VIZITË NË KATAKOMBET

“Shekulli” botonte të përkthyer një artikull të Neue Zürcher Zeitung, me titull “Kush ishte Skënderbeu”, i cili merret me jehonën që pati ndaj publikut shqiptar monografia e përkthyer për Skënderbeun, e historianit zviceran Oliver Jens Schmitt.

Artikulli i drejtohet publikut zviceran të asaj gazete dhe ndoshta nuk ia vlente fare të përkthehej, sikur të mos ishte sot e modës në mediat e Tiranës, që të përkthehet çdo rresht që shkruhet poshtë e lart për Shqipërinë. Megjithatë, më bëri përshtypje numri, zelli dhe egërsia e komenteve të lexuesve.

Natyrisht, shumica e këtyre komentuesve, në mos të gjithë, janë njerëz që librin e Schmitt-it nuk e kanë lexuar as do ta lexojnë, sepse shtrihet përtej caqeve të interesave të tyre kulturore; por kjo nuk i bën më pak të ngeshëm për t’u futur, brezlëshuar, në përleshje të tilla kulturore.

Çfarë komentohet nuk është pikërisht libri, as vepra e historianit zviceran në tërësi, por më tepër reaksioni që ka ngjallur ky botim në mediat shqiptare, dhe veçanërisht orvatja për revizionim të mitit të Skënderbeut nga ana e disa intelektualëve të njohur, si Klosi (që edhe e ka përkthyer librin) dhe Lubonja.

Këta lexues fiktivë, kanë gjetur në librin e Schmitt-it, para së gjithash, dëshirën për t’ia hequr Skënderbeut statusin si hero kombëtar i shqiptarëve; duke ia deheroizuar motivet dhe duke ia lëkundur përkatësinë etnike. Ky interpretim librit të Schmitt-it i është bërë nga përfaqësues të rrymës kombëtariste në mediat, duke përfshirë edhe shkrimtarin Ismail Kadare, por edhe personalitete të larta të kombit si Presidenti i Republikës Bamir Topi.

Reagimi i komentuesve të “Shekullit” do parë kështu si reagimi i një turme virtuale, përballë halucinacionit të një sulmi ndaj idhullit kombëtar, Skënderbeut. Objekt i zemëratës së turmave që ka hedhur në veprim shkrimi nuk është Schmitt-i historian, por Schmitt-i dordolec, së bashku me “lakejtë” e tij, pseudo-intelektualët shqiptarë që i kanë dalë në mbrojtje.

Natyrisht, komentuesit nuk janë historianë, as kanë shumë idenë se si mund të kundërshtohet një tezë e një historiani, qoftë edhe e gabuar. Shumë prej tyre, madje edhe me vullnet të mirë, i vënë Schmitt-it përballë Barletin, madje edhe Naim Frashërin, Gjergj Fishtën dhe Fan Nolin.

Megjithatë, e shumta e komenteve nuk merren aq me përmbajtjen e tezave të librit të historianit zviceran, por kalojnë sakaq në analizën e “shkaqeve” të këtij libri, ose më mirë akoma, të motiveve që e shtynë Schmitt-in, “t’i hedhë baltë Skënderbeut”.

Këtu kemi të gjithë rastin fatlum të shohim nga afër mënyrën si funksionon mendja e një turme të hipnotizuar nga propaganda kombëtariste.

Një pjesë e mirë e komentuesve besojnë se vepra e Schmitt-it, së bashku me përkthimin e saj në shqip, janë porositur, madje financuar nga armiqtë shekullorë të shqiptarëve: serbët dhe grekët (ndonjë shton në këtë çorbë edhe turqit).

Mire e kemi ne. Nuk vejme mend. Armiqte e perjetshem turq, sllave e greke me siguri po kenaqen nga cfare po degjojne [2:47].

Lobi greko-serb vazhdon me pamfleta te tjera. Kesaj radhe paskan investuar ne pseudo historian zviceran. Pak muaj ma par parapaguan diplomaten e njohur si gjyqtare ne Hage per ta zhytur luften e popullit te Kosoves se gjoja ne Shqipri paskan gjet spital ku u jan marrë serbve gjymtyr … etj. etj Kjo makineri perfide antishqiptare ska te nalun, por nuk do te ken sukses se populli jon esht tashme ne nivel dhe i kupton kto nerskamsa… [5:28]

Është pikësynim i këtyre armiqve që t’ua “mohojnë” shqiptarëve heroin e tyre kombëtar, për t’ua ulur vlerat në Europë ose për ta përvetësuar Skënderbeun ata vetë. Edhe një interpretim që iu bë në mediat ndërrimit të emrit të babait të Gjergjit nga Gjon në Ivan, prej Schmitt-it dhe përkthyesit të tij, duket se i ka ndihmuar kësaj psikoze.

Duhet vërejtur këtu se akuzën Schmitt-it se e ka shkruar veprën e vet “me porosi” ia kanë bërë edhe personalitete të larta të politikës shqiptare.

Tani, që grekët dhe serbët punojnë kundër shqiptarisë dhe shqiptarëve, kjo pak a shumë dihet; madje është mes atyre faktorëve që i konstituojnë turmat kombëtariste reale dhe virtuale. Përkundrazi, një element i ri që e nget mllefin e këtyre njerëzve ka të bëjë me faktin që Schmitt-i është historian “i huaj”.

po keto jan ne vete mo po ky palla Schmid t’i vije turp, u be ky te na beje historin e Skenderbeut. [Le] te beje historine se si mbillen patatet ne Zvicer. [3:49]

Turma e bën lehtë supozimin se një “i huaj” e ka të lehtë t’ua mohojë vlerat shqiptarëve, sidomos kur nxitet, me mënyra të ndryshme, prej armiqve të përjetshëm të këtyre; prandaj edhe shumë komentues hedhin ose mbrojnë idenë se çështjet e historisë së shqiptarëve nuk u duhen lënë në duar “të huajve”.

Le te shkruante ky shkrimtari zviceran per heroin kombetar grek Aleksandrin e madh dhe te mohonte prejardhjen e tij, dhe pastaj te shikonit çdo behej ne Greqi. [4:52]

Pas ksenomanisë, ndonjëherë krejt përulëse, të viteve 1990, kjo ksenofobi e tanishme përbën një zhvillim që meriton vëmendje.

I huaj nuk është vetëm Schmitt-i, i cili sipas disa komentuesve kurrë nuk do të kishte guxuar të përbaltte ndonjë hero kombëtar të zviceranëve; por edhe përkrahësit e Schmitt-it në Shqipëri: Klosi dhe Lubonja.

Kujt i sherben kjo? Vetem armiqve tane shekullore. Te me fale Klosi, por po ndryshove racen s’e ke problem te ndryshosh edhe kombin. [3:11]

Këtu kombëtarizmi vulgar i turmës bën të vetën edhe një fillesë të pavarur, që ka të bëjë me sabotimin që po i bëhet kulturës kombëtare dhe çështjes kombëtare shqiptare prej të ashtuquajturit element vllah – ku zakonisht përfshihen të gjithë intelektualët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile shqiptare që janë, realisht ose nominalisht, të fesë ortodokse.

Teza, që e kemi parë të artikuluar më mirë gjetiu, është se elementit vllah i mungon përkushtimi ndaj shqiptarisë; prandaj edhe është kthyer në promotorin e lëvizjes kozmopolite ndër shqiptarët, duke uzurpuar qarqet elitare në Tiranë, me mënyra të ndryshme.

Vllehet apo dhe rraca te tjera ne Shqiperi ne disa raste dhe me arsye mund ta ndiejne vetet keq kur identifikohen si shqiptare. Eshte e drejte e tyre qe ne keto raste ata te distancohen e te deklarohen si te deshirojne. Shqiptaret jane treguar jo vetem tolerante por dhe dashamires ndaj atyre qe mendojne ndryshe apo ndjehen te tille. Besoj se eshte e tepert qe tipa si Klosi apo Lubonja te shkojne aq larg sa per qellime te dyshimta (apo perverse), te hedhin balte mbi ate qe per shqiptaret eshte e duhet te mbetet e shenjte. [10:44]

Për një takëm kombëtaristësh shqiptarë, vllahu është veçanërisht i rrezikshëm, sepse ai e mohon dikotominë, përndryshe themelore, shqiptar/joshqiptar; por vllahut njëkohësisht i mungon burrëria në fjalë dhe në vepra, madje zakonisht përfytyrohet si “pederast” – seksual ose intelektual. Siç mund të pritej, procesi i marrëveshjes ose i komunikimit me Tjetrin (të huajin, armikun) metaforizohet në trajtat e një marrëdhënieje homoseksuale.

Klosi dhe Lubonja nuk e di cili është më pederast intelektual. Atyre nuk u pengon Skenderbeeu por fakti që kanë lidur ku kanë l,indur prandaj shkelin mbi vetveten athua nuk i pranojnë “të tjerë” për të vetë. Skenderbeu ishte ai që ishte atë nuk mund ta ndërrojmë. Mund ta ndërrojmë veten tonë jo duke dashur ta ndërrojmë Skenderbeun. Të gjitha ata që mundohen ta perdorin Skenderbeun si monedh për të hyrë aty ku ata nuk e kanë vendin, mashtrohen keq. Klosit dhe Lubonjës nuk i pengon vetem Skenderbeu por edhe Kadareja, neser në mos edhe sot iu pengon edhe Nëna Tereze, por të më ndjejnë këta hermofrodit se ata janë të medhenj pavarësisht deshires pederastëve që ata t’i rrenojnë. [3:33]

Kjo tezë e vllehëve si kalë i Trojës brenda shqiptarizmit do të ishte përnjimend e rrezikshme, sikur të mos ishte e vetëkufizueshme në skajet madje në skutat e mendimit kombëtarist shqiptar, ose atje ku kompleksi i inferioritetit bashkëjeton me paranojën ekstreme; por unë asnjëherë nuk reshtem së habituri me idiotizmin e saj, si historik ashtu edhe sociologjik. Në vetvete, ajo i kundërvihet tezës tjetër, njëlloj vulgare, se shqiptarët e vërtetë janë të krishterët, meqë këta e mbajtën “amanetin” e Skënderbeut; dhe të dyja do të mjaftonin për t’i vënë zjarrin Shqipërisë, sikur të ishte e mundshme që ujërat e zeza të merrnin vërtet zjarr.

Te gjithe ata qe flasin dhe mundohen te nderrojne historine e Gjergj Kastiotit,jane ISLAMIK te qelbur ja kan shitur bœthen islamizmit, keto lloj njerezish janë armiq te shqipetarve, keto punojne per qarqe islamike e terroriste… [2:27]

Kështu, turma e komentuesve të “Shekullit” e ka përpunuar tashmë teorinë e vet të komplotit: grekët dhe serbët paguajnë një pseudo-historian si Schmitt-i për të shkruar një libër ku hidhet baltë mbi heroin kombëtar; sikurse paguajnë pseudo-intelektualë si Lubonja dhe Klosi për ta mbrojtur Schmitt-in nga kritikat dhe për ta çuar përpara, nga brenda, orvatjen djallëzore për revizionim të kulturës shqiptare.

Çfarë duhet bërë përballë këtij rreziku halucinant?

Jo të gjithë komentuesit shprehen aq qartë sa njëfarë Tina, e cila e ka zgjidhjen gati:

Populli me kote ne bote jemi ne shqiptaret. Nuk jemi patriotë qe lejojme nje qen bir qeni, nje bir buçeje nga Zvicra te flasi per historine tone. S’kemi shtet ne. Sikur te dali nje shqiptar te shaje historine e Zvicres behet nami. Ku eshte Shqiperia e viteve 50 e derine vitet 89? Nuk e shanin dot, se kishte baba bicak. Çohu Enver e rrallo ca koka ne Shqiperi… [1:22]

Nuk mungojnë thirrjet për protesta në atdheun e të shiturit Schmitt:

Po ku jane kta perfaqsuesit e Shqiperise ne Zvicer ka ambasade apo jo kemi shtet apo servila Evrope pse nuk organizon ambasada jon ne Zvicer nje miting para ministrise se kultures zviceriane ose para ambasades zviceriane ne Tirane po flene si bufi… Kane faj dhe kta injorantet dhe antishqiptaret e letersise tone qe shesin dhe nderin e vet per pak leke apo nqs kane interesat e tyre do kene kene mare ndonje vize Shengen si shperblim legenat tane… [6:10]

Të tjerë nuk shtyhen deri atje sa të trazojnë kockat e Enverit, por kërkojnë mbrojtjen me ligj të figurës së Skënderbeut (duke sjellë shembullin e turqve me Ataturkun); ose në përgjithësi të figurave dhe të vlerave kombëtare nga sulmet ose “përbaltjet” që u bëhen nga revizionistët, kozmopolitët dhe pseudo-intelektualët e Tiranës.

Hej kur po na hipen nervat keto plehra.. po pse mor morra Shmidin pritet ju qe tu tregoi kush ishte Skenderbeu, do na vika ky muti nga Zvicra t’na tregoka kush qeka Skenderbeu shko mor mbushu anej nga ke ardh. Ketu duhet bo siç e bejne turqit me Ataturkun qe e mbrojne me ligj figuren e tij, kush e cenon dinjitetin e tij e rrasin mrena atje […] Te shkelesh ne te renet e kombit tend kjo nuk quhet gje tjeter vetem se tradhti. Dhe tradhtia lahet vetem me gjak. [9:27] 

Disa komentues përmendin, si faktor antikombëtar, “shoqërinë civile”, duke iu referuar ndoshta artikullit të NZZ, por edhe duke i bërë jehonë, sipas mendimit tim, një legjende tashmë prej kohësh popullore në qarqet kombëtariste-fashiste të shqiptarisë, sipas të cilës OJQ-të e Tiranës, që financohen “prej të huajve”, punojnë në thelb kundër shqiptarëve dhe shqiptarisë; dhe shembulli më elokuent për këtë qenkan të gjitha ato organizata dhe forume që financohen prej Soros-it, hebreut kozmopolit të dalë i armatosur gjer në dhëmbë prej ikonografisë së Protokolleve të Zionit, njëlloj si Athina prej kokës së Zeusit.

Lubonja, Klosi e shoqerite civile, qe i behen mburoje historianit anti Skenderbe, me sa duket jane te porositur (te mos them te paguar) per te shkruar ashtu, per ta bindur popullin shqiptare se nuk kemi histori… Ky eshte turp i madh, qe i fshehur pas nje objektiviteti, gjoja shkencor, te punohet kunder historise… [4:34] 

Në mllefin e turmës virtuale të komentuesve gjen kështu shprehje edhe pakënaqësia e thellë e shqiptarit provincial me elitat në Tiranë dhe në Prishtinë, të cilat funksionojnë si ndërfaqe (interface) e Shqipërisë dhe e Kosovës me botën e huaj; sepse shqiptarit provincial, të varfëruar dhe të poshtëruar, por edhe të mbetur prapa zhvillimeve në Shqipëri dhe në botë, i duket sikur këto elita i kanë tradhtuar interesat kombëtare, janë shitur tek “i huaji”, dhe punojnë kundër shqiptarëve dhe shqiptarisë.

Ashtu siç shfaqet në komentet e këtij artikulli, kombëtarizmi shqiptar duket se po ushqehet, në momentin e tanishëm, jo nga ndonjë vizion për të ardhmen e shqiptarëve dhe të shteteve të tyre, por nga paranoja ksenofobike që i ka rrënjët në histori, dhe nga një mënyrë të menduari paralogjike, pothuajse primitive, që përjashton çfarëdo dialogu ose përpjekjeje për të negociuar me të renë.

Mund të pyetet se ç’interes ka “Shekulli” t’i lërë këto komente të pacensuruara; e bën për t’ua njohur të drejtën e fjalës turmave të zemëruara, apo për t’u treguar elitave se me çfarë muri u duhet të përplasin kokat, nëse duan t’i realizojnë synimet e tyre modernizuese, revizionuese ose në përgjithësi iluministe.

Unë nuk i gjej dot përgjigje këtyre pyetjeve; por as mund t’i shpërfill thirrjet që bëhen atje për gjak, ose akuzat që u bëhen njerëzve për tradhti kombëtare ose insinuatat sistematike se ky apo ai është shitur te greku ose te serbi. Këto turma janë të sëmura dhe si çdo i sëmurë tjetër kanë nevojë për mjekë – po kush mund t’i mjekojë tjetër turmat, përveçse mass mediat, të cilat janë të vetmet në gjendje të komunikojnë me to dhe t’ua zbutin komplekset e inferioritetit? Prandaj e kam të vështirë të kuptoj se ç’duan të realizojnë këto mass media, kur këmbëngulin me mesazhin kombëtarist primitiv, i cili pjell urrejtje, mllef dhe gjithfarë paranojash në mendje si këto, të lëna djerrë nga shkolla dhe komuniteti. 

Shënim: numrat në kllapa katrore në fund të citimeve tregojnë orën se kur është afishuar komenti dhe i kam vënë për lehtësi identifikimi në faqen e “Shekullit”.

65 Komente

  1. Xhaxha, unë as që e kam lexuar dhe as kam ndërmënd që të lexoj librin e Shmidit, por nuk më duket e drejtë që ju të konsideroni turmë të gjithë ata që nuk e mendojnë si Klosi apo Lubonja.
    Ndërsa nga Turma askush nuk u ngrit që të linçonte klosin apo Lubonjën se e mendojnë ndryshe (edhe pse ata kërkojnë të imponojnë mendimin e tyre), më duket e gabuar që të kërkoni në komente të egzaltuara të komentuesve “argumente” për të provuar “drejtësinë” e provave të Klosit e Lubonjës…. nëse varfëria apo gjuha e komentuesve të Shekullit lë për të dëshiruar, kjo s’do të thotë se “Të emancipuarit” tanë paskan të drejtë.

    “Liria e tjetrit shkon deri atje ku nuk prek lirinë e të tjerëve”, dhe kjo thënie përmbledh më së miri atë që, kushdo është i lirë që të besojë apo të veprojë ashtu siç më mirë beson, por kjo ka vlerë deri sa të mos të kërkojë të më mbushë mëndjen edhe mua… me pak fjalë: Mund të besosh në Zot, në një ideollogji, në një praktikë seksuale çfardo apo të jesh tifoz i skuadrës kundërshtare në futboll dhe në emër të asaj thënie je i lirë të bësh ç’të duash… dmth deri sa të mos dalësh në publik që të më mbushësh mëndjen se skuadra jote e futbollit apo Zoti i yt është më i mirë se i imi apo se i cilitdo pjestari të silësdo turme që t’i përkasë.

    P.s: Do të isha kurioz që të dija më tepër rreth “qarqet kombëtariste-fashiste ” që përmëndni thuajse shkaras në artikull.

    1. Edrus, nuk e marr vesh se ku mbështetesh kur thua që unë konsideroj “turmë të gjithë ata që nuk e mendojnë si Klosi ose Lubonja”. Unë edhe këtu në blog kam diskutuar me shumë kolegë që nuk pajtohen me Schmitt-in, por s’më ka shkuar ndonjëherë mendja t’i quaj “turmë”. Përkundrazi, turmë janë këta të komenteve te faqja e “Shekullit”, dhe shkrimi im më lart merret pikërisht me ta. Edhe te komentet e asaj faqeje gjeje tek-tuk ndonjë zë që nuk i përkiste turmës, por që megjithatë nuk ia jepte dot tonin reagimit të përgjithshëm.
      Sa për qarqet kombëtariste-fashiste, edhe këtyre do t’u vijë radha, shpresoj; por këtu po them vetëm që aty bëjnë pjesë të gjithë ata që e përcaktojnë elementin vllah si kalë Troje në punët e shqiptarisë dhe të shqiptarëve.

  2. Sapo lexova nje artikull te Kristo Frasherit tek gazeta-shqip per librin e Schmitt. Nuk po shkruaj se cfare mendoj per argumentat qe solli ai tek shkrimi por per nje fakt qe e permendte aty e qe nuk me duket i habitshem fare.

    Kam parasysh trajtesën e historianit zviceran, Oliver Schmitt, me titull “Skënderbeu”, përkthyer shqip nga Ardian Klosi, botuar në Tiranë më 2008. Edhe pse trajtesa e shpërfytyron Heroin tonë Kombëtar, edhe pse nëpërmjet përdhosjes së Heroit fyhet kombi shqiptar, ajo gjeti pa vështirësi jo vetëm mjetet financiare për përkthimin dhe botimin në shqip, por edhe gatishmërinë e faqeve të shtypit dhe të ekraneve televizive për propagandimin e saj. Për fat të keq, kjo gatishmëri nuk po tregohet për botimin e serisë së vëllimeve me burime dokumentare mbi Heroin tonë Kombëtar, madje nuk po tregohet interesim për përkthimin dhe botimin të paktën në një gjuhë ndërkombëtare të monografisë me titull “Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Jeta dhe vepra”, Tiranë 2002. Si duket, demokracia jonë nganjëherë qenka e prirur më tepër për fyerje sesa për krenari kombëtare.

    Tipat si komentuesit e shekullit bejne mire ti blejne e tja lexojne njehere librin Frasherit e te mos rrijne duke zhgarravitur komenteve gjoja ne emer te shpetimit te kombit.

    1. Eni, nje gje qe nuk kuptova nga artikulli i Frasherit, ishte a po argumentonte kunder trajteses apo kunder sintezes se trajteses ne kopertine te librit. Vete fakti qe permend sintezen ne kopertine te librit me duket shume siperfaqesore, dhe eshte permendje qe ngre dyshimin se “me metodën e punës që [Frasheri] ka ndjekur [ne artikull] – me zgjedhjen selektive të burimeve dokumentare” nuk i ka bere nder as vetes si historian, as dokunmentit, dhe as mua si lexues. Une sinqerisht e prisja nje reagim te Frasherit, por nuk prisja te permendte kopertinen e librit ne kete reagim.

      1. Lulian, mua personalisht shkrimi i Frasherit me la shije jo te mire. Kishte goditje personale per Schmitt dhe merrej dhe me ca vogelsira. Prisja pergjigje te ftohte e shkencore. Po nejse se nuk eshte kjo tema e ketushme. Te marrin njerezit ti blejne e ti lexojne librat njehere se historia me libra behet e jo me artikuj te gazeta-shqip.

  3. O edrus,
    Problemi i asaj turme per te cilen ti flet, nuk eshte se ata nuk mendojne si Klosi apo Lubonja, por NUK MENDOJNE FARE.

  4. jo se dua te mbroj njerezit qe shkruajne komente si ato te shekullit por po bej nje paralelizem. Nese del dikush dhe fillon e argumenton deri diku seriozisht se Maria, e ema e Krishtit u quajt virgjereshe nga nje gabim ne perkthimin e hebraishtes dhe e publikon kete fakt njekohesisht ne tabloidet kresore te disa shteteve perendimore pa ndonje parapergatitje te dukshme si do te ishte reaksioni?

    Mbase i ngjashem me kete tonin? Mbase ne llojin e argumentimit i njejte me reaksionin shqiptar por i shprehur ne menyre me te civilizuar (pa deshiren per te vrare njeri)? Katakombe kane te gjithe puna eshte sa te erret i kane.

    1. Eni, këto ditë në një galeri në Napoli u ekspozua një vepër e artistit Sebastiano Deva, ku paraqitej një statujë e Krishtit të kryqëzuar (il crocifisso) e mbështjellë me një preservativ. Disa foto të kësaj vepre mund t’i shohësh këtu. Për nga impakti, gjesti i Devës nuk mund të krahasohet me monografinë e Schmitt-it, madje edhe me reklamën e keqe që ia bëri Klosi në mass mediat. Megjithatë, kush mund të lexojë italisht, le t’u hedhë një sy komenteve në Corriere della Sera… edhe pse mund të jenë të moderuara (nuk kam nga ta di). Le të mos na gënjejë mendja.

  5. Mah, perderisa mbeshtetesit e Shmitit jane Klosi qe e ka vene me gojen e vet ne dyshim shqiptarine e tij dhe Lubonja qe eshte gati te vjelle vrer edhe ndaj atij qe guxon te thote moton : Shqiperia e shqiptareve, ai liber eshte thjesht pacavure, dmth kam besim tek ata intelektuale qe e kane lexuar dhe jane kunder kesaj treshes,sigurisht duke gjykuar edhe vete risite e librit qe dolen ne publik e njekohesisht duke krahasuar metoden shkencore me metoden e autorit e cila me doli lehtesisht pseudo-shkencore .

    Megjithate , keto gjera tashme jane te shkuara te harruara se ky liber pak a shume iu bind ligjit te zgjatjes se cudise me te madhe e tani permendja e tij sherben vetem si shembull negativ, ashtu si edhe tek komentuesit e shekullit, dmth urrejtja ndaj shtreses ‘liberale’ gjen nje argument ekzistence tek ky liber.

    Xha xha, po kap 2 elemente nga shkrimi qe me duken interesante e qe edhe Edrusin e nxiten te bente pyetjen; shoqeria liberale dhe kombetarizmi ekstrem (apo sipas xha xhait kombetarizmi fashist).

    Faktikisht jo vetem me cu soll ketu, por edhe me c’lexohet kudo ne internet, shoqeria liberale , qe une do i quaja ekstremistet properendimore ( po ti kunderpergjigjesha terminologjise se xha xhait do thoja, euroqorrat) gjithnje e me teper po shihen keq nga nje pjese e shoqerise shqiptare. Ka edhe kjo arsyet e veta. Ne 12 muajt e fundit, patem rektorin e Univ. te Vlores qe shkoi e hoqi emrin Ismail Qemali, ata 2 akademiket (ortodokse) qe vune kufirin e Greqise ne Myzeqe (futen Myzeqene e vogel qe shtrihet nga Vjosa deri ne qytetin e Vlores), pastaj cudia e Shmitit dhe se fundmi , rasti Pango.
    Praktikisht shoqeria liberale ne te kater rastet u hodh diku ne mbrojtje e diku per te justifikuar, rektorin, 2 akademiket, Shmitin dhe Pangon.
    Ndersa Kosova deklaron pavaresine, duke i dhene keshtu hov levizjes mbareshqiptare, ndergjegjesimit se shqiptaret mund te arrijne te mblidhen bashke ne nje shtet nje dite e te jetojne te lire, pas 2 mije vjet pushtimesh gjithefaresojshe, menjehere kemi brenda nje viti levizjen e shoqerise liberale, ne mbrojtje te 4 ‘gjemave’ e gjemepruresve.

    Kjo nuk ka si te mos ndikoje ne psikiken kombetariste, si levizje e cuditshme, pikerisht pas pavaresise se Kosoves.
    Diku duket komplot ndersa diku mjaftohet me analizen e fakteve (ku bej pjese edhe vete) dhe parashikimit te ‘gjemave’ te tjera te ketij tipi ne kohet qe do vijne.

    Tani ata te komplotit, quhen prej shoqerise liberale, kombetarista fashiste, biles edhe une nga 2 tipa e kam ngrene ate akuze.

    Problemi qe shoh eshte se nese rryma liberale e quan rrymen kundershtare fashiste dhe prej ketyre te fundit quhen tradhtare, ketu kemi te bejme me dicka qe nuk ndihmon askend aq me pak shqiptaret. Te besh ca para me libra e shkrime gazetash duke share kundershtarin, rrezikon seriozisht dinjitetin personal, si rasti i Klosit.

    Nga ana tjeter futja ne nje thes e te gjitheve e ndarja ne ‘tradhtare’ e ‘fashiste’ nuk ndihmon as ne analizen e dukurise.
    Psh xha xhai mund ti fuse te gjithe ne nje thes e ti quaje injorante e me kompleks inferioriteti, por si kunderpergjigje do marre neper forume akuzen per tradhti e i shitur, akuze qe gjendej qe me pare neper forume te ndryshme (ne te pakten 2).
    Ku shpie kjo ?
    Per mua asgjekundi e biles me cpo duken bathet eshte shoqeria liberale ajo qe po goditet publikisht shume rende e po humb ngadale prestigjin ndersa krahu kombetarist forcohet por ska fuqi politike sepse ky kombetarizem i tanishem eshte vertet atipik,sepse lekundet fuqishem midis Europes e pu

    Me sa kam vene re shqiptaret te vetmin kompleks real inferioriteti e kane per pune lekesh, e ne Greqi e Itali por edhe ne Amerike ,shume nga emigrantet nuk i honepsin dot greket, italianet dhe deri diku edhe shoqerine amerikane (lidhjet e martesat zezake-te bardhe dhe pederastia sheshit, jane te papranueshme) e po keta emigrante nese Shqiperia do ofronte dicka te krahasueshme me vendet ku jane , do ktheheshin sa hap e mbyll syte.

    Po i rikthehem ndarjes qe po ravijezohet sepse mendoj se do jete mjaft e rendesishme ne te ardhmen e afert.
    Ne vija te trasha mund te kemi edhe liberale vs konservatore, qe mund ti nderrojne fytyren edhe politikes shqiptare, meqe te dyja palet nuk e gjejne veten tek politika aktuale dhe duan ndryshim. Sigurisht jo sot me neser por per 15-20 vjet, mund t’ja arrijne.

    Kjo ka nevoje per mirekuptim, sepse nese vazhdohet me termat tradhtare e fashiste, vetem sa ngrohim qoshene.
    Shoqeria liberale me duket se i pelqen ta ngrohe qoshene, meqe realisht eshte me afer oxhakut, zoteron mjetet e komunikimit, ka ndikim politik dhe nuk perton aspak te shkule ndonje kofshe nga pula qe po piqet, si puna e atij Mjaftistit qe u hodh ne krahet e Rames, si femija i vogel ne krahet e babait qe ka kohe qe mungon.

    Dua te them jo se shoqeria liberale ha e pi me pushtetaret e sotem, se fshati qe duket sdo kallauz, por se shoqeria liberale i ka krahet me te ngrohte dhe nuk eshte e prirur per mirekuptim, po njesoj si elementi ekstremist i kombetaristeve.
    Cdo i kushtonte shoqerise liberale te ndeshkonte Rektorin e Vlores apo Pangon ? As logjika me e thjeshte nuk mund te mos shohe si absurde, arsyen komercaliste nderkombetare(eshte per ti qare halli ne radhe te pare logjikes qe prodhoi kete justifikim) te Rektorit apo mbrojtjen e Pangos te bazuar ne kundersulm, ne vend te bente mea culpa si cdo njeri qe ka njecike cipe.

    Xha xhai per mua perben nje rast atipik ne gjirin e shoqerise liberale te ciles i perket. Por jo para se te hyja ne kete blog, pasi perpara neper forume e kam share sa jam kenaqur, por pasi Julius me mbushi mendjen te vija ketu.
    Ngadale e njoha ,aq sa mund te lejoje shkrimi e pashe pikerisht prirjen per mirekuptim, pashe edhe shkrimet e vjetra qe jane ku e ku me agresive se keto te fundmit apo edhe ky i sotmi.

    Praktikisht mes shoqerise liberale, xha xhai eshte interlokutori me i mire qe njoh. Sa me shume si xha xhai e mundesisht ne Shqiperi aq me e lehte do ishte shkeputja e shoqerise liberale nga pozicioni ekstremist e njekohesisht nga tryeza ku ha edhe pushtetari.
    Shoqeria liberale, kujton se nepermjet influences me ane te masmediave do arrije te imponoje mendimin e saj, por per mua gabon rende, pasi perhere e me shpesh shihet sesi mendimi i shoqerise liberale refuzohet fuqishem nga masat.

    Komentuesit e shekullit mund te jene injorante e cte duam, por ama jane duke goditur ku te dhemb e ku te djeg, ne radhe te pare shoqerine liberale, cka do te thote humbje e plote e prestigjit intektual qe kjo shoqeri permban. Kjo humbje nuk eshte vetem e shoqerise liberale por e vete shoqerise shqiptare, sepse duket qarte qe intelektualet me te njohur i perkasin me shumice asaj shoqerie.

    Per mua jetike eshte qe shoqeria liberale te mos ngrohe me qoshene, te shkeputet nga tryeza e pushtetareve e te shohe ne radhe te pare jo c’eshte perendimore per ta futur ne Shqiperi, por c’eshte e dobishme si dhe sigurisht te zbuse qendrimin e saj ne ceshtjen kombetare.
    Nuk mund te behesh elite intelektuale e popullit, nese i bie deshirave te popullit nga mengjesi ne darke, kjo sjell vec shkeputje.

  6. Xhaxha, në këtë shkrim fjala turmë është lakuar të paktën 10 herë…

    Stalker, siç vë re Xhaxhai: Natyrisht, komentuesit nuk janë historianë, as kanë shumë idenë se si mund të kundërshtohet një tezë e një historiani,, me gjithë respektin që kam për Lubonjën që e ndjek prej kohësh, por pse jo dhe për Klosin për ç’ka bërë, do të thoja që edhe opinioni i tyre, për sado intelektual dhe përpara që të jetë, NUK është OPINION HISTORIANËSH.
    Unë nuk shikoj asgjë, as shkencore dhe as intelektualisht aq të lartë në shkrimet e Klosit apo Lubonjës (rreth argumentit Skënderbeu) që të më bënin të vija në dyshim njohuritë e mija historike.

    Ndërsa përsa i përket kulturës së debatit, kjo shumë herë është trajtuar edhe prej Xhaxhait, edhe me rrezikun që të hyjë në ujëra të minuara (duke marrë si shëmbull rastin e debatit të turmës me Klosin dhe Lubonjën), se sa prej vetë të interesuarve… që gjithsesi nuk besoj se Shekulli do t’jua u censuronte replikën.

  7. Debatet ne Shekull me kujtojne pikerisht ate turme te ekzaltuar qe jo shume vite me pare cirrej “Parti Enver jemi gati kurdohere”, kohe te cilen po mundohemi ta fshijme nga kujtesa e nuk po mundemi dot, po ajo turme qe cirret e ekzaltuar “per moral” ne rastin e Pangos, qe eshte gjithmone e gatshme per lincim te verber, turme e cila e ka zanafillen e ekstazes qe ne kohen e gladiatoreve te shkrete, te guijotines, ajo turme qe sot mblidhet per te “shijuar”ore me pare sesi inxhektohet e vdes nje i denuar me vdekje, turme qe nuk ka te ngopur ne marrezi, por qe justifikon vetveten ne shumice.

  8. Neal, me behet qejfi qe edhe ty ste pelqejne marrezite e plebejve, por do thoja se te majtet ne pergjithesi,sidomos intelektualet e majte, jane kunder turmes se plebejve vetem nese plebejte s’jane dakort me mendimin e tyre, ne rastet e tjera e quajne marrezine e plebejve, triumf i demokracise.
    Ceshtje interesash, si perhere.

    -Ai do u jape atyre spektakel ne Koloseum e nga ana tjeter do u marre lirine e ata serisht do e duartrokrasin.

  9. Xha xha, ti qe je marre me gjuhesi dhe normalisht me shkrimin e rilindesve, sa ka mundesi te jete autentike kjo :

    sic Samiu thote:

    “Po njeriu po të jet’ i lik e i dobëtë, gjith’i hipinë siprë, jo
    vetem arëmiqtë, po edhe miqtë; për të mbajturë nder’ e ti, duhetë të
    tregohet i zoti kuntrë anëmiqet edhe kuntrë miqet. Kështu edhe na,
    sado që vllehtë na duanë edhe kanë: nevojë për miqësit tënë, me
    gjithë këtë, duanë të jenë në të lartë e më të ndjerë se na, duke me
    qënë aqë më te pakë edhe t’ardhur’e të huaj në Shqipëri. Janë ca
    vlleh, që duanë të tregojnë n’Evrope që vllehtë janë mëndja e
    shqipëtarëtë trupi, që shqipëtarëtë duhet të lëftojn’ e të vritenë e
    vllehtë të qeverisinë e të gjykojnë.”

    Meqe Lubonja eshte vlleh, ne rastin e tij (qe me sjelljen e Kristoforidhit ska asnje lidhje) duhet degjuar Sami Frasheri apo duhet akuzuar edhe Samiu si fashist ?

  10. Hyllin, në shekullin XIX ishte normale që njerëzit të luanin me këto gjepura: vllahu kështu, turku ashtu; çifuti kështu, zezaku ashtu; i verdhi kështu, i kuqi ashtu. Mos harro që në atë kohë edhe shqiptarët i bënin me bisht.
    Pastaj ndodhën disa gjëra në shekullin XX, si pasojë edhe e këtyre klasifikimeve, dhe ai lloj diskursi u diskreditua krejt, për të gjetur strehë vetëm në skajet e mendimit social.
    Dua të them që po t’i kish thënë sot këto gjëra Sami Frashëri, do ta kisha quajtur fashist pa ngurrimin më të vogël.

  11. Me fal qe po bej postime te njepasnjeshme po sma merrte mendja se do gjeja kaq shume vllehe ne poste jetike te shoqerise shqiptare si Ylli Popa, Aurel Plasari, Edi Rama, S. Haxhimihali, F. Lubonja, Genc Pollo, Kristo Frasheri, K. Blushi, Pirro Misha etj.

    Pervec Kristo Frasherit qe eshte rikthyer ne gjuhen e shpirtin iliro-shqiptar, keta te tjeret me rezultojne nga shkrimet e veprat e tyre apo prinderve te tyre, si ata vllehet nga te cilet Naimi na thoshte te ruhemi, se duan te na hipin ne qafe, se si thote ajo shprehja popullore:
    O Zot me ruaj nga miqte, se nga armiqte ruhem vete.

    Pastaj edhe revizionistet e famshem te kombetarizmit shqiptar na qenkershin shumica vllehe. hmm cfare rastesie kjo e cfare rastesie qe te shoh ty si intelokutorin me te mire… S’dashka shume mend ne fakt, interlokutori me i mire per shqiptarin ne ceshtjen kombetare nuk ka si te mos jete shqiptari.

    Pse keta zoterinjte vllehe nuk merren me revizionimin e kombetarizmit te kungullistanasve e tua lene shqiptareve revizionimin e kombetarizmit shqiptar ?

    Tani po ti bej edhe lidhjen me Koci Xoxen e Koco Tashkon, Gogo Nushin , Stefanaq Pollon, Todi Lubonjen,Pilo Peristerin etj me dalka qe Sami Frasheri paskesh pasur jo nje por 2 barre mend kur na paralajmeronte se vllehet duan te na hipin ne qafe .

    Xha xha jam kurioz per kete qe i the Edrusit me lart:

    -Sa për qarqet kombëtariste-fashiste, edhe këtyre do t’u vijë radha, shpresoj; por këtu po them vetëm që aty bëjnë pjesë të gjithë ata që e përcaktojnë elementin vllah si kalë Troje në punët e shqiptarisë dhe të shqiptarëve.

    Shiko se mos gjate atij debati na del se vllehet jane per Shqiperine si hebrejte per Ameriken e Gjermanine.
    Qenka vertet pune me spec kjo, zone e minuar…..

    1. E ne qofshin, ku eshte e keqja? Problemi me i madh eshte se kur flitet per vllehet nga ky qarku fashist ku ben pjese edhe ti i dashur Hyllin, ata nuk konsiderohen Shqiptar. Me te njejten llogjike, por qe veshtire te merret vesh nga qarku i shkurter i mentalitetit kombetaristo fashist, minoritetet greke apo bullgare, nuk duhen konsideruar Shqiptar. Fatkeqesisht, kjo eshte vogelsia e Shqiperise suaj Te Madhe. Vazhdo tashti, fol per vllehet sikur te mos ishin Shqiptar, se me kete diskurs ia kemi pare hajrin Shqiperise se Madhe te Shqiptareve.

  12. ”””Pastaj ndodhën disa gjëra në shekullin XX, si pasojë edhe e këtyre klasifikimeve, dhe ai lloj diskursi u diskreditua krejt, për të gjetur strehë vetëm në skajet e mendimit social.
    Dua të them që po t’i kish thënë sot këto gjëra Sami Frashëri, do ta kisha quajtur fashist pa ngurrimin më të vogël.”””

    Postimi im me lart me duket se tregon se nga ka ardhur diskretitimi, se jo per gje po shek 20 tregoi se Samiu kish te drejte, sepse ajo nga kish frike, realisht ndodhi e po ndodh…..

  13. A mund të ishin shqiptarët fashistë?

    Provokuese si pyetje? Mbase! Dy vëzhgime e nxisin: Njëri është shpeshtësia gjatë dhjetë viteve te fundit e akuzës “të shitur tek serbi, greku” ose “është vepër e sërbit, grekut”. Kjo mund të vihet re në të gjitha format dhe mediumet e ligjërërimit publik apo privat, akademik ose jo. Referimi i z. Vehbiu ndaj reagimeve blogiste tek Shekulli thjesht tregon që ky vëzhgim nuk mbetet cilësi vetëm e një syri individual. Si vëzhgimi i dytë mund të sillet përqasja e debatit ndaj një studimi mbi Skëndërbeun. Ajo që vihet re, dhe vështirë se mund të mohohet, është karakterizimi i përqasjes nga ana shqiptare të debatit me një pasion dhe emocionalizëm të përkushtuar. Në një përqasje të tillë mund të futet, si rast më i fundit shprehjeje, artikulli i gjatë i Profesor Kristo Frashërit “Skëndërbeu dhe absurditetet lapidare të Oliver Schmitt” tek Gazeta Shqip, 22 Mars 2009.
    Si mund ti jepet përgjigje një pyetje të tillë? Ç’do të duhej përdorur në mënyrë që, pas shqyrtimit të vëzhgimeve të vlefshme, çfarëdolloj konkluzioni pohues apo mohues që mund të arrihej, nëse mund të flitej për konkluzion, të ish sa më “objektivisht informues”? Që konkluzioni pra, të mos ish thjesht një vlerësim individual por i mbështetur mbi një vlerësim reflektues qoftë i më shumë mendjeve, qoftë edhe i më shumë vëzhgimeve?
    Meqë qoftë vëzhgimet e fundit, qoftë pyetja vërtiten rreth fenomenit “fashizëm”, për ti dhënë përgjigje pyetjes dy gjëra janë të nevojshme: E para, referimi ndaj asaj çka ka mësuar njerëzimi rreth fashizmit; E dyta, marrja e këtyre njohurive dhe përdorimi i tyre si “metër matës” i realitetit shqiptar për të parë sa përputhet ose jo realiteti shqiptar me to. Kujtdo besoj mund ti kujtohet “letra kalk”: përfaqësonte “etalonin” që vihej mbi letra të pastra për ta bërë kopjen të ngjante me origjinalin. Në rastin e pyetjes sonë, letra kalk përfaqësohet nga “dijet mbi fenomenin e fashizmit” ndërsa letra e pastër, përfaqësohet nga realiteti shqiptar. Sa më pak të përputhet reliteti shqiptar me “kalkun fashizm” aq më pak fashist, mund të konkludohej, do mund të ishin shqiptarët. Sa më shumë të përputhej realiteti shqiptar me kalkun fashizm, aq më shumë fashist, mund të konkludohej, do mund të ishin shqiptarët.

    Ç’na server atëhere dija e akumuluar për fashizmin?
    Dihet që shtetet që identifikohen me fashizmin janë Italia, Gjermania, Japonia. Diskutimit tonë nuk i humbet ndonjë gjë e madhe nëse lëmë mënjanë Japoninë dhe fokusohet vetëm tek Italia dhe Gjermania. Atëhere, çfarë është e përbashkët për këto dy shtete? Përbashktësia do parë në dy kontekste: Historik, dhe Ideologjik. Pse në këto dy? Sepse të dyja kanë lidhje me njëra tjetrën: Historia informon ideologjitë; idelogjitë kontribuojnë në histori-bërjen.

    Ç’ofron vështrimi në kontekstin historik?
    E para, të dyja u formuan si shtete kombëtare relativisht vonë, në gjysmën e dytë të shekullit të 19të. Gjermania u bashkua nga lart, nën lidershipin e Bismarku (të cilët shqiptarët e urrejnë për shkak të cilësimit prej tij të Shqipërisë si “shprehje gjeografike”); ndërsa Italia reflektoi përplasjen mes Shtëpisë së Savojës, Papa Piu IX, Garibaldit, Mazzinit.
    E dyta, të dy shtetet, u karakterizuan nga etja për territorre dhe ngjitjes në statusin “Fuqi Evropiane”. Kjo ish arsyeja pse Gjermania dhe Italia qenë aleate gjatë Luftës së Parë Botërore.
    E treta, para se te bëheshin fashiste, kishin provuar demokracine. Italia provoi atë që cilësohet si “periudhë liberale”, e cila zgjati deri në fillim të luftës së parë botërore, u karakterizua nga një sistem politik i brishtë dhe i paqëndrueshëm për shkak të egizstencës së shumë partive në parlamentin Italian. Ekperienca e Gjermanisë,me demokracinë fillon me Bismarkun, dhe përfundon me Republikën e Vejmarit (Weimar Republik).

    C’ofron vështrimi në kontekstin Ideologjik?
    E para, si fashizmi i Musolinit, ashtu edhe Nazizmi i Hitlerit vënë theksin mbi rëndësinë e intuitës, instikteve, pasioneve, emocioneve sesa arsyes dhe racionalizmit njerëzor. Kjo shpjegon deri ne një farë mase përse fjalimet e Musolinit dhe Hitlerit ishin sugjestionuese. Në essencën e tyre, fjalimet e Musolinit dhe të Hitlerit më shumë iu vinin rëndësi aspekteve dhe efekteve emocionale sesa asaj racionale.
    E dyta, si fashizmi i Musolinit, ashtu edhe Nazizmi i Hitlerit vënë theksin e tyre tek kombi, lideri, ose partia e vetme. Të dy reflektonin ndjenjën mundonjëse të inferioritetit si komb, të të qënit komb i trajtuar si inferior. Italia, përballë Evropës, vuajti atë që Mazzini e shprehte me keqardhje: “Bëmë Italinë shtet, tani të bëjmë Italianët komb”. Gjermania, përballë Evropës vuajti trajtimin si humbës pas Luftës së Parë Botërore. Si Fashizmi Italian, ashtu edhe Nazizmi Gjerman, vinin theksin tek kombi pikërisht pse aty ndjeheshin më të lënduar; Megjithatë, ka edhe arsye tjetër përse si Musolini edhe Hitleri, bëjnë qëndrore të tyre idenë e kombit. Para se të shpallte veten fashist, Musolini kish qënë socialist dhe besues i ideve të Marksit. Musolini u bë fashist pas Luftës së Parë Botërore, kur pa se klasa puntore e Evropës Perëndimore, në vënd të reagonte ndaj pregatitjeve për luftë mbi bazën e përkatësisë klasore (Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni” thosh dhe shpresonte Manifesti i Marksit), iu bashkua qeverive kombëtare dhe flamurit nacionalist: puntori francez nuk krijoi aleance me puntorin gjerman që bashkërisht të ngriheshin kundër qeverive nacionaliste franceze e gjermane; në vënd të identifikimit të njëri tjetrit mbi bazën e përkatësisë së tyre klasore (të dy proletarë), në transhetë e luftës puntori francez i rreshtuar ushtar vrau puntorin gjerman ushtar. Musolini pra, pa se ajo çka frymëzonte shjelljen e njeriut nuk ish as liria e individit (pretendimi liberal), as përkatësia klasore (pretendimi Marksist), por ndjesia e të qënurit pjesë e një kombi. Edhe Hitleri, para se të shpallte doktrinën e tij, kish tentuar, pa sukses, të penetronte partitë puntore dhe socialiste që egzistonin në Gjermanine e Vejmarit. Kësisoj, I vetmi shanc për Hitlerin ishte të përdorte diçka që ish përdorur edhe më parë por jo aq efektivisht: nacionalizmin e lënduar dhe ndryshur padrjetësisht nga bota (Amerikanët, Francezët, Anglezët). Por që demosi të bëhët një komb ka nevojë për tre kushte: të fillojë të mendojë si komb; një lider ose parti që i hap horizontin të shohë dhe mendojë veten si komb; mbledhjen e gjithë njerzve përreth liderit dhe mbrojtjes së liderit të tyre me çdo kush nga çdo sulm që mund ti bëhet atij.
    E treta, si fashizmi I Musolinit, ashtu edhe Nazizmi i Hitlerit u karakterizuan nga kotnrolli total i politikës, ekonomisë dhe mbi të gjitha mendimit të lirë. Ndërsa është e vërtetë që si Musolini ashtu edhe Hitleri erdhën në pushtet në mënyrë demokratike (plus edhe metodat jodemokratike), ndër gjërat e para që ata bënë sapo erdhën në pushtet ishte likuidimi i lirisë së shprehjes dhe partive politike.

    Permbledhtazi, kuadri i përgjithshëm referues që mund të përdoret mbi bazën e mësimeve të nxjerra nga shpalosja dhe praktikimi i Fashizmit dhe Nazizmit, mund të përmblidhen në katër elementë:
    E para, kur bie puna për të shpjeguar një “realitet” ose “prurje” të “re”, dmth shpjeguar përse ato janë ashtu siç janë, një mentalitet fashisto-nazist e bazon gjykimin e vet mbi kontrastin hero-tradhtar. Meqë qëndrore për të dy është kombi, lideri, ose partia, kushdo që guxon të prekë, revizionojë apo paraqisë në një dritë tjetër kombin, liderin, partinë, ai është tradhtar që duhet përndjekur këmba-këmbës, djegur me zjarr, shfarosur pa i lënë farë.
    E dyta, kur vjen puna për të vlerësuar gjërat, realitetet, dmth nëse punët janë mirë apo keq, një mentalitet fashisto-nazist përdor si kut matës “kombin”: nëse ka njerëz që i shohin gjërat ndryshe nga ç’i shohin or dëshërojnë ti shohin pjesa tjetër, që nuk rreshtohen përkrah liderit ose partisë, që, guxojnë ti shohin si kombin, si liderin, si partinë ndryshe nga ç’i shohin të tjerët, atëherë punët nuk janë në terezi; kombi është në rrezik; zgjidhja është etiketimi dhe linçimi si tradhtar i jo-konformistit.
    E treta, kur vjen puna për të treguar se ç’duhet bërë për të ndryshuar gjendjen ose “ndrequr” pasojat e veprimtarisë tradhtare të renegatëve të kombit, ajo që njerzit duhet të bëjnë, sipas mentalitetit fashisto-nazist është ta shohin veten e tyre jo si individ me personalitetin, mendimin, këndvështrimin e tyre individual, por ti rreshtohen menjëherë kauzës së kombit të sulmuar, të ndjekin liderin dhe partinë që luftojnë për lavdinë e kombit dhe marrin shpirtin gjithë armiqve tradhtarë të kombit.

    Përse mentaliteti fashisto-nacionalist arriti të bëhesh një mall i “shitshëm” ndër njerzit? Përse mentaliteti fashist-nazist pati forcën të ngjizej dje dhe vazhdojë të egzistojë ende edhe sot?
    Shpjegimi involvon në një masë të madhe nje dimension psikologjik e social. Ky dimension, kombinuar me faktorin socio-politik, mund të shpjegojë përse fashizëm-nazizmi, si mentalitet, mund të gjendet edhe sot ndër njerëz e shoqëri të ndryshme. Përsakohë që brënda njeriut bashkëjetojnë edhe racionalja edhe emocionalja; edhe padija edhe dija; edhe dëshira për pushtet, lavdi, pasuri edhe dëshira për njohje të superioritetit intelektual, fizik, seksual, material; edhe nevoja për identitet individual edhe nevoja për të qënë pjesë e një identiteti kolektiv; edhe diferencat nga pikëpamja biologjike (raca, seksi, intelligjenca) edhe differencat nga pikëpamja sociale (gjuha, feja, kultura, kredoja, identiteti, klasa, arsimi); Përsakohë pra që egistojnë të kundërtat dialektike, gjithnjë do egizstojnë kënvështrime të ndryshme. Çështja këtu nuk ka të bëjë edhe aq me varietetin e perspektivave sesa me nga “anojnë” ato në dikotomitë e përsipërme. Ajo që e bën mentalitetin fashisto-nazist sa të ndryshëm, aq edhe të rrezikshëm e shkatërrimtar në pasojat e veta është baza mbi të cilën ai ngrihet. Fashizmi dhe Nazizmi nuk lindën në truall bosh. Musolini, para se të bëhej një lider fashist, ishte një mendimtar; Hitleri, ndonëse nuk mund të vendoset në rangun e një mendimtari, u influencua, ose nuk mungoi ti përdorte qëllimisht, mjaft teza apo teori të filozofëve apo mendimtarëve të tjerë.
    Nga shekulli i 18th, nga von Herder, de Bonald, fashizmo-nazizmi mori hua mosbesimin ndaj racionalizmi njerëzor dhe theksimin më shumë të diferencave mes njerzve dhe kombeve sesa gjërave të përbashkëta. Nga shekulli i 19th , nga Fichte, Gobineau, Nietzsche, James, Mazzini, Bon, Mosca, Pareto, Michels, fashizmo-nazizmi distiloi dhe bëri të vetat idetë për vet-ndërgjegjësim individual e si komb, superioritetin e racës Ariane, mbinjeriun, fuqinë njërëzore për të imponuar vullnet, aftësinë për të besuar në diçka pavarësisht në është e gënjeshtër apo e vërtetë, psikologjinë e turmës linçuese, rëndësinë e simboleve, emocioneve, ndjenjave, miteve, forcës së ideve në manipulimin e sjelljes njerëzore. Në shekullin e 20-të, shekulli i fashizmit, fashizmo-nazizmi gjetën bazën e tyre mbi idetë e Sorel, Ëoltmann, Chamberlain, Grant, Ford, për të arritur kulmin me Musolinin dhe Hitlerin që nuk mbetën thjesht në nivelin e ideve por krijuan mbi këto ide realitetet e tyre politike e sociale. Është pikërisht egzistenca nga njëra anë, dhe shpërdorimi që i bëhet nga ana tjetër, e një seti idesh, ajo që mund të shpjegojë përse gjatë këtyre 20 viteve të fundit individë apo parti, të cilat s’mund të quhen fashisto-naziste me plot gojën por ama që përmbajnë plot elementë fashist në profilet e tyre, janë jo vetëm në qarkullim por edhe kanë korrur nganjëherë suksese modeste në Evropën perëndimore në vende të tilla si Itali, Francë, Hollandë, Belgjikë, Gjermani. A mund të ishin shqiptarët pjesë e kësaj liste? Përgjigja kësaj pyetjeje mund ti jepet duke përdorur pikërisht kuadrin e mësipërm të indikatorëve. Një gjë e tillë, ka tre gjëra të mira: minimizon subjektivizmin në vlerësim; heton deri në ç’shkallë ligjërimi dhe veprimi në kontekstin shqiptar përputhen ose jo me karakteristikat kryesore të vëna re tek fashizmi dhe nazizmi nga studiues të ndryshëm; dhe së fundi, mund të ndihmojë të thuhet nëse prirjet fashisto-naziste reflektojnë prirjhe të një shoqërie e mentaliteti të tërë shoqëror apo janë të lokalizuar dhe bartur në individë të veçantë.

  14. Pyetja e fundit per ty xha xha para se te iki per sot:

    -Nese Ylli Popa, Aurel Plasari, Edi Rama, S. Haxhimihali, F. Lubonja, Genc Pollo, Kristo Frasheri, K. Blushi, Pirro Misha etj jane vlleh, Mejdani jevg, Alfred Mojsiu cifut e Kadareja i lajthitur, Samiu Fashist, Skenderbeu bisex , Ismail Qemali i padenje etj atehere
    a eshte ‘Shqiperia e shqiptareve’ e gjaku i derdhur mos valle ka shkuar dem ?

  15. Hyllin të pohosh si ti se

    “Praktikisht shoqeria liberale ne te kater rastet u hodh diku ne mbrojtje e diku per te justifikuar, rektorin, 2 akademiket, Shmitin dhe Pangon. ”

    do të thotë se ose nuk ke kuptuar gjë të paktën në rastin e Pangos, ose se nuk je duke thënë në mënyrë të ndërgjegjshme të vërtetën, pra je duke gënjyer publikisht.

    Pangon nuk e mbrojti njeri, madje liberalët e kishin hedhur që në fillim në plehra, se ai për ata ishte ai që ishte. Të djathtët e ngritën dhe e vunë ministër, i dhanë të drejtën që në emër të qeverisë shqiptare të Sali Berishës të pohonte përpara Kuvendit të Shqipërisë më verën e vitit 2005 se presidenti i atëhershëm Moisiu, i cili ishtë në diskutim për t’u rizgjedhur në këtë post, nuk mbante dot as urinën e vet dhe se Pango e konstatonte të gjithë këtë si ekspert.

    Sigurisht që mua më vjen ndot nga vetja të citoj politikanët shqiptarë kur këta flasin zyrtarisht në Kuvend, por unë kësaj nuk kam se ç’ti bëj, kjo është gjuha zyrtare e përdorur në atë forum politik dhe kur është nevoja u dashka cituar.

    Këtë horr e djathta konservatore e vuri atje ku e vuri, ajo i dha mbështetjen politike, ky vetë atë mbrojti gjithë kohën dhe vetëm kur Fiksi e zuri në vijim të ushtrimit të detyrës me pantallona të zbërthyera, atëherë e hoqi, sepse vërtete se ç’ta bënte.

    T’ja faturosh mbrojten e Pangos të majtës liberale do të thotë të kesh një marrëdhënie vërtetë seriozisht të rëndë me perceptimin e realitet Hyllin. Ose të mos kesh karakter dhe të jesh gënjeshtar.

  16. Hyllin sa per informacion Lubonja nuk eshte vlleh. As nuk e identifikon veten si te tille. Lere pastaj elementet e tjere si gjuhe kulture etj. Dhe kur per ate ben kaq gabim po ti ve ne pikepyetje njohurite mbi pemen gjenealogjike te te tjereve qe permende. Nese per ty si perkatesi etnike vlen edhe ndonje katragjysh i larget do dalim te dy bashke jo vlleh po iranian, rome apo vikinge leshverdhe. Dhe kjo puna vlleh rom apo alien eshte pune kot keshtu qe lere kete muhabet se nuk ka te beje as me temen.

  17. I gjithe ky problemi i vlleheve, nuk eshte vecse miti me i ndyre qe kemi huazuar nga gjithe ai civilizim grek. Miti i autoktonise, autoktoni tapine e se ciles Hyllini nuk e ka veshtire t’a fabrikoje me ane akrobacirash gjuhesore. Mit i prapambetur, qe harron se legjitimiteti i nje shteti nuk eshte autoktonia, por harmonia. Mit i cili nuk sherben per asgje, i diskretituar se fundi nga pavaresia e Kosoves, e fituar fale mungeses se harmonise mes Shqiptareve dhe Serbeve, pavaresisht pretendimeve irracionale per autoktoni prej te dyja paleve.

  18. …”E dyta, të dy shtetet, u karakterizuan nga etja për territorre dhe ngjitjes në statusin “Fuqi Evropiane”. Kjo ish arsyeja pse Gjermania dhe Italia qenë aleate gjatë Luftës së Parë Botërore…”
    ———————————————————————-

    …Ka plot raporte te tjera qe shprehnin shqetsimin e britanikeve ne lidhje me dinamizmin gjerman. Francis Nelson, nje ish anetar i parlamentit britanik… shprehte pikepamjen se “old boy network” i Anglise nuk e konsideronte veten te afte per tu matur me Gjermanine industrialisht.

    Ne vitin 1907, Artur Balfour, ne bashkebisedimin me nje diplomati amerika, Henry White, thoshte:
    BALFOUR: Ne jemi ndofta budallenj qe nuk gjejme nje arsye t`i shpallim lufte Gjermanise para se ajo te ndertoje nje numer te madh anijesh dhe te na marre tregtine tone.
    WHITE: Ne se doni te mateni me tregtine gjermane, atehere punoni me fort.
    BALFOUR: Kjo do te thote qe ne te ulim standartet tona te jeteses. Nje lufte ndofta eshte me e thjeshte per ne. A eshte kjo nje ceshtje midis te drejtes dhe te padrejtes? Ndofta eshte thjesht ceshtje e ruajtjes se supremacise sone…

    ————————————————————————

    …” As qe flitet gjekundi per nevojen e ngritjes se taksave, rritjes se kursimeve te detyruara, apo ceshtjen e huave te stermdha publike per luften. Krejt e kunderta. Pak kohe me pare nje takse e rendesishme u abolua. Depositat e sigurimeve publike i thyejne rekordet e tyre muaj pas muaji. Paraja eshte aq e bollshme sa interesat e kredive te Reich-ut mund te bien nga 4,5 ne 4%.
    Keto ndryshime mund fare mire te krijojne nevojen per nje reaxhustim te konvencioneve tona te mireformuara. Nje kembengulje mendjengushte ne metoda dhe doktrina , te cilat funksiononin 50 vjet me pare , mundet lehtesisht te resultojne po aq te kushtueshme sa edhe vete lufta e tanishme. Ndofta nuk ka per te humbur luften; por me siguri mund te humbase paqen…”
    -London Times, October 11 and 12 and November 13, 1940

  19. “Mua më duket tmerrësisht fyese që ta lejosh gjeografinë të ta sundojë shpirtin. (George Santayana)”

    Cdo gje sunduese fyen, edhe shpirt te jet sundimtari. Nga ana tjeter, nuk ka gjeografi per sundim shpirti, “shpirti” ka gjeografi sunduese perderisa te clirohet e te jete shpirt.

  20. Komentet “katakombë” tek Shekulli, apo tek Koha Jonë, apo tek Balkanweb, etj, nuk duan marrë si përgjithësim apo fotografim i çastit i mendimeve të opinionit publik në Shqipëri.
    Për mendimin tim, ato nuk e vlejnë t’u harxhohet koha e leximit, jo më e komentimit.
    Fajin e kanë moderatorët, tha.
    Po t’u hidhni një sy komenteve anembanë gazetave të ndryshme botërore në internet, ka paçavure edhe më të papranueshme se sa ato tonat, sikurse ka edhe faqe komentesh të moderuara me kujdes e kulturë.
    Sa për vllenjtë, historia e Shqipërisë e ka treguar se ata kanë qenë dhe janë një pakicë etnike e kulturore që është intregruar më së miri në shtetin shqiptar dhe ka kontribuar në ngritjen dhe konsolidimin e tij.
    Vllenjtë janë njerëz shumë punëtorë dhe përgjithësisht të mirë e të ndershëm. Shqiptarë dhe vllehë kanë bashkëjetuar në harmoni të plotë.
    Ai citati i Samiut është shumë i dyshimtë.
    Shkrimi kritik i Frashërit vijoka në disa numra.

  21. Xha Xha, më së fundi ju kapa një gabim. Ju shkruani: “Ky interpretim librit të Schmitt-it i është bërë nga përfaqësues të rrymës kombëtariste në mediat, duke përfshirë edhe shkrimtarin Ismail Kadare, por edhe personalitete të larta të kombit si Presidenti i Republikës Bamir Topi”. Mos donit të thoni “personalitete të larta të shtetit”? Se mua nuk më rezulton që Topi, tani për tani, të jetë personalitet i kombit. Apo cilësimi rrethohet nga një hije e lehtë ironie si vizatimet me laps të Krypa-s? Në këtë rast, tërheq shënimin me faljet përkatëse.

  22. Me vjen mjaft mire qe eshte kapur dhe nga ju Xhaxha ky problemi i turrmes..

    Po aty ne blogjet e Gazetes Shekulli, mua me eshte dashur here pas here te reagoj me komente si me poshte:

    “..Pershendetje dhe liri Shqiperise nga turrmat!..”

    ~o~
    Per artikullin e arratisjses se shqiptarit nga burgu grek:
    “..Pika qe s’ju bie turrmave qe s’dine c’gjykojne, e adhurojne aventurieret dhe kriminelet qe arratisen nga burgjet!!..”
    Ky koment ishte per artikullin lidhur me arratisjen e kriminelit shqiptar nga burgjet e greqise, dhe turrmat e bene hero!!

    ~o~
    Nje shkrim per filmin Eduart, ku “analistja” ka arritur ne konkluzionin se skenaristet e huaj tregohen raciste me kriminelet shqiptare:
    “Kur nje fenomen behet masiv,dhe akoma me keq motiv frymezimi per te bere pak emer, kupdohet qe nese dikush do te guxoje te flase per te verteten, do te perballohet me guret qe do fillojne t’i hidhen nga turrma!

    Ne rastin tone kam vene re, sidomos nga keto blogjet, qe shqiptaret ndihen shume krenare per kriminelet e tyre! Mases se gjere te emigranteve, qe edhe pse emigrojne, ngelen po aq te izoluar sa c’kane qene atje ne fshatin e tyre,bile nuk harrojne te marrin sacin me vete qe te mos shohin asnje televizion vendas, menyra e vetme e afirmimit dhe e rrahjes se gjoksit i ka ngelur ai krimineli shqiptar qe permendet neper lajme!

    Te gjitha keto komente qe po lexoj ketu tregojne pikerisht kete! Juve po ju vjen keq perse krimineli jone shqiptar nuk trajtohet si kriminel i mire, kur ne fakt edhe pse per mua eshte nje film shume i dobet, i thate e pa piken e emocionit (filmi Eduart) regjisori ka bere nje kthese duke e kthyer papritur ne personazh pozitiv.
    Historia e vertete e atij djalit nuk eshte aspak ashtu, por ja qe shumica e krimineleve shqiptare s’jane aspak shpirterore dhe kthesa e vetme qe bejne eshte ajo drejt nje krimi tjeter!

    Kjo eshte nje analize “e thelle” dhe e “goditur” per te nxjerre ne pah kompleksin tone te madh te inferioritetit, dhe paaftesine tone per te ditur se nga duhet ta fillojme per te rregulluar imazhin tone!! Nga rregullimi i vete imazhit tone ne te vertete? Apo nga detyrimi i botes e venia atyre syze me xham kavanozi qe te na shohin si duam ne??

    ~o~
    Kurse me poshte me duhet te sqaroj te gjithe injorantet qe me turren per kete nickame, duke me quajtur te shitur te greku, spiun grek apo serb etj.etj.:

    Dhe nje sqarim per injorantet:
    Vertete APOKALYPSIS iu tingellon si greke se ka nje -is ne fund po eshte term biblik!! Sidoqofte para se te quani sharje kur i drejtoheni nje personi me “grek” apo “serb” merrni parasysh qe eshte po aq sharje kur juve vete iu drejtohen me “albabian” !!..”

    ~o~
    Ju pershendes per kete kapje dhe kendveshtrim kaq te sakte te ketij fenomeni qe po behet shume shqetesuses ne Shqiperi. Kam vene re me shume dhimbje se gjithnje e me teper ne Shqiperi po mbizoteron mediokriteti per te mos thene niveli “buttom” fare!! Pardje pashe nje debat televiziv mes te rinjve shqiptare!!
    Sa turp sa turp sa turp te degjosh njerez te rinj te flasin aq ulet!!
    E di qe do me quajne anti-shqiptare, po sepse te gjithe shqiptaret me duken nje turrme e gatshme te skermite dhembet per cdo gje tashme!

    Une e shpjegoj vetem kshu kete fenomen:
    Te gjitha qeverite dhe shtetet e deshtuara, jane kapur gjithmone ne nje litar per te qendruar! Ne ceshtjen kombetare nacionaliste!! Ketu kapet dhe kjo qeveri shpellash qe erdhi me 2005, i ka kapur te gjithe shqiptaret nga briri i nacionalitetit qe iu la Enveri!! Ky eshte shpjegimi per mua!!

    Kritikohet kjo qeveri se vodhi miliardat ne rrugen e Veriut, dhe pergjigjet qe “ju jeni anti-shqiptare se po shani rrugen e shekllit”
    Kritikohet kjo qeveri se hedh ne ere nje zone te tere dhe e kthen ate ne te minuar, e perseri te pergjigjet “ju jeni antishqiptare se nxini realitetin e Shqiperise para anetaresimit ne NATO” etj.etj.

    Une qenie me te pafytyra, qe te gjitha te keqijat dhe barbarite e tyre t’ua veshin te tjereve nuk e dija qe ekzistonin!! Me duhej t’i shikoja me sy qe ta besoja!!
    Jane pikerisht keto qenie barbare te ardhura nga kushedi c’shekull i kaluar, qe s’kane lene te zeze pa i bere ketij vendi, e megjithate arrijne te kene kurajon te flasin e te turren! Jane pikerisht keta qe investojne ne ekzaltimin e turrmave, sepse nga turrmat majmen!!!

  23. Kam dhe dicka per Hyllin:
    Si rilindasit dhe te gjithe historine Shqiptare ta nderojme dhe ta mesojme, por ta marrim ate shabllone per ta zbatuar sot, ne kohe dhe epoka te tjera kjo do te ishte nje vetevrasje per Shqiperine!!

    Hyllin, je per te ardhur keq per nivelin e gjykimit qe ke ….

  24. O Xha xha, po me blogistët e Shekullit ç`pate xhanëm…ata të shkretët “pshesh me kos po hanë”…aq dinë, aq shkruajnë. Mund edhe të këtë naivitet në komentet e tyre por të jesh i sigurtë që e duan Shqipërinë shumë më shumë se shumë të tjerë që rrahin gjoksin nga mëngjezi deri në darkë. Pastaj edhe futesh në katakombe edhe çuditesh për errësirën që gjen aty. Po çfarë pret të gjesh aty, iluministet, baballarët e kombit, kë ? Ata i ke në sipërfaqe, bile në piedestal. Po me turmat ? I quan ato të sëmura, me komplekse inferioriteti, etj. Pastaj thua që veçse mass media mund ti edukojë ato !!!. Turmat, aq më shumë ato nacionaliste jo media por as zoti nuk i zbut dot. Ato janë dhe do të jenë aty jetë e mot. Nëse sot, në paqe, shkruajnë nëpër blogje, nesër janë ata të parët që i vënë gjoksin rrezikut. Të më kuptosh këtu nuk e fjalën për ultranacionalistët, por për nacionalisët (focused on the nation), për ata që nderin e kombit e kanë aq të shenjtë sa’ç’ kanë dhe atë të familjes.

    Mendoj se mundësia që i jepet kategorisë se nacionalisteve për të shprehur opinionet e tyre te “Shekulli” ose blogje të tjera, nuk është për tu kritikuar. Brenda konceptit të turmës , sidomos asaj të egërsuar, sociologët këshillojnë se asaj gjithmonë i duhet dhënë mundësia të çfrejë dufin me fjalë dhe gjeste, përndryshe ajo agresivizohet edhe më keq. Perveç kësaj duhet parasysh që në këtë dukuri të veçantë të natyrës njerëzore (grumbullimet/turmat) aftësia e të arësyetuarit të një individi zvogëlohet në momentin që bëhet pjesë e saj. Njeriu që bëhet pjesë e turmës ka tendencën të njehsohet me veprimet e grupit dhe të bëjë veprime apo të shprehë mendime që individualisht as që do ti shkonin nëpër mend. Imagjino veten në stadium… Edhe këtë veçori njerëzore duhet ta kesh parash Xha.

    1. FN, unë s’jam aq i sigurt sa ç’je ti, që këta të komenteve e dashkan kaq shumë Shqipërinë.
      Por ta zëmë se është ashtu; atëherë unë them se një pjesë e mirë e këtyre që duan “Shqipërinë”, do të bënin mirë të donin më parë njëri-tjetrin, gratë, nënat, baballarët, motrat dhe vëllezërit e tyre.
      Mua kjo dashuri abstrakte për “atdheun” s’ma ka mbushur mendjen kurrë. Më është dukur një formë paranoide e narcisizmit, ose një fe surrogato kapadaijsh pompozë; kur nuk më është dukur vegël për të mashtruar syleshët.
      Përkundrazi, kam parë maskarenj të të gjitha kategorive, që ama atdheun dhe flamurin s’të linin t’ua prekje. Hajdutë, vrasës, shfrytëzues prostitutash, mashtrues – që e kishin adoptuar himnin kombëtar si kolonë zanore të jetës së tyre (përndryshe mizerabël). Qelbësira të hatashme, që nuk kurseheshin për “çështjen”.
      Ti thua edhe se “Shekulli” bën mirë që u jep një valvolë shkarkimi këtyre trogloditëve. Unë as për këtë nuk jam i sigurt.
      Më duket sikur “Shekulli” u jep atyre mundësinë që të solidarizohen mes tyre dhe ta kuptojnë se përbëjnë një forcë për t’u marrë parasysh.
      Në thelb, duke u dhënë hapësirë shprehjeje, “Shekulli” ka funksionuar, në atë rast, si katalizator për formimin e një komuniteti virtual, që nesër mund të bëhet real, të zbresë në Tiranë dhe… t’u kallë flakët zyrave të “Shekullit”; dhe mos guxojë kush të habitet, sikur ajo gjë të ndodhë.

      1. Periferia do i vejë flakën Tiranës është parashikimi im, me çka pashë edhe te emisioni Opinion i Fevziut.

      2. Xha xha, po me duket e tepërt të të shpjegoj se blogistet janë qingja dhe jo ujq. Kategoria që aludoni ju (hajdutë, vrasës, protektorë, etj.), kanë punë të tjera për të bërë e nuk kanë kohë për të humbur nëpër blogje, sepse ne fakt nuk u intereson fare as Shqipëria e as familja e tyre, por paraja. Është kjo kategoria që, larg qoftë, mund të bëjë atë që aludoni ju nëse ju prishen pazaret dhe jo blogistët qingja. Unë njoh personalisht disa syresh dhe jam çuditur për egërsinë që çfaqin në blogje kur realisht janë më shumë se paqësorë. Të jesh gjithashtu i bindur se me Shekullin pa Shekullin ata diku do ta gjejnë mundësinë për ta thënë fjalën e tyre.

  25. ”””’E ne qofshin, ku eshte e keqja? Problemi me i madh eshte se kur flitet per vllehet nga ky qarku fashist ku ben pjese edhe ti i dashur Hyllin, ata nuk konsiderohen Shqiptar. Me te njejten llogjike, por qe veshtire te merret vesh nga qarku i shkurter i mentalitetit kombetaristo fashist, minoritetet greke apo bullgare, nuk duhen konsideruar Shqiptar.”””’

    Pike se pari, ti bukurosh para se te thuash here tjeter me lehtesi fashist, duhet te dish qe gjyshi im dhe dy vellezerit e tij kane luftuar fashizmin si balliste dhe gjermanin si partizane(jo komuniste por partizane nacionaliste), keshtu qe vetem per hir te tyre sdo isha kurre fashist.
    Pike se dyti, xhaxhai im ka gruan vllehe (babai i saj vlleh) e cuni i halles mori nje vllehe(babai i saj vlleh) per nuse, keshtu qe mua keto idiotesirat e tua apokalypsit apo ndonje tjetri me
    japin vec nje nenqeshje te hidhur si reagim.
    Gjyshi s’deshi qe xhaxhai ta merrte, por skish cte bente, ama tha: Ne shtepine time kur jam une flitet vetem shqip e asnje nga kusherinjte e mi sdi vllahishte.
    Po ashtu diten e dyte te marteses se cunit te halles, isha ne tavoline kur burri i halles kur na degjoi ne te pyesnim per vllahishten nusen, tha: Kur jam une ketu flitet vetem shqip.

    Kjo mor mik, ti quaje si te duash e nxirr bibel e kuran po deshe, per mua eshte shqiptari tolerante ndaj vlleheve.
    Po me te hip’ vllehu mbi koke, kjo eshte absurde, sepse ‘Shqiperia eshte shtepia e shqiptareve’ dhe vllehu eshte mik, e Zot ne shtepine e tjetrit miku nuk behet dot.
    Po ja qe ashtu si kish frike Samiu, na qenkesh bere Zot ne shtepine tone vllehu.

    Si na qenkersh minoritari e bullgari shqiptar more, me ca mendsh po flet ti, me mendte e pules apo me imagjinaten e elefantit. A e di ti cdomethene minoritet kombetar apo jo ?
    A e di ti cdomethene shtet komb apo jo ?
    A e di ti se te gjitha kushtetutat shqiptare nga 1913 e deri tek e 1998 e kane shprehur kthjellesisht se Shqiperia eshte shtet i shqiptareve ?
    Anarkik antikombetar ja cfare je zotrote, vec mos harro se nese kombetaristet do detyrohen nga ata si ti te behen force politike, ‘saranno cazzi amari’ per te gjithe ata si ti, se kombetaristi kur hyn kunder antikombetareve, e ben me ato gjerat qe ja bejne bam.

    […] Pse per ca e la gjyshi im rrasen e priftit e shkoi ne lufte apo im ate nje jete te tere oficer e une shkencat politike, qe te vije nje grek dosido e te me jape leksione shqiptarie e per punet e Shqiperise ? Jo mer dak, te keshilloj te mos me provokosh, se nga kombetarizmi radikal ku jam rruga per tek kombetarizmi ekstrem eshte e shkurter nese dalin ca minoranca e duan te me hipin ne qafe.
    Nuk jeni ju minorancat ‘spartanet’ e ne shqiptaret ‘ilotet’ e nese pretendoni te jeni do jua mbushim mendjen ne kohen e duhur se nuk jeni, sepse nuk duhet te jeni.

    Eni :
    -Hyllin sa per informacion Lubonja nuk eshte vlleh. As nuk e identifikon veten si te tille. Lere pastaj elementet e tjere si gjuhe kulture etj. Dhe kur per ate ben kaq gabim po ti ve ne pikepyetje njohurite mbi pemen gjenealogjike te te tjereve qe permende. Nese per ty si perkatesi etnike vlen edhe ndonje katragjysh i larget do dalim te dy bashke jo vlleh po iranian, rome apo vikinge leshverdhe.””

    Lubonja mua me figuron vlleh e jam mese i sigurte qe ai e di origjinen e tij vllehe, sepse gjithe vllehet e dine origjinen e tyre edhe nese nuk dine vllahisht.

    Perkatesia etnike behet me memorien gjenealogjike qe ka individi dhe te tjeret per te. Une shkoj deri ne nente breza te njohur (biles 6 breza nga gjyshja qe e la pemen e saj gjenealogjike amanet qe te mos prishej gjaku me martesa ), perhere shqiptar e askush nga fshati i origjines ska vene ndonjehere ne dyshim origjinen e fisit tim, racialisht jam dinarik i paster, keshtu qe mua ato iranianet romet e vikinget nuk vlejne asnje grosh, mbase vlejne per ty, por ate nuk e di.

    Xha xhai e ndezi kete muhabet dhe beri mire se heret a vone do perballemi me kete problem esencial te shoqerise.

    Kur nje komb perpiqet e lufton te fitoje pavaresine, ne thelb eshte duke kerkuar qe elita komanduese, te mos perbehet nga te huajt qe jane edhe pushtues, taksat te mos shkojne jashte apo ne duart e elites se huaj, por te rrine ne vend nepermjet elites vendase e cila perkujdeset edhe per popullin.

    Tani nese ne largojme eliten turke e shqiptaro-turke nepermjet pavaresise, jemi duke i dhene elites tone te drejten te komandoje shtetin, pra me te miret shqiptare duhet te komandojne shqiptaret e tjere. Kjo ne menyre demokratike e qe elita shqiptare te perkujdeset per popullin shqiptar.

    Por nese shqiptaret luftojne per te larguar eliten turke e cila si e huaj eshte e prirur te shfrytezoje ne menyre skllaverore te huajin qe ka nen pushtet e pasi largojme ate elite, ne vend te elites shqiptare kemi perzierje masive me elite vllahe me elemente greke apo ndonje minorance tjeter, ketu ne nuk kemi fituar pavaresine, por vec eliten shqiptaro-turke qe komandonte para 1912 e kemi zevendesuar me elite shqiptaro-vllehe, pra ne nuk jemi cliruar ende nga pikepamja teorike e nuk mund te quhemi shtet komb.
    Kupton apo jo, se kalimi nga elita shqiptaro-turke ne eliten shqiptaro-vllahe e ka lene ende ne mes luften e Rilindasve dhe amanetin e Sami Frasherit ?

    Sic e thashe me lart, une i perkas(dua ti perkas) kombetarizmit radikal apo ndryshe kombetarizmi i mirefillte cka do te thote se nuk jam as kombetarist i reformuar apo moderuar te cilin e shoh te demshem e as kombetarist ekstremist te cilin po njesoj e shoh te demshem.

    Mirepo nese sulmohet kombetarizmi prej antikombetareve atehere si nje e nje qe bejne dy, aleancen nuk e shoh me antikombetaristet dmth me ata qe jane kunder meje, por me kombetaristet e moderuar dhe ata ekstremiste.

    Kombetarizmi shqiptar logjike qe do sulmohet nga minarancat, keshtu qe sa here ndonje grek, vlleh apo jevg, do sulmoje apo do merret me punet e kombetarizmit shqiptar eshte detyra e kombetaristit, imperativi kategorik i kombetaristit ti thote minoritarit, ik mbushu, mos me caj koken.

    Mirepo ne kemi kaluar fale kesaj shoqerise liberale te mbushur me minoritare te cdo lloji, etnik, kulturor,kombetar, ne kriminalizimin e kombetarizmit e kjo eshte gjeja qe me irriton me shume se cdo gje.
    Si ka mundesi qe ka shqiptare qe bashkohen me minoritaret per te kriminalizuar shqiptaret qe duan kombin, shqiptare qe thone ‘Shqiperia e shqiptareve’ e ‘Ti Shqiperi me jep nder me jep emrin Shqipetar ‘ ?

    Kjo eshte absurdja e koheve te sotme.

    1. O hyllin. Ti ose je i trashe, ose ben vete. Bam, or zoteri, qe paske kurajo t’i thuash njerezve antikombetare, ka nje shekull te tere qe ben ballkani, nga qe i duket vetja te gjitheve spartane, sic edhe i dukej gjermaneve te Hitlerit. Po ty turp te te vije nga te paret e tu qe paskan luftuar per atdheun, se ishte lufte e duheshin marre armet, nderkohe qe ti pa pike turpi, si nga gjaku, si nga vetja, ngrihesh e pasi me thua mua anarkist ben shantazh me forma terrori robesperiane, sovjetike, enveriste dhe hitleriane, me tregon mua bamin, qe do ja besh shqiptareve, se te qenka mbushur kaplloqa se nuk jane kombetare sa duhet? Ulu edhe fol me respekt e pergjegjshmeri, ndaj te tuve, tjetrit, luftes dhe paqes.

      Na paskan pire gjakun vllehet ne? Parazitet? Hajd mor Hyllin t’i shfarrosim me BAM-et e tua, se vetem duke iua hequr fjalen per aq sa ndihen shqiptare nuk te mjaftoka. E me tregon mua se nuk je fashist? Po turp, nuk ke qe me tregon edhe gjyshin, burrnine e te cilit ti qenke tejet lamash per t’a permendur.

      Sa per nusen e halles, qe e paskeni mbajtur me zinxhire, turp nuk ke qe e tregon? Gjithe ai patriot i madh qe je, nuk te vjen keq per shqiptaret qe po humbasin gjuhen ne Greqi si pasoje e te njejtit mentalitet prej grekerve qe shfaq edhe familja jote? Po ti je grek, jo shqiptar, qe nuk te plas as per Shqiperi, e as per asgje pervec per veten tende.

      p.s. Xhaxha, parrulla, ca borxhi i paskeni Hyllinit qe e lejokeni tiua ktheje kuvendin permbys keshtu? Tutje mo vlla. Perjashtimi eshte forme e gjithperfshirjes ne te tilla raste intolerance. Ca na tregon katakombet e Shekullit o Xhaxha, kur nuk pastron shtepine tende?

  26. Hyllin, ta thashe dhe njehere je komplet jashte kohe, dhe nese jane shume si ty, Shqiperine vetem nje hap e ndan nga gremina fashiste!
    Mjere …..

  27. Fatos N:

    -Nëse sot, në paqe, shkruajnë nëpër blogje, nesër janë ata të parët që i vënë gjoksin rrezikut. Të më kuptosh këtu nuk e fjalën për ultranacionalistët, por për nacionalisët (focused on the nation), për ata që nderin e kombit e kanë aq të shenjtë sa’ç’ kanë dhe atë të familjes.”””

    Popullorce do te thoja; Ke fol si burre, se keshtu flasin burrat – e do mjaftohesha me kaq.
    Nderkaq, jopopullorce do zgjeroja me tej ceshtjen e ta lidh me ndarjen liberale-konservatore qe kam kohe qe e kam perzemer.

    Sotit, ka nje anomali te dukshme ne shoqerine shqiptare, dmth liberal do te thote mbrojtes i minorancave duke kriminalizuar pa hezitim e quajtur fashist cdo kombetarist dhe konservatoret jane te gjithe kombetariste qe kriminalizojne liberalet e i quajne tradhtare.

    Mirepo kjo pervec se eshte pasoje e dyndjes se minorancave etnike ne krahun liberal, shiko edhe ketu minoritaret apokalyps, stalker, Akkoleres, tanhauser sesi jane shpatezhveshur ne krahun liberal, eshte edhe pasoje e mendesise antikombetariste ne perendim e cila ka zaptuar liberalet e tjere.

    Kjo ka sjelle qe liberalet te jene antikombetare, psh apokalyps,stalker e kombetariste te reformuar shih xha xhane e midis tyre ka edhe shqiptare te trullosur nga propaganda antikombetare si puna e lulianit.
    Kuptohet qe kalimi nga xha xhai tek luliani eshte shume i shkurter e ata gjendet ne nje mendje per shume gjera.

    Pse me duket anomali kjo gje ?
    Pikerisht ekzistenca e antikombetarizmit ne rrymen liberale te mendimit ne nje kohe qe Shqiperia eshte shtet komb e antikombetarizmi eshte antikushtetues, sepse nese nje shtet ka nje baze, kombin, normal qe kushtetuta ka per detyre te ruaje kombin e c’eshte kombi, kjo nuk eshte super me oriz si kujton luliani, qe ato qe shprehimisht quhen e vetedeklarohen minoranca ‘kombetare’ na qenkeshin ne fakt pjese e kombit shqiptar. Por si mund te jesh minorance kombetare(grek) e njekohesisht maxhorance kombetare(shqiptar)? Kjo eshte per vizite tek psikologu.

    Per mua pikerisht ndarja liberale vs konservatore ne ceshtjen kombetare eshte thelbesore per pozitivizmin e saj, por jo qe liberalet te jene kunder idese se kombit mbi te cilen u themelua shteti, por te jene kombetariste te moderuar e nderkaq konservatoret te jene kombetariste radikale apo te mirefillte.

    Pra idealja eshte qe liberalet te jene krahu i moderuar i kombetarizmit ndersa konservatoret krahu radikal i kombetarizmit.
    Keshtu, liberalet duke pretenduar moderimin bejne te mundur qe nga krahu radikal te mos shkeputet krahu ekstremist i cili pastaj eshte i prirur te shkoje drejt shovinizmit e shovinizmit puritanist apo fashizmit.
    Po ashtu konservatoret duhen qe duke treguar rrenjet e radikalizmin e tyre, te ndalojne prirjen e te moderuareve te kalojne ne antikombetarizem, pra te dyja palet perpiqen qe krahu tjeter te mos kaloje ne ekstrem.

    Kjo eshte idealja ne nje shtet komb.

    Por tek ne liberalet kane kaluar ne ekstrem si antikombetare e antikushtetues sepse po kriminalizojne kombetarizmin e mirefillte, mbi te cilin bazohet shteti shqiptar, pra po shkaterrojne themelet e kushtetutes dhe te vete shtetit.
    Nderkaq liberalet kombetarizmit te moderuar spo gjejne dot me veten, sepse nje pale si xha xhai, po shkojne dalengadale nga rryma antikushtetuese, ndersa nje pale si Edrusi(apo Julius) po tregojne simpati ndaj shqiptarise se mirefillte.

    Po ashtu nga sjellja antikushtetuese(te gjitha kushtetutave nda 1913 e deri me 1998) e lulianit dhe grekut Apokalyps, kombetarizmi radikal apo i mirefillte po detyrohet te beje aleance me kombetarizmin ekstrem, dmth une nuk mohoj dot simpatine per turmen e shekullit, kur kam nje apokalyps
    grek qe i shan. Kjo ka arsyen me te thjeshte te botes.

    Nese do detyrohem te zgjedh midis races (kuptimi etno-kulturor e jo kuptimi antropologjik) time dhe races se huaj, une zgjedh te rri ne krahun e races time, kombit tim.

    Pra jane pikerisht nderhyrjet masive te minorancave ne ceshtjet e shqiptarise qe po shkaktojne kete gjullurdi, sepse nese shqiptaret nuk mashtrohen prej minorancave do ndaheshin logjikisht ne liberale ,kombetarizem i moderuar dhe konservatore, kombetarizem i mirefillte.

    Nuk eshte se kombetarizmi shqiptar i ka goditur ashper minorancat, perkundrazi, vllehet e greket ne jug kane ngrene e pire me shqiptaret, por jane pikerisht keto minoranca qe duan te behen zot ne shtepine tone qe na revolton.
    Une skam asnje pune as me greket e as me vllehet, perderisa ata shohin punen e tyre, por nese fusin hundet ne punet e shqiptareve, nuk kam si te rri indiferent, se i sulmuari jam une e jo ata.

  28. Ne respekt te postimeve te shpeshta dhe te gjata shumicen e hereve, Hyllin: Nuk je enigem, edhe pse i sinqert, ashtu si edhe shume pjesmarres te tjere ne kete blog, vetem do thoja dicka qe ti rreh gjoksin me te; Gjuha, qe dikush perdor, te origjines apo e dyte, e trete e me radhe, eshte investim njerzor, nga ai qe sa me njeri te jete dikush aq me shume e vlerson. Ju (sipas teje), si fis, ndaluat gjuhen e lindur te dy nuseve me ardhjen ne fisin tuaj. Kjo eshte deshmi dhune, qe edhe pse vite kan kaluar, ju duket te mbani fanatikisht te njejtin qendrim, dhunues, ne emer te “i zoti i vatres”.

    Nuk pres gje tjeter, nga sa me siper deklaroni, vec t’a beni edhe ne “vatren kombetare”, kur, dhe sa t’ju jepet mundesia. Mendoj se vuajtja e dikujt, kur mendon si ju, eshte me e madhe se vuajtja qe ju mund te shkaktoni kur ju jepet mundesia. Vuajtja krijon vuajtje.

    Une jam Shqiptar. Si individ/njeri nuk ushqej vuajtjen, edhe pse e njoh vuajtjen, qe i ngjan asaj tendes, e te tjera lloje vuajtjesh social-shoqerore.

    Po e le telegrafik mesazhin-postim, pasi jam informuar mire per rezistence deri ne vuajtje tuajen.

    p.s.
    Nuk e shoh ndryshe, sikur te ndalohen postimet e Hyllin ne kete blog, nga ndalimi i gjuhes se lindur te nuseve me hyrjen ne fisin e tij. Duke u perballur me kete sinqeritet komplikues dikush zbulon minoren brenda vetes, dhe menyren si ta njoh dhe trajtoje ate.

    Miqte nuk behen per lufte, por per paqe, dhe paqja nuk eshte luft.

  29. Monologu ka dicka te perbashket me monokracine,pjesen mono.Te jem krah tia,ka dicka te perbashket me demokracine.dy krahesine.Dialogu i di e me shume kraheve eshte esenca e demokracise.Debati eshte avancimi i saj.

  30. SHEKULLI I KOMENTUESVE

    Dhe këtu në blogun tim,
    Gjej komente pa kuptim!

    “Il Cristo nell’ Condom-in(i)o”, m’u duk vepër pa shije! Krahasoje p.sh. me veprat e El Greco-s, apo ku di unë… me Krishtin 4-dimensional të S. Dalisë.
    Egërsia e komentuesve të Shekullit, prapë pa shije. Që analistët këtu në vendin tim, akuzohen shpeshherë si serbë, apo vllehë — sikur të qenit vllah është një krim a kundravajtje penale, e dënueshme me ligj — si pederastë, apo edhe më keq… si grekë, kjo nuk është ndonjë gjë e re. Veçanërisht të urryer për koment-shkruesit janë bërë emra të tillë si Klonja dhe Lubosi.
    Sebastiano Deva më sjell ndër mend Xhaferr Devën (mos është gjë kosovar artisti i pakuptuar nga disa qarqe keqdashëse brenda Kishës katolike?)
    Ajo që më bëri përshtypje nga komentuesit italianë, ishte rregulli, mirësjellja e përdorur ndaj njëri-tjetrit, të tërë në rresht, që respektojnë semaforin, drejtshkrimin etj. Gati-gati m’u mbushën sytë me lot! Ndërsa te komentet nga kjo ana e Adriatikut, më kapi syri këtë perlë: “… as që e kam lexuar dhe as kam ndërmënd që të lexoj librin e …”
    “Nuk e kam lexuar librin, por…” ! Po kur nuk e ke lexuar, çfarë ke që flet! Nuk u shkon ndër mend këtyre njerëzve se Schmitt-i ka studiuar libra e libra të tëra, për të shkruar veprën e vet, që e ka pajisur me aparat shkencor, me citime, me bibliografi? Dhe PO, unë e kam lexuar librin! Përveç mënyrës disi foshnjore të përkthimit të tekstit, nuk kam asnjë vërejtje tjetër. Nëse kanë ndonjë çpëlqim për burimet që ka shfrytëzuar Schmitt-i, le të merren me burimet! Ç’të bëjmë, të ngrihemi në protesta? Të përsëriten ngjarjet e vitit ’97? Atëherë “Mjafti” do sigurojë ca tonelata me letër higjenike, natyrisht pa e zbardhur prejardhjen e fondeve që u përdorën për t’i blerë. Do hidhen parulla tip: Poshtë Zvicra! Poshtë çokollata zviçerane! Poshtë orët me qyqe! Dhe historianit të shkretë do t’i duhet të emigrojë në Ishujt Solomon, pasi vetëm atje njerëzit nuk do ta marrin vesh për krimin e shëmtuar që ka paska kryer! Shyqyr Zotit që nëpër blogje përdoren pseudonime, se përndryshe do plaste grushti.

  31. “…Nëse sot, në paqe, shkruajnë nëpër blogje, nesër
    janë ata të parët që i vënë gjoksin rrezikut.
    Të më kuptosh këtu nuk e fjalën për
    ultranacionalistët, por për nacionalisët (focused on
    the nation), për ata që nderin e kombit e kanë aq të
    shenjtë sa’ç’ kanë dhe atë të familjes..”

    Hyllin,ky mbase vertete ka folur si “burre” por ka folur si “burre” i shekullit te kaluar!! Harroni te nderuar blogiste se jetojme ne nje shekull kur duam te ruajme paqen te hapemi e te lidhemi me popujt e tjere, te leme ndasite racore dhe urrejtjet nacionalsite
    Per mua Hyllin keta bashke me ty ne krye, neser nese mendje te semura do te nxisin lufte, do te jene mishi per top i atyre qe do duan te permbushin deshirat e tyre c’njerezore, te justifikuara keto me masken e njohur patriotizem! Edhe Hitleri ne emer te rraces i ktheu turrmat ne kriminelat me te medhenj qe pa bota!!

    “…Kjo ka sjelle qe liberalet te jene antikombetare, psh
    apokalyps,stalker e kombetariste te reformuar
    shih xha xhane e midis tyre ka edhe shqiptare te
    trullosur nga propaganda antikombetare si puna e
    lulianit…’

    Hyllin,per cdo term apo teme qe flitet, duhet te nisesh ne radhe te pare nga “the definition of that”. Nese patriotja per ty eshte ekzaltimi i turrmave me urrejtje ndaj cdo njeriu “jo-shqiptar” per mua ky eshte antikombetarizmi me i madh!! Une nuk dua qe turrmat qe flasin te njejten gjuhe me mua, te kthehen ne objekt turpi neser per femijet e mi me veprimet qe do te bejne. Edhe per kete “jo-shqiptar” ka “the definition of that”! Se nese do te fillosh ta qemtosh popullsine e Shqiperise ashtu si po ben ti, jo po vllehe, jo po ortodokse ( qe me pafytyresine me te peshtire i quani automatikisht greke ose serbe ) jo po katolike apo sllave,atehere do te shikosh qe ata shqiptaret e asaj qe ti pretendon se do jene te rraces tende Hyllin, do te jene vetem nje grusht jo me shume se 300-400 mij qeniesh, dhe mos me detyro te filloj dhe te te them dhe se nga c’zone do te te vijne e c’gen barbarie apo njerezie kane !!

    Po ashtu nga sjellja antikushtetuese(te gjitha
    kushtetutave nda 1913 e deri me 1998) e lulianit dhe
    grekut Apokalyps, kombetarizmi radikal apo i mirefillte po
    detyrohet te beje aleance me kombetarizmin ekstrem,
    dmth une nuk mohoj dot simpatine per turmen e
    shekullit, kur kam nje apokalyps grek qe i shan. Kjo ka
    arsyen me te thjeshte te botes

    Hyllin,po te sqaroj ne radhe te pare se nuk jam grek. Por dhe po te isha nuk do te ndjeja ofeze!!!
    Ti i jep te drejte vetes ta quash ofeze cilesimin e dikujt grek! Atehere dhe une me po ate metrin tend te mjere, i jap te drejte vetes te te cilesoj ty si nje qenie barbare e ardhur nga shpellat, qe ne vend te syve ke dy zgavra te egra, qe ne vend te nje fytyre moderne e paqesore ke nje pamje horrori, dhe vjen te shperndash urrejtje, mllef dhe cdo gje te keqe qe ka dale nga qenie si keto!
    Ti s’ke si ta moshosh simpatine per turrmen e shekullit, sepse ti je nje prej tyre.

  32. Ju lutem ulini tonet në këtë diskutim. Nuk ka as edhe interesin më të vogël që të flasim për njëri-tjetrin.

  33. vemendje:

    -Ju (sipas teje), si fis, ndaluat gjuhen e lindur te dy nuseve me ardhjen ne fisin tuaj. Kjo eshte deshmi dhune, qe edhe pse vite kan kaluar, ju duket te mbani fanatikisht te njejtin qendrim, dhunues, ne emer te “i zoti i vatres”.

    Si na qenka dhune, te mos lejosh dyzimin kulturor te trashegimtarit ?

    E di ti zotrote, se femijet qe vijne nga prinder te perzier, kane probleme te medha identiteti nese nepermjet dy gjuheve u jepen edhe 2 kultura te ndryshme, ne vend te kene nje identitet te forte, kane 2 gjysemidentitete.
    Po njesoj edhe nese pervec 2 gjuheve ka edhe 2 raca, aty biles behet edhe me keq.
    Kam pasur nje shok femijerie, te atin jevg te emen shqiptare, ne njefare moshe se pranonim me lehte se ishte koke e kembe evgjit, ndersa jevgjit se pranonin se rrinte me shqiptare.

    Kur trashegimia eshte mashkullore sepse ‘Y’ kalon nga ati tek biri, atehere sundon kultura e ‘Y’. Kjo nuk eshte dhune por ashpersi e domosdoshme per te miren e femijeve, ti mund ta quash edhe mizori po serisht eshte e domosdoshme.
    Nuk hecet tyryry ‘liri,demokraci duam lope, dhen e dhi’, ne ceshtje thelbesore si identiteti i trashegimtarit dmth mbijetesa e shqiptarin pikerisht kjo gje e ka mbajtur gjalle deri me sot, ruajtja e gjuhes dhe e races me cdo kusht, prandaj thellohu mire e mos i lesho fjalet pa i zhdoganuar me pare.

    ”””Nuk pres gje tjeter, nga sa me siper deklaroni, vec t’a beni edhe ne “vatren kombetare”, kur, dhe sa t’ju jepet mundesia. Mendoj se vuajtja e dikujt, kur mendon si ju, eshte me e madhe se vuajtja qe ju mund te shkaktoni kur ju jepet mundesia. Vuajtja krijon vuajtje.”””

    Shtet kombi, kultura, gjuha, raca e zakonet, nuk ruhen e kultivohen me retorike perendimore, i nderuar, por kane nevoje per nje nenshtrese te shendetshme ku te ushqehen.
    Kjo nenshtrese e shendetshme eshte meraku im si ne privat ashtu edhe ne publik.

    Kjo nenshtrese, duhet beje te mundur qe te kultivohet psh muzika popullore e jugut apo veriut, ku motivet orientale jane thuajse inekzistente e jo psh muziken e shqiperise se mesme apo kosoves, ku te duket se po degjon muzike arabo-turke.
    Kjo nenshtrese, do nxjerre ne arte, letersi e ne politike shqiptare e jo minoritare, vllehe jevge a ku ta di une kongoleze e kanibale…..

    Ky eshte meraku im, i nderuar, qe Shqiperia te kultivoje trendalifila e fara te jete shqiptare. Nese per ty Shqiperia le te kultivoje cte mund te dale biles edhe ferra atehere jemi shume po shume larg njeri-tjetrit e le te rrime.
    Shqiperia e shqiptareve, them une, ti thuaj cte duash .

    ”””Nuk e shoh ndryshe, sikur te ndalohen postimet e Hyllin ne kete blog, nga ndalimi i gjuhes se lindur te nuseve me hyrjen ne fisin e tij. Duke u perballur me kete sinqeritet komplikues dikush zbulon minoren brenda vetes, dhe menyren si ta njoh dhe trajtoje ate.””’

    Hahaha, cme gajase, qenke i forte ti, tash ne fisin tim i dashkemi marre doren Vemendjes si te sillemi…. Qenke shakator zotrote, mos pretendon edhe qe nese spranoj publikisht psh qe ndonje kusheri te marre zezake, te me futesh ne burg ….. Lum si une, do behesha martir 😀

  34. O Hyllin, sta kam per borxh te me masakrosh qelizat e trurit qe ne pike te sabahut. I them vetes 5 here ne dite qe po te pash fjale si “i majte” e “liberal” komenti yt automatikisht do te fshihet. Jo se dua te bej cerdhe te majtesh ketu por shoh qe je teper siperfaqsor kur i perdor keto fjale dhe mendoj me gjithe sinqeritet se te bej nder po ti fshiva. Mos me detyro te te rri cekic mbi koke se nuk do na vi mire asnjerit prej nesh.

  35. ””’Hyllin,ky mbase vertete ka folur si “burre” por ka folur si “burre” i shekullit te kaluar!! Harroni te nderuar blogiste se jetojme ne nje shekull kur duam te ruajme paqen te hapemi e te lidhemi me popujt e tjere, te leme ndasite racore dhe urrejtjet nacionalsite”””

    Kur me vjen predikimi nga nje grek, e shoh njesoj si puna e priftit qe i predikon myslymanit fjalen e Krishtit.
    Leqe shekulli i kaluar ishte shekulli i 20, dmth shekulli i fundit ku ne shqiperi kane lindur ende burra… Ky shek 21 kam kohe qe kam parashikuar se do jete shekulli i ndergjinoreve psikologjike e do e shohim. Ja hidh syte tek te rinjte e sotem qe jane personazhe publike, te shikosh se cka prodhuar prostitucioni kulturor, shqipja e shkruar po edhe ajo e folur eshte perdhunuar para e prapa, pervec emrave po huazohen edhe foljet, mekat qe shqiptaret se kane bere kurre me pare edhe pse te pushtuar, po ashtu shih c’eshte bere me emrat e femijeve, qe jane per turp e per faqe te zeze, se skane lene emer aktori hollivudian apo telenovelash pa vene e jane turp edhe per fonetiken e shqipes.
    Ky prostitucion kulturor qe thua ti grek i shqiptarizuar deri ne palce, ka sjelle edhe anarkine totale ne zakone, me gjet zakone shqiptare duhet me i hip majes se Jezerces.
    Ky prostitucion kulturor qe thua ti na ka sjelle edhe Pangot ne jeten publike, se privatja eshte plot me Pango…..
    Ky prostitucion kulturor qe thua ti qe sthe gje fare, e ka shpene politiken shqiptare te zhburrerohet deri ne palce se
    kushdo del dhe provokon apo shan kundershtarin pa piken e turpit.
    Ky prostitucion kulturor qe thua ti, i ka bere shqiptaret qe te zbatojne me perpikmeri moralin e kesaj rrefenjes:
    -Po bie zjarr ne fshat,cohu!
    – Ohu, larg shtepise time….
    -Ka ardhe zjarri e ka marre shtepine!
    -Ohu , larg bythes time!

    Ky prostitucion kulturor qe thua ti, ka bere qe Janullatosi yt te justifikohet edhe nga intelektualet shqiptaret, ne nje kohe qe statuti i Kishes autoqefale i bere ne Berat nga Noli e nolistet, ku thuhet se kleri ortodoks shqiptar duhet te jete me ‘gjuhe e gjak’ shqiptar, eshte hedhur ne kosh te plehrave.

    Ka edhe plot gjera qe ka bere prostitucioni kulturor dhe qe ty si grek, te duken kulmi i civilizimit, biles do cuditesha qe ty si grek te mos te pelqente prostitucioni kulturor i shqiptareve.

    Por qe thua ti, mua ky shek 21 e gjithe ky prostitucion kulturor, nuk po me pelqeka edhe hic fare biles.

    —Hyllin,po te sqaroj ne radhe te pare se nuk jam grek. Por dhe po te isha nuk do te ndjeja ofeze!!!
    Ti i jep te drejte vetes ta quash ofeze cilesimin e dikujt grek!””’

    Po cfare je nese nuk je grek, minoritar ?
    Nuk eshte fyerje te quash grekun grek, apo shqiptarin shqiptar, fyerje do ishte po te quaje grekun shqiptar…..

    ”””’Se nese do te fillosh ta qemtosh popullsine e Shqiperise ashtu si po ben ti, jo po vllehe, jo po ortodokse ( qe me pafytyresine me te peshtire i quani automatikisht greke ose serbe )””’

    Po zotrote akoma se more vesh qe jam me origjine ortodoks, nip e sternip prifti biles.
    Jane keta vllehet tane te dashur e keta minoritaret qe e shqyejne gurmazin , qe ndonjehere me vene edhe mua ne veshtiresi per origjinen fetare ortodokse.
    Vecse une politikisht jam Nolist,dmth nacionalortodoks si c’eshte politikisht ortodoksia e vertete shqiptare, nuk jam Janullatist….

    ”””Atehere dhe une me po ate metrin tend te mjere, i jap te drejte vetes te te cilesoj ty si nje qenie barbare e ardhur nga shpellat, qe ne vend te syve ke dy zgavra te egra, qe ne vend te nje fytyre moderne e paqesore ke nje pamje horrori, dhe vjen te shperndash urrejtje, mllef dhe cdo gje te keqe qe ka dale nga qenie si keto!”””

    Aha cme gjeti mua…. Po jane banalitete qe i perkasin retorikes keto gjera mor xhan e une spo bej politike qe te me nevojitet retorika, po them cdo gje te argumentuar, biles edhe perdorimi i termave antikushtetues e antikombetarist eshte i argumentuar, po te perdorja tradhtar , i shitur, sahanlepires i grekut etj atehere do kishte elemente interesante te retorikes, sepse une sprovoj dot me argument qe ti je i shitur apo tradhtar, por ama antikushtetues e antikombetarist e provoj e qe cke me te.

    ””’Ti s’ke si ta moshosh simpatine per turrmen e shekullit, sepse ti je nje prej tyre.”””

    Jo, nje prej tyre nuk jam, jo se sme pelqejne, po e kam lene pas kraheve(perpiqem) perdorimin e shqipes per mllefet rinore e po ashtu teorine e komploteve, dmth jo se mohoj komplotet por besoj se shume nga shqiptaret jane te trullosur nga ato pak kokrra qe realisht jane komplotiste, se organet e sigurimit greke e serbe, ashtu sic sheh ti qe CIA eshte ne gjithe boten, nuk ka si te mos kene njerezit e tyre ne Shqiperi me qellim pengesen e perparimit te Shqiperise. Po kete gje do bente edhe nje shtet i forte shqiptar ne Greqi po te mundte, se kjo eshte menyra e piste e luftes, ku ekspertet boterore jane CIA e KGB-ja. Tani mos me thuaj se CIA e KGB, jane vetem ne mendjen time, vetem e vetem per te me kundershtuar.

    Pervec kesaj, dashuria per gjuhen shqipe qe eshte me burim nga tradita ime fisnore (si e thashe te nje postim me siper), nuk me lejon ta dhunoj ne publik.

    Biles te ishte ne doren time do vija nje ligj, qe nese dendesia e sharjeve dhe genjeshtrave do kalonte nje kufi ne shqipen e shkruar, njeriu qe e perdhunon ne kete menyre shqipen, te denohej me gjobe nga shteti.
    Si te thuash, nese dikush perdor shqipen e shkruar per te thene shume genjeshtra atehere ha gjobe per perdhunim te shqipes, keshtu mbase do i ruanim cik nderin gjuhes dhe vete njerezve, se njeriu kur genjen publikisht, i merr nderin edhe gjuhes edhe aty qe do te genjeje…..te pakten une keshtu e shoh…..

  36. Frères Ennemis: Apokalypsi&Hyllin

    Ti Apokalypsis thua:
    “Ju Hyllin, duke patur parasysh dhe origjinen bile mund te te them edhe gjeografine nga vini, jeni ajo pjese e shqipfolesve (e dyshimte dhe kjo), qe kane qene dhe do te ngelen gangrena, tumorri kanceri i perjetshem i asaj qe dikur u caktua si Shqiperi! Gabimet jane bere shekuj me pare, dhe fatkeqesisht tani, te pakten gjeografikisht nuk korrigjohen me.
    Kur degjoj njerez qe flasin si ju nuk e di perse me beni t’i besoj versionit te çeçeneve te Kaukazit qe la Turku ne ato zona, qe edhe sot e ksaj dite kane ngelur vatra te krimit te urrejtjes te barbarise te ushtrimit te ligjit tribal apo mafiozo fisnor etj.etj.etj.”
    As redaktimi I pergjegjshem nga moderatoret I komenteve te tua ne kete blog nuk te nxjerr me te paqem. Pata rasti qe te nisja te komentoja shfrimet e tua, para se te zoterit e shtepise t’I flaknin ne kosh, keshtuqe emocionin tim nuk munda ta update-oj dot bashke me faqen.
    Ti je nga ata lloj kriptofashistesh shqiptare qe cifutet e Hitlerit i gjen po aq kollaj sa c’I gjen “turqit” Karaxhici, tek njerez te kombit tend qe vijne nga zona te caktuara gjeografike dhe komunitete te caktuara fetare apo shtresa te caktuara sociale. Retorika jote gjoja liberale e cila perpiqet te ndjeke trendin fitimtar te denoncimit te nacionalizmave e ekstremizmave eshte kaq e trashe per ta fshehur fytyren e urrejtjes religjioze e regjionaliste. Ti nuk je dot ektremist nacionalist vetem se shqiptaret e tjere nuk vijne detyrimisht nga tribuja jote. Por ne essence ti je nje racist I vogel dhe keqkuptues (racizmi eshte nje nga vagonet pa numer te injorances).
    Ti vazhdon e I thua Hyllinit
    “Se nese do te fillosh ta qemtosh popullsine e Shqiperise ashtu si po ben ti, jo po vllehe, jo po ortodokse ( qe me pafytyresine me te peshtire i quani automatikisht greke ose serbe ) jo po katolike apo sllave,atehere do te shikosh qe ata shqiptaret e asaj qe ti pretendon se do jene te rraces tende Hyllin, do te jene vetem nje grusht jo me shume se 300-400 mij qeniesh, dhe mos me detyro te filloj dhe te te them dhe se nga c’zone do te te vijne e c’gen barbarie apo njerezie kane !!”
    Hyllini ne fakt eshte esencialisht nje sivellai yt. I vetmi dallim qe ke ti me te eshte objekti I ndryshem ku hidhni fokusin e fobise dhe dashurise. Po ashtu edhe teknikisht, Hyllini dallon me ty se eshte jo vetem I ditur (ja nje tjeter argument antiiluminist), por edhe me human se ty. Gjithsesi version I tij I dashurise nuk perfshin njerezit me lekure dhe forme koke te ndryshme nga ai, ama teorikisht, ai ka zgjedhur t’i doje gjithe shqiptaret , nga cilido cep gjeografik apo kulturoreligjioz qe vijne, (ca shqiptare abstrakte qe ai kerkon t’ua riprodhoje kokat dinarikisht sipas festes se vet). Ti Apokalyps, pjese e turrmes urrejtese te kom-atentatoreve te bodrumeve te Shekullit, nuk I afrohesh dot as Hyllinit. Nese Hyllini ka nje lloj humanizmi nacionalist (cfare kontradikte) , nje humanizem vintage i 1906 qe te pakten e ben te shprehe ftohtesi vetem per jevgjit (emertim I Hyllinit per shqiptaret mbase me te embel e paqesore qe kemi) apo vllahet e greket, humanizmi yt paramodern eshte gati I paqene: ti guxon te qortosh Hyllin nacionalistin si fashist, ama dehumanizimi asgjesues qe ti perdor ne shfrimet e tua ndaj shqiptareve qe nuk vijne nga tribuja jote, bie kryesisht ere fashizem baritor ballkanik. Menyra qe ke per te trafikuar urrejtjen tende tribale ne korrin e ceket te atyre qe papergjegjshem duan te fusin gjysmen e Shqiperise ne kullen asfiksuese te Sali Berishes, te ben te shpallesh dis a shqiptare rrace me gen barbar “tumor” dhe “gangrene” “cecene” qe na paska ngulur Turku ne nje zone pak me lart vendbanimit te gjysherve te tu.
    Surpriza e hidhur qe ofron Hyllini idealist per nje urrejtes te thjeshte si ti, eshte fakti qe ai ka shume mundesi te vije nga e njejta lagje apo edhe I njejti fis me ty. Shiko si shkruan pak me lart nacionalisti yne Hyllin:
    “Pse per ca e la gjyshi im rrasen e priftit e shkoi ne lufte apo im ate nje jete te tere oficer e une shkencat politike, qe te vije nje grek dosido e te me jape leksione shqiptarie e per punet e Shqiperise ?”
    “…para se te thuash here tjeter me lehtesi fashist, duhet te dish qe gjyshi im dhe dy vellezerit e tij kane luftuar fashizmin si balliste dhe gjermanin si partizane(jo komuniste por partizane nacionaliste), keshtu qe vetem per hir te tyre sdo isha kurre fashist.
    Pike se dyti, xhaxhai im ka gruan vllehe (babai i saj vlleh) e cuni i halles mori nje vllehe(babai i saj vlleh) per nuse…”
    Pra qetesohu e shqetesohu njekohesisht Apokalypsis: Hyllini e paska pasur gjyshin prift dhe familja e tij paska bere krushqira me vllahet. Besoj se e kupton tani se shenjestra jote gjeografike eshte shperdoruar me kot neper shpella cecenesh te projektuara nga Turku. Deshtove kesaj rradhe ta paketosh armikun tend ne ambalazhin komod religjioz/regjionalist me te cilin je mesuar.
    Hyllini bile ta heq edhe shpresen e fundit:
    “Perkatesia etnike behet me memorien gjenealogjike qe ka individi dhe te tjeret per te. Une shkoj deri ne nente breza te njohur (biles 6 breza nga gjyshja qe e la pemen e saj gjenealogjike amanet qe te mos prishej gjaku me martesa ), perhere shqiptar e askush nga fshati i origjines ska vene ndonjehere ne dyshim origjinen e fisit tim, racialisht jam dinarik i paster, keshtu qe mua ato iranianet romet e vikinget nuk vlejne asnje grosh, mbase vlejne per ty, por ate nuk e di.”
    E sheh si thote Hyllini: “pema”, “fshati I origjines” , “(dinarik) I paster”. Pema dhe pastertia jane plotesue te fjales Fshati. Ne fshatra gjaku dhe ajri jane te pastra, ka edhe peme. Ne qytet edhe ajri edhe gjaku, biles edhe qumeshti e gjiza nuk jane te paster dhe monumentet nisin e zene vendin e pemeve. Edhe pemet vete, ne qytet mbillen me te njejten strategji si vendosja e monumenteve. Pema e fshatit eshte monument natyror kurse monumenti eshte bimesi kulturore, e konstruktuar. Modeli dhe teknika dhe mjeshtri per monumentin mund te vije nga nje qytet I nje kulture te larget per t’u perzier me vendoret, kurse materiali per monumentin eshte guri a druri I pemes sharruar sjelle nga fshati.
    Hyllin, ka te tjere shqiptare qe vijne nga qytete e qyteza keshtu qe monumentet, jo pemet e tyre, gjenealogjike, I kane te ndertuara nga kritere me te larta sesa rastesia e izolimit gjeografik. Dhe bukuria eshte se nga keta te konstruktuarit keshtu, mekanikisht dhe jo organikisht, sot ti ke kete kompoziten ideologjike qe quhet shqiptari e kulture shqiptare. Pa ate poetin e madh shqiptar me origjine vllahe e pa ate tjetrin poet shqiptar me origjine malazeze, pa ate regjistruesin fotografik te kultures sone, shqiptar me origjine italiane, pa ate plakun me grua greke e me origjine mbase jo 100% labe, e para tij, pa ate shpendin mitologjik me nje koke ne Azi e nje ne Evropen bizantine, pemet e pastra te fshatit do te vazhdonin te rrisnin gjeth e filiz, po pa u emertuar e klasifikuar nen terma e interpretime qe perdor ti sot. Pa nje cike papasterti qyteti, pa nje cike shkartisje e hibridizim, shoqeria njerezore do t’I ngjante nje kopshti zoologjik, ku pastertia e gjakut dhe mosderdhja e perditshme e tij mbrohen vetem nga kangjella te hekurta.
    Ti thua:
    “Por tek ne liberalet kane kaluar ne ekstrem si antikombetare e antikushtetues sepse po kriminalizojne kombetarizmin e mirefillte, mbi te cilin bazohet shteti shqiptar, pra po shkaterrojne themelet e kushtetutes dhe te vete shtetit.”
    Por nuk eshte e vertete. Mund te kete mendimtare qe kalojne ne pozita kontemplative antikombetare, sipas njerit apo tjetrit apo te gjithe interpretimeve njeheresh te punerave kombetare. Ama kjo nuk I ben dot, si deshiron ti, antikushtetues keta mendimtaret. Te vesh ne dyshim, qofte edhe me dashakeqesi vertetesine e nje miti apo nje ngjarjeje, nuk te ben dot antikushtetues, ,sepse kushtetuta njeh lirine e mendimit dhe fatmiresisht ende penalizmi per opinion tek ne nuk kapercen ndalesat per propaganda fashiste. Hapat e fundit tek ne per te penalizuar negacionizmin e krimeve te diktatures, ende nuk mbulojne me klon edhe territoret artistike te cilat ti meton t’I mbrosh edhe me arme si shkruan me poshte.
    “Anarkik antikombetar ja cfare je zotrote, vec mos harro se nese kombetaristet do detyrohen nga ata si ti te behen force politike, ’saranno cazzi amari’ per te gjithe ata si ti, se kombetaristi kur hyn kunder antikombetareve, e ben me ato gjerat qe ja bejne bam”
    Ketu mbyllet qarku I shkurter ne fashizem Hyllin. Nese ti mendon se festen apo kapelen a helmeten e ngushte te shqiptarise tende personale njerezit refuzojne ta mbartin mbi koket e tyre jodinarike (apo thjeshte te modifikuara nga inkubacioni rural ne djepa druri), atehere ti do t’I shpallesh antikombetare dhe do t’I trajtosh me vegla qe bejne “bam” e ere te keqe. “Cazzi amari”, (ne vijimesi te veglave qe shteti shqiptar I jep me leje dhe jo per te paekuilibruarit), jane fundi e fillimi I te njejtit instrument gjenealogjik, demografik, ndeshkues e sulmues qe premton utopite orgazmatike nacionaliste. Ky, eshte tek e fundit nje simbol i nje rryme e shkolle te respektuar ideologjike qe na dhuroi dy luftera ne continent, e vazhdon te na I dhuroje ne gadishull. Jam kaq I rritur tashme, qe nen totemin themelor nacionalist te mos vendos logon “Make love not war”, ama ne nje variant me te moderuar mund te propozoja te shkruhej “Handle with care”. “With care” me keto veglat qe bekan “bam” Hyllin, se te kunderten… “sarano cazzi amari”

    1. Bravo ¿pasaran?, shumë drejt e ke shtjelluar këtë qenien që e quan veten “Apokalypsis”.

      Nuk ka gjë më të pështirë sesa të hiqesh si liberal, siç bën kjo qenia, për të demonizuar një pjesë të bashkëkombësave të vet.

  37. ¿pasaran? nuk mohoj dot se me beri qefin posti yt e qofsh i nderuar edhe per pjesen e kritikes, sepse me teper vuaj nga mungesa e kritikes te sinqerte e te argumentuar qe, e beson apo jo, eshte edhe shtytja kryesore qe me mban ne kete ambjent.

    Po perpiqem ti shtjelloj pikat….

    ”””’Por nuk eshte e vertete. Mund te kete mendimtare qe kalojne ne pozita kontemplative antikombetare, sipas njerit apo tjetrit apo te gjithe interpretimeve njeheresh te punerave kombetare. Ama kjo nuk I ben dot, si deshiron ti, antikushtetues keta mendimtaret.””’

    Nese mendimi si thua ti kalon ne pozita antikombetare sidomos nese kontemplative, pasi behet produkt i qendrueshem dhe i argumentuar, atehere mendimi eshte i ndeshkueshem sepse antikushtetues.
    Dihet qe nese ndeshkohet nje individ sepse perhap mendim antiligjor atehere nese eshte antikushtetues, duhet ndeshkuar 2 here.
    Ndeshkohet nga ligji individi qe perhap ideologjine fashiste, aq me teper duhet ndeshkuar nje qe perhap ideologjine antikombetare. A nuk eshte lineare ?

    ””’Te vesh ne dyshim, qofte edhe me dashakeqesi vertetesine e nje miti apo nje ngjarjeje, nuk te ben dot antikushtetues,””’

    Aspak, nese ti ve ne dyshim vertetesine e nje miti apo ngjarjeve, por nese individi meshon vazhdimisht duke fyer figurat e simbolet kombetare atehere ketu kemi dicka qe ka te beje me kushtetuten.
    Nje gje eshte te vesh ne dyshim vertetesine e nje miti apo ngjarjeje e krejt gje tjeter te nxjerresh ne menyre joshkencore e propogandosh ta zeme Skenderbeun si biseks,hakmarres, vrases te shqiptareve etj…. Ketu luhet me zjarrin e kush luan me zjarrin heret a vone do digjet…..

    ”””Ketu mbyllet qarku I shkurter ne fashizem Hyllin. Nese ti mendon se festen apo kapelen a helmeten e ngushte te shqiptarise tende personale njerezit refuzojne ta mbartin mbi koket e tyre jodinarike (apo thjeshte te modifikuara nga inkubacioni rural ne djepa druri), atehere ti do t’I shpallesh antikombetare dhe do t’I trajtosh me vegla qe bejne “bam” e ere te keqe. “”””

    Ne fakt lulianin e njoh prej kohesh dhe ja njoh koken, dmth e di qe eshte shqiptarofob.
    Nje qe thote se greku eshte shqiptar, une e shoh ne radhe te pare si fyeres per mua, sepse greku dihet cka bere e qe nuk i lejon camet te kthehen ne shtepite e tyre, keshtu qe une si shqiptar nuk kam si te mos fyhem kur me barazojne me grekun qe ka bere genocid pikerisht ndaj atyre qe jane si une e qe si lejon aktualisht te kthehen ne shtepite e tyre.

    Pastaj e kam shprehur qarte qe i njoh dhe nese teorikisht i shoh si te demshem, kombetaristet e moderuar, ne praktike i shoh si mjaft pozitive, pasi sherbejne per ndalimin e ekstremizmit tek kategoria e atyre qe mbajne perkrenaren time.
    Por Luliani nuk eshte kombetarist i moderuar, por eshte shqiptarofob e ketu ka ndryshim sjelljeje nga ana ime.

    ”””Cazzi amari”, (ne vijimesi te veglave qe shteti shqiptar I jep me leje dhe jo per te paekuilibruarit), jane fundi e fillimi I te njejtit instrument gjenealogjik, demografik, ndeshkues e sulmues qe premton utopite orgazmatike nacionaliste.””’

    E di, pikerisht per kete une vete kam frike nga shtimi i ultranacionalisteve, por kam vene re, jo vetem ne Shqiperi, se ultranacionalizmi eshte si e keqja qe po ti gjuash kombetarizmit sa vjen e rritet dhe pikerisht lulianet duke i gjuajtur nuk bejne gje tjeter vec shtojne te keqen. Ne Austri ultranacionalistet sot jane 30%, force politike e llahtarshme.
    Nderkaq une mendoj se kombetarizmi i mirefillte eshte ne gjendje qe ti mbaje ne fre, sepse jam i sigurte( kam hasur ekstremiste plot neper forume) qe do degjojne. Vete jam akuzuar ne ndonje forum sapo nuk bija ne ujdi me mendimet e tyre si grek, vllah, qe po bej lojen e ndyre te atij qe ka dyfytyra etj, por me pak durim nja 2-3 personave te tille u kam shtene ne koke kendveshtrimin tim.
    Vertet keta persona e as une apo ndonje anonim tjeter nuk ka asgje ne dore, por ama shtimi neper forume, deshmon se kendveshtrimi i tyre sa vjen e forcohet e kjo kur te arrihet njefare pike mund te jete e rrezikshme.

    ””’Ky, eshte tek e fundit nje simbol i nje rryme e shkolle te respektuar ideologjike qe na dhuroi dy luftera ne continent, e vazhdon te na I dhuroje ne gadishull.”””

    Nacionalizmi nuk dhuron luftera boterore, ato i ka dhuruar qe ne kohen e Asirianeve, Perserve, Maqedonasve,Romakeve, ideja e nje perendorie universale.

    Sipas kohes ka qene edhe ideologjia mbeshtetese, ne rastin e shek 20 ishte nacionalizmi, ne kohen e perandorise universale te Napoleonit ishte revolucioni francez e parrulla, liberte, egalite, fraternite, ne kohen e Xhengis Khanit ishte parulla mongole:
    Me ka thene qielli te pushtoj gjithe token, ne kohen e Aleksandrit, ideja se maqedonasit duhet te komandojne boten e te perhapin kulturen helene(qe nuk ishte e tyrja, kjo eshte me e forta) e keshtu me radhe der tek Anglia(e Franca) qe do pushtonte boten se ishte me e civilizuar dhe ishte mision i saj te civilizonte gjithe boten……

    Sot Amerika loz me idene e globalizmit dhe perhapjes se demokracise, neser Kinezi do shpluhurose idene e vjeter imperialiste se Kina eshte qendra e Botes dhe gjithe bota duhet te jete vasale e saj, deri sa te rroje njerezimi.

    Prandaj keto rreziqe qe thua ti, nuk kane te bejne me nacionalizmin, nacionalizmi eshte viktima e radhes e imperializmit.
    Kam shkruar gjate ne nje teme tjeter mbi rrezikun qe imperializmi perben jo vetem per kulturen e nenshtruar por edhe ate sunduese dhe per vete, nacionalizem e imperializem do i shoh si e mira dhe e keqja…….

    1. Ti Lulianin nuk e njeh, ashtu si nuk njeh asgje. Sepse Luliani, po te thote troc, qe kombetarizmi jot nuk eshte origjinal, por reaksionar. Dhe kur hidhet greku e thote jemi ne Spartanet, hidhet Serbi e thote jemi ne Spartanet, hidhet bullgari e thote jemi ne Spartanet, Luliani po te thote shqip, ne te s’emes spartanet, e bashke me ta edhe ata shqiptare qe iu duket vetja i tille, se shqiptaret nuk jane Spartane, por shqiptare, perfshi ketu edhe vllehet qe kane punuar per Shqiperine e nuk iu duket vetja spartane, edhe greket qe kane punuar per gjuhen e perbashket e nuk ju duket vetja spartane, edhe Serbet qe kane punuar per harmonine e nuk ju duket vetja Spartane. Spartaniada jote o hyllin, nuk eshte shqiptari. E nga ky pozicion, ti nuk ke goje te me quash mua shqiptarofob, e para punes, sepse nuk vlereson shqipen sa duhet, por Spartanishten.

  38. nuk me rezulton raca kriter mates per nivelin e shqiptarizmes, por perkatesia. me qarte, eshte shqiptar ai qe ndjehet dhe identifikohet si shqiptar.

    do te ish me mire te mos ngaterroheshim me raca se ketej nga anet tona – cilesisht ne Ballkan dhe Mesdhe – nuk i dalin hesapet njeriut te shkrete po t’i nisi nga faktori race sepse nuk ka bir nene qe del grek, serb, turk, bullgar, moldav, vlleh, kroat, francez, italian, spanjoll, apo i shqiptar i paster; e keshtu me rradhe gjithe kususri. kush nuk e njeh kete realitet dhjetra shekullor mesdhetar ne rastin me te mire eshte naiv i palexuar.

    nderkaq, te me fale popullata shqiptare me grope ne gjoks, por personalisht me vritet syri kur shoh emrin e Fatos Lubonjes te rradhitet badiava me emrat e disa personazheve te shemtura te llumit elitar shqiptar.

    Fatos Lubonja mund te jete vertet vlleh nga etnia dhe komunist nga prejardhja klanore, te dhena keto qe ne rastin konkret vetem e lartesojne figuren e ketij qytetari te mirefillte e gati vetmitar qe posedojme ne hapesiren publike shqiptare; kjo sepse forca e mendimit, veprimit dhe e integritetit te tij njerezor dhe intelektual i kane mundesuar ketij burri te dale si pertej mizerjes komuniste nga e cila ai rrjedh ashtu dhe pertej perkatesise etnike – te cilesuar me ngulm ketu si vllehe – per t’u shfaqur si nje nga shqiptaret me te vyer e ketyre dy dekadave te fundit.

    ka dy dekada qe ky qytetar intelektual denoncon publikisht mizerjen njerezore, shoqerore, politike, ekonomike e sidomos kulturore qe ka ngerthyer gjithe shoqerine shqiptare komuniste dhe postkomuniste; dhe kete e ka bere nga lartesia e vrojtimit qe te i ka dhuruar morali i tij i larte civil.

    nuk me rezulton ky denoncim intelektual anti-shqiptar, perkundrazi, shqiptar-dashes. po te ish ndryshe, gjithe ky popull shqiptar me grope ne gjoks e lote ne sy per fatet e atdheut, por sidomos ate te Skenderbeut, nuk do te shkruante i frustruar nga kurbeti i detyruar prej skamjes kulturore dhe ekonomike, por do te ish sot ne fushe te betejes kunder serbit – duke i imponuar llumit elitar nje referendum mbarekombetar per bashkimin e trojeve dhe kombit shqiptar – por dhe kunder grekut – duke i imponuar te njejtit llum elitar zgjidhjen e ceshtjes Came dhe kufirin e zaptuar te Jugut te Epirit.

    fakti qe Fatos Lubonja nuk respektohet dhe vleresohet eshte realisht shqetesues.

    eshte po ky njeri qe ka 20 vite qe ulerin per nje atdhe me te denje se ky qe trasheguam nga niveli intelektual mizerabel fshatar dhe njekohesisht edhe kriminel komunist, i cili ka kaluar edhe 17 vite te gjata denimi te pamerituar ne burgjet me te ndyra dhe me te turpshme po aq shqiptare sa dhe progjeniturat e oficereve qe i vjellin balte sot mbi kete burre dhe rrahin gjoksin duke ngaterruar Skenderbe-dashurine me atdhedashurine.

    1. Epiriot, jam plotësisht dakord me ty. Të lutem vetëm për diçka – që tjetër herë ta specifikosh më mirë se Lubonjën po e cilëson si “vllah” (duke ia atribuuar edhe konotacionet përkatëse) një person i cili ka emër dhe flet në emrin e vet, jo të blogut; dhe se fakti që ky person, Hyllini, shkruan këtu nuk do të thotë se pikëpamjet e tij pranohen, haptazi ose në heshtje, edhe prej të tjerëve dhe veçanërisht prej autorëve të blogut.

  39. Xha Xha,

    Nuk e kam vene ndonjehere ne dyshim qytetarine e ndermarrjes suaj e cila reflektohet denjesisht ne secilen prej faqeve te ketij blogu.

    Megjithate, edhe pse kerkoj ndjese per neglizhencen ne citimet e vetetimta qe bera me lart, ndaj mendimin se moderatoret e ketij blogu te respektuar duhet te tregohen me te kujdesshem gjate procesit te administrimit te komenteve ne lidhje me disa tema te caktuara.

    Ky eshte ndoshta i vetmi blog shqiptar tek i cili futem pa m’u skuqur a nxirre faqja per perkatesine time identitare, ndaj le te sherbeje ky shkembimi yne si nje orvatje tejet modeste per ta ruajtur sa me gjate faqebardhesine qe keni miresine te na dhuroni prej vitesh tashme.

    Me respekt.

  40. Xha xha, mjaft te dalesh nga blogu, per te marre vesh origjinen vllahe te Lubonjes, kush do e ben, kush nuk do e quan si te doje, sidoqofte ti e bere per ti qartesuar epiriotit se ishte mendimi im (cka ai e dinte se po me replikonte mua), nderkaq une do i qartesoj ne vazhdim Epiriotit se kjo nuk eshte tema e slloganeve politike dhe retorikes progresiste dhe nese kam folur per liberale e konservatore, keto sotit nuk jane rryma politike por rryma mendimi qe ngadale po marrin forme.

    Lubonja si vllah qe thua ti Epiriot u permend ne diskutimin mbi eliten aktuale shqiptare.
    Po te shikojme origjinat e njerezve te rendesishem sot, gjejme jo vetem shume me origjine vllahe qe jane permendur, por edhe Mejdani jevg, Majko bullgar, Anastas Angjeli minoritar grek etj.

    Tani fakti qe thuajse te gjithe keta me origjine minoritetesh te ndryshme ndodhen politikisht nga e majta, per mua eshte anesore, por eshte thelbesore per mua nese i shoh qe jane edhe tek krahu liberal (shumica derrmuese), pasi per mua ka rendesi c’rryme mendimi i perkasin e jo c’force politike, pasi forcat e sotme kryesore politike japin thjesht spektakel per popullin e mua nuk me pelqen spektakli politik por serioziteti politik i cili kam besim se do vije edhe ne Shqiperi.

    Pra Lubonja nuk eshte gje tjeter ne kete diskutim,pervecse njeri prej te shumteve.
    Pikerisht ne nje shtet si Shqiperia ku pakicat jane te paperfillshme demografikisht dhe njekohesisht shtet-komb, kaq shume elite me origjine nga pakicat perfaqeson nje anomali te dukshme, anomali qe e ka origjinen tek sundimi komunist, pasi ne kohe te Zogut situata ishte krejtesisht normale, pra eshte komunizmi shkaku qe sot ka kaq shume me origjine nga pakicat.
    Me pak fjale lufta kunder komunizmit deri me sot ka qene thjesht nje maskarade, sepse atje lart pushteti e prestigji po kalon nga baba tek biri nepermjet mekanizmave shoqerore te origjines dhe lidhjeve familjare.
    E majta sikunder eshte normale, meqe jane komuniste te reformuar ne 1991, ka me teper, si Nano i biri i babait, Rama i biri i babait , Blushi i biri i babait e me radhe.
    Sigurisht qe ligji i dosjeve eshte thjesht hi syve(perfshire Pollon si i biri i Stefanaq Pollos) se askush nga keta sdo nxirrte kurre pislleqet e prinderve, sikunder eshte e kuptueshme, se prindi eshte prind, i mire a i keq.

    ”””’do te ish me mire te mos ngaterroheshim me raca se ketej nga anet tona – cilesisht ne Ballkan dhe Mesdhe – nuk i dalin hesapet njeriut te shkrete po t’i nisi nga faktori race sepse nuk ka bir nene qe del grek, serb, turk, bullgar, moldav, vlleh, kroat, francez, italian, spanjoll, apo i shqiptar i paster; e keshtu me rradhe gjithe kususri. kush nuk e njeh kete realitet dhjetra shekullor mesdhetar ne rastin me te mire eshte naiv i palexuar.”””

    Sigurisht qe ti nuk njeh fare as antropolgjine e as gjenetiken,perndryshe nuk do perdorje termin ‘naiv i palexuar’. Jam gati te me peshtysh nese njeh nga antropologjia dhe gjenetika 5% te asaj qe njoh une.

    ”””nderkaq, te me fale popullata shqiptare me grope ne gjoks, por personalisht me vritet syri kur shoh emrin e Fatos Lubonjes te rradhitet badiava me emrat e disa personazheve te shemtura te llumit elitar shqiptar.”””

    Epo cti besh, kur nuk kupton postimin qe lexon, normalisht do gabosh, megjithate edhe ketu tek shprehja jote ka nje gje interesante, dmth Lubonja eshte rreshtuar per ceshtje origjine e cmitizimi, me persona qe ti i quan llum. Kur ta gjej ne internet librin e Lubonjes do ta sjell, nese te intereson, mbase do kuptoje dicka qe nuk ke kuptuar nga ky personazh.

    ””’ka dy dekada qe ky qytetar intelektual denoncon publikisht mizerjen njerezore, shoqerore, politike, ekonomike e sidomos kulturore qe ka ngerthyer gjithe shoqerine shqiptare komuniste dhe postkomuniste; dhe kete e ka bere nga lartesia e vrojtimit qe te i ka dhuruar morali i tij i larte civil.””’

    Edhe perimeshitesi ku blej domate me aq sa ka fuqi e ben publik denoncimin e tij dmth eshte ceshtje fuqie ajo pune, ama rezultati i Lubonjes eshte po njesoj si rezultati i ankimeve te atij perimeshitesit, dmth zero.
    Edhe une ankohem me aq sa kam fuqi, edhe ti po ankohesh, serisht kemi rezultatin zero te perimeshitesit dhe Lubonjes.
    Pse do thuash ti… po sepse te transformosh nje shoqeri, eshte ceshtje pune me shume sesa llafesh, e ne shqiptaret jemi te mire per llafe, ankime sharje majtas-djathtas, provokimesh , me shume sesa per pune. Nese te ankohesh eshte pune atehere edhe ne si Lubonja , secili sipas takatit po bejme punen qe jemi ne gjendje te bejme ….

    ””fakti qe Fatos Lubonja nuk respektohet dhe vleresohet eshte realisht shqetesues.””’

    Ky eshte shqetesimi yt, nuk eshte realisht shqetesues, se per mua realisht shqetesues eshte qe ti mendon gabimisht se c’eshte realisht shqetesues. Psh une mendoj se eshte realisht shqetesues qe Lubonja hedh vrer kunder 90% te shqiptareve qe jane kunder Shmitklosit. Secili ka shqetesimet e veta o Epiriot, sipas hierarkise se ideve qe ka. Hierarkite tona te ideve nuk perputhen.

    ”””i cili ka kaluar edhe 17 vite te gjata denimi te pamerituar ne burgjet me te ndyra dhe me te turpshme po aq shqiptare sa dhe progjeniturat e oficereve qe i vjellin balte sot mbi kete burre dhe rrahin gjoksin duke ngaterruar Skenderbe-dashurine me atdhedashurine.””’

    Me thene te drejten, une me shume i qaj hallin tim ati qe ndersa vellai i gjyshit te tij,ka studiuar ne Zosimea, im ate fale komunizmit per te bere te mesmen bente 14 km cdo dite ne kembe, ndersa gjyshi im pervecse u kthye ne njeri te rendomte, vdiq duke kerkuar nje pike qumesht qe nuk ishte e qe la komoditetet per te shkuar ne lufte e pas lufte megjithe vendin e mire te punes (tip taksambledhesi- shetisja me 2 xhandar nga prapa, thoshte ndjese-paste) u terhoq vete per arsye ‘familjare’ e meqe kish qene edhe ballist(mbeturina te mentalitetit klerikalo-kulak) para se te ishte partizan, nuk e mbajten me zor.

    Meqe e kishe fjalen per ‘progjeniturat e oficereve’ zotrote.

    Tash mungon te vi ndonje kriptokomunist e te me akuzoje se po hedh balte mbi komunizmin qe me mbajti ne ‘pellembe te dores’.
    Shqiperia eshte vertet vendi ku gjen njerez nga me te cuditshmit.

  41. ””””Ky eshte ndoshta i vetmi blog shqiptar tek i cili futem pa m’u skuqur a nxirre faqja per perkatesine time identitare, ndaj le te sherbeje ky shkembimi yne si nje orvatje tejet modeste per ta ruajtur sa me gjate faqebardhesine qe keni miresine te na dhuroni prej vitesh tashme.”””

    Ja dhe nje tjeter qe kerkon perjashtimin tim vetem pse i perkas tradites shqiptare…. Ue qenkam bere i famesheme une 😀

    Daku nuk futet koka nen rere si struci,jam vet i pari qe u shkeputa nga ambjentet e bukura nacionaliste te forumeve te tjera, per tu futur ketu e perballur me problemet, i vetedijshem qe do haja te shara pa mbarim, ashtu si po i ha.
    Po vazhduan ata andej, duke bere pershesh shume nga te
    ketij blogu e keta te ketij blogu duke bere pershesh ata andej, ehe vaj halli e mjere mileti, do ngelemi ne vend e do imitojme keta qe kane 17 vjet qe bejne spektakel.
    Llogaris qe jane te shumte ata qe u pelqen kjo gje, por tek ky blog ka edhe nga ata qe su pelqen, cka e ben terheqes per mua.

  42. Hyllino, cme hiqesh si i pari i vendit o burr. Mjaft me keto vetelavdrime e veteflijime se e bone bajat. Perndryshe hap nje blog tendin dhe shpalos gjithe dijet e tua dhe ne do vime te te duartrokasim, e pse jo, edhe te te shkulim veshin sipas rastit. Thuaj cke per te thene dhe leri ato perrallat qe i tregon vetes per te te zene gjumi. Kjo mania jote per tu degjuar me cdo kusht po behet vertete e tepert dhe po na e hidheron kete ambient ku edhe heshtja ka kuptim.

    Qe s’te le i ligu te besh kasolle!

  43. Ju lutem edhe një herë – le të mos e kthejmë këtë debat në një shkëmbim pështymash mes njëri-tjetrit; ose që ta them ndryshe, le të mos i japim të drejtën morale censurës.
    Me gjithë dëshirën time për t’i mbajtur komentet brenda caqeve të mirësjelljes elementare, nuk kam kaq kohë sa të lexoj çdo rresht që shkruhet. Po vazhduat kështu, do detyrohem t’i mbyll komentet fare; dhe mbylljen e komenteve jam unë i pari, si pronar i blogut, që do ta vuaj. Prandaj edhe nëse doni të fyeni shoku-shokun, të paktën mos më fyeni mua.

  44. Hyllin,

    Sinqerisht nuk dua te te gervelis shume sepse je realisht prekes, por gjykimin per Fatos Lubonjen e ke te gabuar.

    Po, Lubonja eshte liberal. Patjeter qe eshte liberal dhe shyqyr qe eshte i tille. Por ama eshte i vetmi liberal safi qe kemi dhe kjo sepse eshte idealist i ndershem.

    Ajo qe e ndan Lubonjen nga perimeshitesi yt, ti por edhe une qe shkruaj me pseudonim, eshte fakti qe Lubonja ka kurajen, aftesine, ndershmerine dhe forcen qe kritiken e tij kunder shemtise ta beje me mjeshteri dhe publike. Dhe kjo e ben ate qytetar dhe intelektual te mirefillte.

    Nderkaq, mua nuk me rezultojne liberale keta qe rradhit ti si te tille; perkatesisht Fatos Nano, Pandeli Majko, Ben Blushi, Anastas Angjeli, Edi Rama, Ardian Klosi, Genc Pollo, Ilir Meta, perfshi ketu edhe Sale Berishen po e pe te arsyeshme.

    Keta emra mua me rezultojne praktikisht konservatore dhe me rezultojne si te tille pikerisht per ate arsye te cilen ti e rradhite pak me pare – per faktin se jane bijte e Thanasit, Kicos, Kristaqit e Stefanaqit por edhe te Bylbylit e Rames.

    Pra, me rezultojne konservatore – sui generis – pikerisht sepse kane dale ne politike qe te ruajne pushtetin dhe privilegjet e baballareve trima me flete e bojra, te cilet arriten t’ua shqyenin pushtetin nga duart atyre nacionalisteve te tu te ndershem qe nuk luftuan per mizerjen intelektuale dhe kriminale qe erdh ne pushtet ne 1944.

    Ta jap lejen me pashe t’i fusesh te gjithe ne nje thes sic i futa dhe vete. Sic e shikon, per sa me takon, te tere keta emra per mua i perkasin te njejtes race. Nuk te jap leje t’i quash liberale sepse eshte fyerje per liberalet e vertete.

    Teorikisht eshte po aq fyese t’i quajme konservatore pikerisht sepse i perkasin hibridit stalinist fshataresi-klase punetore edhe pse praktikisht i bie te jene te tille.

    Nderkaq, e di qe e ke merak qe ta kane uzurpuar pa hak emertimin konvervator, por ja qe nuk kemi c’ti bejme se keshtu u bene punet lemsh ne ate token tone ku nuk mbeti eksperimet pa u provuar.

    Tani, nje denoncues te sinqerte dhe totalisht te paperkrahur te ketij zinxhiri mafioz te pushtetit fshataro-proletar stalinist dhe te shkretetires kulturore qe na trasheguan, i cili prej postures se tij solide qe ka arritur te ndertoje ne shoqerine tone frymezon shqiptaret per ndryshim, te lutem mos na e krahaso me perimeshitesa e as me anonimatin tone ketu.

  45. Hyllin,

    E pranoj me arrogance se di t’i njoh enderrimtaret sepse me pelqejne estetikisht (argumeti eshte se njeriu e njeh mire ate qe pelqen); cfaredolloj ideje te mbeshtesin e cfaredolloj parajse te kerkojne. Po ashtu, prej nje delli anarkist adoleshenti qe ka mbijetuar ne mua, me pelqejne akoma me teper kontroversite dhe vetmitaret. Me kalimin e moshes kam zbuluar se e kam gabim me keto lloj shijesh dhe pak nga pak jam perpjekur ta kufizoj ca dieten omnivore (ama jo cdo gje qe na sugjeron truri gjen pranim bujar ne zemer)… Sot mezi arrij te kuptoj se disa lloj idealizmash e utopish kane kosto te larte gelltitjeje dhe ashtu si me uljen e dozave te gjalpit dhe mishit te deles, mosha me ka sugjeruar moderimin edhe ne veprime e pranime.

    Dua te them, dakord qe te vleresoj per dashurine intransigjente ndaj shqiperise tende, e cila ne shume koordinata perkon edhe me shqiperine time; dakord qe ta kuptoj krenimin me pastertine e gjenealogjise dhe races dhe perpjekjen per ta zbatuar kete perceptim te pastertise edhe mbi kulturen e institucionet e vendit tend, po ama ku t’i coj cilesimet e tua dyshuese, zvogeluese e delegjitimuese per vellezerit e mij jevgj, vllehe e greke, te cilet jane po aq te denje te ndikojne me pervojat e tyre ne ndryshimet e vendit te tyre dhe narrativave mbi te te cilat, i nenshtrohen ndryshimeve qe prej kur nuk mbahet mend. Une e di tashme se ti te gjithe keta vellezerit e mij qe permenda me lart i cileson te ftuar e jo vendalinj dhe ky eshte konkluzioni yt i respektuar pas leximeve te tua ne lemite e historise e mendimit. Ama ligjerisht (ketu kemi nje pike te vdekur) keta vellezerit e mij jane shtetas shqiptare me te njejtat te drejta si ti. Personalisht nuk i quaj dot te ardhur keta njerez paqesore qe kane pire dyzet kova uje ne nje vend; kete e kam mesuar qe kur kam qene femije. Per mua i ardhur i paftuar agresiv eshte ai qe vjen me dhune duke shkelur ligje e duke grabitur token e tjetrit edhe nese ky agresor i perket te njejtes etni me mua. Qytetaret e vjeter te Tiranes i konsiderojne vllehet e hershem si vendalinj sepse keta nuk kane ardhur duke grabitur mundin e token e tjetrit, ama fatkeqesisht dhe pafajesisht quajne te ardhur me konotacion armiqesor vellezerit e tyre te ye njejtes etni qe erdhen e u grabiten me dhune pronat. Mendesia nacionaliste, qe me duket se perhere ka nje lloj etatizmi e socializmi te qepur perbrenda, mbase e quan skandal kete zhvendosje antinomike, jomoderne te kategorive. Mirepo shoqeria njerezore qeveriset nga disa ligjesi te perjeteshme etike, dhe tentativa per te ideologjizuar ne shperfillje te ketyre ligjesive nuk i zhduk problemet e shoqerise, vetem sa i zhvendos ne kohe.

    Ne konceptin tim, pastertia e gjenealogjive perben kuriozitet dhe pse jo krenari. Ama une besoj me teper tek vendimet e personale sesa determinizmat e cdo lloji, perfshi edhe ato historikogjeografike te cilat kane percaktuar p.sh. qe “genetikisht” disa protoshqiptare te dikurshem te vijojne te mbajne mbi supe kafken e tyre dinarike, nderkaq qe shpirterisht, kulturalisht e gjuhesisht jane sot serbe e greke, kurse disa te tjere shqiptare me mbiemra Popoci apo Petrovci, pavaresisht rimorkjove genetike, te jene atdhetare shqiptare e mbase edhe deshmore te UCK-se ne lufte kunder pushtuesve te vet te se njejtes perkatesi te larget etnike. Eshte i mirenjohur interpenetrimi ballkanik para e gjate periudhes osmane, sllavizimi e shqiptarizimi i ndersjellte permes fese, sado i rendesishem apo jo numerikisht. Ti mund te kesh ekpertizat e tua te posacme, meqe je nacionalist, ama pervoja ime me teper jetesore sesa libreske ne njohjen e Shqiperise me ka mesuar te has pa mundim edhe grekofonet, edhe goranet, edhe podgoricanet e boshnjaket, edhe hebrenjte e paraviteve ’90, edhe armenet, edhe familjet persiane, edhe vllehet patjeter (te shfaqur ne nje ose tjetrin emertim-coban, goge, llacifac, arumun) edhe italianet e shqiptarizuar te shkodres, edhe shqiptaret me ngjyre. Nuk kam pasur kurre interesim te posacem per prejardhjet e tyre, po i kam zbuluar krejt rastesisht ne nderveprim e siper. Sigurisht kjo qe pershkrova eshte Tirana. Nuk mendoj se ben perjashtim Shkodra, Elbasani, Durresi, Berati, Korca e ndonje tjeter qytet. Shumica e ketyre njerezve, sidomos ata qe vijne nga me larg se Ballkani, krejt natyrshem e pa komplekse demonstrojne te njejtat cilesi si kushdo ne kete vend. Pajtohem se neper kanale kryesisht ekonomike, por edhe ne te tjera, trysnite e pushteteve jashte Shqiperise elektrizojne segmente te minoriteteve me origjine ballkanike qe t’i perdorin si asete ne lojen e tyre te interesave rivale me shtetin shqiptar, por kjo nuk eshte ende e mjaftueshme qe cdo grek shqiptar, sllavofon apo vlleh shqiptar te inkriminohet ne anonimat. Po ashtu sic eshte i padrejte inkriminimi total i grekeve per genocidin cam. Njerezit kane emra, mbiemra e pergjegjesi personale. Cdo mbeshtetes i genocidit eshte pjesmarres ne te, si jane negacionistet e Holokaustit rivrases te hebrenjve, ama nuk eshte faji i grekeve qe ne nuk inkriminojme me ligj individe te caktuar si Vangjel Dule qe haptas mohon problemin cam, por hidhemi kot me kot e veshim me pergjegjesi gjithe greket, sic fatkeqesisht ben edhe ti me lart.

    Tjeter gje qe nuk me pelqen ne qendrimin tend eshte projektimi i pastertise gjenealogjike edhe ne fushat e kultures dhe gjuhes. Ti tek kundershton martesat nderkulturore, duke refuzuar nuk e di pse pasurine e bilinguizmit, flet per “shqiptarin e paster” I cili:
    “…duhet beje te mundur qe te kultivohet psh muzika popullore e jugut apo veriut, ku motivet orientale jane thuajse inekzistente e jo psh muziken e shqiperise se mesme apo kosoves, ku te duket se po degjon muzike arabo-turke.

    Kjo nenshtrese, do nxjerre ne arte, letersi e ne politike shqiptare e jo minoritare, vllehe jevge a ku ta di une kongoleze e kanibale…”
    Kete pati parasysh edhe nje piktor peizazhesh virgjerore me emrin Hitler, kur burgosi si ne nje geto tjeter ekspoziten e madhe te artit te degjeneruar cifuto-bolshevik dhe promovoi perkarshi artin e paster nacional me baresha bionde apo proletare vikinge me shpatulla te gjera sa Lebensraum-i.

    Veriu i paster qe permend ti kam frike se nuk ekziston. Ciftelia e ka emrin nga turqishtja, kulla e famshme nga persishtja dhe Muji e Halili jane agallare e jo Mujsi e Hal-ylli qesharake te interpretimeve sedermedha. Per hir te nje jugu te paster ti ke asgjesuar te pakten Beratin e Gjirokastren me gjithe arkitekture, melos e frazeologji. Kultura shqiptare pas ketij kultivimi te diferencuar te autoktonive, mbetet nje peisazh plot me Hiroshima e Nagasaki dhe me ca fshatra malore qe kane tepruar per te ndertuar njeriun e ri.

    Ndikimeve te huaja ti ke vendosur t’ua besh priten thjeshte ne mijevjecarin e fundit. Ky eshte pasioni i gjithe idealizuesve te se shkuares: shpikja e nje viti te pershtatshem zero, ku gjithcka nis mire dhe eshte e paster. Ti e merr te mireqene autoktonine e gjithckaje paramoderne qe ne fakt eshte kompozuar nga ndikimet e meparshme kulturore. Perdore te lutem parimin e purizmit edhe ne gjuhe, hiq gjithe fjalet me origjine greke, latine, sllave, osmanishte, neolatine, angleze dhe le ta hapim e mbyllim diten duke thene thjesht e shqip, vetem fjalen “UNE” (patjeter lutem te kapesh ekzagjerimin ketu).
    Ti me drejtohesh keshtu ne fund te mesazhit tend:
    “Prandaj keto rreziqe qe thua ti, nuk kane te bejne me nacionalizmin, nacionalizmi eshte viktima e radhes e imperializmit.

    Kam shkruar gjate ne nje teme tjeter mbi rrezikun qe imperializmi perben jo vetem per kulturen e nenshtruar por edhe ate sunduese dhe per vete, nacionalizem e imperializem do i shoh si e mira dhe e keqja…….”
    Dikur edhe une, thjesht per efekt balancimi ballkanik, shqetesohesha me mungesen e nacionalizmit nder shqiptaret e Shqiperise. Sot me duket se qe pas luftes se Kosoves na ka permbytur histeria urrejtese brendashqiptare me terma nacionaliste, ku ata qe nuk ndajne entuziazmin kombetarist urrehen njelloj me cetniket (me dallimin se keta te fundit nuk e vene re fare kete urrejtje forumesh shqip kurse shqiptaret i demton qe c’ke me te). Ti mund te thuash sa te duash se ka kontradikta thelbesore midis imperializmit e nacionalizmit, por licenca per nacionalizem qe imperializmi amerikan i dha elitave politike shqiptare me rastin e luftes ne Kosove, prodhoi nga lart poshte kete histeri urrejtje plebeane qe arrin te shqetesoje edhe nacionaliste si ti. Problem me kete histeri eshte se drejtohet kryesisht kunder shqiptareve; jo vetem atyre me origjine etnike te ndryshme, por edhe ndaj cdo kujt qe nuk hyjnizon mitologjite mobilizuese qe perdor mesjetarisht politika shteterore ne ekspozete e saj per import. Nese nje liber si i Shmidit, (i mire a i keq, tendencioz a jo, gjithsesi shkencor), i shitet publikut nga Presidenti i Republikes si te qe nje pamphlet propagandistik paniku ne kohe lufte, vetem se Skenderbeu eshte zgjedhur zyrtarisht te riperdoret si pararendesi shqiptar i NATO-s, kjo nuk tregon ndonje gje per librin e Shmitit apo per librat ne pergjithsi, po per gadishmerine per konflikt mobilizues dhe terror intelektual qe ka nje pjese e elites sone politike-kulturore. Nuk eshte e veshtire te manipulosh shqiptaret qe sapo kane rizbuluar nacionalizmin, dhe po lejohen ta artikulojne kaq vone me ze te larte (me termat qe u la komunizmi ama) dhe t’u thuash se disa te shitur duan te na lene pa histori dhe te na thyejne simbolet. Me precedentin qe eshte krijuar, mjafton qe politika t’i veshe projektet e saj te mbrapshta me mitologji nacionaliste, rezistenca ndaj tyre do te hase ne stuhi te tjera histerike gjithepopullore te prodhueshme lehtesisht nga megafonet masmediatike.

    Nje fjale e fundit, gjithe duke kerkuar ndjese Peizasheve te Fjales qe po i bllokojme territor me shkembime gjysempersonale:

    Te lutem kushtoi vemendje ngjyresave qe u jep fjaleve “jevg” a “vllah” apo bashkeshoqerimeve te tilla si “kongolez” me “kanibal”. Nese vertete pretendon se je nacionalist i matur e jo teprues, impulset drejt zvogelimit te Tjetrit mund te marrin formen e racizmit apo ksenofobise, te cilat ti thua se nuk te pelqejne. Po ashtu dekorata per shqiptarofobi, te lutem mos i shperdoro (na del e tepron presidenca per shperdorime dekoratash).

  46. Të merremi ca me temën gjerësisht, sepse ia vlen për tu parë problematika e turmave për të cilën shkruan Xha xhai.

    Sun Tzu te “The art of war” thotë: Nëse ushtarët nuk e kuptojnë urdhërin e dhënë prej oficerëve, fajin e ka gjenerali. Nëse ushtarët i kuptojnë urdhërat, por nuk u binden, faji u ngelet oficerëve”.

    Kjo, për të dhënë mendimin tim, sesi duhen trajtuar të ashtuquajturat “turma”. Hyllini e vuri re me të drejtë, se kjo distancë e liberalëve prej popullit të thjeshtë, preferoj ta quaj unë, e jo turmë, do sjellë në të ardhmen pasoja të rënda. Si psh një prej tyre që më vjen ndërmend, është dalja e një rrace të re në skenën politike – e populistëve. Ndoshta që tani disa aktorë të politikës mund të quhen populistë, megjithatë kjo nuk është bërë akoma shkencë. Si psh në Greqi ku ndodhem unë, ku politika populiste ka marrë përmasa të papara dhe është në gjendje të mbledhë në tubime me qindra mijra njerëz për arsye të tilla në dukje kombëtare. Gjithashtu thellësia e katakombeve, është do thoja pa frikë më e madhe, jashtë mase më e madhe sesa në Shqipëri. Ndoshta, sepse interneti te ne nuk është bërë akoma popullor në çdo shtresë që të vihet re një thellësi e njëjtë, ky është vetëm spekulim, po gjasat janë të jetë diçka e tillë.

    Thelbi te turmat dhe te sjellja e tyre, është te mosedukimi i denjë kombëtar, shto këtu dhe mungesën e institucioneve sociale e vër përmbi të dhe gjendjen ekonomike ku ndodhemi, besoj se një situatë e tillë e jep shpjegimin. Sepse i përmbahem përsëri mendimit që sjellja e turmave duhet shpjeguar, kuruar por jo fajësuar.

    Me keqardhje vë re në të kundërt disa gjëra të tjera… të cilat janë shumë më të rrezikshme për mua sesa sjellja e turmave.

    Së pari oportuniteti që i jepet dikujt të deklarojë i vetëkënaqur se ai nuk është turmë. Dhe kjo gjë bëhet thjeshtë duke shprehur përbuzje, inat edhe frikë ndaj tyre.

    Së dyti, kjo përgjithësisht vlen për liberalët, mungesa e ruajtjes së parimeve të tyre universale kur kanë përballë një njeri të kundërt në ideologji me ta. Një shembull që më vjen ndërmend, është ai i reagimit në Greqi prej liberalëve ndaj vdekjes së Jorg Haider-it. “mirë iu bë fashistit” etj.

    E njëjta situatë edhe këtu… Epiroti psh duke mbrojtur “liberalizmin” e Lubonjës dënon përkatësinë profesionale të tim eti dhe atij të Hyllinit. Apo më keq, kur idetë liberaliste në dukje, pronësohen prej qënieve të tilla si Apokalypsis që mezi gjen mundësinë përmes tyre të shprehë në mënyrë tejet të sëmurë mllefin e vet ndaj një pjesë të bashkëkombësve të vet, duke i kufizuar këta më parë ideologjikisht edhe gjeografikisht.

    Për mendimin tim, shqiptarët nuk dinë të jenë as nacionalistë tamam. Nacionalizmi ekonomik dmth të blerit, subvencionuarit dhe përkrahjes të produkteve vendase, është jashtë mase i shëndetshëm.

    Nacionalizmi i mbrojtjes së vlerave kulturore shqiptare, është jashtë mase i shëndetshëm, për kalitjen e identitetit dhe parjen e diversitetit-veçantisë si pasuri të cilën e kemi kultivuar ndër shekuj vetë.
    Këto më lart, nuk përjashtojnë prej meje a priori edhe ndërhyrje të tjera, për të cilat, si për çdo teori funksionon ajo e tregut – përfitimi i shqiptarëve dhe shqiptarisë të jetë më i madh se humbja. Kështu funksionon xhanëm për çdo shtet-komb.

    Nga ana tjetër, kokëcepësia si vlerë kombëtare, nuk pranohet prej meje. As anatemimi si vllehë të një pjese të shqiptarëve tashmë, në jetën publike kulturore dhe politike të Shqipërisë. Për këta të fundit do shkruaj te tema përkatëse që ka hapur xha xhai.

  47. Me intrigon kjo dallge qe ngriti libri i O. J. Schmitt-it. Edhe me shume fakti qe une nuk shoh lidhje midis artikullit te gazetes se Zyrihut dhe ndezjes se disa shqiptareve per te mbrojtur heroin e tyre te mesjetes. Perkojne ndoshta me kete periudhe « te trazuar » te diaspores shqiptare ne Zvicer nje tufe me e-maila qe morra pa pritur per ruajtjen e figurave te ndritura shqiptare nga sulmi i fqinjeve tane ziliqare.
    Nqs ne kete forum ka antare qe lexojne here pas here Wikipedia-n (History of Albania,nen titullin Arms of Scanderbeg, pergatitur nga shqiptare me sa kuptova) dhe jane ne kerkim te korigjimit te shtremberimeve te realitetit nga forcat e erreta zvicerane te momentit (kisha degjuar vetem per bankiere, por lista s’qenkish ekskluzive !) lejomeni t’iu bej te ditur se shkrimi (erudit apo jo, ne nje gjatesi e hollesi te mjaftueshme) permban vetem dy referenca : Kristo Frasherin e O.J. Schmitt.
    Ne vazhdimesi akomoduese te injorances se lexuesit te rendomte shqiptar, as une s’e kam lexuar librin e historianit te Unversitetit te Vjenes, madje nuk di as titullin e origjinalit. Mos eshte gje « Das venezianische Albanien » ?, botuar ne 2007 ?Nqs po, …kujdes !

  48. Hyllin! Ne kete blog je ashtu sic ke dhe emrin.
    Une nuk e di se ku e gjejne guximin keta njerez qe vetem shqip flasin se shqiptare sjane.
    Kam shkuar ne Greqi ne nje seminar dhe vetem pse nje nate te mbledhur grup kenduam kenge shqiptare , te nesermen nuk u lejuam te mblidheshim ne sallen qe ishte vene ne dispozicion per ne. Jo vetem kaq por dy muzikantet greke qe na shoqeruan te nesermen ishin pushuar nga puna.
    Ore shqipo keni apo skeni ndopak tru, ndjenje kombetare,
    dinjitet apo ku di une cfare. Mire Ardian Klosin e kuptoj se kushedi se sa paguhet per ate fare Schmitt-i po ju ckeni.
    Sa per turmen me duket se skeni te drejte te flisni.
    Perkufizimi ekzakt per turmen eshte :
    Turma eshte nje pafundesi zerosh qe po ti vesh perpara njeshin mendjemprehte merr vlere.
    E keqja ketij populli i ka ardhe nga njeshi . I djathte apo i majte njeshi tek ne ka pare vetem veten e i ka bere gjemen ketij vendi.
    Hyllin per mua ska te majte e te djathte, por ka vetem njerez te ndershem dhe hajdute, njerez te mire e te keqinj.

  49. ””¿pasaran?

    tu rrit ndera! ke dhene pergjigjen qe gjithmone ia kam hak vetes, si dhe lexuesve te tjere, per cdo koment qe i kaloja Hyllinit.””

    Uau-Wow !Sa mire qe me ktheu Flora 57 tek kjo teme! Kush te ka thene njehere qe lexuesit e tjere jane nderkombetariste si puna tende ? Ka edhe lexues’ kombetariste ka edhe nderkombetariste. Cka nuk gelltis dot tek kjo fjali, eshte pozita qe i ke dhene vetes dhe atyre lexuesve qe m’ke fut’ nen sqetulla, dmth e mira qe lejon te keqen.

    Nuk e paskam dite, qe nderkombetaristet perfaqesojne te miren ne moralin publik te nje shoqerie qe ka arritur stadin e kombit. Normalisht nje shoqeri ne stadin e kombit, ne moralin e saj publik duhet ti vleresoje nderkombetaristet si e keqja dhe jo si e mira.

    A mund te me tregosh pak, se mbi cilat vlera morale, bazon te miren e te keqen zotrote , dmth cila eshte njesia matese jote ne publik se c’eshte keq e c’eshte mire ?
    Mos me thuaj qe e bazon tek vlerat intelektuale, se bie ne me te keqin nga ‘7 vizi capitali'( e gjen vete ti,se ne cilin) e rrezikon qe ne gjykimin perfundimtar ta gjesh Zotin mjaft te idhnuar.

    ””Hyllin per mua ska te majte e te djathte, por ka vetem njerez te ndershem dhe hajdute, njerez te mire e te keqinj.””

    Eh moj Flora, qysh prej Manifestit te pare komunist me 1848, iku koha kur njerezit ndaheshin ne te ndershem e te pandershem, ne te mire e te keqinj, tani duam s’duam kemi te djathte e te majte. Megjithate edhe kesaj po i iken koha, tani po vijne kohet ku kombetaristi dhe i varferi jane keq, ndersa nderkombetaristi dhe i pasuri jane mire.

Komentet janë mbyllur.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: