LAVJERRËSI I IDENTITETIT

Shumë nga protagonistët e debateve të tanishme për etninë, kombësinë dhe shtetësinë shqiptare në kuadrin e diskutimit të nevojës për regjistrim etnik të popullsisë vërtet mund t’u referohen objektivisht autorëve dhe autoriteteve të fushës, por në thelb përdorin si fushë testimi për dilemat etnike vetveten, nëpërmjet introspeksionit.

Introspeksioni ka një të mirë, që është deri-diku i sinqertë, veçanërisht në rrethanat kur ndershmëria intelektuale e debatuesve nuk vihet në dyshim. Problem këtu përbën, përkundrazi, fakti që këta protagonistë i përkasin një elite qendrore të shqiptarëve të Shqipërisë, në një kohë që lëkundjet dhe paqartësitë për regjistrimin etnik të popullsisë kanë të bëjnë me periferitë.

Një shtetas shqiptar, i lindur dhe i edukuar në Tiranën totalitare të viteve 1950-1980, e ka të vështirë, në mos të pamundur, të kuptojë tensionet identitare të periferive; meqë të qenët shqiptar, për të, vjen vetvetiu dhe natyrshëm, së bashku me shtetësinë shqiptare dhe edukimin, në mos formimin fillestar intelektual në gjuhën shqipe.

Një shqiptari kësisoj identiteti kombëtar nuk i është sfiduar kurrë, as nga ndonjë kërcënim, as nga ndonjë tundim.

Për krahasim, po sjell identitetin e kosovarit të formuar intelektualisht në Jugosllavi, ku të ishe shqiptar përfaqësonte, në një farë shkalle, një akt kurajoz; veçanërisht përballë dilemave dhe sfidave të shtruara prej megalomanisë sllavo-jugore.

Habitemi ndonjëherë me bashkatdhetarët tanë nga Kosova, kur shohim sa kohë dhe mund i kushtojnë mirëmbajtjes së identitetit të tyre shqiptar; në një kohë që ne ndihemi kulturalisht dhe natyrshëm të kthyer ndaj Perëndimit – por vetëm e vetëm sepse siguria identitare shqiptare, që kemi marrë si shtetas të Shqipërisë, na ndihmon të kursejmë energji të konsiderueshme në këtë fushë.

Për tiranasin elitar, dje dhe sot, identiteti shqiptar është pjesë e rendit të natyrshëm të sendeve, jo produkt i ndonjë zgjedhjeje të arsyetuar ose të imponuar nga interesat, siç mund të jetë shtetësia. Por elitat tiranase mbeten një segment artificial i shqiptarisë, të cilave nuk u lejohet të mbështeten shumë në introspeksionin për të nxjerrë përfundime në lidhje me periferitë.

Në periferi identitetet, përkundrazi, nuk janë kaq të prera me thikë, përfshi këtu edhe identitetet etnike, sa kohë që individët dhe komunitetet kanë mundësi reale për të zgjedhur, ose të paktën kujtojnë se kanë. Kjo ndodh tipikisht në periferitë gjeografike, por mund të ndodhë edhe në periferi të tjera, p.sh. në brezat e dytë të familjeve etnikisht të përziera. Kështu, fëmijëve të lindur shqiptarë nga prindër etnikisht heterogjenë u është dhënë mundësia të zgjedhin, këto njëzet vjetët e fundit, nëse të largohen nga Shqipëria dhe të vendosen në atdheun e prindit tjetër, joshqiptarit apo të rrinë në vendin ku kanë lindur ose në atdheun e tyre de facto; e kam fjalën, sidomos, për familje elitare, të krijuara në vitet 1950, kryesisht me burra shqiptarë në atë kohë studentë të vendeve të Lindjes, që u martuan gra prej atyre vendeve, të cilat i kishin njohur gjatë viteve universitare. Nëse shumë nga këta fëmijë kanë vendosur të largohen, këtu do të ketë ndikuar më një anë joshja e një jete materialisht më të sigurt në atdheun “tjetër”, por edhe kujtimi i persekutimeve që kanë hequr në Shqipëri, për shkak të prejardhjes së tyre dhe paranojave të regjimit. Kush do të guxonte t’i bënte me faj?

Në Tiranë, përkimi mes shtetësisë dhe kombësisë shqiptare është përftuar së bashku me konsolidimin e shtetit shqiptar modern; në periferitë, i njëjti përkim, në atë masë që është imponuar, është përjetuar si trysni nga qendra. Megjithatë, periferitë gjithnjë janë prirur t’i shfrytëzojnë këto identitete të lëvizshme ose të ndërrueshme (shifting) si mekanizma për të shkurtuar distancat nga qendra.

Me të drejtë është vërejtur se, sikur Shqipëria të ishte vendi më i përparuar ekonomikisht në Ballkan, burim pasurish, kulture dhe mundësish pasurimi për vendet fqinje, ndoshta do të ishin periferitë e tjera, joshqiptare, që do të përjetonin dilema identitare – p.sh. arbërorët e Greqisë dhe arbëreshët e Italisë do të zbulonin se i përkisnin, në fund të fundit, kombit shqiptar dhe do të dyndeshin për të kërkuar pasaporta dhe pensione.

Tek Aristidh Kola kam lexuar për një incident kurioz: në vitet 1870, banorë arbëreshë të katundit Badessa, në Italinë e Jugut, kërkuan me të madhe dhe arritën të sigurojnë shpërnguljen ose, siç e quajtën ata vetë, “riatdhesimin” në Greqi, duke u vendosur në katundet arvanitase të Sulimohorëve të Trifilias; pas tyre, të tjerë arbëreshë të Italisë, pas gjase për arsye ekonomike, kërkuan edhe ata të shpërnguleshin drejt “mëmëdheut”, por nuk u pranuan nga shteti grek (Aristidh Kola, Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve, Shtëpia botuese “55”, Tiranë 2002, f. 232). Siç dihet, arbëreshët e Italisë i përkasin edhe ata një periferie – me identitet që u lëkundet si lavjerrës, mes të qenit italian dhe të qenit arbëresh; që vendosën të kërkojnë, atëbotë, për t’u shpërngulur drejt Greqisë, e bënë këtë të nxitur jo ngaqë ndiheshin etnikisht grekë (term pa shumë kuptim etnik në atë kohë), por ndoshta të shtyrë nga identiteti që u jepte feja e tyre prej katolikësh të ritit ortodoks (ose “ritit grek”, siç e quajnë në Itali); të mos harrojmë, më në fund, edhe se në ato vite Shqipëria nuk ekzistonte.

Gjithsesi, nuk është për t’u habitur as edhe që, në rrethanat kur identiteti kombëtar (etnik) vihet në krizë, për shkak edhe të ndërhyrjeve nga jashtë – si në rastin e ndërhyrjeve greke ndaj periferive jugore të Shqipërisë – atëherë mund të fuqizohen identitete të tjera. Arbëreshët e Badessa-s, në rrëfimin e Kolës, iu kthyen identitetit fetar për ndihmë; sot shtetasit shqiptarë të periferive mund t’i falen dëshirës për të jetuar më mirë, materialisht, nëse deklarohen si joshqiptarë dhe adoptohen etnikisht prej shtetesh të tjera më të denja dhe më të fuqishme se yni; për këtë u mjafton ta ngrijnë ose fotografojnë, me mendje, lavjerrësin identitar në momentin që u afrohet skajit të kundërt me shqiptarinë. Përsëri aspekti fetar vjen në vështrim, por këtë herë me makijazh konsumerist dhe besimin njëlloj të devotshëm se bollëku material do të përkthehet në mirëqenie shpirtërore.

Shkaku themelor për këtë ngrirje, në thelb traumatike, të identitetit mbetet pabarazia – mes qendrës dhe periferive. Çuditërisht, e njëjta pabarazi mishërohet në dy nivele të ndryshme: brendashqiptar, sa kohë që komunitetet në periferitë ndihen të braktisura nga Tirana, dhe jashtëshqiptar, sa kohë që shqiptarët vetë, si shtetas dhe si kombësi, kanë mbetur prej kohësh në periferi të Europës.

Që kjo lloj pabarazie është reale, nuk do të thotë se duhet doemos menduar si e pashmangshme ose fatale. Shteti shqiptar, pa dyshim, ka përgjegjësi të madhe për mënyrën si i ka konceptuar, orientuar dhe konsoliduar raportet me periferitë, duke dështuar pothuajse krejtësisht në përpjekjet për t’i ushqyer shtetasit e vet me identitet qytetar; sikurse ka përgjegjësi, që Shqipëria vetë, me qendrën dhe periferitë, ka mbetur në bisht të proceseve integruese europiane.

Megjithatë, kundërshtarët e regjistrimit me modalitetet e tanishme e kanë një argument të fortë në dorë: rrethanat ekzistuese të pabarazisë vetvetiu do t’i falsifikonin rezultatet e regjistrimit, sa i takon përbërjes etnike të popullsisë; meqë kushdo që do të ketë mundësi të vendosë, do ta marrë vendimin i frymëzuar e i shtyrë nga motive që, në vetvete, s’kanë të bëjnë me përkatësinë etnike (por, bie fjala, me dëshirën për të jetuar më mirë). Kjo do të ishte e krahasueshme me një forcë të tretë, p.sh. një e shtyrë me dorë, që modifikon lëkundjen e natyrshme të lavjerrësit identitar në periferitë. Për këtë arsye, regjistrimi i prejardhjes etnike të shtetasve shqiptarë mund dhe duhet të bëhet vetëm pasi Shqipëria të jetë pranuar në Bashkimin Europian, ose kur të jenë siguruar, të paktën, premisat për barazinë e nevojshme.

Shënim: botuar fillimisht në ResPublica.

Nuk ka komente

  1. “por ndoshta të shtyrë nga identiteti që u jepte feja e tyre prej katolikësh të ritit ortodoks”

    Ndonje ekspert per ceshtjet fetare nuk jam, por mendoj se shprehja e mesiperme nuk eshte e sakte. Ka te krishtere katolike dhe te krishtere ortodoks, por jo katolike te ritit ortodoks. Megjithate, sic thashe edhe me lart, me mungon ekspertiza ne kete fushe dhe nuk ve bast per kesi gjerash. Mbase eshte ndonje rit qe une s’kam degjuar ndonjehere dhe, ne se eshte ky rasti, kerkoj te falur per verejtjen.

      1. Xhaxha, e lexova informacionin ne linkun e postuar me vemendje dhe perseri them se terminologjia e perdorur nuk eshte korrekt. Ndarja midis kishes katolike dhe ortodokse eshte perseri e qarte: “da tutte le Chiese ortodosse d’Oriente e da alcune chiese sui iuris di tradizione orientale all’interno della Chiesa cattolica.” Pra behet fjale per nje rit, akt ceremonial i perdorur ne gjithe kishat greke, i cili ka mbetur si atavizem religjoz (pas ndarjes) ne ndonje nga kishat katolike. Nderkohe, shprehja “katolike te ritit ortodoks” sikur le te kuptosh se kemi te bejme me nje rryme ortodokse brenda kishes katolike – dicka qe nuk mbeshtetet nga faktet e dhena ne linkun ne fjale. Megjithate, kjo eshte dicka krejt dytesore – mbase une po keqlexoj ate qe ke shkruar ti.

        1. Janë të njohur në historinë kishtare si “unitë” këta. Nga këndvështrimi i ortodoksëve, janë katolikë që hiqen si ortodoksë, për të mashtruar dogmën e vërtetë.

          Dallimi (kishtar) parësor i tyre është që njohin autoritetin e Papës. Ortodoksët e tjerë nuk e njohin.

          1. “për të mashtruar dogmën e vërtetë”
            dmth nuk qënkan vetëm shqiptarët që e vuakërkan sindromën e të parit ‘partizanë të veshur si gjermanë’ kur vjen puna që t’ju cënohet besimi (dogma e vërtetë)… jo për gjë, por të dëgjosh ata larot e entuziazmuar pas regjistrimit, vetëm shqiptarët na paskërkan mbetur si ata që shikojnë armiq nga të gjitha anët

  2. Dhe te mendosh se shqiptaria lindi ne Periferi, Periferia e krijoi qendren e vet, luftoi per te qe kjo ti marre shpirtin dhe ti kerkoje llogari per nje identitet qe e ka perdhosur fund e krye. Madje kjo periferi ja doli qe jo vetem te krijoje qendren e vetes, por ne veshtrim historik ta rithemeloje ate dhe ta zhvendose edhe nga nje pol i fuqishem si Stambolli. Shqiperia nuk ka sesi te jete vetem renie e lire e Perandorise, por edhe vullnet shqiptaresh, asokohe qytetare osmane.
    Ky raport kur nje projekt centralizues prodhohet nga periferia, e ekspozuar perhere nen ndikimin e atyre qendrave kulturore dhe politike qe sot prezantohen si subversive, perben ne fakt paradoksin me te madh historik te ketij shteti. Shqiptaria erdhi si kostum nacional i shtetit, pasi ishte farketuar ne nje realitet etnik, social dhe politik shume te nderlikuar. Dhe tipologjine e saj pervecuese e ka zyrtarizuar i pari me sa di Abdyl Frasheri ne 1874 me dramen e tij per Besen e Shqiptarit. Eshte vete akti themelues i ketij shtetit qe hap serine politike sfilitese te shtetformimit qe ne cdo etape barazohet me ate te legjitimitetit dhe perfaqesimit. Perndryshe nuk ka sesi te shpjegohet qe entiteti politik me i refuzuar nga shqiptaret eshte shtetit shqiptar. Aq sa jo vetem mbetemi me te varferit, por po ja dalim te shqyejme edhe veten ne ato te dhena historike bazike qe nuk mund te sherbejne me si ledh mbrojtes nga cdo marrezi e radhes.
    Nisur nga ajo qe thote xha xhai per rolin e periferise ne konstituimin e lavjerresit te identitetit, une mendoj se me kete rast, perseritja e dukurise ne vijimesi, e evidenton vete Periferine si Qender graviteti ku provohet shqiptaria, ajo mban te hapur valencen e komunikimit me te huajen, e tret ate dhe natyrshem e kthen ne tipar te vetes sic edhe ndodh rendom me te gjitha identetet ne nje bote te hapur. Thene kjo, eshte e qarte se Identiteti, per te mos u keqkuptuar, duhet menduar si nocion dhe shfaqje ekzistenciale qe shtjellohet ne nje plan kohor dhe rrethanor. Nuk po them se ne rastin konkret shqiptaret e Jugut sapo jane bere Tjetri per nje shqiptar te Qendres, ne kuptimin e etnise dhe permasave themelore te tyre. Por nje ndryshim ne rritje, ne menyren e jeteses, ne perceptimin e rruges nga vjen mireqenia dhe siguria, priret qe vete ndryshimin qe ndodh rendom edhe mes anetareve te familjes, ta konvertoje ne Kontrast. Personalisht mendoj se Tirana ia merr frymen Shqiperise, i qendron si gur mbi shpine. Dhe kur them Tirana, nenkuptoj edhe ate menyre jetese parazitare, te fasades dhe dukjes, ate orientalizem qe ka fituar bakshishin e Integrimit Perendimor sa per nje qasje te nevojshme moderniste, qe eshte nje lloj shqiptarie shume infektuese. Pasi nuk te kushton asnje lloj mundi qe thjesht te rrish dhe te flasesh ne kafene. Ta shtysh me sakte. Te jesh informal. Ketu do ndalur pak. Nese te ardhurit rishtas ne Tirane, sikurse ata qe kane ardhur ne vitet ’40, me kalimin e kohes perftojne nje identitet te vetin “qytetar”, qe me se shumti eshte nje arratisje me urgjence nga origjina fshatare (e dime te gjithe sesa te pameshirshem jemi ne percmimin e fshatarit) dhe imitim i asaj qe shikohet ne sheshin Omonia, Skenderbeu apo Partizani i Panjohur (sheshi eshte pike nistore e ndryshimit te identitet) krijojne keshtu nje perftese metrike per te gjykuar tjetrin, pra edhe origjinen e vet, atehere pse i njejti proces nuk pranohet si legjitim per dike tjeter qe nuk ka kryer rrugetimin “Periferi”-“Qender”, por enitet nacional – Metropol? Te vihet re me kujdes, se ne pergjithesi komunitetet njerezore me te tretshme, jo te integrueshme, por qe asimilohen, edhe brenda Shqiperise jane ato qe kane origjine nga zona rurale. Kjo nuk vlen per ato zona qe kane luajtur rol udheheqes kulturor ne planin historik. Mendoj se kjo ndodh se ne teresi jemi popull pa memorie urbane-perndryshe si ta shpjegojme qe nje shkodran, apo korcar, permetar apo gjirokastrit mbetet i tille pavaresisht se o lere e rrit n’Tirone mer daku? Me kete rast edhe konflikti i vertete qytet-fshat qe na vjen nga historia. Tjeter gje me ata qe Tiranen e kane qendren e pare ku kane ngulur hune-tek ata nuk vlen kritika, as ndryshimi. Kjo kthehet ne tradheti, zbehje, squllje etj. Duhet mbrojtur kalaja se ndryshe kush kthehet ne kasolle.
    Kjo ecejake historike ka krijuar edhe sociologjine tone te brendshme ku elitat jane uzurpatore dhe perfaqesi tribale, te cilat me kompleksin e inferioritetit teksa kerkojne te pajtohen me ate elite te vertete intelektuale, e cila nuk ka pretenduar kurre te krenohet me origjinen (Te kujtohet ta zeme Jusuf Vrioni), nuk heziton qe te kerkoje riprodhimin te nje retorike nacionale e cila vetem sa perflitet si nocion i ngurtesuar historik. “Fshatari eshte historiani i fundit”, me duket se ka thene Balzaku.
    Nga kjo premise eshte e kuptueshme qe edhe retorika aktuale, ciklon nje lloj nacionalizmi qe eshte akohor. Se pari, edhe sikur regjistrimi te shtyhet, ose edhe te mos behet, gjendja e faktit nuk ka per te ndryshuar. As historia nuk mohoet. Problemi eshte aty, madje me keq, tentohet te kurohet me harrese. Ata qe kane nderruar kombesine, jane shqiptare, qe kerkuan nje jete me te mire dhe ishin deri para pak kohesh pjese thelbesore e remitancave. Shteti yne, intelektualet medemek, por edhe njerezit e interesuar, nuk hapin debatin per kete ceshtje, por inicojne fushata, ndaj te cilave po je kunder, do e kesh etiketen. Fushata artificiale, te stisura dhe pa buke. Pse? Sepse ata njerez qe do te regjistrohen sipas vetedeklarimit dhe qe kane nderruar kombesine, kane ne dore nje akt zyrtar te shtetit shqiptar, te miratuar edhe nga shoqeria shqiptare e cila deri me tani nuk ka shprehur asnje shqetesim per kete gje. Pse te fajesosh keta njerez si te shprishur atehere? Pse prezumohet se me te bere kete regjistrim, keta njerez qe deri me sot dergojne rregullisht para per te afermit e tyre ne Shqiperi, do te transformohen papritur ne nje element subversiv ndaj ketij shteti qe duhet penalizuar mire njehere se bashku me klasen qe ka uzurpuar qe te kuptoje se periodizimi historik nuk e pranon vicidolianen dhe terapine e shokut? Prehistoria ndoshta.
    Aq me teper kur ka zgjidhje shume te thjeshta juridike. Se pari shteti nuk e niste fare kete proces. Por edhe po ta nise ka ne dore te miratoje ligjin per moslejim te dyshtetesise. Nga ana tjeter, regjistrimin do e beje edhe Greqia, por edhe Italia, qe nuk pranon se eshte drejt transformimimit ne nje shtet multietnik. Keta njerez do te regjistrohen ne Greqi: Vendlindja Shqiperi, etnia greke. Numri mbetet po aty. Po sa vlen kjo statistike per te vene ne diskutim stabilitetin e Shqiperise? Fare. Po Vorio Epiri sa real eshte? Ka mbetur vetem tek une dhe Janullatosi, por une me ate nuk kam biseduar akoma per kete ceshtje se eshte i zene ai. Dulja dhe Bollano, bejne pazare per tokat, Vorion e kane flamur me shkelje syri.

    Kjo eshte nje loje shume e felliqur per keta njerez; teksa jane detyruar te nderrojne kombesine me ane te shtrengimit ekonomik, pasi si shqiptare perceptohen si potencailisht subverisve per Greqine, sot trajtohen po kaq subversive nga shteti i tyre ame. Ku rrine keta njerez valle? Si teme interesante studimore, duhet te jete!
    Identiteti mes te drejtes juridike dhe origjines…

    1. Pse prezumohet se me te bere kete regjistrim, keta njerez qe deri me sot dergojne rregullisht para per te afermit e tyre ne Shqiperi, do te transformohen papritur ne nje element subversiv ndaj ketij shteti qe duhet penalizuar mire

      Te lexova mire, apo me bejne syte? Mos po sygjeron qe le te dale 15% e popullsise minoritare qe te ‘penalizohet’ shteti?

  3. në vitet 1870, banorë arbëreshë të katundit Badessa, në Italinë e Jugut, kërkuan me të madhe dhe arritën të sigurojnë shpërnguljen ose, siç e quajtën ata vetë, “riatdhesimin” në Greqi, duke u vendosur në katundet arvanitase të Sulimohorëve të Trifilias; pas tyre, të tjerë arbëreshë të Italisë, pas gjase për arsye ekonomike, kërkuan edhe ata të shpërnguleshin drejt “mëmëdheut

    1870-ta perkon me periudhen kur deti i u be kos per here te pare ne Greqine moderne. Ashtu si sot paraja e marre borxh nga shteti Grek shkaktoi nje mireqenie fiktive. Pak vite me vone, ashtu si sot, Greqia beri ‘default’-in e pare ne historine e saj. Keshtu qe atyre ne Badessa u ka ardh era ‘kos’ e kane shkuar ne Greqi me luge ne brez.

  4. Ka shumë gjëra që trajtoni në shkrim, duke i ndarë do thosha dy tema kryesore, e para lidhja e shpërfytyruar qendër-periferi, dhe e dyta: çështja e trajtimit të ndryshimit të identitetit etnik.

    Unë së pari po merrem pak me të dytën, sepse besoj se ka disa paqartësi në lidhje me të.

    Konkretisht, për paragrafin e fundit… ky trajton një çështje strategjike: duhet bërë regjistrimi apo duhet pritur. Në rast se themi që duhet pritur, kjo manovër kushtëzohet jo vetëm nga ecuria e së ardhmes, por edhe nga një objektiv pritjeje i paqartë, siç është hyrja në BE.

    Puna është tani, se realisht shteti grek zotëron dokumenta dhe regjistrime të atyre që kanë marrë kartën e homogjenit. Shteti shqiptar nuk i zotëron. Dhe ajo që duhet kuptuar është, që shteti grek nuk ka pasur nevojën nga shteti shqiptar që tu japë karta homogjeni atyre që u ka dhënë. Nuk është mbështetur (vetëm) në gjendjen civile të dok. shqiptare për të dhënë këto karta. E thënë ndryshe, -1 shqiptar, nuk do të thotë +1 homogjen.

    I njëjti person, mund të figurojë si homogjen në Greqi dhe shqiptar në Shqipëri.

    Mos regjistrimi është mjet i munguar vërtetimi për popullatën. Ndërsa autoritetet greke, i posedojnë këto dokumente. Gjithashtu duhet hedh në tavolinë edhe besueshmëria e shteteve. Shteti shqiptar në arenën ndërkombëtare, është pesë me hiç, aspak i besueshëm. Shteti grek është më shumë i besueshëm.

    Topin e luan shteti grek në këtë mes. Ndërsa Tirana pret të mos hajë gol. Nëse që nesër, nga pala greke do të hidhej në lojë numri i minoritarëve, ata do të dilnin të favorizuar me posedimin e dok. të rreth 200.000 shtetasve shqiptarë, homogjenë. Ndërsa shteti shqiptar do përballej me kaosin, akoma dhe oponencën e vetë shtetasve që do kërkonin të deklaroheshin grekë.

    Po sikur, përpara se Shqipëria të futej në BE, katër pesë muaj përpara, shteti grek të hapte portat që të gjithë homogjenët prej Shqipërie, të pajiseshin me pashaporta greke, çfarë do zgjidhnin këta?

    Po sikur gjatë kohës së pritjes për të hyrë në BE, numri i homogjenëve të shtohej? Nga 200.000 që janë sot, deri atëherë, të bëheshin dyfishi?

    Mua kjo më duket çështje shumë delikate, dhe të dhënat më sipër duhen marrë parasysh.

    1. “I njëjti person, mund të figurojë si homogjen në Greqi dhe shqiptar në Shqipëri
      KËTU qëndron KLEÇKA!
      Në Greqi mund të marrin dokumente edhe 1milion shqiptarë që mund të kenë zgjedhur atë vend për të JETUAR, ashtu siç i kanë marrë në Amerikë, Itali, Gjermani, apo në Kanada, por ndryshe nga Greqia, në të gjitha vendet e tjera nuk shikohen komunitetet shqiptare, që rrojnë në këto shtete, si pakica kombëtare (amerikane, italiane apo kanadeze) të tilla që, këto shtete, të mund të arrijnë të pretendojnë ndryshime legjislative në Shqipëri.
      Pastaj, përse duhet të jemi kaq tolerantë që, në Shqipëri, të shikojmë të gjithë të pajisurit me dokumente greke si ‘pakicë greke’? Mos vallë, këtyre homogjenëve ju njihet statusi i komunitetit shqiptar në Greqi?
      Jul, më kupto drejt; Nuk e kam me të drejtën e pamohueshme të minoritarëve që të deklarojnë kombësinë e tyre (gjë që nuk ju është cënuar as kur ishim në luftë me grekun), por e kam me ata lapanjozë, që, me kuç e me maç të impresionuar edhe nga një propogandë e FUQISHME greke, kanë përfituar statusin e homogjenit DUKE NDENJUR NË SHQIPËRI.

      “Topin e luan shteti grek në këtë mes”… ke të drejtë!
      Por mos harro, se shteti grek e di shumë mirë që, edhe pse mund të mos gjejë pengesa nga shteti shqiptar, ose më mirë të them nga qeveria shqiptare, grekërit e dinë shumë mirë teoremën e shtruar nga 2Xha-i këtu: energjia potenciale e grumbulluar prej lavjerrësit në skaje/periferi, mund të shndërrohet rrezikshëm në një energji kinetike që arrin maksimumin kur lavjerrësi i afrohet qendrës… ata janë aq të zgjuar sa ta kuptojnë që, ajo “periferi” që KRIJOJI Greqinë ( http://www.youtube.com/watch?v=DKSS4-sQAkM&feature=feedf ), mund edhe të shndërrohet në një bumerang kundër vetë atyre

  5. Ti J. po thua qe Greqia e ka vene Shqiperine me shpatullat pas murit, mund edhe te jete. Po çka verteton kjo, cilen teze, ate te fqinjesise se mire apo ate tjetren ?

    Ne Itali ka diçka me pak emigrante se ne Greqi, po s’eshte degjuar e s’eshte perfolur asnje gje ne kete drejtim, per faktin e mirenjohur se Italia nuk ka asnje synim asimilues ne Shqiperi, ndekaq Greqia pas 20 vjet politike aspak te fshehur asimiluese ka filluar te na rrije mbi krye si shpata e Damokleut.

    Ti me te drejte veren potencialin e madh destabilizues qe zoteron Greqia ndaj Shqiperise, se ato shifrat dhe individe si theollogos, mund te shkaktojne vertet gjullurdi, veçse nese greket shtojne presionin ne baze te ligjit aksion-reaksion edhe shqiptaret do shtojne reaksionin dhe nese greket shkojne ne ekstrem, aty ku keto pune i ndan pushka, kush kujton se do e haje i pari ?
    I pari do e haje ai shqiptari i asimiluar dhe i dyti minoritari.

    Cfare tregon kjo hipoteze ku palet shkojne ne ekstrem ?
    Tregon qe shqiptaret e asimiluar ose gjysasimiluar dhe minoritaret jane kategori me te cilat Greqia po loz lojen e saj te vjeter, te cilet per te jane thjesht ‘mish per top’, gur shahu mese i sakrifikueshem.

    Ne fakt s’ka nevoje fare per kete hipoteze, sepse dihet qe minoritetet jane perhere ne funksion te politikave te shteteve-ame. Po ashtu dihet, te pakten ne e dime, qe Ballabanet e Jusufet jane pothuaj perhere ne funksion te shtetit qe i ka ‘biresuar’.
    Po deshe me, prape dihet qe gjermano-amerikanet bene ç’munden kunder Gjermanise ne L1B.

    Eshte historia shqiptare dhe boterore ajo qe na meson te jemi te kujdesshem ndaj te ‘biresuarve’ prej nje shteti qe ka synime te caktuara ndaj nesh, sepse me apo pa deshiren e tyre behen nga me te rrezikshmit.

    Prandaj meqe çeshtja si thua ti eshte teper delikate edhe Shqiperia pas ketyre 20 vjeteve gjumi letargjik, duhet te filloje te levize e te marre masa parandaluese qe te mos detyrohet neser te vihet ne dilemen lufte apo paqe .

    Shtetet pavaresisht se jane te komplikuara ndaj njeri-tjetrit veprojne si individet.
    Nje shtet gango perfytyroje si nje individ gango. Gangoja fillimisht ben presion me paraqitjen e jashtme, eshte i prirur te tregoje muskujt, te vishet ne menyre te caktuar, te vere tatuazhe te dukshme, rruan koken zero o mban floke te gjata etj.
    Pastaj eshte i prirur te bertase, te shaje, pra te beje presion.
    Njeriu normal si reaksion, terhiqet, e sheh me dyshim, ngre nivelin e vemendjes sapo e sheh.
    Kur ai shan e bertet, njeriu ose terhiqet ose i kunderpergjigjet, pasi ka vleresuar instiktivisht forcen fizike, mundesite e largimit e vleresime te tjera qe njeriu i zoteron prej natyres.

    Kur njeriu terhiqet, gangoja nga sharja kalon ne duar, ndonje shpulle apo shqelm, sa per te vendosur statusin e tij superior ndaj teje.
    Pasi e vendos kete status, nese ti reagon me dhune atehere ai perpiqet te rivendose statusin me çdo kusht, si per veten e vet ashtu edhe per ‘syte e botes’.

    Nderkaq nese ti i kunderpergjigjesh qekur ai te teston nepermjet sharjeve, duke e share, ka gjasa te kaloje ne dhune fizike, veçse ka per te mbaruar aty, sepse gangoja e di qe ti nuk je ‘pre e lehte’, se s’ta ben syri terr.

    Shqiperia ka nje shtet gango si fqinj, qe ben presion, nese nuk reagon me dinjitet perballe presionit, neser ky shteti gango do e shtoje presionin akoma me tej derisa ashtu si gangot vjedhin e rrahin viktimat e tyre (ata qe terhiqen gjithnje) edhe Greqia do na vjedhe e ‘rrahe’.

    Prandaj reagimi i duhur perballe presionit gangsteror eshte ti tregosh dhembet.
    Per 45 vjet komunizem Shqiperia i tregoi dhembet Greqise. i tha hajde kruaje po ta mbajti bytha dhe Greqia ç’beri ndaj nesh ? Nje mut te madh beri.

    Per 20 vjet qe ne leshojme gjithnje ndaj presionit te gangsterit, si per hir te emigranteve si per hir te hyrjes ne Europe, si per hir te parase, shiko ku vete gjendja, eshte menderosur fare.
    Kupton qe leshimi tjeter ndaj Greqise ngaqe s’ka mbetur leshim tjeter, do te ishte ulja e brekeve ?
    Dhe gjithe kjo per vetem 20 vjet !
    E kupton qe as gjate kohes se Zogut aq me pak te Hoxhes, Greqia nuk kishte arritur kurre statusin qe ka sot ndaj nesh ?
    Gjate kohes se Zogut, Greqia ishte 6 milion, Shqiperia 1 milion.

  6. ”’Shkaku themelor për këtë ngrirje, në thelb traumatike, të identitetit mbetet pabarazia – mes qendrës dhe periferive.”’

    Pabarazia mes qendres dhe periferise eshte ne rendin e gjerave, modeli hierarkik i çdo kohe e i çdo mjedisi njerezor.

    Rolin qendror jugu e ka pasur si pasoje e gatimit ideologjik te shqiptareve, qofte ne drejtim te shqiptarise e qofte me vone ne drejtim te komunizmit.
    Ne çeshtjen tone eshte e rendesishme te identifikohet qendra e gatimit ideologjik.
    Ne Tirane nuk eshte gatuar as shqiptaria e as komunizmi, Tirana ka sherbyer si perhapese e ruajtese e status_quo-se por jo si qendra e gatimit.
    Nderkaq ne Tirane eshte gatuar ideologjia qe drejton shqiptaret keto 20 vjetet e fundit, per shkak te monopolit te gjithanshem, politik, ekonomik, kulturor, mediatik, administrativ etj.
    Dallimi mes te rriturve te Tirane dhe atyre ne jug eshte se ata te Tiranes jane shperndare ne Europe dhe Amerike, ata te Jugut ne Greqi dhe vetem per shkak te qendrimit te Greqise jane me problematike. Nese Perendimi do ushtronte presion te ngjashem me ate grek, problemi do te ishte mbareshqiptar.
    Fakt eshte edhe se kjo dukuri kap ndjeshem tosket dhe me pak geget.

    Mendoj se fajet e Tiranes mund te jene te shumta, po ne kete pike Tirana nuk eshte me shume se nje koke turku.
    Besoj se duhet germuar me shume ne drejtim te parehatise toske, duhet izoluar problemi ne fillim tek tosket, jo vetem sepse kane gatuar shqiptarine, komunizmin dhe ne fund ideologjine e sotme, pra ‘sekreti’ ka me shume gjasa te ndodhet aty, por edhe sepse ne ndryshim nga geget, i kane idete te paqarta, kane nje siklet qe vihet dukshem re, nje siklet qe ka 20 vjet qe vihet re.
    Nderkaq shteti ka nevoje per duar e krye te qendrueshme, me ide te qarta e te pahallakatura, prandaj do ishte me mire qe stafeta per nja 50 vjet tu lihet gegeve, qe tosket te meditojne rreth vetes, shqiptarise e Europes, ku i dihet, mbase pjellin edhe ndonje ideologji te hajrit.

    1. Hyllin, ç’alternativë (ose opsion identitar) iu ofrua gegëve dhe nuk e rrokën?

      Më anë tjetër, kur flas për pabarazi mes qendrës dhe periferive kam parasysh edhe pozitën e Shqipërisë në raport me BE-në.

    2. prandaj do ishte me mire qe stafeta per nja 50 vjet tu lihet gegeve

      Stafeta i duhet lene atyre qe jane gjys geg e gjys tosk qe e rrokin shume me mire problematiken e ‘RROTacizmit’ qe ju ka pllakosur juve.

      P.S. shume gegeve u duhet hequr e drejta e votes dhe qytetarise mesa kam vene re une. Zotrote i dashke ne krye te kuvendit, ne nje kohe qe jane ne fazen e fundit dhe me dramatike te shkaterrimit te pelhures tradicionale sociale te tyre?

    3. “”prandaj do ishte me mire qe stafeta per nja 50 vjet tu lihet gegeve, qe tosket te meditojne rreth vetes, shqiptarise e Europes, ku i dihet, mbase pjellin edhe ndonje ideologji te hajrit.”””

      Ky këndvështrim i ndarjes Jug-Veri, për shumë kohë ka ngelur i heshtur dhe i pëshpëritur skutave. Ka ngelur si një hije dhe me shumë sforcime nuk është ligjëruar. Dhe për mendimin tim, nuk duhet ligjëruar. Prandaj duhet rendur shpejt drejt qytetërizimit si geg ashtu dhe tosk, që qytetaria gege edhe ajo toske, të përfaqësojnë shqiptarinë.

      Nuk jam kundër në thelb të shqiptarisë të përfaqësuar nga gegët, jo në atë mënyrë që e artikulon ti dhe jo për ato arsye.

      Por ky përfaqësim i sotëm geg, është një mjerim i skajshëm moral dhe kulturor, është një turp së pari për gegët vetë, që nuk gjetën dot një model më dinjitoz për tu përfaqësuar se ky që kanë sot.

      Edhe këtë model të sotmin, unë NUK E PRANOJ. As kam për ta pranuar ndonjëherë. Ki gjithashtu parasysh, se po flasim për brez të ri toskësh, të zhveshur nga çdo lloj ndjenje faji, gjithashtu dhe të rinj në moshë. Këta nuk pranojnë, as kanë për ta pranuar ndonjëherë, të negociojnë të ardhmen e tyre në këto kushte.

      Është mirë që të urojmë të gjithë që flamujt krahinorë të mos ngrihen ndonjëherë. Ngritja e flamujve një ditë mbase do bëhet detyrim, në rast se nuk ndryshon gjendja e sotme.

  7. Ashtu si Theollogus edhe une mendoj se gjithe kjo zallamahi me numerimin e popullsise ka dy arsye, 1. te shperqendroje vemendjen nga dobesia dhe korrupsioni i sistemit te drejtesise ne vend (jo me kot e ndezur nga KLD-ja), qofte edhe per fushate elektorale pas 21 Janarit dhe Videos te Metes, dhe 2. te fshehe disa fakte ne terren, te cilat mund te ndryshojne politikberjen dhe te transformojne elitat e sotme politike, pasi u heqin atyre legjitimitetin e bazuar mbi kombetarizmin (shqiptarizmen).

    Gjithkund behet numerimi i popullsise dhe merren te dhena mbi perkatesine fetare, etnike etj. Mund te gjendet nje zgjidhje qe keto te mos publikohen, ashtu sikur ndodh ne Angli apo ne France, porse keto te dhena eshte mire te merren. Pak rendesi ka nese pas apo para futjes ne BE. Perdorimi politik i tyre per interesa shoviniste nuk me duket ndonje rrezik i madh, se fakti flet qe perfaqesuesit politik te pakicave greke deshirohen si partner koalicioni nga te dyja partite e medha ne vend (pra ky komunitet eshte faktor edhe realisht dhe nuk e pengojne statistikat te veproje si i tille).

    1. Dmth, politika shqiptare do që të mos humbasë shqiptarizmën e saj (apo ta përlyejë me 21J, video etj) dhe nga ana tjetër i lëpihet përfaqësuesve të pakicave greke?!
      Partitë kryesore politike shqiptare kanë mjaft mëkate për të mos gëzuar simpatinë e atyre që mund të gjykojnë akoma, por fakti i aleancave me përfaqësuesit e partisë së pakicave greke nuk është parë asnjëherë si akt armiqsor.
      Prandaj, nëse kërkoje që të hiqje vetullat, më duket se kërreve sytë… sepse vetëm në sytë tuaj duket sikur duam në hell pakicat greke.

  8. Pak rendesi ka ne iu ofrua apo jo nje alternative, rendesi ka te izolohet problematika tek tosket.
    Sesi psh qendra identitare levizet nga Jugu drejt Tiranes dhe ne kete proçes Jugu nga qender kthehet ne qender problemesh(pra nderron me 180 grade), kjo mund te zbulohet me lehte duke analizuar tosket, ne veçanti ata te Tiranes dhe ata te zones kufitare, Korçe,Kolonje, Permet,Gjirokaster, Sarande.

    Natyrisht, prototipi kadarean i Gjergj Pules, tregon se problematika nuk eshte aspak e re, thjesht sot ka dale ne siperfaqe aq sa s’mund te injorohet dot me muhabete te leverdise politike te x apo y, qe jane sa per ti hedhur hi syve opinionit publik.

    Eshte problem fiziologjik, qe del ne siperfaqe atehere kur shteti dobesohet (qofte ai turk i djeshem e qofte ky shqiptari i ketyre 100 vjeteve).
    Te qenit periferi sidomos kulturore e Europes natyrisht qe ndikon, kesaj radhe ndikon akoma me shume sepse kesaj radhe ne nuk i paraqitemi Europes si pol me vete (i vogel, pa domethenie ne histori, por perseri pol me vete), por si kandidate te etur per te qene periferike te saj.
    Kjo si te thuash na lakuriqeson kulturalisht ne pritje te veshjes kulturore prej periferiku europian.
    Ky vetelakuriqesim kulturor ndikon akoma me shume tek prototipi shekullor i Gjergje Pules, i jep njefare legjitimiteti e dinjiteti qe Gjergj Pula se ka gezuar ndonjehere.

    Nga ana tjeter koncepti i periferise kulturore se Europes, na sjell tek fakti qe vete Greqia duke qene periferi kulturore e Europes na del si shembull, pra si nje lloj modeli per t’u ndjekur sesi duhet me qene kulturalisht periferik i Europes.
    Nepermjet Greqise apo shteteve te tjera kufitare e njekohesisht periferike si Spagna apo deri diku edhe vete Italia (sidomos kjo e 20 vjeteve te fundit, kryekeput periferike) vete Europa e Perendimi paraqitet si model, ne Ballkan e ne Afriken veriore, dmth perendimore eshte çfare eshte greke, italiane, spanjolle, prandaj ne qe duam te jemi kulturalisht perendimore duhet te marrim shembuj keto vende, te vishemi, te degjojme kenge, te flasim gjuhen e ketyre vendeve qe kemi ne kufi.

    Ndryshe geget, s’kane kufi tokesor me Europen, nuk e dime si do silleshin.

    Ajo qe dime eshte se aktualisht geget ne çdo rrafsh perfshire ate intelektual, kane 3 ide relativisht te qarta ne koke:
    1- Antikomunizmi
    2- Europa
    3- Shqiptaria

    Mua me duket se mjaftojne qe te marrin stafeten. Tosket perkundrazi ne te treja keto pika kane hallkatjet e tyre qe si lene te kene nje qendrim te qarte.
    Per krahasim, tosket sot jane si kirurgu qe i dridhet dora, kurse geget si kirurgu qe e ka doren hekur.

    Sot per sot, tosket kane nevoje te gjejne vetveten, nuk mund te drejtojne dot me, biles as drejtimin ideologjik qe e kane prej 160 vjetesh, jane shume te paqendrueshem, kane shume pyetje dhe pak pergjigje, ndersa Shqiperia ka nevoje per mendje te qarta dhe te vendosura, me pak fjale per mendimin tim Shqiperia ka nevoje per nje revolucion ne raportet e brendshme, ne fund te fundit tosket s’kane gje me tapi, kane qene me te afte, me ide te qarta per 160 vjet, gezuan ato qe gezuan, sot qe s’duket ti kene me, mund fare mire te bejne nje hap prapa.

  9. ”’Zotrote i dashke ne krye te kuvendit, ne nje kohe qe jane ne fazen e fundit dhe me dramatike te shkaterrimit te pelhures tradicionale sociale te tyre?”’

    Nuk e shoh dramacitetin, se konservatorizmi eshte pozitiv kur ruan diçka qe per rrethanat eshte pozitive.
    Tosket kete proçes e kane kryer duke nisur prej 150 vjetesh, prandaj edhe pikerisht ky moment shnderrimi ai ku nje grupim shoqeror ka aktivitet te larte.

    Kete qe ti e sheh si drame, une e shoh si fillimi i sintezes hegeliane, pra si momentin e kapercimit dialektik. Geget kane perjetuar antitezen per nje kohe te gjate, tani eshte momenti i kapercimit dialektik dhe as ata vete nuk mund te bejne dot ndonje gje qe ta ndalojne sintezen, po as tosket nuk mund te bejne dot gje.

  10. Po bëj përsëri një koment të përgjithshëm, sepse ka disa gjëra të cilat dua t’i them.

    Duhet filluar që nga periudha pas rënies së komunizmit, ku shumë shqiptarë u dyndën jashtë kufijve dhe një pjesë e madhe e tyre, shkuan në Greqi. Që prej këtij momenti, fillon në një farë lloj mënyre një lloj nënshtrimi i Shqipërisë ndaj Greqisë. Sepse dërgon në shtetin fqinj, një numër të madh emigrantësh ekonomikë, të cilët për nga statusi social, janë klasa më e ulët sociale e mundshme. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë, diktohen shumë prej këtij statusi. I ke dërguar shtetit tjetër një kapital të konsiderueshëm njerëzor, nga pamundësia për ta mbajtur brenda kufijve.

    Që këtu fillon “borxhi”. Dhe shteti grek e ka shfrytëzuar shumë mirë këtë kapital për mbrothtësinë ekonomike të vetën. Shumë degë të ekonomisë si bujqësia, ndërtimi akoma dhe blegtoria, u rigjallëruan prej shqiptarëve, të klasifikuar si punëtorë të pakualifikuar.

    Në rast se mund të bëhej diçka, ajo do ishte para 20 vjetëve, të formoheshin kontrata ekonomike midis Shqipërisë dhe shteteve të Evropës, ku shteti shqiptar të dërgonte aty emigrantë. Vetë grekët kanë bërë marrëveshje të tilla me Gjermaninë e pasluftës. Gjermania nuk do paguante borxhet e L2B dhe grekët do kishin mundësi të punonin si emigrantë aty. Prej Greqisë ka një komunitet të konsiderueshëm në Gjermani. Kjo gjë nuk u bë.

    Është shumë e rëndë të çosh në një shtet fqinj një numër kaq të madh emigrantësh dhe si pasojë e nevojave të tilla elementare si thjesht sigurimi i bukës së gojës. Pra këtu nuk kemi se çfarë realisht të presim.

    Gjëja e dytë që mund të bëhej nga shteti shqiptar, ishte të mbaheshin regjistra prej ambasadave shqiptare në Greqi, të këtij komuniteti aty. As kjo gjë nuk është bërë.

    Gjëja e tretë që duhej bërë, është të bëhej regjistrimi direkt pas rënies së komunizmit, regjistrimi kombëtar dhe i minoriteteve. Sepse në fillim vitet 90′ nuk do dilte një numër kaq i madh minoritarësh. As kjo gjë nuk u bë.

    Ka një pikë tek kjo e fundit që ia vlen për tu diskutuar. Aty në emisionin Opinion, Kreshnik Spahiu, me prepotencë i thotë Enverit “palaço”. Shumë bukur. Me anë të këtij qëndrimi, që është qëndrimi i gjithë tranzicionit shqiptar 20 vjeçar, ku insistohet të hidhet poshtë çdo gjë para 90′, Kreshniku ynë, ligjëron mendimin e minoritarëve se ato shifra për numrin e tyre gjatë komunizmit, ishin të fallcifikuara.

    Pra, nëpërmjet hedhjes poshtë të çdo gjëje, edhe të shtetit shqiptar vetë (do të gjesh këtu ekzemplarë të të hedhin poshtë edhe shkollën e lartë “se ka qënë komuniste”), ndodhemi në një pozitë të tillë: të mos kemi shifra të sakta, dhe gjithashtu të kemi pranuar se kemi shifra të fallcifikuara.

    ***
    Këto më sipër i shkruajta, për tu lexuar më qartë situata. Duhet që të dimë se ku ndodhemi realisht. Siç edhe Serbia e di psh, nëse më lejohet një paralelizim, se Kosovën e ka humbur tashmë. Pra dhe shteti shqiptar, gjatë këtyre viteve diçka ka humbur.

    Në këtë pikë që ndodhemi, çka duhet bërë?

    Për mua është i rëndësishëm kujdesi që duhet treguar ndaj emigrantëve por edhe të deklaruarve si homogjenë, sepse nuk janë të humbur fatalisht, as mund dhe as nuk duhet të konsiderohen armiq. Shqipëria nuk është shtet që ka luksin të konsiderojë armiq 200.000 vetë me origjinë, apo shtetas shqiptarë.

    Siç e shkruajta dhe diku tjetër, këta do bëjnë që marrëdhëniet shqiptaro-greke, të kthehen në martesë me shkuesi. Këto marrëdhënie, për shkak të këtyre, apo edhe të këtyre, do imponojnë që shqiptarë-grekë të jenë midis tyre popuj miq.

    Ajo që do kisha dëshirë të ndodhte, ishte që Shqipëria të mund të kishte një vullnet të pavarur dhe të vetin politik. Jo marrëdhënie vasale.

    Një diçka të fundit, për punën e marrjes së dokumentave si homogjenë… Nuk mund të krahasohet Italia me Greqinë, apo me ndonjë vend tjetër të largët, sepse këto shtete nuk kanë minoritete të njohura në Shqipëri. Greqia shpërndan dok. për minoritarët e vet, u jep atyre kësisoj, një marrëdhënie të privilegjuar brenda shtetit grek. Ka të drejtën e vet ligjore dhe morale ta bëjë këtë gjë. Nuk u ka imponuar Greqia shqiptarëve ndërrim emrash dhe kombësie. Shqiptarët e kanë bërë këtë gjë, për të përfituar nga kjo klauzolë që i drejtohet minoritetit.

    Për zgjidhjen reale, unë do të propozoja që të gjitha palët e interesuara, përfshirë dhe përfaqësinë e minoritetit në Greqi, të dorëzonin lista të minoritarëve dhe ato të kryqëzoheshin me të dhënat e shtetit shqiptar, për të nxjerrë konkluzionet e nevojshme.

    1. Po sikur nesër të shkulen edhe nja 200mijë shqiptarë dhe të shkojnë në Greqi?
      Çfarë do bëjë Greqia?
      Do të mund t’i kthejë dot mbrapsht?
      Do vërë mitralozët në kufi?
      apo… do të fillonte të vriste mëndjen që të gjente ndonjë mënyrë tjetër, ashtu si Italia, që ju lëpi fillimisht Gedafit dhe vazhdon edhe gjatë këtyre ditëve t’ju lëpihet tunizinëve, sepse nuk di se si t’ja bëjë me 20mijë emigrantë që i janë futur ditët e fundit?

      Nga ky këndvështrim, sikur të mos ishin ato qeveri bythgreklëpirëse që kemi patur, por të kishim një gjysëmGedaf, tani grekët, jo vetëm që nuk do të ishin në atë pozitë që ti thua, por do ngeleshin dyerve të ministrisë së jashtme dhe të brendshme duke ofruar ndihma për të parandaluar emigrimin.

      Ka qënë një propozim që bëja si gjysëm seriozisht para disa kohësh: të vendoseshin linja ajrore nga Rinasi me Kabul, Bagdat, Tripoli… hiq edhe ligjin për skafet, lëri edhe lazaratasit të kultivojnë ç’rju dojë qejfi dhe… do t’i shikoje italjanët dhe grekërit që të fillonin të investonin GRATIS në infrastrukturën shqiptare (ashtu si italianët filluan të bënin me Libinë para një viti).

  11. ”’Po sikur gjatë kohës së pritjes për të hyrë në BE, numri i homogjenëve të shtohej? Nga 200.000 që janë sot, deri atëherë, të bëheshin dyfishi? ”’

    Po mire po sikur te zgjidhej kjo çeshtje mes toskesh te ngelet hatri ty ?
    Se jo per gje, po keta tipat, shqiptare mbase s’duan te jene po toske duan, keshtu evitojme edhe mundesine te shajme Salen e Topallin, dmth te merremi me muhabete ushtrie.

    Ja psh ne kohet e qemotit, per çeshtjet e rendesishme thirreshin kuvende, sot i quajne kongrese.
    Meqe rreziku i dyfishimit eshte real dhe pjesa derrmuese jane toske, mund te thirren kreret toske te kultures, politikes, fese dhe biznesit.
    Kuvendi i pare ne Gjirokaster, trajtohet kryesisht çeshtja e minoritetit grek.
    Kuvendi i dyte ne Korçe, trajtohet kryesisht çeshtja e vlleheve.
    Kuvendi i trete ne Berat, trajtohet kryesisht çeshtja fetare.
    Kuvendi i katert ne Vlore, trajtohen te gjitha edhe biznesi e me perfundimet shkohet ne nje Kuvend Mbareshqiptar ne Tirane.

    Keshtu i hiqet monopoli politikes dhe politikanet detryohen te zbresin ne terren dhe te perballen me problemin, e detyrojme edhe Salen te ulet ne tavoline si ia pare mes te barabarteve, se ne Kuvendet e vjetra secili kishte ze dhe i pari ishte gjithnje ‘primus inter pares’.

    Ne fund te gjitha perfundimet e Kuvendit Mbareshqiptar jane te detyrueshme per shtetin e Shqiperise, nese s’bien ndesh me ligjet e vendit dhe traktatet nderkombetare.

    Me duket se keshtu, me perballje mendimesh dhe nderhyrje kirurgjikale kjo çeshtje vihet ne binaret e duhur.

    Meqe shteti nuk ka takat dhe nuk eshte i besueshem le te behet si qemotit. Kjo nuk do asgje qe te behet, vetem vullnet qe kreret te ulen e te diskutojne per se mbari.

    Ne fund te fundit gjithe aktet me te rendesishme ne historine e Shqiperise kane dale nga kuvende te tilla, jo nga Parlamenti apo politika.
    Mbledhja e parive ne kuvende eshte ku e ku me efikase sesa mbledhja e deputeteve fale votes popullore.
    Nuk di ndonje Parlament qe te kete pasur ndonjehere me shume efikasitet sesa Kuvendet, per nga forca e prestigji Parlamenti tek ne eshte qesharak ne krahasim me Kuvendet e vjetra.

  12. Cu Ben

    Fang eshte kinez nga Taivani . Kinezi me babaxhan qe kam pare ndonjere.
    Ka nje mjeker te vogel te bardhe, me maje, dhe nje pale sy te bute nen syze, te cilet duken sikur bejne kujdes qe te mos demtojne aty ku hedhin shikimin.
    Fang ka nje kompani te vogel qepjeje, e cila ka nje numer tashme te kufizuar, por te qendrueshem klientesh. Ai qep qe nga pampers prej cope per femijet ( green products), e deri tek perpareset qe veshin grate, kur lyejne flokete neper sallonet e flokeve.

    Specialisti qe i pregatit kallepet e porosive per qepje, eshte gjerman. Nje gjerman zoteri, rreth te 70-tave, i cili s`eshte gjithmone aty. Por kur vjen, eshte i mirembajtur me kollare dhe me kostum. Nje tejter, qe merret me qendisjet (embroidery) dhe me printimet ne cope, eshte grek. Kur e takova Fang-un per here te pare, nen bindjen te sa here konstatuar, per manine e kinezeve per te mos i vene re detajet ne punen e bere prej tyre, per aq kohe sa cmimi i ulet eshte i vetmi justifikim per aftesine e tyre, mu desh te insistoja me durim se une prisja te merrja pjese dhe te isha e pranishme ne cdo hap te prodhimit te projektit tim, dhe se ai s`duhet te bezdisej me kembenguljen time, sepse s’ishte vecse nje « bezdi » e vogel, ne rruge e siper, per te siguruar nje kontrate afatgjate. Fang-u , i cili me siguri per natyre nuk i perket grupit kolerik, ma ktheu, duke me pyetur se nga isha. Nga Shqiperia i thashe, me bindjes se cdo njeri qe ngjan me nje kinez duhet ta dinte pak a shume se ne c`fare cepi te botes binte « Arbania ».
    Por Fangu s`ishte kinez si te gjith te tjeret, dhe s`e dinte. Nga Europa, u perpoqa te hedh pak drite me shume. Greqia. E di Greqine ? -, ngushtova rrethin me nxitim. Une jam greke, por jo tamam. Aaaa, po. Greqine e di. Kam nje shok grek,- me tha Fang-u gjithe gezim, sikur papritmas te kish filluar te kuptonte gjuhen qe flitesh perqark tij. Dhe e kishte fjalen per ate zoterine qe e ndihmonte me te qendisura ( me makine) dhe printime ne cope.

    Nje dite prej ditesh, muaj me vone, kur mu desh te shkoja perseri tek zyra e Fang-ut, sapo me pa ne dere, ai me nxitim me prezantoi me nje zoteri rreth te 60-tave qe ndodhesh aty, duke me thene se ky ishte ai miku i tij grek. Ne te njejten kohe, u kthye nga zoteria dhe i spjegoi se une isha grekja per te cilen i kish folur. Greku ne fjale, mbas kortezive dhe pershendetjeve te para, me pyet se nga cila pjese e Greqise vija. Nuk jam nga Greqia, e sqarova. Jam e lindur ne Shqiperi, por prinderit i kam me origjine greke. Transformimi i zoterise, qe e kishte emrin Pavlo, qe i menjehershem. Do me thene ti flet ‘Cu ben” – me pyeti. Gjuhen “Cu ben” nuk ishte hera e pare qe e degjoja te permendesh dhe e dija se per cfare behesh fjale. Po – i thashe me te qeshur. Flas shqip. Pavlo dukesh se kishte qene si ai lumi ne buze te argjinatures, te cilit nje pike uje me teper, dhe del jashte shtratit. Filloi te me tregonte se ne cfare viti kish ardhur ketu, se kush tjeter nga familja e tij ishte ketu, e se si me trup ishte ne kete vend por mendjen dhe zemren e kishte atje, ne fshatin e tij ne Greqi, ne tokat e veta me dy shtepi e plot me ullinj, peme frutore dhe bageti. Para ca kohesh madje kish blere edhe nje traktor te shtrenjte FIAT per te punuar token. Perzjerja e tij e greqishtes me shqipen dhe anglishten ishin te kuptueshme per mua, dhe pata pershtypjen se pergjallerimi i tij ngjante me ate te nje peshku qe mbasi e kane nzjerre jashte nga uji, e kthejne perseri ne elementin e vet. Per mua ai ishte grek. Por edhe s`ishte. Kishte shume entuziazem ne mundesine e te perdorurit te gjuhes “Cu ben” ( Cu ben = cfare ben), per ta futur dot ne nje kallep te vetem. Pavlo filloi te me spjegonte se ka shume ‘Cu ben” ne qytet, dhe se ata jane te lidhur fort me njeri tjetrin. Ne fshatin tim, ne Greqi, te gjithe flasin “Cu ben”. Ne shtepite tona nuk na lejonin te flisnim greqisht. Vetem Cu ben. Me qeverine dhe neper shkolla perdornim dhe mesonim greqisht, por ne shtepi duhej folur ‘Cu ben”. Edhe ketu u mesojme femijve “Cu ben”.
    Ka shume shqiptar ne fshatin tim- vazhdoi. Disa prej tyre punojne edhe ne fermen time. Madje njeri prej tyre do te vije edhe ne Kanada. Por s`kane fe ata. Nuk e ndihmoj dot. Sepse pa kishen s`vjen dot ketu. Pastaj Kanadaja s`eshte me ajo qe ka qene. “S`ka me para ketu” – me spjegoi ne shqip. Shume vone per para. Po. Jetohet mire, por jo para. Tani eshte plot me kineze…
    Kur u ndame, me tha se do te kishte shume deshire te njihesh me tim shoq, i cili per te ishte “Cu ben” 100 per qind.

    Rruges me erdhen ndermend spjegimet i tij se si ne ata fshat nga vinte, vazhdonte te flitesh ‘Cu ben” dhe se si jo shume kohe me perpara, neper shtepite e tyre nuk i linin te flisnin greqisht. Dhe mu kujtuan vizitat e mia ne Bularat apo ne Kucove, me gjysherit e mij qe na e ndalonin mua dhe tim vellai, qe vinim nga Tirana, per te folur shqip. “Vetem greqisht”,- ngulte kembe gjyshja. “Eshte mungese edukate te flasesh ne nje gjuhe qe s`e kuptojne te gjithe.“

    Tutto il mondo e‘ un paese, – thashe…

  13. ”’Nuk u ka imponuar Greqia shqiptarëve ndërrim emrash dhe kombësie. Shqiptarët e kanë bërë këtë gjë, për të përfituar nga kjo klauzolë që i drejtohet minoritetit. ”’

    Po ti je vete ne Greqi o derezi, e din shume mire çfare s’kane hequr shqiptaret. Ne krahasim me çdo vend tjeter ku kane shkuar nuk jane trajtuar aq keq as çerekun, ne asnje vend tjeter nuk jane perzgjedhur ne baze emri dhe feje. Ku i plas italianit çfare feje ke ti punetori, apo gjermanit apo frengut.

    Shtrengimi ka qene shteteror vetem aty ku shtrengimi shoqeror ishte i dobet.

    Nderkaq tani qe s’ka me viza dhe qe emigracioni mbaroi, keta pak qe do shkojne as do u plase fare ta nderrojne emrin, tanime presioni grek do behet vetem me pensione dhe dhenie shtetesie atyre qindramijera qe kane vendosur te rrine ne Greqi.

    Rreziku real i dyfishimit lidhet jo me dyndjet e reja ne Greqi, se vetem nje i marre ne kushte te njejta do zgjidhte Greqine ne vend te vendeve perendimore, por pikerisht me keta qe kane vendosur te rrine ne Greqi dhe presin nenshtetesine. E njejta gje ndodh edhe ne Itali, jane nje numer i madh qe presin nenshtetesine, ndersa hyrjet e reja jane kryesisht per motive turistike.

    Thua qe Serbia humbi Kosoven prandaj edhe Shqiperia do humbase diçka.
    Serbia Kosoven e humbi me lufte, edhe Shqiperia ne do humbase (apo do fitoje, se nuk i dihet) diçka do ta humbase me lufte.
    Vetem lufta i ndan keto çeshtje ne fitimtare reale dhe te humbur reale.

    E ka provuar njehere greku qysh ne fillesat e shtetit shqiptar, duke krijuar Vorio-Epirin me andarte (ushtare greke, minoritare, shqiptare gjakprishur) po historia thote qe u shpartalluan.

    Ky opsion nuk ekziston me, greku e din, ajo çka kerkon greku eshte shume me pak se krijimi i vorio-epirit, do himaren dhe nje dokument zyrtar shqiptar qe ta perdore per propagande lart e poshte neper Europe.

    Dihet qe sado te deklarohen greke, kjo do jete fiktive, per faktin e thjeshte se ne Shqiperi do vazhdohet te flitet shqip e te merret pjese ne jeten e vendit, ndersa ata qe do rrine ne Greqi , thjesht s’do te jene ne Shqiperi, e ‘minoritare’ me fiktive se kaq s’i ben nena.

    Ceshtja per Greqine eshte kryesisht çeshtje numrash dhe numrat perdoren vetem per propagande dhe presion.

    Pavaresisht se mendja jone e ka te veshtire te kuptoje se perse nje shtet perpiqet te mbledhe dokumentacion propagandistik ndaj nje shteti tjeter, historia tregon qe dokumentacioni propagandistik me shifra subjektive, luan rol te rendesishem ne kongreset nderkombetare.

    Ne keto kongrese, pasi vezhgohet se kush fitoi dhe si jane raportet e forcave protektore, fillohet nje megadebat rreth te drejtave historike te X apo Y.
    Keshtu nxirren nga senduqet, libra te shqyer, dokumente te zverdhura, flamuj te dale boje, biles edhe ndonje statuje e kohes se pordhes dhe fillohet nga te gjitha palet argumentimi se une ketu , ai atje, ky erdhi e mori, une e debova, ky e pushtoi ai i pordhi me te etj.

    Psh ne Rambuje ne mbrojtem te drejtat historike me prejardhjen ilire, serbet u perpoqen te vertetonin se ne nuk jemi ilire, po kishim vajtur ne Kosove para 300 vjetesh, se nga kishin gjetur nje fletushke qe thoshte se ne 1500 Kosova kishte 75 000 banore (gjate shek 15 te pakten 3 qytete te Kosoves- novoberda, prishtina, prizreni- kishin 10 000 banore secili), pastaj fletushka te tjera, kjo e austriakut e shek 18, kjo e italjonit kjo e gjermonit kjo e frengut e me radhe.

    Rambujeja deshtoi, sigurisht per shume faktore, por duke qene se keto gerr-verret historike nuk i mungojne asnje kongresi, dmth kane peshe, edhe fitorja e dokumentacionit serb ndaj atij shqiptar, ka luajtur rolin e vet, sado te vogel.

    Mirepo gallata e te drejtave historike, nuk lidhet vetem me kush banoi nje territor ne kohen e qepes, apo kush ndertoi nje shtet ne kohen e pordhes, por i drejtohet edhe pushtimeve.
    Nje shtet ka te drejten e para-pushtimit apo te ndikimit mbi nje shtet tjeter, nese ne kohen e Baba Qemos, Perandoria e filanit ka pase pushtuar e sunduar territoret e fistekut.
    Dhe aq seriozisht merren keto çeshtje, saqe 2 shtete me te njejtin objektiv ndaj nje shteti te trete, hahen e grihen me njera-tjetren se kush ka te drejten e para-pushtimit, te ndikimit, te nderhyrjes ne punet e brendshme e me radhe te konçesioneve ekonomike, te tregtise se favorizuar, investimeve ne sektoret me fitimprures etj.

    Keshtu psh nje ish-koloni francese ne Afrike eshte e paprekshme prej vete Amerikes, nese Franca nuk i jep Ok.
    Ben vaki Amerika e nderhyn ne ndonje ish-koloni francese, pa lejen e Frances hapu dhé te futem, fillon Lufta e Ftohte.
    Dhe kjo pune do zgjase me shekuj.

    Nejse se kjo eshte çeshtje e gjate, po thjesht sa per te ilustruar qe mbledhja e dokumentacionit propogandistik ndaj nje shteti tjeter, ndersa duket si pune pa bereqet, ne periudhen afatgjate ka vleren e saj, si ne kongreset nderkombetare ashtu edhe brenda vendit per te nxitur masat qe ka nje padrejtesi historike qe duhet vene ne vend.
    Te gjitha shtetet ( ben vaki edhe ky i yni ) kane dosje kolosale ku mblidhen dokumentacionet me vlere historike, dokumentet me te vlefshme ne gjithe ate mori librash, fletushkash, objekte antikuariati etj jane ato qe mbartin vulen zyrtare te shtetit tjeter.
    Psh Dulja ne debat solli si argument nje leshim qe kish bere Zogu ne fillimet e veta. Edhe pas 2 shekujsh, Dulja i radhes do e permende kete leshim qe kish bere Zogu.
    Anasjelltas Spahiu solli nje dokument te leshuar nga gjykata greke, ku gjykata ankohej se gjykatat shqiptare leshonin dokumente fallco.
    Ky dokument do permendet edhe nga Spahiu pas 100 vjetesh, si argument se etniciteti eshte pranuar si fallco nga vete gjykata greke. Shteti grek do i kete hequr nje shpulle gjykates greke qe leshoi ate akt.

    Si perfundim, nese regjistrimi do te jete subjektiv, greku ka disa perfitime te menjehershme qe lidhen me Himaren e me vllehet e Korçes dhe disa perfitime qe i marre me vone qe lidhen me vleren e madhe historike qe mbart nje dokument i leshuar nga shteti shqiptar.

    Ne nuk duhet ti lejojme grekut me ane te regjistrimit objektiv, te perfitoje fale subjektivitetit te nje brezi shqiptaresh.
    Nje brez shqiptaresh vjen e iken, mos tu leme brezave te tjere perveç problemeve qe na lane brezat e pare edhe probleme qe i krijojme vete.
    Ky brez i sotem jo vetem eshte i paafte te zgjidhe problemet e sotme dhe te shkuara, por po u krijon problemeve edhe brezave te ardhshem.
    Historia do te na denoje rende J. ta garantoj me 100 firma.
    Historianet do shkruajne per ne, qe ishim brez koti, pa asnje vlere, shqiptare qe rrojten kot, sa i renduan dheut.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin