Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Komunikim / Media / Politikë

NJË AMBASADOR

Këto ditë nuk hap dot gazetë shqiptare online, pa të dalë përpara ambasadori i ShBA në Tiranë, z. Arvizu.

Fjalët e tij hidhen në faqe të parë nga të gjitha mediat, të djathta e të majta, radikale e të moderuara; të gjithë duan t’i përdorin si mbështetje për kauzat e tyre.

Fatmirësisht, këshillat e z. Arvizu janë kaq të përgjithshme dhe elementare, sa t’i bëjnë të lumtura të gjitha palët në konfliktin politik.

Megjithatë, kjo prani e qëndrueshme e një diplomati të huaj në jetën politike po jep efekte që i tejkalojnë ato të mësuesit ndaj nxënësve të vet, në shkollën fillore.

Një pjesë e madhe e këtyre efekteve nuk kanë të bëjnë aq me dëshirën ose funksionin e z. Arvizu vetë, sesa me vullnetin e patundur të mediave, për t’ia përcjellë publikut çdo psherëtimë dhe batutë të ambasadorit amerikan.

Z. Arvizu, nga ana e vet, gjendet në Shqipëri jo për të arbitruar konfliktin politik mes palëve, por për të mbrojtur interesat e shtetit që e ka dërguar.

Palët në konfliktin politik në Tiranë janë aq shfrytëzuese, dhe aq të paprincip, sa kanë bërë çmos për ta tërhequr ambasadorin Arvizu në konfliktet, intrigat dhe kacafytjet mes tyre.

Të kesh me vete ambasadorin amerikan, në një disput çfarëdo, konsiderohet si plus i madh në fushëbetejë; gati-gati, do të thotë ta fillosh dyluftimin si fitimtar.

Në daljet e veta publike, Z. Arvizu përpiqet të mbajë qëndrime të paanshme, duke iu referuar parimeve të përgjithshme të demokracisë dhe kushtetutshmërisë; por këto qëndrime ose janë pohime bajate, naive dhe të dala boje, ose përfundojnë të përdorura nga palët.

Mund të jetë në interesin e ShBA që të mbajë anën e kësaj apo asaj pale në konfliktin politik; por zakonisht interesa të tilla nuk shprehen nëpërmjet veprimtarisë së ambasadorëve.

Z. Arvizu është diplomat me aq përvojë sa të kuptojë se palët ia duan pikëpamjet jo sepse e konsiderojnë si tribun të demokracisë dhe të përparimit, por sepse kërkojnë me çdo kusht përkrahjen e një superfuqie si ShBA, në konfliktet mes tyre, shpesh meskine dhe të komprometuara që në origjinë.

Nëse arsyetojmë kështu, atëherë do të arrijmë në përfundimin se pjesëmarrja e z. Arvizu në debatin politik, në format e tanishme dhe në kontekstin e përdorimit që po i bëhet nga mediat dhe kancelaritë e partive politike, nuk është tërësisht në shërbim të interesave të ShBA në Shqipëri.

Gabimi më i madh që mund të bëjë ambasadori Arvizu, në këtë situatë, është të lejojë që publiku shqiptar ta shohë, edhe atë, si partner të një kaste politike e cila sa vjen e bëhet më antipatike, e kapur peng në interesat e veta të ngushta për pushtet dhe jo aq më shkaktare, sesa pjellë e një konflikti të pandërprerë e të mbajtur artificialisht ndezur.

Pa Komente

  1. Ne lidhje me kete shkrim, eshte interesante te mendohet paralelisht edhe rasti dhe versioni tjeter i sjelljes prej ambasadori superfuqie si dhe i sjelljeve publike ndaj ambasadorit ne rastin e Maqedonise keto ditet e fundit. Shkrimi kunder ambasad. am. atje, sic thote komentuesi per VOA “ka lene te habitur nje mori faktoresh ne Maqedoni” – nje shprehje qe ne vetvete duhet analizuar pa qeshur, sido qe nuk mbahet e qeshura kur sa e ke degjuar.

    Nuk e di cila prej dy menyrave te reagimit nga secila pale (dhe nga secili kah) eshte me e vlershme (ose me e pavlershme). Kam idene se ne vende si ato ballkaniket, karakterizuar nga informaliteti ngritur ne nivel institucional, qofte formaliteti qofte edhe informaliteti i nje ambasadori dhe i reagimit ndaj tij, lindin te shvleresuara ose te vdekura. Te gjitha keto lloj marredheniesh jane fasada, por besoj shume me jokonstruktive ne rastin e vendeve tona.

  2. Ne dime vetem ate qe na thone gazetat, dime cfare thote ambasadori amerikan poshte e larte per punet e politikes ne Shqiperi. Nuk dime se cfare e nxiti ambasadorin te thote kete apo ate. Nuk dime kush i telefonoi, kush i shkroi email, kush e udhezoi, kush i hoqi verejtjen. Se ne Shqiperi nuk ndodh per here te pare qe dikush hap lajme e i referohet aksh ambasadori qe i paska thene keshtu e ashtu.

    Ambasadori, them une, po e ben kuvendin sipas vendit. S’ma merr mendja se nuk e di ai se si eshte protokolli diplomatik. Ashtu sic e kane ditur edhe ambasadoret e tjere perpara tij qe kane bere po te njejten gje. Me sa duket asnje nga ambasadoret e akredituar nuk ka fuqi t’ju mesoje rregullat e lojes politikaneve shqiptare, keshtuqe perfundojne duke luajtur lojen lokale. Si tha ia diku “kur hyra une ne loje, letrat ishin ndare.”

  3. Xhaxhai, ne artikull ka luhatje nga edukimi se si ambasadori amerikan duhet te beje punen qe ti sherbeje Amerikes deri tek frenime per te mos thene gjera me spec, e dhe keto shpesh anullojne njera-tjetren, dmth s’e kuptova tamam ku deshe te dilje.

    Nese do ta permblidhje me nje ose dy fjali, cfare deshe te thuash ne kete artikull?

    1. Xhibi, desha të them atë që thashë. Nëse nuk e ke marrë vesh, ndoshta shkrimi nuk ka qenë për ty.

      1. xhaxhai, gjysmat e atyre qe shkruan anullojne gjysmat e tjera, prandaj s’e kuptova c’deshe te thoje.

        Thua:

        Gabimi më i madh që mund të bëjë ambasadori Arvizu, në këtë situatë, është të lejojë që publiku shqiptar ta shohë, edhe atë, si partner të një kaste politike e cila sa vjen e bëhet më antipatike, e kapur peng në interesat e veta të ngushta për pushtet dhe jo aq më shkaktare, sesa pjellë e një konflikti të pandërprerë e të mbajtur artificialisht ndezur.

        Pra, konflikti thua qe eshte i stisur per interesa te ngushta.

        Dakort. Por gjithsesi duhet dale nga kjo gjendje, per kete te gjithe jane dakort qe duhet dale nga kjo gjendje.

        E ti perfshirjen e ambasadorit si arbiter ne politiken shqiptare e shikon si te demshme per ne, edhe pse tashme kane kaluar dy vjet dhe kjo krize e stisur jo vetem qe s’lehtesohet po u acarua derisa u be dhe vrastare?

        Apo thjesht e gjykon qe Ambasadori po i prish pune Amerikes me keto qe po ben?

        A thua s’e di Amerika ca ben ambasadori i vet? A nuk u perfshi dhe zv/ministri i jashtem i Amerikes ne kete corbe Amerike-pune-prishese kur vizitoi Shqiperine disa dite me pare?

  4. Cyprinodon diabolis,

    Cdo te thuash ti me link-un qe na dergon mo gaz? Le te degjojme Arvizune dhe jo Nazarkon.

    Hund-futja e Arvizuse ne punet e Shqiperise eshte e tera e tija dhe nuk perfaqson aspak drejtimet e Departamentit te Shtetit te Sh.B.A.-se. Po shkon shume larg ai trim.

    Te gjithe ambasadoret amerikane ne Shqiperi kane bere cowboy-sin si ne gjithe boten po ky i fundit qenka karafil fare.

    Show Your Chest To Your Enemy And Tempest.

    1. Jo vetem kaq por une do te shtoja qe nese jo vetem ambasadori amerikan, por edhe te tjere nderkombetare do te mbanin qendrim kritik ndaj te dy paleve ne Tirane, do te ishte shume me teper konstruktive dhe e dobishme (qofte edhe per publikun) se sa duke luajtur rolin e arbitrit qe do me doemos qe ta nxjere ndeshjen barazim edhe kur ajo duhet/mund te dale me rezultat tjeter.

      Deri tani kjo qasje e problemeve tona nga ana e tyre duket shume tallese dhe krijimin e nje premise per te perseritur te njejtat gabime. Perseri nuk jam ne gjendje te them se sa e frutshme do ishte nese ata do te thonin gjerat te verteta ashtu si jane. Mos valle kjo eshte arsyeja qe ata nuk marin pozicion kritik ndaj njeres pale ose tjetres; ose te dyjave bashke?

    2. Me lidhjen nuk desha të thesha gjë, por meqë po më pyet se ç’mendoj po të përgjigjem.
      Po të kisha dashur e kisha postuar më parë te një temë paraardhëse e drejt e prej gazetës ku e lexova. Kritika e kujtdo ndaj ambasadorit apo cilitdo tjetër, pavarësisht se ç’kritikojnë, janë në terra firma, në lirinë e fjalës dhe të shprehjes së mendimit. Flotilja e Nazarkos bën inkursion të largët e shkrep ca topa për tu dëgjuar jo për të goditur. Nxjerrja e flotiljes tjetër, për të shkrepur ca topa, mund të bëhet. Por kjo nuk zgjidh as rastin e as problemin, që po e shtroj kësisoj:
      Ambasadori është pikë referimi dhe i pranuar nga palët (shumë lloje palësh). Mbas kësaj ka pak rëndësi të shkosh tek departamenti, Shtëpia e Bardhë, Zoti. Rëndësi ka tëkuptohet se ai për çështjet tërësisht shqiptare reagon sipas 1) informacionit dhe mendimeve të shqiptarëve (respektivisht masës dhe intelektualëve) dhe 2)sipas përvojave të ngjashme. Me këtë rast ai bën bypass-in e një ene komunikuese të bllokuar që për shkak të politikës së dhjamur shqiptare nuk lejon kalimin lirisht të mendimit intelektual të shqiptarëve. Duhet të kishte ndodhur shkëmbimi intelektualë-poltikanë, në dy krahët. Parë kështu, mua sërish nuk më del ambasadori në faj, e as fjalët e tij holluese të dëmshme. Fajin e kemi në mes tonë. Që nuk ushtrojmë atë që gëzojmë, që abuzojmë, që vegjetojmë,…
      Nëse sistemi ynë do të ishte normal, kjo lloj veprimtarie e ambasadorit nuk do të ishte. Për fat të mirë, shoqëria nuk është si trupi, mund të shëndoshet e ti hiqet bypass-i.

      1. Shume i nderlikuar dhe post-i yt deri ne momentin kur thua “Fajin e kemi ne mes tone.” Ta thoje ne fillim te shkreten.

        Gjuhen e nderkombetareve shqiptaret e zgjidhin me doren e tyre se kujtojne se coc do na thone.

        …dhe ta mbyll, sot ambasadori amerikan kishte mbledhur kreret e drejtesise ne leksionin e radhes.

        TURP PER FAQE TE ZEZE.

        1. Po pastaj c’te shkruaja?

          Arvizu ketu kritikohet per pjesemarrje ne debatin politik. Ti e hap edhe ne fushen juridike te tryezes se permendur. Dikush tjeter mund ta hape ne nje fushe tjeter.
          Kur i kemi pranuar kredencialet nuk i kemi kushtezuar me heshtjen. As nuk kemi pse ti kerkojme ngujimin. Qytetet e padukshme jane shkruar me kohe prej Kalvinos. Mendo nje cfaredo shtet tjeter e nje ambasador ne te qe merr pjese ne nje tryeze si e permendura; gjeje ne vete si do te dukej pjesemarrja e ambasadorit aty – kete aplikoje me kete rast.
          Sic e shkrojta ne komentin me lart, te tjera pale e kane pranuar, prokurori, ministri, gjykate, dhe dy shtyllat e fjales se tij ishin: nje me shembuj krahasues te vendeve te tjera dhe tjetra me parimet e principet themelore qe me Magna Carta e deri tek perseritjet e panderprera te L. Kodres ketu mbi drejtesine e vonuar. Tani, meqe L.Kodren nuk do ta degjoje kush, ambasadori behet ndermjetes, apo ben bypass-in e nevojshem.

          Nje arsye me shume e gjithe ketij mbiekspozimi te ambasadorit, them se, duhet te jete dhe koha e lire qe ju dha njerezve te mediave heqja e vizave. (E di qe per vete i merrnin nga statusi.) Tani ata kane nje arsye me pak per te mos rendur pas ambasadave dhe ambasadoreve te Evropes.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin