LEXUESI I DITËVE TË PUSHIMIT (II)

“Enver Hoxha” nuk u përputh gjëkundi me pritshmëritë e mia të vakta sidoqoftë. Nënkuptohej shkarazi një mesazh frymëzues për politikanët në Shqipëri: mundohuni të qëndroni me kokën sipër ujit duke thurur aleanca brenda dhe jashtë Shqipërisë, mos e shkatërro kurrë tërësisht armikun për të krijuar balanca të reja nesër, e kur të plakeni do të bëheni vetë viktimë apo përfitues pasiv i dinamikave të aleancave të reja ndërnjerëzore apo politike. E vetmja qasje kritike që autori kishte, ishte ajo ndaj figurës së Enver Hoxhës (më saktë një qasje denigruese dhe miope), por pa kurrfare relevance me të ardhmen apo aktualitetin shqiptar. Nëse dikush lexon një libër historie, e lexon për të kuptuar edhe rrethanat në të cilën gjendet. Përpjekja për të denigruar figurën e Enver Hoxhës është e vështirë për t’u kuptuar nga brezi im, që nuk ka asnjëlloj valence emocionale për sistemin komunist.

“Kurbani” kishte disa pjesë të mërzitshme, që sikur Rama të dëgjonte nënën e tij (“Mos ji kurrë i mërzitshëm!”) nuk kishin për të ndodhur. Një mesazh politik, paçka frikës së Ramës për të mos qenë i mërzitshëm, nuk duhet të jetë medoemos estetikisht i bukur dhe i ndërlikuar. Kështu edhe Markus Aurelius tek “Refleksionet” (Libri I) që falë Rusticus, i qëndroi larg sofizmave, trajtimeve abstrakte dhe përsiatjeve retorike, poetike e stilistike. Elozhet e stërzgjatura ndaj disa figurave si Daut Gumeni, Ismail Kadare e ca më keq ndaj disa figurave ambivalente si “Tani i Topit” apo Anastas Angjeli (fq. 214), ishin të tepërta për shijet e mia. Disa episode ishin shtjelluar më gjatë sesa durimi im, si p.sh. 15 faqe (fq. 83-92) kushtuar lyerjes së Tiranës. Karakterizimet e Nanos (fq. 95ff, 77, 81, 62, 136ff, 212) dhe Berishës (fq. 165, 34, 157ff, 241) kishin zenë goxha vend në libër, përtej faktorizimit të këtyre dhe arsyetimit të njërës apo tjetrës ngjarje. Plani i ri i Bashkisë së Tiranës shpjegohet disa herë (fq. 150ff, 128). Megjithatë episodi i Parkut Rinia ishte shfaqur pa merita të  pamerituara, ndryshe nga ç’u përfol në disa media.  Forma e rrëfimit ishte tepër mozaike, e vështirë për t’u ndjekur me durim, pasi edhe shembujt futeshin ndonjëherë si pyka. P.sh fillimi i kapitullit për betejën  elektorale të Tiranës (fq. 136) përfundon me konfliktin me Nanon. Rrëfimi ishte mbarsur me shumë ekskurse të panevojshme që vështirësonin rrjedhshmërinë e të lexuarit (p.sh. fq. 53-57). Nga ana tjetër vetë Rama nuk krijon një distancë të nevojshme kritike ndaj disa individëve të Partisë Socialiste. Shumë pak emra përgjegjësish nga Partia Socialiste u përmendën për korrupsion, si p.sh. vetëm Luan Memushi (fq. 215). Keqardhja që Rama ndjen ndaj kolegëve të tij në parlament, që nuk arrijnë ta mbrojnë atë nga sulmet primordiale të Sali Berishës (fq. 176), dëshmon për pasigurinë (paranojën?) e tij ndaj Partisë Socialiste, të zënë peng nga një grup i caktuar njerëzish për të ruajtur investimet e tyre ekonomike. Gramoz Ruçit i shpreh mirënjohje, por injoron faktin se ai përmendet si “mafioz” në Wikileaks nga ambasadori Withers. Në karakterizimet që i bën Metës duket sikur flirton ende për një qeverisje të përbashkët, por si një “baba” i vë kusht djalit “plangprishës” se duhet të ndryshojë. Për nga qëllimi dhe audienca vepra duhej të ishte shumë më e gjerë. Roli i Partisë Socialiste në rimëkëmbjen e një alternative të bindshme politike vjen shumë pak në vepër. Kjo alternativë është tepër e personalizuar në figurën e Ramës. Përkatësia krahinore “tironse” pengon në perceptimin e gjerë të veprës (p.sh. dialektizmat e përdorura dhe përqëndrimi në projektin e Tiranës, fq. 292). Vështirë për banorët jo-tiranas t’i afrohen veprës haptazi e të përftohen për “replikimin” e “projektit të ri të Tiranës” edhe në rrethe të tjera.

“Enver Hoxha” ishtë në përgjithësi i mërzitshëm. Biografia e një diktatori përbën një tematikë tepër interesante, por Enver Hoxha është trajtuar, si gjithkund në shtypin shqiptar, me një mungesë profesionalizmi të theksuar. Stili i të shkruarit ndryshon nga njëri kapitull në tjetrin, sa duket sikur janë tre autorë në punë, e jo një. Perspektivat e rrëfimit dhe kohët e foljeve ndryshojnë nga njëri paragraf në tjetrin. Vepra fillon direkt me vlerësimin e autorit mbi objektin e tij të kërkimit, çfarë nuk lë asnjë suprizë për më tej, e as vend lexuesit të gjykojë për vete. Stili është tepër paternalist (tipike fjalitë “Përgjigja e Hoxhës, po t’u referohesh kujtimeve të tij…” fq. 146; E si do të ishte përgjigja nëse nuk do t’i referoheshim?). Ndarja e kapitujve është tërësisht pa interes dhe kapitujt merren me ngjarje tërësisht margjinale (kujt i intereson marrëdhënia e Enverit me Nënë Terezën?). Struktura brenda kapitujve është shembull sesi nuk duhet shkruar një kapitull historie (p.sh. fq. 28 e fillon me Liceun e Korçës dhe e përfundon me incidentin e bombës në Ambasadën Sovjetike). Lejtmotivi i veprës duket sikur ishte: Enveri, histori mosmirënjohjesh. Autori  i mëshon kaq shumë këtij virtyti personal (çfarë do të thotë të jesh mirënjohës?), sa duket sikur po lexon “Edukatën Morale”. Autori ka qenë tëpër selektiv në përzgjedhjen e fakteve historike, me qëllim për të treguar një Enver mosmirënjohës. Seleksionimi ka sjellë miopi dhe kundërshtime brenda rrëfimit. Karakterizimi i Enver Hoxhës nga bashkëkohës të tij merret si i mirëqenë pa asnjë qëndrim kritik, për t’u kundërshtuar disa herë nga citime të tjera (Enver Hoxha nuk ka qenë “militant i thekur komunist” fq. 53, për t’u dëshmuar më tej në tekst si pjesëmarrës në demonstratë). Rrëfimi i gjithë historisë së Enverit në 40 faqet e para, ka bërë që rrëfimi të zhytet në ujëra të tepërta (p.sh. episodi i Vedat Kokonës tregohet tre herë). Libri përmban fraza të pahijshme për një biografi si p.sh.: “për hir të vërtetës duhet pranuar, se kishte filluar të lexonte literaturë komuniste.” (fq. 59). Hulumtimi ishte tepër i cekët, autori mjaftohej me një burim dytësor për të arritur në përfundime të shpejtuara. Me vështrimin miop autori më ngeli borxh të më shpjegojë: pse në disa raste urdhërat për zhdukje nuk u zbatuan (p.sh. i Anastas Plasarit)? Si ishte komunikimi në hierarkinë e organizimit të luftës partizane? Sa seriozisht merreshin urdhërat që lëshonte njëri apo tjetri komandant? Sa e përhapur ishte mosbindja apo dezertimi? Miopia e autorit, se veprimet e Enver Hoxhës shpjegohen me prirjen e tij për të qenë mosmirënjohës dhe zhdukur rivalët e tij imagjinar politikë apo shokët e fëmijërisë (për të fshehur dobësitë), më la një shije të hidhur për këtë biografi, dhe nuk dola as më i ditur, por as më i pështjelluar se më parë.

E përfundimisht ndërsa njëri libër vjen nga një ende i gjallë, që shkelmon ende fort nëpër arenën politike shqiptare, tjetri është një mesazh nga e kaluara e ngecur atje. “Kurbani” është një lëtyrë e këndshme që gjithsesi premton më shumë se çfarë shpreh, pasi pjesa tjetër vijon ende në personalitetin e gjallë dhe aktiv të Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste. “Kurbanin” nuk po e mbaj në bibliotekë, po e dhuroj. As “Enver Hoxhën”, jo. Këtë po ja fal kujtdo.

Nuk ka komente

  1. Kapedan, kur shkruan:

    Për nga qëllimi dhe audienca vepra duhej të ishte shumë më e gjerë. Roli i Partisë Socialiste në rimëkëmbjen e një alternative të bindshme politike vjen shumë pak në vepër.

    Dhe më tej, në kritikën që ia bën Kurbanit se nuk i kushton shumë vëmendje alternativës së majtë dhe PS-së, kam frikë se harron që autori (Rama) e sqaron mirë në vepër se aty do të shkruajë vetëm për eksperiencën e vet si Kryetar Bashkie, jo për eksperiencën tjetër, si kryetar i PS-së. Natyrisht, këto nuk mund të mbahen gjithnjë ndaras, por së paku le të mos e quajmë mangësi çfarë është lënë jashtë me qëllim.

    Më tej, kur e quan librin e Ramës:

    një lëtyrë e këndshme që gjithsesi premton më shumë se çfarë shpreh

    Nuk të kuptoj mirë – meqë nuk e pajtoj dot, në mendje, karakterizimin e fortë si “lëtyrë“, me fjalët e tjera që ke thënë për librin. Vërtet e mendon të tillë, si lëtyrë?

    Tani, për të kaluar te Fevziu (libër që e kam lexuar pjesë-pjesë), doja vetëm të vërej se pyetjes sate:

    kujt i intereson marrëdhënia e Enverit me Nënë Terezën?

    do t’i përgjigjesha: publikut të huaj pa dyshim. Ka njerëz në botë që njohin vetëm këta dy shqiptarë bashkëkohorë: Enverin dhe Nënë Terezën… nëse ka ndonjë hollësi për marrëdhëniet mes tyre, sado të tërthorta, ajo do të pritet me interes.

    Në fakt, edhe mua do të më interesonte shumë si temë.

    Po ashtu, kur shkruan:

    Stili është tepër paternalist (tipike fjalitë “Përgjigja e Hoxhës, po t’u referohesh kujtimeve të tij…” fq. 146; E si do të ishte përgjigja nëse nuk do t’i referoheshim?).

    Mua më duket se autori, Fevziu, me të drejtë hipotezon se Enveri mund edhe të gënjejë në kujtimet e veta (qoftë edhe vetëm duke i zbukuruar; dhe në fakt kjo është një hipotezë normale; edhe unë atyre që shkruan Enveri nuk u besoj fare); në këtë rast referimi i një biografi ndaj kujtimeve të Enverit nuk do të ishte, të paktën, preferencial; sepse ai i shkruante ato gjëra me mendimin që një ditë do t’ia lexonte populli – pa e humbur kurrë nga sytë funksionin “edukativ” të tekstit.

    Për mua, kujtime autentike të Enverit do të ishin ato ku, ndër të tjera, të lexoheshin fraza të tilla si ka një javë që më torturoi urthi. Këtyre gjërave edhe Fevziu, besoj, do t’u ish referuar pa merak fare. Por për të gjitha faktet me rëndësi kritike, versioni i Enverit duhet marrë me rezervë të madhe.

  2. me siguri kapedani ka dashur te thote Lektyrë, dhe jo letyre… gabim nga shkrimi i shpejte..

    Sakrifica kishte te bente me Ramen si individ, por roli i tij ne PS duhet te ishte shume me i shtjelluar. Rama disa here shprehet ne liber se PS nuk eshte objekt i ketij libri, por marredheniet me te nuk i le pa permendur (afermendsh). Por Rama si kryetar i kesaj partie duhet te shprehej mbi rolin e tij ne PS. Jo te nxirrte PS ne syprine, por Ramen ne PS. Nga Rama ne PS kishte shume pak. Shtjellimi i rolit te tij ne PS do t’i jepte librit perspektiven e se ardhmes, e cila i mungonte teresisht ne liber. Pa kete perspektive rrefimi i tragjedise do te dukej thjeshte si nje dorezim, disfatizem i shprehur poetikisht, per ate qe Rama donte por nuk mundi te realizonte.

    Tek “Enver Hoxha”, Fevziu mund te shprehej thjeshte: sipas Hoxhes…..Por stili i siperpermendur shkonte me qendrimin e tij, dyshues ose konfirmues sipas rastit, por pak te provuar me argumente.

    1. e ka sqaruar ky ne orarin e punes… edhe mendon se ata te Agjencise Kombetare te Shoqerise se Informacionit, qe gjurmojne te gjitha veprimet e administrates online, nuk do ta gjejne IP-ne?

  3. Kapedan e ke bere mire kesaj radhe. Kurbani pati efekt se nga e gjithe vepra qe u shkrua me nje fryme, kulloi ne mendjet e popullit vetem me stigmatizimet e Berishes dhe Metes. D.m.th gallata e radhes. Mirepo gallata, apo rromuzi eshte iniciative strategjike, keshtu qe edhe kunderveprimi nuk mungoi; pas Kurbanit te promovuar neper te gjithe trevat shqiptare me shumice muslimane, Kryeministri e ktheu promovimin e disate te Enver Hoxhes ne nje ngjarje shteterore. Foli edhe ky autori qe si referim bibliografik kishte : nga nje interviste ne Opinion. E qe te mos e vazhdoj me tej se me marrin per enverist, dua te pyes: a jane Kurbani dhe Enver Hoxha libra qe nuk flasin?
    Edi Rama thote se libri i tij eshte nje rrefim per Shqiperine si duhet te jete, pra dicka si futurizem, si program, si imagjinate qe merr fill nga e shkuara qe duhet hedhur pas si disfata e qytetarise ndaj katundarizmit, qe shprehet shume mire ne fjalimet e Nolit, te nxjerra se fundmi nga sirtari. Se fundja si Meta dhe Berisha po ti lexosh nga Rama dalin dy dallkauke qe e shtyjne tere kohen ne shoqerine e lloj lloj firaunesh te paforme e rondokope te fryre si buke e ardhur. Ndaj edhe jam dakord me ate klecken e audiences qe thua ti me siper. Pastaj qe libri tjeter, ai E.H, i reklamuar me nje muzike alla “Fijet qe priten” ne spotet e Tv Klanit, eshte fare – fare lekto-letyre, kjo edhe une jam dakord. Perndryshe, Berishes, me siguri qe do i kishte rene Lipotimia ne promovim, se duke kuptuar realisht permes penes se kush ishte Enveri do vihej ne rolin e Mendelsonit para Listit, qe qau kur ishte 20 vjec teksa degjonte hungarezin ne piano, pasi kuptoi qe sado te bente kurre nuk do arrinte te behej si ai.

    1. Theollogos, per pjesen e dyte edhe une te jap te drejte: Perspektiven per integrim ne BE klasa politike e shet si sukses se saj ne politiken e jashtme. Por une reflektova nga libri dhe veshtruar nga pikepamja historike dhe gjeopolitike, udheheqja politike e sotshme (nese do ta shihnim si nje teresi) ka deshtuar ne marredheniet e periferise me qendren (perandorine sovjetike).

      Enveri e takoi 5 here Stalinin brenda me pak se 10 vjeteve dhe solli Hrushovin ne Shqiperi (shih Fefziu 2011). Marredheniet nuk ishin teresisht vasale me BS-ne, sic jane sot me SHBA-ne. Edhe pse Enveri e vuri politiken e jashtme ne funksion te pushtetit te tij, kjo politike ishte thuajse e emancipuar nga interesat gjeopolitike te BS apo fuqise rajonale, Jugosllavise. Per keq, sesa me shume per mire, vete-izolimi dhe largimi nga T-Varshaves gjithashtu i kishte dhene Shqiperise nje profil te caktuar ne marredheniet me dy kampet kundershtare, por gjithsesi ishte nje profil qe fliste per neutralitet ku shihej i volitshem, dhe per aleance luftarake nese lipsej (rasti i marreveshjes se fshehte me Jugosllavine kunder BS).

      Tani, sa here e ka takuar Sali Berisha apo kryeministrat e rradhes, presidencen e SHBA-se gjate mandatit te tij? Erdhi Bush, por mungon nje analize e mirefillte e vizites se ketij ne analogji me ate te Hrushovit. Shqiperia ende nuk eshte nje faktor me nje profil te percaktuar ne rajon. Nga ana tjeter, BE, qendra tjeter e jona, e shperfill teresisht Shqiperine dhe Kosoven (kujtoni viziten e fundit te Merkel ne Kosove.)

  4. ”’Shqiperia ende nuk eshte nje faktor me nje profil te percaktuar ne rajon. Nga ana tjeter, BE, qendra tjeter e jona, e shperfill teresisht Shqiperine dhe Kosoven (kujtoni viziten e fundit te Merkel ne Kosove.)”’

    Ky eshte pohim ‘sacrosanto’.

    Jo vetem qe Shqiperia nuk ka profil te percaktuar, por si ‘shtet’ Shqiperia nuk ekziston fare ne rajon, gjithe pesha ose rendesia gjeopolitike e Shqiperise, qendron si ‘komb’, pra vetem nga fakti qe banohet prej shqiptareve.

    Kjo do te thote qe Shqiperia si nocion perllogaritet njesoj si Shqiperia nen Turqine, pra si nje hapesire e banuar nga shqiptaret, te cilet duke perbere gjithsesi nje komb mund t’u prishin pune llogarive qe bejne ‘shtetet’ e tjera.

    Ketu tek ky ‘hendek’ ka futur hundet per ta mbushur Aleanca KuqeZi, e cila ben reagimet qe duhet te beje qeveria, duke u perjekur qe meqe Shqiperia llogaritet vetem si ‘komb’ e jo si ‘shtet’, atehere drejtimi i opinionit publik mund te kryhet per llogari te kombit (keshtu perfitohet edhe krediti politik qe buron nga politika e jashtme, te cilin AK-ja deshiron ta ‘gllaberoje’ te gjithin, para se te hyje ne politiken e brendshme).

    Nderkaq Enveri, pas prishjes me Jugosllavine ne 1948, kuptoi qe pushteti i tij, nuk mund te ishte me aq i sigurte nga mbeshtetja e huaj, sesa mund te ishte nga ‘Sovraniteti i shtetit’, prandaj mbrojti me xhelozi te madhe sovranitetin e Shqiperise, si faktori vendimtar per mbajtjen e pushtetit.

    Kjo pastaj u be e qarte pas prishjes me sovjetiket, ku per 30 vjet, Shqiperia kishte sovranitet te plote dhe Kina per asnje moment nuk i futi hundet ne punet e pushtetit.

    Prandaj, politika e jashtme enveriste pas 1960 ishte tipikisht nacionaliste, shume profesionale, maksimumi i mundshem (diplomatet enveriste jane per t’iu hequr kapelen), dhe i garantoi Enverit pushtetin e brendshem, pa trazime te huajsh.

    Enveri nuk e kishte problem t’i tregonte gryken e topit Greqise apo Jugosllavise, prandaj te dyja rrinin rregullisht larg, nderkaq BS dhe SHBA, kishin bere nje marreveshje te heshtur (mbase edhe te shkruar) qe Shqiperia nuk do te prekej ne çdo rast (pas 1968, kur Enveri e pa T. e Varshaves si mundesi sovjetike, te pakten juridike, per ta rrezuar nga pushteti).

    Te marrim shembullin e Malit te Zi, qe don t’u vere gjobe shqiptareve per flamurin kombetar.

    Enveri per ngjarjet ne Kosove, leshonte deri edhe deklarata lufte (divizionet gjithsesi gati i kishte, aeroportin e Gjadrit jugosllavit ia beri mu tek hunda, si per t’i thene, te kam ne gryke te pushkes), kurse shteti i sotem i Shqiperise hesht ne menyre te turpshme, megjithese e ka detyrim kushtetues mbrojtjen e te drejtave te shqiptareve ne Mal te Zi.

    Pa t’ua beje Shqiperia minoritareve qe t’u vere gjobe per flamurin grek, shteti grek hidhet perpjete, jo me note proteste e me akuza nderkombetare ne Bruksel e OKB, por t’i sjell trupat greke ne kufi…. dhe ka te drejte ta beje, e te thote o torobello ku te çon mushka, mos e kruaj me kallamishte.

    Por shteti shqiptar eshte inekzistent ne rajon, dhe kembengul te them pikerisht inekzistent, sepse realisht nuk po e pjerdh as Mali i Zi, te cilin e zgerlaqim vetem me malesoret dhe Shkodren.

    Sepse ne thelb te gjithe politikes nderkombetare eshte hard power (fuqia ushtarake) dhe nese ti si shtet i ke vene vizen ketij percaktori te marredhenieve, atehere ty s’te pjedh jo vetem Mali i zi, por edhe Andorra nese do e kishim ne kufi.

    Shqiperia si ‘komb’ e jo si ‘shtet’ llogaritet ende, per shkak te hard power, qe gjendet ne ADN-ne e te qenit komb, e dine te gjithe qe po the komb ke thene edhe fuqi ushtarake e vetvetishme, perndryshe po the ‘masa punetore’, popullsi, demos, (teresi) qytetare(sh), as i bie mendja askujt tek fuqia ushtarake, keta i shperndan me 4 zjarrfikese, ca police barkderra e ndonje mercenar qe e shkrep per leke edhe ndaj t’emes se vet.

    Po te ishte Shqiperia ‘shtet’ ne marredheniet nderkombetare, atehere ndaj Malit te Zi, do kishte derguar nje note proteste, pas 2 ditesh nota ne Bruksel e OKB, nese Mali i Zi nuk terhiqej, ushtrine ne gatishmeri dhe nja 2-3 brigada drejt e ne Shkoder.

    Po te thoshte gje Europa, i thoje, te nderuar ta derguam noten ne Bruksel, nuk e levizet bythen, tani kjo qe po bej eshte per fajin tuaj, ndaç zgjidheni vete, ndaç me lini ta zgjidh une.

    Fap Europa do levizte sumen duke i bere presion Malit te Zi, per hyrjen ne Europe, nese ata s’pyesnin, atehere presioni tjeter, do ngeleni vetem perballe Shqiperise, perndryshe plas mekanizmi i aleancave dhe interesave ballkanike per nje lufte ballkanike, dhe kete s’mund ta lejojme, prandaj do ngeleni vetem perballe shqiptareve.

    Aty malazezi do i bente çik llogari kokes, qe s’do fitonte kurre ndaj Shqiperise, ne rastin me te mire ruajtje e status quo ante bellum, prandaj mund vetem mund te humbase ndonje territor, keshtu qe do terhiqej.

    Ceshtja eshte qe ne po na mund Mali i Zi, deri ketu jemi katandisur, si shtet jemi te paperfshillshem, inekzistente.

    p.s Adri Nurellari, ka bere nje analize interesante me nje perfundim qe me ne fund e pashe ta nxirrte dikush ne Shqiperi. Bravo Adrit qe pati aq kellqe sa ta publikonte ne gazete, keshtu duhet rinia me kellqe, jo me pazare, e prisha me kete e prisha me ate.

  5. “Enveri per ngjarjet ne Kosove, leshonte deri edhe deklarata lufte (divizionet gjithsesi gati i kishte, aeroportin e Gjadrit jugosllavit ia beri mu tek hunda, si per t’i thene, te kam ne gryke te pushkes), kurse shteti i sotem i Shqiperise hesht ne menyre te turpshme, megjithese e ka detyrim kushtetues mbrojtjen e te drejtave te shqiptareve ne Mal te Zi.”

    Rrahje gjoksi e trashje zeri pseudonacionaliste mbasi Titoja kishte vdekur e 40 vjet mbasi Kosoven e trojet e tjera shqiptare jau u kishte dhuruar ne pjate te argjende padroneve te tij sllave, direktivat dhe urdherat e te cileve i zbatoi ne perpikshmeri te plote nga 41-shi deri me 48-ten. Pa harruar nga ana tjeter se si trajtoheshin shqiptaret e arratisur nga Jugosllavia, duke u pushkatuar, burgosur e kalbur internimeve apo shume here te tjera duke u dorezuar mbrapsht tek autoritetet jugosllave nga shteti “meme”. Te bejme kujdes mos te ngaterrojme totalitarizm autarkik e izolues te regjimit Hoxhist per te ruajtur pushtetin e Hoxhes, per politike te jashtme nacionaliste.

    Nje shtet totalitarist, ksenofob, goxha i izoluar dhe i armatosur, nga vete natyra behet faktor rajonal, sepse eshte si cmendaraku i lagjes (Korea e Veriut) me te cilin duhet patur kujdes per shume arsye.

  6. 2 – 3 brigada ne Shkoder? Mire e ke ti, po duhet llogaritur prapavija se mos i ze ndonje permbytje e nuk kane nga te kthehen me pas. Nuk ka mbetur edhe ndonje nga te dinastise Marubi qe te shkrepte ndonje foto nga keto ekspedita gjithe djerse atdhetare se te pakten ne mos luften do fitojme nje cike art pamor. Keshtu mbase harrohet edhe ajo Violina e Ingresit qe na ngriti temperaturen per vit te ri?
    “status quo ante bellum!!”- e c’kuptim ka kjo ne strategjine e merise se katundeve, ndryshe luftrat ballkanike?

  7. Jo pakapo, po ngaterrohesh me qellimet e Enverit, te cilat dihet cilat ishin.

    Askush ne kohen e tij e ne vend te tij, nuk mund te bente ndonje politike te jashtme me profesionalisht nacionaliste.

    Se ka dy fytyra politika e jashtme nacionaliste, ajo profesionale dhe ajo pasionale, psh Serbia e Millosheviçit ishte me shume pasionale sesa profesionale, perndryshe Serbia diplomatike para e pas Milosheviçit ka qene profesionale.

    Me nje Greqi e Jugosllavi si vende kufitare, ç’mund te bente Shqiperia edhe po te mos ish Enveri ? Kjo puna e vetevendosjes se kombeve, vlen kur kombi ka aq takat ushtarak qe te vendose vete, ne rastet e tjera u vlen Fuqive te Medha per te justifikuar nderhyrjet e tyre.

    Ja psh nje rast hipotetik i kohes se Enverit, por ne vend te Jugosllavise te ishte gjendja e sotme.

    A do e lejonte ai nje Kosove te pavarur qe s’ishte ne duart e tij ? Perndryshe duke pare qe kosovaret e kujtonin (dhe ka qe ende e pandehin) per patriot te madh, s’do kish humbur rastin te perfshinte Kosoven, mbeshtetjen e popullsise do e kishte, forcat e armatosura po ashtu.

    Ne thelb çeshtja e bashkimit varet nga rreziqet qe merr persiper Shqiperia, ne rastin tone hipotetik Enveri do e kish detyruar Shqiperine te merrte persiper ato rreziqe.

    Mos harro nje gje, qe diktatoret jane edhe qejflinj te medhenj te hyrjes ne histori, sa e kane ne dore e bejne lesh e li, qe te duket si njerezit me te medhenj qe kombi ka nxjerre ndonjehere.
    Enveri ka qene nga keta qeflinj e nese bashkimi me Kosoven nuk i rrezikonte pushtetin do e kish bere pa u menduar dy here.

    p.s theollogos, ushtria e Romes ka ndertuar gjithe rruget e urat e perandorise, çdo kish te keqe qe keto 2-3 brigada te merreshin me rregullimin e shtratit te lumit, ndertimin e ndonje ure e pune te tjera te dobishme qe perndryshe kushtojne nje hale me leke.

    1. Nuk ngaterrohem aspak me qellimet e Enverit. Ai i ka bere te ditura ato qe ne krye te heres kur Popovici e Mugosha themeluan PKSH, duke thene qe ceshtja e Kosoves per shqiptaret e shqiperise se vjeter nuk egziston.

      Ne shtator te 1943-shit shteti shqiptar gjeresisht ne kufijte e tij entike shpallej i pavarur dhe asnjeanes, dhe gjithashtu kishe nje mori grupesh/organizatash/levizjesh nacionaliste qe luftonin per clirimin e te gjithe trojeve etnike nga pushtimi sllav e grek. Hoxha dhe grupimi qe ai drejtonte nen urdhrat e emisareve sllave (Popovic, Mugosha, Vukmanovic, Stojinic, Dizdarevic, Zllatic etj.) ju kundervu ketij shteti dhe grupimeve nacionaliste duke u bere praktikisht agjenture e sllaveve, duke shkaktuar nje lufte te pergjakshme civile, duke cuar ne rrezimin e shtetit etnik dhe eleminimin e elementit nacionalist, e duke zbatuar urdheresat e padroneve sllave dhe ndihmuar ne ripushtimin e territoreve lindore dhe veriore nga shteti sllav (gjithashtu duke ndihmuar ne shtypjen e elementit nacionalist ne keto vende gjithashtu). Keto kofinizmat e 81-shit me rrahje gjoksi e trashje zeri sa per teater mbasi Titoja kishte vdekur, per mua jane te paperfillshme. Teresia e veprimtarise te ketij njeriu e ben per mua kandidat te vetem per titullin kryetradhetar.

      Ai mund te kishte zgjedhur te ndryshonte rruge ne zbatimin e Mukjes, duke i zene me shqelma Popovic e Mugoshen dhe do kishte me vertet vend te nderuar ne histori, por ja qe ngjarjet nuk rrodhen keshtu dhe atij i mbetet vetem titulli i mesiperm.

  8. Asnje te keqe. Edhe une per kete jam, ushtrine xheniere, meqe per lufte nuk ia thote. Rrugen e Bregut ajo e beri dhe nuk e ka bere keq. Por thashe se mos do e dergoje ne Shkoder per beteje, ndaj. Kur u bene permbytjet ne Shkoder, une shkova nje dite vete atje; lundrim me varke ne mes te ujerave lumoro-fekalore. Kurse qytetaret, leviznin kryesisht me mjetet e ushtrise qe u perdoren si taksi, pervecse si shperndarese ndihmash. Me Romen ndryshimi eshte se ushtria e saj ndertonte rruge me qellime ushtarake-njesoj si Durres Kukes ndoshta, e me tej ato fituan edhe kuptim ekonomik. Por qe te besh keto qe thua, duhet te kesh ushtri njehere, jo rezerva njerezore qe gdhihen e ngrysen me uniforme.

  9. Po lufte me 2-3 brigada s’ben dot as kunder dukagjinasve se ti kthejne mbrapsht, e jo me me Malin e Zi, po i çon si deterrent dhe jane qe jane pse te rrine kot, kur shtrati i Drinit duhet rregulluar, si i thone nje rruge e dy pune.

    Ja Durres – Kukes pse te paguaje punetoret nga 400 mije leke, kur ke ushtaret, sikur punetoret jane me te kualifikuar se ushtaret. Beje sikur po pergatiteshe te hyje ne Kosove, nje rruge e dy pune, edhe rruga kushtonte 5-fish me pak edhe Kosoves i jepje nje dore per pavaresine.

    Sa per ate punen e status quo ante bellum, gjendjes paralufte, e ka nje precedent Bullgari vs Serbi me 1885, fitoi Bullgaria po s’mori asnje territor, veçse garantoi autonomine ne territoret e K. te Berlinit.

    Nuk ndodh shpesh se ballkaniket nuk dine asnjehere te vleresojne si duhet forcat e veta e te kundershtarit, o i ekzagjerojne o i nenvleresojne, ne te dyja rastet lufterat mbarojne shpejt (edhe kjo e 1885, mbaroi shpejt, veçse Bullgaria s’kishte Pavaresine qe te synonte toka te nje shteti sovran).

  10. Nuk e kisha lexuar kete artikull, kam lexuar te tjera mendime, por gjithsekush mendimin e vete. Nuk e kuptoj lidhjen e prurjes tende me qasjen time…meqe ra llafi …. diku nga Kili nje minator ishte bere me vajze, piu me shoket dhe u fut serish ne miniere, nuk doli diten tjeter, e as te tjerat dite, e gjeten me pas ne nje qoshe me matrapit ne zemer, shoket e zderhalljes ne pijetore nuk e morren vesh kurre, pine nga hidherimi apo gezimi i babait, hanxhiu numeroi parate, ishte marre vesh me varremihesin ta hidhnin diku ne miniere, kur i vajti nuses se minatorit me lajmin ajo u hidherua, varremihesi i kerkonte me shume para, edhe kusurin e hanxhiut, e qau vdekjen e minatorit edhe ajo…

  11. Pakapo ti po lexon ç’te do qejfi ty, jo çkam thene une, per qartesim kam thene e po me konteston kete:

    – Prandaj, politika e jashtme enveriste pas 1960 ishte tipikisht nacionaliste, shume profesionale, maksimumi i mundshem (diplomatet enveriste jane per t’iu hequr kapelen), dhe i garantoi Enverit pushtetin e brendshem, pa trazime te huajsh.

    Tani si qysh e tek e mori pushtetin Enveri, kete te pakte kane ngelur pa e marre vesh, biles tani po dalin edhe te dhena qe ne mes te vete komunisteve kur vajten ne Kosove, ka pase zera qe akuzonin masakrat serbe mbi shqiptaret.

    Nuk po merrem me kete pike, por pas 1960, dmth ta marresh si pike 0, do shikosh se puna eshte kryer, sepse sovraniteti i shtetit dhe çeshtja kombetare i leverdiste Enverit per te mbajtur pushtetin.

    Per krahasim merr keto 20 vjetet e fundit. Ndersa Shqiperia ndertoi nga themelet Universitetin e Prishtines, ne kohet e sotme nje Universitet ne Tetove mezi u ngrit me Shqiperine qe bente sehir.

    Ti vertet mund te thuash ne 81 Enveri s’beri ndonje gje te madhe, po pa krahasoje me deklaratat prej leshi te Shqiperise gjate ketij 20 vjeçari ku pati edhe lufte te armatosur ne Kosove e Maqedoni.

    Nuk po rehabilitoj Enverin, por menyren si funksiononte diplomacia, psh suksesi me i madh ka qene ai i vendit pararoje ne pranimin e Kines Komuniste ne OKB.
    Kina na ka borxh edhe neve si shtet, pasi i kemi bere nder ne OKB, pavaresisht se pranimi i Kines ishte i pashmangshem, ne per Kinen kemi ‘lobuar’ fuqimisht ne OKB .

    Sa po ‘lobon’ ky shteti yne i merdhifur sot per Kosoven, ia ka lene te gjitha ne dore Amerikes.

    I derguari yne ne OKB, duhet te ishte superaktiv, duhet te ishte kthyer ne nje VIP te skenes shqiptare, ne fakt askush nuk ia ka ndier zerin.

    Ketu kapi dallimet ti, mos u merr me 1943 apo 1944.

    Hiqe nga mendja, nuk ka pasur dhe nuk do te kete ndonje pushtet ne Shqiperi, pa u falur me pare jashte vendit, fjalen e fundit e kane gjithnje te huajt, ndonjehere edhe te paren, edhe te dyten edhe te fundit, me shqiptaret qe rrine si spektatore te fatit te tyre.

    Enveri kapi jugosllavet, si kish bere me pare edhe Zogu, si ka mundesi te kete bere edhe Berisha, keshtu ia ka percaktuar Zoti fatin shqiptareve.
    Te vjen plasja, po s’ke ç’i ben, pa u sistemuar çeshtja kombetare, keto gjera do heqim sa te jete jeta.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin