TSUNAMI I VETMISË

Dy ngjarje madhore shkundën botën në pragpranverën e këtij viti: tërmeti në Japoni dhe lufta në Libi. E para ishte kataklizëm biblike, për nga forca e tërmetit të paparë dhe nga përmasa e tsunamit pasues, por edhe nga incidenti i centralit bërthamor në Fukushima. Ngjarja e dytë ishte lufta e papritur në Libi, që erdhi pas konfliktit të armatosur midis forcave rebele dhe mbështetësve të Gedafit. Edhe pse kriza libiane duhet futur në zinxhirin e krizave që prekën vendet arabe të Afrikës Veriore, përshkallëzimi i konfliktit, me futjen në lojë të disa vendeve perëndimore, u realizua me shpejtësi të madhe. Siç mund të parashikohej lehtë, si tërmeti në Japoni, ashtu edhe lufta në Libi, zunë faqet e para të të gjitha mediave botërore. Por jo në Shqipëri. Përse vallë?

Fakti është se lajmet tronditëse nga Lindja e largët dhe nga Mesdheu përmbytën mediat e tërë rruzullit pa përjashtim. Mediat perëndimore nuk u mjaftuan me hapjen e emisionit të lajmeve televizive, as me faqen e parë në gazetë. Lajmet u sollën sikurse tsunami vetë: njoftime, deklarata, pamje, video, reportazhe, lidhje direkte, analiza, ekspertiza, studime, sqarime, etj. vërshuan me furì kudo. Informacion pa fund, në televizione, në gazeta, në internet, në facebook, në celular. Ngjarjet mobilizuan politikën dhe qeveritë me veprimet e tyre, por edhe njerëzit e thjeshtë me komentet e përditshme. Përmasat e ngjarjeve dhe implikimet e tyre ishin të tilla që nuk linin hapësirë për indiferencë. Përkundrazi, në Shqipëri, e për habinë time, ngjarjet e mësipërme nuk arritën të zinin lajmet kryesore dhe faqet e para, me ndonjë përjashtim fare të papërfillshëm, që kaloi pa u ndjerë.

Qoftë tsunami japonez, qoftë lufta në Libi, kishin diçka spektakolare si ngjarje. Me cinizëm mund të thoshim se ishin “mediatike”. E para prekte frikën primordiale të qenies njerëzore e përbënte njëkohësisht fatkeqësinë më të madhe natyrore në kohërat moderne. Nga ana tjetër, lufta kundër Gedafit nuk ishte diçka e paprecedentë, por konflikti plasi në pragun e shtëpisë, me pjesëmarrjen e aleatëve të NATO-s, me implikime nga më të ndryshmet, nga burimet energjetike deri tek instabiliteti rajonal. Me pak fjalë, nga pikëpamja mediatike, politike e njerëzore, indiferenca me të cilën i priti opinioni publik shqiptar ngjarjet e mësipërme ishte e pazakontë. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të hulumtojmë, ose të hamendësojmë, arsyet e saj.

Sindroma e Liliputit

Shqipëria është vend i vogël. Tre milionë në një rruzull disa miliardësh janë pika uji në oqean. Përmasat e vendit ndoshta i bëjnë shqiptarët të vetëdijshëm se zëri i tyre në arenën ndërkombëtare nuk është aq i dëgjueshëm. Ndikimi i pamundshëm degjeneron në indiferencë, për sa kohë ti flet nga ultësirat e tua, por askush nuk të dëgjon, për shkak të lartësive të veta. Pas pak kohe, zëri ngjiret, dëgjimi shuhet. Në mënyrë indirekte kjo shpie në mosvlerësimin e vetes e gjithsesi në somatizimin e përmasave. Tsunami tragjik në Japoni është tepër larg për ta kapur Shqipërinë me valët e veta. As tërmeti nuk e shkund dot nga letargjia e strofullës së vogël. Krismat e luftës në Libi nuk bëjnë jehonë, tashmë janë harruar edhe vendaset.

E kaluara si barrë

Kush e ka harruar autarkinë e totalitarizmit shqiptar? Pakkush, anipse në pamje të parë duket sikur njerëzit nuk e mbajnë mend Shqipërinë e bunkerizuar. Atëherë Shqipëria ishte “fanar ndriçues” për të gjithë botën. Një barrë e rëndë për një popull të vogël. Shqiptarët nuk duan të ndriçojnë më askënd, as ta udhëheqin globin drejt revolucioneve, as të jenë në shënjestër. Ballafaqimi me botën e zhvilluar në fillim të viteve 90, ishte aq shokues për shqiptarët saqë u detyruan të rrinë në hije për shumë kohë, pak nga turpi e pak nga gishtat tregonjës. Pa të drejtë, natyrisht, sepse ishin viktima. Ka një ndjenjë të parrëfyer tek shqiptarët për t’u harruar disi nga bota, për të mos i interesuar kurrkujt e për të mos u interesuar për kërkënd. Për pak qetësi shpirtërore. E rreme, pa dyshim. Por vjen si reagim ndaj vëmendjes maniakale ndaj vendeve të largëta, dikur aleate të komunizmit, ose ndaj vendeve arabe, përcjellë me një misticizëm enigmatik, ose vendeve të Amerikës latine, atje ku lindnin e vdisnin ëndrrat për revolución. Vëmendja ishte për konsum të brendshëm, natyrisht. Mirëpo inercia e harresës vijon për inerci.

Rrënojat e bunkerit ose busulla e çmendur

Bunkerët bythëpërpjetë të plazheve shqiptare, me zorrët e ndryshkura përjashta, tregojnë diçka më tepër se rrënimin e regjimit të dikurshëm. Koordinatat e atëhershme ishin të qarta sa edhe të palëvizshme. Lindja ishte lindje, Perëndimi ishte perëndim. Armiku ishte armik, praktikisht të gjithë. Sot gjithshka është e mjegullt, opake, e lëngët: armiku vishet me petkat e mikut dhe e kundërta. Kur nuk ekziston, armiku duhet shpikur. E nëse shigjeta e busullës fillon e rrotullohet çmendurazi, e vetmja rrugë është moslëvizja, heshtja, mbyllja në vetvete. Çka nuk mund të bëhet si më parë, me tela me gjemba e qenë kufiri. Sot mbyllja i përngjan indiferencës, harresës, largësisë; mbyllje e induktuar nga kaosi përreth, e përftuar nga një botë që ecën me shpejtësi e me ritme të tjera, në thelb e padeshifrueshme.

Dhelpra të Bizantit

Ka edhe mënyra të tjera, më oportuniste, për t’iu përgjigjur thirrjes së largët. Nëpërmjet indiferencës së llogaritur. Diku larg ndodh një katastrofë, luftë, terrorizëm? Në Shqipëri zyrat e protokollit gëlojnë nga nëpunësit, tastierat rrihen nga gishta frenetike, telegramet përshkojnë botën në pak sekonda. Dërgohen mesazhe ngushëllimi, inkurajimi, mbështetjeje. Ndonjë media e jep telegramin shabllon sa për të thyer heshtjen indiferente. Sipas gjasës ka një koalicion të pashpallur midis opinionit publik e politikës për të mos u përzier me hallet e të tjerëve. E mbështetur në idenë e vendit të vogël që duhet të bashkërenditet pa u ekspozuar, që duhet të bindet pa bërë pyetje. E kështu dërgohen ndihma, ushtarë, mjete, të gjitha praktikisht në rrafshin simbolik. Më shumë për të bërë figurë të mirë se sa për të shpëtuar shpirtin, më shumë për oportunizëm se sa për bindje. Ndonjë analist do ta quante fisnikërisht realpolitikë, ndonjë horr lagjeje do ta quante garipisht shkërdhatizëm.

Etnokërthiza

Jo vetëm Shqipëria vuan nga etnocentrizmi. Ka plot vende që bien në grackën e tij. Të hutuar nga mjerimet e veta – shpeshherë të padurueshme – shqiptarët harrojnë se ç’po ndodh në fshatin global. Edhe sikur t’ia njihnin vërtetësinë profecisë Maya, pra fundin e botës andej nga 2012-ta, do të vazhdonin të merreshin me cicmicet provinciale. Ndërkohë që e gjithë bota fliste për Japoninë e Libinë, për të vazhduar natyrshëm me lakimet vendore të rreziqeve përkatëse, në Shqipëri nuk u hap asnjë debat serioz për rrezikun sizmik, bërthamor, energjetik. Ndonëse më tepër se kudo ishte i justifikueshëm një diskutim i gjerë publik, meqë Shqipëria është zonë e njohur sizmike e me ndërtime të dobëta, meqë është propozuar ndërtimi i centraleve bërthamore në vend, meqë ekonomia e vuan keqas rritjen e çmimit të naftës. Mirëpo, më shumë se me vuajtjet e japonezëve në pikë të hallit, më shumë se me gjeostrategjinë e ndërlikuar të Mesdheut, hapësira publike shqiptare u mbush me të njëjtat plehra të pariciklueshme: akuza të ndërsjella politike, video amatoriale të vjedhura, polemika për zgjedhjet vendore, citime ndërkombëtarësh, hetime kombëtarësh, kandidaturat për Tiranën, akuza për korrupsion, arrestime për drogë, pozat e Çiljetës, travajet e Big Brother-it… Mjerime katundare për sa kohë nuk e shohin horizontin. Nuk kuptohet nëse shikimi i shqiptarëve është drejt kërthizës së vet, apo diku më poshtë. Në rastin e dytë, të paktën do të ishte më e shpjegueshme.

Ndjenja e paradhomës

Retorika e politikës shqiptare nuk mund të ekzistonte pa “familjen europiane”, “integrimin në BE”, “anëtarësimin në NATO”, “lirinë”, “pluralizmin”, “institucionet demokratike”, “vendet mike”, e kështu me radhë. Ka një farë egoizmi në obsesionin e ligjëratës politike, përkatësisht në përmasën ndërkombëtare të saj, për sa kohë sillet sikur të ishte e vetmuar në paradhomën e pritjes, duke e konceptuar pritjen si shlyerje faji e hyrjen si dhuratë të pamerituar. Indiferenca ndaj ngjarjeve të fshatit nuk mund të shpjegohet me menefregizmin, as me individualizmin; shqiptarët janë si ata nxënës që rrinë nga fundi i klasës në heshtje, që nuk marrin pjesë aktivisht në mësim, që shpresojnë ta marrin notën pa u çuar në dërrasë të zezë, ose duke kopjuar në provim. Qëndrojnë në heshtje pa mospërfillje, pa karshillëk, duke u shtirë herë herë të vëmendshëm, por më shumë me kokën poshtë bankës, me ndonjë lodër nëpër duar. Shqipëria dhe bota jetojnë në dy universe të ndryshme, thotë me të drejtë Xha Xhai. Pothuajse paralele, do të shtoja unë. Sepse metafora e paradhomës mund ta shpjegonte fare mirë izolimin e ri shqiptar, krejt në rrafshin kulturor, edhe pse në fillesat e tij, e pavarësisht nga vizat e pasaportat biometrike. Kurse fundi i klasës mund të shihet edhe si ribotimi i periferizmit të dikurshëm, i atij që e ka dënuar Shqipërinë ta shohë veten gjithnjë në cak të perandorive.

Indiferenca e Shqipërisë ndaj ngjarjeve nëpër botë mund të ketë rrethana lehtësuese nga më të ndryshmet, në shumicën e rasteve të kuptueshme, në mos të meritueshme. Absurditeti i çështjes qëndron në faktin se një e treta e vendit jeton nëpër botë, është detyrimisht e pashmangshmërisht pjesë aktive e saj. Gjithsesi, kompleksi i të voglit, trashëgimia totalitare, globalizmi marramendës, dinakëria ballkanike, mbyllja në vetvete, zhvullnetja përtace, e të tjera arsye, nuk duhet të përbëjnë alibi për ta mbajtur Shqipërinë jashtë rrjedhave të historisë njerëzore. Tek e fundit, shqiptarët kanë diçka për t’i th(dh)ënë botës, çka nuk mund ta bëjnë pa e (për)jetuar atë në mënyrë të njëmendtë.

Nuk ka komente

  1. Do isha kurioz të dija se ç’kanë bërë, ndrysh nga shqiptarët, fqinjët tanë (grekët, maqedonët, serbët)… apo simptomat e përshkruara këtu janë të përbashkëta për të gjithë ballkanasit?

  2. Kesaj radhe vetem Top-Kanali mbajti si hapje edicioni Tsunamin, pa lene menjane nje trajtim “te zgjeruar” te situates ne Libi, kuptohet me vemendjen te “te fortat” e Gedafit.
    Sa i perket gazetave, “habi” ben vetem “Gazeta Shqiptare”, qe ne pergjithesi ka nje tradite relativisht me te mire ne trajtimin e lajmeve nga bota, duke i shtuar ketu kesaj edhe faktin se per nje periudhe kohe, zoteruesi i saj, Carlo Bollino, u emerua mos gaboj, drejtues i ANSA-s ne Lindjen e Mesme. P.sh luften e fundit ne Liban, GSh e mbuloi mire me nje korrespondent si Bollino qe kishte interes per ta bere kete gje.
    A ka interes publiku shqiptar per kete lloj informacioni? Drejtuesit e mediave te shkruara, thone qe jo.
    Gjithsesi nisur nga fakti se ne teresi kur atmosfera ndizet nga nje debat i caktuar, apo interesi publik per te nuhatet, kjo shoqerohet edhe me zgjerim te hapesires mediatike ne trajtimin e ceshtjeve, duhet thene se ngjarjet ne Japoni, u shoqeruan me nje lloj kurioziteti sesa pjesemarrjeje le te themi disi solidarizuese me japonezet, ndersa ato ne Libi pergjithesisht u injoruan.
    Personalisht bera nje sugjerim qe diten e Tsunamit, gazeta te hapej me kete lajm, ta trajtonte mire ate ne dy faqe, pasi kemi te bejme me Historine e Globit. Pergjigja: do jete kryesore, por jo hapje, se nuk shet. Me kete rast mendova edhe kapitulli i Shen Johanit ne Bibel, nuk ben per shqiptaret.
    Per Libine ben pershtypje injorimi i ceshtjes per faktin se Shqiperia ne nje lloj menyre eshte bere disi pale ne kete konflikt, perderisa eshte anetare e NATO-s. Ketu do te ishte me vend te hapej nje debat per menyren sesi duhet te reagoje vendi yne, po te merret parasysh se po ecim ne nje terren qorrazi fare. Aq me teper kur per Libine, vete anetaret e NATO-s kane mosmarreveshje te medha, pa harruar neutralitetin e Gjermanise, qe eshte thjesht nje refuzim i luftes ku protagoniste jane franko-britaniket me se shumti.
    Une mendoj se shkrimi kap nje problem real, i cili vjen dora dores ne perpjestim me menefregizmin thuajse te pabesueshem te me te rinjve per ate qe ndodh jashte lagjes, apo lokalit qe frekuentojne. Madje per mediat e shkruara, reduktimi i faqes nderkombetare ne nje faqe kryesisht per rajonin, ka ardhur dora dores duke u bere nje dukuri e pergjithshme, aq sa eshte edhe sektori me pak i paguar, por edhe qe nuk e sheh njehere te renditet ne titujt e pare. Ndoshta kjo ngaqe Shqiperia dhe shqiptaret vijojne te funksionojne si shoqeri qe aleancat apo politikat i kane te bazuara mbi instiktin dhe jo arsyetimin moral dhe aq. Perndryshe ne vend te reshtimit te verber, do te kishte kritike, gjykim mbi ate qe eshte i keqi dhe i miri, kush ka te drejte ose jo. Ne fakt ketu ka nje lexim shume te frikshem ne pragmatizmin e vet; iku edhe Libia.
    Kjo ndoshta ndodh edhe pse ne ndryshim nga vende dhe shoqeri te tjera, ne nuk kemi as investime, interesa, por as edhe ndonje aferi kulturore, kujtese historike me keto vende. Ta zeme, itinerari historik i gjermaneve dhe austriakeve ne Dalmaci e ben te kuptueshem dhe interesant per publikun e atjeshem pasqyrimin e situates ne kete rajon.
    Por nje arsye tjeter eshte edhe fakti se per 50 vjet, apo me mire per 30 vitet e fundit te Diktatures ne jetuam nje histori tonen, jashte kontekstit historik evropian, mbetem gjyqtare te vetmuar te historise sone* dhe dyshues radikale te asaj qe vjen nga jashte. Prandaj edhe ngjarjet e vendeve te tjera na vijne me se shumti si grimca informacioni per shkak te teknologjise e jo se interesi dhe angazhimi yne social na homologon me shqetesimet e kesaj bote qe behet gjithnje e me e vogel. Nje shembull domethenes per te kuptuar sesi raporti qe ne vete kemi me jeten, mjedisin, tjetrin, komunitetin dhe ate qe ndertojme, percakton madje dhe hapesira te reja mirekuptimi dhe solidarizimi per vende te tjera eshte permbytja e fundit ne Shkoder. Lundrimi ne qytet per ata qe vinin nga jashte ishte nje moment i rralle-por zona qe kufizonte qytetin ne brendesi me ate qe ishte perfshire nga uji, ishte nje zone biznesi me fakteqesine, sikurse edhe indiferentizmi thuajse i plote i atyre qytetareve qe natyrisht nuk u kishte hyre uji. Nga kjo pikepamje media pasqyron ndergjegjen e shoqerise dhe ketu nuk ka sesi te gaboje. Jemi shoqeri pa kuriozitet per boten, qe ende sot si kujtime nga udhetimet turistike kemi ushqimin e bollshem dhe cmimet lira, faktin se ne Turqi vijne shume ruse te divorcuara dhe se “nga ato arkeologjiket nuk kalova se ishte vape”.

  3. Ka fenomen me te madh, natyror apo shoqeror, qe prodhon vdekje, te funksionoj drejte per drejte si ne shqiperi, dhe prap te vazhdoj, si lugat, pas gjith cka ndodh!?
    Jo, nuk ka. Aty ku shqiperia eshte, jane qendra e trystnive social shoqerore, si shiringa dhimbje larguese, bejne edhe vdekjen te anashkalohet ose barazohet per goditje vdekje prurese te te gjitha niveleve shoqerore.

    Edhe pse vezhgimi i shkrimit funksionon per veshtrim te gjere, eshte vetem horizontal, i ngusht, aq ngusht sa vet bota e vetmuar e autorit, jo e lidhur me realitetin e atjeshem, qe eshte tsunam dhe shperthim berthamor social per vendin, krahasuar me kudo, ku njerzit dhe shoqeria bejne veten ne menyren me te admirueshme qe mundin, pa qene nevoja per krye lajme te ardhura…

  4. Tsunami ne Japoni dhe 27 000 viktimat, nuk jane te ndonje interesi, se nuk kemi as interesa e as nuk dallohemi per filantropi (te na fale Nene Tereza), pas gjasave vende si Japonia e Australia te cilat vleresohen si fundi i botes edhe sikur te zhdukeshin nga faqja e dheut nuk do perbenin ndonje interes perveçse te merreshin si shembull qe te tjeret zhduken neve jo.

    Nderkaq lufta ne Libi duhet te na ngjallte interes, jo thjesht se lufterat i ndjekim pergjithesisht me interes, por sepse lufta ne Libi ka domethenie te madhe per raportet europiane e meqe duam BE-ne duhet ti ndjekim me interes te madh keto raporte.
    Nderhyrja energjike e Frances ne nje territor ‘italian’ tregon qe kriza ekonomike e Europes eshte aq e thelle, saqe Franca po i tregon ‘muskujt’ Italise dhe pas gjasave po ndjek nje politike qartesisht nacional-imperialiste, ne vend te asaj te supozuares euro-imperialiste.

    Ka diçka shume te ndyre ndaj Italise ne kete nderhyrje energjike te Frances, sepse Libia eshte bombola e fundit e oksigjenit per ekonomine e Italise.
    Italia qe eshte ne pike te hallit prej kohesh nga pikepamja energjitike, tani merr goditjen perfundimtare, perfundimisht Italia gjendet ne shtratin e te semureve terminale.
    Ne kete blog kohe me pare ‘Realpolitiken’ e Berluskonit ndaj Libise e kam quajtur diçka si ‘dhjerje ne breke’, shkurpamesi e llahtarshme dhe s’eshte mbushur ende viti dhe shkurpamesia e Berluskonit qe nuk kupton asnje fekale nga politika e jashtme e ka vene Italine ne poziten e atij shteti qe o militarizohet brenda nje 10 vjeçari dhe nderhyn energjikisht kudo ku ka nafte e gaz o hyn ne koma.
    Berluskonit i eshte dukur vetja statist i madh, gjasme ndermjetesi mes Usa dhe Rusise, paladin i Turqise, dobiçi qe ja fut Kadafit, po kudo ka marre shpulla surratit.
    Kadafit i uli breket dhe tani me breket ulur ja ngopi Franca.
    Po mire ja ben, si nuk vune mend italianet ne lidhje me Francen.
    Franca ja futi Italise me 1859 gjate luftes mes Frances e Piemontit nga nje ane dhe Austrise nga ana tjeter, ja futi kur i solli trupat frenge per te mbrojtur Papen, ja futi kur i mori Tunizine me 1880, ja futi kur i premtoi Dalmacine pastaj ja dha Jugosllavise, ja ka futur vazhdimisht pas L2B e deri tek ky rasti i fundit.
    Sherbimet sekrete italiane, diplomacia dhe ushtria duhen reformuar urgjentisht o Italia brenda 20 vjetesh falimenton krejt.

    Jam i irrituar me kete gjendje pasi dobesimi i metejshem Italise dhe fuqizimi i Frances na sjellin deme te medha. Eshte ne interesin tone qe Franca te mos hyje fare ne Mesdheun Lindor dhe Italia te mos katandiset aq keq, sa ti behet jetike lidhja me Rusine, se do ishte katastrofike per ne nje Itali qe u meshon akoma me teper se ç’ben sot(qe eshte shume), marredhenieve me serbet.
    Italia perfaqeson nje frymemarrje per ne, te rrethuar nga greke e serbe nje Itali qe mbyll rrethimin do rezultonte fatale.
    Nje Itali qe humb Libine, do e ktheje koken nga Ballkani per tu lidhur me Rusine dhe Italia lojen e dyfishte di ta beje, ne kete rast mes USA dhe Rusise.

    Nuk besoj se eshte ndonje paranoje e imja, po nderhyrja frenge ne Libi dhe zbythja e Italise nga Libia eshte kritike per ne, as duhet te brohorasim as duhet te ndihmojme qofte edhe simbolikisht apo ne OKB kete France arrogante.
    Frances i duhen kufizuar perfitimet ne Libi, Amerika dhe Italia duhet te bejne ç’eshte e mundur qe pas fitores Frances ti merret gjahu nga duart.
    S’kishte bere vaki ndonjehere pergjate historise qe Franca te nderhynte ne Libi, ka gjithe Afrike ne dispozicion.

    Europa eshte ne gjendje shume me te keqe se ç’paraqitet, kur leviz Franca, Europa duhet te pergatitet per konflikte te brendshme se gjithnje levizjet e Frances kane sjelle konflikte ne Europe.

    Shpresoj qe Pacolli meqe bythe e breke me ambasadorin amerikan, kur tha ato qe tha, te kete folur ne emer te Amerikes, se s’ka gje me te pershtatshme ne keto momente sesa forcimi i marredhenieve Shqiperi-Kosove.

  5. ”’Absurditeti i çështjes qëndron në faktin se një e treta e vendit jeton nëpër botë, është detyrimisht e pashmangshmërisht pjesë aktive e saj. ”’

    Ku qendron aktivesia e saj, tek te kaluarit e ngjarjeve siper ?

    Ne histori flet shteti, kjo 1/3 qe eshte jashte pa kaluar nepermjet shtetit shqiptar vetem sa e shikon historine ti kaloje para syve.
    Nje emigrant nuk ka as te drejten e votes atje ku eshte (hiq ata pak qe kane nenshtetesi), aq me pak mund te pretendoje ndonje pjesemarrje ne çeshtjet e jashtme.
    A po qe se te parit televizor eshte bere kriter pjesemarrje, atehere me duhet te perditesoj njohurite e mia, por perpara me duhet argumentimi i kriterit, te cilin nuk e shoh asgjekundi.

    Ne mos gaboj i ashtuquajturi revolucion grek ka qene lufte kryesisht mes shqiptaresh myslymane nga Shqiperia dhe Egjipti nga njera ane dhe shqiptaresh/arberish ortodokse nga Greqia, me aktive se kaq te vret Zoti, po nuk me duket se historia na njeh ndonje merite per kete ‘aktivitet’ ku nder te tjere(turq,greke, vllehe, egjiptiane) u perfshine edhe Franca, Rusia e Anglia.

    Fakt eshte se shqiptaret mund te jene pjese aktive e historise nepermjet shtetit te tyre, me emigrante, perandore, vezire e gjenerale jemi ngopur deri ne fyt, kemi aq shume sa po ti fusim ne historine tone da na nxirrte bllof Historine e Shqiperise si e njohim sot.

    Vetem shteti yt te ben aktiv ne histori, qofte edhe federate fisnore, mjaft qe te kesh aq force ushtarake sa te njihesh si entitet i meveçem qe ushtron nje fuqi rendese te mjaftueshme per rrethanat ku zhvillohen ngjarjet.

    Nese mund tu vihet nje faj shqiptareve eshte qe sensin e plaçkitjes se tjetrit e kane ne stad primitiv e individual dhe ende s’jane ndergjegjesuar se plaçkitja duhet bere ne rrafshin civil dhe shteteror.Deri me sot kane plaçkitur o si mercenare te ndonje perandorie ose si pirate ose me keq akoma tufat e dhenve te gjynahqarit matane kufirit etno-fisnor.

    Vetem per nje gje vleresoj Dhimiter Farin (gjithsesi grek ky), sepse per here te pare u plaçkiten disa zona greke(jo-ilire, jo-epirote, jo-maqedonase) ne menyre sistematike e thuajse-shteterore, perndryshe gjithe te tjeret nga antikiteti deri me sot, o kane grabitur shqiptare o kane grabitur si pirate o kane grabitur si bandite.
    Vete Skenderbeu ne zonat lindore ka grabitur ne rrafshin civil e shteteror, zona qe i njohim si shqiptare (lugina e pollogut psh).

    Ndersa te tjeret sofistikonin e sofistikojne grabitjen e tjetrit nepermjet tregtise se lire, lufterave civilizuese, lufterave humaniste apo per perhapjen e demokracise, ne si humbameno grabisim si mafioze e hajdute shtepish. Ata pasurohen dalin jane te ndershem, te zote e punetore, kurse ne akuzohemi boterisht si bandite e mafioze.

    Ketu eshte difekti yne, ne s’dime akoma ne shek 21 si te grabisim bashkarisht, se grabitja nepermjet shtetit eshte e lejueshme dhe shume me fitimprurese se grabitja individuale.
    Ne duhet te mesojme te grabisim ne menyre te cilivizuar dhe nuk ka rruge tjeter perpos fuqizimit te shtetit e perdorimit te tij per interesat tona ekonomike.

    Sot po behet Historia ne Libi, Franca do e grabise Libine ne menyre te civilizuar, nepermjet nje lufte ‘humanitare e demokratike’, Franca duhet marre shembull se si duhet ti perqaset shqiptari shtetit te vet e historise se vet.

    Fatkeqesisht aty ku trute nuk na i kane shplare, na jane trashur dhe duhet shume pune qe shqiptaret te nderrojne statuset e viktimes dhe te grabitesit barbar, me ate te fitimtarit dhe grabitesit civil.
    Po na e lejuan filantropet,globalistet, kozmopolitet,moralistet dhe komunistet, koha mund te reduktohet dhe me ne fund shqiptaret te hyjne ne Historine e grabitjeve civile, imperializmave, dominimit, nenshtrimit te tjetrit, si bashkesi aktive e ta braktisin njehere e pergjithnje kete rol pasiv mijeravjeçar qe asgje te mire s’na ka sjelle.

  6. Pa i hequr asnje presje atyre qe thote Pishaku, me dhimbje, do shtoja se ndofta nje arsye eshte mungesa e qyteterimit. Shqiptaret nuk kane arritur akoma ate shkalle qyteterimi, ndergjegjeje sociale, zhvillimi shoqeror (nuk gjej dot nje term te pershtatshem) qe ti beje te afte te kuptojne veten, komunitetin (lokal dhe nderkombetar), rolin e secilit, dhe menyren se si nderveprojne.

    Shembulli qe sjell Theollogos per permbytjen e Shkodres, dhe komenti me perkatesi etnocentriste (sipas klasifikimit te Pishakut) qe ben Vemendje me lart, ma perforcojne akoma me shume mendimin se ajo qe duket si indiference eshte ne fakt primitivizem.

  7. LG: – “se ajo qe duket si indiference eshte ne fakt primitivizem.”

    Aktiv; agresive – injorues/mohues – elitist. Mos realizimin e dickaje, qe mendon/deshiron, e perkthen ne primitivizem, dhe jo ne rezistence ndaj nje snobizmi vetjak, tej vetmimi intelektual.

    “perkatesi etnocentriste ” – LG per “Vemendje”

    Shume sofistikim pa thjeshtesi, mund te jete nishani i kulles se ngujimit ne vetmi, qe distanca me e larget per te tille te vetmuar eshte ajo e murgut ne monastir. Pra flisni si nga nje monastir, ku per zot beni ate qe as vet se keni.

    Internacionalist bajat, me tingellon, LG.

  8. Ideja se nje dite do mund te grabisim te tjeret ashtu si po na grabisin sot e ksaj dite apo si na kane grabitur qe kur s’mbahet mend, eshte shume e bukur per te qene e vertete. Dhe pikerisht pse eshte kaq e bukur nuk po arrij ta imagjinoj dot konkretisht se per çfare lloj grabitje behet fjale. Ne çfare mund te konsistoje kjo grabitje. P.sh. tani grabitemi ne te gjitha menyrat nga te huajt, madje prej disave edhe me menyrat e qemotit me marrje territoresh etj, po edhe pa kete, ata kane ne dore çdo fushe te ekonomise, qe nga celularet te bankat te industria minerare deri edhe rruget tona vine e na i shtrojne te huajt ne nje kohe qe te papunet te pergjerohen per nje pune kudo ku kalon. ça do me thene konkretisht o Hyllin me kete grabitje civile. Qe do duhet te rrisim eksportet apo qe nje dite do duhet e do mund te zeme pika kyçe te industrise se shteteve perreth e do bejme qe ata te punojne per kompanite shqiptare njelloj si ndodh tani me ne, qe po punojme per te huajt.

  9. Vemendje,

    Nuk po e kap dot kete obsesionin tend me “vetmine.”

    Per Pishakun thua “bota e vetmuar e autorit” Per mua gjithashtu i meshon “vetmise, manastirit, kulles.”

    Mua me duket se ne te gjithe po perpiqemi te gjejme pikerisht shkaqet e “vetmise” shqiptare. Ndersa, me aq sa kuptoj une nga komenty yt, per ty problemet e Shqiperise jane ku e ku me te medha e me interesante se cdo gje tjeter qe ndodh neper bote.

    Nuk e di, mbase nuk po merremi vesh.

  10. “Mua me duket se ne te gjithe po perpiqemi te gjejme pikerisht shkaqet e “vetmise” shqiptare”

    Shkak eshte vetmia, vetmia e te gjithe “ju” ne kerkim te saj.

    “Ndersa, me aq sa kuptoj une nga komenty yt, per ty problemet e Shqiperis jane ku e ku me te medha e me interesante se cdo gje tjeter qe ndodh neper bote.”

    Prap je vetem, ne kuptimin e problemit shqiptare dhe botrore, e per rrjedhoj edhe se une nuk, as nji here, s’krahasoj per argetim midis tyre (shqiperis dhe botes), aq me pak permes lajmeve, te fenomenit vetmi te nji vendi ne raport me boten.

    Problemi mund te jet tjeter kund, jo tek vetmia, dhe, jo qe s’po merremi vesh, por se kuptohemi.

    1. Vemendje, të lutem shpjegoji më qartë mendimet për temën. Nuk mund të komunikosh me të tjerët me pikatore, me poza mendimtari, ose me fjali hermetike. Nuk mund të hedhim fall për të gjetur ose interpretuar mendimin tënd. Po t’i komentosh me qartësi shkrimet, edhe pse duke i kritikuar, do të mundohemi të dialogojmë. Me gjithë dëshirë.

      1. Pishak,
        Ti e ke bere te tenden. Komunikon mendimet qarte. Une nga ana tjeter nuk kam lluksin tend, me shkrime te plota. Thua mendimin, arsyeja eshte e thjeshte, nuk shkruaj mendimet per dike tjeter aq shpejte sa dikush tjeter ketu.
        Por po te sjell nje rast per te ilustruar se si e kuptoj vetmin “tuaj”:
        Ndryshimi i jetes ne Shqiperi, i jetes soc-shoqerore dhe individuale, ne 20 vjetet e fundit eshte aq i madhe dhe i gjere, aq i hapur dhe jo i izoluar, sa duket anakronike perpjekja e nevojes se ngjalljes se miteve dhe figurave mitike per te qetesuar hapjen e tepruar te shqiptareve ne te gjitha drejtimet, dhe me shume ne drejtimin soc-shoqeror-politik e kulturor. Pra vihet re tentativa e te “hapureve” te mbyllen nepermjet mitizimit.

        Ne rastin tend, fillon nga poli tjeter; akuzon per vetmi, izolim, per te theksuar rendesin e te qenit koherent, si bota e zgjedhur, por pa patur as me te voglen premis ne nivel te barabarte me ate bote.

        Ne rastin e ilustrimit siper, vetmia mitike kerkohet per ekspasion individual, ndersa ne “vetmin” tende portreti “juaj” vetmohet, shkeputet nga realiteti qe jeton spekulim, te atij lloji te shqiperise se hapur vetem.

  11. ”’Dhe pikerisht pse eshte kaq e bukur nuk po arrij ta imagjinoj dot konkretisht se per çfare lloj grabitje behet fjale.”’

    Si mejt retorik ky pohimi yt eshte i njejte me pyetjen retorike, me pelqen 🙂

    Shiko, ne na terheq gjithnje ideja e pasurimit te shpejte, bejne buje koncepte si çeku i bardhe, luga e florinjte, Europa, nderkaq ben kerdine korrupsioni, evazioni fiskal, tenderat alla shqiptarçe etj qe bejne pjese tek kategoria e perfitimit te paligjshem, dmth vjedhjes ose grabitjes.Po ti shtosh vjedhjen e shtepive, prostitucionin, shitjen e droges etj arrin te japesh nje panorame te qarte te pasurimit te shqiptareve.

    Pasurimi i shpejte individual me çdo lloj mjeti eshte menyra primitive e pasurimit te kombeve qe ne kohet e sotme eshte kunderprodhues.

    Vertet me keto lloj grabitjesh individe te shumte jane pasuruar, por importet e bejne te pamundur qe te pasurohet vendi, pra qe te gjithe te perfitojne ne menyre indirekte nga pasurimi i nje pjese nepermjet grabitjeve individuale.

    Keshtu ka qene gjithnje tek ne, kane ndryshuar disa faktore me te tjere, si psh mercenarizmi, pirateria, kaçaklleku, blerja e aristokrateve vendas me parate e te huajve etj por ne teresi jemi ne te njejten gjendje te perhershme dmth perfundimi eshte i njejti.

    E keqja eshte se ne vazhdojme te kemi besim te verber tek pasurimi i shpejte individual e tek çeku i bardhe e ne njefare menyre duket sikur i bejme shantazh te huajve, po s’na dhate para ne nje menyre a tjetren(dhurata, investime, na fusni ne Europe, na merrni si mercenare, emigrante a çte doni), na shtrengoni t’ju grabisim nepermjet banditeve dhe mafiozeve, perndryshe vdesim per buke.
    Nese kombi shqiptar do kishte nje ze e nje ndergjegje, keto fjale do degjonim.

    Shteti komunist u perpoq ta ndryshonte disi kete gjendje te mjere mendore, ku gjendeshim prej kohesh, i dha peshe industrise, i futi robte ne pune, u kujdes per mosdaljen e valutes nga vendi, i dha mbeshtetje te jashtme Kines ne kembim te perfitimeve te medha ekonomike e ushtarake, pra deri diku u soll si shteti i pare shqiptar qe braktisi mendesine qe pershkrova me lart.
    Por njekohesisht shteti i pare dhe i fundit.
    Te keqijat qe pati si shtet, mbuluan edhe keto te mira qe pati dhe nuk trasheguam asnje nga keto te mira.

    Sot industria eshte pertoke si me qene vend zezakesh ,asnje vend i bardhe nuk e ka kaq pertoke; papunesia eshte e larte si me qene vend zezakesh,asnje vend i bardhe nuk e ka kaq te larte, po te llogarisim mergimtaret si fuqi punetore qe ne Shqiperi tek 90% s’do gjente pune;
    valuta del nga vendi, si me qene vend zezakesh,asnje vend i bardhe nuk ka ne perqindje, po te llogaritet potenciali burimor, nje dalje te tille valutore; perfitimet nga mbeshtetja e jashtme qe i jepen vendeve te tjera eshte si me qene vend zezakesh, asnje vend i bardhe nuk perfiton kaq pak sa ne, ne i japim mbeshtetje deri edhe Maqedonise dhe e hame sa krahu po nga vete ajo, pa llogaritur qe mbeshtetja qe i japim Amerikes eshte pa kushte, dmth nuk u kushtojme amerikaneve asgje.

    Pra ne jemi te krahasueshem me nje vend zezakesh, e meqe ata ‘akuzohen’ per mendesi te pakultivuar e barbare ne lidhje me shtetin, rrjedhimisht edhe ne mund te akuzohemi lirisht per kete gje.
    Ne fakt edhe statusi yne si shtet eshte i llojit, vend i neokolonizuar, normal qe ne jemi shtet gjah, ku drejtohen rrjedhimisht shtetet gjahtare, se normalisht gjahtari del per gjah jo per te pare kometen Halley.

    E keqja aktualisht eshte se ne jo vetem jemi mesuar e s’na ben pershtypje ky status prej gjahu, porse asgjekundi nuk shihet ne parite tona ndonje perpjekje per ta nxjerre vendin nga ky status gjahu, perkundrazi parite tona , politike e kulturore, jane rojtare te ketij statusi.

    Si do i veje hallit do thuash ti, duket çik si shume e bukur te shkeputesh nga roli i te grabiturit; ne fakt ashtu eshte teper e bukur dhe skepticizmi eshte mese i pranueshem, por gjerat mund te ndryshohen edhe vete pa nderhyrjen e individeve, ne menyre fisiologjike…ja psh pas 20 vjetesh, emigracioni masiv shteroi, na dhane vizat, hegjemonia e emigranteve mori fund, rrjedhimisht shqiptaret do perqendrohen tek punesimi i brendshem si menyre per te zgjidhur problemet individuale, nuk shohin me nga jashte.
    Kjo do sjelle vemendje me te madhe ndaj politikave ekonomike te qeverive, ndaj faktoreve te brendshem, ndaj burimeve valutore e me radhe.

    Edhe pa individin historik apo parine historike, eshte vete fiziologjia, rrjedhja socio-ekonomike e gjerave qe do na detyroje te permiresohemi.
    Sigurisht qe ne prani te individit historik apo parive te ndriçuara gjendjet ndryshohen me shpejt e me me pak vuajtje, po gjithsesi ne kendveshtrimin afatgjate s’ka asgje qe e ndal perparimin historik te nje vendi, ashtu sikurse ne sot ne krahasim me nje shekull me pare kemi perparime te gjithanshme, ne ekonomi, kulture, demografi, sistem politik etj.
    Kush mund ta mohoje kete perparim, pavaresisht qeverisjeve te stigmatizuara e te stigmatizueshme te Zogut, Hoxhes, Berishes dhe Nanos ?

    Keshtu pra, une kam besim te thelle se pavaresisht gjendjes se mjere se sotme, mendesise primitive ne lidhje me shtetit e te miren e perbashket, parive skandaloze qe zevendesojne njera-tjetren pa bere asgje pertej pasurimit vetjak, fames vetjake dhe rojtarit te mendesise prej gjahu,
    shqiptaret ne kendveshtrimin afatgjate do te perparojne dhe eshte historikisht i pashmagshem çlirimi i shqiptareve nga mendesia e gjahut, eshte thjesht nje konvencion, anipse shekullor, qe eshte mbjelle tek nje popull qe individualisht perbehet nga GJAHTARE te eger e te pashembullt.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: