo art, jo dije, jo ndriçim – por profetë, priftërinj dhe heronj; të cilët u dalin rregullisht të rremë. Kur bëjmë tonën një vlerë çfarëdo, duam ta fryjmë tej mase, për ta shndërruar në flamur të gjakimit tonë kolektiv.

Shto pastaj edhe atë sëmundje degjenerative të kombëtarizmit, për ta mbrehur çdo vlerë në shërbim të interesit “kombëtar”, dhe nuk mund të mos vësh re se premisat janë krijuar tashmë, për një obskurantizëm të ri, të themeluar mbi përjashtimin, urrejtjen dhe gënjeshtrën.

Një elitë e korruptuar, që i përrallis gjithfarë broçkullash për heronj, kreshnikë, tradhtarë e bajlozë popullit poshtë. Si në Underground, të Kusturicës – meqë ra fjala.

Nuk ka komente

  1. E kam ndjekur në disa raste live Bregović. Kështu kam pasur rastin të dëgjoj prezantimet personale të pjesëve të veta muzikore. Nuk mungonte asnjëherë të nënvizonte, kur i vinte rradha këngës “Kallashnikov” p.sh., patetizimin e popujve ballkanas, në gatishmërinë për të kaluar të armët (të themi, nga gota e rakisë) pa shumë ceremoni. Sqarim i pasuar nga tjetri, i të atit që bënte pjesë në forcat e armatosura jugosllave, prej nga duket se burojnë një sërë zgjedhjesh që mund të kenë ndikuar filozofinë dhe muzikën e tij. Por te ne kritika (nëse mund të quhet kritikë) mbërrin hë për hë tek gjuha dhe çfarë Bregović duket se përfaqëson së jashtmi. Dhe inati na mban gjallë, si më parë e më shumë se më parë.

  2. Çka nëse s’e kam hallin me Kusturicën e shokët e tij (shto edhe Pinter nobelistin) për punë të patriotizmit tim, por humanizmit të tyre (më mirë, mungesës së tij)?

    Por, në një kohë kur edhe shurra merret për art, s’ka mbetur prag që mat njerëzishmërinë.

    1. Pyetja qëndron – madje unë prandaj e hapa këtë temë.

      Po a është vallë biografia e këtyre autorëve pjesë e veprës së tyre?

      Publiku merr vesh për jetën e artistit nëpërmjet mediave – ose tërthorazi. Ky lloj teksti – biografia – interferon me tekstin e veprës, duke ia kushtëzuar leximin; por dukuria është anormale.

      Unë mendoj se sa më pak të dimë për autorin e një vepre, aq më autentik është leximi që do t’ia japim.

      Sa për ne si shqiptarë, ne ende presim prej artistëve që të na udhëheqin, si të ishin guru ose profetë. Por kjo vjen sepse ne kërkojmë guru dhe profetë kudo, ngaqë jemi shoqëri e papjekur; ose ngaqë ende sillemi si të ishim kafshë shtëpiake.

  3. Kur diskutohet për buste a çelësa, biografia bëhet temë, sepse këto i ngriten dhe jepen personit, jo veprës. Vepra artistike çmohet me gjëra tjera, kryesorja më duket se është përhapja dhe kritika e mençur e saj, por mund të ketë edhe tjetër gjë.

    Ka autorë që kanë biografi të mërzitshme, por vepra të mrekullueshme. Norman Pitkini-t, psh, veprën ja ka bërë të mrekullueshme konteksti. Ka autorë që kanë biografi më të mrekullueshme se veprat, psh Hemingway-i (bindje personale!). Ka nga ata që biografinë duan ta bëjnë vepër, psh Kusturica. Pra, s’ma merr mendja që mund të përgjithësohet raporti vepër-autor.

    Për përgjithësimet shqiptarët kështu e ashtu … më mirë s’po flas.

    1. Normalisht duhej të ndodhte që vepra të shndërrohej në biografi të autorit. Unë nuk di pothuajse asgjë për jetën e Ridley Scott (kot, sa për të sjellë një shembull), por disa filma të tij i konsideroj kryevepra; dhe për mua Ridley Scott është thjesht autori i Blade Runner ose i Alien.

    1. Stalker, meqë e more mundimin të shkruash, idealja do të ishte sikur t’i kishe përmbledhur argumentet e Zhizhekut për diskutimin këtu (dhe ta shtoje lidhjen në fund). Përndryshe, me citate dhe video pro dhe kundër mund të vazhdojmë deri vitin tjetër dhe të mos nxjerrim asgjë në dritë.

      1. Mendoj se ka tre shikime:
        Ne shikim te pare, pra ‘vulgar’ dhe ‘populist’, vepra shihet e lidhur me emrin e autorit (aktorit kryesor, kengetarit… ).
        Ne shikim te dyte, keto dy gjera ndahen: vepra fiton pavaresine e saj.
        Ne shikim te trete (teze, antiteze, sinteze?) cuditerisht ka nje arome kthimi tek ai i pari: me thuaj cili je, te te them ç’veper ben!

        E meqe rà fjala te Kusturica, mendimi im eshte se ai ka bere dy filma te mire : Dom za vesanie (the Time of Gypsies) dhe Otac na službenom putu (“Im atë ka ikur me shërbim”). Sa per Podzemlje (“Underground”) mendoj se eshte nje film i tmerrshem, i rende (por jo ne sensin -i rende per nga historia- ), por film qe u rendon 100 ton mbi shpatulla personazheve te tij (e automatikisht edhe spektatorit) duke mos u dhene atyre asnje shanc tjeter perveçse ate te pijaneceve, qeflinjve dhe hamshoreve seksuale. Pra Kusturica, ne ‘shikim te trete’, sigurisht qe mbetet profesionist kryesisht i mire, por… me se shumti ‘njeri i keq’. Por sic thame më lart, ne shikim te trete, me thuaj cili je, te te them…
        Thenie kjo, gjithmone mbetet nje shanc ‘suplementar’ per cilindo krijues; problemi eshte se Kusturica ka mbi 5 vjet qe nuk ben me filma, shenje qe tregon se per fat te keq, ka fort shance te mos jem i gabuar ne arsyetimin tim…

        1. Falemnderit.

          Unë e kam parë “Underground” në Napoli në 1995, kur sapo kish dalë në kinema, dhe pa e pasur asnjë ide se kush e kish bërë. E pranoj se më pëlqeu jashtëzakonisht, më la gojëhapur. E kam parë edhe 2-3 herë të tjera, në ekran të vogël – dhe e kam shijuar sërish.

          Në përgjithësi, mua Kusturica si njeri më irriton – por unë as dua t’ia di se cili është Kusturica. Për mua, ai është autori i “Underground” dhe i filmit tjetër kryevepër, “Im atë ka ikur me shërbim.” Kjo është biografia e tij.

          Përndryshe, dhe pavarësisht Zhizhekut, mania për të rrëmuar në jetën e artistëve është shenjë e paaftësisë për të komunikuar me veprën. Të gjithë njerëzit e patalentuar që kam njohur, i kam kapur duke u interesuar në hollësi biografike, të cilat janë thjesht thashetheme të glorifikuara.

          Një Paul Johnson ka shkruar një vepër të ndyrë (për mendimin tim): “Intelektualët”, ku merret me jetët personale të intelektualëve që nuk i pëlqejnë (Marx, Russell, Orwell, Foucault, Sartre, e plot të tjerë). Atë vepër unë e mbaja në nevojtore. Një herë, për faj të një aksidenti hidraulik në ndërtesë, libri në fjalë u përlye me ujërat e komshies sipër – dhe ashtu e pati edhe fundin, emblematik (pasi ia mësoi dhe literalisht shijoi të gjitha intimitetet).

          Nga ana tjetër, argumentet ad hominem mbeten arma e humbësve, edhe kur vjen puna te artistët.

        2. (…) por film qe u rendon 100 ton mbi shpatulla personazheve te tij (e automatikisht edhe spektatorit) duke mos u dhene atyre asnje shanc tjeter perveçse ate te pijaneceve, qeflinjve dhe hamshoreve seksuale.

          E vërtetë kjo, sa s’ka më. Por i përgjigjet gjithashtu një realiteti të rënduar. Karakteri i personazheve, ka lidhje dhe është i vendosur në atë kontekst ku personazhet e përshkruar, përkojnë me bombardimet, luftën etj. Po do një lidhje krahasuese, shiko se me çfarë lloj personazhesh është e mbushur skena mediatike në Shqipëri. Në një farë mënyre, është film i llojit epik. Kurioz jam, si do e perceptonte një 20 vjeçar filmin “Underground”. Për nja 10 vjet, supozoj, Blade Runer do konsiderohej film komik. Seriozisht.

          1. Ah jo Jul. Ne art, qellimi nuk ka pse justifikon mjetin pra fakti qe ‘realiteti eshte i renduar’ nuk mund te justifikoje formen e renduar dhe te tmerrshme te filmit. Pallati i enderrave i Kadarese pershkruan vertet nje ‘realitet te renduar’, por romani vete eshte elegant, i magjishem, ‘i lehte’.
            Mu keshtu edhe puna e filmave. Te mireve, kuptohet.

          2. Ah, dhe diçka: bindja ime eshte se perceptimi, in fine, nuk ka lidhje me kohen. Kam pare para pak javesh “Lawrence of Arabia”, nje film epik (meqe e permende si zhaner) i vitit te larget 1962 ( http://en.wikipedia.org/wiki/Lawrence_of_Arabia_(film) . Nuk e kisha pare kurre. Nje kryeveper! (ne nje fare menyre, edhe konfirmimi se film Oscar kane qene te mire deri andej nga mesi i viteve ’70 – ah viti i famshem 1976…) . Pra perceptimi nuk ka lidhje me kohen, ka lidhje per mendimin tim me ate qe e quaja ne menyre te thjeshtezuar ”tre shikime’ edhe pse, sic thosh Lacan-i (nese nuk gabohem), gjithmone i duhet besuar pershtypjes se pare! Pra eshte nje çike e ngaterruar, pasi i duhet besuar pershtypjes se pare, gjithe duke punuar per te mberritur tek ‘shikimi i trete’ (tek eksperienca- thene shkurt).
            Do nje shembull? Cili ishte libri me i bukur qe kish lexuar deri me tash xhaxhai ne jeten e tij? Nje roman i Calvino-s, te cilin e kish zbuluar… tash se fundmi ! 😉

            1. Lawrence është film jashtë-kohor. Është më e lehtë të ndërtosh një film “të mirë” ndaj një realiteti jo-ekzistent. Ty jo më kot të pëlqen dhe Malik, me rikrijimin e historisë së Pocahontas.
              Po besoj se është legjitim krahasimi i artit me politikën, apo jo? Vëreje si i shohin tani, me rastin e përvjetorit, protagonistë të atëhershëm po ato ngjarje ku merrnin pjesë.

  4. Ne thelb jam dakort me qendrimin e xhaxhait, por me duhet te them se e shoh gjithsesi edhe pak si shume te thjeshtezuar.

    Nuk eshte kaq e lehte ta ndash autorin prej vepres, ose me sakte, vepren prej autorit. Madje mund te jete edhe kunderprodhuese.
    Ne fund te fundit, artisti jep gjithmone dicka nga vetja ne vepren e tij ( e cila xhaxha mund te jete e thjeshte si “Time of the Gypsies”, por mund te jete edhe shume e komplikuar si “Mulholland Drive” e Lynch ). Ka nje shkembim pra mes te dyve, dhe duke e njohur ndonjehere mire artistin, mund ti japesh shpjegim me racional edhe vepres.

    Ps : Eshte botuar ky shkrim diku tjeter xhaxha ? Nuk i gjeta dot keto komente te irrituarish qe tundin flamuj kombetarist ketu ne blog.

    1. Edhe për Kusturicën, edhe për Bregoviçin, edhe për Andriçin, edhe për Solzhenjicinin u referohem diskutimeve të hapura e të pambyllura tjetërkund, në kontekste të tjera. Në PTF e mbajmë pak më të lartë nivelin, si rregull duke ua bërë blogun të pashijshëm flamurtarëve. Megjithatë, nuk besoj ta kesh të vështirë të gjesh të ndërkryer të tillë edhe “këtu në blog.”

      1. Ku jane o xha xha, se ti s’ke lend kend pa debuar. Me duket se po llogarit viktimat si te gjalle 😀 C’te jete valle kjo dukuri, cili eshte shkaku; Inati na ‘i’ mban gjalle apo afshi per çensurim ?

        Sa per Kusturicen, domosdo qe biografia ben te veten. Gjithe rrethet majtiste te planetit e ekzekutuan vepren e Hajdegerit per çeshtje biografike dhe po flasim per ate qe mbahet si filozofi me i madh i shek 20, keshtu qe nje cope Kusturice mund edhe te çensurohet per çeshtje biografike, se s’behet qameti.
        Si e thote taljoni Vedi da che pulpito viene la predica!

      2. Te gjithe keta qe permend jane artiste dhe vleresimet mbi artin jane subjektive. Mua p.sh. Andriçi si shkrimtar me pelqen, ndersa filmat e Kosturices nuk me kane ngazellyer kurre. Shijet artistike nuk diskutohen.

        Bindjet e tyre ideologjike dhe qendrimet politike jane objektive, nuk mund te diskutohen. Andriçi ishte antishqiptar i terbuar. Si diplomat dhe politikan ai punoi gjithe jeten kunder interesave shqiptare. Ky eshte fakt i pamohueshem. A duhet te mbyllim gojen dhe te mos e permendim kete fakt kur bie fjala per te?
        Kosturica eshte patriot serb dhe si i tille e konsideron Kosoven zemer te Serbise. Ne nje miting ne Beograd ai i konsideroi te paverteta te dhenat mbi viktimat kosovare. Edhe ky eshte fakt. Ku eshte problemi? Kur ai e deklaron hapur, pse u dashka qe te tjeret te mos ia permendin?

        1. Po më habit. Problemi është nëse qëndrimet politike, morale etj. të Kusturicës (ose të kujtdo artisti tjetër) duhen marrë në vështrim kur flasim për veprën e tyre.

          1. Kur diskutohet për veprat, elementet biografike të autorit të veprës merren në vështrim aq sa autori i diskutimit e sheh të nevojshme për ta shpjeguar veprën e për të nxjerrë përfundime estetike-etike-teknike…

            Kur diskutohet për nderim zyrtar të Kusturicës, psh me bust në pronë publike, përgjigjja është po, shqiptarët duhet marrë në vështrim edhe biografinë e tij. Azerbejxhanasit janë të liruar nga ky veprim.

            Kur diskutohet për cenzurë, s’është mirë të ndalohen filmat e Kusturicës.

            Kur diskutohet për kulturë, s’mund të quhet i pakulturuar e as shtazarak ai që (hipotetikisht) ja pshurrë bustin Kusturicës, sikurse që nuk quhet i tillë Xhaxhai që i mban librat në nevojtore, e as fqinja e tij që (indirekt) ja ka dhjerë librin. Këta quhen njerëz në zor.

            1. Shkruan:

              Kur diskutohet për veprat, elementet biografike të autorit të veprës merren në vështrim aq sa autori i diskutimit e sheh të nevojshme për ta shpjeguar veprën e për të nxjerrë përfundime estetike-etike-teknike…

              Këtu duhej të ishim ndalur, sepse kjo është tema ime. Të tjerat janë zhurmë, mjegull, ose moskuptime.

              Tani, edhe në këtë pikë ti ke lënë jashtë diçka themelore – por nuk po t’i gjykoj motivet. Dhe kjo diçka ka të bëjë me përdorimin e biografisë së autorit si mjet jo “për ta shpjeguar veprën e për të nxjerrë përfundime estetike-etike-teknike” siç e thua ti hollë, por për ta gjykuar atë, për t’i hapur vend, për t’ia dhënë ose për t’ia mohuar publikut; ose më keq akoma, për të gjykuar ata të cilëve ky autor u pëlqen (ose përkundrazi, nuk u pëlqen); me fjalë të tjera, për të frikësuar publikun ose për ta padronizuar atë.

              Unë për këtë flas.

              1. Jam i paqarte: Cfare roli po i varim ne qafe Xha Xhain? Te dikujt qe po shpreh nje opinion apo sensibilitetin e vet, personal, apo rolin e kritikut zyrtar(ne profesion) te nje vepre arti dhe ku gjykimi i tij po i serviret publikut?

                Me duket se keto role jane te ndryshme.

              2. Jo, tema është “inati që më mban gjallë”, të cilin këtu e arsyetoj. Gjeneza e inatit tim është provokimi që e bën duke futur Kusturicën në diskutim. Shumë i bukur do të dilte shkrimi për buste, por edhe diskutimi abstrakt për rolin e biografisë së autorit në shijimin e veprës, pa e ftuar Kusturicën në tavolinë. Natyrisht, kjo tavolinë është e jotja, dhe bën me të ç’të teket, por prona publike ku vendoset busti a ku ndyhet shqiptaria është edhe imja.

                E thashë më parë, diskutimi për rolin e biografisë së autorit në vepër s’ka kuptim pa kontekst. Pse është kaq e vështirë të pranohet kjo? Emrat e autorëve në kopertinat e librave a pllakatet e filmave nuk janë ftesa për biografi, por s’janë as ftesë për neglizhim. Përdyshe, nuk shoh dallim në mes të atyre që s’dinë asgjë nga biografia e autorit, prej atyre që dinë gjithçka për autorin, pos veprës.

                Gjithsesi, duke ditur se shumë artistë para Kusturicës e meritojnë bustin në tokën e vogël shqiptare, kam frikë që për t’ja bërë ato dy metra vend Kusturicës s’do të mjaftojë as Shqipëria e Madhe, por duhet bërë një Shqipëri Super e Madhe.

                1. Me duket se Xha Xhai eshte i qarte ne lidhje me “bustin” dhe “biografine” ne shkrimin e mesiperm.

                  “XHXH: Kusturicës nuk e kam shumë të qartë se çfarë i qortohet, veç dëshirës së tij kategorike për të qenë serb; në fakt, jeta e tij si figurë publike nuk është se më intereson dhe aq.
                  ….
                  XHXH: Se çfarë ka thënë poshtë e lart ky autor për Bosnjën, Kosovën dhe Serbinë, kjo do të vlente, në rastin tonë, sikur të propozohej kandidatura për ta emëruar si konsull nderi të Shqipërisë ne…”

                  Pyetja eshte: A ka bere e ben art Kosturica? Ne se po atehere lere Xha Xhain apo kedo te shijojne artin e tij.

                  A eshte antishqiptar Kosturica? Kete pyetje mund ta beje nje serb per Kadarene. A eshte antiserb Kadareja?

                  Atehere do te diskutojme per buste, akordime titujsh apo cmimesh qe kane domethenie kombetare per shqiptaret apo serbet.

                  Do t’ia hedhim poshte Andricit librin Ura mbi Drin, ketij “montenegrini” serb, pavarsisht urrejtjes per shqiptaret?

                  Nuk po i japim ndonje medalje kombetare vleresimi asnjerit, por po vleresojme artin e tyre.

                2. Kjo menyre gjykimi me duket ca siperfaqesore.

                  Edipi nga padija beri nje jete inçestuoze, kur i hapen syte, verboi veten.

                  Mikelanxhelo i plasi Papes para syve motive pagane, Shekspiri denigroi gjysmen e aristokracise angleze, ndersa shume prej tyre e duartrokisnin, per te mos folur per alegorite e Dantes.

                  Artisti, e thene popullorçe ta fut kur te doje, eshte duke te denigruar por nderkaq ti nga padija per qellimet e tij e duartroket.

                  Kalimi i artisteve me prirje antishqiptare ne siten e duhur eshte nje domosdoshmeri qe ata te mos na bejne te duartrokasim ndersa na e fusin.

                  Ketu s’behet fjale per gjithe veprimtarine e autoreve, se perpos ndonje perjashtimi, nuk eshte se ta zeme artistet serbe kane si shtyse te vetme antishqiptarine, behet fjale per vepra te caktuara dhe per persona te caktuar.

                  Artisti nuk mund te gjykohet ‘i mire’ a priori, ne vepren e tij mund te kete shume motive ‘te keqija’ per rendin moral te gjerave.

                  Persa kohe qe artisti ka shtysa te forta politiko-ideologjike, ai po ben nje sfide politiko-ideologjike, nuk eshte me i mire apo me i keq se politikani qe propogandon ate ideologji.

                  Meqe permendje Kadarene, regjimi kishte çensore te pergatitur, madje vete Enveri dinte mire se ku i rrihte çekani Kadarese ne vepra te caktuara.

                  Censura ndaj artit qe vendoset kunder rendit moral te gjerave mund te vije ne forma nga me te ndryshmet. Nqs serbet verejne ndonje veper te Kadarese e cila eshte kunder serbeve, mund ta çensurojne ne menyren me te thjeshte te mundshme, duke mos e perkthyer ne serbisht.

                  Individi i thjeshte çensuron me menyren e tij, duke mos pranuar te lexoje filan autor apo filan veper apo duke folur ne publik keq per ate autor apo ate veper.

                  Dime rastin e famshem te papes qe u hoqi allatet skulpturave antike te Vatikanit sepse kjo ishte kunder moralit kristian.
                  Ne kete rast, ne mund te qeshim ose qajme me ate veprim, por nudoja ne Greqine antike buronte nga ideologjia e asaj kohe.

                  Greket e lashte e shihnin bukurine trupore si virtyt, perendite e tyre ishin fizikisht te persosura, madje ne sot mund t’i akuzojme greket e lashte per forme fashizmi. Greket nuk mund t’i arrinin ato maja artistike nqs ideologjia e kohes se tyre nuk do bazohej tek kulti i bukurise fizike.

                  Kultin e bukurise fizike sidomos te mashkullit ne shek 20 e ringriti nazifashizmi.

                  Pra, ato skupltura greke me allatet jashte, po te njihet mire ideologjia e Greqise Klasike, mund te lendonin shume fort ndjeshmerite artistike majtiste.
                  Nderkaq, majtistet kane zgjedhur t’i interpretojne ne menyren e tyre ose ta injorojne bazen ideologjike, sepse keshtu u shijon ajo nudo artistike.

                  Historia e artit eshte shume e koklavitur, e lidhur me 100 fije te dukshme e te padukshme me ideologjite sunduese te kohes.

                  Neve nuk na lejohet qe te gjykojme nje veper apo nje autor si te ishim femije, duke ngelur gojehapur para gjerave qe ndriçojne.
                  Natyrisht ashtu do te jemi me te gezuar e te lumtur, por rrezikojme ta bejme si Edipi, kur te na hapin syte, t’i shpojme me duart tona.

                3. p.s nje gje qe mora vesh se fundmi dhe ka lidhje me temen.

                  Xhordano Brunon e njohim te gjithe si njeriu i dijes, i cili ndenji i paperkulur perballe çensures se Vatikanit, sa pranoi edhe vdekjen ne turren e druve.
                  E kemi bere idhull per kete gje, i kemi ngritur statuja anembane botes se qyteteruar.

                  Ne fakt, e verteta eshte krejt tjeter dhe ne sa kemi ngritur nje idhull te rreme.

                  Xhordano Bruno i takonte sektit te hermetisteve, qe u krijua pasi ne Itali (fale financimit te nje pinjolli De Medici) u perhap kulti ezoterik i Hermes Trismegjistit, qe nder ne njihet si Thot-i qe fliste shqip :).

                  Ky kult ishte teper i rrezikshem per Kishen, sepse propogandonte ne thelb nje fe tjeter, raporte krejt te tjera te njeriut me Zotin nga ato te katolicizmit dhe per me teper merrej me magji.

                  Sfida ndaj katolicizmit ishte teper e madhe, qe Xhordano Bruno te shpetonte gjalle ne ato kohe te turbullta fetare.
                  Denimi me vdekje ne turren e druve ishte standart per te akuzuarit per magji dhe herezi.

                  Galileo Galilei edhe ai pjesetar i sektit, shpetoi jo s’e mohoi ‘Dijen’, por sepse mohoi kultin e Hermes Trismegjistit.

                  Me kete histori duan te them qe ne shpesh ne emer te luftes kunder çensures, nuk bejme gje tjeter veçse kerkojme te ngreme idhuj te rinj qe i pershtaten menyres se si ne e shikojme boten apo si do na pelqente te ishte.

                4. Hyllin mund te shpallet pa frike nje censor shembullor 🙂

                  @Edipi nga padija beri nje jete inçestuoze, kur i hapen syte, verboi veten.
                  Mikelanxhelo i plasi Papes para syve motive pagane, Shekspiri denigroi gjysmen e aristokracise angleze, ndersa shume prej tyre e duartrokisnin, per te mos folur per alegorite e Dantes.
                  Artisti, e thene popullorçe ta fut kur te doje, eshte duke te denigruar por nderkaq ti nga padija per qellimet e tij e duartroket.
                  Kalimi i artisteve me prirje antishqiptare ne siten e duhur eshte nje domosdoshmeri qe ata te mos na bejne te duartrokasim ndersa na e fusin@.

                  Edipi, Mikelanxhelo,Shekspiri dhe Dante ketu jane jashte kontekstit te argumentit.Xha Xhai ka shtruar pyetjen: a duhet ti gjykojme veprat artistike permes kriterit biografik te autorit? Kurse shembujt qe ke radhitur ti, do ishin te dobishme nqs do te diskutohej raporti artit me ideologjine zyrtare te kohes dhe censuren.Ketu po, kerkohej vigjelence.Ashtu sikurse veprohet edhe sot ne vendet islamike apo gjetiu.

                  Per mendimin tim ,kur flitet per biografine e autorit duhet dalluar disa elemente si kombesia, orientimi ose angazhimi politik, bindjet ideologjike, filozofike dhe estetike te autorit dhe elementet qe lidhen me profilin psikologjik dhe etik te tij. Te gjithe keta elemente, te marra vecmas ose ne teresi, lene gjurme dhe reflektohen ne vepren e autorit, diku me hapur e diku ne forme me te kamufluar.Ne disa gjini arti, si letersia , kinematografia prania e elementeve biografike (politike, kulturore) jane me te dukshem, ne raport me arte te tjera si muzika. Ka vepra qe mbartin gjurmet e biografise se autorit, ato qe quhen vepra me elemente autobiografik ose qe mund te shpjegohen me profilin psikologjik te autorit.Raporti mes biografise/kombesise se autorit me vepren, ne nje concept me te gjere, eshte raporti mes lokales dhe universales kur gjykohet per vlerat e artit te krijuar.

                  Bie fjala, nje nga celsat per te shpjeguar nje lloj pesimizmi ne krijimtarine e Migjenit, eshte profili i tij psikologjik, gjendja shendetsore dhe pervoja e tij jetesore. Ashtu sikurse “Hasta la vista” e Petro Markos nuk mund te shkruhej pa pervojen e tij jetesore si luftetar i brigadave internacionaliste ne Spanje.Megjithate, leximi biografik i vepres eshte vetem nje nga leximet ndihmese dhe as nuk duhet absolutizuar.Ka vepra artistike qe nuk thone asnje gje per biografine e shkrimtarit dhe profilin e tij si person.Shekspiri mund te kete qene nje pijanec , mashtrues ordiner dhe intrigant ne raportet nderpersonale por dramat e tij nuk na thone asnje gje dhe nuk kane asnje lidhje me profilin e tij etik te supozuar.Ne kete rast, vlerat e artit kerkohen tek teksti kurse konteksti eshte vetem nje element ndihmes per biografet e autorit.

                  Ose rasti Kadarese.Nqs lexon biografine e tij politike, nuk ka asnje tregues te antikonformizmit dhe te disidences jo e jo.Nderkaq, ne korpusin e tij artistik, ka vepra me doza te forta antikonformizmi dhe devijime nga metoda e socrealizmit.Ashtu sikurse, fobia e autorit ndaj ish sigurimit te shtetit dhe shtypja seksuale e imponuar nga sistemi, jane kthyer ne obsesione te personazheve te tij.

                  Gjykimi ose me sakte, paragjykimi vepres artistike permes biografise se autorit, vendosen ne nje lidhje te drejtperdrejte dhe problematizohet ne kontekstin e raporteve etnike te tensionuara, ku autori dhe lexuesi i perkasin dy etnive ne konflikt dhe se dyti, kur autori implikohet ne kete konflikt duke qene i angazhuar drejtpersedrejti si aktivist ose me deklarata nacionaliste, antihumaniste apo raciste. Une nga komentet ketu mesova se Andric qenka nje antishqiptar i thekur (!) dhe per fat romanin e tij “Ura mbi Drin”, ka pak kohe qe e lexova.Nuk di sa do te me kishte influencuar ky fakt nqs do ta dija para se te nisja leximin.Sepse vete romani, i shkruar nga nje ballkanas mbi raportet e popullsise boshnjake me pushtimin /bashkejetesen e gjate otomane, e me pas, ate austro-hungareze, me shijoi dhe me beri te mendoj per qasjen ndaj kesaj experience te perbashket te popujve te ballkanit.
                  Nacionalistet e kriterit biografik jane kunderthenes ne qendrimet e tyre. Nga njera ane denigrojne kedo qe simpatizon Kosturicen apo Andric, e , nderkohe, me nje standart tjeter, vleresojne Fishten apo Koliqin, dy admirues te fashizmit Italian.Po keta persona (qe i hasim neper blogje) nihilojne cdo vlere artistike per kedo autor ne bote, duke perdorur kriterin biografik , kur autori eshte antisemist, majtist ose filoserb.

                  Ne kontekstin e nje konflikti te ndezur dhe aktual, do ta quaja provokative vleresimin publik te nje autori serb, qe hapur ka mbajtur anen e Milloshevicit dhe ka perligjur me deklaratat e tij genocidin ndaj shqiptareve ne Kosove, edhe pse arti i tij mund te jete politikisht korrekt.Nga ana tjeter,do te ishte jo korekte censura e vepres se tij per arsye jashteletrare.Po ashtu do ta konsideroja tregues te nje ndergjegje te ulet kombetare, nqs bie llafi, nje stacion radiofonik, pas edicionit te lajmeve mbi masakrat ne Kosove, vazhdon me program muzikor me kenge sllave.Mund te lexohet si ksenofobi kjo? Ashtu sikurse diskursi kombetarist degjeneron ne nje nacionalizem te semure dhe ne gjueti shtrigash ndaj kujtdo qe simpatizon x apo y autor , thjesht se ka kombesine serbe apo greke, po ashtu do ta konsideroja nje shovinizem kozmopolit, cdo qendrim nihilist ndaj identitetit kombetar.

                  Kohet behen vertet te veshtira, sikurse thote xha xhai, kur kombetarizmi kthehet ne ideologji totalitare.Rreziku qe cdo sharlatan dhe demagog qe valvit flamurin kombetar, te kthehet ne nje tiran te ri, eshte evident. Paranojat kolektive kombetariste prodhojne idhuj te rreme. Por edhe kalimi ne ekstremin tjeter, ku identiteti kombetar konsiderohet nje barre e tepert per nje popull, eshte po kaq totalitar ne gjykim.Cdo individ eshte i lire te jete qytetar i botes por nje komb ka te drejten e tij te kete heronjte dhe apostujt e shqiptarizmes ne kohe te veshtira.

                5. Kjo puna “me te futur e artistit ndaj shijuesit te artit” me duket shume ballkanase e naive. Mos e shih kaq te zhvendosur artistin nga konsumatori nga pikepamja e inteligjences. Konsumatori eshte shume me vigjilent kur ndodhet para artit, per faktin se eshte i zhvendosur fizikisht e menderisht, nga vepra te cilen nuk e ka krijuar vete. Shpesh edhe nje femije eshte nje kritik me analitik se vet artisti, qe natyra i ka dhene talentin. Kur je perballe artit, si konsumator i artit, je ne gjendje qe ne 10-20 sekondeshin e pare te krijosh pershtypjet e para, qe zakonisht edhe mbesin.

                  Artisti per aq kohe sa ekzalton publikun tregon se eshte ne anen e tij edhe persa i perket shijeve artistike apo mesazhit qe percon. Syri kritik eshte atje i padukshem dhe skanon nderkohe artin. Ne dukje nuk reagon sepse ka perputhje midis asaj qe transmetohet nga arti dhe te priteshmes per shijet e publikut.

                  Kur ndodhesh karshi dickaje te re ne art, te analizuarit kritik, perpiqet te kolaudoje parametrat e veta, behet edhe me inkuizitiv. Ve ne pune vaksinat etike dhe estetike per te pare nese informacioni i ri rrezikon barrierat imunitare te shendetin artistik te shijeve(te kultivuara) te konsumatorit.

                  Ne lidhje me censuren e shembullin e Kadarese. E di si e kam pare une kete pune gjate viteve kur Kadareja na ushqente me letersi? Censura dhe Kadareja ishin si dy partnere ne nje salle kercimi, ku ne te gjithe ishim spektatore dhe ku kryespektatori, qe ishte edhe bosi, ishte vet udheheqesi.

                  Kadareja ishte kercimtari, i cili ndryshonte partneret(censuren apo censuruesin). Ai qe vendoste per partnerin e Kadarese ishte edhe kryetari i jurise, qe ishte njekohesisht edhe kryespektatori. Kadareja fillimisht i duhej te mesonte te kercente, dhe e filloje me dieten strikte te realizmit socialist. Nuk dinte kercim tjeter per ca kohe.

                  Kur perfeksionoi kete lloj kercimi, filloj te kercente “variacione mbi temen”. Udheheqesi i ndrronte nderkohe partnerin kur shihte se guximi per te provuar “dicka te re, ndryshe”, kerkonte nje partner me te pergatitur, qe te ishte nje puqje me e mire. Kadareja nuk ishte nje kercimtar i zakonshem. Kishte talent te eksperimentonte gjera te reja. Ne zbaviteshim nderkohe, ashtu sic zbavitej edhe kryespektatori. Edhe ai konstatonte se Kadareja mund te mesonte levizje te reja, por qe kishte nevoje per nje partner qe ta mbeshteste sic duhej ne eksperimentet e veta. Ishte nje loje qe zbaviste te gjithe nga pak, por me shume Kadarene dhe Udheheqesin

                  Ne gjithe keto vite, pame limitin e Kadarese dhe te Udheheqesit. Ne ishim vecse spektatoret.

          2. Xha Xha,

            Nese biografia e autorit duhet marre parasysh apo jo ne gjykimin e vepres se tij artistike, kjo eshte nje nga çeshtjet me te diskutueshme ne teorine e kritikes letrare. Qendrimet shkojne nga shkolla e kritikes socio-biografike deri te teorite qe shpallin vdekjen e autorit.
            Personalisht besoj se vepra letrare eshte nje krijim subjektiv dhe elementet biografike te subjektit krijues mund te ndihmojne ne ndriçimin e shume aspekteve te vepres.

            1. Dakord. Tani, të shohim bashkë edhe një aspekt tjetër: ne të Shqipërisë sapo kemi dalë nga një sistem që, rregullisht, artistët i ndalonte dhe veprat ua pengonte, kur s’ua shkatërronte dot. Të gjitha ndalimet dhe asgjësimet bëheshin për arsye ideologjike, jo estetike.

              Njëlloj vijmë edhe nga një regjim ku individi gjykohej rregullisht (dhe kriminalisht) nga biografia e vet dhe e familjes.

              Në këto rrethana, unë mendoj se na duhet pak detoksifikim; ose të paktën një shekull atmosferë kulturore të çliruar nga autoriteti i ideologjisë dhe i politikës; sepse tundimi për t’iu kthyer automatizmave të kontrollit të regjimit që shkoi është i fortë.

              Mjaft të shohësh mediat dhe politikanët: vetëm me biografira merren, duke ndyrë gjithçka që prekin; pa përmendur purizmin gjuhësor, që i merr fjalët në pyetje për nga prejardhja.

              1. “ne të Shqipërisë sapo kemi dalë nga një sistem që, rregullisht, artistët i ndalonte dhe veprat ua pengonte…”

                Ishte vertet nje sistem i mbrapshte, por ekzistonte, pra kishte nje sistem. Ne lemin e gjykimit te vlerave letraro-artistike ne sot po perjetojme nje krize te vertete ku mungon krejt çdo gjurme sistemi. Nuk ekziston institucioni i kritikes, madje nuk ekzistojne as kritiket profesioniste, punen e te cileve sot per sot e kane marre ne dore gazetaret dhe politikanet.
                Keto dite lexova nje artikull shume te mire te Dhurata Shehrit mbi kete çeshtje.

              2. S’po me kujtohet sakte,por nje poezi e Kavafit duhet te kete qene :

                Ne nje manastir pothuaj te abandonuar ne Qipro, lulezuan gjarperinjte helmues ne oborr e kopesht. Dy-tre murgeshat e mbetura u detyruan te mbareshtojne ndonje duzine e me shume macesh.Macet filluan t’i asgjesojne gjarperinjte helmues edhe pse ata shumoheshin sa vinte e me pak…

                Me kalimin e koheve, kolonia e maceve qe u perdor per te eliminuar gjarperinjte helmues u bene vet helmuese nga konsumi i tepert dhe i vazhdueshem i helmit…

                Mos kemi dhe ne kete lloj helmi ?!…

                1. S’ka dyshim qe e kemi edhe ne. Kush me shume e kush me pak. Duhet te kalojne breza qe te na pastrohet gjaku.

  5. A duhet gjykuar krijimtaria e dikujt ne prizmin e biografise personale?

    Si fillim duhet te shpjegohet se notat biografike jo gjithmone sherbejne si “ad hominem fallacy”.

    Mund te sillen argumenta gjithellojesh, por si zor te fitoje ndonje argument. Cdo kush do te kerkoje te paraqes marredhenien krijimtari-biografi mbi bazen e kendveshtrimit personal, moralit, shijeve, besnikerive, mbrujtjes e zhvillimit e arritjeve personale. Mbetet nje debat i hapur i llojit, “nurture versus nature”, cilesive te lindura te brendeshme te njeriut dhe eksperiencat personale.

    Gjithmone kur shkruhen biografite e njerezve te shquar, kane per qellim te tregojne se sa pazgjidhmerisht jane te lidhura kontributi, krijimtaria e dikujt me jeten qe ka cuar. Biografia jep nje pamje te plote se si “nurture” ka bashkevepruar me “nature”. Me kaq, kesaj persiatje te shkurter “filozofike”.

    Duke kaluar te Kosturica qe Xha Xhai e ka per zemer dhe e pelqen, kjo tregon shijet artistike e boten e vet Xha Xhait. Jam i sigurte qe filmi “Underground” eshte pelqyer nga shume, duke futur edhe veten time. Per mua pervec realizmit artistik, ishte edhe dehja e multikulturalizmit, njefare snobizmi, ekzotizmi e surrealizmi njeheresh qe influencohej edhe nga entuziazmi i moshes.

    Por qe atehere ka rrjedhur shume uje nen ure, e tash gjithnje e me teper ndjen se filmi plotesonte pervec kritereve artistike, edhe kriteret per tu bere i marketueshem ne boten e atehereshme evropiane, kur besohej verberisht ne te ardhmen multikulturaliste te Europes.

    Zhizheku e nxjerr qarte kete edhe ne intervisten e tij. Filmi me orgjite surrealiste te tij fajeson te gjithe per katastrofen e shkaterrimin e Jugosllavise. Per Zhizhekun kroat e per shumicen sot, fajtor ishte vetem nje krah, serbet. Duke thene kete, cdo kush mund te kuptoje motivet personale te Kosturices per te realizuar nje film te tille.

    Meqe u permend Paul Johnson dhe libri Intelektualet, u morr vesh se Xha Xhai e ka zet autorin dhe librin. Ne fakt une nuk ndaj nje mendim te tille. Libri qe eshte nje nder librat e shumte te ketij autori eshte rreth “intelektualeve”, por jo domosdoshmerisht per t’u lexuar nga intelektuale. Une akoma e mbaj nje kopje edhe i kthehem here pas here fakteve qe sillen aty.

    Faktet jane kokeforte dhe japin portrete njerezish qe ne jeten e tyre private ishin krejt te zakonshem, hipokrite, genjeshtare patologjik, te mbytur me vese, borxhe qe nuk i pagonin kurre, pandershmeri, sjellje te ulet, perverse, etj.

    Autori konservativ(i cili edhe ai sic do te zbulohej me vone ka historite e tija, hipokrizine tij me skelete imorale te fshehur) duke shkruar per jetet e tyre kerkon te na tregoje se ndersa idete, veprat e tyre mund te jene burim frymezimi e akoma na mrekullojne, jetet personale dhe hipokrizia e ketyre personazheve nuk jane burim frymezimi, nuk jane per t’i patur zili.

    Shumica e ketyre intelektualeve predikonte barazi shoqerore duke demaskuar padrejtesite shoqerore, nderkohe qe ne jeten private ishin tirane te tmerrshem e te padrejte.

    Ne jeten publike e ne krijimtarine e tyre predikonin kerkimin e zbulimin e te vertetes, kurse ne jeten private ishin genjeshtare e mashtrues pa kufi.

    Nje pjese e tyre shpreheshin e luftonin ne publik per nje shoqeri te civilizuar, per te drejtat e njeriut, ku te eleminohej abuzimi e shfrytezimi i njeriut, kurse ne jeten private ishin shembuj te pacivilizmit dhe abuzues te pashembull.

    Sjelljet e tyre ishin obsesive ndaj veseve, perverse, te zhytur ne jetet e tyre private jofunksionale e shpesh imorale.

    I quan “hartless lovers of humankind”(dashnore pa zemer te njerezimit).

    Meqe u permend Marksi po sjell nje kuote te Bakuninit nga libri: “Marx does not believe in God but believes much in himself and makes everyone serve himself. His heart is not full of love but of bitterness and he has very little sympathy for the human race” (Marksi nuk beson ne Zot, por i beson vetvetes dhe detyron cdonjeri t’i sherbeje atij. Zemra e tij nuk eshte e mbushur me dashuri, por me zemrate/hidhnate dhe fare pak simpati per racen njerezore).

    Sjell edhe shume fakte te tjera per personazhet qe trajton… por pa qene nevoja te quhen sulme ad hominem, po pershkrime jetesh te zakoneshme njerezore.

  6. Një Paul Johnson ka shkruar një vepër të ndyrë (për mendimin tim): “Intelektualët”, ku merret me jetët personale të intelektualëve që nuk i pëlqejnë (Marx, Russell, Orwell, Foucault, Sartre, e plot të tjerë). Atë vepër unë e mbaja në nevojtore. Një herë, për faj të një aksidenti hidraulik në ndërtesë, libri në fjalë u përlye me ujërat e komshies sipër – dhe ashtu e pati edhe fundin, emblematik (pasi ia mësoi dhe literalisht shijoi të gjitha intimitetet).

    Kam qeshur kaq shumë me këtë paragraf saqë kam mbetur pa frymë! 😀 Je thjesht gjigand!

  7. …”përdorimin e biografisë së autorit si mjet jo “për ta shpjeguar veprën e për të nxjerrë përfundime estetike-etike-teknike” … por për ta gjykuar atë…”

    Dy emra me vijne ne mend: Leni Reifenstahl, dhe De Chirico.

  8. Kam pershtypjen se ne gjithe kete debat interesant, harrohet se çensura ushtrohet mbi çdo gje qe ka vlere politike, qofte ne vetvete apo qofte pse autori keqkuptohet.

    Askush nuk merret me çensure te rendit apolitik te gjerave.

    Vlera politike e artit e ben te mundur çensurimin e artistit dhe biografia ka padyshim vlere persa i perket artit, sepse pranohet si premise se artisti prodhon arti si pasoje e frymezimit, botes se brendshme etj. Njohja e artistit pra, eshte esenciale ne njohjen e artit te tij.

    Nuk kemi te bejme me dijen shkencore, ku biografia s’ka pike vlere, sepse 1+1=2 edhe sikur matematikani i pare te kete qene kriminel ne kub.

    Artisti ben pjese tek kategoria e njerezve qe kerkojne subjektiven, prandaj kjo kategori nuk ka mundesi te prodhoje diçka ‘objektive’, te shkeputur nga subjekti, dmth vetvetja.

    Natyrisht, askush s’ia ka ngene te merret me biografine e gjithe artisteve, prandaj shumica e veprave artistike, konsumohet si te ishte tip dekorimi dhe nga emocionet e menjehereshme qe ngjall.

    Por ketu kemi thjesht natyren egoiste te shijuesit te artit, ai vallzon me emocionin e vet, kaq i duhet, kaq i mjafton.

    Perndryshe çdo veper e mirenjohur arti, fiton statusin e vet ne perpjestim te drejte me elementin politiko-ideologjik qe mbart. Kjo per faktin e thjeshte se njerezit terhiqen me masivisht nga politika sesa nga estetika.

    Vepra sublime nga ana estetike por pa ndonje ngarkese politike, rendom ngelen te pashijuara masivisht, perndryshe vepra te dobeta estetikisht por te forta politikisht kane sukses te madh.

    Ajo qe quhet etike e vepres, mund te reduktohet fare mire ne politike, persa kohe qe mesazhi etik perkthehet gjithnje ne mesazh politik, ne mos ne ate brez, ne brezat vijues.

    Prandaj, çensura e artit ne forma nga me te ndryshmet ka ekzistuar gjithnje e do te ekzistoje gjithnje. Nqs arti heq dore nga politika, atehere shpeton nga ky fat, por nuk e di sa mund te quhet art nje i atille dhe sa impakt do te kete ne jeten e njeriut.

    Natyrisht, shijuesi, per hir te natyres egoiste, kerkimit te emocionit, mund te mjaftohet me vetveten, por kjo s’do te thote qe gjithe te tjeret duhet te mos ia prekin autorin qe i ngjalli emocion, kjo eshte kapriço femijesh dhe mbreterish.

    Eshte e natyrshme edhe qe ne si shqiptare ta studiojme mire elementin biografik te nje personazhi si Kusturica, para se te kapitullojme para subjektivitetit te tij. Ky eshte zeri i arsyes, mendoj une.

  9. Spiritus, çensore apo çensurues nuk eshte ndonje llaf i ndyre.
    Ne thelb do te thote te zgjedhesh apo ‘me zgjedhe’.
    Te gjithe jemi çensurues per aq sa kemi mundesi, dmth çensurimi eshte ne perpjesim te drejte me pushtetin qe ushtrojme.

    Pergjigjen per biografine e dhashe me pare, artisti eshte ne kerkim te vetvetes, nuk ka kuptim fare te ndash vepren e artit nga biografia e artistit. Pse xha xhai e ben kete pyetje, mund te kuptohet vetem ne nje domethenie me te gjere te lidhjeve te artit me ideologjine, perndryshe i bie qe xha xhai ben nje pyetje prej koti, gje qe s’dua ta besoj.

    Nuk ka l’art pour l’art, ajo eshte thjesht ftese ndaj shijuesit per te qene femije, sepse artisti nuk arrin te beje nje veper ‘objektive’, madje eshte absurde te kerkosh vetem matematiken tek arti.

    Edhe vepra me e pafajshme ne dukje mund te fshehe shume gjera.

    Ta zeme kot, nje pikture me ca trendafila.

    Asgje s’kemi per te kuptuar nqs nuk njohim autorin, do themi vetem sa bukur kjo , sa shemtuar ajo, do verejme ngjyrat, teknikalitetet e gjera te tjera pa ndonje interes per publikun e gjere.

    Por nqs autori ishte aristokrat anglez i gjysmes se dyte te shek 15, kur Anglia jetonte 30 vjet luften civile te ‘Dy Trendafilave’, qe mbeshteste nje nga dy pretendentet per fronin mbreteror, atehere ne fillojme e kuptojme ate pikture.

    Arsyeja e ekzistences se asaj pikture nuk eshte trendafili, ngjyrat etj, nuk kemi te bejme me nje femije qe provon te vizatoje gjerat qe sheh.

    Pra ne mund te kuptojme trendafilat, psene e atyre ngjyrave, psene e asaj renditje etj, me pak fjale nuk jemi me hunj qe rrime si guake para piktures.

    Persosmeria e elementit estetik eshte pasoje e nje gare mes profesionistesh.

    Shembull banal, qypat e thjeshte te Greqise klasike. Ato duken si vepra arti, sepse artizanet qe i prodhonin benin gare me njeri-tjetrin, madje shpesh vendosnin firma te tipit, ‘Aqifi s’e ben dot kurre kete’.

    Nejse qe te rikthehem tek çensura, qe t’i jap xhevap edhe Read Me.

    Diktatura si sistem e si e pershkruajme sot, perfshin gjithe historine e njerezimit, hiq kohet e fundit ne Perendim e hajt mo po i japim nje bonus Athines se lashte e ndonje qytet-shteti tjeter per ndonje shekull.

    Arti i njeriut eshte prodhuar nen diktature. Gjithe veprat me te mira te artit boteror jane prodhuar nen diktatura te ndryshme, te nje feudali, nje monarku absolut, Papes, e diktatoreve moderne.

    Veprat me te mira te Kadarese thuhet se jane ato nen diktature, arti shqiptar po ashtu nen diktature madje edhe Onufri i famshem ka pikturuar nen diktature.

    Omeri ka bere veprat nen diktature.

    Cfare ka prodhuar ta zeme Amerika, 2 shekuj demokraci, kaq te levdueshme ne lemin e artit qe t’ua marre vendeve te tjera ?

    Sa eshte sasia e kryeveprave artistike te prodhuara ne Perendim gjate demokracise ? Cilat jane ato vepra aq te shkelqyeshme qe mund te rivalizojne bindshem me prodhimin artistik nen diktatura te ndryshme gjate historise se njeriut ?

    Pra, eshte thjesht nje falsitet logjik te besh nje ndarje ne baze te sistemit politik, sepse çensura ekziston sa andej e sa ketej, pasojat e saj jane sa andej sa ketej.

    Kjo vjen ngaqe çdo rend ka ideologjine e vet dhe per te mbijetuar gjen menyra te ndryshme çensurimi.
    Diktaturat e kane çensuren te eger ne dukje e thelb, demokracite e kane te eger vetem ne thelb.

    Shqiperia nuk ka pesuar asnje dem nga diktatura komuniste ne lemin artistik qe do ne lere pasoja per shekuj.
    Nqs shqiptaret keto 20 vjet s’kane ditur te bejne art nuk ka faj fare diktatura.

    Biles do nje favor te diktaturave, ato i mbajne shume me afer talentet edhe nqs i kane kunder, u japin privilegje.

    Talenti i vertete nen diktature e ve poshte çensorin, se ka lejen e diktatorit, kurse ne demokraci talenti i vertete nuk e ve dot poshte çensorin. Me shume talente humbasin ne demokraci sesa ne diktature.

    Perkundrazi mediokrit lulezojne ne demokraci, ndersa çensori i diktatures eshte i pameshirshem me mediokrin qe eshte ideologjikisht kunder.

    Kjo persa i perket prodhimit te brendshem, ndersa per prodhimin e jashtem eshte çeshtje import-eksporti dhe s’do mend qe demokracia eshte sistem me i mire, sepse demokracia nuk ka frike se rrezohet nga idete, nqs shumica eshte dakort me nje ide te huaj, demokracia nuk humbet gje.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: