Herë pas here dëgjon zëra, të të gjitha llojeve dhe nga shumë drejtime, të propozojnë se standardi i shqipes duhet ndryshuar. Arsyet që sillen për propozime të tilla janë të ndryshme; herë të mbështetura, herë emocionale, herë kompetente, herë të pabaza. Megjithatë, në vetvete, kërkesa për të rishikuar aspekte të ndryshme të standardit është legjitime, sa kohë që standardi ngrihet mbi një marrëveshje ose konvencion për të përdorur në publik një sistem të caktuar rregullash gjuhësore, për të siguruar komunikim optimal brenda bashkësisë adoptuese.
Mes arsyeve që sillen në mbështetje të kërkesës për ndryshime të standardit, spikat pikëpamja se standardi në formën që ka sot nuk i përmbush dot nevojat gjuhësore të një pjese të madhe të shqiptarëve. Kjo pikëpamje lidhet edhe me argumentin se mangësitë, të metat dhe dobësitë në përdorimin aktual të standardit janë në vetvete dëshmi ose simptomë e diçkaje që nuk shkon me standardin vetë.
Në të vërtetë, ligjërimi publik i shqipes, veçanërisht i shqipes së lëvruar në mediat e shkruara, sot lë për të dëshiruar. Përdoruesit shpesh nuk e zotërojnë standardin gjuhësor, as janë në gjendje të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që ai ofron e jo më të ndihmojnë për pasurimin e tij. Ligjërimi në mediat e shkruara vjen shpesh i spërkatur me gabime drejtshkrimore, gramatikore dhe leksikore; pa folur pastaj për fjalët e huaja të panevojshme dhe mungesën e shkronjave ë dhe ç në disa tekste që hartohen shkeleshko në kompjuter.
Por a kemi vallë të drejtë që gjendjen e sotme të përdorimit të standardit në mediat ta përdorim si argument për nevojën e ndryshimeve në standard?
Unë besoj se këtë të drejtë nuk e kemi.
Nëse përdoruesit e sotëm të ligjërimit publik nuk arrijnë ta përdorin shqipen e njësuar në pajtim me rregullat e miratuara, kjo nuk ka aq të bëjë me mangësitë strukturore dhe lëndore të standardit vetë, sesa me shkaqe dhe rrethana jashtëgjuhësore.
Mes këtyre vlejnë të përmenden, para së gjithash, mungesa e një zotimi të qëndrueshëm institucional për ta mbrojtur standardin; mangësitë serioze në mësimin e shqipes së njësuar në shkollat; dhe rënien e prestigjit të standardit vetë në publik, për shkak të përshoqërimit që i bëhet me regjimin komunist, monizmin kulturor dhe politikat gjuhësore totalitare.
Kjo do të thotë se, çfarë mungon sot, është para së gjithash vullneti për ta imponuar standardin në tekstet publike, vullnet i cili, në rrethana normale, do të manifestohej me pjesëmarrjen aktive të redaktorëve gjuhësorë ose të korrektorëve teknikë, në përgatitjen e teksteve për botim. Siç dihet, dhe siç e tregon përvoja e trajtimit të ligjërimit publik në anglishte, frëngjishte, gjermanishte, rusishte, italishte dhe në çdo gjuhë tjetër që mëton t’i japë formë një kulture qytetare të organizuar, janë pikërisht këta filtra, së bashku me vullnetin institucional në mbështetje të formave gjuhësore të rregullta që sigurojnë mirëmbajtjen e standardit në kohë dhe në hapësirë.
Pa një mirëmbajtje të tillë sistematike, ligjërimi publik, veçanërisht ligjërimi i shkruar, vjen e rrëgjohet vetvetiu.
Ndonjë ithtar teorish komploti, përballë realitetesh të tilla, mund të kuturisej e të mendonte se rrëgjimi i standardit për faj të mungesës së mirëmbajtjes është pjesërisht i qëllimshëm, meqë vetëm duke u rrëgjuar standardi ekzistues mund të bindet përfundimisht publiku për nevojën e zëvendësimit të tij me një standard tjetër.
Natyrisht, kjo hipotezë ose teori nuk ka ndonjë bazë. Në gjendjen e tanishme të dijes veç mund të pohohet se standardi i ligjërimit të shkruar publik është rrëgjuar për të njëjtat arsye siç janë rrëgjuar edhe institucionet e tjera publike: shkollat, institucionet kërkimore-shkencore, bibliotekat, teatrot, kinematë etj.; ose vepra dhe shërbime të ndryshme publike si parqet, hekurudhat, spitalet e më në fund mjedisi. Shkaku i këtyre shkatërrimeve pak a shumë të kontrolluara është një i vetëm: indiferenca nga ana e organizmave që duhej të kujdeseshin për mirëmbajtjen e institucioneve, objekteve dhe veprave, ose të ruanin kompleksitetin e sistemeve përkatëse.
Veçanërisht, entropinë e sotme në ligjërimin e shkruar publik mund ta krahasojmë me fatin e disa objekteve arkitektonike të qendrës së Tiranës, me të cilat kryeqyteti dikur krenohej, ndërsa sot janë lënë të shkërmoqen deri në shëmti. Pallati i Kulturës dhe Hotel Dajti të vijnë menjëherë në mendje, së bashku me rastin e fundit, të bujshëm, të “Piramidës”. Jashtë Tiranës, meriton vëmendje amortizimi i ish-vilës së Zogut në Durrës – por mund të silleshin edhe shumë shembuj të tjerë.
Kur është fjala për ndërtesat publike, njeriu tundohet fort që t’u japë të drejtë teorive të komplotit – meqë ndërtesa publike e rrëgjuar sot është projekti privat shumëmilionësh nesër; dhe qarqe të caktuara fare mirë mund të “komplotojnë” për të hedhur në dorë troje në qendër të kryeqytetit.
Megjithatë, edhe vetëm indiferenca e autoriteteve ndaj nevojës së këtyre ndërtesave qendrore për mirëmbajtje sistematike mjafton për të shpjeguar gjendjen e tyre sot dhe për të parë një logjikë perverse në veprim, e cila lejon të lihen pas dore, me ose pa vetëdije, pasuri dhe hapësira dhe institucione publike në emër qëllimesh private gjithfarësh.
A vepron një logjikë e tillë edhe me politikën e shpërfilljes, e cila po ndiqet kundrejt zbatimit të standardit gjuhësor të shqipes në ligjërimin e shkruar publik?
Pas gjithë gjasave jo; meqë standardin gjuhësor ekzistues nuk mund ta zëvendësosh me një standard gjuhësor privat, as mund të nxjerrësh fitime materiale nëpërmjet kapjes mafioze ose paramafioze të ligjërimit publik shqip, të folur dhe të shkruar.
Mirëpo, në kushtet e indiferencës institucionale flagrante ndaj pasurive dhe hapësirave publike, është vështirë që amortizimin dhe rrëgjimin e standardit ekzistues të mos e lidhësh, sado tërthorazi, me synimet dhe instinktet kulturore të kujt shqipen e sotme të njësuar nuk e sheh si institucionin e vet, as si institucionin e përbashkët të shqiptarëve, por si xham për t’u thyer, truall për t’u zaptuar, mur për t’u shembur, ose pemë për t’u prerë në park.
Me fjalë të tjera, shqipja e njësuar ose standardi gjuhësor i sanksionuar në Kongresin Drejtshkrimor të vitit 1972 dhe tashmë me një traditë të vetën të pavarur nga variantet letrare që i paraprijnë, mund dhe ndoshta duhet të rishikohet, për ta përmirësuar funksionimin e standardit në të gjitha nivelet dhe regjistrat. Gjithsesi, pamja e sotme e mjerueshme e aktualizimit publik të standardit nuk mund dhe nuk duhet të përdoret si argument në mbështetje të këtij rishikimi, por vetëm e vetëm si laborator për të analizuar shmangiet nga norma dhe identifikuar pikat e dobëta të standardit, ose ato struktura që janë tronditur më shpejt e më thellë prej trysnive qendërikëse.
Zbatimi në praktikë i standardit, veçanërisht në ligjërimin e shkruar publik, lyp zotim të vazhdueshëm nga ana e institucioneve që kanë në ngarkim mirëmbajtjen e ligjërimit shqip – ose mbikëqyrjen teknike të teksteve që i jepen publikut. Edhe përdorimi publik i gegërishtes së shkruar, që ndeshet herë pas here në mediat ose në letërsinë artistike, nuk vjen si pasojë e shpërfilljes së rregullave të shqipes standard, por është rezultat i një politike gjuhësore më liberale ndaj formave alternative ndaj standardit; çka don të thotë edhe se liria gjuhësore, brenda ligjërimit publik, do kuptuar si liri për të zgjedhur mes varianteve letrare të konsoliduara, jo si autorizim për të përdorur në publik, me gojë dhe me shkrim, të folmen e katundit tënd.
Cilido qoftë standardi gjuhësor, sot dhe nesër, me ndryshime ose pa ndryshime, ai do të kërkojë miratimin dhe mbështetjen aktive të përdoruesve për të funksionuar si duhet, së bashku me angazhimin e institucioneve që merren me mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e ligjërimit publik.
Prandaj edhe zbatimi sistematik i standardit në ligjërimin e shkruar publik dhe nevoja për rishikim të standardit ekzistues të shqipes janë dy çështje të ndryshme. E vetmja lidhje mes tyre, po ta kërkonim, do të kishte të bënte me atë që nisma komplekse për rishikimin e standardit do të mund të ndërmerret me sukses vetëm nga institucione të cilat e shohin ligjërimin e shkruar të shqipes para së gjithash si pasuri publike, të rrënjosur në traditën tonë kulturore të përbashkët mbarëshqiptare dhe të vyer për të gjithë përdoruesit.
[botuar në Shekulli, dt. 15.11.2010]
Une nuk arrij dot perfundimisht te kuptoj se ke shqeteson standardi? Ne kete rrumpallhane, ne kete bezhdile te shpifur dhe qelbesire intelehale qe quhet Tirane, cfare pune prish kaq shume ky standardi? E shtroj kete pyetje, pse ate askush nuk e zbaton njeri, qofte se nuk e njeh deri ne fund, qofte pse nuk e deshiron ta zbatoje. Une lexoj me shume deshire njesoj, si libra ne gegnisht, aq sa botohen, aq edhe edhe ne gjuhen letrare qe praktikohet pergjithesisht ne Tirane dhe ne institucione. Ajo qe dua te them eshte fakti se pavaresisht se ne institucionet e arsimit si program ndiqet gjuha standard kurrkush nuk kerkon llogari apo penalizohet pse shkau nga normat e tij. Dhe kjo ka nje arsye shume te thjeshte; ky shtet jemi, kjo kasolle e mjere qe mban era mut nga mengjesi deri ne darke. Per pasoje mediokriteti dhe idiotizmi i penalizon te gjithe njesoj; si ata qe perpiqen ta mbajne standardin si norme pergjithesuese ashtue dhe skeptiket qe paradoksalisht sherbehen me mire nga injoranca per te shkallmuar 1972 sesa nga Jozefinizmi Topallist ne leme te gjuhes.
Ketu si perhere vihet gishti te media si percuese e semundjes, si inkubator dhe kultivues i saj. Ne fakt nuk pranoj te pranoj kete gjykim, pa kokefortesi dhe veshehapur gjithnje. Ne fund te fundit, sado problematike te jete media, ajo mbetet nje mjet edukues i masave. Per pasoje gjuha e vertete, d.m.th ajo e paster dhe jashte ndikimeve te barbarizmit dhe injorances do te jete privilegj i disave dhe kjo ndoshta con ne nje diferencim gjuhesor qe permes shkrimit do te mbetet si pasuri e perbashket e shqiptareve, packa se per ta shijuar do e shijojne disa te rralle qe gjithsesi do te mbeten percues te vertetete te shqiptarizmes, kaq alergjike ne ditet tona.
Theollogos, në mes të dhjetorit do të mbahet një konferencë për standardin, ku më kanë ftuar të marr pjesë. Ky shkrim kishte për synim edhe të ofronte një platformë (alternative) për konferencën.
Tani, pyetjes se kë shqetëson standardi, ndoshta duhet t’i përgjigjem: organizatorët e konferencës. Me sa kuptoj unë, ka presion të madh për ta vënë standardin në diskutim.
Synimi im kryesor për momentin është që të pengoj diletantët (dhe separatistët) të shkatërrojnë, madje edhe ata që kërkojnë të ndërtojnë sërish.
[ja edhe platforma zyrtare e konferencës]
Konferenca shkencore “Shqipja në etapën e sotme:
politikat e pasurimit dhe të përmirësimit të standardit”
Parashtrimi:
Në qendër të veprimtarive të edicionit II të Ditëve të Albanologjisë do të jenë konferenca shkencore “Shqipja në etapën e sotme: politikat e pasurimit dhe të përmirësimit të standardit” dhe tryezat e punës rreth zhvillimeve aktuale të gjuhës shqipe, politikave gjuhësore dhe planifikimit gjuhësor.
Shqipja e sotme gjallon si gjuhë e mbarë shqiptarëve në formën e dy dialekteve kryesore dhe në variantin shqipe standarde. E ndodhur përballë hapjes dhe liberalizimit të shoqërisë shqiptare, ajo po pëson zhvillime të fuqishme të brendshme, që lidhen me shtimin e jashtëzakonshëm të kontakteve ndërmjet vetë shqiptarëve, me migrimet dhe me emigracionin, me rikonfigurimin gjeopolitik e gjeokulturor të faktorit shqiptar në rajon, si dhe përgjithësisht me ngritjen e përshpejtuar ekonomike, sociale e kulturore të shoqërive shqiptare në dhjetëvje-çarin e fundit. Gjuha shqipe po kalon një proces të vrullshëm zhvillimi e pasurimi dhe në këtë dinamikë lipset shqyrtuar edhe vetë standardi, si një variant i saj. Vërejmë se disa nga dukuritë dhe problemet e shumëllojshme që janë bërë të pranishme mbas Kongresit të Drejtshkrimit, kanë tërhequr më shumë vëmendjen e publikut sesa të gjuhëtarëve, ndërkohë që situata e sotme gjuhësore nuk e toleron më këtë komoditet. Gjykojmë se ka ardhur koha që çështja të shihet pa pasione të ndezura, në një prizëm thjesht shkencor, për të evidentuar me përgjegjësi problematikat e krijuara, me një vështrim përfshirës dhe me parashikime afatmesme e afatgjata.
Qëllimi:
Konferenca shkencore do të evidentojë problematikat e ndryshme e të shumëllojshme të situatës gjuhësore mbas vitit 1990, duke nxjerrë në pah nevojën e pasurimit të shqipes me mjetet e saj të brendshme, nevojën e rishikimit e të rikodifikimit të disa normave të standardit, si dhe nevojën për të ndërmarrë politika gjuhësore të guximshme, në bazë të miratimit të një legjislacioni për zhvillimin e shqipes dhe për përkujdesjen institucionale e mbarëshoqërore ndaj saj.
Konferenca shkencore mbarëkombëtare synon jo thjesht t’i ndërgjegjësojë specialistët e gjuhës shqipe rreth problematikave të reja gjuhësore të krijuara mbas hapjes së shoqërisë shqiptare dhe rivendosjes së komunikimit mes pjesëve të saj në nivel gjithëkombëtar, por kryesisht t’i ftojë ata që të pozicionohen shkencërisht dhe të japin kontributin e tyre për çështjet konkrete, të evidentuara tashmë në përdorimin e përditshëm, të folur e të shkruar, të shqipes.
Ky hap i rëndësishëm në shqyrtimin e situatës gjuhësore aktuale nga kjo konferencë, do të mundësojë bashkëpunimin dhe bashkëveprimin ndërmjet specialistëve dhe institucioneve në rrafsh mbarëkombëtar, me qëllim që të përcaktohen rrugët dhe format e mundshme të përmirësimit të standardit, nëpërmjet aplikimit të politikave gjuhësore të qëndrueshme në perspektivë.
Përfituesit direktë dhe indirektë:
Gjuhësia shqiptare, shkolla shqipe, mediat, shteti shqiptar dhe institucionet, shoqëria shqiptare, kombi dhe diaspora shqiptare, studiuesit e huaj të shqipes dhe mbarë komuniteti ndërkombëtar i folësve të shqipes.
Xha xha, te uroj suksese ne punimet e Konferences, edhe pse ka ca qe mund te te zene me gure. Une nuk bej oponence me askend ne pune te gjuhes, pse nuk jam profesionist. Mjaftohem me pyetje dhe lexime. Por nuk arrij dot te kuptoj problemin qe ka lindur me standardin sidomos ne rastin kur ai nuk respektohet, po fare, po fare, fare, fare. C’problem, cfare pengese qenka nje norme gjuhesore e cila shperfillet?
Standardi eshte bere nje rrufeprites akuzash politiko-gjeografike qe po na e veshtiros fare. Jo per gje, por e bejne Veron me te vemendshem sesa ka qene. I shtojne cilesite qe edhe keshtu boll i ka. Le qe genjehet ne menyre lopcare. Une kam ne shtepi punime te Jup Kastratit, perkthime te Pashko Gjecit te blera ne kohen e Veros – nuk i ndalonte njeri. Nuk me tha njeri – ore mos lexo ato te atyre malokeve ti se na dhjeve. Perkundrazi. Nuk di nga linden keto probleme, nga mbine ne koken e disave, qe me shtimin e ideve u eshte shtuar edhe pasuria. Me kupto drejt, por nje lloj ligjerimi antistandard perftohet si antitoskerizem dhe kjo nuk i ben nder askujt, per te mos thene qe peshtyn mbi ata qe dhane shume per gjuhen. Se jo per gje, po sado te bejne zorrethatet dhe lopcaret nje mut kane per te arritur se nuk kane vdekur ketu te gjithe. Ne kete keqkuptim te madh duhet pranuar edhe pergjegjesia e atyre qe folen per nevojen e rishikimit te standardit duke mos marre ne konsiderate nivelin e pergjithshem te publikut. Do te ishte e deshirueshme qe nje diksutim i kesaj natyre te ishte marreveshje ekspertesh me miratimin e nje publiku qe njeh nevojen per te ripare shumecka nga e trashegimia e vet. Por ketu apeli per ndryshim nuk kuptohet pa gjetjen e grupit armiqesor, brenda te cilit sado ndergjegje faji dhe pergjegjesie te kete, nuk mund te durohet nje revansh katundaresk qe nuk mjaftohet me kritike, por meton te afishoje edhe modelin perkates rigjenerues, i cili ne rastin shqiptar eshte vetem nje pacavure qe as per te fshire thundrat e gerxhos nuk vlen.
E megjithate, jam i bindur se ne fund rruga e drejte do gjendet vete, tepricat jane valenca absolute e jona, pra budallalleku qe nuk na shqitet. Ke mall te degjosh nje njeri me endje dhe respekt.
Xhaxha, tek qëllimi i konferencës, kur thuhet: “në bazë të miratimit të një legjislacioni për zhvillimin e shqipes dhe për përkujdesjen institucionale e mbarëshoqërore ndaj saj.”, do të thotë që organizatorët kanë bindjen se mund të Vendosin vetë për diçka të tillë (dmth, në kuptimin legjislativ), apo mendojnë se ajo çka do arrihet nga kjo konferencë do ndiqet nga një iter parlamentar që do vendosë më pas?
Jo, besoj se e kanë fjalën për të gjetur mënyrën se si mund të vendoset për këto punë. Konferenca vetëm do të debatojë, pa vendosur gjë; as mund të vendoste gjë sikur të dëshironte. Këto punë nuk vendosen në tavolinë, pa u paraprirë nga studime ose diskutime të gjëra. Debati për drejtshkrimin e vitit 1972 vazhdoi me muaj në mos me vite, me gjithë politizimin që iu bë.
Kaini e vret gjithmone Abel bariun.
Mundet pa e ben. E drejte apo e gabuar, kjo s`ka rendesi sepse fakti i shpeton klasifikimeve moral.
Standarti i nje gjuhe eshte “prodhimi” me i mire intelektual i nje kombi, sepse i ve te gjithe pjestaret e vet “ne te njejten faqe”. Eshte si nje ‘universal law’ , qe ne kete rast qeveris menyren se si nje popull komunikon me te gjitha pjeset e tij.
Vec Xhaxhait, une nuk i njoh protagonistet e tjere te mundeshem te kesaj Konference, e ca me pak qendrimet e tyre mbi ceshtjen qe po mblidhen per te diskutuar. Duke pasur parasysh gjendjen e sotme te kultures shqiptare, si dhe implikimet nga nje zhvillimi i tille sic eshte dhenia e legjitimitetit idese se gjuha shqipe standarte nuk ka perfaqsuar dhe as nuk perfaqson dot banoret e trevave shqiptare, do te ishte me se e justifikueshme qe te viheshin nen mikroskop qellimet, mjetet, premisat, objektivat, aftesite apo edhe deshirat e tyre.
Fokusi i konferences eshte i qarte. Ata kerkojne te ndryshojne shqipen qe shkruhet dhe flitet ne nivelet e meposhte radhitura te kultures shqiptare:
Gjuhësia shqiptare,
Shkolla shqipe,
Mediat,
Shteti shqiptar dhe institucionet,
Shoqëria shqiptare,
Kombi dhe diaspora shqiptare,
Studiuesit e huaj të shqipes
Mbarë komuniteti ndërkombëtar i folësve të shqipes
Sic thote flaja, rruga per ne ferr eshte e shtruar me qellime te mira.
Kam frike se protagonistet po e marrin gjendjen ekzistuese te shqipes se shkruar si vertetim te aftesive te tyre, dhe jo si deshtim te kapacitetit te nje shteti per te imponuar vullnetin e vet.
E te mendosh qe te gjithe keta intelektuale mbahen me buk nepermjet taksave te po ketij shteti, te cilit ata po behen gati t`i nxjerrin syte.
Xhaxha. E marr me mend se ju duhet nje art i tere per mbajtur ekulibrin si profesional ashtu edhe intelektual ne lidhje me kete ceshtje. Por shpesh gjerat kane nevoje te thuhen troc, qofte edhe duke i gozhduar ato mu ne dere te kishes.
Ja edhe lista e pjesëmarrësve të konfirmuar:
Shumë prej këtyre janë specialistë të shkëlqyer në fushat e tyre; le të shpresojmë se do të dinë t’i rrinë larg ideologjizimit dhe tundimit për ngutje.
Meqe u vu lista ketu – nje nga keta qe do te referoje ne konference, ne nje bisede qe kam patur me te me ka shprehur mendimin se me globalizmin qe po vjen, gjuha shqipe do te shkoje drejt asgjesimit, apo drejt nje forme te folure te mbyllur, te nje plani te dyte edhe per shqiptaret. Dicka si puna e dalmatishtes.
Do shkoj ne Konference ti degjoj se cfare do thote ne rruge zyrtare.
…dhe pak prej tyre jane shprehur se fundi per kete. Mua me beri pershtypje kur lexova intervisten e Kolec Topallit, pjese te se ciles po sjell ne fund. Do te ishte ne interes te publikut, qe mediet, te cilat tashme ja ku i kane dhe emrat e pjesemarresve, te kerkonin mendimin e thene a te shkruar te pjesemarresve.
Nese e marrim te mireqene se (projekt)platforma eshte zyrtare, publikut si mbetet vecse te shqetesohet perseri; ajo eshte shkruar aq keq sa me s’behet, e per kete standardi nuk-ju-ka-faj.
Nejse, ja Kolec Topalli:
A mendoni se ka ardhur koha që të rishikohen rregullat e vendosura nga Kongresi i Drejtshkrimit për standardin e sotëm?
Ky është një problem delikat, që duhet parë me gjakftohtësi dhe objektivitet. E them këtë se shpesh ndeshemi në gjykime të shpejtuara e të shtyra nga pasione të veçanta, ku vendin e arsyes e të argumentit e zënë mendime subjektive dhe të paargumentuara. Rregullat e drejtshkrimit kanë shërbyer për të shkruar shqipen për vite të tëra. Kjo ka bërë që disa gjuhëtarë të tregohen të ngurtë për ndryshimin e tyre. Megjithëkëtë, ideja për ndryshim po qarkullon gjithandej. Ajo që i ndan gjuhëtarët është shkalla e ndryshimeve. Disa janë për ndryshime të vogla, disa të tjerë janë për ndryshime më të thella. Unë mendoj se në këtë problem duhet të jemi të matur. Atë që është arritur ta rregullojmë më mirë, ta përmirësojmë, ta bëjmë më të saktë. Dhe rregullat e drejtshkrimit mund të përmirësohen duke u mbështetur fort në ligjet e zhvillimit të gjuhës, sepse disa rregulla kanë nevojë të saktësohen, duke shmangur përjashtimet e shumta.
Mendim personal
Jam shume kurioz se çdo te sjelle kjo konference lidhur me gjuhen “te pranuar” standarte, por them se kjo qe ekziston e qe ka sanksionuar ajo e vitit 1972, eshte me se e majftueshme e qe ne pergjithesi i kenaq kerkesat e nevojat e komunikimit sot ne gjuhen shqipe. E them kete se duke qene me origjine prej Berati, e njoh dialektin e toskerishtes mjaft mire, ate e kuptoj dhe e shijoj. Gegerishtja me veçantine e saj nuk me ka penguar ta kuptoj si duhet partnerin bashkebisedues nga veriu i Shqiperise, madje meqe kam kontakt edhe me kosovare, me kuptojne mjaft mire, me perjashtim te ndonje rasti kur mund te them se partneri me te vertete nuk e njeh si duhet shqipen. Personat me origjine kosovare me kane levduar per gjuhen qe flas (pra standartja), keshtu ai pak dallim ne gjuhe nuk justifikon aspak rishikimin e standartes qe une e kam mesuar dhe vazhdoj edhe ta kultivoj ne familje. Vizitore ga Tirana me thone, sa mire e flitke, te lumte e paske ruajtur, me kete dua te them se edhe persona te thjeshte qytetare me ane te kesaj indirekt vleresojne standartin shqip te vendosur ne 1972.
Si konkluzion do te thoja se konferenca qe do te mbahet do e jete mire sikur ta rikonfirmoje kete, te hedhe poshte tendencat per rishikim, se shqipja nuk ka nevoje per kete, por vetem per pasurim te fjalorit me nevojat qe diktojne zhvillimet boterore. Nejse te presim fundin e saj.