Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Antropologji / Kulturë / Sociologji

KRENARI HOMOSEKSUALE

Ndokujt historia e djaloshit shqiptar që pranoi para telekamerave homoseksualitetin e vet, ose më saktë gjatë emisionit televiziv “Vëllai i Madh” (BB3), edhe mund t’i ketë shpëtuar. Porse reagimi që pati ky rrëfim nuk besoj se e ka anashkaluar vëmendjen e publikut.

Mediat njoftuan para disa ditësh se Klodian Çela, djali 35 vjeçar nga Lezha, ka qenë shqiptari i parë që ka pranuar drejtpërsëdrejti në televizion homoseksualitetin e vet. Bëhet fjalë për një nga konkurrentët e sezonit të tretë të “Big Brother Albania”. Klodiani ka lexuar mes lotësh një letër drejtuar së ëmës me anë të cilës ka treguar historinë e vuajtjet personale. Djaloshi paska tentuar disa herë që t’ia tregonte nënës se ishte homoseksual, por nuk ia kishte dalë mbanë deri në atë çast.

Deri këtu nuk ka asgjë për t’u habitur, anipse ka shumë për të diskutuar; kryesisht për zakonin tashmë botëror për t’i nxjerrë të larat e “të palarat” vetjake mu në mes të fshatit global. Zhbirimi i aspekteve psikologjike që e shtyjnë personin të zbrazet në rrëfyestoren mediatike më duket tejet interesant, ngaqë kufiri midis privatësisë dhe ekzibicionizmit, kaherë i lartë si mure kështjellash, shkon e përhihet deri në zhdukje. Përse sytë e një nëne janë më të papërballueshme për një djalosh brengëtar se sa syri ciklopik i telekamerave? Përse droja fanitet nën ngrohtësinë e projektorëve televizivë, e jo të vatrës familjare? Mos na ngroh më shumë ekrani i shndritshëm Lcd se sa zjarri bubulak i oxhakut me dru?

Lindin shumë pyetje. Në fakt, pritet që emisione të tilla mjerane si “Vëllai i madh”, të paktën të shtrojnë probleme sociale për diskutim. Ndoshta rrëfimi i të riut shkaktoi reagime përtej pritshmërisë së publikut. Mediat treguan se Klodi ishte nga Lezha. Ka jetuar në lagjen e “Spitalit” e ka marrë pjesë në grupin e valles së qytetit.

Pak kohë më pas, dëshmojnë mediat, rreth 100 qytetarë lezhjanë të moshave të ndryshme, por pjesa më e madhe të rinj, janë grumbulluar në sheshin administrativ në orët e mbrëmjes të ditës së premte (5 mars 2010) në shenjë proteste. Gazetarët raportojnë se qytetarët protestues theksonin se Klodi nuk ishte lezhjan, pasi familja e tij qenka e ardhur në Lezhë në vitet ‘80-të. “Lezha nuk e meriton njollën e homoseksualitetit”, citohet dikush. “Klodi ka njollosur qytetarinë lezhjane dhe të kombit shqiptar. Nuk duam që ky fenomen të kthehet në një epidemi”, citohet një tjetër. Citimet dëshmojnë për një indinjatë të përgjithshme kundër rrëfimit të të riut lezhjan, i cili me sa duket ka prekur krenarinë qytetare të bashkëfshatarëve të vet. “Lezhjanët – thotë një qytetar i nxehur – janë shquar si intelektualë dhe janë të njohur në mbarë botën për historinë, traditën dhe kulturën dhe jo për homoseksualitet”.

Pavarësisht nga përmasat reale të kësaj proteste, pavarësisht nga folklorizmi me të cilin shfaqet, pavarësisht se nuk mund t’i fusim të gjithë lezhjanët në një thes, ndodhia nuk është për t’u lënë në heshtje. Kjo histori frymëzon një sërë konsideratash:

  • mendësia që e konsideron si faj homoseksualitetin është ende e fortë në Shqipëri, përderisa arrin të mobilizojë dhjetëra qytetarë e përderisa përbën shtysë për manifestime publike;
  • frika e qytetarëve lezhjanë se mos bien pré e stigmatizimit social, pra frika se mos lezhjanët etiketohen si homoseksualë, tregon valencën negative që homoseksualiteti ka në opinionin publik shqiptar në përgjithësi;
  • manifestuesit i frikohen diskriminimit të supozuar kolektiv, në rang qyteti, porse me këtë parakuptojnë diskriminimin e individit homoseksual; ky i fundit duhet ta mbajë vetëm barrën e fajit;
  • grupi i lezhjanëve që kundërshtoi deklaratën e qytetarit K. e ndjen veten viktimë, por paraqitet në rolin e përkundërt, meqë tubuesit përbëjnë një grup përjashtues në raport me qytetarin e akuzuar;
  • një pjesë e shqiptarëve duket se ka probleme me ndryshmërinë dhe Tjetrin. Mungesa e tolerancës ndaj Tjetrit si person i ndryshëm nga ne, përshenjon racizëm; e diskriminuesit më të zellshëm, ndonjëherë, janë ata që vuajnë vetë nga diskriminimi;
  • megjithë migrimet biblike, duket se përkatësia vendore ndihet ende e fortë në periferinë shqiptare, megjithëse është e qartë se përkatësia, sikurse identiteti, (ri)ndërtohet edhe në nivel laboratorik, artificialisht, sipas nevojave të turmës ose atyre që nxisin turmën;
  • artificialiteti dallohet edhe në reagimet në trajtën e njoftimit për shtyp, ose letrës së hapur publike, siç është rasti i Aleancës kundër diskriminimit; shoqëria civile duket virtuale në veprimin e saj kulturor;
  • në përplasje të tilla sociale del në pah fare mirë fraktura midis lokales e globales, kozmopolitizmit e provincializmit, autentikes e kultit të kargove, Neve dhe Atyre.

Parë nga këndvështrimi që na ofroi bujarisht ngjarja në Lezhë, propozimi i paradokohshëm për ta ligjëruar në Shqipëri martesën midis homoseksualëve duket krejtësisht pa vend, kurse Evropa shfaqet e largët, shumë e largët, edhe pse liberalizimi i vizave është në pragun e derës.

Pa Komente

  1. Në fakt, pritet që emisione të tilla mjerane si “Vëllai i madh”, të paktën të shtrojnë probleme sociale për diskutim.

    Pritet nga kush? Nga une jo njehere. Keto emisione dihet c’fare jane (qe nga njerzit qe perzgjedhin e si organizohen) etalon i shume gjerave e trendeve negative sociale e mediatike (sipas meje) ku synimi jo vetem qe s’eshte te trajtoje a shtroje ndonje problem a gje, apo te kete ndonje fare vlere estetike ose kulturore, po eshte pikerisht qe ti mbaje njerzit si te trullosur e ngujuar para tv (me shume shikues me shume para, qellimi justifikon mjetin) me kesi gjerash, pikerisht me gjera ne te cilat–duke cituar fjalet tuaja: “kufiri midis privatësisë dhe ekzibicionizmit, kaherë i lartë si mure kështjellash, shkon e përhihet deri në zhdukje”.

    Fakti qe edhe pse s’eshte edicioni i pare (ne fillim ok te gjithe ndjekin dicka te re) dhe prap eshte kaq i ndjekur ne Shqiperi, ka vend per diskutim pse eshte, dhe sa nga kjo eshte tregues i boshllekut kulturor e argetues, e sa eshte (nese) tregues i popullit/mases.

    BB pra eshte nje shfaqje, nje show, sic thone ne anglisht, there’s no reality in a reality show. Kjo shpjegon shume gjera, dhe mbase dhe cka pyesni, se pse dicka kaq intime ia tregon i biri te emes nepermjet tv kombetar, ku efektivisht ia tregon botes duke iu drejtuar te emes (mbase perdorur te emen?).

    Gjithsesi diskutimi them se duhet nisur qe nga kjo premise, pra qe kemi te bejme me nje show, dhe s’mund te mos e bejme kete skonto ne keto debate, ashtu si dhe skonton e atyre protestuesve, se s’mund te themi lezhianet protestuan ku ne pamje ne video kishte nje grumbull adoleshentesh dhe vetem 4-5 veta qe u prononcuan.

    Njeheresh, shume nga postulimet qe beni ne artikull per shqiptaret, duke i nxjerre si konkluzion nga kjo ngjarje, jo vetem qe s’jane gjera (vetem) shqitpare ne thelb, po as vetem te vendeve ne zhvillim apo popujve me stade te ngjashme zhvillimi, te kaluare e kultura te ngjashme.

    Nuk e di ku jetoni po dhe ketu ne Amerike p.sh. shume nga ato qe thoni do ishin akoma me ne ekstrem nese do zevendesoje fjalen “Lezhe” me kedo nga qytetet sa Lezha ne jug e jug-perendim te Amerikes. Pa permendur qe ketu jane bere mjaft krime urrejtje sic quhen (hate crimes) kunder homoseksualeve, qe dhe duke e llogaritur ne baze krim si perqindje e popullsise eshte signifikante.

    E duke pasur parasysh keto, kur thoni se “kurse Evropa shfaqet e largët, shumë e largët, edhe pse liberalizimi i vizave është në pragun e derës” kjo me duket shume e pabazuar, mbase dhe spekulative?

    Megjithese, nese e dime se cfare nenkuptoni konkretisht me kete dhe ku e bazoni arsyetimin, mund te diskutojme me teper ne kete pike.

    1. Dakord jam, diskutojmë. Por jo për “Vëllain e madh”, pasi ky emision televiziv nuk përbën temën e shkrimit. E kisha fjalën tek reagimi… “BB”-në e lemë herë tjetër.

      1. E kisha fjalën tek reagimi… “BB”-në e lemë herë tjetër.

        Ok, patjeter, kete diskutojme.

        Ne fakt mua me pelqen fakti qe ky blog, sic thote xha xhai diku tjeter, i jep perparesi autorit dhe jo komentuesit, dmth autori me cdo artikull percakton dhe temen per cka diskutohet. Keshtu dhe ka nje kohezion ne diskutime dhe nuk i bie njeri gozhdes e tjetri potkoit.

        Kjo ama (diskutimi qe vijon ne nje artikull) varet jo vetem nga tema qe shqyrton autori, por dhe si shtrohet e shtjellohet ajo, e kete e them ne pergjithesi jo vec per kete artikull.

        Ne komentin me siper mbase u zgjata mbi BB, por i qendroj asaj qe thashe se reagimi i njerzve nuk mund te shkeputet nga fakti qe kishim te bejme me nje show si BB, nje shfaqje qe ndiqet gjeresisht ne Shqiperi.

        Reagimi mendoj do ishte krejt ndryshe nese ky djali apo kushdo tjeter do e kishte bere kete prononcim publikisht, por ne nje lokal te themi, apo kudo gjetke pervecse ne nje shfaqje televizive si BB.

        Dhe ne nje emision tjeter televiziv, nese do ishte p.sh. nje emision serioz qe trajtonte problemet sociale a psikologjike ne diskutim e siper ky djali do te nxirrte kete fakt si rrjedhoje e bisedes ne studio, reagimi nga populli them se do ishte disi ndryshe, do kishte me shume simpati per te (mgjth ha diskutim dhe kjo).

        E natyrisht qe nese ne fakt ky do i kishte thene te emes, e jo botes nepermjet te emes, bota s’do reagonte se nuk do dinte gje per te. Po kjo s’do te thote se lezhianet apo shqiptaret s’e dine qe kishte dhe ka homoseksuale midis tyre dhe tani e kuptuan kete gje.

        Pra, reagimi s’mund te shkeputet nga shfaqja dhe menyra si dhe ku u be prononcimi.

        Jo se kjo justifikon ata protestuesit ne Lezhe dhe reagimet e tyre. Por, kur dicka krejt private dhe intime e ben afere te gjithe botes ne nje tv kombetar me deshiren tende, sidomos ne nje show, ne nje fare menyre e humb disi te drejten ti thuash te tjereve kjo eshte ceshtja ime, c’keni juve, pasi ti vete (Klodi ne kete rast) sapo e ke bere kete gje private ceshtje te te gjitheve.

  2. Nuk di si erdhi puna që ky gay bir i shqipes (dykrenare) erdhi dhe u identifikua me Lezhën; ma merr mendja se do ta ketë paraqitur veten si “lezhian” në TV që para se të paraqitej si gay – dhe publiku pastaj e ka bërë lidhjen ashtu siç di ta bëjë publiku, ose në bazë të parimit post hoc ergo propter hoc, që këtej edhe protestat madhështore në Lezhë, të një mizërie që nuk ngrihet të protestojë për njëmijë e një arsye të tjera, më urgjente, më shqetësuese, më të denja për protestë, më të meritueshme për vëmendje.

    Pishaku e ka thënë më lart, dhe unë po dua ta përsërit se e keqja këtu fillon që me identifikimin e individit sipas krahinës; ose më mirë me prioritetin që po i jepet; duke nisur këtu që me vetë Sali Berishën, të cilin në folklorin urban e kanë njëjtësuar tashmë me Tropojën mitologjike, ose vendin gjeometrik të “malokërisë” (edhe pse nuk ka asgjë më maloke/katundare sesa ky identifikim ose stereotipizim i njeriut sipas prejardhjes; i shprehur në agresivitetin e pyetjes “nga të kemi”, të cilës unë asnjëherë nuk kam ditur si t’i përgjigjem tamam dhe bindshëm).

    Sepse Klodi mund të ketë qenë edhe valltar, ose këpucar, ose motoçiklist, ose gjahtar dhelprash, ose specialist i këmbimit të valutës, por zor se do të dilnin të protestonin, në Shqipëri, valltarët, dhe këpucarët, dhe motoçiklistët, dhe gjahtarët e dhelprave, dhe specialistët e këmbimit të valutës, për të shpjeguar se nuk mund të jesh edhe kështu edhe ashtu, etj.; sidoqë, tek e fundit, lidhja e preferencave seksuale me zanatin ose profesionin ose hobby-n duket një çikëz më e arsyeshme sesa lidhja e atyre preferencave me tokën ku të ka rënë koka… Që këtej edhe prapambetja e shoqërisë shqiptare, që nuk e mbulon dot duke miratuar ligje “europiane”, njëlloj sikurse nuk bëhet dot miza zog, vetëm ngaqë di të fluturojë.

    Pse prapambetja? Sepse ne vazhdojmë jo vetëm të identifikohemi me prejardhjen krahinore, por edhe ta vëmë këtë në krye të kritereve; madje t’i atribuojmë edhe virtyte. Të njëjtën gjë, në rrafsh tjetër, bëjmë edhe me prejardhjen etnike – si para dy-tre vjetësh kur u ngrit i madh e i vogël, anembanë “realiteteve” shqiptare, për të shpjeguar se ata terroristët amatorë që donin të bënin kërdinë në Fort Dix, nuk ishin shqiptarë, nuk mund të ishin shqiptarë, sepse shqiptari i vërtetë nuk e bën atë.

    Arbër Shtëmbari, te Saktivista, pasi vëren se protestuesit kishin thënë, ndër të tjera se “Ai (Klodi i Big Brother) nuk ka punë me ne, ai ka punën e tij dhe nuk mund të thotë se është lezhian. Ai nuk është shqiptar dhe nuk ka gjak shqiptari”, shpjegon:

    Të përpilosh e të miratosh ligje që legalizojnë martesat homoseksuale, që mbrojnë të drejtat e homoseksualëve, për “sytë e botës”, për t’u dukur “so european”, pa e analizuar aspak realitetin social të homoseksualëve në Shqipëri, do të thotë të mos përpiqesh të shërosh plagën sociale, por ta fshehësh në etiketat e DUKJES; do të thotë të mos përpiqesh të kuptosh mekanizmat që shkatërrojnë në thellësi organet e shoqërisë sonë, por të qëndrosh mbi lëkurë. Kësaj nuk i thonë vetëm të hedhësh pudër për të zbukuruar plagën e gjakosur, por kësaj i thonë edhe t’i hedhësh një hi syve gjithë shoqërisë shqiptare. “Iksi(sja) është homo, nuk është shqiptar(e)” transmetohet dhe transportohet në gjirin e shoqërisë sonë prej pushtetit që i ngarkon mediumeve (Big Brotheri) llumin e tij për t’ia shpënë klasave që ndodhen në pjesën inferiore të konfigurimit social-ekonomik. Dhe kjo gjë bëhet për një arsye të caktuar: Tragjikomedia e protestës së Lezhës është një pasqyrë që reflekton mendësinë mesjetare të pushtetit, por zbulon edhe mekanizmin e korrupsionit shpirtëror që ky pushtet përdor për të shkatërruar nervin social të shoqërisë, e cila, në vend që të revoltohet me gjendjen sociale në vend, në hierarkinë e shqetësimeve te saj, ato simbolike ordinere i vendos përpara shqetësimeve social ekonomike. E gjithë kjo situatë arrin kulme si në rastin e protestës së Lezhës, ku revolta ndërtohet pa kauzë reale, ku energjitë shpërdorohen, ku në vend qe të luftohet për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë, shoqëria “shqetësohet” se ç’bënë iksi apo iksja në jetën e tij/saj private.

    Për të përfunduar në vijim se këta protestues dëshmojnë që individi shqiptar, me sa duket, e ka humbur fakultetin e të qenit kafshë politike.

    Në fakt, kemi të bëjmë me dy aspekte të ndryshme, të së njëjtës katrahurë sociale – më një anë një masë njerëzish publik i “Big Brother” që e trajtojnë përkatësinë krahinore (katundare) si të ishte klub të virtytshmish; më anë tjetër njerëz që janë gati të dalin të protestojnë kundër një gay të deklaruar publikisht, ose të revoltohen, siç thotë Shtëmbari, “pa kauzë”; një një situatë ku Shqipërisë i mungojnë lëvizje politike të mirëfillta, sindikata dhe forma të tjera të organizimit social në kundërvënie qoftë edhe bashkëpunuese me shtetin.

    E gjithë kjo pa e ngacmuar fare idiotizmin e një grupi njerëzish që dalin të protestojnë, publikisht, për preferencat seksuale të një personazhi televiziv; por ky idiotizëm, për mendimin tim, është pasojë e trishtuar e dëshirës së një shoqërie kërkon të modernizohet në mënyrë kozmetike; ekuivalenti politik i një makakoje të veshur me uniformë.

    Duam apo nuk duam, këto janë turmat me të cilat duhen bërë llogaritë, për mirë dhe për keq; por këto janë turma që i ka përftuar obtuziteti i klasës politike në Tiranë; një klasë që i shpenzon të gjitha energjitë në luftë brenda për brenda vetes, duke shpërfillur – në mënyrë ndoshta kriminale – bazën e vet; dhe duke harruar, ndoshta me qëllim, se një masë njerëzish e braktisur totalisht nga politika nuk mund veçse të bëjë hapa prapa (regres), ose të shndërrohet në turmë, duke e kapërcyer gardhin që e ndan qytetërimin nga egërsia, jetesën nga mbijetesa, buzëqeshjen nga ngërdheshja e kështu me radhë.

    1. Xha xhai, ndersa jam dakort me shume gjera qe thoni per krahinizmat e dukuri te ngjashme, me duket se dhe juve ne analizen tuaj beni disi pergjithesime, por dhe paragjykime.

      Pergjithesime – sepse nga videot qe pashe une aty nuk kishte aq shume njerez (ne proteste) sa te themi shiko si reagojne lezhianet, e aq me pak ta ngreme kete ne pergjithesime te turmave shqiptare apo te individit shqiptar. Pashe nje grumbull adoleshentesh dhe 4-5 te rritur qe u prononcuan per mediat.

      Po ketu juve njeheresh e trajtoni kete problem (ose me sakte e lini pa trajtuar, permendur, aspektet e tjera social-kulturore) si fenomen (vetem) shqiptar, kur ne fakt dhe ne vendet perendimore shumica e njerzve sipas sondazheve jame mosaprovues ndaj homoseksualeve, e ne vendet ne zhvillim po se po. Kjo per te thene ca mendojne shumica, jo per te legjitimuar mendimet e tyre.

      Nese do kishit bere skontot per keto arsye te tjera, apo nese do kishit bere nje fare krahasimi te mentalitetit shqiptar me ate te vendeve te ngjashme, per kete fenomen ose te tjera si ky, do ishte tjeter gje. Atehere mund te flasim me te drejte per individin apo turmen shqiptare.

      Paragjykime – sepse ndersa juve me te drejte vini ne dukje ironine qe nje pjese njerzish protestojne per seksualitetin e tjetrit dhe mundohen ti tregojne atij si duhet te jete e sillet, juve gjithashtu u thoni lezhianeve se per cfare duhet dhe nuk duhet te protestojne ata, per nevojat me emergjente, etj. Nuk shkon kjo me duket, edhe sikur ta thone kete nje apo 10 lezhiane fjala vjen, se s’pergjithesojne dot gjithe qytetin ata, dhe s’kane te drejte ti diktojne te tjereve per cfare duhet te protestojne e reagojne.

      Kjo me duket vetem nje shkalle me larg nga c’ka pashe tek emisioni i Fiks Fare i dates 10 mars per kete, ku prezantuesit e emisionit (kuptohet dhe per reklame, se eshte i njejti stacion) pasi kritikojne lezhianet duke i thene pse nuk protestojne per permbytjet por protestojne per Klodin, i permendim gjakmarrjen. Kjo e fundit ne fakt, packa se e perdorur nga ata si shuplake (juve shani homoseksualin ne televizioniin tone, ne do ju shajme me gjakmarrjen), ne fakt eshte nje argument per te kunderten, qe mentalitetet e nje populli si shqiptaret, qe kane jetuar mijera vite pothuajse te izoluar nga bota (sidomos ata te veriut, per arsye te terrenit) dhe ne baze te ca dokeve e zakoneve te caktuara, nuk ndryshon overnight, sa hap e mbyll syte, nuk eshte p.sh. ne korrelacion te drejte me trajektoren e nuditetit dhe banalitetit ne televizionet shqiptare gjate 20 viteve te fundit, as me mentalitetin dhe preferencat e klientave te lokaleve te Bllokut, p.sh. (e them kete se shpesh ne Shqiperi populli shqiptar matet ose trajtohet me keto kute).

      Kurse per citatin qe keni sjelle nga Saktivista–ku behet nje argument i tille ku qeveria njeheresh akuzohet se miraton ligje pro homoseksualeve per te mos civilizuar njerzit (po nqs qeveria do ishte shprehur kunder homoseksualeve me ligje dhe do thoshte te ndryshojme mentalitetin njehere pastaj ligjet, duhej pergezuar?) dhe cilesohet si fajtore per mentalitetin e njerzve qe jane mosaprovues ndaj tyre, a thua se mentaliteti diktohet nga lart, nga qeveria, dhe nese kjo ka vullnet mund ta ndryshoje ate brenda nje apo dy mandateve–kam akoma me shume rezerva, po s’po zgjatem me teper persa juve s’e keni formuluar ate, mgjths e keni sjelle si argument.

      1. Po ketu juve njeheresh e trajtoni kete problem (ose me sakte e lini pa trajtuar, permendur, aspektet e tjera social-kulturore) si fenomen (vetem) shqiptar kur ne fakt dhe ne vendet perendimore …

        Kam vene re qe arsyetimi “aman, se mos vetem ne shqiptaret” ose “po keshtu ben gjithe bota” shfaqet disi shpesh ketu ne blog, por jo vetem, sa here qe duket sikur kritika qe u drejtohet shqiptareve eshte e ekzagjeruar ose qe padrejtesisht u bie shume ne qafe, kur keta nuk jane dhe aq ndryshe nga te tjeret. Vertet keshtu mund te jete. Por ky blog nuk me duket se vepron me parimin “ta bejme Shqiperine si gjithe halet e tjera.” Ne jemi te rrepte me shqiptaret, por ashtu i shohim edhe shoqerite qe na kane adoptuar.

        Ne femini e kisha zakon t’i arsyetoja capkenlliqet para prinderve duke bere me gisht Lolen, Saimirin apo Sonjen qe merrja per role model. Prinderit gjithmone me pergjigjeshin “po sikur ato te hidhen nga ura do hidheshe edhe ti?” Keto fjale me kane mbetur vath ne vesh dhe deshiroj qe blogu ne nje fare menyre ta percjelle keshillen e prinderve te mi tek te gjithe ne. Fakti qe keshtu apo ashtu sillet gjithe bota nuk duhet te behet pengese per kritikat konstruktive dhe permiresimin. Xhib nuk je as i pari e as i fundit qe ofron kete lloj shfajesimi popullor (me kujtohet idashur per ngjyrosjen patriotike te fytyrave ne Windsor dhe politikus per taktikat politike qe dominojne ne Perendim) duke bere krahasime te rreme e po aq problematike vetem per te zvogeluar efektin e autokritikes.

        Dhe nje fjale te fundit per vete temen pasi eshte vertete shqetesues identifikimi krahinor ose sipas nje bashkesie te mbyllur e fikse sic eshte qyteti. Ky lloj reagimi u shfaq edhe nga dibranet ne rastin makaber te vrasjes te nje 10 vjecari nga Shpetim Ziza aka Monstra e Dibres. Menjehere pati deklarata nga me te ndryshmet per te cnjollosur emrin e mire te dibraneve, a thua se gjithe qyteti ishin nxjerre ne gjyq per krimin. Qarkulluan thashetheme qe familja Ziza nuk eshte me origjine dibrane. Pati nje fare ekzorcizmi publik per te shfarosur shpirtin e djallezuar nga trupi i shendetshem i dibraneve (njelloj si: jo homoseksual.) Ja pra qe nuk eshte pergjithesim por rregullsi.

        1. Me duket se tani kaluam ne karshilleqe argumentash e pozitash te supozuara te njerit e tjetrit, dhe jo argumentim. 🙂

          Cka thashe me siper, nuk e thashe si mbrojtje te mentalitetit shqiptar… nuk e di ku konkretisht menduat nga cka thashe se ishte si i tille argument (te tjeret se di c’thone shpesh ne blog, se jam relativisht i ri ketu).

          E kisha fjalen tek validiteti i argumentit, assertions, sic i paraqiti xha xhai, dhe se kur behen analiza te tilla duhen faktorizuar te gjitha elementet e nje dukurie, se ndryshe sic thashe kalojme ne pergjithesime a priori, ku dikush thote shqiptaret jane me te keqinjte dhe prapambeturit e botes (si Maks Velo p.sh.), e dikush tjeter thote se jane me trimat dhe zemerbardhet e botes, si shume kallepe ‘patriotike’ qe hasen ne internet e gjetke.

          Njesoj si nqs, p.shl, do analizonim se sa i sukseshem apo i deshtuar eshte filan dijetar apo biznesmen apo shkrimtar shqiptar, apo letersia shqiptare, etj, do na duhej te merrnim parasysh jo vetem nje apo disa vepra, as vetem arritjet ne pergjithesi, po dhe gjera si nga ca niveli e nisi, ca kushtesh kishte, ca arritje kane homologet/vendet me kushte e rrethana te ngjashme, etj.

          Ndryshe si mund te pretendojme per objektivitet/qendrushemeri te argumentit, kur pergjithesojme nga disa raste njeheresh qe perjashtojme nga analiza nje sere faktoresh?

          Qellimi im pra nuk ishte mjegullimi i argumentave, perkundrazi.

        2. …”(me kujtohet idashur per ngjyrosjen patriotike te fytyrave ne Windsor dhe politikus per taktikat politike qe dominojne ne Perendim) duke bere krahasime te rreme e po aq problematike vetem per te zvogeluar efektin e autokritikes…”

          Nuk besoj se pretendohet qe PTF duhet t`i ngjaje nje kishe, qofte ajo edhe moderne.

    2. Jam pothuajse i shokuar nga menyra se si po politizohet ky problem,( te cilin ne fakt nuk e politizuan as edhe disa nga gazetat e opozites), jo vetem ketu por edhe ne lista te tjera, siç pashe edhe ne citatitn e Shtemberit te sjelle nga 2xh, qe thote: Tragjikomedia e protestës së Lezhës është një pasqyrë që reflekton mendësinë mesjetare të pushtetit…

      Pushteti ( ne fakt me pas u muar vesh se ai vetem se kishte kaluar nje ligj te pergatitur nga shoqeria civile e personalisht nga Elsa) miratoi nje ligj qe i cileson homoseksualet si te barabarte ne kerkesat e tyre te mundeshme, pavarsisht nga parapelqimet qe kane dhe… kjo qenka shprehje e mendesise mesjetare te pushtetit?

      Po çfare pritej tjeter pas deklarates se atij djalit?

      Po sikur, pavarsisht ngjarjeve te Lezhes, te jete e kunderta? Pra qe shqiptaret te jene treguar me te civilizuarit ne kete pune dhe te kene reaguar ne menyre me pak agresive?

      Harruat se pak vite me pare, kur u organizua parada e gay-ve ne Moske, keta te fundit u coptuan, masakruan e pergjaken jo vetem nga publiku qe u gjuante me gure ne rruge, por edhe nga vete policia?

      Po qe cdo jave ne Evropen e qyteteruar ka vrasje homofobike, pra i vrasin vetem sepse jane homo dhe personalisht vete kam marre pjese ne nje varrim te tille kur vrane djalin e nje kolegeje te punes?

      Po qe te deklarosh homoseksualitetin tend ne CV nuk ke asnje shans te gjesh pune ne mes te Berlinit, Prages a Parisit? Po qe pédé (frocio) mbetet edhe sot e kesaj dite sharja me fyese dhe me e parapelqyer e Evropes se qyteteruar?

      Ajo qe ndodhi pritej te ndodhte dhe ndodhi ne formen qe pritej, brenda asaj deklarate anormale e fyese ne syte e nje publiku te caktuar.

      Pas deklarimit te dyte reagimi do te jete me pak i ashper, pas atij te tretit askush nuk do te çaje me koken… sic transit gloria mundi, por gjate, shume gjate ata (gay) do te shihen si te ndryshem.

      Ne fakt ata qe i shohin si te ndryshem duan te tregojne se jane vete te ndryshem dhe kjo eshte shprehje e komplekseve, neurozave sociale dhe refulimevete tyre te brendeshme, por kjo eshte nje teme tjeter.

      1. Lyss, jam shume dakort me argumentimin e pergjithshem dhe rastin e Moskes. Dicka e vogel, po te shkruash ne CV qe je heteroseksual nuk ke perseri asnje shans te gjesh pune ne Berlin, Prage apo Paris.

        Gjermania e paska aktualisht ministrin e jashtem, nje politikan i njohur prej shume vitesh, homoseksual. Ne fakt une deri para pak muajsh nuk e dija dhe “lajmi” me ra ne sy per here te pare -e gjeni dot- nga nje gazete shqiptare :).

        Nejse, mua me duket se piruetat mediatike tek BB, BBF-ja e te ngjashme konsumohen e perfundojne bashke me tasin e kokoshkave.

      2. Lyss vërejti këtu, me të drejtë, se homofobia nuk ndeshet vetëm ndër shqiptarët, dhe se në vende të tjera është shkuar shumë më larg me dhunën ndaj gay-ve.

        Megjithatë, ka një aspekt të kësaj homofobisë sonë që po dua ta theksoj përsëri: premisat mbi të cilat po e denoncojmë në Shqipëri.

        Në Perëndim, është vështirë ta ndash homofobinë nga etika e krishterë, pavarësisht nga shkoqitjet e shumta teologjike që bëhen në nivel akademik.
        Njerëzit ngrihen të protestojnë sepse mendojnë që gay-s po i shmangen rrugës së Zotit.

        Përkundrazi, nuk më duket që ky të jetë sjellë si argument në protestat e fundit shqiptare. Në Shqipëri, gay-t nuk përbuzen ngase po i shmangen rrugës së Zotit, por ngase po i shmangen rrugës së “shqiptarit” – ose më konkretisht, rrugës së lezhianit.

        Megjithëse më qëllon të lexoj ose të dëgjoj tek-tuk argumente kundër pranimit ose tolerimit të homoseksualitetit në publik të sjella anembanë botës, këtë lidhje me përkatësinë krahinore ose etnike nuk e kam ndeshur gjëkundi, përveçse tek tanët.

        Po do të pyesin: ku është e keqja këtu? Për mua e keqja ka të bëjë drejtpërdrejt me investimin etik që bëhet në përkatësinë etnike (ose kombëtare): lezhiani bën këtë dhe atë, është kështu dhe ashtu; ti që nuk i përmbush këto kritere, nuk mund të jesh lezhian.

        1. Më lejoni t’ju korrigjoj Xhaxha, një deklaratë të ngjashme dhe të lidhur me përkatësinë etnike të homoseksualëve, e ka bërë Ahmadinejad në Universitetin e New York në mos gaboj, (gjithsesi ishte në territor amerikan), kur deklaroi se “nuk ka homoseksualë në Iran”.

          Megjithatë, nuk besoj se ky i mësipërmi mund të merret si shembull për të degarduar shëmtinë e asaj proteste, se askush nga ne nuk do donte që shoqëria shqiptare të ngjante me atë iraniane.

        2. Xha xha nuk besoj se etika e krishtere ndikon shume ne kete mes. Gjithçka qe lidhet me seksin eshte e rregjistruar shume me thelle ne genet e njeriut. Ne fakt eshte logoja e markes se tij, ajo qe e dallon nga peshku,f.vj. qe depoziton vezet a spermen diku ne nje vend te sigurte, pa ditur se kush do ti fekondoje.

          Ne kete kuptim dy mije vjet krishterim jane kurrgje ne kete histori kaq te lavdishme te njeriut dhe ndoshta rrenjet e konfliktit per te cilin po flasin fillojne me ate amebën qe me aq sakrifica doli per te zgjedhur banim ne toke… dhe ndrroi adetet seksuale te peshkut:-)).

          Etka e krishtere? Nuk eshte se nuk egziston, por jo ne nje vizion te tille. Kur u organizua ne Paris nje parade çiftesh gay, UMP, partia ne pushtet e qendres se djathte organizoi menjehere paraden e çifteve burre-grua te martuara ne bashki, si shprehje mbrojtjes së tradites se familjes. Feja as qe u permen fare.

          Para pak muajsh nje deputet i kesaj partie u hodh ne gjyq sepse u shpreh se: martesat gay rrezikojne rracen njerzore, ne kuptimin se nderpritet procesi i riprodhimit te species. Feja perseri nuk u permend, por te shkretin deputet, qe e kam edhe deputetin e zones sime, e cilesuan homofob dhe desh e hengren te gjalle.

          Edhe diçka e fundit. Kam 12 vjet ne France dhe ende nuk kam njohur ndonje te krishtere, madje as ndokend qe beson ne zot. Keto pune tani i kane mbetur Shqiperise dhe vendeve te lindjes.

          Kur e pyeta per çeshtjen e Perendise (natyrisht jo kaq trashe) nje koleg te zyres, qe me dukej si më me namuz ne keto pune, ai mu pergjegj.
          – Zoti? Me siguri duhet te egzistoje, por ka shume mundesi qe vendbanimi tij duhet te jete ne bythën time.
          – Çfare, uleriva.
          – Po, ‘çte them, mu pergjegj ai, ngado qe ta kthej kryet, une nuk e shoh ate.

          1. Lyss, fakt është që ka pasur dhe ka kultura shumë tolerante ndaj homoseksualitetit – mjaft të sjell shembullin e Greqisë së lashtë.

            Unë gjithashtu besoj se qëndrimi i individit çfarëdo ndaj homoseksualitetit është një gjë, dhe gatishmëria e individit për t’u përfshirë në veprimtari homoseksuale një gjë tjetër.

            Kjo e fundit mund të ketë baza gjenetike, mund të jetë efekt anësor i infeksionit nga një virus, mund t’i detyrohet represionit seksual ose traumave fëminore… teoritë janë pa fund.

            Nga ana tjetër, qëndrimin e shoqërisë ndaj homoseksualitetit nuk e likuidojmë dot me teori biologjike. Sa i përket Perëndimit, unë besoj se nuk e ndajmë dot këtë qëndrim nga etika e krishterë.

            Dhe kjo pavarësisht nga sa të vetëdijshëm janë njerëzit se po i konformohen asaj etike; vetë kulti i familjes si diçka vetvetiu “e mirë” i përket krishterimit. Ndoshta në vende me shumicë agnostike ose afetare, si Franca, krishterimi ka mbijetuar pikërisht në trajta të tilla.

            1. Xhaxha eshte e vertete kjo qe thoni ju se kultura te ndryshme jane shfaqur tolerante ndaj homoseksualitetit. Personalisht kam patur nje ide te vogel ne kete mes, por kam vene re se edhe historiane te ndryshem e kane perligjur kohemekoheshmerine e shfaqjes se tij me ekzistencen e fushatave te gjata ushtarake. I tille duhet te jete edhe fenomeni i dylbereve ne perandorine osmane, dhe po t’i besosh disa dokumenteve ai ka prekur fort edhe Shqiperine.

              Kjo duhet te jete e vertete edhe per Greqine. Ne kohe fushatash si ato te Aleksandrit (pra jemi ne periudhen helenike) ajo tolerohej. Dhe shembullin e jepte vete Aleksandri. Ne kohe te tjera ndeshkohej.

              Kur u mesojne Sokratin nxenesve te shkollave, mesuesit shkojne deri atje sa t’u thone se ai u denua per “korrupsion te rinise”, por jene te radhe ata qe u tregojne si ai u detyrua te pije goten e helmit si ndeshkim te homoseksualitetit te tij.

              Megjithate, jam i nje mendje me ju se krishterimin sot nuk duhet ta kerkojme e gjykojme vetem ne mardheniet e individit me praktiken fetare. Ai tashme eshte pjese e nenkoshiences se tij dhe nje nga format e shfaqjes jane edhe qendrimet ndaj familjes. Por meqe familja, ne kuptimin e krishtere, po zhduket, atehere nuk eshte me individi qe duhet t’i pershtatet fese, por feja individit. Pasi nje kryebashkiak ekolo miratoi para ca kohesh martesen e pare gay, ne France pashe diku se, ne nje vend nordik, se kisha e krishtere eshte pershtatur mire dhe po bekon radhazi martesa gay.

              Shume shpejt, ne rresht do te hyje edhe Shqiperia, por une i mbetem besnik komentit tim te pare per revolten lezhiane. Ndryshe edhe nga sa besonin edhe vete, te revoltuarit nuk eshte se u ngriten te protestonin ndaj nje individi qe shpalli gayllikun e tij. Ata vetem se gjeten rast te benin nje lloj ekzibizionizmi per t’u treguar maskulinitetin e virilitetin e tyre femrave te rastit qe kalonin aty pari, te monumenti i … Beselidhjes. Nje lloj sublimacioni per te thene: Nuk me shikoni? Une jam burre i vertete! Nuk jam hetero dhe per me teper jam ketu, ju keni rast te me njihni etc, etc.

              A nuk te kujtohet ne fillim te viteve 80, tek benim xhiron e Mapos, qe merrnin si dhurate nga nje buzeqeshje te perzemert te maestro Kanaçit? Vetemevete e mendoj shpesh here kete gje dhe gjithnje arrij ne perfundimin se megjithe represionin politik, shqiptaret vete shfaqnin nje tolerance te admirueshme ndaj diversitetit seksual te tjetrit. Jo vetem elita kulturore dhe artistike, por edhe shqiptaret e thjeshte e kishin pranuar pa asnje lloj ngerçi idiot, mestron tone “te ndryshem”.

    3. Ngjarja eshte banale, teper banale per tu marre kaq shume seriozisht, e aq me teper per te dale ne konkluzione dhe pergjithesime si keto te xhaxhait. Disa femije dhe dy-tre te papune qe luajne eurolloto, menduan se kesaj here do ishte me mire te gjenin nje forme alternative per te kaluar mbremjen, duke shprehur njekohesisht edhe gjithe kapacitetet e tyre katundareske. Por kaq.
      Mua me ben pershtypje citimi i Shtembarit dhe Saktivista. Sikur nuk po shoh ndonje gje te vecante ne ate citim, me shume me duket si nje shkelje syri ndaj cunave pas “qortimit” te pak diteve me pare ; bastone e carrota thote taliani.

      1. Përkundrazi, mua ngjarja më duket shumë serioze, sikurse janë syzet e indiferencës, apatisë, dritëshkurtësisë, cinizmit e nihilizmit, me të cilat shikohen shpeshherë gjërat në Shqipëri. Problemi është se këto syze duken edhe cool, në modë, në sintoni me botën moderne, ndërkohë që nuk na lënë të shohim përtej hundës sonë jo rrallë të papastruar.

        Sa për kritikën ndaj citimit si koncept e si akt, nuk di ç’të them, përveçse të nënvizoj se është jashtë teme; por nuk mund të rri pa e shprehur habinë time, meqë nuk më kishte qëlluar ndonjëherë të shoh “në gjyq” prapaskenat e qëllimeve të një citimi.

        1. Po c’gjyq a derebardhe ; thjesht nuk arrita te kuptoj perse ishte ai citim, duke qene se nuk sillte as ndonje risi, as ndonje gje per kundershtim dhe as ndonje argument. Qofsha i gabuar.

          Me shume prej pikave qe ti Pishak ke nxjerre ne fund te shkrimit, une jam dakord. Vecse, ende qendroj i mendimit se shpjegimi i tyre nepermjet kesaj palo-ngjarjeje eshte i tepruar. Ja psh :

          “mendësia që e konsideron si faj homoseksualitetin është ende e fortë në Shqipëri, përderisa arrin të mobilizojë DHJETERA qytetarë e përderisa përbën shtysë për manifestime publike;”

          Po pra, pikerisht. Dhjetera. Po tutje nesh behet fjale per milionera. Me kete nuk dua te them se perfundimi nuk eshte i drejte, por se argumentimi i saj ne kete fare forme eshte i shtrember.

          1. Numri i manifestuesve nuk ka shumë rëndësi. Mund të jenë edhe dy ose tre. Rëndësi ka forca, e supozuar ose e njëmendtë, që i autorizon ata për të dalë në shesh në mbështetje të një kauzeje të mbrapshtë. Ndodh që protestuesit ta ndjejnë veten si zëdhënës të opinionit të shumicës së heshtur, e ndodh që kjo shumicë ta nxisë me heshtjen e saj provokimin e atij grupi nismëtar; që nesër mund të bëhet turmë.

            1. Po mire o Pishak, kerko njeher verdalle neper net dhe krahaso forcen e dhjetera femijeve tane te paushqyer, me qindra levizje te organizuara neper boten mbare.

              “Ndodh që protestuesit ta ndjejnë veten si zëdhënës të opinionit të shumicës së heshtur, e ndodh që kjo shumicë ta nxisë me heshtjen e saj provokimin e atij grupi nismëtar; që nesër mund të bëhet turmë”

              MUND te behet, por nuk eshte ; kete po them edhe une. Ti dhe xhaxhai e merrni te mireqene kete turme, dhe i pergjithesoni shqiptaret duke u nisur vec prej “dhjetera” katundareve.
              Diku shprehet xhaxhai per kete punen e krahines, me te drejte. Vecse jo shume rreshta me poshte, bie ne te njejten gracke, duke e pare shqiptarin si nje banor arketipal ti nje katundi pak me te madh se krahina. Kjo me kujton ate emailin qesharak qe qarkullonte disa kohe me pare, “Shame on Denmark” Dhjetera parahistorik vrasin delfinet dhe u dashka ti quajme danezet delfinofob ???

              http://www.hoax-slayer.com/denmark-whaling.shtml

            2. Sapo lexova lajmin e ri

              Qendron artikulli (dhe pergjithesimet ne te) njesoj, sipas juve, dhe pa kete lajmin e ri qe doli pas artikullit dhe disa komenteve ketu?

              Gjithsesi, sa duhet te jete numri i protestuesve qe te kemi te drejte ta pergjithesojme kete per gjithe turmen shqiptare apo popullin shqiptar apo individin shqiptar, gjithe duke shmangur (ose duke mos bere) ndonje krahasim me popujt e tjere per te njejtat fenomene, ne menyre qe te perpiqemi te deduktojme sa nga kjo eshte per hir te ‘faktorit shqiptar’?

              Po nese me vone del nje numur i caktuar njerzish ne mbrojtje te Klodit, si i behet me keto pergjithesime, do ndryshojme formulen dhe rezultatet?

              Besoj e kuptoni ku qendron problemi ketu me permendjen e ketij lajmi ne mbeshtetje te argumentave te artikullit apo te disa komenteve te tjera. 🙂

            1. Po xhaxha, i lexova edhe komentet. Nuk pashe asgje qe nuk e prisja e aq me pak dicka qe i jep force menyres se si ju ( dhe Pishaku ) e keni parashtruar.

              Lexova aty nje pjese te mire komentesh pro homoseksualitetit, lexova nje pjese te mire kundra ( duke u nisur prej bazash fetare, te moralit apo te natyres njerezore ), ashtu sikurse lexova dhe nje grumbull budallalliqesh te disa “lezhjaneve te ofenduar”. Cfare ka ketu per te me vene gjerat ne perspektive mua ?
              Duke perjashtuar “lezhjanet e ofenduar”, gjithcka tjeter arrij ta shoh mjaft mire edhe ne gojen e nje kinezi, danezi, malajzezi, patosaraku, indiani, ali demsi a cfaredo. Vazhdoj te mbetem i mendimit se koncepti i nje shoqerie homofobike nuk mund te qendroje praktikisht ( perjashto ndonje rast unikal si uganda : http://en.wikipedia.org/wiki/Uganda_Anti-Homosexuality_Bill )
              Thene kete, pergjithesimi i problematikes ne Shqiperi duke u nisur prej 40 ( apo 400, apo edhe 4 mije ne u befshin ), eshte spekulativ dhe i nxituar mendoj une.

              Ps : Pa dashur te dal prej temes, me duhet ta them se nje rol te madh ne tejfryrjen e lajmeve te tilla, luan edhe vete media. Ca per ti thyer hundet Sales me ligjin qe miratoi, ca per scoop, ca per perfitime te nje natyre tjeter ( BB3 del teper i fituar nga kjo zallamahi )

            2. Ton Skëndaj, pasi lexon njoftimin e fundit të Shekullit se “afro 400 qytetarë lezhianë…”, të cilin ia pat rekomanduar Pishaku (dhe më pas unë) pyet:

              Cfare ka ketu per te me vene gjerat ne perspektive mua ?

              Ta shpjegoj se unë se çfarë. Pak më parë ishe po ti që shkrove:

              Disa femije dhe dy-tre te papune qe luajne eurolloto, menduan se kesaj here do ishte me mire te gjenin nje forme alternative per te kaluar mbremjen, duke shprehur njekohesisht edhe gjithe kapacitetet e tyre katundareske.

              Dhe një çikë më vonë:

              Po pra, pikerisht. Dhjetera. Po tutje nesh behet fjale per milionera. Me kete nuk dua te them se perfundimi nuk eshte i drejte, por se argumentimi i saj ne kete fare forme eshte i shtrember.

              Tani rezulton se nuk kanë qenë “disa fëmijë dhe dy-tre të papunë që luajnë eurolloto”, as “dhjetëra” por “qindra”. Qindra protestues në një qytet të vogël si Lezha nuk janë pak; që këtej edhe perspektiva e gjërave.

            3. Sakte. Tani ajo cfare te pyes une ty xhaxha eshte kjo :

              A mjaftojne keta 443 protestues per tu shprehur se :

              “Që këtej edhe prapambetja e shoqërisë shqiptare, që nuk e mbulon dot duke miratuar ligje “europiane”, njëlloj sikurse nuk bëhet dot miza zog, vetëm ngaqë di të fluturojë.”

              “Për të përfunduar në vijim se këta protestues dëshmojnë që individi shqiptar, me sa duket, e ka humbur fakultetin e të qenit kafshë politike.”

              “ky idiotizëm, për mendimin tim, është pasojë e trishtuar e dëshirës së një shoqërie kërkon të modernizohet në mënyrë kozmetike; ekuivalenti politik i një makakoje të veshur me uniformë.”

              Me keta “lezhjane te ofenduar” ti xhaxha i vike vulen prapambetjes se shoqerise shqiptare ? Deshmoke se individi shqiptar ka humbur fakultetin e te qenit kafshe politike ? Kuptoke qe shoqeria shqiptare modernizohet ne menyre kozmetike ? Une them se e ke gabim, dhe e ritheksoj per te disajten here, jo se nuk mund te jete ashtu vertet, vecse premisat prej nga nisesh jane shume spekulative.

            4. Unë them se po, mjaftojnë.

              Në kuptimin që mua më mjaftojnë, për të nxjerrë përfundimet që kam nxjerrë: dhe pikërisht që ato protesta tregojnë (jo vërtetojnë, as konfirmojnë, por tregojnë) prapambetjen e shoqërisë shqiptare, e cila nuk mbulohet dot duke miratuar ligje europiane.

              Dhe në kuptimin që, kur një shoqëri kërkon të modernizohet në mënyrë kozmetike, vjen dhe i ngjan makakos të veshur me uniformë (kujdes: kjo është fjali kushtore, vërtetësia e saj varet nga vërtetësia e kushtit).

              Sa për kafshën politike, ajo i përket përfundimit që ka nxjerrë Arbër Shtëmbari, të cilin unë e mbështet, por nuk e zëvendësoj dot.

            5. Eshtë për t’u habitur me prirjen se homoseksualizmi është diçka “cool” dhe se fshatarët “patriarkalë” lezhjanë janë antipodi i Evropës dhe idealeve të saj.
              Së pari, Evropa flet poshtë e lart nga mëngjesi deri në darkë edhe për “lirinë e fjalës e të shprehjes”. Mos vallë ata qytetarë “fshatarë” lezhjanë nuk paskan të drejtë të thonë mendimin e tyre, qoftë ky kundërshtues ndaj homoseksualitetit?
              Ç’qenka kjo Evropë që jep leksione standardesh të dyfishta?
              E gjithë kjo historia e Klodit tek Vëllai i Madh duket si mjaft e stisur. Pa dashur të nënkuptoj ndonjë teori konspirative, prapëseprapë duket pak e çuditshme që Vëllai i Madh – një ndër programet më idiote televizive në vakëtinë e jetës kulturore shoqërore të atdheut – të ketë përzgjedhur rastësisht Klodin nga Milano (dhe Lezha) në morinë e mijëra kandidatëve që kanë bërë kërkesë për të hyrë në të.
              Ajo çka paraqitet si dukuri tejet shqetësuese para shoqërisë shqiptare është, për mendimin tim, ajo që do ta quaja si “gay agenda” për ta transformuar Shqipërinë, këtë bastion të fundit të prapambetjes, patriarkalizmit, kombëtarizmit, primitiitetit, në Evropën e madhe të Bashkuar.
              Kjo duket haptas si një veprim i koordinuar, ku rol të rëndësishëm po luajnë edhe diplomatë të huaj në Tiranë. Shikoni për shembull shkrimin e ambasadorit hollandez në Tiranë, të botuar në gazetën Shqip.
              Ajo çka harrohet dhe qëllimisht neglizhohet në kryqëzatën “gay” ndaj Shqipërisë janë pikërisht mendimet, opinionet dhe lëvizja ta quajmë “ndryshe” në vende të zhvilluara të botës ndaj këtyre problemeve delikate të shoqërisë njerëzore.
              Shikoni për shembull, citimin e mëposhtëm:
              The inaccurate concept that homosexuality is solely biological is extremely misleading. Many therapists tell their clients that homosexuality is biological and therefore unchangeable. These therapists encourage their clients to embrace a gay identity, even when such clients are seeking change for their orientation. In doing so, therapists negate clients’ rights to self-determination. Clients have the right to choose their own goals for therapy and should be allowed to pursue the path they desire. Clients should not be discouraged from pursuing change when change is what they seek. In order for clients to have the options made available to them, it is vital that therapists as well as clients become better educated on this issue.

              Për më shumë, shikoni: http://www.narth.com

              Njëanshmëria në debatin publik që disa diplomatë evropianë i imponojnë “popullit të pagdhendur shqiptar” është tmerrësisht e trishtueshme.

            6. Maks, jam dakord me ty për pështjellimet që sjell ‘gay agenda’ mes shqiptarëve. Është e panevojshme, e parakohshme, provokuese dhe po interpretohet me dorë të rëndë.

              Pishaku në shkrimin lart e hodhi fjalën që kemi të bëjmë, edhe këtu, me një formë të cargo cult nga ana e elitave kulturore dhe pushtetare; ose me idenë se duke përqafuar disa iniciativa madhore të Perëndimit (p.sh. normalizimi i homoseksualitetit publik) do t’i afrohemi përnjimend.

              Përndryshe, dihet se në Perëndim të drejtat e gays janë normalizuar hap pas hapi dhe me shumë kujdes, si një proces kulturor dhe social që ka përfshirë të gjitha format publike të seksualitetit. Në Shqipëri po duan ta bëjnë me dy-tre OJQ, një deklaratë provokuese të një kryeministri dhe një emision televiziv trash.

              Gjithsesi, protesta e Lezhës për mua ka interes në lidhje me çfarë e shtyn provincën shqiptare të dalë në protestë pikërisht. Sa më e zhurmshme të ketë qenë ajo protestë, aq më i heshtur më duket publiku i atjeshëm, në Tiranë dhe në provincë, ndaj abuzimit që po i bëhet, nga elitat dhe nga media, nga kombëtarët dhe nga ndërkombëtarët.

  3. Kemi te bejme me nje pushkatim etik, individi nuk vleresohet i pershtatshem per shoqerine.
    Ka 2 koncepte te tjera, shtaze dhe burracak, qe perfaqesojne te njejtin pushkatim etik.

    Vete temehapesi u detyrua te perdore termin aspak te pershtatshem ‘djaloshi’, qe perdoret shume rralle pas adoleshences.

    Ndodhi si kjo dhe disktutimet mbi to me shume sesa problemin e shqiptarit si shtaze politike apo sa larg jemi nga Europa dhe morali i hallakatur europian apo se ‘ndaj kujt’ shprehet krenaria homoseksuale, mua me cojne tek shqetesimi im i vjeter :
    A eshte i mundur ‘mendimi shqiptar’ ?

    Shqetesim i formuluar vite me pare ne formen:

    ””Me ka marre malli te flas me shqiptare…Jam i rrethuar nga te huaj qe flasin shqip…”’

    Qe mendimi shqiptar ka ekzistuar kete na e deshmon dukuria qe quhet ‘mendesi shqiptare’, dmth pse ka mendesi shqiptare ka patur patjeter ‘mendim shqiptar’.

    Ky mendim shqiptar eshte perkthyer ne legjenda, poezi,kenge,proze, fjale te urta(filozofi praktike), tregime, moral, kanun etj.

    Mendim don te thote jete, don te thote kulture, ose si thoshte Kartezi: Cogito ergo sum- Mendoj, pra jam.

    Nese ska mendim shqiptar, atehere shqiptaret ‘nuk jane’, logjikisht jane te huaj qe flasin shqip.

    Ceshtja shtrohet ne 3 rrafshe:
    1- ai i qenies shqiptare (shqiptari ne vetvete)
    2- ai i moralit shqiptar (shqiptari per vetvete)
    3- ai i politikes shqiptare (shqiptari dhe ‘tjetri’)

    Larg prej meje mundesia e zgjidhjes se nje problematike kaq te veshtire e te gjere, qe kerkon nje ‘zanatci te mendimit’, megjithate nje aspekt doja ta prekja, meqe e shoh si te lidhur me temen.

    Kur mendimi nuk perputhet me mendimin e kohes, ka 2 menyra per te zgjidhur perplasjen:
    1- kapercimi i mendimit
    2- mohimi i mendimit

    Menyra e pare lidhet me dialektiken hegeliane, e dyta me dialektiken marksiste.

    Me kapercye mendimin don te thote, duke u nisur nga teza (mendimi sundues) nepermjet mohimit, antitezes (mendimi i kundert), te arrihet mohimi i mohimit, duke mberritur ne nje ‘sinteze’, pra kapercejme mendimin sundues, por nuk e mohojme, mendimi i vjeter ngelet ne esencen e mendimit te sintetizuar.

    Nderkaq ne dialektiken marksiste, mendimi i vjeter mohohet, zhduket, menjanohet.

    Eshte e thjeshte te verehet se mendimi ‘i ri’ nuk eshte aspak kapercim i mendimit shqiptar, por mohim i tij dhe kjo nuk ka si te mos pasqyrohet ne varferine e skajshme te prodhimtarise kulturore keto 20 vjetet e fundit, ku mediokriteti eshte zot shtepie ne nje kohe qe jane bere te gjitha eksperimentimet e mundshme kulturore, emblematike e mendimit te ‘ri’ jane pallatet qe pikturoi Rama.
    Deshtim total, ne kohen e zhvillimit dhe mundesive me te medha individuale qe shqiptaret kane pasur ndonjehere ne historine e tyre.
    I vetmi i ri qe ben buje eshte nje mashkull qe shkon me nje mashkull tjeter dhe para tij tipa si Veliaj,Meta, Basha apo Brace.

    Jemi ne nje krize te thelle, qe nuk e zgjidh dot as morali i shumeperfolur perendimor dhe as mendimi ‘i ri’, vetem nje ripervetesim i mendimit shqiptar mund te na shpetoje.
    Ndoshta kembengulja e admirueshme e xha xhait, per paraqitjen e librit te tij te fundit, si prodhim i kulluar i kultures shqiptare, duhet pare si nje perpjekje e qenies shqiptare per te mos rene ne erresire.

    Hajdegeri thoshte me te drejte, se mendimi duhet te shkoje ne zanafillen e vet nese kerkon te perterihet, po ky eshte muhabet tjeter.

  4. S’ka dy vjet që ka patur edhe në Greqi një çështje të tillë. Protestonin banorët e ishullit Lesbos kundër emërtimit të femrave homoseksuale me fjalën “lesbike”! Madje ndoqën edhe rrugë penale!

    Këta njerëz, nuk janë thjesht idiotë, apo groteskë. Këta janë të rrezikshëm.

  5. “Krenari homoseksuale”. Ky titull eshte pak sarkastik. Une mund te kuptoj nga titulli qe homoseksualet nuk duhet te jene krenare sepse po te jene te tille do te qeshen, mund te kuptoj qe homoseksualet kane te drejte te jene krenare por vetem si homoseksuale, mund te kuptoj se krenaria dhe homoseksualizmi jane dy te kunderta, por edhe mund te kuptoj qe me ne fund ne Shqiperi njerzit homoseksuale po marrin kurajo dhe po dalin nga jetesa e dyfishte dhe “mbrojtja e shoqerise”, dhe po ballafaqohen me ne fund me te verteten pa pasur friken e askujt. Duke dashur ta pohojne ne publik qe ata jane ndryshe me krijon pershtypjen qe kerkojne meshire dhe pranim njekohesisht nga shoqeria. Fatkeqsisht njerzit gay kane shume komplekse inferioriteti, dhe pikerisht per kete me vjen keq e dua ti ndihmoj, por gjithashtu nuk mundem te mos pranoj qe shpesh nuk e duroj dot pranine e tyre, sepse”imagjinata” dhe mendimet nuk me ndihmojne, por mendoj qe gay nuk bejne perjashtim nga cdo tjeter minoritet, pervec ata qe jetojne permanent ne PTown, dhe po, ata jane gjithmone krenare inteligjente, sepse ata “nuk e dine” qe jane gay.
    ,

  6. ””me ne fund ne Shqiperi njerzit homoseksuale po marrin kurajo dhe po dalin nga jetesa e dyfishte dhe “mbrojtja e shoqerise”, dhe po ballafaqohen me ne fund me te verteten pa pasur friken e askujt.”’

    E o J. s’thone kot popullorce qe do b…. ajo pune. Po atij individi i diti menderja, kapi castin, karpe diem si i thone, me nje fjale u tregua b…. e zgjuar.

    Po nuk besoj se gjeja e befasishme ne kete pune eshte pse lezhjanet thone se nuk mund te kete burre trendy, dihet qe ne Shqiperi edhe burre edhe trendy nuk eshte e pranueshme (pervec tek illuminati), ajo qe me befason eshte kembengulja e pales tjeter se burri trendy eshte ‘mire’, dmth tashme faza e heqjes se trendllekut nga gjykimi moral eshte tejkaluar, tashme trendlleku eshte ‘mire’, dmth jo vetem eshte rifutur gjykimi moral por edhe ky gjykim moral e moralizon trendllekun, pra kembengul se eshte mire.

    Kete dukuri Nicja tek ‘Gjenealogjia e moralit’ e quan ‘trasvalutazione dei valori’, dmth kur morali i vjeter nepermjet nje faze te heqjes se gjykimit moral, kalon ne nje moral tjeter por te kundert me ate zanafillor, sepse sipas tij jemi ‘njerezore, teper njerezore’.

    Gjithsesi do gjejme plot qyfyre ne rrugen e transvalutimit te vlerave.

    1. Nardi, do e lexoja, po ca ngaqe eshte 24 faqe, dhe kryesisht ngaqe pashe ne krye te faqes te thote se publikimi eshte nga nje shoqate per hulumtimin dhe kurimin (lol) e homoseksualizmit, s’e morra mundimin.

      Tek faqja e Wiki per autorin, midis te tjerash thote [qe autori eshte] “one of the main modern sources supporting the view that homosexuality is a changeable, non-innate condition, though not a matter of choice”.

      Dmth ky doktori dhe thote qe homoseksualizmi nuk eshte i lindur, eshte i ndryshueshem/kurueshem, por dhe s’eshte ceshtje zgjidhje (e individit)?

      Nuk e them per ti ulur kredibilitetin, po me kaq sa lexova per te po pertoj te lexoj 24 faqe.

      Ti po deshe, nqs je familiar me studimin (paper) qe solle dhe pikpamjet e tij, sidomos kjo qe citova nga Wiki, mund te na thuash dicka me teper, si dhe sa raste ka kuruar ky nga homoseksualizmi, ose ndonje tjeter … mbaj mend qe kam degjuar dicka per nje terapist te tille, i cili ishte koincidentalisht nje ish-gay, sipas tij, a me duket ishte pastor, dicka e tille, po s’me kujtohen detajet, vec me kujtohet qe ca thoshte tingellonte funny, dhe jo vetem nga toni i zerit te tij gayeks. lol Oh po, me duket ka qene ne Colbert Report (show humor-lajmesh ne Amerike).

      1. Ju lutem, le të mos e shndërrojmë këtë hapësirë në një diskutim që nuk lidhet fare me temën e hapur prej Pishakut.

    2. E kisha lexuar si histori, kete gjenezen e levizjes homoseksuale, qe nga Kinsey dhe te tjere, por jo kaq te shtjelluar e ne te njejtin vend.
      Kinsey, Spitzer, Silverstein etj, etj… Gjejeni se cfare kane te perbashket midis tyre. Kete pyetje ka shume mundesi ta kene bere edhe Isabella la Catolica dhe Ferdinandi i Aragonit ne kohe te tyre, ne mars te 1492.

      Por para se te hidhet ndonje nga vestalet e te terheqe vemendjen se po dilet nga tema, i do kthyer asaj perseri.

      Shqiptaret jane si ata hillbilly types, nga Apalashet e Europes, te cilet akoma s`kane mesuar se si duhet thene disa gjera, dhe flasin c`ka u vjen permend, pa kosiderata etiko-logjke per te vuajturit e kesaj bote, si puna e homoseksualeve, ketyre “hebrenjve” te koheve moderne. Puna me ta eshte se ata flasin me ze te larte c`ka te tjeret e mendojne brenda mureve te shtepive te tyre.
      .
      Une kam pershtypjen se bota e sotme eshte hipokrite, shume me hipokrite se sa c`eshte Shqiperia e pagdhendur.
      Psh, ne Shqiperi s`do te gjesh kurre ate lloj antisemitizmi qe haset neper korridoret e nje nga shkollave me te mira te mesme te Kanadase. Dhe, believe me, it will have a very, very long live, pavaresisht se kush i ka ne prone gazetat me te medha te ketij vendi.
      Ose te marrim homofobine. Ne Shqiperi deri me sot nuk di te kene vrare ndonje gay vetem per arsye te orientimit te tij seksual. Kurse ne Vancouver, kryeqytetin e gay-ve ne Amerike, po.
      Suedija, me nje nga shoqerine me demokratike dhe tolerante ne bote, simbas nje US State Department report, ka nje rritje shume te dukshme te krimeve homofobike. Ne kohen kur Enveri yne merresh me pastrimin e armiqve, Suedija merresh me pastrimin e budallenjve ( derin ne 1975, 30 mije gra suedeze u sterilizuan nga shteti i tyre per te mos riprodhuar, sepse keshtu kishin vendosur the Swedish guardians of Plato’s Republic). Dhe ka shume te ngjare qe 9 miljon suedez i rrahin grate e tyre po aq shume sa edhe 3 miljon shqiptare ( the US State Department recorded 6,192 cases of child abuse in Sweden by November of that year… and tens of thousands of rapes and domestic violence incidents in a population of just nine million. “Violence against women remains a problem,” its report concluded. )

      Po te besosh nje 16 vjecar gjerman, turqit dhe ruset jane te nje niveli me te ulet intelektuale ne krahasim me ta, dhe per kete arsye nuk arrijne dot te shkojne ne Gymnasium, por ngelen ne Main Schools or Real School ( or whatever the two inferior high school systems for morons are called). Dhe kur keta nuk therin njeri-tjetrin, behen nje, dhe urrejne se bashku gjermanet.

      Po te flasesh me nje 16 vjecar japonez, kinezet jane race inferiore dhe qellimi i vetem i ekzistences se tyre ne kete bote eshte te urrejne japonezet.

      Ndersa po te jetosh ne Vancouver ne nje dimer me bore,me rruge te bllokuara prej saj, ne javen e dyte te tij, kur do qe te marresh autobuzin apo sky train-in, te duket vetja sikur je ne Bathore, sepse te gjithe jane gati te hane e t`i nxjerrin syte njeri-tjetrit, pa pyetur me as per moshe, seks, apo radhe, culture and civilization be damned.

      Kush eshte me e mire, nje pagdhendesi e vertete apo nje civilizim i shtirur? Dilema e shtruar keshtu do te ishte e pasakte. Pyetja duhet te ishte se kush eshte me i vlefshem…

  7. Te gjithe juve qe ne komente ketu thate per nje proteste ku dukshem shumica ishin kalamaj dhe dukej si dicka me gjasa e stisur nga vete media e cila nje here i raportonte si 50 vete e nje here si 500, “a nuk kane ndonje gje me te rendesishme per te protestuar lezhianet?”

    Tani pasi ti hidhni nje sy kesaj letres se Aleances kunder kesaj proteste, a valle do ta beni te njejtin argument dhe te thoni gjithe keto shoqata OJQ (shumicen e te cilave s’e dija qe egzistonin deri tani) e keta individe–gjithsesj 45 cope–nuk kishin ndonje gje me te rendesishme per te protestuar po protestuan per protesten e atyre kalamajve te Lezhes?

    Dhe per me teper a nuk kane pasur deri tani ndonje kauze tjeter qe ti bashkoje keshtu nje zeri per problemet e ndryshme shqiptare, nga varferia, tek prostitucioni e trafikimi i njerzve, tek mediat, tek estrada e politikave ku fushata zgjat me shume pas se para zgjedhjeve, e shume ceshtje te tjera? 🙂

    ______

    “Aleanca” dënon me peticion protestat kundër Klodit në Lezhë

    http://www.korrieri.com/index.php?option=com_content&view=article&id=644:qaleancaq-denon-me-peticion-protestat-kunder-klodit-ne-lezhe-&catid=70:lajmi-fundit&Itemid=124

  8. Shume interesant ky artikulli mbi Aleancen:

    ””Madje, dikush nga turma shprehu indinjatën e tij, pasi tani për shkak të Klodit, skuadra e futbollit të Lezhës po sulmohet e tallet verbalist në stadiume duke qenë se tifozët e skuadrave të tjera “i akuzojnë” lojtarët e Lezhës si homoseksualë. ””

    Po se mos vetem ne stadiume, shqiptaret me te sikletosur qe takon keto kohe jane lezhjanet ( per vete me lidh jeta me 3 nga Lezha), iku, mbaroi ‘burrnia gege’, mjaftoi ‘djaloshi Klod’ 😀
    Jo se ndonjehere dilte ndonje geg e jepte leksione burrnie, gjasme superiorë, jo lahuta e malcis ketej me Oso Kuke&co, ‘Boletini’ andej, po Kavaje, Elbasan e Lezhe jane Gegni ama, Shkumbin e siper 😀

    Po su kruajtem cik, s’dalim dot as nga rrethi i klodizimit mediatik, ngado hedh syte, s’ngeli njeri i ndritur pa hedhur ca fjale neper gazeta, televizione, blogje.
    Ai ambasadori hollandez ishte thagme fare , po dje me duket nje gjeneral amerikan ne pension tha se faji i masakres se Srebrenices ishte i hollandezeve se kishte shume ushtare homoseksuale ne radhet e tyre.

    Bej habi me numrin e madh te homoseksualisteve ne radhet e te ndricuarve, tashme ka plasur beteja morale;
    Homoseksualist versus homofob!

    Pranohen baste.

    1. Hyllin thotë:
      Homoseksualist versus homofob!

      Në fakt kemi të bëjmë me “homomania…!”

  9. ””Në fakt kemi të bëjmë me “homomania…!””

    Maks, ky eshte kundersulm psikologjik qe nuk i ul gjakrat mes burrash 😀
    E bukura eshte se historikisht burrat jane share, rrahur e vrare me njeri-tjetrin per grate, kurse tani po zihen e grihen per Klodin, mire qe ka ardhur koha e heqjes se mustaqeve vesh me vesh, se imagjinoje nje mustaqedredhur qe zihet per bythen e Klodit 😀

  10. Fenomene te tilla, si rasti i shpalljes publike te preferencave seksuale ne realitetin e eger Shqiptar, e shoqeruar me pas me protesta anti-gay ne nje krahine te humbur te vendit, perforcojne gjithnje e me shume hipotezen e hedhur prej kohesh (nuk e di nga kush): “Shqiperia = Laborator Social”

  11. A e ndoqët intervistën e fundit të K. Çelës tek Shekulli?
    “Edhe Top Channel më shfrytëzoi”, pranon më në fund ai.
    Vallë ç’mendojnë tani Ambasadorët mbështetës të tij dhe të programit “Vëllai i Madh”?
    Me që ra fjala, nuk e di a e patë fiaskon më të fundit të KryeKanalit? Eshtë spektaktli me titullin shqanglisht “Albanians got talent”, që nuk është veçse kopjim i keq i spektakleve të ngjashme në Perëndim, si p.sh. “American Idol”…

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin