Si i percepton publiku në Kosovë, partitë politike, institucionet dhe mediat politikën në Shqipëri? Kësaj pyetjeje nuk është lehtë t’i japësh një përgjigje, përtej klisheve “jemi të gjithë shqiptarë”, ‘vëllezër të një gjaku”, etj., të cilat i ndesh rëndom si formula vrasëse diskutimesh.
Një artikull i Skënder Limanit, me titull Qeveria e Berishës mund të shembet si tuneli i Kalimashit sjell një këndvështrim të ri për çështjen në fjalë.
Artikulli, natyrisht, meriton të lexohet i gjithi, por unë po sjell këtu një pasazh që ma tërhoqi veçanërisht vëmendjen [theksimet janë të miat, 2Xh]:
Jam i vëmendshëm që kur flitet për Partinë Socialiste të Shqipërisë, në Kosovë kjo (ende) nuk reflektohet si diçka e mirë. Përkundrazi, qytetarët e Kosovës kanë prirje të etiketojnë ose të gozhdojnë menjëherë PS-në, bile pa shpenzuar asnjë sekondë për reflektim e debat të hapur ku do të ndesheshin mendimet.
Janë disa gjëra që sjellin mungesën e debatit për PS-në në Kosovë. E para, Sali Berisha është nga veriu i Shqipërisë, e kjo po u ofron kosovarëve emocion të ngrohtë (plus së fundi, tentimi për ndërtimin e rrugës Kukës – Morinë), dhe e dyta, Partia Socialiste e Shqipërisë po refuzohet nga kosovarët sepse kjo parti, me gjenezë, vjen nga jugu i Shqipërisë, pra, parti që po qëndron larg emocioneve të kosovarëve. Gjithashtu, nga kosovarët kjo parti perceptohet si majtiste. Në Kosovë, me kaq përfundon debati. Bile, as gazetat e as mediet tjera nuk bëjnë debat për këtë “çështje”. E konsiderojnë si “rast të mbyllur”, rast ku dihet fituesi ose ku dihet humbësi. Bile, ka gjasë që ky shkrim e perceptim të mos botohet fare. E mungesa e këtij debati (ky injorim) është gabimi më i madh që po u kushton qytetarëve të Kosovës.
Kështu Limani.
Për ta përmbledhur çka e gjej të debatueshme: (1) Sali Berisha shihet me dashamirësi në Kosovë sepse është nga veriu i Shqipërisë dhe (2) PS-ja nuk gëzon reputacion të mirë sepse kjo parti, nga prejardhja, vjen nga Jugu i Shqipërisë.
Tani, për ta sqaruar menjëherë implikimin e pikës (2), mua nuk më duket se autori kërkon të thotë se kosovarët kanë ndonjë problem të veçantë me Jugun e Shqipërisë dhe shqiptarët toskë; por vetëm që Jugu i Shqipërisë, për shkak të distancës gjeografike, historike dhe kulturore, u perceptoka në Kosovë si më i largët e më “i huaj” se Veriu.
Nëse Limani ka apo jo të drejtë për këtë, unë nuk e di; por vetëm po lejohem të supozoj se përsiatja e tij e ka një bazë në realitet; dhe se shumë kosovarë kanë simpati për Berishën dhe për të djathtën shqiptare mainstream kryesisht ngaqë e shohin si shprehje politike të gjeografisë përkatëse, ose të Veriut shqiptar.
Përkundrazi, PS-ja po u mendoka si me prejardhje nga Jugu – edhe pse kjo historikisht është e diskutueshme; meqë PS-ja është me prejardhje nga Jugu për të njëjtën arsye që edhe Balli Kombëtar ishte me prejardhje nga Jugu; që ka të bëjë me faktin e njohur që, gjatë viteve 1939-1944, e ardhmja politike e Shqipërisë u vendos në Jug.
Antipatinë e supozuar të shumë kosovarëve për PS-në Limani ia faturon distancës gjeografike të Jugut të Shqipërisë nga Kosova; por edhe reputacionit të keq që ka komunizmi ndër kosovarët, pas eksperiencës jugosllave të bashkim-vëllazërimit dhe titizmit. Po të kishte marrë mundimin e të kishte zbritur, me fener në dorë, në katakombet e Internetit, ndoshta Limani do të kishte parë edhe se, për një numër shqiptarësh gegë të rreptë nga Shqipëria e nga Kosova, Jugu i Shqipërisë, më tepër sesa koncept gjeografik, përvijohet si atdheu ose më mirë vendi gjeometrik i shqiptarëve të fesë ortodokse; çka do ta afronte virtualisht Jugun e Shqipërisë me “Serbinë”, ose armikun arketipal të shqiptarit të Kosovës; sikurse do ta afronte virtualisht dhe realisht edhe me “Greqinë”, ose armikun arketipal të shqiptarisë në Jug të Shkumbinit.
Meqë jetën politike në Kosovë nuk e njoh mirë, nuk jam në gjendje të arsyetoj shumë për dobësinë e së majtës atje; në një kohë që, vetëm duke u nisur nga treguesit ekonomikë, logjikisht një parti që të mbronte e të artikulonte interesat e shtresave të paprivilegjiuara duhej të ishte bërë nga forcat politike më kryesore në atë shtet të varfër e të torturuar nga probleme sociale gjithfarësh.
Nga ana tjetër, kriteri gjeografik, i përdorur nga shumë kosovarë mes të cilëve pas gjase edhe përfaqësues të politikës e të shoqërisë civile, për të diferencuar mes forcave dhe rrymave politike në Shqipërinë fqinje, më duket pak etnografik në vetvete. Ose më mirë – do të më dukej etnografik, sikur të mos kishte zëra, në anën tjetër të kufirit, të cilët simetrikisht me gjeografët kosovarë duan ta shohin përplasjen mes PD-së dhe PS-së, të djathtës dhe të majtës, Berishës dhe Ramës, etj., si përplasje midis Veriut dhe Jugut në Shqipëri. Disa deklarata të mirënjohura të publicistit Maks Velo provojnë se moskuptimi rrjedh në të dy kahet, edhe pse Veloja nuk më rezulton të ketë folur aq nga pozitat e toskut ndaj kosovarit geg, sesa të tiranasit ndaj kosovarit. Por të mos harrohet as edhe se Velos i është dhënë përgjigje e prerë për këtë, nga më shumë se një instancë.
Po a ka ndonjë vlerë njohëse leximi në çelës gjeografik i zhvillimeve politike ndër shqiptarët?
Ka, po t’u besohet shtjellimeve dhe analizave të Arshi Pipës, kritik letrar dhe historian, i cili në dallimet veri-jug mes shqiptarëve, pa një prej burimeve të energjisë që i ka vënë në lëvizje këto zhvillime, së paku gjatë shekullit XX.
Tezat e njohura të Pipës, se shqipja standarde e sotme është rezultat i imponimit, prej toskëve fitimtarë në Luftën II Botërore, i dialektit të tyre si gjuhë kombëtare të shqiptarëve, shërbejnë edhe si bazë teorike e përpjekjeve që bëhen, në Kosovë, për të përdorur në mass mediat një formë gjuhësore jostandard, të bazuar në shqipen që flitet atje, ose në dialektin geg verilindor.
Promotori kryesor, teorik dhe praktik, i këtyre përpjekjeve është Migjen Kelmendi, nëpërmjet gazetës “Java”, tek e cila duket të jetë botuar edhe artikulli i lartcituar i Limanit.
Nga ana tjetër, implikimit në artikull, se PS-ja po refuzohet nga kosovarët sepse kjo parti, me gjenezë, vjen nga jugu i Shqipërisë, pra, [është] parti që po qëndron “larg emocioneve të kosovarëve”, mund t’i përgjigjesh me argumentin se emocionet e kosovarëve nuk ka pse të kushtëzohen kaq thellë nga gjeografia fizike ose dialektologjia; aq më tepër që, nëse bashkëpunimi politik, ekonomik dhe kulturor i Shqipërisë me Kosovën u shërben interesave kombëtare të shqiptarëve (siç thuhet me të drejtë), atëherë këtë bashkëpunim, parimisht, do ta kërkojnë e do ta nxisin njëlloj gegët dhe toskët, veriorët dhe jugorët.
Alternativa do të ishte libanizimi i trojeve shqiptare.
Ne Kosove ashtu si dhe ne shume pjese te Shqiperise me PD perceptohet vetem Berisha. Nese ben nje eksperiment dhe pyet nje shqiptar te zakonshem nga Kosova mbi berthamen politike te PD-se qofte edhe per ceshtjen Kosovare pergjigjja qe merr rendom eshte po ajo. Berisha. Kjo vjen nga trajtimi akoma sot i institucioneve partiake nga mediat shqiptare e kosovare si institucione te ngritura mbi dhe per kryetaret e tyre. Pra partite dhe qendrimet e tyre politike nuk trajtohen si rezultati i proceseve e balancave dinamike mes rrymave te ndryshme te brendshme ku kryetaret jane vecse simbole.
Prandaj kur flitet per emocione per njeren apo tjetren parti duhet medoemos ta drejtojme pak diskutimin tek emocionet qe ngjallin kryetaret e tyre.
Mendoj se ne simpatine e paperligjur te shqiptareve te Kosoves per Berishen luan rol edhe fakti qe Berisha eshte “i tyri” ne dy aspekte. Se pari Berisha ka prejardhje nga zonat rurale veriore si dhe eshte pjese e nje klani jo te panjohur ne Kosove. Nese kemi parasysh qe ne pjesen me te madhe te Kosoves ashtu si dhe ne Shqiperi mbizoterojne forma organizimi rurale klanore atehere popullariteti i tij behet disi i kuptueshem. Se dyti vete Berisha e thekson qellimisht perkatesine e tij gjeografike sidomos duke folur ne dialekt geg ose pseudogeg edhe ne foltoret publike kombetare ku e folura ne dialekt normalisht nuk duhet te kishte vend. Aq me teper ne nje vend me nje kohezion nderregjional aq te dobet sa Shqiperia.
Me tej, ne qytete ne Kosove, ku roli klanor eshte me pak i theksuar, Rama e rrjedhimisht edhe PS-ja e sotme perceptohet me teper si simbol urban dhe si e tille eshte popullore. Pra ne Kosove perceptimi i lojes politike shqiptare si veri vs. jug bashkejeton me perceptimin rural vs. urban.
Eni, mos i be qejfe vetes me kete frazen boshe rural vs. urban. Ka nje dallim shume te madh ne mes asaj cfare quhet urbanizem ne Kosove dhe ne Shqiperi. Nese jugoret ende jetojne me mentalitetin e mykur anti-verior te Enver Hoxhes, ne Kosove ky mentalitet s’ka arritur te depertoje dhe per ne si jugu si veriu eshte i NJEJTE. Ne nuk na duket qe jugoret jane dicka me te zhvilluar apo me perparimtar se popullsia e veriut apo geget. Ne kosovaret kemi jetuar ne nje bashkesi republikash qe de facto kane qene njesi shteterore, ku zhvillimi dhe urbanizmi ka qene me i zhvilluar edhe se ne shume shtete perendimore te kohes. Urbanizmi i Shqiperise edhe sot le shume per te deshiruar, perfshi edhe jugun dhe jugoret. 🙂
Jam kurioz të di nga më të vjetrit, se kur ishin shqiptarët më shumë të bashkuar midis tyre? Sot apo para 20 vjetësh?
E di që është e vështirë të gjykohet mbi atë pyetjen më lart, se në mos hapur, dallimet do të ishin të fshehta. Gjithsesi do të më interesonte një mendim, sado subjektiv.
Unë jam larguar nga Shqipëria herët – në 1990. Për ne kosovarët ende përfaqësonin shqiptarinë e vjetër, të ngrirë në kohë, të epokës kur njerëzit ende jepnin jetën “për flamur”. Nuk kishim kurrfarë paragjykimesh për ta, madje na dukeshin si më “perëndimorë” se ne, ngaqë ata pak që vizitonin Shqipërinë ishin të veshur më mirë se ne dhe mbanin erë më të mirë.
Nuk duhet harruar këtu edhe se ndikimi i mundshëm liberal i elitës intelektuale kosovare ndaj elitës në Shqipëri, i tejçuar me anë të shkëmbimeve, vizitave, librave etj. konsiderohej me seriozitet të madh edhe nga pushtetarët komunistë.
Nga ana tjetër, në familjen time jugore, veçanërisht dy breza më lart se unë, gjithnjë kisha pikasur një lloj droje ndaj kosovarëve; që më vonë e mora vesh se kishte lidhje me incidente të ndryshme që kishin ndodhur gjatë Luftës II. Por këto ishin harruar tashmë; aq sa ne shpesh kujtonim se Shqipëria mund edhe t’i afrohej Europës nëpërmjet Kosovës.
Në vitet 1980 filloi të flitej shpesh në shtyp për persekutimin e kosovarëve dhe të institucioneve të tyre nga regjimi jugosllav; por kjo bëhej në kuadrin e propagandës totalitare të zakonshme, dhe dua ta pohoj se brezit tim nuk i bënte aq përshtypje. Mendonim se një shtyp që gënjen natë e ditë, nuk ka si të thotë të vërtetën për këtë. Kur “Zëri i Popullit” dilte me kryeartikull bubullues për Kosovën, nuk impresionoheshim shumë; pasi të nesërmen, po ajo gazetë, do të dilte me kryeartikull po aq bubullues për revolucionin, superfuqitë ose tradhtinë e Kinës. Ne gjithashtu mendonim se, sado të vuanin kosovarët nën regjimin jugosllav, gjendja e tyre ishte pakrahasimisht më e mirë se jona; ekonomikisht dhe në kulturë.
Aq absurde ishte kjo situatë, sa pati një periudhë në vitet 1980 kur besoj se shumë shqiptarë, sidomos të qyteteve, ishin gati të ndërronin vendet me kosovarët; dhe jo vetëm vendet, por edhe çizmet që i shtypnin. Tek e fundit, kur të vënë shputën e çizmes në zverk, ç’rëndësi ka se në ç’fabrikë është prodhuar çizmja?
Ajo cka bie ne sy, eshte sesi Limani ka unifikuar kosovaret permes refuzimit te PS shqiptare, meqe kjo perfaqesoka jugun e larget per ta. Por me kete lloj unifikimi, me duket se ka anashkaluar ne menyre futbollistike gjithe mbrojtesit e enverizmit ne Kosove, te cileve nuk u pengonte e nuk u pengon jo vetem jugu, po as karakteristika te tjera shume me pikante per ta dashur Enverin. Me duket emblematik enverizmi ne kete mospermendje, sa kohe qe autori kosovar meton te na transmetoje si fakt te kryer ftohtesine e dyfishte ndaj te majtes e jugut ne krahinen e tij, e nderkaq pika me uleritese ku puqet e majta me nje element jugu eshte pikerisht Baca i papermendur i jo pak kosovareve qe mbushin salla sporti cdo 16 tetor. Permenda vetem nje ekstrem, me te dukshmin, pa dashur te hyj edhe vete ne pergjithesime akoma me vulgare te kosovarit si enverist, tipike deri vone ne anen tone te kufirit. Por meqe “the medium is the message”, nuk e anashkalova dot adresen ku ishte botuar ky artikulli qe nxjerr se kosovaret jane te ftohte me PS, vetem pse kjo ardhka nga poli i Jugut. Me sa e njoh shtypin e Kosoves, besoj se te tilla cilesime tentojne te koleksionohen me ngjeshur ne organe te rilindjes gege, te cilat sillen gati te gjitha rreth nje ish-rocker-i, shkrimtarit te talentuar e intelektualit karizmatik Migjen Kelmendi. Hasmeve te tij te shumte linguistike ne vend, Migjeni ua merr per te madhe servilizmin kulturor ndaj Tiranes, qe sipas tij barazohet me pranimin pa kushte te “toskerishtes” dhe hierarkive apo narrativave zyrtare te cunguara te Republikes se Shqiperise ne kulture a histori. Nje lloj paradigme e tipit “Black is beautiful” dhe nje lloj emocioni revizionist e kritik ndaj “hegjemonise toske” eshte element i pakapercyeshem ne qasjen e organeve qe frymezon a drejton Migjeni jr.
Por, kunder pretendimit te ftohtesise me jugun qe sjell Limani, flasin edhe duke heshtur perdite ne Kosove qindra kosovare me emra prekes (tip Paris Hilton) si Saranda,Vlora a Berat, pa permendur Asdrenin,Fanolin e Driterote e shumte e deri Bubulinat qe na e gjalleronin ne menyre te papritur minutazhin e apelit ne bankat universitare te pasnentedhjetes, kohe kur listat u hapen edhe per shqiptaret e jashtekufinjve. Levrimi lokal e i shumemediatizuar i muzikes popullore te jugut, ndergjegjja e ndezur per Camerine, pelegrinazhet me autobuse karvanesh drejt Vlores, plotesuar nga siper me nje establishment romantikesh naimiane me Qosen e portrete te tjera thinjoshesh nga institucionet e kohes se autonomise, sikur e relativizojne kete pretendimin, i cili ne fakt e merr rendesen pikerisht aty ku nuk duhet: tek nje interpretim regjionalist,personal e intuitiv ky mesa duket, i faktit se kosovaret nuk na e dashkan shume PS-ne shqiptare. Kam pershtypjen se vec regjionalizmit, qe nuk do anashkaluar asnjehere ne shoqeri ende-gati-rurale si e Kosoves, ku homogjenizimi eshte penguar mjaftueshem edhe nga kondita e pushtimit, pershtypja antipësë e kosovareve mbase do kerkuar tek Rugova mbarepopullor apo tek ftohtesia e njohur me te cilen karakterizoheshin marredheniet e tij me socialistet tane, krahasuar me nxehtesite qe emanonte gjakovari Berisha. Ne anen tjeter, nuk eshte sekret ftohtesia e ketij te fundit ndaj UCK-se e strukturave qe dolen prej saj pas lufte, po ashtu si nuk eshte sekret as bashkepunimi i socialisteve me po keta. Keto pershtypje, qe lidhen me teper se me sentimentin e mireqene tribal, me dinamikat e aleancave nderpartiake Kosove-Shqiperi, sigurisht lene hapur me shume se nje menyre interpretimi. Dikush i sheh, apo preferon t’i shohe si te lidhura me nenidentitete kulturore. Ka te tjere qe leximet e tilla identitare (kosovar/geg vs shqiptar/jo-vetem-geg), i shohin me teper si teknologji opinionformuese sesa opinionshpjeguese. Kjo sepse intelektuale e veprimtare te ndryshem ne Kosove me sa duket i druhen peshes se stermadhe te Shqiperise ne krahinen e tyre dhe eshte ceshtje jetike per shumekend prodhimi i dasive te metejshme apo riipercaktimeve identitare mes shqiptareve, ne menyre qe te “perzene” konkurentet qe zbriten, si te thuash, bashke me lirine prej bombardiereve te NATO-s. Ngritja e nje muri gjuhesor, do ta mbante garen te hapur vetem per praktikuesit zonale dhe do te legjitimonte nga brenda edhe dizajnin nderkombetar per mosndryshimin e kufinjve. Prandaj,me gjithe sharmin revolucionar qe percojne ne gjeste, pare “nga siper”, kosovaristet jane, duan s’duan, nje projekt konservator, ne sensin qe insistojne per te konservuar ndarjen.
Kurse pare nga poshte, ne te njejtat faqe kosovare ku lexojme per rivendikimet e gegerishtes, lexon edhe kujen per rrogen e majme te Ardi Krastes prej Tirane ne ndonje fakultet privat prishtinas, krahasuar me koleget vendore “qe nuk dijne mire shqip”, apo denoncime te tradhetise se zyrtareve qe u falin hapesiren kosovare televizioneve te Shqiperise… (Megjithese krahasimi nuk perbyllet krejtesisht, reagime te tilla do t’i perqasja me ato te shume gjermanolindoreve pas bashkimit, kur strukturat e Gjermanise Federale synuan te imponohen ne totalitet,duke nxjerre jashte loje gati gjithe pervojen lindore.) Keshtu keto shqetesime …”maltusiane” kane nevoje te problematizojne e esencializojne deri ne kufinjte e divulgimit popullorce, prandaj mbase iu duhet te insistojne ne kategori te forta demarkacioni.
Nga ana tjeter, mendoj se fobia antikosovare e Maks Velos eshte pak me e qarte ne konture e origjine, duke qene se i perket krejtesisht doracakeve te standartizuar te paramodernitetit. Nuk besoj se e tija eshte fobi tosk vs. geg, sic me te drejte nenvizon Xhaxhai, po as tiranas vs. kosovar nuk besoj te jete. Personazhi, ne artikullin e vet tip manifesti, botuar 3 vjet me pare ne faqen hapese te gazetes me te madhe ne vend, thoshte se kosovaret jane pervecse “primitive”, edhe”qaramane” se kerkojne qe “fajet e veta t`ua hedhin te tjereve” (serbeve psh), e keshtu kerkojne te na armiqesojne me te krishteret e Ballkanit. (As Velo e as gazeta ku ky botoi artikullin nuk kane kerkuar kurre falje per keto fyerje ndaj nje popullate te sapodale nga perzenia kolektive e nga masakrat.) Ne nje debat te TV Klan mbi shqiptaret e Maqedonise, pak jave me pare, Velo shkoi deri ne nje pike ne cilesimet e veta antimuslimane, saqe publicisti Artur Zheji, i pranishem, e pa te udhes te deklaroje se si i krishtere, disancohej nga “fondamentalizmi i krishtere” i Maks Velos. ( Pasazhet e nxehta ku Velo thote se minaret e shqiptareve te Maqedonise i duken “si raketat e Iranit”, bene xhiro te plote ne televizionet maqedone dhe transkriptin e tyre e gjen ta citojne si trofe Julia Gorin me alarmiste te tjere luftenxites te se djathtes elektronike.)
Faktorë të tillë si shembja e komunizmit,shkatërrimi i Jugosllavisë,homogjenizimi i shqiptarëve të Kosovës për të drejtat kombëtare,tragjedia e vitit 1997,lufta në Kosovë,etj. kanë qenë ngjarje tepër të rëndësishme për fatin e kombit shqiptar, në Shqipëri dhe Kosovë.
Polarizimi ekstrem i forcave politike në Shqipëri dhe më pas tragjedia e 1997-tës, u shfrutëzua nga ana e Sali Berishës për propagandë; u tha se Shqipërinë e shkatërruan armiqtë e saj me ndihmën e komunistëve të PS-së, pikërisht në kohën kur shqiptarët e Kosovës kishin nevojë më shumë se kurrë për stabilitet të Shqipërisë dhe përkrahje prej saj.
Shqiptarët e Kosovës, për të mbijetuar, ishin absolutisht të detyruar të mbështeteshin në shtetin shqiptar- pa marrë parasysh rregullimin shtetëror dhe shoqëror të saj!
Në diasporë gazeta ‘Bota Sot’ me kryeredaktor tropojanin Skënder Buçpapaj, dhe opinionistët Elida Buçpapaj e Abdi Baleta, bënte kërdinë.
Nga ana tjetër, disa veprime dhe deklarata të pamatura të Fatos Nanos dhe të disa funksionarëve të lartë të PS-së, e ushqyen shumë propagandën kundër PS-së.
Propaganda anti PS dhe anti UÇK bëhej paralelisht, sepse LDK-ja e Rugovës e cila ishte pacifiste, kishte nevojë ta diskreditonte PS-në si pasardhëse të PPSH-së,sepse si themeluese të UÇK-së ishin,sipas saj, enveristët e Kosovës.
Kështu,tronditjet që ndodhën në Shqipëri dhe në Kosovë, kanë lënë pasoja në opinionin publik kosovar, i cili nuk është homogjen si para luftës.
Migjen Kelmendi ka pikëpamje që bien ndesh me pikëpamjet dhe qëndrimet e shumicës absolute të intelektualëve dhe të qytetarëve të Kosovës.
Arsyeja pse shqiptaret kosovare nuk e duan PS-n eshte se paraqet sinonimitet te Fatos Nanos dhe thikenguljen ne shpine qe e bente me Milloshevicin. Shqiptari i Kosoves mor ti cun as qe i intereso dhe shumica as qe e din se ekziston shqiptar ortodoks, qe po mundoheni ju jugoret me theksue me te madhe kur flisni per kosovaret. Jugor eshte mor ti cun edhe Enver Hoxha, e sot adhurohet prej shume kosovareve, jugor eshte edhe Pandeli Majko, po edhe ai ka koxha reputacion ne Kosove. E qe besa mor cun edhe une jam befasue sesa e madhe eshte ndarja veri-jug ne shqiperine e londinizueme dhe me ka ardhe befasi qe jugu ka njefare qendrimi jo te mire ndaj veriut. Bacit jugu ka problem me veten dhe me kosovaret, se qe besa kosovaret gjithmone i kane qujt te gjithe shqiptaret e Shqiperise vetem shqiptare. E ju te jugut na quani kosovar e qe besa shpesh vetem muslimane.
Unicorn, me shumë vrull e ke marrë. Vetëm ki parasysh, të lutem, se shkrimi im mbështetej mbi një artikull të Skënder Limanit, i cili edhe ai, sikurse ti, flet në emër të “Kosovës”. Si është kjo punë? Pse duhet të të besojmë ty jo Limanit?
Ndërhyrja jote më kujtoi një histori të vjetër.
Kur kam qenë në Romë për të studiuar, kisha një shok nga fshatrat e Tepelenës në apartament, një djalë të mrekullueshëm, Kolin.
Një tjetër tepelenas në Romë, Nurja, edhe ai me studime post-universitare, por që rrinte në një apartament në Nomentana, pati një aksident ose u operua për apendicit, tani nuk e mbaj mend.
Vijnë shokët e Nures për vizitë në apartamentin tonë dhe e pyesin Kolin nëse ka qenë në spital për të vizituar patriotin e vet.
Koli u thotë se nuk ka qenë.
E ngacmon Venua, njëri nga mysafirët, dhe i thotë: “Si ka mundësi që s’ke vajtur ti ta shohësh Nuren në spital, e ke edhe nga anët e tua.”
I përgjigjet Koli çapraz, se nuk i plasi b*tha që Nurja është nga Tepelena, çka na la ne të tjerëve pak gojëhapur, se Koli në përgjithësi ishte i kujdesshëm për punë qokash dhe nderesh krahinore.
Më vonë, kur ikën mysafirët, e pyes unë Kolin: “Ore, vërtet nuk t’u bë vonë ty që Nurja, edhe ai nga Tepelena si ti, ka ngrënë thikën në spital, aq sa nuk ke vajtur ta shohësh?”
Më sqaron Koli:
“Po ç’punë kam unë me Nuren, xhanëm – unë jam nga Progonati, ai është nga Bënça!”
Ke kujtesë të fortë, Xha Xha.
Kush jeni “ju”? Se pari, kur flas per Kosoven, une flas duke u nisur nga vetja dhe njerezit qe njoh, qendrimin dhe pikepamjet qe kane per Shqiperine si teresi. Keto pikepamjet e Limanit me bejne te vjell, si shume mendime te tilla te ngjashme qe lexohen neper faqet e ndryshme te internetit per gjoja paragjykimet qe shqiptaret e Kosoves na paskan per PS-n, sepse na qenka nga jugu dhe se jugu na qenka ortodoks.
Nje gje harrova ta specifikoj me lart, se shqiptaret kosovare jane pro-berishian edhe sepse Berisha eshte shume pro-kosovar, per dallim nga Rama p.sh. qe koke e kembe i ka ne Greqi, sic tregoi me protestat e fundit midis Athine. Feja ska te beje asgje ne kete mes, prandaj kishte me qene mire m’i ike lajthitjeve te tilla.
Po sikur të ngrihej edhe Limani e të thoshte se pikëpamjet e tua e bëjnë të vjellë? Pse të vjellat tuaja do pastrojmë ne këtu në blog? (me “ne” kam parasysh pronarët e blogut, shpresoj edhe një pjesë e lexuesve).
Kam frikë se me tonin e ndërhyrjes dhe me këto që thua, po ia vërteton tezën Limanit. Sa për mua, të lutem lexo atë historinë që kam rrëfyer më poshtë, për ta marrë vesh se ku qëndroj në këtë mes.
Cuni, mua ne fakt nuk me intereson se cfare mendoni “ju”, me rendesi eshte qe une e them ate cfare une jo vetem qe e mendoj, mirepo edhe e perceptoj si realitet ne Kosove. Nuk e di pse po mundohesh te vesh shenjen e barazimit mes Kosoves dhe Limanit, se mua nuk me kujtohet qe Limani teorine e tij e bazon ne ndonje statistike referendumore te kosovareve, mirepo eshte thjesht nje mendim i tij imagjinar dhe ne ndikim politik, apo i kane shterruar idete dhe do te na beje tani nje “skandal publik” per te qene ne qender te vemendjes.
Une cuni miqte me te mire familjar ne Shqiperi i kam me prejardhje nga jugu, nga Himara, Vlora dhe Permeti dhe 80% i tyre jane ortodokse apo te ardhur nga tradita familjare ortodokse.
unicorn, jam kurioz te di pse perdor ne kete rast termin “cuni” ?
Po ma merr mendja qe jeni ma te ri se une, vetem per ate. Pse mos eshte fyese?
Nuk eshte fyese per lexuesin, e as per personin qe i drejtohet. Fyen veten sepse po sillesh si dikush qe ka pjekurine e nje adoleshenti, pavaresisht moshes reale.
Falemnderit. Jo, nuk besoj se eshte fyese.
Ky eshte diskutim shume i gjere dhe nuk ia vlen te shtjellohet ketu, pasi nuk ka kohe dhe rezulton i lodhshem.
Aq me shume qe ngerthen brenda shume keqkuptime, si fjala vjen, thika e Fatos Nanos, pro-kosovarizmi i Berishes (pertej mbiemrit kuptohet) dhe reputacioni i Pandeli Majkos, buzeqeshja pa fillim e pa fund – rrjedhimisht transhendentale – e te cilit shfaqet si simbol i patriotizmit unifikues.
Cuna, burrat nuk i varin hundet dhe nuk fyhen si grate. Q’ashtu me bacin.
P.S. Parulla armiqesore une nuk di ma mire me u shpreh, nese ti di urno !
unicorn, sa per mua, vetem hunda nuk mu var.