Në korrik të vitit 1990, të rinjtë e futur në oborret e ambasadave perëndimore në Tiranë brohorisnin “Liri – Demokraci”.
Pak muaj më vonë, lëvizja e dhjetorit u shoqërua me parullën “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.
Askush nuk dyshonte se kolapsi i diktaturës në Shqipëri dhe fundi i regjimit totalitar do të shënjonin edhe orientimin e vendit ndaj një modeli të ri politik, konstitucional dhe social – atij të shoqërive perëndimore.
Që nga ajo kohë, shoqëria dhe shteti shqiptar kanë kërkuar jo vetëm t’i shërbehen “lirisë” dhe “demokracisë”, por edhe t’i afrohen këtij modeli duke përshtatur ose kopjuar ligjet, rregulloret, praktikat administrative dhe institucionet e vendeve perëndimore.
E njëjta gjë ka ndodhur pak a shumë në të gjitha vendet ish-komuniste të Lindjes, pas ndërrimit të epokave.
Sot e kemi të qartë se shumë nga problemet dhe plagët e hapura dhe të qelbëzuara në shoqërinë shqiptare lidhen drejtpërdrejt me mospërputhjet ose mospërkimet midis modelit që kemi zgjedhur dhe karakteristikave të shoqërisë dhe të kulturës shqiptare – duke përfshirë këtu edhe traditën politike dhe ekonomike.
Në një varg shkrimesh, entuziazmin me të cilin i kopjuam – në mënyrë selektive – disa nga praktikat më të skajshme të Perëndimit, e kam quajtur formë të kultit të kargove.
Tani, edhe ata që e pranojnë këtë mënyrë të shtrimit të problemit, priren që zgjidhjen ta kërkojnë, ose të paktën ta dëshirojnë te modernizimi.
Mbizotëron një mendim, sidomos në shoqërinë civile dhe në opinionistët e mediave, se mospërkimet mes nesh dhe modelit perëndimor (kapitalist) i detyrohen, në thelb, prapambetjes sonë së gjithanshme; që këtej edhe zgjidhja kërkohet te progresi, ecja përpara, emancipimi social dhe institucional, etj.
Mirëpo kjo është vetëm një mënyrë e të vështruarit të punëve; legjitime, por jo e vetmja.
Nuk është e thënë që Shqipëria të jetë doemos një version i prapambetur i një vendi perëndimor kapitalist, përkundrazi.
Fakti që reformat, e imponuara nga lart, u zbatuan në Shqipëri pa kurrfarë rezistence institucionale ose të ardhur nga ndonjë inerci e traditës, lë të kuptohet se, në disa nga zhvillimet më tipike, Shqipëria e sotme mund të mos jetë aspak version i prapambetur i Perëndimit, por përkundrazi, version eksperimental, i patestuar gjetiu.
Nëse reformat, p.sh. privatizimin ose liberalizimin e tregut ose shitjen e aseteve ose kthimin e pronave dhe shumë të tjera si këto, i konsiderojmë të ngjashme me viruse të cilat na i ngjiti Perëndimi, atëherë ka mundësi, ka shumë mundësi, që këto viruse në truallin shqiptar të kenë pësuar mutacione të panjohura.
Ideja që çfarë po ndodh në Shqipëri sot është e tillë, që po e kap Perëndimin të papërgatitur, është shqetësuese në vetvete; dhe veçanërisht shqetësuese për të gjithë ata që, optimistë pa e ditur as vetë, kanë kujtuar gjithnjë se zgjidhjet ekzistojnë, por mungon vullneti i mirë i njerëzve në krye.
Në vitin 1998, ndoqa në një bisedë për Shqipërinë më duket në NYU ose në New School, ku njëri prej profesorëve të pranishëm, një ekonomist me sa mbaj mend, tha si me shaka se, çfarë kish ndodhur në Shqipëri në 1997-ën ishte manifestimi i parë eksplicit i një historie në thelb post-moderne, ku në krye të revoltës e të revolucionit ishin vënë jo proletarët (si në 1917 në Rusi), as studentët (si në 1968 në Paris), por investuesit e mashtruar.
Atë shaka e pata harruar sakaq; por më është kujtuar tani, kur shoh sa e pazonja tregohet Europa, përballë krizës politike të tanishme në Shqipëri; dhe jo ngaqë i mungon dëshira. Përkundrazi.
Europës i mungojnë mjetet dhe rutinat e nevojshme për ta kuptuar Shqipërinë. I mungojnë, si të thuash, reagentët.
Mjekët nuk e njohin më virusin që dikur e lëshuan vetë në mëhallat e botës; njëlloj si në skenarët e filmave apokaliptikë, e keqja mund të ketë dalë prej laboratorëve top secret dhe të ketë ndërruar pastaj lëkurë, në arrati e sipër.
Në Shqipëri (dhe në Kosovë), Perëndimi nuk arrin dot të përvijojë, bie fjala, një zgjidhje, sado kompromisi, sado taktike, sado të pjesshme, për kapjen e shtetit nga krimi i organizuar.
Çuditërisht, skenari i ngjan disa zhvillimeve politike në Italinë fqinje, e cila gjithashtu është njohur si laborator i politikës së keqe, anembanë Perëndimit. Dje martesa e pushtetit politik me mediat (Berlusconi) dhe shoqëritë sekrete (P2), sot manifestimi i pushtetit politik në trajtat e kundërvënies ndonjëherë ekstreme midis ekzekutivit dhe gjyqësorit.
Megjithatë, Italia ka traditën kulturore, forcën ekonomike, etikën kristiane, dhe mbi të gjitha, imunitetin politik ndaj krizës politike, meqë është mësuar të bashkëjetojë me të që prej Pasluftës. Italia sikur ka një përmasë rezervë në shoqërinë civile, që ia siguron një farë thellësie strategjike.
Shqipërisë i mungojnë të gjitha këto. Shqipëria ka veç kafenetë, ku traumat e ditës zbuten duke u ritreguar në një formë psikanalize spontane, deri në atë shkallë sa ta humbasin kuptimin e të kërkojnë interpretim si ëndrrat.
Në Itali, gjithnjë mbahet gjallë shpresa se prej krizës së sotme mund të dilet thjesht duke u kthyer, bie fjala, në kohën e qeverive Prodi ose Ciampi; ose duke hedhur një hap prapa. Në Shqipëri një hap prapa do të thotë të rrokullisesh në humnerën e 1997-ës, me gjithë ngushëllimin akademik që do të vinte nga NYU-ja.
Po t’i dëgjosh të huajt, ata me vullnet të mirë të paktën, këshillat e tyre orientohen zakonisht drejt modernizimit si metodë zgjidhjeje; jo aq sepse na konsiderojnë të prapambetur (edhe pse na konsiderojnë, edhe pse jemi), por sepse shpresojnë se do të jenë në gjendje të kontrollojnë dhe të kuptojnë një vend që po modernizohet.
Shpresë utopike. Në disa pika, Shqipëria ka dalë tashmë në pararojë të zhvillimeve post-perëndimore; sidomos sa i përket raporteve të politikës dhe të qytetarëve vetë me shtetin ligjor, por edhe në fusha të tjera, p.sh. në ekonomi; ose edhe në kulturë – si vendi i vetëm në Europë, ma merr mendja, që praktikisht i ka mbyllur kinematë dhe stadiumet e veta, sepse nuk i duhen më.
Sa i përket ligjërimit publik, në Shqipëri e vërteta publike as ekziston as respektohet më; gënjeshtra ditën për diell jo vetëm tolerohet lirisht, por edhe është braktisur tashmë, si tepër “artistike” dhe e demoduar (intelektuale), në favor të bullshit-it, i cili ka edhe një traditë të pasur ku të mbështetet.
Këtë patologji të fjalës, në Perëndim, e gjen kryesisht në lëmin e reklamës komerciale dhe të komunikimit të hiper-mass-mediatizuar; por në fusha të tjera ai ndesh ende në një farë qëndrese, kryesisht për shkak të vlerave etike të rrënjosura në individë, në komunitete dhe në institucione të caktuara të shoqërisë civile.
Në një kohë që think tanks në vende të mëdha, si ShBA, ende vrasin mendjen si t’ua përshtatin ekonominë rrethanave të reja të shekullit XXI, krizës së tregjeve financiare dhe sidomos konkurrencës tregtare me ekonomitë e vendeve të tilla si Kina dhe India, Shqipëria është ndoshta vendi i parë në botë që u është shmangur krizave duke hequr dorë krejt nga prodhimi, në kuptimin klasik të fjalës.
Shembuj mund të sillen pa fund; sidomos po të mbajmë parasysh se kopjimi frenetik i praktikave dhe i këshillave perëndimore, në fillim të viteve 1990, rezulton tani të jetë bërë në mënyrë pak a shumë të hareshme (p.sh. ne e sajuam pronën private post-komuniste nga hiçi). Kult i kargove, vërtet, por me bishtin nga prapa.
Mbaj mend që në 1989, në Tiranë, qarkullonte një anekdotë, pas gjase apokrife, sipas së cilës Thatcher-i paskësh thënë diku që Shqipërinë të mos e prekim, por ta ruajmë kështu siç është, tale quale, si theme park të stalinizmit doktrinar në mes të Europës. Pak më shumë se njëzet vjet kanë kaluar që atëherë – por mundësia që Shqipëria të jetë shndërruar, nga park i konservimit të monstrave totalitare dhe i maktheve të Perëndimit, në një laborator ku testohen politikat e së ardhmes nuk është për t’u përjashtuar.
Zgjidhja, nëse gjendet, do të vijë vetëm nga Tirana. Barin çudibërës do ta shpikë vetë i sëmuri.
Eshte zor te dallosh se ku ironia alternohet me analizen ne fjalet e Xhaxhait, por ato ngjajne me skriptin e nje filimi. Ne natyren e zhanrave te ” The day after”, etj, etj. Por e vecanta eshte se ketu kemi te bejme me nje realitet ekzistues, pavaresisht se si pershkruhet.
Qe Shqiperia kishte o nje gjendje post ose nje gjendje para dickaje, post moderne, post kapitale, para legale, para industrioale, para shteterore me ka ardhur nder mend qe kur filloi kriza financiare ne Europe, para gati dy vjetesh.
Specialistet diskutonin nese problemet e Europes ishin te manaxhueshme dot nga Brukseli, apo nese do duhej edhe ndihma e FMI. Permendesh se pavaresisht nga kembengulja franko-gjermane se ky ishte nje problem vecse europian, fare kollaj i manaxhueshem prej tyre, ne fakt thuajse te gjitha vendet e Europes qendrore dhe Ballkanit, kishin zene radhe e qumeshit qe ne 4 te mengjesit tek dera e FMI per te marre kredite e nevojshme per mbijetesen e shteteve perkatese. Lista ishte e gjate: Hungaria, Rumania, Serbia, Maqedonia etj ejt. Te gjithe me shishet ne dore, per milardat e dollareve. Nga ana tjeter e gardhit, tek lopet e kooperatives se Brukselit ishin hallexhinjte e tjere, me Greqi, Spanje, e te gjithe PIIGS-at e tjere. Edhe ata me shishe ne dore.
Per cudi Shqiperia s`ishte asgjekundi. Ne asnje nga ato radhat.
Jo vetem qe s`pati nevoje per borxhe per te siguruar funksionimin e shteti, por parametrat ekonomik te saj pervecse i resistuan krizes me mire se shume e shume vende te tjera, vite drite para saj ne treguese ekonomiko-social, ato qene ne gjendje te absorbonin cdo luhatje ekonomike pa ato rapturat sociale qe u be nje vit qe i shohim perdite ne ekran.
Pergjigjen s`e kam gjetur akoma se pse ndodhi keshtu, por do spekuluar se nje nga arsyet eshte mosmbeshtetja ose mosbesimi i plote i qytetarit shqiptar tek shteti i vet.
Ne ndihme te ketij argumenti mund te sjell edhe nje fakt tjeter
Une kam njerez te aferm qe jetojne ne Athine. Simbas tyre gjendja atje eshte si mos me keq, dhe pritet te behet edhe ca me e veshtire. Rrogat qe shkurtohen, taksat qe rriten, njerez qe humbin vendet e punes, moshat e vjetra qe kane veshtiresi per te mbyllur muajin…
“Nga te gjithe qe shohim, me kollaj duket se po e kalojne shqiptaret” – ishte konkluzioni.
– Po pse?
-Po se jemi mesuar me pak dhe me te keq. Reflekset jane akoma ne mendje. Sa e shohin qe gjerat fillojne e shkojne teposhte, e shtrengojme doren dhe ia dalim edhe me pak…
Por meqe ishim tek Thatcher, nje nga maximat e veta, tashme proverbiale ( dhe profetike, do shtuar) eshte ajo mbi socialistet:
…”(S)ocialists always run out of other people’s money…”
Europa nuk e di se cfare e pret.
Ne e dime… and here is the beauty. 🙂
Me vjen ndermend Fukujama dhe fundi i historise.
Sipas tij demokracia liberale eshte fundi i historise, jo se s’do kete kriza ekonomike e politike, por se asnje nga keto nuk do beje me te vlefshme ndonje model tjeter qeverisjeje, pra nuk ka alternative.
Demokracite e konsoliduara liberale kane frike nga krizat ekonomike e politike, duan te dine pasojat, si te kapercehen, duan te dine me pak fjale se cilat eksperienca jane te mundshme nese ndermerret nje politike apo tjetra, sa ndikojne krizat e reja ne formulimin e alternativave te mundshme ndaj demokracise liberale etj.
Per firmat piramidale qarkullonte dhe qarkullon ende sot teoria se studente ose studiues te Harvardit donin te dinin pasojat e skemave piramidale gjitheperfshireve.
Firmat piramidale njiheshin mire (skemat Ponzi), por asnjehere nuk kishin qene gjitheperfshirese.
FMN-ja jone e dashur asnjehere nuk beri ndonje fushate sensibilizmi kunder Piramidave,aq me pak si perparesi te angazhimit te saj ne Shqiperi, as Europa e as ai tipi i rruges se Elbasanit.
Megjithate piramidat njiheshin mjaft mire ne Perendim dhe prej kohesh.
Si shpjegohet kjo heshtje ?
Ndersa sot s’ka ngelur institucion nderkombetar pa na keshilluar mbajtjen ulet te borxhit te brendshem, ne nje kohe qe populli s’ja ka idene se ç’eshte dhe as i kercet fare per borxhin publik ( e shqeteson fjala borxh, hua, meqe ne kulturen tone, borxh e hua jane te keqe te domosdoshme ), asokohe kur rreziku ishte tek dera nuk mbaj mend ndonje fushate sensibilizimi.
Brenda teorise se demokracise liberale si forma finale e qeverisjes, qe mbyll historine, qe nuk mund te ndryshohet perjetesisht, natyrisht qe eksperimentimet ne drejtim te krizave ekonomike e politike jane te domosdoshme.
Tashmë jemi të gjithë të vetdijshëm, që edhe demokracia më e keqe është më e mirë se diktatura më e mirë… por dreqi ta hajë, akoma s’po marrim vesh se kush është demokracia e mirë… gjithandej nga të hedhësh sytë, veç modele jo dhe aq të mira shohim.
Po a e kemi te drejten te jemi te sigurte se ka demokraci? Qofte edhe te keqe?
Demokracia eshte sistemi i vetem ku parimet nuk mund te zbatohen plotesisht, sepse kane elemente utopike.
Aristokracia mund te shpaloset ne terren sipas vijave parimore, autokracia po ashtu, kurse demokracia s’ka shanse.
Prandaj me demokraci nenkuptohen vetiu elemente te fuqishem aristokratike ne formen oligarkike.
Demokracia me perfaqesim eshte si e puthura me korrespondence, ose si dashuri ne distance ku te dashuruarit takohen 1 here ne 2,3 ose 4 vjet, prandaj edhe demokracia ka nevoje per nje qasje romantiko-platoniane.
Vete Fukujama ne apologjine e tij, binte dakort me rrymen qe thote se pa elementin irracional te besimit nuk mund te kete konsolidim te demokracise.
Edhe demokracia ka nevoje per besimtare, sa me shume di per demokracine dmth njeh teorikisht dhe praktikisht proçesin e vendimarrjes aq me shume robi ngre pikepyetjet rreth demokracise dhe rrjedhimisht bie ne pozita pragmatike.
Per Niçen , demokracia eshte marreveshje per pushtet mes aristokrateve dhe plebejve, ku aristokratet i leshojne terren plebejve, u japin forcen e numrit, shumices, por natyrisht kjo nuk do perkonte me po aq force vendimarrese, ku qendron edhe pushteti esencial.
Pak a shume si puna e rolit politik te femres ne shume vende demokratike, Amerika in primis,(po edhe Italia fqinje apo Greqia) meshkujt leshojne terren por kjo nuk perkon perpjestueshmerisht me forcen vendimarrese.
Kuptohet qe demokracia tek ne, ne terma pragmatike, nuk ka si te mos nenkuptoje lufte ndaj parise per te leshuar monopolin vendimarres, nepermjet meritokracise.
Paria jone eshte po aq nepotike sa aristokracite, po aq klientelare sa to, po aq ’emeruese e perzgjedhese’ sa to, po aq mbi ligjin sa to, prandaj eshte nevoja e leshimit te posteve vendimarrese nepermejt meritokracise dhe natyrisht pretendimi i barazise formale para ligjit, duhet te jete imperativ kategorik.
Ka ende shume pune , para se te behemi demokraci e ngjashme me keto te konsoliduarat, ka afate strategjike, instiktivisht e dime te gjithe prandaj edhe i jemi qepur lekizmit, si objektiv taktik.
“akoma s’po marrim vesh se kush është demokracia e mirë… gjithandej nga të hedhësh sytë, veç modele jo dhe aq të mira shohim.”
Po Zvicra referendare, dhe Skandinavët ku futen?
Nuk besoj qe demokracia liberale do te jete fundi i historise boterore, sepse demokracia ne vetevete ka elementet e deformimit te ligjeve ne interes te aristokracise ekonomike , ajo qe ka kontrollin e vertete te shoqerise. Shoqerite jane ballafaquar gjithmone me sfiden e e perhershme ndermjet atyre qe shkojne ne maje sepse i nxit mekanizmi objektiv i konkurences, ose i mbijetës thënë më ndryshe, mbi te cilin bazohet sitemi ekonomik dhe atyre qe quhen shumica popull, te cilet jane numrat e poshtme te listes. Ky mekanizem objektiv i sistemit qe prodhon objektivisht tipin agressive qe lufton gjithmone per te patur sa me shume njekohesisht progreson, por do te sherbejne njekoheshi si shkaterues objektiv i sistemit te tanishem. Sistemi politik bazohet mbi zgjedhjete shumices, pra nga subjektiviteti i te pa pasusreve dhe i palidhur me ligjin objektiv ekonomik baze. Kjo prodhon nje kontradikte te pandalshme qe rritet ne kohe dhe do te vije nje moment, kur pakica kontrolluese ekonomike do te jete ne kulm te kontradiktes me liderin e dale nga vendimi i shumices. Sejcila pale kerkon ti mari sa me shume tjetres me ligj , a pa ligj, dhe si perfundim kur te jete aritur temperature e duhur , do te shperthehet sistemin ku do jetë e cara me te madhe per momentin: o ekonomik, o politik. Mekanizmi i patjes sa me shume eshte problemi. Mekanizmi baze objektiv synon te coje ne nje fitim pa limit kafshen me te zgjuar dhe te forte njerezore. Nese kanalizohet nen intresin e shumices kafahset me te zgjuara, duke e shperndare fitimin e pakices gjithmone e me shume tek shumica, shkohet atje ku ishim: tek socilaizmi. Pra, eshte ky reth vicion idiotik qe ajo qe con perpara dhe zhvillon, mekanizmi i mbijetimit, por eshte njekohesisht dhe shkaktari i shkaterimit, e meta e paeleminueshme, e pakontrollueshme e vete e sistemit, dhe disbalancimi i tij qe ka per pasoje kthimin mbrapa atje ku kishim qene njihere, socializmin.
Mendoj se fundi do te ishte nje sistem politik pasqyre i nje ekonomie me asnje shtrengim nga veprimi i ndonji ligj objektiv konkurence, ose nje i ngjashem me te ne nje te ardhme te larget ekonomike. Por kjo eshte si te thuash qe atomi mund te ekzistoje po ti hiqnim me dhune ngarkesen negative, qe mban ate ne ekzistence. Vetem ne nje rast mendoj mund te ndodhi: zhvillimi shume i larte i tekonolligjise, dalja prej ekzistences të së keqes se domosdoshme konkurences, deri ne mbingopjen e “per te patur sa me shume”, kur co gje do te prodhohej nga makinat me rendimente te tilla qe do te perballonin gjithe kerkesat njerezore materiale ne sasi dhe cilesi per gjithe numrin e popullsise se botes. Pra, gjendja te gjithe pa shtrengim do te sjelle pervec te tjerave, me kohe te bollshme per te qene turiste te kenaqur te perhershem ne udhetimin e tyre te perkohshem ne toke. Mbase ne ate kohe nuk do te ishte e nevojshme per nje kongres e president, sepse puna e tyre teknikisht do te mund te realizohej nga teknollogjia.