FRIGORIFERËT E SHQIPTARISË

sisyphusPo i kthehem pak më shtruar çështjes së “shqiptarëve të vërtetë” dhe të hapësirës se “ku janë ruajtur ata”.

Sipas një ideje që qarkullon prej shumë dekadash, kjo farë shqiptarësh ruhen në malet e Veriut, duke qenë pak a shumë të identifikueshëm me malësorët.

Përsëri sipas kësaj ideje, malet e Veriut u kanë ofruar shqiptarëve mbrojtje natyrore ndaj asimilimit dhe dhunës së të huajit, duke i lejuar ta mbajnë të paprekur thelbin etnik.

Kjo ide i kërkon argumentet e veta në histori, gjuhësi, etnografi, antropologji e gjetiu; janë argumente komplekse, që kërkojnë bashkëpunim shumëdisiplinor për t’u shtjelluar.

Megjithatë, unë kam bindjen se kemi të bëjmë, më shumë sesa me hipotezë shkencore të mbështetur, me një mit europian romantik të rëndomtë, të importuar gjatë Rilindjes, i cili tashmë e ka luajtur rolin e vet kulturor dhe i ka ardhur koha të prehet në arkivat.

Shqiptarët e gënjeshtërt

Vetë koncepti i shqiptarit të vërtetë vjen me disa probleme – pikësëpari, meqë nënkupton edhe shqiptarin e pavërtetë, si aksesor të domosdoshëm. Nëse malet e Veriut strehojnë shqiptarin “e vërtetë”, atëherë ku do t’i gjenim të pavërtetët? Në Shqipërinë e Jugut? Në Tiranë dhe në qytetet e mëdha? Në fushat?

Po ashtu, nëse shqiptari i vërtetë është ai që e ka ruajtur thelbin etnik të shqiptarisë, atëherë çfarë paskan bërë të tjerët, për ta humbur këtë titull?

Sidoqë ta vërtitësh përgjigjen këtu, nuk mund t’i shmangesh konceptit të përzierjes – të tjerët janë përzier me të huajt, kanë marrë e kanë dhënë me ta fjalë, vegla, gra dhe institucione, duke humbur, në marrëdhënie e sipër, shumë tipare autentike.

Kësisoj, shqiptari “i vërtetë” vetvetiu na vjen si i pastër – racialisht dhe kulturorisht – në krahasim me të pavërtetin. Nga pastërtia nuk është vështirë të kalosh në higjienë, në kuptimin që kështu do të dimë edhe si t’i sjellim në vijë të pavërtetët.

Historia si rrokullisje

Veç kësaj, koncepti i vërtetësisë etnike si diçka e ruajtur është në vetvete i diskutueshëm, sa kohë që mbështetet në hipotezën se paska ekzistuar, dikur në lashtësi, një thelb etnik i kulluar, i përkufizueshëm si shqiptar (ilir, pellazg etj.), i cili pastaj diku është ruajtur më mirë e diku është bjerrë në ballafaqim me të huajën.

Sipas këtij koncepti, shqiptaria ka ardhur kështu duke u degraduar, nëpërmjet përzierjes së gjakut, të gjuhës dhe të kulturës; por ky degradim është ndalur në disa vise të Shqipërisë, dhe pikërisht në Veri, ku gjeografia i ka ardhur në ndihmë gjenetikës, duke e ruajtur më të pastër.

Në këtë mënyrë, kundërvënia pastërti/papastërti themelohet mbi një kundërvënie tjetër: lashtësi/modernitet.

Dihet se përfytyrimi i historisë si rrëzim, ose zbritje pak a shumë e pafrenueshme nga një e kaluar sa mitike, aq edhe e idealizuar, ndeshet rëndom në mendimin romantik të shekullit XIX.

Para shqiptarëve vetë, ishin të huajt romantikë ata që “zbuluan” në malet e Shqipërisë virtytet përndryshe të humbura të burrnisë e të fisnikërisë, trashëgim nga një e shkuar mitike dhe idilike.

Me këtë përfytyrim lidhet edhe idealizimi i malësisë dhe i malësorit, si mishërim i gjithçkaje të virtytshme shqiptare etnike, e cila përndryshe ka ardhur duke u zvjerdhur e përdhosur, krahas modernizimit të fushës dhe të qytetit.

Shqiptarë apo indoeuropianë?

Mund të pyesim nëse ka ndonjë bazë sadopak shkencore, ose së paku racionale, ideja se shqiptaria ekziston si një thelb i korruptueshëm në kohë, edhe pse ende i pakorruptuar, falë qëndresës që është bërë në malet.

Dua të theksoj se asnjë provë nuk ekziston për këtë; përveç dëshirave të mira të kombëtaristëve dhe promotorëve të misticizmit etnik ndër shqiptarët.

Përkundrazi, nëse pranojmë se shqiptarët janë popull indo-europian dhe shqipja gjuhë e familjes indo-europiane, atëherë do të pranojmë edhe se etnia shqiptare, si e dallueshme nga etnitë e tjera, nuk është e dhënë statike, por një proces rritës (edhe pse jo linear), i cili e ka zanafillën në kohën kur shqipja (ose protoshqipja) nuk ishte veçse një dialekt indo-europian çfarëdo, mes dialekteve të tjera.

Nëse e pranojmë këtë, do të pranojmë pa vështirësi edhe se ka pasur një periudhë, pas indo-europianizimit të Ballkanit, kur etnia shqiptare (po e quaj kështu për lehtësi) ka ardhur duke u kristalizuar, në rrethana të një stabiliteti social relativ.

Idealisht, nuk mund të mohojmë se, bie fjala, para 3000 vjetësh, shqipja (protoshqipja) ishte shumë më e afërt me gjermanishten (protogjermanishten), latinishten (protolatinishten), greqishten e vjetër, keltishten (protokeltishten) e të tjera protogjuhë indoeuropiane, se ç’është shqipja sot e afërt me vazhdimet e atyre gjuhëve.

Me këtë dua të them që procesi i diferencimit etnik, midis shqiptarëve (ilirëve etj.) dhe joshqiptarëve është zhvilluar në kohë, në mënyrë të tillë që bashkësia e tipareve kombëtare etnike diferencuese të ketë ardhur duke u pasuruar me kalimin e shekujve, megjithë luhatjet e njohura.

Kjo bie ndesh me hipotezën ose mitin e historisë etnike si proces i pandërprerë degradimi; në kuptimin që nuk ka ndonjë arsye të supozohet, as të besohet, se shqiptarët “e vjetër” ishin më të vërtetë e të mirëfilltë se “të sotmit” – përkundrazi.

Malësorë dhe gegë

Unë vetë besoj se shqiptaria është gjithnjë një proces drejtpeshimi midis elementesh të ruajtura dhe elementesh të reja, elementesh vendëse dhe elementesh të huaja; dhe çfarë është unike aty, ose e papërsëritshme, nuk janë vetëm ato elemente që i bëjnë shqiptarët të dallueshëm prej popujve të tjerë në vetvete, por edhe mënyra si këto elemente heterogjene hyjnë në marrëdhënie dhe ndërveprojnë mes tyre.

Nga pikëpamja antropologjike kulturore, banorët e malësive të Veriut kanë përgjithësisht tipare që i afrojnë me banorë malësish e zonash periferike në vise të tjera të botës (p.sh. malësorët afganë, por edhe kozakët e stepës ruse); dhe nga kjo anë, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në historinë dhe në bëmat e tyre, me gjithë çfarë i dallon prej shqiptarëve të fushës dhe të qyteteve.

Nuk duhet harruar edhe se nuk ka ndonjë arsye për të besuar që thelbi i shqiptarisë ka sadopak të bëjë me privacionet ndonjëherë serioze të të jetuarit në mal; meqë shqiptaria është nocion etnik dhe historik para se të jetë gjeografik.

Jo rrallë, mitin e shqiptarëve të vërtetë e dëgjon të promovohet nga katoliko-centrikë të zellshëm, të cilët kanë hesapet e tyre për të larë, me pjesën jokatolike të shqiptarëve (kjo çështje do diskutuar veçan); shtysa për këtë promovim lidhet me identifikimin që i bëhet malësorit arketipal me shqiptarin katolik, që luftoi në shekuj për të ruajtur fenë “e të parëve”, përballë trysnisë islamizuese osmane.

Feja e shqyptarit

Menjëherë të shkon mendja te një tjetër hipotezë e ndonjë krahu veprimtarësh të Rilindjes, sipas të cilëve thelbi etnik i shqiptarisë do të restaurohej nëpërmjet dezinfektimit të kulturës shqiptare nga elementi osman – feja islame, orientalizmat në gjuhën shqipe, elementet e kulturës qytetare orientale që erdhën ndër shqiptarët gjatë shekujve të sundimit osman e kështu me radhë; për ta rikthyer shqiptarinë në gjirin e krishtërimit.

Duhet pranuar se kjo hipotezë gjeti mbështetje si nga katolikët në Veri, ashtu edhe nga ortodoksët në Jug, duke përfshirë këtu edhe arbëreshët në Itali e gjetiu (e kam dëgjuar deri edhe nga një profesor arbëresh gjimnazi në një konferencë gjuhësore në 1984); por nuk i bëri dot ballë doktrinës alternative se “feja e shqyptarit është shqyptaria”, prandaj u margjinalizua për shumë kohë, para se të gjallërohej sërish tani së voni, me thirrjet për “kthim në origjinë”, ndonjëherë haptazi oportuniste.

Megjithatë, ndër malësorët e Veriut ka edhe myslimanë, edhe katolikë; sikursë ndër malësorët e Jugut ka edhe myslimanë, edhe ortodoksë. Çfarë i bashkon këta malësorë, më shumë edhe se thelbi mitik shqiptar, ose feja e përbashkët, ka të bëjë me mënyrën e të jetuarit në mal; luftën për mbijetesë; paranojën; thjeshtimin e kulturës materiale; kultin e armës dhe të burrnisë; patriarkalizmin; e më në fund mercenarizmin ose shërbimin ushtarak me pagesë (për Portën e Lartë në Veri, për Napolin e Venedikun në Jug), si ndoshta burim kryesor të të ardhurave dhe faktor organizues të hierarkive sociale (bajraqet).

Historia e gegërishtes

Njëlloj nuk i qëndron dot kritikës ideja tjetër, e pompuar nga shumë anë, se gegërishtja paraqitet si më mirë e ruajtur se toskërishtja, ose me leksik më të pasur, më të pastër e etimologjikisht më “të lashtë” se dialekti tjetër.

Historia e dialekteve të shqipes na jep këtë tablo: që nga fundi i sundimit romak e deri në ardhjen e osmanëve në Ballkan, toskërishtja ka inovuar më shumë se gegërishtja – në fonetikë dhe në gramatikë (rotacizmi etj.). Përkundrazi, pas shekullit XV, ka qenë gegërishtja ajo që ka inovuar më shumë se toskërishtja.

Për këtë mund të sillen prova të gjithfarshme; mjaft të them këtu se gjuha e Mesharit të Buzukut i afrohet më tepër se gegërishtja moderne toskërishtes. Nëse gjatë pesë shekujve të fundit dialektet e shqipes i janë larguar njëri-tjetrit, shtysën më të madhe për këtë dukuri e kanë dhënë dialektet e gegërishtes.

Po si mund të interpretohet nga ana antropologjike, pikërisht, fakti që gegërishtja u është nënshtruar një vargu ndryshimesh fonetike dhe gramatikore gjatë pesë shekujve të fundit, në një kohë që toskërishtja është treguar më ruajtëse (konservative)?

Shkaqet e sakta të ndryshimeve fonetike në një dialekt ose të folme nuk dihen; edhe pse teori të ndryshme ekzistojnë. Sipas disave, ndryshimet ndodhin si pasojë e kontaktit dhe përzierjes demografike, meqë të asimiluarit nuk e shqiptojnë dot mirë të folmen e asimiluesve; sipas disa të tjerëve, ndryshimet kanë të bëjnë me përpjekjet e gjuhës për ekonomizim; një palë e tretë mendon se ndryshimet fonetike përhapen gjeografikisht në mënyrë të pavarur nga gjuhët, si të ishin valë ose viruse, etj. Këto teori nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën.

Malcort e mbishkodres

Malcort e Mbishkodrës/Foto Marubi

Çfarë vjetërsie kërkojmë?

Gjithsesi, që gegërishtja ka ndryshuar më shumë se toskërishtja, gjatë pesë shekujve të fundit, kjo ka patjetër lidhje me lëvizje më të mëdha të fiseve dhe të popullsisë në trojet veriore të shqipes.

Historia e lëvizjeve dhe traumave demografike të fiseve të Veriut të Shqipërisë nuk është specialiteti im; por Sufflay dhe veçanërisht Nopcsa kanë shkruar boll për këtë çështje. Sipas Çabejt, Nopcsa pat arritur në përfundimin se shpërndarja e sotme gjeografike e fiseve malësore, katolike dhe myslimane, në Veri të Shqipërisë është rezultat procesesh demografike të cilat kanë ndodhur gjatë periudhës osmane.

Po mjaftohem të shtoj, këtu, se katundet në përgjithësi, në Jug dhe në Veri të Shqipërisë, nuk janë shumë të vjetra si vendbanime aktive, as mund të jenë shumë të vjetra. Në çdo katund që të shkosh, do të dëgjosh legjendën ose rrëfenjën për themelimin dhe prejardhjen e banorëve – edhe pse disa nga këto rrëfenja janë apokrife.

Edhe kultura materiale e malësorëve, në Veri dhe në Jug, dëshmon një varfërim sistematik dhe të zgjatur në kohë, të detyruar nga rrethanat gjeografike të izolimit. Por do të bënim gabim elementar, sikur ta merrnim këtë varfërim si provë të autenticitetit të kulturës, ose si karakteristikë etnike thelbësore të shqiptarit.

Malësori mishëron, në kulturën e vet materiale dhe shpirtërore, duke përfshirë këtu edhe gjuhën, shumë tipare arkaike, të cilat gjetiu ndër shqiptarë kanë humbur; por e njëjta kulturë e malësorit është njëkohësisht rezultat procesesh historike, gjatë të cilave një numër ndoshta po aq i madh tiparesh thelbësore gjithashtu kanë humbur.

Malësia – qendër e Ballkanit?

Nga ana tjetër, nuk mund të shpërfillim faktin që fiset malësore të epokës moderne nuk kanë jetuar në ato vise pandërprerë, që në kohët ilire; por kanë shkuar aty gjatë lëvizjesh demografike fisnore ndonjëherë të dokumentuara (kjo natyrisht nuk ka fare të bëjë me çështjen e autoktonisë shqiptare).

Njëlloj është sjellë edhe hipoteza, të cilën e kam gjetur te Çabej, se fiset e Labërisë janë vendosur relativisht vonë aty ku janë sot, duke u futur si pykë midis fiseve toske dhe fiseve çame ose paraardhësve të arbëreshëve të Greqisë, të cilat ndajnë mes tyre një numër tiparesh të përbashkëta në gjuhë, zakone dhe folklor.

Vetë Cikli i Kreshnikëve, që ndonjëherë përmendet si provë e lashtësisë së padiskutueshme të banorëve të trevave veriore, provon, në të vërtetë, se përgjatë Ballkanit Perëndimor komunikimi mes fiseve dhe etnive të ndryshme asnjëherë nuk ka reshtur.

Përndryshe nuk e shpjegojmë dot pse kryeqyteti mitik i kësaj epike heronjsh është Jutbina, një lokalitet i Bosnjës; jo Kruja, as Shkodra; sikurse nuk shpjegojmë dot vargun dhjetërrokësh, ose personazhet kulturorisht hibride, si Gjergj Elez Alia, të cilët bashkojnë në vetvete dhe në bëmat e tyre lashtësinë indoeuropiane, mesjetën bizantine dhe modernitetin osman të shqiptarëve.

Edhe Edith Durham vëren se zakoni i tatuimit të lëkurës, sipas saj i trashëguar prej ilirëve e që shihet ende në disa katolikë të Bosnjës, ndeshet veçanërisht dukshëm në ato fise malësorësh shqiptarë të Veriut që pretendojnë se janë shpërngulur prej Bosnjes, për t’u shpëtuar osmanëve.

Etnologët dhe antropologët kanë dalluar, në kulturën e malësorëve të Veriut, ndikime bizantine domethënëse – duke përfshirë këtu edhe folklorin, edhe organizimin social të bashkësive. Nuk e dimë se çfarë marrëdhëniesh kishin stërgjyshët mesjetarë të malësorëve të sotëm me me Bizantin, as se ku jetonin pikërisht; por ndikimi i Bizantit në fortesat natyrore të Alpeve shqiptare e sjell shpjegimin me vete.

Prandaj, ka arsye të besohet se gjendja historike e malësisë së Veriut, ashtu siç dëshmohet në dokumentet, është rezultat procesesh relativisht të vona, në të cilat ruajtja dhe inovimi kanë luajtur njëlloj rol prej protagonisti.

Hija e turkut

Çfarë i dallon malësorët e Veriut prej shqiptarëve të tjerë është edhe pakësia relative e ndikimit osman në kulturën e tyre, duke përfshirë edhe gjuhën; çka kuptohet vetiu, po të mbahen parasysh marrëdhëniet e vendosura midis këtyre zonave gjeografikisht dhe politikisht të veçuara dhe pushtetit administrativ osman në shekuj.

Po a mjafton kjo për t’i quajtur malësorët “shqiptarë të vërtetë”? Unë besoj se nuk mjafton. Identiteti i sotëm etnik i shqiptarit trashëgon, në vetvete, edhe pesë shekuj të sundimit osman, të cilat nuk mund t’i fshijmë nga kodi gjenetik kombëtar siç fshijmë nga tekstet orientalizmat, ose siç ndërrojmë emrat e fshatrave dhe të rrugëve. Duke u qëndruar larg proceseve ndërvepruese me trevat e tjera shqiptare gjatë sundimit osman, malësorët krijuan një identitet të tyrin vërtet të spikatur, por që nuk mund të quhet si më shqiptar se identitetet e të tjerëve – edhe pse patjetër do të quhet më arkaik.

Për fat të keq, interpretimi bashkëkohor i identitetit etnik të shqiptarit shpesh bie viktimë e gjithfarë orvatjesh përçarëse, qendërikëse dhe përjashtuese, të tilla si kjo që kërkon të gjejë “shqiptarët e vërtetë”, për t’i dalluar nga të pavërtetët.

Unë këmbëngul se përkufizimi i identitetit shqiptar duhet të mbetet përshkrues (deskriptiv), jo parashkrues (preskriptiv); dhe se çdo orvatje tjetër, pavarësisht nga ç’autoritet vjen, duhet analizuar për t’ia nxjerrë rrën

i vogli

jët ideologjike në dritë.

Kur shkroi i ndrituri Vaso Pasha se “feja e shqyptarit asht shqyptaria”, nuk e kishte menduar, me siguri, se kjo shqyptari e shndërruar në fe do të rrezikonte ndonjëherë të merrte të gjitha atributet negative të një kulti irracional dhe ezoterik, siç po e shohim sot e kësaj dite…

33 Komente

  1. Per arsye te pakuptueshme , nuk shoh mllefin e perhershem ne kete teme.
    Shkrim i shtruar, paturpesisht i paanshmem , qe nxit te mendosh e nuk jep shkaqe grindjeje, bindjet vetjake nuk perdhunojne paraprakisht bindjet e te tjereve. Veshtire se mund ti pershtatet shpirtit luftarak qe mbartin shqiptaret ne kesi ceshtjesh, duhet paguar cmim i majme per daljen jashte sistemit.

    Do doja te merresha pak me ceshtjen ne duhet te pranojme parimin pershkrues apo ate parashkrues te shqiptarise.

    Parimi pershkrues rrenjeson ngadale derisa rrenjos perfundimisht idene e ndryshueshmerise ne kohe dhe mbi keto rrenje ngrihet vizioni i se ardhmes, ku teresia jone i nenshtrohet plotesisht kohes dhe hapesires.
    Ky parim nuk lejon ndertimin e nje ideali per tu ndjekur e po ashtu sipas ketij parimi asgje nuk eshte e pandryshueshme, pra nuk i njeh te drejten e te qenit, asaj qe eshte e pandryshueshme.

    A eshte e vertete qe shqiptaret nuk jane popull i obsesinuar nga koha ashtu si shumica e popujve europiane, dmth qe luften kunder kohes e kane strukturuar ne te pandergjegjshmen e perbashket ashtu sikunder ben vete njeriu jo vetem me ane te ruajtjes se bukurise, kalitjes se trupit e mendjes por edhe me ane te lindjes se femijes, i pare si gjaku i gjakut tim qe do vazhdoje te jetoje ?

    Per mendimin tim, perqasja perplasese e shqiptareve ndaj kohes perben dicka te pandryshueshme , ndodhet ne ate qe quhet shpirti i shqiptarit. Por kjo si e permenda me siper nuk eshte vetem vecori e jona, vetem se ne shume popuj perendimore perqasja vetjake ka lene ne hije perqasjen e perbashket ka vihet re jo aq tek operacionet plastike sesa tek renia e lindshmerise.

    Pandryshueshmeria ka kaluar nga stadi teresor (bashkesia) ne ate te pjesshem ,( vetjak) por perqasja perplasese ndaj kohes ne parim, si ide ngelet e pandryshueshme.
    I vetmi dallim i koheve te sotme nga e shkuara, eshte se sot mungon durimi e urtesia per te perballuar dhimbjen e dickaje te pandryshueshme, jemi me pak te virtytshem ne kete pike.

    Prandaj une mendoj se perderisa ka qofte edhe dicka te pandryshueshme, parimi pershkrues humbet nje pjese te vleres qe ka, por i ngelet ajo pjese qe nxit njerezit te kerkojne tek vetvetja fuqine per te ndryshuar te ndryshueshmen.

    Nderkaq parimi parashkrues vendos nje ideal, nje model per te ndjekur, nje model qe duhet ta perballoje kohen e hapesiren. Sipas ketij parimi ka disa gjera te persosura, te perkryera, perjetesisht te vlefshme te cilat duhet te nxisin njeriun ti kerkoje gjate jetes se vet.
    Ne disa gjera, njeriu duhet te ngelet vetvetja pavaresisht kohes dhe rrethanave, e ngritur ne rrafshin e perbashket, populli duhet te ngelet vetvetja ne ato cka jane te perkryera.

    Vlera e parimit parashkrues, eshte e jashtezakonshme nese ky mbart virtyte te persosura, pasi duke ushtruar shtypje, dhune etike, nuk lejon prirjen e lindur te njeriut per te terhequr gjithmone nga ana e vet, e cila i jep jete degjenerimit shoqeror.

    Pra une shoh te dobishme qe mbi parimin parashkrues te ndertohet vizioni i se ardhmes, edhe sepse nuk ka Zot qe ndalon parimin pershkrues te marre pjese.

    Eshte thjesht ceshtje legjitimimi e parimit parashkrues vec qe te ndaloje parimin e pamenjanueshem pershkrues te sjelle deme ne fushen e te pandryshueshmes, nepermjet papjekurise e nxitimitm ashtu sikunder e shohim ne disa popuj perendimore .

  2. Para disa ditesh, nen patronazhin e kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli, u zhvillua ne Mirdite nje ceremoni perkujtimore kushtuar masakres shteterore te 60 viteve me pare, ku 14 burra te fshatit Valmir u pushkatuan per hakmarrje ndaj vrasjes se veprimtarit komunist Bardhok Biba. Prej shtypit mesojme me tej se:

    “Sipas folësve në këtë tubim, ndaj Mirditës është ushtruar një holokaust i gjatë që me ardhjen në pushtet të klikës së Enver Hoxhës, si krahinë që nuk ishte nënshtruar në shekuj, ndërsa vrasja e Bardhok Bibës, ish sekretar i parë i partisë së këtij rrethi dhe deputet, shërbej si rast për të vrarë e masakruar qindra e mijëra familje mirditase si dhe copëtimin e kësaj krahine, duke ia ndarë ashtin e saj edhe gjeografik edhe zakonor e dokësor të ruajtur ndër shekuj në 5 rrethe të tjera, ashtu si nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës. Këtë e kumtoj në fjalën e tij kryetari i shoqatës Gjon Nikoll Deda, por dhe Preng Gjomarkaj që mbajti kumtesën e zgjeruar rreth kësaj ngjarje dhe asaj që ndodhi me tërë Mirditën.

    Takimin e përshëndeti dhe kryetari i shoqatës kombëtare të të përndjekurve dhe persekutuarve politikë të vendit Skënder Qendro, drejtori i Institutit Për Integrimin dhe Rehabilitimin e të Përndjekurve Politikë Simon Miraka, deputetët Mark Marku dhe Edi Paloka, kryetari i Qarkut Bardh Rica, kryetari i bashkisë Rrëshen Gjon Dedaj e të tjerë. (…)

    Më pas në praninë e qindra banorëve të qytetit (…) është përuruar monumenti simbol, i punuar nga skulptori i ri Klejv Pjetri, një punim artistik në gur, tejet domethënës, që më së pari tregon një shqiponjë karakteristike të Shtetit të Parë të Arbrit, me epiqendër në Mirditë, e plagosur në gjoks nga bisha komuniste.”

    http://www.shekulli.com.al/2009/08/18/mirdite-kujtese-per-14-burrat-e-pushkatuar-60-vite-me-pare.html

    Ajo cka te bie menjehere ne sy eshte se nje akt nga me te dhimbshmit ne tragjedine komuniste te Shqiperise, eshte kremtuar nen shenja ekskluzivizmi e regjionalizmi te dukshem. Hiq perfaqesuesin e Shoqates se te Persekutuarve, i gjithe podiumi ceremonial formohet nga personazhe te politikes a te shoqerise civile, qe vec perfshirjes ne te djathten, kane te perbashket edhe perkatesine veriore e katolike. Skulptori i monumentit perkujtimor, pervecse ndan te njejtin identitet fetar-krahinor me tribunen, ka nderkallur ne vepren e vet shqiponjen lokale te Shtetit te Arbrit, te gjakosur nga komunizmi. (Rezultat i kesaj plagosjeje modifikuese te “shqiponjes origjinale”, me rregull treshi, eshte me sa duket forma e simbolit te sotem kombetar. Ne syte e simbolberesve lokale, katandisja pas atentatit komunist, e ka bere shqiponjen e sotme zyrtare te pahonepsshme per tú vendosur ne perkujtimoren e Mirdites.)

    Nese Mark Marku eshte deputet i zones, Edi Paloka eshte thjesht nje deputet me origjine familjare katolike, qe fare mire mund te ishte zevendesuar me ndonje deputet tjeter cfaredo te PD apo PS. Nuk dihet nese kremtimi eshte parashikuar nga organizuesit qellimisht si pjese e axhendes partiake, por prania e nje deputeti te PS do te kishte dhene shenja drejt normalitetit dhe pajtimit kombetar si edhe ndaj certifikimit zyrtar te monumenteve e perkujtimoreve qe pretendojne te zene vend publik ne Republiken e Shqiperise, e jo ne ndonje Republike te zones.

    Te gjithe emermbiemrat e shpalosur ne podiumin e Mirdites, bashke me ate te skulptorit, do te kishin kaluar pa u numeruar bashkerisht e pa shkelur ne territorin e simbolit sikur prej vitesh te mos ekzistonin prirje te qarta organizuese te nje diskursi krenarie perjashtuese qe rreket te ngushtoje jo vetem sinoret e “shqiptarise se vertete/ paster”, por rrjedhimisht edhe ato te “gjuhes se vertete/paster ” apo ato te “rezistences se vertete” antikomuniste, “persekutimit te vertete” prej komunizmit. Ne fakt pertej historise, origjina e pafajshme, rrenja e gjithe kesaj peme me kuptime te verteta e te pastra, eshte sakrale: vetem prej “fese se vertete” mund te burojne ngjarje apo objekte te pastra e te verteta.

    Vec “fese se vertete”, pemen kuptimore te pastertive dhe vertetesise e mundeson edhe paragjykimi me baze relievin. Malesia, ne dallim nga fusha e mocalepsur, ka arritur te ruaje lirine, e panenshtruar ne shekuj, vleresim ky qe e gjejme te referuar edhe nga kronika e mesiperme.

    Miti se Malesia/Mirdita nuk i eshte nenshtruar Turkut, ecen sipas paragjykimit se Turku nuk kishte helikoptere, dhe rrjedhimisht per 500 vjet majat e maleve pluskonin ne liri permbi mocalishten e turbullt te sundimit osman qe kishte kapluar gjithcka tjeter. Mosnenshtrimi ne fakt implikon qe mirditoret nuk duhet te njihnin asnje marrdhenie me pushtetin e Kostandinopojes dhe te veteqeveriseshin pa ndervarje taksash apo detyrimesh te tjera qe karakterizojne lidhjen e shtetasit me pushtetin.

    Vetem dy emra emblematike, ai i Leshit te Zi dhe Preng Bibe Dode Pashes, te njohur edhe nga lexime te pergjithshme mbi historine e shqiptareve, mjaftojne te kuptojme se kemi te bejme me dicka krejt tjeter. Lleshi i Zi ishte kapidani mirditor qe vrau Marko Bocarin gjate operacioneve osmane kunder revolucionit grek, e Preng Pasha ishte prijesi mirditor qe meritoi titullin pasha per sherbime ndaj shtetit osman. Po ashtu, vargjet

    “asaman geget e mi

    pushket lare me flori…”

    u jane kenduar luftetareve mirditore te oborrit te Ali Pashe Tepelenes, dhe kjo nuk deften per ndonje variant tjeter me te komplikuar “pavaresie” te Mirdites, por per marredhenien e njohur me ligj te sherbimeve luftarake te mirditoreve si per sulltanin, ashtu edhe per sundimtaret lokale.

    Stigmatizimi racist, deri diku i evidentuar e denuar, me epitetet “cecene” apo “shpellare” qe haset shemtuar neper nje takem shqiptaresh, ka perballe stigmatizimin e terthorte me “shqiptare te papaster” qe vjen permes reklamimit ekskluziv te “shqiptarise se vertete” prej nje takemi tjeter. Ky stigmatizim ende nuk eshte evidentuar sa duhet ne mainstream. Sido qe te ishte e verteta historike, krenime te tilla sektaro-tribale me pastertira mitologjike, qe perqafohen edhe nga personalitete te larta te kultures e politikes ne Shqiperi e Kosove, duhet te luftoheshin me seriozitet per potencialet percarese qe mbartin. Fakti qe ato humbin kuptimin ne ballafaqim me leximet e historise, e ben edhe me te cuditshem insistimin per tí vringellyer me tej mbi kokat e “shqiptareve te tjere”.

  3. Hapja e temave të tilla për debat, në një farë mënyre thejnë disa tabù. Mund ta lexojmë në një libër, apo revistë të specializuar, nuk na “kërcënon” aq shumë. Por, mundësia për të komentuar një analizë të gjatë (dhe të shkurtër njëkohësisht) sikur krijon disa probleme.
    Eshtë mendimi i autorit që disa mendimi duket se i ka të studiuara mirë, por unë mendoj se është kthyer në modë pak kjo ndarja G/T që po praktiokhet në Shqipëri. Mbaj mend në 97, Raiuno, në emisonin e lajmeve për të komentuar krismat e trimave lab me kallasha nëpër duar, dhe përqafimet e Zanit drejtuar Prodit, i kishte rënë shkurt dhe saktë. Shqipëria e ndarë në dy copa: Veriu dhe Jugu. Kush e njoftoi redaktorin për një situatë të tillë? Mesa duket ndonjë shqiptar që vepron në Itali, apo njohës i mirë i problemeve tona (të vjetra). Se kjo ngatërresë, ky “pushtim” që po bëhet me këto ngërçe historike, vetëm tension kriojn dhe prerje me thikë.
    Lexova para pak ditësh ‘Arratisja nga burgjet e historisë’ së PM. Ai na ka shpjeguar mirë dhe me guxim atë që disa nuk e pranojnë apo thjesht nuk duan ta pranojnë, dhe kjo është një gjë pozitive për ne. Pata fatin të “zbuloja” dhe një mendimtar që do të ndriçojë kulturën osmane që dikur e shndriste Shqipërinë. Ndoqa këshillën e PM dhe mbërtheva emrin e tij (OJ) në internet. Cfarë të dëgjosh! Kush ka veshë dhe pak kohë të lexojë apo të dëgjojë të tilla gjëra, është me të vërtetë hero, se unë e pata të vështirë.
    Duke mos dalë nga shkrimi juaj, u mundova ta lexoja dy herë, por vura rè që në disa nën tema nuk ka shumë shpjegim ose mos njohje nga ana juaj (gjë që edhe ju e pranoni). Ndoshta është faji i formatit ku shkruani, ndoshta dhe shpejtësia për të ndarë me ne disa njohuri që i bëjnë mirë polemikave që gjejmë kudo nëpër shtyp.
    Ndoshta ka ardhur koha që të kuptojmë se kush jemi, ne që quhemi shqiptarë. Se francezët janë të përziar (dikur) me anglezë, spanjollë, gjermanë, italianë; (sot) me arabë, afrikanë, aziatikë. Po ne a jemi të përzier me ndonjë gjë? Apo jemi 100 %?
    Meqë flitet për Veriun, si i “paprekuri” nga turku, më ka çuditur fakti se në zonat e thella malore (Dukagjin) ka shprehje të tilla: hoshxhelten, bujrum, hoshbulltën, arazolla (shqipërimi i lirë-i imi). Apo tavolinat për të ngrënë që janë përdhese, pra ku njerëzit ulen këmkryq për të ngrënë, dhe shumë zakone të tjera që i ndeshim tek turqit edhe sot.
    Ndoshta Claude LS duhet ta kishte bërë atë udhëtim, do ishte në të mirën e të gjithëve, por jo gjithmonë historia është bujare me disa popuj.

  4. Sot,ndjeshmeria kombetare e ruajtjes se trashgimise kultuore eshte me e rritur:para se gjithash,duhen ruajtur te gjitha vecorite qe i perkasin vendbanimeve popullore ne zonat malore,te cilat mbajne deshmi te cmuara te nji kulture mbi te cilen bazohen rrenjet tona.Sot,po vihet re gjithnje e me shume nevoja “te rigjenden rrenjet e verteta tonat”,per te perballuar ekzistencen e standartizuar,pa kuptim,e njejte me ate te milonave qenieve te barabarta njerezore.Kerkimi i te kuptuarit te kesaj shtyn qytetaret moderne te shkojne te bejne turistin:malli per nji bote ku ende gjerat qendrojne ne vendin e tyre,siaps nje radhe te njohur dhe te kuptueshme,qe i le hapesire dhe natyres dhe kafsheve.Pushimet si nje kerkim kulturor jane ralle te ndergjegjsheme.Fakti eshte qe vendbanimet malore kane dicka per te dhene.Kjo dicka duhet ruajtur,duhet vrojtuar,cmuar,shkruar dhe aktualizuar.
    Duhet ndryshuar mentalitetei,dhe kaluar nga kultura e kufizuar,e cila cdo dite e me shume nuk pranohet nga shqiptaret,ne nje kulture vlerash,qe duhen gjetur ne brendesine e trashegimise kulturore te vjeter qytetare e fshatare per te ruajtur faqen e vendit tone.
    Kultura e maleve,qe u dha,per mijevjecare banoreve te tyre te jetojne ne nje ambient te kufizuar.Malesoret ishin ruajtes jo vetem te trojeve te veta,por edhe mbi te gjitha per banoret e qyteteve,te cilet jane gjithmone ne rrugen e zhdukjes te shpejte kulturore,fshire nga modeli i jetes pushtuese e vetepushtuese metropolitane qe ne pak kohe shkaterron ambjentin dhe traditat qe u jane deshur shekuj per tu krijuar.Behet fjale per nji trashegimi te jashtezakonshme,qe nuk duhet humbur.

  5. “”Vetem dy emra emblematike, ai i Leshit te Zi dhe Preng Bibe Dode Pashes, te njohur edhe nga lexime te pergjithshme mbi historine e shqiptareve, mjaftojne te kuptojme se kemi te bejme me dicka krejt tjeter. Lleshi i Zi ishte kapidani mirditor qe vrau Marko Bocarin gjate operacioneve osmane kunder revolucionit grek, e Preng Pasha ishte prijesi mirditor qe meritoi titullin pasha per sherbime ndaj shtetit osman.”
    E cfare do te thuash me kete?Qe Leshi i Zi dhe Preng Bibe Doda perfaqesojne gjithe Mirditoret,ose gjithe malesoret”.Ky kenveshtrim i ceket mund te quhet “percares” ndaj shqiptareve ne pergjithesi.
    E verteta historike eshte;Marko ishte malesor,cam i maleve te Sulit,ndersa Leshi i Zi i maleve te Mirdites.Njeri zgjodhi rrugen e lirise;tjetri ate te sherbimit ndaj pushtuesit.Te dy shqiptare me te njejta tradita dhe zakone shqiptare.
    Sa per saktesi,nga leximi i librave te historianeve,ishte i tmerrshmi Marko qe sulmoi Pashane e Shkodres me taktikat e tij te luftes partizane,dhe gabimisht hyri ne cadren e te tmerrshmit Leshi i Zi,princit te mirdites,i cili e qelloi me pare.
    Ishin keta,sipas deshmive historike,vetem 1000 te tille,cam dhe miridtore,te cilet u vrane te gjithe duke mbrojtur Ali Pashen nga forcat osmane.

  6. Orakull, shkruaje Llesh o burr’ i dheut, jo Lesh, se eshte njesoj si ti thuash krahines se Shales, krahina e Sales.

    Dicka tjeter Orakull, mercenaria nuk eshte sherbim ndaj pushtuesit, por menyre mbijetese e biles edhe mundesi te mbash larg administraten e huaj nga vendbanimi jot.
    Mercenaria te lejon nje shume te hollash si rroge dhe te drejten e plackes se luftes.
    Gjermanet psh kane qene mercenaret me te njohur te historise qe nga lashtesia derisa Bismarku u dha dicka tjeter nga leku , ne te cilen te besojne. Ka nje paralelizem befasues mes shqiptareve dhe gjermaneve ne kete pike.

    Problemi nuk eshte tek perdorimi i saj ndaj nje popullsie te huaj, por tek perdorimi i saj kunder popullit tend.
    Ne kete pike, mirditoret prej 1830, kane qene te ndjeshem, eshte i njohur mospranimi i tyre per te luftuar kunder kryengritesve shqiptare gjate kryengritjeve kunder Tanzimatit, megjithese kane pasur pergjithesisht ndaj ceshtjes kombetare rezervat e tyre, per te cilat duhet nje liber i gjithe.

    Sidoqofte, kryengritjet kunder Tanzimatit, pergenjeshtrojne cdo teori qe nenvlereson rolin e popullit dhe absolutizon ndikimin e Rilindasve ne ceshtjen kombetare. Ja c’thote Historia e Shqiperise:

    ”””Për organizimin më të mirë të qëndresës, krerët e Shqipërisë së Jugut mblodhën kuvendin e tyre në Mesaplik të Vlorës, në qershor 1847, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga mjaft krahina të Shqipërisë, kryesisht të asaj të Jugut. Shumicën dërrmuese në kuvend e përbënin përfaqësuesit e fshatarësisë. Kuvendi u shpreh kundër Tanzimatit dhe vendosi të mos jepeshin ushtarë, të mos paguheshin taksa të reja dhe të mos pranohej administrata e re osmane.

    Ai mori edhe vendime të tjera me rëndësi të madhe politike. Kuvendi e shpalli popullin shqiptar, myslimanë e të krishterë, një dhe të pandarë, bëri thirrje që të gjithë, pa përjashtim, të hidheshin në luftë kundër sundimtarëve osmanë dhe kërkoi që t’u sigurohej jeta, nderi e pasuria të gjithë shqiptarëve pavarësisht nga feja. Kuvendi porositi që forcat e armatosura shqiptare, të cilat do të mblidheshin në krahina të ndryshme, të mos i shkaktonin as dëmin më të vogël popullsisë dhe ushqimi i luftëtarëve të sigurohej nga taksat e vjetra që jepte vendi. Mbi këto baza u formua besëlidhja e përfaqësuesve të Shqipërisë së Jugut ose, siç u quajt, “Lidhja Kombëtare Shqiptare”.”””

    Tre jane pikat kyce :

    1-Shumicën dërrmuese në kuvend e përbënin përfaqësuesit e fshatarësisë

    2- Kuvendi e shpalli popullin shqiptar, myslimanë e të krishterë, një dhe të pandarë,

    3- besëlidhja e përfaqësuesve të Shqipërisë së Jugut ose, siç u quajt, “Lidhja Kombëtare Shqiptare”

    Perfaqesuesit e fshataresise, nenkupton vullnet popullor.

    Shpallja e popullit shqiptar nje dhe te pandashem nga feja, deshmon per rrenjet laike te shqiptarise, e cila me vone do shprehej ne vargje nga Rilindas te ndryshem.

    Perkufizimi ‘Lidhja Kombetare Shqiptare’ deshmon se koncepti i vjeter i ‘Beselidhjes’ qe e gjejme qysh ne kohen e Skenderbeut, kalon nga rrafshi i kufizuar, praktik i pjesemarresve, ne rrafshin abstrakt te kombit.
    Pra ‘Lidhja kombetare’ ne ndryshim nga ‘Beselidhja’ e cila nenkupton te pranishmit e fuqite dhe krahinat e tyre, percjell nje koncept te ri, ate te zgjerimit te vazhdueshem derisa te perfshihen te gjitha krahinat, pra e le deren hapur per kedo dhe c’eshte me e rendesishme pretendon te perfaqesoje nje hapesire abstrake si kombi.

    1. kerkoj falje qe, ne kundershti me sa kushtezon moderatori, po cek serisht aspekte historike, por kete e bej thjesht per te vene ne dyshim sa gjej te shkruar ketu.

      “Perkufizimi ‘Lidhja Kombetare Shqiptare’ deshmon se koncepti i vjeter i ‘Beselidhjes’ qe e gjejme qysh ne kohen e Skenderbeut, kalon nga rrafshi i kufizuar, praktik i pjesemarresve, ne rrafshin abstrakt te kombit.”

      Nuk ka asnje dyshim se kompostoja ideologjike e togfjaleshit “Lidhja Kombetare Shqiptare’ ka qene e pashqiptueshme nga bejleret ushtarake shqiptare qe refuzuan Tanzimatin ne vitet 1850. Aq me teper permasa abstrakte kombformuese qe i atribuojne tekste te dyshimta ideologjizuese. Duke e marre kete gjuhesi si te mireqene, nuk eshte problem qe te gjejme rrjedhimisht fillesa te “lidhjeve” edhe me heret ne konceptin e “Beselidhjes” se Skenderbeut. Emri i klubit futbollistik te Lezhes nuk duhet marre si term i mireqene kur i referohemi institucionit qe formesuan prijesit kryesisht arber ne shek. XV., perndryshe biem kollaj ne klishete nacional-komuniste te cilat shihnin tek cdo grumbullim ceremonial burrash te armatosur gjate historise se shqiptareve, embrione te Konferences se Pezes.

    2. Fshikullues,

      Bezdisesh po të ta kërkoj pak referencën e “Historisë së Shqipërisë” që flet kaq lirshëm për kuvende me “shumicë dërrmuese nga përfaqësuesit e fshatarësisë”, për “Lidhje Kombëtare Shqiptare” dhe për “idenë laike të shqiptarisë”?

  7. Edhe dicka plotesuese, mbi periudhen luftes kunder Tanzimatit e Kuvendin e Mesaplikut.

    Ndergjegjesimi popullor, nuk duhet ngaterruar me idene e ndertimit te shtetit shqiptar e me perfshirjen e te gjithe shqiptareve brenda nje shteti, kjo ide politike eshte prone e Rilindasve, e sja heq dot kush.

    Ndergjegjesimi i atij 20 vjecari , 1830-1850, i perket rrafshit te autonomise administrative, per te arritur te cilen ne 1847 u pa si e vetmja rruge thirrja mbareshqiptare, meqe krahinat e ndryshme te vecuara me pare ishin thyer nga turku.

    ‘As per mua as per ti, por per gjithe Shqiperi’ nuk duhet nenkuptuar si shprehje e nje vizioni shteteror te pavarur , ashtu sikunder nenkupton sot fjala Shqiperi, por si perpjekje per krijuar ‘idene e Shqiperise’. Pra jemi ne stadin fillestar te asaj qe sot nenkuptohet me Shqiperi.

    Autonomia administrative rreth te ciles duhet te mblidheshin shqiptaret e 1847, rrjedh prej 74 vjet vetadminstrim me ane te pashalleqeve, nga 1757 – 1831, kur administrata ishte pothuaj e gjitha shqiptare, forcat ushtarake ne Shqiperi plotesisht shqiptare , taksat drejt Stambollit te kufizuara.

    Prandaj edhe lufta po behej ne emer te ruajtjes se status-quos , qe Tanzimati donte te ndryshonte.

    Nuk duhet harruar ne Rilindasit linden e pjeserisht u rriten ne kete ambjent luftarak, ne kete kerkese per vetadministrim, prandaj edhe shumica e tyre kishte si objekt kryesor nje principate shqiptare te varur nga Sulltani, mjaft te permend qe Ismail Qemali ishte krahu i moderuar, shprehes i kesaj ideje, derisa kushtet ndryshuan dhe ai ndryshoi qendrim.

    Ideja e principates se varur nga Sulltani, pershkon gjithe jeten politike te Alipashes e pastaj u perhap e u be ideja mbizoteruese e Rilindasve deri ne 1908, kur u zevendesua perfundimisht nga ideja e shtetit te pavarur e cila i ka fillesat tek perpjekjet politike te Abdyl Frasherit ne gjirin e Lidhjes se Prizrenit.

    Shkruajta pak si gjate per ceshtjen e Tanzimatit, sepse shoh qe cka ndodhi ne 1830- 1850, nuk para merret parasysh, edhe pse eshte periudha e mbarsjes se ‘idese se Kombit’ nepermjet ‘Idese se Shqiperise’, ‘idese laike te shqiptarise’ dhe ‘autonomise administrative’.

  8. Them se nuk ka kuptim që komentet rreth këtij shkrimi t’i shndërrojmë në komente rreth historisë së Shqipërisë në përgjithësi.

    Sa për çështjen e mercenarizmit të malësorëve të Veriut, mua nuk më intereson aq interpretimi i saj nën dritën e doktrinës kombëtariste, sesa ndikimi i praktikave mercenariste në jetën e malësisë.

    Ka disa çështje që do të meritonin vëmendje nga ky aspekt.

    Për shembull, këta malësorë që shëtitnin anembanë Ballkanit dhe Europës lindore, shihnin botë me sy, binin në kontakt me kultura të tjera, mësonin gjëra të reja – të cilat i çonin pastaj, dashur pa dashur, në fortesat e tyre malore.

    Ashtu kultura arrinte aty ku forca e armëve nuk kishte arritur; por edhe i famshmi “izolim” i maleve rezultonte jo aq i papërshkueshëm sa ç’na kanë mësuar legjendat.

    Është dokumentuar, ndër të tjera, se disa nga këta mercenarë janë vendosur gjetiu, p.sh. në Hungari; dhe që andej i kanë mbajtur lidhjet e tyre me të afërmit e tyre të gjakut, që kishin lënë në malësitë shqiptare.

    Studimi i mënyrave si bota përtej depërtonte në malësitë mund të japë rezultate të papritura – ashtu, do të ishte me interes të ndriçohej me ç’rrugë ka hyrë sifilizi në disa prej fiseve të malësisë, para se të nxirrej automatikisht përfundimi se këtë e kanë sjellë malësorët mercenarë që frekuentonin prostituta në mjediset urbane.

    Ka edhe më. Kur burrat e një fisi e nxjerrin bukën me grykën e pushkës, ndërsa ekonomia e mirëfilltë lihet në duar të grave, kjo nuk është pa pasoja në mënyrën si mbijeton komuniteti; dhe nuk e kam fjalën vetëm për ndarjen gjinore të roleve.

    Dihet sa e obsesionuar ka qenë jeta sociale e malësisë me vdekjen – kryesisht ekzekutimin (vrasjen) sipas ritualeve të Kanunit (Nopcsa kishte llogaritur se, ndër malësorët katolikë, rreth 20% e burrave e përfundonin jetën të vrarë për Kanun). A ka ndonjë lidhje shkakësore këtu me mercenarizmin dhe kultin e armës?

    Po ashtu, të ketë vallë ndonjë lidhje midis fundit të praktikave të mercenarizmit pas vitit 1920, ose në përgjithësi kur Shqipëria u bë vend i pavarur, dhe mjerimit të madh që e kaploi malësinë gjatë viteve 1930?

  9. Mercenarizmi, ne radhe te pare , duhet vezhguar ne kendveshtrimin e pushtuesit/pushtuesve.
    Cfare kishte me shume leverdi per turkun, te gjakosej maleve per te marre ca taksa mizerje, apo ‘te lidhte besen’ e nepemjet saj te shfrytezonte aftesite luftarake te banoreve te zones, sa here qe i duhej, pa patur nevoje ti paguante rregullisht ?
    Mos te harrojme se turku kishte ushtri te tipit feudal (spahijte nga zonat e pushtuara), jo si legjionaret e Romes apo stratiotet e Bizantit.

    Nderkaq ne periudhat e luftes, nderpritej gjakmarrja, keshtu qe ne njefare menyre cliroheshin te ngujuarit nga frika e sillnin edhe ndonje lek ne shtepi.
    Nuk eshte cudi qe lufta te shihej si shpetuese e shoqerise nga vetvetja.
    Mbipopullimi ka qene problem i perhershem (mesa duket ai 20% i llogaritur(si?) nuk ishte pengese), tokat e bukes te pakta, bagetite te pamjaftueshme, keshtu qe mercenarizmi zgjidhte problemin e madh te mbijeteses.
    Nuk duhet harruar se ‘debimi nga katundi’ ishte nga ndeshkimet me te renda ne kanun.
    Pra emigracioni nuk ishte fenomen i pelqyeshem, ne mos i papranueshem, shenje disfate e vetes dhe fisit, cka edhe e tregon fakti qe emigrimi i shek 19 nuk ishte fare fenomen malesor.

    Ato malesoret ne Hungari, nuk e di se kujt periudhe i perkasin po mbase i perkasin periudhes se emigrimit te madh ‘serb’, qe kapi fshatra te shumte te Kelmendit.

    Sidoqofte , nderhyrja e huaj kulturore me peshe sikunder hamendesohet ketu, nuk merr parasysh se cfare mendonin malesoret per shoqerine e tyre dhe kanunin.

    Sipas tyre, shoqeria ne te cilen jetonin ishte e perkryer, gjithcka ishte ne vendin e duhur . Kjo i ngjan bindjes se vjeter amerikane se jetojne ne shoqeri te perkryer, se atje eshte drita, e mira, Zoti.

    Per malesite e veriut, shoqeria e tyre dhe kanuni si shprehes i persosur i se drejtes, ishin themeluar mbi historine, keshtu qe edhe shoqeria e kanuni, do jetonin aq sa do kishte histori. Ne castin e vdekjes/mbarimit te historise, do vdiste edhe kanuni.

    Keshtu qe e huaja, qe sillnin luftetaret nga jashte, pesonte dizinfektim, cdo pjese e huaj, qe mund te ndryshonte dicka ne sistemin e tyre shoqeror.

    Per kete mendesi Enver Hoxhes as i plasi fare, prandaj edhe malesoret e perjetuan komunizmin si vdekja e historise, e me historine mori fund edhe kanuni e shoqeria e tyre e persosur.

    Menjehere sapo u vithis komunizmi, per ta rilindi historia e me te edhe kanuni e perpjekjet per te ringjallur shoqerine e vrare.

    Pra jo vetem asgje e huaj qe mund te demtonte sistemin shoqeror nuk mund te hynte dot, por vete sistemi shoqeror duke u vleresuar si i persosur, ndaloi perfshirjen e tyre ne shtetin shqiptar nga 1913-1945, per tu perfshire me dhune brenda shtetit ne 1945.

    Duhet shkeputur kanuni nga historia, qe ata te ndihen pjese e historise se re shqiptare, vecse jo me dhune por me arsyetim , mirekuptim e durim.

    1. “Mos te harrojme se turku kishte ushtri te tipit feudal (spahijte nga zonat e pushtuara), jo si legjionaret e Romes apo stratiotet e Bizantit.”

      Fshikullues,

      mos i ngaterro “strateget”me “stratiotete”. Te paret kane qene komandante te emeruar te perandorit bizantin, te dytet mercenare shqiptare, sllave jugu e greke ne sherbim te pushteteve te ndryshme qe nga ishujt greke e deri ne shtetet italiane te mesjetes.

      Cilesimi yt se turku kishte ushtri te tipit feudal, ne ndryshim nga Bizanti e Roma, ha pak koment. Osmanet besohet se kane kopjuar sistemin e timareve nga ai i themave bizantine: ne te dyja rastet ushtaraket administronin njesine e tokes, dhene ne perdorim nga shteti, ne te gjitha aspektet, qe nga ai ekonomiko-bujqesori e deri tek i ruajtjes se rendit, duke dale per lufte me njerezit e tyre ne rastet kur thirreshin prej perandorit-sulltanit.

      Ne periudhen klasike, aparati ushtarak osman perfshinte pervec spahinjve/timarlinjve edhe forma te tjera organizimi (po permend vetem jeniceret, qe njelloj si stratiotet kishin po ashtu origjine kryesisht shqiptare, sllave , greke etj)

    2. High Albania, Edith Durham shkruan se trupa prej kelmendasve i shkuan në ndihmë Austrisë për të luftuar kundër forcave osmane, në 1737; por pasi Austria u mund keqasi në betejën e Valjevo-s, kelmendasit patën frikë të kthehen në trojet e tyre, prandaj ikën së bashku me aleatët e tyre, dhe u vendosën në Hungari.

      Çabej, nga ana e vet, shkruan për kelmendasit se këta kanë lëshuar degë më një anë deri në Sirmie (Srijem, sot në Bosnje-Hercegovinë), ku themeluan dy katunde.

      Natyrisht do të jetë fjala për të njëjtat ngulime.

      Çabej thotë edhe se, nëse nuk gënjen emri Kλημέντι, kelmendasit paskan shtegtuar deri në Atikë.

  10. Mua me intereson debati pershkrim/parashkrim si paradigme, apo metodologji sa shkencore dhe politike. Po behet kohe qe po e lexoj me vemendje hokus-pokusin metafizik te Fshikulluesit, dhe nuk po gjej as edhe nje arsye te me bindi. Do te ishte me me vlere dhe me e sinqerte sikur te paraqiste nje hierarki administrative shpirtrash, duke filluar qe nga Oret dhe Zanat e maleve e deri tek Shpirti i Shqiptarit, duke perfshire parashkrimet, fatet e te tjera perdhosje te logjikes, se sa te ‘arsyetonte’ kunder metodes pershkruese ne leme te tilla si antropologjia, sociologjia, etj. Ne mos, zjarrin parashkrues le mos e harxhoje atje ku shpirti i shqiptarit do te lartesohej me teper nga Mnemosina se sa nga groshet Ideale platonike, por kete zjarr parashkrues le t’a conte atje ku ndoshta i takon me teper, ne fushe te ligjit dhe te demagogjive ultra-ideale te mjeshtrave te aktrimit qe kemi ne parlament e ne krye te shqiptarise. Sa per idealin dhe shpirtin, gjithe popujt e botes nuk kane vecse nje ideal dhe shpirt te pandryshueshem kurre, te shprehur me sakte nepermjet ndergjegjesimit se ne gjithe kete planet te vogel, nuk jemi vecse nje popull, pavaresisht roleve te ndryshme qe mund te marrim drejt realizimit te ketij Hegelianizmi.

  11. në ato fise malësorësh shqiptarë të Veriut që pretendojnë se janë shpërngulur prej Bosnjes, për t’u shpëtuar osmanëve.

    U be ‘telezypta’ fare kjo pune. Vetem nje fis nga me shume se nje dyzine, Krasniqja, mbahet si ardhur nga Bosna. Berisha e ka tere trungun te memorizuar se rrecitonin cdo te djele ne kishe (dicka e pasanksionuar nga Vatikani por prap e benin), e del se te parin e kishin nje fare Murr Deti. S’me duket shume i ‘huaj’ ky emer.

    1. Qafir, nuk di pse kisha përshtypjen se e kishe lexuar High Albania të Durham-it… Apo mos duhet të t’i jap edhe numrat e faqeve për të të bindur?

    2. Edhe diçka tjetër, Qafir. Komenti yt nënkupton se të ardhurit nga Bosnja nuk ishin etnikisht shqiptarë. E drejta jote ta implikosh këtë, por jo si interpretim të tezave të mia më lart, sepse unë as e kam thënë as e kam implikuar gjëkundi se malësorët “e ardhur” kanë qenë etnikisht “të huaj” (janë dy gjëra të ndryshme, siç mund ta kuptojë çdo njeri me logjikë normale). Përkundrazi. Ka shumë të ngjarë që këto fise malësorësh të jetonin në trevat e Bosnjes si vazhdues të drejtpërdrejtë të ilirëve – ose, gjithsesi, krahas sllavëve.

  12. Po sjell disa citate nga High Albania, e Durham-it, ku autorja përcjell çfarë i kanë thënë vendësit në viset veriore të Shqipërisë, për prejardhjen e fiseve malësore. Citatet i kam përkthyer nga botimi i Phoenix Press, 2000; numrat e faqeve i kam vënë në kllapa.

    Disa komunitete të vjetra katolike në Bosnje e kanë ruajtur sot e kësaj dite zakonin e lashtë ilir të tatuazhit. Ky nuk praktikohet kurrë nga ortodoksët dhe sllavët e fesë islame, por ndeshet rëndom në shqiptarët, edhe katolikë edhe myslimanë. Ka interes të madh të vihet re se, nga fiset e tanishme të Shqipërisë, më shumë tatuazhe kanë ato që rrëfejnë se kanë ikur nga Bosnja, për t’u shpëtuar turqve (f. 6).

    Fisi i Hotit [duke përfshirë Krasniqët, Xh2] erdhën të gjithë nga Bosnja, për t’u shpëtuar turqve (f. 68).

    Shumica e fiseve shqiptare, sikurse edhe shumica e fiseve malazeze, rrëfejnë një histori që është praktikisht e njëjtë: stërgjyshët e tyre kanë ikur [nga vendi ku jetonin dikur Xh2] për t’i shpëtuar përndjekjes prej turqve (f. 70).

    Rreth tetëdhjetë shtëpi të Grudës rrjedhin nga fisi i lashtë shqiptar i Berishëve (në mos më i lashti)… i cili nuk ka ndonjë rrëfenjë emigrimi, por beson se ka qenë gjithnjë atje ku është sot. Pjesa tjetër e Grudës [rreth 420 familje, Xh2], kanë ardhur nga Hercegovina, rreth 300-400 vjet më parë (f. 74).

    Shala, Shoshi dhe Mirdita, sipas traditës, rrjedhin nga tre vëllezër, që erdhën nga Rasha [Serbia e vjetër, Xh2], për t’u shpëtuar pushtuesve turq, menjëherë mbasi ajo zonë ra në duar të turqve (f. 122).

    Meqenëse turqit e morën Rashën më parë se të merrnin Bosnjen, ka të ngjarë që emigrimi i vëllezërve Shala-Shoshi nga Rasha të ketë ndodhur më parë se emigrimet në Malësinë e Madhe (f. 123).

    Siç e vërejta edhe në shkrimin kryesor, disa nga këto gojëdhëna janë apokrife; por në përgjithësi është vështirë të mohohet që një pjesë e mirë e popullsisë në Malësitë e Veriut është vendosur aty relativisht vonë.

    Malësorët, në ndonjë rast, mbajnë mend edhe popullsinë që kanë gjetur aty ku gjenden sot, pasi janë shpërngulur.

    Ja çfarë i tregon autores një plak i Kastratit:

    Kur Gegë Lazi [stërgjyshi i fisit, Xh2] dhe të bijtë erdhën këtu, gjetën banorë vendas. Këta nuk ishin sllavë, por një popull shumë i vjetër. Askush nuk e dinte se nga vinin. Disa thoshin se këta ishin si tartarët. Gjyshi im thoshte se ishin të fuqishëm dhe të shkathët, dhe mund të kërcenin përtej gjashtë kuajve njëherësh; dhe se hanin lende lisi (acorns) dhe mish kali. Dymbëdhjetë shtëpi në Hot rrjedhin prej tyre dhe me këto shtëpi ne mund të martohemi. Janë të një gjaku tjetër. Quhen Anas (f. 70).

    Ja edhe një histori tjetër, e treguar këtë herë në Theth:

    Kur Shala dhe Shoshi erdhën këtu, gjetën banorë vendës, të cilët ishin të shkurtër nga shtati dhe të zeshkët nga lëkura. Në Shalë ka tetë familje që ende i përkasin atij gjaku. Pjesa tjetër e këtyre mërguan shumë kohë më parë (ndoshta kur serbët u larguan nga ato anë), për t’u vendosur në Deçan dhe rrethinat, ku jetojnë edhe sot e kësaj dite, të gjithë të kthyer në myslimanë (f. 123).

    Meqë shumë fise e tregojnë këtë histori njëlloj, duket e sigurtë që, pjesa më e madhe e atyre që erdhën në malësi për t’iu shpëtuar turqve dhe themeluan aty fiset e tanishme, gjetën aty një popullsi të zeshkët, të cilën e mundën (conquered). Në disa raste shkëmbyen gra me ta, në raste të tjera i dëbuan. Fakti që banorët më të vjetër gjithnjë përshkruhen si të errët, provon se të ardhurit rishtas do të kenë qenë të çelët (nga flokët, lëkura dhe sytë). Në tërësinë e vet, të gjitha fiset që e nxjerrin prejardhjen e vet nga Rasha, janë më të zeshkët dhe më të vegjël nga trupi sesa ato të Malësisë së Madhe, që thonë se vijnë nga Bosnja (f. 189).

    Shkrimin tim më sipër mund ta kisha mbytur me citate dhe referenca, duke e bërë të palexueshëm për vizitorin e zakonshëm të blogut (për fat të keq, pikërisht referencat m’i kërkuan te Peshku pa ujë, një forum ku padija e trashë ka kohë që ecën krah për krah me fodullëkun dhe kapadaillëkun.) Megjithatë, mirëpres çdo kërkesë për sqarime të mëtejshme, duke përfshirë edhe burime e referenca të hollësishme, për çdo pohim faktik që kam bërë më lart.

  13. E pse eshte […]

    Orakull, të lutem shkruaje mirë shqipen, sipas standardeve të këtij blogu. Përndryshe do të detyrohem të t’i fshij komentet [Xh2].

  14. Mua me duket nje cilesim parashkrues i historise formulimi: “… sistemi shoqeror (kanunor, DoHe) duke u vleresuar si i persosur, ndaloi perfshirjen e tyre (Malesise se Veriut, DoHe) ne shtetin shqiptar nga 1913-1945, per tu perfshire me dhune brenda shtetit ne 1945” nga ana e Fshikulluesit.
    Mund te permend perfshirjen e krahinave te ndryshme, te Lumes se Kukesit, psh. ne luften politike te viteve ’20, kur shpalli Avni Rustemin si deputet ne zgjedhjet parlamentare. Po keshtu krahina e Mirdites me krahun perkates, edhe Malesia e Madhe kishte perfaqesuesin e vet etj. Ngjyrimi i ketyre kraheve nuk ishte pastertisht politik, ne kuptimin klasik (pa kuptuar me kete fasaden e emrave te partive te sotme shqiptare), perderisa ishin ende pezull mjaft çeshtje kombetare dhe vete ekzistenca e shtetit shqiptar.
    Veç nese ky parashkrim duhet riperseritur pa ndryshime, per hir te bashkeshoqerimit te politizuar, po me nje parashkrim, ne pjesen e dyte te fjalise (“perfshire me dhune pas 1945”), ndoshta si oportunitet me moden.
    Arsyet e refraktaritetit e krahinave te malesise ndaj pushteteve te ndryshme qendrore, neper kohera, mund te shpjegohen ne kendshikime te ndryshme e me faktore shume komplekse. Nuk jam e fushes dhe nuk e di nese ka studime te mirefillta rreth kesaj teme shume interesante. Por di ngjarjet, te saktat, te rrefyera nga pasardhes te protagonisteve (te krereve te Lumes, te aferm te mi), si dhe arsyet e qendrimeve dhe vendimeve te tyre.

  15. Per analogji, mund te sillet qendrimi i krahines se Lumit te Vlores, ne po kete periudhe, me nje tradite te forte demokratike dhe antifeudale.

    Ky veprim paralel ne kohe e qendrim, ndoshta vlen per te mos i cilesuar më verioret më te “ngujuar” se jugoret, qe nga krijimi i botes “nen nje hektar qiell”, per t’u mburrur sot si ruajtes te pastertise etnike! Marrezi!

    Mund te sillen mijera shembuj nderveprimi dhe ecjeje paralele. Pa nenvleresuar tiparet dalluese, sigurisht.

  16. Mire,xha xhai.Ishte vetem deshira ime te shkruaja pak ne gjysemgegenisht.
    Te kesh apo mos te kesh nje “faqe kombetare” ne te cilen te besosh eshte kryesore per suksesin e nji kombi.Aftesine per per te pasur dhe prodhuar “faqe”,ne ditet e sotme e mbajne kombet e medha;Francezet,Amerikanet,Gjermanet,Japonezet,ose Ruset “kane faqe”,ose ne ne te kunderten e saj Shqiptaret,negativet,nuk kane faqe.Pra pozitive jane kombet e medhenj,te cilet njesoj si dinosauret,kane pushtuar dalengadale token dhe opinionin.Dhembet e ketyre dinosaureve kane lene gjurme ne bindjet qe te medhenjte kane gjithmone te drejte te kene “faqe” pozitive,ndersa te vegjelit “faqet” e tyre,edhe nese ka ngleur ende dicka,e kane,ose duhet ta kene,ose do tu shendrohet ne;negative.
    Pra,ketu kemi pas dhe kemi te bejme me kombe qe kane aftesi te prodhojne e saldojne “faqe” pozitive prej hekuri dhe ta vendosin si maske perpara faqes se vertete te tyre dhe kombe qe u griset,u cirret kjo faqe,njesoj si dinosauret e medhenj mishngrenes qe hanin llojin e vet me permasa me te vogla trupore.
    Dhe vjen nji dite qe dinosauret kerkojne uniformitetin,sipas uniformes se dinosaurit me te madh qe do te mbizoteroje.Forca e madhesise dhe paraja kerkojne te kthejne drejtimin kuptimor te sendeve dhe fenomeneve drejt te vetmes rendesi:prodhimi dhe konsumi.Ka ca qe duan te na bejne kineze,por ne nuk jemi kineze.Nuk jemi per dy arsye:sepse nuk jemi 2 miliarde;sepse formula e krijimit eshte ndryshueshmeria.Ata qe duan te thyejne kete formule,duan te thyejne ligjet elementare te krijimit.Nese nuk ruhet pozitiviteti i ndryshueshmerise se faqes sone te se se kaluares;s’kemi pse shqetesohemi,sepse ai ka per tu rikrijuar ne te ardhem si me deshiren dhe aftesine tone,nese do te kemi mundesi ta disponojme ate ne te ardhmen,ashtu edhe pa nderhyrjen e tyre,nese dinosauret do te na e kene eleminuar.Nese luftohet te zhduket ndryshueshmeria:ne te njejten kohe ne kemi ndaluar motorin e zhvillimit tone.Perfundimi:Dinosauret u zhduken reth 70 milion vite me pare.Riciklimi idiotik i tyre ne cdo drejtim jetesor do te sillte perseritjen e historise me fund te perbashket shkaterrimin tone.

    1. Orakull, ajo që kishe shkruar ti nuk ishte gegërisht; gegërishtja e shkruar mirë mbetet e mirëpritur në blog. Miqësisht të këshilloj t’i braktisësh përpjekjet për të përvetësuar forma alternative të shqipes së shkruar, dhe të përqendrohesh në shqipen standard, të cilën gjithashtu e shkruan shumë keq.

  17. Bonjour, po te sqaroj me dy fjale: Roma perandorake zakonisht levizte legjionet nga nje kufi ne tjetrin e i plotesonte me mercenare gjermane apo armene, Bizanti, mblidhte stratiotet nga cdo theme, kurse Turqia mblidhte spahinjte nga cdo sanxhak.
    Dallimin mes spahijve dhe stratioteve duhet ta dish dhe po ashtu qe thema bizantine ishte me e militarizuar se sanxhaku i cili ne trojet tona plotesonte dergesat ushtarake me mercenaret ‘e beses’ te cilet vleresoheshin edhe si trupa elite, sic i vleresoi edhe Alipasha.

    ”””Sa per idealin dhe shpirtin, gjithe popujt e botes nuk kane vecse nje ideal dhe shpirt te pandryshueshem kurre, te shprehur me sakte nepermjet ndergjegjesimit se ne gjithe kete planet te vogel, nuk jemi vecse nje popull, pavaresisht roleve te ndryshme qe mund te marrim drejt realizimit te ketij Hegelianizmi. ””’

    Une e kam zet fjalen patetik, po si tha i pari, kurre mos thuaj kurre.

    Eshte ironike (si gjithmone gjendet dicka ironike) qe njeriu qe beson tek argumente e teori teleologjike si ideali e shpirti i botes, demokracia moderne apo komunizmi te flase me ca terma kunder relativistit qe perpiqet te arsyetoje se nje shoqeri e caktuar udhehiqej nga nje teori teleologjike e cila rezulton e demshme per kohet e sotme.
    Me ke e ke xhanem, me hegelizmin, me shkencen apo me vetveten ?

    ””’te ‘arsyetonte’ kunder metodes pershkruese ne leme te tilla si antropologjia, sociologjia, etj””

    Nuk e di se cke lexuar ti, po mua jo dhe me cudit se perpiqem vazhdimisht ti zevendesoj fjalet e huaja.
    Ketu behet fjale per ‘te ardhmen’ jo per vleren e parimit pershkrues ne zberthimin e te shkuares.
    Shiko te pajtosh teleologjine marksiste me teleologjine liberaldemokrate, ne vetvete kuptohet.
    Ky problem gjendet rendom ne shoqerine e sotme, nuk je i vetem, ke te ngjashem, mos u frikeso. Ku i dihet mbase pas pajtimit sdo kesh nevoje per cmendurine.

    1. “Eshte ironike (si gjithmone gjendet dicka ironike) qe njeriu qe beson tek argumente e teori teleologjike si ideali e shpirti i botes, demokracia moderne apo komunizmi te flase me ca terma kunder relativistit qe perpiqet te arsyetoje se nje shoqeri e caktuar udhehiqej nga nje teori teleologjike e cila rezulton e demshme per kohet e sotme.”

      Ia te pyesim edhe nje here, “me ke e ke xhanem?” Kush relativisti e kush teleologjiku? Pse pikerisht ‘besohet’ tek teorite e argumentet teologjike nderkohe qe ‘u arsyetokan’ demet e teleologjizmit? Te pyes se e paske pervetesuar mire menyren deftore ne kohen e ardhshme, dhe thjesht po te them qe ide fikse nuk ka pervec atij patetizmit qe me ke cituar me larte. Kjo eshte e ‘ardhmja’, ne mos lavdia romake e futuristeve te Marinetit.

      “Ketu behet fjale per ‘te ardhmen’ jo per vleren e parimit pershkrues ne zberthimin e te shkuares.”

      Edhe une e kam zet fjalen paranojak, por ti e di si tha i pari, dhe se per cfare bente fjale artikulli me larte. Ne mos te del huq zjarri, te thashe nje here.

  18. ”””’Ngjyrimi i ketyre kraheve nuk ishte pastertisht politik, ne kuptimin klasik (pa kuptuar me kete fasaden e emrave te partive te sotme shqiptare), perderisa ishin ende pezull mjaft çeshtje kombetare dhe vete ekzistenca e shtetit shqiptar””’

    Per rezervat ne vecanti te mirditoreve ne kohen e Preng Bibe Dodes dhe Republiken e Mirdites, ndaj ceshtjes kombetare duhet bere nje liber. Sigurisht qe duhet te kete qene e hidhur per princin e Kulles se Oroshit, ruajtesi i Kanunit, komandanti i pergjithshem ushtarak i gjithe malesive, te kishte nje ‘Kryezot’ ne Vlore apo Tirane. Vete Mbreti Zog kishte raporte diplomatike me princin e Mirdites e nuk besoj se nje Markagjon do ulte koken para nje Zogolli , qofte jo mbret po edhe sulltan.

    Sidoqofte ajo qe doja te thoja me ate fjali, eshte veshtiresia jo ne nivelin politik(qe se permenda) te perfshirjes, por ne nivelin shoqeror e ligjor, pasi politika eshte zemergjere kur flitet per lidhje, meqe eshte arti i gjetjes se emeruesit me te vogel te perbashket, kurse ligji nuk eshte aspak zemergjere.

    Kupton, kur ne nje pjese te shtetit shoqeria bazohet mbi ligje te tjera nga pjesa tjeter, atehere nuk kemi homogjenizim, por shtet brenda shtetit.

    Ne ate pike per te folur per perfshirje kishte 2 menyra, e para ligjet e shtetit shqiptar te bazoheshin tek kanuni, e dyta kanuni shkrihej dhe vendoseshin ligjet e shtetit te marra por kurre te zbatuara, nga perendimi.

    Fakti qe Shqiperia edhe ne kohen e Zogut u qeveris nga Maliqi, dmth nga njerezit e zakonet, nuk kishte perplajse te medha sepse shume prej zakoneve te kanunit, u themi rendom zakone shqiptare kudo qe banojme.

    Thyerja e madhe, vdekja e historise ndodhi, kur ne Shqiperi sundoi ligji ruso-komunist i Stalinit. Vetem karakteri nacionalist i regjimit ruso-komunist, lejoi qe Historia e Shqiperise te kishte edhe faqe te tjera, pertej dates ‘kur lindi Partia’.

    Une besoj se ne kete pike shteti shqiptar ende sot, perfaqeson nje keqkuptim te madh, keqkuptim qe verehet periodikisht, qe nga Republika e Mirdites, Revolucioni i Qershorit, revolucioni komunist, revolucioni kulturor e viti 1997.

    Ky keqkuptim vazhdon edhe sot, kur 50 km nga Tirana gjen nje ambjent krejt tjeter, jo nga pikepamja politike, por nga pikepamja shoqerore.
    Kjo tregon edhe se cfare gjigandi prej letre eshte Tirana, qe eshte edhe qyteti i perplasjeve sepse i ka rrenjet tek perplasja e jo tek mirekuptimi. Perplasja po ne aspektin fetar penalizon Shkodren qe spo del dot jashte vetes.

  19. Aksioma se malet e shqiperise jane vendi i vetem ku, per shkak te izolimit, apo veshtiresise se shkeljes se tyre, kane mbijetuar shqiptaret e vertet, te cilet mund te identifikohen dot vetem me malesoret, as mund te pranohet e as mund te hidhet poshte plotesisht.
    Nga pikpamja historike, eshte e ditur se mbas shek 4 te eres sone, nga momenti i mundjes dhe vrasjes se perandorit Valens prej gotheve ne betejen e Adrianopojes (378) , e gjithe zona e Ballkanit u be nje terren perleshjesh, ndryshimesh, permbysjesh dhe shkaterrimesh, te cilat medoemos do te kene krijuar reflekse te reja ne popullsine vendese, e mesuar te jetonte deri atehere nen kujdesin 600 vjecar romak. Se cfare refleksesh jane keto, mjafton te sjellim ndermend reagimin e popullsise shqiptare te Kosoves ne ngjarjet e vitti 1999.
    Nga ana tjeter, s`do harruar gjithashtu fakti se ne zenithin e vet, popullsia e perandorise romake, qe arrinte ne 60-70 miljon banore, nuk ishte me ne gjendje te nxirrte as edhe 1 miljon ushtare per nevojat e Romes, kjo per arsye se masa e popullsise, tejet e civilizuar, nuk ishte me ne gjendje te perballonte veshtiresite e sherbimit ushtarak, dhe per nga cilesite fizike ata nuk mateshin dot me, me masen e barbareve qe shtynin papushim ne kufijte e perandorise. Pervec rekruteve nga popullsite gjermanike, ballkanasit ishin te vetmit qytetare romane qe sherbyen deri ne fund ne radhet e ushtrise imperiale (kush e ka lexuar nga afer jeten e J. Cesarit, e ka te qarte se cfare kushtesh te pamundura i pat vene atij senati i Romes, para se ai te kalonte Rubikonin. Cuditerish Cesari i pranoi te gjitha ato. Por me kusht qe te mbetesh governor i Ilirise. Kjo kerkese u hodh poshte. The rest is history…)

    Per mendimin tim, ideja se popullsia ne malesite e Shqiperise ka qendruar per mijra vjecare ne menyre statike, e mbyllur dhe e izoluar, si kafshet prehistorike te nje Jurasic Park, eshte e paqendrueshme dhe e pambrojtshme dot. Kjo per shume arsye.
    Se pari nje gje e tille do te kerkonte nje llogaritje ose regullim perfekt (ose disipline spartane) te numrit te popullsise qe mund te mbiekzistonte ne ato toka. Nga te gjitha faktoret, rendimenti i prodhimtarise se nje siperfaqeje toke, aq me teper te varfer, si puna e maleve te Shqiperise, eshte nje numer fix, i pandryshueshem dot. Ideja e hermetizimi te maredhenieve te popullsise se malesive me pjesen tjeter te njerezve ne zonat me te ulta eshe e pambrojtshme edhe prej faktit se shume nga kulturat e mbjella ne ato toka, te cilat kane perbere bazen ushqimore te kesaj popullsie, qe nga misri, domatja, kungulli, patatja apo duhani, jane kultura te ardhura nga Bota e Re, mbas 1492. Nga pemet gjenealogjike te familjeve me origjine ne malesi, nga ato qe kam pare, asnje nuk i shtrin dot deget e tyre pertej viteve 1500, qofte nga ana faktike, qofte nga ana historike. Historia permend shume raste, sidomos nga bizanti i vonshem e me pas, kur autoritetit te qendres i eshte dashur te rregulloje me force maredheniet e popullsise se malesive ne Shqiperi, me ato te viseve me te ulta. Ne male mund te jetohet vetem nga nevoja dhe jo nga deshira. Pastaj kur kjo deshire perpiqet te lidhet pozitivisht me ide abstrakte si puna e races, gjuhes, karakterit etj, etj, argumenti behet ca dhe me i papranueshem. Kadastrat e para te turqve dhe regjistrimi i popullsise per zonen Konispolit psh, jane plot me emra verioresh.Dhe se fundi duhet kujtuar se nga te gjitha nevoja, ajo me e madhja eshte nevoja per mbijetese. Te luftosh apo te ikesh. Eshte me kollaj te ikesh per te luftuar aty ku shance per ti mbijetura kesaj lufte jane me te medha.

    E thene e gjitha kjo, ne anen tjeter te spektrit te historise se popullsise se malesive te Shqiperise, vihet re se edhe nese pranojme apo vertetojme per nje ec e jake te vazhdueshme te njerezve nga malet e teposhte dhe anasjelltas, ajo cka konstatohet, eshte shqiptarizimi absolut ne menyren e jetes, zakoneve, dokeve, gjuhes (dialekti), rregullave te te gjithe te rinjve te porsaardhur, ne cilendo periudhe historike qe kjo levizje mund te kete ndodhur.Nder malesore, pavaresisht nga origjina, statusi, etj, etj, ka nje bindja dhe neshtrimi te plote ndaj Kanunit te Lekes, e te tjere te ngjashem, qe ne thelb jane te njejte. Kjo per mendimin tim ka dy spejgime:
    a)-ekzistence e nje nukleusi popullsie me te vjeter, qe i imponohet me hir ose pahire te sapoardhurve
    b)-ekzistenca e nje norme (normative) dhe psikoze barazuese qe i ben dhe i shtrengon te gjithe te shperngulurit te sillen njesoj e te mendojne njesoj ( psh ne emigracionin e sotem, ne i harrojme komplet dasite apo inatet historike).
    Kanuni per nga natyra e vet eshte nje sistem ligjor qe ne te foluren moderne, mund te quhet demokratik, dhe varferia e tokave dhe e njerezve ka siguruar, per mendimin tim, mbijetese e nje strukture te tille per mijra vjet. Po te shohesh nga afer, me shume se ne cdo zone tjeter te banuar nga shqiptaret, malesoret e percaktojne perkatesine e tyre nepermjet:
    -fisit
    -territorit (fshat, zone, krahine)
    -etnonomise
    -fese (rasti i luftes se Kosoves reflektoi edhe nje here nje indiference fetare te habitshme, cka nuk mund te mos ti cudiste vezhguesit prej shume kulturave te zhvilluara). Te gjitha keto nivele vlerash jane te lidhura e te rregulluara me ane te kanunit (ve). Besa psh nuk ka vlere jashte kanunit, ose me sakte vlera e saj, si nje gje tejet e cmuar eshte e e rregulluar vetem nepermjet tij, si sistem shkembimi apo matje vlerash.
    Pra pyetja do bere jo nese malesoret jane shqiptaret e paster safi, por nese kanuni, ideja, i ben keta malesore te cilet, pavaresisht se kush eshte origjina e tyre ne erresire te nates se historise, te jene shqiptare? Pra a eshte shqiptarizmi nje ide apo nje kombinim genesh i vecante?

  20. Idashur, mendoj se gojedhenat ne fjale duhen zberthyer, se historia nuk njeh kesi levizjesh masive me lacka e placka, nga nje zone kaq e gjere, qe perfshin pervec malesite e veriut, edhe krejt Malin e Zi e zonen e Rashkes.

    Gojedhenat malazeze po te mos zberthehen, i nxjerrin gjithe malazezet te prejardhur nga 10 ushtare qe luftuan ne Betejen e Kosoves me 1389.
    Gojedhenat tona kane pergjithesisht si pike referimi Kohen e Skenderbeut.

    Besoj se ne te dy rastet, fise qe jane zmadhuar e kane dale mbi te tjeret ne kohe te vona (si ne jug lebrit mbi himariotet; 16 000 himariote, burra, gra e pleq nga sulmi i sulltan Sulejmanit, u terhoqen ne dy maja malesh, njera e perballoi turkun, tjetra jo, e te 8 000 njerezit, burra gra e femije u vrane apo u cuan si skllever ne Anadoll), e kane cuar prejardhjen e tyre ne kohet heroike, Lufta e Kosoves per malazezet e Koha e Skenderbeut per shqiptaret.

    Ata me te vjetrit mund te kene pesuar tkurrje ne vendosjen kohore te zanafilles.
    Nje fis hercegovino-malazez, quhet Rudin, qe kujton emrin e lashte te fisit ilir te Endi-rudini, qe ndodhej ne po ate vend, ndersa Shoshet kujtojne Saset ilire (Sasaei).

    Rudin eshte emer tipik ilir, ka pase edhe nje qytet ne Puljen antike qe quhej Rudinae.
    Po te njejtin shkurtim duket se e kane pesuar Andi-zetet, per te dhene Zeten mesjetare, nga lumi Zeta, qe ka krahasim po aty me lumin Tara nga emri au-tariat.
    Po ashtu dihet Dioklea nga dokleatet.

    Nejse se eshte ceshtje e ngaterruar , por gjithsesi po flasim per nje zone qe ka ruajtur nga koha e lashte shume me teper gjurme sesa zonat e tjera te Ballkanit perendimor prandaj edhe ka nxitur kureshtjen e shume studiuesve te medhenj.
    Pra gojedhenat mendoj se duhen zberthyer, pasi thone me shume se cduket.

  21. Une e shkruaj keq shqipen?
    Mire.Une mendoj qe ju na keni dhene kete teme per dy arsye;te shikoni nese shqiptaret e vertete vertet pranojne nje material prej nji shqiptari jo te vertete,sepse ju i tille jeni,dhe ti jipni mundesi shqiptareve te sotem,te vertete dhe te pavertete,te shkaterrojne historine e tyre.
    Cilat jane idete tuaje ne kete subjekt?
    Je jeni duke perseritur bashkerenditjen e persosur te ideve sllave e greke mbi historine e malesise.Eshte e lehte te shikohet e reja ideore juaj,prej atyre qe kane lexuar propaganden ’shkencore’ sllave(te ardhurit tartare) dhe greke(te larguaret e zeshket).
    Nuk behet historia me thenie pleqsh te rjedhur qe nuk mbajne MEND me shume se 50 vjet.Nuk behet historia as nga Edit Durhani me intervista banoresh t’pashkolle te shekullit te 20-te.
    PERFUNDIMI YT TREGON SHUME;”Siç e vërejta edhe në shkrimin kryesor, disa nga këto gojëdhëna janë apokrife;POR NE PERGJITHESI ESHTE VESHTIRE TE MOHOHET QE NJE PJESE E MIRE E POPULLSISE SE MALESISE SHQIPTARE ESHTE E VENDSOUR ATY relativisht(e tepert) VONE.”
    Banoret e shkurter dhe te zeshket,mos jane gje “greke” apo vllehe????
    Duhen pyetur pleqte e sotem,t’rjedhur e t’p..dhur.
    E fundit:Gjuha eshte gjithmone ne krijim.Une vetem se nuk perdor “-” ne fjaleformimet e mia.

    1. Orakull, prapë me shqipe të çalë e ke shkruar edhe këtë (gjuha e varfër ta varfëron edhe mendimin). Ndërhyrje me një gjuhë kaq të keqe ne zakonisht nuk i kalojmë në blog, por këtë herë bëmë një përjashtim, që të mos kujtoje se ta moderuam komentin ngaqë e quajte Xha Xhain “shqiptar jo të vërtetë”. Por këshilla që të kam dhënë për të gjetur ndonjë pellg tjetër ku të demonstrosh notin bretkosë mbetet në fuqi…

  22. Eshte interesante te studiohet perhapja dhe perforcimi i ketyre ideve (ne thellesite e malesise fshihet shqiptari i kulluar/ shqiptari eshte po aq i lashte sa malet) ne kulturen folklorike dhe ate pop sot. Mjaft te permend vargjet e kenges JEHONE te Aurela Gaces (ne bashkepunim me WSF):

    A kane goje, o me fol’ keto male,
    E me tregu’ kush ka shkel’ mbi to,
    Do tregojne se kane gjurme shqiptare,
    Aq te vjetra, o sa ato!

    1. Nuk ka shume ne folklor ne fakt, sepse e gjitha kjo e malesorit, malit, lashtesise sa mali te puro-shqiptarit eshte konstruksion i vone kombetarist. Edhe ne ato pjese te folklorit ku mund ta gjesh kete lloj ideologjie, kjo ka ardhur e eshte krijuar si habitus per shkak te ndikimit te fushes politike, sikurse shume pjese te epikes historike ne pergjithesi… Ne shkencen albanologjike ideja e Shqiptarit te kulluar te strukur nder male i pa ndikuar nga asnje lloj qyteterimi apo asnje lloj pushtuesi, nuk eshte pare me sy te mire, jo sepse eshte absurde qe ta mendosh kete, por sepse kjo bie ne kundershtim me teza te tjera kombetariste. Nese do te pranonim se pushtimeve dhe asimilimit te huaj arriti t’i shpetonte nje grusht shqiptaresh te strehuar ne malesi, atehere do te duhej te pranonim se:
      1. iliret u romanizuan teresisht
      2. pjesa qe populloi arberine ne veri e jug, pervec atij territorit ku fshiheshin iliro-shqiptaret puro, e qe ishte zona e Mat Mirdites, ishte sllave
      3. Per pasoje i vetmi territor autokton per shqiptaret mbetet te jete zona Mat-Mirdite, dhe pretendimet territoriale te sllaveve e grekeve jane te sakta, pasi shqiptaret aty jane pushtues
      4. iliro-shqiptaret jetonin ne gjendje egersie
      Ideologet shkencetare te kombit shqiptar, duke nuhatur keto rreziqe, nuk e perkrahen kete teze, por pas 1990 ajo iu duk interesante ideologeve amatore te kombit, por keta, si amatore qe jane, zhduken me nje te rene te lapsit percaktimin gjeografik Mat-Mirdite, duke qene se Shqiperia ka male gjithandej…

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin