QYMYR DHE GËLQERE

Kërkimit të së vërtetës, për vrasjet shtetërore të 21 janarit 2011, duket sikur po i vjen fundi, tani që ekspertiza amerikane e FBI-së, po t’i besojmë A. Zhejit sot në MAPO, “ka në përbërjen e vet,  të zezë mbi të bardhë, emra dhe mbiemra të rëndësishëm fajtorësh, për deshifrimin e deritashëm të dinamikës dramatike të 21 Janarit 2011.”

Si edhe herë të tjera, e vërteta iu la në dorë jo vetëm teknologjisë, por edhe një autoriteti të përtejmë, i cili ka monopolin mbi të kryesisht ngaqë ka monopolin edhe mbi vetë autoritetin.

Institucionet e shtetit dhe të shoqërisë civile, në Tiranë, duke përfshirë këtu edhe mediat, nuk merren vesh mes tyre për pothuajse asgjë; por bien në ujdi të heshtur, për të pranuar se marrëdhënia e tyre me të vërteta të tilla kaq kritike gjithnjë do të ndërmjetësohet nga një autoritet i jashtëm.

Le pastaj që, kur përmenden fjalët ekspertë amerikanë, mua më shkon mendja tek i ndjeri Kostaq Trebicka dhe vdekja e tij aq akrobatike.

Mediat, të paktën, e kanë një shfajësim gati: e vërteta e tyre vjen e narrativizuar, duke filluar që nga gjuha me të cilën rrëfehet ose tregohet: sintaksa, diateza e foljeve, kryefjalët; ose montazhi, intervistat, sentimentalizmi në studio. Për të mos folur për orientimet, urdhrat me SMS, dhe plumbat vetë.

Jo më kot Shqipëria u rendit në vendin e 96-të në botë, për lirinë e shtypit; dhe, duke pasur parasysh sa të lirë janë njerëzit për të botuar gazeta dhe për të botuar gazeta, atëherë kjo prapambetje me siguri do të ketë ndonjë shkak tjetër, më të maskuar.

Nga gjyqësori, pastaj, nuk e kërkojmë dot të vërtetën; sepse gjyqësori merret me ligjin – duke ia lënë të vërtetën, dhe vetë drejtësinë, ndërgjegjes morale të njerëzve, pa çka se këtyre zakonisht ju mungon. Dhe e kam fjalën për gjyqësorin në përgjithësi…

Në kohët totalitare, ngjarjet që ndodhnin, kur të paskriptuara, i lyenin me gëlqere, pastaj e shkruanin të vërtetën mbi gëlqere, pa frikë dhe me shkronja të mëdha. Sot në pluralizëm gëlqeres i hedhin edhe pak pigment, prandaj termi whitewashing ka nevojë të kalibrohet pak – por edhe këtë do ta bëjmë.

Si në legjendat e lashta ballkanike, ne të vërtetat i murosim, i groposim, i varrosim, i mbulojmë me gëlqere, i shkrumbojmë, madje edhe u ngremë përsipër pllaka përkujtimore; por edhe kur i murosim, nga një thithkë gjiri ua lëmë jashtë, ku t’u rrjedhë tamli.

Largimi në kohë dhe në hapësirë prej ngjarjes, dhe raportimi për të, janë dy aspekte të të njëjtit proces të përpunimit të së vërtetës, të cilin e bëjnë mediat, zyrat e informacionit pranë institucioneve dhe partive politike, madje edhe thashethemexhinjtë në kafe.

Sot e kësaj dite dimë shumë pak për Gërdecin, megjithëse nuk ka mbetur kush pa folur për të. Rrëfenjat nuk mungojnë, me gjëra të përbashkëta dhe dallime mes tyre; por përbashkësitë e mirëfillta, të vdekurit, janë të vetmit që kanë folur drejt deri më sot.

Rrjeti i mediave dhe i aktorëve të tjerë të komunikimit mishërohet për bukuri në pëlhurën e narrativave: zyrtare, opozitare, konfirmuese, dyshuese, alternative, përgënjeshtruese. Megjithatë, kush e kërkon ende të vërtetën di se ku ta kërkojë: në vrimat e kësaj pëlhure.

Përpunimi i një ngjarjeje, ose rregullimi, zbutja, narrativizimi i çfarë ka ndodhur, kërkon kohë, energji dhe konsensus – por para së gjithash kohë. Është si një lloj krijimtarie artistike, por që ka sukses vetëm kur e fsheh natyrën e vet; dhe aq më mirë akoma, kur njerëzve u rrëfehet çfarë ata duan të dëgjojnë.

Mirëpo në çastet e para pas katastrofës, kur realiteti rrjedh ende në të çarat dhe ekipet e vulosësve, bllokuesve, taposësve, bojaxhinjve, lopatarëve nuk kanë mbërritur ende, disa elemente të së vërtetës ia dalin të depërtojnë në mediat; një reporter që do të thotë se çfarë ka parë, ose çfarë i kanë thënë atje poshtë, ose ku vdekjen ende mund ta shohësh në sy.

Ky është një nga parimet hetimore që ta kujtojnë të gjithë konspiracistët seriozë – shfletoni e dëgjoni lajmet, komunikatat, njoftimet, raportimet, intervistat, klipet televizive, madje edhe SMS-të po t’i keni, të momenteve të para pas ngjarjes. Sa më të paartikuluara, aq më autentike. Gjejeni të vërtetën te kaosi, jo te vijat e drejta.

Natyrisht – të vërtetën s’e fsheh vetëm gënjeshtra, por edhe iluzioni, keqperceptimi; njerëzit gabohen, i plotësojnë kujtimet e tyre me fantazi, njëlloj si institucionet narrativizojnë, edhe pse për të qetësuar veten.

Le të themi, pra, se e vërteta gjendet diku pezull, midis gënjeshtrës dhe iluzionit; sa e fshehur, aq edhe e nevojshme, së paku për të gjithë ata që i tremben.

A. Zheji te MAPO-ja thotë i sigurt “e zezë mbi të bardhë,” për raportin e fundit të FBI-t. Ashtu qoftë – por nuk do të doja që e bardha të ishte gëlqere.

Nuk ka komente

  1. Kur shoh ne media, analiste si ky me siper qe kur pyeten direkt: Ore po kush i vrau ata te 4-t dhe pergjigja eshte e tipit: ngjarja eshte e komplikuar dhe u provokua. Apo se “te presim ekspertizen”, kur te gjithe gazetaret pa perjashtim, jane deshmitare okulare te protestes, te akuzuar edhe si puciste, pra te flasesh si avokat mbrojtes dhe jo si njeri qe duhet te japesh nje shprese edhe per opinionin, se ketu ka ende njerez jashte axhendave partiake, une mendoj vetem se: O Sali te lumte, ke vrare pak. Madje jepu nga nje arme ketyre ne dore dhe thuaju: vrisni tani, tani. Jepu edhe skafandren edhe veri perpara, se te takon ta besh.
    Se Saliu e di qe i ka vrare vete dhe kur sheh keta intelektuale, ndergjegjen morale te shoqerise te permjerrin mbi logjiken dhe arsyen me normale ne kete menyre, eshte i qete. Eshte i qete se ka te gjitha mjetet te prodhoje cdo te vertete politike qe deshiron. Por edhe opozita po rend ne kete drejtim; ajo fitoi 4 deshmore, se te tille po i quan. Jane 4 deshmore te vrare nga pushteti, i cili ka ne krye ate qe ngjarjen e 2 prillit do ta mbante himnin funeber te kalimit nga diktatura ne Demokraci.
    Per kujtese dhe korrektese; une njehere kam sjelle ate qe e quajta ndertim profesional te ngjarjes se 21 janarit: http://xhaxhai.wordpress.com/2011/02/27/le-te-krahasojme/, e qe po te shihet eshte pranuar nga komentues te tjere. Ne fakt une, meqe sikunder thote xha xhai ketu media nuk arrin ta zbardhe te verteten, pra meqe nuk e gjeja gjekund, e shkeputa qe ketej http://www.kavajaonline.com/forumi//topic/3979-kryeprokurori-dhe-kreu-i-hetuesise-zbardhin-ngjarjen-e-2-prillit/page__p__77680#entry77680. (ndyrshon vetem emri i vendeve)
    E verteta mendoj se eshte pra vetem NJE. Dhe ate e kuptojne te gjithe, pervec institucioneve. Mos harrojme se ky ketu eshte institucion i Diktatures.

    1. Me behet qejfi qe, pergjate nje viti, nuk paskam qene i vetem ne bindjen time se 21 janari i 2011-s i ngjan si dy pika uji 2 prillit te 1991-shit dhe vetem atij, dhe s’ka asgje te perbashket me 14 shtatorin e 1998-s (siç pretendohet, rendom).

        1. Natyrisht.

          U dënuan me dënime më heqje lirie dyshifrore 4 pushtetmbajtës lokalë të nivelit më të lartë për vrasje me dashje. Konvertuar me ngjarjet e 21 Janarin do t’i takonte të dënoheshin me heqje lirie për vrasje me dashje Sali Berisha si titullari i institucionit të sulmuar, i cili nuk shmangu dhunën (në Shkodër u dënua për këtë Sekretari i parë i Parisë, komiteti i të cilës u sulmua dhe u dogj, dhe i cili vdiq pas disa vitesh në burg), Basha si Ministër i Rendit (në Shkodër u dënua Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme, shefi i Policisë dhe një qyqar tjetër, që nuk më kujtohet tani). Të gjithë persona abstraktë, të cilëve nuk ju vërtetua asnjë lidhje e drejtpërdrejtë midis veprimeve apo mosveprimeve të tyre dhe viktimave. Çështja i kaloi të gjitha instancat e mundshme dhe vendimi i shkallës së parë u la në fuqi.

          Kjo është edhe praktika e vetme gjyqësore, e cila njeh e drejta shqiptare për çështje të ngjashme. Për mendimin tim është e gabuar, por kjo nuk ndryshon gjë, pasi ajo është në fuqi dhe është e vetmja. Duhet mbajtur parasysh, se e drejta shqiptare i jep praktikës gjyqësore vetëm një rol rekomandues, që do të thotë, që 21 Janari nuk mund të gjykohet sipas praktikës së 2 Prillit, por që gjykata kompetente është e këshilluar mirë, t’i vërë vesh asaj. Nga ana tjetër praktika gjyqësore në vende si Shqipëria ka një efekt përcaktues prapaveprues, të paktën teorikisht. Pra jo një vendim i të shkuarës përcakton një vendim në të ardhmen, por një i tillë në të ardhmen mund të behet burim i veprimeve procedurale për korrigjimin e një vendimi të të shkuarës.

          Më thjeshtë. Nëse do të vijonte një kallëzim penal për Berishën, Bashën dhe të tjerë, dhe gjykata sot përjashton përgjegjësinë penale të tyre, të prekurit nga dënimi i 2 Prillit mund të kërkojnë rihapjen e e çështjes dhe të detyrojnë një gjykatë sot të ndjekë të njëjtën linjë dhe t’i deklarojë të dënuarit e Shkodrës të pafajshëm, t’i dëmshpërblejë dhe indirekt të imponojë publikisht bindjen, se viktimat e 2 Prillit nuk shkojnë për llogari të PPSh-së, por një Zot e di se kush mund t’i ketë vrarë. Gjithnjë teorikisht dhe në një shtet, ku drejtësia dhe gjyqësori kanë një domethënie përtej asaj dekorative konstitucionale si në Shqipëri.

          Kështu i pakapshëm, në burg hynë ca njerëz atëherë, madje për shumë vite.

          1. Ndonje link per keto qe thua ke? Ai konvertimi jot aq i thjeshte se meqe u denuan njerzit e instancave me te larta te pushtetit lokal, per 21 janarin duhen denuar Sali Berisha dhe Lulzim Basha si njerzit me te pushtetshem ate dite. Sa per sulmin e institucionit te Berishes, kjo mbetet ende per t’u provuar dhe eshte nje term “loaded” kur thone amerikanet.

            Ti thua, qe te gjithe personave te denuar asokohe s’iu vertetua asnje lidhje midis veprimeve apo mosveprimeve te tyre dhe viktimave te asaj kohe. Kjo eshte me rendesi, dhe kjo vlen ne analogjine me 21 janarin. Nqftse Berisha dhe Basha meritojne denim, duhet provohet pikerisht roli i tyre ne ate qe ndodhi me 21 janar.

            Gramoz Rucit, ministrit te brendshem te asaj kohe i ndodhi gje?

            1. ore edhe sikur te mos kishte ndodhur gje ne ’91, kjo nuk c’pergjegjeson berishe e koloni, per te sotmen e 21 janarin, qe sa per kronike, nuk jane te perjetshem. po u zgjat cik turni. aq. nuk kalojne kollaj kesi krimesh. eshte vetem ceshtje kohe.

                1. Forma mentis nuk po të thotë se “nuk ndodhi asgjë në 2 prill”. Veç po përdor një lloj arsyetimi që, në gramatikat, quhet “kushtor kundërfaktual”, për të provuar se diskutimi yt, në lidhje me 2 prillin, nuk ngre peshë për diskutimin tjetër, për 21 janarin.

                  Lexo fjalinë e mëposhtme:

                  Edhe sikur të mos kishte ndodhur 11 shtatori, ShBA do ta pushtonin Afganistanin.

                  Kjo fjali nuk është se thotë se “11 shtatori nuk ka ndodhur”; por vetëm thotë se, çfarë pohon fjalia kryesore “ShBA do ta pushtonin Afganistanin” vlen, pavarësisht nga nëse fjalia që i paraprin ka vërtetësi apo jo.

                  Prandaj, atë nuk mund ta komentojmë duke pyetur: “Kush tha që 11 shtatori nuk ka ndodhur?”, sikurse bën ti në diskutim këtu.

                  Si moderator i diskutimeve, të jam lutur edhe një herë më parë, tërthorazi, Pakap, që të mos i marrësh njerëzit në pyetje. Hidhu një sy kontributeve të fundit në këtë debat: e ke bërë telef tastin ‘?’.

                2. Xhaxha, kushtori kunderfaktual nuk hyn fare ketu. Forma mentis ne ate qe thote ne postimin e pare, do te nenkuptoj qe nqftse diskutohet 2 prilli c’pergjegjsohet Berisha (nqftse ka dhe sa ka) per 21 janarin. Me tej, s’jam une ai qe ka diskutuar per 2 prillin por theollogos dhe Stalker se pari. Pyetja ime retorike, eshte me shume per te treguar falsitetin e argumentit te forma mentis.

                  Xhaxha, ti po i portretizon pyetjet e mia si ndonje seance para ndonje hetuesi te eger dhe kjo eshte absurde. Pyetjet e mia jane te natyrave te ndryshme dhe varen nga konteksti i bisedes. Ato s’jane per te vene perpara apo per t’i mbyllur gojen bashkebiseduesit, por per te stimuluar mendimin kritik dhe per te zbardhur sa me shume ceshtjen qe debatohet.

                3. Jo i Pakapshem, te mungon kompetenca e duhur per te me lexuar mendjen. Une nuk nenkuptoj qe diskutimi per 2 prillin c’pergjegjeson Berishen. Une shkruaj qartazi, qe cfare do qe te kete ndodhur ne ’91 (hidhi nje sy debateve parlamentare te kohes per te pare si nderhynte Berishe&co ne punime, dore per dore, seance pa seance, duke arritur deri ne bllokimin e procesit kushtetues, etj. si keto), nuk e c’pergjegjeson Berishen. E ktu s’ka asnje fals. Pavaresisht pyetesorit qe ngre ti.
                  Falsi, perndryshe, diktohet pa veshtiresi ne gjuhen tende, teksa flet per institucion te Berishes, sa per te bere nje shembull, qe eshte sulmuar, sa per te bere nje tjeter. Nuk eshte institucion i Berishes, pavaresisht se ai sillet sikur te ishte ne kullen e tij. Dhe nuk eshte sulmuar, por ka sulmuar, dhe vrare. Meqe te pelqeka te luash prokurorin part-time, qe di te ndaje te rendesishmen nga e parendesishmja.

            2. Nuk ta kam ngenë, që më kërkon llogari si vjehrra!

              Erdhe këtu, the që je i paditur, ta sqarova (nuk të thashë gjë, që plasi sytë e gjeje vetë informacionin, sheshit e ke) dhe më gërmushesh tani!!!

              Po qe se ke ndonjë vërejtje nga ana përmbajtësore më ç’të shkrova, bujrum, shkruaje. Përndryshe qepe.

              Pastaj duket sikur nuk ke kuptuar thelbësoren në ndërhyrjen time.

              1. Kujdes me tonin se s’ta ka njeri ngene. Pyetja ishte e sinqerte per linkun, dhe jo llogarikerkim prej vjerre. Clirohu nga komplekset qe ke se nuk po bejme psikoterapi ketu por debat, dhe leri urdhrat per qepje e shqepje se nuk je kujdestar ne ndonje kopeshte femijsh.

                Vrejtjen ta shkrova ne postimin origjinal. Lexoje prap, dhe mbase e kupton.

                Dhe se fundi, pyetja origjinale me sa shihet i ishte drejtuar dikujt tjeter jo ty.

                1. Ore zotni,

                  nuk po bej debat me ty.

                  Dhe as që e kam në plan, ngaqë debati bëhet me dikë, që ofron argumente dhe ka një bazë minimale të kulturës përkatëse në atë fushë ku diskutohet për të kuptuar thelbin e çështjes.

                  Debati pastaj bëhet nëse dikush përfaqëson një pozicion. Unë vetëm se përcolla një informacion konvencional. Një të vërtetë objektive. Unë nuk shpreha një opinion, por të thashë se cila është praktika juridike në Shqipëri.

                  Pastaj si mund të bëj unë debat me një partizan?

                  Erdhe dhe the që nuk dije diçka. Ta sqarova sa dija. Të dhashë argumente profesionale. Të tregova atë që nuk dije.

                  E vure në dyshim. Të çova në dreq.

                  Ku është problemi këtu?

                  Dhe hajt tani e gjej shokët e tu për pallavra.

                2. Ore, ti rrekesh te kritikosh tjetrin per mungese kulture e kur tjetri te ben nje pyetje te sinqerte e coke ne dreq. Ai qe s’ka kulture e qe s’ofron argumente je ti ketu qe nje pyetje normale e konsideron si venien ne dyshim, dhe i pergjigjesh tjetrit harbutce. Edhe sikur une te kisha vene ne dyshim dicka, ti po te kishte kulture minimale o s’do ishe pergjigjur fare ose do ishte pergjigjur me edukate. Po mesa duket te duket vetja zot, dhe cdo gje qe thua ti duhet marre si aksiome e pakundershtueshme.

                  Dhe po shprehe opinion, kur the qe ata qe u denuan s’kishin asnje lidhje me me viktimat e asaj dite.

                  Sa per partizane, me sa mbaj mend une ishe ti qe ne nje teme tjeter rrekeshe te mbroje fuqishem e ti beje apologjine regjimit komunist.

                  Mos u bej merak, se nuk merrem me me pallavraxhinj si puna jote.

  2. Te verteten tashme e dine te gjithe perfshire pedeistet, mua me duket me interesant roli i te huajve, a ka pasur mbeshtetje te huaj Sala dhe nga cilet ?
    Kam pershtypjen se e verteta e plote do u ngelet ne dore hulumtuesve te arkivave pas 50 vjetesh, tani do prodhohet ne rastin me te mire nje e vertete e pjesshme, varet nga kurbani apo koka e turkut qe eshte zgjedhur.

    Tani, me teper sesa nevojen per te verteten kemi nevoje te dime nese Sala do ta shpalle hapur autokracine e vet siç beri ne fillim te 1997 apo jo.
    Deri ne zgjedhjen e Presidentit te ri qe perkon edhe me zgjedhjen e Kryeprokurorit te ri dhe nenkryetarit te ri te KLD-se, keto 5 muaj shoqeria shqiptare do te shohe nese Sala ka ndare mendjen qe te shpalle autokracine dhe vetiu edhe vjedhjet e zgjedhjeve te 2013, apo eshte aq i varur nga jashte sa te hape krahun.

    Sala zgjodhi te mos braktise Meten, kjo i ktheu kunder gjithe nderkombetaret qe deri ne ate çast kishin ndonje iluzion rreth Sales, prandaj ndersa me Meten u tha shqiptareve as u pjerdh fare, ne te njejten kohe u ‘shpalli lufte’ edhe nderkombetareve.

    Te shohim, mua kjo puna e se vertetes rreth 21 Janarit nuk me ngazellen shume se do jete e pjesshme, biles me keq sikur te jete e plote, Sala do heqe masken e do jete gati per nje 1997 tjeter.
    Ndoshta do te ishte me mire po te ekzistonin grupet paramilitare ne Shqiperi, do i kursenin vendit ne 1997 tjeter dhe mbase do ishin garante te ruajtjes se votave.

    1. Sala, apo dhe Rama, nuk kane asnje shans te bejne nje ’97. Ne ’97 mileti u ngrit se humbi parate. Sot jo vetem qe s’ka humbur parate (flas per shumicen derrmuese, kjo nuk nenvlereson aspak humbjen e thelle te 4 familjeve te viktimave te 21 janarit) po dhe ia ka pire mjaft mire lengun politikes shqiptare. Kete e deshmon mjaft mire dhe 21 janari, antimitingjet e asaj kohe, dhe per kontrast, perkujtimi i 21 janarit sivjet.

      Sa per “nderhyrjen e nderkombetareve”, eshte ironike qe edhe sot kur ekpertizae fbi dhe mbeshtetja e Amerikes ndaj prokurorise jane e vetmja shprese per te qitur dicka ne drite per 21 janarin, te tjerrim akoma teorite e dhise se zgjebur duke i qitur inatin e klases sone politike Amerikes.

      Nga ana tjeter, sa me shume kalon koha aq me rrehat ndihet Arvizu ne perveshjen e mengeve, ose mbase aq me te detyrueshme e shikon, ose te dyja: http://www.panorama.com.al/aktualitet/ambasadori-arvizu-kercenimet-ndaj-prokurorise-me-pasoja/

  3. Edhe nje here:

    “Në kohët totalitare, ngjarjet që ndodhnin, kur të paskriptuara, i lyenin me gëlqere, pastaj e shkruanin të vërtetën mbi gëlqere, pa frikë dhe me shkronja të mëdha. Sot në pluralizëm gëlqeres i hedhin edhe pak pigment, prandaj termi whitewashing ka nevojë të kalibrohet pak – por edhe këtë do ta bëjmë.

    Si në legjendat e lashta ballkanike, ne të vërtetat i murosim, i groposim, i varrosim, i mbulojmë me gëlqere, i shkrumbojmë, madje edhe u ngremë përsipër pllaka përkujtimore; por edhe kur i murosim, nga një thithkë gjiri ua lëmë jashtë, ku t’u rrjedhë tamli.”

  4. Edhe njehere mentis, ja cfare postove:

    “ore edhe sikur te mos kishte ndodhur gje ne ’91, kjo nuk c’pergjegjeson berishe e koloni”

    Kompetenca per te lexuar mendjen, sigurisht qe s’kam por kompetenca per te lexuar se cfare shkruan ti, kam. Diskutimi me siper i 2 prillit, pavaresisht kesaj fjalie me siper, nuk eshte bere per te c’pergjegjsuar Berishen.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: