Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Politikë

SUGJERIME

Moti në Shqipëri pas ditës së sotme: Vranësira të ndërrueshme, pa shpresa kthjellimi.

Pas refuzimit të djeshëm të Presidentit Topi për t’u paraqitur para Komisionit Hetimor Parlamentar, sot ishte radha e Prokurores së Përgjithshme Ina Rama për t’i thënë, praktikisht, Berishës: ikë mos më rokanis shumë.

Ndërkohë, edhe shefi i Shërbimit Informativ Shaqiri gjeti një pretekst burokratik formal dhe nuk u bë i gjallë, as ka ndërmend të bëhet ditët e ardhshme.

Kjo do të thotë se Komisioni Hetimor dështoi krejtësisht dhe bujshëm në orvatjet e veta, sikurse pritej; ishte një komision i ngritur me nxitim, pa autoritetin e duhur dhe në një atmosferë juridike dhe kushtetuese të helmuar madje të komprometuar nga tiradat e shfrenuara të Berishës vetë.

Si rezultat, kemi një kryeministër i cili vazhdon t’u thotë të gjithëve që kap në rrugë, se ngjarjet e 21 janarit ishin, në fakt, një grusht shteti në tentativë; dhe që ka vënë Parlamentin të hetojë për këtë grusht përndryshe imagjinar ose të paktën të paprovuar; në një kohë që Prokuroria duket se po heton gjerësisht për diçka tjetër (kryesisht vrasjet) dhe as i ka kushtuar kurrfarë rëndësie hipotezës së putsch-it.

Kemi edhe një opozitë të përjashtuar nga çdo formë politike institucionale, e cila dëshiron të vazhdojë protestat në rrugë, por që nuk e ka forcën dhe ndoshta as vullnetin për një ballafaqim total me pushtetin, si ai që po ndodh këto ditë në Egjipt, dhe si ai tjetri që rrëzoi Presidentin Ben Ali në Tunizi.

Ndërkombëtarët këshillojnë paqe dhe mirëkuptim, por baza logjike për t’i arritur këto mungon, sa kohë që institucionet deri dje të pavarura, sot i kanë shpallur edhe lufë njëri-tjetrit.

I parë si pronë politike e liderëve institucionalë, shteti ka përfunduar i ndarë në disa feude, mes të cilave më i izoluari paraqitet sot feudi i kryeministrit Berisha, që përfaqëson në thelb dy pushtete (ekzekutivin dhe legjislativin), por që i ka prerë marrëdhëniet edhe me Presidentin, edhe me Prokurorinë, edhe me Opozitën.

Të mos harrojmë, kur flasim për krizën politike në Tiranë, edhe që, pak kohë më parë, një raport i “Economic Intelligence Unit” e ka klasifikuar Shqipërinë si regjim hibrid që kombinon tipare të demokracisë me tipare të autoritarizmit; në një grup me Bolivinë, Singaporin, Bangladeshin, Malawi-n, Libanin, Ekuadorin, Hondurasin, Turqinë, Nikaraguan, Zambinë, Tazaninë, Palestinën, Liberinë etj.

Për mendimin tim, nëse ka autoritarizëm në Shqipëri, ky buron drejtpërdrejt nga kryeministri Berisha, i cili megjithatë nuk e ushtron atë në raportet e veta dhe të regjimit të vet me qytetarët, por në raportet me institucionet e pavarura dhe opozitën; njëkohësisht duke pompuar, në sytë e publikut, një kult butaforik të ekzekutivit; çka, në tërësinë e vet, ia bën të vështirë opozitës të mobilizojë rregullisht masa njerëzish në protesta.

Në këto kushte, duket sikur mungon jo vetëm zgjidhja, por edhe hipotezat për një zgjidhje të mundshme; teksa një zgjidhje duhet gjetur patjetër.

Dorëheqja e Berishës si kryeministër dhe objektivisht përgjegjës kryesor për këtë katrahurë, shpallja e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme dhe miratimi nga Parlamenti i një qeverie teknike ad interim do të ishin zgjidhja më e mirë, por edhe më e pagjasë, po të kemi parasysh se ç’po thotë e ç’po bën kryeministri ynë këto ditë.

Një hipotezë më realiste do të ishte, atëherë, që në zgjedhjet lokale të votohej edhe për një referendum në lidhje me ndryshime të nevojshme në Kushtetutë – të tilla që të korrigjonin të gjitha ato të meta dhe mangësi që e kanë bërë krizën e tanishme kaq të vështirë për t’u zgjidhur; dhe sidomos, që të lironin pak ngrehinën e shtetit nga shtrëngimi mbytës i partitokracisë.

Kur them këtë, kam parasysh diçka si një marrëdhënie më e drejtpërdrejtë e qytetarëve me përfaqësuesit e tyre në Parlament, përtej ndërmjetësimit të partive.

Nëse këto ndryshime do të kalonin, atëherë një qeveri teknike do të përgatiste zgjedhjet e reja parlamentare, sipas kushtetutës së amenduar; në një kohë që do të gjendej një formulë për ta kapërcyer krizën e tanishme institucionale dhe konstitucionale pa ndëshkuar penalisht asnjë prej shkaktarëve të saj, por njëkohësisht duke i garantuar publikut moskthimin e në politikë të kujt e shkeli me këmbë Kushtetutën – diçka teknikisht e ngjashme me çfarë ndodhi në ShBA me presidentin e atëhershëm Nixon, pas skandalit të Watergate-it.

Gjithsesi, këto janë disa mendime të miat, si qytetar dhe vëzhgues nga larg i zhvillimeve të atjeshme. Mirëpres mendimet tuaja për këto çështje, duke ju kujtuar se blogu lexohet në të gjitha instancat dhe nivelet në Tiranë.

Pa Komente

  1. Me kishte marre malli per fjalen “rokanis”. It rocks! 🙂

    Ne vecanti germe-grumbullzimi : “rok” – prej se ciles kemi lloj lloj nen-degezash, jo fare pa lidhje keto kohe:

    Lutemi respektoni renditjen:

    rok-aqiell
    rok-anis
    rok-ade
    rok-opuje
    rok-ullis

    p.s. r (ja e forte e diskutueshme)

  2. “….blogu lexohet në të gjitha instancat dhe nivelet në Tiranë”.
    Good job, XhaXha! Uroj dhe shpresoj shume atehere, qe jo vetem lexohet, por te reflektohet e mbi te gjitha, te VEPROHET, sa me shpejt, me mire (megjihese, me duket se eshte c’orientuar busulla nga te gjitha krahet, per fat te keq!!)

  3. Xha-xha, mendimi im, e një qytetareje qe banon ne Shqipëri do te ishte dorrëheqja e Berishes dhe krijimi i një qevrije jo politike me bazë të gjërë e mandat kohor të kufizuar, ku anëtarët e kabinetit dhe vete kryeministri të propozohen proporcionalisht nga forcat politike në parlament, por me kusht që të mos jenë deputetë apo dhe figura kryesore te partive pjesëmarëse në parlament.

    Nëse kjo qeveri konsensuale, ta zëmë do të krijohej nga fillimi i Marsit, zgjedhjet lokale të bëhen jo me shpejt se 6 muaj dhe rreth 6 muaj mbas zgjedhjeve lokale të organizoheshin zgjedhjet e parakohëshme kombëtare.

  4. Një hipotezë më realiste do të ishte, atëherë, që në zgjedhjet lokale…

    Puna eshte se opozita (dmth Rama) thote qe s’do behen zgjedhjet lokale (vi re, nuk thote do ti bojkotojme, po s’do behen).

    Perndryshe sugjerimi per referendum eshte me vend.

    Por, kryesorja mendoj eshte ndryshimi i procedurave dhe kodit zgjedhor; sa kohe qe zgjedhjet administrohen nga militantet ato gjithmone do vidhen dhe do kontestohen, sidomos pas precedentit te bojkotimit 2 vjecar nga Rama.

    Dr. Fisher kishte nje sugjerim konkret per kete; te kontraktohet nje kompani e huaj e cila te administroje zgjedhjet (duke punesuar dhe shqitpare kuptohet, po i ngelen kompanise pergjegjsite per ke e si).

  5. Flo, kjo nderhyrja jote me kujtoi historine e atij djalit qe pasi i ati mbaroi se foluri, tha: o ba, gjate kohes qe fole ti, 5 miza zuri qeni. 😀

    Persa i perket hipotezes se ndryshimeve kushtetuese, si i vetmi mjet legal me vlere absolute per rrezimin e Berishes, jam dakort por jane 2 pengesa thelbesore per tu kapercyer:

    1- bojkotimi i Berishes, do kerkonte perfshirjen e te paangazhuarve, ne menyre qe te arrihej 50% i nevojshem qe refendumi te kete vlere.

    2- Kushtetuta eshte konceptuar si vullneti suprem i sovranit, pa dallime politike dhe njekohesisht eshte konceptuar si shkrimet e shenjta, thuajse e paprekshme, qe kapercen shekujt, me ndryshime qe kane si synim vetem mos ta lene prapa kohes.

    Te dyja jane pengesa per t’u kapercyer, por nuk jane te pakapercyeshme.
    Me problematike nga te dy pikat me duket pika e 2, edhe sepse ne njefare menyre pengon vete piken e pare.

    Pika e pare eshte praktike dhe pragmatike, e dyta eshte parimore dhe idealiste.
    Per si jemi gatuar ne shqiptaret, ç’eshte parimore dhe idealiste shumezohet rregullisht me zero, prandaj edhe pse perdorimi politik i kushtetutes perben problem te madh , ne jemi mesuar keshtu per te miren e vendit, mund ta sakifikojme edhe kesaj radhe (po edhe me vone, do thone he se ky eshte i fundit).

    Megjithate ka nje mundesi teorike qe mund ta justifikoje kete ndryshim, ai qe nese ndodh ky referendum ad hoc, me marreveshje politike te te gjitha paleve, te synohet nje tekst tjeter, nje Kushtetute Finale, perpilimi i se ciles duhet te jete fryt i nje debati intensiv publik, ku te merren parasysh veçorite historike te formimit socio-politik te bashkesise shqiptare, me pak fjale te behet nje Kushtetute ku shqiptaret identifikohen si besimtaret tek ungjilli apo kurani.

    Deri me sot te gjitha kushtetutat apo statutet qe kane pasur rol kushtetues (qe nga ai i 1913), jane kopjuar, s’ka pasur kurrfare debati publik, ndryshimet kushtetuese (si rasti i fundit) kane kaluar ne heshtje si me pas qene, integrim i ligjit mbi çmimet e perimeve dhe ne gjendemi ne rrethana te atilla qe kerkojme zgjidhje nga kushtetuta por ajo nuk ofron kurrfare zgjidhje.

    Kushtetuta duhet te ofroje gjithnje nje zgjidhje per çdo problem real te natyres historike apo hipotetik te asaj qe mund te ndodhe, duhet te gjendet gjithnje nje nen qe e pret nyjen gordiane, per çeshtjet madhore, kuptohet.
    Gjykata Kushtetuese duhet te kete per çdo ngjarje te rende nje nen ku mund te beje interpretime dhe ta zgjidhe çeshtjen, se ne fund te fundit, GJ.K. eshte organi suprem i zgjidhjes se konflikteve, pertej se ciles s’ka me asgje.

    Por per t’i ofruar GJ.K. mundesine e zgjidhjes finale te çdo konflikti madhor, duhet nje Kushtetute qe ‘zhbiron’ mendjet e shqiptareve, qe u njeh koken, jo nje kushtetute qe u njeh koken frengjve apo amerikaneve, se kjo asnjelloj zgjidhje nuk mund t’ua jape problematikave shqiptare.
    Ja po u kerkojme edhe ndihme direkte nderkombetareve, ata pasi merziten me veçorite e konflikteve shqiptare thone beni ça te doni, koken thefshi.

    Pra ne rast te nje referendumi hipotetik, demi i madh parimor duhet te shpagohet me nje debat te papare publik qe paraprin nje tekst final te Kushetutes, qe t’i jape jete nje Kushtetute qe do rroje 1000 vjet apo si thonin Perandoret kineze dinastia ime do rroje 10 000 breza.

    Nuk mund te krijojme asnje stabilitet pa nje Kushtetute te qendrueshme, shteti ligjor kerkon ne radhe te pare nje Kushtetute te pare (duke huazuar terma fetare) si e Tereshenjte, e Gjithefuqishme, e Paane, e Persosur, E Verteta Absolute etj.

    Mos te harrojme se ne vende pa tradite jurisprudence (doktrina, filozofia e se drejtes) Kushtetuta eshte themeluese e drejperdrejte e kesaj tradite, pertej aftesive individuale te gjykatesve e profesoreve universitare, qe tek ne lene shume per te deshiruar, interpretimi kolegjial i Kushtetutes eshte jetik per fillesen e kesaj tradite.
    Por per te nisur nje tradite doktrinore ne shek 21 duhet nje Kushtetute qe cilesohet si e perjetshme, si tip shkrimet e shenjta, pra nje themel ontologjik mbi te cilin zhvillohet gjithe apo pune intelektuale qe kerkon tradita doktrinore.

  6. E verteta eshte se Berisha ka ndrojtje nga “nderkombetaret”, se ndonese do te desheronte “t’ja ndreqte samarin nje here e mire Edit” sikurse i vlon permbrenda ne shpirt si dhe e ka shprehur shpesh here ne parlament (te bej kete e ate, te shkul dhembet etj.) se ben dot kete. Po te ishte nje “kohe tjeter” do ta kishte fshire nga faqja e dheut si bente E. Hoxha kur halucinonte per rrezikun e pushtetit te tij.
    Por jo, se Berisha ka perqafuar mantelin e demokracise dhe s’mund ta beje kete. Po te ishte i zgjuar do te dinte te dilte edhe nga ky batak (korrupsioni ne nivel te larte), por nuk di, se ai kurre nuk ka qene politikan e si rrejdhim as i zgjuar. Ai ishte dhe vazhdon te jete diletant ne politike dhe si pasoje nuk clirohet dot nga ngerci.
    Cilat jane fakte per sa permenda.
    1. Ngriti komision hetimor parlamentar te njeanshem qe ska per te bere kurre gje.
    2. Filloi te hedhe deklarata bomba mbi nje puc shteti, pa u sqaruar gjerat
    3. Pasdite u vrane njerezit ne darke Berisha e percaktoi flurudhen nga erdhen goditjet
    4. Nga njera ane i denoi e beri cilesime per sulmuesit ne bulevard, nga ana tjeter shprehu ngushellime (qau) per viktimat
    5. U mundua te terheqe ne valle shefin e SHISH duke e akuzuar pa baza
    6. U mundua te terheqe ne valle kryeprokuroren, qe nuk i shkoi pas avazit (ajo beri shume mire se i paska aq mend)
    7. Per mendimin tim edhe presidentin u mundua ta fuse ne valle por jo drejtperdrejte, por indirekt nga aleatet e tij.

    Keshtu per te miren e Shqiperise do te ishte sikur ai me ca te tjere te largohen nga politika, e shteti te merret ne administrim nga nje qeveri teknike me figura te paanshme, pra as ana e majte te mos jete prezent. Une personalisht kam njohur persona (te administrates shteterore) mjaft normale e te pregatitur nga te dyja anet (si majtas e djathtas) te cilet ne konfidence me jane shprehur kunder partishmerise ekstreme qe sundon sot atmosferen politike ne Shqiperi. Keta do te ishin zgjidhje eventuale, por nuk u lene radhe ….

  7. Kur thua: “Nëse këto ndryshime do të kalonin, atëherë një qeveri teknike do të përgatiste zgjedhjet e reja parlamentare, sipas kushtetutës së amenduar; në një kohë që do të gjendej një formulë për ta kapërcyer krizën e tanishme institucionale dhe konstitucionale…..”, ndoshta nga deshira qe kjo pune te ndahet ne tavolina marveshjesh dhe bisedimesh midis palesh, dua te kujtoj qe opozita e ka shtruar me qindra here zgjidhjen nepermjet institucioneve duke filluar qe nga transparenca e zgjedhjeve te kaluara. Mirpo Berisha e ka hedhur poshte tavoinen e bisedimeve sa here qe i eshte ofruar. Pse nuk e pranoj Berisha asnjehere qe te beje transparencen e zgjedhjeve? Sepse ai e di mire se cfare ka brenda ne to. Persa i perket opozites, asaj nuk i kishte mbetur gje tjeter vecse te pershkallezonte protesten e popullit opozitar ne kerkesat e tyre legjitime. Dhe kerkesat e opozites nuk jane legjitime vetem per Berishen dhe per te gjithe ata qe marin rrogen ne administraten e tij. Pra kjo qe thua me siper nuk ka ASNJE gjase qe te ndodhi. Nuk jane bisedimet ato qe do Berisha.

    Berisha, familja e tij dhe e gjithe shpurra servile rrotull tij eshte se tepermi e inkriminuar. Nese Berisha do pranonte fillimin e bisedimeve qe me siguri do perfundonin me qeveri ad interim dhe me zgjedhje te parakohshme, ai nuk do jete i sigurte qe do te ishte perseri pale dhe do shpetonte nga ndjekja per demet ekonomike dhe shoqerore qe i ka sjelle vendit.

    Berisha e siguron vendin ne tavoline vetem kur te dale si fitimtar i pajtimit kombetar pas konfliktit pushtet-popull i tipit 1997. Te gjitha shenjat jane qe ajo do te ndodhe. Dhe ai e ka treguar qe per karrigen djeg Shqiperine.

  8. jam ne dakort ne parim me zonjen apo zonjushen ketu me siper, por do te shtoja qe per fat te keq kemi nevoje akoma (deri kur????) per vezhgues te huaj ne zgjedhje te çdo niveli dhe te vazhdoje hetimi vrasjeve te 21 janarit deri ne fund…

  9. Cdo dite pervijohet nje qendrim shume i dyshimte i perfaqesuesve te vendeve te huaja ndaj Berishes duke u perpjekur qe gati gjysmen e fatures se cka po ndodh t’ja ndajne opozites. Ata nuk nyjetohen qarte dhe paster kundrejt videos se Metes, vrasjeve te protestuesve si makaber ne mes te Europes, dhunimit te insitucioneve demokratike prej tij e te tjera me radhe. Duket pak si me shume se sa mosnderhyrje ne punet e “ngaterruara” te Shqiperise. Tek e fundit kujt i druhen ata nese do te thonin te verteten e asaj qe shohin dhe ndjejne te gjithe? Mesuesi kur nga gjente dy femije ne grindje na kapte per veshesh te dyve dhe na thoshte para njeri-tjetrit gabimet dhe denimet perkatese

    Sot ne Tirane qarkullojne shume zera se Berisha ka ndare rryshfete ne funksionare te larte europiane me motivacion: “Per ndihmen e madhe dhe te pa kursyer te PE, KE, NATO etj., ne konsolidimin e demokracise ne Shqiperi”.

    Fjala e Rames para disa ditesh ku ju kerkonte me emra disa funksionareve te larte europiane qe te mernin pozicion ndaj ngjarjeve qe ata vete nuk do te donin ti mernin dot me mend ne vendet e tyre linte te kuptonte nje gje te tille.

    1. Sot ne Tirane qarkullojne shume zera se Berisha ka ndare rryshfete ne funksionare te larte europiane me motivacion: “Per ndihmen e madhe dhe te pa kursyer te PE, KE, NATO etj., ne konsolidimin e demokracise ne Shqiperi”.

      😀

      E bete skenar komedie kete, si skenari i pucit te Berishes…e filloi Muc Nano (ai ka kohe qe e ka filluar xhanem, po s’ja mban hison njeri pervec ndonje Andrea Stefani) kur tha se Berisha i ka blere amerikanet nepermjet europianeve, e tani do e vazhdoni juve ne internetosfere, jam i isigurt dhe me shifra egzakte.

      Ne fakt, eshte e dhimbshme se sa ‘joformale’ jane shqipot e mi te dashur, sidomos ata qe jetojne ne Shqiperi…te gjithe besojne se kane inside info per rrecelin me te cilin e leu buken Papa sot, per cilin vetull e ngriti Obama kur i foli Mubarakut ne telefon, e padyshim per te gjitha bisedat dhe planet e fshehta midis politikaneve shqiptare, por dhe perfaqsuesve nderkombetare.

      Me keto meselera ushqehen njerzit, ushqejne kushedi cilen skute parahistorike te egos primitive, dhe merren me kete lloj lesh-tjerrje…

      Po s’po e zgjash se kjo kerkon artikull me vete. 🙂

    2. C’pret? Beje artikullin se do ta lexojme. Po munde vere edhe Doris-in si bashkautore.

    3. Prandaj eshte per te uruar per dhunen (jo vetem fizike) te vazhdoje pertej Jan 21.
      Eshte e vetmja menyre per ti bere te dukeshme rrenjet e se keqes nga te gjitha anet.
      Po qe se s`ndodh, dije se palet jane marre vesh me njera – tjetren se deri sa larg mund te shkojne me lojen e tyre.

      Perdorja e kushtetutes nga ana qe eshte ne pushtet, per te mbrojtur supremacine e tyre mbi afferat e erreta te cdo natyre, apo perdorja e procedurave legale nga ana tjeter , per te arritur te rrezoje palen kundershtare nga kali, me qellim qe te sigurojne supremacine e tyre mbi afferat e erreta te cdo natyre, eshte thjesht nje legalizim i maskarallekut te tyre, duke i dhene nje lloj legjitimiteti kesaj plutokracie me natyre mafioze. Te gjithe keta bashkepuntore ne krim ( se s`eshte tjeter vecse krim ajo qe po i behet atij vendi nga klasa drejtuese), e duan ligjin me buzet e jo me zemer. Per te gjithe ata ligji eshte nje konvenience, qe perdoret atehere iu duhet dhe aty ku iu duhet e sa iu duhet, por jo me teper

      Paskan marre para “nderkombetaret” nga klani Berisha? Bujrum, nxirri sheshit evidencat. Madje edhe thashethemet.
      Paskan video per pislliqet ekonomik e klanit Berisha?
      Bujrum, nxirri sheshit. Ti shohin te gjithe se sa lowliife jane ata qe kane uzurpuar drejtimin e vendit

      Une jam i sigurte qe berishallinjte do te pergjigjen me te njejten monedhe, po qe se zihen ngusht si miu ne cep.
      Dhe kjo eshte per tu uruar qe te ndodhe.

      Sa per mua,persa i perket ketyre akrobacive legalistike te aktoreve aktuale te skenes politike shqiptare, mua “s`me ha buza kulac”, sic thoshte gjyshja ime e ndjere. Gjithshka ne Shqiperi behet me quid pro quo. Keshtu per shembull Ariana Fullani i ben nje “nder” te vogel kreut te ekzekutivit me voten e vet, dhe ky pastaj i ben Fullaneve nje “nder” te vogel nga ana tjeter. E cosi va il mondo.

  10. Pergjegjesi te madhe u ke dhene komentuesve per sugjerime, aq me teper nese keto lexohen, e me tej respektohen ne te gjitha instancat. Jam i mendimit, se zgjidhja me e mire qe ke ofruar, eshte edhe zgjidhja me e beshme. Mungesa e autoritetit qe komisioni hetimor i grupit parlamentar te PD-se po ndjen nderkohe ne supe, mund te jete momenti i duhur per te sugjeruar nje “putsch real” brenda radheve te kesaj partie. Eshte besoj momenti, qe opozita te mos merret me me Berishen, por te ulet ne nje tryeze presidenciale dhe kryeparlamentare kompromisi me grupin parlamentar te PD-se, per te diskutuar mocionin e mosbesimit ndaj Kryeministrit, si dhe dorezimin e imunitetit te tij dhe te Bashes, ne menyre qe te kete nje hetim te plote prej prokurorise. Ka besoj, ne rradhet e PD-se, intelektuale qe ende mund te mendojne me koken e vet, e qe mund te ngrihen ne pergjegjesi. Kostoja e ketij kompromisi per PD-ne eshte se Berisha mund te beje ndonje levizje ala-Nano, duke terhequr aq deputete ndaj vetes, sa dhe te bllokoje nje qeveri te re qe mund te dale nga koalicioni qeverises, gje qe do sillte zgjedhje te parakohshme, nderkohe qe perfitimi eshte se mund te sigurohet qeverisja deri me 2013-en. Ndersa per PS-ne, eshte e kunderta: kostoja eshte se mund te prese deri me 2013 per zgjedhje te reja parlamentare. Gjithsesi, besoj se eshte momenti, te pakten per depuetet demokrate, te luajne kartat e tyre dhe te marrin riskun persiper, pasi rreth Berishes, humbja eshte e garantuar.

    Per sa i perket te tjerave, nuk ka asnje lloj kompromisi. Prokuroria te lihet ne te drejten e vet te garantuar se do te vazhdoje hetimet e lira, ku sic thashe, imuniteti i Berishes dhe i Bashes, te kerkohet me cdo kusht. Kete duhet ta kerkoje prokuroria brenda te gjitha rregullave ligjore dhe institucionale, perndryshe, kot te themi se nuk po e lene rehat te beje punen, por se po ben sikur nuk po e lene rehat.

  11. Sugjerime? Kollaj fare. Te gjitha zgjidhjet jane ne Kushtetute.

    Berisha dhe PD-ja ne aleance me LSI kane nje mandat legjitim qeverises te dale nga zgjedhje qe kane arritur shumicen e standardeve perendimore, te vleresuara pa manipulime, te certifikuara rezultatet nga komisioneret socialiste, arbitri vendor (gjykata dhe prokurori) dhe arbitri nderkombetar.

    Sic tha edhe kreu i grupit te eurodeputeteve te djathte ne Parlamentin europian, ai qe nuk pranon voten eshte vetem diktator. Kembana bie per E. Ramen.

    Opozita te ktheht ne institucione, te ndaloje politiken e rruges dhe te beje kundershtimin e qeverise ne institucionet kushtetuese.

    Nese me te vertete kujton se ka perkrahje, te provoje veten jo me larg se 8 maji.

    Qytetaret shqiptare gezojne te gjitha te drejtat politike e civile te parashikuara ne Kushtetuten e Shqiperise.

    Askush nuk ndalon shqiptaret te shprehen si te duan dhe te mendojne si te duan, te kene besimin fetar apo bindjet politike qe duan, te organizohen politikisht ose jo, te manifestojne e tubohen, te kene shtyp te lire etj.

    Krahasimet me Ben Ali te Tunizise qe ishte ne pushtet qe nga ’87 apo Mubarak qe eshte ne pushtet qe 30 vite dhe qe kane arritur ne pushtet nepermjet puceve ushtarake dhe e mbanin/mbajne kete pushtet me dhune e terror kunder kundershtareve politike, duke bere zgjedhje formale dhe praktikisht duke pasur sistem njepartiak (ne shumicen e kohes), jane qesharake qe edhe dezhurni i PS nuk i beson.

    Sali Berisha eshte politikani me i votuar ne Shqiperi. Ka filluar politiken ne opozite, ka ardhur ne pushtet me zgjedhje te lira (92), ka dalur ne opozite me zgjedhje te pranuara per momentin (97), ka qendruar 8 vite ne opozite dhe arriti perseri ne pushtet me zgjedhje (05) qe pasqyronin vullnetin e popullit duke u rikonfirmuar ngushte ne 09.

    Perplasjet institucionale sherbejne per dy gjera: a) tregojne qe institucionet nuk varen apo anojne nga shumica dhe ekzekutivi dhe b) farketojne kulturen demokratike e institucionale ne Shqiperi. Te gjitha vendet kane kaluar neper rruge te tilla. Pastaj perplasje me prokurore e gjykates ka pothuajse cdo jave Berlusconi dhe Italia nuk eshte as Tunizi e as Egjipt.

    1. Z. Autor, nje pyetje: kete qe lexohet blogu neper instanca e kishe seriozisht apo e the qe te nxisesh pergjegjesine e komentuesve? Se po te jete e para, atehere une e kuptova kush eshte me i zgjuari nder komentuesit. Falemnderit!

      1. “une e kuptova kush eshte me i zgjuari nder komentuesit.”

        Une apo Metal Boy, thuaje, se s’do me zere gjumi 😀

      2. Jo mo jo. Thjesht përdori atë metodën e njohur: druri ka dalë nga parajsa. Vetëm që në këtë rast, shpiku edhe drurin, edhe parajsën.

        1. Po meqe e lexokan instancat, atehere i bie qe me i zgjuari eshte ai qe ne blog MBAN LINJEN e duhur dhe nuk ka pse te vrase mendjen te diskutoje ne temen:Sugjerime. Pra investon per veten edhe ne PTF apo permes saj, qe na qenka vene nen monitorim nga Lart. Kaq, te tjerat jane sugjerime jashte teme. Me fal, hamendesime.

  12. Zgjidhja nepermjet mekanizmave kushtetutes qe do te nenkuptonte nje bashkepunim te plote te deputeteve si anetare te parlamentit dhe mbajtes reale te forces qe ky organ do duhej te kishte, do te ishte optimalja. Por une besoj pak per te mos thene aspak ne te.

    Xha-xha, jo per te te shkurajuar, por per te amenduar kushtetuten nuk ka asnje shans nepermjet referendumit. Qe te kaloje ne referendum, fillimisht projekti kerkon miratimin e tij ne Kuvend, me shumice te cilesuar qe nenkupton marreveshje te gjere politike (2/3 e deputeteve).

    Qe palet politike te bien dakort per amendimin e kushtetutes per mendimin tim nuk ka asnje shans, pasi keshtu sic u amendua kushtetuta ne 2008 me ndihmen e opozites (qe kesaj te fundit nuk i falet!), sot perben nje kulle te blinduar, per mazhorancen, edhe pse me afat (zgjedhjet e ardhshme parlamentare). Nuk e besoj kurren e kurres (me premisat qe ka klasa jone politike e deritanishme) qe te vihen edhe nje here ne tryezen e bisedave per t’i hequr vetes privilegjin e dores qe vendos si t’i doje e sa t’i doje zemra.

    Edhe sikur te gjendeshin ky ndergjegjesim, vullnet e numra, per ta kaluar ne referendum do duhej po e njejta shumice e cilesuar, e cila do te shprehte keshtu vullnetin qe populli te thoshte fjalen e tij per projektamendamentin.

    Cila eshte zgjidhja? Une nuk e di. Dikur ishte presioni nderkombetar, qe sot duket se mungon, por qe ne fund te fundit as nuk mund te kerkojme te na nxjerre nga balta-e-perditshme-ku-rrime-o-zot.

    Mbetet ndoshta nje presion i forte i bazes sociale, prej nga dhe burojne institucionet dhe vete shteti shqiptar, nje bojkot kombetar i metodave qe vazhdojne te sugjerojne paturpesisht politikanet e sotem, qofte edhe duke filluar me zgjedhjet lokale… nuk e di.

    1. Paçka se ne shikim te pare mund te duket i pozicionuar

      Lorenc Vangjeli i pozicionuar?

      Jo c’ne… 😀

      Duhet dhe humori ne kesi rastesh patjeter.

      S’e di nese eshte gabim, po kam patur fatin e keq qe ta shoh Lorenc Vangjelin ne diskutime ne TV dhe qe atehere e kam te pamundur ta lexoj.

  13. Nje pyetje te vogel: Cfare konkretisht doni te ndryshoni ne kushtetute?

    1. Për fat të keq, nuk jam aq ekspert sa t’i përgjigjem me saktësi kësaj pyetjeje.

      Do të ndryshoja aq sa duhej, për të shmangur që në të ardhmen të krijohej një impasse si ky i tanishmi.

      Do t’i shtoja kompetencat Presidentit, që të përfshihej më shumë në arbitrimin e konflikteve ndër-institucionale.

      Do të ndryshoja edhe ligjin e zgjedhjeve, për t’ua kufizuar pushtetin dhe dominimin partive politike. Le të zgjedhin qytetarët njerëzit që duan, jo njerëzit që ua cakton Partia.

      Si i bëhet, p.sh., që deputetët të mbeten të lidhur me zgjedhësit e tyre edhe pasi kanë shkuar në Kuvend?

      Do të gjeja një mënyrë, nuk di si, për t’i bërë deputetët më të pavarur, më dinjitozë, më autoritarë; jo ushtarë të partive, siç janë sot.

      Do të zgjeroja dhe lehtësoja ndërmarrjen e referendumeve – mua s’është se më pëlqejnë shumë këto, por në krahasim me partitokracinë, mirë se të vijnë.

      E kam të qartë se nuk ndreqen gjërat në Shqipëri duke rishkruar kushtetutën; demokracia nuk buron nga letra, por nga praktikat sociale, politike dhe etike të qytetarëve. Sinqerisht, unë nuk e shoh të mundshme që atje të vendoset demokracia kështu, me një të rënë të lapsit; por të paktën mund të vendoset diçka si shteti i së drejtës.

      Rëndësi ka që t’i ulet temperatura politikës, ose të kalohet nga kacafytja në administrim të punëve. Sot për sot, të gjitha përpjekjet bëhen, të gjitha energjitë shpenzohen, për të mbajtur pushtetin. Mirëpo kjo është diçka që mund t’u interesojë njerëzve në krye; qytetarët kanë përparësi të tjera.

      Tani, si i bëhet që këto përparësi të gjejnë shprehje edhe në tryezat e shtetit?

      1. Ndryshimi i kushtetutes nuk ndalon keto probleme qe hasim tani. Vetem pervoja, edhe me keto perplasje dhe konsolidimi i institucioneve mund t’i shmangin keto.

        Shqiperia eshte republike parlamentare, ky model eshte zgjedhur, keshtu qe kompetenca me te medha per presidentin, do te thote te shkosh ne kundershtim me kete model dhe te kalosh ne nje sistem gjysme presidencial apo presidencial.

        Per zgjedhjet s’ka nevoje te ndryshoje kushtetuta, por vetem Kodi Zgjedhor. Nese nuk jane te mira listat e mbylluara, atehere mund te kerkohen te hapura, qe njerezit te votojne edhe per kandidatin jo vetem per partite.

        Lidhja e deputeteve me elektoratin eshte me e forte kur ka nje sistem zgjedhor mazhoritar, jo si ky aktuali proprocional, qe edhe me kete ruhen lidhjet por jo aq sa ne mazhoritar, por per kete s’ka te beje shume kushtetuta. Dmth. sistemin zgjedhor e vendosin partite, me sakte dy partite kryesore.

        Referendumet kane te mirat por edhe te keqijat e tyre. Ta zeme po te hidheshin ne referendum (Zvicra p.sh.) cdo projekt per rruge e hekurudha, nuk do te mbaronin kurre ato te shkreta.

        Ndersa veshtiresia per te ndryshuar kushtetuten me referendum eshte bere per te pasur qendrueshmeri sistemi. Pasi ne te ardhmen, shoqeria mund te kete grupe interesi e ndjesi te ndryshme qe mund te kerkojne rishikime ne kushtetute, keshtu qe praktikisht eshte bere e pamundur pa rene dakort elita politike, apo deputetet ne parlament.

        Duhen ndryshime ne kushtetute per te qartesuar ca gjera, per te mbyllur ndonje vakum etj. (ka nje shkrim te mire per kete Kreshnik Spahiu), po jo keto.

  14. TË NDRYSHOJMË KUSHTETUTËN E SHEKULLIT TË KALUAR

    Kreshnik Spahiu

    Ndonëse kanë kaluar vetëm 12 vjet nga miratimi i ligjit themeltar të shtetit, inkoherenca dhe problematikat e kanë zhvleftësuar atë si të ishte një shekull më parë. Krenaria dhe pamfleti i reklamuar si manifesti i së ardhmes së shqiptarëve është bërë disa herë objekt ndryshimesh dhe debatesh politike. Për 12 vjet rresht, shumë dispozita të kësaj Kushtetute kanë krijuar kriza institucionale.

    Menjëherë me zgjedhjet problematike të vitit 1997 interesi i qeverisë së re u fokusua në hartimin dhe miratimin sa më të shpejtë të një projekti të ri kushtetues, i cili u pasua me debate të ashpra politike, pa konsensusin e opozitës së atëhershme, si dhe mosmarrjen pjesë në referendum të elektoratit të djathtë. Projektkushtetuta u kompozua nën trysninë e rrethanave dhe krizave politike dhe pas një analize disavjeçare manifeston qartë synimin e atëhershëm dhe mbrojtjen e interesave politike të ish-kryeministrit Nano dhe ish-presidentit Meidani, dy ish-liderë të të njëjtit kamp politik. Ky dualizëm apo “diversitet” institucional u reflektua edhe në Kushtetutë, duke miksuar dhe alternuar një përzierje të pakuptimtë të vetë sistemit politik parlamentar nëpërmjet infiltrimit të kompetencave gjysmë presidenciale. E gjithë kjo frymë thellësisht politike reflektohej në ligjin themeltar të shtetit, a thua sikur Nano dhe Meidani do të ishin të përjetshëm në funksionet e tyre. Të bërit ligje dhe akte nënligjore në favor apo disfavor të drejtuesve të institucioneve është një fenomen i njohur në vendin tonë, por miratimi i një Kushtetute me optikë të shkurtër ishte me pasoja për të ardhmen e shtetit juridik në vend.

    Pas 12 vitesh bashkëjetesë me normat e Kushtetutës së ‘98 mund të dyshojmë se hartuesit e kanuneve në Shqipëri kanë qenë më largpamës, më të drejtë, më me integritet, më të pavarur dhe pa synime personale kur kanë hartuar normat kanunore se sa liderët politikë që hartuan Kushtetutën e vitit ‘98. Kanuni mbijetoi në shkuj, ndërsa Kushtetuta veç një dekadë dhe brenda së cilës ajo ka prodhuar disa kriza. Diferenca në kualitetin e tyre është e pakrahasueshme, për shkak të ekzistencës dhe mosekzistencës së qëllimeve politike të hartuesve.

    Në Shqipëri zhvillohen prej vitesh debate nëse ligji apo moszbatimi i ligjit është sfida e kohës. Në rastin e Kushtetutës janë të dyja çështjet. Mungesa e vullnetit politik shpesh shfrytëzon hapësirat dhe normat për të krijuar kriza dhe vakume institucionale.

    Avokati i Popullit

    Për të qenë sa më bindës në këtë analizë po e fillojmë nga praktika e fundit e moszgjedhjes së Avokatit të Popullit, ku prej disa kohësh, ky institucion kushtetues ka vakumin e vendit vakant të titullarit dhe nuk plotësohet për shkak se kërkohen 84 vota në Kuvend apo 3/5 e deputetëve.

    Procesi ligjvënës

    Një sërë ligjesh organike apo kode nuk miratohen duke paralizuar drejtpërdrejtë reformën në sistemin e drejtësisë. Gjykatat administrative nuk krijohen dhe vendi po humbet miliona dollarë donacione nga programi i sfidave të mileniumit për mosvënie në funksionim të këtyre gjykatave. Projektligji mbahet dy vjet i pezulluar për shkak të mosdhënies së konsensusit nga opozita. Projektligje të domosdoshëm për funksionimin dhe organizimin e institucioneve nuk miratohen për shkak të kërkesave kushtetuese të një votimi të cilësuar, duke filluar nga projektligji “Për funksionimin dhe organizimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, projektligjin “Për Gjykatën e Lartë”, “Ministrinë e Drejtësisë”, “Për administratën gjyqësore”, “Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësore”, “Për administrimin e buxhetit gjyqësor”, për disa ndryshime në Kodin e Procedurës Penale dhe Civile, Kodin Penal… etj. Së fundmi, një sërë institucionesh si Avokati i Popullit, Komisioni i Shërbimit Civil, Konferenca Gjyqësore, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Shërbimi Informativ Shtetëror janë futur në një rreth vicioz dhe në pengesa reale ku më shumë e ku më pak analoge me disa institucione të tjera kushtetuese, që sipas një kronologjie kohore do përpiqem që në pafundësinë e tyre të vazhdoj t’i rendis.

    Gjykata Kushtetuese

    Gjykata Kushtetuese, si garant i respektimit të Kushtetutës, e cila bën dhe interpretimin e saj, ka përjetuar një zinxhir krizash dhe problematikash të hidhura pas “erës së Kushtetutës së re”. Themelimi i saj pas “erës së re” filloi me nxjerrje të dhunshme policore nga ambientet e godinës së ish-kreut të kësaj gjykate, prof. dr. Rustem Gjata, njërit prej zërave më të njohur dhe akademikëve të mirënjohur të së drejtës. Zgjedhja e gjyqtarëve të rinj të asaj gjykate u bë shpesh mbi kritere të forta politike dhe duke injoruar standardet kushtetuese dhe profesionale të kandidatëve. Më pas kjo gjykatë u përfshi në një proces shqyrtimesh dhe kërkesash të pafundme të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001, të cilat u konsideruan masivisht nga ndërkombëtarët si të manipuluara, por që në disa aspekte përfshinë dhe eklipsuan Gjykatën Kushtetuese, e cila pësoi një krisje të rëndë të besimit deri në atë nivel sa konsensusi politik krijoi kolegjet zgjedhore, disa trupa me gjyqtarë nga nivelet e tjera “çuditërisht”, por të detyrueshme për shkak të humbjes së besimit dhe impaktit negativ që u krijua nga çështjet e gjykuara për disa mandate deputetësh. Sipas Kushtetutës, përbërja e Gjykatës Kushtetuese duhet të përsëritet çdo tre vjet në një të tretën e saj, por një parim i tillë nuk u respektua.

    Ende debatet vazhdojnë në përzgjedhje, procedurë, proces dhe zëvendësimin e gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe prej një viti, kjo është kryelajm i mediave në vend.

    Gjykata e Lartë

    Gjykata e Lartë, në të gjitha periudhat, u konceptua përgjithësisht si një gjykatë politike, duke prishur çdo lloj balance të sistemit gjyqësor dhe duke tejkaluar edhe standardet më minimale të funksionimit të shtetit ligjor. Në 80% të përbërjes së saj, ajo u krijua dhe u dominua nga juristë jashtë sistemit të karrierës, duke i lënë vetëm një përqindje në pakicë ish-gjyqtarëve. Debati ende vazhdon duke krijuar edhe në këtë proces vakumin kushtetues dhe antagonizmat institucionalë mes Presidentit, shumicës parlamentare dhe opozitës. Përpjekjet vazhdojnë në përmirësim të procesit, qoftë nga ana e Presidentit në përzgjedhjen apo qoftë nga ana e Kuvendit në krijimin e mekanizmave transparentë nëpërmjet seancave dëgjimore për të skanuar ata që do mandatohen për nëntë vjet në krye të sistemit. Të gjitha janë të domosdoshme dhe shpesh rikthehemi ende ku ishim. Në proces shmanget debati i përzgjedhjes mbi standardin profesional, pasi qartazi Kushtetuta e ‘98 krijoi frymën e ndërtimit politik dhe jashtë karriere të kësaj gjykate. Sa do të përpiqen aktorët politikë të përmirësojnë procedurat do të jemi edhe pas 20 vitesh në të njëjtën situatë, nëse ne nuk zgjedhim një model të ri si në Francë, Spanjë, Portugali etj.

    Këshilli i Lartë i Drejtësisë

    Këshilli i Lartë i Drejtësisë në këto 12 vjet është përfshirë dha ka qenë i kontestueshëm për probleme të pafundme kushtetuese dhe të shkaktuara nga ligji themeltar i ‘98. Problemet kushtetuese të Këshillit të Lartë të Drejtësisë u konstatuan qoftë në organizim, funksionim, por dhe në përbërje. Këshilli i Lartë i Drejtësisë u përfshi prej disa kohësh në debatet politike të përzgjedhjes së anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, një kompetencë kjo tërësisht politike për qeverinë e gjyqësorit, e cila u shfuqizua për shkak të disa ndryshimeve kushtetuese. Zgjedhja e konsideruar prej analistëve në mënyrë të njëanshme të disa anëtarëve të KQZ shkaktoi një valë reagimesh, të cilat gjykohen se ndikuan në zgjedhjet politike të atyre viteve. Në përbërjen e Këshillit merrnin pjesë 11 gjyqtarë, për shkak të vakumit dhe paqartësive kushtetuese të zgjedhjes së anëtarëve nga Kuvendi. Problemet e shkaktuara nga vakumi kushtetues ende vazhdojnë për vaktin e moszgjedhjes së pesë anëtarëve të rinj në KLD pasi Konferenca Gjyqësore nuk funksionon dhe nuk ekziston një infrastrukturë kushtetuese dhe ligjore për ta vënë në lëvizje si institucion.

    Konferenca Gjyqësore

    Konferenca Gjyqësore prej pesë vitesh funksiononte me një statut si të ishte një shoqatë joqeveritare OJQ, më pas nga 2005 deri në 2008 me një ligji i cili u deklarua antikushtetues nga Gjykata Kushtetues dhe tashmë pjesë e debatit të gjyqtarëve për ta legjitimuar me mjetet dhe mënyrat e mbetura, të cilat në mungesë të një apo disa dispozitave kushtetuese për këtë institucion, po thjesht në një perifrazim tangjent ku nuk parashikohen kompetencat, përbërja, drejtimi dhe asgjë çka mund të krijonte bazën juridike për degëzimin e normave, të cilat ndoshta do të debatohen shumë gjatë. Vonesa në funksionimin e kësaj Konference Gjyqësore krijon efekte zinxhirë në mos mirëfunksionimin e sistemit gjyqësor.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndoshta shumë i diskutuar dhe organ i ekspozuar në realitetin shqiptar, ndoshta për shumëkënd është harruar që dy vjet më parë ishte institucion kushtetues por tani nuk është më, pasi vetë aktorët politikë e pranuan se ishte një dështim i plotë në mënyrën se si e kish parashikuar Kushtetuta e ‘98 dhe që me konsensus u shpërbë duke prodhuar një krijesë të re, e cila nuk gjen më mishërim në ligjin themeltar.

    Kuvendi

    Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumë emërore. Mënyra dhe procedurat e përzgjedhjes janë parashikuar në nenin 64 të Kushtetutës. Ky model u aplikua për herë të parë në zgjedhjet e 29 qershorit 2009, pasi vetë Kuvendi i Shqipërisë e konsideroi të dështuar modelin kushtetues mazhoritar të korrektuar, duke e ndryshuar atë dy vjet më parë. Dështimet e modelit kushtetues të zgjedhjes së Kuvendit i kanë shkaktuar vendit një kosto shumë të lartë në funksionimin e shtetit dhe proceset e integrimit. Nëse modeli i ri proporcional ishte më i mirë, mbetet ende për t’u parë dhe s’është çudi të ketë sërish tendenca ndryshimi. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit tashmë dihen se janë bërë të kontestueshme dhe është e dukshme se partitë parlamentare kanë qëndrim të njëjtë për t’i ndryshuar dhe përmirësuar nëpërmjet Kodit Zgjedhor.

    Këshilli i Ministrave

    Këshilli i Ministrave përbëhet nga Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat. Organizimi dhe funksionimi parashikohen në Kushtetutë, por jo të pakta janë rastet e krizave, të cilat Kushtetuta e ‘98 nuk mund t’i parandalonte. Kulmin e kolapsit qeveritar do ta kishim në vitin 2004, kur ish-kryeministri Fatos Nano vazhdoi të qeveriste pa disa ministra, ndonëse nuk merrte dot votëbesimin për ta në Kuvend. Asokohe pati dhe interpretime të çuditshme të qeverisjes me zëvendësministra.

    Presidenti etj….

    Këtij kalvari të gjatë institucionesh natyrisht mund t’i shtohen dhe mënyra e zgjedhjes së Presidentit apo kompetencat e tij, e cila u ndryshua dy vjet më parë si dhe shumë aspekte të tjera të Kushtetutës, të cilat ose kanë prodhuar krizë në vend ose janë të pazbatueshme. Le të themi që shumë organizata politike, shoqërore, joqeveritare apo individë të ndryshëm kanë tentuar të realizojnë referendum në vend për çështje të ndryshme. Askush nuk ka arritur t’u japë përgjigjen se pse nuk realizohen referendum në Shqipëri. Është koha që publiku duhet të dijë vështirësinë reale. Kushtetuta është hartuar në një mënyrë të atillë në nenin 150 dhe 151 që populli të mos ketë mundësinë për referendum dhe të mos e realizojë atë, pasi kjo, me sa duket, ka qenë synimi i inspiruesve të Kushtetutës së ‘98 që askush praktikisht të mos realizojë dot ndryshime kushtetuese nëpërmjet votës së popullit, por vetëm nëpërmjet amendimeve, të cilat kërkojnë 2/3 e votave në Kuvend dhe që praktikisht, për disa dekada asnjë forcë politike nuk do të ketë mundësinë për ta pasur si kuorum dhe “komoditet”.

    Gjithsesi juristët duhet të respektojnë Kushtetutën si detyrim për shtetin juridik, por si qytetarë ne nderojmë dhe duhet të reflektojmë nga iluministët që hartuan Kanunin, i cili mbijetoi disa shekuj, për shkak se ata nuk kishin si synim mbajtjen dhe ruajtjen e pushtetit.

    1. Sa e lezecme kjo playlista e Spahise. Ne nje teme qe kerkon ndryshim te Kushtetutes (qe qenkesh e shekullit te kaluar, e qe kushedi cdo na rezervonte fantazia per ndonje kushtetute te shekullit edhe me te kaluar), e cila ne vetvete eshte kerkese (ma kaloni paragjykimin) qe zakonisht leviz nga nevoja politikisht te debatueshme, Spahia zgjedh te rendise ne pole position sektorin gjyqesor dhe procesin ligjberes (dmth organet jo politike dhe ndonje proces qe mbetet i administrueshem nga personat fizike te deputeteve).

      Per organet politike paskemi rezervuar ndonje shembull gjithekonkludues, dhe sidomos paragrafik.

      Qenka e lezeceme dhe nga pikepamja historike pasi na e njesoka procesin 7 vjecar te hartimit te kushtetutes ’91-’98 (nderkohe qe te tjera shtete eurolindore te sojit tone, ishin pajisur qe ne fillimet e viteve ’90 me kushtetutat perkatese) me naten e majit 2008, dhe ndryshimet e atyperatyshme nen tavoline.

      Asokohe PD nuk mori pjese vertet, pasi nder te tjera kishte humbur goxha legjitimitet ne punet e administrimit te qeverisjes, kur fjala vjen i njejti kryetar partie zgjidhej president mes himnit te pushkeve te nxehta te te rrenuarve nga fimrat piramidale.

      Plus qe Sala ia kish falur zemren projektkushtetutes se ’94, ate te deshtuaren e madhe, qe ai prapeseprape e shperndante ne popull duke e autografuar, ne ermer te asaj “Une ju siguroj Ju!”.

      Po nejse.

  15. Sot Shqipëria ka nevojë për zjarrëfikës, besoj unë. Pastaj le të gjenden format dhe mënyrat që e parandalojnë zjarrin. Shuarja e zjarrit ka përparësi kundrejt zbulimit dhe dënimit të zjarrëvënësit.
    Nuk mundem ta heq nga koka dëmin e shkaktuar nga shkatërrimi i shtetit në vitin 1997! Dëmet janë të pallogaritshme! Nuk e kam fjalën për dëme materiale.

    Megjithatë, Shqipëria e sotme ndryshon nga ajo e vitit 1997.
    P.sh. tani Shqipëria nuk ka sistem presidencial, por sistem parlamentar. Nuk ka vetëm një TV shtetëror që askush nuk do t’i besonte, dhe kështu të hapej rruga për thashetheme gjithëfarëshe. Në kushtet e monopolit informativ, nuk do t’i kishim 3 të vrarë, por “me qindra”. Njerëzit kanë celularët, internetin, tv satelitor. Këto janë ndryshime cilësore në një shoqëri. Diaspora është e stabilizuar deri diku. Tani Shqipëria nuk kufizohet me Serbinë, por me Malin e Zi dhe Kosovën e pavarur. Më në fund, njerëzit e kanë përvojën e vitit të mbrapsht 1997. Ka edhe tjera që s’po i përmendi dhe tjera që nuk i di.
    Duhet t’i ikim si djallit logjikës “po të prishet shteti, ti do ta mbash përgjegjësinë historike”.
    Përgjegjësisë historike nuk mund t’i ik askush!

  16. Meqe u lexoka neper instanca ,kush po shkrun ma ktu….Prite Zot,me hi edhe n’sherr 🙂

  17. Mangesia apo paaftesia e perceptuar e kushtetutes eshte nje aspekt teknik, kur ne fakt ne duar kemi nje problem te nje natyre sistemike. Si te thuash, te shqetesohesh per syte qe nuk arrijne te kene qartesine e te parit te mases 20/20, kur trupi vuan nga patologji te tjera vdekjeprurese.

    Per mua me shqetesuese ngelet aftesia apo predispozimi korruptiv i jetes publike ne Shqiperi. Eshte si nje kancer qe po ha cdo maredhenie ne cdo nivel, si privat ashtu edhe shteteror.
    Mund edhe te pergjithesoj, por kam pershtypjen se keto mardhenie ne Shqiperi bazohet kryesish ne mareveshjen, nenkuptimin apo pritshmerine e paleve ne dhenien apo marrjen e avantazheve te pamerituara, ne menyre qe te influencojne rezultatet, ne dem te konkurrences apo publikut.
    Me fjale te tjera dhenesi vepron ne menyre te atille sa ai i siguron marresit keshtu te drejta te cilat legalisht nuk do ti takonin.

    E gjitha kjo ne fund te fundit ka dhe merr nje dimension moral. Midis nje te mire te sigurte dhe nje te keqeje te pasigurte, asnjehere mos i kthe kurrizin te mires, prej frikes se te keqes, thoshte Makiaveli. O Makiaveli ka qene shqiptar, ose te gjithe shqiptaret e kane studiar ate me laps ne dore. Mund te kesh nje kornizen legale, nga kushtetuta e deri tek kryeplaku ne fshat, bazuar ne ekseperiencat nga me te evoluarat qe ekzistojne, por nese popullsise i mungon nje fiber e shendoshe moral, ligjet nuk do te kishin asnje efekt. Madje mund te percudnohen, sic eshte edhe rasti i tanishem i krizes politike dhe kushtetuese ne vend.

    Ne leksionet e para te te Drejtes Civile me kane thene se te mesojne dallimin midis nje kushtetute te dobet dhe nje kushtetute te forte.
    Situata ne vend tregon se Shqiperia ka nje kushtetute te dobet, sepse rezulton se nuk ka predispozita qe parashikojne te gjitha rastet e mundeshme te zhvillimeve politike te vendit. A mund te ndryshohet, a duhet te ndryshohet, sa duhet te ndryshohet, si duhet te ndryshohet, pervoja e 20 vjeteve te fundit mund te ndihmoje specialistet per te vendosur.
    Patjeter qe duhet trajtuar korrupsion, mbi te gjitha, dhe ne menyre te vecante. Eshte nje e keqe e vjeter, si nje patogjen latent, i cili eshte kudo, ne pritje per tu zhvilluar. Pse te mos kete dhe Shqiperia nje Bribery Act? Cdo mit marrje-dhenie te trajtohet si krim. Whisterblower-ve tu jepet deri ne 150% te vleres se interesave te mbrojtura si rezultat i veprimit te tij.
    Nga ana tjeter, te gjitha entet publike, strukturat administrative shteterore te implementojne nje lloj “afirmativ action act”, ku ne cdo tre vete ne kuadrin drejtues, njeri te jete nen 35 vjec. Nje nga kontradiktat me te medha te kohes ne vend eshte ajo e perplasjes midis brezave, dhe kjo instiktivisht duhet marre ne konsiderate ne politiken e kuadrit.

    Xhaxhai me MB flasin me lart per te zgjedhurit, menyren e te nxjerrurit te tyre. Megjithe deshiren, nuk do te futem ne debat, sepse ndofta s`kam cfare them. Por per aq sa vlen, une do te thoja se personalisht kam nje respekt te madh per parlamentarizmin anglo-sakson, si nga me progresivet, me vibrantet, vlerat e te cilit i sheh jo vetem ne historine e tyre te gjate, por edhe ne realitetitin e sotem.
    Per ta ilustruar ate c`ka shoh une dhe cfare thashe me lart, po sjell ketu nje pjese nga nje fjalim i Edmund Burke, para zgjedhesve te tij ( ndjese moderatorit per mosperkthimin ne shqip):

    …”… it ought to be the happiness and glory of a representative to live in the strictest union, the closest correspondence, and the most unreserved communication with his constituents. Their wishes ought to have great weight with him; their opinion, high respect; their business, unremitted attention. It is his duty to sacrifice his repose, his pleasures, his satisfactions, to theirs; and above all, ever, and in all cases, to prefer their interest to his own. But his unbiased opinion, his mature judgment, his enlightened conscience, he ought not to sacrifice to you, to any man, or to any set of men living. These he does not derive from your pleasure; no, nor from the law and the constitution. They are a trust from Providence, for the abuse of which he is deeply answerable. Your representative owes you, not his industry only, but his judgment; and he betrays, instead of serving you, if he sacrifices it to your opinion…”

    1. “Ne leksionet e para te te Drejtes Civile me kane thene se te mesojne dallimin midis nje kushtetute te dobet dhe nje kushtetute te forte”.

      “Situata ne vend tregon se Shqiperia ka nje kushtetute te dobet, sepse rezulton se nuk ka predispozita qe parashikojne te gjitha rastet e mundeshme te zhvillimeve politike te vendit”.

      “Pse te mos kete dhe Shqiperia nje Bribery Act? Cdo mit marrje-dhenie te trajtohet si krim”.

      Kur nuk e ke idene fare, po fare ama, mbi ato qe merr persiper te trajtosh, do te ishte me mire te vendosje doren mbi libra dhe te lexoje shume, mqse qenke i apasionuar pas shkences te se drejtes ne pergjithesi dhe asaj kushtetuese ne vecanti.
      Shoqerisht kjo.

  18. Kam dy-tre dite e nuk po diktoj sasnje nga mediat elekronike apo blogjet shqiptare te kete cituar nje artikull te Christopher Hitchens ne Slate Magazine.

    Une kam qeshur ndersa e lexoja (por jo me autorin) por me surrealizmin e situatave midis Shqiperise dhe vendeve arabe. Cfare me cyti me shume ishte edhe kjo “bomba” e fundit e Xha-xhait 🙂 rreth mundesise qe qarqe te rendesishme ne Shqiperi e lexojne PTF.

    Nderkohe qe disa blogje e media shqiptare te spektrit te majte(po dalloj ne vecanti Respublica)po bejne paralelizma midis situates ne Shqiperi e asaj ne Tunizi, Egjypt, e pertej duke kerkuar te behen katalizatore te shpirtin revoltues te masat popullore, thashe me vete po e leshoj kete bomben e Hitchens e te dale ku te dale. 🙂 Po i paralajmeroj te gjithe, se po e hedh si nje granate, e paplasur akoma, mund te kapet ne ajer nga kushdo e mund te perdoret e vervitet perseri ne drejtim te caktuar. Ka argument per te gjithe.

    Ajo qe me zbavit mua eshte se si e shohin njeri-tjetrin njerezit qe vijme nga dy bote te ndryshme. Shioni arab qe ndjehet i ofenduar qe paskish mbetur mbrapa shqiptareve qe kane arritur te mbajne zgjedhje (relativisht) te lira, e shqiptaret sidomos blogistat e llojit Sanktivista qe pergjerohen e hedhin shashka per nje revolucion te tipit egjyptian apo tunizian kundra tiranise e diktatoreve.

    Une vete u kujdesova t’i shpetoja kurthit te ngritur nga Hitchens qe e ngre sketcin e tij me personazhin e nje pinjolli te nje sunduesi absolutist, qe e ndjen veten fshatar duke pare prapambetjen e vendit te tij, qe edhe Shqiperia(!!!!) e ka kaluar persa i perket hapjes drejt standarteve demokratike.

    A perngjason me dicka kjo situate?

    Nje loje tjeter te madhe qe akoma vazhdon te luhet ne hapsiren shqiptare kur demokracia presupozohet te lulezoje nen shionet apo mbetjet e absolutistave te dikurshem… Gje qe dihet eshte se moralit qytetar ne Shqiperi i ka vdekur nervi, eshte stagnant, jo ekzistues. Perndryshe nuk ka se si te shpjegohet kjo situate pa dalje e njerezit vazhdojne te terhiqen prej hunde si kope bagetish e te nxirren ne treg.

    Linkun me titull: Arabs are tired of being laughed at by the modern world do ta gjeni ketu:

    http://fullcomment.nationalpost.com/2011/02/02/christopher-hitchens-arabs-are-tired-of-being-laughed-at-by-the-modern-world/

    Lexim te kendeshem.

    1. Ajo qe me zbavit mua eshte se si e shohin njeri-tjetrin njerezit qe vijme nga dy bote te ndryshme. Shioni arab qe ndjehet i ofenduar qe paskish mbetur mbrapa shqiptareve qe kane arritur te mbajne zgjedhje (relativisht) te lira, e shqiptaret sidomos blogistat e llojit Sanktivista qe pergjerohen e hedhin shashka per nje revolucion te tipit egjyptian apo tunizian kundra tiranise e diktatoreve.

      Ne kete skenar sic e ke pershkruar ti ujrat levizin ne te njejtin drejtim; (1) arabet qe mendojne se jane aq superiore ndaj nesh sa qe ofendohen dhe nga krahasimi me ne, dhe (2) internet-aktivistet* shqiptare qe e shikojne boten arabe si dicka per tu ndjekur/frymezuar.

      Dmth te dy palet mendojne se ne jemi poshte arabeve, keshtu qe s’ka konflikt ketu; te dy palet i shikojne shqiptaret si ndjekes te arabeve.

      *dhe padyshim dhe gazeta Shekulli; qe ne diten e pare te bojkotit EdRamist e deri tani, Shekulli ka ne faqe te pare cdo trazire qe ndodh ne cdo vend e cep te botes.

      1. O Xhibo,
        …ne se me lejohet te drejtohem keshtu, fundi i fundit ne jemi me maska.:)

        Si e poqa une kete pune? Ky arabi shpreh habi, keqardhje, lendim, revolte, perbuzje, ndjehet i ofenduar, e te tjera, kur meson se shqiptaret e paskan kaluar ate vijen ndarese, kaq themelore per demokracine, mbajtjen e zgjedhjeve te lira. Motivet se perse ai nuk na sheh ne nje nivel mbeten te hamendesohen, por nuk na zbulohen nga skeci i Hitchins. Nga ana tjeter, perafrimi Sanktivist, Shekullist, Respublicist eshte se ne shqiptareve po na e kalojne edhe vendet arabe, qe po shkundin pergjumjen, e po rrezojne, perzene diktatore. Kjo lloj media sheh se shqiptaret nuk i kane hequr qafe akoma diktatoret. Cdo gje tjeter eshte farse! 🙂 Se cfare mendojme ne per arabet perseri eshte nje hamendesim?! Ne hamendjet e te dyja kraheve mund te jete vjetersia e qyteterimeve, prapambetja, kultura, arti, historia, perceja, pislleku, anadolleku, sundimi diktatorial, satrapet, sheiket, zhvillimi ekonomik i pakrahasueshem, e ku di une.

        Une nuk mendoj se hodha idene e nje konflikti, por te nje lloj keqkuptimi ne konceptimin e njeri-tjetrit, misconceptions.

        Semantika eshte nje lloj profesioni im i dyte e qe eshte i lidhurngushte me profesionin tim te perditshem. Gjithmone me mrekullon e me zbavit mendjen. Dua te pranoj se jam nxituar kur thashe se asnje lloj media nuk e kishte sjelle kete shkrim te Hitchins. Ne te njejten dite te postimit tim, ishte shkruar nje artikull ne Tema, qe fatkeqesisht gjithmone i shpeton radarit tim, ngaqe Meroja eshte komsumuar kaq shume tek Shekulli. E sot, do ti, vura re qe kete artikull e kishte kapur Muc Nano e kishte perdorur semantiken e tij te Respublica per ta paraqitur nen rubriken Nano News, pra lajmet sipas Nanos. Do te ishte me mire ta bente edhe me te kuptueshme per nje pjese duke e quajtuar News Commentary according to Nano.Ju kujtoj citimin e meposhtem:… nje perkthim te shkujdesur(por rigorozisht te sakte).

        Qe ti bie shkurt po sjell perqasjet e Temes, Origjinalin ne anglisht, Nano News dhe citimin tim fare te shkurter ne “ligjerate te zhdrejte” te artikullit. Mund te diskutohet semantika e perkthimit, kur perkthimi shqiptarizohet sipas Respublicas, Temes dhe Read Me.

        Une zbavitem, e ndaj kenaqesine e deshiren e Xha-xhait, qe shpesh na sjell ushtrime rreth semantiken te politikes se sotme.

        Dhe e fundit, ndoshta me lidhje, ndoshta pa lidhje. por qe ka te beje perseri me semantiken politike. Sipas Shekullit qe citon Ramen:

        “Në këto kushte nuk mund të bëhen zgjedhje, duhet të krijohen kushte pasi jo vetëm që të gjitha hallkat e procesit elektoral tashmë janë dëshmuar të mangëta saqë derformojnë rezultatin, por janë shtuar edhe të tjera probleme të rënda” – tha Rama

        Kusuri nga une, Read Me: Nderkohe vazhdohet me protesta(me duhen sa per sy e faqe, ne fund te fundit nuk mund te binde shume per ne shesh). A mos eshte ky pazari i fundit? Mos kerko tabulate, mos heto me prokurori apo parlament, mos t’i hapim lakrat lakrorit. C’ke, do te le rehat per dy vjet, Nuk ka zgjedhje te reja. Ta mbyllim capkallekun tim te fundit, une qe te nxorra ne shesh taboret e mi, ti mi vrare ca, se une e kalova pak kufiren. Une e di qe ti nuk e leviz kufirin nga thana. Po ta leme me kaq. E mbyllim. Mos harrojme ketu nderkombetaret, pa ata cfare do bejme?

        Harroje se c’thote Xha-xhai(presupozohet se lexohet nga instancat) :)? Kush do te na e fishkelleje pastaj ne kete humbetiren tone Shqiperi. Le ta vazhdojme gallaten, rrumpallen tone politike. Vendi do te gezohet.

        Tema:
        Biri i një diktatori të një shteti arab me shumicë myslimane pyeti një mikun tim se a është e vërtetë që edhe në Shqipëri po mbahen zgjedhje të lira. Miku im i pohoi të vërtetën relative të kësaj duke thënë se ka qenë vetë vëzhgues në zgjedhjet shqiptare, ku ka vënë re njëfarë niveli transparence e ndershmërie. “Në këtë rast, çfarë na ngelet që të jemi ne,” ulëriti trashëgimtari i diktatorit arab. “D.m.th ne jemi katundarë, fëmijë, çfarë?”. E gjithë biseda u bë e zymtë për shkak të faktit se vendet arabe ndodhen edhe pas Shqipërisë,” e përfundon historinë Hitchens.

        Hitchins:
        “Tell me,” said this scion to my friend, “is it true that there are now free elections in Albania?” My friend was able to confirm the (relative) truth of this, adding that he had once even acted as an international observer at the Albanian polls and could attest to a certain level of transparency and fairness. The effect of his remarks was galvanic. “In that case,” exclaimed the heir-presumptive, thumping the table, “what does that make us? Are we peasants? Children?”

        Respublica:
        Pu ju rrefej anektoden, duke bere nje perkthim te shkujdesur(por rigorozisht te sakte): “Para do kohesh, nje miku im i ngushte po darkonte me nje person, per te cilin ju them vetem qe ishte biri i nje despoti jetegjate ne njerin prej vendeve arabe myslimane. ‘Degjo’, i drejtohet per nje moment pjella e despotit mikut tim,’eshte e vertete se edhe ne Shqiperi jane duke u zhvilluar zgjedhje te lira.’ “Pak a shume, po”, i ish pergjegjur ky i fundit, duke shtuar se ne nje rast kishte qene vet vezhgues ne nje pale zgjedhje shqiptare. ‘Ne ate rast pashe se nje minimum transparence ekzistonte’. Djali i sundimtarit shqeu syte. ‘Shih, shih c’behet. Po kaq te pagdhendur paskemi qene ne valle? Kaq te trashe edhe shqiptaret na i paskan kaluar’ tha ai, duke mos e maskuar turpin qe ndjente prej keti fakti.

        Read Me:
        Shioni arab qe ndjehet i ofenduar qe paskish mbetur mbrapa shqiptareve qe kane arritur te mbajne zgjedhje (relativisht) te lira…

  19. Prandaj po shtyheshin me brryla keta, e po thoshin “çizzz”, kush e kush te dilte me bukur ne televizor 😀

  20. “Që blogun e lexojnë njerëz për të cilët flasim këtu, ose këshilltarë shumë të afërt të tyre, për këtë ju siguroj”

    Dhe bejne mire se…, vallahile nuku kane ndonje pune me te mire per te bere:)!

  21. ”’Shqiperia eshte republike parlamentare, ky model eshte zgjedhur, keshtu qe kompetenca me te medha per presidentin, do te thote te shkosh ne kundershtim me kete model dhe te kalosh ne nje sistem gjysme presidencial apo presidencial. ”’

    Modeli i zgjedhur e ka perjetesuar partitokracine. Kaq te etur ishin per partitokracine saqe e vune edhe ne nenin e pare.

    Demokracia garantohet vetem nga ndarja e pushteteve.

    Por, historia institucionale e Europes pershkohet tejpertej nga lufta mes monarkut dhe feudaleve/aristokrateve/parlamentit, prandaj ne ndryshim nga Amerika ku ndarja e pushteteve eshte e qarte, e prere, e padiskutueshme, Europa nuk pati shans te shfrytezonte plotesisht parimin e ndarjes se pushteteve.

    Parimi i ndarjes se pushteteve ne Europe eshte i shperfytyruar, jane gjetur 1000 yçkla, per ta rregulluar e per te pajtuar parlamentarizmin me ndarjen e pushteteve, por ne thelb parlamentarizmi s’ka lidhje me ndarjen e pushteteve, pasi ndarja e pushteteve buron nga sovrani, jo ne emer te sovranit.

    Si mund te jete i pavarur Ekzekutivi, kur mocioni i mosbesimit i rri mbi koke si shpata e Damokleut ? Eshte paradoksale te flasesh per pavaresi te nje subjekti nga tjetri, kur nje subjekt mban per herdhesh subjektin tjeter.
    Nuk ka logjike kjo pune, demokracia parlamentare eshte ne kontradikte te qarte, qysh ne parim me ndarjen e pushteteve.

    Po ashtu, si mund te flitet per ndarje pushtetesh kur Kryeministri ka te drejten e dekret-ligjit ?
    A e ka ndokush idene sa ligje nisin jeten e tyre si dekret-ligje kryeministrore, me parlamentet qe s’bejne gje tjeter veçse i miratojne sa hap e mbyll syte ?

    Persa i perket ‘tiranise’ presidenciale, nese Presidenti ka vetem 2 mandate, mund te vjedhe votat vetem 1 here, kurse Kryeministri meqe ka mandate pa limit, ti vjedh votat edhe per 30 vjet rresht.
    Atehere ç’eshte me e mira, ta durosh 8 vjet e ta heqesh qafe njehere e pergjithmone apo ta kesh si pulle poste per 30 vjet ?
    Ne parlamentarizem e ke tjetrin si pulle poste edhe 30 vjet.

    Dhe argumenti se nje qe eshte i zoti e meriton te rrije 30 vjet, ne Shqiperi s’ka hiç lidhje me meritokracine po me dumbabizmin.
    Pse amerikanet kaq budallenj jane qe i heqin qafe presidentet shpejt e shpejt ?

    Po Europa si e permenda ka nje tjeter histori si politike e si institucionale, e koncepton demokracine si produkt feudal/aristokrat/pari politike ne kundervenie ndaj monarkut/presidendit dhe biles edhe vete popullit, i cili duhet te rrije sa me larg me ato referendumet e shpifura.
    Populli trajtohet si femije, kurse monarku/presidenti si armik shekullor i mposhtur, qe duhet per rol zbukurues e ne njefare menyre si deshmi qe luften shekullore e fituan feudalet/aristokratet/parlamentaret.

    Tek ne parlamentarizmi i qendron per bukuri mbledhjes se bajraktareve ne nje kuvend, ku secili vjen ne kuvend me forcen e krahines se vet, po meqe institucioni me i larte, sovran ka qene perhere monarku/perandori/sulltani edhe bajraktaret/bejleret/kreret e krahinave bashkohen rreth 2 individeve, njeri pro Perandorit tjetri kunder Perandorit.

    Ne vazhdojme pavetedije historine tone institucionale, ku zoti i Tropojes, zoti i Skraparit, zoti i Tepelenes, zoti i Beratit, zoti i Lezhes e me radhe mblidhen ne kuvend e ne emer te popullit bejne pazaret ndermjet tyre apo mes tyre e perandorise/perandorive.

    Ky eshte parlamentarizmi shqiptar sepse kete fytyre mund te marre parlamentarizmi ne Shqiperi, nderkohe qe e vetmja gje qe mund te garantoje realisht demokracine, dmth parimi i ndarjes se pushteteve, shihet me frike se mos na sjell diktaturen, nderkaq nuk reshtim se foluri per ndarjen e pushteteve, sikur ndarja e pushteteve te gjendej realisht ne Kushtetute !

  22. Thote Metal boy

    Sic tha edhe kreu i grupit te eurodeputeteve te djathte ne Parlamentin europian, ai qe nuk pranon voten eshte vetem diktator. Kembana bie per E. Ramen.
    Kushe eshte ky kreu grupit te eurodepu ……….. Zoti?!

  23. Xhaxha, meqë gjëndja në Shqipëri është e tillë që veç pushka mun ta ‘dajë, unë, për t’i ndenjur deri në fund dëshirës për një zgjidhje paqësore, do thoja që:
    Meqë klasa politike shqiptare, kush më shumë dhe kush më pak, është e gangrenizuar nga korrupsioni dhe, për sa kohë që të jetë në pushtet apo drejtim është ricattabile (nën shantazh) nga korruptuesit, ajo, edhe sikur të dojë nuk do të mund të lëshojë “kolltukun”.
    Lëshimin e kolltukut nuk e bën tashmë vetëm që të jetë në një pozicion dominant për të përfituar akoma më tepër ekonomikisht (edhe sepse, ç’ish për t’u “vjelë” tashmë është vjelur deri në pikën e fundit), por insiston që të qëndrojë në kolltuk për të përfituar nga imuniteti (apo mekanizmat e ndryshëm) që i ofron kolltuku për tu mbrojtur nga LIGJI.

    Pas kësaj paranteze, unë do sygjeroja një ligj mbarpopullor(përtej kushtetutës) ku të vendosej që:

    1- AMNISTI.
    Gjithçka që është bërë gjqtë këtyre 20 vjetëve, të mbulohet me një vello… që të mos lejojë ndëshkimin e ASKUJT për ç’është bërë gjatë kësaj periudhe.

    2- RIGJENERIM
    Të gjitha figurat politike që kanë MBI 2 legjislatura mbi shpatulla… TË LARGOHEN.
    Kjo do të ishte një shenjë ripërtëritëse e demokracisë jo vetëm për politikën në përgjithësi, por edhe brenda partive në veçanti (bile, që aty duhet të fillohet).

    3- Figura e Senatorit të përjetshëm
    Në këtë kategori të përfshihen Presidentët e Republikës dhe të gjithë ata kryeministra që kanë arritur të drejtonë qeverinë shqiptare për dy legjislatura.

  24. Ena.
    Nuk u perpoqa te trajtoja asgje. Vij ketu me teper te zene se sa per te dhene. Thjesht shkruajta dy rrjeshta tek prisja per te ikur diku. Dhe kam pershtypjen se kam bere nje perdorim te shpejte te fjaleve.

    Ne lidhej me kushtetuten e dobet apo te forte, ngelem i po te njejtit mendim.

    Ne lidhje me Bribery Act dhe nevojen per te, me duhet te sqaroj.
    Une jam me idene se trajtimi i mit-marrje-dhenies, te cilat konsiderohen si krim nen kodin penal te Shqiperise, per vete kushtet dhe zhvillimin ekonomik, me duket i pamjaftueshme per te mbuluar nivelin e korruposionit ne vend. Korrupsioni nuk eshte karakteristike dhe shqetesim vetem shqiptare. OECD para disa vjetesh u kerkoi te gjithe vendeve anetare te zgjeronin shtrirjen e efektit te ligjeve anti-korruptive, per shkak te realiteteve te reja ekonomike. Psh, nen keto ligje te reja, nese dikush qe punon per nje korporate, vertetohet se ka dhene apo ka marre ryshfet, faji nuk eshte me vetem pesonal, por i bie gjithe korporates ne kurriz, ne menyre automatike. Dhe ketu perfshihen edhe agjentet qe punojne per korporatat.

    Kaq.

  25. Ata që mund të japin e gjejnë veten në pozitën e atit me djemtë. Tu thonë këtyre të punojnë tokën, tu thonë se kanë fshehur një thesar, a tu thonë gjë tjetër, nëse kanë, por dhe për mos rënë në atë fallacinë ose kështu ose ashtu.
    Sido që të jepet e të përcillet mendimi, mbetet se si do të pritet.
    Imagjinoni që edhe sikur ti gënjesh si Dreqi se po të bëjnë këtë e këtë do kenë ato e ato, ata të mos lëvizin vendi – dhe ata këtë bëjnë. Zakonisht, politikanët tanë, kërkojnë sa herë ju del lumi përpara. Për ta mjafton vahu, ura me tre harqe, trapi; mendimet ata i duan si gurë për të kaluar lumin, të përdorur në urat e legjendave të moçme, të stërmëdhenj sa si pushtojnë dot shtatë burra por jo sa për të mos lidhur kavot.
    Provo tu thuash se lumi kalohet me urë. Se ura duhet ndërtuar. Se ja ku qënka një gur…i skalitur… Edhe sikur gurin e themelit të urës tu japësh, ata prapë do ta hedhin në vah. Sa të dalin pa lagur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin