TABU DHE LEGJITIMIM

Çfarë qëndrimi të mbajmë me ekstremistët e penës si Kastriot Myftaraj (tash e tutje KM), të cilët me vetëdije rreshtohen në skajet e debatit politik, duke u imponuar jo aq me forcën e argumentit sesa me forcën e skandalit?

Për mua KM, para se të jetë gazetar dhe opinionist, është një artist performativ, i cili përfton vëmendjen e publikut jo duke iu apeluar arsyes, por duke marrë në pyetje krejt sistemin e ideve të mirëpranuara dhe që përftojnë indin lidhor të çdo shoqërie – ose të ashtuquajturin common sense.

Si një lloj artisti performativ, KM është pjesë e sistemit meqë, siç do të përpiqem të shtjelloj në vijim, e konfirmon sistemin madje e legjitimon, duke e sfiduar, ose më mirë “sfiduar”.

Do të më thonë: ai ngre krye kundër tabuve – dhe kjo është e vërtetë. Çfarë do të ishte më tabú, sesa shfajësimi i terroristit Breivik dhe i motiveve që frymëzuan masakrën në Norvegji?

KM ka bërë emër në gazetarinë shqiptare të pas 1990-ës, duke e ngarë biçikletën pa duar, ose duke e legjitimuar penën e vet jo me fakte, as me logjikë të hekurt, por vetëm e vetëm nëpërmjet kundërvënies me mainstream-in ose shpërfilljen e asaj forme të censurës që njihet ndryshe si “korrektesë politike.”

Megjithatë, do të gabonim po ta trajtonim si një lloj Giordano Bruno-je, ose rebeli ndaj statu quo-së që herët a vonë do të përfundojë mbi turrën e druve.

Në fakt, sa kohë që tezat, hipotezat dhe interpretimet e tij janë të pambështetura ose spekulative, kjo farë kryengritjeje jo vetëm që nuk e rrezikon korrektesën politike dhe pushtetin e manifestuar nëpërmjet tabuve, por përkundrazi, e legjitimon atë.

Dhe ja pse.

Para së gjithash, duke mbrojtur Breivik-un dhe duke u përpjekur të “shpjegojë” qëllimet e tij nga pozita të pambrojtshme, KM sakaq ia hoqi një barrë të rëndë nga shpina të djathtës konservatore të krishterë dhe ksenofobike, pozicionet teorike dhe ideologjike të së cilës nuk është se janë shumë larg atyre të kryqtarit Brievik.

Kështu, KM vendos me publicistikën të njëjtin raport që kishte vendosur Breivik-u, para pak ditësh, me rendin publik; nëpërmjet aktit të vet zhvendoset aq skajshëm, saqë mentorët e Breivik-ut dhe simpatizantët e tij, edhe mes nesh, e ndiejnë veten papritur si të moderuar.

Dhe ky është funksioni legjitimues i këtij provokimi mirëfilli skenik.

Ndërkohë, të mbajmë para sysh se akti terrorist në Norvegji pati përmasa të tilla, që nuk mbeti njeri pa e marrë vesh dhe pa u tmerruar – veçanërisht nga ekzekutimi metodik i fëmijëve në ishull, ndodhí që gati e nxjerrë nga skenari i një filmi horror.

Një publik që sot tmerrohet, nesër do të fillojë të pyesë dhe pasnesër të marrë në pyetje kontekstin e këtij akti terrori; çka nënkupton edhe marrjen në pyetje të versionit zyrtar të ofruar nga autoritetet.

Pozicionimi i skajshëm i një KM-je, në këtë rast, ia ofron këtij publiku të pështjelluar një mundësi të vyer për t’u identifikuar me qëndrimin zyrtar, ose për të bërë të vetën ideologjinë e cilësdo palë që kërkon ta kufizojë reaksionin e publikut në sferën emotive dhe katartike.

Publiku, tashmë i tmerruar me ngjarjen në Norvegji, lexon KM-në, indinjohet, distancohet prej tij dhe, duke ecur së prapthi si në jerm, bie në prehrin e ngrohtë të propagandës mainstream, e cila ia ka bërë gati gjithçka i duhet, për të “menduar” rreth ngjarjes, shkaqeve dhe pasojave të saj.

Ky është edhe funksioni normalizues i provokimit të KM-së.

Ndërkohë, në krahun e kundërt, ose në krahun e prekur nga provokimi i KM-së, analizat e tij dhe sidomos presupozimet e atyre analizave, vjen dhe koagulohet një valë indinjate e artikuluar në protesta, qëllimi i të cilave është gjithashtu të normalizojnë pozicionin social të një pale e cila, deri dje, mund të ketë qenë e emargjinuar ose e stigmatizuar.

Kjo palë efektin normalizues synon ta arrijë duke iu apeluar publikut; dhe veçanërisht duke kërkuar censurim – të fjalës dhe të personit dhe të mendimit. Kësisoj, një indinjim përndryshe i drejtë dhe i përligjur dhe i mbështetur në fakte, përfundon i përdorur për të forcuar atë kontroll ndaj fjalës së lirë, që është korrektesa politike dhe që, si çdo lloj tjetër censure, mishëron në vetvete vlerat e klasës ose të kastës në pushtet.

Një dukuri si KM-ja, krijesë e teatralitetit, groteskut, efektit shok dhe provokimit të publikut nëpërmjet marrjes gratis në pyetje të tabuve, në të vërtetë ofron pretekstin e shumëpritur për të vepruar ndaj lirisë së fjalës; meqë KM-ja vetë, si dukuri margjinale, gjithnjë do të gjejë mënyra për ta rikrijuar vetveten, në raport me censurat e reja.

Nuk ka dyshim se statu quo-në do ta sfidojnë, para sa gjithash, antikonformistët; vetëm se antikonformistë që përftohen si të tillë thjesht duke iu kundërvënë tabuve nuk përfaqësojnë kurrfarë rreziku për statu quo-në. Përkundrazi, janë pjesë e saj dhe funksionojnë, para së gjithash, si virus për të paralizuar impulset e mirëfillta për ndryshim.

Nuk ka komente

  1. Me premesën që as nuk e njoh KM dhe as e kam lexuar se ç’ka shkruajtur, por nisur nga ç’lexoj në artikull, do thoja që: “fjalori provokues” i ndonjë antitabu-isti mund edhe të mos jetë i asaj shkalle që të përndiqet nga ligji (eviva ‘liria e fjalës’!), por në mos ligji, shoqëria dhe sidomos opinioni i shëndoshë intelektual nuk mund të pranojnë “provokime” të tilla… tabu mund të jenë akoma virgjëria, familja (inçesti), t’ja fusësh pordhës në publik etj etj, dhe KM nuk mund të pranohet si antikonformist vetëm sepse i kundërvihet VETËM një tabuje (të bashkshoqëruar me futjapordhëskotnasikoti), por duhet izoluar dhe mbajtur nën kontroll; është shumë kollaj që ndonjë i ekzaltuar të kalojë nga fjalët në vepra, duke u frymëzuar nga teoricienë të tillë të antikonformizmit… dhe kjo, më shumë se një hap më tepër drejt emancipimit, do përbënte rrezik për shoqërinë.
    Çfarë, duhet të presim që edhe KM të plotësojë 1500faqe me fjalët e tij (si biondushi sykaltër norvegjez) që të fillojmë ta marrim seriozisht?!

  2. druaj se KM nuk eshte me person, por fenomen ose me sakte paraqitja publike e nje fenomeni. Ne Shqiperi dhe kosove jemi vazhdimisht nen efektin e nje propagande antiislame qe ne rastin me korrekt politikisht, ka shpikur te ashtequajturin ” Islami shqiptar” qe duhet te jete i ndryshem konceptualisht nga islami turk, arab apo indonezian, vazhdon me thirrjet per kthim ne fene e te pareve e cila eshte ajo katolike ( me sa di une ne shqiperine mesjetare katolicizmi kishte pak a shume te njejten harte qe ka dhe sot, pra kemi qene kryesisht ortodokse, por kjo s”ka pike rendesie), dhe vazhdon ne ekstrem me propagandiste te tipit KM, faqe interneti te tipit ” zemra shqiptare” etj.
    Sigurisht qe kushdo mund te me beje thirrje per t’u konvertuar ne nje fe tjeter, por thirrja per genocid mendoj se eshte dicka me te cilen duhen te merren institucionet.
    Para disa vitesh, nje person i quajtur Artan Kristo, per te cilin mund te kem ndnj rezerve, beri ne internet disa komente per ate se c’eshte xhihadi. Pavaresisht se ne to nuk kishte asnje nxitje ( mendimi im), ai u denua par nxitje terrorizmi.
    Nga ana tjeter KM&co, bejne qetesisht thirrje per genocid ndaj muslimaneve shqiptare, dhe nuk u hyn asnje gjemb ligjor ne kembe. Ky lloj standarti i dyfishte nga ekstremistet, mund te interpretohet si ” qeveria eshte me ne ” dhe e ben situaten pak te turbullt.

    1. KM&co, bejne qetesisht thirrje per genocid ndaj muslimaneve shqiptare, dhe nuk u hyn asnje gjemb ligjor ne kembe

      KM ka bere ca kohe burg ne Tirane per ‘nxitje te urrejtjes fetare’. Maks Velo (qe besoj se hyn nga ata &Co) nuk ka bere ndonje burg.

  3. KM-ja kunder tabuve? Cilave tabu ne shoqerine shqiptare ju kundervu KM? Islami dhe muslimanet nuk perbejne ndonje tabu ne Shqiperi, sulmohen e diskriminohen sistematikisht. Justifikimi i nje krimi, qofte ky krim politik/ideologjik/fetar ose edhe cmenduri e personit, nuk eshte ndonje kundervenie ndaj tabuve. Cdo shoqeri e ka te kriminalizuar vrasjen ne menyre qe te ruaje njerezit e saj.

    KM-ne nuk e merr njeri seriozisht ne Shqiperi, pervec rasteve si Masakra ne Norvegji. Ky ishte argetues dhe shkaktonte te qeshura kur fliste per kriptohebrejte, per homoseksualet, origjinen e njerezve, baballaret e vertete te personave publike qe publiku i gjere nuk i dinte, homoseksualet ne politike (iku tabuja), teorite konspirative qe i tregonte me aq pathos dhe qe Elita po bente namin ne Shqiperi.

    KM-ja ka filluar te ju pelqeje se fundmi ca personave qe urrejtjen e paragjykimet qe kane per nje komunitet te caktuar ne Shqiperi dhe qe i kane shprehur vite me rradhe, pasi i ben te duken te moderuar ne krahasim me Myftarajn.

  4. reagimi ndaj KM i forumit Ezani i Nalte nuk ishte thirrje per censure por per vemendje ndaj retorikes se urrejtjes qe po perhap KM e tipa si ai ne Shqiperi. Tezat e KM nuk jane shume larg nga Breivik, KM ka parashikuar qe ne 2089, ne pervjetorin e 1389, Shqiperia te spastrohet nga shqiptaret myslimane, e shqiptaret e krishtere te bashkohen me Serbine ne nje shtet te perbashket te krishtere. Pra si mos te frikesohen besimtaret myslimane shqiptare e te ndihen te kercenuar nga nje gjuhe e tille… a s’eshte kjo gjuhe thirrje indirekte per dhune ndaj shqitpareve myslimane???

  5. Ne nje shkrim tjeter pata bere nje pyetje rreth disa thenjeve te Kuranit dhe veprave te Profetit dhe me te drejte Xhaxhai mu pergjigj se do te ishte me mire sikur ato pyetje ti lihen forumeve te besimtareve ti shtjellojne. Dhe vertet nuk u mora me ate teme. Tani ketu ve nje trend teper te cuditshem nga ana e komentuesve dhe madje do te thoja teper hipokrit, sepse jo vetem tipa si Olsi Jazexhiu shkruajne me mijera palaclleqe dhe peshtyjne helm cdo dite ndaj cdo komuniteti tjeter fetar por deri edhe edhe libri qe shume ketu mund ta mbajne si te shejte dhe fjala e zotit e ben nje gje te tille ne shume ajete.

    Islami ka probleme qe dihen por radhe flitet per to, dhe nje njeri qe sot do te kishte perfundar ne burg konsiderohet si i derguari i zotit ne toke. Kjo eshte e gjitha popull po ende disave ju ka mbetur ora te ‘’everybody is out to get you’’ . Islami etikisht ka deshtuar.

    Qe ti sqarojme gjerat njerez, ketu nuk ka revansh e as budallalleqe te tipit te ‘’kthim ne fene e te pareve’’. Nese ka propagande anti-islame dhe kritike ndaj ti eshte sepse Islami eshte per ty krituar dhe propaganduar kundra tij. Tani besimtaret ose jetojne ne mohim ose vertet I kane aq tru sa mos te ndjekin udhezimet e nje shpellari qe shetiste me kal ne ajer deri ne Jerusalem, qe vriste e priste njerez ne emer te zotit, kishte me shume se 14 gra e dashnore, nje nder to nje femi nente vjec, lejonte ushtaret e tij te perdhunonte gjith femrat qe ishin kapur rob nder lufterat qe ne te shumten e rasteve I fillonte vete, qe flsite me Gabrielin i cili i pershperiste ne vesh gjithcfare rrjeshtash qe i vinin pershtat, ose recitonte vargje te tipit mosbesimtaret jane ” kafshet me te ndyra ” (08:55), qe te vriten jobesimtaret kudo qe t’i gjeni (2:191), qe te mos marrin ata si miq dhe ndihmes (03:28), ti luftoni ata dhe t’i tregoni vulgaritet (9:123), dhe pritni koken e tyre (47:4) e tjera e tjera.

    A nuk ju duken pak ironike gjithe keto vargje, sidomos kur dikush ketu kishte frike se mos nje gjenocid do te ndolle sepse ndoshta njerzit do ti marrin seriozisht psikopatlleqet qe shkruan K.M. Le te shpresojme qe ky tipi mos te na zbrese edhe ndonje liber te shejte dhe te shpallet nji tjeter i derguar i Zotit ne toke, se atehere vertet do kishim probleme. Eeeeeeeeh ironia.

    1. @Nejse: Edhe une e lexova komentin tend te meperparshem por s’para kam qef te bej muhabet librin e Zotit ne pazare komentaresh. Por nese thua qe per ato qe ti quan “probleme te islamit” flitet ralle (mendoj se kete ke dashur te thuash me fjalen “radhe”) do te thote se nuk ke qene ne kete planet keto dekadat e fundit e probablilisht as me pare. Si musliman nuk do merja persiper as te mbroja ato qe ti me te drejte quan palacolleqet e O. Jazexhi se tek e fundit ne forumet ku aderoj i kemi quajtur keto si te tilla publikisht si online e ashtu dhe neper gazeta shume kohe me pare duke meshuar ne ate qe kjo lloj gjuhe eshte e peshtire kur vjen “nga tanet” apo qofte kur vjen “nga te tjeret.” Me duhet per te qene i drejte, megjithese viktime e gjuhes se ketij personit qe ti permend, se ai asnjehere nuk ka bere thirje per deportime te askujt apo nxjerjen e askujt nga shtepia e vet. Ne te kundert, ne forumet online ku shkruan KM, eshte bere thirje per eliminim fizik te tij duke vendosur online dhe kontaktin e tij te telefonit. Ne vendin ku jetoj une per keto pune te ze ligji. Por meqe jam nje prej atyre qe mbajne si te shenjte ate librin te cilit ti i referohesh, po shtoj ketu kaq gje:

      Gjykimi per triumfin apo deshtimin etik te Islamit eshte aty ku dallohet njeriu qe beson nga ai qe nuk beson, duke lene vend dhe per ata qe nuk besojne por kane nje mendim me te nuancuar si dhe ata qe besojne pa humbur sensin kritik ndaj tradites se tyre. Jetoj rehat ne kete dallim gjykimesh duke qene se ne librin tim te shenjte lexoj qe ka qene vullneti i Zotit qe te kete gjindje qe beson e gjindje qe nuk beson apo njerez qe u gjindet rehat zemra ne fe te tjera. Por mos te te genjej mendja se ajo qe beson te jep staturen per ti folur “popullit” nga podiumi as mos bej gabimin te mendosh se sensi jot i “normalitetit” sipas te cilit gjykon “divijancen” ne baze te asaj qe eshte “sot” ne kontrast me ate qe vjen nga “dje” dikton kriteret e vlerave, se ky eshte sifati i fondamentalisteve.

      Se fundmi, duke i kerkuar ndjese bashkefetareve te mi per kete perdorim te vargjeve te librit te shenjte ketu, dhe me lejen e te zotit te shtepise, do te te sugjeroja qe per hir te te qenit te drejte, meso qe citimi behet sic eshte per tu bere, e qe nje liber i shenjte lexohet ne teresine e vet nese qellimi eshte per tu kuptuar kumtet e tij, jo per te besuar ne te, se ajo nuk eshte ne doren tende. Pra, si shembull, i shumeperfoluri “varg i shpates” – sic quhet vargu 2:191 qe ke sjell ketu paraprihet nga nje varg tjeter qe mund te te kete shpetuar ne lexim, vargu 2:190 qe thote ( ne perkthimin shqip te Sherif Ahmetit) “190. Dhe luftoni në rrugën e All-llahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftë )”

      Vargje qe mund te shkeputen nga bistaqet ku mbartin ne teresi kuptimin e tyre mund te gjinden ne te gjitha librat e shenjte te te gjitha traditave sepse lufta ashtu si paqja jane pjese e jetes. Vemendja ndaj Islamit nuk vjen nga prezenca e varjeve te tilla qe gjenden dhe ne tradita te tjera, por nga nje klime boterore politike qe ka pak te bej me kuptimin e etikave fetare.

      Kesisoj, nuk ka as hipokrizi e as ironi pervec perpjekjesh te pajustifikueshme moralisht – per mendimin tim – per te relativizuar apo per ta normalizuar felliqesine e nje retorike urrejtjeje qe drejtohet ekskluzivisht kundra nje bashkesie ne nje menyre qe do ishte totalisht e papranueshme qe te behej me cfaredolloj bashkesie tjeter fetare ne Shqiperi. Realizimi dhe te kuptuarit e kesaj nuk ka pike lidhjeje me ndonje “mbetje ore mbrapa” se keto pune nuk maten me llogjike orash dixhitale.

    2. “Tani besimtaret ose jetojne ne mohim ose vertet I kane aq tru sa mos te ndjekin udhezimet e nje shpellari qe shetiste me kal ne ajer deri ne Jerusalem…”

      Jane zemrat e ‘buta’ te cilat e kane veshtire te besojne se Zoti nuk mund te vrase femijet e pare te Egjyptianve, te urdheroje pushtimin e tokes se Kananit apo te kerkoje sakrifica njerezore. Ky Zot i cili na ‘ofendon’ idealet dhe meshiren e botes moderne e na ben me turp (te pakten monoteistet). Me kaq, kritike si puna jote e mbyllin librin e shenjte dhe shpenzojne pjesen e ngelur te diteve te tyre duke mohuar kategorikisht fene (e organizuar).
      E pra, sa per nje mesim te vogel ne epistemologji historike, perdorimi i moralit te sotem per te denuar ata te se shkuares eshte vesi i ‘prezentisteve’, nje eufemizem i historianeve per ata qe e kane imagjinaten e sfiduar (ang. Imaginatively challenged).

  6. Tipa si KM dhe OJ bejne pjese ne ate hapesiren e spetaklit. Ndoshta keta besojne me te verte cfare thone, ose luajne me rolin qe u ka caktuar establishment-i.

    Ne rastin e pare eshte e drejta e tyre, porqe publikohen dhe ftohen neper emisione televizive, eshte per spektakel dhe mbeshtet tezen e Xhaxhait.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin