Këto ditë, kur po flitet nga të gjitha anët për institucionet (edhe pse disa ende i ngatërrojnë institucionet e një shteti me adresat ose ndërtesat ku strehohen këto); këto ditë, pra, i vetmi institucion, në mos i një shteti të paktën i një kulture qytetare dhe demokratike nuk është përmendur: dorëheqja.
Kryeministri Berisha duhej të kishte dhënë dorëheqjen menjëherë pas zëvendësit të vet Meta; për t’i dhënë mundësi Parlamentit të verifikonte qëndrueshmërinë e koalicionit që qeveris republikën. Nuk e bëri, me pasojat që tashmë i dimë.
Ministri i Brendshëm Basha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë duhej të kishin dhënë dorëheqjen, pas fiaskos të premten 21 janar, kur nuk arritën dot të administrojnë një turmë relativisht të vogël dhe të paorganizuar.
Mjaft të kujtoj – për kë s’e pat vënë re – që policia u urdhërua atë pasdite të përdorë gaz lotsjellës kundër protestuesve, edhe pse asnjë polic nuk ishte pajisur me maskë kundërgaz. Për pasojë, gazi përfundoi i përdorur për të paralizuar policinë vetë, e cila ndryshe nga protestuesit nuk mund të ikë me vrap nga vendi i aplikimit.
Një tjetër dorëheqje e madhe e munguar: ajo e Prokurores së Përgjithshme Ina Rama, menjëherë pasi ekzekutivi, nëpërmjet personit të kryeministrit Berisha, refuzoi të zbatonte urdhër-arrestet e lëshuara nga institucioni i saj. Në një shtet normal, Ina Rama do të kishte depozituar dorëheqjen pranë Presidentit të Republikës, çka edhe do të ishte një mënyrë për ta tërhequr Presidentin në konflikt, duke e detyruar të pozicionohet haptazi.
Kryeministri Berisha jo vetëm që ia shpërfilli brutalisht kompetencat Prokurorisë, por edhe vazhdoi sulmin, ditët e mëpasme, duke e treguar me gisht Prokuroren si pjesë të puçit dhe më pas duke e akuzuar për mashtruese të publikut.
Lexoni si i drejtohet Berisha Prokurores së Përgjithshme, në fjalën e vet me familjarë të efektivave të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës:
Duhet të jap një paralajmërim tjetër Prokurores së Përgjithshme. Thuaju shqiptarëve me çfarë cilësie mashtrove se nuk është bërë padi, kush ta dha porosinë të deklarosh se nuk është bërë padi për dhunim të institucioneve kushtetuese. Duhet ta thuash, këtë ta kërkojnë të gjithë këta burra e gra, ta kërkojnë të gjithë burrat e gratë e Shqipërisë që panë se djemtë e tyre për 5 orë rresht u sulmuan në mënyrën më barbare jo tek pragu i shtëpisë së tyre, as edhe te shtëpia e gjyshërve të tyre, por u sulmuan në mënyrën më barbare në mbrojtje të institucionit kryesor kushtetues ekzekutiv i vendit, Këshillit të Ministrave. Duhet të shpjegosh cili të urdhëroi, nga të erdhi ky urdhër. Mashtrove edhe në prani të një përfaqësuesi të vendit më të madh në botë e më mik të shqiptarëve në botë. Harrove se përfaqësuesi i vendit mik, me të cilin po flisje, kishte qenë edhe tek unë dhe ishin bashkërenduar të gjitha gjërat e ti veprove në këtë mënyrë. Unë të kërkoj t’u thuash shqiptarëve, se ti kryeson një institucion kushtetues, kush të urdhëroi, kush të detyroi të mashtrosh publikun, të bësh një mashtrim kaq të rëndë.
Duke cituar drejtpërdrejt nga doracaku enver-hoxhist për trajtimin publik të armiqve të popullit, kryeministri i “jep një paralajmërim” asaj, si drejtori i shkollës një nxënëseje harrakate; e pyet se “me çfarë cilësie mashtrove”, i kërkon të deklarojë se kush e kontrollon (“kush ta dha porosinë…”, “cili të urdhëroi”), i drejtohet me ton të papranueshëm (“duhet të shpjegosh…”, “unë të kërkoj…”), duke e akuzuar, në thelb, se ajo është shndërruar në vegël të Edi Ramës (ose të Titos ose, më mirë akoma, të Emmanuel Goldstein-it). S’mbetet veçse t’i thotë kryeprokurores që ajo duhet t’i kërkojë të falur popullit që e rriti, ose ta pyesë se “ç’doje ti në makinën e ambasadës jugosllave…”
Akuzat janë të rënda, tepër të rënda, por t’i lësh pa përgjigje është edhe më e rëndë, sepse ashtu natyralizon dhe konsolidon një kulturë të diskursit publik që u shërben vetëm dhunës, autokracisë dhe autoritarizmit.
Një fragment tjetër në fjalim, ku yni flet për “lavire të bulevardit”, mund të lexohet gjithashtu edhe si aluzion ndaj krye-prokurores, edhe pse unë jam i prirur të mos e bëj këtë.
Si mund t’i kishte shmangur të gjitha këto Prokurorja e Përgjithshme, e cila papritur e sheh tani veten në qendër të vorbullës së ngjarjeve pas protestës?
Duke dhënë dorëheqjen sapo u përvijua silueta e konfliktit institucional me ekzekutivin; çka do ta kishte mbrojtur edhe nga dhuna verbale e një njeriu dhe e një institucioni të dalë nga kontrolli; madje edhe sikur akuzat e Berishës të jenë të vërteta dhe ajo të ketë gënjyer për padinë në fjalë.
Shumë nga ne e ngatërrojnë dorëheqjen me dorëheqjen e parevokueshme. E dyta është largim i pakthyeshëm nga posti, për arsye të çfarëdoshme – askush nuk është i detyruar të qëndrojë në një post, ndoshta me përjashtim të rojeve të Gardës së Republikës. E para është vërtet largim nga posti, por me kusht; më tepër se largim, është kërkesë që i bëhet një institucioni tjetër, epror ose paralel, për konfirmim të besimit.
Një kryeministër mund të japë dorëheqjen, por Parlamenti mund t’ia rikonfirmojë mandatin, me ç’rast ai del i fuqizuar nga e gjithë kjo; një prokurore mund t’ia paraqitë dorëheqjen Presidentit, por ky mund t’ia refuzojë atë dhe, duke ia refuzuar, të shprehë hapur mbështetjen për institucionin.
Kështu, dorëheqja mund të duket si kërkesë e një funksionari të lartë për largim, por në thelb shpesh ajo funksionon si kërkesë për mbështetje publike.
Kështu, në rrethanat e tanishme, pak të ngjarë do të kishte që dorëheqja e kryeprokurores të pranohej; përkundrazi, institucionet përkatëse do t’i shprehnin asaj besimin e tyre dhe, tërthorazi, do t’i përcillnin një mesazh kryeministrit, që ky të ndalonte agresionin verbal ndaj personit I. Rama dhe institucionit që ajo përfaqëson.
Përndryshe, nëse urdhër-arrestet e lëshuara kundër drejtuesve të Gardës janë vërtet të formuluara keq nga ana procedurale, ose nëse kryeprokurorja vërtet ka gënjyer, sikurse akuzohet publikisht, në lidhje me ekzistencën e një padie për dhunim të institucioneve kushtetuese, atëherë ajo vërtet nuk ka më punë në krye të institucionit të Prokurorisë dhe dorëheqja e saj duhej të pranohej, meqë në ato rrethana, një kryeprokurore profesionalisht jo në lartësinë e duhur ose etikisht e komprometuar nuk mund të vazhdojë më ta kryejë detyrën e saj aq më tepër në rrethanat e tanishme kritike. Prandaj, edhe në një eventualitet të tillë, rrugën për normalizim do të mund ta hapte, pa shumë tallaze, dorëheqja.
Në këtë blog, lavdet dorëheqjes ia ka kënduar, këtu e tre vjet e gjysmë më parë, kolegu Pishak Zhgaba; sikur t’ia kishin ndjekur pushtetarët tanë këshillën e atëhershme, shumë drama dhe komedi të këtyre viteve do të ishin shmangur, ndërsa publiku dhe institucionet vetëm do të kishin dalë të fituar.
Mirëpo urtësia ka një cen të madh: flet me zë të ulët. Prandaj, unë tani do të sugjeroja edhe që dorëheqja të parashkruhej, si institucion, me ligj, madje t’i bëhej një amendim Kushtetutës, duke u shtuar atje jo si opsion ose e drejtë, por si detyrim moral i pushtetarëve në poste të larta; dhe si mekanizëm i natyrshëm dhe i preferuar jo për ndërprerjen e vijueshmërisë dhe legjitimitetit të pushtetit, por për konfirmimin e kësaj vijueshmërie, në situata krizash institucionale, politike ose personale.
Xha Xhai ka te drejte. Por shume nga postmbajtesit e Republikes shqiptare nuk jane ne lartesine e vendit dhe te besimit te dhene nga votuesit, emeruesit vendas dhe nga partneret nderkombetare. Doreheqjen duhet ta kishin dhene te gjithe ata qe permend Xha Xhai. Rasti me i dukshem eshte ai i kryeministrit, i cili, do te kishte mundesine, siç nenvizon edhe Xha Xhai, qe te merrte nje verifikim me nje votebesim tjeter ne parlament. Ne kushte “normale” pas rremujes. Por ne rastin konkret doreheqja eshte edhe me e kerkuar sepse, nqs nuk gaboj, ai deklaroi menjehere se vrasjet nuk ishin kryer nga garda dhe nga arme te gardes. Por, pas filmimit televiziv, qe nxorri fjalet e tij si genjeshter, ai duhet te jape doreheqjen jo vetem per pergjegjesite per ngjarjet gjate manifestimit por sepse ka thene nje genjeshter ne publik. Nuk e di se çfare parashikohet nga ana ligjore kur kryeministri ben nje akt te tille. Prandaj per kete do te kerkoja edhe mendimin bashkebiseduesve ketu dhe sidomos te atyre qe jane specialiste te legjislacionit ne kete sektor.
Pse nuk shtrohet pyetja nese Ina Rama ka genjyer apo jo ne daljen e saj publike? Sipas fakteve ne tavoline po. Policia ka derguar emrat e atyre qe sipas saj jane organizatoret e protestes se dhunshme dhe pucit institucional dhe prokuroria ka filluar marrjen ne pyetje te disa drejtuesve te PS. Por prokurorja Rama tha te kunderten ne daljen e saj te fundit para mediave e publikut.
Kur humb serioziteti ne kete nivel institucional, nuk po them qe genjeu trashe, eshte e kote te kerkosh seriozitet me poshte, bie fjala ne nje qoshe virtuale debati.
Kush duhet ta shtrojë? Berisha e ka shtruar. Kush tjetër tani?
Berisha nuk ka shtruar pyetje, Berisha e ka thene drejt e pa pyetje. Pyetjen duhet ta shtrosh ti dhe ne.
Unë e kam pranuar më lart, si mundësi, kur kam shkruar:
Po ti nuk vjen këtu për të lexuar, Metal Boy. Ti vjen vetëm sepse ke gjëra për të thënë, ose, me fjalë të tjera, ti kërkon ta përdorësh blogun.
Po more po, une vjell propagande, ti e ca pasues te devotshem, shqetesoheni per fatet e Shqiperise. E kuptoni se ky eshte mentalitet komunist. Konsideroni te drejte vetem ate qe shkruani ju, qe nga cdo ane t’i afrohesh eshte propagande e paster, ndersa une qe te them, dakort, merremi me ate qe tha Berisha per Ramen, Inen, po nderkohe qe kryeprokurorja e Shqiperise genjen publikisht, ti me pergjigjesh se e ke cekur si mundesi me lart. O tempora o mores!
A na kujton filloriste qe ben keto lojra fjalesh?
…Sigurisht qe e perdor blogun, po jo ne ate perdorimin qe te shkon ty ne mendje se kete blog nuk e lexon as Rama e as Berisha dhe ta them me bindje as 99% i atyre qe del ne shesh. Ne grijme sallate me nj-tj.
..”ndersa une qe te them, dakort, merremi me ate qe tha Berisha per Ramen, Inen, po nderkohe qe kryeprokurorja e Shqiperise genjen publikisht,..”
Kryeministri, Prokurorja, Rama e kush do tjeter jane te detyruar nga mentaliteti i djall-si Berisha.
Faktet jane thjeshte; protest per arsye X numer, mbrojtje e pushtetit me X numer arsyesh, Prokurorja nderhyn me X arsyesh,
dhe ne ktu nderhym me nje X numer arsyesh.
Arsyeja ime sheh Berishen si nje vrases te provuar vazhdimisht, dhe prishes i radhes se gjykimit te cdo vrasje.
Berisha ka vdekur ne mendjen e tij, prandaj tentativa e kujtdo per te spjeguar jeten ne Berish eshte me e veshtire se vet berisha te jete berish.
“Pse nuk shtrohet pyetja nese Ina Rama ka genjyer apo jo ne daljen e saj publike? ”
Fshati digjet koorva do pasqyre.
Kryeministri haptazi i shpall lufte prokurorise, ala s’eshte vertetuar gje nga hetimi i video-korrupsionit te Metes, as per vrasjet e 21 janarit, opozita synon te destabilizoje shtetin me protesta qe te legjitimoje kerkesen e zgjedhjeve te parakohshme, e ti thua te hapim nje komision hetimor parlamentar te dyte nese ka genjyer ose jo Ina Rama, apo nese ka folur ose jo ajo ne telefon me presidentin?
Mjaft me me keto stilet gjueti shtrigash…eshte e frikshme sa ngjashmeri ka politika post-komuniste me ate komuniste, sidomos gjate viteve te fundit.
Mos e beni balte diskutimin/debatimin ne kete blog, se deri para ketyre trazirave ka qene ne nivel te mire…
Pse nuk shtrohet pyetja nese Kryeministri Berisha ka genjyer apo jo ne daljen e tij te parë publike, ne mbremjen e 21 Janarit, kur deklaroi se viktimat ishin vrare nga njerez te Edi Rames me revolver pas koke ??
Kur humb serioziteti ne kete nivel institucional, nuk po them qe genjeu trashe, eshte e kote te kerkosh seriozitet me poshte, bie fjala ne nje qoshe virtuale debati.
Une kete kam shkruar: SB duhet te jape doreheqjen sepse, perveç pergjegjesise per ngjarjet e renda qe perfunduan me vrasje ne shesh kunder manifestuesve qe po benin grusht shteti dke sulmuar policine me çadra dhe gure, genjeu ne publik, tha nje lajm te rreme me qellim.
Duke lene per nje çast menjane mekatet e E. Rames, vete E.Rama , nqs S. Berisha e ka akuzuar me emer per pergjegjesine per vrasjet, ka te drejte ta padise e t’i kerkoje nje “demshperblim” te majme per akuzen e bere dhe per lajmin e dhene.
Institucioni qe perfaqeson Ina Rama eshte i pavarur apo i varur nga qeveria? Qeveria duhet t’i diktoje IR çfare duhet te beje?
I Rama duhet te jepte doreheqjen jo se genjeu, por vetem se paten guximin dhe i bene kete akuze: ne kete rast pushteti ekzekutiv (qeveria=Berisha) asaj=pushtetit gjyqesor. Nuk jam specialist i fushes, por mendja ma do, se meqe perfaqesuesi amerikan perkrahu I Ramen, ajo nuk kishte shkelur ne ndonje derrase te kalbur si SB, qe e ka si tradite tashme politiken e uleritjes, te akuzes=vendim=denim=te vertete te sigurte, te deligjitimimit te kundershtarit qe e shpall armik sapo rrezikon qe te humbe postin a te kryeministrit a te presidentit te Republikes.
Pastaj mbi SB ne kete rast rendojne edhe gjera te tjera. Psh ai meton se “Grushti i shtetit” ishte i organizuar ne disa faza, me pjesemarrjen e disa pushteteve te shtetit: ndoshta te sherbimit informativ qe nuk e kishte lajmeruar, pushtetit gjyqesor, presidences se republikes e çfare ngelet tjeter. Llogjika, nqs ka akoma, e SB eshte kaq larg fakteve, realitetit sa nuk kuptoj si perkrahet nga vete njerezit e tij. Do te ishte me mire per kombin, Republiken shqiptare, zhvillimet politike ne te gjitha nivelet ne Shqiperi qe SB te menjanohej. Skajezimi i tij i sjell dem edhe vete krahut te tij politik. Ku jane provat se po i benin grusht shteti? Edhe sikur SB te ike vete nga pushteti ka procedura qe sot per sot, fale faktit qe institucionet shqiptare jane te brishta (per te mos thene cope cope) ne Shqiperi garantohen vetem nga nderkombetaret qe mezi po na terheqin zvarre per te na angazhuar ne BE pas Futjes ne Nato. Shkurt edhe sikur te behej nje grusht shteti, askush nuk do ta njihte ate zhvillim te mjeruar politik ne mjerimin e pergjithshem te marredhenieve PD-PS.
Edhe nje gje: lexova akuzen per mendesi komuniste. Nuk e kam dalluar ne shkrimin e Xha Xhait. Tjetra po: mendesia prej bajraktari te dhunshem e SB ja ben “mu” edhe po te shohim e te degjojme me buzen ne gaz, edhe ne ditet e zise, qendrimet dhe fjalimet e SB ne parlament e kudo. Jane menyra te foluri qe nuk duhet t’i perkasin nje udheheqesi shteti.
une s’heq dore
ti hiq dore
ne, ju, ata/ato jemi sovrani
Lubonja me te drejte thoshte, pas transmetimit te video-skandalit Meta por para 21 janarit, qe Ina Rama me mire te kishte dhene doreheqje sesa ti kerkonte Amerikes te merrte koston politike te investigimit te videos.
Atehere isha dakort me apelin e tij.
Sot jo.
Perkundrazi, sot, nen presionin e dhunes se “sovranit” (nenkupto ca fakire te sjelle me autobuza nga rrethet) cdo leshim apo doreheqje do ishte kapitullim; perndryshe dhe pershkallezimi i protestave tashme 2 vjecare kete synon: destabilizimin e gjendjes dhe te shtetit.
Te rrine aty dhe te bejne punen e tyre dhe te marrin pergjegjsite, si Berisha, si Rama, si prokuroria, si presidenti, si kushdo.
MBASI te jete stabilizuar situata, atehere duhen pare keto punet e doreheqjes.
Perndryshe i bie te shperblejme dhunen dhe vrasjet dhe te dergojme mesazhin qe ne vetem me gjak i ndrrojme qeverite.
Jua them unë si është puna e lavires.
Tha Berisha sot në takimin me familjet e efektivave të Policisë dhe të Gardës:
***Ju garantoj se ata që flasin për ngjarje bulevardi nuk janë gjë tjetër, më falni për shprehjen, veçse horra e lavire bulevardi, tregojnë se janë hienat e prapaskenës së puçit të rrugës, për të cilin duhet të merreshin jetët e burrave, fëmijëve e vëllezërve tuaj.***
Dhe kush ka folur për “ngjarje në bulevard”?
Këtë shprehje e gjeta te një pyetje që i është bërë Berishës në konferencën për shtyp pardje: ku gazetarja thotë:
***Pyetje: Pak orë më parë, në një konferencë për shtyp Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama e cilësoi demonstratën e dhunshme të 21 janarit dhe sulmin ndaj kryeministrisë si një ngjarje në bulevard. Cili është komenti juaj për këtë?***
Dhe Berisha përgjigjet:
***Kryeministri Berisha: Kjo tingëllon si emër-kod i puçit të dështuar.***
Prandaj Berisha garanton, e theksoj, GARANTON, se autorja e atij cilësimi (kryeprokurorja Rama) është lavire bulevardi (nuk merret vesh pse ua garanton këtë llapaqenëri familjarëve të policëve dhe të gardistëve, plakave dhe kalamaqërve që ka mbledhur atje).
Turp për atë burrë dhe për atë shtet dhe për atë popull – një kryeministër i thotë kryeprokurores lavire bulevardi, tamam asaj që dikur ia prezantoi popullit si Silvia Kontin shqiptare.
Dhe meqë jemi në kontekst, shiheni edhe xhevahirin tjetër: u thotë atyre gjynahqarëve që ka mbledhur, se puçi i së premtes kishte bërë prapaskenën që të merreshin “jetët e burrave, fëmijëve e vëllezërve tuaj.”
Dhe ua thotë kur të premten janë vrarë burra, fëmijë dhe vëllezër të krahut tjetër!
Lëvizje tipike e Berishës, që s’ia del kush për projeksionist: kush u vra dhe kush përgëzohet se i paska shpëtuar vdekjes! Kush akuzohet për puç dhe kush e bëri vërtet puçin institucional!
Ç’po na dëgjojnë veshët…
Problemi eshte qe ne PS eshte rikthyer fryma e PPSH dhe komunisteve te dikurshem. Kemi po ate fjalor dhe propagande kunder kundershtareve, po ate mos njohje legjitimiteti ndaj kundershtareve, po ate perdorim te fjales “popull”.
Manualet enveriste e komuniste ne pergjithesi jane platforma per pushtet e PSSH-se aktualisht.
Ky veprim kishte kohe qe pergatitej. Kjo urrejtje kishte kohe qe vaditej ne elektoratin tip kazerme te PS.
Deviza o pushtet te plote o asgje e Rames ka si pasoje edhe kete dhune e humbje jetesh njerezore, dem ne imazh, humbje autoriteti dhe roli te Shqiperise ne rajon etj.
Rama eshte nje person arrogant, pa skrupuj, autoritar e bajraktar, nuk njeh kundershtim, fyes e hakmarres. Godites i mediave e shantazhues ndaj gazetareve, i kerkon vartesit e bashkepunetoret t’i kete ushtare te bindur, i lidhur me qindra fije me korrupsionin e madh me industrine e ndertimit ne Tirane, i gatshem per viktima qe i hapin rrugen drejt pushtetit etj. Pra ky i ka te gjitha anet e keqija qe nuk e bejne nje alternative ndaj Berishes, por ka edhe nje defekt tjeter, eshte deshtak si politikan. Keshtu behet edhe me i rrezikshem.
Ka edhe nga ata qe kerkojne kete alternative ndaj Berishes, sic duket thjesht nga nje urrejtje patologjike se vetem nje person i tille, alternative, e mire sigurisht, nuk mund te jete.
I nderuar MB,
mire qe na kujton akuzat ndaj E Rames me mire se Sali Berisha, por deri tani kemi pare vetem videon e I Metes me bashkepunetorin e tij qe planifikonin perqindjet e fitimit. Dhe beje mire akuzen: ose Edi Rama eshte komunist dhe punon per llogari te Stalinit dhe Mao Ce Dunit, ose i korruptuar qe çon perpara kapitalizmin, ose te dyja. Me sa di une, per arsye moshe, ER nuk ka qene ndonjehere sekretar Partie i ndonje partie komuniste. Me akuzat e tua, te bera nga shume organe shtypi e persona ne Shqiperi, shyqyr qe nuk kemi nje shtet te se drejtes e ndonje kontroll te rrepte nga krahu i E Rames se do te te akuzonin se po shpif. Nenvizoj se nuk jam avokat, dhe aq me tepr avokati i E Rames, por akuzate leshuara gjithmone prej teje me ngjajne si fjalimet pa fund e pa krye te SB parashumices se tij parlamentare.
Nuk e di se perse xhaxhai e sheh kaq te nevojshme te ngreje ne nivelin institucional doreheqjen ne kushtet qe i jane imponuar qeverisjes se vendit ne Shqiperi?
A mund te imagjinosh se cfare kulisash e prapaskenash i eshte dashur dy partive me te medha qe nuk shihen dot sy me sy me njeri-tjetrin per te votuar kandidaturat per institucionet te ashtuquajtura te pavarurara sic eshte Prokuroria, SHISH, etj.
Prokurorja eshte zgjedhur e re, pa pervoje, le te themi e panjollosur politikisht, e se fundi peshe e lehte. PD e ka pranuar kandidaturen me shpresen se mosha e re do ta ndihmoje te zhvillohet profesionalisht e nuk do te sabotoje qeverisjen e saj. Kurse PS, mund te kete germuar me shume per te zbuluar filozofine e saj personale, ku anojne simpatite e saj, apo cilat jane lidhjet e saj sociale e politike ne rrjetin e kamufluar te politikes shqipare.
Shqiperia sot qeveriset nga nje aleance e brishte, rezultat i konjuktures elektorale e politike. PD si mundesi te vetme per te qeverisur me nje maxhorance qe do ta votonte, u detyruar te fuste ne qeveri LSI. Nje kompromis te tille i sherbente me se miri votuesve te saj e te LSI.
Zhurma rreth vidios se korrupsionit duhet t’i leshoje rrufete mbi LSI, jo PD. PD ka beri nje kompromis qe do ta bente cdo parti per te mbajtur frenat e pushtetit. Korrupsioni demaskoi dy figura te LSI, jo PD. Te gjithe e kane te qarte qe martesa ne qeverisje midis LSI and PD eshte nje martese konvenience, zgjidhje qe nxirrte nga loja e cdo pretendim per qeverisje PS.
Elektorati i PD, te themi qe eshte gjysma e elektoratit shqiptar, nuk do te pranonte nje doreheqje te qeverise per gjynahet e LSI.
Politikisht e moralisht kjo e forcon PD ne marredhenje me LSI. Imagjino kur ke nje partner te dhjere ne syte e opinionit ne pergjithesi, e ti je i detyruar ta mbash ne qeverisje.
1.Mire deri ketu: por kundershtari politik e ka per te drejte dhe per detyre qe te te godase me te gjitha mjetet demokratike per te shkuar vete ne pushtet: prandaj nuk mund te pretendohet paqe midis forcave te kunderta gjate gjithe legjislatures.
2.Doreheqja duhet te kerkohet se nuk mund te ecet me perpara keshtu. Shqiperia eshte ne nje gjendje ekonomike si mos me keq. Le t’i leme shifrat e perparimet. Raporti fuqi blerese e çmim i mallit ne treg deshmon se si vegjetohet ne Shqiperi. Vete popullsia eshte pergjysmuar: gjysma e Shqiptareve jane jashte territorit te Republikes. Dhe ne kete kohe alaenca qeveritare, fale gafave te veta nuk merret me programin me te cilin ka fituar zgjedhjet por me fantapolitike.
Rrufete e videos po bien mbi te dy partite,mbi aleancen qeverisese. Nese LSI merr fund, sipas opozites, i vjen radha PD. Nese LSI jep prova se nuk i ka cilesite e duhura per te qeverisur, dmth se PD, ne mungese te aleatit te veteperjashtuar,nuk ka me shumicen mbeshtetese e elektoratit. Pastaj video, qe sigurisht duhet verifikuar, ka rendesi shumeplaneshe. Qeveritaret, politkanet dhe figurat publike ne pergjithesi nuk duhet te respektojne “vetem ligjin”. Per shume gjera e çeshtje problemi nuk eshte ne se gjehet apo jo pergjegjesia,faji, ne rangun e shkeljes se ligjit, apo te ligjeve. Nuk mjafton qe te mos kemi nje shkelje ligjore. Ka parime, vlera morale, etike, rregulla qe “qeverisin” veprimtarine dhe jeten e personazheve publike, te politikaneve ne kete rast, qe duhen respektuar edhe pse kete respetim nuk e kerkon, dhe per te nuk na detyron ligji. Vete hija, dyshimi per korrupsion, vete biseda ku ka rekomandime per tender, perqindje rushfeti, pasqyrim marredheniesh jo ne driten e diellit me boten e sipermarrjes te “detyron” te japesh doreheqjen. Kontrata elektorat-force politike nuk duron keto “shkelje” edhe pse ato nuk jane vertetuar ende si shkelje te ligjit te shkruar. Eshte ligji i pashkruar qe e detyroi IM te jape doreheqjen. Kurse per forcen tjeter, per Pd, menyra e veprimit te kryet te saj deshmon se nuk eshte ne gjendje te qeverise.
MB
Meqenese shkruan se Rama eshte … (te gjitha cilesimet qe ke bere) edhe une mund te shkruaja Berisha eshte ….(po ato cilesime). Ketu ne blog japim mendime pak a shume me objektivitet per faktet. Mua Rama sme ka prere kerthizen e as Berisha, nuk kam aresye te mbaj ane sic mban ti qe pa bere analizen e faktit fillon me paragjykimin.
Keshtu nuk diskutohet. Po qe se ti thua shif ça boni kjo psh. prokurorja, une dal papritur e them se mos u lodhni kot, e njof une ate, eshte kurve etj etj. e me kaq skemi per cfare te diskutojme.
Per rastin konkret, diskutohet institucioni: doreheqje.
Po qe se Berisha perballohet me nje rast te tille si qe puna e regjistrimit te bisedes se Priftit me Meten, pse nuk mbajti ai qendrim diplomatik e te thoshte me pjekuri: ky eshte nje rast qe duhet te verifikohet nga organet kompetente, ne rast se provohet veper penale atehere une si kryetar qeverie do te marr persiper konseguencat, pasi te jete zbardhur plotesisht ceshtja.
Po qe se do te vertetohej çka permban video, Berisha perseri mund te dilte para publikut e te thoshte: une distancohem nga veprime te tilla, une nuk jam i implikuar ne afere te ketilla, por partia LSI – pa Meten – do ma mbeshtese qeverine dhe koalicionin keshtu une do te vazhdoj qeverisjen.
Cfare tha: ky eshte montim e Edi Rames.
Hetimi ende pa u nisur, kryeministri e hapi e mbylli hetimin brenda 2 diteve dhe e gjeti fajtorin.
Keto jane qendrime joserioze.
Cfare deshmon kjo: vetem ate qe koalicioni eshte mjaft i brishte, diferenca pej 2-3 votash sjell rrezikimin e pushtetit.
Kjo sjell ate qe Berisha ti perkushtohet Metes, ta marre ne mbrojtje nga zori.
Berisha e tregoi paaftesine dikur kur vendi arriti ne buze te gremines. As atehere nuk e dha doreheqjen, e detyruan.
Sot e kesaj dite ne parlament vazhdon te perdore fjalor rrugesh qe nuk e nderojne nje kryeminister, politikan kryesor e kryetar partie.
Te gjitha keto qe shkruajta vlejne edhe per krahun tjeter, po qe se ata do te ishin ne pushtet e do te vepronin keshtu.
Po ashtu quaj qendrim joserioz ate qe Berisha para te gjitheve e zbuloi se nga kishin ardhur plumbat qe sollen vrasjen e tre viktimave.
Percaktime te tilla bente vetem nje i quajtur Enver Hoxha, ai ishte kompetent per te gjitha fushat, ishte erudit. Naften e dinte ku ka, ne kulture ishte komptetent, ne ushtri po ashtu. Ai me nuhatje i gjente armiqte e tij, te popullit etj.,
kot lodheshin e punonin te tjeret Enveri i dinte te gjitha.
Sot ne vitin 2011 eshte gjynah qe Shqiperia drejtohet me forma te vjeteruara.
Kjo temë seç më kujton një barcoletë të vjetër që mbaronte me shprehjen: “Po sikur të na pushtojë neve Amerika?”
Vërtetë, po sikur vetë Edi Rama të japë dorëheqjen?
Mu duk mua apo sapo i beri pak presion nderkombetareve Edi Rama ne fjalen e tij sot pas protestes, duke thene shprehimisht “I demand from the United States and the European Union”
Beri dhe nje fshirje prapanice Berisha-style me artikullin e NY Times (http://www.nytimes.com/2011/01/27/world/europe/27iht-albania27.html) qe thote pak a shume, si shume artikuj te tjere te mediave te huaja qe, duke pershkruar ngjarjet e diteve te fundit thone qe cka ndodh ne Shqiperi eshte lufta e dy njerzve/partive per pushtet.
Edi rama i quajti keto retorika “klishe bajate”, dhe kunderargumenti i tij? Po te ishim dy njerez ne lufte per pushtet tha, sot s’do kishim kaq shume njerez ne demonstrate homazhin. Dmth humor i zi…gjejeni tani sa vjec eshte makinisti.
Ky njeri po e fut veten me shpejtesi ne nje qerthull pa dalje, po bunkuerizohet…priten ne vazhdim thirrjet “ja vdekje ja liri”.
Berisha nga ana e tij perfundoi skenarin e puci-pucit duke futur aty dhe presidentin; pra kemi Presidentin e republikes ne bashkepunim me Prokurorine, SHISH-in dhe kryetarin e opozites per grusht shteti; te gjithe kunder Berishes, keshtu qe Berishes i lejohet te beje ca te doje tani e tutje.
Berisha vertet kancelloi anti-mitingun e tij dhe uli disi retoriken (pas inistimit te amerikes dhe evropes) po sot sapo i dha fort gaz retorikes (alla-enver hoxha) puciste, per ti paraprire mesa duket imazheve te protestes paqesore te opozites dhe fjales qe do mbante Edi Rama me pas sot.
Tani ca duhet bere, te pyesim prap, se per doreheqje as qe behet fjale; protesta, futja e njerzit ne llogoren e njerit e tjetrit, distancimi nga te dy, apo cfare?
Plus qe doreheqja e secilit nga keta tani do ishte shfajesim per cka ka ndodhur deri tani, e sidomos ne 21 janar.
Berisha:
– Disponohen të dhëna të plota mbi armë të sofistikuara, cadra pistoletë, stilolapsa pistoletë, thika me helm, që do përdoreshin në stadet e caktuara të këtij grushti shteti….
Hajde puç hajde, mungojne vetem marsianet tek kjo histori, po kaq gomere te jene valle ata qe i hane keto gjera ( dhe ka vertet ) ?
Berisha tha se i besonte komisionit hetimor të ngritur nga mazhoranca se komisioni hetimor do të hetonte të gjitha institucionet, përfshi këtu dhe institucionin e Presidentit, SHISH e prokuroria.
Doreheqjen ketu duhet ta jape Topi, keshtu do shkohet ne zgjedhje te parakohshme:
1. Kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. Një
deputet nuk lejohet të marrë pjesë në më shumë se një grup propozues.
2. Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi me një shumicë
prej tri të pestave të të gjithë anëtarëve të tij.
3. Kur në votimin e parë nuk arrihet kjo shumicë, brenda 7 ditëve nga kryerja e votimit të parë bëhet
një votim i dytë.
4. Në rast se edhe në votimin e dytë nuk arrihet kjo shumicë, brenda 7 ditëve bëhet një votim i tretë.
5. Kur ka më shumë se dy kandidatë dhe asnjëri prej tyre nuk ka marrë shumicën e kërkuar, brenda
7 ditëve bëhet një votim i katërt ndërmjet dy kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave.
6. Në rast se edhe në votimin e katërt asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar,
bëhet një votim i pestë.
7. Në rast se edhe pas votimit të pestë asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar,
Kuvendi shpërndahet dhe brenda 60 ditëve bëhen zgjedhjet e reja të përgjithshme.
8. Kuvendi i ri zgjedh Presidentin sipas procedurës së parashikuar nga paragrafët 1 deri në 7 të këtij
neni. Në rast se edhe Kuvendi i ri nuk e zgjedh Presidentin, ai shpërndahet dhe brenda 60 ditëve bëhen
zgjedhje të reja të përgjithshme.
9. Kuvendi pasardhës zgjedh Presidentin e Republikës me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij.
Sala nuk i ka 60%, per te shkuar ne zgjedhjen e Presidentin me 50%+1 , duhet te jemi tek kuvendi i 3, pra te kete pasur 2 kuvende qe se kane zgjedhur dot me 60%.
Te vetmen zgjidhje e ka ne dore TOPI, o MR PRESIDENT, o do kujtohesh si Hero o do kujtohesh si Lamashi i radhes.
Kjo që po thoje më shkonte ndërmend para disa ditësh… do ishte aksioni politik më demokratik i mundshëm.
Po të shkohet në zgjedhje të parakohshme, Sala i fiton me mbi 2/3 e votave.
Jo jo, jo Topi. Tani Saliu eshte qendra e gravitetit te krize, i vetmi qe prodhon energji negative. Duhet lene te cirret se po i distancohen edhe njerezit e vet. Kerkohet zgjidhje politike dhe nuk ka nga t’ia mbaje ai. Madje nese Topi jep doreheqjen, per te provokuar zgjedhje te parakohshme, i jep Berishes nje karte per te legjitimuar idene fantomatike te pucit, pa harruar se keshtu minon perfundimisht cdo shprese per te djathten. Presidenti duhet te marre iniciativa them une dhe jo te terhiqet. Do mbetej Shqiperia ne balte dhe ne dore te kriminelit.
Kjo puna e kerkeses a ankeses kur flitet per prokurorine ose ndonje institucion tjeter, si presidenti psh., po behet qesharake dhe me kujton nje skec nga te medhenjte e humorit shqiptar, humoristet e Shkodres, ku pasi gruaja e shtepise i merrte mikut qe kishte ardhur ne shtepi sendet e tij te vlefshme, burri i shtepise thonte “mos i fol se vdes” dhe miku i shkrete heshtte.
Prokurorja nuk eshte ndonje shenjetore qe nuk duhet te flasim per te vecse fjale te mira. As nuk vdes po ta kritikojme.
Ashtu sic flasim per kryeministrin, kryetaren e parlamentit, ashtu mund edhe te kritikohet puna e kryeprokurores apo cilitdo shtetari tjeter qe eshte aty te pakten teorikisht ne sherbim te qytetareve.
Nese Topi jep doreheqjen ke automatikisht zgjedhje te parakohshme. Topi fare mire mund te beje partine e vet pasi te jape doreheqjen, s’e pengon asgje, biles nese Topi do se s’ben nje karrige, fare mire mund te beje koalicion paszgjedhor me Ramen dhe te marre nje ministri dhe vendin e zv.kryeministrit.
Topi ka edhe 18 muaj presidence, nuk i kushton shume, pas 18 muajsh nuk rizgjidhet, ne PD s’e le me njeri te hyje, keshtu qe doreheqja dhe nje marreveshje politike per nje karrige qeveritare s’do ish keq per te.
Nuk ka asnje nisme qe mund te ndermarre Topi, kushtetuta nuk e le, kushtetuta i jep mundesine vetem te jape doreheqjen si mjet per shpendarjen e parlamentit.
Nese Topi jep doreheqjen merr me vete edhe Salen.
Tani ke mbikqyrje nderkombetare, qe vlen sa per 10 presidenta.
Dispozitat qe rregullojne zgjedhjen e Presidentit te Republikes bejne pjese nder ato qe u amenduan nepermjet marreveshjes Berisha – Rama; per zgjedhjen e presidentit nuk kerkohet me shumicee cilesuar, por vetem e thjeshte.
Keshtu qe Hyllin, per fat te keq, doreheqja e presidentit nuk do te shkaktonte krize institucionale.
Ja nje ze socialist i arsyeshem, qe duhet lexuar e degjuar; Arben Malaj flet per ngjarjet e 21 janarit dhe rrugen si dilet prej kesaj: http://www.panorama.com.al/panorama/index.php?option=com_content&view=article&id=6217:te-mos-veteshkaterrojme-te-ardhmen&catid=104:opinione&Itemid=410
Krimi nuk ka asnje diversion.
”’Dispozitat qe rregullojne zgjedhjen e Presidentit te Republikes bejne pjese nder ato qe u amenduan nepermjet marreveshjes Berisha – Rama; per zgjedhjen e presidentit nuk kerkohet me shumicee cilesuar, por vetem e thjeshte.”’
Po, qarkullojne tekste te vjetra, tani pashe tekstin ne faqen zyrtare te KM.
3. Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e
votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në votimin katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron
më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Me pak fjale, na rrofte indiferenca me te cilen percollem ndryshimet kushtetuese, duhet ti kerkojme ndjese Presidentit qe e permendem, as me doreheqje nuk ben dot asgje.
Po as te kerkohet ndonje referendum per ndryshime te Kushtetutes qe lidhen drejperdrejt me rolet institucionale, nuk ka vlere se Sala u thote te veteve ta bojkotojne referendumin, keshtu qe s’kapet 50% i votuesve dhe referendumi deshton.
Institucionalisht qenkemi ne nje cul de sac, Parlamenti na qenka bere guzhina ku gatuhen tiranite kryeministrore.