TRI QËNDRIME NDAJ BASHKIMIT

Si pa u kuptuar, çështja e bashkimit kombëtar na u shndërrua në letër litmusi, ose gur prove për atdhetarin e vërtetë shqiptarist.

Ti je pro, apo kundër bashkimit kombëtar, të thonë, dhe sipas përgjigjes që ata vetë e kanë në mendje ndërkohë, të vënë edhe menjëherë etiketën.

Megjithatë, asnjë vlerë mirëfilli nuk ka në këtë kriter prej asambleje fshati, por vetëm fryrje, kapardisje dhe bullshit tipik kombëtarist dylekësh.

Ekzistojnë të paktën tri qëndrime hipotetike ndaj bashkimit kombëtar të shqiptarëve: mund të jesh pro këtij bashkimi pa kushte, kundër këtij bashkimi pa kushte, dhe kundër këtij bashkimi në momentin e tanishëm, edhe pse pro tij në një moment më të përshtatshëm, ose po të përmbushen disa parakushte.

Dhe më e bukura është se, të treja qëndrimet, mund të jenë njëlloj patriotike dhe njëlloj të burojnë nga atdhedashuria, e cila nuk e përjashton aspak pluralizmin.

Ata që janë kundër bashkimit, mund të argumentojnë, bie fjala, se është më mirë që të ketë dy shtete shqiptare në Ballkan.

Ka gjë më patriotike se kjo?

Ose mund të druhen se bashkimi do të rindezë luftën në rajon, me pasoja të pakontrollueshme.

Ose mund të shpjegojnë se Europa dhe ShBA (lexo: edhe NATO-ja) nuk kanë shprehur ndonjë entuziazëm për këtë bashkim, përkundrazi; dhe se ne shqiptarët nuk jemi në gjendje, sot për sot, të ndërmarrim një hap të tillë pa marrë bekimin e Brukselit ose të Washingtonit.

Të tjerë mund të mendojnë se bashkimi i shqiptarëve, edhe sikur të marrë këtë bekim ndërkombëtar, më shumë do të prishë punë se do të ndreqë – nëse nuk ndodhin reforma të thella në sistemin politik në të dy vendet dhe, më kryesorja, nëse nuk ndryshojnë me rrënjë raportet e qytetarëve, të Shqipërisë dhe të Kosovës, me shtetin.

Kështu, kur dy vetë janë të sëmurë rëndë, nuk përfitojnë gjë, nëse i transferon të dy në të njëjtën dhomë reanimacioni – veç do të dëgjojnë rënkimet dhe grahmat e njëri-tjetrit dhe do të shkëmbejnë mes tyre hareshëm stafilokokë të artë rezistentë ndaj meticilinës (të cilët i njohim, përndryshe, si mafian e organizuar që ka kapur shtetin).

Mund të ketë pastaj edhe një palë tjetër që të thonë se, nëse bashkimi i shqiptarëve kryhet me ngut dhe pastaj dështon (siç kanë dështuar bashkime popujsh të tjerë, për të njëjtën arsye, në të shkuarën), atëherë ky do të ishte atentati më i madh ndaj çështjes shqiptare në Ballkan; me dëme të pariparueshme.

Natyrisht, patriotë janë edhe ata që e duan bashkimin menjëherë, madje argumentojnë se ky bashkim do të vërë në vend një padrejtësi historike dhe bashkëkohore që u bëhet shqiptarëve, dhe do të ndihmojë që të zgjidhen edhe probleme të tjera – si korrupsioni, kriminaliteti, ose edhe vetë Sali Berisha.

Mes tyre gjen, megjithatë, koka të nxehta dhe ndonjëherë edhe të trasha, që kujtojnë se është detyrë e çdo patrioti dhe njeriu që e don atdheun e vet, që të kërkojë bashkimin e shqiptarëve menjëherë dhe pa kushte.

(Vëreni: ta kërkojë, jo ta realizojë – sepse realizimi, sidomos në kushtet e tanishme, kërkon këllqe dhe guxim të madh, edhe personal; ndërsa këta janë të specializuar si flamurtarë paradash vetëm; dhe përpjekjet e mirëfillta ua lënë gjithnjë të tjerëve; pa folur pastaj për disa prej tyre që shpresojnë të ri-instalojnë një regjim autoritar ose antipluralist duke abuzuar me atdhetarizmin e njeriut të rrugës.)

Ky është gabimi, këtu duhet ta vëmë gishtin.

Nuk ka gjë të keqe, në vetvete, të kërkosh që shqiptarët të jetojnë në një shtet; e keqja fillon kur ti pret, pothuajse me arrogancë, që këtë kërkesë të ta përqafojnë të gjithë shqiptarët, pa dallim feje, krahine, ngjyrimi politik, përbërjeje familjare dhe orientimi seksual.

Self-righteousness, e quajnë këtë në anglishte; dukuri e neveritshme, pa çka se nuk ka ende emër të vetin në shqipe.

Bashkimi nuk është i dëshirueshëm thjesht si bashkim; por ngaqë pritet të sjellë të mira dhe avantazhe të ndryshme për shqiptarët, përveç korrigjimit të një padrejtësie të vjetër, i cili ka edhe ai vlerën e vet, edhe pse thjesht simbolike.

Prandaj, kush e kërkon bashkimin me të madhe, duhet edhe të ulet dhe të argumentojë pse është kaq i dëshirueshëm dhe pse pikërisht tani; meqë vetëm argumenti i padrejtësisë historike nuk qëndron.

Nëse bashkohet Shqipëria me Kosovën që nesër, kjo nuk është se do t’i shlyejë gjë vuajtjet e Kosovarëve nën sundimin serb (ose jugosllav) për gati një shekull.

Dua të them: bashkimi kombëtar bëhet duke vështruar drejt së ardhmes, jo me kokën të kthyer mbrapa, as ngaqë na e kanë lënë amanet të parët.

Forcat politike që e përdorin këtë bashkim si flamur të programit të tyre politik, duhet të jenë në gjendje të na shpjegojnë, me hollësi dhe jo duke vënë Reshat Arbanën të recitojë Lahutën e Fishtës, se çfarë pritet të arrijnë pikërisht shqiptarët me këtë bashkim.

Dhe këtu e kam fjalën për shqiptarët si qytetarë, jo për shqiptarët që dalin në krye të forcave politike që kërkojnë bashkim, disa edhe me shpresë se nesër do të dalin në krye edhe të shtetit të bashkuar.

Është në natyrën e politikanit që të jetë ambicioz – prandaj idealizmi në politikë shpesh është luks i papërballueshëm.

Prandaj është mirë, besoj, që qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës të gjykojnë jo vetëm perspektivën e bashkimit kombëtar, por edhe liderët politikë që po duan t’i shpien atje.

Më në fund, dy fjalë se çfarë mendimi kam unë pikërisht për këtë çështje.

Nuk jetoj as në Shqipëri as në Kosovë; nuk jam qytetar as i njërit shtet, as i tjetrit. Kjo nuk do të thotë, megjithatë, se nuk e kam një opinion timin.

Kur shoh problemet e mëdha që gërryejnë sot jetën në të dy vendet, dhe që po ua hanë shpirtin e po ua nxijnë jetën shqiptarëve në të dy shtetet, gjykoj se këto probleme nuk kanë të bëjnë me faktin që shqiptarët janë të ndarë në disa shtete, as me atë që këto shtete janë të vogla; prandaj nuk shoh si mund të zgjidhen ato, në rast të një bashkimi hipotetik ose zmadhimi gjeografik.

Për këtë arsye, mendoj se përparësi politike në jetën shqiptare, kudo në Ballkan, nuk duhet të ketë bashkimi kombëtar – por konsolidimi i institucioneve, të shtetit dhe të shoqërisë civile; rrënjosja e kulturës së shtetit ligjor, lufta kundër krimit të organizuar dhe forcimi i vetëdijes qytetare. Dëshira ime është që çdo shqiptar të ndihet i lirë në dëshirat, ambicjet dhe potencialet e veta – i lirë si shqiptar, si qytetar dhe si banor i globit, pavarësisht se sa kilometra katrorë dhe sa banorë ka shteti i vet.

Mbetem i hapur, ndërkohë, madje i interesuar, sikurse shpresoj edhe lexues të tjerë, për të dëgjuar argumente se pse këto të drejta të njeriut, qytetarit, individit shqiptar, pavarësisht se në Shqipëri a në Kosovë, kanë më shumë shanse të realizohen në një Shqipëri të nesërme të bashkuar; por jo argumente primitive, me gjak dhe amanete, si në librin e Këndimit.

Mblidheni, pra, veten, të nderuar kombëtaristë, dhe na e shpjegoni, para se të filloni me gjyqet!

No Comments

  1. Xhaxhai
    “Ata që janë kundër bashkimit, mund të argumentojnë, bie fjala, se është më mirë që të ketë dy shtete shqiptare në Ballkan.

    Ka gjë më patriotike se kjo?”

    Po, me siguri ata qe duan te jene 4 shtete ! Keta jane me patriotet, perderisa nuk del ndonje tjeter me patriot akoma qe do te kerkoje te ndahemi ne 40 pjese! Po bej shaka!
    Me seriozisht: Besoj se arsyet me se shumti kane te bejne me çeshtjen e mbrojtjes se interesave te shqiptareve. Interesa te cilat mund te jene te çdo lloji: prej ekonomise e kultures e deri tek dinjiteti i atyre qe fyen ne pikat e kalimit kufitar me Greqine, apo qe rrihen ne autobusat e shkollave maqedonase.
    Nje shtet me i madh nuk do te na i zgjidhe te gjitha hallet, por do te mund t’ju impozohej me shume fqinjeve e do te mund te na mbronte me mire prej sulmeve kulurore apo edhe policore e ushtarake, prej Millosheviçve e Janullatosve si edhe ndonje vellai te tyre osman.
    Po ashtu do te ndalte nje çarje te mundshme te kombit ne dysh, domethene do te evitonte qe te kishim dy gjuhe, dy kultura, dy popuj te rinj e gjithnje shume te brishte perballe te tjereve.
    Kuptohet qe Bashkimi ka kosto dhe nuk eshte i kollajte. Ndaj mund te diskutohet sesi do te arrihet, por jo te diskutohet ne vetvete, perderisa i duam te miren vendit, kultures, shqiptareve, te gjithe shqiptareve.
    Ndjese xhaxha, po per mendimin tim diskutimi i te mirave te Bashkimit, apo moskuptimi i tyre prej shqiptareve vet, eshte absurd, aq absurd saç mund te jete pershembull diskutimi i prej hebrejve i nevojshermise se nje ushtrie izraelite te fuqishme.

    1. Nuk shkruajta “ushtri ME te fuqishme”, por “ushtri te fuqishme”. Gjithsesi, cfaredo qe ke dashur te thuash; nese Izraeli nuk do te kishte nje ushtri te fuqishme, atehere nuk do te mund te ngrinte asnje lloj maredhenie; te drejte apo te drejte, me fqinjet e tij dhe sidomos me Hamasin, Hezbollahun e Ahmedinexhabin qe qendron pas ketyre te fundit. Pasi thjesht nuk do te ekzistonte me si shtet madje do ta kishin fshire nga harta vite me pare.
      Pra eshte argumenti yt qe eshte foshnjeror dhe hebrejte per fat nuk jane foshnja qe besojne ne perrallat e Maredhenieve te drejta mes te dobtit dhe te fortit, apo lajle lule te tjera.
      Nuk e di as se c’fare mardhenie te drejta mund te kemi ne shqiptaret me Sheshelet, Anastaset, perkthyesit e anastaseve, apo me ndonje bizantin tjeter. Burra e popuj me te zote se ky yni kane tentuar te merren vesh, te dialogojne me bizantinet e c’fare kane fituar eshte ndonje thike pas shpine, asgje me teper.
      Nuk them se te gjithe greket e serbet jane bizantine, jo, jane vetem disa. Keta disa po i quaj bizantine ndersa te tjeret serbe e greke.
      Problemi eshte se keta te paktet mjaftojne per te na prishur pune, te na rrezikojne jeten, ekomomine, kulturen, gjuhen … gjuhen e kishes etj siç edhe e kane bere. te mos i harrojme kaq lehte masakrat ne “jeruzalemin” e serbeve, perndjekjet dhunimet, lutjet perunjese kundrejt vendeve perendimore per te nderhyre dhe Kryepiskopin duke folur kunder nderhyrjes se Natos, se perndryshe historia do te na perseritet serisht.
      Dhe po ashtu: nuk kam asnje ide se cfare mund te kete me konstruktive sesa nje projekt i ngritur mbi interesat e perbashketa kulturen ekonomine e perbashket dhe mbrojtjen e tyre, por gjithsesi besoj se ndoshta mund te kete motive, ide e qellime me te mira qofte edhe me lahute, gjak e amanete siç po ironizon me te padrejte Xhaxhai. Nese ti di ndonje sille ketu atehere ta shohim, dhe mos paragjyko kot arsyet qe te tjeret i bejne te kerkojne bashkimin. Pasi edhe argumentet qe solla qendrojne megjithese mund te mos jene me te mirat.
      Solla si shembull mbrojtjen me te mire te atyre qe trajtohen si qen ne pikat kufitare dhe ata qe rrihen neper autobosa, pra prej disa ekstremisteve qe mund te jene kafshe qe perfaqesojne shtetin apo kafshe qe vijne drejt e nga pylli
      Ndersa ti flet per inat kunder fqinjeve!
      Besoj se eshte abuzim te barazosh fjalen fqinj me keta specimene, une do te perdorja fjalen kafshe. Por gjithsesi, ky edhte problemi yt.

    2. E vertete edhe une e kam zet te gjithe kete pathos me kostume e flamuj kuqezi te keqqepur dhe tekste kengesh mediokre, por jam i sigurte se nese bashkohet Shqiperia me Kosoven edhe zera te tille do te qetesohen paksa, e do te na bien veshet rehat. Pra nje motiv me shume per te mbeshtetur bashkimin, tha.
      Per te mos qene i padrejte, po shtoj se AK ka edhe te mirat e veta. Meqe u permend Reshat Arbana, per vete do preferoja t’ja jap voten atij ose M. Pashaj sesa ndonje politikani tjeter pasi me duken me te ndershem dhe pasi kemi nevoje per ndershmeri.
      Sa per vandalizmin besoj se ne shqiptaret jemi shume me te prirur drejt vandalizmit e dhunes sesa fqinjet, po ashtu mashtrojme te tjeret e mashtrojme veten sa me s’ka, por me beso fqinjet na e kalojne ne kete te dyten, dhe jane shume me lart. Kuptohet, gjithnje nje pjese e mire e tyre, jo te gjithe.

  2. Nuk ka gjë të keqe, në vetvete, të kërkosh që shqiptarët të jetojnë në një shtet; e keqja fillon kur ti pret, pothuajse me arrogancë, që këtë kërkesë të ta përqafojnë të gjithë shqiptarët, pa dallim feje, krahine, ngjyrimi politik, përbërjeje familjare dhe orientimi seksual.

    Une ne fakt dalloj nje fare zelli misionar prej atyre qe kerkojne medoemos qe Shqiptaret te jene ne nje shtet. Duke qene se kam pasur te bej me tipa misionare qe i ri (Amerikane pergjithesisht), me duhet te them qe prej tyre nuk fillon ndonje e ‘keqe’ e ndergjegjshme ne dem te ‘tjetrit’. Misionari gjithnje niset per mire sipas rradakes te vet.

    Nga ana tjeter ajo qe me cyt mua te futem ne kete debat eshte trajtimi qe i behet ceshtjes nga ata qe fyhen prej “misionareve”. Sic replikon Hysamedin Ferraj ndaj R.Xhunges, ceshtjet e bashkimit ose sovranitetit jane ceshtje nderi dhe dinjiteti.
    (click ne minuten e 4-t te video klipit me poshte per nje epitet zbavites qe H.Ferraj i mvesh kampit tjeter)

    http://www.youtube.com/watch?v=wYlNae4KUes&sns=fb

    1. H. Ferraj e ka drejt, kur thotë që neve na mungojnë qytetarët; por unë nuk kuptoj, megjithatë, se si do t’ua sjellë shqiptarëve qytetarinë bashkimi. Dy fshatra nuk bëjnë qytet, por një fshat të madh.

      Atë që thotë Ferraj, e them edhe unë, në mënyrën time, kur përmend nevojën e institucioneve.

      Përndryshe, nuk ka ndonjë lidhje të vetvetishme mes sovranitetit kombëtar dhe sovranitetit individual. Koreja e Veriut është vend sovran, por banorët e atij vendi nuk gëzojnë të drejta. Edhe Shqipëria e Enver Hoxhës ishte vend sovran, por si rezultat i kësaj, 1/3 e miletit emigroi kur u hapën dyert, sepse u kish ardhur në majë të hundës.

      Ose të sjell një shembull të tërthortë: hungarezët, kur ishin nënshtetas të Franz Josef-it; dhe hungarezët e regjimit fashist të admiral Hortit, në periudhën 1920-1944: cilët ishin më sovranë dhe më të lirë të realizonin aspiratat e qenies së tyre?

      1. por unë nuk kuptoj, megjithatë, si do t’ua sjellë shqiptarëve qytetarinë bashkimi.

        Ne kete rast flasim per argumentin ekonomik. Kosova i ben 500 milion evro xhiro vjetore Serbise vetem me telefoni, energji e barna, ne nje kohe qe po te kishte lidership te qyteteruar ato para do shpenzoheshin ne Shqiperi e do i ngrinin njerezit nga niveli i ‘zorres’ te Ferrajt. Ajo qe eshte shqetesuese, me duket mua, eshte qe zorraxhinjte kete here nuk jane njerezit qe s’kane c’te hane po pikerisht ata qe perfitojne nga situata e sotme si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi. E ka pas thene dikur Vasa Cubriloviq qe ‘aleatet tane me te mire jane zorraxhinjte e Tiranes’ se ‘kokepalaret’ nuk i ve dot ne kandar pasi kane dic me shume qytetarizem.

        1. Kjo që thua ti më provon se problemi që kanë shqiptarët është problem leadership-i, jo bashkimi.

          1. Mundet edhe qe te mos kemi vetem nje problem medoemos, por te kemi dy ose me shume probleme.

            1. Natyrisht. Dhe unë nuk shoh si mund të zgjidhet problemi kryesor – ai i leadership-it – duke zgjidhur një problem që s’ka lidhje me të – ndarjen ose copëtimin e shqiptarëve. Bashkimi kombëtar zgjidh problemin e ndarjes së shqiptarëve në disa shtete; por jo atë të leadership-it.

            2. Po dakort, madje edhe ajo historia e 2000 vjeteve pushtim qe permendi Ferraj nuk duket shume e mbeshtetur, sidomos ne 1500 vitet e para.
              Po ashtu e vertete qe; lidershipi eshte problemi kryesor tani per tani, eshte madje nje plage e vertete. Ferraj e Albini japin shprese se mund te punojne per ti vendosur ndonje fasho apo ilaç persiper, atij, si edhe ndonje te dyti a te treti qe dhemb me pak se i pari, por qe ngelet plage gjithsesi.

          2. Shume d’accord, dhe nje menyre e mire per te menjanuar leadership-in aktual eshte te hiqet endrra europiane, dhe te zevendesohet me ate shqiptare. A ka menyra te tjera? I’m open to suggestions.

            1. Modeli i qytetarisë, është modeli evropian. Si role model. Ferraj, andej e ka marrë modelin. Heqja e modelit, nuk do japë ato rezultate që mund të mendojë kush. Në rast se shqiptarët çlirohen prej standarteve të imponuara nga jashtë, ajo që do arrijnë (si jo qytetarë që janë), është t’i nxjerrin hanxharët njeri tjetrit. Edhe këtë do e bëjnë në emër të “bashkimit kombëtar”.

              Kush të thotë më pas se duke nuhatur këtë ide, elita oportuniste, që mund të bëhet shumëçka e të ndërrojë gunën, nuk do hidhet në përkrahje të kësaj ideje (duke nxjerrë hanxharët madje, e para).

              Shqiptarët, i janë futur një rruge (të integrimit), dhe u duhet ta realizojnë. Nuk ka rrugë tjetër, t’i bien shkurt çëfësht. Quaje sikur janë vendosur përballë një prove mbarëkombëtare, duhet të dalin matanë. Dhe këtë duhet ta tregojnë dhe realizojnë, pa shkelur mbi njeri-tjetrin.

            2. tani per tani, nga ajo ane e kufirit asnje nuk po I bie lahutes per bashkim me ne

              Me pak kategorike ju lutem. Kam edhe une nje sondazh te bere nga i ashtuquajturi International Commission on the Balkans, qe me thote dicka krejt tjeter (po te lexosh grafiqet ne fund te raportit te tyre). Ata ‘naton gardhit’ jane dic me te predispozuar se Shqiperitaret.

              http://www.cls-sofia.org/en/projects/europe-and-the-world-19/balkans-19/international-commission-on-the-balkans-47.html

              Sa per bashkimin e ‘shpalljen’ e tij: duhet kuptuar qe une e disa te tjere nuk po flasim per nje akt arbitrar por per nje proces alkimia e tte cilit te kthen nga zorraxhi ne qytetar.

  3. Nuk ka gjë të keqe, në vetvete, të kërkosh që shqiptarët të jetojnë në një shtet; e keqja fillon kur ti pret, pothuajse me arrogancë, që këtë kërkesë të ta përqafojnë të gjithë shqiptarët, pa dallim feje, krahine, ngjyrimi politik, përbërjeje familjare dhe orientimi seksual.

    Ndersa mua me duket se e keqja fillon ne min e 4-t te videos me poshte, me saktesisht me grupin qe perfaqson R.Xhunga. Reagimi i H.Ferrajt eshte nje reagim i merituar, pasi kur flasim per bashkim e sovranitet (te Kosoves ne kete rast) po flasim per ceshtje nderi e dinjiteti qe vetem nje jo-qytetar i ve ne plan te fundit. Dp thoni ju ‘more po une dua te ha’. Une po them qe nje projekt shqiptar i pa-realizuar eshte arsyeja kardinale pse shqiptaret nuk po hane.

    http://www.youtube.com/watch?v=wYlNae4KUes&sns=fb

  4. Ne fakt nuk jane tre qendrime per bashkimin, jane vetem dy. 1) Ata qe e duan tani dhe nuk merren shume me llogari dhe ata qe e duan nese eshte e mundur tani ose me vone nese nuk behet tani dhe bejne disa llogari se si te arrihet tek ky bashkim. 2) Ata qe nuk e duan kete bashkim dhe keta jane te pakte.

    Barra e argumentit ju bie kundershtareve te bashkimit, jo atyre pro tij, pasi bashkimi eshte debatuar gjeresisht edhe ketu dhe si arsye kane dale: e drejta historike, fuqizimi politik, ekonomik, gjeopolitik, diplomatik etj.

    Kundershtaret e bashkimit deri tani kane dhene dy argumenta, te perdoruara gjeresisht nga serbet per te trembur boten per rrezikun shqiptar dhe me gjase keta kundershtare nuk po them se i kane marre nga serbet apo greket po nga burime te se majtes ekstreme. Frika nga krimi i organizuar shqiptar dhe myslimanet shqiptare. Me keto dy gjera Milloshevici frikesonte Perendimin kur behej fjale per shqiptaret dhe keto perdoren here pas here edhe tani.

    Qe te jemi te ndershem, duhet permendur qe ka edhe nje rryme kunder bashkimit kryesisht ne Kosove qe perbehet nga jugosllaviste qe per pallavra koti nuk duan bashkim.

    Shqiperia dhe Kosova jane (Kosova eshte rruges) dy shtete sovrane qe mund te vendosin te bashkohen, jane ploteisht ne te drejten e tyre per vetevendosje. Kete mund ta bejne para ose pasi te hyjne ne BE ku kufijte zhveleresohen dhe nje akt formal, bashkimi ne nje njesi politike mund te pasoje kete bashkim de fakto.

    1. Shkruan:
      Kundershtaret e bashkimit deri tani kane dhene dy argumenta, te perdoruara gjeresisht nga serbet per te trembur boten per rrezikun shqiptar dhe me gjase keta kundershtare nuk po them se i kane marre nga serbet apo greket po nga burime te se majtes ekstreme. Frika nga krimi i organizuar shqiptar dhe myslimanet shqiptare. Me keto dy gjera Milloshevici frikesonte Perendimin kur behej fjale per shqiptaret dhe keto perdoren here pas here edhe tani.

      Në fakt, që i kanë përdorur serbët e Milosheviçit ose kushdo qoftë tjetër këto si argumente, kjo nuk i zhvlerëson argumentet vetvetiu.

      Nëse Milosheviçit do t’i duhej një argument për të përdorur kundër “shqiptarëve”, atëherë – ma merr mua mendja – ky do të përdorte një argument të vërtetë; sepse e vërteta funksionon më mirë si argument se gënjeshtra.

      Dhe, të rrimë shtrembër dhe të flasim drejt, ne shqiptarët nuk është se i kemi lënë kundërshtarët tanë pa argumente.

      Natyrisht, unë nuk ia kam mbajtur pishën Milosheviçit (as i kam dhënë gjë naftë kur këtij i duhej), prandaj nuk e di se çfarë ka thënë ai pikërisht. Pas gjase, do të ketë thënë një kombinim të vërtetash dhe gënjeshtrash, sikurse çdo politikan tjetër.

      Dua vetëm të të vë në dukje, MB, se arsyetimi yt nuk qëndron; dhe se nuk mund të fitohen debate duke ftuar në muhabet gogolë si Miloja. Arsyetimin tënd madje një hap e ndan nga përfundimi se kush është kundër bashkimit, po bën lojën e serbit dhe të grekut. Tamam, po këto janë kalamallëqe, pra.

      1. Jo, nuk po them qe cilido qe eshte kunder bashkimit po ben lojen e serbit a grekut, por deri tani argumentet qe jepen jane fiks argumentet e rrejshme qe regjimi rrenacak i Milloshevicit jepte kunder shqiptareve. Kasapi i Ballkanit edhe ne Hage per kufomat e shqiptareve qe gjendeshin ne Serbi thonte qe jane viktima te trafikanteve shqiptare.

        Krimi i organizuar shqiptar eshte zmadhuar pasi nuk ja kalon krimit te organizuar rus, italian a ku di une. Gjithsesi krimi i organizuar s’ka nevoje per bashkim duke hequr kufijte se ai funksionon mire edhe me to, keshtu qe bashkimi nuk luan peshe per keq, vetem nese luan per mire.

        Tani nese dikush ne na konsideron si popull kriminelesh dhe jo si cdo popull ne bote qe brenda tij ka edhe kriminele, atehere bashkimi sigurisht qe paraqet rrezik.

        Islami ne trojet shqiptare eshte diskutuar keshtu qe s’po ndalemi.

        Argumentet e dhena deri tani kunder bashkimit me duken me shume si fshehje e asaj qe kundershtaret e ketij bashkimi kane realisht ne mendje.

        Thuajeni troc se ku calon puna (mua ma merr mendja cila eshte)?

        Shqiptaret ndryshe nga c’thone serbet, dine dhe bejne shtet, por demokracia dhe institucionet e standardeve te vendeve te zhvilluara kerkojne kohe se keto jane procese qe lidhen me traditen, kulturen, ekonomine etj. dhe nga bashkimi mund te ndihmohen nuk kane pse dalin per keq. Shqiptaret nuk ishin bashke po Enver Hoxha edhe ne ate ngaster qe mori nen kontroll ndertoi nje nga diktaturat me te egra ne Europe.

  5. “Mblidheni, pra, veten, të nderuar kombëtaristë, dhe na e shpjegoni, para se të filloni me gjyqet!”
    Me intrigoi metafora e dy mjeraneve te cileve u bejne vend ne karantine, fundja vendi aty u takon. Per ta pasuruar me tej krahasimin, them se mbase u duhet pasur frike protagonisteve Atdhe-Memedhe(rolet gjinore ndajini vete midis Kosoves dhe Shqiperise), nga nje kontakt i mundshem riprodhues. Ky ciftim, packa se ne nje mjerim te pashprese, mund te sjelle ne jete ndonje foshnje me parametra te kenaqshme shendeti (nuk perjashtohet te lindin dhe binjake), nese ne mospercaktimin definitiv te semundjes, foshnja e lindur nuk i trashegon pasojat e semundjeve prinderore.
    Narrativa nuk arrin te shpjegoje se cili faktor/rrethane i pengon dy te semure me te njejten diagnoze te shtrohen ne te njejtin pavjon, kush mundohet me ngazellim t’u shtoje ne vetmi agonine fatkeqeve, pa meshiren perkatese qe u duhet dhuruar pacienteve ne te tille gjendje. Ne pamundesi per ta identifikuar qarte kete vullnet kryenec, kjo sjellje vetem ne nje menyre shpjegohet: vetem nese pacientet jane te semure me deformime psiqike, me te gjithe nenkategorite pershkrimore. Pasojat e bashkshoqerimit do te ishin te paparashikuesheme, me siptoma te tilla nje foshje do te qe e tepert. Ne pritje te nje diagnoze te qarte te semundjes (mjeket tane lene per te deshiruar, jo nga mungesa e profesionalizmit se sa nga tahmaja), te shpresojme te pakten qe dy fatkeqeve t’u munesohet ne nje te ardhme te shpejte puqja ne te njejtin pavjon. Sherim te shpejte.

  6. Bashkimi i dy pjeseve – Shqiperise dhe Kosoves – keshtu sic ofrohet (propagandohet) eshte nje prodhim i paster i nje shoqerie ku elita(ta) nuk e ka parasysh se proceset kulturale i paraprijen suksesit.
    Ne Shqiperi, ne mos gaboj, Xhaxhai eshte i vetmi qe eshte marre me kete dukuri, duke e quajtur ate “Cargo cult”, e cila konsiston ne ate qe nje shoqeri me e prapambetur investon ne te njejtat infrastrultura (ligje/ forma organizimi) si nje shoqeri me e pasur me shpresen qe ky investim do te prodhoje te njejtat efekte si ne rastin e dyte.

    Ka shume elemente qe do ta justifikonin besimin se nje bashkim i tille i ka kushtet per te qene i sukseshem:
    -gjuha e perbashket
    -territori ne shtrirje te njeri-tjetrit
    -dalje ne det
    -baze ekonomike e perafersisht e njejte
    -sigurimi i nje tregu te mjaftueshem per te mbeshtetur ekonomine e vendit (6-7 ml shqiptare, te cilet nisen nga nje baze e ulet ekonomike, cka e ben permiresimin e kushteve ekonomike me lehte te realizueshme)

    Ka shume elemente, te cilat do te “komplotonin” per ta bere nje bashkim te tille, nese ky eshte i parakohshem, jeteshkurter:
    -deficit i theksuar civik ne te dyja anet e kufirit (mjafton te shohesh renditjen e Shqiperise dhe Kosoves ne indekset e korrupsionit, mjafton te shihet qendrimi i tyre ndaj gjese publike)
    -mungese e nje tradite politike , me origjine te ndryshme, por efekte te njejta, ku asnje nga palet nuk eshte e paisur me mjetet e nevojshme per te hapur “shtepine” pa paragjykime e pa rezerva.

    Shqiperia me Kosoven duhet te bashkohen me perpara kulturalisht. Dhe vetem atehere kur kjo te jete e realizuar, mund te synohet bashkimi politik. Te dyja shtetet duhet te krijojne kushtet per ta siguruar te paren, me qellim final per te arritur ne te dyten.
    Keshtu psh apriori, shtetet mund te sigurojne:
    -equivalimin e sistemeve arsimore
    -nxitje fiskale per kompani shqiptare qe shtrijne operimin ne Kosove, dhe kompani kosovare, qe shtrijne operimin ne Shqiperi
    -mundesia ligjore per mundesi e te drejta punesim te barabarte ne te dyja territoret
    -synimi i barazimit te sistemit legal – kontrat te barazvlefshme ne te dyja anet e kufirit
    -tenderet per kontrata publike te hapura per kompanite ne te dyja anet e kufirit.

    Per mua duhet kohe.
    Ideja eshte. Por vetem kaq. Ekzistenca e idese nuk eshte njesoj me realizimin e saj.
    Sa do punojne palet per ta vene kete ide ne jete, do te tregoje se sa larg apo afer nje bashkimi te tille do te jemi.

  7. Kam pershtypjen se fjala “kombetarist” sikur ia hekuros pak historine termit “nacionalist” dhe e sjell me pak problematik. Plus kesaj, amalgama te pahijshme krijon, si ajo para ca ditesh kur dikush erdhi ketu per ta karakterizuar kete blog si ‘antikombetar”, ndonese diskutimi ishte vetem per antikombetarizmin. (Luante apo ishte i luajtur ky qe erdhi te shpallte antikombetare PTF-ne, kjo nuk eshte fare e rendesishme).

    Une gjithsesi besoj se ka nje aparat te domosdoshem qe e ben njeriun nacionalist, dhe kete nuk e gjej dot tek vetja, ndonese gjej aty ne vijimesi deshiren per bashkim te shqiptareve ne nje shtet. Nuk ka lidhje detyrimisht bashkimi me fiksasione proceduriale te nacionalizmit, imperativa autoktonie e si keto, sa ka lidhje me deshtimin shembullor te cdo tentative per shtetezime te vellazerise dhe barazise tejetnike – sic pame me shperberjen e Jugosllavise, Cekosllovakise, apo me ate me simboliken e shperberjeve: te Belgjikes, e cila edhe nese nuk eshte shperbere tamam, dhemb mjaftueshem zhgjendrra per faktin qe ka Brukselin ne mes, si nje prej metaforave te Bashkimit europian. Ne kete lloj skaji te botes, e vetmja strehe minimalisht e sigurte per qytetarin eshte shteti-komb, dhe sa me i madh, sa me i fuqishem, aq me mire per qytetarin e tij. Bashkimi eshte projekt pesimizmi, jo ekzaltimi.

    Shqiptaret, duan s’duan, jane te perfshire ne paradigma nenshtrimi te fqinjeve te tyre, te cilave u do ndenjur perballe dhe jo mbrapsh, dhe u do ndenjur ne grup, me te gjithe ata qe ndajne, me shume sesi etnonim, si stigme raciste emrin “shqiptar”. Njoh shume si vetja ime, qe nuk u rreh gje nen lekure pse qenkan shqiptare apo jo, por kemi qene mjaftueshem jo thjesht lexues, por edhe fizikisht ne shtetet fqinje, ku shqiptaria na eshte bere e qarte, na eshte imponuar, shpesh perdhuni. Nuk jam aq i rrahur me punet e bashkimit te shteteve (prandaj edhe me del teper, p.sh., prerekuizita e detit per bashkime, qe rreshton siper ‘ipare’), por nje Shqiperi me e madhe, me duket nje Shqiperi me e forte dhe nje Shqiperi me e forte me duhet pikerisht qe te me shpetoje nga te qenet shqiptar, nese shpjegohet kjo me sa thashe me lart.

    Eshte gati aksiomatike nevoja e ekspansionit si zhvillim ne historine e ndermarrjeve te tipit shtet, dhe nuk shoh pse ne u dashka te kenaqemi me erozionin dhe me teper se kaq, te mbijetojme permes seksereve te erozionit (sic do te mund te emertonim politikeberjen mbareshqiptare, e cila mbahet ne kembe pikerisht si garante e erozionit). Sic tha edhe Albin djali ne takimin ne Tirane, para aksionit te doganave, ne nuk jemi te obseduar me territorin tone, sa c’jane te tjeret te obseduar me tonin; vetem se nuk eshte mire te humbim edhe me territor, se gjate 150 viteve te fundit, eshte gati pergjysmuar, sa me masakra e sa me perzenie, rreth 50% e territorit te banuar deshmueshem nga shqiptare. Puna eshte te mos humbasim me tej territor, se ky nuk eshte vetem peizazh apo zhaner tjeter nder hobi te kohes se lire (do preferoja skerkat e Sicilise, personalisht), sa eshte vendbanim, vendburim, term zhvillimi e sigurie. Nuk mund te bazohet domosdoshmeria per siguri dhe dinjitet ne marreveshje te te tjereve mbi ne, ne projekte BE-she, apo lodra shahu te Amerikes me Euroazine, po ne force shteterore dhe ne aleanca sovrane, ne te cilat ti nuk investon si zakonisht prostitucion apo shitje organesh, po – edhe nje here – force. Forca sigurisht qe nuk eshte matematike thuprash (si ne legjenden ballkanike qe kalon, mes te njejtit shtrat vdekjeje, prej perandorit bullgar tek Skenderbeu), por aty eshte pjesa me bazike e pergjigjes

    Ka 20 vjet qe sa here hapet muhabeti i bashkimit ne Tirane, te nxjerrin budalla duke te thene “nuk ke drita e rruge per te qene, dashke qiqrra ne hell”. Kam pershtypjen, edhe pa u futur ne konspiracionizem, se pikerisht ky eshte pazari qe i kane caktuar shqiptarit: probleme komunalesh – uje, dita, qira. Ok, po sikur ta prishim pak syrin e keq ose ekuacionin, e t’i hyjme nga penxherja zgjidhjes – dakord, dritat s’po i ndezim dot per 20 vjet, i fusim nje te bashkuar me Kosoven dhe po shohim mos ndizen vete, qofte edhe pa energjine e atjeshme te nendheshme (‘thenjgjillin’ si i thone ne Prishtine)…

    Jemi te gjithe shqiptare dhe nuk i ikim dot lehte kesaj (po jo se eshte e pamundur), keshtu qe jemi qe jemi, t’i ruajme shpinen njeri-tjetrit: kaq. Kur te sherohet me kismet Serbia nga mileniarizmat periodike qe e pushtojne dhe himnet e gjakut, (si ato qe kendojne ne parada zyrtare, para autoriteteve, ushtaret greke) (ku gjaku eshte imi, ne cdo rast), atehere kisha per te qene i pari qe kisha per te propozuar jo bashkim, po edhe ndarje me tej te Shqiperise, ne nivel lagjesh mundesisht.

  8. Ceshtja e bashkimit sot eshte ndryshe nga ceshtja e bashkimit para 20 vitesh. Sot i kemi dy shtete shqiptare ne Ballkan dhe askush nuk po i pengon keto dy shtete te njehsojne veglat ekonomike administrative dhe kulturore, Pra askush nuk po i pengon shqiptaret sot te bejne nje bashkim te ngadalshem e organik nje bashkim “de facto” pra. Cfare rendesie ka emri i shtetit nese shqiptaret jetojne ne nje shtet demokratik, ne nje shtet te se drejtes me gjykata e institucione funksionale qe ata i zgjedhin vete e ku ata besojne, kur mund te punojne pa pengesa qofte ne Shqiperi qofte ne Kosove?

    Retorika e bashkimit sot pra nuk duhet te jete e njejte me retoriken e hershme te bashkimit pasi ai bashkim ishte para se gjithash nje platforme politike per te ndaluar shtypjen e shqiptareve nen fqinjet e kryesisht atyre nen Serbi/Jugosllavi. Kjo shtypje nuk ekziston me per Shqiptaret ne Kosove dhe rrjedhimisht edhe bashkimi me ta si i tille duhet te perfaqesoje nje filozofi e nje platforme politike tjeter. Kjo platforme nuk me duket se eshte lahuta e malesise apo flamuret, stadiumet e kokeboshet dhe akoma sot nuk eshte sqaruar.

    Me ne vecanti me AKZ-ne kemi te bejme me nje manipulim te qellimshem te konceptit te bashkimit dhe kjo pikerisht nga jashteqitje te politikes aktuale perndryshe e deshtuar ne cdo mision tjeter qe i kish vene vetes. Mua pra ky manipulim i bashkimit me ngjan tmerresisht shume si perpjekje per reanimim te menxyres aktuale politike. Dhe me duket me shume vend pyetja e Xhaxhait mbi nje sqarim se cfare nenkuptohet me bashkimin versioni alla-AKZ dhe si do ti beje bashkimi shqiptaret me te lire dhe me institucione me te forta nga keto qe kane ndertuar deri me tash ne shtetet e tyre. Nuk po kerkohet shume besoj.

    1. askush nuk po i pengon keto dy shtete te njehsojne veglat ekonomike administrative dhe kulturore, Pra askush nuk po i pengon shqiptaret sot

      Askush te duket qeveria e Tiranes dhe e Prishtines?

  9. Ti xha xhaj je Ortodokse dhe kjo te dhemb ty si te gjithe Gjelbesirat Ortodokse ne Shqiperi te cilet nuk jane gje me teper vetemse fatkeqsi e keti Kombi ,Juve ortodoksve ju dhembe bashkimi se do i hubasni privilegjet qe keni ne ket shqiperi te coptuar,

    1. O Dardan i Prishtines, paj Zotin, ky e pe ti Ortodoksine qe gezon privilegje ne mes te Tiranes? Me sa di une Sali Berisha, njeriu me privilegjin me te madh, eshte mysliman safi. Bamir Topi eshte po mysliman. Jozefina eshte katolike e kshtu me rradhe. Edhe Xhaxhai nga emri i vertete qe ka nuk duket per ortodoks. Dardan, njerez si ty jane argumente te forta per te kuptuar se perse bashkimi Shqiperi-Kosove nuk ka llogjike ne realitetin e sotem te ketyre dy vendeve.
      Sikur te kishte nje levizje per qyteterimin e shqiptareve une do te isha i pari qe do ta perqafoja ate.

      1. Ndoshta, por ky qendrim ka rendesi pse zbardh ne menyre reflektive ate perceptim qe qendron ne fakt si mjeti me i forte mobilizues ne ceshtjen e bashkimit. Pra aspekti fetar, i cili i qendron atij qe njihet si kombi shqiptar si nje kategori thelbesore e cila ne kater qendrat politike te zones shqipfolese ka perftuar Dialektika te ndryshme. Ne anen tjeter, Dardani jep nje mundesi per te pare se procesi i bashkimit – investim i paster i te huajve qe hedh rrenje si dashuri me shikim te pare ne vetedijen e kesaj gjindjeje qe di zgjuaresisht te shtiret dhe te prese – do te sjelle tensione te brendshme. Ndaj ka vlere te degjohen me koke te ftohte argumentet e te gjitheve, se keshtu secili, nga pikeveshtrimi i vet, shenjon qelbesirat, e makari edhe Gjelbesirat me te cilet duhet ti Qerroje hesapet njehere e pergjithmone. Sidomos nga Ndergjegja e tij. Duhet bashkimi, duhet. Turbullire e re, do na jape kohe ta shohim mire njeri-tjetrin ne sy dhe keshtu do davaritet iluzioni se bashku me genjeshtren. Une them se se shpejti do jemi deshmitare sesi edhe Flamuri do i nenshtrohet nje akti sekuestrimi, sigurisht per te kaluar ne duar me te sigurta; duar myslimanesh liberale e me siguri shqiptaresh fanatike.

        1. Hej ç’vete! Po ti or tej me gjithe mend beson se mund te jesh edhe Per Bashkimin edhe Kunder shqiptareve ortodokse, ne te njejten kohe?
          Edhe Albin Kurt edhe Migjen Kelmend! Ncncnc
          Per ke nuk e njeh Migjenin, eshte nje tip qe me del me teza te tipit, “shqiptaret e Shqiperise jane me te shemtuar se ata te Kosoves ndaj jam per kombin kosovar
          Ky eshte nje argument i forte kunder Bashkimit, tha ai tjetri.

          1. Doja te thosha qe meqenese edhe mes ortodokseve ka nga ata qe flasin idealisht per bashkimin, atehere bujrum, le te ndodhe dhe ta shohin vete se cila do jete hapesira e lirise se tyre. Por edhe se per te njohur “vellezerit e nje gjaku”, e per te bere pastaj zgjedhjen. Nuk i zhvendos dot njeri periferite, sado te investohet. Sidomos periferite kulturore qe jane edhe humbetira shpirterore. Le te merret Kadare me to se mbase gjen ndonje ngjashmeri te re me Tarzanin. Meqe jemi ketu, qe ta dish edhe ti nese nuk e di: kryetari i Bashkise se Himares, Gjergji Goro (ky hoqi Bollanon, d.m.th eleminoi lojen e Janullatosit etj) i pyetur se cfare je, tha: jam Himarjot. Ne jemi Himarjote.
            Greke apo Shqiptare-pyetja e gazetarit.
            HIMARJOTE. Per te tjerat te falenderoj per argumentet kthjelluese.
            Tani per nje argument tjeter qe ka te beje me instrumentalizimin e Janullatosit per te poshteruar ortodokset. Ne fakt, me aq sa di, ortodokset mund te mos kene patur bollekun e myslimaneve, por kryelartesine dhe dinjitetin e kane ruajtur shume mire. Madje aq sa edhe ne kohet e reja, nuk para preferojne shume ta trazojne gjakun. Ndaj edhe gogoli denacionalizues i Janullatosit ka vlere te madhe se hap fronte pune; per gazetat, analistet, apo historiane. Po aman ore cfare dine te bejne keta xhanem, pervecse ti sherbejne borderose se trasheguar ne ca raste edhe nga gjyshi?
            Kjo loje eshte kuptuar dhe ndaj edhe pse te mos jepet nje kontribut tjeter per shtetin e varfer te Shqypnise. Po keshtu, si do te ngrinte koke nje patriot si at Nikolle Marku?
            Se fundmi, nuk e kuptoj pse duhet pare si me e keqja homologimi me vllehet? Te kuptohemi drejt; loja qe tirret eshte e qarte, por ne parim nuk ka asnje te keqe te te homologojne me vllehet, se fundja ata per Shqiperine kane punuar jo pak. Dhe pa hile madje. Qe ketu edhe injoranca dhe ligesia, elementi fetar qe gjalon te neofitet e rinj te shqiptarise.Te vihet re ketu sa instinktiv eshte ngaterresa e qellimshme: ortodoks shqiptar qe kalon ne vlleh, apo sikunder shpesh edhe ne ndonje grek i mutit. I ngaterroi njeri valle me Shqiperine e Mesme, apo Gegni-Kosoven? Jo. Te kundertit nuk i puq dot se eshte edhe antipolitike pervecse antihistorike dhe kunder te dhenave antropologjike te qashtra, te evidentueshme ne profil, balle per balle, relievim te hundes dhe gjeometri te kafkes. Dhe provokimi fiton vlere si i tille kur sjell ne vemendje te verteta Delikate, sikurse u shpreh dikush, dhe jo gjera te paqena sic mund te jete ta zeme deviza Ne jena Nje.

            1. “Hapesira e lirise se ortodokseve” eshte nje argument qe ja vlen te hidhet per tu sqaruar, ndersa per politikanin Gjergj Goro une nuk kam ç’te them, aq me shume kur e kam shkruar me pare se Janullatosi ngelet problem i rendsishem pra nuk eshte eliminuar. Por, gjithsesi po punohet per t’ia anulluar nje pjese te efekteve negative.
              Edhe per martesat e ortodokseve, sa per kuriozitet; ne kohe te Babes se Doanit, ishte e ndaluar martesa mes nje burri ortodoks dhe nje gruaje myslymane, ndaj nuk ka pasur me pare, por sot ka shume. Pra nuk eshte çeshtje qe ka te beje me Janullatosin
              Per periferite kulturore, une besoj si Xhaxhai qe problemi kryesor eshte lidershipi, ai ne Tirane. Prej aty vjen gjelbsirlleku, dhe ndoshta nje bashkim neser ka per ta holluar paksa e lare ndoshta, siç mund te zbehe zerat e Bollanove dhe Migjen Kelmendve e te na lere rehat te merremi me probleme te verteta.
              I ngaterroi njeri valle me Shqiperine e mesme etj ?
              Perpara te huajit njesoj shqiptar mbetesh, gjithmone perderisa nuk shkon te tjetersohesh vete siç bente ai Piskopi yne ne Kosove kur pohonte homologut serb se Kosova eshte Jeruzalem i Serbise. E habiti edhe bashkbiseduesin aty, mire ne te tjeret.
              Sa per hapesiren e lirise se ortodokseve, siç e the ortodokset vete nuk e kane kete frike, dhe arsyeja nuk ka te beje me besimin tek virtytet e vellezerve islame sesa me besimin tek virtytet e veta. Gjithsesi aq me mire per katoliket e Kosoves, apo jo?

            2. meqenese edhe mes ortodokseve ka nga ata qe flasin idealisht per bashkimin, atehere bujrum, le te ndodhe dhe ta shohin vete se cila do jete hapesira e lirise se tyre.

              Sa i sigurt je per kete? Ka mundesi te me japesh nje shembull kufizimi? Mos duhet te fusim nje klauzole alla libanezce (osmance) ne ket shtetin tend imagjinar ku ekzekutivi legjislativi e jurdiku te ndahen mes personash me fe te ndryshme?

      2. Ka shumë të ngjarë që ky të jetë provokimi i radhës – ndyrësitë e shtypit shqiptar kanë krijuar një mjedis të përshtatshëm për taktika të tilla.

        Mirëpo, për fat të keq, ka një takëm njerëzish, në Kosovë dhe në Shqipërinë e Veriut, të cilët kanë probleme me shqiptarët ortodoksë – besimtarë dhe me prejardhje të tillë.

        Ka mes tyre njerëz kaq të trashë, sa më kujtojnë edhe mua si ortodoks.

        Megjithatë, nëse ortodoksët do të përndiqen e nëpërkëmben një ditë nga ky takëm, atëherë unë do të jem ortodoks dhe do ta them këtë me zë të lartë.

        Ka pastaj edhe ortodoksë, si Maks Veloja, të cilët e kanë shprehur haptazi armiqësinë e tyre ndaj kosovarëve.

        Ec e gjeje si ka nisur kjo punë dhe ky karshillëk.

        Ndoshta në Kosovë ortodoksinë e shoqërojnë me fenë e serbit dhe i druhen vetvetiu, ose instinktivisht.

        Por në veri të Shqipërisë, kur mendojnë për këtë lagje të shqiptarisë, le të kujtojnë edhe mësuesit e asaj feje dhe kulture, të cilëve u ra bretku maleve të Tropojës, Pukës, Mirditës dhe Kukësit, gjatë viteve të komunizmit.

        Ka edhe një mendim, që nxjerr kokë herë pas here, siç e ka nxjerrë edhe te ky më lart, se ortodoksët shqiptarë janë kundër bashkimit, meqë ky do t’i bëjë edhe më pakicë se ç’janë.

        Ky mendim bashkëtingëllon mirë me retorikën kundër Janullatosit, e cila jo gjithnjë mund të përligjet me patriotizmin dhe Fan Nolin – pse në gojët e disave është edhe një mënyrë për të poshtëruar ortodoksët shqiptarë; ose më keq akoma, për t’i homologuar këta me vllehët.

        Këto janë punë delikate – prandaj mendoj, përsëri, se komenti më lart është provokim. Dardani nga Prishtina mund të jetë edhe Aristoteli nga Dropulli…

        1. Xhaxhai
          “Megjithatë, nëse ortodoksët do të përndiqen e nëpërkëmben një ditë nga ky takëm, atëherë unë do të jem ortodoks dhe do ta them këtë me zë të lartë.”

          Keto jane fjale shume fisnike, por nese ti nuk ngre zerin kunder atyre qe po punojne kunder shqiptareve dhe gjuhes shqipe ne jug atehere si mund te vendosesh neser perkrah ortodoksve te stigmatizuar kur pak te lidhe me keta te fundit. Nderkohe qe gjuha shqipe eshte puna dhe pasioni yt (apo keshtu e di une te pakten). Po ashtu duhet shume humanizem per te bere nje gjest te tille, ndersa ti e ngaterron humanizmin me pacifizmin dhe pastaj pacifizmin me Anastasin qe asnjehere nuk eshte deklaruar kunder lufterave dhe masakrave, as kur ju luten te thonte nje fjale per viktimat çame. Ai bashke me dy-tre te tjere ne krye te KOASH vetem dine te flasin kur preken interesat greke, ose ndonjehere edhe serbe.
          Pastaj faji i rende Xhaxha ta ngatrrosh emrin e Fan Nolit apo te ngaterrosh gjithe ortodokset shqiptare me keta majmune! Kete ngaterresen e dyte s’e kisha per ty.
          Nuk eshte nevoja te merret shembulli i Nolit per te kuptuar se sa e rendesishme eshte Kisha ortodokse ne Ballkan, mjafton te shohesh demet qe Anastasi dhe te tijte kane bere, mjafton ti lexosh kur shkruajne se: “Futja në dorë e kishës shqiptare është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shek. XX” apo se i ndjeri A Guma (i cili u vra ose mendohet prej tyre se u vra per gjuhen greke) eshte martir i Kishes. Pra Kisha qe ata kane ndertuar dhe gjuha greke jane Nje. Per me shume:
          http://www.balkanweb.com/gazetav5/newsadmin/preview.php?id=85734
          Dhe s’besoj se ortodokseve mund t’ju vije ndonje e keqe nga tipa si Dardani apo ndonje shqiptar tjeter, me Dardanin apo Aristotelin mund te perplasim kokat tona shumecepeshe do zihemi e pastaj do pajtohemi prape, por Jazexhinjve Anastaseve e ndonje bizantini tjeter si do t’ja bejme, ky eshte problemi !

        2. nëse ortodoksët do të përndiqen e nëpërkëmben një ditë nga ky takëm, atëherë unë do të jem ortodoks dhe do ta them këtë me zë të lartë.

          Shenomeni dhe mua. Me duhet te ve ne dukje qe per katundarin kosovar ortodoks=serb/jugosllav. Madje edhe kur dogjen kishat Serbe ne debaklin e 2004-es therrisnin ‘dogjem jugosllavine’.

          Para 10 vjetesh ne Boston se bashku me disa vullnetare Shqiperitare u morrem me disa femije rrefugjatesh kosovare. I gjezdisem neper Boston e u treguam nje kishe ortodokse Shqiptare. Me rradaken e tyre ajo ishte kishe ‘shkijesh’ e kush shkon aty eshte ‘shki’. Semantikisht jane ne rregull xhanem nqs ‘shki’ eshte shqiperimi i ‘shkizmatik’.

      3. Dardan, njerez si ty jane argumente te forta per te kuptuar se perse bashkimi Shqiperi-Kosove nuk ka llogjike

        Javash, jo me kaq yrysh. Fundja ai bageti eshte, dhe sipas sondazheve eshte ne minoritet. Ah po, ne deshtofte modeli ‘europian’, ‘demokratik’,’neoliberal’ e me ane te osmozes ze vend ai islamik, atehere duhet marre me bagetine. Po mos kij gajle se modeli ‘kombetarist’ eshte vaksina per kete virus.

  10. theollog

    Nuk ke nevoje te shemtohesh me shume se kaq e te kercesh tek gjeometria e kafkave. Edhe vete Hyllini, pak nga pak, u mesua ne vite te mos i hape me muhabete kockash ketu.

    As ti, qe ke vijueshmeri ketu me profka te vogla per geget, e as nje tepist si Dardan antishqiptari, qe kalon ketu pari sa per t’i gjuajtur me gure trenit, nuk mund te provoni dot se cka rrekeni te perfaqesoni ka formen tuaj… te kafkes, kesaj rradhe

    1. Gardist, nuk shkruajta qe te te dukem ty i bukur, apo konform asaj c’ka mendon ti e ndonje tjeter. Nuk po perpiqem te provoj ndonje gje; se fshati qe duket nuk do kallauz. Po percjell disa pershtypje dhe konstatime rreth permasave gabarite qe besoj se nuk kalojne qellimisht vetem ne mendjen time. Ti je i qete se une e kam gabim dhe po shemtohem? Mjaftohu duke mos mu pergjigjur. Se me ty eshte e drejta dhe e verteta; e pra aq me keq per mua. Dakord? Dhe mos merr shume poza se nuk i hyn asnjerit ne xhep. Edhe vete Hyllini…-shkruan pak me siper. Ne fakt kjo mjafton per ta mbyllur me ty diskutimin. Jeni Nje ju?

      1. Ti nuk ke takate ta mbyllesh diskutimin me asnjerin ketu, pa ikur. Qe ta kuptosh me mire, po ta thjeshtoj per gjeometrine tende: sa kohe shkruan ne nje vend te hapur si ky ketu, nuk mund te mbyllesh dot asnje dialog me deshiren tende, dhe nuk eshte fare nevoja te me kthesh pergjigje qe une te vazhdoj te merrem me supremacizmin tend qesharak, si jam marre edhe me ate te bashkefshatarit tend, Hyllinit.

        Tani po terhiqem, se sa iku picasjellesi, po ketu jam

        1. Vetem dicka, jo per ty, po per te sqaruar pikeveshtrimin tim; une nuk flas ne emer te ndonje supremacie sic ti konstaton, para se te kesh ngrene picen. Une e kam fjalen per Ndryshimin mes dy grupeve. D.m.th une nuk po them se jam me i mire se geget, por JAM I NDRYSHEM. Kjo ka rendesi qe te sqarohet fare mire dhe jo te mohoet si deri me sot. I ndryshem. Dhe ky ndryshim eshte fizionomik mes dy grupeve.
          Ata mund te jene fare e zgjedhur nga Perendia, pararendes te Trojes dhe gene te pamposhtura, cfare tu doje e bardha zemer. Kjo nuk e zbeh aspak ndryshimin, madje e thekson. Dakord? Jemi te Ndryshem, ndaj edhe prania e tyre perhere e me aktive numerikisht dikton kufirin. Dhe ne shprese se je duke ngrene pice me sallam pikant, meqe e do edhe terezia e muhabetit, une them se ky qendrim nuk eshte aprioristik, por perfundim i nje pervoje njohjesh jo te vogla. E qe gjen referencen e vet jo te paket edhe ne historine tone. Madje nje histori e tere e mbuluar qellimisht.
          Thorgal: Per te huajt shqiptar je, ashtu eshte, por vetem formalisht se ky pergjithesim ka dinamike. Une i vogel kam qene ne 1997 dhe ca gjera nuk i mbaj mend mire, por neper te gjitha TV-te e botes sec filluan te publikoheshin harta, etnografi, ndarje, tosk-geg. Nga i dine ata keto mo, nuk me thua? E ke vene re sesa sakte i dine?
          Po Toni Blair si tha kur erdhi ne Tirane ne 1999: Une dua qe djali im te mesoje historine e vertete te Ballkanit. Ne i dime gabimet tona.
          Po ky nga i di keto klecka? Apo se vete i kurdisen e vete i zgjidhen?
          Se fundmi fare, keto dite, sipas nje e-maili qe me ka ardhur per shkak te punes qe bej, u marrkerka vesh or ti, qe “Shoqata Mbarekombetare per Çeshtjen Çame”, ka kerkuar ndryshimin e emrit te vet ne Gjykate, per ta bere “Shoqata per te Drejtat e Pakicave Etnike te Epirotasve te Thesprotise”. Epirotasit e Thesprotise. Po keta nga mbine xhanem? Kjo ne daten 14 mars, ndersa dje, pak psi krijesa e Fatos Nanos, Shpetim Idrizi, pranoi te hyje ne qeveri me Saline, duke mbetur me etiketen e pergjithshme partia e cameve. Ndersa Vangjel Dule dje te News24, deklaroi se ne Greqi nuk ka patur Cameri si krahine. Mos valle kane rene dakord keta qe ta zgjidhin, por me nje korrektim te vogel te emrit. Pra zgjidhet problemi i pakicave Epirote ne Thesproti sic edhe njihet sot ne Greqi krahina dhe ja pra problemi cam eshte nje fiksion provokativ i politikes turko-shqiptare. Me pak brum picash nga Italia. Pune ullishtesh si edhe ka qene tere kohen ne te vertete. Pra nga shqiptar, rreshqet te geg-tosk. Levizet drejt idese shume reale dhe te merituar per mendimin tim te kombit Kosovar si ne rastin Austri -Gjermani pak a shume, nga cemer kalohet te thesprote dhe epirotas. E shikon qe brenda shenjave te pergjithshme ka disa kode? Tani une te lutem shume qe te mos mi mveshesh mua keto si shpikje se edhe i mocem nuk jam e po aq i urte jo e jo. Dhe ne fund, ate te Goros ta solla per te kuptuar se nese per Bollanon na u tha se qe i shitur, perseritja e dukurise se vetepercaktimit identitar flet per nje ndergjegje komuniteti, se po u shiten te gjithe, prape te tjetersimi kemi shkuar.

          1. Theollogos

            Falja geges, se e kishte nga uria. Ne fakt, tani qe me erdhen ngjyrat ne vend, po e dredh e po iki nga debati, se vetem kaq qellim kam kur hapen ketu keto negociatat per bashkimin: te them dy llafe pro, si jonacionalist. Kur nis e behet nxehte e vijne erera te liga nga krahu im i tavolines, ul koken e iki, se edhe po nuk qe imja, taksirati im qe ulem ketej eshte.

            Me ty nuk flas per here te pare per keto pune gege-toske, po me gjithe zemer shpresoj te mos e bej me.

          2. Per Shoqaten Cameria; ishallah zgjidhin ndonje gje me kete emer te ri, megjithese kam frike se do jene te mbytur me “pune” ne ministrite e reja, e nuk do kene kohe per tu marre me “Ceshtje” te tjera.
            Gjithsesi fjalet mund ti ndryshojne, (per tu marre vesh me mire me fqinjet), por konceptet e problemet ngelen po ato. S’do kemi Ceshtje came, por do te kemi ceshtje te Epiroteve te Thesprotise.
            Ndersa Goro, ndoshta nuk ka shume mundesi per tu shprehur perballe influences financiare te Greqise, influences te Kishes tek besimtaret dhe frikes se grabitjve te pronave qe emeton Tirana. Po ashtu edhe Bollano nuk besoj se eshte shitur gjekundi, me sa di une keta jane identifikuar si familje me Greqine, dhe me breza.
            Ajo qe me shqeteson me se pari, nuk eshte Bollano apo Janullatosi por je ti, ose shqiptare te tjere qe influencohen nga mjetet financiare, shkollat, kishat dhe televizioni e ne pergjithesi nga sulmet kulturore, do ti quaja. Se me fal per shprehjen, por ne nje Shqiperi 200 km te gjate e 200 te gjere nuk ka byth te rijne te gjithe ato ndarjet qe permende

            1. Po sikur Shqiperia nuk e njeh Epirin si nocion politik mo, apo e dredh Tirana thua? Ndoshta eshte edhe keshtu, ti duhet ta dish me mire, se une jam i influencuar, apo edhe i shitur.
              Garde Nationale de Barbès, pa merak, te ka falur Zoti, te ka bere geg. Ererat e liga shmangen duke u larguar nga njeri-tjetri, se edhe nese ererat nuk jane objektivisht te liga, jane subjektivisht te padurueshme. Ndaj larg, sa me larg. Madje mundesisht te padukshem.
              Qafir: Shembullin, apo argumentin ta jep edhe i zoti i hapesires ketu, kur thote se ekziston paragjykimi per te homologuar ortodokset me vllehet. Por e gjen edhe te rasti i Himares, kur vetedeklarimin e tyre qofte edhe lingustik e mbare shoqeria e virtytshme shqiptare e shqyrton si nje loje qe kryesisht ia mvesh Janullatosit. Tani se cfare jam une, sikunder edhe cfare ndihesh ti, ate e di vetem une apo edhe ti, dhe nuk pjerdh njeri fare fare. Projekti i bashkimit sic po orientohet tani eshte investim i te huajve dhe me kete rast edhe revista Mapo se fundmi ka dale me titullin: AKZ, parti turke. Ku flasin emra te cilet nuk mund ti etiketosh si te shitur apo cfaredo sic behet ketu perhere. Pra AKZ-ja dhe partia e nacionalizmit dhe e flamujve te medhenj eshte projekt i neo-otomanizmit. Shkruajne edhe studiuesit si Eda Derhemi, Arben Puto, Enis Sulstarova e te tjera mendje qe ne ndryshim nga une, u dhemb Shqperia. Shume madje. Sado pak material ke ketu: http://www.mapo.al/2012/03/26/letra-e-editorittradhtia-e-elitave/. Ketij konstatimi po i shtoj se AKZ-ja ka krijuar nje komitet te themi me deputete dhe drejtues mediash, te mirepaguar dhe mbrojtur mire ne interesat e tyre ekonomike. Ka madje nje bordero te qarte per kete. E ne paradhomen e finances qendron Fetullah Gulen, Sorosi i Turqise. Per here te pare ne vitin 2007, thyhet rregulli i njohur i zbatimit te raportit fetar ne drejtimin e institucioneve, kur Bamir Topi zgjidhet President. Pra ne liste mungon nje ortodoks, sikunder ka qene rregulli i zbatuar mire. AKZ-ja konvertoi betejen nacionaliste ne nje theks vetem anti-helen dhe kjo eshte e qarte fare mire se perse. Shiko sesi islami nder shqiptare nga tipar konservues i shqiptarizmes kur shumon besimtaret dhe ndjekesit, nxiton te krijoje edhe minoritete te reja qe i kane dhene shume, po shume, shqiptarise. http://www.islamicpluralism.org/1990/sufis-under-fire-in-macedonia. Vahabitet bjonde te Maqedonise e perzune kreun e Kryegjyshates Boterore, Baba Mondin nga Tetova gjate nje vizite qe ai beri vitin e kaluar. Dhe situata eshte ne fije te perit. Bashkimi, pra si aktualitet politik, eshte vetem fasade. Kush humbet ne nje shtet te ri te supozuar ku perimtri gego-musliman nis ne Mitrovice, ecen ne Tetove dhe Shkup, futet neper Elbasan dhe Tirane e Durres, ngjitet neper Shkoder dhe Mal te Zi, per te kerkuar aleate te mirefinancuar ne cemerit e ardhur nga Greqia? Kush humbet dhe kush kercenohet? Kujdes: Ne zgjedhjet e vitit 2005, PDI-ja, krijesa e Fatos Nanos ne Sarande mori 1500 vota ndersa ne zonen e Konispolit, ku ka cemer vendas, pra te ketej kufirit vetem Disa vota. I kujt eshte ky projekt valle qe na e shesin si zgjidhjen magjike? Kur tezat e Arshi Pipes administrohen gati si ideologji e rinovimit nacionalist, atehere i nderuar zoteri, mbase jam fare i paftilluar, po me duket se ka vlere ajo kenga qe vjen nga zona jote: Mbece more shoke mbece pertej…

  11. Njoftim dashamires per matesit e gjeresise dhe gjatesise se hundeve, kafkave apo edhe vesheve (te njerezve kuptohet): studimet bashkekohore gjithnje e me shume kur duan te merren me pune prejardhje e elementesh perbashkues e ndares per nje ose me shume popullata, ndalen tek gjaku dhe ne pergjithesi tek gjenet. Nese dikujt i ka shkrepur ne mendje dicka e tille te pakten te apdejtohet ose te pyese me mire kryepiskopin se ai duhet te jete i apdejtuar.

    Hanxharet e theove dhe hyllineve nuk kane justifikim te mjaftueshem (duhet futur ne loje dhe gjaku e gjenet) per te rene fort mbi kryet e pjesetareve te fisit tjeter vetem me standardet belge per fiset afrikane hutu dhe tutsi te cilet per te bere ndryshimin dhe vecimin e ketyre fiseve aplikonin: matjen e hundeve (ne mund te matim edhe kafkat, veshet bile nese doni edhe organet gjenitale); pronesia e lopeve (ne mund ta shtrime edhe tek kuajt, dhite dhe qente, pa harruar gomeret); sigurisht edhe te dhenat qe mban kisha.

    Warning!

    Ka deshtuar ne 100 vite cdo perpjekje andartesh per te ndare Shqiperine dhe shqiptaret. Kombi eshte konstrukt politik, gjithsesi ne rastin e shqiptareve doli qe kane edhe te drejten historike me vete. Udha e tyre eshte drejt bashkimit dhe jo ndarjes, te pakten deri sa te ekzistoje dhe te ndjeket modeli apo tipi modern i shtetit.

  12. Qe te kete nje debat ne te dyja anet e kufirit per aspiraten e bashkimit te Shqiperise me Kosoven, nuk ka asgje te keqe. Le te flitet per aspiraten, per rruget, per kushtet qe duhen plotesuar paraprakisht, per menyren se si mund te arrihet bashkimi realisht dhe pa krijuar probleme per asnjeren pale. (Po e marr te mireqene miratimin e Evropes dhe SHBA per bashkimin, megjithese s’ma merr mendja se do rrine pa u perzjere).

    Nuk behet bashkimi me grafik, sic thote Spahiu neper mitingje (ka caktuar edhe daten diku nga fundi i majit se kur do ta shpalle). Edhe dy njerez kur duan te martohen, mendohen mire, njohin njeri tjetrin per nje kohe te gjate, mundesisht edhe bashkejetojne ca kohe (sic tha dikush me lart, le te kete shkembime kulturore, studentesh, punonjesish nga te dyja krahet)…..pastaj vendosin a do “bashkohen” per jete apo jo. Dhe fundja me ne fund, e keqja me madhe e nje bashkimi te pamenduar mire te dy njerzve eshte divorci. Por si mund te divorcohen dy shtete nese s’ju pelqen martesa?

    Shqiperia dhe Kosova kane sigurisht shume te perbashketa, te mira dhe te keqia. Por kane edhe shume ndryshime qe jane pasoje e historise se perjetuar ne menyra te ndryshme, te pakten ne 100 vjetet e fundit. Dhe keto ndryshime patjeter kane lene gjurme dhe kane ndihmuar ne krijimin e nje fizionomije te ndryshme per momentin. Ndofta me kohe dhe me zhvillim te metejshem, pune te hatashme nga te dyja anet e kufirit, edhe mund te arrihet bashkimi eventualisht. Shtruar, me nje fjale, me mencuri, jo me urra e me mitingje e flamure hipokritesh.

    PS. Keni vene re se ne disa gjuhe folja “dua” ndiqet nga “mire” dhe jo nga “shume”? Dua te besoj se kjo ka te beje me pranimin e te vertetes se dashuria duhet te jete me teper e mire se sa e shumte. Kjo mu kujtua tani, kur po mendohesha a duhet apo s’duhet testuar “atdhedashuria” e secilit prej nesh. Them se jo.

  13. Nëse mungesa e institucioneve është pengesë për bashkimin e shqiptarëve, pyes: a e meriton Shqipëria (ose edhe Kosova) të jetë shtet në krye të herës?

    1. Shqipëria është shtet, në mos për gjë tjetër, të paktën ngaqë ka qenë shtet (kriteri i inercisë). Sa për Kosovën, kjo është shtet i porsalindur, i mungon deri edhe sovraniteti minimal dhe ruan një vartësi të çuditshme ndaj Serbisë. Me fjalë të tjera, themi bardhezi, por realiteti është gri.

      1. Thelbi i pyetjes sime ishte se nëse ndërtimi i institucioneve është argument kundër bashkimit, atëherë ky argument mund të përdoret edhe kundër shtetësisë. Nga ana tjetër, nëse inercioni është përgjigjje në mbrojtje të shtetësisë, ky argument mund të përdoret pro bashkimit, sepse, për inercion, kështu e do shumica, apo realiteti i projektuar – zhvillimi historik. Pra, sa ka vlerë argumenti i ndërtimit të institucioneve, të cilat, u bashkuan apo jo Kosova e Shqipëria, duhet të jenë në zhvillim të përhershëm?

        1. I vetmi realitet historik ku shqiptarët (ndoshta) jetonin së bashku ka qenë ai i Perandorisë Osmane – por nuk është momenti për t’u shtuar pasioneve të bashkimit (dhe të AKZ-së veçanërisht) këtë kontrapunkt neo-otoman (vade retro, tha, vade retro). Prandaj nuk shoh si mund të vlejë argumenti i inercisë për të mbështetur, qoftë edhe vetëm teorikisht, bashkimin.

          Përndryshe, mungesa e institucioneve, ose kontrolli i tyre nga mafia ose korrupsioni, mund të bëjë që bashkimi të dështojë në mënyrë shumë traumatike për të gjithë shqiptarët. Këtë vërtet mund ta dojë shumica, por nuk ka asnjë garanci se, çfarë do shumica, është e drejtë ose e nevojshme ose edhe thjesht e logjikshme ose, fundja, edhe oportune.

          Të mos harrojmë edhe se, në mungesë të institucioneve, kësaj shumice – që do të vendosë për bashkimin – i mungon edhe qytetaria për të marrë vendime sovrane të kësaj hapësire dhe frymëmarrjeje.

          Unë jam plotësisht dakord me mendimet e sjella këtu nga Ipare dhe LG; në momentin e tanishëm, bashkimi vetëm mund të fillojë të përgatitet, nga poshtë lart: kulturë, ekonomi, tregti, arsim…

  14. Histori personale: stërgjyshi im është lindur në Perandorinë Osmane, gjyshi në Mbretërinë e Serbëve, Kroatëve e Sllovenëve, babai në Shqipëri, kurse unë në Jugosllavi. Që të gjithë jemi lindur në të njëjtin qytet, në të njëjtën shtëpi. Poenta: qysh herët kam mësuar që të konsideroj shtetin si një makineri e përkohëshme që vjen, shtyp dokumente e jetë, e largohet për tu zëvëndësuar me një tjetër. Njëjtë e shoh edhe Shqipërinë e Kosovën sot, e do ti shoh edhe po u bashkuan: makineri që shtypin dokumente e ta nxijnë jetën.

    Që të gjithë kemi qenë qytetarë – por, jo shtetas, – shembullorë. Kemi punuar e kërkuar (pa pushkë!) që shteti ti ujdiset nevojave tona, e jo anasjelltas. Sot, për mua, thirrja në qytetari, si ndërveprim me institucionet e shtetit, është katundarizmi më i madh, sepse të bën shtetas, për më tepër provincial: shqipëritarë a kosovarë, e jo ndërtues e mëtues të një kulture.

    Rezistenca e argumentimi kundër bashkimit të shteteve mund të lexohet edhe si rezistencë kundër kulturës shqiptare. Çarjet duken sheshazi: ndërtimi i identitetit kosovar apo gjuha defacto e paunisuar apo marrëdhëniet (qasjet) e një kosovari e shqipëritari, plotësisht të papërputhshme ndaj shtetit. Pra, unë si i interesuar për zhvillimin e një kulture shqiptare, nuk shoh mundësi më të mirë për ti rezistuar kosovarizimit, se sa duke e kërkuar bashkimin, natyrsisht, bashkimin e të barabartëve.

    1. “Njëjtë e shoh edhe Shqipërinë e Kosovën sot, e do ti shoh edhe po u bashkuan: makineri që shtypin dokumente e ta nxijnë jetën.”

      Ka të tjerë që e shohin si pasqyrim të vullnetit kombëtar dhe social të tyre, dhe si një hapësirë mjaftueshmërisht të bollshme që të ofron normat minimale të jetesës, sipas standarteve përkatëse. Ky është shtet i qytetarëve.

      Nuk e di si e kupton ti qytetarin, por koncepti është i lashtë, që prej kohës kur u shpik ky “mallkimi” i shtetit demokratik, që të gjithë duan ta kenë. Apo nga sa mora vesh, ti nuk do që ta kesh?

      Shteti është mekanizëm frustrues dhe shtypës, kur ky nuk realizohet me vullnetin e atyre që janë nënshtetas të tij. Për të tjerë, përsëri, shteti është pasqyrë e vullnetit. Jo më kot, shteti i sotëm në kushtetutë është i demokracisë PËRFAQËSUESE.

      Ky sistem është i zgjedhur në letra pra, këtij që me “dëshirë” i nënshtrohesh, dhe ia pohon dhunën dhe opresitetin. Ky sistem hipokrit, që refuzon edhe përkufizimin e funksionimit të tij. Demokraci përfaqësuese thotë; e megjithatë, ti i thua se demokraci përfaqësuese nuk është. Dhe vërtet nuk është.

      Të dy shtetet shqiptare, për turp të tyre, nuk ia njohin të drejtën dhe vullnetin qytetarëve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Vullnetin ua manipulojnë (zgjedhjet vidhen në dy anët e kufijve, apo jo?)

      Çfarë shteti do ndërtonin këto dy bashkësi, kur nuk janë në paqe me bashkëjtetesën e njeri-tjetrit përbrenda llojit?

      1. Qytetari si civis politik është gënjeshtër, në rastin më të mirë, e katundar, në më të keqin. Kurse demokracia është lojë që lejohet të luhet përderisa nuk bëhet e rrezikshme.

        Qytetari si prodhues e bartës i kulturës është tjetër gjë, që s’e kam ndër mend ta shpjegoj këtu. Vetëm dua ta them se ai, përsa i përket kulturës shqiptare, është specie në zhdukje rapide.

        Mirë e morre vesh, shtetin s’e dua, por meqë duhet ta kem gjithsesi, e dua shqiptar.

            1. Atëherë, pse përzihesh në punë që nuk të takojnë, pra? Hajde de, e kuptoj këtë amerikanin që e bën këtë blog, po ju tjerët, ku e keni hallin?

            2. W, nuk di pse dalloj një notë të lehtë arrogance në këtë koment të fundit. Qofsha i gabuar (je i ri në komentet dhe nuk të profilizoj dot); përndryshe, të këshilloj ta marrësh më shtruar dhe, sidomos, t’i kufizosh replikat në trajtë pyetjesh, të cilat nuk mirëpriten në këtë hapësirë.

            3. Jam i vjetër, shumë i vjetër, qysh i kohës së Plakut, i dashuruar në Krypën, po ja që ra Xha Xhai e shqipëritarët tjerë e gjithnjë e më tepër e shoh veten si kosovar, sepse s’po i dua më shqiptarët. Jam lodhë prej ndërrimeve, alban, shqiptar, kosovar, e s’po di si ti mësoj fëmijët, shqip a kosovarisht. Këto janë dilema për të cilat kam vetëm pyetje, e jo fjali dëftore. Pozat civilizuese më kanë ardhë në maje të hundës, sepse ju kam pa shterpësinë, bash në zemër.

              Sidoqoftë, ditën e mirë e mirupafshim si kosovarë, pra.

            4. Aq më pak e prisja, atëherë, të më quaje ‘amerikan’. Pse po gjakon tani të identifikohesh si shqiptar i kulluar, kjo nuk ua tkurr gjë shqiptarinë partnerëve të tu në debat.

              (Dhe kjo gjithsesi pa harruar, kurrsesi pa harruar, se ishin pikërisht amerikanët që ia hoqën Kosovës çizmen e serbit nga zverku; pra amerikanët, jo llafazanët e tanishëm patriotikë të paradave dhe të talk-show-eve.)

            5. “gjithnjë e më tepër e shoh veten si kosovar, sepse s’po i dua më shqiptarët”

              Ndjese per gjuhen e malit qe s’mund ta ndryshoj, (e kam edhe ne gjene), po thuaj shyqyr qe Xhaxhai dhe te tjere nuk po pronocohen mbi zgjedhjet seksuale, se gjithe kjo lehtesi ne ndryshim mund te kishte sjelle shume probleme.
              Eh po, te qenit shqiptar nuk mund te hidhet poshte per hater te tjetrit.

            6. Ore zotëri, dhe unë kam shumë pyetje ndaj teje, mund të mbushja një koment vetëm me to. Do isha shumë i interesuar psh të dija çfarë quan ti “kulturë shqiptare” dhe kë shenjon si mbartës të saj. Cili është kuptimi dhe ndryshimi midis shtetasit dhe qytetarit; a arrin t’i kuptosh pasojat e pranimit të një shteti shtypës e kështu me rradhë. Po meqë zotrote, drutë i pret shkurt, dhe unë shkurt i preva. Kemi mendime shumë të ndryshme pra, për këtë çështje. Nëse të intereson të qëmtosh dallimet, bëj një përpjekje të shpjegosh qëndrimin tënd. “Qytetaria është katundarizëm”, nuk është shpjegim për mua. As shqiponja dy krenare majë çatisë, nuk është kulturë shqiptare, përsëri për mua. E të thashë shkurt: dilema tënde, nuk është e imja.

              Nuk të lejoj, gjithsesi, të më kërkosh llogari, ashtu si unë nuk të kërkoj llogari ty.

  15. Druaj se inercia nuk është argument për të mbajtur një shtet në këmbë. Asnjë shtet nuk i bën dot ballë ndryshimeve të paevitueshme të terrenit dhe kohës nëse mbështetet i qetë në inercinë e një force lëvizëse e krijuese të së shkuarës.

    Që shteti të jetojë i pacënuar në kohë dhe hapësirë, institucionet e tij duhen aktualizuar, modernizuar, ripërtërirë, rishpikur. Lypen forca të gjalla rikrijuese, një vazhdimësi e caktuar kulture shtetërore, njohje, dije dhe memorie institucionale për të siguruar vazhdimësinë e patrazuar të shtetit.

    Institucionet e shtetit të vogël shqiptar, krijuar në krye të herës nga njerëz të formuar me një kulturë veçanërisht të lartë e të fortë shtetërore, janë sprovuar aq fort sa, në momentet që flasim pyetja më e rëndësishme që shtrohet është nëse do të jetë e mundur që ky shtet të ketë vijimësi në një të ardhme relativisht të afërt.

    Shteti shqiptar doli fatalisht i dobët nga aventura e gjatë me diktaturën dhe është provuar tashmë krejtësisht obsolet.

    Shteti shqiptar sot është një lëvozhgë e zbrazur, pa ndonjë përmbajtje të qenësishme: intitucione dramatikisht të dobëta, pa asnjë memorje, dije apo vizion institucional, pa kurrfarë force apo motivimi krijues; i zbrazur nga shtresa qytetare në të cilën mbështetet kuptimi dhe vazhdimësia e shtetit; dhe mbi të gjitha, pa kurrëfarë identiteti të vërtetë.

    Asnjë shtet nuk mbijeton në këto kushte agonie. Shpërbërja e tij e krjetë është çështje kohe. Kjo kohë mund të zgjatet falë disa rrethanave të caktuara politike, për të cilat, konkretisht, shteti shqiptar nuk ka ndonjë meritë të posaçme, por epologu është bindshëm i qartë.

    Në rrethanat konkrete, e vetmja forcë rikrijuese e ripërtëritëse që shfaqet në horizontin shqiptar është ajo e bashkimit të një shumice të madhe shqiptarësh në një shtet; jo për të bërë Shqipërira të mëdha, por për të siguruar in extremis një shtet që u garanton shqiptarëve një shtëpi të fortë, e cila nuk rrezikon të shëmbet nga çasti në çast.

    Sot bashkimi me Kosovën nuk është më alternativë, sikurse ndoshta shfaqej dikur; është thjesht e qartas domosdoshmëri për mbijetesën e shtetit shqiptar dhe vetë shqiptarëve.

    Disktutimeve rreth vështirësive që mund të paraqesë ky projekt, nëse u vendosim përballë alternativën e shkatërrimit pa kthim të shtetit të mizerjes që pritet të na bjerë në kokë në çdo moment, u shteret kuptimi.

    Të kuptohemi qartë, nuk diskutojmë këtu filanin e fistekun me alternativën e qytetarisë në shoqëri dhe kultura të tjetra, gjithë duke qenë kjo dukuri pjesë e thelbit të problemit: zbrazja masive e shtetit nga shqiptarë që e pasurojnë me ajër e hapësirë qytetare.

    As diskutojmë për një shtet që nuk ofron asnjë mundësi institucionale të ndalojë procese masive kovertimesh kombëtare, ikje të mëdha dhe ëndrrash të vazhdueshme për ikje. Për mijra shqiptarë të ikur kthimi në jo-shtetin shqiptar thjesht nuk është alternativë.

    Dikutojmë mbi të gjitha për ata shqiptarë që janë të detyruar të jetojnë në shtetin e dështuar dhe pa sovranitet shqiptar, që kërcënohen në jetët, pronën, identitetin e tyre në precipitimin më të parë të situatës jo vetëm në rajon.

    Për njerëz si ne, komodë të lëvizim nga një kulturë në tjetrën, nga një vend në tjetrin pa shumë firo, këto probleme ngjajnë përdhese sepse dinjitetin tonë qytetar ia kemi deleguar një shteti të vërtetë, jo atij qesharak e jo-sovran shqiptar – pasaportën time shqiptare kam 15 vjet që nuk e nxjerr nga sirtari.

    Shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk rron në këtë realitet: komshinjtë, të afërmit, të dashurit, miqtë e shokët tanë përballen përditë me një shtet të dështuar e të pasigurt; të tjerë mbijetojnë rrugëve të botës vetëm për të mos u përballur me pasigurinë e shtetit amë.

    Përgjigje të shpejtë e serioze për një shtet të qendrueshëm, shtëpi të vërtetë dhe sovrane për shqiptarët, e ofrojnë lëvizjet qytetare të Kosovës.

    Motivimi dhe dëshira e tyre përvëluese për shtet do të mund të të zgjojë ndoshta edhe tonën për të ndërtuar së bashku një shtëpi të fortë e rehatshme për shqiptarët.

  16. …”Përgjigje të shpejtë e serioze për një shtet të qendrueshëm, shtëpi të vërtetë dhe sovrane për shqiptarët, e ofrojnë lëvizjet qytetare të Kosovës…”

    Nuk me duket realiste.

    Kosova s`ka pasur dot asnjehere shtet.
    Nuk mund te ofrosh experience, pa e kaluar ate njehere vete.

    Mire apo keq, Shqiperia ka pasur nje shtet per 100 vjetet e fundit, resultatet e te cilit nuk jane nga me te miret. Perkudrazi.

    Per mua eshte shqetesuese tendecat korruptive te shtetit te ri kosovar.
    Cka tregon se mungon sensi civik si kendej edhe andej.

    E kemi per xhins – tha.

    Interesat para se te jene sociale (shteterore e te tjera) jane se pari e mbi te gjitha personale. Vetem nese ka besim se interesat e tij do te avancohen ne menyre konstante, do kesh qytetare qe do te angazhohen per ngritjen, ndertimin dhe mbajtjen e shtetit ( shih shembullin e Greqise/ Italise/Spanjes/Portugalis/Irlandes, ku po ka nje brain drain qe pakush besonte se do ta shihte perseri ne te gjalle te vet).

    Ne rastin e shtetit shqiptaro-kosovar, shtetasi(t) do kene shume mundesi zgjedhjeje: nese shteti i tyre nuk ngrihet dot ne lartesite e pritshme nga nenshtetasit e vet, ata e kane fare kollaj te funksionojne anash tij, ose larg tij.

  17. Thua Kosova nuk ka shtet. Më vjen keq, por pohimi nuk është realist: Kosova e ka një të tillë, e ka madje europian.

    Shteti i Kosovës është shfaqja më konkrete e mënyrës sesi projektohen politikisht shqiptarët nga qytetërimi europian, pjesë e të cilit kërkojmë të jemi.

    Shteti i Kosovës u provua madje aq realist e i suksesshëm si model, sa kanë nisur t’ia projektojnë bindshëm themelet edhe gjetiu në Ballkan, mu në djepin e qytetërimit europian, bile.

    Në këto kushte, perspektiva e shtetit (të korruptuar, the?) shqiptar nuk ka pse mos të mos na ngjallë ngazëllim.

    Më në fund, dëshira 20 vjeçare e shqiptarëve (“e duam Shqipërinë si gjithë Evropa” bashkërenditur me “na pushtoni, vetëm na ushqeni”) po merr trajtat e një perspektive të prekshme.

    Gjithë halli në këtë mesele është se, shtetit europian të Kosovës i kanë dalë tepër disa elementë subversivë, të cilëve këtej nga anët tona u është shuar fara.

    Për bela, këta elementë i kanë interpretuar vlerat e qytetërimit europian literalisht, tamam sikur të qenë frëngj, fjala bie.

    Shtet nuk pretendojnë se kanë – e këtu madje nis edhe problemi se eja mbushu mendjen europianëve që s’kanë shtet në Kosovë – po platformën e shtetit e kanë gati.

    Meqenëse ka qëlluar të jenë subversivë bujarë, elementët në fjalë na kanë përfshirë edhe ne në këtë platformë. E kështu, nga hiçi, për merita që nuk i mishërojmë më prej kohësh, na kanë vënë edhe ne dy zgjedhje mbi sofër: shtet europian ose shtet shqiptar.

    Thënë ndryshe, Kosova vërtet nuk ka ka shtet; por shteti po i shteret edhe Shqipërisë.

    Ndryshe nga Shqipëria, Kosova ka një traditë të gjatë rezistence qytetare.

    Dëshira përvëluese, motivimi dhe ideali qytetar për shtet, bëri që në Kosovë të ndërtohen dhe mbahen në këmbë struktura paralele shtetërore në kohën e represionit më të egër ushtarak të Millosheviçit – që nga arsimi, shëndetsia, e deri te ndihma sociale.

    Tradita e rezistencës aty, sidoqoftë, është shumë më e vjetër se kaq, ndaj dhe elementët subversivë të lartpërmendur nuk janë rastësi, por vashdimësi e një tradite rezistence idealiste dhe qytetare nga më të denjat.

    Këtë traditë rezistence në betejën e gjatë për pavarësi, që vijon të prodhojë krijimtari, energji e idealizëm, kisha para paraysh kur fola për raportin e Kosovës në shtetin shqiptar.

  18. Kosova vërtet nuk ka ka shtet; por shteti po i shteret edhe Shqipërisë.

    Me ngacmon shume ky pohimi kategorik i bere ketu qe ‘Kosova nuk ka shtet e Shqiperia e paska’. Per ata qe e njohin ekonomine politike te Jugosllavise (te cilen po e studioj keto kohe) ky pohim nuk qendron. Ndonese ‘province’ e nje republike brenda nje konfederate republikash, te pakten qe prej viteve 60-te, Kosova ishte de-facto republike. Kjo ishte arsyeja qe e shtyu Milloshevici-in te ndryshonte kushtetuten Jugosllave. Per te ishte e papranueshme qe pushtetaret e Kosoves te kishin gjykatat e policine e tyre, e te anashkalonin komplet autoritetin e Serbise, e te shkonin drejt ne instancat federale. Pra me shume kujdes zoterinj. Mua me duket se Kosova ka pasur shtet qe prej viteve 60-te, dhe ky qe po ndertojne tani, ndonese jo-sovran ja kalon shume here ‘gjysma-gjelit’ te Tiranes per nga efikasiteti i institucioneve.

    1. Qafirarnaut.
      Mendimi mbi mungesen e shtetit ne Kosove ishte i imi.
      Eshte e sakte ajo qe Kosova ka qene veteadministruar, por e verteta eshte se asnjeher nuk i ka pasur atributet e nje shteti ne kuptimin e mirefillte te fjale, me detyrimet, dhe lirine qe te jep dhe krijon nje realitet i tille:
      -nuk bente dot politike ekonomike ( nuk ka pasur parane e vet)
      -nuk ishte pergjegjese per mbrojtjen e nenshtetasve dhe kufinjve te saj
      -nuk kishte dot nje politike te jashtme ne perputhje me nevojat dhe interesat e veta.
      Si i thone fjale andej nga Gashi, “gjithnji ka marr frym per gabzerr t’tjetrit”.

      Kurse Shqiperia i ka pasur, zoteruar te gjitha te mesipermet, pavaresisht se si perdori ato.

      Kjo na sjell tek funksionet dhe roli e shtetit.
      Eksperienca shqiptare eshte autentike. Ajo kosovare jo. Madje do te shtoja se edhe tani shteti kosovar eshte nje lloj hibridi eksperimental, i cili keshtu sic eshte, i lene ne kembe te veta e pa patericat e mbeshtetjeve finaciare dhe ushtarake nga faktore ndekombetar, nuk mund te mbijetoje dot.

      1. -nuk bente dot politike ekonomike ( nuk ka pasur parane e vet)
        -nuk ishte pergjegjese per mbrojtjen e nenshtetasve dhe kufinjve te saj
        -nuk kishte dot nje politike te jashtme ne perputhje me nevojat dhe interesat e veta.

        Per rastin e Kosoves keto standarte jane shume te larta. Kriteret qe duhen marre parasysh jane ato te frengut Badinter. Komisioni i krijuar prej tij gjeti qe “Jugosllavia eshte ne shperberje, dhe pjeset konstituitive te saj (dmth republikat) kane atributet e shteteve te pavarura”. Arsyeja pse Kosova nuk qe e perfshire ne gjykimin e tij ishte sepse ‘nuk ishte pjese konstitutive’. Kjo vetem pas ndryshimeve kushtetuese te nxitura nga Milloshevic-i. Para atyre ndryshimeve Badinteri mesiguri do kish gjetur qe Kosova i kishte gjithe atributet qe mund te kishte Kroacia per shkak se ajo de-facto injoronte Serbine ne vendim-marrje. Shkurt kishte akses direkt ne instancat federale duke anashkaluar Serbine.

        1. Not to belabor the point, po me doli ne shteg nje komentar i The Economist mbi situaten GB-Skoci ku behet analogji mes binomit Angli-Skoci dhe Serbi-Kosove

          The relevant comparison is Serbia and Kosovo. Before Kosovo’s autonomous status was scrapped in 1989 Serbs complained that Kosovo’s deputies in the Serbian parliament had a say in how Serbia was run but that the converse was not true.

          http://www.economist.com/blogs/easternapproaches/2012/04/scottish-independence-and-balkans?fb_ref=activity

          [Lutem, bëj si të bësh dhe përktheji tjetër herë citatet që sjell… ka lexues të blogut që nuk dinë anglisht. 2Xh]