Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Politikë

FLET AMBASADORI

Sapo e lexova intervistën e Ambasadorit të ShBA në Tiranë Arvizu, ku ai shprehet për zhvillimet e fundit politike atje.

Siç e lajmëroi edhe Politicus në një koment, intervista mund të lexohet këtu.

Arvizu është diplomat dhe funksioni i tij në Tiranë është të mbrojë interesat e vendit që e ka dërguar atje. Përndryshe, fjalët e diplomatëve të këtij kalibri kërkojnë analiza të posaçme për t’u zbërthyer, nuk lejojnë lexim literal, përveçse për të vënë në dukje se ambasadori ka folur (d.m.th. nuk ka qëndruar i heshtur).

Shto këtu edhe se Arvizu sapo e ka nisur detyrën e vet në Tiranë dhe nuk e njeh realitetin shqiptar, për t’u bindur se kjo intervistë është një shifër abstrakte, një formulë në kërkim të kuptimit, e cila do të përfundojë e përdorur prej të gjithëve kundër të gjithëve, në Shqipëri dhe gjetiu.

Ambasadori thotë, ndër të tjera, se është i shqetësuar nga kriza institucionale në Tiranë dhe nga dobësitë e sistemit të “checks and balances,” duke vërejtur pastaj se “Shqipëria është vend i Natos dhe sistemi politik në Shqipëri duhet të funksionojë dhe veprojë në përputhje me këtë status.”

Ai thotë se, midis hetimeve që po bën KHP dhe atyre të Prokurorisë, të vërteta janë këto të fundit; meqë komisioni parlamentar, “për fat të keq”, është bojkotuar nga opozita.

Ai thotë se akuza që ka bërë kryeministri Berisha për “grusht shteti” në lidhje me ngjarjet e 21 janarit është “akuzë shumë serioze, që duhet të mbështetet në fakte”; por nuk thotë se çfarë duhet të ndodhë, në rast se qeveria nuk arrin ta mbështetë këtë akuzë serioze me fakte; dhe nëse një qeveri që lëshon popla të tilla e meriton të qëndrojë në pushtet deri në zgjedhjet e vitit 2013 – nuk thotë sepse një ambasador nuk mund t’i thotë këto gjëra (duke i dhënë edhe kryeministrit shqiptar një shembull diskrecioni).

I pyetur për zgjedhjet e ardhshme të majit, Arvizu vëren se në një vend demokratik funksionues qeveritë nuk ndryshohen me protesta në rrugë apo me demonstrata, por përmes procesit elektoral; por unë nuk jam i sigurt sa qëndron kjo – meqë edhe protestat në rrugë dhe demonstratat janë një instrument i ndryshimit politik, një mënyrë sesi qytetarët shprehin miratimin ose mosmiratimin e tyre me mënyrën si po qeveriset vendi. Veprime të tilla dhe akte të tjera të mosbindjes civile janë të barasvlershme, bie fjala, me rolin që luajnë sondazhet e opinionit në shoqëritë hiperteknologjike të Perëndimit; në të dy rastet, është fjala për mënyra komunikimi midis qytetarëve dhe ekzekutivit, ose klasës politike, jashtë mekanizmit përfaqësimtar (Parlamentit, zgjedhjeve, etj.). Në Shqipëri sondazhet praktikisht nuk ekzistojnë, në një kohë që demokracia amerikane e Arvizu-t varet prej tyre fund e krye, të paktën sa i përket manovrave politike të ekzekutivit.

Në lidhje me këto zgjedhje, ambasadori amerikan hedh edhe ai idenë e referendumit kombëtar [thoni pastaj që nuk e lexon PTF], duke shtuar se dy kampet kundërshtare që janë përvijuar nuk përfaqësojnë ideologji të kundërta lidhur me drejtimin e ardhshëm të vendit, duke shtuar:

Lajmi i mirë është se ndryshe nga vendet e tjera të botës, këtu nuk kemi të bëjmë me dy ideologji të kundërta lidhur me drejtimin e ardhshëm të vendit. Asnjë njeri serioz në Shqipëri nuk është për ndonjë drejtim tjetër veçse për integrimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe në Perëndim, për vazhdimin e lidhjeve të ngushta me Shtetet e Bashkuara. Pra, nuk ekzistojnë ndarje serioze sektare në Shqipëri. Kemi të bëjmë thjesht me politika personale.

Me fjalë të tjera, meqë perspektiva është tashmë e derdhur në bronz, pluralizmi politik në Shqipëri nuk mund të jetë veçse përthyerje e ambicjeve personale të liderëve, çka nuk është gjë e mirë, besoj unë, për demokracinë, institucionet dhe emancipimin politik të shoqërisë shqiptare. Siç tregon edhe vetë politika amerikane, njerëzit mund të ndahen në kampe të kundërta edhe nga çështje relativisht minore, si ajo e reformës së sigurimeve shëndetësore ose e martesave homoseksuale; prandaj alternativa e mësipërme nuk qëndron. Në fakt, në Shqipëri ka sa të duash arsye për luftë politike, por që të ndodhë kjo, duhet që t’i pritet hovi partitokracisë; dhe këtu Arvizu ka të drejtë kur flet për ballafaqim politik të frymëzuar nga politika personale. Mirëpo kjo do të ishte, pastaj, edhe një arsye për t’i rimenduar zgjedhjet lokale të majit; meqë sa lokale do të jenë vërtet këto zgjedhje, në rrethanat kur vendi është kapur në darën e një konflikti institucional, personal dhe partitokratik? A nuk do të thirren banorët e Gollokamjes dhe të Zvarrishtit që të zgjedhin e të marrin, midis njeriut të Berishës dhe njeriut të Ramës? A nuk do të ishte kjo një karikaturë e demokracisë funksionale, që përsiat ambasadori amerikan?

Arvizu bën pastaj thirrje për protestat që të jenë paqësore dhe hedh idenë e organizimit të ditës kombëtare të dëgjimit të opinioneve, ku liderët të mos dalin në konferenca shtypi, por të shkojnë të marrin mendime nga populli në terren.

Ai saktëson se rrugëzgjidhja do të gjendet me një angazhim të njerëzve si Sali Berisha dhe Edi Rama, duke i konsideruar këta si faktor të zgjidhjes.

Ambasadori, në vijim, shpjegon se korrupsioni galopant në shoqërinë shqiptare nuk është aq problem i qeverisë, sesa i shqiptarëve në përgjithësi; dhe se kjo është një arsye më tepër që bojkotimi i opozitës të marrë fund dhe partitë të gjejnë një mënyrë për të punuar brenda sistemit.

Arvizu, më në fund, thotë se i kanë propozuar edhe zgjidhje ekstreme, si zgjedhje të reja, qeveri të përkohshme, dorëheqjen e kryeministrit, vëzhgues të OKB-së.

“Më vjen keq,” thotë ai, “por Shqipëria nuk është protektorat i Kombeve të Bashkuara […] as shtet i dështuar. Ajo është një demokraci funksionale, por që ka disa probleme dhe të meta përsa i përket zbatimit të ligjit.”

Kështu ambasadori – sikurse pritej.

Shpresoj që intervistën ta komentoni më poshtë, por ndërkohë dua vetëm të shënoj diçka që më tërhoqi vërejtjen në një prej replikave [theksimi im].

Zëri i Amerikës: Ju thatë që Shqipëria nuk është një shtet i dështuar, por ajo mund të konsiderohet se është në mes të një krize politike. Ngjarjet e fundit kanë nxjerrë në pah përplasjen e institucioneve. Zyra e Kryeministrit ka kritikuar zyrën e Presidentit, të Prokurores së Përgjithshme, të shërbimeve të zbulimit. A jeni i shqetësuar nga kjo mungesë komunikimi, nga kjo mungesë bashkëpunimi mes institucioneve të pavarura?

Ambasador Arvizu: Po, jam shumë i shqetësuar, pasi në çdo demokraci, që ajo të funksionojë  dhe të jetë e efektshme, duhet të ekzistojë sistemi i kontrollit dhe balancës. Ky është thelbi i sistemit në Amerikë dhe i shumë demokracive në Evropë, i Bashkimit Evropian, pjesë e së cilës dëshiron të bëhet Shqipëria. Shqipëria është vend i Natos dhe sistemi politik në Shqipëri duhet të funksionojë dhe veprojë në përputhje me këtë status. Një tregues kryesor është roli i institucioneve të pavarura. Por, dua të theksoj po ashtu se u takon njerëzve që janë në krye të këtyre institucioneve, si Prokurorja e Përgjithshme, Drejtori i ShISh-it, apo edhe zyra e Presidentit, u takon këtyre që t’i realizojnë funksionet e këtyre zyrave në një mënyrë të tillë, që të zgjidhin shqetësimet shtetërore, pra duhet të ketë integritet në kryerjen e funksioneve të këtyre institucioneve.

Ç’të jenë këto zyra xhanëm? Si e paska kritikuar “zyra” e Kryeministrit “zyrën” e Presidentit? Kam frikë se ky do të jetë përkthim i keq i fjalës anglishte office, e cila, përveç kuptimit “zyrë”, ka edhe kuptimin “funksion, detyrë, çfarë i kërkohet të bëjë një personi në punën e vet.”

Natyrisht, fjala shqipe zyrë nuk e ka këtë kuptim; ndoshta në vend që të thuhej se “zyra e Kryeministrit” ka kritikuar “zyrën e Presidentit”, mund të thuhej thjesht “Kryeministri ka kritikuar Presidentin.”

Pa Komente

  1. Jam i sigurt qe kjo interviste e detajuar dhe direkte (ne mjaft aspekte) e ambsadorit amerikan do komentohet mjaft, do miti-cmiti-zohet, etj, por me se shumti do keqinterpretohet qellimisht dhe citohet jashte kontekstit nga nje sere “faktoresh kombetare”.

    Por nuk mendoj se ja vlen te shtrojme argmenta si

    Shto këtu edhe se Arvizu sapo e ka nisur detyrën e vet në Tiranë dhe nuk e njeh realitetin shqiptar…

    pasi ato nuk qendrojne, dhe dihet qe nuk qendrojne. 🙂

    Ambasadorlleku, dmth politika e jashtme amerikane, funksionon ne vazhdimesi, ne te gjitha aspektet. Nuk eshte se iku nga tavolina e muhabetit nje cun dhe erdhi nje tjeter dhe ky i riu s’na ka degjuar ca kemi thene.

    Ka dhjetra njerez qe punojne per te informuar ambasadorin, te cilet jane me gjasa te njejtet, nuk nderrohen sa here nderrohen ambasadoret.

    Plus qe politika shqiptare nuk eshte kaq mistike sa nuk zhbirilohet dot, edhe sikur ky tipi te ishte i vetem ne mes te xhungles dhe te mos dinte asgje paraprakisht; cka nenkupton ky argument qe haset jo ralle, dmth qe ky eshte i ri ketu dhe s’di shume gjera per ne.

    ——–

    Revolucioni me telekomande nje here ne jave me njerez te sjelle me autobuza nga rrethet nuk ka asgje te perbashket me demonstrtat popullore; proteston Edi Rama, jo populli. Proteston Edi Rama ka dy vjet, duke bojkotuar Parlamentin dhe duke bere cdo perpjekje per te bllokuar dhe institucionet e tjera te shtetit.

    Protesta ne kete rast (si institucion, i popullit me se shumti, jo i politikes), ashtu si populli i sjelle me autobuza, thjesht shfrytezohet politikisht prej tij.

    Si e tille kjo gje s’ka asnje lidhje me demonstratat e popullit, aq me pak mund te zevendesoje rruget ligjore dhe institucionale, si vjala vjen, kur te voton populli ne Kunvend duhet te marresh pjese aty dhe jo ti bllokosh rrugen.

    Ambasadori amerikan, persa eshte padyshim i mireinformuar, dhe persa nuk ha lakra ose bar, e kupton dhe ai kete, ndaj dhe shprehet qe rrotacioni i pushtetit behet me votime jo me protesta.

    Kete kane muaj qe tashme e dhone dhe nderkombetare te tjere, mbase me pak forcerisht e me pak direkt sa ky.

    ——-

    Polarizimi i politikes amerikane per ceshtje trivale eshte vertet per te ardhur keq (legjislacioni i sigurimeve shendetsore nuk eshte aspak nje nga keto ceshtje, eshte ceshtje teper e rendesishme) po prap kjo s’ka lidhje fare me politike-berjen shqiptare dhe personalizimin e saj qe flet ambasadori.

    ——

    Argumente te tjera kunder-nderkombetariste si nderkombetaret duan stabilitet jo demokraci ne Shqiperi bien vetvetiu nese pranon si premise qe ne cdo demokraci fillestare apo te pakonsoliduara ka probleme dobesish e mosrespektimi te institucioneve te pavarura, por shteti ligjor dhe demokraca ne vend permiresohet jo duke i vene dinamitin institucioneve dhe duke e filluar lojen nga e para, aq me pak duke ndjekur rruge jashte-intitucionale, por duke i mbeshtetur dhe rrespektuar intitucionet pavaresisht dobesive (shortcoming) qe kane apo pengesave qe hasin nga njeri-tjetri e sidomos nga kreret mafioze qe ndajne torten dhe duan mjegull.

    Megjithate ambasadori amerikan beri mire qe e adresoi dhe kete, bashke me perseritjen e thirrjes per rruget institucionale dhe me mbeshtetjen ndaj Prokurorise.

    Pikerisht, ngaqe ai eshte i mireinformuar, e di shume mire qe “faktoret kombetare” do mundohen ta keqinterpretojne qellimisht qendrimin dhe fjalet e tij, ndaj ai nuk nguron te beje dhe deklarata elementare si “ne nuk mbajne anesi politike” sic ka bere qe ne nje nga daljet e tij te para publike per ngjarjet e janarit.

    ——

    Personalisht, me pelqen stili i ketij ambasadorit; sic i do mushka drute me nje llaf, dhe sipas situates, i ka perveshur menget dhe nuk ngurron te perfshihet gjeresisht dhe thellesisht ne ceshtjet e politikes shqiptare. Eshte padyshim i vetedijshem per peshen e fjales se tij dhe e perdor sic e shikon te arsyeshme pertej disa frazave te pergjithshme.

    Do thoni ju po nga e gjeti kete te drejte ky qe ti pervishet politikes shqiptare, dhe bile ti tregoje shefave te politikes se kush kontrollon qarqet e se ca duhet te bejne, protesta apo te degjojne njerzit?,

    Me se paku atij dhe gjithe nderkombetareve, i bejne vazhdimisht apel per nderhyrje vete palet ne konflikt–Edi Rama e Sali Berisha–te cilet perpiqen te perdorin dhe te huajt si cdo gje tjeter ne avantazh te lojes se tyre politike.

    1. Xhibi, nuk kam dyshim që ambasadori është informuar për gjendjen. Por ka një dallim midis të jesh i informuar dhe ta njohësh gjendjen. Për krahasim: nuk mësohet noti duke u informuar si notohet. Këtë kisha parasysh, kur thashë “nuk e njeh gjendjen”.

  2. …”Edhe diçka tjetër që desha të përmend: korrupsioni është një problem i shqiptarëve dhe jo “i qeverisë shqiptare”…”

    Me terheqin vemendjen keto dy rrjeshta nga intervista.
    Thjesht nje perpjekje diplomtike per te qene politically correct.
    Sepse nuk mund te thuash se ju jeni nje popull i korruptuar dhe i korruptueshem, por qeveria juaj nuk eshte e atille. Do te ishte fat i madh te ishte e vertete nje gje e tille. Shembulli i i mire te detyron. Ambasadori ketu kerkon te shpetoje te shpetueshmen, qe ne kete rast mendoj se eshte aparenca, figura e shtetit.

    …”Korrupsioni është një problem tepër, tepër serioz në Shqipëri. Ai ka një efekt gërryes mbi shoqërinë dhe mbi rritjen ekonomike. Shqetësimi im më i madh është tek rinia në Shqipëri. Unë nuk kam shumë kohë në Shqipëri, por nga disa biseda që kam patur me të rinjtë jam dekurajuar sepse ndjej një farë cinizmi në rritje mes tyre, në kuptimin që njerëzit e kuptojnë korrupsionin si mënyrë jetese në Shqipëri. Kjo është shumë e rrezikshme. Të gjithë shqiptarët, pavarësisht nëse janë në qeveri apo në opozitë, duhet ta marrin këtë shumë seriozisht…”

    Dhe ky eshte crux-i . Ne opinionin tim, the mother and the father of everything. Ajo cfare lexoj une ne fjalet e ambasadorit eshte shqetsimi i tij se korrupsioni ne Shqiperi eshte ceshtje kulture.
    Ne mes te kakofonise se zhurmshme politike te vendit, me puce dhe kunderpuce, me grushte shteti, me partizaneri, bojkotime, video gjithfaresh te fshehura e te pafshehura, per kulturen flitet pak, ose shtrembert. Kultura eshte dicka per te cilen flitet pak, por ajo eshte aq e rendesishme si ne nivel shteti, ashtu edhe ekonomie.
    Me kulture ketu duhet kuptura menyra e te sjellurit, apo karakteri i nje populli, qe perfshin cdo gje, qe nga morali e deri tek besimi fetar. Kultura eshte dicka qe trashegohet brenda nje kombi. Eshte dicka qe trashegohet edhe brenda nje kompanie, brenda nje organizate. Ajo eshte e gjere ne efektet e saj, sepse percakton menyren se si njerezit sillen dhe bejne gjerat.
    A eshte korrupsioni shqiptare per shkak te kultures shqiptare? Apo kultura shqiptare nuk ka mjetet e duhura dhe nuk i ben dot balle nje fenomeni te tille social? Te dyja duhen pare. Sa me shpejte aq me mire. Sepse cinizmi i te rinjve qe permend ambasadori amerikan, po s`u trajtua do kthehet ne nje epidemi qe do shtyje ata dhe sishoket e tyre ta lene ate vend njehere e pergjithmone. Kurse politikanet do te vazhdojne merren me bojkotimin apo grushtin e shtetit te radhes.

  3. Esencialja e Arvizut gjendet tek pergjigja e pare, pjesa tjeter eshte tjerrje leshi.

    1-Së pari kam dëgjuar jo pa shqetësim argumentet e disave se Shqipëria nuk është gati për demokraci, ose se institucionet demokratike nuk ekzistojnë.

    2- Çështja e dytë që dua të shtroj ka të bëjë me rolin e Shteteve të Bashkuara. Çfarë roli kanë Shtetet e Bashkuara në Shqipëri? Kam dëgjuar që thonë se Shtetet e Bashkuara duhet të zgjedhin mes stabilitetit dhe demokracisë.

    Arvizu po flet per gjera qe ‘ka degjuar’ jo nga shqiptaret, po nga analizat qe po bejne amerikanet mbi gjendjen ne Shqiperi dhe ç’qendrim duhet te mbaje Amerika.
    Individet jane te njejtet ne te dy rastet, po asnje shqiptar nuk do thoshte se ”’Shqiperia nuk eshte gati per demokraci”’ apo se ”’SHBA duhet te zgjedhin mes stabilitetit dhe demokracise”’.
    Keto rryma mendimi me rendesi, aq sa ‘te marrin’ pergjigje ‘te detajuara’ nuk ekzistojne nder shqiptare.

    Pra specialistet amerikane ne analizat e tyre, i kane vene aktualisht vizen demokracise ne Shqiperi dhe nuk mund te jete ndryshe, se nuk mund ti dergojne dokrra zyrave pergjegjese, perndryshe i qerojne nga puna.

    Mirepo nje gje eshte analiza dhe tjeter gje qendrimi qe i leverdis Amerikes.

    Ajo çka eshte debatuar realisht nga Arvizu&co kete jave qe shkoi ne Amerike eshte a na leverdis ta mbeshtesim Salen me tej apo jo, pastaj me retoriken e demokracise, institucioneve etj mbulojme pa problem çdo lloj vendimi.

    Arvizu nuk e fshehu kenaqesine qe protestat neper rrethe dolen paqesore, pasi eshte tregues stabilizimi dhe ky zoteri kaq simpatik e kaq i dashur, ka qene ne krahun dominues te zgjedhjes se stabilitetit, qysh kur ka ardhur, pasi iku Uidhersi aq i irrituar me shtazerine e Sales.

    Ky zoteri s’ja ka haberin fare as Europes lindore aq me pak Ballkanit, eshte marre gjithe jeten me Azine Lindore dhe Paqesorin, dmth me vende ku Amerika ka perparesi absolute STABILITETIN.

    Nje personazh ekspert ne stabilitet si ky, tregon haptazi se eshte sjelle ne Shqiperi qe te stabilizoje Shqiperine nga kriza dyvjeçare, me ato mjetet e leshit qe perdor Amerika ne republikat e bananeve.
    Nuk do habitesha aspak, sikur ambasadori i famshem qe permendi Basha para komisionit hetimor te ishte ky.
    Basha tha qe ambasadori anonim i kish propozuar nderhyrjen e ushtrise, tipike kjo per ambasadoret amerikane te ”’stabilitetit”’.

    Ky zoteri kaq simpatik, qe vjen nga pervoja ne KAMBOXHA dhe TAJLANDE, kujton se jemi ne Kamboxha ketu.
    Po te ndiqet rrjedha logjike e daljeve te tij, te gjitha alarmuese, vajti mbylli ambasaden, aq me teper me shtohet dyshimi qe ky panik prej mosnjohjes absolute te vendit ku eshte katapultuar, as te vete kontinentit do shtoja, ta kete kapur ne 21 Janar dhe te kete propozuar nderhyrjen e ushtrise, nderhyrje aq e rendomte per vende si Tajlanda, Kamboxha, Birmania etj per te cilat eshte specialist.

    Eshte e kote te presim ndonje gje, ky eshte ekspert i demokracive te tipit Tajlande, ketij ka shume mundesi qe Shqiperia ti duket nga pikepamja demokratike trendafil e shkuar trendafilit.

    Ky ka ardhur per nje arsye fare te thjeshte, Amerika dergon diplomate eksperte kudo, ky eshte ekspert i stabilitetit, ja çfare kerkon Amerika.
    Demokracia ? Kujt i plasi.

    Ja pse qendrimi i Arvizut ne Shqiperi eshte kembane e perhershme alarmi per demokracine shqiptare.

  4. Me vjen keq qe sapo degjohet nje mendim kunder idese se parakrijuar, disa kolege nxitojne te gjejne klecka ne biografine e ambasadorit. Une e kam degjuar me vemendje si Arvizun si Withersin kur fliste per Gerdecin e ngjarje te tjera. Te dy nuk kane folur kot, nuk kane qene te painformuar ( madje te painforumuar fare jane koleget qe thone ndryshe sepse tregojne qe as ja kane haberin menyres se funksionimit te diplomacise ne nje shtet te qendrueshem, i.e. ka nje dosje te Shqiperise e cila eshte e plote, i ka te gjitha kleckat dhe nuk harrohet asgje, pra ambasadoret nuk jane fare po fare te painformuar) dhe perfaqesojne mendimin e shtetit te tyre.
    Ne kete rast ajo qe thote Arvizu eshte e qarte, ndryshimet ne sistemin politik shqiptar duhet te vijne me vote e jo me bojkote per arsye perfitimi personal, korrupsioni nuk eshte ceshtje e qeverise po e shoqerise (dmth edhe e atyre nente qarqeve te opozites), dhe spekulimi politik ne kete rast anon me shume nga ana e opozites e cila nuk njeh sistemin qe ka krijuar vete. Te gjitha keto jane fakte dhe nuk ka ekspert me njohuri nga Gazeta Shqiptare te mund ti kundershtoje.

    Shto ketu faktin qe nuk mohon a priori mundesine e nje puci dhe mbron me force te drejten e prokurorise ( por edhe pergjegjesine e saj) per te hetuar deri ne fund, si dhe faktin qe citoj” insititucionet e Presidentit, Prokurorise dhe Sherbimit inteligjent kane per detyre te gjejne rruge komunikimi me pjesen tjeter te shtetit” duket qarte qe nga informacionet qe ai ka Berisha ( te cilin ju siguroj qe e njeh sepse sic thashe ka dosje te gjata shume ne nje shtet serioz si SHBA i cili nuk harron asgje), nuk mban peshen kryesore per 21 Janarin.

    Dhe per te sqaruar te gjithe ata qe mund te kene keqkuptime, roli i SHBAve eshte kyc per zhvillimet ne Shqiperi dhe ambasadoret qe SHBA cojne ne SHqiperi jane nga diplomatet me te arrire, si per shembull z James Jeffrey i cili eshte ambasador ne Irak dhe po te degjoni nje seance degjimore te komisionit te jashtem te Senatit te para disa diteve do te shihnit respektin me te cilin i drejtohej nje peshe e rende e politikes se jashtme amerikane dhe kryetari i komisionit te jashtem te Senatit John Kerry. Transcriptin e keni online mjafton nje googlim i thjeshte.

    Qe te mos harroj, Berisha citonte ca sherbime te huaja kur jepte insinuata per drejtuesit e pucit eventual(theksi tek insinuata sepse ende te paprovuara). Nje pyetje kotsekoti, kush mund te jene keto sherbimet e huaja te cilat ai si citon dot me emer te pervecem, ka njeri ndonje hipoteze te informuar pas kesaj interviste?

    1. Sapo foli don Tomasino i Departamentit te Shtetit; Nuk ka puc. Nuk i besoj deklaratave te Kryeministrit. Zgjedhjet e parakohshme jane vendim i partive shqiptare. Shqiperia eshte vend demokratik dhe krahasimi i saj me Egjiptin dhe Tunizine eshte nje fyerje per popullin shqiptar.

      Si tha Volonte: Il popole è minorene.

      1. Theollogos,

        zgjedhjet e parakohshme me ane te rrugeve kushtetuese te cilat as nuk jane provuar jane e drejte e popullit dhe e partive ta vendosin-tha don Tomasinua apo jo? Se nuk kuptohej mire tek permbledhja jote.

        TCh:A mendoni se ambasadori shprehu mendim personal apo qendrim zyrtar kur tha qe nje TV shume i ndjekur si Top-Channel anon nga opozita?- Ajo qe tha ambasadori eshte vetem njeri nga kriteret e nje demokracie funksionale… e pastaj krahasimi me Tunizine.

        Une sa me siper e lexoj keshtu: Berisha mjaft e mole kete lopen e pucit, mos tejkalo masen se nuk ti besojme te gjitha (cadra e thika e gjera te ketij lloji). Rama mos provo te na hedhesh hi syve se e dime se cpo ben (pushtet me ane te demonstratave), futju rrugeve demokratike se nuk ke zgjedhje tjeter. Dmth nga nje shuplake te dyja paleve.
        Ndersa popullit shqiptar i thone se ti je me i mire se keta te dy qe po te mbajne peng. A do dije te degjoje mileti eshte ceshtja?

        1. Politicus, sinqerisht qe nuk me intereson Edi Rama, zgjedhjet e parakohshme si interes i imi pragmatist. Dhe sinqerisht te them, qe jam 100% dakord me ate cfare tha ne interviste te TCH Arben Xhaferri se “mua me vjen shume rende kur ata na thone se keni edhe kaq rruge per te bere, apo edhe keto standarde per te arritur”.

          Por meqenese ne e dime ndikimin e tyre te politika dhe politikanet tane atehere vetiu i therrasim si autoritete qe na kushtezojne aryetimin dhe analizen, por jo arsyen se ate edhe e kemi nga nje cike.

          “TCH: Kryeministri i vendit nuk njeh institucionet e tjera, duke akuzuar Presidentin e Republikës, prokuroren e përgjithshme, shefin e shërbimit sekret dhe liderin e opozitës se organizuan puç ndaj shtetit. A besoni ju në këto akuza?

          Thomas Countryman: JO”.

          Mua me intereson fakti se u vrane 4 njerez, te filmuar ne mes te dites te cilet kryeministri i beri pjese te pucit permes deklarimeve te veta dhe mandej i ngushelloi. Puc nuk ka. Ka prokuori, President dhe ka nje raport normal ligjor mes institcionesh qe duhet te njohin tjeter. Fakti eshte qe ka 4 te vrare ne mes te dites. Po mire ky kryeministri yne nje pergjegjesi politike nuk e ka, as institucionale? Ky qe edhe Gerdecin e degjoi per here te pare qe ekzistonte diten kur shpertheu? Po ministri i Brendshem nuk ka pergjegjesi? NUk ka sesi te shpetojne keta nga pergjegjesia, te pakten njehere te vetme. Cfare do te ndodhte valle nese nje ngjarje e tille do te ndodhte aty ku jeton ti? Apo ne ndonje vend tjeter te BE? PO te marre ore njehere pergjegjesi ky se eshte edhe burre shteti, te ctensionoje situaten dhe pastaj nese rivotohet bujrum kjo eshte demokracia. Po pse ne e pranojme kete logjike dhe ky jo? Fakti i 21 janarit ka ndikuar te realiteti politik dhe njerezit dhe jo perfitimi i Edi Rames qe ne mitingun e Vlores mblodhi aq njerez sa i tha njeri qe: po me erdhen mua kaq ne varrim do behem lugat dhe cohem e do pres sa te mblidhen me shume.

          1. Po pse ne e pranojme kete logjike dhe ky jo?

            Me fal qe nderhyj, po kush ketu ne kete blog po pranon llogjiken e pucit, qe ka pasur puc? E nese ka ndonje, jam i sigurt qe eshte minimal si perqindje, ndac ketu ndac ne popull.

            Po kush i beson perrallat e Berishes per puc?

            Po c’lidhje ka kjo me argumentat e tjera?

            Dhe pse citoni nderkombetaret vetem ku ju intereson?

            Nese ka rendesi cfare thone ata, merrni per baze te gjitha qe i thone, dhe sidomos frymen e pergjithshme. Perkunder injoroini.

            Dhe meqe jemi tek ata, po jam plotesisht dakort me kete qe tha ky, qe eshet turp qe ne mundohemi te vetekrahasohemi me Egjiptin e Tunizine! Ndaj po thoja nje dite me pare se ku e shikoni juve benefitin e paraleleve qe mundoheni ti gjeni duke bredhur si cifutet ne shkretetire, kur thoshte ai tek ai filmi Balle per balle.

  5. Ja dhe kundër-ambasadori në veprim:

    [Fahri Balliu & kongresmeni amerikan Elliot Engel]

  6. ””Me vjen keq qe sapo degjohet nje mendim kunder idese se parakrijuar, disa kolege nxitojne te gjejne klecka ne biografine e ambasadorit.””

    Kush jane keta disa ?

    S’ka asnje kleçke biografike, u interesova per karrieren, ku eshte pika e forte e Arvizut, ça ka ketu per kritike. Kjo eshte e detyrueshme, sepse duhet ditur ne çfare eshte i zoti ky zoteria qe ne dore fatet tona.
    Duhet pare sa e njeh ky Shqiperine apo te paken rajonin, e ka lexuar ndonjehere historine e Shqiperise, ndonje gje nga kultura shqiptare etj se jane kritere edhe keto, ti i di me mire se une.

    Une nuk thashe qe eshte skarco, perkundrazi thashe qe eshte ekspert, po ne rastin tone kane sjelle ekspertin e hurit e te litarit tek nje popull kerkon demokracine, qe do nje Vranicki jo te vije Amerika tani e te sjelle Rambon.

    Ky eshte Rambo, shikoja karrieren. Ne flasim per Europen e Bashkuar, Amerika sjell Mr. Kamzhikun.
    Ku di une kush dreqin e ka keshilluar nje person kaq te rrezikshem ne nje vend qe synon te arrije Brukselin.

    Po thoshe Meroja se ky eshte i zgjuar di ta mbaje mire me Salen, po do i fuse gishtin kur te vije koha.
    Qe eshte i zgjuar as qe e ve ne dyshim fare, po ky e mban mire me Salen se ate detyre i kane dhene, te mbeshtese Salen derisa te shihet e arsyeshme se duhet vepruar ndryshe.
    Ne rast se duhet vepruar ndryshe, ky s’ben me, duhet çuar ne ndonje vend afrikan ku te mbeshtese qeverine qe shtyp popullin.
    Prit sa te informohem edhe ca mbi Mr. Kamzhikun, para se te ve bast se ai diplomati i huaj qe i tha Bashes, sill ushtrine, eshte ky tipi.

    Ky eshte i rrezikshem, karriera e tij flet qarte, ne dua nje njeri te stabilitetit, une e zgjedh kete gjithe jeten.

    E vetmja shprese tani, sa te jete ky ne Shqiperi, eshte qe ti mbushe mendjen Berishes se per hir te stabilitetit me 2013 duhet te largohet.

    1. H:Duhet pare sa e njeh ky Shqiperine apo te paken rajonin, e ka lexuar ndonjehere historine e Shqiperise, ndonje gje nga kultura shqiptare etj se jane kritere edhe keto, ti i di me mire se une.

      Pikerisht Hyllin kjo eshte ajo qe une po theksoj. Nuk dergojne keta ambasador ne ndonje vend pa lexuar te pakten dosjen e stermadhe qe kane per Shqiperine, dhe e dyta zoteria nuk eshte emerim politik po diplomat karriere.
      TI thua eshte Rambo, gjykimi yt po mos mendo se edhe nese ke te drejte ai nuk ka pergatitjen e duhur apo njohjen e gjendjes e te situates sic thote Xh2. I njeh te gjitha, dhe me gjase nuk eshte Berishist po e sheh se kete here pala tjeter po mundohet te spekuloje me reputacionin e Berishes dhe po u thote nuk i hame ne keto. Interpretimet e tjera qe nuk e njeh situaten jane deshira te parealizuara.
      Sa per Meron, jam i bindur qe ai di shume me teper se sa c’shkruan ( jo per pucin, po per gjendjen ne pergjithesi) dhe ka zgjedhur te percoje mesazhin e njeres pale. E percon me fort dhe qarte se kushdo tjeter ne treg edhe pse te tjeret kane eksperience me te gjate ne mbeshtetje te kauzes. Eshte ceshtje zotesie e Meros po gjithsesi mbetet percimi i nje mesazhi te opozites pa firmen e saj(e mirenjohura mohueshmeri). Nuk eshte hera e pare e as e fundit qe ndodh, e ka bere edhe Berisha me pare ( ose Mero per llogari te Berishes).

  7. “Qe te mos harroj, Berisha citonte ca sherbime te huaja kur jepte insinuata per drejtuesit e pucit eventual(theksi tek insinuata sepse ende te paprovuara). Nje pyetje kotsekoti, kush mund te jene keto sherbimet e huaja te cilat ai si citon dot me emer te pervecem, ka njeri ndonje hipoteze te informuar pas kesaj interviste?”

    – Ne Shqiperi pergjojne anglezet dhe italianet. Kjo eshte e sigurte.
    E pasigurte eshte qe, te paret, thuhet se ndersa pergjonin per arsye te tyre ne lidhje me krimin e organizuar shqiptar (elemente te te cilit jane shume aktive ne UK), jane vene ne dijeni te nje organizimi potencial kriminal ne kontekstin e veprimtarise antishteterore. Dhe me gjase kane njoftuar organet perkatese. Interesante eshte (gjithmone me te thene) se, ndersa vijonin pergjimet, ka rezultuar qe nje nder synimet e organizimit ishte edhe likujdimi fizik i nje personi, qe nuk quhej S…

    1. I dashur PNH, ne Shqiperi nuk pergjojne vetem ato dy sherbime qe thua ti edhe pse ne kete rast kjo mund te jete.

  8. Mbi kërkesën e disave (P.S. si forcë politike, R. Qosja, A. Nurellari, etj, etj) dhe shprehjen e ambasadorit Arvizu se qeveritë nuk ndryshohen me protesta.
    Them se pavarsisht sa thotë dhe si e thotë ambasadori ynë argumenti bazë gjendet në Nenin 3 të Kushtetutës tonë:
    3. Qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike.
    Zgjedhjet do të bëhen periodike. Këtu nuk duhet të tolerojmë gramin, njëlloj sikundër bëjmë që ato të jenë të lira dhe të barabarta.
    Mund të zgjatemi sa të duam me pro e kundra. Më del se opozitarët as që e kanë ndjekur fare rrugën mbas të cilës nuk do të kishte me tjetër çfarë të bëhej. Deputetët janë deputetë, nuk kërkohet heqja a modifikimi i këtij gurthemeli kushtetues. Të mos e ndjekësh rrugën se të duket qorrsokak, dhe ta ndjekësh atë kjo bën gjithë ndryshimin – të kopjoj Frostin amerikan.
    Sa do të donim të ndryshonim kufizimet kushtetuese? Unë aspak. Hapet një preçedent i rrezikshëm (për kokën tonë); por më kryesorja, sipas meje, është se me kufizimet kushtetuese ne kemi urdhëruar të lidhemi këmbë e duar për të mos dëgjuar këngën ndjellëse.
    A kemi udheheqës a jo? Në kemi le ti tregojnë rrugën turmës. Në mos, që faktohet kur këta shkojnë mbas turmës a bëhen njesh me të, nuk kemi pse ti mbajmë mbi krye e sipër, sepse dalin të panevojshëm dhe demokracia përfaqsuese nuk është zgjidhja (këto, zgjidhjet, i ka sovrani në dorë) e vetme.
    Mbi “citimin” e shërbimeve të huaja.
    Në vërtet na kanë thënë, GJË, shërbimet e huaja, ato nuk ka pse të përmenden. E para, se i shet lirë, sepse marrin vesh ata që s’kanë thënë, GJË, kush ka thënë, GJË; e dyta, se shërbimet e huaja nuk punojnë për interesat e Shqipërisë, por për interesat e vendeve të tyre, – sado pikëtakime e përputhje që të kenë ato, diku rrugës do të ndahen. Të luash blofin – mirë, por jo nga funksioni qeveritar, se njerëzit të mendojnë se kështu luan gjithnjë (dhe humbin paratë).

  9. Politicus, u mora ca me Kamboxhen dhe Tajlanden, te thuash vende skandaloze eshte pak.

    Ky tipi qe po flasim, e ka zgjidhur krizen politike 2005-2006 ne Tajlande, me nje grusht shteti nga ana e ushtrise me mbeshtetjen e mbretit. Them e ka zgjidhur meqe ishte njeriu ne terren.
    Me pak fjale i dha dum muhabetit, fut ushtrine tha dhe stabilizo vendin. Ne pamje te pare e stabilizoi po plasi prape me 2008, ky ishte larguar pasi e ‘stabilizoi’ me 2007.

    Eshte Rambo plako dhe prandaj eshte sjelle ne Shqiperi, per me teper ka perparim ne karriere,meqe eshte ambasadorlleku i pare, i duhet te beje edhe figure te mire, qe ta çojne ne ndonje vend te madh e te rendesishem tip Egjipti ose Pakistani.

    Ky tipi o e stabilizon gjendjen o plas ne vend.

    Nuk e njeh gjendjen se s’do i kish keshilluar Bashes nderhyrjen e ushtrise dhe as Berishes taktiken e grushtit te shtetit me çadra automatike, aq me pak s’do kish mbyllur ambasaden, se shqiptaret vendin e djegin, ambasaden amerikane s’e prekin.

    Ky eshte zgjedhje absolutisht e gabuar nga ana e Amerikes.

    Po pse pak te tjere ka Amerika ne vendet e Europes Lindore qe vajti zgjodhi kete nga Tajlanda ?

    Te hidhemi tek mbeshtetja qe i jep Ina Rames, ky po ben loje te dyfishte, mbledh prova kunder Berishes qe ta shantazhoje nese Berisha nuk i duhet me neser, nga ana tjeter per shkak te karakterit kohehumbes te drejtesise i jep frymemarrje Berishes dhe duke pare sa funksionon drejtesia ne Shqiperi, plus qe prokuroret amerikane mund te manipulojne sa prova t’i interesojne Arvizut, atehere ia arrin te ruaje qetesine ne vend.

    Uidhersi ishte absolutisht kunder Berishes se kishte mision demokracine, veçse nuk ia doli dot, ky ka si mision mbajtjen e Berishes atje lart deri me 2013, pastaj logjika me thote se do ta braktise Berishen e votimet e 2013 do jene te rregullta.
    Pastaj ky do ike e do vije nje ambasador i demokracise.

    Ku do ike? Me siguri ne ndonje nga keto vendet ku ka krize dhe ku duhet nje ekspert i hurit dhe i litarit, se ate profil ka, ate karriere ka, ky s’mund te çohet ne Luksemburg apo Zvicer, se ka specialitet tjeter.

    Nese nuk ja del dot te mbaje nen kontroll duelin Rama-Berisha, prite kur te keshilloje Topin te marre frenat ne dore me ane te ushtrise, siç beri ne Tajlande (opcion qe e mirepres me thene te drejten).

    1. Edhe ushtrine po ia merr Hyllin.
      Jemi prag diktature?

      Berisha shmang Presidentin, pret ushtarët në Kryeministri

      TIRANE- Përplasjet dhe akuzat e fundit të Kryeministrit Berisha kundrejt kreut të shtetit, prekin edhe ceremonitë zyrtare të kthimit të misioneve ushtarake në vend. Situata e fundit, mes dy personaliteteve të larta ka bërë që qeveria të organizojë ceremoninë e pritjes së komandove nga Afganistani në Kryeministri, duke anashkaluar Presidentin e Republikës.

      Fillimisht aktiviteti ishte lajmëruar se do të zhvillohej në Aeroportin e Rinasit, në prani të Presidentit dhe Kryeministrit të vendit. Por, pasditen e së hënës axhenda ka ndryshuar. Një njoftim i ardhur nga Kryeministria bën të ditur se kjo ceremoni do të mbahet në ambientin e selisë së qeverisë.

      Është hera e parë që një ceremoni e tillë mbahet në Kryeministri, duke mënjanuar Presidentin si komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, nga organizimi i eventeve të kësaj natyre.

      Pas 21 janarit, marëdhëniet mes dy përfaqësuesve të lartë janë përkeqësuar së tepërmi, aq sa Kryeministri Berisha e akuzoi drejtpërdrejt kreun e shtetit, si të përfshirë në pucin ndaj qeverisë.

      Berisha nuk kurseu me akuzat e tij as Prokuroren e përgjithshme dhe as kreun e SHISH, duke thënë se kjo treshe e drejtuesve kishte bashkëpunuar për puc shteti.
      Ceremonia në Kryeministri zhvillohet pas kthimit të mbi 100 trupave të kontigjentit paqeruajtës Eagle One, i cili kreu misonin për gjashtë muaj në Kandahar.

      (e.n/news24/BalkanWeb)

    2. Ky eshte zgjedhje absolutisht e gabuar nga ana e Amerikes.

      Ti bejme leter Obames!

      Aman se late nam me keto muhabete tipike turkoballkanike lesh me tresh.

      Pak hubris mer; jo vetem qe e dekonspiruam ambasadorin, po e vertetuam ketu ne blog qe Amerika paska derguar tipin e gabuar.

      E keni idene si tingelloni apo jo? 😀

      Nuk e di a je ne Amerike a jo ti tipo, apo sa di ti per dipllomacine amerikane, po jo shume mesa duket.

      Nuk eshte hapa dollapa; te jesh ti 100% i sigurt qe ambasadori dhe ambasada amerikane di per Shqiperine me shume se 90% e shqiptareve qe jetojne aty. Po ashtu dhe per vendet e tjera.

      Nese dokumentat e publikuara nga Wikileaks treguan nje gje (sic thone shume analiste) ajo eshte qe, perkunder stereotipit te krijuar per amerikanet dhe diplomacine amerikane si ‘out of touch’ dhe si te painformuar, doli e kunderta.

  10. Perfundimisht situata u stabilizua, ngado jepet si i konfirmuar lajmi se Dritan Prifti u pranua ne PS e ne grupin e saj parlamentar, Rama humbi lidershipin moral, ta gezojme Berishen deri ne 2013 o deri sa ta vendose Arvizu.
    Ne ka shqiptare me mend dhe patriote duhet ti shfrytezojne keto 2 vjet per te krijuar polin e trete, perfundimisht Rama eshte karte e djegur, ti rroje kryepleqesia e fisit te madh socialist.
    Berisha me Arvizun po manipulojne hetimet, aq i sigurte eshte Berisha qe ate personalisht s’do ta gjeje gje saqe tha:

    – Por, nga ana tjetër, më duhet të paralajmëroj, në mënyrën më serioze, se pengesat ndaj hetimit nuk do të tolerohen. Askush nuk mund të pengojë këtë proces jetik dhe s’mund ta parandalojë atë”, theksoi Berisha

    Si tha Konica, Shqiperi te kam dhjere, s’te kuptova asnjehere.

    1. H:Ne ka shqiptare me mend dhe patriote duhet ti shfrytezojne keto 2 vjet per te krijuar polin e trete, perfundimisht Rama eshte karte e djegur, ti rroje kryepleqesia e fisit te madh socialist.

      Une e kam thene qe ne 2008 kete punen e Rames o Hyllin jo se kam ndonje aftesi te vecante po se e kam njohur me mire sesa ndonje kuqo me shume fytyra interneti (se kam me ty Lulian djali se ti je gjenuin) qe hakerrehet kunder Berishes per inerci a per pafuqi per te bere gje tjeter.

      Dakord plotesisht me fjaline e pare, rruga demokratike eshte e vetmja e mundshme ne keto kushte.

      Sa per Arvizun kam frike se e shet lire. S’dua te bej polemike boshe, po sikur te prisnim edhe pak para se ta gjykonim negativisht? Nuk kam asnje afinitet te vecante per te personalisht, po refuzoj te besoj qe Amerika con nje ambasador per te destabilizuar nje vend anetar te NATO-s, me duket teori konspiracioni e grupeve terroriste si RAF apo ato falangat greke. Nuk e kam akuze ndaj teje po lloji i teorise me le shije te keqe. Pastaj prape me biografira ne?
      Po te jem gabim nuk do fshihem te siguroj, por le te presim edhe pak se nuk me duket se po sillet keq deritani. Madje do te thoja qe drejtperdretshmeria e tij na duhet ne kete moment (do ti kthehet Berishes nese ky ben ndonje “cudi”). Te pakten nese qellim kemi te ndryshojme gjendjen me rruge demokratike. Shih ne temen tjeter edhe reagimin e Kantrimen ne TopChannel i cili distancohej nga pozicionet e Berishes(puci) duke mbajtur qendrim po aq te forte kunder dalldive te Rames(zgjedhjet e parakohshme vetem me rruge kushtetuese sepse Shqiperia eshte demokraci). Shto ketu vleresimin ndaj popullit shqiptar ( fyerje per te e jo per politiken krahasimi me Tunizine dhe Egjiptin) besoj se ajo qe sugjerohej permblidhet ne fjaline e pare te paragrafit tend qe citova me siper.

  11. ”’Edhe ushtrine po ia merr Hyllin.
    Jemi prag diktature? ”’

    Jo jo, Sala fitoi me ndihmen e Rames, tani po hakmerret ndaj Topit dhe po i thote Arvizut ushtria eshte e imja, mos te t’veje mendja kurre te me besh proçken qe bere ne Tajlande.

    Tani kemi loje shahu, Berisha eshte minimumi nje torre para, duhen mbajtur veshet pipez nga çfare thote Amerika, jemi me fat se kemi politicusin. Vetem Amerika mund t’ja rrembeje fitoren nga duart, po vune doren ne zemer kuptohet, po e shoh gati te pamundur, keshtu qe te presim vetem po qe se Sala ben ndonje gafe te pafalshme, vetem ashtu e humbet lojen e shahut.
    Shih si kendon rreth hetimeve, si bilbil, deri dje s’la gje pa thene, i kane dhene ok nga Porta e Larte.

    Cpo na ben brezi i vjeter, ke ndonje shprese se s’do u bejme te njeten gje atyre qe do vijne ?

  12. ”’Nuk eshte hapa dollapa”’

    Xhibo, eshte nje shpreje ketu ku jam une ‘perchè non vai a giocare a mosca cieca in autostrada 🙂

  13. Te interesuarit rreth Arvizut:

    http://www.hightech-edge.com/cobra-gold-2007-promotion/240/

    Pasi te lexohet ç’eshte, vazhdohet :

    Opening Ceremony Addressing participants at the COBRA GOLD 2007 opening ceremony, Alexander A Arvizu, Deputy Chief of Mission (DCM), US Embassy, Thailand, said, “COBRA GOLD has evolved from being a strictly bilateral joint exercise to a …

    Qeveria ne fuqi gjate operacionit eshte JUNTA USHTARAKE.

    Informazione te tjera ne googlebook,:

    Thailand Country Study Guide
    Di USA International Business Publications,Ibp Usa

    Pastaj ato qe gjenden me lehte, s’duan shume kohe.

    Pas kesaj fitoreje, Arvizut i takonte ngritja ne detyre, i gjeten ‘vendin e duhur’ ku mund te shprehte talentin e tij, fatkeqesia ra mbi ne.

    Ama ta shohesh keshtu, duket njeri simpatik, i qeshur, bilbil nga goja, jo thua ky eshte shpirt njeriu.

    Tani pikepyetjet fillojne mbi rolin e Ina Rames, pse deshi ndihmen e Arvizut per kaseten e Metes ?
    Politicus, ndonje ide ?

    1. H:Tani pikepyetjet fillojne mbi rolin e Ina Rames, pse deshi ndihmen e Arvizut per kaseten e Metes ?
      Politicus, ndonje ide ?

      Per mua sepse Meta eshte tashme karte e djegur dhe kete e kupton edhe bufi. Duke qene qe IRama eshte me e zgjuar se sa bufi, kerkon nje koke turku per te shpetuar gezofin e saj te bute prej kunadheje. Dhe Meta e ka koken shume te madhe dhe me ndihmen e duhur mund te shnderrohet nga luan ne hiene, e pastaj hapet loja. Por nuk kam asnje fakt per kete, thjesht spekulim i imi.

        1. Jo. Po me pyete prape te them edhe arsyen.

          Per gjumin merr nje aspirine se te heq dhimbjen e kokes.

          1. Pagjumesia me vinte nga ca enderra te llahtarshme ku ne shenjester te tytes se pushkes na ishte demokracia qe ti e ke aq te perzemert. Hajt tani mos me bej te te lutem.

            1. Une personalisht e kam tmerrsisht te qarte se sa e kane te perzemert demokracine keta ‘te djathtet’. Eshte vertet çeshtje koncepti, principi. Dhe kam mbetur pa zë nga nje shembull konkret, i ndodhur perpara dy javesh ne France. Nga ata shembujt qe ndodhin një në… 50 vjet ! Qe prej asaj kohe, ne ndryshim nga ty, une e bej gjumin top ! 🙂

              Ngjarja : fiks 48 ore perpara se presidenti Ben Ali te merrte arratine me avjon e te shporrej nga Tunizia, Michèle Alliot-Marie, Ministrja aktuale e Puneve te Jashtme te Frances (ministre ne qeverite e djathta franceze qe prej 9 vjetesh, non-stop!), i propozon Ben Aliut, nga foltorja e parlamentit francez, ndihme ne gaz-lotsjelles, ne forca speciale, ne police… etj etj. 48 ore perpara se garipi te çante ferren ! Shembull i hatashem ! Ku ta gjesh nje te tille ??

              Tani lindj pyetja : pse e bekam une gjumin top, qe kur pashe dhe degjova me syte dhe veshet e mi nje ‘histori’ te tille ?? Sepse se pari, ngjarje te tilla nuk ndodhin perdite ! As pervit ! E ku ta gjesh nje ministre te jashtme, te nje vend kaq demokratik si Franca, te beje ‘gafa’ te tilla, qe krejt qartazi, perkthehen : “Une ç’te bej se jam ne France, pa te isha ne Tunizi, jua tregoja nja 10 here më mire qejfin protestuesve, se ç’po ua tregon Bel Aliu !”. Hajde mësim hajde ! “Demokracise besojini vete po deshet” – na tha zonja ne fjalë, me pak fjalë. Margaritar !

              Thash ne krye te rradhes qe kjo eshte çeshtje te konceptuari te gjerave. Dhe jo se perpara ketij shembulli flagrant kisha ndonje iluzion te madh per demokracine. Por ja qe “na merr e perditshmja”, dhe … sikur nganjehere na ngaterrohen edhe kembet. Amà keta te djathtet të vijne ne ndihme ! Sidomos per gjera te tilla per te cilen bejne bé nga mengjesi ne darke, siç eshte … demokracia !

            2. U bën qejfin që i quan të djathtë, këta janë SHPELLARË.

              Kjo që ndodh me këta, është një shembull i qartë sesi kryeshpellari modelon gjithë jetën e shtetasve shqiptarë. Tha dje a pardje k.sh që garda bëri detyrën. Dhe shpellari i vogël i blogut, e përkthen “shteti ka detyrë të vrasë”.

              Këta janë hemorroidet sociale të një mendereje shumë të fëlliqur.

            3. Jo jo, nuk jam dakort me ty. Une jo rastesisht mora nje shembull nga nje vend me reputacion demokratik (siç thuhet rendom), pikerisht per te te thene qe nuk eshte pune shpellash, por eshte vertet pune koncepti politik ( e qe une i i quajta – te djathte-). Keta jane vertet te bindur qe shteti ka detyre te vrasë.
              Po ket do vrase ?
              Po njerezit !
              Po pse mendojne keshtu keta ?
              Sepse nuk besojne tek Njeriu.

              ps: keshtu kane vrare keta, psh, edhe ne France, ne maj te ’68. Edhe Franca ka qene ne NATO asokohe !! 😉 E shikon qe nuk eshte rastesi qe, ne vetvete, Ministrja e Puneve te Jashme medonte pikerisht kete, pra qe “shteti ka detyre te vrase” ? Por fati qe Ben Ali u arratis, e nxori kete horren… zbuluar !!

            4. Ti e ke me të djathtën ideologjike, dhe bën mirë që e ke me ta. Në kohë paqeje me ta do merremi, por këta që po flasim ne, janë rracë tjetër i dashur mik.

              Këta nuk janë të djathtë ideologjikë, janë oportunistë.

              Këta do i gjesh të pështyjnë ç’kanë lëpirë dhe lëpijnë çkanë pështyrë. Janë tjetër lloj qëniesh këto, parapolitike. Thjesht konsidero këtë për ta kuptuar se çka them: mendo çfarë përbërje ka dikush, kur i shkon pas herpesit si qen.
              Dhe ta kam këtu që, ndërgjegjia e qënies, e njeriut, krijon një pavarësi nga tjetri. Ne të dy psh, mund të kemi mendime të ngjashme, por jemi të pavarur nga njëri tjetri. Edhe jemi të ndërgjegjshëm për këtë. Këta, ta jap unë me 1000% NUK janë të ndërgjegjshëm për pavarësinë e tyre.

              Jam i bindur që ajo çka e bëri politicus-in të shprehej ashtu, nuk ishte mendimi i vet politik, sesa mungesa e pavarësisë së mendimit. Shif MB, ripërtyp çka thotë Baca.

              Me të djathtët ideologjikë, se ka disa këtej rrotull që ia vlen të shkëmbesh mendime; Hyllini psh, Ipare, Pedro etj, merresh vesh, se kanë një strukturë besimi. Madje mund edhe të të sfidojnë për disa gjëra, ose ofrojnë një këndvështrim të ndryshëm dhe interesant.

              Po këto qëniet për të cilat po flasim ne, janë mikrobe, këtyre thjesht u duhet kushtuar pak kohë për t’i spërkat me dizifektant. Me këta mund të merresh vetëm për të ruajtur higjenën e diskursit publik politik.

            5. “Këta nuk janë të djathtë ideologjikë, janë oportunistë.”

              Ku eshte dallimi?

        2. Kur i ka marrë ndonjëherë përsipër çfarë ka thënë kjo qënie veshtullore, që ta bëjë tani?

          1. flisni mo flisni,

            ky eshte vendi i vetem ku guxoni po as ketu nuk keni shtylle kurrizore te rrini me nje nofke te vetme(edhe pse me ip te ndryshme). Une e kam bere njehere gabimin te merrem me maska ne nje forum paraardhes te ketij ( po me profil te ngjashem), dhe une nuk gaboj dy here njesoj.

            Nuk e kam nevoje te brendshme te merrem as me burra me fustan e as me gra me bastun mes kembeve. Jua le fushen me shume qejf.

            Per dijeni, ska dale ende ndonje bir kurve qe te me heqe lirine e te shprehurit kur dhe vetem kur ma kerkon mideja. Citatin e kam huazuar nga idhulli juaj Edi Rama a.k.a Edvin Tirona ne zemrat tona. Fushata e 2003 ishte. He mo se nuk e keni harruar, jua mbushi zemrat me hare asokohe, pastaj ju harroi dhe sjua vari po ju gjithnje prisni, prisni, prisni se lideri i madh vonon po nuk harron.

            Hajt tashi beni “shume zhurme” se gjumi e di qe sju ze se nuk ju lene kukudhet e brendshem.

            PS. e di shume mire qe pasketaj do kete nje qortim nga Xh2 me fjalet ulni tonet.

            1. Po pse po të ishim në vend tjetër çfarë do bëje zotrote? Mos e kishe për detyrë gjë të na vrisje?

              Fustanet e grave lëri në garderobën e nuseve dhe bastunit gjeja vendin vetë se ky hyn.

              Po këtu jemi aseksualë, si ëngjëjt, apo si djajtë nëse preferon.

              Mëso dy gjëra të paktën.

              E para,
              njeriu është i ndërtuar nga disa shtresa instiktive speciesh.
              Ti përdorje shumë deri tani, atë të predatorit. Ti kapeshe në çark si punë e miut me djathë. Mjaft të deklaronte bashkëbiseduesi pak “dobësi”. Ky ishte djathi tënd.
              Niveli i evolimit shkonte deri tek “shpellari”, sepse vetëm një i tillë do ndjente rrezik kur dikush i hyn në shpellë, që ta ketë “detyrë” ta vrasë.

              Ndërsa tani je kthyer në shtresën e fundit të species: atë të zvarranikut.
              Ja një hint: “Nuk e kam nevoje te brendshme… ”

              E dyta,
              as në luftë mes palësh ushtarit NUK i thuhet se ka për detyrë të vrasë. Ushtarit gjithnjë i thuhet se ka detyrë TË MBROJË. (parime, etikë, fe, demokraci, rend etj).

              Vrasja si bjerrje morali e madhe, gjithnjë është DETYRIM, jo detyrë.
              Asnjë ushtri nuk lufton pa mbrojtur parime të larta, pa qënë e bindur se ajo çka mbron është më e madhe dhe më me vlerë sesa pala kundërshtare. Prandaj ushtrisë amerikane dhe opinionit nuk i thuhet se po lufton për naftë. Po i thuhet se po lufton për DEMOKRACI.

              Ti e kupton këtë gjë, instiktivisht, prandaj rrekesh të më quash maskë, burrë me fustan a grua me bastun, sepse VETËM kështu ndihesh mirë me veten.

            2. Tani, sinqerisht, nuk mund ta vazhdoni më këtë.

              Jo vetëm ngaqë nuk do ta lejoj unë, por edhe se blogu nuk është vend i përshtatshëm për t’u zënë. është njëlloj si të bësh dashuri me një partner të veshur me skafandër.

              Unë e kam edhe më të vështirë, këtë herë, sepse unë jam i anshëm në këtë debat. Jam qind për qind kundër asaj që ka thënë Politicus.

              Prandaj, më e mira është ta mbyllim këtu. Ta lëmë me kaq. Politicus ndoshta do kish bërë mirë të sqaronte se ashtu i doli ajo shprehje, nuk e formuloi mirë. Donte të thoshte një diçka, dhe i doli tjetër për tjetër.

              Edhe mua më ka ndodhur kjo. Fjala e shkruar mbetet, dhe ne s’na le as namuzi ta kthejmë pastaj mbrapsht. Madje edhe sikur të detyrohemi të vëmë maskën.

              J., ndonjë koment ta kam fshirë, ndonjë tjetër ta kam redaktuar/reduktuar. Nuk më pëlqen hiç ky rol – aq më tepër që, kur lexoj indinjatën tënde, mendoj që fare mirë mund të kish qenë vëllai yt ose imi atje, atë ditë, mes të vrarëve.

              është një situatë emocionale kjo, që ma komprometon keq rolin si moderator. Por edhe komentet s’i mbyll dot, sepse në këtë periudhë njerëzit duan të flasin, nuk mban më ujë pilafi.

              Kërkoj mirëkuptimin tuaj. Le të mos ketë të shtëna në blog, as me fishekë manovre.

            3. Xhaxha, ka kohë që marr pjesë në blog, dhe ju e dini që nuk është qëllimi im të zihem me njerëz.

              Dilemë më e madhe se të qënit moderator apo jo, mua më duket se është ajo e të qënit njeri apo jo. Ky është një sugjerim i vockël imi

            4. më shkau postimi nga duart, pa e mbaruar,

              vijoj…

              Gjatë ngjarjeve që kanë ndodhur këto ditë, kam parë një mungesë njerëzillëku ndër shumë persona, që është shumë e dukshme, dhe e neveritshme, për mendimin tim.

              Kështu që më lejoni të kem mendim të ndryshëm mbi arsyen pse e shkruajti atë gjë Politicus.

              Mungesa e përgjegjshmërisë, është një ndër arsyet se pse vendi po shkon në këtë derexhe, kështu që stimulimi i saj, nuk më duket punë me mend.

              Përpara se ta thoshte Politicus, atë gjë e ka thënë Berisha me fjalët: Gardistët bënë DETYRËN. Nëse do të lejohej të shkonte kështu si ujët nën rrogoz, kjo do të thoshte të pranohej diçka e tillë si e mirëqënë, bashkë me pasojat e veta.

              Politicus në mendimet e veta përfaqëson një përzgjatim të fjalëve të Berishës, përfaqëson gjithashtu mbështetjen ndaj fjalëve të tij, është gjithashtu një pjesë e njerëzve që e mbështesin.

              Të mungojë reagimi ndaj një gjendjeje të tillë (mesa duket në opinionin publik, ky reagim mungon, jashtë mase shumë), mua më duket shumë më e rëndë. Heshtja bëhet e rëndë ndaj kësaj, Xhaxha.

              Po kjo nuk do të thotë se duhen lejuar ofendimet edhe shkeljet e etikës. Që i keni edituar postimet e mia, edhe që disa nuk i keni pranuar, keni bërë mirë.

              Ato nga vetja ime dolën, po mbase nuk do më pëlqente, t’i shihja përgjithnjë ashtu.

            5. PS. e di shume mire qe pasketaj do kete nje qortim nga Xh2 me fjalet ulni tonet.

              Ulini tonet, ju lutem.

              😀

              Po ca pret ti te thote xhaxhai, zihuni ca me shume per mustaqet e Celos? lol

              Nuk ja vlen, sinqerisht, dhe ndonjehere, ose mbase shume here gjate ketyre diteve, e kemi teperuar me tone ne komente. Po keto te njekurat me te shara jane krejt kopshtore.

              Nuk ja vlen te besh sherre online si ato grate tek 14 vjec dhender, se kjo eshte vertet pa kuptim.

              Kur e sheh qe ke te besh me tipa qe te qepen si rrodhe dhe qe qisin nga goja (dmth gishtat) gjera qe mbajne ere, hapi rruge, injoroi dhe shiko punen. Ndryshe vec do behesh pis, dhe per pasoje dhe blogu do behet pis; s’ka asgje te kendshme te shikosh shtrydhje pucrash, as kur ndodh online.

              P.S. Perfitoj nga rasti te kerkoj ndjese kur kam perdorur tone te acaruara keto dite me xhaxhain, lulianin, e ndonje tjeter. 🙂

  14. Sinqerisht, po sinqerisht fare ama, cfare paska thene ky ambasadori gabim? Nuk ka thene qe ta rrezojme Salen me demonstrata?

  15. Amerika po flet qarte, si rralle here. Shqiperia eshte demokraci, nuk eshte as Tunizi e as Egjipt. Ne kete sens protestat jane te pajustifikueshme, me sakte ishin te pajustifikueshme. Zgjedhjet e parakohshme mund te behen per te gjitha arsyet qe parashikohen ne Kushtetute, por kurre pas nje dhune te tille politike. Zbythja ndaj dhunes politike, duke i bere koncesione do te thote te shkaterrosh sistemin. Cdo opozite mund te organizoje nje proteste te dhunshme dhe pastaj te kerkoje zgjedhje te parakoshme pasi ka humbur ato ne kohe te rregullt. Amerika kete nuk e pranon. Qeverite nderrohen me zgjedhje dhe jo me protesta. Me 21 janar u tentua te nderrohej qeveria me dhune.

    Puçi i shtetit eshte akuze serioze dhe duhet provuar, pa u provuar Amerika nuk merr persiper ta konfirmoje pasi do te tronditeshin themelet e shtetit. Edhe sikur te jete e vertete qe ka pasur nje aleance per te rrezuar qeverine mes presidentit aktual dhe levave te tij, si prokurori dhe SHISH dhe Edi Rames, qe me aq sa degjoj e analizoj une, ka pasur, perseri Amerikes nuk do t’i interesonte nje tronditje e themeleve te shtetit shqiptar. Bamir Topi sa ka ndenjur ne presidence nuk rrin me.

    Me pak fjale Amerika po thote kthejuni rruges institucionale e kushtetuese, harrojeni dhunen politike, luftoni korrupsionin te gjithe dhe duke marre pergjegjesi te gjithe etj.

  16. ”’po refuzoj te besoj qe Amerika con nje ambasador per te destabilizuar nje vend anetar te NATO-s, me duket teori konspiracioni e grupeve terroriste si RAF apo ato falangat greke. Nuk e kam akuze ndaj teje po lloji i teorise me le shije te keqe. Pastaj prape me biografira ne?””

    Prape me punen e biografise ti ?
    Po ça duhet te bejme sipas teje ta marrim Arvizun sikur sa ka dale nga barku i nenes ?
    Nuk thashe destabilizimi por stabilizimi. Une e kam argumentuar qendrimin tim, pres kunderargumentimin.
    Kur teza eshte, Amerika ka sjelle nje ekspert te hurit e te litarit, nje te rrahur me vaj e me uthull, qe ka bashkeorganizuar nje grusht shteti, atehere antiteza nuk pritet te jete, jo s’e besoj po ja fut kot, sepse teza ka fakte objektive jo hamendje.

    Qendrimi i Amerikes, duket nga lloji i diplomatit qe sjell, jo nga perjashtesimet diplomatike, keto te fundit pa marre parasysh llojin e diplomatit, as qe mund te kuptohen fare.
    Po çdo vend (hiq Shqiperine) i jep mesazh vendit tjeter me llojin e diplomatit qe çon, ta zeme nese Shqiperia(e marre si vend ku punohet me logjike e profesionalizem) çon ne Greqi ndonje diplomat te njohur si kozmopolit, mundesisht me shkolle ne Greqi, i dalluar si njeri qe pelqehet prej Greqise, me emrin Dhimiter Kosta, pavaresisht nga perjashtesimet diplomatike, besoj se jemi dakort qe Shqiperia synon marredhenie te mira me çdo kusht.

    Nese perkunder Shqiperia i çon nje çam si ambasador ose nje me bindje te qarta nacionaliste, atehere pavaresisht llafeve , Shqiperia po i çon nje mesazh te qarte Greqise.

    Keshtu duhet kuptuar edhe Amerika, kur sjell nje njeri qe njihet si ‘dore e forte’ pavaresisht llafeve Amerika ka nje synim te caktuar, synim qe kapet menjehere nga klasa politike se populli ne kesi çeshtjesh ha bar.

    Ky nuk eshte njeriu per Berishen, por per stabilitetin, ky nese nuk ja del dot ta stabilizoje gjendjen me ane te Berishes, eshte i gatshem ta braktise Berishen, per ate faktor politik qe i duket me i pershtatshmi, me i afti te risjelle stabilitetin ne vend.

    Ne kete kuptim mosbindja e Rames me 20 Janar duhet pare edhe si nje levizje jo kunder Amerikes, po si levizje qe do t’i mbushe mendjen Arvizut se stabiliteti varet prej Rames e jo prej Berishes.
    Arvizu shkoi ne Amerike, u kthye per te mbeshtetur Berishen sepse doli me i forti, nepermjet Berishes do vije stabiliteti, kurse Rama vajti futi nen sqetull D.Priftin, gjasme do ja fuse Berishes me ane te parlamentit.

    Persa i perket Rames, ti e di qe s’kam pasur ndonjehere simpati, thjesht duhej nje gjeneral kunder Berishes. Ky s’vlen as dy grosh si gjeneral, thashe se mos kesaj radhe duke pare masen e madhe do merrte guxim nga numri, po ehe ky s’ka fare lidhje me sheshet, kete me duket te pakte kane ngelur ata qe s’e kane kuptuar.

    Ne kete pike, tradhti majtas, tradhti djathtas, vetem nje force e trete tmerresisht heterogjene si e vetmja menyre per te depertuar ne skene, mund te beje ndonje gje.

    Po hajde ta mbedhesh nje force kaq heterogjene, qe perfshin individe nga ekstremi i majte deri tek ekstremi i djathte.
    Vetvendosja ama ja arriti, tashme Vetvendosja qe pershin rob nga ekstremi i majte e deri tek ekstremi i djathte, eshte force politike qe do kushtezoje fuqishem skenen politike, mbi te gjitha se eshte e mbushur plot me te rinj.

    1. Ndoshta eshte keshtu si thua ti o Hyllin. Do ta shohim shume shpejt.

  17. Po te pakten, duke pare qe Countryman ne pamje te pare nderroi pllaken dhe nxitoi te vinte ne Tirane, mund te themi qe njefare pendese per sjelljen e Arvizut, po e shfaq, meqe edhe mbajtja e ambasadorit larg vendit te punes ne dite te veshtira, nuk eshte diçka normale.
    Thashe para 2 a 3 ditesh qe Amerika eshte ne pozite te veshtire ne lidhje me shqiptaret, pasi ne Shqiperi nuk jemi te gatshem te sakrifikojme ate pak demokraci per interesat amerikane te stabilitetit ne rajon. Po ashtu edhe ne Kosove askush nuk ka per te sakrifikuar pavaresine dhe rrugen demokratike, prandaj Amerika duhet ti beje llogarite mire, ka shume shqiptare te irrituar me qendrimin amerikan.

    Shpresoj qe ky zevendes ndihmesi i adjutantit te Presidentit amerikan, ne keto vizita Tirane-Prishtine-Shkup, te vije me nje qendrim amerikan qe perfshin ose merr parasysh edhe interesat e panegociueshme shqiptare, si demokracia apo teresia territoriale e Kosoves.

    Presim konferencen e shtypit.

  18. Hyllin sapo flet Kantrimen i cili po thote citoj: mosdergimi i komisionereve nga partite ( opozita me i llaf) eshte veprim antikushtetues, jo vetem detyrim politik. Partite ne cdo demokraci mendojne se ata jan kontrolluesit e zgjedhjeve ky nuk eshte rasti, populli eshte pronari i zgjedhjeve…….
    Ky eshte nje moment qe populli te insistoje ne respektimin e kushtetutes.
    Si e interpreton ti kete?

  19. se harrova, mbeshtetje te forte prokurorise,per te hetuar “te gjitha veprimet e te gjitha strukturave” per te promovuar dhunen gjate protestave.

    Mendimi im eshte qe keta mbeshtesin demokracine ashtu si edhe Withersi dhe qe politika e jashtme amerikane nuk ka ndryshuar nje presje ndaj Shqiperise. Nese ka patur paligjshmeri ne veprimin e te gjitha strukturave shteterore duhet te dalin dhe te ndeshkohen. Duke filluar me Berishen po duke mos e mbyllur tek ai se pastaj bejme nje vere ne uje. Te gjithe nden ligjin, Presidenti, kryetari i opozites, deputetet e te dya kraheve etj. (Berishen e thashe me siper). Mbeshtetja qe i jepet prokurorise eshte edhe ne sensin e pergjegjesise qe ajo ka per ti zbardhur te vertetat, jo vetem per te konsoliduar IRamen. Mendoj une te pakten.

    Dhe keta gjithashtu mbeshtesin te drejten dhe detyrimin e popullit shqiptar per ta forcuar demokracine me mjete demokratike sic jane zgjedhjet. Pra, ne ke kellqe o popull shqiptar ngrihu nga pergjumja dhe aktivizohu per te ardhmen tende. Nese jo mos prisni nga Amerika tju sjelle buke se edhe Krishti e mesoi te peshkonte e nuk i dha peshk. (e tha nje gje te tille ne mbyllje Kantrimen edhe pse jo me anekdote kristiane).

    Jam kurioz te di pershtypjet e tua po pa detyrim percaktim se une jam vertet demokrat jo si disa qe fshihen pas fustaneve a maskave se nuk u ka mbet me burreri (cilesi jo gjinore te cilen shpeshhere e shfaqin grate dhe burrat e mencur).

    1. Ty ne te paste mbet burreri e fytyre do ishe pergjigjur aty ku te kerkohej. Mjaft me keto aludimet per fustane e maska e me fjalime prej shenjtori se nuk te nderojne, sidomos kur fiton respekt per qendrimet e tua edhe kur nuk biem dakort. Jo c’do kush qe eshte ne kundershtim me ty eshte ne krahun e Rames! Ne nuk je ne gjendje te kuptosh e te besh kete dallim elementar mes komentuesve ketu beji vetes nje nder dhe largohu pa e nxire faqen dhe me shume. Te njoh per nje qenie me te emancipuar se Berisha & Co. qe i ka nja dy pare mend. Shpresoj te mos vij dita qe ta them ne te shkuaren fjaline e fundit.

      P.S. mbreme gjumin si qingj!

      1. Ti vajze me njohke si shume njerez ketu te cilet nuk kuptohet nga e kane marre vesh, une ste njoh fare, e as dua te te njoh se sme intereson fare identiteti qe fshihet pas cdo maske(pyet moderatorin kryesor te kesaj liste nese sme beson, se ja kam thene para jo shume kohesh ne nje bisede private). Une ketu i pergjigjem ideve dhe kur nuk ka te tilla u pergjigjem maskave me gjuhen qe meritojne. Edhe femrave kur tentojne te kerkojne llogari sikur ti kem patur te dashura.

        Opinioni yt per mua eshte fare irrelevant dhe nuk ma ndjen hic fare, madje te ftoj te vazhdosh ta besh te ditur, me mire nese me burrerine e nje identiteti te qarte, po edhe keshtu nen pseudonim ska gje.

        Te paemancipuarit ketu jeni ju qe nuk beni dot asnje debat pa nxjerre koken urrejtja e brendshme dhe dyfyteresia.
        Une nuk kam nevoje te te pergjigjem per ato cfare kerkon sepse je maske me disa fytyra, dhe postimi ndaj te cilit kerkon pergjigje nuk ishte i yti po i Xh2shit. Kur te dalesh me fytyren e vertete do te te pergjigjem. Per momentin ty dhe maskave te tjera nga ip te ndryshme le tju mjaftoje fakti qe nuk marr mbrapsh asnje fjale nga postimi qe citon po ne te njejten kohe as te jap llogari fare per ato qe them. Largohem nga ky kuvend kur te me doje qejfi ashtu sic erdha kur ma desh qejfi. Ty njehere ste marr leje fare, po hic fare ama se une jam njeri i lire dhe pa komplekse te asnje lloji.
        Saint enough for you?

        1. Me ngaterron me maska fantazme. E ndiej fare pak te nevojshme te bej nderhyrje ne kasollen time e aq me pak me maska e IP te ndryshme. Dyshoj fort se ta njohin lekuren te tjeret thjesht per faktin se po ta dinin do te ishin sjellur ku e ku me ndyshe me ty. Deri me sot nuk me ka interesuar fort se kush je por kur tjetri te ballafaqon dhe ti e injoron s’do mend qe e ngre zerin e te kerkoj llogari se nuk ta fal dot arrogancen e atij qe hedh gurin e fsheh doren e me keq te me mbash lart pishtarin e demokracise ne emrin tim. Kaq dije qe do te ta kerkoj dhe publikisht! Investoj shume kohe per kete forum dhe nuk i fal askujt hyrjen e daljen ketu si te ishte han pa porta ku futen me cizme xhandaresh. Ben mire si ti dhe Tufa qe kur te hyni ketu te lini menjane paragjykimet e forta se nuk ju ndihmojne, sidomos supozimin e maskave te shumta nga ana ime.

          1. Keshtu, gabimi “ideologjik” i Politikus eshte se ka thene qe vetem shteti ka te drejte te vrase?
            Po a e ka gabim thua? Historikisht, kush ka vrare dot me teper se sa nje shtet, pavaresisht nga emri apo forma e tij. Jemi apo s`jemi dakort eshte tjeter gje. Faktet jane tjeter.
            Indinjimi koral ndaj nje konstatimi te tille stonon ne harmoni, pavaresisht nga bukuria e tingujve.

            1. Gabimi i politicus ne lidhje me ate qe tha, eshte vetem ne rradhe te fundit “ideologjik” apo moral. Tjeter gje se mund te kundershtohet edhe ideologjikisht, politikisht e moralisht. Gabimi eshte ne rradhe te pare juridik, meqenese kerkon te rrime tek mungesa e stonimit. Nuk ka ne kushtetuten dhe kodet ligjore te Shqiperise, as edhe nje ekuivok te tille qe mund te perkthehet “shteti ka per detyre te vrase qytetaret.” This is a terrible blunder. Gafe pakujdesie e quajme me mire, qe edhe te mos bejme gafen tjeter ad hominem qe ben Politicus ndaj kundershtareve ne debat, e ta quajme militantizem. Si do qe te jete, ajo fjale i doli nga goja. Heshtja e Politicus do te thote se i qendron asaj qe tha. Mirepo qe t’i qendroje asaj qe tha, duhet t’i pergjigjet objeksioneve. Perndryshe, nje slip of the tongue e tille, eshte shume e rende te mos terhiqet.

              Politicus, qe te flas drejtperdrejt. Me dike qe ka nje besim te tille si ai qe shprehe, une nuk do doja te ndaja nje planet, le me te ndaja nje blog. Jo se pale kush jam une, por preke nje tel qe te rralle jane ata njerez qe durojne t’ua prekesh. Per hir te respektit qe shpreh duke marre pjese ne kete blog, je i detyruar nje gjysem llafi ta thuash.

  20. Countrymani nuk tha ndonje gje te re(stabilitet me Berishen), po Veliaj ne emer te PS-se tha shume fare:

    1- “PS menaxhon shumicat e zonave të shqiptarëve dhe nuk ka asnjë dyshim që do marrë pjesë në zgjedhje”, ka pohuar Veliaj.

    2-Akuzat tona kanë shkuar në prokurori, zoti Prifti ka treguar që po bashkëpunon me prokurorinë dhe përmes videos së publikuar ka dalë që shumë gjëra ai i bënte nga urdhërat e shefit të tij me bllok”, ka nënvizuar Veliaj.

    3- Ne nuk kemi dhënë asnjë mbrojtje politike për këdo që ka ushtruar dhunë. 113 protestues u arrestuan dhe PS ka shkuar në prokurori për të bashkëpunuar në hetime. Kjo tregon se s’ka pasur mbështetje politike”, ka shtuar Veliaj.

    Me pak fjale, PS-ja do te marre pjese ne zgjedhje, Prifti eshte burre i ndershem, por korruptohej se Meta i kish vene koburen tek koka dhe protestuesit e dhunshem le te shkojne ne gop te s’emes, sepse PS-ja eshte parti e paqes dhe dashurise.

    Keta jane langaraqe, kane gjetur kete langaraqin e ri per te shpallur deklaraten e tradhtise.
    Si tha Noli, eshte me mire me qene tradhtar se neser do te te shpallin patriot te madh.

    Shih more çfare letyre Rama, e humbi betejen me Berishen dhe i tha ketij lamashit te ri, beje ti fytyren pis, se mua s’ma mban bytha.

    Po ka gomere plot edhe PS-ja, nuk e ka monopol PD-ja.

    S’iku dot koka e Berishes, tani duhet te ike koka e Rames.

    Si kane fytyre therrasin akoma njerezit ne shesh, ne shesh duhet vajtur vetem per t’i peshtyre. S’ka me burra Shqiperia, duhet kataloguar koncepti i burrit, perndryshe do flasim vetem per burreca e burracake.

  21. ”’por eshte vertet pune koncepti politik ( e qe une i i quajta – te djathte-). Keta jane vertet te bindur qe shteti ka detyre te vrasë.
    Po ket do vrase ?
    Po njerezit !
    Po pse mendojne keshtu keta ?
    Sepse nuk besojne tek Njeriu. ”’

    Pa shiko, pa shiko, leninisti qe jep leksione. Ku vajten ato muhabetet e dhunes hyjnore a ku di une, me te cilat justifikohen vrasjet masive nga ana e diktatures se proletariatit ?

    Apo si puna e Stalinit, 1 eshte tragjedi, 1 milione statistike; mire 6 milione çifutet tha, po pompisti çne?

    Politicus, beri nje gafe, nga zelli i tepruar i shpetoi nga gishtat.

    Persa i perket Ben Aliut, ai e ka marre pushtetin (me nje thuajse-grusht shteti) ne kohen e Miteranit dhe Craxi-t, qe me siguri nuk mund te quhen te djathte, se kane qene figura kyçe te se majtes perendimore.

    Mund ti biesh ministres franceze po aq sa mund ti biesh edhe Obames, duke pare qe armatimet egjiptiane jane Made in Usa dhe Obama pas nje qendrimi te hallakatur qe i kushtoi shtrenjte Egjiptit i tha Mubarakut, bjeru me çte mundesh.

    Ketu behet nje gabim themelor, strategjive te politikes se jashtme u vishen ngjyra te politikes se dites.
    Politika e brendshme ndikon gjate zhvillimeve, por politika e jashtme, ka strategji afatgjate, perpunohet nga njerez te profesionit, jo nga politikane ad hoc, veterinere, juriste, mjeke etj.

    Politika e jashtme ka veç nje parim, te mbrohen interesat kombetare me çdo kusht.
    Grabitja e te tjereve nepermjet tregtise se lire, pasuron kombin, grabitja nepermjet lufterave pasuron kombin, se vertet fitojne te pasurit, por parate i investojne ne vend, hapin vende pune, paguajne taksa, nafta mbahet me çmim te arsyeshem (kjo u leverdis atyre qe kane pak te ardhura se te pasurit se kane problem çmimin e naftes) e keshtu me radhe nje sere perfitimesh per gjithe shtetasit.

    Ti mund te jesh sa te duash filantrop, naften e do me te lire, vendin e punes e do, rrogen e do te majme, qe shteti te kete aq te ardhura sa ti shperndaje si subvencione, pensione, asistence e me radhe, edhe kete e do.
    Epo ça u be deti kos do marrim te gjithe nga nje luge ?

    Jo, deti nuk eshte bere kos, eshte i kripur si dreqi dhe ti e une e tjetri, duam naften me te lire, vendin e punes, rrogen e majme, pensionet, subvencionet e me radhe, keshtu qe te jemi te sinqerte me veten, duhet te heqim dore nga goditja e perqendruar ndaj burimeve te ketyre te mirave qe duam ti gezojme.

    Kemi dy mundesi, te hipim ne karron e fituesit ose te vuajme, çdo zgjedhim ?

    Egjipti duhet te rrije ne duart e Amerikes, por duhet te demokratizohet, gabimi i Amerikes eshte ne nivel strategjik qe vazhdon me tiranite alla Pinoçet, kur kane dale anti-historike dhe ne nivelin taktik qe Obama i dha doren Islamit dhe Islami po e kafshon, mu ne vendin qe Obama zgjodhi per ti dhene doren islamit.
    I thane, mos na bej kesi gjerash se na çove per lesh, s’deshi te degjoje, ja edhe pasojat.

    Imperializmi i pare i natyres tregtare eshte ai asirian, qysh ne shek 24-23 p.l.k. Ne ndryshim nga ai egjiptian i natyres faraonike, individuale, ai asirian nxitej nga nevoja per metale. Njihet se ne kete periudhe Azia e Vogel, burimi paresor asirian, u perfshi nga levizje popujsh, qe penguan tregtine dhe shteti asirian nderhyri ushtarakisht ne Azi te vogel (zonen juglindore) per te rivendosur rregullin e qetesine me qellim hapjen e rrugeve tregtare aq te domosdoshme per Asirine.

    Sot s’ka ndryshuar ndonje gje e madhe, sot i takon Amerikes te vendose rregullin dhe qetesine. Neser do i takoje ndonje fuqie tjeter e keshtu sa te kete fryme njerezimi.

    Ketu nuk kemi si thote Luliani, oportunizem, kjo eshte menyra si funksionon bota dhe nuk varet fare prej njeriut, eshte natyra e Fuqise qe kushtezon sjelljen e njeriut ashtu sikunder kushtezon, yjesite, sistemin diellor, kafshet.

    Fuqia e rendeses, i ashtuquajturi gravitet, eshte konstantja universale par excellence.
    Kjo Fuqi eshte shkaku i rregullit ne univers. Po te shikojme, kudo ka fuqi qe mbush zbrazetite, qe i quajne forca magnetike apo elektrike.
    Yjesite sistemohen sipas fuqive te rendeses, magnetike e elektrike, po edhe sistemi yne diellor.

    I njejti parim ndiqet edhe nga jeta. Edhe njeriu ne fillim u mori pushtetin kafsheve gjahtare, pastaj kur s’pati me zona me zbrazeti pushteti filloi qe kete parim universal ta zbatoje me te ngjashmit e vet.

    Nuk mund te ekzistoje asnje hapesire me zbrazeti pushteti, dmth pa fuqi rendese, nese ka shkaterrim te nje entiteti, rregulli universal kerkon ngritjen e nje entiteti(ose disa) tjeter me fuqi te madhe rendese.

    Tek njeriu kjo fuqi rendese quhet fuqi politike, qe buron nga fuqia ushtarake(paresisht), ekonomike apo kulturore.

    Nuk mund ti dilet kunder ketij parimi universal me arsye, arsyeja thote qe ky parim universal sjell rregullin.
    Kush do rremujen pastaj, normalisht qe do i dale kunder arsyes, qe eshte edhe arsyeja qe mbledh njerezit ne nje bashkesi te caktuar.

    Une mendoj se shqiptaret kane probleme te medha me perthithjen e ketij rregulli universal, duke filluar nga Luliani e per te perfunduar tek shume socialdemokrate, qe duan ti shpetojne pergjegjesive nepermjet marifeteve etike.

    Nese shqiptaret do e kishin perthithur kete rregull universal, me kohe do kishin synuar shtimin e forces se tyre te rendeses, pasi sa me e madhe do jete fuqia shqiptare e rendeses, aq me shume vete shqiptaret do i qendronin besnike thelbit, berthames te entitetit te tyre shteteror, pra ne rastin tone edhe demokracise.

    Ne s’duam t’ja dime per forcen tone te rendeses, per berthamen tone shteterore, ne jemi te destinuar te qendrojme te shkalafitur dhe me demokraci te hallakatur, derisa te mesojme rregullin universal.

    Demokracia ne Shqiperi ka nevoje per nje te djathte qe lufton e luan rol edukativ, qe shqiptaret te mesojne rregullin universal, te shtojne fuqine e tyre te rendeses dhe te forcojne demokracine duke e trupezuar ne berthamen e forces tone te rendeses.
    Ky eshte roli i vertete historik i se djathtes shqiptare, Sala dhe salistet jane dokrraxhinj, nuk jane te djathte.

    1. Bogus.

      Shiko, ajo qe thashe une kishte te bente parasysh pikerisht me faktin se dallimi mes te djathtes ideologjike dhe oportunizmit, zakonisht vjen si arsye e ngaterrimit te se djathtes me vlerat kombetare. Dy shembuj qe provojne te kunderten, pavaresisht se ne boten e a prioreve te tua, shembujt nuk funksionojne, e e djathta eshte me perkufizim vlere kombetare, ndersa e majta vlere kozmopolite. Shembulli i pare Shkolla e Chicagos, Friedman me shoke, programi i te cileve thelbesisht i djathte (qeveri i vogel, privat i madh, etj) nderkohe qe vlerat e promovuara, kozmopolitane. Shembullin tjeter e kemi edhe tonin, Vetvendosja, program thelbesisht i majte (privat i vogel, qeveri e madhe) nderkohe qe vlerat e promovuara jane kombetare.

      Nga ana tjeter, ti e verteton ate qe them une kur i ben bisht etikes. Dakord, dakord, ligji i gravitetit, ligji i me te fortit, Nietzsche (te cilin nuk e ke kuptuar asnjehere) etj, etj. Por edhe brenda asaj qe thua ti, mbushja e cdo boshlleku me pushtet, nese nuk behet me nje kunderbalance etike, perkthehet shpejt e shpejt ne oportunizem. Fuqia per te cilen flet, eshte aksidentale. Loer Kume, bie llafi, e ka krahun me te madh se Agron Tufa, krejt aksidentale. Por nga ana tjeter, edhe fuqia imperiale e ndertuar thjesht dhe vetem permbi fuqi, bazohet ne individualizem dhe centralizim, ku theksi per te arritur ne qender vendoset tek oportuniteti.

      Sa per ate qe thua, “shpetimi i pergjegjesive nepermjet marifeteve etike,” nuk ben sens. Nese ka ndonje gje qe etika thekson, eshte mosshmangja e pergjegjesise. Por problemi eshte se per ty, pergjegjesia eshte vetem individuale. E si te jete pergjegjesia vetem individuale, edhe lloji i edukimit qe nje e djathte do ofronte, do ishte promovim i i egoizmit dhe oportunizmit.

      Edhe nje here, nese insiston mbi kombetarizmin si vlere vetem e se djathtes, dhe kozmopolitanizmin si vlere vetem e se majtes, si edhe po ben, mund edhe ta besh kete dallim mes te djathtes dhe oportunizmit. Por sapo hyn ne ate cka eshte universale, sapo implikon idene se pergjegjesia eshte vetem individuale duke pretenduar se pergjegjesia klasore qe thekson e majta eshte bishtnim etik, ke hyre realisht brenda ideologjise se djathte, dhe ketu nuk behet me fjale per komb e kozmos, por thjesht per oportunizem.

      1. Meqe e djathta qenka oportune, po e majta?
        Konsekuente? Ne ate universalizmin e vet zizekian?
        Bet my neck qe e majta s`di te nguli qofte edhe nje gozhde ne nje cope dru, if its life depends from it. Harroje ate deshiren e te berit me teper, se e pame cfare u kullandris per 70-80 vjet.
        E djathta padyshim, eshte oportuniste. Por oportunizem material. Prandaj edhe babagjyshi i madh e quajti materializem dialektik
        E majta, ca me shume kjo e sotmja, qe nuk di me se cfare kerkon e cfare beson, sepse s`ka asnje pika referimi, i eshte kthyer tashme universalizmit. Te kesaj, te asaj, te tyres, te tones, te te gjitheve. S`ka ngel gje pa u universalizuar. Te drejta, te drejta, te drejta. Vetem te drejta. Detyrime? Nah. E majta eshte too sexy for it. Can I have another Amaretto di Sarono? Or better yet, un espresso lungo with it? Ku e kishim muhabetin? Aaah, po. Tek padrejtesia ( e radhes / modes). Kjo s`eshte tjeter vecse nje oportunizem, ta quajme emocional? (per te mos keqperdorur terma te tjera qe vlejne me shume)

        E majta eshte gjinkalla e La Fontaine-it. Zu-zu-zu, gjithe diten e gjithe naten. Duke fluturuar nga pema ne peme, e asgje me shume. Nga lart s`do mend qe bota te duket e bukur, si ne faqe libri apo katalogu. Po ulu beji duart me balte njeher, e ta shohesh bukurine se cfare ngjyre ka.

        Por problemi me i madh ketu eshte se e majta po humbet monopolin e vet dhe efektin barazues ne shoqeria po e ben ekonomia ( oportunizmi materialist) dhe jo me ideologjia. Shume nga realitetet e sotme aty ku bertitet per gjithfare te drejtash , nuk jane konsekuence aktivizmi politik, por thjesht nenshtrim i ligjeve ekonomike. Gjerat shkojne ne cikle, vale. Le te themi si puna e atyre te Kondratieff. Dhe keshtu, po te lexosh Herodotin, do shohesh Darius me konspiratoret, kur diskutuan se cfare sistemi duhesh te installohet ne Persi para 2500 vjeteve, propozimi i pare ishte per republike sepse “shume prej popujve rreth e qark tyre kishin kete sistem”. Ose Roma me te drejtat e qytetarise e deri tek ato te gruas.
        Por ndersa keto te drejta vijne verdalle, zhyten e dalin lart ne menyre ciklike, kalimin nga shpella ( meqe kjo eshte kitch-i i fundit ne PTF) deri tek Ipad e ka bere te mundur vetem ajo milingona, qe vihet ne rrjesht dhe e merr ngarkesen e vet nga pika A ne piken B, pa u ankuar, deri sa e gjithe puna te mbarohet. Dhe kur te mbarohet, fillohet perseri nga e para, nga pika C ne piken B. Por jo ne baze te bindjeve universale , por te oportunizmin material.

        Pa dyshim qe bota do te jete nje vend me i mire ne momentin kur e majta te vrase mendjen se ku do i marri paret qe ka ndermend te harxhoje, dhe po ashtu, e djathta te shqetsohet per cilesine e jetes te milingonave.
        Pa dyshim qe mund te kete dhe ka nje middle ground per te gjithe ketu. Por aty shkohet vetem me konvergjence interesash materiale dhe jo me balona tauke gjith ngjyreshe, dhe me berihajin mbrapa tyre.

          1. E qarte, e qarte…
            Pjese e te teres.

            …”According to the survey, 57.8 percent of professors believe it is important to encourage undergraduatesto become agents of social change, whereas only 34 .7 percent said teaching them the classics is very important…”

            No wonder the axing of so many lib. programs all over the place. All chiefs and no indians left.

            1. Paska dhe me teper.

              …”It was announced last summer that total student loan debt, at $830 billion, now exceeds total US credit card debt, itself bloated to the bubble level of $827 billion. And student loan debt is growing at the rate of $90 billion a year.

              There are far fewer students than there are credit card holders.

              …According to the National Association of Colleges and Employers more than 50 percent of all 2007 college graduates who had applied for a job had received an offer by graduation day. In 2008, that percentage tumbled to 26 percent, and to less than 20 percent in 2009…”

              Pra 60% e profesoreve qe predikojne studenteve te berit/transformuarit ne “social agent for change”, i mbeshtesin tenurat e tyre ne menyren me te poshter, sepse i bejne ata, studentet te besojne ne nje bote boshe e te rreme, duke i shtyre qe te skllaverojne veten ne nje sistem kredi-marrjesh qe vecse emri i diferencon nga bujkroberia e dikurshme.
              Universalizim i vertet… i menyres se te berit te pareve.

              Ceshtje oportunizmi… tha.

            2. Nuk e kuptoj per cfare je duke folur?

              Nga nje ane thua e majta eshte zu zu zu si gjinkalla, nga ana tjeter thua kete:

              …”According to the survey, 57.8 percent of professors believe it is important to encourage undergraduatesto become agents of social change, whereas only 34 .7 percent said teaching them the classics is very important…”

              Me nje llaf social change eshte zu zu zu, nderkohe qe studimi i klasikeve te pergatit per jeten. Right? Ne rradhe te pare, hidhi nje sy mire atij paragrafit, pasi eshte ketu e njeqind e ca vjet e vetmja filozofi qe mund te quhet definitivisht origjinale amerikane, pragmatizem. Do ta ngaterrosh me oportunizem kete, bujrum, por nuk e ben dot me dy paragrafe ne blog, pasi ke male te medha per te kapercyer, qe nga 80 mije faqe Peirce, pothuaj po aq shume James, dhe edhe me shume Dewey, e me rradhe, te cilet edhe bejne dallimin mes pragmatizmit dhe oportunizmit.

              Nga ana tjeter, hidhu tek borxhi i studenteve. Nuk e di ku jeton, por a e di ti qe studentet nuk mund ta paguajne borxhin e tyre edhe sikur te duan. E di ti qe nje nga kushtet e te marrit borxh per shkolle eshte pikerisht qe borxhin duhet ta paguash me keste. Nderkohe, interesi te rritet, e pothuaj nje e treta e kesteve mujore qe paguan shkon per te paguar interesin. 830 bilion, the, qe studentet ia paskan borxh shoqerise? Jo or jo, beji ndryshe llogarite, pasi e para, nuk ua kane borxh shoqerise, por bankave te cilat edhe moren ndihmen 800 bilionshe te Obames, dhe e dyta, pjesa me e madhe e atij borxhi eshte jo borxh, por interesi dhe xhepi i pangopur i peshkaqeneve privat.

      2. “… Nietzsche (te cilin nuk e ke kuptuar asnjehere)”

        Kjo puna e mos te kuptuarit te Nietzsche-s : e di ti qe pergjate nje interviste televizive, pyetjes e se Fevziut se cili eshte modeli apo autori qe pelqeni me shume, Berisha ju pergjigj : Niçja, ate kam une ! 🙂

  22. Shembujt nuk qendrojne:
    1- ka 2 te djathta, liberale dhe konservatore, historikisht ka pasur 2 te djathta (biles nje e ndermjetme, liberal-konservatore apo konservator-liberale, qe duken si lojra fjalesh, ka kohe qe ka dale ne skene).

    2- Vetevendosja, eshte parti ad hoc, mund te gjesh votues qe do i cilesoje ti vete fashiste(nemos edhe une) ashtu sikunder ka edhe hamzara maoiste. Vetevendosja ngjan me shume me nje organizate qe ka dale nga Konferenca e Mukjes, sesa me nje parti.

    Fuqia e rendeses nuk eshte aksidentale, pa te rregulli ne univers eshte i pamundur.

    Qe ta kuptosh me mire ç’dua te them merr blogun.
    Xha xhai perfaqeson fuqine e rendeses rreth te cilin orbitojme ne si satelite. Pothuaj te gjithe ne kemi blogun tone, por asnje prej nesh nuk ka aq fuqi rendese sa te krijoje satelite, ose nje sistem diellor.

    Mirepo ishte zbrazetia, pa fuqia e rendeses se Xhaxhait veproi, tani nese xha xhai do largohej, ky sistem do shkaterrohej, por do dilte nje fuqi tjeter qe do i zinte vendin, sepse nuk ka shanse qe te rikrijohet zbrazetia e te rroje per nje kohe te gjate.

    Ce kercenon psh xha xhain, jane faqet si Respublica, qe kane fuqi me te madhe rendese se xha xhai, po meqe respublika ka natyre politike dhe Muçi nuk u pelqen shume atyre qe s’jane militante, atehere xha xhai mund te rrije i qete ne pushtetin e vet.

    Nese Respublika do kish karakter te ngjashem me PTF, vete PTF do orbitonte rreth saj ne mos do braktisej.

    Pra gjithe çeshtja eshte tek fuqia e rendeses qe ushtron nje entitet (njeri,materie, ide).

    Nderkaq etika vjen rrjedhimisht, ai qe ka fuqine e rendeses vendos etiken e vet, xha xhai vendos ketu etiken qe do; kjo eshte mire thote xha xhai, kjo eshte keq, kush do rri, kush do iken (pastaj shkaqet apo nga buron etika e xha xhait jane çeshtje tjeter).

    Marifete etike une quaj shume nga normat universale, qe bien ndesh me popujt si individualitete.
    Normal qe nje popull si individualitet do veproje me egoizem, nuk kam pare ndonjehere popujt altruiste, biles per vete njeriun si individualitet nuk eshte sqaruar ende raporti egoist-altruist, s’ka ndonje njohje objektive, keshtu qe ngritja ne nivel populli/bashkesie/kombi eshte e pafrytshme; te mesojme A-ne njehere pastaj vemi tek Zh-ja.

    Ketu, ajo qe ka rendesi eshte mos-hallakatja e metejshme e shqiptareve, sa ketej-andej, objektivi strategjik i shqiptareve duhet te jete ai i çdo njeriu, rritja e fuqise se rendeses. Sa me shume njeriu e largon nga vetja kete objektiv aq me shume hallakatet, e njejta gje me kombin, sa me shume e largon nga vetja kete objektiv aq me shume hallakatet.

    A je dakort ti me kete apo e mendon ndryshe ?

    1. “Vetevendosja, eshte parti ad hoc”

      Ti je i pashprese. Ad hoc, heren e fundit qe kontrollova, do te thote “ne lidhje me situaten.” Nderkohe qe po te kesh lexuar programin e VV, do te vesh re qe eshte program qe nuk eshte vetem ne lidhje me situaten, por qe synon politika afatgjata.

      Sa per dy te djathtat, apo tre, ajo qe i ben te djathta, eshte theksi tek individi dhe tek tregu i lire.

      Sa per fuqine, te marr vesh, por e ke gabim. Aq sa ne mund te jemi satelite te PTF-se, aq eshte edhe PTF sateliti jone, se bashku me satelite te tjera, qe mund te jene blogje te tjere. Sistemi jot diellor eshte ligj natyral i gravitetit. Por, dhe ketu ti mbetesh i pashprese, ligjet shoqerore nuk shfaqin te njejtat karaktere, e nuk shfaqin te njejtat modele si dhe ligji i gravitetit. Aq hegelian sa e mban veten, e megjithate ende nuk e ke kuptuar dallimin mes ligjeve te natyres inorganike dhe ligjeve te natyres organike.

      Shiko te te jap nje shembull te thjeshte dhe nje hyrje analogjike ne biopolitike ala Aristotel. Zemra dhe veshka, jane organe te ndara nga njeri tjetri, e megjithate, nuk ka kordal qe te mos jete njekohesisht edhe renal. Ky eshte edhe modeli ku organet kryejne funksione te pavarura, legjislativi, nga gjyqesori nga ekzekutivi, ashtu si dhe jane te ndara veshka nga zemra. Ama qe te kete nje trup politik te shendetshem, atje ku eshte njeri prej pushteteve, duhet te jene edhe te tjeret. Sot politika eshte biopolitike dhe kalon sa nga Aristoteli e Hegel, e po aq nga Nietzsche me theksin e tij tek trupi prej mishi e gjaku, Foucault e perfundimisht Agamben me homo sacer. Ndryshe kjo nga absolutizmi ala Luigji 14, qe ofron ti me gravitetin tend ala sistem diellor Benthamian.

      Nese ti je i djathte, atehere centralizimi per te cilin flet, se bashku me theksin tek individi, vjen me oportunitetin e individit per t’iu afruar Luigjit 14. Keshtu qe ajo qe thashe, se nuk ka dallim mes te djathtes ideologjike te formuar mbi kete lloj modeli qe ofron ti, dhe oportunizmit, qendron, dhe ti sapo e vertetove.

    2. Kjo puna e metafores se fuqise/forces se rendeses per kombet eshte e gjetur.

      Por, si ne cdo rast tjeter, zgjidhja (e problemit) nuk eshte e veshtire ngase nuk dihet c’duhet bere, por se arsyet qe e kane penguar zgjidhjen, dhe pra kane shkaktuar problemin, vetvetiu vazhdojne te jene arsyeja e moszgjidhjes se problemit.

      P.sh. egoizmi; me mire princ i mehalles sesa guvernator i shtetit… shih sa parti kemi, shih sa kryetare dalin gjithmone nga nje nisme e perbashket shoqerore etj, qofte dhe ne muhabete tavolinash

      P.sh. injoranca; nese do kishim mundesi te benim nje studim per nivelin shkollor/edukativ te atyre qe dalen sot ne protesta (duke kontrolluar per faktorin ‘detyrim’) do shikonim qe shumica nuk arrijne dot te mendojne per veten e tyre, ndaj e kane mendjen kaq lehtesisht te pushtueshme nga virusi “Sali” apo “Edi”.

      P.sh. varveria; behet shkak dhe pasoje, per shume gjera, perfshi injorancen dhe egoizmin, te permendura me lart.

      Tani varet sa thelle do i hynim analizes, dhe sa larg ne kohe, por padyshim ka elemente qe i rrezistojne kohes dhe rrethanave, qe na bejne keta qe jemi, ashtu si ka dhe shume rrethana qe na ndikojne.

      Por s’duhet harruar qe rrethanat shume here vijne pjeserisht si apsoje e atyre elementeve.

      Gjithsesi, per rastin e krizes aktuale politike, sa kohe qe elita (te themi) e vendit nuk bie dakort per ndjekjen e rrugeve ligjore apo institucionale, dhe nuk e ngre zerin per luajtjen brenda rregullave dhe per forcimin e institucioneve, populli do vazhdoje te jetoje ne dalldine e megafoneve medaitike te klaneve mafiozo-politike, dhe ne diten e votimeve do vazhdoje te hedhe voten kryesisht si dele.

    3. Hyllini:

      “Ce kercenon psh xha xhain, jane faqet si Respublica, qe kane fuqi me te madhe rendese se xha xhai, po meqe respublika ka natyre politike dhe Muçi nuk u pelqen shume atyre qe s’jane militante, atehere xha xhai mund te rrije i qete ne pushtetin e vet.”

      Nje pohim qe te dyjezon midis cudise(a e lexova mire? a e kuptova mire?) dhe atij mendimi qe a me duhet ta marre kete fjali te gjate si nje shaka “with a grain of salt”. Xha-xhai te fleje i qete se Muc Nano nuk mund t’i beje konkurence.

      Vetem “natyre politike” gazeta e rruges, flete-rrufeja e internet-kafese te Muc Nanos nuk ka. Nanoja eshte besnik ne vdekje i origjines se tij. Artikujt e tij ngjajne si ato gojet e liga qe e kane te sharen e piset ne maje te gjuhes. Masat e lexuesve qe gravitojne drejt Respublices jane thjesht mase militantesh, qe po te perdorim gjuhen e ligjit universal te gravitetit do te shtojne forcen gravitacionale te Respublices vetem me materie te re por te te njejtes natyre, militantizmin. Universi i vogel i Respublices ka ne qender te vet Diellin-Muc Nano e qe perqark i sillen satelite te vegjel, nje brez shkembinjsh militant te permasave te ndryshme qe ushqejne natyren shkembore militante te Respublices.

      Gjithnje e me teper me perforcohet pershtypja kur has replika si te Hyllinit, sikur te dikujt qe i bie me shuplake vetes ne qafe, per te pare se sa i dhemb e sa mund te duroje. Me ngjan sikur dikush ne kete menyre do te provoje se deri kur mund te duroje shpullen e vet pas qafe. Nuk e di a me kuptoni, por eshte nje menyre e mire per te bere e pare veten kundershtar ne kunder argument. Si i thone inglizet: It is self-serving.

      Te kthehemi tek Xha-xhai. Ai e ka lene deren e hapur edhe per mendimin alternativ, kete ne e marrim krejt si te mireqene. Keshtu qe po te perdorim argumentin e bukur te sjelle nga Luliani, nese alternativa ka po aq peshe, pse jo, apo ndoshta me shume se sa mendimet dhe shkrimet e xha-xhait, ngjan te ndodhe se masat e dy mendimeve kane te njejten peshe, keshtu qe duke iu nenshtruar ligjit gravitacional keto dy trupa qiellore nuk mund te jene ne nje marredhenie diell-satelit, por diell-diell, qe na ben te mendojme qe secili ka ndertuar nje sistem diellor te vetin.

      Mua jo rralle me krijohet pershtypje se Xha-xhait eshte si nje lloj harketari, i paisur me nje hark te madh, ne majen e nje lartesije e here pas here e kap trilli te marre harkun e te shigjetoje diku. Kuptohet qe te ushtrosh nje pasion te tille duhet te kesh nje lloj talenti, qe atij nuk i mungon, biles kete aftesi e ka kultivuar edhe me mire pergjate viteve.

      Nje pjese e mire e sehirxhinjve e vleresojne ate per talentin qe ka, njekohesisht dhe per pasionin e vullnetin e hekurt qe te shfaqet perdite me deshiren per te shigjetuar diku. Nuk eshte kollaj te gjesh brenda vetes mjaft energji, perdite te gjesh objekte te reja per tu shigjetuar. Per kete ka admirimin tim.

      Cdo shigjete e hedhur behet objekt bisede midis sehirxhinjve. Nje pjese, jo shume, qe ndoshta e kane shikimin 20/20 e marrin guximin te thone: Degjo xha-xha se kesaj rradhe nuk qullose gje. Ndoshta e kishe nga ndonje tik nervor i vjeter qe te shfaqet here pas here, por tu drodh dora kesaj rradhe, nuk qellove ne shenje. Po prit? Po shiko njehere mos ke edhe ti nevoje te ndryshosh numrin e syzeve, apo ndoshta te duhen nje pale syze dielli, apo …

      Por eshte nje pjese e mire qe denjesisht e ka fituar bileten e perhereshme per t’i bere sehir e tifozllek xha-xhait. Duke ndare te njejtin pasion per te hedhur shigjeta, te verbuar totalisht nga sukseset e harkut te xha-xhait, mendojne qe xha-xhai eshte nje shigjetar profesionalisht i perkryer e te gjitha shigjetat qellojne ne shenje. Verberia dhe besimi tek talenti i xha-xhait i ben mbrojtesit me te flakte te tij.

      Por kurrsesi nuk i perqasen militanteve te Muc Nanos. Piaca e xha-xhait eshte ku e ku me e larte! Per me teper midis sehirxhinjve ka edhe nga ata qe e kane shikimin 20/20. Kjo eshte gje e mire per te gjithe, vecanerisht per xha-xhain. I duhen edhe shikues te tille. It is self-serving.

    4. Kam dashur gjithnjë të të këshilloj miqësisht, të marrësh pak edukim, qoftë nominal në shkencat ekzakte. Sidomos në matematikë, apo fizikë.

      Nuk e di pse gjithnjë e kam shtyrë këshillën… po sa herë e kam bërë, aq herë më del përpara nevoja për të ta thënë.

      Për blogun e Xhaxhait, unë nuk shikoj që ai të ushtrojë ndonjë forcë, të ngjashme me forcën e rëndesës.

      Aftësia e dikujt për të shkruar për tema në mënyrë elokuente dhe që ngjallin interes të gjithanshëm, nuk është forcë rëndese. Madje nuk është as fare forcë, thjesht aftësi.

      Ndërsa etika, është pikë kyçe e aftësisë. Nuk e bën i forti etikën, etika bën të fortin. Unë ngelem i habitur prej të kundërtës në Shqipëri. I forti aty bën moralin dhe etikën. Morali dhe etika, janë hyjni për paganët, i nderuar ( po bëj dhe një shkrim për këtë). Dhe jo më kot kështu.

      Po nuk beson, drejtoju Sun Tzu-së dhe ndoshta librit më të vjetër që flet për strategji ushtarake.

      Shtyllat e suksesit për të janë pesë:

      – Ligji Moral
      – Qielli
      – Toka
      – Komandanti
      – Metodë dhe disiplinë

      Të parin vendos ligjin moral.

      Ndërsa të presësh që dikush të bëhet i fortë, për “tu lidhur” me të, ka diçka prej paraziti.

  23. Une qenkam i pashprese, po pa he njehere ma percakto vendodhjen e Vetevendosjes ne spektrin politik, ta shohim kush eshte i pashprese.

    Ta kam thene 100 here, ne Europe, konservatorizmi kombetar i meshon kohezionit socio-kombetare vlerave te perbashketa dhe nuk ka ndonje besim te madh tek tregu i lire( i meshon vetem kur i mundesohen eksportet dhe e stigmatizon aty ku vendi eshte i detyruar te importoje, praktikisht sjellja e BE-se) dmth sillet pragmatikisht me tregun.

    Atehere qe te mos me lodhesh me me kete pike, merr si pika referimi 3 koka:

    1- Adam Smithi, e djathta liberale, i meshon ideologjikisht individit dhe tregut te lire, hiqen barrierat doganore, e mira e perbashket eshte shuma e te mirave individuale.

    2- Friedrich List, e djathta konservatore(nacionale), i meshon ideologjikisht kombit dhe tregut pragmatik, te vihen barrierat doganore derisa vendi te jete i afte te konkurroje lirisht ne tregun nderkombetar, teoria e forcave prodhuese si e kundervene ndaj teorise smithiane te vleres.

    3- Karl Marks, kete e di vete ti.

    Tani deri ne krijimin e tregut te perbashket europian, Listi ka qene bashke me Marksin, ekonomisti me i degjuar gjerman, por befas kalon ne harrese te qellimshme edhe pse Tregu i perbashket mori si model tregun e perbashket gjerman te 1 shekulli me pare, i ideuar apo te pakten me merita te padiskutueshme te Listit, aq sa kishte qe thoshin se merita per bashkimin e Gjermanise i takon me shume Listit se Bismarkut (gje qe vete s’e besoj).

    Si mund ta kuptosh fare lehte une jam listian, jo smithian, me interesojne forcat prodhuese jo vlera, jam pragmatik ndaj tregut te lire( pranoj te grabis me ane te tij, por jo te grabitem) dhe mendoj se e mira ekonomike e kombit e ben edhe te miren individuale dhe jo e kunderta.

    Persa i perket fuqise se rendeses, une jam meternikian,bismarkian, cercillian, golist, kisingerian.

    Nuk besoj te asnje tjeter, ne menyren me kategorike, gjithçka percaktohet nga raporti i forcave ne terren, vetem studimi ‘shkencor’ i forcave ne loje (alla Klaushevic ne e ke lexuar), sjell rezultate, gjithçka tjeter eshte ushtrim intelektual ‘fine a se stesso’.

  24. “pranoj te grabis me ane te tij, por jo te grabitem”

    Po mire mo vlla, cfare po them une gabim qe e quaj oportunizem kete?

  25. Po eshte qendrim pragmatik ndaj tregut, po ta perdorim kaq gjeresisht fjalen oportunizem fjala pragmatizem humbet çdo kuptim.
    Para disa vjetesh Franca shpiku patriotizmin ekonomik qe si dukuri eshte hasur gjithnje edhe ne Amerike apo ne thirrjet qe behen ne Kosove per bojkot e mallrave serbe e ne Shqiperi per bojkot te bankave greke.
    Kete e perdori edhe Merkel kur s’deshi qe OPEL te perfundonte ne duart e FIAT e keshtu me radhe per çdo aktivitet ekonomik me rendesi ‘strategjike’.

    Tregu i lire gjendet shume ne teori dhe pak ne praktike, biles nuk ekziston asnje shtet ne bote pa dogana dhe as do te ekzistoje ndonjehere.
    Kudo hiqen doganat vetem kur mallrat vendore vleresohen konkurrenciale.

    Tani me thuaj ti mua, perballe ketij egoizmi e pragmatizmi, çfare duhet mbeshtetur ?
    Ja meqe thua oportunizem, ti vete çfare qendrimi mban perballe ketij realiteti, çfare qendrimi mendon se duhet mbajtur ne leverdi te shqiptareve ?
    Je dakort me qendrimin tim apo e mendon ndryshe ?

    p.s Read me, nuk te mora vesh, a mund te shprehesh me shqip ?

  26. ”’Për blogun e Xhaxhait, unë nuk shikoj që ai të ushtrojë ndonjë forcë, të ngjashme me forcën e rëndesës.”’

    Ti thua aftesi, po pse fuqia nuk eshte aftesi ?
    Krahasimi (ose metafora me mire) me fuqine e rendeses eshte i vjeter, nuk te kujtohen shtetet satelite ne kohen e xhaxhit.
    Shtetet satelite ekzistojne me verte ashtu si edhe imperializmi.
    Shqiperia eshte shtet tipik satelit i Amerikes, kjo ka fuqine e rendeses, ne vertitemi rreth saj.

    Cilat jane veçorite e Amerikes qe na terheqin:
    1- fuqia ushtarake
    2- fuqia ekonomike
    3- fuqia kulturore (ku hyn edhe demokracia si sistem e vlera)

    Keto perbejne fuqine e rendeses( te ndare ne hard e soft power).

    Po keshtu edhe xha xhai, ka veçorite e tij apo struktures qe ka ngritur, qe formojne fuqine e rendeses, kush ka vite ketu ka formuar orbiten planetare(qofte komentues e qofte vetem lexues), ka pasur nderkohe edhe kometa e asteroide.

    ”’Ndërsa etika, është pikë kyçe e aftësisë.”’

    Aftesi s’ka ndonje kuptim jashte ‘zotesise’ e cila s’ka ndonje kuptim jashte fuqise (mendore, fizike,ekonomike e me radhe).

    Une jam dakort me kete shprehje, sepse nese e lexojme aftesine per ate qe eshte dmth ‘zotesi’ mund fare mire te bejme lidhjen midis se djeshmes, ku Zoti bente etiken dhe te sotmes kur vendin e Zotit e kane zene ‘te zotet’.

    Deri dje etika ishte pika kyçe e Zotit, ja ti do besh ate shkrimin ku do nxjerresh lidhjen e pashkeputshme te Zotit/zotave me etiken.
    Sot ne mungese e Zotit/zotave, kemi ‘te zotet’ dhe ti si ateist nuk e ke problem e shikosh se pas Zotit/zotave fshiheshin ‘te zotet’.
    Pra historikisht edhe dje edhe sot, etiken e kane bere ‘te zotet’.

    Tani ‘te zotet’ e bejne etiken se kane fuqi rendese ose si i thone ndryshe se jane ‘pesha te renda’.
    Peshe e rende don te thote, fuqi e madhe rendese, pra ngado te vertitemi aty do dalim.

    Tani, persa i perket te forteve ne Shqiperi qe bejne moralin dhe etiken, ky eshte thjesht tregues qe ne jemi kthyer prapa ne kohe, atehere kur i forti e bente moralin pa iu dridhur qerpiku per reagimin e te dobteve, pra tek ne eshte gerryer ajo cipe civilizimi, qe edhe pse pranon forcen si burim morali, perpiqet ti vere fre vete forces ose me mire ta kanalizoje.

    Shiko dallimin mes normes morale dhe normes ligjore, norma ligjore ka me shume hakerrimin se te thyen brinjet.

    Tani eshte gallate se ne Shqiperi vijne norma ligjore qe permbajne norma morale qe ne si njohim dhe nepermjet hakerrimit se do te na thyejne brinjet, keto ligje duan te na ngulitin normen morale nga e cila burojne.

    A nuk kemi ketu forcen puro qe na imponon etiken

    A nuk kemi serisht ‘te zotet’ qe bejne etiken ?

    Pra, ngado te rrotullohemi do shkojme serisht tek fuqia e rendeses.

    p.s aman kur te kesh kohe kalo andej nga blogu e me jep ndonje leksion te shkencave ekzakte se i kam harruar fare integralet dhe ligjet e keplerit.

    1. Edhe është, por aftësia nuk është gjithnjë fuqi. Unë ta kam këtu që, fuqia nuk është shprehja e duhur për rastin e përshkruar.

      fuqia, zotësia, aftësia, janë potenciale dhe kapacitete. Nuk janë forma të ushtruara të këtyre potencialeve.

      Format e ushtruara të fjalëve më lart janë forca, dhe zotërimi. Ndërsa aftësia përfshin shumë fusha.

      E zëmë se je ti në xhungël tani, e do ndeshesh me një luan. Nëse ti ndeshesh me të duke përdorur vetëm forcë fizike, ai do të haj me dhom.

      Nëse ti përdor aftësi, ke dhe mjetet e duhura sigurisht, atëherë do e mundësh.

      Të përqëndrohemi tek pika tjetër çka të thashë: Për paganët, etika, morali, drejtësia, ishin hyjni! Çfarë do të thotë kjo?

      Kjo për mua do të thotë se ata ua njihnin në atë kohë autoritetin si hyjni këtyre “forcave”. Pra i vinin më lart se vetja. Iu nënshtroheshin këtyre forcave. ‘

      Kjo nuk do të thotë se moralin dhe etikën e bënte i forti! Përkundrazi, i forti i aftë, e shfrytëzonte, e përdorte, e bënte të tijën një hyjni të cilës i besonte.

      Në Shqipëri, po mbizotëron ideja se e drejta, morali, etika, jam unë! Unë i bëj – thotë Saliu. Ti bën një mt i them unë. Edhe theollogos i thotë Spahiut në të njëjtën linjë: E kush je ti? Ti je një mt mti.

      Edhe bën mirë që i thotë, se këta nuk përdorin moralin hyjnor.
      Etika, morali, drejtësia, janë hyjni më vete. O u bindesh, ose nuk u bindesh. Po nuk iu binde, ske më të drejtë morale. Kush nuk u bindet, është kafshë e pacivilizuar.

      “A nuk kemi ketu forcen puro qe na imponon etiken”
      Jo, nuk kemi forcën puro që na imponon etikën.

      Etika nuk është diçka që imponohet, pra. Është diçka hyjnore. Kemi predikues të etikës, që janë të aftë ta bëjnë këtë gjë.

      Këndvështrimi i evropianëve ndaj nesh, është sikur shikojnë kafshë në proces evolimi. Kjo ndodh sepse ne fatkeqësisht, ua kemi dhënë atë të drejtë.

  27. E djathta dhe e majta, jane pertej dhe shume me thelle se e djathta dhe e majta e ndarjes politike qe fillon diku ne asamblene e Frances ku anetaret e kesaj asambleje u ndane ne te djathte dhe te majte te mbretit. Eshte atitude e personit, eshte gjendje mentale, botekuptim, formim etj.

    Per t’u ndalur tek e djathta politike, kjo eshte e shartuar ndermjet konservatorizmit dhe liberalizmit klasik.

    E djathta konservatore eshte ajo qe pikesepari afirmon gradualitetin per gjerat qe kane nevoje te ndryshohen, mbeshtet tek tradita e pervoja dhe mbi te gjitha qendron larg ideve abstrakte dhe utopike. Larg modeleve utopike te nje “bote te re” qe jane injektuar me shiringa gjithe mikrobe ne mendjet e tipave si Lul Kodra.

    E djathta konservatore njeriut, natyres se tij i qaset ne nje menyre te vecante dhe ne baze te kesaj jep edhe zgjidhjet e veta.

    Eshte realiste dhe jo idealiste apo pak e tille.

    E djathta burkeniane eshte per mbrojtjen e “lirive tradicionale”, demokracine parlamentare, konstitucionalizmin, nuk eshte ajo e djathte e vdekur dhe ekstremiste e asaj qe njihej si konservatorizmi latin qe nuk ishte fare per ndryshim, favorizonte autoritetin, monarkun e eliten etj.

    Me kohen e djathta ka qene e detyruar te ndryshoje, te inkorporoje gjera e platforma te tjera per te terhequr elektorat etj.

    Ne Shqiperi kemi nje te djathte, PD-ne me sakte qe eshte ne ujrat e liberalizmit konservator dhe qe perballe nuk ka nje te majte, por nje grupim politik i katandisur pa bosht.

  28. “Larg modeleve utopike te nje “bote te re” qe jane injektuar me shiringa gjithe mikrobe ne mendjet e tipave si Lul Kodra.”

    Ky eshte argument? Nuk po kerkon njeri bote te re. Ji i ndershem ne argument. Thjesht nje bote pakez me te mire se kjo ku jemi. Ku pragmatizmi (prassi the Hyllin?) te mos perzjehet me oportunizem te tipit “grabis se mundem.”

    p.s. a ka njeri te me shpjegoje se c’eshte “liberalizmi konservator?” Le te mos genjehet kush nga kontradikta ne terma. Ndoshta ka dicka ketu qe shkon pertej asaj qe kap syri. Hyllin? Ndihme! Eshte gjenuine kjo, apo beshtyme e zakonshme zhargoni?

  29. Mendoj se duhet t’i behet nje modifikim i vogel perdorimit “liberalizmi konservator” ne ‘libertarianizmi konservator” ne se do te lejohet te perdoret ne shqip ne kete menyre.

    Libertarian dhe liberal kane dallime esenciale midis tyre.

    Mjafton te googlohet “libertarian conservatorism” dhe do te mund te shihet se nuk ka asnje kontradikte nga bashkimi i ketyre dy fjaleve.

    1. Konservatizmi libertarian eshte krej tjeter, Read Me. Tjeter gje qe beshtymat injorante te zhargonit nuk jane ne gjendje ta bejne dallimin. Eshte fraksion i se djathtes me rrenje tek Ayn Rand e me shprehje politike, te pakten ne Amerike, me Ron Paul. Por, dhe kjo eshte dicka anashkalohet kur kjo rryme kategorizohet si e djathte, ishte pikerisht ky fraksion i se djathtes qe kaloi teresisht nga e majta se fundi ne Amerike, kur edhe vota e tyre hodhi poshte rinovimin i Patriot Act. Premisa e tyre eshte, ne fjalet e Robert Nozick, “Forma me e mire e qeverisjes eshte qeveria me e vogel e mundshme.” E vertete qe kjo perfshin heqjen e duarve qeveritare nga tregu, duke i percaktuar qeverise vetem sanksionet mbi palet private ne nje kontrate mes tyre, nese njera, ose te dyja prej paleve shkelin kontraten. Kjo e ben konservatizmin libertarian te djathte. Por, kur konservatoret libertariane thone “qeveri e vogel” kane parasysh pikerisht qeveri e vogel, dhe kjo perfshin gjithashtu heqjen e duarve qeveritare prej tabulateve telefonike te qytetarit, prej institucioneve te tjera te pavarura te shtetit, si legjislativi dhe gjyqesori, prej mediave, etj, dhe kjo i ben ata te majte. Keshtu qe, ne mos pertej te majtes dhe te djathtes, keta jane diku ne mes. Madje jo vetem pertej a ndermjet te majtes dhe se djathtes, por vete Nozick, nje nder te aderuarit e kesaj rryme, dhe nder te paktet qe e ka menduar kete rryme deri ne fund – deri ne konkluzionin logjik te saj – gjen nje nderlidhje te pandashme mes konservatizmit libertarian dhe anarkise e utopise. Nuk besoj ka vlere ketu te flitet per “shiringa plot mikrobe,” packa se aksidentalisht, injoranca toksike e Metal Boy me kujton Artur Zhejin. Ndoshta jane edhe i njejti person, por pak rendesi ka kjo. Budallalleku nuk ka brire, tha.

      1. Rand eshte gati pop culture.

        Libertarianizmi mbeshtet me teper tek Mises dhe Hayek.
        Sidomos ky i fundit.

  30. Kush i perket mjedisit anglo-sakson, mos t’i sjelle serbes-serbes ne kontinent konceptet e kategorite politike te atij mjedisi.
    Dallimi i menjehershem behet mes Frances dhe Anglise qe nje ngushtice i ndan, le pastaj Amerika qe eshte nje oqean larg.

    Liberalet ne kontinent i takojne shek 19 deri ne 1930-40, u kunderviheshin konservatoreve qe perfaqesonin Ancient Regime dhe kane qene forca jetesore e kontinentit, persa i perket te drejtave te individit, demokracise dhe nismes se lire. Do keshilloja leximin e B.Croce-s, te cilin do e quaja liberalin e fundit te madh italian.

    Ne Shqiperi liberalet perfaqesoheshin nga forcat patriotike(kane pasur nje parti te quajtur liberale), kurse konservatoret nga bejleret, edhe keta ishin mbrojtes te Ancient Regime e privilegjeve qe gezonin nen sulltanatin turk.

    Ndersa ne sundoheshim nga xhaxhi, ne kontinent ndodhen ndryshime, konservatoret u zhduken perfundimisht, liberalet u ndane ne nacional-konservatore dhe liberale-progresiste (nderkaq ne vitet 20-30 liberalet angleze ngaqe ngelen si non-sense per shkak te zhvillimeve, u zhbene dhe dolen laburistet si force e majte).

    Nga struktura e shteteve, pra burokraci e madhe, taksa te larta, mund te thuhet se nga pikepamja ekonomike liberalet kane pasur ndikim minimal, eshte vendosur nje sistem qe pajtonte socialistet me nacional-konservatoret(Itali e sidomos Gjermani, te fshehur shpesh ne radhet demokristiane).

    Ne Shqiperine e 1992, e djathta duhet te ishte liberale e liberiste, ashtu u be ne fakt, vjedhja e pronave shteterore justifikohej ideologjikisht me liberizmin.
    Te njejten gje beri edhe PS-ja.

    PD-ja teorikisht eshte liberal-konservatore, B. Kombetar eshte teorikisht konservator-nacional kurse Republikania konservator-liberale, po keto jane etiketa teorike, se po te pyesesh demokratet, ballistet e republikanet, shqyejne syte, ça po thote ky.

    Nga pikepamja historike dhe aktualiteti, vendi ka nevoje per 2 parti kryesore, nje te majte liberale si socialistet franceze dhe nje te djathte nacional-demokratike si golistet franceze.
    Liberizmi duhet debuar nga vendi, se privatizimi tek ne eshte sinonim i vjedhjes (ky bisha tha qe do privatizoje çka ngelur ende pa u vjedhe, i kane ngelur edhe 2 vjet kohe, duhet ti vjedhe te gjitha çkane ngelur).

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin