Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Politikë / Sociologji

TURP DHE INDIFERENCË

Që votimet lokale në Tiranë dështuan tërësisht dhe bujshëm, nuk ka nevojë të jesh Erion Braçja, për ta kuptuar.

Shteti i Berishës tregoi faqeza, në sy të qytetarëve të vet dhe të botës mbarë, se nuk është në gjendje as të lidhë brekët e veta.

Megjithatë, ende nuk i është dhënë ndonjë përgjigje pyetjes nëse kjo katrahurë, ky débâcle kaq total, i duhen faturuar Berishës dhe etjes së tij për pushtet, apo vetë sistemit demokratik, që është i papërshtatshëm për shoqërinë shqiptare.

Natyrisht, alternativa më lart mund të jetë e rreme; meqë faji mund t’i lihet edhe opozitës së drejtuar nga PS-ja e Ramës.

Kur mendoj për gafat e njëpasnjëshme të institucioneve që duhej të siguronin paanshmërinë e procesit elektoral dhe të numërimit të votave, më kujtohet një thënie e famshme e Joseph Fouché-së, ministër i Policisë i Bonaparte-it, në lidhje me vrasjen e Dukës së Enghien-it:

C’est pire qu’un crime… c’est une faute ! tha Fouché-ja atëbotë. Kjo është më keq se krim… është gabim!

Publiku – e theksoj, publiku – e ka ndjekur këtë farsë me pasionin që gjetiu u rezervohet ndeshjeve të mëdha sportive, futbollit, boksit, kupave europiane ose të botës, olimpiadave.

Nuk ka asgjë politike të mirëfilltë në këtë pasion, por vetëm dëshirë për t’u zbavitur, me të vetmen lojë fati që i bashkon, për pak kohë, të gjithë shqiptarët.

Siç lexoj tani në BalkanWeb, kryetari i PS-së Rama u bëri apel ndërkombëtarëve që “të ndërhyjnë edhe më me forcë për të shpëtuar një proces që rrezikon ta fusë Shqipërinë në qorrsokak.”

Më bën përshtypje kjo vëmendje e përsëritur ndaj faktorit ndërkombëtar; dhe jo vetëm ngaqë unë vetë jam shprehur disa herë kundër përfshirjes kaq këmbëngulëse të ndërkombëtare në kacafytjet politike të Tiranës.

Kam përshtypjen se Ramës nuk i ka mbetur kartë tjetër për të luajtur, veç kësaj ndërkombëtares. Dhe këtë e them sepse, me votën e tanishme, përtej manipulimeve dhe farsës së padurueshme të numërimit, u vërtetua, më shumë se gjithçka tjetër, amoraliteti i votuesit shqiptar.

Qindra mijëra vetë në Tiranë ia dhanë votën e tyre një personi në pozitë të paktën “delikate”, si Basha – lidhjet e tij me vrasjet e 21 janarit mbeten për t’u sqaruar, në një kohë që, nga akuza për shpërdorim fondesh në rrugën “e kombit” u lirua vetëm për teknikalitete (skadim afatesh, ose diçka e ngjashme).

Jam gati t’ia jap të plotë prezumimin e pafajësisë, por më duket skandal që Tirana t’ia japë qoftë edhe gjysmën e votës së vet ministrit të Brendshëm të 21 janarit.

Nuk është vetëm Basha. Në skenën e teatrit politik qarkullojnë figura shumë të diskredituara, si Meta dhe Mediu; madje Meta mori më shumë vota se në 2009-ën, megjithë akuzat për korrupsion, nga të cilat nuk është çliruar ende. Sa qindra mijë ishin ato “zemrat” që rrihnin për LSI-në?

T’ia njohim edhe atij patjetër pafajësinë – por kjo nuk përligj votën që mori, as votën e shtuar.

Çfarë i mbetet PS-së dhe Ramës të bëjnë, përballë këtij amoraliteti?

Si rregull, partitë e majta e kanë pasur bazën sociale në lagjet punëtore, në sindikatat e fabrikave të mëdha, në të rinjtë. Kohët e fundit, kësaj baze i janë shtuar edhe të gjithë ata që preokupohen për mjedisin.

Asgjë e tillë nuk ekziston në Shqipëri; dhe unë ende nuk e kam të qartë se cila është baza sociale e PS-së, përtej disa NGO-ve në Tiranë.

Në këto rrethana, nuk më duket se PS-ja mund të bëjë shumë, për të mobilizuar “popullin” kundër vjedhjes së votës; ose më mirë, përtej disa veprimeve sporadike ose televizive.

Nëse fiton PD-ja apo PS-ja, kjo nuk është se ndryshon ndonjë gjë në jetën e qytetarit standard; sipërfaqet e gjelbra njëlloj do t’ia marrin për t’ia shndërruar në kantiere dhe parkingje; frymën njëlloj do t’ia zënë me pallate dhe çimento dhe plehra; komunitetet njëlloj do t’ia shkatërrojnë.

Sa kohë që pushteti, qendror dhe lokal, nuk bën dot gjë për të ndikuar në mënyrë vendimtare në jetët e njerëzve, atëherë këta nuk do të rrezikojnë asgjë, për hir të “demokracisë”, të cilën tashmë e kanë parë se u shërben vetëm klaneve.

U vodh vota? Njëri-tjetrit ia kanë vjedhur, të thotë ai i panjohuri proverbial, në rrugë.

Shto këtu edhe që shteti është punëdhënës i madh në Shqipëri; nuk i kam të dhënat, por me siguri është punëdhënësi kryesor. Një punonjës i zakonshëm i administratës publike sot me siguri nuk arrin dot të artikulojë diferencat në programe politike mes PD-së dhe PS-së, por ama është krejt i sigurt se në rast rotacioni të pushtetit do t’i duhet t’ia lirojë vendin e punës atij “tjetrit”.

Që partitë kryesore politike nuk kanë ndonjë dallim mes tyre në programe, kjo dihej; por edhe ashtu, së paku njerëzit ende mund të bënin dallime sipas profilit moral të liderëve përkatës – kriter i thjeshtë dhe disi i padenjë, por gjithsesi i pranueshëm.

Mirëpo suksesi i tanishëm elektoral i Bashës, Mediut, Metës, zemrave të LSI-së dhe, tërthorazi, edhe i vetë Berishës së 21 janarit, tregon se zgjedhësit nuk po ndjekin më as kritere etike, kur është fjala për vota të rëndësishme në planin politik.

Amoralitetin e tyre e projektojnë edhe tek liderët (jo se këta kanë nevojë, po prapë…).

Me zhvillimet politike që ndodhin aty në mënyrë të njëpasnjëshme, shoqëria shqiptare veç konfirmon se nuk ka lidhje me sistemin politik që ka adoptuar. Metafora që më vjen në mendje është ajo e një teatri ku në skenë luhet një pjesë një një gjuhë të cilën publiku nuk e kupton.

Në këto rrethana, apeli ndaj ndërkombëtarëve për të ndërhyrë në emër të etikës politike dhe respektit për institucionet merr tjetër kuptim; sepse Shqipëria ka këtë sistem politik vetëm e vetëm sepse ia kanë imponuar ndërkombëtarët.

Pa Komente

  1. Për mua faji është katërcipërisht i Berishës dhe i askujt tjetri. Edhe në 2005-ën u bënë zgjedhje dhe kryetari i KQZ i atëhershëm, Celibashi, nuk u soll njëlloj si Ristani i tanishëm. As kjo maskaradë me procesin e zgjedhjeve dhe numërimit, nuk u bë.

    Jo vetëm kaq, por atëherë Nano kryeministër, kishte shumë ingranazhe dhe institucione të cilat nuk kërkonte t’i uzurponte siç po bën tani Berisha. Nuk ishte nënkryetari i PS të atëhershme psh si president, siç është tani Topi. As akuzohej ai si puçist, as kryeprokurori i atëhershëm nuk akuzohej si kurvar bulevardi.

    As vriste shteti qytetarin e vet, madje kjo kur kryeministria sulmohej me tanke dhe gjithfarë armësh të rënda.

    Berisha nuk bën për atë rol ku është vendosur. Është harbut, pa cipë, pa moral, pa përgjegjshmëri dhe sistematikisht shpërblen zullumqarin.

    Mbështetja e Metës nuk është si pasojë e imoralitetit të popullit, është si pasojë e mungesës së drejtësisë në vend. Meta ishte dikush me post para videoskandalit, nuk u dha mesazhi dhe precedenti se ky njeri do dënohej prej sistemit. Ky njeri nuk u dënua, përkundrazi, forcën e vet elektorale, politike dhe financiare, i vendosi në shërbim të kandidatit Basha. Populli e “kapi” mesazhin: Meta nuk ka për tu dënuar, atë që ka me vete ka për ta shpërblyer.

    Në të njëjtën vijë edhe kandidimi i Bashës, pjesëmarrës aktiv në çdo skandal të madh, u shpërblye me mundësinë për t’u bërë kryebashkiak i Tiranës, pra për tu ngritur në pozitë.

    Mesazhi nëpërmjet Berishës ka qënë gjithnjë i qartë: Besniku dhe zullumqari im, shpërblehen, GJITHNJË.

    Kjo ka ngritur plehrat nga fundi i dheut që i puthin dorën don Berishës, për tu shpërblyer më pas nga ai. Ja një fakt tjetër: kryeprokurores, i kishin vendosur roje, gardistë që në 98′ sulmuan shtetin me armë. Ku ka mesazh më të qartë se ky?

    Shumë ish bashkëpunëtorë të Berishës, e kanë theksuar këtë sjellje të tij: Berisha, mëkatarët, njerëzit me cen, me precedentë korrupsioni I SHPËRBLEN, rregullisht.

    Mund të pohojë për këto në shtyp Spartak Ngjela (për Aleksandër Meksin mbaj mend një intervistë), Bashkim Kopliku, ish ministër i brendshëm i PD, Preç Zogaj, e shumë të tjerë akoma. Apo edhe rasti i ish kryegjyqtarit të kasacionit, Zef Brozi.

    Gjithë këto herë, të njëjtën gjë: shpërble besnikët zullumqarë rreth vetes, për të garantuar besnikëri të verbër ndaj Berishës, kërko të uzurposh, kontrollosh çdo lloj institucioni të pavarur, rrënoje më tej, shkatërroja prestigjin, bëje levë për të mbajtur pushtetin dhe ec përpara.

    Më shumë se një popull që nuk po di të zgjedhë e të qeveriset, kemi një pushtetar makiavelist, të paskrupullt, të ndyrë e të pamoral, i cili vendos stekën e moralit, udhëzon njerin e suksesshëm nga ai pa sukses, cilin do shpërblejë cilin jo, etj!!

    E zëmë për një moment se Meta vijonte procedurën e rastit të vet të korrupsionit flagrant, çohej në gjykatë dhe i priste këto zgjedhje në bankën e të akuzuarit. A do kishte të njëjtin sukses? Cili do votonte për një lider me të ardhme të dyshimtë? Njëlloj me procesin e 21 Janarit. Do votonte njeri Bashën nëse kishte arritur të paraqitej qoftë vetëm NJË HERË TË VETME në cilësinë e dëshmitarit të drejt për drejtë në ato ngjarje?

    Por mesazhi është i qartë… zullumqari shpërblehet këtu tek ne! Të gjithë pra, haj të bëhemi zullumqarë. Të korruptuar, pa shtyllë kurrizore, militantë të verbër, pa moral, pa din e pa iman.

    Jo vetëm kaq, por është edhe një dorëzim tek e keqja. Përderisa për kaq vjet, populli/masat, nuk janë ndjerë ndonjëherë realisht aktive në ndërrimin e pushtetit, atëherë është si tu kesh hequr forcën, apo ndërgjegjësimin, se vërtet mund të ndryshojnë e të ZGJEDHIN! Kulturë demokratike nuk kanë, skanë nga ta marrin, mirëpo ka shumë mungesë informimi mbi këtë çështje, dhe shumë plagë, gjithashtu.

    Unë besoj se ndërkombëtarët, kanë pjesë në zgjidhje, duhet kërkuar që këta ta dënojnë shtetin shqiptar, duke u mohuar lëvizjen e lirë, ndihmat ekonomike, madje t’i vendosin edhe sanksione që këta uzurpatorë të sotëm, të heqin dorë prej pushtetit në Shqipëri.

    Jam kurioz të di e të shoh Berishës a do ia shtrëngojë kush dorën nëpër Evropë, pasi të jenë njoftuar se ka vrarë katër vetë?

    1. Retrospektiva jote më bëri të mendoj që, edhe në krahasim me 2005-ën vetëm, ka ndodhur një seleksion negativ në paritë politike në Tiranë, sidomos te ato në pushtet. Nuk ka ndonjë shenjë që ky seleksion negativ të mund të ndalet, përkundrazi. Prirja është drejt një sistemi që formalisht duhej të funksiononte si demokraci, por që nuk mund të funksionojë veçse sipas parimit autokratik.

      1. Xhaxha, nëse janë krijuar precedentë pozitivë në të kaluarën, këto kanë ardhur me rënien e Berishës nga pushteti.

        Marrim një fakt të thjeshtë: Mediat e lira. Deri në vitin 96, nuk kishte media të lira. Nuk LEJOHESHIN!! frekuenca televizive përveç TVSH. Edhe gazetave të pavarura, si “Koha Jonë” u digjeshin selitë.

        Pas rënies së Berishës, u çelën gjithë televizionet private. Madje gjatë ngjarjeve të 97′ këto funksiononin në gjysëm ilegalitet.

        Shikojmë sot gjendjen e mediave: këto nuk mund të mbyllen më! As mund të digjen ditën me diell më. Por ama gazetarë të ndryshëm, mund të deklarohen puçistë prej kryeministrit.

        Vërejmë dhe një gjë tjetër, para disa kohësh, Berisha, hoqi ligjin që dënonte gazetarët dhe gazetat për shpifje. Gazeta më e ndyrë e tregut, është 55-a. Kjo përdoret ditën me diell, siç e keni vënë re edhe këtu në blog, si mjet i hapur shantazhi. Mund të shantazhojë Fahri septiku, hapur, presidentin e vendit, kryeprokuroren, mund të shpifë, të hedhë baltë, të degjenerojë gjithë kundërshtarët e pushtetit, edhe mund të krijojë qënie të tilla të atrofizuara e të shpërfytyruara që ka pasur raste, edhe janë dukur këtu në blog.

        ***

        Për mua rruga drejt restaurimit është e vështirë… Duhet krijuar precedenti i dënimit. Psh nëse nuk dënohet Meta e të futet në burg, nëse nuk ka drejtësi për 21 Janarin, atëherë degjenerimi i shoqërisë shqiptare do të vazhdojë.

        Përndryshe… po filloj të besoj në mitin e Sodoma dhe Gomorra-s.

        Megjithatë, vota e këtyre zgjedhjeve, diçka tregoi. Përveç se tregoi hapur masën e degjenerimit të pushtetit, tregoi se shqiptarët MUND të dalin mbi shantazhin psikologjik, ekonomik dhe politik. Nëse do “fitojë” Basha psh, është e humbur dhe kjo betejë. Nëse Basha nuk fiton, pavarësisht kapitalit të stërmadh ekonomik të derdhur në fushatë, pavarësisht presioneve të faktuara dhe argumentuara ndaj administratës dhe qytetarëve për të votuar, atëherë politikanët do të mendohen dy herë, para se t’i futen të njëjtës rrugë. Pra nëse vërtetohet se presioni nuk sjell fryte, atëherë do heqin dorë nga ky mjet.

        Unë u besoj “modeleve”. Cili është modeli i suksesit, cila është rruga që arrin dikush suksesin, çfarë profili ka, çfarë ka realizuar etj.

        Kjo shënjon gjithë ecurinë e mëtejshme të shtetit. Nëse Meta dënohet, Berisha bie nga pushteti, ata të katër që u vranë, shpallen dëshmorë të demokracisë, ashtu si dhe janë, atëherë: Modeli Berishë, nuk riprodhohet, çdo zv kryeministër i ardhshëm do të matet mirë para se të vjedhë, se prokuroria me gjykatën e fusin brenda… shteti nuk vret më njerëz, por tregohet i kujdesshëm ndaj protestave popullore, dhe ua dëgjon zërin. Vota nuk vidhet më me presione etj.

        Duken shumë…
        Të gjithë vendet fqinjë i kanë ama si standarte.

  2. Pranë rënies në njianëshmëri dhe pozicionin e nji tifozi. Është dëshpërimi yt xha2. Kur humbet ekipi i zemrës, tifo fillon të bëj me faj trajnerin, sulmuesit, gjithe ekipin, madje ndonjihere edhe restorantet ku u drekuan lojtarët para ndeshjes, çdo gjë që i shen syri në një rreze 28 mijë km katrore, ç’ka më shumë lidhje me sofizmin padashje sesa me shkakun e vertetë, ose gazetarinë e vertetë ne rastin tonë.
    Unë nuk mendoj se Rama, kushi që ka të njëjtat probleme me korrupsionin, jo më pak se Basha, të paktën nga pikëpamja e opinionit dhe e fajësimit me gjykatë, është më i pastër dhe më i favorizuar për ruajtjen e demokracisë saqë ti ketë më të drejtë të thërasi për ndihmë ndërkombëtarët për të shpëtuar demokracinë e tij , si edh të atyre që votuan për Bashën. Besoj se kur bëhën lëmsh koncepte fillistare, zor se mund të afrosh ndonji konkluzion për të qënë dhe argument duket sikur paraqet mentalitetin komunist jo vetëm të Ramës.
    Pa diskutim që votuesit nuk kanë faj. Ata zgjodhën një nga dy kanidatet që nuk kishin shumë diferenca midis tyre, me dallimin që njëri po plakej ne Bashkinë e Tiranës, jo normale per shoqëritë demokratike: Kuptohet që berishat, ramët gjithmonë e quajnë veten të pazvëndesueshëm dhe atë që janë të aftë të bëjnë ata kurrekush nuk mund të arrij dot; po ti lësh ata do të ngeleshin krye tërë jetën si xhaxhi, biles ketu duhet parë gabimi në dy krahët, vazhda e mantaliteti komunist nga na e elitës politike.
    Natyrisht shoqëria shqiptare vjen nga një shoqëri komuniste, nga kulturat shtrënguese dhe kolektiviste, ku populli kishte regulla reth “demokracisë” dhe kush shmangej prej tyre, madje sadopak, denoheshin me dënime jo të lehta, por tani të paktën ata kanë kaluar shkallën e parë, ndryshmërinë në bindje politike, lirinë e të zgjedhjurit, për këtë arsye asnji nuk të behet me faj për zgjedhjen e lirë të Bashës; një preference personale mund ta quajë gabim që zgjedhin nje të dyshuar për vrasjet, por kjo s’ka lidhje me konceptin demokratik të të zgjedhurit. Këtu pikërisht mbështetet forca e demokracisë, që ata janë të lirë të zgjedhin kanidatë të ndryshëm, të kenë ndryshuemri në zgjedhje dhe të zgjedhin sipas menyrës së vet. Përkundrazi kjo ndryshmueshmëri të të zgjedhurit duhet kurajuar, si dhe Partitë duhet ta bëjnë me të larmishme duke na dhanë kanidatë më të ndryshëm në radhë të parë, të paktën në çdo tetë vjet.
    Vetëvlerësimi shoqeror i vetvetes, që në shumcën e rasteve flitet në numrin shumës-shoqëror, e pëgjithësuar, ka gjithmonë një tendecë. Për kulturat perëdimore vetëkritika është çfaqje e depresionit, ndërsa për kulturen Japoneze , vetëkritika nuk ashtë e keqe, sepse ajo ka një vlerë të madhe me inkurajue vetëpërmirësimin, nga e cila mund të përfitojë gjithë shoqëria.

  3. Xhaxha, ky eshte nga postet me te mira qe ke shkruar per kete teme, megjithese pyetjet qe ngre besoj se do te marrin nje pergjigje ndryshe nga une.

    Se pari, demokracia ne fillim nuk eshte e pershtatshme per asnje popull, jo vetem per shqiptaret.

    Mjafton nje kurs i shkurter ne historine politike te shumices se vendeve perendimore per te zbuluar se sa i veshtire dhe i ngadalte eshte civilizimi i politikes.

    Ne Amerike, flasim per nje gjysem shekulli tashme qe kane marre fund koha e boseve politike, madje ne qytete si Chicago ajo ende nuk eshte zhdukur teresisht. Nese studion historine politike te Europes jugore (Itali, Greqi, Portugali, Spanje etj) zbulon se nuk jemi edhe aq keq.

    Ne fakt, eshte nje procs mesimi dhe nuk do te shpjegoj ne detaje ketu, mirepo nese e lexon historine e organizimit te zgjedhjeve ne Shqiperi do te zbulosh nje histori arnimit te vrimave qe shqiptaret me shume pasion gjejne ne ligjet ne fuqi, si per shembull efekti i Dushkut i perdorur ne menyre klasike nga e majta ne vitin 2001, e perkryer pastaj nga Berisha ne 2005 per t’u mbyllur pastaj perpara zgjedhjeve te vitit 2009.

    Hilja e perdorimit te votave ne kutite e gabuara u dogj me keto zgjedhje. Dalengadale, do te ndreqen edhe te tjera. Te dy palet do te kene mesuar t’i ruhen njera-tjetres dhe komisioneret do te behen gjithnje e me teknike e juridike e si rrjedhim me pak politike. Eshte nje proces qe kerkon kohe, ne nje epoke kur mund te ecej me shpejt ndersa durimi yne eshte me pikatore.

    250,000 qe votuan per Bashen apo per Ramen, nuk jane masivisht imorale (mbase jane po nuk eshte vota treguesi). Shumica e tyre e ka marre te formatizuar ndryshe dhe e ka perceptuar ndryshe te njejtin informacion qe marrim une edhe ti. Nese beson se socialistet jane mashtrues eshte e lehte te besosh se Basha akuzohet kot. Nese mendon se Berisha eshte vrases e ke te lehte te shfajesosh Ramen per ngjarjet e 21 janarit.

    Problemi me Ramen eshte se nuk ka ditur te diferencoje veten nga Berisha. “Ai eshte vrases dhe hajdut” nuk mjafton. Se pse eshte Rama me i mire per xhepin tim eshte e paqarte per mua. Tiransit nuk kane nevoje te degjojne Berishen. Dihet klani i ndertuesve ne Tirane. Dihen ndertimet ku jane e kush po i ben. Ne keto kohera pasurimesh te shpejta, abuzimet me thesarin e shtetit nuk ndihen e nuk shihen (te pakten ende jo). Ato te Tiranes ta bejne mu ne fytyre. Berisha ka kohe qe e mjel kete pune me mjeshteri. Ndoshta keta ndertues i kane marre lejet me ndershmeri. Ndoshta Rama nuk eshte klient i tyre, mirepo realiteti nga perceptimi eshte nje diference pak e rendesishme ne Shqiperi.

    “Njeri-tjetrit ia vodhen”, i ke rene kokes me kete. Rama mund te jete i paster, mund te jete nje “Sokrat i pervujtun”, mund te jete zgjidhja me e mire per Shqiperine. Po kjo ne politike nuk mjafton. Duhet te bindesh edhe njerezit qe je i tille dhe qe edhe ata vete do te perfitonin personalisht nga fitorja e nje te miri. Rama kete pune nuk e ka arritur dot. Mbase shqiptaret mezi kuptojne mirepo ai shqiptaret po kerkon te qeverise dhe nese nuk di te flase “gjuhen e tyre”, le te mos e marre ne qafe partine po te behet burre e t’ia lere vendin ndonje tjetri.

  4. Thote Erjon Brace ne profilin e tij ne Facebook:

    “A KA TE “INDINJUAR” NE KETE VEND?
    NE SPANJE JANE ORGANIZUAR VETE DHE KANE ZENE SHESHIN QENDROR TE MADRIDIT! NE GREQI PO ORGANIZOHEN. E KANE LAJMERUAR TE MBLIDHEN PARA SHESHIT TE PARLAMENTIT!
    JANE KRYESISHT TE RINJ! TE PAPUNE, POR TE ZOTE TE KERKOJNE ME TE MIREN PER VETE E FAMILJET E TYRE!
    KANE LIRINE DHE GJENE MUNDESINE TA BEJNE KETE! NE NUK NA LENE AS TE KEMI LIRINE!
    POR NE RRIME!”

    Ky eshte apeli me i sinqerte i opozites socialiste ne Shqiperi. Ai qe manifeston realisht gjendjen e vertete, faktin se ajo prej kohesh i flet vetem vetvetes apo nje kategorie qe e ndjek qofte per nostalgji, qofte per refuzim ndaj Berishes, apo edhe per interesa. Por kjo mesa duket nuk mjafton per fitoren.
    Nje pergjigje po guxoj ta jap, edhe pse duhet thene se kete paraprakisht dy muaj me pare e shprehu edhe Pandeli Majko. Nuk ka indinjate, por urrejtje ndaj te gjithe klases politike. E qe ketej edhe cinizmi si sport kombetar me te gjithe ate retorike te lidhur verbalisht bukur nga ana e opozites, qe nuk vjen ne kontekst te problemeve konkrete, por edhe nje veshtrim prej spekatori ndaj aktorit qe ndryshon role – Sali Berisha – e qe duhet thene se ne keto kohe amorfe dhe te pagdhendura mbetet artisti dhe Arti i vetem. Fundja me te qesh- ai e di kete dhe ofrohet gati qyl; mjafton te jete ne pushtet, dicka e prekshme nga te gjithe ne kuptim te interesit personal, pasi Shqiperia aty eshte si gjithmone. Prandaj edhe nje komunikim mbi baze te ligesise reciproke, apo amoralitetit, ruajtjes se status quose se parazitimit konstant, ku matrapazi, injoranti, perversi dhe sharlatani, e sidomos Provinciali i parashutuar brenda nje kostumi qe vezullon neper vape, fiton kuptim sepse i njeh ketij sistemi nje fuqi magjike; ai ka eleminuar distancen morale, sociale dhe madje edhe ate qe buron nga dija profesionale me ata qe deri dje ishin modeli perfekt dhe per pasoje autoritar; intelektuali, artisti apo edhe figura e drejtuesit publik, qe me metrin e atehershem unifikoheshin si nocione te vetekuptuara. Keta te fundit nga persona te larget dhe te kerkuar nga syte e gjithekujt per shkak te nje filtrimi profesional me nikoqirllekun e nje shkollimi te kthyer ne ankth kombetar, njerez qe si te tille Provinca perhere i mendon ne Tirane, aktualisht jane dokushdo, por mbase edhe me keq; kliente te nje pushteti qe blen cdo gje. Si ndodhi kjo valle? Rrenimi i institucioneve qe eshte strehe e profesionistit dhe shprehi e vullnetit per te kultivuar dhe zhvilluar aftesite, por edhe pengese per mesymje te kesaj natyre, u zevendesua nga Kafeneja. Varri perfundimtar i cdo intelektuali, skena e stabilitetit te vendit, burimi informativ me i vlefshem, zhvleresuesi perfekt i cdo hierarkie dhe strukture sociale, ose i respektit per to. Aty merret vesh cdo gje, konsumohet ne kohe reale jeta e te gjitheve qe jane nje cik vip, aty takon kedo. Pse urrejtje atehere? Pikerisht per kete asgje absolute qe i rrethon te gjithe ata qe jane shpirti i sistemit-urrejtje deri ne fund pse te gjithe ata qe vendosin jane zbuluar lakuriq ne hicin qe i karakterizon, ne mungesen e cdo talenti minimal njerezor, ne paaftesine neveritese per te pelqyer dhe miratuar per kenaqesi te bukuren, sado modestisht te shfaqet dhe qe e baltosin me ndihmen e biografise dhe sidomos se ne te gjithe nuk Krijojme asgje. Nje perspektive e ketille qe na ofrohet, ku Ne e shohim veten prape sic jemi Sot, nuk gellitet dot. Por ne edhe deri ketu mezi erdhem. Ndoshta kjo paralizon reagimin.

  5. Me renien e komunizmit, ne patem me teper liri sesa na e pertyp stomaku, i lame dore te lire Sales 1 ta merrte lirine e tepert. Ajo çka nuk patem ishin leket dhe nuk e lame Salen1 te rrinte ne pushtet pasi na grabiti edhe paret e xhepave.

    Te parrulla liri, demokraci, ndersa liri duhet kuptuar ne domethenien e kulluar, fjala demokraci duhet nenkuptuar jo edhe aq si sistem demokratik sesa si leket qe supozoheshin se do vinin si pasoje e sistemit demokratik.
    Nuk duhet harruar se konflikti qe mbante gjalle izolimin tone ishte diktature proletariati vs demokraci perendimore dhe i perkiste modelit ekonomik qe duhej ndjekur.

    Pra demokraci nenkuptonte edhe pasurim, biles propaganda perendimore e ngrinte vete çeshtjen ne terma ekonomike, po te jesh demokraci do jesh edhe i pasur.

    Mirepo boja i doli shume shpejt lidhjes demokraci-pasurim dhe shqiptaret iu kthyen burimeve tradicionale te pasurimit, tregtia, puna, vjedhja, korrupsioni.

    Ndersa ne fillim kishim:
    Liri – Demokraci (pasurim)
    tani kemi :
    Liri (demokraci) – pasurim.

    Demokracia tashme i eshte ngjitur konceptit e lirise, ndersa pasurimi fitoi te drejten e konceptit te pavarur si e kerkon tradita.
    Tashme demokracia nuk sjell pasurim, nuk eshte burim i saj, kjo eshte nje bindje e ngulitur thelle ne shqiptarin e sotem, pra shqiptari zbuloi se propaganda perendimore gjate luftes se ftohte ishte thjesht propagande.

    Sistemi demokratik ka humbur magjine e vet si pasurisjelles dhe me te edhe elementin me te forte ose me terheqes per tu mbrojtur me çdo kusht.

    Tashme demokracia duke marre ngjyrat e lirise dhe moralit, meqe liri kemi me tepri per stomakun tone, ndersa morali eshte pasuripengues, nuk terheq shume.

    Perndryshe sistemi klientelist duke qene pasurisjelles eshte adoptuar me sukses dhe per me teper ka pjelle edhe partine e vet te mirefillte, LSI-ne.

    Me terapine e shokut, mori fund edhe koncepti i pasurise se perbashket, ndersa me zbythjen e nacionalizmit edhe ajo e pasurise kombetare (pasuri e perbashket+private), pra ngeli vetem koncepti i pasurise private, ndersa ç’ngeli e perbashket u trajtua si plaçke lufte per fitimtaret.

    Ne keto kushte koncepti i pasuriprurjes ngeli thjesht ne nivel privat nga ku eshte sistemi klientelist i gjeti dyert te hapura, askush nuk mendon per pasurine kombetare italisht ricchezza nazionale, anglisht national (net) wealth.

    Sistemi klientelist me perkufizim eshte armiku i çdo perpjekjeje per pasurine kombetare, sepse e mbeshtet ekzistencen ne parim tjeter.

    Pra, politika e sistemit klientelist nuk mund te çoje kurrsesi ne ndofare demokracie, sepse ne kete sistem demokracia eshte karakteristike e lirise dhe meqe lirine e kemi me tepri, kete karakteristike te saj (demokracine) mund edhe ta shperfillim, ne fund te fundit nuk eshe burim pasurimi.

    Mirepo edhe ajo çik demokraci qe kemi, mbahet gjalle fale nje mundesie , potenciali pasurimi, dmth hyrja ne BE.
    Qe te vjelesh BE-ne, duhet me qene vend me njefare niveli demokracie, sepse ata e kane vene si kusht.

    Nga ku edhe ne perpiqemi te mbajme nje maske formale demokracie, ligji, institucioni, shteti i se drejtes, KQZ-ja, gjykatat, parlamenti, liria e shtypit e me radhe.

    Nderkombetaret jane te rendesishem sepse jane potencial pasurimi, natyrisht ne parapelqejme nje veze sot sesa nje pule mot, prandaj edhe esencialisht veprojme brenda nje sistemi klientelist, ndersa formalisht nje sistemi demokratik.

    Ne perpiqemi t’ja hedhim Europes, bejme sikur ata e hane, por edhe ata bejne sikur e hane, nderkaq dyert nga burojne parate i mbajne mbyllur.

    Mirepo edhe Europa ka ate burokracine e qelbur te Brukselit qe psh ne Rumani e Bullgari po ha e po pi me pushtetaret (rumunet ankohen jashte mase), keshtu qe nuk e di se sa nje hyrje ne Europe do e renonte sistemin klientelist, pra nuk di sa mund ti besojme hyrjes ne Europe si dukuria shpetimtare.

    Keshtu qe ne keto kushte o shikohet si perparesi pasuria kombetare, pra si pasuriprures edhe ne nivel individual o sistemi klientelist nuk ka per tu shkulur ndonjehere nga Shqiperia, sidomos po te pyesim ndonje rumun se si po shkojne punet ne vendin e tyre.

    Per fat te keq, evolucioni moral nuk pi uje, eshte mjet i parashkuar te deshtoje, ka deshtuar ne shoqerine civile e lere me ne shoqerine politike.

    1. nuk di sa mund ti besojme hyrjes ne Europe si dukuria shpetimtare

      Eshte dukuri shpetimtare vetem per kasten politike. Hiqja ‘perspektiven Europiane’ Shqiperise dhe kjo kaste politike paketon valixhet per ne shtetet e tjera prej te cilave kane marre dyshtetesine. Prandaj, si XhaXhai, dyshoj ne vleren e arbitrit te huaj, i cili e mban gjalle artificialisht kete shprese per katundarin.

  6. Shqipëria ka këtë sistem politik vetëm e vetëm sepse ia kanë imponuar ndërkombëtarët

    Shume kohe pare, kur isha ne universitet, me ra ne dore nje pamflet greko-amerikan qe trajtonte ceshtjen e Vorio Epirit(shkruar nga nje fare Pipinelis). Aty lexova nje andekdode qe shkon edhe me tej asaj qe thoni ju: nje nga diplomatet e Fuqive te Medha u pyet se pse ishte nevoja qe te krijohej nje shtet per shqiptaret (ashtu i cunguar sic doli) “po nuk dime cfare tjeter te bejme me ta” ishte pergjigjja. Dmth as nderkombetaret nuk e dine se c’po bejne.

  7. Pyetje nga salla, a e ka pare njeri vendimin aktual te KQZse dhe nese po a ka ndonje argument ligjor mbi te. Besoj se tashme mund te flitet mbi nje akt e jo vetem ne sferen e filozofise se ligjit, sic ishte debati Pifto-Hyllin i paradoditeve. Nese ka vrima ne akt, ku jane ato dhe si mund ti kundershtoje PS-ja ne kolegj zgjedhor. Nuk po sjell lidheza por vendimi gjehet tek MAPO sot ndersa ankimimi tek Shekulli. ( le ti marrim per te mireqena percjelljet e tyre)

    Besoj se do kishte vlere gjykimi i juristeve mbi ate cka eshte shkruar aty e jo mbi ate cka na eshte servirur deri me sot nga pale te treta interesat e te cilave preken nga vendimi. Jo vetem kaq, por do ishte me vlere te kishim edhe nje pershkrim te tablose ligjore me te cilen perballet kolegji, ne menyre qe te gjykonim nese vendimet e tyre jane logjike apo te shtyra nga trysnia.

    1. Politikus, po ben nje gafe me duket qe e quan Akt.

      Akti kerkon 5 vota qe te miratohet dhe prandaj ben mire t’i vesh nje emer tjeter, te themi dy qofte nje pilaf, ose Vendim po deshe, ti e di; por ki parasysh qe Ristanit i shkonin djerset çurg ate dite per te na bere me dije se numerimi i ketyre votave as te pavlefshme, as te kontestuara por te PANUMERUARA (kujdes edhe ketu) nuk ishte nje AKT. Keto gjera, ne ketej i dime permendsh tashme.

  8. Pse rrimë?
    Bindja ndaj autoritetve përkatës përgjegjsë ligjore zgjedhore është kusht ekzistence për demokracinë. Pa atë bindje, shoqëria duuhet të përballojë kaose të herëpashershme. Në çdo rast duhet bindje , përvec rasteve kur veprimet e autoriteteve lendojnë dhe cënojnë jetën e personave masivisht. Veprimet e Liderit te PS duhet të drejtoheshin autoriteteve ligjore dhe jo nxitjes së rëzimit të pushtetit me dhunë rrugësh, në kundërshtim të hapët me kushtetun. Thirjet e pëprgjegjshmë të tij për “ngritje” si dhë përpjekjet për ta kthyer demokracinë në kaos turmash janë të dënueshme me ligj në çdo demokraci. Më shumë presion të dhunshëm jashtë sistemit ushtrohet, më shumë rritet mundësia e refuzimit dhe e mosmarjes parasysh të kërkesës nga pala tjetër, si rezultat më shumë antidemokraci prodhohet.
    Ç’ do të bëhet me Shqipërinë?
    Shqipëria është krijuar siç janë krijuar gjithë të tjerët, por pyetja e bërë në atë formë fsheh vecse racizëm, shumë normale per kohën kur është pyetur, por ndonji sens në ditët tona, përkundrazi është e kundërta. Sqhipëria si atëhere edhe tani nuk përbëhet as nga Qeveria dhe as nga parlamenti; ka njezet vjet që janë vetëm formale, nuk zhvillojnë ekonominë, nuk japin asistence, nuk mbrojnë njeri me polici e gjykatë, por nga njerëzit që vetëkontrollojnë vetëveten dhe pasurinë e tyre , si dhe që kanë mbajtur me gjak atë vënd të mrekullueshëm, por për fat të keq për atë arsye edhe shumë të lakmueshëm. Most ë marrakosen shumë sepse ata njerëz nuk janë shahsisur për mijëra vjetë nga dallgë shumë herë më të medhaja.

  9. Nuk mund t’i kerkohet shqiptarit – te pakten sot per sot mendoj – qe te mos e votoje Mediun, ta zeme, vetem e vetem pse ky eshte i perfshire ne nje vrasje.
    Eshte vertete e rende ta thuash nje gje te tille, por edhe Gerdeci me gjithe banoret e tij, e vertetuan qe asnje nuk e ve interesin e tij personal – morpo sikur qofte edhe per nje kacidhe te behet fjale, e ta sakrifikohet per nje diçka qe nuk i perket.

    Ky moral qe kerkohet, do te kishte qene Krim e ndershkim i Dostojevskit; pranimi i tjetrit si pjese themelore e vetes tende. Me duket ky, nje standart qe do doje shume kohe te vendoset gjithandej, e jo me ne shqiperi.

    Ajo qe po kerkohet tani, eshte shume me modeste. Jo pranimi i tjetrit, as qe behet fjale per nje gje te tille, por te pakten duhet pranuar vetja, duhet pranuar sovraniteti qe ke. Kjo eshte ajo qe kerkohet e qe duhet arritur me çdo kusht, se nuk ke ku shkon ndryshe.
    Te tjeret e kane kapur kete pike qe 200 vite me pare, ndersa ne jemi akoma ne gjendjen ku njerezit thone per zgjedhjet, se Berisha vodhi Ramen, vodhen njeri-tjetrin. d.m.th. berisha i vodhi ca socialiste Rames. Nje menyre te shprehuri kjo tipike e bujkeroberve, apo me keq sklleverve.
    E shohin veten si plaçke e njerit apo tjetrit, qe mund ta vjedhesh, mund ta kontestosh apo ta nxjerresh edhe si te pavlefshme. Vetem te kisha ca si keta nden vete, se ua tregoja une pastaj sesi e vjedh Rama-Berishen apo Berisha-Ramen. Vete markezi de sade do ma kishte zili.

    Keshtu qe nuk eshte duke u kerkuar ndonje gje kaq e paarritshme. Nje cope demokraci duam, pastaj le te votoje per ke te doje fshatari e qytetari.
    Dhe nuk eshte fare per t’u trembur qe do kete edhe nga ata qe votojne ndyresira si Mediu; interesi i shumices do jete gjithmone kah normales. Edhe tani, PS-ja pretendon se zgjedhjet jane te manipuluara dhe prandaj dalin keto shifra te frikshme.

    P.s. vetem me Lsi-ne mos u merrni. Mos e fusni fare ne llogari, se eshte nje parti e semure rende, shume rende. Ne stadet e fundit. Mos shikoni numrat, se mjafton t’i futesh ne burg Ilirin, dhe mbetet nje elektorat pa parti, qe normalisht do shperndahet ne dy partite e mbetura. Nuk rrine dot Lsi-stat pa parti.

    1. …por te pakten duhet pranuar vetja, duhet pranuar sovraniteti qe ke. Kjo eshte ajo qe kerkohet e qe duhet arritur me çdo kusht, se nuk ke ku shkon ndryshe.Te tjeret e kane kapur kete pike qe 200 vite me pare, ndersa ne jemi akoma ne gjendjen ku njerezit thone per zgjedhjet, se Berisha vodhi Ramen, vodhen njeri-tjetrin. d.m.th. berisha i vodhi ca socialiste Rames. Nje menyre te shprehuri kjo tipike e bujkeroberve, apo me keq sklleverve.

      Me ka rene ne dore nje edicion i vjeter i Manastirit te Parmes nga Stendahl. Lexim i veshtire por qe ilustron ne menyre fantastike kete qe thoni ju, dhe sherben si ‘paralajmetar’ i zullumeve qe e kane pllakosur Shqiperine qe prej 1991 (perfshi ketu edhe rrezimin e bustit te njerit). E kam lexuar ate liber shume i ri, dhe sot habitem si e ka lejuar rregjimi botimin e ketij libri.

      Ne ate liber fshatare e bujkrober kane nje rol margjinal, dhe rendesia u rritet vetem po t’u bashkangjiteshin nje dere te madhe. Nderkohe, enderrimtaret si Ferrante Palla jane te denuar te jetojne ne pyll si njerez te eger. Madje edhe ky, kur ben aktin sublim te marrjes te sovranitetit, e ben me parate e dikujt tjeter jashte botes te tij.

      Shkurt, sa kohe qe nuk ka nje perkim kozmik te interesave te jashtme me ate te Ferrante Palles (ne qofte) shqiptar, kjo farse oborrtaresh do te vazhdoje.

      Kosovaret te pakten e kane Ferrante Pallen e tyre ne personin e Albin Kurtit. Pardje lexoj se Saktivistat ne Tirane preferojne qe Edi Rama te mbijetoje per aq kohe sa nuk ka Shqiperia nje Albin. Jam d’accord me ta.

      1. Me vjen keq Qafir Arnaut, qe nga ky liber i lexuar ne kulmin e adoleshences, per momentin me kujtohet vetem Klelia e mrekullueshme. Ky personazhi tjeter s’po me kujtohet per momentin, por perderisa e krahasoni me Albinin, rob zoti paska qene.

        Ndersa per Saktivistat: e lexova ate shkrimin qe kishin bere – me shume veshtiresi, kuptohet, se e zgjasin dhe e bejne terkuze, sikur çfare po thone; e kuptoj shume mire qe per ta eshte e veshtire dhe mezi ua ze goja te dalin hapur ne mbeshtetje te Rames, por ky eshte nje problem i tyre, te tjeret si kane keto dilema dhe prandaj, gjithe ai pompozitet u duket i rende dhe mezi e shtyjne. Personalisht m’u deshen 2 kafe qe te mund ta mbaroja.

        Por ketu nuk eshte fare problemi te Rama. Kjo duhet kuptuar. Po te mos ishte Rama, do kishin vjedhur nje tjeter dhe po ketu do ishim. Kete gje e dine mire ata te Saktivistes (qe tani quhen Organizata Politike, meqe ra fjala)

        E dine sepse jane duke e pare me syte e tyre ate qe po ndodh. Nuk po behet asgje fshehur apo pa u kuptuar. Dhe jo se nuk duan ta bejne te tille por se jane te paafte ta bejne nje gje te tille. Eshte nje lloj si me bllokimin e trafikut ne Tirane qe shkaktuan para ca muajsh. Donin t’ia fusnin Edi rames, dhe sa filloi nje rrebesh i madh, shkeputen energjine e semaforeve ne çdo kryqzim, terhoqen policet rrugore, vune edhe ca betoniera qe te bllokonin kryqezimet dhe perfundimi ishte se u kuptua pernjehere loja, dhe dolen te permjerre e te perqeshur ne te gjithe Tiranen.

        Keta jane te trashe dhe s’dine t’i bejne gjerat holle. Ja te te jap nje shembull nga ato qe po na shohin syte me kete proçes numerimi. E tha edhe hyllini te tema tjeter qe nese vertete kane hedhur vota shtese per Bashen, duhet te kene hequr flete neper kutite e tjera qe te korrespondojne numrat. Dhe eshte pikerisht kjo qe kane bere.
        Pra, nese kane shtuar, te themi dy vota per Bashen ne nje qender votimi, dhe ne kutine ku jane shtuar dalin dy teper, argumentojne se numri i pergjithshem i fleteve ne te kater kutite, korrespondon, sepse ne kutine per kryetar bashkie, te cilen kqz-ja nuk e hapi por qe po te hapet do te shihet qarte se nuk jane, te themi 50 vota siç thote proçesverbali i firmosur, por jane 48. Dhe per te shpjeguar faktin sesi eshte e mundur qe komisioneret kane shkruar 50 e jo 48, ta mbyllin gojen duke thene se e kane rrumbullakosur (?).
        E degjova vete kete “argument” nga nje nga analistet e PD, Artan Hoxha (rangu i çilit) Ulerinte me te madhe ne Tv. Hape, hape kutine e kryetarit te bashkise dhe do shohesh se ne te vertete jane 48 vota e jo 50.

        E kupton se ç’behet apo jo. Kane bere nje estrade live ne Tv. Ndodhte qe hapej nje kuti ku ishte lajmeruar se ndodheshin 3 vota qe kqz-ja duhej t’i merrte ne shqyrtim, dhe keto vota nuk gjendeshin. Ulerima gjithandej dhe Ristani qe thoshte: Epo kur s’jane, s’jane, s’kemi ç’bejme. Ne çfare te gjejme do numerojme.

        Ja, kjo eshte farsa. Estrade dhe argumenta te tipit, I kane Rrumbullakosur. A mund te diskutohet tani per Kod zgjedhor siç ben ti? ç’lidhje ka kodi zgjedhor me keto kafsheri. Te kam pare se e ben me faj kodin zgjedhor se nuk qenka i plote ne kete pike. Po pse muhabet eshte ky. Ja e ke te plote kete: “”Në rast se kërkesa për rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e votave të caktuara bëhet nga dy anëtarë të KQZ-së, ajo është e detyruar të bëjë rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e votave të kërkuara.”” Neni 138, Pika 3. Me qarte se kaq, s’behet. dhe prape, ne 2009 e shkelen me kembe, po aq trashe sa edhe tani. Se ç’lidhje ka kodi ne kete mes, nuk e kuptoj. Kur e ke ndare mendjen te grabisesh zgjedhjet, e ben kete pavaresisht kodit. Dhe Berisha grabitjen e zgjedhjeve e ka jetike, e votojne s’e votojne njerezit. Se vetem ne kete menyre mund t’ia siguroje vetes ata 100 gardiste, qe siç thuhet e shoqerojne ne çdo dalje te tij.

  10. Dyshimet si gjithmone i ke te gabuara, sepse nisesh nga paragjykimet. Nuk te ndihmoj dot ne ate pike. Duke ditur qe disa ketu kane specializim juridik nga shkolla te mira (ku eshte Ena kur na duhet ekspertiza) mendova se na duhej pak lecitje. Simpatia eshte reciproke ne aspektin personal.

    Sollaku do ishte i fundit te cilit do i besoja, jo nga aftesia te cilen nuk ja diskutoj (dot) por nga anesia e tejskajshme e cila buron nga shkaqe te cilat nuk kane nevoje te debatohen ketu. Ne te njejten menyre, nuk i besoj apriori vendimit te KQZ-se edhe pse Ristani dhe Zguri ( i cili duket se eshte strumbullari i hartimit te vendimit) nuk njihen per nga paaftesia.

    Ne qofte se ceshtja ha debat si nga njera dhe nga tjetra ane, atehere te gjitha gjykimet per ‘turp elektoral”, “deshtim te zgjedhjeve”, “vjedhje te votave” etj. bien poshte vetvetiu dhe behen propagande partiake a la Brace. Mund te diskutojme kush ja futi kujt politikisht. Ne kete rast, Berisha ja futi Rames, dhe pasojat mbi sistemin politik mund te diskutohen, por nuk ka tentative fashiste per vjedhje votash etj. Ka nje interpretim ligjor te gjere, i cili edhe mund te qendroje por do kishte qene me mire te kishte patur konsensus paraprak. Per shembull ti na “meson” se nuk mundemi te prezumojme vullnetin pozitiv te votuesit me pyetjen ” Cfare elementesh kam une per te prezumuar qe votuesi donte te votonte per Ramen kur votuesi e ka hedhur voten ne nje tjeter kuti?”.Ne te njejten menyre ti nuk mund te kesh asnje element qe nuk ka dashur ta hedhe ne kutine e duhur por e ka ngaterruar pa dashje apo qe eshte instruktuar keq nga punonjesi perkates. Duke qene se nuk ka nen i cili shprehet per votat ne kutine e gabuar ( tek neni per te pavlefshmet), pavaresisht interpretimit te Piftos mbi procesin administrativ te cilin kam frike se do habitesh por e kuptojne edhe jo juristet. Atehere del se ky vendimi i KQZse nuk qenka dhe aq i gabuar juridikisht. I debatueshem sic thua por jo i gabuar. Politikisht do kish qene me mire te kishte nje arsyetim me te ngushte ligjor apo nje dispozite e cila ta sqaronte shprehimisht ceshtjen e votave ne kutite e gabuara.

    Mirepo demokratikisht te jap une ca elemente te cilat mund te te ndihmojne per te kuptuar meqe i kerkove:votuesi ka shkuar ne qendren e votimit, ndejtur ne radhe, lyer gishtin me boje qe s’hiqet per nja dy dite (me eksperience personale), treguar nja dy kallpave te lodhur leternjoftimin biometrik apo pasaporten, gjetur emrin e vet ne liste ose pasi ka pritur ne radhe pa e gjetur emrin ne ate liste dhe i derguar ne nje dhome tjeter brenda te njejtes shkolle sepse listat e publikuara jashte nuk i perkojne ndarjes se njesive brenda e kesisoj perseritur procesin e mesiperm(edhe kjo me eksperience personale), marre voten (ne kete rast votat), futur ne dhomen e fshehte, e ka shenuar qarte pa dyshime dhe pa kryqe mbi te dyja palet apo te gjithe fleten, rikryer kete proces per fletet e tjera e me ne fund futur fletet ne kutite perkatese(ne kete rast njera ose me shume ne kutine e gabuar). Tani ti nuk sheh vullnet per te votuar ketu, une si profan te sfidoj ne cfaredolloj debati me arbiter( si i quani ju te ditshmit mock trial) per ta provuar katerciperisht qe sa me siper tregon vullnet per te votuar. Mundet qe ligjerisht ne menyre strikte interpretimi yt eshte me i preferueshem por nese debati eshte edhe politik ( sic eshte) fitoj une njeqind here nder njeqind. Pa patur profesionist qe te me perfaqesoje ne krah. Nese procedurialisht ( sipas teje) KQZ-ja ka te drejte ti shqyrtoje atehere te tjerat jane diskutime te vlefshme por brenda sistemit. I bie te presim interpretimin e Kolegjit, dhe te gjykojme mbi paanshmerine e tij mbi bazen e persiatjeve te informuara, gje te cilen une e shpreha tek postimi i mesiperm dhe mbi te cilen ti pate dyshime.

    Me fjale te tjera, Kantrimeni ( te cilin nuk me komplekson aspak ta quaj “timin”) i cili doli dje dhe tha qe keto ishin zgjedhjet me te mira te kryera ndonjehere nuk ka bere politike imperialiste ( mos e moho qe ky interpretim gjen perkrahje te gjere ketu) por ka thene nje dicka deridiku te vertete. Tani nga kjo “hile” ligjore fiton Berisha, dhe mund te shkojme edhe me tej e te themi qe rritet mosbesimi mes paleve. Por vetem ndonje naiv i pandreqshem do te thonte se para ketij episodi kishte besueshmeri mes paleve apo dhe qe sistemi ishte i qendrueshem. Dhe me interpretime te tilla te gjera apo te ngushta eshte e mbushur bota politike. Mua me pelqen gjykimi i Hyllinit i cili tha qe heren tjeter nuk do kete me probleme te ketij lloji sepse do perfshihet ne cfaredo lloj amendimi qe do i behet kodit.

    Ne mbyllje, citoj nje mikun tim amerikan i cili duke qene vezhgues prej disa dhjetevjecaresh ne zgjedhje ne Shqiperi, dhe shume vende te tjera ne zhvillim, me habiti pa mase duke thene qe reforma zgjedhore eshte nga me te suksesshmet ne Europen lindore, gje te cilen ai ja atribuonte sigurisht nderhyrjes se elementit nderkombetar nder vite dhe interesit qe zgjojne zgjedhjet ne Shqiperi. Ai ndofta nuk ka mbaruar ne shkollen e Enes por i ka mjaftuar te jete prokuror ushtarak ( si Tom Cruise tek filmi) dhe te kete patur nje karriere ligjore jo te parendesishme. Dhe ai i lexon kodet e ligjet me aq simpati sa c’dyshoj i lexon edhe ti. Por me siguri kete here dyshimi im eshte i gabuar.

    1. Politikus, sapo jam kthyer; nuk besoj se ka mbetur tashme gje pa u sqaruar; tjeter gje nese nuk ka veshe t’i degjoje kush. Le qe tani me vendimin e sapo dhene te kolegjit zgjedhor ti duhet te jesh i sqaruar edhe me mire. (edhe i gezuar)
      Cfare qartesime do te doje me, kur dikush ketu te vuri para nje dispozite te K.Z e cila expressis verbis te tregon se “numerimi per anetare te keshillit bashkiak fillon vetem pasi ka perfunduar procesi i numerimit te kutive per kryetarin e njesise vendore. Pra, ligji proceduren e numerimit per kryetar e konsideron te perfunduar. Ndryshe, norma do te ishte si vijon: “….pasi te hapen te gjitha kutite, atehere konsiderohet i perfunduar procesi”. Pertej kesaj, ka akte nenligjore te KQZ qe ta kane sqaruar sanksionin qe i zbatohet votave te gjendura ne kutite e tjera. Keto te fundit jane pjese e kuadrit ligjor te nje procesi qe nderkohe kishte filluar. Bazuar ne keto akte, KQZ kishte bere tere trajnimet, perfshire edhe ne si votues: keto vota jane te pavlefshme. Pikerisht nga ky rregull i promovuar publikisht, kemi te drejte te deduktojme se shumica e tyre jane hedhur qellimisht per t’u konsideruar te tilla.
      E drejta europiane, Politikus, krejt ndryshe nga ajo anglo-saxon, nuk ka nevoje per shume filozofira juridike tek i nenshtrohet interpretimit, pasi gjerat ketu jane shume te thjeshta; thuajse cdo sanksion parashikohet e klasifikohet nga vete ligjvenesi, pa i lene shume hapesire diskrecionit te zbatuesit te ligjit (gjykates). Ndaj them se cdo argumentim i stergjatur mbetet shterp.
      Cili eshte ratio legis per nje zgjedhje te tille? Nuk vlen te zgjatemi ketu, porse nje gje eshte e sigurte mendoj une: rregullat formale perfaqesojne nje teresi normash qe synojne te garantojne rregullsine dhe drejtesine e procesit.
      E se fundi, po them dy fjale per ate qe quhet Kolegj. Nese kishte ndonje qe kishte ndonje dyshim per vendimin qe do te jepej, eshte gabuar teresisht. Jo se ceshtja ishte e veshtire te interpretohej jo, porse ata jane te paafte te japin zgjidhje ne nje presion si ky qe kane patur. (Politikus, nuk di ne te ra ne sy nje superskandal: takimi i trupit gjykues, gjate kohes qe ceshtja eshte ne gjykim, me ambasadoret. Une skandal e quaj edhe pse ishte ne favor te zgjidhjes qe une mbeshtes. Besoj e ke idene cilen zgjidhje mbeshtetnin ata dhe te kontekstit te takimit). Me te drejte Xha Xhai nuk pranon komente ad hominem, por s’mund te shmangen ne kete rast. Kam patur rastin t’i kem ne disa trajnime pikerisht keta gjyqtare (po me vinte te thoja qyqare tani); as nuk e keni idene se cfare niveli kulturor kane ata. Disa njerez qe jetojne te gjoret ne province; ku kane gjykuar gjithe jeten zgjidhje martese apo ndonje pavlefshmeri kontrate dhurimi. Mjaft ti shohesh nga pamja dhe kupton cfare perfaqesojne. E nga keta pritej nje vendim i nje rendesie e me ndjeshmeri te tille.
      Ehhh, sa zili ju kam te gjithe ju ketu qe s’keni lidhje me kete lloj llumi.

      p.s Politicus, ajo puna e shkolles kot te ka mbetur peng; ti je ne kohe, ende mund te besh nje shume te mire. Megjithate mendoj se s’ka edhe aq rendesi sa i jepet (edhe une ashtu kot ne nje moment euforie e permenda). Rendesi ka inteligjenca dhe integriteti. E keto, thoshte gjyshja ime perhere “as shiten, as blihen dhe ne kandar nuk vihen“.

  11. “nuk ka nevojë të jesh Erion Braçja, për ta kuptuar.”

    Nuk e di si ta marr kete, por ne qofte se eshte synuar si kompliment per Erion Bracen ( i.e., Erioni i kupton gjerat me mire a me shpejt se te tjeret) do te thoja se eshte vertet per te ardhur keq. Erion Brace mund te jete ekzemplar per shume gjera te tjera, dhe mund te kete shume aftesi si person, por aftesine e te te kuptuarit koherent te ngjarjeve dyshoj fort se e ka ndopak te zhvilluar.

    Persa i takon pjeses tjeter te artikullit, me vjen keq te konstatoj se edhe ti xhaxha ke rene pre i retorikes skandaloze, gjuhes se urrejtjes dhe intolerances qe aplikohet rendom ne politiken shqiptare (PS-ja shume me teper se pala tjeter) dhe qe ka kaq kohe qe eshte evindentuar si faktori kryesor ne krijimin e ngercit dhe tensionit ndermjet shqiptareve. Problemi konkret qe une shof ne kete artikull eshte ideologjizmi, veshtiresia per te ndare faktin prej opinionit. P.sh., diku aty nga fillimi thoni: “Shteti i Berishës tregoi faqeza, në sy të qytetarëve të vet dhe të botës mbarë, se nuk është në gjendje as të lidhë brekët e veta.” Nuk me behet fare vone qe kritikon shtetin e Berishes apo te Bishes. Por te transmetosh idene se ne nje proces zgjedhor te tille vetem shteti ka pergjegjesi dhe se opozita eshte thjesht viktime do te thote te marresh si te mireqene propaganden e PS-se pa u thelluar ne faktet. Le t’u referohemi fakteve. Sic edhe u konkludua nga vezhguesit nderkombetare, nje nga aresyet e tensionit midis paleve per mosrenien dakord per rinumerimin ishte mungesa e nje baze te plote ligjore per trajtimin e fleteve te votimit te hedhura ne kutite e gabuara. Dhe kjo eshte me se e vertete: ligji zgjedhor nuk e mbulon nje rast te tille. Argumentat per kete jane te qarta, tjeter gje ne se militantet merren me interpretimin e tij. Okay, kush eshte pergjegjes per kete mungese ne ligj? Se pari, duhet kuptuar se ligjet perpilohen dhe permiresohen bazuar ne eksperiencat e meparshme pozitive apo negative te proceseve te kaluar zgjedhore. Fakt eshte se ne Shqiperi asnjehere s’kishte bere vaki me pare nje rezultat i tille kaq i ngushte. Dhe kjo mund te shpjegoje disi kete mungese ne ligjin e zgjedhjeve. Se dyti, opozita ka qene gjithmone pjesemarrese ne berjen e ligjit te zgjedhjeve. Ne 2009 opozites iu dha e drejta te zgjidhte sistemin zgjedhor qe pelqente dhe sic e dime te gjithe, u be sic sugjeroi Erioin Velia. Te njejtat te drejta opozita i ka patur edhe ne keto zgjedhje, ndaj te fajesohet vetem qeveria per kete mungese do te ishte anakronike. Se treti, ka qene opozita ajo qe ka preferuar zgjidhjen e rruges 1000 here me shume se zgjidhjen politike apo institucionale te tensioneve politike. Eshte normale qe alternativa te tilla te perceptohen nga militantet si “legjitime” per te fituar te drejten e tyre, por per nje analist te paanshem kjo do te ishte e nxituar per me teper kur per shume te tjere (nderkombetaret perfshire) keto shihen si metoda kercenimi te hapur dhe thirrje per permbysje me dhune te pushtetit. Eshte veshtire qe pasi degjon deklaratat e njepasnjeshme te krereve te PS-se mos te shohesh ne to kercenimin e hapur, kanosjen se do u bejme “gjemen” po s’na dhate te drejten tone (nenkupto, po s’ia dhate Rames bashkine e Tiranes). Kujton ti xhaxha se ne se edhe nese Kolegji Zgjedhor do te gjente fitoren e Bashes te ligjshme dhe do te jepte nje argument ligjor te lavderueshem per kete vendim, Rama & Co. do te kishin urtesine te vleresonin ate argument objektivisht? Absolutisht jo! Kam frke se aresyetimi dhe gjakftohtesia ka kohe qe i ka braktisur kokat e nxehta te opozites shqiptare. Ne se do te shifni me kujdes se ku dhe per se drejtohen perpjekjet e ambasadoreve ne Tirane, do te kuptoni se e gjitha eshte ne shmangien e daljes nga kontrolli te opozites. Eshte kjo opozite qe e tejkalon te drejten e saj ne menyre gati barbare qe i “fshin” dhe e validon Berishen si kryeminister. Edhe letra e Kadarese drejtuar Bashes, eshte shume me lehte e interpretueshme si “hapi rrugen te marrit se nuk ia vlen te digjet Shqiperia” se sa “hiq dore se i takon atij tjetrit.” Ka me se 2 vjet qe opozita eshte sjelle ne menyren me destruktive te mundshme ne ate vend duke krijuar ngerc e tension midis njerezve e duke rrezikuar seriozisht zhvillimin e ekonomise. Eshte nje vazhdimesi papergjegjshmerie e plote. Eshte e kote te pretendohet se ne kete proces dhe ne ate te parin opozita ka pase qene jo e barabarte me poziten. Fakt eshte se dy faktoret kryesore qe percaktojne epersine ne nje fushate elektorale, parate dhe media, opozita i kishte me me shumice se pozita. Eksponentet me te pasur te politikes shqiptare jane pjese e opozites dhe mediat me te medha te vendit kane mbeshtetur vazhdimisht opoziten. Eshte koha per kete opozite t’i lere lojrat e kalamajve dhe te marre persiper pergjegjesite qe i takojne.

  12. se ne Shqiperi asnjehere s’kishte bere vaki me pare nje rezultat i tille kaq i ngushte. Dhe kjo mund te shpjegoje disi kete mungese ne ligjin e zgjedhjeve

    Kjo nuk e shpjegon hic per aq kohe sa rekomandimet e vezhguesit zyrtar, perfundimin e te cilit BE-u ne Bruksel e merr si note, ka kerkuar disa here qe ky eventualitet(dmth perfundimi i votes ne kuti te gabuar) te perfshihej ne kod edhe ne procedure. Kjo s’u be, per arsye dashakeqe.

    Kastriot Islami, si sekretar i PS per Kodin Zgjedhor, nuk ka negociuar in good faith (se bashku, me thane, me nje fare Damian Gjiknuri) me perfaqsuesit e PD-se. Sidoqofte, kjo nuk ka me rendesi. Si thote Politicus:

    Mund te diskutojme kush ja futi kujt politikisht. Ne kete rast, Berisha ja futi Rames, dhe pasojat mbi sistemin politik mund te diskutohen, por nuk ka tentative fashiste per vjedhje votash etj

    Fashist ne kete mes eshte sistemi demokratik ne Shqiperi, qe sot per sot menaxhohet nga I Madhi S.Berisha. Nuk ka vjedhje votash, por ka harbuteri e te huajve qe cdo gje pranojne vetem te kete stabilitet.

    Une them qe s’duhet te kete me stabilitet.

  13. “Dhe kujdes, çeshtja do te zgjidhej fare lehte nese keta gabimmedhenjte do ta kishin kuptuar menjehere gabimin e bere dhe do te ktheheshin menjehere ne QV duke thene “ore, gabova kutine, si i behet?”. Por nuk ndodhi keshtu.”

    Ne fakt ka ndodhur edhe keshtu (ne disa raste sporadike). Dhe gabimmedhenjve iu eshte dhene nje fletevotimi e dyte per ta hedhur tashme ne kutine e duhur, sikunder edhe kane bere. POR, vota e pare, ajo e hedhur gabim, ka mbetur atje, pasi askush nuk mund te nderhynte gjate votimit neper kuti e ta hiqte. Ne perfundim, KZAZ e ka numeruar dhe cilesuar “te pavlefshme”. E tille ishte dhe ashtu ishin instruktuar nga KQZ ta konsideronin. Edhe ne zgjedhjet e meparshme keshtu kishin vepruar.

    Problemi lindi pikerisht kur Ristani & Co vendosi ti rinumeroje dhe i konsideroi te vlefshme. Pertej te tjerave, rezulton qe disa shqipe vlekerkan sa per dy vota, e te tjeret vec per nje.
    As nuk do t’ia vlente te permendej si rast nqs rezultati nuk do te ndahej me 10 vota diference.

    1. PNG :Ne fakt ka ndodhur edhe keshtu (ne disa raste sporadike). Dhe gabimmedhenjve iu eshte dhene nje fletevotimi e dyte per ta hedhur tashme ne kutine e duhur, sikunder edhe kane bere. POR, vota e pare, ajo e hedhur gabim, ka mbetur atje, pasi askush nuk mund te nderhynte gjate votimit neper kuti e ta hiqte. Ne perfundim, KZAZ e ka numeruar dhe cilesuar “te pavlefshme”. E tille ishte dhe ashtu ishin instruktuar nga KQZ ta konsideronin. Edhe ne zgjedhjet e meparshme keshtu kishin vepruar.

      Nese eshte vertet ashtu PNG (pse nuk u ankua kush perpara apo harruan?), atehere me siguri qe ka ankimim nga PS-ja per kete ceshtje dhe Kolegji Zgjedhor do vendose juridikisht. Gjate procesit i bie te shohim nese keto qe thua kane baze faktike apo jane thashetheme qe perhapen per te nxjerre nga pusi i thelle ku eshte futur nje person i cili po e sheh poziten politike ti ike perpara syve. Procesverbalet jane derguar per gjykim dhe me siguri qe nese eshte ashtu si thua do nxirren ne Media per te provuar “vjedhjen”, te cilen sipas logjikes tende e kishte lene rezerve Berisha sepse e dinte qe do ndahej me dhjete vota. Nderkohe me vjen mire qe e ndoqa procesin ne TV, dhe konstatova qe nuk eshte tamam sic thua me siper, sepse ne aq sa pashe une (jo te gjithen por nje numer jo te vogel kutish) votat ishin futur ne nje zarf te ndryshem nga ai i te pavlefshmeve dhe Ristani beri kujdes te madh te mos hape as edhe nje zarf te pavlefshmesh edhe kur juristet e PS-se mundoheshin ta ngaterronin. Por ti me siguri qe ke informacion me te zgjeruar.
      Nese eshte ashtu si thua ti, sidomos duke konsideruar “premtimet” paraelektorale te PS-se se kushdo qe abuzon me voten do cohet per ndjekje penale, me siguri qe do kemi dergim per ndjekje penale ne prokurori per te gjithe komisioneret qe e kane lejuar kete votim te dyfishte. Dhe prokuroria do te veproje menjehere per tu treguar ketyre komisionereve ( te te dyja partive se edhe ata te PS-se e paskerkan pranuar kete edhe aty ka kan patur shumicen ne KZAZ!) do denohen me rreptesi e me shpejtesi. Sidomos po te kihet parasysh se fletet e votimit shtese ( prokuroret me siguri qe e dine kodin dhe “procedurat e Ristanit” per fletet e votimit apo jo?) duhen dhene me proces verbal dhe te nenshkruara nga anetaret e Komisionit ne ate qender.

      Ose pastaj sa me siper eshte propagande bajate pre e te ciles biem te gjithe ndonjehere. Fatkeqsisht.

  14. Përsa i përket Braçes,.. por prapëseprapë duhet skanuar njiçikëz fjalori nenkuptues fyes, pamvarësisht që kuptimi i dukshëm ashtë normal. Sa më qartë dhe e thjeshtë gjuha , aq më mirë përcillet mesazhi bazë. Të gjithë kemi qeshur në portokalli kur “Berisha” takohet ngrohtë me “Nanon” dhe “Nano” për të larguar “Braçen” nga takimi e dergon atë të blejë një paketë cigaresh, kuptohet me paratë e “Braçes”. Kështu që, mendoj, që ajo shprehje e Xha2 mban ca më shumë vlera të ngrohta artistike klasike në ndryshim nga vlerat frazore nën regullat e peshkut të ftohtë ftohtë gazetaresk. Nga ana tjetër ashtë e gjatë rruga drejt gazetarisë amerikane, ku ende çfaqet hapur ironia ndaj tipave të tillë, siç ndodhi shume here me qeshjet ironike të gazetarëve televize në rastin e ish kanidatit për president të Amerikës, që tashmë ështe tërhequr nga kanidimi, e përsëritur edhe kjo dukuri prej tij, biznesmenit Donald Trump.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin