Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Art

SI U BËRA ARTIST

Të premteve unë zakonisht eksperimentoj me artin bashkëkohor, i frymëzuar nga motoja: yes, you can.

Në vijim, një shembull i thjeshtë, por kuptimplotë, i metodës sime artistike.

Shapka ime (rubber on marble)

Kjo është natyrisht shapka ime; jo ekzaktësisht një objet trouvé, sepse unë ende e përdor atë dhe nuk dua që të përfundojë në një galeri.

Dhe që këtej:

Peter van der Linde: Haldol 2 mg, 3 x per diem (rubber & paper on marble)

Te kompozimi im i befasishëm, të cilin unë e kam quajtur Haldol 2 mg, 3 x per diem.

E kam paraqitur për konkurrim në bienalen e artit në Kathmandu, të Nepalit, ku jam paraqitur me pseudonimin Peter van der Linde – emër i përshtatshëm për një artist të sëmurë, që e qëmton artin në shkretëtirën e mpirjes së tij psikofarmakologjike.

Më mungon vetëm një letër nga Oliviero Toscani, të cilën jam duke e shkruar vetë ndërkohë.


Discover more from Peizazhe të fjalës

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Discover more from Peizazhe të fjalës

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading