Duke dashur të kuptoj më mirë dinamikën e islamizimit në Shqipërinë e Veriut, dhe marrëdhëniet mes katolicizmit dhe Islamit në ato vise, ndesha në një pasazh nga Edith Durham, të shkruar në 1908, gjatë një vizite të saj në zonën e Lurës dhe të Mirditës [pasazhi mund të lexohet këtu].
Po e riprodhoj të përkthyer, me shpresë se lexuesi do ta vlerësojë, veçanërisht nën dritën e debateve që kemi hapur këtu herë pas here, për çështjet që prek drejtpërdrejt një udhëtare e paanshme dhe simpatizuese e shqiptarëve si Durham-i.
Fisi i Lurës paraqet interes të madh, meqë këtu mund ta shohësh Krishtërimin duke u shpërbërë dhe duke i lëshuar rrugë Islamit që ecën përpara, siç ka bërë, dalëngadalë, gjatë katërqind vjetëve të fundit në këto vise.
Lura numëron dyqind shtëpi (mesatarisht dhjetë vetë për shtëpi). Nga këto, sot vetëm njëzet janë të krishtera, dhe asnjë prej tyre krejtësisht e krishterë – meqë disa janë myslimane, me disa familjarë të krishterë.
Gjatë tridhjetë e pesë vjetëve të fundit, njëmbëdhjetë shtëpi janë kthyer në myslimane, së bashku me pjesëtarë të shumë të tjerave. Po ndërtohet edhe një xhami, dhe hoxha tashmë ka mbërritur. Françeskani [që shoqëronte Durhamin, Xh2] i kish humbur shpresat. Kisha, duke treguar një apati të çuditshme, e kish lejuar krejt distriktin t’i ikte për duarsh, pa bërë ndonjë përpjekje deri vonë. Lura i përket dioqezës së Durrësit. Peshkopi i mëparshëm, një Italian, kishte fretën italianë vetëm. Sapo e mësonte gjuhën [shqipen] dikush, ndërrohej me një tjetër. Deri vonë, në Lurë nuk kishte prift fare, përveçse gjatë verës.
Feja islame e ka mbajtur të fortë propagandën gjithë kohës. Asnjë lloj persekutimi nuk ka pasur. Gjithçka është arritur me metodën e bindjes dhe rryshfete të mëdha. Metodat lyparake të Krishtërimit, në krahasim me bujarinë dorëhapur të Islamit – kolibja e mjeruar e kishës përballë xhamisë së re – mjaftonin për të bindur popullin e paditur se njëra kauzë ishte duke dhënë shpirt, ndërsa tjetra më e gjallë se kurrë.
Faktet janë si më poshtë. Malësori tribal i Shqipërisë së Veriut është para së gjithash shqiptar. Kurrë nuk e ka bërë të vetën dogmën e lartë të Krishtërimit, as të Islamit (e kam fjalën për masat vetëm). Për të, Krishti dhe Muhameti janë dy magjistarë që, po të merren me të mirë, janë të dy të zotët të bëjnë mrekullira. Tani, po t’i shohësh të dy me sytë e malësorit fisnor, cili ka pasur më shumë sukses? Si i krishterë, malësori nëpërkëmbej nga shkjau i pabesë (malësori shqiptar kurrë s’e ka konsideruar sllavin të krishterë). Me ndihmën e Islamit, përkundrazi, shkjaut i është treguar vendi. Shqiptarët kanë fituar shumë truall. Sikur të mos kishin futur hundët të huajt, do të kish fituar edhe më shumë. Falë magjisë së Muhametit ka marrë në zotërim toka të pasura, poste drejtuese në qeveri, s’i ka kërkuar kush shërbim ushtarak të detyruar, e kanë paguar mirë sa herë që ka dashur të luftojë, dhe nuk e kanë bezdisur për t’ia mësuar Muhamedanizmin siç duhet, por e kanë lënë të lirë t’i mbajë zakonet e vjetra.
Nuk i mbulon gratë, as nuk i mban të mbyllura më shumë se shumë të krishterë; rrallë qëllon që të ketë më shumë se një grua, me përjashtim të herëve kur kjo është kunata [e ve Xh2]. Hoxhës nuk ia vë veshin më shumë se ç’ia vinte priftit. Me përjashtim të herëve kur është në xhami, nuk e kam parë të kryejë as lutjet, as larjet rituale. Kur është besimtar i sinqertë, i përket ndonjë sekti dervishësh, zakonisht bektashi, të cilët i duan myslimanët konvencionalë jo më shumë se ç’e duan disidentët Kishën e Anglisë. Me fjalë të tjera, myslimani shqiptar i ka marrë të gjitha përfitimet nga Islami, por ka ndjekur rrugën e vet. Përkundrazi, Krishtërimi i ofron perspektivën e një të shtypuri, me disa përfitime të diskutueshme në botën tjetër dhe, kijeni parasysh këtë, ndoshta sundim nga i huaji në këtë botë.
Katolicizmi roman sot në Shqipëri është, siç e dinë mirë myslimanët, propagandë e Austrisë, e nxitur për arsye politike të kulluara; dhe që nuk shqetësohet, për sa i përket Austrisë vetë, as për zhvillimin moral as për zhvillimin mendor të popullit; madje që dëshiron ta vonojë këtë zhvillim; dihet se një peshkop, nënshtetas austriak, ka refuzuar t’ia japë lejen për një shkollë një fisi malësorësh që e dëshironte me të madhe.
Deri vonë, përplasjet mes myslimanëve dhe katolikëve kanë qenë ose ndërfisnore ose për punë “gjaku”, njëlloj si ato të të krishterëve mes tyre, ose myslimanëve mes tyre. Feja nuk ka ofruar ndonjë pretekst për t’u përleshur më të fortë sesa arsye të tjera. Myslimanët vetëm tani vonë i kanë persekutuar të krishterët si të tillë. Kjo ka ndodhur sepse myslimani e sheh që katolicizmi nuk është veçse ana e mprehtë e pykës së një pushtuesi të huaj – Austrisë. Ai nuk ka ndonjë problem të veçantë me katolicizmin si të tillë, por është gjithnjë i vendosur t’i bëjë ballë deri në vdekje sundimit të huaj të maskuar si katolicizëm. Nga pikëpamja e vet, ka të drejtë të mendojë kështu. Dhe kush ka parë dhe kuptuar rezultatet e sundimit austriak në Bosnjë nuk mundet të mos i japë të drejtë, madje edhe kur nuk pajtohet me metodat e përdorura.
Disa nga pohimet, përshkrimet dhe komentet e Durham-it bien ndesh me çfarë jemi mësuar të dëgjojmë e të lexojmë, sidomos nga rapsodët e miteve kombëtariste dhe katoliko-centrike; nga ana tjetër, të autores janë vetëm shënime udhëtimi, jo traktate historike-sociologjike; në kuptimin që ajo shkruan çfarë ka parë si dëshmitare e drejtpërdrejtë e atyre trevave. Unë e gjej me interes të veçantë edhe paralelizmin midis kundërvënies Krishtërim-Islam, dhe kundërvënies tjetër, shumë më të rëndësishme, midis shqiptarit dhe të huajit; por ende nuk e kam të qartë nëse Vatikani në ato rrethana thjesht ka gabuar, nuk ka mundur të bëjë më shumë, apo është frymëzuar nga politika që nuk kanë pasur shumë të bëjnë me ruajtjen dhe lulëzimin e katolicizmit në viset shqiptare të Veriut.
Administrata e Kishes Universale Katolike eshte teresisht pergjegjese per ‘grigjen’ e humbur te Malesoreve te Shqiperise. Perpjekjet e bera per kontroll te situates kane qene thjesht sa per forme, dhe detyrimisht shume pak efikase.
Ndoshta duhet shenuar fakti se ka ekzistuar nje model protektorati i cili varej teresisht nga fati i lufterave mes Osmanllijve si zoter te terrenit, dhe fuqive katolike. Franca dhe Perandoria e Habsburgeve kane pasur traktate me Stambollin qe i cilesonte keto fuqi (ne kohera te ndryshme) si mbrojtese te minoriteteve katolike ne Rumeli.
Deri ne kohen e Bonapartit rolin e ‘mbrojtesit’ te katolike e luante Franca. Me pas e mori Austria. Ndersa e para i braktisi te teresisht gjysem-barbaret katolike Shqiptare, e dyta beri disa perpjekje. Asnje prej te dyjave nuk me rezulton te jete shtyre nga Vatikani qe te ‘mbroje’ katoliket e hinterlandit Shqiptar.
Mbaj mend pergjigjen e Noel Malcolm ne nje interviste pyetjes se perse ne Shqiperi dhe Bosnje pati konvertim ne mase ne fene myslimane. Malcolmi argumentonte pak a shume se kishte gjasa qe konvertimi te ishte bere sepse ne te dy keto vende kisha ishte shume e dobet. Qellonte qe per dhjetera vite nuk caktoheshin prifterinj per fshatra te caktuara etj. Kjo eshte pergjigja me e llogjikshme qe njoh deri me tani per kete pjese historie dhe pasazhi i Durhamit ketu vetem sa e perforcon kete argument.
Ne lidhje me islamizmin:
mendoj se debati behet shume thjeshtezues kur mendohet se vetem Shqiperia eshte islamizuar ne Ballkan. islamizimi ka qene i shtrire kudo ne Ballkan, dhe ka qene fenomen qytetar. observimi i Durhamit per disa fise malesoresh nuk mund te na mesoje shume. fakti pse ne shqiperi ngelen shume muslimane, kurse ne Buda dhe Pest, Beograd, Athine etj muslimanet u zhduken, duhen pare me masakrat qe shtetet e krishtera ben kunder muslimaneve te tyre vendas. Ata qe erdhen ne Shqiperi, nuk ishin arber nga Kruja e Skenderbeut, por muhaxhire nga Molla e Kuqe – kufijte e Perandorise, qe vinin gjithnje ne tkurrje.
Këto ditë kam bllokuar dhe fshirë më shumë komente se zakonisht.
U lutem komentuesve të diskutojnë rreth temës përkatëse, jo ta përdorin hapësirën për të çuar përpara çështje që u interesojnë atyre, ose të bëjnë propagandë.
Po ashtu, në pajtim me rregullat e blogut, nuk kam lejuar që në komentet të afishohen materiale të gjata në gjuhë të tjera (p.sh. në anglishte).
Nuk më vjen asnjëherë mirë kur fshij një koment, qoftë edhe kur konsiston në një sharje të vetme kundër meje. Megjithatë, integriteti i blogut më intereson më shumë se dëshirat e ndryshme të komentuesve, prandaj lutem më kuptoni drejt dhe përpiquni të bashkëpunoni.
Një panoramë shumë e rrallë që nuk para gjendet kollaj për tu lexuar. Shumë faleminderit Xhaxha!
Desha të dijë gjithashtu nëse ky libër i E. Durham është i përkthyer në shqip, nëse dikush ka informacion.
Ndoshta Durham ka të drejtë, edhe pse pohimet e saja do t’i merrje me pak tkurrje duke pasur parasysh kontekstin historik të asaj kohe ku Shqipëria nuk ishte në ‘tiganin’ e nxehtë të Fuqive të asaj kohe.
Historia e disa krahinave shtë edhe sot lëm për tu studiuar, por që fatkesisht askush nuk thellohet. Të shkosh në malësitë e Shkodrës, ku ka një përzierje fshatrash të krishtera dhe muslimane, tregon më së miri atë që paraqet Durham. Ndërsa në Alpet e Shkodrës pjesa më e madhe (në mos e gjitha) është e krishterë, kur zbret në Malësinë e Madhe, ndeshesh me Koplikun, Gruemirë, Grudën e Re, dhe shumë fshatra ku xhamitë janë ndërtuar me ‘vrap’ pas viteve 90-të, si për të na treguar se aty ka muslimane. Por këto fshatra janë të rrethuar me të tjerë që ka popullsi të krishterë; si Bajza, Hoti, Gruda, Boga.
Eshtë interesante kjo përzierje, dhe do ishte më interesante nëse ndokush do merrte mundimin t’i studionte më mirë historitë e këtyre fshatrave që kanë qëndruar gjithmonë nën hijen e së kaluarës. Di që shumë fshatra janë populluar në mënyrë artificiale gjatë shekullit të XXtë, dhe dominimi i fesë ka bërë që një pjesë e popullsisë të zgjedhë këtë apo atë fshat. Psh, rasti i Oblikës ku ka muslimanë, por dhe disa familje të krishtera të ardhura nga Malësitë e Shkodrës, ose Shiroka, ku ka pasur gjithnjë përzierje në fè.
Vezhgimet e Durham mbeshteten nga nje sere dokumentash te vatikanit te cilat i permbledh edhe Peter Bartl ne librin e tij mbi myslimanet shqiptare. Vlersoj faktin e shenimit te bere nga Xha Xhai rreth literatures se lene nga udhetare nga perendimi. Kjo literature eshte perdorur shpesh pa u vene ne dukje se ato jane burime historike te cilat nuk mund te pranohen kollaj si te mireqena. Dje po lexoja nje ese te historianit te njohur te Lindjes se Mesme Alber Hurani ku vinte ne dukje se sidomos pas fillimit te perdorimit te anijes me avull, kur udhetimet behen me te kollajta dhe qendrimet ne nje vend me te shkurtera, keto burime behen edhe me pak te besueshme.
E megjithate, sic dihet ne rastin e Durham, ajo pati eksperience te gjate jete mes malesoreve shqiptare. Ve re se ajo flet per proces ne berje dhe behet deshmitare e ketyre ngjarjeve dhe jo per perpjekje rikonstruktimi i se kaluares bazuar ne vezhgime te rastesishme te se tashmes, sic shohim shpesh te behet sot.
une do thoja qe islamizimi i shqiperise eshte nje e mire e madhe kombetare qe rall popuj e kane….ishte islami qe i ndau shqiptaret nga asimilimi dhe zhdukja dhe islami ishte qe i nxori ato nga eresira ne drite…..persa i perket lures,pjese e prefektures se dibres,ne mos gaboj,eshte nje fshat musliman,me disa familje te perziera,por me nje bashkejetese te shkelqyer mes tyre………
musliman sot nuk ka vetem shqiperia dhe bosnja por i gjith ballkani,ku me shume e ku me pake….
por un them qe vertet feja islame ishte nje fat per shqipetaret,sepse mbi te gjitha na beri njerz.