MODELI AL GORE

Rastësisht lexoj, në një artikull të Skënder Minxhozit në Shekulli, se ambasadori amerikan në Tiranë, Arvizu, në një takim me studentët, duke ilustruar si duhet të sillen palët kundërshtare në rast mosmarrëveshjesh gjatë procesit zgjedhor

[…] evokoi para studentëve rastin e ish-kandidatit presidencial Al Gore, i cili pranoi në heshtje verdiktin e Gjykatës së Lartë të Amerikës, megjithë pretendimet jo të pakta të demokratëve për numërimin e votave në Florida.

Shumë prej nesh e njohin rrjedhën e ngjarjeve që çuan në “dorëzimin” e Al Gore para vendimit të asaj gjykate – ata që nuk e njohin mund ta mësojnë lehtë, duke kërkuar në Google.

Këtu dua vetëm të kujtoj se, për shkak të parregullsive të mëdha me votën presidenciale në Florida, Gjykata e Lartë e atij shteti kishte kërkuar që votat të rinumëroheshin; ndërsa Gjykata e Lartë Federale e gjeti këtë kërkesë jokushtetuese.

Si përfundim, ShBA-ve iu dhurua presidenti me vendim gjykate (Sali Berisha do ta kish quajtur këtë grusht shteti juridik).

Nuk është këtu vendi për të diskutuar se çfarë ndodhi pikërisht në Florida; unë vetë mendoj se Al Gore duhej të kish ngulur këmbë për ndriçimin e parregullsive të atjeshme; dhe se dorëzimi i tij ishte i parakohshëm.

Si rezultat i një vendimi të marrë në tavolinë nga një grup juristësh të lartë, Amerikës dhe botës iu bë padrejtësia më e imagjinueshme: tetë vjet të një presidenti i cili, gati unanimisht, është cilësuar si më i keqi president i ShBA i të gjitha kohërave: krye-inkompetenti George W. Bush.

Edhe për presidencën e Dubya-s janë shkruar mijëra në mos miliona faqe; administrata e tij nuk arriti të parandalojë as 11 shtatorin, as 100 mijë të vdekurit në Irak, as New Orleans-in, as krizën ekonomike-financiare që e trashëgoi pastaj Obama.

Po të përdorim metodën e historisë alternative, që promovoi këtu Pishaku, do të thonim se të gjitha këto mund të ishin shmangur, së bashku me dhjetëra e dhjetëra budallallëqe, rrena dhe gafa të tjera, njëra më e pabesueshme se tjetra, javë pas jave, muaj pas muaji, vit pas viti…

Tetë vjet gjatë të cilave historia botërore eci së prapthi.

Në vitin 2 000, kur Al Gore e pati aq të lehtë t’ia njihte fitoren rivalit të vet, amerikanët jetonin në bollëk, optimizëm dhe vetë-siguri deri edhe etike, pas fitores ndaj Lindjes komuniste dhe triumfit të Rendit të Ri Botëror pas Luftës I të Gjirit; meqë një presidenti brilant, si Clinton-it, sukseset i kishin ardhur natyrshëm, publiku në ShBA kujtonte se një ekonomi e pasur dhe eficiente, si ajo amerikania, ishte në gjendje të vetadministrohej politikisht, ndërsa roli i presidentit do të mjaftohej me ruajtjen e etikës së detyrës (më saktë, shmangien e dukurive Lewinski).

Tani, vërtet dhjetë vjet kanë kaluar që atëherë dhe me siguri në Shqipëri nuk e mbajnë mend mirë si erdhi që George W Bush u gdhi president i ShBA-ve; as se çfarë u kontestua në Florida; por kjo nuk është arsye për ambasadorin Arvizu që t’i ofrojë publikut atje, si shembull të demokracisë në veprim, një incident që, në të vërtetë, përfaqëson një katastrofë formale të sistemit kushtetues amerikan.

Ato ditë, kujtoj Gjykata e Lartë Federale vendosi që të ndërpritej rinumërimi në Florida, me arsyetimin se ky rinumërim nuk do të përfundonte dot në kohën e duhur (ose deri në dhjetor); kjo ishte një arsye ndoshta e mjaftueshme në kontekstin juridik, por e papranueshme për politikën.

Shumë amerikanë, mes të cilëve edhe unë, mbeten të bindur se Al Gore fitoi edhe në Florida, edhe votën popullore, edhe presidencën; ndërsa Bush-i fitoi votën në Gjykatën e Lartë.

Ky është modeli demokratik i zgjedhjeve dhe i zgjidhjeve që u ofron Arvizu institucioneve dhe zgjedhësve në Shqipëri?

Në të vërtetë, një nga shkaqet e krizës politike sot në Shqipëri ka të bëjë pikërisht me defektet në procedurat dhe sistemet e numërimit dhe të verifikimit të rezultateve të votimit; askush nuk garanton dot se defekte të tilla nuk do të përsëriten, sa kohë që sistemet ekzistuese nuk janë ndryshuar dhe mbeten rezultat kompromisesh që, në raste dhe rrethana të tjera, janë treguar fund e krye kundërprodhuese dhe të dështuara.

Arvizu i këshillon shqiptarët që, në vend që t’u kërkojnë politikanëve të luajnë fair, t’i nënshtrohen fatit dhe të pranojnë rezultate politike që i detyrohen, në thelb, rastit ose vendimeve në rrethana ekstreme, si ato të përfshirjes së gjykatave në proces, edhe pse precedenti Gore tregon, pikërisht, se çfarë mund të ndodhë kur presidenti zgjidhet në tavolinë, jo në kutitë e votimit.

[Shënim: Ju lutem, në vijim, të mos komentoni rreth çështjes Al Gore në vetvete; nëse ka gabime në parashtrimin tim m’i sinjalizoni privatisht; në Internet gjenden me mijëra materiale dhe debate për rinumërimin në Florida; preferenca ime për Gore-in në krahasim me Bush-in nuk diskutohet, as duhet të diskutohet; e vetmja çështje që ia vlen të thellohet më poshtë, në komentet, është nëse mund t’i sillet publikut, në Shqipëri, “dorëzimi” i Al Gore si shembull për t’u ndjekur, në rast krize gjatë zgjedhjeve të ardhshme?]

Nuk ka komente

  1. Demokracia, ashtu si dhe komunizmi, kur përpiqen që të bëhen sipas ligjit të më të fortit, shkojnë drejt vetshkatrrimit në diktatura totalitare.
    Në një botë që ecën së prapthi (ku akoma pa u mbushur shekulli nga L2B, lufta konsiderohet si opcioni më i mirë për të zgjidhur konfliktet), vështirë se mund të gjejmë shembuj të kulluar demokracie…
    A duhet të vazhdojmë akoma që të mbetemi naivë dhe të besojmë në një utopi të tillë siç është demokracia?!

  2. Teorikisht, nëse sistemi demokratik është sistem që i bie në krye të shteteve njerëzit që janë të aftë ta udhëheqin vendin; pra, që nuk ju mungon aftësia për udhëheqje, pavarësisht se nuk vie në krye të vendit pikërisht më i afti; atëherë në një vend të tillë si ShBA, me demokraci dhe ekonomi të zhvilluar, edhe sikur të supozonim që vendin ta udhëhiqte kundërkandidati që humbi garën me presidentin e zgjedhur; ky humbësi i garës, do të duhej të ishte aq i aftë sa ta udhëhiqte me sukses shtetin. Së paku kështu besoj unë. Përndryshe, dihet që nënpresidentin e emëron vet presidenti. Edhe gjithë qeverinë. Në këtë çështje mendoj se ShBA nuk mund të krahasohet me Shqipërinë sepse në Shqipëri nuk përjashtohet fare që të ndodhë e kundërta.
    Përndryshe edhe unë mendoj se nuk duhet të dorëzohet pa rezistencë dikush që është i bindur që ka të drejtë. Por, edhe nuk jam për ate që të këmbëngulet me kokëfortësi në të drejtën e vet, pa marrë parasyh çmimin, sepse çmimin e paguan, zakonisht, populli.

  3. Me dalin disa pikepyetje nga ky shkrim:

    E para, askush nuk e di se si do kishte vepruar Al Gore po te ishte zgjedhur president krahasuar me cfare beri Bushi ne te njejtat rrethana. Mjafton te kujtojme premtimet e Obames per te mbyllur Guantanamon dhe paaftesine per ta bere me sukses pasi erdhi ne pushtet dhe mesoi, mesa duket, ca gjera qe nuk kish si ti dinte kur ishte thjesht kandidat per president.

    E dyta, fakti qe Bushi rezultoi nje president i keq per Ameriken nuk ka asnje lidhje me menyren se si u zgjodh. Politikat e tij do ishin po ato edhe sikur te mos kishte asnje kontestim per menyren se si u zgjodh heren e pare. Sepse ai fitoi prape pas 4 vjetesh politike te keqe, dhe pa u kontestuar fare madje.

    E treta, ne rastin e Shqiperise, kemi situaten ku Sali Berisha ka deklaruar me kohe se “po te doje e merr pushtetin vetem me demokratet e Lacit” dhe ma merr mendja se gjithe politikanet e tjere jane te bindur se e marrin pushtetin me dhune po te duan, te pakten keshtu deklarojne here pas here.

    Pra, nderrimi i pushtetit ne rruge jashte ligjore eshte ne mendjen e te gjitheve. Edhe eshte tentuar e arritur si ne ’97 me pasoja katastrofike. Perderisa askund nuk degjohet ndonje premise se ata qe duan te marrin pushtetin jane me te mire se ata qe e kane, atehere nuk ja vlen te besh revolucion e te marresh pushtetin me dhune. Mbase na vlen me shume te mesojme te respektojme institucionet (ne kete rast vendimet e gjykates).

    Mbajtja e tensioneve ngritur, sherret e pafundme ne parlament e jashte tij, lufta politike ne rruge me populizem ekstrem dhe pasoja tragjike, nuk sjellin asgje te mire per asnjeren pale politike…per popullin jo militant jo e jo.

    Them se, pavarsisht se nuk mund te behet kollaj krahasimi midis Amerikes dhe Shqiperise, madje as qe mund te behet fare, koncepti i respektimit te institucioneve eshte gjithnje i vlefshem. Packa se shumekujt i duken pa vlere stabiliteti, mbeshtetja nderkombetare etj. krahasuar me ethet e “Sali ik” “Nano ik” “Rama ik”, per Shqiperine, ne afat te gjate, nuk ka asnje rendesi emri i kryeministrit ne vitin 2000 apo 2012, por vazhdimesia e stabilitetit dhe progresit.

    1. LG, pavarësisht nga interpretimet, ka disa të vërteta nga ajo kohë që duhen mbajtur parasysh.

      Së pari, që Bush-i u zgjodh si president nga një Gjykatë, anëtarët e së cilës nuk ishin zgjedhur nga populli, as përfaqësonin popullin.

      Së dyti, që Bush-i ka qenë president i keq. Natyrisht, një president i keq mund të vijë në pushtet edhe me votën e zgjedhësve; por së paku ashtu do të thuhet – populli e deshi. Nëse, përkundrazi, fitorja vendoset në tavolinë, gjithnjë mbetet një shije e hidhur në gojë, sa herë që presidenti shkel në dërrasë të kalbur; sepse nuk e shmang dot kundërfaktualin “ah sikur”.

      Prandaj them se ky nuk është shembulli i demokracisë në veprim, as i respektimit të institucioneve, që u duhet sjellë shqiptarëve; por vetëm provë se demokracia, edhe në Amerikë, ka disa blind spots, të cilat në momente krizash mund të prodhojnë katastrofa.

      Nëse ambasadorët duan vërtet të ndihmojnë këtë shkollë korrektimi që është bërë politika shqiptare, atëherë duhet të sugjerojnë mënyra për të përsosur sistemin zgjedhor, jo të tregojnë se mosmarrëveshjet mund të zgjidhen nëpër gjykata.

      Dhe aq më pak në gjykatat shqiptare.

    2. Packa se shumekujt i duken pa vlere stabiliteti, mbeshtetja nderkombetare etj. krahasuar me ethet e “Sali ik” “Nano ik” “Rama ik”, per Shqiperine, ne afat te gjate, nuk ka asnje rendesi emri i kryeministrit ne vitin 2000 apo 2012, por vazhdimesia e stabilitetit dhe progresit.

      Padyshim. Te tjerat kendveshtrime pastaj qe bombardojne shtypin shqiptar me ankesa kunder te huajve (meqe keta gjithmone i mesyjne institucioneve dhe rruges institucionale dhe jo cegevarizmave bajate te bulevardit) s’jane gje tjeter vecse variacione te takngjelizmave, te cilat ne fund perfundojne gjithmone me leksionin qe shqiptaret i japin perendimoreve per demokracine, ca duhet te bejne ne vendet e tyre, etj.

      Prandaj them se ky nuk është shembulli i demokracisë në veprim, as i respektimit të institucioneve…

      Ne fakt eshte nje nga shembujt me te mire per cdo demokraci ne formim e siper (e cila per nga vete stadi karakterizohet nga mentalitete moniste/autokrate); nuk behet demokracia duke mbajtur peng vendin thjesht se humbe zgjedhjet, dhe ky eshte leksioni qe s’ju pelqen te majteve sot, te cilet ka dy vjet tjerrin teorine e freskimit te kutise ne emer te demokracise.

      1. Thote Xhibi:

        “meqe keta gjithmone i mesyjne institucioneve dhe rruges institucionale dhe jo cegevarizmave bajate te bulevardit”

        Thote Kushtetuta:

        “NENI 47
        1. Liria e tubimeve paqësore dhe pa armë, si dhe e pjesëmarrjes në to është e garantuar.
        2. Tubimet paqësore në sheshe dhe në vendet e kalimit publik bëhen sipas procedurave të parashikuara me ligj.”

        Vazhdo dhe mesyji analizes tende bajate tashti, ku tubimi na qenka cegevarizem bajat bulevardi, e jo institucion.

        “te cilat ne fund perfundojne gjithmone me leksionin qe shqiptaret i japin perendimoreve per demokracine, ca duhet te bejne ne vendet e tyre, etj.”

        Jo po ka mbetur ne doren tende, ku u dashka perkulur qe te na hyje sa me thelle, e vetem perendimoreve te mos ia veme ne dukje hipokrizine, se kush jemi ne, palo shqiptare, kategori e fundit, si guxojme e u japim leksione perendimoreve? Se dime ne qe neo-liberalizmi osht si hallva? U bome ne t’i japim men fashizmit?

        “nuk behet demokracia duke mbajtur peng vendin thjesht se humbe zgjedhjet, dhe ky eshte leksioni qe s’ju pelqen te majteve sot, te cilet ka dy vjet tjerrin teorine e freskimit te kutise ne emer te demokracise.”

        E vertete, e vertete, demokracia behet duke vrare protestues, por duke kerkuar transparence te votes se popullit, maezallah.

    3. “Pra, nderrimi i pushtetit ne rruge jashte ligjore eshte ne mendjen e te gjitheve. Edhe eshte tentuar e arritur si ne ’97 me pasoja katastrofike.”

      Ou? U vendos? Eshte zyrtare tashti? 97-a ishte nderrim pushteti me rruge jashteligjore, dhe aq? Nuk kishte fare te bente me gjithe gjindjen qe u humb neper firma piramidale? Ishin mish per top te opozites edhe ata te 97-es, e nuk kerkonin paret e tyre? U vodh dynjaja fare, ashiqare, me bekimin e pushtetit, e ky pushtet na u konsideroka i ligjshem, nderkohe qe rrezimi i tij jo? Ne cfare universi ben sens kjo histori, pervecse ne universin e mykur te zyrave te 55-es?

      E hengrem me duket. “97-98 ishte revolte komuniste” paska ngjit. Lum si ne qe jemi analista dhe kemi lluksin te mendojme per teorira te medhaja politike, pasi kush merret me vjedhjen qe i behet individit nga firma piramidale te sanksionuara nga shteti. Po, po, vetem shteti te mos rrezohet me dhune, po edhe te na vjedhi te gjitha kursimet e durojme.

  4. Arvizu me kete sugjerim qe beri, sapo I dha nje rritje eksponenciale te majtes ekstreme dhe islamisteve. Tani do hapen qitapet e Florides edhe per Lek Plepin I cili me ne fund do e humbase thjeshtesine. Fatkeqsisht!

  5. Xhaxha, nuk ka asnje rendesi se kush e zgjodhi apo emeroi gjykaten. Ajo eshte e ligjshme dhe duhet respektuar sa kohe eshte konstituar brenda ligjit perkates. Qofte edhe gjykatat mediokre apo te korruptuara apo manipuluara te Shqiperise. Me logjiken se “kjo gjykate nuk ben se e ka emeruar filani” mund te nxjerresh jashte loje cdo institucion.

    Lulian, Cdo nderrim pushteti me dhune behet ne rruge jashte ligjore. Nuk ka ligj ne bote qe parashikon kryengritje te armatosur, revolte popullore, revolucion etj.

    Per meritat e nderrimit te pushtetit ne rruge jashte ligjore mund te flasim rast pas rasti. Ka plot shembuj ku qellimet dhe rezultatet e tyre jane pozitive e te tjera ku kane qene tejet negative. Jo cdo revolucion eshte “i mire”, jo cdo levizje “popullore” eshte patjeter e mire, sepse te gjithe e dime qe nuk ka levizje “popullore” te mirefillte. Gjendet gjithnje nje dikush, me axhende e program te vetin, qe mobilizon apo manipulon levizjet. Dhe ka historia shume shembuj ku “populli” eshte bere pishman qe e ka bere ate “revolucionin.”

    1. “Ka plot shembuj ku qellimet dhe rezultatet e tyre jane pozitive e te tjera ku kane qene tejet negative.”

      Dakord. Shembulli ne fjale, e ishe duke folur rast pas rasti e jo per gjithe gjitaret ne pergjithesi, eshte 97-a, qellimet dhe rezultatet e te cilit ti i kategorizove respektivisht si “tentim dhe arritje e rrezimit te pushtetit me dhune.” Dhe une te thashe, kujdes kur flet per 97-en, mos gjeneralizo, sepse rrezikon verberi ndaj realitetit. Nuk mund historia te tregohet ne menyre kaq cinike sa “qellimet gjithmone manipulohen nga dikush, prandaj edhe 97-a nuk ishte revolte popullore por rrezim i pushtetit me dhune.” Nuk ben kuptim. Eshte gjeneralizim utopik. Pothuajse te gjithe shqiptaret humben gjithe c’kishin kursyer perfshi dhe shpi e katandi, dhe kjo me bekimin e pushtetit. Kjo eshte 97-a, e jo thjesht nje rast i cfaredoshem ne kategorine gjenerale te revolucioneve.

  6. Qe njerezit humben parate dhe pastaj ja kerkuan qeverise, e qeveria s’kish t’jua kthente, dhe e leshoi pushtetin perballe dhunes popullore, nuk e ndryshon fare rezultatin qe pushteti i nderrua me dhune.

    Nuk ka fare rendesi a kish apo s’kish te drejte “populli” ta rrezonte qeverine. Realiteti eshte qe pushteti u nderrua me gryken e pushkes, jo ne rruge ligjore. Do ta quajme ’97 revolucion “te mire”? E quajme, por prape revolucion mbetet, argumenti im qendron gjithsesi.

    1. E di ca gabimi ben ne arsyetim ti, dhe e ben shpesh? Une e njoh nen siglen “ignoring a common cause.” Eshte njesoj si te shikosh qe sa here qe bie shi, fshireset e xhamave te jene te ndezura dhe njerezit te jene te lagur. Pastaj thua se shkaku pse jane njerezit te lagur eshte ngaqe jane ndezur fshireset e xhamave te makines. Po njesoj, shikon dhune kunder humbjes se parave, shikon dhe nderrim qeverie, dhe del ne konkluzionin se nderrimi i qeverise kishte si shkak i dhunen. Jo. Kjo nuk eshte e sakte. Qeveria Meksi dhe Berisha ne 97-en rane jo per shkak te dhunes, por per shkak se deshtuan totalisht si pushtet, ne dac ne sigurimin e mireqenies se qytetareve nga ana materiale, ne dac ne sigurimin e mireqenies se qytetareve nga ana jetike. Ishte deshtimi total i shtetit si garantor i paqes dhe i mireqenies ai qe solli si rrezimin e atij pushtetit nga nje krah, edhe vete dhunen nga krahu tjeter.

    2. LG nje pytje. Meqe insiston se nderrimi u be me gryken e pushkes, c’mund te thuash per mbajtjen dhe administrimin qe iu be ketij pushteti paraprakisht grykes se pushkes (prej nga dhe fillon analiza jote)? Me cfare modalitetesh u mbajt ky pushtet, dhe sa ndikoi ne zhvillimin e ngjarjeve perkatesisht deri ne ngritjen e pushkeve?

      Gjitmone sipas teje.

      Thnx.

      1. …”Meqe insiston se nderrimi u be me gryken e pushkes….”

        Nje perkufizimi ( kornizim) i tille i fjaleve te LG le te kuptosh se FM ka nje te vertete tjeter, me te vertet se sa ajo e LG, ne lidhje me ngjarjet e 97.
        Me cfare u be atehere nderrimi i qeverise ne ate kohe, nese jo me pushke?
        Apo u be ndofta me spatat e asaj kanibales nga Vlora?

        Ky muhabet me mire do lene e s`do cytur aty ku eshte. Koha eshte ilaci me i mire , ka thene ndonje qe me siguri do kete vdekur prej kohesh.

        Luliani thote:
        …”Qeveria Meksi dhe Berisha ne 97-en rane jo per shkak te dhunes, por per shkak se deshtuan totalisht si pushtet, ne dac ne sigurimin e mireqenies se qytetareve nga ana materiale, ne dac ne sigurimin e mireqenies se qytetareve nga ana jetike. Ishte deshtimi total i shtetit si garantor i paqes dhe i mireqenies…”

        Kerkohet shume po te kerkosh qe derri te fluturoje. E ca me e veshtire kur kerkon qe shume derra te jene ne gjendje te bejne nje gje te tille.

        1. Dod, po unë kam një të vërtetë çik më të artikuluar se sa ajo që sugjeroni ju. Dhe për sa informacion kam, di që në ’97 u bënë zgjedhje të parakohshme dhe jo marrje e pushtetit me dhunë. Di që këto zgjedhje u paraprinë nga një pakt mes forcave politike, me ndërmjetësimin e misionit të San Egidios, që zgjedhjet të pranoheshin nga forca që do të fitonte pa kundërshtime, e ca kushte të tjera. Dhe në prezencën e s’di se sa ndërkombëtarëve.

          Kjo si pasojë e një background-i akoma më të artikuluar politiko-socialo-tragjik.

          Kshu, tha.

  7. Luljan dhe FM:

    Nuk ka gabim ne arsyetim as kesaj rradhe as heret e tjera. Ka nje tendence tuajen ne pergjithesi per “ti lidhur” gjerat ashtu sic ju vjen pas midese. Personalisht, nuk kam “mide” fare per keto pune, prandja dhe duket sikur po i shmangem “shkaqeve.”

    Zereni biseden nga fillimi: nisi me nje koment te Xha Xhai per krahasimin e pranimit te zgjedhjeve nga Al Gore dhe mospranimin nga Edi Rama.

    Une jam partizane e respektimit te institucioneve, pothuajse ne cdo rast. Jam kunder revolucioneve per karrige, pushtet, mundesi per te vjedhur. Jam kunder levizjeve “popullore” per te permbysur qeverine e ligjshme sepse nuk ju pelqen menyra si qeveris.

    Ne cdo vend te botes, ne cdo kohe, ka segmente te medha ose te vogla te popullsise (te pakten ata qe kane votuar per palen tjeter) qe nuk jane aspak dakord me politikat qe ndjekin qeverite. Me frymen tuaj revolucionare s’do kish mbetur qeveri ne kembe me shume se 1 vit.

    Revolucion behet kur s’ka rruge tjeter. Duhej bere revolucion per te permbysur komunizmin? Patjeter. Duhet te behet revolucion per te permbysur qeverite 30 vjecare/diktatore ne Lindjen e Mesme? Patjeter.

    Por nuk behet revolucion per te permbysur George Bushin packa se si u zgjodh e packa se cfare politikash ndjek. Dhe nuk duhet bere revolucion per te permbysur Sali Berishen pavarsisht se sa nuk na pelqen. Nuk duhen permbysur me revolta popullore, per shume arsye. E para, se qeverite qe do i zevendesojne kane programe e fyrme e njerez me te njejtat motivime, pra nuk pritet te ndryshoje ndonje gje e madhe qe te justifikoje dhunen. E dyta, se ka mekanizma ligjore te mjaftueshme qe e bejne te sigurt ikjen e tyre ne zgjedhjet qe pasojne. E treta, se modeli i dhunes ka te keqen e madhe qe te perseritet e te behet precedent per kedo force politike qe nuk i durohet sa ti vije rradha (per te vjedhur gjithe Shqiperine perpos Tiranes, ne rastin e Edi Rames.)

    Per mua, opozita duhej te kerkonte doreheqjen e qeverise per Gerdecin per hajdutlleqet e LSI, per 21 Janarin. Por jo me thirrje per dhune e marrje pushteti me zorr. Le te dorehiqet qeveria e Berishes dhe te krijohet nje qeveri tjeter. Kjo eshte rruga insitutcionale. Por jo, ne nuk duam vetem te iki qeveria e Berishes, ne duam te iki e gjithe PD-ja bashke me aleatet, dhe te qeverisim vete.

    Per aq kohe sa te mirat e qeverisjes se re nuk jane te ndryshme nga te keqiat e qeverisjes ekzistuese, le te presin rradhen hajdutet e te dyja paleve, dhe te nderrojne karriget kur t’ju vije koha. Dhe ta lene popullin rehat ne varferine e vet, mos i prishin edhe terezine me zhurme e protesta pa buke.

    1. “Dhe nuk duhet bere revolucion per te permbysur Sali Berishen pavarsisht se sa nuk na pelqen. Nuk duhen permbysur me revolta popullore, per shume arsye”

      Une jam shume dakord ne kete pike me ty, duke u shtuar arsyeve qe jep ti edhe nje tjeter; minimalisht kjo pune do nje qe ta beje kete gje, pra dhunen, jo ate qe eshte aktualisht aty ku nuk e mban vendi.

      Kjo qe parashtron ti ne fakt nuk mund te perkufizohet si problem politik ne Shqiperi ne kuptim te clirimit te elementeve te dhunes, pasi faktet flasin ndryshe. Opozita beri te gjitha levizjet e mundshme, deri edhe nje greve histerike “urie” ne mes te rruges, por askush nuk ia vuri veshin. Askush. Flas per ate pjese te qytetareve te Shqiperise qe nuk jane te rreshtuar miopisht perkrah partive, por mbeten ende nje alternative arsyeje ne nje vend ku e verteta publike nis e mbaron ne zyra politike.
      Nje kauze kutish votimi, qe nisi si kerkese per mbiejtese politike e nje njeriu te vetem, qe gatoi me duart e tij ate qe ndodhi, qe edhe pse shtron probleme ne menyre parimore tradheton veten rruges me njollat ne karrieren e vet, pasinqeritetin, friken dhe FRIKEN. Prandaj edhe deviza “Hap kutite, ose largohu”, apo “Te ike Saliu se keshtu dua une”, rezultoi nje tullumbace lajle lule, qe si fund te qeshur pati vetem martesen e zoterise ne fjale. Deri ketu ky bojkotonte Parlamentin, qytetaret bojkotonin KETE dhe tekat e tij dhe Saliu bente gallate.

      Ndryshe puna kur kryeministri i Shqiperise shan me moter dhe grua te gjithe deputetet e opozites, uleret i shperfytyruar, zv.kryeministri kapet duke vjedhur si gangster ordiner dhe thote se “buzet e mia thone tjeter gje”, e per me keq kur ne mes te dites vriten 4 njerez dhe prape ASGJE nuk ndodh. Madje edhe per kete ngjarje e Verteta politike sfidon edhe arsyen me minimale njerezore. Ketu Saliu duhet te largohet jo pse keshtu do PS dhe Edi Rama-madje ky mbase edhe nuk do se ka alibine keshtu-por sepse ka nje kufi kur edhe sensi me i forte i ironise kerkon pak kohe qe te konsumoje lenden e re.
      Po nje pyetje duhet shtruar me mire ne kete rast:

      Po demokratet vete, a duhet te kerkonin pas 21 janarit largimin e kryeministrit, apo nje zgjidhje politike ne funksion te qetesimit te gjakrave?

      Une them se normalisht Po. Por shtoj pastaj- e pse duhet ta benin kete? Perballe Edi eshte, te ndihmon ai vete qe t’ia dalesh pavaresisht se cfare ben.

      Cfare eshte kjo xhanem, qe per cdo padrejtesi duhet te flase vetem opozita politike, e cila as me perfaqeson, dhe njerezit e pushtetit apo qytetaret qe aderojne ne forcen qe qeveris duhet te heshtin dhe te mos flasin se fundja ATA u vrane?
      Po pse te votojme ne nje here ne 4 vjet pastaj? Ja votuam njehere, u mor vesh nga jemi dhe ec perpara?

      1. “””Po demokratet vete, a duhet te kerkonin pas 21 janarit largimin e kryeministrit, apo nje zgjidhje politike ne funksion te qetesimit te gjakrave?”””””

        PO! Kjo është habia ime më e madhe madje, si nuk ka dalë kush të artikulojë një qëndrim të tillë? Nën zë, ka llafe që e bëjnë këtë gjë, por publikisht jo.

        Bukur (dhe gegnisht madje), e ka shkruar Ndreca këtë gjë, ca kohë më parë.

        Ua ka prerë faturën fort bukur, këtu:

        http://www.shqip.dk/index.php?option=com_content&view=article&id=5049:a-ka-te-drejte-me-mendue-nji-diplomat-shqiptar&catid=41:analiza&Itemid=138

        Ja një pjesë:

        “””Nesër, kur Berisha do të rrëzohet prej fikut, të gjithë kanë me e braktisë pa ngurrue, dhe atëherë, ajo pjesa e vogël që vlen mbrenda PD-së, me siguri do të pendohet për heshtjen e gjatë, e cila do t’i shpërblehet padyshim me nji bankë opozite edhe ma të gjatë.

        A ja vlen me ndejt vite me rradhë në opozitë për hatër të Berishës, Bashës, Bregut, Olldashit, Mediut e të tjerëve?!
        E kam të qartë se ata që heshtin apo kafshojnë buzën sot, e dinë mirë se po folën i pret fundi i Dritan Hilës, por duhet thanë se ka qenë pikërisht heshtja e tejzgjatun ajo që e ka kthye Partinë Demokratike në nji ent të privatizuem, që i shërben nji klani që ushqehet me interesa të paligjshme.”””””

    2. LG, gabimet në arsyetim ose jo po t’i lë t’i qëmtosh në qetësi të plotë në kohën e lirë, meqënëse duket se të apasionokan mjaftueshëm.

      Sa për shmangien që përmende, të siguroj që jo vetëm duket sikur shmangesh por më keq akoma. Ti shmangesh dhe ke të drejtën tënde ta bësh, pavarësisht se s’të pëlqen ta konstatosh në shmangie e sipër.

      Midenë ashtu si dhe argumentin e paske të llojit mediokër, në kuptimin gjysmak… provon t’i qasesh temës, pastaj ndërron mendje (ose mide) dhe vendos t’i kalosh tangent me dy përgjithësime të përgjithësueshme. Shkëlqyer. Edhe unë e tërheq pyetjen që të bëra duke besuar se kishte vend për diskutim.

      Përgjithësimet e llojit “pro istitucioneve pothuaj në çdo rast” kanë këtë të mirën që rrezikojnë të mbështesin ç’tu dalë para, pa asnjë filtër ligjshmërie, apo merite, apo qeverisshmërie.

      Ai koncepti i Qeverisë së ligjshme (ose legjitime) meriton goxha trajtim, të cilin kam ndërmend ta kursej (punë mideje) por jo tërësisht. Duhet të dish në fakt që legjitimiteti i një Qeverie nuk mbaron me zgjedhjen e saj (nga vota e ligjshme), por përkundrazi, fillon aty dhe verifikohet me veprimtarinë që Qeveria zhvillon përgjatë mandatit të saj.

      Kur pastaj Qeveria përzihet pandashmërisht me Presidentin (Saliu dora vetë në ‘97) e një republike parlamentare (i cili normalisht është konceptuar si “ kryetari i shtetit dhe përfaqëson mbarë unitetin e popullit” (a.k.a jo i përzier politikisht) (neni 24 i ligjit për dispozitat kushtetuese i 1991), dhe kur i njëjti President kandidon për deputet pa hequr dorë nga detyra e Presidentit (shkelje flagrante e ligjit në fjalë që përfaqësonte Kushtetutën shqiptare asokohe), apo hap fushata lustrimi përpikmërisht përpara zgjedhjeve, apo dhunon deri në anullim opozitën, apo jep bekimin për firma piramidale në vetëdije të plotë të rrezikshmërisë së tyre vetëm e vetëm se është në fushatë elektorale, etj. hynere të këtij lloji, të më falësh por diskutimi për legjitimitetin e Qeverisë mbetet pak të thuash i hapur.

      Një gjë është të mos jesh dakort me politikën e Qeverisë, një gjë tjetër të goditesh në rang kombëtar nga kriza më e rëndë e mundshme (që rrënqeth shqiptarët sot e kësaj dite) ekonomike, sociale dhe pse jo edhe politike duke zhvatur, atë që ti e quan populli në revolucion, me shtëpi e katandi.

      Nuk po i hyj fare çështjes së Gërdecit dhe të 21 janarit, parë premisat e diskutimit me ty për ngjarje akoma më të rënda e flagrante.

      Me të mira.

    3. “Dhe nuk duhet bere revolucion per te permbysur Sali Berishen pavarsisht se sa nuk na pelqen.”

      Kunder kujt po argumenton? Kush tha se duhet permbysur Berisha me revolucion se nuk na pelqen? Une e kisha izoluar objektin e komentit tim tek 97-a, dhe nuk po i persesris edhe nje here ato qe thashe me lart. Eshte komplet e pandershme kjo qe ben. Gjithe c’ke pare tek argumenti im, eshte “mideja,” ajo qe me pelqen, e ajo qe s’me pelqen. I’m sorry, but it’s bullshit. Sikur thjesht te mos me pelqente Berisha, i kisha qendisur nje karikature. Nese nuk ke kurajo te lexosh pertej midese time, me mire e leme fare kete muhabet. Perndryshe, eshte kollaj te them se duke qene se mideja jote eshte kunder-revolucionare (ky nuk eshte gjykim pozitiv apo negativ, por konstatim i joti) edhe 97-en e interpreton sipas midese, dhe te vetmen dhune qe shikon, si c’te tha edhe FM, eshte dhuna vetmbrojtese nga ana e popullit, qe sipas midese e quan “opozitar,” dhe jo dhuna fillestare nga ana e PD-se, qe sipas midese e quan pushtet. Po s’ka lidhje. Do ishte argument pa bereqet po ta beja. Pavaresisht midese time, te perceptuar prej teje si PS-iste, revolucionare, e prej andej vetem nje hap larg si anti-institucionale, e prej andej nje hap larg si gjakesore, e pavaresisht midese tende paqesore, institucionale, kunder revoltave, etj, 97-a ishte ajo qe ishte, hajduteri, vjedhje masive, junte ushtarake, papergjegjshmeri politike dhe ekonomike, terror kunder mediave, rikthim i i institucionit te votes ne mase mbi 90% si ne kohen e Enverit; ama rrezim i pushtetit me dhune, kurre! As 91-shi nuk ishte rrezim i pushtetit me dhune. E me qe ke qef te flasesh per precedente, ja ku po ta them edhe nje here, qe interpretimi jot eshte ai qe i hap rrugen sa korrupsionin galopant, sa vjedhjes ashiqare nga politikanet, sa pandeshkueshmerise se tyre, sa 21 janareve, etj, etj. Pasi cdo ndodhi. Do vije Rama, do vjedhe, do fryhet, do dendet, do kerkoje pandeshkueshmeri si paraardhesi i vet, do kercenoje e kesaj rradhe jo pa dhembe, e kur te ngreme zerin kunder kesaj pandeshkueshmerie, meqenese edhe nuk ke “mide” per keto pune, do na thuash prape si cpo na thua, “s’behen me revolucion keto pune.” Po kush dreqin po fliste per revolucion, njehere? Po te pyes edhe nje here: kunder kujt po argumenton?

    4. Une per vete e kuptova shume mire LG-ne. Sipas tij revolucion behet kur do Ai po jo kur do Ti, ose per ta thene me fjalet e tij, revolucion behet kur LG-ja nuk sheh rruge tjeter. Po mire o LG-ë – them une – kur edhe vete s’e ke te qarte kete punen e revolucionit, pse s’i fut nji – Revolucion behet atehere kur revolucioni behet – dhe bi rehat. e s’lodhesh fare.

      Per ty e kam ore, se as qe behet fjale per revolucion ketu, mos ki frike se jemi fort mire e s’na shkon mendja per kryengritje. Te mendosh p.sh. qe deri dje nje krah pule a nje gurmaz ishte racioni i mishit per nje dreke normale, ohu, tani s’eshte fare problem pak korrupsion kryeministri me nafte virgin mallakastre. Do e hame dhe pak llum ballshi se me gjithe ate mish qe pertypim s’na gjen gje o jo. Gjak e dhjam na behet me kete imunitet qe kemi. Puna eshte nese behet edhe me mire ore ti, pa ne mos u befte, hajd mo, se me ç’ishim, lule jemi. Me shume, qe thua ti o LG-ë, eshte deshira per te ndryshuar kete te keqen qe na ka zene qe nga koha e Turkut ndoshta, ta kam fjalen per ate qe i themi derrit daje ore ti, apo mutit marshallah e thone ne Shkoder. Ja, ketu eshte fjala. A e bejme dot? Se qe thua ti, per treqind pare po bejme letra fallco e hiqemi si greke, apo per treqind pare po duartrokasim ata qe po per treqind pare po na hedhin llum ne mushkri. He si do ja bejme? A e bejme dot …Megjithse ta njof trunin une ty. Te Edi e ke mendjen ti. Ai, ai nxjerr grate lakuriq neper plazhet e botes.

  8. Xhaxha, kam frike se e ke keqkuptuar ate evokimin e Arvizut. Ne fakt, kam pershtypjen se Arvizu eshte i keqinterpretuar nga e ashtuquajtur e majte ne Shqiperi – dhe ky diskutim ketu eshte nje shembull tjeter. Ajo qe donte te thoshte Arvizu ishte respekti ndaj institucionit te gjykates ne nje vend normal demokratik eshte domosdoshmeri. Ti mund te parapelqesh cilin te duash nga kandidatet per presidente te Amerikes, dhe mund te kesh mendimin tend per ate qe ndodhi, por interpretimi i ligjit eshte dicka me objektive se sa opinionet e njerit apo tjetrit. Kur thua se presidencen Bushit ia dha Gjykata Supreme je shume fare bias. Gjykatat kontrollojne zbatimin e kushtetutes dhe rregullat e paravendosura te lojes. Kjo eshte fillimi dhe mbarimi i rolit te gjykatave. Kur dy pale (apo me shume) nuk merren vesht per nje vendim apo rezultat veprimi te caktuar, eshte gjykata qe ndan “shapin nga sheqeri.” Ky eshte synimi qe gjykatat ekzistojne. Asnje institucion tjeter nuk mund ta luaje ate rol. Nuk mund te behej as me protesta, bojkote, apo menyra te tjera Al Gore president.

    Krahasoje kete me situaten ne Shqiperi. Rama dhe PS-ja qysh prej fillimit iu shmangen rruges ligjore te zgjidhjes se problemit. Asnjehere nuk deshen ta merrnin ate rruge me pretendimin e paragjykuar se keto institucione jane te varura nga pushteti administrativ. Edhe kur iu dha mundesia t’a ndiqte kete ceshtje neper gjykatat nderkombetare, ai perseri dredhoi. Te gjitha ato arsyet qe nxorri per keto ‘dredhime” ishin dhe mbeten komplet te pabazuara ne ndonje fakt. Ai nuk e pati problem fare qe te hidhte balte mbi 20,000 komisioneret e partise se tij, ajka e militantizmit socialist te zgjedhur me aq kujdes, c’ka tregoi qe moralisht ky njeri mund te bente cdo gje, vec te qendronte ne krye te partise se tij. Eshte e lehte te manipulosh turmat e militanteve kur humbet zgjedhjet. Ama vetem ata politikane qe e kane egon e tyre me te medha se interesat e vendit e bejne nje gje te tille. Dhe as diskutohet qe Rama eshte nje nga ata. Me lejo te evokoj gjthashtu dy raste te humbjeve ne zgjedhjet presidenciale ketu ne US, ne 2004 dhe 2008. Besoj se te kujtohet (ne qofte se jo, kerko ne Google) se si reagoi Kerry kur perkrahesit e tij te acaruar i kerkuan qe te kerkonte rinumerim, duke i premtuar se do ta perkrahnin deri ne fund me protesta. Po ashtu besoj se te kujtohet se si reagoi McCain ne fjalimin e dorezimit te gares kur disa nga perkrahesit e tij po shanin Obamen. Keta jane burra shteti, Xhaxha, Rama nuk eshte as hija e tyre. Te huajt e kane njohur ate tashme. As socialistet e Evropes nuk duan t’a perkrahin me. Vec e injorojne. Por me sa duket, shume ne Shqiperi jane ende te “verbuar” per ta pare Ramen ashtu sic eshte, “lakuriq.” Kjo eshte vertet per te ardhur keq.

    1. Ilirjan shkruan:

      Rama dhe PS-ja qysh prej fillimit iu shmangen rruges ligjore te zgjidhjes se problemit.

      Është vërtet kështu?

      1. Xhaxha, qysh prej fillimit Rama e nisi gabim – i kerkoi Berishes te hapte kutite. Ky lloj veprimi eshte absurd dhe me ler te te shpjegohem pse nepermjet nje metafore. Do te dukej normale ty qe ne se ne nje ndeshje futbolli njera skuader pretendon per penallti, dhe t’i drejtohej me insistim… kapitenit te ekipit tjeter: “Jepe ore, se eshte penallti.”? E para, i dha Berishes te drejta qe kurrsesi nuk mund t’i kete, dhe e dyta, injoroi insitucionin e gjykates.

        1. Ky krahasimi është shumë absurd. Ku ka rrugë më ligjore, se të kërkosh prej organit LIGJvënës, pushtetit LEGJistlativ hetim për zgjedhjet? Parlamenti, është organi më i lartë kushtetues. Republika, nuk quhet më kot, republikë parlamentare.

          Duke u nisur nga krahasimi juaj, çfarë e pengon Berishën, që të mohojë një interpelancë për qeverinë, apo për ministrat, vetëm se “hetimi” ndaj tyre, është konflikt interesi për të?

          Shumë i pavend, shumë simpleminded ky krahasimi.
          Jo vetëm kaq, por është edhe fajësues. Sepse një pushtet i votave të lira, NUK ka si të ketë konflikt interesi me hetimin e zgjedhjeve.

          Të ishin zgjedhjet të lira dhe të ndershme, Berisha kishte shanc të artë, që ta eleminonte politikisht Ramën për fare.

          1. Mua ne fakt nuk me habit fare ky reagimi yt. E di qe arroganca ne pergjithesi eshte ne perpjestim te drejte me injorancen. E para, te bertasesh nga pozitat socialiste per superioritetin e pushtetit ligjvenes mbi ato te tjeret eshte hipokrizi. Ne se ka ndonje force politike ne Shqiperi qe ne menyre te vazhdueshme e ka injoruar parlamentin, ajo eshte PS-ja. E dyta, eshte e vertete qe nje komision parlamentar ka te drejte te hetoje ngjarje apo ceshtje te pershtatshme per te, te mbledhe dhe vleresoje informacion, dhe te rekomandoje cfare veprimi duhet ndjekur ne nivelet perkatese. POR nje komision parlamenta nuk mund te zevendesoje gjykaten apo hetuesine, sepse do te ishte shkelje e hapur e pavaresise se pushteteve. E treta, ceshtja e zgjedhjeve te pergjithshme eshte nje nga ato per te cilat nuk mund te hetoje dhe shpalle rezultatin nje komision parlamentar. Eshte konflikt i paster interesi. Ne qofte se ti ve ne dyshim ligjshmerine e parlamentit, mandatin e deputeteve qe jane zgjedhur ne ate parlament, atehere eshte e palogjikshme qe te ngresh komisione me anetare qe e kane te dyshueshme te drejten e perfaqesimit. Kjo, i dashur J, eshte vertet e pakuptimshme.

            Sa per ate se po te ishin zgjedhje te lira dhe te ndershme, Berisha kishte shance ta tregonte eshte perseri nje argument i ricikluar dhe qe nuk qendron. Ja pse: Krijon precedent politik dhe mungese stabiliteti sa here qe behen zgjedhje. Partia qe do humbase do te kete te drejte te kerkoje rinumerim sa here t’i teket. Ne kete lloj klime, cfare kuptimi ka te besh gjithato shpenzime per zgjedhje te rregullta e te paguash gjithe ata komisionere per te garantuar zbatueshmerine e ligjit zgjedhor? Ku ne cilin vend te botes ke pare ti ndonje ligj qe kurdohere qe t’i teket nje partie te kerkoje rinumerim? Zgjedhjet dhe numerimi i votave jane procese qe u kushtojne taksapaguesve kudo ne bote, dhe t’a paraqesesh kete idene e te kerkuarit te rinumerimit si norme eshte e papergjegjshme, sidomos per vende te varfra ekonomikisht sic eshte Shqiperia.

            1. Injorancën fute nga e nxorre. Po nuk hyn andej, nga ndonjë tjetër vend. Nuk shikoj ndonjë të bërtasë, këtu shkruhet dhe lexohet. Ti nëse dëgjon zhurma, shko për ndonjë kontroll veshësh.

              Kësaj rradhe, po ngre supet për atë që thua më poshtë. Superioritetin parlamentit nuk ja jep ndonjë pozitë apo qëndrim. Superioritetin parlamentit, ia jep kushtetuta. Nuk di gjë unë që PS të jetë kundër kushtetutës dhe parlamentit nga një pozicion i përhershëm politik.

              Zëvendësimi i organit hetimor nuk është kërkuar asnjëherë prej opozitës.

              Përkundrazi, përplasje me institucionin e prokurorisë, është realizuar prej të njëjtit parlament që mohoi hetimin parlamentar të zgjedhjeve. Për ngjarjet e 21 Janarit kjo. Aty është shkelur ligji me të dy këmbët, kur kërkoi që të hetonte prokurorinë, SHISH, akoma edhe Presidentin.

              Nuk ka konflikt interesi aty ku nuk ka interes në mes! Kjo gjë duhet kuptuar. Sistemi quhet demokraci dhe nëpërmjet kësaj, garanton vullnetin e sovranit. Ku e shikon ti interesin? Interesin mund ta shikojë veç fajtori, që realisht i ka vjedhur zgjedhjet.

              Precedentit të cilit i druhesh, po artikulohet dhe kërkohet edhe sot, edhe tani në zgjedhjet e Majit. Është sistem kontrolli që siguron transparencë. Ku ke parë ti nga ana tjetër, që numërimi i votave, të vazhdojë me javë të tëra? Rezultatet në çdo shtet të zhvilluar jepen brenda 48 orësh, të mos them 24 orësh.

              Dhe një diçka të fundit, vjedhja e zgjedhjeve, që është vjedhje dhe manipulim i vullnetit të votuesve, ka diçka prej qensh në këtë mes. Kush i vjedh, duhet të jetë qënie shumë e ulët, gati në nivel kafshësh. Është mohim i të drejtës për të zgjedhur, për të shprehur qëndrimin politik përmes votës.

  9. Te nderuar kolege,

    Me vjen shume keq qe pervecse keni mendim ndryshe (dhe shume mire, se prandaj po bisedojme) komentet tuaja i kriposni edhe me vleresime personale. Nuk ka nevoje per shembuj, se i gjeni vete.

    Une nuk kam ardhur ne miting ketu qe patjeter te jem ne nje mendje me ju. Dhe meqe s’bie dakord me ju (apo ju me mua) i hajde te shahemi. Nuk marr vesh, sipas mendjes se kujt duhet te arsyetoj une, times apo tuajes (se Populli habitet pa mase qe une quaj revolucion ate qe quaj une, dhe jo ate qe quan ai).

    Qe te sqarohemi edhe nje here, nuk ka rendesi per argumentin tim, se kush e ka fajin. Sali Berisha e humbi pushtetin me dhune ne ’97, dhe sot kerkojne t’ja marrin prape po me dhune. Edhe Mubarakut ja moren me dhune, edhe Gadafit neser do ja marrin me dhune. Fakti qe keta jane palo burra e diktatore, nuk e ndryshon realitetin qe pushteti shkembehet me gryken e pushkes. Ne jemi mesuar te abuzojme me “e drejta legjitime” “e drejta e ligjshme”….keto jane fjalor mitingjesh. Te tre shembujt qe solla jane marrje e pushtetit ne rruge te paligjshme, ne kuptimin strikt ligjor.

    Nuk po hyjme ne meritat apo drejtesine e veprimit. Nese gjykohet qe nderrimi i pushtetit me keto rruge eshte i domosdoshem, atehere behet, dhe thuhet (sic thoshte merrhumi) “e morrem pushtetin me gryken e pushkes.” Per cfare arsye nuk duhet quajtur “97 nderrim i pushtetit me dhune? Sepse i mbetet hatri popullit qe doli ne rruge per te permbysur pushtetin e qeverise qe nuk e donte me? Sepse ka frike nga paralelizmat e marrjes se pushtetit me dhune? Se eshte kollaj te thuash “’97 ishte levizje popullore”…pyetja mbetet “levizje per cfare?” Perderia populli doli per parate, dhe parate s’i mori ndonjehere, atehere “levizja popullore” arriti vetem nje rezultat, nderroi pushtetin me dhune. Dhe kjo nuk eshte akuze apo shtremberim i realitetit, ky eshte fakt, ne gjuhen e ligjit.

    1. Edhe një gjë LG. Ke shkruar se në dallimin mes të drejtave të ligjshme dhe legjitime (ndërkohë që unë flisja për Qeveri dhe jo të drejta legjitime), dalloje gjuhë mitingjesh. Jo se të detyrohem ndonjë shpjegim, por sa për të qenë më të qartë, duhet të dish që unë nuk kam parë kurrë miting live me sy (përveçse në tv), e as kam votuar ndonjëherë, qoftë për shkak të distancës, qoftë se nuk e kam gjetur ndonjëherë veten të përfaqësuar nga asnjë palë politike. Deri më sot.

      E shumta bëhej fjalë për fjalor tekniko-ligjor. Po nejse.

  10. “popullit qe doli ne rruge per te permbysur pushtetin e qeverise qe nuk e donte me”

    “Perderia populli doli per parate”

    Cili nga keto dy pohime eshte fakt ne gjuhen e ligjit? I pari apo i dyti? Populli doli ne rruge per te permbysur pushtetin me dhune, apo per te kerkuar parate e veta? E para, apo e dyta? Apo te dyja? A mund te jene te dyja? Nese jane te dyja, a mund te flitet aq kollaj per “fakt ne gjuhen e ligjit” sa pretendon ti e indinjuar, apo do te ishte me mire ta konsideronim “interpretim ne gjuhen e ligjit” ne lidhje me cili prej ketyre fakteve eshte me relevant se tjetri per sa i perket nje portretizimi sa me te sakte te realitetit?

    “Perderia populli doli per parate, dhe parate s’i mori ndonjehere, atehere “levizja popullore” arriti vetem nje rezultat, nderroi pushtetin me dhune.”

    Ne vend qe te indinjohesh kot e me kot e te ripohosh tezen tende se pushteti u nderrua me dhune, duhet te tregoje te pakten nje minimum ndershmerie intelektuale, dhe ketyre fakteve qe propozoi Forma Mentis, t’iu tregoje vendin si irelevente, ne mos krejt te paverteta:

    “në ’97 u bënë zgjedhje të parakohshme dhe jo marrje e pushtetit me dhunë. Di që këto zgjedhje u paraprinë nga një pakt mes forcave politike, me ndërmjetësimin e misionit të San Egidios, që zgjedhjet të pranoheshin nga forca që do të fitonte pa kundërshtime, e ca kushte të tjera. Dhe në prezencën e s’di se sa ndërkombëtarëve.”

    Ne mos, do te duhet te argumentosh se ne nje kuptim “strikt ligjor” zgjedhjet e parakohshme jane te jashteligjshme.

  11. Luljan,

    As ja vlen ti pergjigjesh ketij argumenti se nuk eshte argument, eshte keqinterpretim i fakteve. Zgjedhjet e parakoheshme u bene ne qershor. Pasi shteti kish rene qe ne mars, pasi pothuajse gjithe jugu i Shqiperise ishte nen kontrollin e bandave, jo te qeverise se perkoheshme. Dhe bisedimet me kryeministrat dhe emisaret e Evropes i bente Zan Caushi nga Vlora. Si mund te thuash “u nderrua pushteti me zgjedhje te parakoheshme ne ’97?” Mos bejme sofizma tani dhe ti quajme ndershmeri intelektuale. Te mohosh dhunen nga te gjitha palet ne vitin e ’97 eshte mashtrim diten per diell. Ne kemi qene gjalle, nuk po flasim per pellazget ketu.

    Populli doli te permbyste qeverine se pandehte se qeveria i kish marre parate e firmave. Populli doli fillimisht te mbronte firmaxhinjte qe u futen ne burg. Kerkonte te liroheshin qe te vazhdonin shperndarjen e parave. Pasi deklaruan ata vete qe s’kane para te japin, plasi dhuna. Sigurisht qe qeveria ishte pergjegjese, qeveria u vu ne shenjester, biles jo tamam qeveria se dhuna vazhdoi edhe pas doreheqjes se qeverise, por personalisht Sali Berisha.

    Une akoma s’jam e qarte se per cfare s’po merremi vesh. Per cfare s’biem dakord, qe pati dhune ne ’97? Qe u armatos gjithe populli? Qe u vrane gati 3000 vete? Qe rezultati ishte renia e nje qeverie dhe krijimi i qeverise se perkoheshme qe beri zgjedhjet e parakoheshme? Nuk e marr vesh, pse duhet te mohojme sot qe u nderrua pushteti me dhune ne ’97? Ky pohim nuk ben te mire Sali Berishen dhe te lig popullin, apo PS.

    1. Ajo qe nuk biem dakord jane shume gjera. Qe qellimi i kryengritjeve ishte te rrezonte pushtetin me dhune me duket interpretim qe e vendos kete revolte thjesht ne nivel arbitrar, qe nuk merr parasysh fare motivet, shkaqet e inatit popullor. Duket sikur thua se, populli, u ngrit nje dite te bukur me diell, dhe ne menyre krejt spontane dhe arbitrare, pa asnje shkak, out of the blue, vendosi se do rrezonte pushtetin me dhune. Me kete, nuk mund te bihet dakord. Qellimi i kryengritjes dhe shkak i revoltimit ishte humbja e parave. Rezultati i ketij revoltimi? Ti thua rrezim i pushtetit me dhune. Prape nuk biem dakord. Rezultati ishte shpallja e gjendjes se jashtezakonshme, futja ne loje e ushtrise, shperndarja e armeve neper militante te PD-se, tentativa per shtypje arbitrare te revoltes, gje qe jo vetem i vuri vulen faktit se parate ishin te humbura, por edhe pengoi popullin te demonstronte mllefin e vet, gje qe beri qe populli te revoltohej edhe me teper. A ndryshoi qellimi i popullit ne kete pike, nga kerkesa e parave te humbura ne rrezim te pushtetit me dhune? Prape jo. Qellimi u shnderrua nga kerkese per te marre parate, ne mbrojtje prej kesaj raprezaljeje prej shtetit dhe prej forces ne pushtet. U hapen depot. Po ne kete pike, a ndryshuan qellimet e revoltes ne rrezim te pushtetit me dhune? Ne kete pike eshte absurde te flasesh per qellime. Ketu eshte zona e cmendurise totale, luftes civile, shperthimit te burgjeve, vetvrasjes gabimisht, vellavrasjes ne loje e siper, gomarvrasjes per shenjester. Rezultati? Pranim i realitetit nga ana e pushtetit. Krijim i qeverise se Finos me nderhyrjen e Prodit. Premtim per zgjedhje te parakohshme.

      Edhe une aty kam qene. Nuk ishte ne kohen e dinosaurve. Por qellim per rrezimin e qeverise me dhune, as qe behet fjale. Dhune kishte. Por po e perseris, ishte dhune qe nuk iu drejtua me shume qeverise per ta rrezuar se sa iu drejtua gomereve per shenjester. Rezultati nuk ishte rrezim i qeverise me dhune, por deshtim total i shtetit ne menaxhim te mireqenies se qyetetarit te vet e te forces ushtruar kunder ketij qytetari. Nese do patjeter ta quajme rrezim te shtetit me dhune, atehere duhet te bejme nje kualifikim te domosdoshem, dhe ky eshte rrezim me dhune i nje shteti te delegjitimuar. Nese kerkon korniza strikte ligjore fillo me gjendjen e jashtezakonshme dhe perdorimin e pajustifikueshem te dhunes ushtarake.

    2. LG, një të mirë e solli kjo përplasje mendimesh. P.sh. që ti avash avash arrite në togfjalëshin e “dhunës nga të gjitha palët” ndërkohë që fillimisht mbroje tezën e njëkahshme popullore kapriçioze dhe të Qeverisë zemërdhimbsur e xhepaboshatisur. Është goxha hap përpara, edhe pse ka nevojë për përpunim të mëtejshëm.

      Shumë argumenta t’i ka dhënë Luliani lidhur me furnizimin me armë dhe mobilizimin e ushtrisë, e gjitha kjo pasi vendi ishte shtyrë spontanisht (ose jo) në buzën e greminës. Pastaj siç thua ti vetë, të mbetet ty të pozicionohesh sipas mendjes tënde.

      Qeveritë bien për shumë arsye, shteti po ashtu kolapson edhe për më shumë arsye, por kjo nuk përkthehet automatikisht në pushtet të marrë me dhunë (aq më shumë në atë që ti quan gjuhë ligjore). Pushtet i marrë me dhunë do të ishte p.sh. një kabinet i tërë me gjithë President përkatës, të varur për gjuhe mu në kryeministri (ose edhe një rrasje nëpër burgje sipas modelit të mirënjohur berishian të ’93-’97 për ata që i shihte si kundërshtarë politikë), në sfondin e afirmimit të padiskutueshëm të pushtetit të kuq. Skenarët mund të jenë gjithëfarëllojesh gjithsesi.

      Por fatkeqësisht ose fatmirësisht, rendi i përmbysur prej kohësh dhe në shumë kuptime, u rivendos si pasojë e kompromisit mes palëve dhe nëpërmjet zgjedhjeve, gjë që do apo nuk do ti përjashton a priori ndërrmin e pushtetit me dhunë. Një shembull demokracie në një moment sa të duash diktatorial.

      Po sot? Sot (ose në 21 janar) kemi provat gjenerale të përmbysjes së rradhës. Edhe sot Sala, pa u shpërndarë mirë era e barutit që vrau katër demonstrues (që ndër të tjera gëzonin të drejtën kushtetuese të tubimit paqësor dhe jo të qitjes nga gardhi me gjakftohtësinë e urdhrit nga lart), ndërkohë që në sallat parlamentare (ose tempullit të demokracisë sipas leksikut berishian) akoma dëgjohet jehona e stinës së fundit të gjuhës kriminele berishiane për familjarë parlamentarësh dhe ekstra parlamentarësh, ndërkohë që videot e ministrave të tij të inkriminuar njëri pas tjetrit mbushin arkivat e prokurorisë dhe kërkesat për autorizim për ndjekje penale ministrore stivosen me avancimin e të njëjtës legjislaturë, etj. etj. fakte që nuk mjaftojnë faqet e Peisazheve të Fjalës për t’i parashtruar, ai del e akuzon shtetin, qytetarët e nuk di kë tjetër se po duan t’i marrin pushtetin me dhunë.

      Mjeshtri i puçeve vjen dhe mban leksione puçesh. Dhe ti LG në vullnet të lirë e të plotë zgjedh të argumentosh e të rreshtohesh. Bukuri.

  12. Pikerisht tek rreshtimi ngaterrohemi. Une s’jam fare e rreshtuar asgjekundi. Jam aq larg interesave imediate te te dyja paleve, sa mund te flas edhe teorikisht.

    Asnjehere s’e kam mohuar dhunen nga ana e pushtetit (se edhe per tu grindur duhen dy veta, e jo me per te rrezuar nje shtet te tere) Dhuna e shtetit, dhuna e popullit, dhuna e bandave, dhuna e te gjitheve….

    Prandaj solla shembullin e Mubarakut dhe Gadafit, per te ilustruar pikerisht idene se sado te jemi dakord me marrjen e pushtetit me cdo mjet prej tyre, pavarsisht sa ndjehemi ne krah te popullsive perkatese, nuk duhet te bejme kapercime logjike, dhe te deklarojme “nuk u morr me dhune pushteti.”

    E njejta gje mund te thuhet per Shqiperine ne ’97, Sali Berishes ju morr pushteti me dhune se ashtu e meritoi. Populli rrezoi nje diktator dhe solli ne fuqi nje grupim tjeter politik qe i pergjigjej me mire aspiratave te tij. Cfare ka gabim ne kete pohim? Pse kembengulet qe “pushteti nuk u morr me dhune por me revolta popullore, me zgjedhje te parakoheshme…”e gjepura te tjera. Edhe ne Libi do behen zgjedhje te parakoheshme se afermi. Si do themi “pushteti ne Libi u nderrua me zgjedhje te parakoheshme????”

    1. Ka ndryshim të madh LG, pasi Qeveria e përkohshme që zëvendësoi atë që ra, përbëhej 50% nga anëtarë të Qeverisë Meksi e 50% nga anëtarë të forcave të tjera politike. Dhe ajo që është më e rëndësishmja është që pikërisht Sali Berisha nuk ra kurrë, ai vazhdoi të ishte President pavarësisht të gjithave, qoftë me Qeverinë e Pajtimit Kombëtar, qoftë gjatë zgjedhjeve të parakohshme. Vuri firmën në s’di sa akte asokohe. Dha dorëheqje vetëm pas rezultatit të zgjedhjeve të qershorit. Dhe kjo jo sepse u ndërgjegjësua për konceptet bazike të ligjshmërisë, por sepse nuk mbante më ujë pilafi. Dhe nuk e mbështeste më asnjë ndërkombëtar.

      Nëse për ty as kjo nuk përbën ndryshim, unë s’kam ç’them tjetër.

      1. “Dha dorëheqje vetëm pas rezultatit të zgjedhjeve të qershorit. Dhe kjo jo sepse u ndërgjegjësua për konceptet bazike të ligjshmërisë, por sepse nuk mbante më ujë pilafi.”

        Ne fakt jo. Bashke me zgjedhjet e parakohshme u hodh ne referendum edhe ndryshimi i kushtetutes, i cili ia hiqte fuqite qe kishte deri ne ate kohe presidentit, duke e bere figure me teper simbolike se sa me aq pushtet sa kishte. Sikur referendumi per kushtetuten te kishte pasur rezultat tjeter, pavaresisht se kush do dilte fitues ne zgjedhjet e parakohshme, dyshoj se Berisha do jepte doreheqjen si c’e dha.

        LG i harron keto fakte strikte ligjore. 97-a kishte dhune, shume e vertete, askush nuk e mohon. Por kjo nuk mjafton per te thene se pushteti u nderrua me dhune. Ishte nderrimi i pushtetit ai qe kishte per objekt ndalimin e dhunes, dhe jo dhuna qe kishte per objekt nderrimin e pushtetit. Nuk eshte loje fjalesh kjo, por kerkese per fjale me te kujdesshme. Te gjitha faktet historike e ligjore bien ne kundershtim me opinionin se pushteti u nderrua me dhune. I vetmi arsyetim qe ofrohet ne favor te ketij opinioni eshte “kishte dhune; kishte edhe nderrim pushteti: rrjedhimisht pushteti u nderrua me dhune.” Por ky arsyetim eshte i pavlefshem, ne dac nga ana logjike, ne dac ne perputhje me ngjarjet.

        Por, edhe sikur te behet leshim ne kete pike e te konsiderohet ceshtja thjesht si teorike e LG te kete te drejte, pra, edhe sikur brenda kesaj teorie, pohimi “ne 97-en pushteti u nderrua me dhune” eshte pohim i vertete, duhet te pranohet se brenda te njejtes teori, pohimi “ne 2011en pushteti u mbajt me dhune” eshte po aq i vertete. Pasi cfare ndodhi sipas te njejtes logjike si opinioni me lart? Pati dhune; pushteti u mbajt: rrjedhimisht pushteti u mbajt me dhune. E megjithe legjitimitetin brenda kesaj logjike, fatkeqesisht, nje pohim i tille nga LG nuk leshohet.

        1. Madje per sa i perket referendumit te mbajtur njekohesisht me zgjedhjet e parakohshme te qershorit, le te mos harrohet se Berisha ishte ende president kur Leka I doli me kallashe ne bulevard pasi doli rezultati qe nuk kishte fituar monarkia.

        2. Në fakt Lulian ka shumë për të thënë, pavarësisht se une i qëndrova çështjes së zgjedhjeve si moment kyç, për qëllimet e asaj që diskutonim. Sidoqoftë referendumi i ’97 ishte për ndryshimin ose jo të formës së regjimit, pra nëse do të mbeteshim republikë apo do të bëheshim monarki (prej ku dhe momenti i acarimit të Lekës). Nuk kishte të bënte me kompetencat e Presidentit, të cilat po, u ridimensionuan, por nëpërmjet Kushtetutës së 1998.

    2. Të thuash që “Berishës iu mor pushteti me dhunë”, është njësoj si të thuash që hajdutit iu morën ato që kishte vjedhur, me dhunë.

      Apo njësoj si të thuash që “vrasësin e futën në burg me dhunë”.

    3. LG, mbetesh nder zerat e pakte te qemtuar te ketij blogu. Bravo qe ruan qetesine, e thua aq sa duhet e ate qe duhet.

      Ne te shumten debati ne te cilen je futur i ngjan me teper nje lloj loje me raketa(te ngjashme me ato te tenisit) qe quhet squash, por fatkeqesisht ne rastin tend eshte e veshtire per te gjetur partnere, per ta luajtur si nje loje te vertete kompetitive.

      Keshtu qe s’te mbetet gje tjeter vecse te luash me murin, qe metaforikisht mbetet atje me nje lloj “mental attitude” te palevizshmerise, e pandryshueshme. Pra mbetet nje mur, qe eshte pozicionuar e konturuar dikur, vecse njehere, ka ate “mindset” e tij, qe dikur latinet i thonin “forma mentis”, apo italianet sot e quajne attegamento mentale.

      Muri eshte atje, i ngritur tani, e juve nuk ju mbetet gje tjeter vecse te luani me murin, e nese njihni fiziken dinamike te topit, mund te llogarisni cdo levizje, te parashikoni se si e ku do te kthehet topi perseri tek ju.

      Kjo mund te zgjase ne pafundesi, nese nuk shteresh nga energjite apo durimi.

      1. Shume e gjetur kjo metafora e murit, ne shume aspekte. 🙂

        Dhe po, LG eshte nje nga te paktat zera ketu qe percjellin arsye ne debatet politike.

        1. Me qe po lozim metaforash, me lejoni edhe mua te bej nja dy. E vertete qe LG po argumenton per ate qe beson, e kjo eshte jashte mase e vleresueshme. Por nese argumentet e LG-se jane te vlefshme, e te “murit” te pavlefshme, besoj se ka shume me teper nevoje qe keto argumente te LG-se te permiresohen nga dikush qe i vlereson, apo te vihet ne dukje pavlefshmeria e argumenteve te “murit.” Keta dikushe jeni ju te dy. E megjithate, ne vend qe te merrni pjese ne debat, keni zgjedhur tifozllikun. Ecce metaphora: jeni ulur njeri ne tribune, e tjetri tek shkallet e 20shes, dhe e vetmja gje qe jeni ne gjendje te ofroni eshte o t’i beshtyni metaforat si te ishin fara luledielli, o t’i sperdridhni si te ishin ndonje zinxhir bakri i shitur per flori. Gjithsesi, prima donna elegante e spitullaqe shqiptare mbeteni, versioni soft i aventurierit, dhe veshtire te kaloni pertej performances qe pergjerohet trishte dhe embel “shihmeni mua, shihmeni mua! Lexomeni mua, lexomeni mua! Read me, please! A nuk mendoni se e dredh zinxhirin bukur? A nuk ju pelqejne metaforat e mia? Puc, puc.”

          1. lulian, angazhimi nuk eshte me pune vullnetare te detyruar, si hekurudhat qemoti.

            varet nga deshira, koha, sa te terheq subjekti i debatit per momentin, dhe patjeter dhe nga ‘lojtaret’ me te cilet do ‘luash debatash’.

            loja me murin jo se s’behet, po te merzitet shpejt, sidomos kur muri eshte kend emulacioni proletar, ne te cilin dhe pershendetjet jane revolucionare dhe ku po s’pati ndonje armik per te luftuar nuk quhet.

              1. Lulian, besoj e di atë anekdodën me minjtë që ranë në një kusi me qumësht, dhe secili u përpoq të dilte andej me mënyrën e vet. Dy e provuan dhe u dorëzuan më pas, dhe u mbytën. I treti provoi e provoi, derisa e bëri qumështin gjalpë dhe doli.

                Unë do të tregoj një situatë pak a shumë të njëjtë… Ca minj janë mbuluar me fekale deri në fyt, dhe për të dalë që andej, filluan t’i hanin fekalet. Hëngrën e hëngrën, po nuk ia dolën dot, dhe atëherë filluan ta villnin çka hëngrën mbi të tjerët.

                A do ia dalin është puna? Duhet parë…

                1. Dhe e di c’eshte me e keqja e gjithe kesaj? Jo ajo c’hane, se ate e hane per vete, e as ajo c’ka vjellin qe e bejne mbi te tjere, por qe as nuk e kane idene qe e bejne. Aq inhuman e imagjinojne tjetrin, aq mur, e aq te bindur jane per kete, sa edhe Lenini do i kishte zili. E megjithate, te tregojne edhe emulacionin proletar. Projektim i papare. Imagjino sa arbitrare eshte t’i thuash tjetrit “mur” pasi ky eshte opinioni yt i lire. Rrofte demokracia medemek, dhe opinioni i lire qe te lejon te ofendosh pa kriter. Provo ama te ushtrosh te njejten te drejte te opinionit te lire, t’i quash keta memece kokrra idioti. Lenini i konsideronte njerezit te padenje si njerez, te sakrifikueshem, mur, ne emer te revolucionit, keta i konsiderojne njesoj ne emer te fjales se lire. Kokrra idioti me plot kuptimin e fjales, te mbushur me veten e me nje zhargon qe as e kuptojne, as denjojne t’ia shpjegojne robit. Pasi hej, nuk eshte as rob jo. Eshte mur. Gjithsesi, eshte e thjeshte. Ngecesh ngushte? Nuk je ne gjendje te argumentosh por do te fitosh argumentin gjithsesi? Quaje tjetrin “mur,” “anti-revolucionar,” “revolucionar,” “kulak,” “komunist,” “anti-kombetar,” sipas kohes dhe zhargonit. Do gjendet ndonje kokerr idioti tjeter qe te te besoj patjeter. E ke fitoren te sigurte.

                2. Lulian dhe J., ju lutem ulini tonet. Nuk mund ta vazhdoni këtë debat duke treguar sa të nxehur jeni, as duke u habitur se si të tjerët nuk bien dakord me ju, as duke rendur pas metaforave pikante. Mbani parasysh se nuk keni përballë as Sali Berishën, as kodandantin e Gardës, por diskutues që ndoshta janë po aq të shqetësuar për Shqipërinë sa edhe ju; dhe që, njëlloj si ju, kujtojnë se e kanë të drejtën me vete.

                3. Problemi eshte se une nuk mendoj se e kam te drejten me vete. Le te mos jene dakord, por jo keshtu, ne ajer, kot, se u pelqen, se kane mendimin e lire, just because, apo thjesht sepse sapo krijuan nje metafore te bukur. Plus, vertete thjesht dakord nuk jane, apo jane duke ofenduar? Me cfare te drejte mund te quhet Forma Mentis “mur?” Jo me te drejten per te mos qene dakord, besoj? Ka shume mundesi qe une ta kem gabim. Por kjo nuk me ben “mur” as mua, e as ate qe mendon si une, perkundrazi, tregon se te vetmit persona qe mendojne se e kane te drejten me vete jane ata qe tjetrin e konsiderojne “mur,” pa asnje lloj arsyetimi. Muri s’ka te drejta, njeriu ka. Une jam shume i qarte qe nuk kam as Berishen e as kerrkend te llojit te tij perpara, por thjesht nje diskutant si c’jam edhe vet. Dhe me kete botkuptim ju drejtova edhe LG-se, duke u marre thjesht me pohimin sikur te mos kishte fare pohues, sikur te ishte thjesht nje pohim pa agjent. Te njejten gje beri edhe Forma Mentis. Me tej u fol per pohimin, e per llojin e arsyetimit, e nuk u aludua asgje as per midene e LG-se, e as per asgje tjeter, thjesht u vu ne dukje se gabime ne arsyetim mund te behen, e nga gabimet nuk eshte i perjashtuar askush. Nuk u vu ne dukje as fryma anti revolucionare e LG-se si c’u vu ne dukje fryma revolucionare e tjetrit, e as nuk u fol me te si te ishte Berisha, si dhe u fol me ne si te ishim speciet e fundit te emulacionit proletar. E megjithate, kur insistohet idiotshe, se tjetri qenka mur, se kerkon revolucionin se ashtu i pelqen, se arsyeton sipas midese, kur ne fakt lexo diskutimin, gjithe c’eshte folur eshte mbi faktet historike dhe interpretimet me te mira te tyre, me aq sa e lejon objektiviteti te jene me te mira, nuk u dashka nxehur? U dashka trajtuar thjesht si e drejte per te mos qene dakord? Mos ji mor dakord, por c’taksirat i kam epitetet e metaforat e paarsyetuara? S’po thote njeri te mos marri poza Read Me, e Xhibi bashke, por thjesht te mos ofendoje me keto poza, perndryshe te pakten te justifikohen me nje pike baze ne realitet, jo bjeri t’i biem e dridhe ta dredhim.

  13. por diskutues që ndoshta janë po aq të shqetësuar për Shqipërinë sa edhe ju; dhe që, njëlloj si ju, kujtojnë se e kanë të drejtën me vete.

    Nuk mendoj se ka lidhje shume kjo 2xh, shqetesimi per shqiperine, te cilin e kam pare te permendur disa here ketu nga disa persona si carcaf per te mbuluar mungesen e etikes apo arsyes ne debat.

    E kam fjalen, nuk ka fare rendesi kjo, pasi dhe merret e mireqene per te gjithe, dhe nuk ja vlen te perdoret kjo si etalon debati dhe si cek i bardhe per nivelin e gjirizit qe shpesh pason, a jemi a s’jemi te shqetesuar per Shqiperine, dhe nese jemi shume te shqetesuar pastaj nenkuptohet (me sakte perdoret nga disa si i tille “argument”) qe dhe mund te permjerim ne internet, se helbete, kur vendi vuan ne na lejohen diareja ne muhabete.

    Pertej vecorive personale, ujerat e zeza vershojne ne debate kur s’ka arsyetim, e nqs duam te mos mbajne ere mbase do ishte me mire ti parandalojme sesa ti mbulojme me carcafin e keqardhjes per atdheun.

    1. O Xhib, ku qendron etika dhe arsyeja ne debat ta quash tjetrin “mur?” Ku qendron etika dhe arsyeja ne debat qe kete ta mbulosh duke vershuar mbi tjetrin ujrat e zeza te “pershendetjeve revolucionare” e te “emulacionit proletar?” Ca eshte kjo, duty free vetem per ty?

  14. http://thecaucus.blogs.nytimes.com/2011/03/29/echoes-of-bush-in-obamas-libya-speech/?hp

    Lidheza me siper ve ne dyshim te madh ate qe shume analiste e marrin si te mireqene apo te kulluar, i.e. politikat e Bushit reflektonin dobesine e tij personale intelektuale. Duke qene se vjen nga NYT besoj se ja vlen ta marrim parasysh te pakten nese duam te jemi objektive e te ruajme ndershmerine intelektuale.

    Dua te shtoj qe jehona e politikave te Bushit, apo madje sic shprehet analisti me siper e doktrines se Bushit ne drejtimin e politikes se jashtme Obamiane jane vecanerisht cudi ndjellese ne kontekstin e ideologjise liberale. Nga kjo me shume gjase buron thirrja per impeachment ( a ju kujton gjesend kjo?) e cila vjen nga as me pak e as me shume por nga kandidati i perjetshem per president Denis Kucinich.

    Ndersa postimit origjinal ketu i bie premisa qe e mban ne kembe.

    1. Po si rënka premisa e shkrimit tim, o Politicus, me një shkrim në një blog të NYT? Po ç’është kjo jargavitje ndaj çdo gjëje amerikane xhanëm, se po ua shpifim edhe amerikanëve vetë, që kanë stomak të fortë? Ke dëgjuar ndonjëherë ti të ketë rënë ndonjë premisë në blogjet e asaj gazete, ngaqë kam shkruar gjë unënë Peizazhet?

      Mua, në fakt, si autor shkrimesh në PTF, çfarë shkruan NYT për politikën e jashtme nuk më intereson – është përgjithësisht ushqim pseudo-vegjetarian për snobët e East Coast. Megjithatë, meqë e solle argumentin këtu, të kujtoj se ndërhyrja e tanishme e ShBA në Libi ka më shumë pika takimi me ndërhyrjen e Clinton-it në Kosovë, sesa me rrenat dhe pisllëqet e adminsitratës Bush për dhe në lidhje me Irakun.

      Jashtë teme, të ftoj që, tjetër herë, të vish në blog edhe për të thënë diçka më tej sesa thjesht për t’u distancuar prej shkrimeve të mia. Nuk kam nevojë për oponencë gratis.

      1. Harrova pjesen e fundit,

        nuk kam kurrfare deshire te te bej oponence as ty e askujt tjeter. Thjesht nje pozicionim logjik. Gratis si gjithmone po kete se kam patur asnjehere problem.

  15. xh2:Po si rënka premisa e shkrimit tim, o Politicus, me një shkrim në një blog të NYT?

    Nuk bie sepse dikush ka shkruar ne NYT por sepse ajo qe ai ka shkruar i korrespondon te vertetes o Xhaxha. NYt nuk njihet si Bushofile apo jo? Dhe nuk eshte mendim vetem i NYT por i mireartikuluar ne qarqe te larta te politikeberjes, si psh dje ne nje konference te American Enterprise Institute ku merrnin pjese ekspertet me te njohur te Lindjes se Mesme,transkriptin e te ciles e ke ne rrjet. Qaravitjet qe ti imagjinon nuk jane te miat, une po te evidentoj paqartesi ne mendim dhe logjike ne kete argument.
    Une te them perseri qe te gjykosh politikat e Bushit si “rrena dhe pislliqe” eshte e drejta jote por aspak me e vertete per ate arsye. Ne qofte se do te jesh i besueshem ki te pakten pak ndergjegje historike dhe ki durimin te presesh se si do do ta gjykojne historianet politiken e Bushit. Ata jane me te duruar se sa ti dhe ende nuk japin verdikte. Ose mbeshtetu ne fakte objektive te cilat mund ti provosh qysh tani. Ato qe thua deri tani thjesht nuk jane bindese.

    Ndersa vezhgimi qe nxjerr ne drite ai blogisti ( pse kjo urrejtje per blogistet, a nuk jemi ne blog ketu?) eshte fakt e jo spekulim sado qe ti mundohesh ta mjegullosh me ane te permendjes se doktrines humanitare. Vertet qe Obama ju referua doktrines se nderhyrjes humanitare, por sic duhet ta kesh degjuar tha edhe qe ne Amerikanet jemi te vecante (tepke si Bushi) dhe nuk e pranojme tiranine si ca vende te tjera (prape si Bushi), ndersa Hillaria sot tha qe te tjeret(Siria dhe Arabia Saudite) duhet te kene kujdes (doktrina e lirise e Bushit). Ka shume ngjashmeri te tjera po spo e zgjas me gjera te ditura.

    Kosoven e permend kotfare, sepse dinamikat jane te tjera sado qe ty me veshin e nje layman mund te mos te te tingelloje. Me qarte e shpjegoi Hyllini se cilat jane disa nga dinamikat rajonale gjeopolitike te cilat se pari e vonuan nderhyrjen amerikane, e pastaj e bene ate te mundur e madje te nevojshme nga ana e realpolitikes.

    Me qe ra fjala, ndersa Bushi mire keq e hoqi qafe Sadamin, Obama ende nuk e ka perfunduar punen edhe pse te gjitha gjasat jane qe do ta beje.

    E kuptoj pasionin tend anti B, por objektivisht ka ca gjera qe quhen fakte te cilat jane kokeforte. Si per shembull, politika e jashtme e Obames i ngjan substancialisht asaj te Bushit deri me tani.

    Dhe argumentit tend me siper i bie premisa kryesore qe “nuk mund te behet krahasimi sepse Bushi na tregoi se sa keq qeverisin ata qe zgjidhen me gjykate”. Kjo edhe nese e pranojme ne fakt kete lloj argumenti te cale si te mireqene. Pa hyre tek pohimet e shkrimit qe “Amerikes ju dhurua nje President me gjykate” apo ” meqe gjykata nuk eshte e zgjedhur nuk perfaqeson popullin” te cilat ne rastin me te mire jane te painformuara.

    Gjykata eshte me ligj pjese e sistemit zgjedhor dhe po me ligj kushtetues e emeruar dhe jo e zgjedhur. Te pakten per keto arsye, premisat e sipercituara bien me zhurme ne dysheme.

    1. Nuk më duket kështu.

      As më rezulton të kesh marrë pjesë në këtë diskutim – shkrimi ka kohë që ka qenë aty, diskutimet kanë vazhduar gjatë.

      Nuk je i detyruar as t’i lexosh as t’i komentosh shkrimet, për mirë ose për keq; por nga komenti yt për blogun e NYT, kuptova që e paske lexuar shkrimin tim të paktën para atij të NYT, se përndryshe nuk do ta bëje lidhjen, apo jo?

      Nëse e kishe lexuar dhe nuk ishe dakord (gjë fare normale), pse nuk komentove, po prite që të dilte një i tretë, në NYT, pastaj të ndërhyje edhe ti, madje me fjalë të rënda, për ndershmëri intelektuale?

      Ja pse nuk më duket fair play kjo që bën ti. Asnjë të drejtë nuk ke, të më kërkosh mua ndershmëri intelektuale. Kërkoja vetes, nëse të ha meraku, por jo mua.

      Përndryshe, do të duhet të pretendoja që, pasi të ma kishe rrëzuar premisën, të vrapoje pastaj dhe të sillje në blog çdo link që konfirmon, drejtpërdrejt apo tërthorazi, një post timin çfarëdo – për “ndershmëri intelektuale”.

      Absurde, apo jo?

      Po aq absurde sa ç’do të tingëllonte, sikur të më thoje se kishe komentuar në blogun e NYT, për t’i thënë se premisa e tij binte, ngaqë kishte shkruar një post Xha Xhai që argumentonte tjetër gjë.

      Pesë me hiç, me një fjalë.

  16. Po leri o burre investigimet se kur e kam lexuar une njerin apo tjetrin shkrim. Dhe ne pac argumenta jepi mbi substancen e jo mbi qellimet e autorit te pergjigjes. Ose mos bezani pastaj kur dikush tjeter jua vendos qellimet juve ne diskutim.

    U kerkoj falje te tjereve per perseritjen.
    Une te solla nje lidheze qe thoshte dicka qe diskutuesit deri atehere nuk e kishin sjelle ne vemendje, i.e. argumenti per Presidencen dukshem te keqe te Bushit eshte i nxituar dhe i painformuar sepse ne shume ane Obama ka zgjedhur te ndjeke te njejtat politika. Kundershtoje po munde.
    Pas kesaj solla ne vemendje se premisat e shkrimit fillestar, i.e. meqenese Bushi na doli i keq dhe u zgjodh me gjykate, te gjithe ata qe zgjidhen me gjykate po kaq te keqij do te jene, binin. Si rrjedhoje, krahasimi me Gorin nuk na del aq i pavlere sa cthote shkrimi yt, perkundrazi behet simbol i funksionimit te nje rendi demokratik.

    Me tej, argumentova qe ndofta nuk kishte fare nevoje per blogun e NYT sepse argumenti ne vetvete ishte jo logjik. Edhe nese Bushi ishte vertet aq i keq sa c’thua ti, nuk mund lidhet domosdoshmerisht me menyren e tij te zgjedhjes si dhe menyra e tij e zgjedhjes nuk ishte jashte standartave normale te nje demokracie. Ai mund te ishte zgjedhur nga keshilli i lagjes dhe te ishte nje mendimtar epokal, ndersa gjykatat jane pjese perberese e nje demokracie edhe pse nuk zgjidhen. Kete ta shpjegon me mire Piftua. Cdo gje tjeter eshte opinion pasional politik, te cilin te thashe qe ke gjithe te drejten e zotit ta shprehesh sidomos ne blogun tend. Por kjo nuk te garanton objektivitetin, ne fakt ta mjegullon ate ne kete rast.

    Per sa i perket mosnderhyrjes sime deri tani, nuk kam asnje qellim te nderhyj ketu kur argumenti i sherben legjitimimit te nje pozicioni politik, pervecse per te evidentuar me aq sa mundem e kur duhet vertetesine e premisave dhe qendrueshmerine e logjikes. Shpeshhere nuk mundem sepse aq informacion kam, kete here qellon qe kam me shume dhe blogu i NYT me rizgjoi deshiren per ti shprehur. Sidomos duke menduar qe ti nuk do e reduktosh si nje blog, po ja qe qenkam gabuar.

    Nuk permenda (ndofta aty qendron gabimi im) qe une kam shkruar publikisht me pare per kete ceshtje dhe krahasimi me Gorin me duket me se legjitim. Arvizu ka bere mjaft mire qe u tregon shqiptareve se rruga e vetme eshte ajo e purifikimit te vetvetes nepermjet mjeteve demokratike.

    Hatri i Edi Rames nuk mund te jete mbi interesat demokratike te gjithe shqiptareve. Ai po te ishte i zoti e vendoste hatrin e vet ne nje plan me ato interesa dhe legjitimohej ne vend, i.e. nuk firmoste marreveshje zgjedhore me nje “kriminel” sic e quajti Berishen pas Gerdecit, nuk dobesonte Presidentin me ndryshime kushtetuese brenda nates, edhe nese kjo do te thoshte dalje nga pushteti perkohesisht. Ose te ndiqte rrugen ligjore pas zgjedhjeve, te “digjej” nga “drejtesia e Berishes” dhe te kerkonte drejtesi reale ne rruge e kudo tjeter. Por nuk duket se ka ndermend te marre persiper kete rruge te gjate e te mundimshme. Ka zgjedhur te legjitimohet si anti-Berishe sepse ashtu mendon qe vjen me shpejt ne pushtet, shume me e kollajte ne nje ambient politik te polarizuar edhe nga ai vete. Nje artikull i paradoditeve e ka quajtur sistemin aktual pushteti i profesoreve me lata mense….

    Argumenta si i joti i sherbejne Rames per te krijuar aureolen e mendimit te rafinuar rreth vetes se vet, po ne thelb fshati qe duket s’do kallauz, thote populli. Nuk e di sa i ndergjegjshem je qe tangencialisht i sherben edhe Berishes, sepse i jep justifikimin per te prodhuar edhe ai te ngjashmit e vet.

    Ty edhe mund te mos te te duket ashtu, po ja qe ashtu eshte.

    Une e mbylla me kaq kete teme.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: