KOKA E TURKUT

Vazhdon të flitet shumë dhe të mos thuhet asgjë për çështjen e ndryshimeve të teksteve të historisë së shqiptarëve, që ia kërkoi nga ministri turk i Arsimit kolegut të vet në Kosovë, Ramë Bujës.

Ferit Duka i kish dhënë një intervistë sot Gazetës Shqiptare ku mbante një qëndrim përgjithësisht të drejtë, por pa hyrë në hollësira, përveç çështjes së dallimit mes pushtimit dhe sundimit, të cilën e kemi sqaruar prej javësh këtu në PTF.

Ndërkohë, edhe vetë ministri Ramë Buja në një intervistë të paradyditshme për gazetën Express mbetej i maskuar pas formulave diplomatike, kundër “gjuhës së urrejtjes” etj., çka më bën të mendoj se, në këtë moment, askush nuk e ka idenë se për çfarë është fjala, dhe se sekreti ose rezervimi janë kapakë për boshllëkun poshtë.

Ndërkohë, duke u hedhur një sy debateve të fundit dhe ankimit të ndonjë pale se ka rrezik që “të rishkruhet historia” e popullit shqiptar, më shkoi mendja te një tension kuptimor, në përdorimin e grupit tematik turk, turqi, turqizëm, turqisht, turçe, turkoshak etj., që meriton ndoshta më shumë vëmendje.

Kur filluan të lëvizin vendet e Ballkanit për t’u shkëputur prej Perandorisë Osmane, fjala “turk” i referohej dyfish edhe sundimit të një kombi çfarëdo nga kombi “turk”, edhe sundimit kulturor të të krishterëve prej myslimanëve; ky i fundit i përçuar përmes pushtetit politik dhe administrativ, por gjithsesi i pavarur prej tij.

Për ballkanasit, turk ishte myslimani më parë, pastaj edhe turku etnik, pjesëtar i kombit qendror të Perandorisë Osmane.

Edhe pse nuk e njoh mirë historinë kulturore të perandorisë, ma merr mendja që, edhe atje, kuptimi i fjalës turk të ketë pasur luhatje të tilla; duke shënuar herë turkun etnik, herë nënshtetasin mysliman të sulltanit.

Që shumë myslimanë në Ballkan nuk ishin turq, kjo dije erdhi dhe u kristalizua krahas me lëvizjet kombëtare dhe forcimin e nocionit të etnisë, të kombësisë dhe të kombit; përndryshe, ndarja themelore mbeti deri vonë ajo në “turq” e “kaurë”, ose sipas fesë.

Tani, Rilindja shqiptare, që në fillimet e veta, kishte një problem specifik, të cilit duhej t’i gjente një zgjidhje specifike: sa kohë që Shqipëria do të bëhej duke u shkëputur prej Perandorisë Osmane, atëherë “e keqja historike” duhej t’i faturohej Turqisë, si koncept mitologjik; vetëm se jo Turqisë si pikë referimi virtuale e myslimanëve, por Turqisë si shtet dhe seli e pushtetit të turkut (etnik) ndaj shqiptarit (etnik). Kjo sepse shqiptarët mbeteshin, në shumicën e tyre, myslimanë.

Kombet e tjera në Ballkan, si grekët, serbët, bullgarët dhe rumunët nuk e përjetonin këtë dilemë; për ta turku duhej dëbuar, si etni dhe si fe; dhe çlirimi kombëtar ishte edhe çlirim, si të thuash, konfesional (fetar).

Tani, nuk do shumë mend për të kuptuar se, për shqiptarët e krishterë, dallimi mes turkut etnik dhe turkut mysliman përkthehej pak a shumë kështu: prej të parit duhej fituar pavarësia politike, ose së paku autonomia; prej të dytit barazia, politike dhe ekonomike. Të dy këta objektiva u arritën, siç u arritën, pas 1912-ës; por tensionin ndërfetar në Shqipëri, që përndryshe ushqehej nga ekuacioni mysliman = turk, elitat u përpoqën ta kapërcejnë me formulën e Pashko Vasës (feja e shqyptarit… etj.).

Megjithatë, pavarësia e Shqipërisë do të sillte edhe një riformulim të strukturave të pushtetit dhe të marrëdhënieve të pronësisë brenda vendit; meqë shtresa e bejlerëve nuk do të mund ta ruante supremacinë, në rrethanat e reja; siç edhe nuk e ruajti. Këto janë gjëra që dihen. Po të lexosh publicistikën e kohës (Nolin, etj., por edhe progresistët e viteve 1930), do të vësh re se prapa epiteteve të tilla si “turkoshak”, “aziatik”, “anadollak” etj., fshihet njëfarësoj padurimi i borgjezisë shqiptare, pak a shumë laike, për t’ua marrë pushtetin ekonomik dhe politik feudalëve trashëgimtarë të strukturave të pushtetit osman.

Gjithsesi, programi i Rilindjes mbështetej edhe mbi ngarkesën detyrimisht negative të gjithçkaje që lidhej me fushën tematike (konceptuale) të Turqisë – dhe kaq sukses pati ky program, sa pasojat e tij i gjen sot e kësaj dite në gjuhën e folur (“Turq(n)i hesapi!”).

Kur Çajupi shkruante: “Shqipërinë e mori turku, i vu zjarr”, ai i referohej pushtimit osman si pushtim etnik të një kombi nga një tjetër (koncept anakronik, por i përligjur për kohën dhe nivelin e poezisë së Çajupit). I njëjti poet i drejtohej perëndisë dhe e pyeste: “Kur bëre derr’ e arinë, ç’deshe që bëre Turqinë?”, duke e parë Turqinë (etnike) si burimin e jashtëm të së keqes që kishte pllakosur shqiptarët. Në poezinë dhe publicistikën e Rilindjes, turku dhe Turqia janë gjithnjë të jashtëm për shqiptarët; edhe pse pushteti osman në të katër vilajetet “shqiptare, sikurse e dimë nga historia, është shprehur dhe përçuar zakonisht nëpërmjet myslimanëve vendas.

Mund të pyetet nëse fjala turk dhe fjalët e tjera që lidhen me të (turkoshak, turqizëm, anadollak) janë përdorur, në publicistikë dhe gjetiu, si terma të koduar për myslimanët shqiptarë. Po të gjykosh nga çfarë lexon sot në gazetat e Tiranës dhe të Prishtinës, gjasat janë që kjo të ketë ndodhur edhe në të kaluarën (në të njëjtën mënyrë, mllefi kundër grekëve është edhe ai ndonjëherë një formë gjithnjë e koduar e mllefit kundër shqiptarëve dhe vllehëve shqipfolës, të fesë ortodokse).

Ndërkohë, në shkrimet e disa ekstremistëve, lexon rëndom për ngulime dhe kolonë turq në Shqipëri, ose për faktin që disa komunitete shqiptare sot janë vazhduese, jo vetëm në gjenetikë por edhe në kulturë, të këtyre kolonëve të supozuar. Të tjerë flasin haptazi për “Azi” dhe “aziatikë”, duke iu referuar në dukje sundimit turk si sundim të turqve etnikë ndaj shqiptarëve etnikë; por në thelb duke iu referuar gjithçkaje që ka mbërritur në Shqipëri nga lindja, pas pushtimit osman – përfshi këtu mënyrën e jetesës, hierarkitë e vlerave, disa doke dhe zakone, një numër relativisht të madh turqizmash në leksik si dhe aspekte të kulturës urbane, ndikime në letërsi (bejtexhinjtë) dhe veçanërisht fenë islame.

Ambiguiteti kuptimor themelor i fjalës turk dhe satelitëve të saj rezulton të ketë mbijetuar për bukuri, meqë përdoret sot e kësaj dite, në luftrat kulturore mes elitave shqiptare.

Nga kjo pikëpamje, kërkesa për rivështrim të teksteve të historisë, edhe pse vjen në dukje nga jashtë, mund të interpretohet edhe si kërkesë për të rivështruar rolin dhe pozitën e myslimanëve shqiptarë në histori, tani që programit të Rilindjes sikur po i mbaron benzina dhe konotacioni negativ i fushës tematike të Turqisë po merret në pyetje nga revizionistët, pavarësisht nga frymëzimi i tyre ideologjik.

Historianët e kanë të vështirë t’i japin dum kësaj pune; sepse historiografia shqiptare është e mbytur në gënjeshtra, filtrime dhe shtrembërime propagandistike, të cilat janë futur dhe imponuar aty për arsye kryesisht politike, por nuk i nxjerr dot më që andej pa dhimbje. Natyrisht, nuk mund të vazhdosh t’i edukosh kalamajtë me retorikën e lodhur të “qenit turk”; por edhe programin e Rilindjes nuk mund ta rishkruash, as ta retushosh; ka qenë ai që ka qenë.

Për mendimin tim, pengesa kryesore në këtë mes vjen nga të gjithë ata të cilët mitologjinë “antiturke” duan ta përdorin për të larë hesape meskine me myslimanët në Shqipëri; sepse ashtu nis edhe një reaksion zinxhir, që i bën pastaj myslimanët ta konsiderojnë si çështje drejtpërdrejt të identitetit të tyre trajtimin që i bëhet Perandorisë Osmane në tekstet dhe në përgjithësi në historiografinë shqiptare. Turkut dhe Turqisë mund t’i biesh në kokë fare lehtë; sikurse po aq lehtë mund të bësh me faj për prapambetjen shqiptare Azinë, aziatikët, Anadollin, anadollakët, lindorët, turkoshakët etj. Fjala tabu, në këtë mes, fjala të cilën askush nuk guxon ta përmendë, është Islami. Pikërisht kjo tabu e bën diskursin historik anti-turk të tingëllojë artificial; dhe po aq artificiale edhe përpjekjet për të “korrigjuar” historinë.

Nuk ka komente

  1. Nuk e di se sa i sakte mund te jem por edhe greket, serbet dhe bullgaret pasi fituan mevetesine nga Perandoria cdo mysliman (qe mund te ishte etnikisht bullgar, serb apo grek) e degedisen nga trojet e tyre per ta derguar ne trojet e Perandorise Osmane duke e quajtur si Turk. E shkrova kete sepse pashe qe juve keni shkruar:

    “Kombet e tjera në Ballkan, si grekët, serbët, bullgarët dhe rumunët nuk e përjetonin këtë dilemë; për ta turku duhej dëbuar, si etni dhe si fe; dhe çlirimi kombëtar ishte edhe çlirim, si të thuash, konfesional (fetar).”

  2. Eshte fakt qe shqiptaret ne pergjithesi nuk jane shquar ndonjehere per fetarizem te theksuar, ndersa e kunderta mund te thuhet per pragmatizmin e tyre nga ana tjeter.
    Perveç kesaj 150 vjet pas Rilindjes kombetare dhe 70 vjet pas marrjes se pushtetit prej komunisteve duket paksa e çuditshme qe sot te kete shqiptare te cilet kane hesape per te lare me myslymanet apo qe te ngaterrojne etnine me fene duke i barazuar keta te fundit me turqit.
    Keta tipa duhet te ekzistojne vertete perderisa permenden ne shkrim, dhe shpresoj se 2xha do te na ndriçoje pak me shume mbi identitetin dhe veprimtarine qe kane. Besoj se duhet te jene disa autore margjinale alter-ego te komentuesit Turku te PTF, i cili ngaterron ne menyre komike fene dhe etnine, por jo per arsye hesapesh te palara me myslymanet, por me siguri per ndonje arsye te papaster tjeter.

    1. Enj, nuk dua të përmend emra, sepse nuk dua të nis gjyqe (ngaqë nuk ua kam ngenë). Por të jesh i sigurt që kryqtarë ka sa të duash, sikurse ka ekstremistë të Islamit. Habitem gjithsesi si nuk ke lexuar ndonjëherë për të ashtuquajturit “kolonë turq” në Shqipëri dhe për pasardhësit e tyre, në shoqëri dhe në politikë. Habitem edhe si nuk ke dëgjuar për disa politikanë, që të gjitha problemet e sotme politike të Shqipërisë, ia faturojnë “Azisë”. Duhet t’i kesh filtrat shumë të fortë.

      1. Por të jesh i sigurt që kryqtarë ka sa të duash

        Tipa si Breivik nuk do t’i quaja kryqetare. Une notoj ne ujrat qe frigohen nga ‘islamo-fashizmi’, dhe mund te deshmoj qe keta nuk jane kryqetare fare: dmth nuk frekuentojne kisha, as nuk dine c’eshte Krishterimi. Krishterimin e kujtojne thjesht si nje lloj llachi qe mban tullat e nderton muret.

        1. ka shume ekstremiste muslimane qe nuk frekuentojne xhamite pasi konsiderojne frekuentuesit e xhamive hipokrite, oportuniste, kolaboracioniste… sounds familiar?

    2. Enj ja po ta jap unë një shëmbull të freskët nga gazeta Shekulli e datës 7 shtator të këtij viti ku Rudolf Marku shkruante:

      Nga të gjithë ish vendet e Perandorisë turke ne Ballkan, Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka minoritet turk. Hartat e Perandorisë turke tregojnë me saktësinë më të madhe vendet ku u vendosen kolonët turq. Këta kolonë, të shkrirë me popullsinë vendase, në Greqi përbejnë minoritetin turk në Greqi, minoritetin turk në Bullgari, minoritetin turk në Maqedoni e kështu me radhë. Shqipëria është i vetmi vend i Perandorisë Osmane pa minoritet turk. Ku shkuan kolonët turq që hartat otomane na i tregojnë se u vendosen në fshatrat e ultësirave të Shokdrës, në Dibër, në Krujë dhe në ca fshatë ra të Shqipërisë se Mesme? Nga keqkuptimi i shenjës së barazisë mes gjuhës shqipe dhe kombit, shumë turq shqipfolës filluan ta quajnë veten shqiptarë. Por shqiptarë që do të kërkojnë më vonë, në fillimin e shekullit të shkuar, në Dibër, krijimin e alfabetit shqip me germa arabe dhe turke; që do të kërkojnë më vonë kthimin e Baba Sulltanit; që do të shkruajnë më vonë libra për superioritetin e qytetërimit oriental ndaj qytetërimit perëndimor; që do të bezdisen nga figura e Nenë Terezës dhe që do të mirëpresin deklaratat e politikanëve modernë turq për rishkrimin e historisë së Shqipërisë.

      Po të qe se në Shqipëri do të kishim një minoritet të njohur turk, deklaratat e tyre kundër Skënderbeut, kundër Nenë Terezës, kundër qytetërimit perëndimor, kërkesat e tyre për rehabilitimin e Haxhi Qamilit, për vendosjen e busteve të pashallarëve turq në sheshet e qyteteve tona do të ishin të kuptueshëm e të mirëpritur, pa shkaktuar atë keqkuptim që shkaktojnë tani. Dhe kur flas për pranimin e minoritetit turk në Shqipëri, nuk e kam fjalën që këtu të përfshihen besimtarët myslimanë, për të cilët kam respektin më të madh. Minoriteti turk nuk ka të bej me religjionin, por me atë që Luigji Kavalo Sforca e quan “gjenetikë kulturore”. Në ketë minoritet do të përfshija dhe shumë të krishterë.

      (http://www.shekulli.com.al/shekulli/2011/09/07/turqit-e-rinj-dhe-shqiptaret-me-te-rinj/)

      Ai flet për harta të Perandorisë Turke që tregojnë “me saktësinë më të madhe” vendet ku u vendosën kolonët turq në Shqipëri dhe pastaj pyet: “ku shkuan ata?” Marku e ka edhe përgjigjen: “turqit shqipfolës” e keqkuptuan shenjën e barazisë mes gjuhës shqipe dhe kombit dhe filluan ta quajnë veten shqiptarë… të cilët do të kërkojnë më vonë alfabetin arab për shqipen, kthimin e Babës dhe do të shkruajnë libra për superioritetin e qytetërimit “oriental” dhe… qershiza mbi tortë… do të bezdisen nga figura e Nënë Terezës. Ja ku i zgjidh të gjitha, ky historian i kulturës dhe i gjakut, duke e futur deri edhe Nënë Terezën në ekuacion. Më pas, si i lan duart duke thënë se “për besimtarët myslimanë kam respektin më të madh” (të thuash se i plasi kujt, në Shqipëri dhe në Ballkan, se për kë ka respektin më të madh Rudolf Marku), shpjegon se “minoriteti turk” në Shqipëri nuk ka të bëjë me religjionin, por me atë që Luigi Cavalli-Sforza e quan “gjenetikë kulturore”. I madh, për besë!

      1. Ku eshte problemi? Pervecse ke perseritur ato qe ka thene Marku por me nje ton sarkastik, nuk ke thene asgje tjeter.

          1. Cfare? E pse qekam problemi une? Apo se nuk je ne gjendje te besh gje tjeter pervecse te parodizosh? Pse keshtu flitet? Hajde hajde.

            1. Po detyrohem të ta sqaroj.

              Në replikën e parë ndaj meje, nga dy fjali, njërën e kishtu he pyetje (50%).

              Në replikën e dytë, nga pesë fjali, katër i kishe pyetje (80%) dhe njërën jo, por edhe këtë të fundit (“hajde, hajde”) nuk ta quaj dot si dëftore, se ashtu do të fyeja komunitetin e fjalive dëftore.

              Prandaj të thashë se problemi je ti.

              Mendoje pak tashi: çfarë bën problemi? Problemi pyet. Pse pyet problemi? Që ne t’i japim përgjigje (ose zgjidhje).

              Ti je problemi, sepse ti bën pyetje badjava (thua se je në jeshiva). Po ta kishe ndjekur fillin e komenteve, do ta shihje se përgjigjja ime ishte për Enj dhe po të lexoje çfarë kishte shkruar Enj dhe në raport me cilën pjesë të artikullit kryesor në faqe, atëherë do t’i kishe kursyer vetes një deri në pesë pikëpyetëse.

              1. Nuk pyet problemi, o semanticien, pyet zgjidhja. Pyetja ime nuk kishte te bente me ate pjese te komentit qe i pergjegjej Enj, por me angazhimin me termat e Markut. Nese nuk jane te sakta termat e Markut, nese jane problematike, apo te vlefshme per t’u parodizuar, pse? Ti s’ke pse me problematizon mua, kur fare mire mund te sqarosh se ku eshte problemi me Markun? Nuk ke ku ta mbeshtesesh besimin tend se une perbej problemin, pasi ti nuk e ke sqaruar problemin, e deri sa ta sqarosh, nuk do e dish do e kuptoj dot une apo jo. Por ti e more per te mireqene se une jam problemi, se sa do te sqarohesh ti, une perseri mbetem problem, dhe me kete, ngrite nje alibi per veten per te mos sqaruar se ku eshte problemi me Markun. Bishtnove. T’u duk pale se ke me shume kellqe te me problematizosh mua, se sa te sqarosh se cfare perben problem tek Marku. Pyetje eshte. Nuk eshte problemi tek pyetja, por tek ai qe e sheh pyetjen si problematike.

                1. Në qoftë se ti nuk sheh ndonjë problem tek ato që thotë Marku dhe më kërkon mua të ta sqaroj, prapë je problemi.

                  D.m.th. je problemi edhe pa bërë pyetje, sepse në këtë rast pikëpyetësja të vihet ty.

                  Marku flet për kolonë turq në Shqipëri. Autorët që lexoj unë nuk përmendin gjë të tillë – në Kosovë dhe në Maqedoni po, por jo në Shqipëri.

                  Çabej, për shembull, e përjashton këtë dhe Çabejit unë i besoj.

                  Po ta zëmë edhe se ka pasur kolonë turq në Shqipëri (kolonë, jo individë që kanë ardhur nga Anadolli dhe janë vendosur mes shqiptarëve).

                  Marku i quan këta ‘turq shqipfolës’.

                  Sipas atij, këta turq shqipfolës kanë përçuar politika antishqiptare dhe antiperëndimore që nga çështja e alfabetit e deri te kundërshtimi i Nënë Terezës.

                  Qenkan këta që janë deklaruar kundër Skënderbeut dhe kanë kërkuar rehabilitimin e Haxhi Qamilit dhe kanë vendosur bustet e pashallarëve turq në sheshet e qyteteve tona.

                  Këta mbështetkan tani edhe politikat moderne të Turqisë në Ballkan, jo se i shohin ato të arsyeshme, por sepse ua kërkon “gjenetika”.

                  Shiko si arsyeton ky: këta që dalin me këto politika (dhe që qenkan gjithnjë të njëjtët) e bëjnë këtë sepse nuk janë shqiptarë safi por turq shqipfolës.

                  Turq shqipfolës, që i thërritka kushtrimi i të parëve, ose gjaku. Kolonë e pestë në mes tënë.

                  Na përmend edhe Luigi Cavalli-Sforza-n, për t’i dhënë pak si peshë fjalës së vet, por në fakt ai nuk ka kuptuar asgjë nga Cavalli-Sforza.

                  Unë shoh ca akrobaci të mëdha këtu, përveç edhe hipokrizisë. Ka patjetër shqiptarë që i kanë bënë ato që thotë Rudolf Marku. Por nuk janë të njëjtët njerëz, as janë të organizuar.

                  Disa shqiptarë kanë protestuar për bustin e Nënë Terezës, disa të tjerë kanë vendosur bustin e pashait në Tiranë, një grup i tretë ka vënë në dyshim versionin zyrtar të historisë së Skënderbeut, një i katërt ka mbështetur politikat turke në Ballkan, një i pestë ka kërkuar rehabilitimin e Haxhi Qamilit.

                  Ndoshta asnjë nga këto kërkesa nuk qëndron, nuk mbrohet dot deri në fund – por aty ku njeriu normal sheh një grumbull kërkesash që do t’i bashkonte një lloj mentaliteti konservator, ose le ta quajmë filo-osman, Marku sheh shprehjen e një tipari gjenetik-etnik.

                  Dhe e bën këtë me një manovër tipike të atij që kërkon ta izolojë problemin te një minoritet, që pastaj të kërkojë zgjidhjen duke i dhënë këtij minoriteti një shkelm bythës.

                  Të gjitha këto m’u dukën problem mua. Siç të thashë, në qoftë se ty nuk të duken problem, atëherë ti për mua je pjesë e problemit.

                2. Ti nuk the asgje nga keto. Thjesht kembengule se une isha problemi, dhe se o burra, duhet te isha i lindur me aftesi per t’i kuptuar problemet ne diskursin e Markut, pa pasur nevoje per sqarim. Pyetja ime ishte nga pozicioni i nje gjysem profani. Dhe nga po i njejti pozicion, pyes: fakti qe ne gjithe ballkanin, ka kolone turq, nderkohe qe ne Shqiperi nuk ka, si shpjegohet? Mos e merr personalisht kete, as mos e merr si te ishte nga pozicioni i ndokujt qe ka qejf vetem te bej pyetje, por nga pozicioni i dikujt qe edhe mundohet te zgjeroje horizontin e vet, me sa do pak. Per mendimin tim, pergjigja qe jep Marku me duket e sakte. Jane asimiluar, deri ne ate pike sa shfaqen vetem ne ato instanca sporadike por jo te organizuara, qe ty te duken problematike kur i permend Marku. Nje grup i asimililuar natyrisht qe nuk shfaqet i organizuar, dhe nuk me duket se Marku pretendon se shfaqen ne menyre te organizuar, si edhe e problematizon ti. Faktor i ketij asimilimi, mund te jete edhe toleranca fetare shqiptare. Keto shfaqje sporadike mund t’i lexosh si mentalitet konservator, apo filo-osman, por kjo nuk i pergjegjet pyetjes se pse ne Shqiperi nuk ka kolone turq, nderkohe qe ne gjithe fqinjet ka. Ndersa sa per ate tjetren se Marku “e bën këtë me një manovër tipike të atij që kërkon ta izolojë problemin te një minoritet, që pastaj të kërkojë zgjidhjen duke i dhënë këtij minoriteti një shkelm bythës,” keq me vjen, por nuk eshte vecse projektim i paranoiave te tua tek qellimet e Markut. Ajo qe po thua, eshte se qellimet e Markut, jane te natyres fashiste, duke injoruar totalisht ate qe po shtron Marku. Shkurt, problemi je zotrote.

                3. Pse nuk ka pasur kolonë turq në Shqipëri…

                  Po sikur kjo pyetje të mos jetë formuluar mirë?

                  Për shembull, kur vendoseshin kolonët turq në Ballkan, Shqipëria nuk ekzistonte – por ekzistonin toka të banuara nga shqiptarë.

                  Në këto toka kolonë “turq” ka pasur: në Kosovën e sotme, në Maqedoninë e sotme, në Epir.

                  Po pse nuk ka pasur kolonë turq në trojet e Shqipërisë së sotme… ndoshta ngaqë vendi ishte i varfër, ndoshta ngaqë nuk krijonte asnjë mundësi për t’u pasuruar. Edhe hebrenjve nuk u ka pëlqyer kurrë. Patën ardhur dikur me shumicë në Vlorë, në shekullin XVI (sefardikët); pastaj u larguan drejt Selanikut.

                  Këtu ka edhe një problem tjetër: sa “turq” kanë qenë turqit që u dëbuan prej vendeve të Ballkanit, pasi këto fituan pavarësinë?

                  Sa prej tyre kanë qenë vetëm vendas të konvertuar në Islam? Ekzistojnë studime për këto çështje; përgjigjja është diku në mes.

                  Kur Serbia fitoi pavarësinë, në fillim të shek. XIX, gjëja e parë që bënë serbët ishte t’i jepnin dërrmën gjithçkaje otomane, dhe myslimane.

                  Më pas këtë bënë edhe grekët. Madje grekët e bënë në mënyrë të përsëritur: merr toka dhe spastro, merr toka dhe spastro. Shkëmbimi i popullsive me Turqinë, në fillim të viteve 1920, ishte vetëm kurorëzimi i një operacioni të zgjatur spastrimi etnik.

                  Për myslimanët e Greqisë thonë se nuk kanë qenë grekë të konvertuar (ndoshta me përjashtim të atyre të Kretës), por kryesisht turq dhe shqiptarë.

                  Thonë se turqit etnikë në Ballkan kanë qenë rreth një milion. Kjo shifër s’është asgjë, në krahasim me ballkanasit që jetojnë sot në Turqi. Vetëm me origjinë boshnjake mendohet të ketë dy milion. Po me origjinë shqiptare?

                  Para se të flasësh për paranojat e mia, Lulian, mos harro që spastrimi i myslimanëve nga Ballkani vazhdonte deri edhe dhjetë vjet më parë; dhe u desh të ndërhynte NATO-ja për t’i shpëtuar shqiptarët në Kosovë nga fati i boshnjakëve të Srebrenicës, i myslimanëve të Malit të Zi dhe të Epirit (çamëve). Ti mund të thuash që serbët e kishin me shqiptarët si shqiptarë, jo me shqiptarët si myslimanë; por serbët e mendonin ndryshe këtë punë.

                  Sot e kësaj dite, ka qarqe politike në sllavët e Maqedonisë që çështjen e marrëdhënieve me shqiptarët e konsiderojnë si çështje marrëdhëniesh ndërfetare.

                  Ne jemi rritur pak a shumë pa fe, të paktën unë ashtu jam rritur. Por gjetiu në Ballkan feja është primare. Dhe e keqja e primatit të fesë është se me bekimin e Zotit mund të bësh gjithçka.

      2. Si tema e meparshme, gjithkush ndihet kompetent te flase per pushtimin/sundimin otoman dhe islamin ne Shqiperi. Edhe nje poet, kardiolog apo kepucar.

      3. C’jane keto absurditete qe shkruan ky Marku? Ku jane keto hartat osmane qe tregokan me saktesi se ku na qekan vendosur kolone turq ne troje shqiptare?

        Njerzve si Marku i’u duhet mesuar se se pari vete banoret e shtetit modern turk s’jane turq etnike por nje mori etnishe te ish perandorive selxhuke e osmane qe jane turqizuar.

      4. Nga keqkuptimi i shenjës së barazisë mes gjuhës shqipe dhe kombit, shumë turq shqipfolës filluan ta quajnë veten shqiptarë

        Me shpetoi ky xhevahir pa lexuar. Ky qenka vertet kryqetar.

        1. Nuk jane kryqtaret ata qe merren me racat e prejardhjen dhe vizatimin e biografise. Kryqtaret kane qene shume me pak hulmutues po te jete per ate pune, dhe jane mjaftuar gjithnje vetem me informacionin mbi besimin fetar.

  3. Në këtë kuptim, ne mund të themi se Shqipëria u pushtua nga osmanët në shekujt XV-XVI, por pas këtij momenti ne nuk mund të flasim vetëm për pushtim, por edhe për zhvillim ekonomik, shoqëror, kulturor të popullit në kuadër të perandorisë osmane, ashtu siç duhet të flasim edhe për rolin që luajtën shqiptarët në historinë e kësaj perandorie, mënyrat e integrimit në sistemin osman. — Ferit Dukaj

    Kur nje historian shprehet se ne shekullin XV “Shqiperia u pushtua nga osmanet”, medet per injorantet si puna e Markut, i lejohet te flase per harta e per “gjenetike kulturore”. Kur vetem Shqiperi nuk kane pushtuar osmanet, ndoshta Beratin, Gjirokastren apo Krujen, por te thuash Shqiperi! Nejse… ky do ta ri-shkruaj historine?

  4. Perdora filtrat e googlit per shkrimet qe permbajne “kolone turq shqiperi” filtart e mia jane me pak efikase dhe eshte normale, pasi nuk i lexoje te gjitha shkrimet dhe aq me pak autoret ne fjale kur merren me keto çeshtje.
    Siç duket edhe nga pjesa qe solli Imami, jane pra disa autore qe une do i identifikoja si nacionaliste, jo si kryqtare ne fakt, te cilet shenjestrojne shqiptare turkofile apo me mire dumbabiste te 1914s por edhe bashkekohes.
    Sipas rastit i shtojne shkrimeve te tyre edhe ndonje pergjithesim, si ai i koloneve turq per te gjithe banoret qe kane fatin e keq te banojne ne afersi te shenjestres apo shenjestrave, dhe siç kuptohet me se shumti behet fjale per Shqiperine e mesme.
    Megjithese me sa duket nuk po sulmohen myslymanet (shqiptare) si te tille, por vetem ata qe i perkasin zonave ne fjale, perseri keto shkrime ngelen po aq problematike dhe absolutisht te papranueshme.
    Besoj se te gjithe shqiptaret duhet te kujdesen per mbrojtjen e kultures dhe gjuhes shqipe, ne kete rast duhet ti mbrojme prej frymes se atyre qe sapo hyne ne Tirane, veprimin e pare qe bene ishte djegja e flamurit dhe librave shqip, por nga ana tjeter kjo nuk eshte arsye per te qene te padrejte apo raciste perkundrejt disa shqiptareve apo edhe vete turqve

  5. “myslimanët në Shqipëri”

    Shume perdoret ky term rendom nga shume njerez dhe pa asnje lloj mbeshtetje ne realitet. Kush na qekan keta myslimanet e Shqiperise? A ka ndonje statistike per kete qe na tregon se sa myslimane ka Shqiperia realisht, pervec atij percaktimit qesharak 81 vjecar te regjimit Zogist me 70%, 20%, 10%? A ka ndonje statistike te fresket dhe te besueshme per numrat e myslimaneve ne Shqiperi apo edhe besimtareve te tjere?

  6. E vetmja gje qe me duket se Rudolf Marku ka nevoje te faktoje eshte kur thote “Ketu do fusja edhe shume te krishtere.” Por kjo eshte barra e proves se Markut, perndryshe me duket i sakte, s’e marr vesh ku e gjeni problemin me te.

    1. Lulian, une nuk e kisha me shume me Markun, por me 2 autore te tjere qe ndesha gjate kerkimit ne google dhe qe nuk po i identifikoj ketu meqe 2xha nuk e deshiron kete.
      Problemi i Markut eshte nje fare racizmi me shqiptaret qe kane ne biografine e tyre ndonje katragjysh turk, te cilet per me shume siç e thote edhe ai vete ndihen shqiptare.

    2. Lulian habitem qe nuk e sheh problemin me cfare shkruan Marku. Marku diskuton mbi disa qendrime ideologjike si fjala vjen kundershtimin per bustin e nene Terezes ne Shkoder dhe sipas nje deus ex machina, kushdo qe shpreh nje qendrim ideologjik te perceptuar filo-turk, islamik, anti-prendimor etj, etj, etj, ben mbartesin e ketij qendrimi ideologjik pasardhes te koloneve turq dhe detyrimisht jo shqiptar e per rjedhoje i vihet ne pikepyetje legjitimiteti i qendrimit apo dhe e drejta per te patur qendrim ne hapsiren shqiptare qysh para se te kete angazhim me problemin qe ai ngre, thjesht nga fakti se qendrimi ideologjik kthehet ne indikues te perkatesise etnike (te demonizuar).

      Kesisoj, nese ke gje me Skenderbeun, je turk, nese mendon, sic deklaruan muslimanet e Shkodres, qe promovimi shtetror i Nene Terezes rrezikon balancen e laicitetit, je turk, nese je musliman qe ndjen qe me goditjen pa karar ndaj trashigimise osmane sulmohet dhe trashigimia jote kulturore, je turk e pra dhe nuk duhet te kesh ze, perjashtohesh nga privilegjet e anetarsise ne bashkesine kombetare. Ve re se protestuesit ne Kosove qe kerkojne ndertimin e nje xhamie te re ne Prishtine, pavaresishet cfare mund te mendosh per kerkesen e tyre, referonhen rendome si turko-arabe! Ky shenues etnik ka me vete edhe konotacionin racial dhe cfare ky lloj ligjerimi po ben eshte qe po racizon nje identitet fetar.

      Dallimi i vetem nga racizmi klasik qendron ne faktin qe nese raca ne teorite raciste qendron si kategori statike, shqiptari i shenuar si turk, apo turko-arab!!!, per shembull protestuesi musliman ne Prishtine qe kerkon xhami, e ka te hapur mundesine per tu upgrade ne racen dhe etnine e respektuar iliro-dardane, nepermjet apostasise.

      Marku nuk shkon te hulumtoje gjenealogjine e atyre qe mbajne qendrime kundra busteve te nene Terezes, bie fjala, por qendrimi kundra bustit mjafton si shenues dhe perkujtues i koloneve turq – the strangers among us…

      1. Besnik, une mund te bie dakord me te gjitha keto qe shtron shume lehte, si dhe te shoh pikerisht problemin. Gjithsesi, nderhyrja ime nuk ishte ne rrafshin ideologjik, por ne ate historiografik, dhe kishte te bente me pretendimin e Markut se ekzistojne disa harta otomane qe flasin per kolone turq ne Shqiperi. Nese keto harta vertete ekzistojne, dhe nuk jane trillime kadareiane, atehere shenojne nje element te ri dhe tejet te rendesishem per sa i perket historiografise. Per sa i perket pretendimeve ideologjike, duke qene se ato jane sporadike dhe te mbeshtetura apo kundershtuara nga nje game e gjere grupimesh, atehere mund te biet lehte dakord se pretendimi i Markut ne lidhje me origjinen e ketyre pretendimeve, eshte “bullshit.” Pasi edhe sikur te jete e vertete qe te kete turq etnik, pretendimet “antikombetare” per te cilat flet Marku kane nuanca shume me te larmishme se sa thjesht etniciteti turk. Gjithsesi, nese Marku ka probleme, nuk me duket se metoda me e sakte per t’u perballur me keto probleme, eshte ajo ideologjikja. Pretendimi i Markut eshte ne rradhe te pare historiografik, dhe vetem pastaj ideologjik. Keshtu qe ne rradhe te pare, besoj se duhet percaktuar saktesia e pretendimeve historiografike, te prodhohet harta ne fjale. Barra e proves i takon Markut, dhe deri sa te sjelle proven, per mua Marku nuk ka asnje pike premise. Nese eshte ne gjendje ta vertetoje kete premise, atehere edhe mund te kalojme ne nje nivel ideologjik.

        1. Lulian, me lejen tuaj po hyj edhe unë në këtë muhabet.

          Ta zëmë edhe se u gjet që paska pasur ca fshatra me turq etnikë në Shqipëri. Vërtet të duket se këto harta do të shënonin “një element të ri dhe tejet të rëndësishëm për sa i përket historiografisë”?

          Se mua nuk më duket kështu. Përkundrazi, edhe sikur të ketë pasur të tillë turq etnikë, që pastaj janë asimiluar, kjo nuk ndryshon asgjë në raportet e sotme të kulturës shqiptare me trashëgiminë osmane.

          Ki parasysh se çfarë e shtyn Rudolf Markun të shkruajë: jo interesi për të zbuluar kuriozitete lëvizjesh etnike në Shqipërinë e 3-4 shekujve më parë, por dëshira për t’i dhënë një bazë ”gjenetike” joshjes të disa qarqeve, sipas tij, ndaj Lindjes dhe Islamit dhe Turqisë vetë.

          Këtu ka shumë premisa, njëra më e lëkundur se tjetra: (1) në Shqipëri ka pasur koloni turqish etnikë; (2) këto janë asimiluar më vonë dhe pasardhësit e tyre flasin sot shqip; (3) megjithatë, ata pasardhës e kanë ruajtur një mall, ose përkushtim ndaj atdheut të tyre në Lindje, sepse gjaku nuk bëhet ujë, siç ka thënë edhe Cavalli-Sforza; (4) ata që sot kërkojnë revizionimin e historiografisë shqipe të periudhës osmane, janë pasardhësit biologjikë të turqve të dikurshëm, të cilët qimen e kanë ndërruar, por zakonin nuk e kanë harruar.

          Ergo, është momenti për të rithirrur në skenë Skënderbeun.

          1. “Ta zëmë edhe se u gjet që paska pasur ca fshatra me turq etnikë në Shqipëri. Vërtet të duket se këto harta do të shënonin “një element të ri dhe tejet të rëndësishëm për sa i përket historiografisë”?

            Se mua nuk më duket kështu. Përkundrazi, edhe sikur të ketë pasur të tillë turq etnikë, që pastaj janë asimiluar, kjo nuk ndryshon asgjë në raportet e sotme të kulturës shqiptare me trashëgiminë osmane.”

            Nuk e kuptoj kete, pasi nuk e kuptoj per cfare po me kundershton. Nuk te duket element i rendeishem historiografik pasi nuk luan rol ne raportet e sotme te kultures shqiptare me trashegimine osmane? C’lidhje kane raportet e kultures sot me trashegimine, me historiografine, njehere? Fakti qe mund te mos luaj rol ne raportin e kultures se sotme me trashegimine, nuk e ben gjetjen te parendesishme per sa i perket historiografise, besoj. Eshte nje gje raporti i kultures sot me trashigime, dhe nje gje tjeter historiografia, dhe nuk shoh arsye per kundershtim qe harta te tilla do perbenin element te rendesishem historiografik, pavaresisht se nuk duhet te kene detyrimisht efekt ne raportin mes kultures sot dhe trashegimise.

            Shiko nje problem tjeter. Ti po merresh me cfare e shtyn Markun te shkruaje, nderkohe qe Besniku po merret me ideologjine e Markut, ne thelb jane pak e shume e njejta gje. Kjo mund te jete kritike e vlefshme, pasi ashtu si Besniku qe mund t’ia kete diktuar ideologjine, ashtu edhe ti mund t’ia kesh diktuar qellimet. Sidoqofte, mbetet kritike e dobet, pasi si c’u vu re disa here ketu, Marku i ka fshehur qellimet dhe ideologjine, qofte edhe ne menyre rrapashtrapa duke folur ne menyre eksplicite per minoritet dhe te krishtere brenda ketij minoriteti, dhe ne menyre implicite per te drejtat qe nje minoritet nenkupton. Tashti, duke besuar ne qellimet jo-fisnike te Markut, a nuk beson se neser pasneser Marku mund te mbrohet duke te valevitur zhargonin e te drejtave te njeriut, duke ta asgjesuar keshtu totalisht kredibilitetin e kritikes qe ti ngre duke u marre me qellimet e tij?

            Nderkohe qe ajo qe po them une eshte krejt tjeter. Nese argumenti i Markut nuk eshte i vlefshem, pse e fillon nga fundi? C’jane keto harta otomane, ne rradhe te pare? Ky eshte pretendim historiografik qe Marku, thua ti, dashka ta perdore per qellime ideologjike. Merru sa te duash ti me faktin qe pretendimi historiografik nuk mund te perdoret per qellime ideologjike edhe po qe se eshte pretendim i sakte, por kjo ka vetem vlere dytesore po qe se pretendimi nuk eshte ne fakt i sakte. Gjithe premisat e Markut bazohen ne kete premise, dhe mjafton te rrezosh kete dhe krejt argumenti i tij bie si shtepi kartash. Nese qellimet qe ti dhe imami projektoni tek Marku jane realisht qellimet e tij, argumenti i tij bie edhe po qe se kjo premise qendron, por kjo eshte “arche-premise,” nderkohe qe qellimet e Markut, sa do shatrapatra per nje pale sy, per nje pale sy te tjera jane fshehur mire.

            1. p.s. Pse kerkon leje ne shtepine tende? Duhet te jemi ne qe te falenderojme per hapesiren, jo ti qe te na kerkosh leje.

            2. Lulian nuk di te te them per ‘kolone’ por qe ka njerez qe jane pasardhes turqish etnik, kete ja ku po ta zbuloj une, ashtu sic ka pasardhes nga shume etni te tjera. Perhere e kam pare me nje lloj kurioziteti faktin se nje nga “demaskuesit” me aktiv te “turqve” ne emer te shqiptarise se mirefillte eshte nje individ me mbiemrin Tedeschini. Ajo qe po mundohem te them eshte se gjithe pellgu jone i mesdheut ka patur perzierje etnish sa te duash. Po pastaj? Marku nuk po diskuton nje ceshtje historike, me duket mua, por po perdor kete pretendim historik per te shpjeguar qendrime ideologjike kundra Nene Terezes, perendimit etj, etj, etj. Prandaj ajo qe ai thote nuk me duket fare e fshehur. Kjo nuk eshte te zbulosh se cfare e shtyn, eshte thjeshte te lexosh se cfare thote. Marku nuk po shkruan nje artikull rreth perberesve etnike ne Shqiperi, por po sjell shpjegime mbi kerkesen turke per tekstet e historise, per mundesine se ndoshta do zevendesohet monumenti i Skenderbeut me ate te Haxhi Qamilit etj, etj, etj. Artikulli, pra eshte ideologjik e jo mbi nje teme historike.

  7. Mbase, por mua nuk me duket se Marku po flet per ndonje me katragjysh turk, por per turq safi. Sidoqofte, problemi qe ngre Marku, nuk me duket se meriton te konsiderohet me perbuzje. Edhe nese turqit jane asimiluar ne Shqiperi, ndryshe nga kusuri i Ballkanit, ku kane komunitetin e tyre, pyetja mbetet, pse. Marku ngre tezen e nje minoriteti turk ku do perfshinte edhe shume te krishtere. Kjo eshte interesante nese mund te faktohet, pasi ve ne dyshim deri edhe hipotezen se shkembimet etnike mes grekeve dhe turqve ishin shkembime turqish te krishteruar, apo grekesh te muslimanizuar, si dhe afirmon forcen asimiluese te tolerances shqiptare.

    1. “Nga të gjithë ish vendet e Perandorisë turke ne Ballkan, Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka minoritet turk”.

      ka vetem nje problem madhor tek ajo cka thote Rudolf Marku:

      Prizreni e Vushtria, Shkupi e Kumanova e qendra tradicionalisht (edhe)shqiptare si keto, ku njihet minoriteti turk, nuk kane faj nese nuk jane brenda kufirit te Shqiperise Sot.

      Turqit (po e marrim te mireqene se kane qene turq gjysherit e prizrenalinjve qe flasin rumelixhe) nuk mund ta parashikonin dot kur u vendosen, nese do te mbesnin nen Jugosllavi apo nen Shqiperi.

      Mjafton te heqim kufitaret nga koka, dhe behemi me minoritet turk automatikisht pasketaj, si gjithe Europa

      1. Marku nuk pyet per Prizrenin e Vushtrine, Shkupin e Kumanoven, por per fashtrat e ultesirave te Shkodres, Dibren, Krujen, dhe ca fshatra te Shqiperise se Mesme. Por ndoshta ne vend te asimilimit, edhe nje migrim nga brenda jashte vijes kufitare, para a pas demarkimit te kesaj vije, kush e di, mund te jete pergjigje per pyetjen qe ngre Marku:

        “Ku shkuan kolonët turq që hartat otomane na i tregojnë se u vendosen në fshatrat e ultësirave të Shokdrës, në Dibër, në Krujë dhe në ca fshatë ra të Shqipërisë se Mesme?”

        1. Pika ku vendoste leven Marku, ishte pikerisht spekullimi i varfer me terma moderne per te formatuar nje realitet paramodern, pra pse” “Nga të gjithë ish vendet e Perandorisë turke ne Ballkan, Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka minoritet turk”. Hartat e “enklavave turke” ne Shqiperi qe permend ai pastaj, pa na i treguar, thjesht parazitojne mbi racionalen bosh me siper.

          Kadareja na i ka rrefyer qe ne 2006 te njejtat harta osmane te kolonizmit. Marku duket se thjesht ka lexuar intervisten e Kadarese (botuar tek Shekulli, G. Shqiptare) ku ai e niste e riperdorte, mbase i pari ne faqe te respektuara, argumentin qe prej vitesh gelon ne rreza ekstremistesh, ate se haxhiqamilizmi dhe te tjera “devijanca politike orientale” nder shqiptare mund te shpjegohen etnikisht. Si shpjegohet, thoshte, qe ende kendohet kenge per H.Qamilin ne katunde?! Duhen pare hartat osmane, se mos jane nipa kolonesh nga s’dihet se ku, qe kane kujtime dhe ndjeshmeri te tjera, shkruante. Keshtu, nje e dhene historike, ajo se muhaxhiret boshnjake (te Kater Rrugeve-Shijak) ishin pjese e mbeshtesve te rebelimit anti-vidist (s’kishte shume qe qene perzene nga atdheu i tyre prej nemses), i sherben Kadarese per te hedhur dyshime etnicizuese mbi krejt publikun e ahengut te Shqiperise se Mesme. Rudolf Marku thjesht e shpie me ne skaj hamendjen, duke i dhene etni te qarte koloneve dhe duke permendur edhe ai “harten”, qe besoj se Kadareja e ka permendur figurativisht.

          Marku patjeter qe dicka ka degjuar per kesi punesh. Dibra qe permend ai ama nuk eshte brenda kufinjve te republikes: behet fjale per vendosje kufitaresh ne Sfetigrad/Koxhaxhikun maqedonas – fshat qe perflitet nga nacionalistet turq si i origjines “turke” te Ataturkut. Per Shkodren kam pershtypje se Marku po nenkupton listen e familjeve te huaja nga libri “Shkodra dhe Motet”, (Hamdi Bushati) qe qarkullon perdite ne internet per te provuar se myslimanet e Shkodres (e rrjedhimisht te Shqiperise) jane ne mase ish-kolone (harrojne perhere te permendin gjysmen tjeter te listes, me armene, italiane, greke etj. vendosur po ashtu ne metropolin e Veriut). Sa per Krujen, behet fjale per rivendosje te keshjellareve osmane, pasi arberit e venecianet humben fortesen, 10 vjet pas vdekjes se Skenderbeut. Sic thone defteret, Kruja ishte e vetmja qender e Shqiperise se atehershme (fillimi i viiteve 1500) me gati nje te treten e popullates myslimane-gje qe tregon per vendosje. Cilet ‘jane” keta te vendosurit sot? Po pati kuptim pyetja, ka kuptim dhe pergjigja se keta se jane te padallueshem cilesisht nga pasardhesit e sllavofoneve te krishtere nga Ohri e Shkupi me te cilet populloi Mehmeti II Elbasanin e sapoformuar.

          Metoda qe ka zgjedhur Marku, (po edhe Kadareja me te tjere para tij) per te detektuar turkun nder shqiptare, permes sjelljeve e animeve te tij politiko-kulturore, do te ishte naive ne rast se do te qe patekeq: ne kete rast dyshoj se eshte thjesht shantazh politik nen mantel te holle, te tejdukshem nacionalist, i cili nuk mbulon dot prirje te tjera, me te sinqerta e me te njohura te ketyre autoreve – intolerancen ndaj vecanesive myslimane nder shqiptaret. Dmth nese del kunder versionit Kadare,Marku et al. per punet e shqiptarise, je nip turqish (ja sa te gjeme edhe harten!), dhe si vulos Kadareja ne intervisten e 2006, ” këta kolonë kanë kujtime e nostalgji të tjera. Ato jo vetëm janë të ndryshme nga ato të kombit shqiptar, çka do të ishte e natyrshme, por ato janë në kundërshtim të plotë me interesat e tij. E këtë asnjë vend i sotëm nuk e lejon.”

          (Sa per ato punet e te krishtereve qe jane edhe ata pasardhes turqish nga nje cike, kjo eshte nje tymse e patalentuar fare nga ana e Markut, po aq sa respekti pakufi per myslimanet qe detyrohet te nenshkruaje si ‘disclaimer’ ne fund. Turqishtfolesit e krishtere te Moldavise apo te Anadollit(keta te fundit sot jane vetem greke) dihet se ku jane sot. Nuk besoj te jete fjala as per ortodokset shqiptare, kryesisht trilinguale te Stambollit (si Kristo Frasheri i lindur atje), ndonese perkufizimi per orientalin si bizantin qe jep Krist Maloki te fut ne ndonje dyshim. Detaji me turkun mes nesh, qe qenka edhe i krishtere, verteton edhe nje here se kategoria qe kerkon te veshe me etni Marku, e perdor “turkun” thjesht si “moj kasolle-ku na mblodhe” per te grupuar shqiptare te padenje: problemi eshte se ne proces e siper, nga mbipopullimi, Marku e ka shqyer fare kashtoren e vet retorike.)

          1. Ndoshta, si c’e thashe dhe me larte, barra e proves i mbetet Markut, per te bere publike keto harta, si dhe per te faktuar shume te krishtere qe do fuste nen kategorine e turqve etnike brenda kufirit te Shqiperise. Perndryshe as nuk ka argument, dhe as nuk ka si te mbrohet.

    2. Ne pjesen e fundit me duket se Marku po flet per trashegimtare kulturore turke dhe jo biologjike, gjithnje nqs e kam pertypur mire kete konceptin e gjenetikes kulturore. Perndryshe te krishtere turke nuk e besoj te kete pasur ne Shqiperi, por ndoshta e ka fjalen per te krishtere ortodokse me mendesi turko-bizantine ?! Te shpresojme se dikush tjeter do te na sqaroje me shume.

      1. P.S. Ose behet fjale per njerez me ndonje apo me shume katragjysher turk, te kthyer ne te krishtere pas 1990es

  8. Rudolf Marku a është historian? Studiues? Hulmutues? apo edhe ai, si Lubonja, hedh një gur në lumë dhe njerëzit i mbajnë për referentë për gjëra të thëna prej tyre por që nuk kanë pikë vlere?

  9. ketej nga neve ka dhe nga ata qe pa ose me vetedije bejne kryqin para se te ulen kembekryq per te ngrene buken .as ketej e as andej . As vete nuk e di se çfarë jemi moj bijë më tha një nënë . .

  10. ”’Dmth nese del kunder versionit Kadare,Marku et al. per punet e shqiptarise, je nip turqish (ja sa te gjeme edhe harten!), dhe si vulos Kadareja ne intervisten e 2006, ” këta kolonë kanë kujtime e nostalgji të tjera.”’

    Kadareja turfulloi edhe kunder Kasem Trebeshines, ne fakt ky e ka pase shprehur hapur se ishte antishqiptar ngaqe i rridhte gjak turk nder deje.

    Kolonet turq, kane ekzistuar, psh thuhet se u sollen te tille ne Elbasan perveç Krujes, por numerikisht kane qene pak e gradualisht jane asimiluar. Ne qytete perveç Shkodres kane ngelur turq etnike ngado, njerez te administrates te martuar ndoshta me shqiptare, apo qe kishin vene pasuri te paluajtshme gjate viteve te sherbimit e nuk donin te leviznin, pa harruar se Turqia ishte ne konflikt te brendshmen politik midis sulltanit dhe xhonturqve ( na jepet nje grusht shteti xhonturk ne mars 1913), keshtu qe shume sulltaniste te frikesuar nga xhonturqit mund te parapelqenin Shqiperine.

    E kam llafin qe ka argumente te mjaftueshme per te shpjeguar qendrimin e turqve ne Shqiperi, ekonomike dhe politike, per me teper qe Shqiperia ishte parajse ne krahasim me Turqine, ne te cilen kishte konflikt politik te brendshem te natyres revolucionare, ku bien kokat si shalqi, asnje turku nuk iu prek qimja ne Shqiperine e 1913-1914, dhe as me vone.

    Nuk eshte e thene te jene numerikisht shume, mjaftojne pak per te hedhur xixat ne opinionin publik, sidomos nese keta pak i ke me fonde arabo-turke.
    Pastaj aq duan turkoshaket qe i mbajne grate me perçe dhe i ke duke ndezur zjarr.

    E njejta gje me ortodokset, mjafton qe ca minoritare te maskuar si shqiptare e ndonje grekoman, te hedhin xixat, qe te filloje grekomania e grekofilia te gumezhije e me gjere te mbeshteten nga shqiptare me identitet te hallakatur.

    Problemi islamik lidhet me modelin shqiptaro-maqedonas qe ofron per shqiptaret e Shqiperise, dmth ai qe jo vetem mbahet por qe realisht perfaqeson shqiptarin regresiv, ate te kategorise se trete, shqiptarin e kohes se Turqise, se ne ate stad kane ngelur, qofte prej deshires se tyre e qofte prej nxitjes sllave, qe ti paraqesin gjithe shqiptaret si UFO apo te ngelur menderisht ne kohen dhe modelin e pordhes.

    Problemi thellohet per shkak te pozicionit strategjik ne Shqiperine e Mesme dhe natyrisht afersine me Tiranen ku merren vendimet per gjithe Shqiperine.

    Kjo behet me e qarte, po te supozohej si kryeqytet Shkodra, frika per ndikimin katolik do te ishte e justifikueshme, apo po te ishte ne Korçe ku frika per ndikimin ortodoks do ishte e justifikueshme.

    Jo per gje, po ne Toskeri suksesi islamik ka per te qene gjithnje zero me bisht, atyre te Shkodres, te ndodhur ne mes te pellgut katolik, Mirdite-Lezhe-Dukagjin-Malci e Madhe ua merr frymen rregullisht elementi katolik, keshtu qe vetem ne Shqiperi te mesme mund te kete sukses islami (pjesa verilindore ka qene gjithnje anonime, duke i lene çdo lidership katolikeve).

    Shqiperia e mesme, duke filluar qe nga shek 19, te vetmen here qe i ka rrembyer armet ka qene nen parrullen ‘Dum Baben’, asnjehere me pare, qofte me pashalleqet, qofte me kryengritjet e Tanzimatit, me Lidhjen e Prizrenit,qofte me çetat e kaçakeve apo me tej Luften e Vlores, Luften kunder italianit (hiq nje bab Myslym me 40 hajdute ose si e cileson Abas Ermenji, ‘bandit’ ) e gjermanit.

    Pra, kemi te bejme me nje zone tradicionalisht problematike dhe si po duken bathet, sa ra komunizmi rifilloi me traditen problematike.

    Nuk eshte e veshtire te shquash islamin si burim i problematikes, qofte si problematike aktive ne rastin e dumbabizmit te 1914, qofte si problematike pasive duke mos marre pjese ne konfliktet e shqiptareve me pushtuesit.

    Ngjajne si dy pika uji me shqiptaret e maqedonise, persa i perket rolit brenda shqiptarise.

    Mesa duket s’kane mjaftuar 91 vjet te Tiranes si kryeqytet per tu hequr perqasjen negative ndaj puneve te shqiptarise.

    Ndersa persa u perket zerave per rishikim te historise, meqe ne nuk u kerkojme gje turqve as ata s’kane pse te na kerkojne gje.
    Nese duan per hir te miqesise shqiptaro-turke, atehere te na e tregojne kete miqesi se pari duke kerkuar falje per ate 500 vjeçarin, duke paguar demshperblimet per ate 500 vjeçarin, pastaj pasi te kene kryer keto veprime , ne shqiptaret mund te pranojme korrektesen politike.

    Ose e thene me shkoqur, meqe jane te interesuar, meqe falas vetem nje popull pa diplomate jep (popull pa diplomate=popull budalla), atehere te fillojne e te bejne ofertat, se çfare ofrojne ata ne kembim te korrekteses sone politike ne edukimin e brezave te rinj.

    Me jep, te jap, i thone kesaj pune, budallenj sot nuk gjen, dmth jo se nuk gjen fare, po atje lart teorikisht nuk ka gjasa te gjesh.

    Nese turku synon qe te mos paguaje gje, asnje gje s’ka per te marre, nga Shqiperia jo se jo, por as nga Kosova qe e ka historine pothuaj nje kopje te asaj te Shqiperise.

    Mund te dale ndonje profesor me gjysher myslymane a ndonje intelektual me gjysher myslymane, do hedhe ca llafe qe do bien rregullisht ne vesh te shurdher dhe aq.

    Kostoja e korrekteses politike ndaj Turqise eshte teper e larte ne prizmin identitar, per nje levizje te tille duhen pagesa te shijshme, si ta zeme mbeshtetje ne Bashkimin Kombetar, gatishmeri ne nje lufte te mundshme me Greqine e mbeshtetja per marrjen e Camerise, Kosturit e Follorines si dhe padyshim te natyres ekonomike e ushtarake.

    Si i thone po nuk i pranoi, nuk na u prish gjiza, nuk jemi ne qe po kerkojme, jane ata, ne veme kushtet per kerkesen e tyre.

    Po falas fare ?! Jo nuk gjenden aq shume budallenj ne Shqiperi, s’jemi ne kohen e Haxhi Qamilit.

    1. Nje permbledhje pak a shume e sakte, kjo. Qe e pershendes.
      Per zonen verilindore, meqe e njoh ca me teper, mund te them se kjo zone ka qene dhe eshte me te vertete jashte rrymave fetare, nuk ka krijuar nje identitet fetar siç mund ta kene ortodokset e jugut apo katoliket e veriut. Ne verilindje, ka nje lidhje te forte, shume te forte me Kosoven, dhe duke qene se kjo e fundit ka qene vazhdimisht nen sundimin serb, ka bere qe ne keto vise te verilindjes t’i meshohet shume perbereses antiserbe, pa kurrfare ngjyrese fetare.
      Po te shtojme ketu se disa vise qe sot gjenden ne Kosove, kane qene historikisht te ngjitura me zonat e mbetura ne Shqiperi, si psh Luma qe e ka rrenjen ne Kukes dhe qe vazhdon deri ne kufirin mes Zhurit dhe Vlashnjes ne Kosove, apo Gora qe perfshinte asokohe dhe fshatrat gorane te Kosoves, atehere del e qarte se ndjenja antiserbe, identiteti antiserb ka mbizoteruar identitetin fetar. Duke shtuar ketu se ka mjaft raste ne keto vise ku mbiemrat jane tipike katolike (Marku, Deda, etj) dhe emrat myslimane. Ka qene thjesht e pamundur qe kjo zone te nenshtrohej ndaj nje forme apo tjeter.

      Gjithashtu, ne kete ndjenje antiserbe qe perben dhe vektorin me te fuqishem ne kete zone, nje si lloj filli perçues, kane te bejne edhe masakrat e ushtrise serbe qe kane bere ne kete zone gjate terheqjes se tyre ne Luften e Pare boterore. Shkurt, verilindja shqiptare paraqet pothuaj te njejtat simptoma me viset e Kosoves, ku feja ska qene asnjehere mobilizuese ne luften e saj kunder Serbise.

      Te gjitha ringjalljet e sotme fetare, jane drejtperdrejt rrjedhoje e nje shkollimi falas ne vendet e Lindjes te disa tipave nga Kosova, Maqedonia, Shqiperia e Mesme, e Jugut ! dhe e veriut, por qe gjithsesi mbeten margjinale. Jo se duhet mohuar rrezikshmeria e kesaj, por numerikisht ngelen tejet ne pakice. Gjithashtu, derdhja lume e parave nga vendet e Lindjes se Mesme, ka bere qe pothuaj ne te gjitha trojet shqiptare eshte leshuar njefare helmi antisemit, antikristian dhe antifigurash shqiptare (dy vargjet e Pashko Vases apo Vaso Pashes jane tmerr per keta tipa). Ky helm nuk duhet anashkaluar, edhe pse nuk ka zene apo hedhur rrenje ne masen e gjere. Perballe kesaj ringjalljeje, nuk ka tjeter vetem nje rruge : mbeshtetja pa rezerva e laicitetit te vendit, shtyrja apo shtytja e sferes fetare ne lemin vetjak, dhe mosleshimi pe perpara asnje kerkese te ketyre grupimeve. Perballe Shqiperise, perballe qytetarise dhe bashkejeteses se te gjitheve, nuk ka asnje kompromis me kedoqofte.
      Shqiperia nuk e ka luksin te kthehet ne nje Liban apo ne nje Belfast, do te ishte shkaterrimtare per ne. Ne duhet te frymezohemi dhe t’i mbartim me vete ngado fjalet e famshme te nje serbomadhi, Vuk Karaxhiç qe ka jetuar diku ne kapercyellin e shekujve 18-19 :

      “Shqiptarët na sjellin një shembull ende më të afërt dhe të përshtatshëm se Hungarezët dhe Gjermanët ; ka ndër ta të besimit romak (madje ka mundësi të ketë dhe të besimit grek), e megjithatë të gjithë i thonë vetes “Arnauti” ; nëse urrehen ca mes tyre, kjo nuk i pengon që, përballë popujve të tjerë, të jetojnë si vëllezër që do të ishin të të njëjtit besim. CILIDO PREJ TYRE, I BESIMIT TURK, DO TE VRISTE DHJETE TURQ TE VERTETE PER NJE SHQIPTAR TE BESIMIT ROMAK, ASHTU SI NJE SHQIPTAR I BESIMIT ROMAK DO TE VRISTE DHJETE ITALIANE PER NJE SHQIPTAR TE BESIMIT TURK.”

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: