Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Politikë

A NEW KID IN TOWN

Për AKZ-në, si ngjyrë të re në spektrin e politikës shqiptare kemi folur dhe do të kemi rast të flasim sërish.

Sa herë mendoj për këtë lëvizje, e shoh veten të ndarë më dysh: (1) nga një anë nuk pajtohem dot me identitetin e saj të shpallur si parti kombëtariste, që ka në krye të programit të vet bashkimin kombëtar dhe çështje të tjera të dashura për të djathtën nacionaliste; meqë mbetem i mendimit se “kombëtarizmi” duhet t’i karakterizojë të gjitha partitë politike – kryesisht në trajtat e gatishmërisë për shërbim publik; se asnjë forcë politike nuk mund ta monopolizojë atë, pa ngjallur dyshime të forta për demagogji dhe populizëm; (2) nga ana tjetër, e kuptoj se, sot për sot, nuk po ka rrugë tjetër praktike për të dalë nga statu quo-ja dhe për të hequr, me rrugë demokratike, elitat e sotme të korruptuara nga pushteti, përveçse nëpërmjet një lëvizjeje me natyrë kombëtariste, populiste.

Shumë debate për AKZ-në përqendrohen rreth figurës së Kreshnik Spahiut; por Spahiu është një krijesë i rrethanave, njëlloj si Azem Hajdari dikur në krye të PD-së. Mangësitë e kësaj figure nuk ka arsye t’ia projektojmë edhe lëvizjes që ai kryeson, e cila, nga ana e vet, ka qenë protagoniste, kohët e fundit, e një vargu të patolerueshëm nismash politike qesharake – si ato që përfshijnë stadiumet e futbollit ose tifozeritë dhe futbollistët, ose ato të tjerat për ndërrimin e toponimeve qindravjeçare. Të mos kemi asnjë iluzion: kjo është një lëvizje që kërkon t’u luajë telat njerëzve, ose më mirë kokëpalarëve, të cilët janë kapur pas kombëtarizmit sepse nuk janë në gjendje të përfytyrojnë asnjë lloj tjetër projekti politik, përveç atij që ka të bëjë me “kombin shqiptar”, “bashkimin” dhe “luftën kundër armiqve shekullorë.”

Mirëpo, siç e thashë, në dinamikën e sotme politike të Tiranës, vetëm një lëvizje e tillë populiste mund të përmbysë kompromiset, drejtpeshimet dhe vetot e kryqëzuara që kushtëzojnë, tani për tani, jetën politike të atjeshme.

Në rrethana të tjera, ose po ta linim jashtë faktorin ndërkombëtar, ngërçi politik në Tiranë, ose kriza e një sistemi i cili, sikurse është pranuar nga të gjithë (duke përfshirë edhe ish-ambasadorin Withers), nuk funksionon, do të ishte zgjidhur me një pronunciamiento ushtarak; siç ka ndodhur dhe ndodh rëndom anembanë botës, veçanërisht në Amerikën Latine; dhe të tilla gjeste të forcës vijnë zakonisht me ngjyra të forta kombëtariste; në kuptimin që ushtarakët e marrin pushtetin “për të mirën e kombit”, dhe qëndrojnë aty aq sa duhet, për t’i kthyer shtetit kushtetueshmërinë e munguar, nëpërmjet eutanazisë së sistemit ekzistues.

Juntat ushtarake, të cilat kanë natyrisht interesat e tyre, shfrytëzojnë pakënaqësinë popullore ndaj korrupsionit, duke u përpjekur ta shndërrojnë atë në pasion patriotik në mbështetje të grushtit të shtetit, golpe-s, ose putsch-it.

Natyrisht, Europa dhe NATO-ja sot e bëjnë të pamundur deri edhe teorikisht një rrugëdalje të tillë për ngërçin politik në Tiranë. Edhe pse sistemi kushtetues që i është imponuar Shqipërisë nuk funksionon dhe prodhon vetëm bllokime dhe bojkote të procesit politik, tutorët ndërkombëtarë të Shqipërisë nuk kanë ndonjë alternativë për t’i propozuar Tiranës, përveç thellimit të reformave; dhe nuk i bën dot me faj për këtë, sa kohë që ata nuk mund të përfytyrojnë dot si mund të ishte ai sistem i tillë që t’i përgjigjej shoqërisë shqiptare sot.

Në këto rrethana, AKZ-ja duhet mirëpritur si risi politike, por vetëm në atë masë sa t’i futë në panik partitë dhe koalicionet e tjera; ose si përfaqësuese e zërit të atyre që nuk kanë zë, ose e shampos të atyre që nuk e lajnë kokën. Kombëtarizmi i saj është naiv dhe folklorik, programi i saj i bashkimit të trojeve shqiptare i pamenduar mirë, madje i panyjëtuar përtej rrafshit të dëshirës vetëpërligjëse, etika e saj mbetet e tunduar nga arroganca fashiste dhe puritanizmi i fanatikut, por të gjitha këto lidhen me faktin që një lëvizje e tillë lind, para së gjithash, nga një shtysë e fuqishme, popullore, për të thënë JO.

Vetëm kjo mund të shpjegojë suksesin e një lëvizjeje të tillë, mes qytetarëve shqiptarë të Shqipërisë, për të cilët bashkimi kombëtar nuk ka ndonjë përparësi, në krahasim me problemet dhe kokëçarjet e tjera që pritet t’i zgjidhë politika: punësimi, shëndetësia, arsimi, pagat, pensionet, shërbimet publike, mjedisi, etj. Qytetarët i bashkohen AKZ-së sepse e shohin si diçka të freskët dhe të papërlyer me matrapazllëqet politike të Tiranës elitare, qoftë edhe me koalicionin që është krijuar atje midis oligarkisë dhe OJQ-ve dhe ndërkombëtarëve vetë. Demagogjia kombëtariste, kësisoj, do parë vetëm si një shtresë shumë e hollë marmelate fiku, mbi një fetë të trashë buke të zezë.

Sikur AKZ-ja të vinte vërtet në pushtet, kjo nuk do t’u sillte ndonjë të mirë as shqiptarëve as Shqipërisë; por prania e saj aktive në spektrin politik veç mund të bëjë mirë.

Është kurioze, në këtë kontekst, të shohësh panikun e elitave, përballë kësaj lëvizjeje që mund të sjellë pasoja dhe përmbysje të pakontrollueshme në ekuilibrat politikë ekzistues; dhe këtu nuk e kam vetëm fjalën për deklaratat e Berishës për “faqezinjtë”, por edhe për çfarë shkruan, bie fjala, Artan Hoxha sot në Panorama:

Përçarja dhe përplasja konfliktuale të politikës në këto dy vite i dhanë mundësi nismave të ndryshme, ndër të cilat spikati ajo e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, me Aleancën Kuq e Zi, një kopjim, në rrethana krejt të tjera, i Lëvizjes Vetëvendosja në Kosovë. Aleanca mori mbështetje të gjerë medietike, ndoshta edhe nga ideja se pas saj qëndron Presidenti Topi, gjë për të cilën kam pasur mendim të kundërt që në fillim e deri sot. Si çdo lëvizje patriotiko-nacionaliste, aq më shumë me simbolika tifozërie futbolli dhe në situatën e dhënë politike, Aleanca mori rrugën e pashmangshme të ekstremizmit nacionalist folklorik, të paktën në qëndrime, pasi në veprime Aleanca nuk e kaloi asnjëherë cakun.

Problemi nuk është tek Aleanca, qoftë si e drejtë qytetare për t’u organizuar e qoftë se Shqipëria ka dhënë prova se nuk u jep jetë lëvizjeve të rrezikshme nacionaliste, tërësisht në kundërrymë me proceset eurointegruese të sotme. Çështja lidhet me konfliktin e interesave, që lideri i kësaj lëvizjeje ka me detyrën shtetërore. Edhe kjo devijancë ekstremiste në detyrë do trajtohet në rrugën kushtetuese e parlamentare, siç dhe duhet bërë në një shtet me Kushtetutë, Parlament e ligje. Nëse politika do kish qenë normale, një fenomen i këtillë as që do kishte gjalluar. Tashmë që politika po normalizohet, palë të treta që tentojnë të hyjnë në lojë përmes patriotizmit, s’kanë vend mes saj. Patriotizimi është pronë e dy të mëdhenjve. Berisha poshtëron publikisht Spahiun dhe do ta shkarkojë. Rama e injoron Spahiun me neutralitetin e sapodeklaruar publikisht, duke i lënë dorë të lirë Berishës. Fundi i ekstremizmit nacionalist folklorik është paracaktuar.

Me kalimin e kohës, një AKZ e përfshirë në lojën politike do të përfundojë e normalizuar; ose patriotike vetëm në emër. Bashkimi i trojeve shqiptare në Ballkan mund të ndodhë, por kurrsesi jo me rrugën që propozojnë këta, dhe pa plotësuar disa kushte elementare, mes të cilave fuqizimi i institucioneve demokratike në Shqipëri dhe në Kosovë; dhe integrimi i krejt rajonit ballkanik në Europën e Bashkuar. Ideja që dy nga shtetet më të korruptuara dhe më të prapambetura të Europës të bashkohen në një shtet të vetëm nuk ngashënjen njeri, edhe pse e drejta e shqiptarëve që të jetojnë së bashku është e vetvetishme, dhe nuk ka pse “të njihet” nga ndonjë palë e tretë. Rrugët për zhvillimin e lidhjeve mes shteteve dhe komuniteteve shqiptare ekzistojnë dhe duhen shfrytëzuar; duke filluar që nga bashkëpunimi në lëmin e arsimit, të dijes, të legjislacionit, të mediave, të kulturës dhe të emigracionit; për të krijuar bazat e një bashkimi të tillë, i cili nuk ka ekzistuar ndonjëherë, përveç ndonjë paranteze të rastit (si ai gjatë Luftës II Botërore). Gjithsesi, shteteve shqiptare sot në Ballkan u duhen institucione, jo flamuj; dhe të gjithë e dinë se institucionet nuk mund të ndërtohen, as të konsolidohen me politika kombëtariste.

Me fjalë të tjera, AKZ-ja në Shqipëri është po aq e dobishme për kontekstin dhe teatrin e politikës sa edhe partitë komuniste në Europën Perëndimore dje; ose si përkujtesë e përhershme, për elitat, se mund t’u duhet të paguajnë për korrupsionin dhe hubris-in e tyre. Unë do t’i jepja një mbështetje të kushtëzuar, ose të tillë që t’ia siguronte artikulimin e plotë, si forcë e tretë në kundërvënie edhe me PD-në edhe me PS-në; ose si një lloj vaksine e fuqishme, kundër degradimit total të politikës në Tiranë.

Pa Komente

  1. Me sistemin aktual te shperndarjes se mandateve parlamentare gjasat qe AKz te marre edhe nje deputet te vetem jane minimale, ndoshta zero. Te mos harrojme ne kete perllogaritje qe, ne rrugetimin e vet nacional clirimtar, asaj i paraprin PDIU, qe gjithashtu ka ne program bashkimin e trojeve mbareshqiptare. I vetmi dallim mes ketyre eshte se kjo e fundit e ka elektoratin e vet te perqendruar ne 2 zona zgjedhore dhe ky eshte “celesi” per te zberthyer suksesshem proporcionalin rajonal.

  2. Jo për populizëm, sepse nuk bëhet fjalë për raste të veçanta kur, e gjithë klasa politike shqiptare, ka treguar paaftësi në drejtimin e vendit, por kur përballë kësaj paaftësie shikojmë “aftësinë” e mrekullueshme të kësaj klase politike për të konsumuar të gjitha energjitë në luftën e gjelave, ose aq më keq, në shfrytëzimin në maksimum të çfardolloj mundësie për “të bërë pare”, atëhere, përse duhet t’ju besojmë vetëm fotomodelëve të kollarisur e të xhelatinosur dhe të mos ju japim një mundësi dhe kokpalarëve?!

    AKZ nuk lind si lëvizje përfaqësuese e nacionalizmit shqipëtar, sepse panorama pluraliste shqiptare është e mbushur me parti (Lega, Balli etj), por nuk lind, as siç ndodh rëndom në Europë, si parti ksenofobe (ndaj minorancave, gay-ve etj).AKZ lind në Shqipëri, jo si nevojë e domosdoshme ose e shumdëshiruar prej shqiptarëve, por lind me natyrshmërinë më të madhe përballë “paktesh” të turpshëm të qeverisë (detari, varrezat greke etj) dhe aktivitetit jo dhe aq miqësor e globalist të fqinjëve tanë të “europianizuar”.

    Pra, në mos qoftë një element që shfrytëzohet në luftën për pushtet ndërmjet “gjelave”, lindja e AKZ është simptomë e falimentimit edhe të politikave të BE në rajon. Bashkimi Europian, duke parë dhe toleruar vazhdimisht sjelljet e grekërve në veçanti (sepse serbët edhe nuk mund t’i detyrojë për reciprocitet, sepse nuk e ka fuqinë ndaj një vendi joanëtar), herët a vonë do t’i duhet të përballet edhe me VV dhe AKZ si forca që tashmë duket se do kenë gjithnjë e më shumë anëtarë të tyre në parlamentet përkatëse.
    Ajo heshtje e BE-së ndaj veprimeve greke, herët a vonë do të ketë një jehonë mjaft të madhe… ashtu siç ka jehonë këto ditë Hungaria me politikat populiste të Orbanit ku, as më shumë dhe as më pak nga ç’bëjnë grekët ndaj Shqipërisë, shihet me shqetësim edhe rritja e nacionalizmit sllovak dhe përplasja gjithnjë e më e mundshme në këto dy vende anëtare të BE përsa i përket “pretendimeve autonomiste” hungareze.

  3. AKZ eshte thjesht nje levizje pragmatiste, e cila thjesht manipulon me budallallekun e njerezve te cilet ushqehen shpirterisht me teorite e cuditshme te nje nacionalizmi humbesish, per t u gjetur pune ( pushtet etj ) themeluesve te saj.
    Mendoj se pasi te formesohet plotesisht si force politike, ajo do te jete nje test i inteligjences sone kombetare. Dmth perqindja e votave qe do te marre ajo, do te jete tregues i perafert i perqindjes se psikopateve te rrezikshem qe ka shoqeria shqiptare.
    Mqs, pavaresisht te gjithave, edhe une qe shkruaj keshtu, jam ne nje fare menyre nacionalist, me pelqen te mendoj se tifozet dhe adoleshentet qe tundin flamujt, kur te rriten do te kene inteligjencen te votojne ate force politike qe mban apo ve ne pune babin dhe mamin ( PD, PS, LSI, PBDNJ, PR etj).
    Nqs ndodh e kunderta, atehere panorama e peversitetit ne politiken shqiptare, do te pasurohet me ngjzra te reja.

    1. Po të jetë për test inteligjence, duhet ta kesh tashmë provën se sa inteligjentë janë ajo 50% e popullsisë që rregullisht voton dy partitë kryesore… dmth që voton dy parti që s’kanë as bosht ideollogjik, as program ekonomik, as nuk japin shembull të demokracisë së brendëshme që të mund të konsiderohen të besueshëm për demokracinë në përgjithësi. Sipas teje, nëse këto parti duhen votuar sepse fusin në punë simpatizantët (në dëm të simpatizantëve të palës tjetër, e si gjithmonë lufta e kllasave s’ka të mbaruar) e ndërkohë kokpalarët që nuk ju pëlqejnë këto dy parti duhet të rrinë e të bëjnë sehir?

  4. Ka nje problem ne menyren se si ti Edrus e kap problemin. Politika shqiptare pavaresisht faktit qe eshte totalisht e korruptuar, dhe logjikisht e pavotueshme, ne aspektin ideologjik eshte korrekte. Madje me korrekte se sa duhet. E djathta flet per shtet social, e majta per mbrojtjen e biznesit, te dyja bashke per integrimin ne Europe etj si keto. Keto gjera mund te duken si llafe pazari dhe shpesh jane vertet te tilla, por sdq percaktojne shinat ne te cilat memedheu yne i dashur, nen udheheqjen e nderkombetareve ecen para ose pas ( por jo anash).
    Tani, pa pandehur prej rreshtit te ketyre njerezve del nje grup i cili ka nje ideologji te spostuar anash. Nacionalizem, Shqiperi e madhe, ndryshim emrash te qyteteve, poshte greket, vdekje e cobaneve… ndoshta me pas kthim ne fene e te pareve etj inxhinierira sociale si keto.
    Une sinqerisht shpresoj ne te mire te memedheut se Spahiu dhe kacurrelsit e tij jane vetem ca pragmatiste filohajdute qe tallin b… me ata qe i marrin seriozisht te tilla marri.
    Ne rast te kundert ne memedhe po lind fashizmi, i cili eshte kategorikisht me i keq se pseudodemokracia apo me mire hajdutokracia ne te cilen po jetojme.

      1. AKZ-ja ne vetvete u kthye ne platforme antihelenizmi, jo si fryme apo ledh ndaj ndonje ekspansioni kulturor, por si konfirmim i nje rryme politike qe sheh te ky kah ekzistencen dhe rritjen e vet politike.

        1. Nqftse helenizmi kerkon te zgjerohet territorialisht dhe kulturalisht ne kurriz te kombit tone (sic ka bere historikisht), athere eshte e natyreshme per nje levizje te jete antiheleniste.

          1. Ne vetvete artikulimi i rreziqeve te pergjithshme, e ca me keq ndermarrja e politikave parandaluese (!), jane akte centraliste dhe nisen nga premisa qe nuk konfirmohen si vullnet i njerezeve. Ne rastin konkret ato nuk aktualizohen dot as si akte force.
            Keshtu edhe i ashtuquajturi rrezik nga helenizmi, i cili nuk qenka i tille per 600 mije emigrante qe jetojne ne Greqi, por eshte i tille per Jugun e Shqiperise. Ndryshe e percpetoj une nje raport me nje grek, italian apo turk nga nje shqiptar qe eshte lindur dhe rritur ne Tetove. Ndaj edhe perceptimi i rreziqeve eshte relativ dhe ka te beje me kulturen. Ta zeme, ato qe Maks Velo i krahasoi publikisht si raketat e Iranit drejtuar qiejeve – duke iu referuar xhamive ne trevat shqiptare ne Maqedoni- nje banori te atyre zonave u duket gjeja me e natyrshme ne bote. Sikunder edhe teksa Fatos Lubonja p.sh deklaron publikisht “se une nuk ndjej asgje kur kendohet himni kombetar”, duke nenvizuar rrezikun e mbishtresimit te nacionalizmit qorr dhe shurdh si rryme vendimtare ne politike, po aq legjitimitet ka edhe AKZ ne ato qe thote. E rendesishme eshte tanime nje gje; kryeministri Sali Berisha deklaroi ne intervisten e tij me Janusz Bugajskin se: cdo rrezim i kufijve ne Ballkan, cdo rishikim, do te sillte humbje territoriale per Shqiperine. Per ta konfirmuar edhe Bugajski po te njejten gje. Po keshtu, nenkryetari i Komisionit Parlamentar te Sigurise Ilir Gjoni ka nja dy – tre muaj qe thote lart e poshte se “Shqiperia formalisht eshte pa kufi jugor”. Se treti, shifra e regjistrimit te popullsise nuk publikohet nga Tirana zyrtare e cila me sa duket do e hedhe ne treg diku nga muaji nentor. Nga cdo ane ta marresh nuk ka ekspansion te helenizmit, sikunder zbardhja e fondeve te AKZ-se do behet shume shpejt per te zbardhur edhe ku jane rrenjet e saj. Ka vetem nje vetedije; kjo harte nuk jep me stabilitet. Lexo Berishen jo mua. Me interes eshte edhe ajo qe deklaroi Lutfi Dervishi para dy ditesh: eshte 100 vjetori dhe kjo ngjarje ose (21 janari) do te zbardhet, pra ose do te behet shteti, ose do te zhbehet. Keto jane prononcimet e Tiranes zyrtare ne 100 vjetorin e pavaresise.
            PS: Dhe dicka se eshte i pritshem reagimi. Nuk e di per Berishen, por te siguroj se une nuk jam tradhetar. Nuk jam betuar per asgje jo per gje, se ky hoqi edhe ushtrine, ku betimi ne flamur eshte i detyrueshem. E them kete per te vijuar – nese – diskutimin normalisht.

            1. Ta pret mendja qe jane e duhet te jene akte centraliste, dhe mbeshtetja e filan organizate qe i ve ne pah keto rreziqe konfirmon vullnetin e njerezve.

              Nuk mund te jesh serioz kur thua helenizmi s’eshte rrezik per ata 600,000 emigrante qe jetojne ne Greqi. Nuk ka asnje dyshim qe femijte e tyre ne pjesen me te madhe jane asimiluar ne greke tashme. Kjo biles vlen edhe per nje pjese te madhe te prinderve te tyre. Nje shtet-komb aritifical si Greqia i ngritur mbi kollonat e ortdoksise dhe rrenes se trashegimise antike helene, e ka demonstruar nje here qe eshte i afte te asimiloje pothuajse ne teresi popull shqiptar si arvanitet qe ne fillimet e mbreterise greke mund te kene perbere 40% te popullsise te gjithe shtetin, dhe qe ishin populli qe praktikisht organizoi dhe luftoi ne revolucion grek per pavaresim nga PO.
              Historia na tregon qarte qe helenizmi shovinist gjate dy shekujve te fundit ka punuar ne menyre te sukseshme duke tkurrur territoret dhe popullsite arberore ne siujedhesen Ilire. Edhe sot e kesaj dite thirrjet qe vllehrit te deklarohen grek, pretendimet qe Himara eshte greke, apo me tej qe gjithe popullsia ortodokse e jugut eshte greke jane vazhdim i te njejtave politika dhe rrezik mese real.
              Sa per qendrimin e Tiranes zyrtare, apo me keq Berishes s’mund te them vecse qe qendrimi i tij antikombetar pershkon me deshiren e tij per te sunduar ne pothuajse ne menyre absolute ne vilajetin e tij te vogel, gje qe do behej e pamundur ne nje shqiperi natyrale. Per me teper Berisha dhe gjithe paria politike e Tiranes eshte e shitur teresisht tek fqinjet tane te dashur, dhe jo vetem qe s’intereson bashkim kombetar po eshte gati dhe te dhuroje territore te shtetit perendimor vetem qe te mbetet ne pushtet.
              Nga cdo ane ta marresh, helenizmi mbetet rrezik shume real per kombin shqiptar.

            2. Per 600 mije emigrantet ky shtet, kjo shoqeri – elita dua te them – dhe kushdo levizje qe mund te mbije ka humbur te drejten per te folur. Ata kane krijuar atje nje jete te veten, qekurse Shqiperia, i flaku duke mos u njohur as nje jete pune. Plus dua te them, rreziku nga helenizmi ne Tirane per ta nuk artikulohet, ne ndryshim nga rasti kur flitet per Jugun. Pra ne proces ligjerimor evidentohet rrezik helenizmi per nje territor dhe jo per njerezit qe punuan e dhane ketu, por qe sot u detyruan te ikin. Flet per Jugun dhe Himaren se ne keto rajone ka nje rrezik te helenizmit. Te pyes: nga cilat premisa nisesh qe e thua kete? Se ndoshta diskutojme kot. Une sa himarjote qe kam takuar, edhe ne biseda private thote se “je jemi greke”> Kur valle u lane njerezit te zgjedhin aty? Qe pastaj te thuash edhe ti edhe une qe po; keto jane dokrra te stisura. Shqiptaria eshte vetem nje projetk nder projektet e shumte; asgje me shume. Te flasesh ne emere te interesave te kombit, kur gati 15 % e tij jeton, kontribuon dhe bashkejton ne ate vend ku ti pikerisht shikon rrezikun, eshte minimalisht te marresh atribute te paqenesishme. Edhe njehjere duhet lexuar Lubonja: nuk ndjej asgje kur kendohet himni kombetar. Asgje. Ketu besoj ka nevoje per te polemizuar jo me helenizmin por me problemet tona. Popujt kane simbolika te caktuara ndaj se cilave qasen edhe emocionalisht; shoqerite priren me shume te besojne te rregullat dhe garantimi i se drejtes. Edhe uleritja patriotike keshtu dueht pare; si nje e drejte, jo si akt shenjterimi.

            3. Pra po pranon qe ata 600,000 shqiptare jane drejt asimilimit teresor, se me siper the qe helenizmi s’perben rrezik per ta?
              Kur flitet per nje territor, normalisht flitet dhe per njerzit qe e banojne ate.

              Nga cilat premisa nisem? Nga deklaratat e konsullit tuaj per vllehrit. Nga shendrrimi i KOASH, ne nje istitut te helenizmit kur ne krijim e tij ishte saktesuar qe nuk mund te drejtohet pervec se nga dikush me kombesi e shtetesi shqiptare. Nga pretendimet, deklaratat, qendrimet e shtetit grek, e Omonias, progonatasit te shenderruar ne grek Bollano, Kseras etj.

              Pikerisht pse ti paske takuar himariote qe u deklarohen grek, helenizmi perben rrezik. Kur thua shqiptaria eshte projekt, me duket se ngaterron kombin natyral shqiptar me kombin aritificial grek. Qe kur 600,000 shqiptare emigrante ne asimilim e siper perbekan 15% te kombit shqiptar? Pastaj edhe pse keta jetojne ne Greqi nuk do te thote qe helenizmi perben rrezik per kombin shqiptar.
              Ti lexoje Lubonjen sa te duash. Lubonja duhet te mesoje ndryshimin midis shtetsise dhe kombesise se pari, qe te futet ne kete lem diskutimi. Lubonjen e lexoj me qejf vetem kur i ben kritike sistemike politikes se shtetit perendimor.

            4. A jemi diku te 7 milione? 600 mije jane me pak se 10% ndersa ne raport me popullsine e Shqiperise kjo perqindje rritet. Ketu e kisha fjalen.

              Edhe njehere se nuk po kuptohemi: sa kohe te gjitha keto shqetesime qe ngre ti jane vetem formulim politikash nga nje elite ne Tirane, e jo shqetesim i njerezve, ato ashtu do te mbeten tullumbase ne ajer. 600 mije emigrante nuk po asimilohen; kane krijuar nje jete ne Greqi, sikurse ata qe jetojne ne Itali e gjetke. Varferia dhe mjerimi moral dhe ekonomik i Shqiperise dhe Tiranes asimilon edhe grimcat me elementare te fisnikerise njerezore, te humanizmit aq sa edhe kur vriten njerez ne mes te sheshit, ne mes te dites, kur i filmojne dhe i shohin te gjithe, edhe ne keto raste ka intelektuale firmetare peticionesh qe kerkojne qetesim te situates dhe dashuri per Shqiperine tone te dashur. Ka edhe gazetare qe perpara nevojes uleritese per te denoncuar mohimin qe i behet diellit dhe henes, mbrojne ate qe edhe djalli e ka braktisur si skenar te dale boje. Mundet te kene te drejte, ndoshta ata kane te drejte. Kerkohet vetem mundesi zgjedhjeje; jam shqiptar, por kjo nuk me lidh duart per asgje ne kete bote. Per asgje. Ndryshimi mes meje dhe teje i nderuar zoteri, nuk me ben mua te asimiluar, por me te qarte dhe te qete ne zgjedhjen time. Sa histori ke lexuar ti, aq edhe kam lexuar une. Sic e di ti gjuhen shqipe ashtu e di edhe une. Sa i paguan ti taksat, aq i paguaj edhe une. Sa je ti me aktivitetin tend profesional subversiv per shoqerine aq jam edhe une. Pse zgjedhja ime ndryshon nga jotja, kjo do te thote valle qe une qenkam asimiluar, ndersa ti je bastion i fundit i se vertetes? Projekti ku ti beson, nuk me perket. Kaq. Ti flet per nje rrezik qe mu kanoska mua – meqe edhe konsullin ma bere timin.
              Une po te them: as ti, (flas keshtu si komunikojme ketu ne blog) dhe asnje njeri qe merr fryme mbi kete dhe, nuk me ben dot moral patriotik. Asnje. Sidomos po qe shqiptar. Aq me pak AKZ-ja e Davutoglluse. Sikunder nuk i bej njeriu moral per zgjedhjet qe ben.

            5. Jemi diku afer 9 milionshit.

              Kush e mati se sa jane shqetsim i njerzve keto qe artikuloj une? Une s’jam elite e Tiranes, por njeri jam dhe une. Pastaj elitat e Tiranes jane kozmpolite, euro-integriste, e bashkepunim-rajonalse dhe nuk formulojne kshu politikash.

              Ne nje shtet si Greqia, qe eshte i vetmi vend ne ballkan qe s’njeh pakica kombetare ata emigrantet shqiptare jane kadidatet me te mire per t’u asimiluar, per ti dhene edhe njehere vitalitet kombit “grek”, sic ndodhi me arvanitasit.

              Sec mendoj une per AKZ-ne (s’e di nga e nxorre kete te Davutoglluse) e kam thene me poshte. Ketu s’po flisnim per njeri tjetrin dhe zgjidhjet personale te secilit. As moral patriotik s’po te bej.
              Ketu po flisnim ne perben helenizmi dhe zgjerimi i tij, problem per kombin shqiptar.
              Mos u komplekso dhe merre shtruar. Provat jane te qarta fare qe helenizmi perben rrezik. Ketu fokusohu dhe jo ne te bej une moral patriotik apo jo.

      2. Sigurisht ne asnje deklarate zyrtare, por ne nje fare menyre e thone shume prej adoleshenteve pellazge qe e perkrahin

    1. Elton, pikërisht sepse është lënë pak anash, ose qëllimshëm anashkaluar përballja dhëmb për dhëmb me grekët ne kemi pak nevojë për pragmatizmin e AKZ (që shpesh aktiviteti i saj reduktohet dhe ironizohet pa të drejtë duke u kufizuar vetëm në anekdotën e ndërrimit të toponimeve).
      Deri para 190vjetësh Athina dhe Greqia ishte e mbushur me minare dhe myslymanë… Ku shkuan?! Të jenë rrënuar xhamitë nga shiu acid i orthodoksisë helenike?! Po turqit dhe myslymanët e tjerë?!
      Përse grekërit paskan të drejtë të kërkojnë varret dhe të ngrenë përmendore heronjve të tyre gjatë luftërave botërore ndërsa çamërit s’kanë të drejtë të kërkojnë varret e etërve të tyre në Greqinë e sotme?!
      Përse mu dashka të krenohem më tepër me një Lubonjë që, për arsye që nuk më interesojnë, shprehet publikisht që nuk ndjen gjë ndaj Himnit të flamurit dhe të shikoj me dyshim dikë tjetër që kur flet ka KUSHTETUTËN e Republikës në dorë dhe e di se përse flet?!

      1. Edrus, para 190 vjetësh, grekët etnikë dhe arbërorët e Greqisë (që ishin të shumtë aso kohe) filluan një spastrim fetar, ndaj myslimanëve, i cili vazhdoi praktikisht deri vonë, me dëbimin e çamëve. Që disa nga këta myslimanë kanë qenë edhe shqiptarë etnikë, kjo nuk ka lidhje me natyrën e spastrimit, i cili drejtohej, sikurse e thua edhe ti, kundër minaresë.

        Më kujtove, me këtë rast, një deklaratë që ia bëri shkrimtari grek Niko Dhimu gazetës NYT, gjatë një diskutimi për trashëgiminë kulturore të Greqisë.

        Ne flisnim shqip dikur dhe e quanim veten Romanë, por pastaj erdhën Winckelmann, Goethe, Victor Hugo, Delacroix, dhe na thanë: ‘Jo, ju jeni helenë, pasardhës të drejtpërdrejtë të Platonit dhe të Sokratit,’ dhe kaq mjaftoi. Nëse një vendi të vogël, të varfër i hidhet një barrë e tillë në shpinë, ai s’e merr më veten.

        Deklaratën e gjeni këtu: http://alturl.com/44uzr.

      2. edrus,

        Qoftë edhe vetëm ekzistenca e Bizantit, për shekuj me radhë, do të duhej të të bënte ta riformuloje ndryshe pyetjen, për të mos thënë që do të ta zhvleftësonte. Dhe kjo ende pa i hyrë historisë së sundimit otoman.

        1. Sa për atë punë, edhe qëndra e Inkuizicionit ishte në Venecia, por jo për këtë është shuar çdo gjurmë e “morëve” siç i quanin venecianët arabët/islamikët e asaj kohe…. ashtu si kisha e Sofisë vazhdon të mbetet në qëndër të Stambolli

          1. Venediku nuk u pushtua ndonjëherë nga Perandoria Otomane. Kështu që më këtë anë analogjia çalon. Për mua çalon edhe vetë hipoteza që ti përpiqesh të faktosh me analogji të tilla, për të qenë i sinqertë. Edhe sikur të ish ashtu si thua, unë nuk arrij ta përfytyroj dot se ç’punë mund t’i ndreqë shqiptarizmës kruarja e plagëve dyshekullore mes Greqisë dhe Turqisë. Pse duhemi vënë ne në mes tyre, kur ne në fakt nuk jemi në mes?

            1. Ore zotëri, tek komenti im, nga ku u kape për replikën, flisja për akuzat që i bëheshin AKZ për nismën e toponimeve, ndërkohë që Greqia jo vetëm s’ka lënë toponim në këmbë, por ju ka shuar edhe rrënjët çdo gjurme të kulturave të huaja që kanë JETUAR (e bashkjetuar) me shekuj të tërë atje… bile jo vetëm gjurmët e kulturës, por s’ka lënë as këmbë njeriu prej atyre që kanë lënë ato gjurmë.
              Unë s’po them që t’ju përgjigjemi me të njëjtën monedhë dhe të ngrihemi nesër e të shkatërrojmë katedralen e Janullatosit që është në mes të Tiranës, por ama, edhe të dëgjojmë moralizma prej grekofilëve se si duhet të kujdesemi për minoritarët dhe se si duhet të respektojmë të drejtën e tyre për të nderuar të vdekurit e para 150 vjetëve, kjo m’i acaron jopak nervat.

      3. Edrus, pikerisht ketu eshte problemi. Fakti qe greket dhe jo vetem e kane patur nacionalizmin ideologji udheheqese me te cilen kane formuar kombin, kufijte, historine etj, nuk do te thote se dhe ne, qe jo per meriten tone shpetuam nga kjo gje, te bejme te njejtin faj.

  5. “mes qytetarëve shqiptarë të Shqipërisë, për të cilët bashkimi kombëtar nuk ka ndonjë përparësi”

    Xhaxha ne nje sondazh te kryer nga Gallup nder trevat entike shqiptare ne ballkan, 63% e te pyeturve ne shtetin perendimor mbeshtesin bashkimin kombetar. Ky numer shkon ne 81% per ata ne shtetin verior.

    1. Nuk kam dyshim që e mbështetin. Por unë e kisha fjalën jo te mbështetja, por te përparësia – dhe kam përshtypjen se shqiptarët kanë përparësi dhe shqetësime të tjera, në të dy anët e kufirit; prandaj do të ndjekin atë lider ose lëvizje politike që ua adreson këto përparësi.

      1. Besoj se shifrat tejet te larta, tregojene korrelacion midis mbeshtetjes dhe perparesise. Nqftse shqiptaret nuk e kane perparesi bashkimin kombetar, do mendoja qe dhe shifrat per mbeshtetje te bashkimit kombetar nuk do ishin te larta. Besoj se shqiptaret e kuptojne qe problemet e ekonomise, arsimit, punesimit, mjedisit, korrupsionit, nepotizmit, pandeshkueshmerise etj etj. zgjidhjen kane per ta gjetur prej shqiptaro-integrimit, e jo euro integrimit. Ne terren ne verior kjo demonstrohet me mbeshtetjen ne rritje te vazhdueshme (14 deputete) te VV-se qe nuk ka si perparesi euro-integrimin, por shqiptaro-integrimin, dialogun me Tiranen e jo me Brukselin apo akoma me keq Beogradin.

        1. Shkruan:

          Besoj se shqiptaret e kuptojne qe problemet e ekonomise, arsimit, punesimit, mjedisit, korrupsionit, nepotizmit, pandeshkueshmerise etj etj. zgjidhjen kane per ta gjetur prej shqiptaro-integrimit, e jo euro integrimit.

          Nuk di sa të tjerë e besojnë vërtet këtë – meqë unë nuk shoh ndonjë arsye pse duhet besuar. Edhe ndonjë rimëkëmbje ekonomike, që mund të pritej në rast bashkimi të tregjeve ose rivlerësimit të investimeve, vihet në dyshim nga acarimi i pashmangshëm i marrëdhënieve me fqinjët dhe ndonjë bojkot ekonomik i mundshëm. Një shtet i bashkuar shqiptar në Ballkan do të mund të mbijetonte vetëm me injeksione të forta ndihme nga jashtë – po cili shtet vallë do t’ia jepte këto, veç Turqisë?

          1. Pse duhet pare arsye per te besuar qe euro-integrimi do i zgjidhte keto probleme? Rruga drejt euro-integrimit s’i ka zgjidhur, as gjendja e tashme e ndarjes ne dy shtete dhe ne minoritete ne shtetet fqinje.

            Perkundrazi xhaxha, nje shtet i bashkuar shqiptar do i jepte pavaresine ekonomike qe i nevojitet shqiptareve dhe skenarin qe ti paraqit per bojkot nga fqinjet nuk e shoh si alternative te besueshme.

            Per rendesine e Kosoves ne ekonomine kombetare te ftoj te lexosh kete shkrim nga Kuteli ne 1944-tren:

            http://vargmal.org/dan6617#post25704

  6. Nje levizje realisht nacionaliste ne shtetin perendimor jo vetem qe eshte e dobishme, por e domosdoshme. Jo vetem per te dale nga status quo-ja e korrupsionit, nepotizmit, pandeshkueshmerise qe e kane futur elitat politike apo si vaksine ndaj degradimit total politik, por sepse retorika eurointegriste e dy poleve te medhaja politike te perendimor eshte provuar si nje demagogji e deshtuar. Progresi drejt eurointegrimit ka ngelur ne vend numero me dy refuzime te njepasenjeshme te statusit te kandidatit, dhe rrugetimi drejt eurointegrimit nuk ka prodhuar as fuqizim te institucioneve demokratike, as mireqenie ekonomike, as dinjitet kombetar. Pa i hyre fare problemeve financiare dhe ekonomike qe po perjeton BE-ja, qe po nxjerrin ne pah percarjet e medha kulturore dhe politike qe egzistojne brenda kesaj organizate qe ne keto momente po vihet para nje momenti kyc qe ka gjasa mund te sjelli dhe shperberjen e saj ne formatim e saj te tashem.

    AKZ-ja ama nuk eshte dhe nuk mund te jete kjo levizje. Ajo per momentin me shume me ngjan me nje karikature mediatike, qe di vete te leshoje deklarata e te bej intervista pa pasur organizem e strukture, dhe aksione konkrete ne terren. Kjo bie ne kontrast te forte me VV-ne ne verior qe per ceshtjen kombetare, kryen akzione konkrete ne dobi te kesaj ceshtje.

  7. U kompleksova?! Nga cfare, nga ajo qe thua ti? Po c’ne, apo kot? Se na hoqen te drejten e replikes; njerezit sot jetojne me vullnet te lire ku duan; cdo gje thuhet hapur dhe kushdo mund te kuptoje dhe te zgjedhe ate qe do. Ti e shtron gabim edhe ne parim per veten tende: nuk ka rrezik nga helenizmi ne vetvete, por ka rrezik kapital qe shqiptaret te dorezojne definitivisht copeza te tera te identitetit te tyre. Ndoshta po rezulton fals. Flasim ketu vetem dy veta e prape kuptohet qe nuk na lidh asgje, asgje fare. Vetem hapesira ku shkruajme.

  8. U kompleksove se e personalizove debatin e fillove te thoje qe une s’te bej dot moral patriotik, se ndryshimi s’te ben ty te asimiluar etj. gjera te tilla. Mua s’me intereson ti si person fare, ku jeton ti, je a s’je i asimiluar etj. Po flisnim ne parim dhe per nje teme te caktuar e jo per mua apo per ty.
    Rrezik i dorezimit te copezave te tera te indentitetit dhe rreziku i helenizmit nuk e perjashtojne njeri tjetri ne menyre receiproke. Mund te themi qe rreziku i helenizmin eshte dobesuar ne menyre te ndjeshme prej krizes financiare edhe ekonomike qe po e gjunjezon shtetin grek, por gjithesesi ky rrezik mbetet prezent.

    1. Aty i ke komentet, nisi e lexoji dhe e sheh kush e personalizon. Kush eshte konsulli im qe me tregon ti mua? Pyes meqe diskuton ne parim ti? Se une nuk di te kem ndonje konsull? Po konsulli yt kush eshte? Apo nuk eshte e vertete kjo qe po them une? Me ngriu gjaku, se mendova mos u kompleksova nga mendimet e tua, ndonese do ishte mire.

      Sa i perket helenizimit qe po parashtron: Se pari ka 100 vjet qe flitet per kete rrezik, sidomos keto 20 vitet e fundit. Ku jemi? Aty ku ishim. Helenizmi mbetet i mbeshtetur ne minoritetin grek qe sherben edhe si mjet presioni dhe berthame konservuese e kultures greke dhe, ne Himare. Tjeterkund nuk di. Narta dhe Zverneci kane ate helenizem po aq pasiv dhe te heshtur qe kane patur perhere. Pra ne kontekstin e ketij rreziku qe sa vjen e artikulohet me me shume force, helenizmi mbetet i gozhduar ne prezencen e vet aty ku edhe ka qene perhere. Nuk ka ekspansion kulturor te mirefillte dhe me siguri mund te themi se elitat shqiptare mund te bejne cdo lloj koncesionesh, por qe te jene te afektuara kulturalisht nga helenizmi, kete nuk mund ta themi. Le te shohim perzgjedhjen e rinise se sotme qe prej 1990 e ketej; ne mase derrmuese preferon Europen, Turqine madje me shume sesa Greqine per tu shkolluar. Nenvizoj shkollimin pse ai mandej percakton edhe prirjet. Nese i referohemi emigranteve qe jetojne ne Greqi; ata, te pakten deri me tani, as per Greqine dhe as per Shqiperine nuk kane qene problem, as ne veshtrim potencial. Per Greqine, sepse nuk kane sesi te jene, plus fakorizimit ekonomik dhe integrimit te shpejte, ndersa per Shqiperine sepse jane jashte saj. Madje vendin Ame e kane ndihmuar sikunder te gjithe emigrantet e tjere xhanem. Keta njerez jane perjashtuar sistematikisht nga e drejta e votes dhe ketu e kam fjalen ne zbatimin praktik te saj. Kujdesi per ta: zero. A mund te flasim per asimilim te tyre? Nuanca asimilimi ka padyshim, sepse njeriu eshte nen proces ndryshimi perhere, por me teper do te pranoja te diskutoja nje akulturim te natyres sociale, ne raport me shtetin dhe normat e edukates qytetare. Ndaj kur flitet per helenizmin si rrezik eminent, duhet te sqarojme mire opinionin qe ketu behet fjale per nje marredhenie te sanksionuar vasaliteti te deritanishem te klases politike dhe jo per nje mesymje kulturore. Ndonese une e theksoj; afiniteti mes nje jugori dhe nje greku eshte ne cdo pikepamje me i madh sesa afiniteti tosk-geg qe eshte vetem gjuhesor.
      Ti flet per ceshtjen e KOASH-it dhe pranine ne krye te saj te Janullatosit. Flitet gjeresisht edhe ne mediat tona per kete. Cila eshte e verteta? E verteta e KOASH-it se pari eshte e verteta e besimtareve ortodokse, pse kisha nuk eshte vetem nje kategori e iluminuar nga velloja nacionaliste e shekullit te 20-te, por edhe nje hapesire qe ende gjallon dhe kultivon besimin. Se dyti, per Janullatosin rikthehemi te problemi i mesiperm i vasaliteti politik dhe ketu ceshtja qe ka 20 vjet qe gjallon nuk ka pse te amplifikohet kot se koti pse Janullatos eshte aq i ekspozuar ndaj sulmeve saqe e ka te ngushte rrezen e veprimit te tij te supozuar. E ketu do shtuar se veprimtaria e tij publike eshte konform te gjitha rregullave. A duhet te ishte ai aty ku eshte? Sipas Kushtetutes shqiptare, nese nuk do ndryshohej nje here ne kater ore, padyshim qe JO. Por kaloresi i bjeshkeve e ka zakon qe ulet shpejt ne bythe.
      Per analogji, sepse harrohet shpesh qe ne krye te Kishes katolike – e cila nuk e njohu regjistrimin e fundit te popullsise- jane perhere klerike te huaj. Keta jane me syrin e nacionalistit te imunizuar ndaj sulmit.
      Po keshtu qe prej vitit 1997 e ketej ka nje rritje te theksuar te ndjenjes antigreke ne Shqiperi, sidomos mbi Mallakaster e tehu, si pasoje e njollosjes nga propaganda e malokut per revolucionin fshataro-evgjito-sllavo-ortodoks te socialisteve. Pra koncesionet e politikes, nuk gjykohen te tilla, pra alarmante, ne rastin kur Maloku nga Vicidoli pranon se ka furnizuar me nafte Serbine, apo i mbajne ne valle ceshtjen e Remzi Hoxhes per te cilen e ka zene lemza edhe ne vrime te bythes, (me fal per shprehjen), si dobesi dhe pabesi e politikaneve ndaj qytetarit, por si perparim i helenizmit qe po na ardhka kush e di se ku. Kjo ndodh sepse kjo shoqeri eshte e semure perfundimisht; ajo ka amnistuar edhe vrasjen tanime. Por edhe pse elita e saj politike e ka bere zgjedhjen e vet.
      Ku eshte pra rreziku i ketij helenizmi i cili ka vetem emrin te tille, pasi Greqia e sotme dhe kultura e saj perfaqeson vetem vetveten e asgje me shume? Ajo edhe ne ligjerimin me siperor nuk pretendon ndonje raport te ri me historine e vet, por thjesht eshte nje politike nacionale me kapacitete rajonale e kaq.
      Thua qe rreziku eshte ulur pse shteti grek eshte gjunezuar. Po a mos valle kjo con ne pyetjen tjeter se jo helenizmi, por jane shqiptaret ata qe shesin dhe blejne identitetin e tyre? Keshtu si e shtron ti, kjo ketu te con, ndaj une nuk shoh nje rrezik me natyre kulturore qe do te ishte subversiv. Une e shoh te gjithe dinamiken ne antagonizmin tosk-geg, i cili ne kushtet e sotme e ka tjetersuar ne dy drejtime narrativen nacionaliste te Rilindjes, duke ia nenshtruar ate lojes per pushtet dhe pervojave krejt te ndryshme ne raport me fqinjet. Por edhe realitetit te ri edhe elektoral te Kosoves.
      Puna e AKZ-se sikunder thashe ishte vetem regjistrimi me sens antihelen, duke lene menjane regjistrimin fetar, qe eshte edhe me i rendesishem. Ajo me ligjerimin e vet kerkoi dhe deri diku ja doli te vendose nje mine ne marredheniet greko-shqiptare, te cilat edhe njehere sikurse ne 1940, po shfrytezohen vetem ne planin e keqkuptimeve dhe jo ne ate te mirekuptimit dhe interesit te perbashket. Ritheksoj edhe njehere qe z. Ilir Gjoni po bertet me te madhe prej disa muajsh qe Shqiperia nuk ka kufij formale ne Jug. Nderkohe qe ish-ambsadori grek ne Tirane ne nje interviste per gazeten e Veton Surroit do te deklaronte se “nese do te miratohej marreveshja e detit, atehere Greqia do te njihte Kosoven”. Ndaj roli i viktimes ketu nuk e di se kujt i takon. Kufij te hapur, te cilet eshte dikush i interesuar ti mbaje keshtu edhe per ca kohe. Natyrisht jo per shume kohe.
      Ne finalen e 20 viteve ballafaqim, kohe kur Greqia (nenkupto helenizem) kerkoi primatin ne Shqiperi(nenkupto vetem 2 ore drita ne dite) dhe Ballkanin Jugor, sot pra kur Greqia e mbylli kohen e vet me te ngritur ekonomikisht, mund te themi se helenizmi si nocion apo doktrine e politikes se jashtme te saj deshtoi. Ky eshte fakti. Ai nuk arriti asnje objektiv, pervec atij ekonomik, edhe ketu te paqendrueshem. Marredheniet mes dy shteteve jane ne piken me te ulet, ndersa mes dy popujve ka vetem kthim shpine. Kjo pse si faktor percaktues tanime eshte Turqia e cila ka ne dore te gjithe ekipin drejtues ne Tirane, pa harruar rolin e fese ne kete mes.

      1. Lapsusi im ai qe thashe konsulli juaj, po ti fare mire mund te kishe thene shume thjesht qe s’eshte konsulli im dhe ta anashkaloje ate fjali. Per t’u kompleksuar nga mendimet e mia, gjithesesi je kompleksuar.

        Sa per Helenizmin ti e minimizon rrezikun e tij qellimisht. Helenizmi nuk mbeshtet te Dropullitet apo Vurgasit. Ata ne fakt ne shumicen e tyre jane te rrespektuar e te nderuar ne syte e shumices shqiptare, sepse nuk demonstrojne qellime shoviniste, ekspansioniste e irredentiste. E njohin veten e tyre mire dhe historine e tyre gjithashtu; nga kane ardhur, kur kane ardhur e cfare kane bere. Matane kesaj, rinia e Dropullit, Vurgut apo dhe e Nartes jane larguar per ne Greqi qe ne fillim te 90-tave e s’ka gjasa te kthehen mbrapsht. Pra ne pergjithesi kemi nje shpopullim te ketyre krahinave minoritare.
        Helenizmi pikerisht mbeshtetet tek Himara, por jo vetem. Mbeshtetet tek vllehrit qe u ben thirrje te deklarohen grek, tek grekofilet e Korces, Permetit, Lunxherise etj. sic mbeshtetej tek Spiromilot, Arsaqet, Zografet ne fillim te shekullit. Helenizmi mbeshtet tek varrezat e ushtareve grek (me kocka shqiptare) qe kerkon te mbjelle ane e kend kufirit te ashtequajturit “vorio-epir” si piketa per te ardhshmen, me ndihem e politikes servile, vasale e tradhetare shqiptare. Helenizmi mbeshtetet tek pensionet qe shperndan per “homogjenet e epirit” qe dalin te tille me lloj lloj certifikatash e dokumentash te manipuluara, apo thjesht sepse kane “koishence” greke. Helenizmi mbeshtet tek infiltrimi dhe dominimi i sektoreve baze te ekonomise shqiptare si industria celulare, e ndertimit, bankare, e mallrave te konsumit etj etj.
        Helenizmi mbeshtet pikerisht tek keto deklarimet “naive” qe ben ti se afiniteti mes nje jugori dhe nje greku eshte me i madh se ai midis nje tosku e gegu, te cilet kane afinitet vetem gjuhesor.
        Se pari duhet te kuptosh se gjuha, nuk eshte thjesht mjet komunikimi por shume me teper se kaq. Gjuha eshte kulture, dhe si e tille afiniteti kulturor midis gegut e toskut eshte ne permasa qe kurre nuk mund te jete afiniteti mes nje jugori dhe nje greku. Me ne thelb ama, afiniteti mes toskut e gegut eshte i natyres biologjike dhe gjenetike, e jo vetem ne terma haplogrupesh, por ne terma reale konkrete te krushqishe dhe lidhjesh gjaku gego-toske apo tosko-gege. Afiniteti nje jugor shqiptar mund te kete me nje nje cam ortodoks apo nje arvanitas qe eshte i vetedijshem per perkatesine e tij shqiptare, por njo me nje turli “greke” qe kopjon zeybekun turk a osman take came, vesh fustanellen shqiptare, e ortodoksine e ka percaktuese ne identitetin e tij.
        Gjithesesi helenizmi njerez qe bejne kshu pohimesh per afinitetin e jugorit dhe grekut, i ka shume xhan sepse ne terma konkrete ne terren kjo perkthehet ne njerez me indetitet fluid ose te paqarte, qe ne prani te grekerve deklarohen “vorio-epirote” dhe asnjehere shqiptare dhe per shume arsye afinitetin qe ti permend e perkthej ne nenshtrim ndaj grekut duke folur gjuhen e tij, duke kenduar e kercyer muziken e tij, duke kopjuar doket e zakonet e tij kur greku nga ana tjeter as nuk tenton te mesoj shqip apo te kendoj e kercej muzike shqiptare. Helenizmi keta tipat e paqarte e fluide i ka kandidate kryesore per asimilim ne grek, e per fryrje qesharake te minoritetit ne shtetin perendimor.
        Helenizmi mbeshtet shume fuqishem tek infiltrimi dhe dominimi qe i ka bere KOASH-it keto 20 vjete. E verteta e KOASH-it eshte e verteta e besimtareve ortodokse Shqiptare, qe jane pjesa derrmuese e ortodoksve te shtetit perendimor. E verteta e KOASH-it eshte e verteta e Theofan Stilian Nolit, themeluesit dhe figures qendrore te saj qe ishte pikerisht nje nacionalist i iluminuar, dhe qe e themeloi KOASH-it pikerisht qe shqiptaret ortodokse mos te mbeteshin nen hyqmin helenizues te partriarkanes se Stambollit, dhe kishes se Greqise, qe mbanin mesha vetem ne Greqisht dhe i thonin shqiptarit cdo ortodoks eshte grek, deri vitet 20-te te shekullit 20-te. E verteta e KOASH-it eshte e verteta e Kristo Negovanit, qe u vra nga shovinizmi grek se mbante mesha ne shqip.
        Sa per Janullatosin, nuk besoj aspak qe sulmet ndaj tij e pengojne te vere ne
        pune qellimet e tija, kur autoriteti i tij eshte suprem brenda KOASH-it. Koncesionet e politikes dhe Berishes ndaj Serbise, zhdukja e Remzi Hoxhes e probleme te tjera qe ti mundohesh te shtrohesh me tezen “hidhi syte ketej se keto jane probleme e jo helenizmi”, nuk e perjashtojne helenizmin si rrezik. Edhe teza jote tinzare se mos jane shqiptaret qe e shesin identitetin e tyre, dhe kjo s’eshte faje e helenizmit nuk pine uje sepse nqftse ka shqiptare qe shesin identitetin e tyre, helenizmi eshte i pari ne rradhe per te blere. Antagonizmi tosk-geg, eshte rezultat i parise politike te Tiranes qe mes percarjes sheh rrugen drejt pushtetit, dhe kunder kesaj semundje rreken te krijohen sa me shume organizata nacionaliste.
        Kur thua qe puna e AKZ-se ishte rregjistrimi me sens antihelen, duke lene menjane rregjistrimin fetar, mos po tenton te barazosh ortodoksine me helenizmin? Ambasadori grek sigurisht ka nenkuptuar qe nqftse miratohet marreveshja qe na jep neve nje pjese te konsiderueshme te shelfit detar te Shqiperise ne do njohim Kosoven. Po dhe kjo ka qene nje genjeshter ne vetvete, sepse nuk besoj as per nje moment qe cfaredo dhurate ti bente Greqise paria politike tradhetare e Tiranes ajo do njihte pavaresine e Kosoves.
        Sa per ate fjaline e fundit se Turqia ka rol percaktues dhe ka ne dore ekipin drejtues ne Tirane, me duket krejt e pabaze dhe qesharake.

        1. Po jam kompleksuar, ke te drejte. Vetem se pohimet e tua jane te tilla vetem per ty.
          Une personalisht, qe i kam njohur ne kaq vjet thuajse te gjithe, me nje verior geg nuk ndjej asnje lidhje. Dhe ne kete pike mendoj se me bashkon edhe me te tjere nje psikologji e perbashket. Asnje, pervec gjuhes. Dhe nuk eshte aspak deklarim naiv, por i vetedijshem. Asgje. Mendimi im i palekundur eshte se antagonizmi geg-tosk eshte organik dhe ai thjesht gjen shprehi ne politiken e Tiranes. Eshte organik, baze e te gjithe tensionit ne Shqiperi. Nuk ka bashkejetese mes nesh pertej kufijve natyrale te dy grupeve. E ky tension nis me 1912.
          Ne veshtrimin tim cdo retorike apo angazhim qe vjen nga Veriu e interpretoj si politike gege e asgje me shume. Asgje me shume. Keshtu ka qene qe ne fillim, qe ne 1912 e ketej; angazhimi geg eshte vetem politike grupi. Fundja kete po thone edhe perfaqesuesit e tyre sot. Qe nga Primo Shllaku i pari, i cili me thene te drejten poezite i ka te ndjera. Tani ti mund te me thuash, fluid, lengezor etj etj qe helenizmi me ka xhan e keputet per mua. Pune per ty. Me ty i nderuar zoteri, me bashkon vetem rastesia jo zgjedhja, ne kuptimin e se perbashketes jo personalisht. Ndaj edhe ketu shtrohet ceshtja per te zgjedhur.
          Ti thua qe helenizmi nuk bazohet te minoritaret. Po te kush? Te shqiptaret? Po si keshtu more ne 100 vjet e njejta gje? Po si more zoteri ne 100 vjet nuk u arrit te konsolidohet kjo ndergjegja shqiptare? Si ka mundesi more zoteri qe ne 100 vjet dhe i njejti problem? Refuzohet ne grup oferta e shqiptarise, po nga shqiptaret? Mos ka ndonje problem te brendshem ekzistencial kjo?
          Qe te te korrigjoj pak: deklarimi im per afinitetin tosk-grek nuk eshte fare naiv, as me thonjeza e as pa thonjeza. Eshte i vertete. I paster, kristal, i vetedijshem. Nuk ka asnje lidhje, po asnje per be, po fare fare fare deri ne farizem mes nje permetari dhe nje nga Kopliku. As ne pervojen historike e as ne kulinari. As ne kenge, e as ne valle, as ne te folur e as ne te sjellur. Ndaj triumfi i nacionalizmit shqiptar ne Gegeri rendom kuptohet ne Jug vetem si revanshizem e asgje me shume. Nuk ka se cfare te me ofroje mua nje geg, sinqerisht asnje gje, pervec akuzes per i shitur. Po sa vlere ka kjo? Asnje.
          PS: Gjykoj se eshte e kote te vijohet me tej ky diskutim.

          1. Po e kthen debatin prap ne lemin personal. Nuk ka rendesi se ndien apo s’ndien lidhje ti personalisht me nje geg (edhe pse kur pohon qe flet te njejten gjuhe, kundershton veten). Rendesi ka se si ndihet popullata e ashtequajtur jugore/toske ne shumice.
            Antagonizmi geg-tosk nuk eshte aspak antagonizem, por ai perdoret si mjet nga politika e Tiranes per te ardhur ne pushtet e nga helenizmi ne vecanti per te perparuar teorite e tyre te megaliidese. Jane pikerisht “miqte” tane greke qe flasin egzaktesisht si ty, por me nje mangesi te madhe ne albanologji, kur flasin per ndarjen gege-toske si nje hendek i permasave te pakapercyeshme duke i’u drejtuar toskeve (sigurisht me forte atyre te trashigimise ortodokse) me djallezi e skuthellek se shikoni ju tosket jeni me afer me ne se kemi muzike, kulture, veshje, mentalitet te njejte.
            E vertete qe ka angazhime nga Veriu qe jane gegocentrike, refraktare e qe rreken te fuqizojne pushtetin “geg” (nqftse kjo ka kuptim) ne cdo lem, por vetem dikush qe e sheh veten me afer me nje “grek” se sa nje geg apriori mendon se cdo angazhim geg eshte politike gege dhe keshtu ka qene qe ne kryer te motit, e kshu eshte e keshtu do jete.
            Nuk e kuptoj c’nenkupton kur thua me ty me bashkon vetem rastesia jo zgjedhja. C’rendesi ka kjo ne debatin qe po bejme ne?
            Se ku bazohet helenizmi, ta thash ne detaj me siper e s’dua te perseris veten. Nuk eshte ndonje sekret qe shqiptaret jane shoqeri fisnore, dhe nje nga problemet tona qe mbetet ende eshte pamundesia per te ndertuar shtet dhe renia ne periudha te ndryshme te kohes mbrapsht ne tribalizem, bajraktarizem, feudalizem e krahinarizem. Nuk eshte se refuzohet ne grup oferta e shqiptarizem, apo se ka probleme te brendshme egzistenciale. Eshte problem i parive tona politike qe me mendjengushtesi dhe shpirtvogelsi e kane degraduar gjendjen e kombit ne ato sisteme qe permenda me perpara. Pervec nje Agron e nje Gjergji, nuk kemi patur realisht udheheqes mbarekombetare.
            Deklarimi jot per afinitetin tosk-grek eshte e vertete per ty personalisht qe e ke bere zgjidhjen apriori per t’u ndier afer greke mesa duket, por kjo nuk vlen per tosket ne mase. Mos merr persiper te flasesh ne emer te te gjithe toskeve, dhe te mbivendosesh qendrimin tend mbi ate te qindra mijrave ne mos milionave toskeve qe nuk ka asnje indikim qe ndien si ty. Pastaj ato absurditet se nuk ka asnje lidhje ne asnje rrafsh, as po i cek fare se s’ia vlen te merresh me to.
            Meqe ke qejf ta personalizosh debatin, athere une po te them qe une jam vete tosk, me saktesisht lab, deri ne shtate breza biles (aq sa e di gjenealogjine time) dhe absolutisht nuk ndihem me afer me nje grek se sa me nje geg. Biles nga eksperienca personale une jam ndier me afer me nje dibran te Dibres se Madhe, apo nje shqiptar te Vushtrise ne Kosove se sa me shume tosk grekofile me identitete te paqarte, qe nuk ngurojne te deklarohen “vorio-epirote” perpara shokeve te tyre greke. Une nacionalizem shqiptar ne gegeri e shoh per ate qe eshte, pra nacionalizem shqiptar qe eshte i njejte me nacionalizmin tim dhe aspak si revanshizem Nqftse geget te ofrojne ty akuzen si i shitur, ajo nuk eshte se ti je tosk, por se ti thua qe ke afinitet me nje grek me shume se nje tjeter shqiptar qe flet nje tjeter dialekt nga ty, dhe se tension geg-tosk eshte organik e se geget e tosket nuk kane asgje te perbashket.

            1. Qe ishe lab nuk kishte asnje dyshim. Po edhe ti keto ndjenja- teresisht legjitime- te tuat, nuk ke pse ti pergjithesosh. Se pastaj nga ketej kalon ne gjykime te tipit : i shitur etj. Jane ndjenja te tuat, te nje labi qe ka gjykimin e vet per gjerat dhe kaq. Une nuk e gjykoj per keq kete zgjedhjen tende, as po them qe ty kush e di kush te paguan e si keto. Eshte e jotja, mos merr persiper te flasesh ne emer te tjereve. Se thua edhe vete: une jam tosk, ME SAKTESISHT LAB… Nje lum ka qene ai i shkrete qe ndante, por ndante nje bote te tere. Nacionalizimi yt, sado i sinqerte dhe i qendrueshem qofte, nuk arrin ta zgjidhe dot problemin qe del ne kete diskutim. Kuptohet pervecse me force. Nje gjuhe flasin edhe austriaket me gjermanet, italianet e Zvicres me italianet, por ja qe nuk pranojne te njejtin administrim politik. Se fundmi, Presidenti italian, Giorgio Napolitano ka publikuar nje liber te vetin te titulluar: Nje dhe e pandashme. Refleksione mbi 150 vjet Itali te Bashkuar.

              Nje dhe e Pandashme. Problem politik te cilin ai e trajton me shume fisnikeri, por qe mbetet problem ekzistencial edhe pas 150 vjetesh. Dhe nuk flet ai aty per tradhetare e armiq, por per mendime te ndryshme dhe kunderthenese.
              “Nje dhe e pandashme”.

            2. Ku i pergjithesova ndjenjat e mia une? Une te dhash shembullin e nje tosku qe s’ndihet afer me greket aspak dhe kaq. Je ti ai qe pergjitheson kur thua qe nga nje antagonizem natyral midis gegeve e toskve, dhe keto dy grupe s’kane asgje te perbashket. Mos ki frike se nuk eshte e nevojshme te zgjidhet gje me force, dhe forca nuk eshte e dobishme ne mase. Mjaftohet te edukohen keta tosket qe ndien afer me greket, biles me afer me ta se sa geget per masakrat e grekeve ndaj tyre, per politikat shoviniste ndaj tyre, per asimilin e dhunshem te tyre, per genocidin te toskeve cam etj etj. Mjafton dhe te edukohen per faktin qe bashke me geget ata jane teresi, dhe se ndryshimet jane minimale e siperfaqesore kundrejt te perbashketave.

            3. Shkruan:

              Mjaftohet te edukohen keta tosket qe ndien afer me greket, biles me afer me ta se sa geget per masakrat e grekeve ndaj tyre, per politikat shoviniste ndaj tyre, per asimilin e dhunshem te tyre, per genocidin te toskeve cam.

              Mua kjo më tingëlloka shumë keq. Besoj se, nëse flasim për “edukim” (term i keq, por po i referohem tekstit tënd), më mirë t’u flitet për toskëve për çfarë kanë bërë gegët për ta në shekuj, për të mirat që u kanë ardhur prej gegëve dhe sakrificat që kanë bërë gegët për toskët (dhe e kundërta, për të gjithë ata gegë që i shohin toskët si mish i huaj në shqiptarizëm). Gjë e mirë, madje e bukur, që disa ndihen të afërt me fqinjin; ndoshta mund të synojmë që t’i afrojmë po këta edhe me fqinjin “gjuhësor”, ose t’u mësojmë notin që kapërcen lumin.

            4. Xhaxha pse te tingelloka edukim keq? Ketu s’po flitet me edukim te nje shkolle ushtarake a dicka e tille, por njohje te historise tone ne lidhje me greket dhe me saktesisht te toskeve, labeve, cameve, arvanitasve me greket.
              Matane kesaj, edukimi qe mendoj eshte akoma me i rendesishem eshte ai gjenealogjik. Pra lypet qe tosket te fillojne e te njohin veten pikesepari ne terma personale dhe te pergjithshme si toske, se ku i dihet mund te zbulojne pershembull qe nje pasardhes i larget i tyre mund te kete zbritur ne toskeri, pikerisht nga gegeria, duke ditur se levizjet historike te shqiptareve (pavaresiht arsyes) pergjithesisht kane qene te kahut nga veriu ne jug.

            5. Une perhere kam menduar se vendimi per te hedhur ne Veri Divizionin e Pare ishte ide shume e mire. Edhe pse zbatimi i urdherit u vonua per 4 dite. Pse-ja ende sot mbetet mister.

            6. Te kem frike? Po nga cfare? Une them se ky nacionalizem qe artikulon ti nuk arrin dot qellimin e vet, e qe eshte pra edukimi me shqiptari parafabrikate e toskeve qe jane tehuajezuar prej saj. Kaq analize mundet edhe ta bejme. Ndaj them se arritja e ketij qellimi eshte i mundshem vetem me force. Kjo pse ai lloj edukimi eshte i pamundur. Ndaj duhet forca, duhet arma.
              Pati 100 vjet kohe; kriza ciklike eshte deshmi e antagonizmit te cilin une personalisht e gjykoj organik. Pastaj ka pak tradite kjo pune, pra si te thuash ka nje histori qe na meson. Po nuk bejne dot leksione dhe as ideologji leberit ne Jug. Aq me pak edukim. Armen po, e kane shkrepur, kjo eshte e verteta, por jo te bejne edhe edukimin. Dhe ketu mundet fare mire te citohet Noli qe eshte autoritet i pranuar prej teje. Madje per kete rrokaden e pushtetit drejt leberve ne zonen e Tepelenes ne kohen e regjimit komunist e ka trajtuar ne nje shkrim te vetin Sadik Bejko.
              Nuk ka teresi veri – jug, as ekonomike, as historike e as ne lemin e antropologjise sociale. Te pakten deri me tani jo.
              Sa i perket cemerve dua te nenvizoj dicka: komuniteti cam kerkon te drejten e vet te pronesise, e ne fakt sic me kane thene, se nuk kam qene, pronat e tyre nuk jane prekur, pra zaptuar nga greket. Te jene tjetersuar pra. Te pakten keshtu me kane thene. Tani si mund te kerkosh te drejten e pronesise, nenshtetesine greke – e kerkojne ata edhe kete – kur flet paraprakisht per genocid? Si mundet te kerkosh te bashkejetosh me ata qe kane bere genocid ndaj teje? Se kjo eshte pak e veshtire te pranohet? Qe te marresh token, do shkosh te jetosh aty, do zbatosh ligjet dhe rregullat e atij shteti, pra do pershtatesh. Mos ka valle nje kunderthenie mes interesit themelor dhe artikulimit politik te tij?

            7. A e permende forcen? Per kete te thashe mos ki frike, por ti gjithesesi insiston dhe e permend prap forcen e parafabrikatet toske qe s’edukohen dot me shqiptari, e pastaj kalon ne percartje folkloriste e sulme personale ndaj meje duke keputur mufka te tipit qe lebrit historikisht ka shkrepur pushke por nuk bejne dot leksione dhe as ideologji. Ketu i fute shkelmen debatit, e mesa duket ja fute shkelmen se e shikon qe s’ke me argumenta te mirefillte per t’iu kundervene argumentit tim.

              Ti ore zoteri nuk je as antropolog, as etnolog e as sociolog te flasesh me terma pergjithesuese per tosket, dhe cfare mendojne ata, si veprojne ata, drejt kujt ndihen ata me afer, si i shikojne geget etj etj. Terhiqur nga ideja se qendrimi jot eshte perfaqesues i toskeve jo-leber, meqe leberit si toske jo dhe aq afer grekeve i vecove tani e kshu me keto folklorizmat te bie te vecos dhe camet, por dhe kolonjaret. Kot s’ta permenda gjuhen si kulture me siper, por s’ia vure veshin e insistion qe nuk ka teresi jug-veri pa sjelle as nje prove kundrejt kesaj gjeje.

              Sa per camet, po ata kerkojne se pari te drejten e pronesise te tyre, sic kerkojne shume shqiptare jo came kete te drejte qe kane pasur prona jo vetem ne cameri por dhe ne Selanik. Gjyshi im pershembull ka pasur prona ne nje fshat te quajtur Zervohori. Kerkimi i te drejtes se pronave nuk nenkupton domodoshmerisht kerkese nenshtetsie, edhe pse kjo ju hoq dhunshem cameve nga ana e qeverise greke. Spastrim etnik i cameve eshte i sigurte qe eshte bere, por kerkesa e te drejtes se prones se cameve eshte nje hap drejt bashkimit te camerise brenda shtetit entik shqiptar.

            8. Ajo qe ti thua nuk bind njeri ne mos po pervecse me force. Pra une mendoj se qe ai projekt te realizohet qenesisht, duhet forca. Perndryshe, ajo qe ti artikulon eshte e njejta me ate qe kemi mesuar ne histori per Rilindjen; bashkim trojesh, unitet kombetar dhe perparim. Ka 100 vjet qe nuk funksionon kjo; arsyet qe mund te thote njeri nuk i thote tjetri. Une kam mendimin se qe ne ngjizje eshte bere gabim. Premisa eshte artificiale. Ndaj ose me force ose ti deshton. Ky eshte mendimi im. Ku e gjen piketakimin nacionalizmi folklorik shqiptar keto 50 vitet e fundit? Kryesisht ne Laberi. Dhe kjo nuk eshte ndonje sekret. Une antropolog nuk jam, por qe ka nje dikotomi te brendshme marredheniesh ne Jug dhe nje antagonizem kulturor mes Jugut dhe Veriut kete nuk duhet te jesh antropolog qe ta kuptosh. Edhe qe zona e Laberise eshte njohur me shume per kontribut ne leme te luftes kete nuk ka nevoje te jesh historian dhe antropolog per ta ditur, pse besoj biem te gjithe dakord qe keshtu eshte. Se keshtu jane bere edhe krushqite meqe i permende sa me siper; duke pare zonen, tarafin e origjinen. Ne jemi shoqeri fisnore, apo jo, dhe si e tille njohja reciproke per tjetrin nuk kalon dhe aq nga kronikat e mijevjecareve por nga kujtesa e perbashket per njeri-tjetrin. Leberit ne Jug jane njohur per luftetare dhe ne disa zona per kacake. Ku eshte percartja ketu dhe sulmi personal ma thua dot? Personalisht, por personalisht nuk e besoj dot se nga Laberia do dale dikush te gjeje legjitimitet ne nisma madhore, pikerisht per eklipsin historik qe u qendron mbi krye. Sikunder me te njejten gjuhe paragjykimi, flitet ta zeme edhe per Skraparin. Dhe keto meqe refuzon ti pranosh i ka ngritur ne literature te gjithepranuar Fan Noli. Dakord? Ai i shenjon me zona dhe me karakteristika. Edhe ketu nuk besoj se po shpif dhe sulmoj kerkend. A ka thene Noli jo skrapallinjte me hu, pa tru etj? Sikunder per leberit dhe kolonjaret etj? Tani ne kete Shqiperi fisnore mesazhi vertet eshte perbashkues ne emer te kombit, por jemi deshmitare se ai nuk e ka eleminuar ndjesine e grupit e cila sipas meje, por sipas meje, ne rastin geg dhe ate tosk ka krijuar edhe vetedije. Te mos harrojme se nje element perbashkues ne rastin e Rilindjes ne Jug ishte edhe Bektashizmi e ketu mungojne studimet e mirefillta. Dhe Bektashizmi eshte domen absolut i toskeve, pse ai nuk ndeshet me sunizmin. Te vihet re ketu, mos ndoshta besimi musliman (nenkupto lidhje me te forta me pushtetin) i pengoi camet te jene me aktive ne luften per Pavaresi? Pse lidhja e tyre me Turqine edhe sot eshte me e natyrshme, qofte edhe si mjet i perfytyruar i nje hakmarrjeje mbi greket?
              Pra u pajtua bektashizmi me shqiptaret ortodokse qe dha nje simbioze te suksesshme historikisht, meqe ne jug ka qene rreziku i asimilimit.
              Leberit marrin rol aktiv sidomos qe nga 1920 e tehu (hiq betejen e Janines se 1911). Pra jane njerez te veprimit, jo formulues teorike te shqiptarizmes sikunder Veriu dhe Toskeria. Tani po qe se edhe ky eshte sulm personal nuk di cfare te them. Pastaj te mos harrojme se ketu edhe partite kane baze krahinore se nuk eshte ndonje konspiracion ta thuash.
              Per cemerit te pyeta, e nuk nxora konkluzion. Por ti u pergjigje vete duke thene se aksioni i tyre eshte paradhenie e kerkeses per bashkim ne shtetin etnik shqiptar. Nenshtetesine atyre ua hoqi shoku Enver se shume mire mund tu jepte azil e per pasoje ta mbante te hapur ceshtjen me Greqine. Por i integroi brenda se per ta thene te verteten sic eshte nuk kishte nga t’ia mbante. Pra loja came eshte per shtetin etnik thua ti. Ndaj thashe qe duhet forca, ti e mohon se une edhe ketu nuk shoh menyre tjeter per ta arritur kete pervecse me lufte. Sa per nje pyetje: po ata qe nuk kane prona pse duhet te perfshihen ne kete ballafaqim nuk me thua?
              Sa i perket teresise dhe marredhenies Jug – Veri e kam thene edhe njehere: me gjej ti nje rast te vetem ne histori, nje fare, ku ka patur njesi politike te perbashket mes tyre. Qe prej Romes e ketej administrimi ka respektuar kufijte e rajoneve, pavaresisht kush ka jetuar ne to, ndaj edhe diferencimi eshte i natyrshem mes dy grupeve. Se fundmi kete mesymje gege e ka kapur edhe z. Rama qe po shetit ne Kosove e ne Presheve (ky duhet te jete tip qe ka mesuar notin, vetem se po ecen ne stilin shpine duke u orientuar me qiellin), pse dicka po afron dhe duhet garantuar baseni i votave. Konteksti ndershqiptar ka ndryshuar, vetem per shkak te numrit. Kahu eshte drejtuar ne Veri, pse duhet valle te pajtohem me kete? Flamuri u valevit me ngazellim ne 1912, por jemi deshmitare sesi zhgenjyem njeri – tjetrin.

  9. Une them ta lere Greqine qe te vij deri ne Kosove, qe ne me pas te dalim deri ne Dardanele. 🙂

    Si eshte ajo fjala – fertility is destiny?

  10. ”’AKZ-ja ama nuk eshte dhe nuk mund te jete kjo levizje. Ajo per momentin me shume me ngjan me nje karikature mediatike, qe di vete te leshoje deklarata e te bej intervista pa pasur organizem e strukture, dhe aksione konkrete ne terren. Kjo bie ne kontrast te forte me VV-ne ne verior qe per ceshtjen kombetare, kryen akzione konkrete ne dobi te kesaj ceshtje.”’

    E ke gabim. Krahaso VV pas 10 muajve te pare me AK-ne tani (10 muaj).
    VV-ja asokohe shihej si nje grup çunakesh qe s’kishin marre vesh akoma se lufta kishte mbaruar qysh me 1999.

    Albini tek tonight, tha se iu desh te shiste shtepine, sepse kur e kthyen ne subjekt politik pati nje dyndje te madhe.

    VV iu deshen 5 vjet per t’u marre seriozisht prej politikes, AK-se as 1 vit.

    Formula eshte e suksesshme dhe duke pare pragmatizmin e shqiptareve sapo te kthehet ne parti do kete dyndje te stermadhe te çfaredo kategorie, intelektuale qe duan fame, biznesmene qe duan mbeshtetje politike, te varfer qe duan pune e me radhe.

    Ndersa ata si ti psh, sapo te kete AK-ja protesten e pare ku do tregojne dhembet, do vijne me vrap tek e dyta.

    Gjithe kjo fushate mediatike do eklipsoje çdo parti e levizje tjeter nacionaliste ne Shqiperi, dalengadale do homogjenizohet spektri patriotik fale ‘dhunes’ mediatike te AK-se.
    Populizmi ka force te madhe, ne Shqiperi çdo parti eshte populiste dhe e ka forcen tek populizmi, mjaft te shihet se tellallet e tyre qe quhen intelektuale te pavarur bejne vetem shkrime populiste.

    AK-ja ka favorin e figurave kombetare, mund te besh populizem me Naimin ose me Samiun, po edhe me Nolin e Konicen, mund ta besh me Kadarene, ku ka me mire se kaq !

    Pastaj ne nje Shqiperi neoliberale, ka hapesira te mjaftueshme ne doktrinat ekonomike qe te paraqesesh nje alternative ekonomike, por kjo ka rendesi dytesore, sepse dialektika politike ne Shqiperi nuk bazohet tek doktrinat ekonomike.

    Po te kishin ndonje rendesi doktrinat ekonomike Rama do i kish bere ato 1000 faqe program, mirepo edhe pa to, thjesht me retorike dylekeshe ne ekonomi, arriti te marre 41% te votave.

    Shqiptaret jane populli me i çuditshem i Europes, bejne gerr-verr per problemet ekonomike, por sapo u sherben nje pilule ekonomike e hedhin ne banje, lajmet ekonomike kane vlere vetem nese ne to implikohet ndonje vjedhje e filanit apo fistekut, perndryshe as nje tekst elementar ekonomie nuk dine ta deshifrojne.

    Vota ka dy permasa, pragmatike dhe identitare, dmth kush me fut ne pune dhe ciles force, komuniste apo antikomuniste, i takoj si trashegimi nga gjyshi.

    AK-ja futet automatikisht ne loje tek permasa pragmatike, te papunet do kerkojne pune, ata qe s’kane fituar me asnje pale do perpiqen te fitojne me AK-ne.
    Kurse tek permasa identitare, zbehja e kesaj komuniste-antikomuniste rrit eksponecialisht fuqizimin e identitetin kombetar dhe vetvetiu voten e AK-se, natyrisht tek brezi i ri, se ç’jane mbi 35 vjeç veshtire se shkeputen.

    E thene ndryshe, AK-ja eshte nje organizate e vogel me perspektive te madhe, qe si perqindje ne vitet e ardhshme, nese ruan koherencen si VV-ja, mund te jete edhe me e fuqishme se kjo.

    VV-ja ka favorin se shtresa intelektuale ne Kosove eshte nacionaliste (edhe nese eshte kunder saj), AK-ja duhet te beje lufte ne dy fronte, meqe intelektualet nacionaliste ne Shqiperi, jane teper te moshuar per te ndikuar.

    Gjithsesi ‘dhuna’ mediatike, qe buron nga parimet tregtare, nga audienca, jo nga parate apo gje tjeter, eshte ne gjendje t’ia mundesoje kete lufte ne dy fronte. Pastaj ka lloj-lloj tipash qe perpiqen ta çensurojne ne dem te audiences se tyre, por s’do te mund te zgjase shume, pavaresisht subvencionimeve, tregu ka logjiken e vet, si thote populli s’mund te mbulohet dielli me shoshe.

    1. Kush e merrka seriozisht AK-ne mor aman? AK-ja ate mbulim mediatik te pamerituar qe e ka e ka prej mediave te PS-se (Topit me shoke) qe nuk e mbeshtesin per arsye parimore, por vetem per inat te Saliut duke shpresuar qe Spahiu me AKZ-ne do e demtojne mjaftueshem Saliun, qe keta te fundit e marrin pushtetin.
      Pikerisht kontrasti qendron te ajo qe ti po thua. Dyndja qe pati VV-ja nuk ishte per arsye banale pragmatiste, apo identitare te njerezve qe kerkojne fame, kerkojne nje pune, apo ciles force duhet ti ngjitem si trashegimi nga gjyshi. Dyndja ishte se njerzit vertet besoj tek ideali nacionalist i VV-se, dhe se me vertet besojne se ajo punon per te mire e te gjithe kombit e jo per te punesuar disa veta. VV-ja ka thithur nacionaliste te gjithe spektrit (nacional-komuniste, nacional-liberaliste, balliste, nacional-anarkiste, social-demokrate).
      Nqftse AKZ-ja behet objekt i dyndjeve te tilla pragmatiste banale sic thua ti, athere ajo nuk ndryshon nga PD-ja, PS-ja, LSI-ja etj. dhe mbetet vetem nje organizate sharlatanesh qe instrumentalizojne nacionalizmin per qellimet e tyre te ngushta.

  11. …sot për sot, nuk po ka rrugë tjetër praktike për të dalë nga statu quo-ja dhe për të hequr, me rrugë demokratike, elitat e sotme të korruptuara nga pushteti, përveçse nëpërmjet një lëvizjeje me natyrë kombëtariste, populiste…

    Sado e largët, mund të heqim, megjithate, një paralele me të djathtën nacionaliste franceze. Ajo nuk ka problem bashkimi trojesh, por flet për përparësinë në marrjen në punë të atyre me nënshtetësi franceze etj.. Me ketë ajo tërheq me sa duket më shume se AKZ, sepse problemi çelës ku kjo e fundit mbeshtet suksesin e saj e shumta eshte temë për bisedat pas darke për shqiptaret e masakruar nga realiteti i ashpër i ditës.

    Të qënurit nacionalist nuk besoj se është garanci e madhe. Mjaft departamente franceze kanë qenë të drejtuara kohe pas kohe nga e djathta nacionaliste. E pra, korrupsioni dhe paaftësia qeverisëse ka qenë mjaft më e madhe se sa në departamentet e tjera të drejtuara nga e majta dhe e djathta klasike.

    Pranoj se nuk di shume për AKZ (ekzistencën e saj e kam mësuar nga PTF), por pashe nje dite nje foto te kryetarit te saj që kishte nxjerrë pëllëmbët përpara dhe i kishte kryqëzuar për të formuar një farë shqiponje me dy koka… Them se me dallkaukllëqe të tilla do te ketë më shumë sukses po ta shëtisin nëpër kopshtet e kalamajve.

  12. Pakapo, mediat e PS-se nese AK-ja s’do t’u ofronte audience do e flaknin tej.
    Ai qe quan ti favorizim eshte ne fakt moscensurim.

    Hap Respubliken, shkrimi me i lexuar lidhet me 2825 shikime lidhet me AK-ne, po keshtu shkrimi me i komentuar lidhet prape me AK-ne.
    Muçi vdes ta çensuroje njeçik, biles boton kryesisht kritika, mirepo s’ka urdher erresimi mediatik nga lart.

    Dyndja e VV-se sapo u be subjekt politik, nuk ka shpjegim tjeter perpos pragmatizmit, te ishte per pune te mirefillte nacionalizmi s’do kishin pritur keta sa te behej parti. Partite jane organizata seksere, terheqin te interesuarit per pune.

    Ti mos valle pandeh se vetem per hir te idealit kombetar ne Shqiperine e zhuritur prej konfliktit komunizem-antikomunizem, do te kishte ndonje bum pjesemarrjeje ?

    Ajo qe ti duhet te analizosh nuk eshte si, pse e qysh jane ata qe e mbeshtesin apo qe do ta mbeshtesin, por kush do te jete elementi esencial ne strukturat e ardhshme, dmth ai qe do te marre vendimet ne emer te perkrahesve.

    Fakti qe ti i rri larg dhe nje pjese e mire e elementit idealist eshte demprures, sepse ne strukturat do mbizoteroje elementi pragmatist.

    Ti lexon histori por nuk ke mesuar nga ajo. Shiko Partine Komuniste, ajo u fut ose me mire synoi strukturat politike te çetave, nuk pa sa komunista ishin keta apo ata. Pastaj me te marre pushtetin zbatoi projektin e asaj minorance te paperfillshme qe ishin komunistet e vertete.

    Ty te intereson zbatimi i projektit nacionalist apo kush e mbeshtet ate ? Me kete mendje qe ke ti, ne çdo mbledhje te AK-se, do merreshe me sinqeritetin e filanit apo fistekut, kush eshte me patriot dhe pse.

    Populli eshte plasteline ne duart ne parive, a ke takat ti te hysh e te ndihmosh grupin e patrioteve te vertete brenda AK-se ne dem te pragmatisteve e oportunisteve te mundshem te sotem e te ardhmen ?
    Apo preferon te ngrohesh karrigen dhe te stervitesh gishtat ne prektore ?

    1. Me vertet mendon se mediat e PS-se shohin interes ekonomik tek mbulimi i AKZ-se? Ne nje treg te cfilitur e te vogel shqiptaret, ku na ka mundesi te matet audienca, s’me ngjan kshu hic fare. Mbulimi i mediave te PS-se eshte kryekeput antiBerishizmi i tyre ne pune, duke i fryre kujto qe i del kunder sadopak Berishes.

      Shembull me i mire eshte Baze, qe s’le dite pa patur nje artikull per AKZ-ne dhe besoj se nje mercenaro-servil si Baze nuk rreket te shume te terheqi audience se sa te bej punen qe i cakton padroni apo te shfryj dufin ndaj padronit te djeshem.

      Qe te kuptosh dyndjen tek VV-ja, shiko antaret e grupit parlamentar te saj dhe do shohesh qe ai shpjegimi jot i pragmatizmit nuk pin uje ne kete rast.

      Kush do te jete elementi vendimarres ne te ardhme? Deri tani duket vetem Spahiu, dhe mua Spahiu si nje ish i perkedhelur i PD-se e Saliut nuk me ngjall ndonje besim se do zbatoj projekt nacionalist por se do i fusi nje aleance me nje nga dy kleptobandat e medhaja per ndonje ministri e do kaloj matane (egzaktesisht si Idrizi e Tahiri, ky i fundit nje funderrine qe ishte afer me Zan Caushin ne 97-ten).

  13. Gabohesh kur nenvlereson forcen e tregut, Top channel ben miliona dollare jo se ia fal PS-ja, po se e njeh tregun dhe Top-i eshte ‘media kryesore’ qe i jep vizibilitet AK-se. Te mora shembull respubliken thjesht se i ka publike shikimet, po kjo eshte aq e vogel saqe mund te erresoje pa problem ke te doje.

    Tek Tema eshte ndryshe muhabeti, sipas alexa mban vendin e 10 ne Shqiperi, ata hane buke me reklamat, gjykojne me termat e tregut e qe çke me te.
    Ti mund te kesh ç’te duash kunder Bazes, ai ka edhe nje staf qe do te haje buke e qe varet gjeresisht nga reklamat dhe shikimet.

    Me duket se ti nuk e ke mire idene sa para sjellin kliklimet dhe reklamat, aq me teper per nje faqe si Tema qe mban vendin e 10-te ne Shqiperi.

    Sa per VV-ne dhe elementin pragmatist, pikerisht aty ka sunduar elementi idealist, por me siguri gjen pragmatiste sa te duash ne strukturat e rangut te dyte.

    Sa per muhabetin e Spahiut, se çdo te ndodhe ne politike nuk e dime, dime kaq gje qe kushdo ka nevoje per aleate, edhe VV.ja ne do te marre pushtetin duhet te bashkohet me LDK e AAK-ne.

    A neqoftese ti e koncepton krahun nacionalist si opozitare te perjetshem atehere ti s’do as praktikimin e projektit nacionalist, je njesoj si xha xhai qe thote se si opozitare keta ja vlejne po obobo po moren pushtet, si thoshte edhe Muçi per Albini, ky s’eshte keq si opozitar po me kall daten ne pushtet.

    E thene me pak fjale o pakapo ti nuk din çfare don, ne terma politike e kam llafin.

    1. Nuk gabohem per Shqiperine, shumica e mediave shqiptare nuk financohen nga reklamat ne pjesen me te madhe te tyre por nga bizneset e ndertimit a paresore te pronareve te tyre qe kane lidhje me njeren apo tjetren kleptobande.

      Jo une krahun nacionalist nuk e konceptoj si opozitar te perjetshem, dhe une mendoj se VV-ja do arrij ta marri pushtetin thuajse e vetme, e shumta me nje koalicion me AAK.

  14. Tek lexoj disa lloj komentesh, më në fund arrita ta kuptoj se pse nuk më ka ngjitur fare AKZ-ja… Nëse në vend që të bënin shqiponjat me pëllëmbët përpara gjoksit, ato duar t’i kishin përdorur për të mbajtur sfurqe, do kishin qënë shumë më të ndjekur… ose të paktën, më pak të përfolur.

  15. Edrus, foshnjat nuk kane dhembe per mish, prandaj ushqehen me qumesht.
    Do vije edhe koha e mishit mos ki merak.

    Nuk ka gje me te gabuar sesa te shtysh nje organizate patriotike drejt dhunes.

    Edhe me paqesoret ne bote sikur te jene protestuesit qe dalin per patriotizem, faktori turme bashkuar me gjaknxehtesine rinore dhe me bindjen se jane aty per Atdheun, i ben automatikisht te rrezikshem.

    Ne intervisten e fundit, Berisha tha se 21 Janari i kaluar ishte incidenti me i rende pas ngjarjeve te vitit 1924 (shtoi se atehere ishte kontekst tjeter, po pak rendesi ka).

    Ky krahasim doli per here te pare nga goja e Berishes, sidomos tani qe ka vendosur Zogun si figuren me te cilen don te krahasohet.
    Por Berishen e ka zene realisht frika nga potenciali i dhunes qe mbart nacionalizmi.

    Pastaj nuk arrij te kuptoj ç’eshte gjithje ky nxitim per dhune, apo meqe u dorezua Rama duhet te dale dikush tjeter qe te nxise kokat e nxehta ?

    1. jo Hyllin, e imja nuk ishte thirrje për dhunë vetëm për të kënaqur shijet e mija për gjak apo për t’ju gjetur një punë shqiptarëve.
      E imja ishte, sipas meje, mënyra më e butë për të mos fyer inteligjencën e shumkujt këtu që është kundër dhunës, por që tregon miopi e vazhdon të dëgjojë përrrallat se Kali i drunjtë i helenizmit të sotëm nuk është më ai i rrezikshmi i përrallës së Homerit

  16. ”’Jo une krahun nacionalist nuk e konceptoj si opozitar te perjetshem, dhe une mendoj se VV-ja do arrij ta marri pushtetin thuajse e vetme, e shumta me nje koalicion me AAK.”’

    Epo atehere ti nuk e njeh fare gjendjen ne Kosove . A nuk e ke marre vesh se ne zgjedhjet e fundit u kontestuan gati 40 % e votave dhe nderkombetaret mbyllen syte ?

    VV-ja jo vetem qe e vetme s’merr kurre pushtet, po as me AAK-ne, sepse nuk duan nderkombetaret dhe Thaçi ka per t’i vjedhe votat per qejf.

    Perkundrazi LDK-ja qe eshte paqesore dhe lepe-peqe me nderkombetaret, eshte element kyç i opozites, pellumbat e opozites me te cilet nderkombetaret duan te bisedojne.

    Nuk vendosin shqiptaret se kush e merr pushtetin, fjalen e fundit e kane nderkombetaret, ka 100 vjet prova.

    1. Jo jo e di shume mire ate, por me kete mentalitet humbesi e viktime qe paske ti ne do ngelemi skllever gjithmone. Sic tha Kurti te Ilva Tare, nderkombetaret tha i kemi siper, por jo perpara. Ndekombetaret s’kane dashur shume gjera me perpara, por me kohen kane ndryshuar mendim tha ne saje te levizjes tone ne ate drejtim. Ky pra eshte thelbi i Vetevendosjes si koncept. Nqftse ti je i bindur qe nderkombetaret vendosin dhe ata e kane te mbushur mendjen per ate qe do vendosin, athere i bie mos te mundohesh fare te besh gje po te rrish ne gjum letargjik apo t’iu servilosesh nderkombetareve.

  17. AKZ eshte pjese e taktikes elektorale te Edi Rames, bashke me partine e Topit, qe ne thelb, nacionalizmin apo cdolloj retorike tjeter e ka thjeshte vetem vitrine, sa per ta perdoror ne zgjedhjet e ardhshme per te demtuar qendren e djathte shqiptare. Kjo eshte gjeja kryesore, pastaj po te hyjme ne brendesi edhe me nacionalizem te mirefillte nuk kemi te bejme, por vetem me tifozeri futbolli. Edhe sikur te kishim te benim me nje levizje ose parti politike nacionaliste, pra jo taktike elektorale, ne Shqiperi qe eshte shtet i pavarur qe 100 vite, nuk ka vend per nje parti a levizje te tille. Shqiperia gjate ekzistences se saj si shtet i pavarur qe nga ’12, eshte drejtuar, kontrolluar dhe pushtuar nga te huajt, por vetem per pak kohe, nderkohe qe pjesen derrmuese e ka si shtet sovran. Sot ne as nuk jemi te pushtuar, as nuk jemi te rrezikuar si shtet a si pjese e kombit ne Shqiperi, me pak fjale nje retorike nacionaliste do te tingellonte e vjeter dhe pa interes ne Shqiperi. Ne Kosove apo ne trevat shqiptare te tjera ne Ballkan, nacionalizmi gjallon dhe duhet te gjalloje me shume se ne Shqiperi, pasi gjendja nen pushtim apo nen nje rrezik nga nje shumice ose shtet jo i etnise tende e nxit dhe e imponon kete, por jo ne Shqiperi. Megjithate debati qe paska shkaktuar edhe ketu me 50 e ca komente nje shkrim per AKZ eshte i cuditshem (pasi nuk e justifikon), por jo edhe aq nese shikohet me me vemendje. I gjithe debati per AKZ-ne behet nga te majte dhe ne ambiente te majta diskutimi, ndersa e djathta e injoron krejt. Merreni me mend tani se si eshte puna e AKZ.

  18. Edrus nuk te kuptoj, ç’lidhje ka puna e rrezikut grek me sfurqet e AK-se ? AK-ja u ngrit si pasoje e kundervenies ndaj rrezikut grek , Shqiperia ishte gati te reagonte ndaj rrezikut grek.

    Pakapo, ai eshte koncept i Zaimit, mbikombetare dhe nenkombetare. Eshte çik me spec dialektika e VV-se.

    Nuk ka nevoje te me tregosh historine si kunderprove sepse ne kunder ndekombetareve kemi dale vetem kur na eshte cenuar teresia territoriale, jo se kush do ta marre pushtetin nder tanet. Une kesaj i referohem, kemi tanet dhe mes taneve historia duke nisur qe Ismail Qemali e deri tek Sala, ka fituar ai qe ka pasur mbeshtetje nderkombetare. Noli ra sepse nuk e mbeshteti asnje nderkombetar. I vetmi qe ka guxuar te kete besim tek shqiptaret kunder nderkombetareve.

    Me nderkombetaret ka 3 menyra sipas meje:
    1- dalja kunder (VV)
    2- servilosja(Thaçi)
    3- diplomaci e rrezikshme

    Kjo e treta nenkupton shpenzimin e energjive te stermedha dhe parave te shumta, ne menyre qe te jesh i afte t’ua hedhesh atyre dhelprave ne terrenin e tyre.

    Dalja kunder s’do asnje sforco, jane te gjithe kolonizatore , une jam kunder veproj mbi parimin e forces dmth vetevendosjes e amen.

    Servilosja po dihet qe s’do sforco se nuk je faktor e askush s’te vlereson si te tille.

    Te kesh mundesi te zbatosh te treten eshte e mrekullueshme, Sala e Meta, me lobimet ne Amerike , diçka kane arritur, jo me kot u hoq Uidhersi, por Sala ne thelb mbetet servil.
    Eshte loje e rrezikshme meqe t’ia hedhesh atij qe eshte ne Shqiperi per te ta hedhur, dmth te vjedhesh hajdutin nuk eshte gje aspak e lehte.

    Tani ti si mendon, nje AK me fytyre ujku sa mund te zgjase ne Shqiperi, ku jane keta patriotet e medhenj shqiptare alla VV, hajde mi gjej njeçik, sa jane keta te gatshem te mos ia fillojne Spahiu ketej Spahiu andej, na duhet nje Luftetar i madh e me radhe ?

    Une di te them kaq gje, ata qe ne Shqiperi bejne si nacionaliste te thekur, nuk jane te ndryshem nga kryekaçaket shqiptare, kane nje grup pas vetes dhe duan te bejne si Skenderbeu i ringjallur. Keta nuk bashkohen kurre, po nuk pati ndonje rrezik pushtimi.

    1. Po c’koncept i Zamit ore? Po zbatimin e vullnetit organik e gjen dhe tek vargmalistet qe jane krykeput antiZaim.

      Ti o vlla e paske hallin kush do marri pushtetin e jo kush ka vullnetin te zbatoje nje platforme kombetare ne interes te kombit. Kur perqendrohesh teper te marrja e pushtetit, dhe e bene si synim athere braktis qellimin origjinal te cilit marrja e pushtetit do ti sherbente.

      Me nderkombetaret ka menyren i shprehjes qarte, paster dhe drejt te qendrimit tend dhe mundimi per te sjellur ne krahun tend sa me shume nga ana. Nderkombetar s’jane homogjene ne qendrim e mendime, dhe nqftse ka nga ata qe do te dalin kunder qendrimit tend athere ashtu qofte.

      Kete lobimin e Sales per heqjen e Uithersit, as po e kap se vjen era Kac Myftaraj.

      Ti o vlla, me keto mendime te tipit sa mund te zgjase AK-ja me fytyre ujku ne Shqiperi, tregon kompleksim te madh. AK-ja te beje njehere punen e ujkut e pastaj te shohi nqftse zgjat apo nuk zgjat para se te filloje e te mendoje si duket nuse pa veshur fustanin akoma. Ne vend te karagjozlleqe te tipit qe con AK-iste per nje dalje ne media kur mbeshtetsit e VV-se niseshin per ne Kosove me 14 janar, por nuk i con keta aktiviste ne Kosove, AKZ-ja te tregohet e sinqerte e te organizoje aksione vete e jo te bej veprime te peshtira te tipit qe bente Veliaj me mjaftin duke i’u bashkangjitur cdo proteste per cik kapital mediatik.

  19. Theollogos ajo qe them une nuk te bind ty, por mos thua qe nuk bind njeri. Fol per veten tende e jo per te tjere.
    Nga ana tjeter, po bashkimi kombetar kerkon, ka kerkuar, e do kerkoje dhe force. Nga 97-ta deri me 2001 shqiptaret kane pasur tre konflikte te armatosura me sllavet per ceshtjen kombetare. Pra, nqftse kemi pasur konflikt te armatosur jo me pak se 10 vjet perpara per ceshtjen kombetare, duhet te pergatiteti per nje konflikt te armatosur per ceshtjen kombetare ne te ardhmen.
    Zoteri cila eshte kjo premisa artificiale e shtetit entik shqiptar dhe bashkimet kombetar?
    Dalldisjen per Laberine si piketakimi e nacionalizmit folklorik shqiptar, spo e komentoj fare.
    Qe ka ndryshime midis gegeve dhe toskeve, normalisht qe nuk eshte nevojshme te jesh antropolog ta kuptosh, por dallime ka dhe midis myzeqareve dhe skraparllijve, apo leberve dhe mallakastritove, apo Korcareve dhe Kolonjareve etj etj. Ca do thote kjo? Asgje ne lemin e faktit qe keto dallime nuk e bejne nje grup apo tjetrin jo shqiptar, ne syte e njeri tjetrit, apo te botes.
    Po lebrit jane njohur per luftare por jo vetem, por komenti jot dhe sulmi personal qendron te fakti qe ti thua lebrit meqe jane njohur per luftetar s’mund te bejne leksione, ideologji e edukim. Kjo eshte komplet absurde dhe e pabaze, matane te qenit koment miop qe s’e njeh historine e laberise aq sa duhet. Eshte akoma me qesharake pastaj kur ti merr nje vjershe sarkastike e folkloristike te Nolit si baze per te percaktuar vecorite intelektuale, luftarak, ideologjike, filozofike te filan personi nga filan krahine.
    Komenti mbi sunizmin e cameve dhe mosangazhimin e mjaftueshem e tyre per luften per pavaresi dhe lidhje natyre e tyre me turqit eshte komplet absurd dhe i pabaze, sic shumica e komenteve te tua ne kete debat.
    Kur pyet po ata qe nuk kane prona pse te perfshihen ne ate ballafaqim, tregon mendesine tende te ngushte, te tipit qe edhe kur zjarri bie te shpia e komshiut, nuk leviz sepse eshte larg asaj times. Pa prona e me prona, ata jane se pari shqiptare dhe si te tille ceshtja came ju perket te gjitheve.
    Shembulli i njesise te perbashket politike eshte Lidhja e Lezhes, dhe aleati me i forte i gegut Kastriot ishte tosku Arianit, qe i dha dhe te bijen e tije si grua.
    Nejse eshte e kote te vazhdojme kur shihet qarte gegofobia jote, deri sa dhe shetitja e Rames (qe si pas pohimit te tij ka gjak geg, por dhe tosk Berati, por dhe lab bregdeti) te paska bezdisur. Ti vazhdo mos u pajto dhe rriju afer miqve te tu greke meqe ndiesh afer me ta.

    1. Mos u komplekso nga ato qe them une, e as nga ato qe thote Noli. Fundja ai ua gjeti nje pune juve, ate te policit. Perqendrohu te ceshtjet qe po diskutojme; te komenti i mesiperm ti levize nga ideja e levizjeve paqesore, te nevoja per perdorim te dhunes. Kjo duhet thene hapur dhe qarte, shkoqur. Duhet thene hapur ne menyre qe edhe njerezit – se nuk jane te gjithe patriote- te dine cfare te bejne. Si ne 1997, ta zeme, pak a shume te gjithe morem nga nje arme ne shtepi.
      Ajo qe thua ti nuk bind njeri sepse nuk ka nevoje. Ajo qe thua ti ka zene vend ne shume shqiptare, keshtu qe nuk ka nevoje ta thuash ti qe te bindesh njerez te tjere. E kam fjalen eshte kthyer ne nje lloj prirje. Kur them leberit keshtu, e geget ashtu, thjesht sjell ne vemendje nje konsiderate te pergjithshme vleresuese per rajonet e ndryshme te Shqiperise te cilat natyrisht nuk i shpika une.
      Ti i konsideron absurde marredheniet mes identitetit fetar dhe angazhimit te grupit ne nje situate te caktuar historike. Qe ketej une nxjerr konkluzionin se eshte kam gjetur palen e gabuar per te diskutuar. Ndaj a priori ke te drejte ne kete rast. Por edhe nje gje; eshte po kaq absurde te pergjithesosh e te thuash se ceshtja came eshte ceshtje e te gjithe shqiptareve. Ku e di ti kete?
      Se treti une nuk kam gegofobi ne kuptimin e pergjithshem; une nenvizoj me force mendimin tim se Shqiperine nuk e administrojne dot geget, nuk e administrojne dot. Jo pa gjak te pakten. Flitet gjithnje ne emer te popullit; po kush valle na bind se populli i mbeshtet keto kauza qe jane vetem arbitraritete te pastra dhe populizem i demshem? Shqiptar jam edhe une, nuk ndjej asnje lloj ndjesie per ceshtjen came, ndoshta ngaqe edhe jam rritur me ta dhe e kuptoj me mire se cfare eshte ceshtje per ta. Geget nga pikepamja strategjike ndodhen sot perpara ne raport me tosket; ata me levizjen migratore dhe nevojen e kuptueshme te rrokades se pushtetit ne vitin ’90 dhe me Kosoven ne shpine kane zaptuar nacionalizimin shqiptar si ligjerim, duke e kthyer statusin e tyre social historik ne nje te vertete kombetare te fundme, ne nje etalon. Ne thelb ligjerimi nacionalist geg dhe ketu do perfshire edhe nje pjese e atij te Kosoves eshte nje vello per pushtetin politik; mjafton pak ta shtysh ate vello dhe pas saj gjenden te gjithe elementet e prapavijes qe presin te kodifikohen si e perbashketa jone dhe triumf i shqiptarise. Ato jane gegnishtja, aneksimi i figures se Skenderbeut, i luftes antiosmane, i qendreses malesore dhe i ruatjes se genit. Me to bashkepunon edhe valenca katolike si tipar i lidhjes dhe afinitetit shpirteror me perendimin. Lahuta dhe tirqet, Xhamadani vija – vija dhe e gjithe panorama etno-kulturore e tyre qe sot po nderton piedestalin e vetes duke u rrekur te paraqitet si orogjina jone perendimore, si rrenja e rigjeneruar e shqiptarit te vertete, aty thelle ne male dhe ne haplogrupe me temperature alpine, ne dolikoqefali dhe ne instiktin e fisit. Ka madje edhe nje perpjekje akademike per te rehabilituar edhe Kanunin si Kushtetuten shpirterore te kombit. Jemi ne kushtet kur nga nje ligjerim nacionalist, mbarekombetar qe pranon diversitetin, po ngrejme nje norme te tij, ligjerimin geg, ne Kod mbare shqiptar. Per kete arsye shtrohet nevoja urgjente e nisjes se ligjerimit tosk, me evidentimin e te gjitha vlerave te tij, gjuhesore, etnomuzikore, jo si regjister interesant i koleksionisteve, por si politike e mirefillte. Mbyllja ne vetvete, nevoja per kufij eshte emancipimi i vetem qe morem nga geget, pse me kete kuptojme sadopak konstitucionin e tyre shpirteror. Nga kjo pikepmaje do te ishte i mirepritur i gjithe arsenali i akuzave te Saliut dhe atyre qe i rrine pas. Te ulet figura e Enver Hoxhes nga ajo e nje diktatori, ne ate te nje perfaqesuesi tosk, te lihet ne heshtje nga literatura e Tiranes Faik Konica e te gjithe te tjeret. Eshte mire qe ata te administrohen si pasuri e jona shpirterore; te kalojne ne figura me peshe rajonale. Une kam nje ide edhe per gjunjezimin e Cabejit. Pse? Sepse ketu po shkon. U perkujtua kongresi i Lushnjes me nje shpure gegesh, te vendosur qellimisht aty.
      Ka aktualisht dy komisione parlamentare, per te cilat te gjithe ne paguajme leket dhe na pqefaqesojne; ai per masakren e Tivarit dhe ai per 21 janarin. Po cili qenka thelbi i tyre ne kete 100 vjet shtet? I pari te dokumentoje ne syte e kosovareve se 4000 kosovare u vrane nga serbet me bekimin e komunisteve shqiptare, qe nenkupton edhe me tej ndarjen, dhe i dyti te rikonfirmoje Ahmed Zogun e ri si triumfator te legalitetit. Shiko cfare fjale: LEGALITET dhe me tej LEGJITIMITET. A thua cdo dore tjeter eshte ilegal. Denacionalizimi i Jugut, vjen si i tille kundrejt dogmes shabllonike te nacionalizmit te cilen aa qe sot pellasin e kane gjetur gati dhe te shkruar nga jugu. Por ai eshte ne nje plan edhe reaksion i suksesshem me fqinjet, rikthim ne kohezionin e rajonit te Epirit, ne kushtet e refluksit organik ndaj mesymjes dolikoqefale. Ketu sado e hidhur te duket e verteta mbetet e tille. Ndaj nese do te kete bashkim kombetar, qe ai te funksionoje realisht, ai pike se pari duhet te kaloje nga bashkimi Shpirteror, si puna e femijes qe gatuhet me shpirtin si i thone fjales. Pa bashkimin shpirteror, qe nuk ekziston, nuk ka bashkim real dhe te suksesshem. Nese bashkimi eshte diktat i te hujave, eshte mire caktimi i kufijve. Dhe kjo nuk ka sesi te mos ndodhe. Shqiperia eshte drejt kalimit ne 6 qarqe dhe ky eshte vetem nje hap. Sa per cemerit; u uroj me gjithe shpirt te marrin tokat. Ata as kane qene e as kane per te qene ne pikepamjen time, as e mira e as e keqja e ketij vendi. Ndonese kane shume pasuri ne folklor te cilin e dua shume.
      Duhet kuptuar njehere e mire se e mira e akuzes per shitje dhe grekomani te cilen e lehin prej 20 vitesh kokgjatet me flamur ne dore, solli si te mire se na kujtoi veten, na kujtoi qe jemi shqiptare te nje tjeter lloji, jemi jugore, se ne kemi nje origjine dhe nje histori tjeter per te cilen nuk ka pse te ulim koken. Na mesoi se ajo e tyrja eshte nacionalizme viktime qe nuk ka vlere me sot. Na mesoi se ajo qe na mesuan ne libra qenkesh nje genjeshter e madhe, te cilen ne asnje menyre, kurre me, nuk duhet t’ua mesojme femijeve tane.

      PS: I Pakapshem, mos e lexo dalldisjen time se nuk e kam me ty. Edhe Nolin vetem njehere e lexova se atehere nuk doja ti pranoja si te verteta kritikat.

      1. Ore une nuk kompleksohem aspak per asnje gje. Une ate poezine e Nolit e lexoj per ate qe eshte, nje bejte sarkastike e folkloristike dhe nuk e marr per baze gjykimi mbi aftesite e karakterin e filan apo fistek personi si puna jote.

        Jo ore jo, mos shtrembero kot ato qe them une. Ku fola une ndonjehere per levizje paqesore?

        Meqe ajo qe them une nuk bind njeri, pse e ke perseritur nja shtate here deri tani? Pse vazhdon t’iu pergjigjesh postimeve te mia duke kembengulur qe nuk bindka njeri? Mua me ngjan qe ajo qe them une te tremb shume ty, sepse pikerisht jo vetem qe bind, por bind shumicen.

        Jo jo, nuk ke hic gegofobi por nga ana tjeter thua qe Shqiperine s’e administrojne dot geget. Pra me nje te hequr te tastieres, pergjitheson negativisht grupin me te madh dialektor shqiptar. Pacavurrja qe ndjek kete thenien tende me poshte, konfirmon gegofobine tende dhe krahinarizmin e semure refraktar qe thurr teori konspirative per revanshizmin dhe imperializmin geg mbi tosket.

  20. ”’Konteksti ndershqiptar ka ndryshuar, vetem per shkak te numrit. Kahu eshte drejtuar ne Veri, pse duhet valle te pajtohem me kete?”’

    Jo vetem per shkak te numrit, por sepse prirja e natyrshme per bashkim e ka kahun andej.
    Jane kokeqipat e jugut qe nuk e kuptojne se sot pesha specifike e jugut ne raportet ndershqiptare lidhet pikerisht me çeshtjen çame e jo me grekofiline deri ne grekomani, te cilat bejne pikerisht te kunderten dobesojne peshen e jugut.

    Flamurin e AK-se per shkak te drejtimit te saj fillestar nga Greqia duhet ta kishin marre kokeqipat e jugut, sikunder kane bere gjysh-stergjyshet e tyre, te cilet i kane zgjidhur vete hesapet me andartet greke e nderhyrjet greke ne politike apo ne Kishe.

    Pesha e jugut ka rene ne perpjestim te drejte me denacionalizmin e tij dhe do te vazhdoje te bjere vazhdimisht per shkak te ngerçit qe ka zene komunitetin ortodoks i cili eshte krejtesisht i paralizuar per shkak te mosshkeputjes nga e shkuara komuniste, depertimit te elementit grek por edhe vllaho-grek dhe kamuflimit si perfaqesues te ketij komuniteti.

    Cka lene ne ‘fushe te betejes’ komuniteti ortodoks e ka marre komuniteti katolik dhe se fundmi Kosova.

    Por nuk eshte keq, fuqizimi katolik dhe kosovar eshte i domosdoshem, sepse ai qe sot quhet bashkimi i shqiptareve ne thelb perben bashkimin e gegeve, prandaj nje pushtet me i madh i jugut do nenkuptonte presion negativ ne bashkimin e gegeve.

  21. ”’Ti o vlla, me keto mendime te tipit sa mund te zgjase AK-ja me fytyre ujku ne Shqiperi, tregon kompleksim te madh.”’

    Lale e di ti pse nuk ka asnje forum te madh nacionalist mbareshqiptar ?

    Ta them une qe supozoj se jam vargmalist me i tjeter se ty (nese nuk e din vargmali eshte nenprodukt i forumit shqiptar,), sepse zihen kush eshte me nacionalist.
    Ky ka qene difekt historik i nacionalizmit shqiptar, qe i dha frytet e veta deshtake ne Luften e dyte Boterore.

    Tani ti vjen e me tregon kompleksime, kur kete fazen e vargmalizmit e kam kapercyer me vakt dhe e kam analizuar me imtesi.

    Ka dy gjera qe nuk pijne uje me shqiptaret ne pergjithesi, tu flasesh me logjike dhe t’u flasesh kunder nderkombetareve.
    Funksionon ajo puna e dhunes, por eshte e papranueshme per nderkombetaret, rrjedhimisht eshte mjet qe duhet stermenduar mire para se te perdoret.

    Projekti kombetar eshte politik, rrjedhimisht i realizueshem vetem me dy parti nacionaliste ne pushtet ne Shqiperi dhe Kosove, VV ka gjasa ta marre nese pajtohet me nderkombetaret, ne Shqiperi projekti eshte ne duart e AK-se, te pelqen ty apo jo, kjo eshte nje e dhene, nuk eshte nje hipoteze as shans zgjedhjeje.

    Ti po pate kellqe bej nje AK tjeter si ta doje qejfi ty, sipas modelit organik te vargmalit apo te VV-se, por nese nuk ke, atehere mos demto ate ndermarrje qe eshte aktualisht qe e ka ne duar projektin, qe ka mbeshtetes ngado.

    Pastaj po deshe te hahesh me mua per nacionalizmin teorik hidhu andej nga vargmali i kam nja do tema hapur me kete nik prej kohesh tek kundertrupat.

    1. O zoteri a e jeni ne djeni cili eshte projekti i nderkombetareve per Kosoven? A jeni ne djeni te planit te Ahtisaari? Te gjashtpikshit te Ban Ki Moonit? Te flamurit euro-jevgo-boshnjak me 6 yje?

      Si mund te pajtohesh me nderkombetaret kur ata bejne eksperimente ne kurriz te shqiptareve? Ata o zoteri kerkojne te krijojne komb “kosovar”.

      Ky pra eshte thelbi i cdo gjeje, matane vargmalisteve e shqiptareve qe zihen kush eshte me nacionalist. Edhe vargmalistet jane perjashtues ne teresi te VV-se se kjo ka elemente enveriste e neomarksiste, por kjo ka pak lidhje me faktin qe vetevendosjen e mbartin te dy palet si koncept thelb te nacionalizmit te tyre.

      E tha Kurti dje, qe nderkombetaret ushtrojne presion aty ku ka me pak rezistence. Shkojne te Serbet, e ata ju thone haptaz qe jo, s’ka asnje shanc ta njohim Kosoven ne jete te jeteve, as pakon e Ahtisaarit, as EULEX. Ata mezi njohin rezoluten 1244-ter. Vine te shqiptaret, keta te fundit i kane ulur breket pa u futur e dhome nderkombetaret.

      Zoteri, ne Serbi partia e dyte me e fuqishme ne parlament eshte Partia Radikale e Sheshelit qe konsiderohet si parti nacionaliste e pozicionuar qartaz ne te djathte. Ne Kosove kemi VV-ne (qe s’ka shanc te kapi shkallen e nacionalizmit te partise se Sheshelit) kurse ne Shqiperi deri tani kemi gjithe bishtat pseudonacionaliste te Berishes dhe PD-se, kur ne fakt duhet te kishim te pakten version e PRS-se shqiptare ne Tirane si nje nga partite
      kryesore, ne mos me kryesorja.

  22. “…ne Shqiperi projekti eshte ne duart e AK-se”

    Hahahahaha, a e beson kush kete? A e beson kush se partia e Kreshnik Spahiut, nje manover elektorale e Rames, qe flet per Integrim Europian dhe bashkepunim me nderkombetaret persa i perket bashkimit Shqiperi-Kosove, paska ne duar projektin e bashkimit te trojeve shqiptare? Kete edhe vete Spahiu nuk e beson, bashke me ambasadoret e socialisteve Xhufi e Bashkurti qe tani jane bere kuqezi.

    Vetevendosja ne Kosove jo vetem qe ka arsye per te ekzistuar ne keto konture politike qe eshte, por ka edhe nje profilizim ne spektrin politik. Nacionalizmi eshte ne sherbim te perfitimit elektoral dhe ideologjik te saj. VV do nje hapesire dhe shoqeri ku te zbatoje ato qe ka ne mendje.

    1. Ti e kupton qe VV-ja si parim themeltar ka bashkimin kombetar? Pra VV-ja nuk egziston thjesht prej kushteve te Kosoves, por prej pozites te shqiptareve ne ballkan.

      Kurti tek Ilva Tare, fliste vazhdimisht per faktorizim te shqiptareve ne ballkan, e jo vetem per faktorizim te shqiptareve te Kosoves. Kurti thoshte qe pavaresia e Kosoves eshte thjesht nje hap drejt bashkimit te saj me Shqiperine.
      Ti mos valle mendon se ne rast bashkimin te veriorit me perendimorin VV-ja do pushoje se egzistuari?

      1. Nuk ke kuptuar gje nga ato qe them une per VV e as nuk ke per te kuptuar. VV eshte parti a levizje e majte, madje e ekstremit te majte, por nacionalizmin e perdor per te mobilizuar njerezit rreth saj ashtu sic me vone mendon ti mobilizoje per qellime te tjera ideologjike. VV nuk do bashkim kombetar nga pozitat e nacionalistit qe flet per primordializem a ku di une, do nje hapesire e popull qe te veje ne jete idete e veta dhe keshtu mendon se mund te siguroje me mire sovranitet ekonomik e politik. Edhe super i majti Chavez qe ju tregon sinoret te huajve ka revolucionin bolivar (ku VV duket qe ha ndjeshem nga sahani i tij ideologjik), ku nje grumbull pikash programore flasin per nje Amerike Latine, pertej vendit te tij, per te qenit nje patriot bolivar etj.

        Kush eshte sot me patriot a me pro bashkimit, ai qe nderton rruge dhe i ben shqiptaret te ndjehen nje kudo qe jane, qofte ne Kosove qofte ne vendet e tjera perreth, apo ai qe ben nacionalistin dyleksh vetem duke folur?

        1. Po c’ka per te kuptuar aty kur ti flet nga pozita e nje militanti Berishist. Menyra se si flet ti e para punes tregon qe ti s’e njeh mire VV-ne, dhe s’e kupton qe brenda saj ka shume rryma nacionaliste te majta, te djathta (Balli Kombetar i Kosoves i eshte bashkuar asaj), te qendres etj. VV-ja do bashkim kombetar pikerisht per primordializem, per arsyen e padrejtesise historike bere ndaj shqiptareve, per faktin qe jemi nje komb, me nje gjuhe e nje kulture. Idete sociale te VV-se jane pjese organike e kombit.

          Ai qe “ndertoi” rrugen, vete personalisht i kushtoi republikes se tij nje dem 30 milion eurosh se donte te hapte tunelin per motive politike, per mos te folur per korrupsionin masiv qe i zgjedhuri i tij beri me kete rruge. Matane kesaj ai sapo tha me gojen e tij qe nacionalizmi eshte nje klithme qe askush se do me, dhe interesi i shqiptareve eshte eurointegrimi e jo bashkimi kombetar. Berisha ka per te mbetur ne historine shqiptare si nje tradhetar. Tentativa e tij per t’iu dhuruar pjese te shelfit detar ndaj grekeve eshte vetem nje nga tradheti e tij ndaj kombit shqiptar.

          1. Keto etiketimet dylekshe e akuzat e Braces jane kaba me klarinete.

            Une po them cfare thote VV ti me thua cfare thua ti per VV.

            Berisha shikon larg, ka nje vizion e nje projekt, sigurisht jo primitiv e folklorik.

            Per ta sqaruar njehere e mire kete punen e detit dhe te peshqeve te detit qe do shiteshin: Nuk eshte shitur dhe as nuk shitet det a ajer, se Berisha nuk po merrte para te thata nga greket. Eshte bere nje negocim me palen greke dhe kufiri detar qe do vendoset mos ta mendoje kush se do jete ai qe kishte vendosur Enver Hoxha njeanshem, por do behet ne baze te rregullave dhe nepermjet negocimit. Mund te kete qene nje gabim i pales shqiptare gjate ketij procesi (qe eshte bere nga teknike e specialiste dhe jo politikane) dhe GjK e Shqiperise e hodhi poshte, keshtu qe do kete rinegociime.

            Mos beni patriotin duke akuzuar te tjeret per tradhetare se nuk e doni Shqiperine me shume se te tjeret ju. Kush ju dha ju monopolin e dashurise per Shqiperine iher?

            1. Mo nuk eshte etiketim dyleksh e akuze Bracje, por realitet nga shkrimet e tua qe je militant Berishist. Ty te vjen turp te jesh i tille qe flet per dyleksha e Bracen?

              Jo ore une te them cfare thote VV-ja. Shko digjoje Kurtin ne intervisten gati dy orshe me Taren. Une te ajo bazohem.

              Shitje nuk nenkupton marrje parashe te thata vetem, por dhe favore politike te shumellojshme. Me palen greke nuk ka pasur negociata por eshte pranuar propozimi i tyre, qe nuk cenon kufirin e njeanshem te Hoxhes por parimin e barazlargesise. Aty s’ka pasur asnje gabim, por ne saje te Myslym Pashajt qeveria esatiste e kap gafil dhe gjykata kushtetuese e hodhi poshte per teknikalitete te mos marrjes se lejes nga presidenti.

            2. Akoma me pensionistin Pashaj? Parimi i barazlargesise eshte respektuar plotesisht dhe per kete une i besoj admiralit dhe jo ty, por problemi eshte ngritur me nje ishull qe pala greke e ka shfrytezuar kur jane bere matjet. Kjo i perket se shkuares se tani do rinegociohet marreveshja tjeter.

  23. Ja cfare thote Koco Danaj per njerin nga drejtuesit e AKZ:

    “Nje sugjerim miqesor per mbeshtetesit e thjeshte te Aleances Kuq e Zi. Lisien Bashkurti mbreme ne ORA NEWS u paraqit si drejtues i Aleances Kuq e Zi. A ta besojme? Ja se cfare ka deklaruar ai per bashkimin e trojeve shqiptare para disa muajsh. Ja se cfare ka deklaruar per Platformen e Shqiperise natyrale:

    INA: Diplomati shqiptar dhe rektori i UNS-së, Lisen Bashkurti platformën e Shqipërisë Naty…rale të Koço Danaj e ka krahasuar me idenë fashiste të Adolf Hitlerit.

    Deklarimin e tij e transmeton agjencia serbe Jugpress, e cila citon deklaratën e Bashkurtit ku thekson se “Platforma e Shqipërisë Natyrale për bashkimin e trojeve Shqiptare nga Koço Danaj, eshte shume me e rrezikshme , duke e krahasuar me idenë e Adolf Hitlerit për bashkimin e teritoreve gjermane gjatë kohës së luftës së dytë botërore”.

    Rektori i Universitit ndërkombëtarë në Strugë, Lisen Bashkurti ka deklaruar gjatë qëndrimit të tij në Preshevë ditëve të fundit se “në Bashkimin Evropian kufijtë nuk do të jenë të rëndësishëm” dhe për këtë arsye sipas tij “shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të pranojnë Serbinë si shtetin e tyre pasi në këtë mënyrë ata do të bashkohen nacionalisht.”

    Me kete do ta bejme bashkimin?

  24. ”’Si mund te pajtohesh me nderkombetaret kur ata bejne eksperimente ne kurriz te shqiptareve? Ata o zoteri kerkojne te krijojne komb “kosovar”.”’

    Po pse kush tha qe te mos dalesh kunder nderkombetareve do te thote te pajtohesh me ta ?
    Pse ta thashe piken e 3-te , kot ?

    Nderkombetaret ne Kosove kane edhe gurin edhe arren, ky eshte fakt, dmth te dalesh kunder tyre eshte si t’i biesh murit me koke.

    Por pavaresisht kesaj, nderkombetaret nuk kane nje zgjidhje per çeshtjen e Kosoves dhe ketu hyn ne loje çeshtja e bashkimit kombetar, tek mungesa e nje zgjidhje reale strategjike e nderkombetareve.

    Nderkombetaret jane unike ne qendrim rrallehere, me te shumten e kohes kane qendrime te ndryshme, nga ky konflikt i tyre i interesave buron edhe fakti qe ata asnjehere nuk i kane dhene zgjidhje ndonje problemi ballkanik.

    Pakoja e Ahtisarit eshte nje statut i perkohshem, edhe ne kemi pasur statutin organik te Princ Vidit me kushtezime psh neutraliteti.

    Te jesh me nderkombetaret do te thote te jesh me ata nderkombetare te cilet jane me afer idese se bashkimit si zgjidhje strategjike e çeshtjes se Kosoves, dmth po te thane jo per nje gje, duhet te mos e besh.

    Por meqe ne Kosove kemi ne fuqi rezoluten 1244, persa kohe qe Serbia nuk heq dore nga ajo rezolute dhe nuk i njeh pavaresine Kosoves, bashkimi eshte i pamundur. Nga ana tjeter , Rusia e Kina mund ta njohin Kosoven nese Amerika u jep diçka ne kembim, psh ne Gjeorgji ose Kines diçka, ne lidhje me interesat kineze ne Azine e Largme.

    Keto e mbajne peng Kosoven thjesht per te marre diçka ne kembim nga Amerika. Prandaj ne thelb bashkimi varet nga Amerika, sado te kakarise Europa per mosndryshim kufijsh, Kjo kakarisje e Europes na duhet taktikisht sepse mosndryshimi i kufijve te Kosoves eshte esencial per shkak te gjendjes ne veri.

    Tani une kam pershtypjen se per interesat amerikane ne Ballkan nje Shqiperi e forte eshte me me shume interes sesa dy shqiperi te vogla, prandaj ne kendveshtrimin e nevojave strategjike te Amerikes per terheqje nga Ballkani, por jo heqje dore nga sundimi gjeopolitik i rajonit, sepse çeshte marre me lufte, leshohet vetem me lufte, mendoj se Amerika e mbeshtet idene e bashkimit te Kosoves me Shqiperine, por jo idene e shperberjes se Maqedonise, kjo e fundit do shperbehet vetem kur te ndodhe lufta e trete ballkanike.

    Keshtu e konceptoj une punen e nderkombetareve, pastaj mund ta kem absolutisht gabim, por gjithsesi sipas meje aksioni nacionalist duhet te jete ne aspektin diplomatik si nje zgjidhje qe i ofrohet nderkombetareve per paqen dhe stabilitetin e rajonit.

    Demostrimi i forces duhet te jete po ne kete prizem i kalkuluar ne menyre te dyfishte, qe po te duam prishim stabilitetin ne rajon dhe se nese ata bejne diçka kunder interesave shqiptare po na shtyjne te prishim stabilitetin.

    Po demostrim force keshtu kot, se jam per vetevendosje, jo nuk pi uje ky lloj demostrimi, keshtu behen vota brenda vendit, po nuk pi uje ne teresi.

    1. Pakoja e Ahtisaarit eshte brenda kushtetutes se Kosoves, e cila ne menyre te qarta ja ndalon bashkimin Kosoves me Shqiperise. Qe te behet bashkimi juridikisht, duhet abroguar kushtetuta e Kosoves.

      Amerika pothuajse ka hequr dore fare nga Kosova, duke ja lene BE-se ne dore dhe po pikerisht BE-ja s’ka zgjidhje per Kosoven, dhe vetem do te ruaj status quo-ne ne kurriz te shqiptareve, i cili eshte nje bosnjezim i Kosoves.

      Per kete arsye VV-ja i’u del kunder nderkombetareve, e ky pikerisht demonstrim force, por jo demonstrim force per vote por demonstrim force kombetar.

      1. Nuk ka rendesi pakoja, ta thashe statuti i Vidit na deklaronte neutrale, e ne njefare menyre na beri edhe pune, se na shpetoi nga perfshirja si pale humbese ne bisedimet e paqes ne Versaje.

        Sa Kushetuta ka abroguar Shqiperia aq te mira qofshin.

        Jo Amerika nuk i ka lene gje BE-se, thjesht sikunder e beri ne Bosnje, po ua le europianeve ne dore zgjidhjen e çeshtjes se Kosoves, kur keta te tregojne edhe njehere qe s’ dine te zgjidhin nje çeshtje do nderhyje Amerika e do u imponoje zgjidhjen, dmth bashkimin me Shqiperine.

        Europa mendon se e zgjidh nepermjet integrimit, por serbet nuk shiten kaq lehte sa shiten shqiptaret, sepse integrimi europian eshte diçka qe Europa e kerkon vete per serbet edhe pa ia kerkuar keta fare, prandaj serbet nuk fitojne gje, nese heqin dore nga Kosova per integrimin.

        Sa per demostrim kombetar force, VV-ja ka gjithe jeten qe demostron, prandaj nuk shoh ndonje kalkulim specifik, ata e kane zakon protesten e protestojne. VV-ja duhet te marre ndonje çmim nderkombetar per numrin e protestave qe nga lindja.

        Puna eshte qe demostrimi kombetar duhet te kete peshe, jo te thone nderkombetaret, po keta s’paskan pune tjeter, se jo per gje po del protesta si profesion.

        1. Ti o vlla e ke hallin se si dukesh te nderkombetaret e jo te mbrosh interesat e tua.

          VV-ja ne kundershtim qe ajo qe thua, ben me shume tubime me qytetare per ti informuar per platformen dhe planin e aksionit te tyre, si dhe per te degjuar ankesat, kerkesat dhe sugjerimet e tyre por edhe pse jo per te shtuar mbeshtetjen e saj. VV-ja nuk financohet nga biznesmene te dyshimte, trafikante e kotrabandiste sic financohen parti e tjera politike shqiptare. Mbeshtetjen e saj e ka pikerisht prej angazhimit te palodhshem te saj dhe kontaktit te vazhdueshem me popullin.

  25. Me kete do ta bejme bashkimin?

    Liseni eshte diplomat, nuk eshte forumist. Shqiptaret e Presheves do bashkohen vetem ne rast te nje lufte te trete ballkanike, fitimtare, nuk ka rruge tjeter.

  26. Me deshtimin e eksperimentit demokratik/kapitalist (besoj se biem dakord qe sot demokracia eshte ‘hibride’ dhe kapitalizmi neoliberal eshte i deshtuar ne Shqiperi), s’do as mend as kalem qe levizje si AKZ do te dalin ne pah. Madje une nuk do te habitesha sikur te dilte ne skene edhe nje parti islamiste sunite.

  27. ”’Ti o vlla e ke hallin se si dukesh te nderkombetaret e jo te mbrosh interesat e tua.”

    Jo une tek nderkombetaret shoh se cilat interesave te mia mund te behen realitet.’

    Po ta marrim me interesa-deshira une do deshiroja qe shkencetaret shqiptare te shpiknin sistem kunder raketave atomike dhe nje arme te re, keshtu qe edhe pse 8-10 milione do i zinim vendin Amerikes ne sundimin e botes.

    Fantazia ime shkon deri aty sa ufot te na kontaktojne ne dhe te na garantojne me teknologjine e tyre zevendesimin e Amerikes si superfuqi boterore.
    Keshtu edhe bashkimin do e benim pa dhune, vetem me deterrentin e armatimit, se kujt do ia mbante suma, qe te mos u lejonte shqiptareve parimin e vetevendosjes.

    A eshte i mundur parimi i vetevendosjes jashte fantazise se siperme ? Jo nuk eshte, prandaj me duhet te shoh sesi vendi i cili eshte superfuqi me mundeson te realizoj pjeserisht parimin e vetevendosjes.

    Interesat mbrohen me arme jo me llafe e protesta paqesore , nuk ka vetevendosje pa ta zeme nje ushtri prej 500 mije ushtaresh te armatosur deri ne dhembe.

    Koha e parimit te vetevendosjes eshte pas nje lufte te madhe, si ta zeme lufta e pare apo e dyte boterore.
    Po te ishim vendosur mire ne raportet nderkombetare, me nje aleat te fuqishem, atehere kishte gjasa qe ky te impononte ndonje vetevendosje ne ish-Jugosllavi.

    Po vetevendosja ne kohe paqeje do ato me siper, qe ne nuk i kemi. Ne mungese te tyre duhet lozur kukamfshehti me nderkombetaret.

  28. Po pikerisht pra, vetevendosja kerkon nje ushtri te forte dhe te mirearmatosur qe te mbroje integritetin territorial dhe sovranitetin e republikes, kur jane nderkombetaret qe vecse lejojne FSK qe nuk ka fuqine ushtarake te as nje batalioni modern dhe qe eshte e armatosur vetem me armatim te lehte.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin