Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Nostalgji

SHTRIRJE DORE

Kur u tërbua njëri prej qenve në postën kufitare të Qishëqafës dhe lëndoi me kafshime të thella katër kufitarë, duke përfshirë edhe postëkomandantin Nikolin M., para se ta vrisnin në vend, ministri i brendshëm, Argjir B., pasi urdhëroi asgjësimin e menjëhershëm të qenit tjetër efektiv të postës dhe u informua se për shkak të kohës së keqe me suferinë dhe stuhi dëbore ishte e pamundur të dërgohej autoambulanca ose helikopteri për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve, autorizoi gojarisht ndihmësmjekun e postës Hiqmet E. të merrte kontakt me postën kufitare jugosllave matanë për t’u kërkuar disa doza shpëtimtare serumi kundër tërbimit, ndonëse i bindur se ky gjest, në vetvete sentimental dhe krejtësisht i shmangshëm, do të regjistrohej në dosjen përkatëse dhe një ditë do të përdorej kundër tij, kur t’i vinte radha atij për t’u kafshuar nga qeni.

Pa Komente

  1. I madh, Gjerazi! 🙂
    Vetem ne nje periudhe, eshte shprehur gjema qe pllakosi posten e kufirit.; me pas zgjidhja dhe dicka e mbetur pezull…. E gjitha, ne nje!
    Shume interesante.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin