Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Antropologji / Politikë / Sociologji

NJOHIM VEÇ FITORE

një analizë të botuar më dt. 7 maj në gazetën MAPO, Arjan Vasjari shpjegon se Shqipërisë pluraliste sot i mungon “institucioni i humbjes”, me fjalë të tjera, shqiptarët refuzojnë të humbin.

Duke folur për zgjedhjet e tanishme lokale, Vasjari vëren se “më 8 maj demokracia ka nevojë për humbësin”, meqë “është vetëm humbësi ai që mund të na prodhojë fituesin dhe jo e anasjellta” dhe “një pushtet është legjitim vetëm kur prodhohet nga një humbës legjitim.”

Shkruan më tej Vasjari:

Shoqërisë i nevojitet humbësi i saj politik, sepse humbësi është antidoti par exellence që mund t’i japë një zgjidhje krizës totale të besimit që ka paralizuar gjithçka në këtë vend. Sot jetojmë në një demokraci mosbesimi. Mosbesim mes politikës, mes medias dhe politikës, mes opozitës dhe institucioneve, mes ndërkombëtarëve dhe opozitës, mes shoqërisë dhe politikës. “Fitorja” e humbësit më 8 Maj do të thotë çtensionim nga konvulsionet militante, do të thotë mundësi komunikimi, do të thotë rikthim i vetëdijes politike, do të thotë depolarizim, do të thotë rikthim i besimit. Shoqëria ka nevojë për të gjitha këto, prandaj edhe e pretendon fort humbësin. Madje, ajo e meriton atë.

Vasjarit i jap të drejtë, madje edhe kur thotë, gjetiu në artikull, sistemi politik shqiptar mund të normalizohet vetëm kur të shfaqet humbësi, si rol dhe si palë.

Arsyet pse nuk dimë as pranojmë të humbim janë të shumëfishta: historike, meqë vijmë nga një diktaturë ku humbja pasohej nga ekzekutimi; politike, meqë kemi frikë se, si edhe në raste të tjera, humbja do të jetë totale dhe do të na nxjerrë nga skena krejtësisht; psikologjike, sepse e identifikojmë humbjen me vdekjen.

Vasjari, në paragrafin e lartcituar, e gozhdon arsyen kryesore: ne nuk kemi besim në institucionet; nuk kemi besim në rregullat; nuk kemi besim në sistemin që kemi pranuar vetë; nuk kemi besim në arbitrat. E mbajmë këtë sistem sa për sy e faqe, por e dimë sa i përkushtohemi vërtet. Dinakëria na pengon të bëjmë përpara, teksa syri na është lodhur e rënduar, nga të shkelurit e shumtë.

Terma të tillë si fitore dhe humbje, në kontekstin e një aksioni politik aq kyç për demokracinë sa zgjedhjet, i referohen njëkohësisht luftës dhe lojës; edhe pse, në planin simbolik, lufta dhe loja bashkohen mes tyre më shumë se ç’ndahen. Megjithatë, politikani duhet të jetë në gjendje ta zgjedhë shtegun e ndërmjetëm, duke marrë nga lufta seriozitetin dhe nga loja shpresën se nesër vjen dita e re. Këtë tanët nuk e bëjnë dot dhe publiku nuk ua kërkon, sepse publiku vuan nga e njëjta pamundësi për të ruajtur vizionin e dyfishtë të politikes, si tendosje mes belikes dhe ludikes.

Pak ditë më parë, lexova se skuadra e Flamurtarit kishte braktisur një ndeshje futbolli të vlefshme për kampionatin kombëtar, ngaqë arbitri i kish dhënë ekipit tjetër, Vllaznisë, “padrejtësisht” një penallti në kohën shtesë. Ne as në futboll nuk po dimë të humbim, edhe pse artin brutal të braktisjes dhe të bojkotit e kemi përvetësuar më së miri. Provincializimi i politikës reflektohet edhe në sport; sa herë fair play zëvendësohet nga maskarallëku. Në futboll po mbizotëron bindja se ndeshjet shiten, ose vendosen në tavolinë; kur një skuadër e braktis fushën e lojës, kjo ndoshta duhet interpretuar si një instancë kur arbitri nuk ka vepruar sipas marrëveshjes; ose ndoshta nuk është paguar në kohë…

Pa folur pastaj për reduktimin e turpshëm që ia kemi bërë lojës, nga veprimtari njerëzore e shumëllojshme dhe themelore për shoqërinë dhe për mendjen, në bixhoz, që s’është veçse paradhoma e ferrit për parazitët.

Groucho Marx thoshte se e kish për turp të anëtarësohej në një klub që do ta pranonte si anëtar; ne, si qytetarë shqiptarë, nuk u zëmë besë institucioneve që, në teori, duhej të na shërbenin. Si në sport, ashtu edhe në politikë, nuk pranojmë dot çfarë, në rrethana normale, duhej të kish imunitet ndaj forcës arbitrare të të pushtetshmit. E kemi kaq të prishur ndërgjegjen, dhe kaq pak respekt kemi në thelb për veten, sa e kemi të vështirë të kuptojmë se si dikush, i caktuar në rolin e arbitrit ose të garantit të paanësisë, nuk do të favorizojë palën e fortë, pushtetare, paguese, urdhëruese ose kërcënuese. Na mungon doza e nevojshme e naivitetit dhe e mirëbesimit, pa të cilën një demokraci nuk mund të funksionojë dot.

Pa Komente

  1. Ahmet Shqarri, në Gazeta Shqiptare, për kampionatin shqiptar të futbollit:

    Kampionati ynë mund të jetë i vetmi në botë, dhe ky është padyshim një tregues turpi dhe korrupsioni, ku trukimi i ndeshjeve, llogaritjet dhe matrapazllëqet bëhen për të gjitha skuadrat dhe në të gjitha drejtimet, aq sa ka humbur krejtësisht qëllimi dhe synimi i vërtetë i organizimit të kësaj veprimtarie, që ka të bëjë me kënaqësinë dhe argëtimin që duhet t’u sjellë njerëzve.

    Aq e vërtetë dhe e rëndë është kjo, sa të bën të mendosh se një shoqëri që nuk arrin dot të ruajë një minimum fair play në sportet e nivelit të lartë, nuk do ta ruajë dot këtë fair play as në politikë – prandaj vetëm nëpërmjet frikës mund të qeveriset.

  2. Zgjedhjet vendore jane me pak te pershtatshmet per te prodhuar humbesin qe kerkohet, sepse edhe po te pranohet humbja pa dorashka, nuk sjell ndonje ndryshim ne sistem.
    Pak a shume pritet qe PS-ja te thote fitova ne bashkite e medha, PD-ja do thote fitova ne komunat.
    Meqe si bashkia, si komuna quhen po njesoj, njesi vendore, PD-ja ashtu si radhen e kaluar do thote ne fituam ne numer me te madh njesish vendore sesa PS-ja.

    Me sa po shihet nga rezultatet LSI-ja po i jep goxha ndihme PD-se. Ne Tirane deri tani afro 4700 votat e LSI-se po i japin fioren Bashes.
    Lufta e vertete po behet ne Tirane, kush fiton Tiranen, fiton zgjedhjet, ne pamje te pare te dyja palet e kane zgjedhur Tiranen si vendin e betejes vendimtare, si Armagedoni biblik.

    Ne fakt ky perqendrim shkon ne favor te Berishes, sepse nese fiton Basha i thote Rames te munda me ‘gjeneralin’ tim, nese fiton Rama, Berisha thote munde ‘gjeneralin’ tim, por jo mua, me mua do e shikosh ne 2013.

    Ndersa humbja e Rames do te jete vertet katastrofike per te, per arsye qe dihen, dhe as fitorja e befasishme dhe spektakolare e PS-se ne Kavaje, nuk mund ta shpetoje dot nga dhembet ende te mprehte te ‘xhaketave te vjetra’.

    Ajo qe do me habiste me shume ne rast te humbjes se Rames, do ishte paaftesia e tij per te kembyer ‘paqen’ pas-21 Janarit, me vendin e sigurte si kryebashkiak, dmth i bie qe paqen pas 21 Janarit ta kete dhene falas ose nga frika, pa asgje konkrete ne kembim. Kesaj i thone te mos dish te ruash dot politikisht as bythen tende.

    Pertej vjedhjes se votave, jam kurioz per taktiken qe do ndjeke Rama brenda PS-se per ruajtjen e kryetaresise.

    Persa i perket futbollit, endrra e çdo tifozi eshte nje president riosh qe pastron parate , ben matrapazlleqe po i garanton fitoren skuadres se zemres, me pak fjale fitorja me çdo kusht.

    Mendoj se ende shqiptaret nuk e kane çliruar ne psikologjine kolektive adhurimin per fitoren(nga edhe adhurimi per perandorite) ne plotesine e dukurise, duhen edhe nja 50 vjet pavaresi, pastaj çdo shqiptar do pergjigjej duke bertitur si Kevini te avokati i djallit:

    – Ndoshta Kevin, ka ardhur koha te humbasesh !
    – Une nuk humbas, une fitoj!

    1. Hyllin:

      Persa i perket futbollit, endrra e çdo tifozi eshte nje president riosh qe pastron parate , ben matrapazlleqe po i garanton fitoren skuadres se zemres, me pak fjale fitorja me çdo kusht.

      Nuk e kuptoj mirë këtë – e ke fjalën për Shqipërinë sot, apo për tifozët në përgjithësi?

      Se tifozët që kam njohur unë, e duan vërtet fitoren me çdo kusht, por vetëm në kushtet e fair play; meqë vetëm fair play mund ta garantojë epërsinë e mirëfilltë të skuadrës së tyre.

      Ai presidenti i fortë që përmend ti, garanton “mbrojtjen” e skuadrës nga peshkaqenët, ose që skuadra e tij nuk do të nëpërkëmbet nga të mëdhenjtë.

      Por nuk më duket se ka tifoz të vërtetë, që të përshëndetë një fitore të arritur me hile, mashtrim ose rryshfet.

      Nëse ndodh kështu, nuk kemi më tifozë futbolli, por tifozë të parasë – me një fjalë, bixhosçinj.

      Mua gjithnjë më lë gojëhapur numri i madh i bixhosçinjve në Shqipëri, të paktën në Tiranë.

      Të paktën këta të tjerët, që blejnë bileta lotarie (e kam fjalën për qyqarët në Perëndim), ia lënë veten në dorë Fatit; ndërsa bixhosçinjtë, të paktën shumë nga ata që njoh unë, kujtojnë se vërtet mund të ndikojnë sadopak aktivisht në fatin e tyre.

      Gjithsesi, bandat ulëritëse në pikat e basteve në Tiranë nuk kanë shumë të bëjnë me tifozeritë dhe dashurinë për futbollin. Janë njerëz të dëshpëruar, që duan të fitojnë ndonjë kacidhe; sikurse janë edhe simptomë e degradimit social.

      E përsërit: një shoqëri që nuk garanton dot fair play në sportet kompetitive, vështirë se mund ta garantojë këtë në procesin politik. Kot lodhemi.

  3. Po mos mor Hyllin me kete parashikimin per Bashen se do i bjere pika trecerekut te blogut! Leri te genjehen se votat e Rames po vidhen, megjithese sipas Sterkajt dje “ushtria” e voteruajtesve socialiste ne Tirane eshte “shume me teper se 2500 vete, por numrin e sakte do e mbajme konspirativ (klik!)”-burimi intervista e Paulin Sterkaj me Ilva Taren ne emisionin Tonight tek Ora News Tv.

    Analiza politike eshte teresisht e sakte, une do i shtoja nje rrudhe, per ta thene a la amerikana: keto zgjedhje perbejne edhe nje here fitoren e establishmentit ndaj frymes se re(hipotetike se ne terren skemi gje). Arsyet dhe pasojat duan shume me teper kohe dhe thellesi per tu analizuar, por nuk me duket se mund te kete kundershti logjike me kete konstatim. Fituan si PS-ja ( bashkite e medha pervec Tiranes e ndoshta edhe Durresit), PD-ja (Tirana, Tirana dhe prape Tirana), por me shume gjase edhe partite e vogla numerimi i votave per te cilat do jete teresisht jashte vemendjes e aty ka gjase te behet nami me verte e jo me gjasme me ane te pazareve te vogla nderpartiake. Nese vertetohet fryma e deritashme(njesia pese ne Tirane po del gati barazim) fiton bindshem LSI-ja perkunder te gjithe neve qe parashikonim fundin e saj politik.

    Cfare vjen pas kesaj eshte me gjase nje perplasje e forte brenda PS-se ( shume cuditerisht dje tek festa e BE-se kish ardhur a me ftese a i paftuar niente askush me pak se Fatos Nanua).

    Te gjitheve na duket si jashte loje por Oranews transmetonte pa rreshtur pamje te bisedave te tij me Arvizun, Sequin e te tjere. Te jete duke gatuar presidencen? Vlen te permendet ne kete pike edhe dorezimi pa kushte i Bamir Topit i cili nuk priti numerimin ti konsideroje zgjedhjet te vlefshme e transparente.

    Mirepo une nuk do isha aq i sigurte qe Rama do e leshoje aq lehte, sepse megjithese e demonstroi paaftesine politike karshi Berishes, ende mund te kete mundesi aleancash te brendshme me ujqit e vjeter.

    Ndersa per Berishen po hapet nje rruge e madhe drejt mbajtjes se qete te pushtetit, madje nese suksesi i trendit te LSI-se vertetohet nga numrat, nje shans i madh per rikonfirmim ne 2013. Dinamika e zgjedhjeve te pergjithshme eshte shume e ndryshme por gjithsesi potenciali ekziston.

    Mua mu duk interesant rezultati i PDIU dhe qendrimi qe po mban Idrizi i cili duket se po kerkon te pozicionohet si greket dikur, gjithmone me pushtetin ne favor te ceshtjes kombetare. Nese di ta navigoje me finokeri kete pozicion, besoj se eshte me shume te ardhme sidomos duke menduar qe me shume zgjuarsi e ka shtrire spektrin politik qe kerkon te perfaqesoje ne shkalle kombetare dhe pertej ceshtjes came. Mund te jete edhe flluske, por per momentin me duket interesante.

    1. Politicus:

      Po mos mor Hyllin me kete parashikimin per Bashen se do i bjere pika trecerekut te blogut!

      Edhe këtë statistikë nga sondazhet e Gani Bobit e ke nxjerrë, Politicus?

      1. jo e mora nga Zaloshnja xh2, se ai e kish perfshire tek kalkulimet e veta (52% te sigurte tha mbreme per Ramen por mund te jete edhe me e thelle ne varesi te madhesise se fitores tek njesia 5 ose ish Tirana e Re). Nderkohe rezultati aktual thote qe tek pesa jane koke me koke me avantazh te lehte te Rames.

        @theo- i bashkohem gjykimit tend se mund te perkufizohet ne ate menyre, edhe ne rast se ne fund fiton Rama, nje mundesi kjo shume reale. Vota per LSI-ne nuk mund te shpjegohet ne menyre logjike nga aq info sa kemi, mund te jete per kandidatet, mund te jete nga investimi ne para, apo ku e di une. Fakt eshte qe ka marre vota aq sa te duket sikur skandalet ta shtojne forcen ne Shqiperi, i.e. Rama pa breke=22 000 vota siper Olldashit, Meta mat ne kasete= zoti e di se sa vota me shume.

        @Actus- ja te me rruac.

      2. 2600 vota me teper per Ramen deri tani tek njesia 5; dhe nuk eshte numeruar me teper se 1/2. Kesaj i thua koke me koke?
        Sa per Meten, sot u hodh shorti ne Gj e Larte, ku eshte cuar dosja qe e akuzon per korrupsion aktiv. Sa per vota, te shohim kur te numerohen, pasi do ta krahasojme me 9% e marre ne zgjedhjet e fundit.
        Po cte flas ty, ti je teresisht i politizuar or djale; nuk ke pike llogjike.
        Ok, ok, rrofte Basha qe ka fituar.

        1. Kjo eshte per te treguar kush eshte spekulant i pashprese e kush flet me shifra. Flm gazetarit Nolian Nole per tabelen. Dhe qe kur eshte shkruar kjo pacavurja me siper (mbreme me oren amerikane) diferenca e Rames eshte rritur nga 2600 ne 2800 tek pesa. Sigurisht qe duhet te presim perfundimin sepse ka edhe shume kuti, gati nje e treta qe mbeten tek pesa por me duket e qarte diferenca mes 2007s dhe 2011es te te gjitha njesite.

          Nga zgjedhjet e 2007 rezultat final

          Rama Olldashi Diferenca

          Njësia 1 7.100 5.790 1310 PS

          Njësia 2 13.174 10.367 2807 PS

          Njësia 3 7.600 5.125 2475 PS

          Njësia 4 8.454 6.380 2074 PS

          Njësia 5 15.615 8.494 7121 PS

          Njësia 6 7.901 5.753 2148 LSI

          Njësia 7 10.752 8.240 2444 PS

          Njësia 8 5.809 6.287 -478 PD

          Njësia 9 8.898 7.772 1126 LSI

          Njësia 10 5.195 4110 1085 PS

          Njësia 11 7.787 7.874 -87 PD

          Totali 98.286 76.206 + 22080

          Tek te gjitha ka aktualisht rrjedhje votash te Rames, sido qe te dale rezultati perfundimtar. Ja te me rruach serish o Actus.

          1. Je i madh! Ti me kenaq. Hajde llogjike dhe hajde llogari statistikore. Gerti Bogdani ti sjell keto, se te tjeret e stafit te Bashes nuk kane kete nivel me thene te drejten. Duket sa shume merr vesh nga keto ceshtja. Une mendova se ke ndonje te dhene te brendshme. Dhe une qe mbusha gjithe dynjane sot, qe me ka thene nje i sigurte se fiton Basha.
            E di c’me kujton ky lloj entuziazmi mua? Kryeministrin tone tek prezantonte stafin e tij, e tek i quante yje e personalitete ata qe kishin lene punera fantastike ne organizata nderkombetare apo entitete te tjera prestigjoze, nderkohe qe keta te fundit kishin qene te punesuar thjesht si recepsioniste. Edhe ti te njejten gje, humbjen kolosale e paraqet si fitore. Nuk ke ide sa zili ju kam. Si nuk me ka pajisur zoti me pak optimizem xhanem!
            Edhe nje gje: po mire o burre i dheut nuk di te diskutosh njehere pa u inatosur e pa futur te shara kot se koti. E cte te them, ne te na rrosh ti sa malet, se po mos ishe ti blogu nuk do kishte pike lezeti. Do te lexonim vetem gjera serioze e te cmuara qe kerkojne impenjim intelektual. Ty te kemi per t’u clodhur.

            1. Epo edhe te lexosh duhet te te mesoj une ty mo? Pyet mo Enen se ka mbaruar ne shkolle te mire.

              Po c’llogari a ty mbyllte, une solla shifra te kaluara (relevante sepse nga zgjedhje lokale e jo nga 2009 kur zgjedhjet jane te pergjithshme). Si te ta shpjegoj ty qe ta kuptosh, te pranuara nga te gjitha palet si zyrtare. Nuk jam ekspert i teorive konspirative po te tjere ketu i ke mjeshtra te asaj pune. Dhe te thashe qe i mora nga faqja e internetit te Nolian Noles, nje gazetar televiziv i cili po ashtu i vendoste per krahasim. Sna lejon xh2 ta kthejme ne anglisht po ta them edhe ne anglisht nese te ndihmon per ta kuptuar. Apples to apples.

              Deri me tani jane mbyllur tre njesi, njeshi, katra dhe dhjeta. Rezultatet aktuale merri dhe vendosi perbri zotrote e do shohesh diferencat. Lexoji ngadale qe ta kesh me te thjeshte ti kuptosh.

              Gajasu sa te duash pastaj, une jam mesuar ti kenaq njerezit. Pastaj karagjozet e derguar per sherr kenaqen kollaj.

    2. Sa interesant ky sondazhi i bere nga Politikus! Pasur parasysh nivelin intelektual te gjithpranuar te ketij blogu, rezulton natyrshem konkluzioni se ne cilen pjese ka zgjedhur te rreshtohet autori i sondazhit, pasuar nga Metal boy.
      Kam filluar ta kuptoj pse tashme grupimin qe perkrah Politikus e therrasin te gjithe si “Aleanca per Fshatarin”.

      p.s aman te lutem, mos me akuzo si perkrahese te Rames, se me eshte bere shume qejfi per te. Qe do te fitoje eshte evidente tashme, edhe pse ngushte. Shpresoj te kete nxjerre konkluzionet e te dije ta lexoje voten; nese jo, per te zese te tij. (natyrisht ne qe banojme ketu dime edhe se sa fluturime ka bere Bell-air ne dy ditet e fundit; sa kosovare me shtetesi shqiptare jane regjistruar ne lista; dhe sa qytetare nga provincat kane marre shtepi me qira ne Tirane, por megjithekete jam e predispozuar te besoj se eshte mundesia e fundit qe i jepet Rames).

      1. Ena, ti ke te drejte, me siguri. Mos harro qe keto te shkruarat mbeten dhe ai qe ngutet perngutet. Nuk shpresoj ta njohesh aq popullin tend sa ta dish qe kjo eshte nje shprehje popullore. Le qe ti me siguri je qytetare e botes( te genjen mendja per cilesimin e pare po nejse).

        1. Me genjen pak mendja me thene te drejten. Si kriter objektiv mbaj parasysh faktin se kam mbaruar me mesatare teper te larte nje nga universitetet me te mire ne bote. Kjo me jep kurajo kur flas me ata qe kane studiuar ne universitete te llojit Quincy College, qe per nga niveli krahasohen me kete te Kuksit (dege e sapo celur nga Ministri aktual).
          Nuk kam nder mend te vazhdoj, se nuk mund te bie ne keto nivele diskutimi. Nuk te ofendoi kush, thjesht perdora si premise sondazhin tend.

          1. Po ctu desh ore dushman,

            me kete kriter eshte qytetar edhe Dritan Prifti. Nese kocepti yt i qytetarise eshte ky, as une s’kam ndermend ti hyj debatit.

            Nuk po te ofendoj, thjesh po perdor si premise pohimin tend.

            1. “Te genjen mendja per cilesimin e pare”, thua ti.
              Une cilesim te pare pata bere kete: “qe ky blog eshte grupim intelektualesh”, dhe duke qene se ketu 3/4 qenkan deshperuar per humbjen e Rames, nxora perfundimin se me te vertete ky i fundit qenka votuar nga pjesa me e qyteteruar.
              Ne keto rrethana, ai kriter qe parashtrova eshte vetem nje tregues i vockel per te te orintuar ty qe po me genjen mendja se bej pjese ne kete bashkesi, natyrisht duke menduar se iu referove ketij cilesimi. (Lere Priftin se ai ka qene student “international” ne ate shkolle dhe ti e di cfare dua te them.)

              Sa per percaktimin e qytetarise se dikujt pa dyshim qe nuk eshte shkollimi kriter. Por edhe ti mos mendo se “fshatar” eshte vetem ai qe banon ne komune; eshte shume i gjere koncepti, ai perfshin mbi te gjitha menyren e te menduarit…

            2. si gjithmone ti ke te drejte, Ena. Por mos harro qe fshatar eshte edhe ai qe krijon lehtazi paranoja mbi tjetrin, qe ne “Shqiperine e injorances” quhet “shejtan katnar” apo paragjykim katunari. Ne keto pozita bien fatkeqesisht ndonjehere edhe thures te kualifikuar fjalesh. Po me siguri jo ti.

              Qofsh mire e suksese pa fund per ty, sinqerisht.

  4. Cfare naiviteti? Kisha me teper besim tek largpamesia e disave qe kane qene prane pushtetit, por mesa duket enderrat i duken realitet. Po mjaft qe te shohesh fytyren e atyre prane te cileve ke qendruar dhe e kupton fare mire perfundimin; ose me mire shih strategjine e bllokimit….
    Edhe Juela Mecani e ka kuptuar nderkohe….

  5. Ka nje perceptim qe kjo ishte Vote kunder Berishes. Po humbi Rama ne Tirane, arsyetimi mund te zgjerohet disi per te thene se 8 maji ishte vote kunder Berishes dhe Rames. Cudi ketu eshte LSI qe nuk la me rreze komune dhe bashkie pa marre vota. Pa harruar qe i dha koaliconit ne pushtet bashkine e dyte ne Veri, Lezhen, pervec shpreses se nje fitoreje ne 3 minibashki ne Tirane. Vota e panumeruar e keshillave eshte shpresa e mbetur e Shqiperise Blu, por duhet then se Saliu nuk leviz edhe pse eshte bere helm. Me kete rast dua edhe te them se i perkas cerekut qe nuk i ka rene pika.

  6. Xhaxha, më lejo të hedh një bast; nëse do vazhdojë trendi 49-49, bashkinë e Tiranës e merr Basha… sepse do bëjë aleancë me Hysni Milloshin 🙂

    1. Meqe s’te doli ky parashikim, bej ndonje tjeter. P.sh. sa do zgjase kontestimi pas vendimit te sotshem te Kolegjit Zgjedhor.

      Gjithsesi aleanca me Hysniun i vuri ne siklet te dy palet, si komunistet ashtu dhe gjoja-antikomunistet. Per arsye te ndryshme ma ha mendja.

  7. Xha xha, koha e tifozit qe adhuron sportin ka mbaruar me kohe e me vakt, shiko pak historikun e skuadrave si Teuta,Elbasani, Dinamo qe i gjen njehere Kampione njehere ne kategorine e dyte.
    Peqini ne fushe te vet u jep dajak te gjitheve, dajak ne te gjitha kuptimet, kush shkon ne Peqin ruan kembet dhe dhembet, lojtare e tifoze bashke. Peqini e koncepton çik amerikançe ‘futbollin’.

    Bastet nuk behen vetem me fitore, por edhe me rezultat te sakte, qe e ka koefiçentin ku e ku me te larte, mesa kam degjuar kinezet na kuotojne dhe ka pasur farsa te jashtezakonshme qe kane pasuruar shume ‘addetti ai lavori’.

    Ahmet Shqarri thote diçka qe dihet dhe qe si ben pershtypje njeriu, por per faktin e thjeshte se edhe tifozi sportiv thote, perderisa e bejne te gjithe atehere o nuk do shoh futboll ose do e pertyp si pjese e sportit dhe do vazhdoj ta ndjek.

    Pak a shume si ne politike, meqe krahasimi mban, te gjithe thone ky i partise time eshte i korruptuar, por te gjithe jane te korruptuar keshtu qe korrupsioni duhet pertypur si pjese e lojes.
    Zakonisht tek ky interpretim kundershtari eshte gjithnje me i korruptuar, pra pavaresisht relativizmit moral, çdokush perpiqet qe moralisht te kete njefare epersie.

    Qe te kete loje te ndershme, duhet te njihet ndershmeria si vlere, por meqe ndershmeria eshte percaktuar e vulosur me tapi, si virtyti i budallait ose naivit, atehere loja do jete relativisht e pandershme.
    Nuk eshte se mungojne rregullat, pasi rregulla do kete gjithnje, thjesht ndryshon perceptimi i rregullit, dmth nga etika shkohet tek dobia.

    Nese PD vjedh, pedeisti me relatizmin e tij moral, do thote po s’vodhem ne do vjedhin ata, keshtu qe me mire te vjedhim ne se ata.
    E njejta gje me peseistin, leseistin e me radhe dhe ne fakt, logjikes nuk i leviz dot presjen, sepse ta zeme socialisti nuk thote dot se jane te paster, pasi 10 deputetet me te pasur te parlamentit jane socialiste.

    Nuk e di me amerikanet, po shqiptaret kur vjen puna tek relativizmi moral ua fusin italianeve dhe kjo aftesi e jashtezakonshme jona ne fushen e relativizmit moral, besoj se ka ndonje lidhje me mungesen historike te nje feje unike, ndonjehere me duket se edhe femija shqiptar eshte me i afte se femijet e huaj ne relativizmin moral.

    Dihet nderkaq qe fitorja me çdo kusht, pengesen kryesore e gjen tek etika e konsoliduar dhe ligji, meqe ‘me çdo kusht’ nuk i referohet sforcimeve vetjake(qe jane te natyrshme dhe legjitime) por pengesave etiko-ligjore.

    p.s politicus PDIU (duhet te ndryshoje emrin ne radhe te pare) ne disa zona per numer votash eshte rivale e drejtperdrejte me PD-ne, nderkaq ne Delvine ishte partia me e madhe e aleances.
    Sipas gjasave do kerkojne ndonje vend ne qeveri, se vallaj me vota po me duket se po lufton me LSI per vendin e 3-te.

    Idrizi po ti luaje mire votat ia merr nje ministri Sales ne ndryshimet e ardhme te qeverise.

    Ne muhabet me nje shok rame dakort qe vetem Kreshnik Spahiu mund t’ja prese hovin PDIU-se, e cila çuditerisht kish marre vota deri ne Tropoje dhe gllaberon sa majtas aq edhe djathtas.

    I mungon vetem nje media prestigjoze qe te behet forca e trete (thuhet qe para kane, po e marr si te mireqene).

    1. Hyllin:

      Xha xha, koha e tifozit qe adhuron sportin ka mbaruar me kohe e me vakt, shiko pak historikun e skuadrave si Teuta, Elbasani, Dinamo qe i gjen njehere Kampione njehere ne kategorine e dyte.

      E marr vesh që e ke fjalën për Shqipërinë; dhe kjo që thua doemos qëndron, por është në vetvete shumë e trishtuar.

      Nëmos jemi në avant-garde të historisë dhe i tregojmë botës si do të jetë pas një shekulli, jemi kthyer në një periudhë kur nderi, fjala e dhënë, zotnillëku dhe respekti për kundërshtarin nuk vlejnë asgjë.

      Ka një lidhje mes sportit të organizuar (kampionateve) dhe etikës sociale; sepse ndeshjet i shërbejnë shoqërisë si një lloj teatri, së bashku me efektin katarsis.

      Njerëzit me tru në kokë, njerëzit që kujdesen për fatin e vendeve të tyre, e kuptojnë se relativizmi moral i bën të humbin të gjithë; është lojë me shumë negative (negative sum game).

      Që ne s’jemi në gjendje të sigurojmë fair play në situata ku kërkohet arbitraritet dhe paanshmëri (p.sh. ndeshje sporti, ose zgjedhje), kjo mua më tingëllon e kobshme.

      Një shoqëri e dominuar nga grupet kriminale vërtet mund të gjejë paqe kur këto grupe vendosin një lloj ekuilibri dinamik mes tyre, ose verbërisht; por kjo lloj paqeje sociale e vendosur në mungesë të etikës nuk vlen si premisë për të ndërtuar institucione publike. Pa përmendur pastaj që të tjerët do të neveriten me ty (pse habitemi pastaj me të huajt, që na trajtojnë si të ishim pariah-të e Europës?).

      E çuditshmja këtu është që shqiptarët e rilindur të viteve 1850-1940 kanë qenë shquar për fisnikë të mëdhenj, ose “burra zotnij” siç u kanë thënë.

      Ku shkoi zotnillëku? Ia treti e ia zhduku genet totalitarizmi? Apo e mënjanoi tashmë evolucioni social, si të padobishëm për të çarë në jetë?

      Edhe Italia e Jugut e ka këtë problem të relativizmit moral – familizëm amoral, e ka quajtur Banfield. Por Italinë e ka shpëtuar, veç superioritetit të përgjithshëm të Veriut, edhe feja katolike, që ka shërbyer si ind bashkues i kombit.

      Kjo që ndodh me sportin kompetitiv në Shqipëri është kanarina që ka ngordhur në minierë – këmbana e vdekjes për minatorin.

      Natyrisht, vetëm 25-30 vjet më parë, sportet në Shqipëri kishin fytyrë krejt tjetër: jo vetëm futbolli, por edhe sporte të tjera, në nivel kompetitiv gjysmë-profesionist, por edhe në nivel amator.

      Ai sistem funksiononte falë mbikqyrjes policore nga regjimi; i cili e lejonte madje e inkurajonte fair play-n poshtë, sa kohë që nuk i rrezikohej pushteti.

      Më duket e kotë të shtoj se sporti, lojërat sportive, ndeshjet, i shërbejnë jo vetëm fizikut të atyre që luajnë, por edhe shoqërisë; për t’u mësuar që të veprojë së bashku.

      Nuk ka virtyt që të mos praktikohet në fushën e lojës: guximi, respekti për kundërshtarin, këmbëngulja, sakrifica, vetëmohimi, përulësia dhe virtyti i virtyteve: drejtësia (fairness – sa larg jemi nga fair play?).

      Sporti është palestër e etikës sociale.

      Prandaj më shqetësojnë këto që dëgjoj; sepse më shumë se gjithçka tjetër më konfirmojnë se dëmet që janë shkaktuar aty nuk do të riparohen dot më. Rrezikojmë të përfundojmë në një gropë të trishtuar, të sëmurë dhe të neveritshme. Qofsha i gabuar.

  8. Problem është elita politike dhe jo populli. Elita nuk ka nivelin e duhur te edukimit, megjithese përmendje e edukimit nuk pranohet ne menyren amerikane te diskutimit, quhet insulting. Ajo nuk ka përgatitjen minimale teorike te njohjes se strategjisëe së kundershtimit. Ata nuk kane dijeni reth bazes teorike që ndryshimet e qendrimeve mendimore njerëzit kerkojne ti zgjidhim gjitmonë duke kërkuar “me fitue”
    Qëllim kryesor i argumetimit Roxherian, Carl Roger, i pari që trajtoi kete problem nga kendveshtrimi psikologjik dhe ndermjetësues, është me diskutue ndryshimet për të arritur në një zgjidhje që përfitojnë dy palët, ose në në një farë mënyre e pranueshme nga të dy palët. Argumenti Rogexherian është i dobishëm duke filluar me mendue reth komunikimit, qëllimi ky edhe i artikullit të xha2, I cili është duke u përpjekur të kuptohet kenvështrimi I kundërt dhe duke pyetur njekohësisht veten, “Edhe pse ne nuk mendojmë njësoj, në ç’mënyrë ne duhet të punojmë të zgjidhimin problem?”.
    Keshtu, thelbi eshte që demakricia eshte nje konsensus qysh prej fillimit dhe ne po nuk pranuam besën e lidhur që në fillim, e bazuar që ne kemi nji disa gjera të përbashkët, një qëllim të të përbashkët, pamvarësisht se kemi kënvështrime të ndryshme dhe si lojë që është, duke respektuar regullat që kemi vendosur duke pranuar fitoren e tjetrit ne zgjedhje. Nëse nuk e pranojme qëysh ne zgjedhje si do të mund të pranohet në zgjidhjet. Nëse nuk urohet kundërshtari dhe ti thuhet urime për fitoren,
    si mund të pranohet vetë loja. Demokracia Shqiptare është një lloj futbolli primitive ku humbjet mund të përfundojnë në një luftë të vërtetë “me fitue”, kur njëra palë nxit tifozët të futen në fushës, ndërsa pala tjetër i ka të nxitur me kohë rojet e fushës të godosin me armë, edhe pse nga kerkimi që bëra nuk gjeta fakte nga kjo periudhe e hershme e lojrave me top nga dy skuadra kundershtare.

  9. Zgjedhjet në Shqipëri kanë dekada e dekada problemesh mbi shpinë, por mënyra sesi u zhvilluan lokalet e 8 majit, i bënë shumë vetë të çuditen nga humbja spektakolare e besimit te koalicioni qeverisës PS-LSI. Sidomos për riformatimit që iu bë termit “bastion”. Tani me këtë të fundit, duhet të kuptojmë një zonë elektorale ku më parë, fitohej.
    Natyrisht, pritet që këto rezultate t’i nënshtrohen presionit politik edhe tani që po flasim, ndërsa nga selia blu duket se kanë dalë direktivat e para për menaxhimin e humbjes. Kjo mund të shihet fare mirë në fjalorin disi më të shpenguar të analistëve të djathtë si Henri Çili, Artan Hoxha apo më pak të artikuluarit Arian Vasjari. Që janë humbësit ata që në të vërtetë i kanë fituar zgjedhjet me qytetarinë dhe atë savoir-faire të tyre, me stil dhe elegancë. Kjo besoj do jetë edhe linja zyrtare partiake. You will loose, but win much more instead.
    Koalicioni i djathtë përjetoi një rënie të dukshme të popullaritetit – kjo është fjala që më vjen ndër mend – gjë të cilën asnjë shërbim sondazhesh nuk arriti ta parashikonte. Mesa duket, instituti «Gani Bobi» (ose Ganija, siç thonë kosovarët) e ka marrë të mirëqenë fitoren e thellë të kandidatit demokrat për bashkinë e kryeqytetit, në shifrat 58.4% me 39.8% në favor të këtij të fundit. Votime që mbajnë mbi vete jo vetëm peshën politike të zgjedhjeve lokale, por edhe ngjyresat e një votëbesimi në rang kombëtar. Nëse zgjedhjet e zhvilluara do të ishin të përgjithshme, atëherë Rama do kish numrat e nevojshme jo vetëm për të shtënë në dorë parlamentin, por edhe për ta ndryshuar kushtetutën sipas qejfit. Përveç kësaj, Partisë Demokratike do t’i duhet të riformatohet për t’u përballur me zgjedhjet “e vërteta” pas dy vitesh. Shpresojmë që periudha dyvjeçare të jetë një kohë refleksionesh dhe krasitjesh nëpër rangjet e saj të mbipopulluara dhe disi të ngathëta njëherazi. Mesa duket, pas dy vjetësh partitë kryesore në vend do konkurrojnë për të fituar favoret (ose më mirë personat) e biznesmenëve të mesëm dhe të mëdhenj vendorë, që duket se i dhanë PS një numër të madh bashkish dhe këshilltarësh bashkiakë.
    Ndoshta sot, Shqipërisë pluraliste i mungon institucioni i humbësit (Vasjari, Mapo) ama të humbur kemi sa të duash. Kam përshtypjen se të djathtën e ka penalizuar kokëfortësia për të mos ndërruar kuajt e “qerres së suksesit” – siç ndodhi në Kavajë, zonë që tradicionalisht ka votuar djathtas. Ndoshta të djathtën e kanë penalizuar po ata votues që dje mbushnin mitingjet – ju bëni sikur punoni dhe ne bëjmë sikur ju votojmë – por një analizë e thellë e arsyeve që shpunë në këtë rezultat zgjedhor, do duhet të presë. Do duhet të presë kur gjithçka të ketë mbaruar dhe gjërat t’i shohim me një mendje më të ftohtë. Mendimet e fundit na shkojnë për ato katër vota – katër njerëz, në të vërtetë – që votimet humbën në trazirat e 21 janarit.

  10. ””Mesa duket, pas dy vjetësh partitë kryesore në vend do konkurrojnë për të fituar favoret (ose më mirë personat) e biznesmenëve të mesëm dhe të mëdhenj vendorë, që duket se i dhanë PS një numër të madh bashkish dhe këshilltarësh bashkiakë.””

    Kjo vlen vetem per vendoret, PS-ja e ka shfrytezuar mire popullaritetin e pasanikeve, rasti i Kavajes eshte shume domethenes ne kete drejtim. Pak a shume dihet qe PS-ja ka kohe qe mbeshtetet tek sipermarresit, po ky rasti i Kavajes vallaj eshte unik ne sojin e vet.

    Paradoksi ne kete mes vazhdon te jete xixellues, PS-ja qe mbeshtetet gjeresisht tek shtresa e sipermarresve (kapitaliste) kurse PD-ja tek prodhuesi i vogel .

    Ne vija te trasha kemi 2 parti qe mund te quhen deri diku ‘te djathta’, PS-ja e djathta klasike qe mbeshtetet tek pasaniket e medhenj , kurse PD-ja e djathta populiste qe vertitet si pordha neper breke tek gjithe ideologjite e djathta qe nga liberizmi, tek proteksionizmi, te nacionalizmi, tek mbrojtja e ish-pronareve te tokave por edhe e interesave te prodhuesve te vegjel ne fshat, qe mbron interesat e sipermarresve te medhenj, por edhe te atyre te vegjel si dhe te punetoreve e ne fund edhe te pensionisteve.

    Kahja e PS-se dukej qe me Nanon i cili kishte prane vetes vetem sipermarres ( te cilet i perdorte per interesat e veta), mirepo me Ramen PS-ja beri hapa gjigande ne lidhjet me sipermarresit e medhenj, ne fakt Rama sikunder dihet ka qene me ide te djathta, thjesht s’gjeti shteg djathtas per shkak te karakterit dhe se ishte i biri i Kristaqit.

    Sigurisht termat klasike, majtas-djathtas jane thjesht ne vija te trasha, bazuar me teper ne dialektiken marksiste, pasaniket te djathte, punetoret te majte, sa per nje ide te pergjithshme per prirjet e partive.

    Nderkaq dialektika mes qytetit qe voton PS-ne dhe fshatit qe voton PD-ne me ben çik per te qeshur se me kujton 2 gjera:

    1- revolucionin e pare anglez, ku Mbreti dhe feudalet e vjeter mbeshteteshin tek fshati, ndersa feudalet e rinj dhe shtresa e re kapitaliste, mbeshteteshin tek qyteti.

    2- Maon qe thoshte, fshati te rrethoje qytetin.

    Edhe tek ne kemi paradoksin qe fshati voton per koalicionin ku ndodhen ish-pronaret e tokave qe duan tu marrin fshatareve tokat, ndersa qyteti voton per sipermarresit kapitaliste qe duan ‘tu pijne gjakun'( :D) punetoreve.

    Hej ç’vete tha, dialektike politike si e Anglise ne shek 17…

  11. ””Prandaj më shqetësojnë këto që dëgjoj; sepse më shumë se gjithçka tjetër më konfirmojnë se dëmet që janë shkaktuar aty nuk do të riparohen dot më. Rrezikojmë të përfundojmë në një gropë të trishtuar, të sëmurë dhe të neveritshme. Qofsha i gabuar.””

    Qe jemi ne udhen drejt gropes kete shume te pakte jane ata qe mund ta kontestojne, nga palet politike kur njera eshte ne opozite bie dakort, kur merr pushtetin thote se ‘po hecim nga fitorja ne fitorje’.

    Ne keto 100 vjet kemi hecur me cikle, ne fillim te ciklit optimizem i shfrenuar, pastaj ngadale pesimizem deri ne mbarim te ciklit.
    Gjithe çeshtja duket si te jetosh sa me mire gjate ciklit dhe mundesisht te vendosesh bazat qe te jetosh mire edhe ne ciklin e ardhshem.

    Cikli i pare 1912-1925 kemi optimizmin e borgjezise kombetare, 1925-1939/45, optimizmi i bejlereve shqiptare, 1945-1990 optimizmi i komunisteve, 1990 – ? optimizmi libertarianist.

    Ciklet historiko-politike na thone shume gjera, ketu po i shikoj nga kendveshtrimi i shtreses qe gjen hapesira, qe me optimizmin dhe optiken e saj i jep karakterin ciklit.

    Ne fund te fazes se pare borgjezia theu hundet perballe bejlereve, ne fund te fazes se dyte bejleret thyen hundet perballe komunisteve, ne fund te fazes se trete komunistet thyen hundet perballe libertarianeve.

    Optimizmi i fazes se pare se ciklit ka perfundur gjithnje me traume ne fund te ciklit.

    Tani per te kuptuar kete cikel, mjaft te shohim optimistet e ciklit por edhe rrymen/rrymat kundershtare.

    Optimistet e sotem jane libertarianet ose anarko-kapitalistet, te cilet gjejne hapesira kudo, ne partite politike, ne treg dhe ekonomi, ne hapesirat e edukimit e te kultures, ne relativizmin moral qe eshte thjesht nje anarko-etike me baze individuale.

    Tani cilat jane rrymat kundershtare te ketij optimizmi.
    Perveç atyre thjesht teorike me perkrahje shume te vogel ne praktike ( e majta liberale dhe ekstreme ), kundershtaret e ketij optimizmi jane paresisht ish-komunistet e bazes, ata qe nuk arrijne dot te pershtaten.
    Po ashtu edhe nje pjese e mire e fshataresise, qe per shkaqe strukturale (toka e paket, largesia nga qyteti, edukim shkollor i manget) duke mos pasur hapesira, nuk ka sesi te mos i veshtroje venger libertarianistet.

    Mirepo te dyja keto rryma gjenden ne gracken e PS dhe PD-se dhe nuk kane kurrfare kapaciteti prej subjekti, keto jane vetem objekte dhe pikerisht te libertarianeve qe sundojne PS e PD.

    Per ish-komunistet e bazes PS-ja eshte thjesht partia e ritit te tyre politik por ata jane absolutisht kunder libertarianizmit te krereve te PS-se.
    Nuk i dalin dot kunder ashtu sikunder njeriu qe si del dot kunder ritit te tij fetar apo riteve socio-fetare, kete mosdalje kunder e mbulon me konceptin e ndjeshmerise ndaj trashegimise.

    Po ne te njejten gjendje ndodhet edhe masa e madhe e fshataresise vetem se eshte shume me komplekse sesa shtresa e ish-komunisteve te bazes qe e shohin shtrember libertarianizmin, keta te dytet jane me lehtesisht te shqueshem e analizueshem se jane shtrese homogjene brenda PS-se.

    Shpresat e se majtes liberale socialdemokrate per udheheqjen e te pakenaqurve ndaj libertarianizmit politikisht jane afer zeros, sepse nuk mund te marrin dot as ish-komunistet e as fshataresine.
    Me shume shpresa kane ekstremistet e majte nese heqin dore nga diktatura e proletariatit dhe nga gjithçka ish-komunistet e PS-se kane hequr tashme dore.

    Reformimi i ektremisteve te majte, do u hiqte nje llokme te mire PS-se, tani per tani, si thote theollogos, bejne vetem per te qeshur.

    Nderkaq pakenaqesite ndaj libertarianizmit nga ana e djathte mund te kanalizohen vetem brenda nje partie nacionaliste-konservatore me prirje te forta folklorike por qe arrij te martoje foklorin me modernitetin, qe ben per vete ne radhe te pare fshataret dhe prodhuesit e vegjel ne pergjithesi, te cilet vuajne me shume nga libertarianizmi. Kjo i merr llokma te mira PD-se.

    Per mendimin tim, nese kerkohet ndryshim, ky do te jete ne kah anti-libertarianist, nderkaq Rama apo Berisha apo Meta dhe ndjekesit e tyre jane thjesht perfaqesuesit me ne ze te optimizmit libertarianist sot per sot.

    Meqe ciklin pas 1990 e dominojne libertarianistet atehere kush kerkon ndryshim duke pare historine e cikleve te optimizmit, duhet ti beje edhe llogarite per njefare perdorimi te forces , qe ne kohen e sotme zbutet ne shfaqje te hapur agresiviteti, ose paraqitje publike si dora e forte, qe zbaton ligjin nje per nje.

    21 Janari ishte shfaqje e gabuar e agresivitetit te paleve, sepse te dyja udheheqin libertarianizmin ose anarko-kapitalizmin e anarko-etiken e ketyre 20 vjeteve.

    Nga pikepamja ideologjike kete agresivitet te nevojshem e kane ekstremet, por nuk mund ta praktikojne dot ne forma ekstreme, nga ku edhe nevoja e reformimit te anarko-komunisteve dhe anarko-nacionalisteve ( ne kete rast anarkia lidhet me shumellojshmerine e perceptimeve te nacionalizmit shqiptar, nga patriotizmi krahinoro/fisnor (shih PDIU) tek ultranacionalizmi, keshtu qe me reformim nenkuptohet me shume unifikim i rrymave dhe zhdukje te anarkise ).

    Per fat te keq, shtresa e mesme dhe shtresa punetore ku do kishte sukses e majta liberale eshte pergjithesisht libertarianiste, te pakten mua me duket se nga shtresa e mesme dhe ajo punetore nuk mund te pritet gje, se jane bastionet e libertarianizmit shqiptar.

  12. thote Pilafi:

    “Sidomos për riformatimit që iu bë termit “bastion”. Tani me këtë të fundit, duhet të kuptojmë një zonë elektorale ku më parë, fitohej”.

    Ne fakt nje nga ceshtjet themelore qe prodhuan keto zgjedhje eshte menyra sesi duhen lexuar ato. Mendoj se jane specifike ne te gjithe tranzicionin shqiptar. Eshte e vertete se pati thyerje spektakolare te keshtjellave elektorale, por nuk eshte shume e sigurte sesa mund te konsiderohet kjo gje nje prirje per konvertimin politik te tij. P.sh PD humbi ne Kavaje-shyqyr edhe per propabilitetin- por ne votat per Keshill me sa di mori 80%. Po keshtu Fadil Nasufi ne Berat-ku po te ve edhe une kepucen me siglen PS-fitoi, por me vetem 12 vota. Nese i konsiderojme keto si bashki kryesore, ku njerezit jetojne kohe politike, eshte e qarte se nje vleresim mbi keto premisa nuk mund te behet per bashki te dyta apo zona periferike, ku lidhjet familjare prevalojne mbi vendimet politike. Keshtu Laci, rrethinat e Shkodres duhet thene se u dorezuan te PS, per shkak te kandidateve, por natyrisht edhe per nje shkalle te re le te themi emancipimi te elektoratit qe per t’u pare si dukuri duhet te gjeje nje konfirmim relativ edhe ne zgjedhjet e pergjithshme. Pra riformatimi final i bastioneve kerkon mendoj une edhe nje raund politik ballafaqimi per te dhene konkluzionin final.
    Nga ana tjeter jane dy mesazhe te zgjedhesve qe nuk dihet si ti lexosh; ta zeme rivaliteti i forte ne Tirane e zhvlereson argumentin e 21 janarit per Bashen, sikunder deshmon per nje renie te besimit ndaj Edi Rames si administrator i qytetit, por edhe si menaxhues jo dhe aq kembengules politik. Thene ndryshe, 21 janari nuk e skualifikoi Lulezim Bashen, i cili me keto zgjedhje ka siguruar karrieren e vet. Gjithnje me metrin e gjykimit ketu.
    E dyta eshte opsioni per te lexuar keto rezultate si pasoje e krizes ekonomike. Si zgjedhje administrative qe jane, veshtire te mendohet se elektorati ka votuar nga analiza ekonomike aq sa per te permbysur situaten thuajse kudo; perndryshe nuk shihet ndonje ndryshim serioz ne njesite vendore qe drejtohen nga socialistet.
    Por permbi te gjitha nje rrjedhe normale logjike sjell ne vemendje se produkti mbetet vetem politik, madje me prirje frakturuese ne te dy kampet.
    Per PD, nje humbje e tille shtron dilema te medha, sado izolues te jete autoriteti i Berishes. Nje pergjegjesi kerkohet ne menyre qe ne zgjedhjet e ardhshme te rifaktorizohet e djathta ne nje pozite rinisjeje, qe aktualisht eshte demtuar nga klima psikologjike e pergjithshme. Eshte e sigurte se jane te shumte brenda PD qe i jane gezuar humbjes, edhe pse materializimi ne ndonje aksion konkret mbetet i dyshimte. I vetmi element eshte ndryshimi ne qeveri.
    Per sa i perket PS, problemi mbetet i hapur, por ai eshte shume serioz mendoj une. Nese Edi Rama merr Tiranen, atehere ai brenda partise eshte i pakontrollueshem. Kjo eshte shqetesuese edhe per shokun Gramoz, por sidomos per fatin e listes se ardhshme te deputeteve shume prej te cileve tanime kane aksionet pertoke.
    Do te duhet te shihet edhe sjellja e Rames me fitoren-Berisha pa Tiranen eshte ne qoshe per grushtin e fundit dhe qe ketej tensioni veshtire se mund te mos manifestohet me simptoma te forta. Pandeli Majko beri sot nje dalje te pare moderuese duke ofruar nevojen e dialogut me nje kundershtar te cilin logjika elekotrale e kerkon te eleminuar dhe te vendosur sa me shpejt para sfides se zgjedhjeve te parakohshme.

    Dhe nje “lajm i fundit” qe eshte i rendesishem ne bursen e arsyetimeve dhe qe ka nisur te qarkulloje: Berisha eshte semure.

  13. Kjo puna e shifrave eshte nga dukurite me humoristike te betejes per Tiranen, sipas parashikimeve shkencore te Shekullit fiton Rama me 3604 vota. Pastaj ça s’kemi lexuar fiton Basha me 6000 ose edhe 10 mije para , fiton Rama me 52,5 %.
    Zona 5 duket sikur eshte e populluar me ish-partizane se paraqitet sikur Rama aty fiton permbi 100% te votave, nderkaq furgoni i Braçes ka humbur ne drejtim te paditur.

    Degjova se nga Italia ishin nisur 30 avione me emigrante drejt e ne kutite e Tiranes, po PS e kish pikasur dhe 700 prej emigranteve kishin qene kolona e peste socialiste, u doli udhetimi qyl.

    Ndersa socialistet mbi baze te bashkive nxoren harten e Shqiperise Roze, lexoj qe PD-ja mbi harten e komunave, ka nxjerre Shqiperine Blu, meqe qytetet ne harte shenohen me pika ose rrathe te vegjel konvencionale.
    Sikur te mos ishin serioze po aq sa hartat mbi etnicitetet ne Ballkan (ku palet te hane pe syri) do ishte humor klasi.

    Sido te perfundoje beteja, do ngelet me intriguesja ne histori, Sala qe perpiqet te shtremberoje voten me te gjitha mjetet legale e gati-ilegale (ka gjithnje nje zone gri) , ndersa Rama qe e ka çuar paranojen e socialisteve ne nivele artistike.

    Meqe ra llafi per paranojen, sot ne Rome nuk ra ai termeti i tmerrshem apokaliptik qe do e rrafshonte njehere e pergjithmone, nderkaq me paranojaket kishin fjetur neper parqe.
    Megjithate termeti ka rene ne Spanje, ne anen tjeter te Mesdheut Perendimor.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin