Revista “Mapo” boton një shkrim të Brikena Çabejt, për historinë e fletërrufeve kundër të jatit Eqrem Çabej, gjatë viteve të “frymës revolucionare” 1967-1968.
Tekstet e këtyre fletërrufeve kanë vlerë të paçmuar, për të kuptuar jo vetëm frymën anti-intelektuale të asaj periudhe “gardistësh të kuq”, por edhe disa konstante të psikologjisë së turmës shqiptare, të cilat duket se i kanë rezistuar ndërrimit të epokave po aq mirë sa edhe akrepi ose buburreci rrezatimit radioaktiv post-apokaliptik.
I shkruajnë autorët e fletë-rrufesë Çabejt:
Ne çuditemi pse vazhdoni të mbani qëndrim të rezervuar karshi rezultateve të arkeologjisë sonë, në lidhje me sqarimin e problemit të lashtësisë ilire, aq më tepër për epokën prehistorike (Eneolith dhe bronx) ku të dhëna gjuhësore nuk ka? […]
Në dispensën tuaj “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe” ju flisni gjerësisht për shkencëtarët e huaj që janë marrë me gërmime arkeologjike, kurse për rezultatet e arritura nga arkeologjia shqiptare mjaftoheni me një paragraf të thatë e të përgjithshëm. Pse ky qëndrim?
A vazhdoni të mbani mendimin tuaj se koha e këtij shtegtimi dhe e vendosjes së tyre në Gadishull (është fjala për prehistorinë e popullit shqiptar) nuk mund të caktohet më qartë as historikisht as me mjetet e arkeologjisë? […]
Pse ju vazhdoni të konsideroni qytetet ilire Amantinë, Byllisin, Foiniken koloni greke […] kur të dhënat arkeologjike dhe burimet e tjera tregojnë të kundërtën?
Në atë kohë Çabej, nga të paktët specialistë të historisë së gjuhës shqipe jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën, mezi kishte arritur t’u mbijetonte spastrimeve ideologjike të regjimit komunist pas Luftës II, për t’u lejuar të vazhdonte studimet e veta në një kthinë të ftohtë të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë në Tiranë.
Fletë-rrufetë ndaj tij mund të jenë porositur “nga lart”, mund edhe të jenë shkruar spontanisht, nga njerëz që kujtonin se kishte ardhur momenti për ta hequr qafe, ose të tjerë zelltarë që mendonin se Çabej vërtet kishte mbetur rob i koncepteve të mykura borgjezo-revizioniste në lëmin e studimeve albanologjike. Qëllimet e shkruesve të fletë-rrufeve nuk mund të gjykohen; por teksti i hartuar prej tyre mund të analizohet.
Çabej qortohet se nuk i ka përfillur shumë rezultatet e arkeologjisë shqiptare në lidhje me sqarimin e çështjeve të vazhdimësisë iliro-shqiptare dhe autoktonisë ilire; në një kohë që vijon t’u referohet rezultateve të arkeologëve të huaj.
Nga një anë, akuza se nuk e ka kryer detyrën e vet si shkencëtar, për të argumentuar autoktoninë ilire, autoktoninë shqiptare dhe vijueshmërinë iliro-shqiptare në Ballkan; nga ana tjetër, akuza se u ka dhënë përparësi studiuesve të huaj ndaj atyre shqiptarë. Kombëtarizmi primitiv i konceptit të arkeologjisë “shqiptare” ndërthuret me ksenofobinë, ndërsa shkenca si qasje ndaj së vërtetës ia lë vendin mitografisë kombëtariste, si ngushëllim i komplekseve shqiptare të inferioritetit.
Autorët e fletë-rrufesë nuk denjojnë as ta marrin në konsideratë, qoftë edhe si nënkuptim vetëm, konceptin se Çabej mund të ketë qenë i bindur, bie fjala, se Finiqi, Amantia ose Bylisi kanë qenë koloni greke në Epir; meqë për ta vetëkuptohet se detyra e albanologjisë nuk është të ndriçojë historinë dhe parahistorinë e shqiptarëve dhe gjuhës shqipe, por të sigurojë prova për mitin kombëtarist të shqiptarëve. Kësisoj vetë dija vihet në shërbim të ideologjisë ose të mitit, çka për një figurë të profilit të Çabejt do të ketë tingëlluar absurde; po aq absurde sa edhe karakterizimi i atyre qyteteve të Epirit si “ilire”…
Kur e lexon tekstin e fletë-rrufesë më sipër, të duket e çuditshme që është shkruar para dyzet vjetësh; meqë sot e kësaj dite, mjafton të vizitosh çdo forum shqiptarësh në Internet ku diskutohen çështje të tilla “madhore” si ilirët, origjina e shqipes dhe e shqiptarëve, pellazgët dhe autoktonia, Epiri dhe epirotët etj., për t’u ndeshur me të njëjtën gjuhë dhe të njëjtat argumente; madje me të njëjtat insinuata se ky apo ai deviator u është shitur të huajve dhe të njëjtën frymë e dëshirë për t’i hequr qafe ata që dinë më tepër, që janë më të zotët dhe që nuk u tuten jargave e turmës.
I vënë me shpatulla për muri, Çabej detyrohet t’i përgjigjet asaj fletë-rrufeje, duke e ruajtur megjithatë dinjitetin e vet dhe vlerën e kontributit të tij në dijen albanologjike.
Shkruan Çabej ndër të tjera:
Etnogjeneza shqiptare, puna e autoktonisë, çështja sa i lashtë është populli shqiptar në viset e tij historike dhe prej cilës gjuhë ballkanike të vjetër buron gjuha e tij, këto janë probleme të përbashkëta për historinë, për gjuhësinë, për arkeologjinë prehistorike e për etnografinë shqiptare. Këto disiplina kanë rrugë të ndryshme për të zgjidhur ose për t’i afruar zgjidhjes këto probleme të vështira. Secila nga këto, njëkohësisht duke punuar me metodën e vet, duhet që në një masë adekuate t’i bëjë të vetat rezultatet e disiplinave të afra. Gjuhësia duhet të nxjerrë më shumë dobi nga rezultatet e arkeologjisë nga ç’ka bërë gjer më sot. Më anë tjetër rezultatet – qofshin edhe modeste – të gjuhësisë shqiptare në ndriçimin e problemit të autoktonisë e të burimit të gjuhës shqipe prej ilirishtes mendojmë se mund të jenë me dobi edhe për arkeologjinë shqiptare. Do të jetë mirë që në të ardhmen të ketë një bashkëpunim më të ngushtë midis disiplinave që në fund të fundit synojnë në një qëllim të përbashkët. Me këtë rrugë mund të kapërcehen edhe disa pikëpamje të trashëguara prej së kaluarës, të cilat do të zhduken në dritën e zbulimeve e të studime ve tona të reja.
Është në nderin e atij studiuesi dhe intelektuali që fjalë të tilla, edhe pse të shkruara nën trysninë e kërcënimit për dhunë policore, e ruajnë vlerën e tyre edhe sot; edhe pse Çabej do të ketë qenë i bindur, atëherë, se nuk po u drejtohej aq kolegëve të vet albanologë, sesa tufës së bashibozukëve të kuq, të cilët po e përdornin atmosferën e “ashpërsimit të luftës së klasave” për të hequr qafe brezin e vjetër të dijetarëve e për t’ia zënë vendin në krye të “shkencës shqiptare”.
Siç mund të pritej, jakobinët e arkeologjisë ilire nuk u qetësuan nga kjo përgjigje; dhe pak javë më pas dolën me një fletë-rrufe të dytë:
Në përgjigjen tuaj, në parim pranoni si të drejtë kritikën e kolektivit tonë në vështrimin që NUK KINI NDJEKUR SA DUHET SUKSESET që ka arritur arkeologjia e vendit në studimin e prehistorisë e të kulturës ilire në vendin tonë.
Më poshtë thoni se: “UNË S’KA SI MOS TË NJOH REZULTATET ku me të tjera mjete arrihet aty ku ka arritur prej kohësh gjuhësia shqiptare në lidhje me autoktoninë ilire të popullit tonë” d.m.th. në lidhje me këtë problem SIMBAS JUSH ARKEOLOGJIA NUK DHA ASGJA TË RE, në fillim thoni se “NUK KINI NDJEKUR SA DUHET SUKSESET E ARKEOLOGJISË”, kurse më poshtë thoni S’KA SI MOS TË NJOH REZULTATET. Si t’i kuptojmë këto pohime të kundërta? Përveç kësaj, A MENDONI JU SE ARKEOLOGJIA E JONË KA DHËNË REZULTATE QË SHKOJNË MA TEJ SE KUFIRI “ku ka arritur gjuhësia” për problemet e etnogenezës?
Të paqarta kanë mbetë në përgjigjen tuaj evazive edhe këto çështje për të cilat kërkojmë të dijmë veçmas edhe një herë:
– Në dispensën tuaj (f. 14) citoni një varg arkeologësh të huaj që kanë bërë kërkime arkeologjike në Shqipëri para çlirimit. Së pari aty ka pasaktësira, së dyti ata nuk flasin aspak për problemin e lashtësisë dhe autoktonisë së ilirëve, prandaj ÇUDITEMI PSE I CITONI, ÇDO TË PROVONI ME KËTË?
– A vazhdoni të mbroni mendimin tuaj se koha e këtij shtegtimi dhe vendosja e tyre në Gadishull nuk mund të caktohet më qartë as historikisht, as me mjetet e arkeologjisë?
– A vazhdoni t’i konsideroni Amantinë, Bylisin, Foiniken (Finiqin) koloni greke?
Vini re tonin e këtij dokumenti të dytë – a nuk ju kujton edhe ju fjalën e një prokurori ose inkuizitori, i cili përpiqet ta poshtërojë viktimën e vet para se t’ia japë dënimin? Në mënyrë paturpësisht të natyrshme, autorët e fletë-rrufesë kalojnë nga debati kinse shkencor i dokumentit të parë, në gjyqin popullor, ku çdo akuzë ndaj të pandehurit nuk bëhet për të provuar fajësinë, por për të shërbyer si shembull, ose për të trembur të tjerët.
Vini re edhe këmbënguljen për ta kombëtarizuar dijen albanologjike, shprehur në terma të tillë si “arkeologjia shqiptare” dhe “gjuhësia shqiptare”; dëshmi e qartë, besoj unë, se edhe në ato kohëra të majtizmit ekstrem dhe anti-intelektualizmit, ideologjia kombëtariste mbetej e shëndetshme dhe efikase, kur vinte puna për të hequr qafe kundërshtarët, rivalët dhe armiqtë; çka provon edhe se regjimi totalitar kurrë nuk mund t’u kthente shpinën bazave të veta kombëtariste, aq tipike për një shtet të vogël si Shqipëria. Në fakt, po të kemi parasysh atmosferën e shndërrimeve në shoqërinë shqiptare të viteve 1960, do të prisnim që autorët e fletë-rrufeve të flisnin për “arkeologji proletare” dhe “gjuhësi revolucionare”; prandaj këmbëngulja e tyre për të treguar se vetëm shkenca shqiptare mund të vinte në vend padrejtësitë që i ishin bërë historisë së shqiptarëve dhe të paraardhësve të tyre ilirë mund të vlejë si provë se makijazhi revolucionar marksist-leninist në ligjërimin publik të atyre viteve nuk ishte veçse i kuq buzësh mbi të njëjtin turi të derrit.
Fletë-rrufesë së dytë Çabej me sa duket nuk iu përgjigj, çka u bë shkas për një goditje të tretë, në tetor 1967:
Më 3 maj ne varëm një fletë-rrufe në të cilën shkruanim se përgjigja juaj nuk na kënaqi. Nga 3 pyetjet, 2 ju nuk ju përgjigjët fare, kurse çështjen sesi i vlerësoni rezultatet e arkeologjisë, në thelb i shmangeni, sepse pohimet tuaja “se nuk i kini ndjekur sa duhet sukseset e arkeologjisë” dhe “s’ka si të mos i njoh rezultatet e saj” s’kanë të bëjnë fare me atë që ne kërkojmë.
Ne nuk synojmë t’i imponojmë askujt pikpamjet tona. Në shkencë diskutimi dhe rrahja e mendimeve është ligj e metodë pune. Fletë-rrufetë tona të mëparshme dhe kjo e sotmja kanë për qëllim të sqarojnë disa probleme me karakter shkencor.
Duke vështruar çështjen nga kjo anë nuk na duket korrekte që edhe pse kanë kaluar 5 muaj, ju akoma nuk keni denjuar t’i epni përgjigje fletë-rrufesë sonë të 3 majit.
Si ta shpjegojmë sjelljen tuaj: me mungesën e kohës apo me ndonjë arsye tjetër?
Po ju shokë të sektorit të gramatikës dhe punonjës të tjerë të Institutit si i shikoni këto çështje?
Pse nuk merrni pjesë në këtë diskutim shoqëror?
Këtu toni i kritikës përsëri ka ndryshuar – flitet për shkencë dhe probleme me karakter shkencor, diskutime dhe rrahje mendimesh, ligj dhe metodë pune.
Nga ana tjetër, autorët i drejtohen Çabejt si mësuesi nxënësit të prapë kryeneç, madje duke insinuar se ky mund të ketë ndonjë arsye “tjetër” që s’i është përgjigjur fletë-rrufesë së dytë e duke ftuar në diskutim edhe “shokë të sektorit të gramatikës dhe punonjës të tjerë të Institutit”; ose duke nxitur për veprim edhe turma të tjera, që deri atëherë kishin qëndruar të tulatura.
Çabej jep përsëri përgjigje dinjitoze, duke shpjeguar ndër të tjera se:
Mendimit që koha e shtektimit dhe e vendosjes së stërgjyshëve të shqiptarëve në Gadishull të Ballkanit nuk mund të caktohet më qartë as historikisht as me mjetet e arkeologjisë unë i mbahem edhe sot e gjithë ditën. Gjuhësinë shqiptare ndërkaq e intereson më fort puna e autoktonisë së popullit shqiptar sesa ajo e ilirëve, megjithë se kanë lidhje në mes të tyre. Ajo nuk pëson ndonjë dëm, edhe po të vërtetohet që ilirët janë të ardhur në Ballkan në një periodë historike. Autoktonia nga pikëpamja e kohës është gjithmonë relative.
Përsëri duket qartë se në këtë farë dialogu skajet u përkasin gjeometrive të ndryshme – njëra palë flet nga pozitat e pushtetit, histerisë së mitit dhe egërsisë së turmës, ndërsa tjetra nga pozitat e dijes, arsyes, maturisë dhe logjikës. Si të mos të të shkojë mendja te gjyqi që i bëri dikur inkuizicioni Galileut, së bashku me ftesat kërcënuese për ta pranuar gabimin?
Eqrem Çabej u mbijetoi këtyre sulmeve – falë miqësisë dhe mbrojtjes që i ofroi Enver Hoxha, drejtpërdrejt dhe tërthorazi; po ai Hoxhë që, me fjalën e vet, rregullisht i nxiste djajtë dhe turmat anembanë Shqipërisë, kundër shkëlqimit intelektual, fisnikërisë, dhe dinjitetit njerëzor të elitave kulturore. Më pas e njëjta gjë do të ndodhte me Ismail Kadarenë – dhe kushedi me sa të tjerë akoma, pa veprën e të cilëve sot të gjithë ne shqiptarët do të ishim më të varfër dhe më të egër. Duke vepruar ashtu, ose duke iu imponuar të tjerëve si autoriteti i vetëm në Shqipëri që mund të vepronte ende arbitrarisht, ose duke shpërfillur logjikën e sistemit, Hoxha vetëm sa forconte më tej pozitën e vet si diktator i padiskutueshëm ose kryeshenjues i totalitarizmit shqiptar.
Xhaxha, leximi jot i ketyre dokumenteve qendron, por jo ne forme kaq te fryre. Une faktikisht mund te kem nje koncept te gabuar mbi pozitat qe ka pasur Cabej, si dhe influencen qe mund te kete pasur metoda e tij shkencore. Eshte koncepti im mbi metoden shkencore sidoqofte, qe me shtyn te lexoj se, megjithe formatin e eger te fletes se rrufese shkruesit e ketyre flete rrufeve nuk pozicionohen si mesues ndaj nje nxenesi te pabindur, por si nxenes qe kane bere nje detyre shtepie ku ju duket se kane zbuluar dicka te re, por qe mesuesi, Cabej, nuk denjon t’iu vere as note. Ne fakt edhe ky eshte lexim i gabuar. Retorika inkuizitive, deri edhe perbuzese, injoruese dhe te ndyra, ka gjithmone midis disiplinave te ndryshme, pavaresisht ne ndodhin nen nje regjim si te Hoxhes, apo ne nje shoqeri demokratike. Fryma protestante nuk ka si te mos hyje ne shkence, e rrjedhimisht edhe ne nje vend antiteist si Shqiperia nepermjet shkences. Cabej duket se e mohon kategorikisht se arkeologjia mund te jete ne gjendje te caktoje periudhat e shtegtimit ne fjale. Kjo, e thene nga nje disipline tjeter nga ajo e arkeologjise, eshte kryqezim topash per lufte. Qe keta te flete rrufeve, te arkeologjise u duket brenda llogjikes se tyre se kane bere nje gjetje, as qe nuk ka dyshim. Qe duan t’a ballafaqojne kete gjetje me autoritete te disiplinave te tjera, nuk me duket gabim. Qe do mbeten te pakenaqur nga fakti qe vete flasin shqip, e qe disiplina tjeter iu duket se flet kinezce, perseri nuk ka dyshim. Qe do shkaktoje mllef ky fakt, serish nuk me duket habi. Te tjerat jane yckla te kohes, si edhe kjo yckla e ketij formatit fleterrufe. Sa per ate argumentin qe ve ne dukje nacional-komunizmin tek arkeologjia “shqiptare” thjesht po them se eshte aq i gabuar sa nuk eshte as gabim. Ne fund te fundit, vetizolimi mund t’i atribuohet disiplinave shkencore ndonjehere, shume me teper se c’mund t’i atribuohet ndonje kombi. Mbijetesa kushton.
Qe mos bjere e gjithe kjo sa thashe, duhet ditur edhe nese autoret e ketyre fleterrufeve jane autoritete te arkeologjise, apo thjesht qytetare. Te paret do justifikoheshin. Te dytet jo.
Nuk e di sesa Cabej , njihte greket e kolonizimet e tyre ne mbare Mesdheun e nuk e di as sesa i njeh ti xhaxha, por une nuk kam pare e as degjuar ndonjehere qe greket te themelonin nje koloni e ti vinin emrin e fisit vendas. Kjo eshte jashte natyres jo vetem te kolonizimit grek por te cdo lloj kolonizimi.
Cabejt mbase i shpeton fakti se per te lashtet ndertimi i nje qyteti ishte dicka e shenjte prandaj jo pak here qytetet quheshin Apolonia (30 koloni ne mesdhe) apo Herakleia, kjo persa i perket kolonive dorike meqe ne Adriatik kane kolonizuar vetem doret.
Emertimi i qytetit me nje emer grek eshte fakt i padiskutueshem , te cilit ti dalesh kunder eshte njesoj si ti biesh murit me koke, sikunder paska bere Cabej.
Keshtu Amantia apo Byllisi deshmojne qarte emrat e fiseve ilire perkatese, keshtu qe kurrsesi nuk mund te jene themeluar prej grekeve.
Nuk duhen ngaterruar mbishkrimet greke me natyren e qytetit e aq me pak me themeluesit e tij. Dihet fare mire se greqishtja eshte perdorur si gjuhe e shkruar jo vetem ne tokat ilire por edhe ne Romen republikane derisa ne Rome lindi latinishtja klasike.
Si gjuhetar me siguri qe bente rendom gabimin e tipit; te kujt jane mbishkrimet te atij jane edhe vendbanimet.
Si qytete sigurisht qe kane marre modelin e polisit grek, por nuk mund te mohohen dot karakteristikat vendore, ashtu sikunder sadoqe Tirana e sotme merr per model qyetet e perendimit serisht ka karakteristika vendore.
Problemi me gjuhetaret eshte perhere i njejti, nenvleresojne arritjet e shkencave te tjera, si historia, arkeologjia apo antropologjia e pervec rasteve fatlume, kur veprojne me koken e tyre jane kryekeput te gabuar, sic eshte edhe rasti i Cabejt me qytetet.
Vecse ne ceshtje te koklavitura si Epiri ,kjo mendjelehtesi eshte e papranueshme, keshtu qe tonet detyrimisht duhet te jene te ashpra. Mendjelehtesia nuk eshte shkence derisa ta bejne te tille, ndersa arkeologjia eshte, ashtu sikunder historia.
Ti japim Cabejt ‘vec’ ate qe eshte e Cabejt – thona na.
Të gjithëve dhe veçanërisht Hyllin-it: ju lutem mos e shndërroni këtë temë në diskutimin ritual për parahistorinë e shqipes dhe të shqiptarëve, sidomos në raport me grekët. Tema është tjetër dhe shumë më e rëndësishme – intelektuali, mendimi ndryshe, pluralizmi dhe persekutimi i njëshit në totalitarizëm.
Lulian, e ke gabim. Dhe e ke gabim sepse nuk e ke jetuar atë kohë. Këto tema mund të diskutoheshin në forumet përkatëse – mbledhje sektori, konferenca, simpoziume, revista. Që u zgjodh fletë-rrufeja si mjet flet shumë, madje u jep kuptim tjetër të gjitha gjërave që thuhen aty. Fletë-rrufeja ishte vetvetiu armë ideologjike, ishte zëri i atyre “poshtë” kundër atyre të tjerëve “lart”. Ishte revolucioni kulturor kinez i importuar në Shqipëri.
Konstantja e psikologjise se turmes
Nuk duhet te kishit shtuar shqiptare per te njejtat arsye qe e gjeni te gabuar tek ata qe e kane shtuar tek arkeologjia apo gjuhesia. Turma shqiptare, arkeologjia shqiptare, dhe studimi anglez, (“sipas nje studimi anglez” qe e shkruante Fatos L, para pak diteve) mbase duhen pare si shqipe e drunjte; mund te jem dhe gabim.
Por po vazhdoj po ashtu: forum shqiptaresh. Ne forume ku shkruhet shqip mund te regjistrohet kushdo. Keshtu ato qe shkruan nje X, nuk kane pse tu shkarkohen automatikisht shqiptareve. Dhe, ne nuk mund ta dime Xha Xhai, qellimin e tyre – te mire, te keq, shakane, gafen qe nje askush sa te rrije ta korigjoje ndron nick-un, etj. Gjithe sa them nuk kane vlere, nese ata jane turme ne te shkruar. Por nese nder ata gjen dike te dallueshem, me ate duhet folur, te pakten lexuar.
Flete-rrufete ishin turp, qe digjnin ku binin e benin zhurme te madhe. Baterdia qe ato bene eshte e pajustifikueshme. Ndryshe nga atehere, sot me duket se nga c’shkruhet internetit nuk I hyn kujt gjemb ne kembe, nuk I rrezikohet asgje. Me kete sy me duket se “konstantja” nuk eshte me e tille, por ca shperthime dufesh sporadike te ketij, atij, apo te kujtdo qe ndesh dicka e s’ka durim te lexoje ata qe shkruan para tij.
Koha ne fjale perkon me ngritjen e universitetit etj, ndaj sa ta quani anti-intelektuale, quajeni me mire intel-intelektuale, lufte brenda llojit/klanit/fisit/tarafit.
Ndryshe nga Cabej, qe sapo ndricohet, Kadarese ja kemi ndritur dhe skutat me te errata. Keta te dy kane raporte te ndryshme me turmen. Te parin turma e njeh pak apo aspak, te dytin turma e ka ngritur ne qiell. I pari me sa lexojme fleterrufete eshte sulmuar nga “ne” I dyti nga nje liste emrash vec e vec; secili me koke te vet ne kohe te vet per paqejf te vet me aksh veper. Shpesh, sic e ka pranuar vete Kadareja, keto nuk paskeshin qene aspak sulme por keqintepretime.
Xha, thua: “…dhe persekutimi i njëshit në totalitarizëm.”
Nuk do shume koment, se kush ish njeshi ne totalitarizem, si psh E. Hoxha, I Kadare etj. Dhe sa ironike eshte per faktin qe nuk u persekutuan njeshat, referuar konstatimit tuaj qe mbeshtetet ne fleterrufete. Por vetem ish evidentim force e individit pa konsideruar gje tjeter ne lidhje me logjiken dhe krijimin njerzor. Ate qe sot e ben pushteti i parase mund te jete persekutim, ose te jete totalitarizem, po aq efektiv/suksesshem sa edhe ai i kohes se “Kultit te Individit”
Vëmendje, kuptohet qartë nga konteksti se me njëshin kam parasysh individin – si në italishte singolo, ose në anglishte single person: pra njëshi përballë shumëve, ose individi përballë turmës.
Ok. Xha, per individin.
Lulian, pse duket te ket syze, qe dallojne/zgjedhin ngjyren e preferuar ne sa me poshte shkruan logjika juaj?
“duhet ditur edhe nese autoret e ketyre fleterrufeve jane autoritete te arkeologjise, apo thjesht qytetare. Te paret do justifikoheshin. Te dytet jo.”
Ne qofte se fleterrufete kane nje permbajtje, ajo nuk ndryshon permbajtjen ne se vjene nga arkitektet apo qytetare, per te mos devijuar nga metoda sharlatane e fleterrufese, qe ish nje abuzim me marrdhenjet e njerzeve ne/per jeten ne pergjithesi dhe detaje te tyre profesionale ne vecanti.
Tatjeta,
a m’kallxon kush se a i ka dale ndonji shkencetar n’mbrojtje Cabejit ne ate kohe? Ndoshta kjo fleterrufeja i asht adresue atij drejtperdrejte, mirepo tema e prek edhe punen e tjereve. Pra, pervec Cabejit, a ka pase ndonji njeri tjeter qe e ka mbrojte qendrimin qe e mbate Cabeji?
Tana t’mirat,
Ardiani
Kategoria a dijes
…”Si të mos të të shkojë mendja te gjyqi që i bëri dikur inkuizicioni Galileut, së bashku me ftesat kërcënuese për ta pranuar gabimin? …”
Historia e Galileu dhe gjyq(et) e tija eshte bere si ai guri filozofik qe kthen ne flori cdo rast, ne mbeshtetje te te cilit ajo perdoret. Dhe duke qene se sic thone te lashtet tane se “nuk jane faktet qe i ndajne njerezit, por intepretimi i tyre”, atehere une merakun e kam jo me flete rrufetaret por me ata qe thone kisha keq, Galileu mire, kisha injorante, Galileu i ditur, kisha obskurantiste dhe Galielu yll shndrites. Galileu problemin s`e kishte me kishen apo me jezuitet apo me Papen, te cilet njehere njeri e njehere tjeter tjetri, ishin nga mireberesit, mbeshtetesit dhe mrojtesit me te medhenj te tij.
Galileu ishte pika e perplasjes midis modelit aristotelian te shkences, dhe atij te riut, modernit.
I pari po vdiste mbas 1300 vjetesh jete te gjate, kurse i dyti sapo lindete me ndihmen e Brache, Kepler, Kopernikut, Galileut e te tjere.
Problemi me Galileun ishte se para se gjithash ai ishte mathematicien, dhe ne shkallen e vlerave te hierarkise se elites intelektuale te asaj kohe, matematicienet ishin te fundit dhe nuk para i merrte njeri shume ne konsiderate. Princeps ishin fizikantet ose sic quheshin ndryshe, filozofet e natyres. Mbas persosjes se teleskopit te tij dhe resultateve te jashtezakonshme qe arriti me te, Galileu, i cili do kete qene ca si cakmak nga natyra, filloi te bertiste me te madhe, se kur vinte puna tek Toka dhe Dielli, e gjithe bota e kishte gabim, e vetem ai kishte te drejte.
Po si mund ti bertasesh elites, e ti kallezosh gishtin e mesit asaj , pa care koken shume per rregulla, rituale, prestigj, fame dhe hierarki? Elita, si gjithnje e si kudo, ne nje forme apo tjeter, do te ta gjeje anen. Ne mos vete, ajo e realizon ate qe do me cdo gje te mundeshme, me hook e me crook po te jete nevoja.
Nje nga kritiket e Galileut, vite para se sishoket e tij ta conin ne dere te inkuizicionit, shkruante se “para se te konsiderojme demostrimet e Galileut, duket se eshte e nevojshme te provohet se sa larg nga e verteta jane ata qe deshirojne te provojne faktet natyrale me ane te arsyetimit matematik, nder te cilet, ne mos gaboj, ben pjese Galileu…. cdo kush qe mendon se ai mund te provoje vetite e natyres me argumente matematike, eshte thjeshte i lene nga mendet e kokes, sepse te dy shkencat jane shume ndryshe nga njera tjetra…
I ziu Galile, qe e kane bere hero me zor, kam pershtypjen.
Dhe e shkreta kishe katolike, qe sherrin ia polli djalli me kapuc, dhe ia la dobicin ne preher si peshqesh.
Sepse Galieu vete asnjehere nuk pa ndonje kundershti midis besimit dhe shkences. Ne nje nga letrat qe i dergonte se bijes, ai shkruante: Cilatdo qoftshin rruget e jetes sone, ne duhet ti marrim ato si dhuraten me te madhe prej dores se Zotit…”
Une do i permbahem idese “Konstantja e psikologjise se turmes” qe sapo lexova pak me pare dhe shpresoj ta kem kuptuar drejt.
Dikur turrma kishte dhe perdorte fleterrufete, per te nderhyre “siper” sapo keta te sipermit te “guxonin” te devijonin ose me sakte ngrinin mendimin e tyre ne nje nivel te paster shkencor, qe qendron mbi interesa te ngushta “turrmore” qe ne rastin tone ishin ato “nacional – kombetare”.
Sot perseri turrma, po perdor inter-bloget pothuajse me te njejtin zell si dikur fleterrufete (dhe ndihet shume fatkeqe qe s’ka mundesi me per fleterrufe), bile do te thosha qe mundesia e anonimaitit ua ben zellin ketyre e-fleterrufeksave kaq te madh, sa pa ndrojtje nxjerrin te gjithe “animal instinct” qe iu fshihet brenda.
Mendoj se Shqiperia, edhe pse kane kaluar gati 19 vjet nga koha e fleterrufeve, as nuk ka filluar te merret me zjidhjen e nje dhe vetem nje problemi te madh, nga i cili nisin te gjitha te tjerat.
Problemi qe do te thosha eshte nje nder vrimat e zeza te “ecjes perpara” te ketij vendi eshte ky:
Akoma s’ka inkurajuar institucionin shkencor, qe mundesisht dhe me “force” (behet fjale per force argumenti) t’i thote turrmes nje “JO” te madhe, dhe mundesisht te mos e lejoje te nderhyje fare ne punet e saj.
Nga kjo nisin te gjitha, nis dhe ndergjegjesimi i elites sone shkencore, qe historia dhe cdo gje e lidhur me cilesimet kaq delikate si “kombetaria” “shqiptaria” etj, duhen pare sa me shume te jete e mundur ne kendveshtrim transparent. Ndergjegjesimi dhe clirimi i elites shkencore nga frika e turrmes, dhe ngritja e rezultateve te saja shkencore, mbi cdo interes te vockel te turrmes.
Nga kjo nis dhe ajo “JO” e madhe qe mund t’i thuhet jo vetem turrmes por dhe te gjitha atyre qarqeve me interesa te ngushta politiko-monetare, qe i perdorin pikerisht keto nocione delikate si “kombetaria” “shqiptaria”, “rruga e kombit”, “rruga patriotike” per te permbushur epshet e tyre politiko- financiare deri ne palogjikesi!!
E theksoj, flas per nje kategori elite shkencore qe mbetej e tille panvaresisht nga regjimet qe do te perjetonin, flas gjithashtu per nje elite shkencore, qe do te kishte filluar te krijohej qe me hapjen dhe dhenien e mundesive per te komunikuar hapur me shkencen kudo ne bote.
Mirepo ndersa te paret, qe i bie te jene me shume brezi i vjeter, nga te cilet ne dinim shume emra te nderuar, u lane jo vetem ne harrese, po do te thosha “u perndoqen” dhe “u ndrydhen” me shume se nga vete ai regjim diktature. U qujten “sherbetore te komunizmit” dhe u lane ne harrese e braktisje te plote jo vetem morale po e po, por dhe ekonomike!!! Besoj s’ka nevoje per shembuj..
..te dytet, qe aludohet per te rinjte, nuk u krijuan asnjehere. U krijua nje “shtrese” pseudo-shkenco-parallinjsh, qe ne saje te “bindjeve te tyre politike” zune vend neper akademira sipas ngjyres se mandateve …
Te tretet qe s’i permenda me siper, jane shkencetaret e vertete tane shqiptare, por qe per fat te keq nuk i sherbejne institucionit tone shkencor por boteror. E megjithate ne fushen e historise dhe gjuhesise jane shume pak.
Derisa te vecohet mire ajo shtrese e shoqerise sone shqiptare, elita shkencore, do te vazhdohet kshu kjo loje me fleterrufera dhe balte-hedhje, here te botuara neper gazeta e here te panumerta neper blogje nga goja e kujtdo palacoje qe i jepet rasti te “gjuaje” e vjelle vrerin e vet inferior ndaj shkences
Nuk eshte vetem qe gjuha shkon ku dhemb dhemballa, por edhe te vetmet fjale ‘te ngjyrosura’ ne shkrimin hapes jane: ”çdo forum shqiptarësh në Internet” dhe ‘shqiptare’ (shkenca). Sa per rendesine, kjo varet pergjithesisht nga numri i te interesuarve.
Une kapa nje moment te shkrimit, per te thene qe ato fleterrufe do i kisha nenshkruar edhe une, sepse me duken te drejta.
Nese ceshtja kryesore ka te beje me natyren ‘mizore’ te fleterrufese si institucion i shoqerise, atehere meqe me gjen dakort e nuk eshte argument qe me terheq vemendjen, nuk kam cte shtoj.
Ne nuk dime sesa te “verteta” jane keto fleterrufe.Ne nuk dime se sa “turme” ka ne keto flete-rrufe,nese ato po i quajme per nji moment te “te verteta”.Ne pasi mbarojme 12 vjet shkolle(disa 17,disa tere jeten) dime sesi behet rethi dhe llogarisim siperfaqen e tij thjeshtesisht,por nuk dime rethin arsyetus ne te cilin bejme gabime mendjelehtesisht.
Ne abuzojme me modelin (flete-rrufe) dhe nuk shikojme se cfare rruge llogjike ka artikulli ose vete modeli.Ne hidhemi perpjete ne pergjithesimin,por nuk mendojme kur marim kahun ne rrugen e arsyetimit.E bardha dhe e zeza e fshehur pas shprehje te sterholluara shkruese.Shkrim i persosur i cili vesh nje mendim steril me te persosur.Sos,te mabaroje,per me mbarue(per sos u:
Nese une them-shkruaj nji dicka qe ju nuk e gjeni “te vertete”,ju lutem mos kundershtoni,sepse ajo mund te jete e vertete per dike tjeter.
TV:Kur them “shkrim”,kuptoj shkrimin e bijes se vogel te Cabejt te madh.I madh persa i perket njohjes teknike te gjuhes dhe shkences thonetike te kohes se vete.Dhe pike.
Sa mire do ishte te kthehej prape ajo kohe per ca qe flasin qesim ketu, dhe duan ta paraqesin sikur ato fleterrufete (cfare emri i peshtire) te ishin nje ballafaqim i natyrshem shkencor, dhe jo nje perballje midis profesionistit, shkencetarit, gjuhetarit (quajeni si te doni) dhe atyre qe u intereson cdo gje pervec asaj c’perfaqsonte Cabej! Do kishin mundesi te benin ate qe dine te bejne me mire.
Ben mire Xha xha qe na ekspozon keto sinopset “before & after” sepse vetem rrobat “firmato” duket se kane ndryshuar asgje tjeter. I sheh c’do dite ne politke, ne shkence, e ne cdo profesion ku i vetmi interes i atyre qe kane zaptuar kolltuqet e “elites” shqiptare eshte vecse t’i ngrohin ato. Dhe eshte i vetmi shpjegim perse shoqeria shqiptare eshte kthyer ne nje gjol te madh.
Shume deshperuese
Riexoni Cabejin. Pergjigjiet e tij nuk I thone jo turmes apo `ne`, vete pergjigjia eshte vleresim. Qetesia e gjuhes tregon se ai nuk ndjehet I trembur, ndersa gjuha, fjalet, toni, e ngrejne ate ne lartesine ku rri elita, si elite.
Ne jemi mesuar ndryshe. Elitarit I lejojme te thote djaj, rrugace, injorant. A nuk e zbret gjuha nje individ te tille mu ne mes te turmes? Per mua po.
Kush na ben me te mire, na `cegerson` me shume:
Liria e fjales se turmes apo fjala e elitarit?
Anoj me shume nga e para edhe pse per te dyten gjej plot +.
p.s. flete-bubullimat nuk I perdorte vetem turma kunder elites, por dhe turma kunder individeve te saj, edhe elita e kohes kunder individeve te turmes.
p.s.s. ceshte botimi selektiv I fleterrufeve?
Cyprion diabolis,
Turmave, te pakten zyrtarisht, iu dha pushteti ne 45en dhe qysh atehere (ndoshta ne menyre me te kamufluar edhe me pare) jane perdorur nga sharlatane gjithfaresh per te cmontuar cdo lloj pushteti legjitim, ne shkence, ne arte, ne histori, dhe pse jo edhe ne politike. Fleterrufete ndaj Cabejt ne kuadrin e memories historike, ndonese ne menyre selektive, jane nje nga armet e pakta por per fat te mire efektive qe elitat shkencore kane per t’u mbrojtur nga perseritja e historise, dhe sigurisht ndaj atyre qe jane bere mjeshtra te perdorimit te turmave. Llogjika ta do qe ne planin shkencor debatuesit te flasin nga i njejti rrafsh, se ndryshe njeri i bie gozhdes dhe tjetri patkoit. Kaq gje Cabej e dinte shume mire ndaj ne kete aspekt ai nuk i flet turmes, por atyre qe fshihen pas saj duke mos treguar shenja dobesie. Perkundrazi; mungesa e qetesise ndaj turmes do te thoshte mungese qetesie ndaj atyre qe fshihen pas saj dhe qe e perdorin ate si kobure.
Megjithate te uroj fat ne perpjekjet per “perdorim demokratik dhe jodiskriminim te fleterrufeve”.
A mos është ndonjë prej nënshkruesve te f-rr ky Iliasi, a pasardhës i tyre? Fort i paskan djegë njato fletërrufe!
Per ju Ah.Po une i kam bere.O ah,nuk asht tren logjika qe ecen ne te njetet shina.
Ne jemi te ndryshem sepse nuk jemi turme.Turma asht ajo barazia e boshllkeut qe kam shkruajt diku ketu.Dhe diferenca e numrave vlerore te cojne tek elita,pra tek rruget e tjera qe nuk kane shina.
Artikulli i te vogles bije te cabejt asht “turma”.Ajo “turme” asht bere per turmen dh jo per mua.Une njoh shume mire vlerat e Cabejat por njoh shume mire dhe mosvlerat e tij.Po te shikojme vetem vlerat shkojme tek shinat e barabarta dhe me keq se kaq,ndalojme trenin.Por ti nese kupton 0.1 nga ato qe kam shkruajt une,do ta quaja “te verteten” time te kryer.Mundohu te lexosh dhe jo te lë zësh,AH.Lexo dhe nje post timin per karakteristiken e kulturave me nivel te ulet.Mos u merr me mua.Cfare fanatazie turme “mos i ke bere ti ato”,mentaliteti i armikut te klases,i cili del nga shinat e turmes.Te lutem mos me ul dhe mua qe me detyron te merrem me ty.
””’Sot perseri turrma, po perdor inter-bloget pothuajse me te njejtin zell si dikur fleterrufete (dhe ndihet shume fatkeqe qe s’ka mundesi me per fleterrufe), bile do te thosha qe mundesia e anonimaitit ua ben zellin ketyre e-fleterrufeksave kaq te madh, sa pa ndrojtje nxjerrin te gjithe “animal instinct” qe iu fshihet brenda.””’
E di cili eshte problemi im me kete fjali ? Mbart aq shume elitizem saqe edhe mua qe parimisht jam elitist , me hap barkun e a di pse ?
Sepse turma anonime (anonim jam edhe vete e sdo ve kurre emer-mbiemer) ne ceshtje delikate qe i perkasin drejtperdrejt identitetit te saj, ka te drejte te ushtroje presion ndaj atyre qe duan ta modifikojne kete identitet pa i marre leje,sepse deri sa te vertetohet e kunderta identitetin e prodhon populli e jo elita sado qe kjo e fundit te perpiqet.
Nuk eshte elita ajo qe coi termin shqiptar nga malesite kanunore ne Arte, por vete populli ngadale, ndersa perplasej me turq e greke. Te ishte per eliten ne shqiptaret e ballkanit , duhet te ishim 85% turq.
””’Ndergjegjesimi dhe clirimi i elites shkencore nga frika e turrmes, dhe ngritja e rezultateve te saja shkencore, mbi cdo interes te vockel te turrmes.””’
Posi jo, pa te shohim pak sesi elita amerikane na dilka siper interesave ‘te vockela’ te turmes e u thote amerikaneve:
O popull ne jemi pasardhesit e invazoreve te bardhe, te cilet masakruan e genociduan gjithe fiset indiane nga Atlantiku ne Paqesor e kemi perdorur aq shume provokime ndaj indianeve per interesat tregtare te pronareve te trenave apo per minierat e arit, kullotat e tokat bujqesore, saqe juve duhet tju vije turp per keta maskarenj te papare qe ju quani baballaret e kombit.
I madhi Xhorxh Uashington ishte nje nga skllavopronaret me te medhenj te Amerikes e i quante te zinjte kafshe, i blinte e shiste ne treg si kafshe. Turp per ne , qe Presidentet e pare i kemi pasur skllavopronare.
Turp per ne qe sapo mbaruam masakren e indianeve filluam te pushtonim, Kuben,porto-rikon e Filipineve, qe cuam 20% te ushtareve me origjine gjermane te vrisnin kusherinjte e tyre,shpesh cuna xhajesh. Turp per ne, demokracia e madhe e botes, te kemi trupat tona ne gjysmen e botes e te duam te pushtojme vendet qe nuk na binden.
E pra ku eshte kjo elite qe dilka mbi interesat ‘e vockela’ te turmes ?
Kurse, ne shqiptaret, gjithmone me Zotin ne, po sna e futen te tjeret do ja fusim vetes, do nxjerrim Lubonja & co, qe do na ‘ndricojne’ e do na fusin ne rrugen e Zotit apo si e quanin Jakobinet fene e drejte ‘Kulti i Arsyes se Ndricuar’ ?
Sa per dijeni, fleterrufeja eshte nje menyre e turpshme , e pacipe me te cilen u zevendesua morali i heshtur qe shoqeria shqiptare u ka bere perhere devijuesve te normave te mira te shoqerise. Hajduti pasi paguante dypernjahjen, nuk pranohej me mik, ndersa ne komunizem para e pas burgut hante fleterrufe te cilat shpesh i perpilonte nje hajdut tjeter.
Une I quajta fleterrufete turp, flete bubullima, e tek p.s.s.-ja ime jam kunder varjes se tyre tek MAPO-ja njelloj si atehere tek Ma-Po-ja. Nuk ngrihet Cabej, e askush tjeter si ai, duke treguar fleterrufimin (fleterrufjanimin) qe I eshte bere; mjafton vepra e tyre, per kete rast do mjaftonte pergjigjia e tij ndaj atyre qe, me sa di une, kane bere emer ne arkeologji. Nese eterit u zune per bindje, rinisja prej pinjollolleve e kesaj qe mund te shkoje ne sherr ne emer te kujt do behet? Te denimit te fleterrufeve? S’vlen nje grosh.
Lirine e fjales ndaj fjales se elitarit nuk e shkrojta per kete rast e as per shqiptaret; as kam ndonje mendim te prere. Shtyhem qe ne gjeneze, atje ku kopeja nuk pranoi ne shpelle te parin individ qe gjeti si te rronte pa shpellen duke dhene qyteterimin. Apo ka ndodhur ndryshe?
Per kete duhet pyetur Cabeu!
CD, ndryshe nga ti, unë mendoj se fryma e fletë-rrufeve të atëhershme vazhdon sot e kësaj dite madje duke përdorur të njëjtën retorikë dhe të njëjtat profka kombëtariste, prandaj e nxora shkrimin në blog. Ti thua se “etërit u zunë për bindje”, po për këtë nuk mund të jemi të sigurt. Po aq i besueshëm do të ishte edhe shpjegimi tjetër, i fletë-rrufeve si shembuj të maskarallëkut të kulluar. Prandaj unë hoqa dorë haptazi nga gjykimi i motiveve që i kanë shtyrë arkeologët e atëhershëm t’ia hapin gropën e varrit ideologjik Çabejt. Ndoshta kanë qenë të bindur se këtë e paguante Serbogreku, ndoshta kanë dashur që, nëpërmjet Çabejt të goditnin Enver Hoxhën vetë. Kushedi kanë qenë anti-komunistë. Mund të vazhdojmë të spekulojmë deri sa t’ua nxjerrim fundin serverëve të WordPress-it…
1-””’Tema është tjetër dhe shumë më e rëndësishme – intelektuali, mendimi ndryshe, pluralizmi dhe persekutimi i njëshit në totalitarizëm.”””
2- ””’CD, ndryshe nga ti, unë mendoj se fryma e fletë-rrufeve të atëhershme vazhdon sot e kësaj dite madje duke përdorur të njëjtën retorikë dhe të njëjtat profka kombëtariste, —prandaj e nxora shkrimin në blog—-.””
Tani tema ka te beje me ‘profkat kombetariste’ apo ‘me intelektualin e persekutimin e tij ne totalitarizem’ ?
Mua me duket se ka te beje me moralin qe turma i ben intelektualit i cili nuk bie pre e ‘profkave’ kombetariste.
Duke qene se kete e kisha kuptuar qe ne fillim, shkrova se intelektualit nuk i lejohet te thuhet ‘profka pseudo-shkencore’ dhe te kerkoje te mbroje keto profka me prestigjin qe ka fituar, zakonisht ne fusha te tjera, nga ajo per te cilen turma moralizon.
Pikerisht Cabej ne nje fushe qe i perket arkeologjise e historise, mbronte opinionin e tij si qytetar (perderisa nuk ishte as arkeolog e as historian) duke perdorur prestigjin e tij te fituar si gjuhetar.
Megjithate Cabej ka formuluar qarte arsyet e vijueshmerise
iliro-shqiptare dhe citohet shpesh, por tani po me lind nje dyshim mbi vullnetin e lire te ketij formulimi.
E kuptoj fare qarte se ku godet ti xhaxha e per cfare te duhet Cabej, se shkrimet ne blog thone shume, keshtu qe fare mire mund edhe te flasesh troc, jo me gojen e Apokalypsave te rastit qe peshkon vazhdimisht.
Mendoj se kaq gje ne anonimet e meritojme, apo jo ?
Ne pritje te pergjigjes ne e meritojme apo jo ne anonimet te shihemi ne sy kur bisedojme po them edhe ca fjale mbi arsyet e atij shkrimit qe me fshive.
Domethenia e atij shembulli ( histori qe eshte mire te dihet edhe nga apokalypsat, bizantinet apo artistet e koherave te koleres) eshte se nese nje njeriu te veshur me tirqe ,qe mban ne koke qeleshen a plisin e qe mban gune, i hedh persiper klamiden greke , nuk eshte e thene se shkencerisht ja del ta quash grek, biles duhet pasur kujdes se mos ajo klamide greke te del me origjine nga guna qe nje njeri me qeleshe e ka perpunuar per aristokratet e ushtrise e nepermjet Maqedonise ka hyre ne Greqi.
Keshtu edhe Cabej apo kushdo qofte, nuk duhet te verbohet nga klamida ‘greke’ e nuk eshte aspak i legjitimuar te perdore statusin qe ka arritur ti thoje ketij njeriu grek, jo per gje po i ben edhe mire atij vete, sepse nuk behet per dy leke, por i rron emri i mire edhe pasi paguan barxhin qe cdo njeri eshte i detyruar te paguaje.
Hyllin, cilët qenkan këta “ne anonimët”, me të cilët identifikohesh? Unë deri tani të kam trajtuar si Hyllin, jo si përfaqësues ose zëdhënës të ndonjë grupi ose turme.
Dua të të kujtoj edhe se ka një dallim midis pjesëmarrjes në blog me komente, dhe përdorimit të blogut për qëllime të tjera nga ato të pronarëve. Ky i dyti nuk do të lejohet – të siguroj.
Tema e persekutimit të intelektualit dhe të mendimit ndryshe në totalitarizëm lidhet ngushtë me profkat kombëtariste, sepse shpesh profkat kombëtariste janë përdorur nga turma ose tribunët e saj për të persekutuar intelektualët dhe mendimin ndryshe. S’e kuptoj si nuk arrin ta kuptosh këtë lidhje.
Ti thua se intelektualit ‘nuk i lejohet’ kjo ose ajo – po kush e përcakton se cfarë iu lejoka ose nuk iu lejoka intelektualit? Populli? Masat punonjëse? Partia? Kanuni? Pleqësia?
Hyllin,
Ne pritje te “pergjigjes” edhe une jam kurioz te di se mbi c’abze mendon se te tjeret kane detyrime ndaj teje, qe pervec te degjuarit te mendimit tend te jene edhe te detyruar edhe te te pergjigjen? Mos u frymezove gje nga fleterrufete?
Sa per autoritetin shkencor qe vendos ketu, nuk te duket pak e tepruar dhe gati donkishoteske qe te vendosesh mbi saktesine shkencore te perfundimeve te Cabejt, nisur nga komente blogjesh dhe pergjigje “fleterrufesh”?
Hyllin, e ke bere blogun si shtepine tende. Bujrum, se dera gjithmone ka qene e hapur por te lutem mos kerko te ulesh ne krye te vendit. Ngele duke i rene gozhdes ne te njejtin dru te kalbur.
Dhe e di si eshte puna .. me lodhe. Aq sa po me del qejfit te lexoj blogun, por dije qe do marr masat e duhura qe kjo te mos ndodh. Kjo vlen si per ty dhe per ca te tjere! Ndac merre si kercenim, ndac merre si lutje!
Xhaxha ne qofte se ma pranon nje sugjerim, fleterrufene t’a trajtosh si forme totalitare te ligjerimit publik tek cikli Shqipja totalitare. Do t’a lexoja me endje.
Nga ana tjeter, kjo fleterrufe, e paraqitur ketu, mua nuk me duket edhe aq mllef ideologjik i politikave te kohes, se sa mllef profesional i nje grupi arkeologesh te cilet besojne se gjetjet e tyre rrezojne hipotezat e pranuara deri ne ate moment, por qe keto gjetje nuk denjojne te diskutohen me gjere. Nuk ka asnje rendesi ana ideologjike e “arkeologjise shqiptare” ne kete mes. Per shkak te izolimit, nuk mund te ishte vecse “arkeologjia shqiptare” qe do mund te ofronte gjetje te reja ne kete fushe. Te mohosh arkeologjine shqiptare ne kete mes per shkak se mund te kete qene shume ideologjike, do te thote te mohosh te dhena te reja, cka rrezikon dogmatizmin.
Mund t’a shohim fleterrufene si shabllon i luftes se atyre poshte kunder atyre larte, kunder shfaqjeve te huaja, apo me the te thashe. Sidoqofte, subjketi ketu eshte pak me ndryshe nga lufta ideologjike, per te mos thene se eshte subjekti ne te cilin justifikohen te gjitha luftrat ideologjike, shkenca pra. Sado shabllone te kene qene, eshte mungese studimi serioz ne qofte se te gjitha fleterrufete trajtohen sikur te jene aplikuar njesoj, apo sikur te kene pasur te njejtin efekt.
Gjithashtu, eshte gabim te thuash se “fleterrufeja eshte vetvetiu arme ideologjike” sepse bie ne kundershtim me metoden e mostrajtimit te qellimeve qe eshte shpallur nga ky interpretim.
Me aq pak sa di mbi fleterrufete, kam pershtypjen se kane qene ndezese te nje lincimi ku merrte pjese i madh e i vogel i te gjithave fushave, me shkak qe te denonte nje sjellje te huaj. Thirrja per pjesmarrje neper fleterrufete standard perfshinte te gjithe. Nderkohe qe ne fleterrufene e mesiperme, thirrja me duket e seleksionuar. Do te ishte e ceket te mendoje se nje traktorist i kooperatives do mund t’i bashkohej grupit te arkeologeve ne kete fleterrufe, sepse dyshoj se mund te pretendonte nje njohje te subjektit, edhe ne nje kohe kur ishte turma qe e bente ligjin.
Edhe nje here, mund te kembengulet se fleterrufete jane shabllon i importuar nga Kina, por kini parasysh gjithashtu shpirtin fallsifikues, revolucionar (popper, kuhn) te shkencetarit, ku nuk behet fjale per nje shabllon nga Kina apo nga Gjermania e Lutherit, por per te gjitha format e mundshme te protestes e te fleterrufeve. Dakord qe forma te tjera komunikimi mund te ishin ndjekur, por kush i ka studiuar analet e akademise qe t’a thote me siguri se nuk jane ndjekur?
Thjesht me duket e pavend qe te sillet si shembull i mllefit ideologjik te fleterrufese, pikerisht nje fleterrufe qe mund te jete perjashtimi i ketij mllefi.
Lulian Kodra:
Jo nuk është gabim hiç. Në praktikë fletë-rrufeja ishte armë ideologjike pavarësisht nga qëllimet e atyre që e shkruanin – sepse fletë-rrufetë nxiteshin nga regjimi për të goditur, mes së tjerash, figurat tradicionale të autoritetit.
E kam fjalën që ata arkeologët që ia qëndisën Çabejt fletë-rrufetë mund të jenë nisur nga qëllime fisnike, por një fletë-rrufe kundër Çabejt vinte me funksionin e saj ideologjik, që s’kishte shumë të bënte me personalitetet ose qëllimet e autorëve. Akti merrte përparësi ndaj aktorit.
Fletë-rrufeja kundër Çabejt duhet futur ndoshta edhe në kontekstin e lëvizjeve ideologjike të kohës – dhe sidomos të revolucionarizimit të shkollës (vini re referimet në fletë-rrufe ndaj dispensave universitare që ka shkruar Çabej). Pjesë e kësaj lëvizjeje ishin edhe përpjekjet për të hequr qafe njerëz si Çabej, figura me autoritet kulturor të padiskutueshëm, por që nuk i përkisnin deri në fund regjimit totalitar. Edhe në këtë kontekst, funksionimi ideologjik i fletë-rrufesë si formë e komunikimit publik nuk ka fare lidhje me qëllimet e atyre që e përdorin; dhe në fakt shpesh herë fletë-rrufetë u përdorën për të larë hesape personale.
Ka edhe më. Në vitet 1960 në institucionet kërkimore shkencore dhe akademike po vinte një brez studiuesish që ose ishin formuar në universitetet e Lindjes, ose në universitetin e Tiranës. Për nga kompetenca dhe përgatitja profesionale, këta nuk e hanin dot me brezin e Çabejt, i cili kishte studiuar në Perëndim; por këtë inferioritet brezi i ri arrinte ta kompensonte me mjete ideologjike, duke u hequr si i pari brez studiuesish “revolucionarë”, të cilët e kishin për detyrë, ndër të tjera, ta pastronin shkencën “shqiptare” nga mbeturinat borgjeze, që mbijetonin në mendësinë dhe metodat e studiuesve më të vjetër.
Lulian,
Mund te me thuash se si mund te jete pjese e nje debati shkencor nje pyetje qe e kerkonte pergjigjen “patjeter” pra qe nuk te linte opsion pervec atij qe e kishte percaktuar vete qysh ne fillim, me tendence per tu pershkallezuar deri ne eleminim fizik?
Ujku i zi, per fat te mire une kam lexuar e vazhdoj te lexoj libra historike, arkeologjike, mitologjike e gjuhesore, nga 300 librat e bibliotekes time modeste ketu ne itali, 200 jane te ketyre lemive, keshtu qe historite e blogjeve dhe forumeve nuk me perkasin, zakonisht hyj se kam per te thene , jo vetem per te marre por nuk i kam mohuar kurre te drejten askujt e as vetes per te pasur ‘il beneficio del dubbio’…
Parrulla, ne do vertet te ushtrosh pushtetin, duhet te kesh kujdes nga adrenalina ,se femrat e kane me te veshtire se meshkujt ti shpetojne ketij hormoni, ashtu sikunder te rinjte.
Imagjinoje pastaj nje femer te re, sa eshte ne gjendje ti shpetoje!
Nuk eshte hera e pare qe ma permend por kesaj radhe po e tepron. Pastaj nje teprim momenti nuk e marr si kercenim as nga meshkujt e jo me nga femrat.
Xha xhai e di qe nuk mund te jete dakort me ty dhe a e di pse? Sepse xhaxhai ka permendur nje shprehje te Volterit:
Nuk mund te jem dakort me ty, por me mire te me vrasin sesa te te ndaloj te thuash cke per te thene.
Persa i perket shtepise, blogu nuk ka nje status te qarte, duke qene se ne shtepi te panjohurit qe ftohet gjeja e pare qe behet i kerkohet emri. Blogu eshte midis shtepise dhe forumit.
Nga ana tjeter me duket se skam bere ndonje krim, te pakten persa i perket tradites shqiptare, me aq sa mund ta respektojme ketu kuptohet. E vertete qe miku nuk ka si behet zot ne shtepine e tjetrit, po as i Zoti i shtepise nuk i flet mikut pa e pare ne sy apo ta ofendoje !
Ne kete pike kuptohet qe duhet ta kapim blogun me afer forumit sesa shtepise, cka ne fakt une bej rregullisht.
Degjo te them edhe dicka tjeter:
Te vjetrit thone(po e marr per te vertete) se cdo njeriu, i vjen nje kohe ne pleqeri, qe ngre nje mori pyetjesh:
A kam bere nje jete te ndershme, a kam qene i fjales, a kam kerkuar te miren, a kam bere mire, a i kam respektuar prinderit e mi, po fisin tim, po shoket e miqte ?
A i kam rritur femijet e mi, per ti bere te mire, te ndershem, te drejte, te fjales, te duan punen, token,atdheun, te jene pjese e respektuar e kesaj bashkesie?
A i kam paguar te gjitha borxhet, mbretit,shokeve,atdheut, bashkesise ?
A po le ndonje borxh pas, a kam ndonje peng a borxh qe me mban ne kete toke e qe do ua le femijeve te mi?
A do ecin mes njerezve femijet me koken lart, krenare per mua e per veten e vet ?
Nese pergjigja e ketyre pyetjeve eshte po, atehere plaku rehatohet dhe pret te paguaje borxhin e fundit, i qete e ne paqe me veten e me Hyjnite. Eshte i ndergjegjshem se nese Hyjnorja ekziston atehere do takoje te paret e tij e do u thote se ishte i denje per ta e per femijet e nipcet e tij , ka lene pas emrin e mire te tijin,familjes e fisit.
Po ti Parrulla kur te vije dita a do jesh aq e ndershme me veten sa ti pergjigjegj ketyre pyetjeve vetem me po ose jo, pa u perdredhur, jo ketej po andej, e bera per kete apo ate arsye ? Nje Po e nje Jo, ne kaq permblidhet gjithe jeta e keshtu percillet brez pas brezi mbi toke, njeriu si nje qenie qe dallohet nga kafsha.
Ah se per pak harrova ‘kercenimet’ e tua, mund te jesh aq e zonja sa ky te jete te pakten postimi i fundit, meqe e shoh te veshtire ti pershtatem realizmit demonist e mes murit dhe kokes fiton perhere muri!
Xhaxha, dakord me gjithcka, pervec me etiketen “autoritet kulturor i padiskutueshem,” si dhe pervec idese se funksioni ideologjik i fleterrufese kishte forcen e zakonshme ne subjekte speciale.
Ujk, ne qofte se ti je autoritet ngjyrash, dhe me thua se debatin po e bejme te bardhe ne te zeze, e jo te zeze ne te bardhe, atehere duhet “patjeter” te pergjigjesh, pasi une te gjej ne gabim. Cdo hipoteze, cdo teori, cdo ide, duhet “patjeter” t’i pergjigjet te dhenave. Kjo pergjigje me patjeter, eshte kusht i nje debati shkencor. Eshte e qarte qe keta arkeologe pretendonin se kishin te dhena te cilave Cabej duhet t’iu pergjigjej “patjeter,” te dhena te reja, ne kundershtim me te dhenat e marra parasysh nga Cabej ne dispensen e tij.
E gjithe ajo qe po them eshte se me duket se ky diskutim i pergjigjet nje llogjike shkencore, dhe jo nje llogjike pushteti.
Lul, patjetër; thashë “i padiskutueshëm” në kuptimin që të gjithë ia njihnin autoritetin (d.m.th. nuk mund të diskutohet tani nëse ishte autoritet apo jo, sepse vërtet ishte), jo që nuk mund t’ia diskutonin pikëpamjet atëherë ose diskutojnë tani.
“Po ti Parrulla kur te vije dita a do jesh aq e ndershme me veten sa ti pergjigjegj ketyre pyetjeve vetem me po ose jo, pa u perdredhur, jo ketej po andej, e bera per kete apo ate arsye ?”
Shtepi mund te mos jete, edhe forum bile mund te mos jete, por keto insinuata kaq te uleta, as nuk mund te mendohen ne hale, le me te thuhen me ze te larte. Perndryshe do i beje ata qe te degjojne se nuk po insinuon per Parrullen se po perdridhet, por ti vete. Shkurt muhabeti, per nje njeri me principe si e mban veten, nuk te paska hyre ne koke principi i mosofendimit te tjetrit?
Lulian,
Meqe more mundimin te permendesh te bardhen mbi te zeze, pra kontekstin, cila nga pyetjet me poshte te duket shkencore qe ia vlen per pergjigje?
Keta zoterinjte nga njera ane thone se “nuk synojnë t’i imponojnë askujt pikpamjet” nga ana tjeter kembngulin “te pakenaqur”. E di qe per shume njerez sot keto duken si lojra, por te siguroj qe nuk ishin te tilla ne ate kohe. Shumica perfundonin ne burgje sepse akuzoheshin per vjedhje pulash ne mes te qytetit (i mbaj mend si sot tabelat e emulacionit dhe te fleterrufeve me karikatura ne qendrat e tyre dhe te cdo institucioni) dhe t’i do te me thuash se “qendrimet e rezervuara ndaj perfundimeve te studiuesve shqiptar” ne ate regjim ishin nje gabim me i vogel se vjedhja e pulave?
Po me binde per kete, do ta ndryshoj emrin e nikut dhe do t’a bej “Ujku pa ngjyre”
Thjesht:
Shume kush ka njefare lodhje te pashpjegueshme kur ve ne perdorim trurin.Nga kjo lodhje,e cila tek tru pasterviturit nuk perballohet,kalohet ne brritma(cuditerisht kane te njeten note) si na zure blogun,qe pak me tutje mbaron na c..b.Une qarte e kam pasur qe e verteta, perballja me te,asht sfilitese. Kush asht e verteta?
Ku punonte Cabej?Kush ishte turrma ne institucionin e tij?
Turrumua ne institucionin e tij ishte vetem pastruesja e H…Kush ishin te tjeret?
Ishin elita shkencore e sistemit.Nder ta ishte edhe Aleks Buda.Duke pasur njohje nga afer me kete personalitet shkencor,duke ditur pikepamjet e tij,une e kam idene se kush e ka shkruajt ate fleterrufe.
Shkeputemi per nji cast per te share,pyshtyre,shtypur,demaskuar “fleterrufete” dhe me ne fund pushkatuar.Duke dihatur nga lodhja,ulemi te kenaqur dhe vazhdojme…Ah,harrova pa pushkatuar dhe sistemin njekohesisht…Vazhdojme.
Pra ,ata qe bene fleterrufete ishin elita shkencore e atershm e sistemit,e cila ne nji perqindje jo te vogel e njihte turrmen,i dinte difektet e saj.Njihte dhe dinte ndryshimin e shume gjera te tjera.
Po si kjo elite,ben nje pacavure si fleterrufete?
Kjo,sepse u urdherua,apo sepse shfrytezoi rastin e kohes.Pasi leme ujrat analize:
Kundert kujt dilte kjo turrme-elite ne te vertete.Kjo dilte kunder tezave antishqiptare reth origjines se ketij kombi(ketu skemi te bejme aspak me “kembetarizma”,por nji problem qe kerkon zgjidhje edhe sot,neser ..).
Kush rrezikonte?Them me shume keta te dytet,te cileve mund tu kthehej fleterrufeja si bumerang(sa raste ka pasur).Une shpesh kujtoj thenien e nji mikut tim,punonjes ne kete Institut “Kush ishte kunder origjines greke,perfundonte mesues i thjeshte ne fshatin me te larget”.
Te dashur miq, ne ate tekst nuk ka fare llogjike turrme.
Pasi kesaj analize formale,teper te thjeshte hidhemi:
A kane te drejte koleget e Cabejt(qe sot na dalin turrma) apo Cabej?
E para,Cabej kishte folur jashte lemit te tij.Me fjale popull marangozi kishte folur per Kanalet e shkarkimit te ujerave te zeza.
E dyta,kjo pyetje qe ka marre pjeserisht zgjidhje 10 vjetet e fundit.Do marri kohe sa te gjeje percaktimin e Ligjit te Njutonit.
Kush ishin kunder Cabjet?
Arkeologet shqiptare.Cuditerisht,sot shumica prej tyre(ata qe kan ngelur) kane ndryshuar mendje,jane ne krahun e Cabejt.
Po ju kujtoj nje moment real te Aleks Budes ne Muzeun e Athines.Pasi ciceroni,duke folur per Homerin dhe vepren e tij Udhizëja thote qe “..dhe Udhizëja shkon afer qyetit grek te Hymares,ne shpellen e Ciklopit..”,Aleks Buda nderhyn.
Aleksi:
-Me falni,por keni nji gabim te vogel,Hymara nuk asht greke.
Ciceroni;
Jo,eshte greke.
Aleksi:
Me falni,per njohurite tuaja,por ju a nuk shkruani te gjitha emrat me origjine te huaj me “y”.?
Ciceroni;
-Po.
Aleksi:
-Po perse atehere emrin Hymare e shkruani me “y” dhe jo me “i”-te e tjera qe ka alfabeti grek?
Ciceroni u zu ngushte.Grupi i turisteve filloi ta shikonte ciceronin me dyshimin qe mbante persiper “shikimin ndaj genjeshatrit”.
Dhe e fundit.
A ka te drejte morale qe e bija e tij te shkruaje per Babain?
A nuk cenohet ketu parimi i pa anesise?
Nuk e kuptoj ndonjehere se perse kaq te shume prishur menderisht jemi.
Xha xha, shoh se i qendroke besnik thenies se Volterit.
Une nuk e di sesi ‘Hyllin’ nuk eshte shprehje e anonimitetit, e barazvlefshme me pseudonimet e blogisteve e forumisteve qe bejne terror turme mbi intelektualet ?
Normal qe une jam pjese e asaj kategorie. Ndryshe do ishte nese trajtimi jot do perfshinte vetem ‘nje pjese’ te atyre blogjisteve e forumisteve qe thone ‘profka’ kombetariste per kete apo ate arsye. Aty une mund edhe ta perjashtoja veten.
””Ti thua se intelektualit ‘nuk i lejohet’ kjo ose ajo – po kush e përcakton se cfarë iu lejoka ose nuk iu lejoka intelektualit? Populli? Masat punonjëse? Partia? Kanuni? Pleqësia?””’
Morali kombetar xha xha, morali kombetar, pikerisht ai moral qe nje pjese e intelektualeve shperfillin e perbuzin.
Ky moral thote qe, askush nuk ka te drejte te dale ne emer te asgjeje kunder dickaje qe populli kerkon me te gjitha forcat te jete e vertete edhe nese nuk eshte e vertete. Ne rast se e verteta bie ndesh me interesat kombetare atehere kjo e vertete perpiqet te mbahet sekret.
Praktikisht keshtu ecen Amerika, Franca,Anglia,Greqia, Serbia,Maqedonia etj.
Kujt psh ne Hollande do i shkonte ndermend tu hante melcine hollandezeve se kapitali qe i sherbeu shtetit Hollandez nga 1830-1870 per tu zhvilluar, doli nga persekutimi e grabitja sistematike ose me sakte nga nje forme e re shfrytezimi qe shkaktoi milione te vdekur ne Indonezi apo si quhej atehere India Hollandeze ?
Morali i tyre kombetar kerkon fshehjen e tragjedise, ashtu si ai anglez kerkon fshehjen e shkaterrimit te plote te ekonomise indiane apo miliona monedhat e argjendit kinez qe hynin ne Angli nga shitja e opiumit ne Kine.
Ka disa gjera ne te cilat intelektuali duhet te bjere ne kompromis jo vetem me te verteten e pjessme por edhe me te paverteten, nese kjo eshte e dobishme. Dobine e vendos morali kombetar.
Lulian, nuk e njoh fjalen insinuim(nuk eshte as shqip, se ne skemi pasur nevoje per nje fjale te tille) , une se njoh hic fare parullen sepse kur kam ardhur une ajo ska shkruar me, keshtu qe nuk ka si te jete nje gje e tille, kaq e tmerrshme po te degjosh ty.
Nga ana tjeter jam i sigurte mesa te njoh qe ti do perdridhesh se nuk ke guxim te perballesh me veten.
Mbaj mend, aty nga fundi i viteve 80-të, në muret e shetitores kryesore në Shkodër, pranë një berberhaneje, disa pankarta të pikturuara me shumë estetikë.
Modelet ishin vajza me cigare në buzët e trasha (operacionplastikkomunist?), djem me kaçurrele të gjata, cuba me pantallona xhinse të zgjeruara në fund (cowboysalbanez) dhe shumë çudira të tjera. Këto ishin fletë rrufetë, për njerëz që donin të ishin të lirë, donin t’i ngjanin Giani Morandit apo Celentanos, apo vajza që donin të ishin Claudia Cardinale.
Piktorët, karikaturistët kishin punë në ato vite, siç edhe ajo pjesë e shoqërisë që merrej me fuksllëk.
Pranoj qe e kam shkruar gabim se ata u zune per bindje, dhe se shtegu i spekulimeve eshte pa krye. Nuk e di ku do te dale zonja Cabej me kete publikim, qe me duket dhe si renie ne kurth.
Historikisht
…ne shqiptaret dinim “vari hejbet” e “vari torben”, “vari qillon” – guri i kandarit ky. Dy te parat kane kuptimet ngarkoje (gomarin) e ushqeje (kalin) i treti shvlereson ate per cka behet fjale. Komunistet sollen ne fjalor “vari teneqene” “vari” “vari flete-rrufene”. Egersia e komunizmit ne fillim ishte varje teneqesh, gjuatje me gure e pushkatime, me pas me fleterrufe e pushkatime me te rralla, per te kaluar tek varjet dhe futjen ne cmendine ne grahmat e fundit. Kronologjikisht, mbas nentedhjetes ne kujtuam ata qe ju kishim varur teneqene – klasen e pasur ose bashkepuntoret e armikut, ata qe kishim varur – poetet ose armiqte, tani ata qe ju kemi bere flete-rrufe.
Shkencerisht
… per nder te Gustav Le Bonit nuk jemi dhe aq gabim ta quajme nje grup (qe si fjale nuk eshte shqip) te madh turme. Turma ne shqip nuk ka pse te mbaje vetem kuptimet e liga. Keshtu psikologjia apo fryma e turmes lexohet psikologjia e grupit; mbase mendesia e grupit.
Sipas fazave te Tukmanit kemi:
A. grupin e flete-rrufe-beresve
1. formimi si berthama e arkeologjise,
2. shperthimi (lene mejnane politesen per te zgjidhur ceshtjet) flete-rrufete
3. qetesimi (ironikisht puntoret e shqiperise e njohin si norma) midis dhe mbas fleterrufeve
4. zbatimi (kete fjale gjej) hartimi I teksteve sic deshironin
B. “grupin” e internetisteve, forumisteve, blogisteve
1. e pamundur ti formosh. S’kane lider, idhull, vendndodhje, jane sporadike, etj
2. nuk kane patur kurre politese. E dine se nuk ndodh asgje, ndryshe nga A (edhe po te ndodhe gje).
3. nuk qetesohen kurre
4. nuk kane c’te vene ne zbatim, vec egos
keta mund te perfshihen tek nje nga dy klasifikimet e para te M. Skot Pekut, ne kaos, komunitet gjasme, ose diku midis.
Sepse keta s’jane grup, dhe sepse edhe sikur te ishin fjalet e tyre s’cenojne kend, (larg tyre je “nje klik me tej” shkruante aferisht ABC tek peshku) nuk pranoj se mendesia e turmes eshte po ajo. Kjo s’do te thote se nuk kam provuar dhe mbi kurriz lloje te ngjashme e te tjera hakerrimi e hakmarrjeje.
Rruga me pak e shkelur, e Frostit (jo Skot Pekut) eshte nder poezite qe pelqej me shume, ndersa Frojdin e kam lexuar per te gjetur paragrafet ku puthet me Dostojevskin; ndryshe- me falni per zgjatjen dhe gabimet.
Jo,je sakte CD.
Gabim do te ishte ndryshe.Gabimi si segment caket me saktesin ne ekstremin e tij.Ky raport ndryshon kur te kundertat tentojne te rotullohen.Ne fazen e pare kemi neutralizimin,ose berejne zero te dy fakatoreve pastaj sipas kahut fillon rritja e njeres ne kurriz te zvogelimit te tjetres.Demokracite tentojne ne diktature dhe diktaturat tentojne ne dmeokraci.Elita behet turme dhe turma behet elite.Kjo varet nga raporti gabim-saktesi cfare vlere dhe vfare kahu ka mare.Pra me thjesht me shenjat e matematikes kemi nje shumatore minusesh qe rriten dhe plusesh qe zvogelohen derisa c’ekulibrohen totalisht.
Dje dinastite-diktatura ishin regulli dhe demokracite ishin perjshtimi.Sot jane demakracite regulli dhe diktaturat perjashtim.
E ardhmja?Kam frike se rotullimi i sipermendur perseritet.
Ish te persektuar(ka dhe pseudopersekutuar fleterrufesh) qe kerkohen te behen diktatore.Ish komuniste qe kenaqen me te qenurit demokrat.Njerez normal,te cilet duam ti bejem heronj,heronj qe duam ti zhvleresojme.Percaktimin tim “heromerian” mund ta marresh si “heronj te Homerit”,por mund ta marresh edhe si “heronj mjerane”
Eshte si puna e atij qe hidhte gurin nga mali dhe pastaj zbriste posht per ta ngjitur me veshtersi dhe lodhje ne maje te malit qe ta hidhte perseri posht ne fund te tij,per ta ringritur perseri lart.Kjo levizje asht Las Vegasi i njerezimit.
Ujk, nuk mund te te bind, vetem te te cbind, mbase, se nuk eshte thjesht ceshtje pushteti. Ne qofte se vazhdon e shikon termin “studiues shqiptar” si term patriotik, dhe jo si term qe cakton te vetmen mundesi per gjetje te reja te kohes, atehere nuk kam shans as te te cbind. E ke parasysh ate idene e famshme “dija eshte pushtet”? Keto fleterrufete jane nje rast flagrant: retorika e dijes dhe ajo e pushtetit jane identike, per te mos thene logjika e tyre. Mendon se do shpreheshin ndryshe keta arkeologe, sa do te pabaza te kene qene gjetjet e tyre, ne qofte se do shpreheshin diku tjeter dhe jo ne nje fleterrufe? Gjuha, jam i bindur, do ishte identike. Une e kam shprehur qe ne fillim, se jam dakord me interpretimin qe keto fleterrufe kane ngjyra politike. Por nuk jam i bindur qe kjo eshte e vetmja ngjyre. Kerkesa patjeter per pergjigje studiuesve shqiptare, mund te lexohet fare mire e zhveshur nga ngjyrat politike, si nevoje per t’iu pergjigjur patjeter te dhenave te reja ne fushen e arkeologjise, duke qene se te vetmit qe mund te arrinin rezultate ne arkeologji ne ate moment ishin studiuesit shqiptare.
Ki parasysh qe nuk po argumentoj se keto flete rrufe jane te drejtuara krejt nga metoda shkencore, thjesht se nuk jane te drejtuara krejt nga bindjet politike. Me teper nuk mund te te cbind, do filloja te perserisja veten, si edhe e kam perseritur.
Lulian, me sa kuptoj unë, arkeologët që kanë bërë fletë-rrufenë duan që puna e tyre dhe sidomos interpretimet që u kanë bërë rezultateve të gërmimeve t’u njihen edhe nga një figurë autoritare si Çabej. Ki parasysh që në atë kohë Çabej njihej anembanë Europës, botonte në revista ndërkombëtare, ftohej në gjithfarë konferencash, dhe citohej anembanë si autoritet parësor në lëmin e albanologjisë dhe veçanërisht të etimologjisë dhe parahistorisë së shqipes. Ky ishte status i privilegjiuar, disi i ngjashëm me atë të Ismail Kadaresë më pas; të cilin Çabej e kishte arritur qëkur i shpëtoi ndëshkimit penal si kolaboracionist pas Luftës, edhe pse kishte qenë Ministër i Arsimit kur Shqipëria ishte e pushtuar nga ushtritë naziste. Sikurse Kadareja edhe Çabej e meritonte statusin prej të privilegjiuari, sepse në atë kohë ishte më i shquari i një brezi që përfshinte edhe Selman Rizën (ky gjysmë i persekutuar), Shaban Demirajn (edhe ky me mizën në kësulë, sepse thuhej se kishte shërbyer si kapelan ushtarak me batalionin shqiptar që shkoi t’i paraqiste forcën mbretit Vittorio Emanuele II, në Romë, pas pushtimit italian të Shqipërisë), Androkli Kostallarin (stalinist i vendosur por edhe i persekutuar pak, meqë e kishte gruan ruse dhe njihej si rusofil i flaktë), Mahir Domin (që merrej me gramatikë) e ndonjë tjetër.
Tani, për t’u kthyer te arkeologët, këta ia kërkojnë njohjen Çabejt sepse e ndiejnë që ky i ka snobuar në veprën e vet, duke mos ua përfillur rezultatet; sikurse e ndiejnë që rezultatet e tyre i kanë pak të nxituara, të paktën për shkak të entuziazmit dhe dëshirës për të zbuluar diçka si me thënë “të madhe”, p.sh. një qytet ilir të mirëfilltë ose ndonjë “provë” të vijueshmërisë ilire-shqiptare; dhe më në fund, sikurse ndiejnë edhe që Çabej e ka kuptuar që punimet e tyre nuk janë solide nga pikëpamja shkencore, përfundimet e tyre janë të nxituara, ose të paargumentuara mirë. Çabej nuk ishte arkeolog, as merrej me arkeologji, por ndonjëherë e ka thënë haptazi se nuk u beson arkeologëve, as arkeologjisë, meqë arkeologët mund të flasin për vijueshmëri të një kulture materiale, por jo të kulturës që mbështetet në gjuhën.
Prandaj konflikti midis gjuhësisë dhe arkeologjisë, brenda albanologjisë në Shqipëri, i kishte rrënjët thellë. Fletë-rrufeja vetëm sa i dha një armë të papritur, palës më agresive, për të goditur palën tjetër; dhe arkeologët e shihnin Çabejn si kërcënim jo sepse ky do të merrte një ditë kazmën për të shkuar të gërmonte vetë varret ilire në kodrat e Mallakastrës e të Mokrës, por sepse Çabej ishte i vetmi që mund t’ua vleftësonte (validate) punën, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Sa kohë që Çabej nuk kishte për ta ndonjë konsideratë të madhe, puna e tyre mbetej në nivelin gjysmë-amatorial, të një dijeje sa proletare aq edhe provinciale. Ndoshta edhe e dinin që Çabej ishte i paprekshëm, meqë e mbronte drejtpërdrejt Enver Hoxha, prandaj edhe shpresonin më shumë ta trembnin, ta detyronin të pranonte ekzistencën e tyre si forcë brenda albanologjisë, t’i përkulej entuziazmit të tyre gjoja “atdhetarist”. Ishte më tepër “ngucje” (harassment) sesa sulm frontal, por kjo nuk e bën më të përligjur.
Megjithatë, përplasja mes arkeologëve dhe Çabejt nuk mund të zhvillohej përveçse në pjacë; sepse në një mjedis më të mbyllur, p.sh. në redaksi të revistës Studia Albanica ose në ndonjë simpozium albanologjik, secila palë do të barrikadohej në pozicionet e veta. Në pjacë, përkundrazi, ishte e mundshme që palët të tërhiqnin vëmendjen e inkuizitorëve duke përdorur argumente populiste; siç bënë në fakt arkeologët, të cilët e maskuan ambicjen e tyre me argumente të natyrës atdhetariste, madje duke e damkosur Çabejn si kozmopolit dhe ksenofil, ose një njeri që parapëlqen mendimin e të huajve ndaj mendimit “shqiptar”. Tek e fundit, edhe po të mos e gjunjëzonin dot Çabejn, së paku do t’ia prisnin krahët dhe nuk do të lejonin që ky të krijonte shkollën e vet në gjuhësinë shqiptare, siç edhe ndodhi – sepse pasi doli nga skena Çabej në fillim të viteve 1980, askush nuk e vazhdoi dot punën e tij studimore dhe sektori i Historisë së Gjuhës u mor kryesisht me përgatitjen e studimeve etimologjike të Çabejt për botim. Nuk duhet harruar që, nga kolegët e Çabejt, Kostallari nuk ia thoshte shumë në punë të historisë së gjuhës, Demiraj merrej me gramatikë historike vetëm, ndërsa nga më të rinjtë Seit Mansaku parapëlqeu të merrej me sintaksë dhe tek-tuk me ndonjë studim në fushën e marrëdhënieve të shqipes me latinishten. Vetëm shumë vite më pas, Nikollë Topalli, i cili kishte qenë i persekutuar nën komunizëm, arriti të vazhdojë disi punën e Çabejt së bashku me Bardhyl Demirajn; dhe të dy këta kanë punuar shumë mirë, çka të bën të mendosh se tradita e Çabejt, në fund të fundit, u ka mbijetuar tallazeve.
“”””Ndryshe nga Cabej, qe sapo ndricohet, Kadarese ja kemi ndritur dhe skutat me te errata. Keta te dy kane raporte te ndryshme me turmen. Te parin turma e njeh pak apo aspak, te dytin turma e ka ngritur ne qiell.”””
CD, sta pranoj këtë shembull.
Në rast se Çabej sulmohej nga turmat që duke bërë thjeshtime del – sepse ishte intelektual; më thuaj nëse jam gabim.
Kadare i supozuar mbështetur prej turmave, mbrohet prej tyre sepse është……..?
Kujdes të mos biem në grackën e pohimit më pas: sulmohet nga turmat sepse është intelektual.
Dmth çdo kokëqoshe i sulmuar prej turmave më del intelektual mua…
Të mos shkojmë më tej me abuzimin e termave “turmë” dhe “intelektual”, që në përdorim kaq të shpeshtë, nuk është gjë tjetër veç argumentim i dobët (në sytë e mi të paktën).
Në një paralelizim, meqë kam ndjekur intelektualët antikonformistë grekë, ata nuk e përdorin asnjëherë fjalën turmë. Mund të thonë psh “të shumtë janë ata që më kritikojnë” madje dhe të përdorin “populli grek”, apo thjesht “grekët”. Ndoshta këtu, masa, populli dhe turma ka një farë shenjtërie të diktuar nga rrethanat e historisë. Madje edhe demokracia, është pushteti i popullit në thelb.
Edhe vetëdeklarimi si intelektual i dikujt është tepër arbitrar. Dmth sot mund të jesh çfarë deklaron. Deklaron shkrimtar, thua jam shkrimtar, i ka vdek nona – u bëre shkrimtar, urime!
Mbase të vetëquajturve elitë dhe elitistë u ndjehet nevoja të ndahen prej masës, pas periudhës komuniste ku të gjithë dukeshim të barabartë.
E keqja e shqiptareve eshte se me historine,politiken dhe identitetin e tyre , nuk merren historiane,politologe,antropologe e arkeologe, mundesisht me doktorata ne Gjermani, por si me te miret e mbajne/mbanin veten :
Cabej–Gjuhe-letersi
Klosi–gjuhe-letersi
Lubonja–Fizike (po ne burg qenka bere shkrimtar,si Arbnori)
Tufa- poet(besoj gjuhe letersi edhe ky)
Qose- Shkrimtar(gjuhe letersi)
Kadare-Shkrimtar (gjuhe letersi)
Vehbiu- Gjuhe letersi
Nga te gjithe keta emra, mjaft te degjuar si neper gazeta ashtu edhe neper forumet e internetit ( mjaft te klikosh ne google e ska ngel forum pa keta emra) vetem Lubonja eshte delja e zeze meqe ka mbaruar per fizike qe ska asnje pike lidhje me albanologjine, ne ndryshim nga te tjeret qe te gjithe gjuhe-letersi,pra gjithsesi futen tek nje pjese e albanologjise dmth gjuha shqipe.
Mund te themi pa frike se na kane mbytur gjuhetaret te cilet ashtu si Cabej qemotit, shohin deget e tjera te albanologjise si ca shtojca te kota,qe sherbejne vetem per te mjegulluar rezultatet e shkences ekzakte te gjuhesise e afermendsh si dege qe merren me perralla, ku tanet padyshim vlejne deri aty sa nuk bien ndesh me bindjet e tyre.
Per ‘carita di Dio’ nuk ka asnje nga te sipermendurit qe nuk eshte i pergatitur(hiq Lubonjen qe pergatitjen kryesore e ka nga Yoga gjate burgut qe e beri ti devijoje fizikes ku mund ta perdorte me frytshem inteligjencen qe i ka dhene Zoti), ne fushat e tyre jane nga me te miret, Kadare gati turp me e fut ne liste, xha xhain e konsumojme perdite e per shume lexues te heshtur, luan rolin e edukatorit spiritual , Qosja meriton replika te ashpra nga Kadareja, pra ky e njeh si te seres, ndryshe do e kish snobuar, Klosi na eshte bere si burri i nenes, Tufa gjen perhere kohen e vendin e duhur per t’ju dalluar emri pasional si poetet, ndersa Cabejn pakkush mund te mos ta kete degjuar.
Eshte e natyrshme qe keta persona kane vendosur hegjemonine e letrave shqip, ashtu si Cabej&co deri dje apo Naimi&co pardje.
Pyetja qe vjen vetiu eshte:
Po mire opinioni i intelektualit ne nje fushe ku ska as pergatitjen fillestare universitare e jo me doktorata e specializimet e nevojshme, a eshte vertet me i dobishem per edukimin apo orientimin e publikut, sesa mendimi i nje prof-dok ne ate fushe ?
Logjika ta thote jo, mirepo kjo hegjemoni ka rrenje te thella
e keshtu Cabej i vjen natyrshem publikut si me i sakte, se arkeologu qe ka bere germime ne Bylis, apo historianit qe analizon germimet, burimet e shkruara, mitologjine etj per te arritur nje perfundim.
Lufta arkeologji-gjuhesi, kur mungojne burimet e shkruara logjikisht perfundon me fitoren e arkeologjise por jo ne Shqiperi; ne Shqiperi gjuhesia nuk ka rivale.
Per mendimin tim pervec pergatitjes po gezojne si pensionet e Rilindesve (‘vivono anche di rendita’) ashtu edhe periudhen e turbullt spirituale te popullit, ku nje shkence qe kur vepron e vetme ne lashtesi nxjerr perhere rezultate te turbullta , korr sukses, duke turbulluar akoma me tej mendjet e turbulluara.
Gezohem per faktin se e ardhmja nuk po sheh lindjen e ndonje trashegimtari te tyre,meqe gjuhesine e kane pushtuar prej kohesh nxenes radhiko, ndersa shkrimtaret e rinj, sherbejne vetem si zbukurime; edhe ne jemi te bukur se kemi te tille, keshtu qe ngadale kjo hegjemoni qe po behet pengese(deri dje ishte e deshiruar) do mbaroje se ekzistuari e njerez te rinj, te pergatitur ne perendim, do u zene vendin, secili ne fushen e tij me famen e librave ne lemine e tij.
Xha xha koha e gjuhetareve po mbaron, trashegimtaret tuaj svlejne nje grosh ne krahasim me ju…. edukuat keq, ngelet pa trashegimtare te denje.
Jo e bija e Cabejt por vete Cabej te ngrihej sot, si e tha Ilias, perballe vershimit te informacionit qe i ben njerezit te verifikojne vete vertetesine e nje libri( Apiani nuk eshte per te privilegjuarit, nje vrap pele ne google book e ja ku e ke),pa pasur nevoje per orientimin e gjuhetarit mbi nje liber historik apo arkeologjik.
E bija e Cabejt kap te turbulluarit,ata qe pertojne te bejne vrapin e peles ne googlebook per te lexuar Apianin apo Strabonin, kap shumicen, e vertete, vecse shumica eshte si puna e shoshes, qe ka edhe vrima, keshtu qe ashtu si dielli nuk mbulohet me shoshe, edhe shumica nuk ka per te mbuluar dot Apianin apo Strabonin e as harten iliro-mesape te Soletos nuk e kthen dot ne greke.
mbi turmen
Kuptimi i parë, sipas fjalorit të gjuhës shqipe, është kope, tufë, ndërsa kuptimi i dytë, grumbull i paorganizuar a i çrregullt njerëzish.
Tufë po tek ky fjalor është grup njerëzish a kafshësh.
Kope – tufë e madhe, apo bisedore turmë njerëzish.
Dhe vetë grumbull si ndajfolje (në grumbull) shpjegohet si në grup.
Vetë grup në anglisht ka ardhur nga gjermanishtja, aty – kropf, të cilës i mbetet barra të shpjegojë çdo gjë kësilloji. Një tufë (me kallza) një kope (me dele) janë grupe të organizuara dhe të rregullta, kurse për turmën shpjegimi kalon në të kundërt, gabim për mendimin tim. Ktheni turmë në gjuhët e dyta e shihni shpjegimet. Ky që sapo hapa unë, turmën e ka dhe si numur (vini re- nuk thuhet grup) i madhe njerëzish i mbledhur tok, dhe si shoqëri (jo grup) njerëzish që kanë diçka të përbashkët, dhe si njerëzit e zakonshëm; popullsia. Këto kuptime duhet të marrë (duhet t’ja japim) dhe në shqipe fjala turmë. Ne i japim fjalës kuptime që nuk i ka në fjalor e nuk i gjen në gjuhët e tjera; gabojmë, s’merremi vesh, keqkuptohemi dhe zihemi.
Gabojmë kur quajmë turmë njeriun e zakonshëm dhe jo njerëzit e zakonshëm. Ilias thotë: “Turrumua ne institucionin e tij ishte vetem pastruesja e H…” Nëse pastruesja e haleve nuk ka nënshkruar me arkeologët fletërrufenë nuk është pjesë e turmës në rastin në fjalë.
Gabojmë kur themi turmë dhe nënkuptojmë diçka të keqe, të ulët, të pavlerë. Shembullin po e marr nga shtypi i sotëm, Blendi F. tek Panorama, i shmanget fjalës turma e studentëve, ai përdor grumbull djem e vajzash (gjuhë gjyshi). Më e rëndësishmja, ai i shmanget për më shumë se 16 vjet pranisë atje, dhe është krenar me këtë. Ai përshkruan përsenë pa guxuar ti kategorizojë dhjetoristët si turmë, e për ta thënë troç: nuk shkoj atje se mos më ngjitet turma. Shko vitin tjetër Blendi F., bashkoju turmës së heronjve të 90, gjithsesi je pjesë e saj.
Reaksioni im J. ishte ndaj fjalisë “e njëjta gjë do të ndodhte me Ismail Kadarenë” për të cilën thashë aq sa thashë. Unë fola për raportet e tyre me turmën, pa përdorur gjëkund intelektual dhe pa luajtur me sofizma: kë sulmon turma është intelektual, kë mbron turma është turmë. Ty turma të duket si e keqe që elita i rri larg, dhe në të kundërt me shembullin e Ilias, nuk të duket e mundur që një individ, intelektual, shkrimtar i madh, të bëhet pjesë e turmës.
Shembull. Mbështetësit publikë të Kadaresë, shkrimtarë e gazetarë, një grup që e lidh media me qëllim mbështetjeje për Nobelin e tij, shpërrthen e qetësohet me të njëjtën mendësi. Unë di ti ndaj këta nga Kadareja, por jo kur ai futet mes tyre. Kadareja u shfajsua se “u pyet” kur nxorri pa politesë një ish-ambasador gjirokastrit si letërshkrues akademisë. Ish-ambasadori i lakuar në shtyp u shpreh se nuk i kam shkruar asnjë letër akademisë. Kadareja u kthye, po këtij pse i dogji, unë si përmenda emrin. Pa rënë heshtja, Natasha L. gruaja e sekretarit të tretë të ambasadës në atë kohë shkruan se e di mirë se ai ka qënë, e se ka bërë me keq se letrat. Kadareja i pyetur, përgjigjet pakza ndryshe, po ashtu ka qënë, këtë e dëshmon dhe një diplomate. Mua më duket se Kadareja këtu është pjesë e turmës së mbështetësve të tij, sulmon pa skrupuj e pa të drejtë dikë dhe shfajsohet po aty, merr vesh ç’i duhet dhe dredhon, pret nga turma mbështetje, dhe i vë kapakun: ashtu ka qënë. Po se si, një zot e di. Ai as sulmoi vetë, as nuk u mbrojt vetë, por përdori gojët dhe krahët e të tjerëve, ai u bë pjesë e asaj që quhet turmë dhe veproi në bashkërendimin e vendosur brenda saj.
Por çka rëndësi dhe s’kam pse ta shpjegoj është se Kadareja është pjesë e turmës së shkrimtarëve dhe botuesve në Panairin e Librit në Frankfurt.
Flete rufete mendoj se perfaqesojne nje menyre shume te ulet dhe prej frikacaku. Une personalisht do ti qelloja shpatullat nja dy here Eqeremit dhe do i thoja : Ki kujdes he djale i mbare. Keto te verteta shkruaji ne nje liber dhe prit ti botosh ne kohen e Saliut, kur te jene qetesuar ujerat. Populli dhe nevoja sot te verteten e do ndryshe dhe keshtu do te jete !
Lulian,
Dija dhe shkenca jane dy gjere te ndryshme, dhe me duket se po i ngaterron. Dija eshte koncept abstrakt i njohjes, kurse shkenca eshte metode. Te pakten te biem dakort me kaq gje sepse perfundojme e themi gjera si ato qe thote Hyllin, i cili meqense ka lexuar gjithe librat qe ka ne biblioteken e shtepise, si dhe ca me teper qe i ka ne zyre (sic do thoshte Eko) kujton se eshte autoritet shkencor. Autoritet shkencor te ben METODA, jo dija patjeter.
Edhe ato shkaqet qe permend Xha Xhai ne postimin nuk kane brenda tyre as grimcen me te vogel te arsyeve dhe metodes shkencore dhe mund te analizohen vetem ashtu si analizon Cyprinodon diabolis, si simptoma te psikologjise se grupit, por jo si shkence.
Po te jap nje shembull qe une personalisht e konsideroj flagrant dhe shembull extrem se ku mund te coje obsesioni me perqasjen shkencore; Graduate Program in Psychology ne
Columbia University nuk studion dhe nuk jep asnje leksion te vetem mbi psikologjine dhe psikoanalitiken Frojdjane, apo cdo gje qe ka lidhje me Frojdin, sepse sipas tyre metodat ose perfundimet e Frojdit nuk jane shkencore – qe me sa duket nuk eshte ndonje argument shume i veshtire per t’u mbrojtur, por qe gjithesesi behet problematik kur mendon se Frojdi ishte pjese e rendesishme e historise se psikologjise moderne. Dhe une do shtoja se sot nuk konsiderohesh as i ditur po qe se nuk ke lexuar dicka nga Frojdi. E megjithate per shkencetaret /studiuesit ne fushat e tyre metoda eshte po aq e rendesishme sa dhe dija.
Por sic thone ‘ka gjithmone nje here te pare” dhe ndoshta qe ketej e tutje edhe fleterrufete do konsiderohen “metode shkencore”.
Percacktimi im per fjalen turme asht personal.Une e shqisoj kete fjale ne ate kuptim dhe kam argumentet e mia.Pa pare fjaloret e shqipes,te cilet per mendimin tim,jane te dobet pak ne percaktimin saktesor te kuptimeve te nje fjale une po filloj me fjale te tjera te shqipes qe te cojne tek fjala “turme”.
Ne kemi “turru”(deshirore-urdherore) kemi dhe turrem,turresh,turret.. e me radhe.(per mua asht me dy “rr’).
Kemi dhe “turrën” e druve,te leshit,e cila jep kuptimin e nje sasie drunjsh te mbledhur bashke,ose leshi.
Kemi pastaj ne latinisht “toro”,”taurus” e te tjera,qe ndoshta edhe pse larg mund te tentojme ta lidhin me veprimin e kesaj kafshe ne drejtim te sulmit qe ben ndaj te tjerve si ajo(ndoshta ka ndihmuar shqipja ne ndertimin e kesaj fjale,ne nji kohe shume te mevonshme)
Po duke u nisur nga vete shqipja duken qarte ne skeletin ndertues te fjlaes “turme” gjurmet e percaktimeve te tjera te vetengjashme ne gjuhen shqipe.
Pra nese ne gjuhet e tjera kjo lidhet me nocionin grup,ne gjuhen shqipe kjo lidhet me nocinon grup dhe nocionin sulm.Pra nji grup qe te sulmon per nji arsye te caktuar.
Nese do ta latinizoja kete fjale me deshiren time tani,do ta beja:
“Turrum” ose me shqipen e sotme “turru mua”
Ky asht mendimi im personal.
UIZ thote: “Autoritet shkencor te ben METODA, jo dija patjeter”
E drejte. Por dija, po ti teket, apo po iu prish terezia, mund te marre hak e te te hype ne turre te druve, apo ne fund te litarit. E atehere METODA i ben thirrje turmes? Apo jo …
Etimologjia e Iliazit per fjalet turm, turre, turrsha me sjell ndermend njerin prej prej gjysherve te mij, kur perpiqesh te na mesonte zakonet e miqve, kur ishim te vegjel.
Ne dolli, i zoti i shtepise ngre goten e rakise, dhe i drejtohet mikut: t’u turrsha.
Miku nga ana e tij, duhet te pergjigjet: te pritsha e te paca.
Meqë po flasim për etimologji, sipas Gustav Meyer-it turmë vjen nga latinishtja turma “çetë, grumbull”; e cila ka dhënë në rumanishten turma “kope”; fjala ndeshet edhe në sllovenisht, serbisht, polonisht dhe ukrainisht, ku është përhapur nëpërmjet barinjve vllehë. Ato që bën Ilias-i nuk janë etimologji, por poezi të lehta. Zakonisht lihen të pamjekuara, sepse janë të padëmshme.
idhashur,
Ka nje mendim te formuar midis studiuesve te historise se revolucionet jane mjete te pushtetit dhe jo aq te progresit apo aq me teper te dijes dhe shkences – sikurse kam frike se kane qene edhe revolucionet kulturore ne Kine dhe kopja e saj shqiptare.
I nderuar Xhaxha,
Me frike se shkoj pertej subjektit te kesaj teme, dhe duke hapur si paranteze qe njohurite e mia mbi etimologjine apo dege te tjera te lingustikes jane ne rastin me te mire profane, me duhet t`ju them se sic u permend diku ne kete blog nga nje koleg tjeter, ne ditet e sotme, njohuria, e deri diku edhe dija, po shkon me teper ne planin horizontal se sa ate vertikal. Mjafton te kesh nje internet access dhe, te themi, te kesh kuriozitet, deshire, interes, perkushtim, e te bredhesh sa ne Oxford English Dictionary apo Loeb Classical Library (nder qindra mundesi te tjera) dhe mund te gjesh gjithandej “zallishte” qe te duken si te njohura.
Psh fjalet (pls keep in mind my ignorance, dhe distancen qe e ben biseden disi te veshtire) “noetic”, “noetos”, “noesis” , kane te gjitha te bejne me njohurine qe e ka origjinen ne mendje te njeriut. Ne shqip eshte “njoh”, “njohuri” fjala qe mbulon nje koncept te tille. Porfani tek une ben lidhjen thuajse onomatopeike midis grq. se vjeter dhe shqipes. Ose fjala “dia” – ndermjet. Prap profani tek une i pelqen te shohe nje ngashmeri fonetike.Ose historia e princeshes spartane Cynisca, e cila ishte e vetmja femer qe morri pjese dhe fitoi dy here rrjesht ne Olimpiade. Historia spjegon se Cynisca ne gjuhen e Spartaneve kishte kuptimin e (female puppy) (little bitch…!), dhe se nje emer tjeter i perdorur ( dhe i regjistruar) ishte Cyniscus, qe kish te njejtin kuptim, por per nje qen mashkull.
Tashti profani tek une shef nje paralele qe shkon pertej ngjashmeris se rastesishme midis fjales Cynisca dhe Qenushka, midis Cyniscus dhe Qenushku.
Prandaj une them se ata qe zoterojne dijen duhet te behen gati qofte me hir apo pahir qe dyert e keshtjellave te tyre do tu sulmohen tash e tutje pa nderprerje nga vulgu krenar qe ia ka mballuar profanitet te tyre. Rruge mrapa nuk ka…. tha
I dashur shkruan:
Vulgu krenar… madje virtuoz, kur është fjala për të shkatërruar. Sa për të ndërtuar, harroje. Hidhi një sy Shqipërisë, dhe eja të flasim. Ndonjë ditë duhet shkruar një histori e vetëshkatërrimit shqiptar – po nuk di sa vëllime do të duhen.
Përndryshe nuk ka kështjella të dijes, por biblioteka të hapura për ata që kanë sy të lexojnë. Të tjerët, të marrët e të çuditshmit, inatçorët e ziliqarët, impotentët dhe megalomanët, subversivët, revolucionarët dhe barbarët, që hynë në biblioteka me pishtarë në duar për t’u vënë flakën, megjithatë nuk kanë me çfarë t’i zëvendësojnë, prandaj u humbet fara sakaq.
Tani, përtej këtyre poezive, ka edhe një argument praktik në favor të tezës sime. Etimologji delirante si ato të Ilias-it nuk përbëjnë kurfarrë reziku për “kështjellën”, as për sundimin e dijes; sepse i përkasin një niveli tjetër, të ëndrrës. Po t’i marrësh teoritë alternative, dhe jo vetëm në gjuhësi as vetëm në albanologji, nuk mund të mos vësh re sa të izoluar shfaqen promovuesit e tyre – secili me teorinë e vet, pa ndonjë bashkërendim mes tyre, përveç vullnetit për të përçmuar e përmbysur dijen reale, atë që fitohet me mundim dhe përulësi, duke dëgjuar të tjerët e duke u plakur mbi libra.
Te blogu “Peizazhe të fjalës” unë kam investuar shumë, sidomos kohë dhe seriozitet. Nuk mund të rri e të bëj sehir, kur vjen dikush nga rruga dhe fillon të zhgarravitë muret me formula yshtëse, po edhe dyert nuk ua mbyll dot njerëzve. Më mirë të vijnë këtu, se të bëjnë dëme gjetiu.
idashur, na kërcënon me injorancë? Se kështu po e marr unë këtë postimin e mësipërm.
PS, fjala qen e shqipes rrjedh nga latinishtja canem (canis). Fjala e greqishtes për qenin është κύων (m), κύνη (f), dhe përkëdhelës κυνίσκή-ος (këlysh-e), prej nga del edhe emri Κυνίσκα. Emra të tjerë të përveçëm me këtë bazë ke psh emrin e yllit α CMi, Procyon. Pastaj kemi fjalët si cinizëm, ç’thotë profani brënda teje për këtë fjalë? Si lidhet me shqipen? Historia nuk shpjegon se ka patur gjuhë spartane. Historia shpjegon se ka patur dialekt dorik të greqishtes i cili filitej në Spartë, Epir e gjetkë.
Të lodh shumë mendimi se greqishtja e re përdor po ato fjalë që përdorte greqishtja e vjetër?
U tha më lart se:
“Historia shpjegon se ka patur dialekt dorik të greqishtes i cili filitej në … Epir e gjetkë.”
Dorikishtja flitej ndofta në kolonitë greke të bregdetit epirot, por nuk besoj se flitej në brendësi të territorit.
Në lashtësi kemi gjuhë të shkruara dhe gjuhë të pashkruara, ose që të paktën nuk u kemi gjetur edhe mbishkrime apo dokumente.
Se cila prej tyre flitej në një territor të caktuar në atë kohë vetëm me hamendje mund ta përcaktosh – siguri matematike në këtë fushë nuk ka.
Ka të ngjarë që në një territor të caktuar të flitej edhe më shumë se një gjuhë, pra dy e ndofta edhe tre a katër.
Dokumentimi i vetëm njërës, që mund të ishte njëfarësoj LINGUA FRANCA, nuk do të thotë se kjo gjuhë ishte mbizotëruese, as e vetme.
Ndofta mund të flitej dialekti dorik në Epirin e lashtësisë, por kjo nuk do të thotë që nuk flitej edhe një proto-shqipe, apo një latinishte, apo edhe një mbetje e gjuhës së popullsisë autoktone para-ilire, që më vonë u ngjiz me ilirët sikurse përmend diku Çabeu duke iu referuar arkeologut Frano Prendi.
Ju lutem përmbajuni temës në komentet – pa kaluar në diskutime rreth parahistorisë së shqipes dhe marrëdhënieve me greqishten e vjetër.
Me qe jemi tek pejzazhet e fjales dhe ka njohes te te gjitha llojeve te fjales, a mund t’ia shpjegoje dikush ujkut pa ngjyre se nga vjen fjala shkence dhe cdo te thote?
Ujko autoritet shkencor te ben specializimi,doktorata,librat qe boton,artikuj shkencore etj e asgje tjeter.
Ketu autoritet shkencor eshte vetem xhaxhai ne lemin e gjuhesise , por kjo nuk do te thote qe xhaxhai ne lemite e tjera te trajtohet me mosbesim.
Fakti qe mosperputhjet e mendimeve cojne shpesh njerezit te merren me mustaqet e Celos dhe jo me argumentet qe mbajne ne kembe mendimin e tjetrit, duhet te beje te reflektoje e jo te coje ne hamendesime mbi arsyet(deshirat,intrigat,pasionet,interesat,egoizmi apo snobizmi etj) se cfare e ben filan fistekun te kete ate mendim.
Kur te arrijme kete pike, atehere edhe debati mund te quhet i shendetshem.
Sa per ato etimologjite, qen eshte tipike indoeuropiane te cilen shqipja sja ka marre askujt,sepse eshte e asaj familje apo tash duhet te na mbushet mendja se si indoeuropiane ne qenit i thonim mace derisa erdhi latini e na e mesoi ?
Turme po ashtu eshte fjale indoeuropiane, greqisht tyrbe,angl-saks thrym,anglisht thorp, gotisht thaurp,irlandisht treabh,sanskritisht turati .
Rrenja supozohet te jete tur- sic vihet re lehte edhe nga shembujt me domethenie presoj, ngre , e madhe .
Kjo rrenje gjendet fare lehte ne shqip, ne fjalenturr tek shprehja turr e druve, bera nje turr, grumbullova e ngrita drurin.
Kjo do te thote qe Mejeri mund te rishikohet fare lehte se perderisa eshte rishikuar Jezu Krishti dhe Skenderbeu, mund te behet fare mire edhe me Mejerin.
Nuk ka kurrfare dialekti dorik ne Epir sikunder thote Cabej, epirotet jane pasardhes te pellazgeve,persa kohe qe Dodona ishte pellazge e thesprotet pellazge ndersa arkeologjia i vendos ne kulturen materiale ilire. Keto dialektet e hamendesuara le tua leme minoritareve , keshtu qe mund te jetojne ne paqe me vetveten se nuk jane gure te hedhur por te mbire.
Tanhauser e dime shume mire se ishte ai mjekroshi nga Zvicra qe futi fjalet e greqishtes se vjeter ne te foluren e perditshme e ajo gjuhe e bastardizuar, jashte cdo realiteti u mbajt per 140 vjet si gjuhe zyrtare derisa aty nga 1970 u hoq si zyrtare. E beri punen e vet ama, i dhuroi greqishtes se re shume fjale te se vjetres qe perndryshe nuk do i kishte e te hapi gojen ty qe perndryshe do e mbaje kycur nga frika(frike e Sofokliut a Eskilit, nga e cila e kemi huazuar me siguri) se mos nuk arrije te genjeje dot njeri.
C.D turma si koncept socio-politik eshte nje perbindesh qe rritet sa me teper goditet, nuk ka asnje ndryshim nga kopeja e bizonteve e udhehiqet nga frika e urrejtja.
Ne kuptimin e hedhur nga xha xhai , turma eshte populli, demosi i kultures qe sulmon aristokracine e kultures.
Vecse aristokracia ne pergjithesi kujdeset per uniformitetin identitar me demosin e per demosin, nuk e shkaterron kete uniformitet , biles ne shumicen e rasteve i nenshtrohet demosit, si franket gjermane latineve galoromane, bullgaret turq sllaveve,arvanitet e 1830 kur kishin pushtetin grekeve etj.
Aristokracia, nuk del kunder demosit, pervec kur do ta transformoje nga pikepamja identitare, por kete nuk mund ta beje kurre aristokracia vendase, kete e ben e huaja.
Prandaj mua nuk me pelqen te bej elitistin kur flitet per ceshtje qe lidhen me identitetin, aty eshte e vetmja pike ku i njoh demosit superioritetin, sidomos demosit shqiptar meqe elitat tona rregullisht e kane shitur shpirtin tek te huajt qe nga pushtimi romak e deri me sot e jane asimiluar e zhdukur.
Ah se harrova… Historia shqiptare nuk i njeh kurrfare te drejte elites te dale kunder demosit per ceshtjet identitare, nese demosi shqiptar do dicka te jete ashtu si i pelqen atij, atehere ashtu duhet te jete; kete privilegj ja japin 2200 vjet vuajtje e sakrifica qe perkojne gati me po aq vjet papergjegjesi te aristokracise .
”””Po t’i marrësh teoritë alternative, dhe jo vetëm në gjuhësi as vetëm në albanologji, nuk mund të mos vësh re sa të izoluar shfaqen promovuesit e tyre – secili me teorinë e vet, pa ndonjë bashkërendim mes tyre, përveç vullnetit për të përçmuar e përmbysur dijen reale, atë që fitohet me mundim dhe përulësi, duke dëgjuar të tjerët e duke u plakur mbi libra.””’
E vertete, ama per ate qe niset nga pozitat e forces, ruajtesin e status-quose,konservatorin te cilin e ben cdokush nga ne, ne fusha te ndryshme,atje ku ndihemi te forte, ku kemi besim.
Ne mos gaboj, historia e njerezimit thote se ne cdo dege te dijes, ka perhere nje kah, qe cfare ishte dije dje e sot vihet ne dyshim, neser fare mire mund te vleresohet si mosdije. Kjo ndodh edhe tek shkencat egzakte, ku cfare eshte dije sot, neser mund te mos jete,per shkak te zbulimeve te reja. Sa pohime shkencore jane hedhur poshte ? Biles mjafton te levizesh sistemin e referimit ne matematike e fizike qe gjithcka qe pranohet si dije te behet mosdije.
Thuaji nje fizikani, po ne ‘kohen para’ bing-bengut’, po nuk tu hodh ne fyt se koha eshte dimension i universit, a thu se koha eshte koncept i shpikur nga studiuesit e Ajnshtajnit, keshtu qe popullit i ndalohet ta perdore kete koncept per cdo gje qe i takon periudhes ‘para’ ekzistences se tij ?
Po njesoj ‘koha pas’ universit ndalohet me ligj, sepse koha eshte ngurtesuar matematikisht ne dimension te universit.
Po ne shkencat joegzakte, sa mund te pretendohet qe dija te qendroje e ngurtesuar, sepse shume njerez kane lene trute mbi libra nje jete te tere ?
Albanologjia alternative pikerisht nga kjo percarje masive po kalon ne site te gjitha mundesite, gjithe autoret antike e moderne, do ishte i demshem biles bashkerendimi, se do kufizonte vemendjen e keshtu do i jepte mundesi asaj zyrtares te merrte masat e ta bente pershesh pikerisht ne fillesat kur eshte ende e dobet.
Ndersa ne kete menyre, secila teori alternative meqe ka te verteta te pjesshme e shume te paverteta, i jep siguri zyrtares, e ben indiferente, pra i garanton vetes kohen per tu fuqizuar e kur te vije momenti qe asnjera nuk do ja dale dot e vetme atehere do behet bashkerendimi nga njerez te diplomuar ne gjuhesi e per albanologjine zyrtare ‘saranno cazzi amari’.
Per momentin fitorja e albanologjise jozyrtare i takon fushes se shitjes se librave duke qene se jane nga librat me te shitur ne librarite shqiptare, por kam besim se do vije koha kur do behet sulmi perfundimtar mbi ‘keshtjellen’.
Konservatorit , mesa di une, kur ka pushtetin ne ndonje fushe, nuk i lejohet te flere gjume i sigurte se liberalet jane vetem ca llafazane te pashoq, keshtu qe mund te kakarisin sa te duan e ku te duan, sidomos larg liberalet nga tregu, aty eshte vendi nga vijne gjithe te keqijat per konservatorin ne pushtet.
Por ti kete e di shume, e te shqeteson numri i librave alternative qe bejne bume shitjesh sapo dalin ne treg.
Ilias dhe Hyllin, po ju lutem edhe një herë, miqësisht: mos u merrni më me etimologji, sepse duket qartë që ju mungon deri edhe përgatitja elementare për këtë lloj sporti të mendjes. E drejta juaj e fjalës, në këtë kontekst, bie ndesh me të drejtën time për t’ia ruajtur blogut nivelin intelektual.
Une nuk jam as etimolog as linguist. Edhe kohen e fleterrufeve nuk e kam perjetuar. Megjithate fleterrufete i njoh nga tregimet e prinderve.
Se pari, duket qe fleterrufe-istet ishin njerez zanati. Pra njerez qe diskutimin shkencor mund ta zhvillonin fare mire ne konferenca e forume perkatese.
Une nuk gjykoj dot nese fleterrufe-istet kishin apo nuk kishin te drejte ne argumentet e tyre. Megjithate “diskutimi” i shkences nepermjet fleterrufese si mjet ishte akt krimi moral. Pse? Mbi te gjitha sepse pervec anonimitetit fleterrufeja te pakten ne kohen e komunizmit shqiptar nuk ishte mjet diskutimi por ishte mjet kercenimi i drejtperdrejte ndaj lirise apo dhe jetes se atij ndaj te cilit ajo drejtohej. Rrjedhimisht edhe tek fleterrufete e mesiperme toni eshte prej prokurori e jo prej shkencetari qe ka deshire te diskutoje mbi divergjenca te caktuara.
Edhe prinderit e mi ma kane pershkruar fleterrufene si import nga revolucioni kinez qe perdorej nga shteti kriminal i atehershem per te hequr qafe apo per te denigruar njerez te caktuar.
Ndryshimi i rendesishem i nje pjese te blogjeve apo komenteve te sotme anonime me fleterrufete eshte qe fleterrufete ishin institucionalizuar ne mekanizmin e terrorit komunist. Komentet apo blogjet e sotme pseudo-kombetariste sado kercenuese ne ton apo kuptim jane thjesht fjale qe nuk kane peshe exzekutive te vecante.
“”””Këto kuptime duhet të marrë (duhet t’ja japim) dhe në shqipe fjala turmë. Ne i japim fjalës kuptime që nuk i ka në fjalor e nuk i gjen në gjuhët e tjera; gabojmë, s’merremi vesh, keqkuptohemi dhe zihemi.””””
Po pra, si porch monkey psh, shif si e provoi ky:
http://www.youtube.com/watch?v=A6OselVRTsM
“””Gabojmë kur themi turmë dhe nënkuptojmë diçka të keqe, të ulët, të pavlerë.””””
Po nuk është gabim mer jo, se turma si fjalë nuk të ofron ndonjë cilësi identifikimi. Turma nuk të ofron as identitet.
Si në kontekstin e përdorur prej teje, edhe në përgjithësi, kur dikush ka të bëjë me dallime ideologjike midis palësh, përdorimi i fjalës turmë është argumentim pseudoelitist dhe jashtë mase i dobët.
Që t’i qëndrojmë kontekstit, nuk më the, pse janë “turmat” pro Kadaresë? Edhe a mund të themi të kundërtën “turmat janë antikadare?” Unë psh jam i bindur për të kundërtën.
Madje ka dhe të tjerë si mua që janë të bindur për të kundërtën kur shkruajnë në gazeta ” 200 mijë evgjitë bëhen gati të sulmojnë Ismail Kadarenë”
***
“”””PS, fjala qen e shqipes rrjedh nga latinishtja canem (canis). Fjala e greqishtes për qenin është κύων (m), κύνη (f), dhe përkëdhelës κυνίσκή-ος (këlysh-e), prej nga del edhe emri Κυνίσκα””””””””””
Kudo ka një profan… ky që kam unë, më thotë se e shqiptuara “q” e greqishtes (κυων), i ngjan më shumë me “q”-në e shqipes te e njëjta fjalë sesa nga forma latinishte canis. Meqë vërtet kemi gjuhëtarë në blog, cila formë ngjan më shumë në shqiptim? qion me qen? Apo kanis me qen?
Edhe tjetra… pse duhet të merrnim qenin përtej Αdriatikut ne, kur i kishim të përbashkëta këtu, në Ballkan, edhe qentë edhe minjtë (μυς)?
Lulian,
Jepi pergjigje vet, nese ke per t’iu pergjigjur argumentit tim, se ndryshe vjen Cyprinodon diabolis dhe te akuzon se po perpiqesh te manipulosh turmat.
Oxford Dictionary.
— ORIGIN Latin scientia, from scire ‘know’.
“the intellectual and practical activity encompassing the systematic study of the structure and behaviour of the physical and natural world through observation and experiment. 2 a systematically organized body of knowledge on any subject.”
perkthim i dobet:
“1. Aktivitet intelektual dhe praktik qe konsiston ne studimin systematik te struktures dhe sjelljes se botes fizike dhe natyres nepermjet experimentit dhe vrojtimit.
2. Njohje sistematike dhe e organizuar mbi cfaredo lloj subkjekti te caktuar.”
Lulian,
Ti mund t’a zhveshesh shkencen nga te gjitha atributet e tjera dhe t’i lesh vetem njohjen/dijen si atribut sepse fokusohesh vetem ne etimologji, por gjithe evidenca e disponueshme te thote se nga ana praktike kuptimi i fjales shkence perputhet me shume me interpretimet 1 dhe 2.
Reduktimi nuk eshte edhe aq metode e mire shkencore, tha.
Dhe reduktimi i dijes ne dicka abstrakte qe mund t’a arrish ne fund te aplikimit te metodes, ne drite apo objekt qe mund te shihet apo preket me dore ne fund te tunelit apo te mundit te rruges, nuk eshte edhe aq metode e mire. Dija eshte vete metoda, rruga, eksperienca, eksperimenti, etj. Nuk eshte as abstrakte dija, as mbinjerezore, as transhendentale, dhe as e ndryshme nga shkenca. Po ben gabim kategorizmi. Po dallon dy gjera te ndryshme atje ku eshte vetem nje gje. Perkufizimi me konservator i dijes, e percakton metoden nepermjet justifikimit si element te nevojshem: dija eshte nje besim i vertete i justifikuar. Qe te jete dije pra, duhet qe besimi te jete i vertete, duhet te perputhet me faktet, dhe jo me ndonje koncept abstrakt, dhe duhet qe te kete nje argument justifikues per mbajtjen e nje besimi. Kjo eshte rruga qe besimi te jete dije (metode ne mos gaboj do te thote rruge). Edhe ne mos qofte graviteti i fakteve qe perben metode, eshte menyra e justifikimit qe perben metode. Problemi tjeter qe ngrihet prej ketij gabimi kategorik qe ben, eshte se perderisa cdo shkence e vecante ka nje metode te vecante, dhe eshte kjo metode qe ndan nga dija, atehere fare mire mund te thuhet se shkenca nuk eshte shkence, perderisa nje metode qe ka njera, nuk e ka tjetra.
Ujk pa ngjyre, qe t’i pergjigjem argumentit tend, duhet qe argumenti jot te jete i vlefshem. Dallimi qe ben mes shkences dhe dijes nuk eshte i vlefshem.
Ka edhe dicka tjeter. Metoda shkencore eshte ne thelb revolucioni. Revolucioni ndodh kur ka nje mori faktesh te cilat vene ne dyshim vertetesine e nje hipoteze shkencore. Regjimi komunist, qe kapitalizonte ne formulen e revolucionit te proletariatit, natyrisht qe do e shfrytezonte kete element thelbesor te shkences. Dhe anasjelltas, nuk eshte e prere me thike qe shkenca mos e shfrytezoj formatin antiteist te komunizmit. Metoda shkencore ne rastin per te cilin po flasim, mund te mos kete te beje fare me llojin e mediumit te publikimit, ashtu si edhe nuk eshte e thene te kete pasur as edhe njehere te beje me llojin e ketij mediumi. Nuk po them qe eshte fleterrufeja “metode shkencore”. Metode shkencore, si edhe kembengulin fleterrufeberesit, eshte ballafaqimi i hipotezave me faktet. Nje opinion krijohet fal ketij ballafaqimi, opinion i cili gjen ne konsensus (solidaritet thote Rorty) komunitetin shkencor. Fleterrufete nga ana tjeter, jane ballafaqim i personit privat me opinionin publik, opinion i cili eshte solidar me idealin e partise.
Ujk, jane kaq identike gjuhet e dijes me gjuhet e pushtetit ne kete rast, kaq e perputhshme metoda shkencore me llojin e mediumit, sa qe une nuk mund te mbaj pervecse nje opinion modest. Ky eshte opinioni im sidoqofte. Ti nese je i bindur qe dija qendron nga ana jote, barra te me bindesh te bije ty, dhe jo mua.
Lulian,
Metodat shkencore konsistojne ne ndarje, klasifikim, nxjerrje e perfundimesh duke u marre me elementet e vecante dhe me grimcat me elementare, me conceptet me te thjeshta duke i studiuar dhe ndertuar argumentet rast pas rasti dhe ne menyre konsistente dhe jo duke i futur te gjitha gjerat ne nje torbe. Ti nese do ta besh lemsh shkencen, dijen dhe pushtetin dhe t’i quash si nje e te pandara sigurisht qe nuk mund te ndaloje kush, por kam frike, sikurse tha edhe Xha xhai ne nje koment me siper se keto lloj arsyetimesh qendrojne bukur si poezi por nuk i sherbejne as njohjes as shkences.
Por Ujk, ndarja, klasifikimi, nxjerrja e perfundimeve ne baze te elementeve te vecante nuk mund te behet ne menyre arbitrare. Ku e shikon ti qe po i fus gjerat ne nje torbe? Ku ma gjen ti ate perkufizim te dijes qe e lejon dijen te mos jete sistematike? Pse te duket i pajustifikueshem pretendimi i ketyre arkeologeve se eshte Cabej qe po i fut te gjitha gjerat ne nje torbe arbitrare, duke mos marre parasysh rezultatet e nxjerra nga arkeologet shqiptare? Vetem se forma ku eshte shprehur kjo pakenaqesi na qenka fleterrufe? Pretendimi i tyre mund te mos jete fare i drejte nga ana shkencore, por kete nuk e gjykon dot vetem fale faktit se pretendimi i tyre eshte fleterrufe. Mishi tretet qe cke me ate pune, kocka mbetet, por me thuaj, sa shkencore eshte te mos percaktosh se cfare lloj mishi ka qene ai qe eshte tretur? Je i sigurt qe nuk ka kontekst shkencor fare ne keto fleterrufe? Vetem kontekst politik? Ah po, e bardhe ne te zeze. Ja kockat.
Ne qofte se shkenca dhe pushteti nuk perputhen, si shume kontradiktore me shkencen me duket t’a shohesh kete ceshtje vetem ne kontekstin politik te fleterrufeve, por jo ne kontekstin shkencor.
Xhaxhai gjithashtu mund vihet perpara nje presioni interpretativ tjeter. Ne qofte se fleterrufete jane vetvetiu ideologjike, a nuk eshte edhe pergjigja ndaj tyre vetvetiu ideologjike? A nuk shembet integriteti i Cabejit fale faktit qe iu pergjigjet ketyre fleterrufeve?
A thua Ujk t’i shohesh gjerat kaq bardhe e zi i sherben me teper shkences se sa po t’i rrasesh ndonjehere ne te njejten torbe te bardhen me gjithe te zezen?
p.s. Vallaj per poezi ne kete debat mes nesh te dy, e meriton ti gjethen e dafines. Mbaje premtimin. Nuk te shkon e zeza ne kete debat.
Lulian Kodra:
Lul, kam frikë se ti vazhdon ta lexosh të shkuarën me kodet e të sotmes. Çabej nuk mund ta shpërfillte fletë-rrufenë, ishte i detyruar t’i përgjigjej. Të mos i përgjigjeshe një fletë-rrufeje do të interpretohej automatikisht si akt rebelimi ose refuzimi ndaj mënyrës si funksiononte shoqëria totalitare; diçka e ngjashme, bie fjala, me refuzimin për të votuar, ose për të paguar kuotën e Frontit. Ka mundësi që edhe Çabej vetë të jetë këshilluar me sekretarin e organizatës bazë për institutin, ta ketë pyetur: “si të veproj?”, më shumë për të qenë brenda në rast ndërlikimesh të mëvonshme; dhe ky do t’i ketë thënë që të përgjigjet ashtu siç e mendon, ndoshta edhe pasi është këshilluar me ndonjë instruktor në Komitetin e Partisë së Rrethit, madje edhe Komitetin Qendror. Kjo nuk ka fare lidhje, po fare fare, me përmbajtjen e fletë-rrufesë; sepse e gjitha u bindej kodeve totalitare të komunikimit. Aq më tepër që fletë-rrufeja ishte “hot” në atë kohë, meqë Enver Hoxha sapo e kishte promovuar, si një mënyrë të re të komunikimit nga poshtë-lart, dhe të mos i përgjigjeshe ishte sikur të sfidoje udhëheqësin vetë dhe vijën e Partisë. Me fletë-rrufenë vlente i njëjti rregull që zbatohej edhe në kontekste të tjera performative: konformimi ishte, në thelb, i padëmshëm; ndërsa rebelimi tepër i rrezikshëm. Njëlloj si me votën, ose me diskutimin në një mbledhje kolektivi për të dënuar tradhtarin e radhës në kokë të Partisë – të votoje, ose të mbështetje vijën e Partisë nuk donte të thoshte doemos se ishe përkrahës ose militant; por të mos votoje, ose të rrije i heshtur, donte të thoshte, doemos, se ishe armik.
Dhe ti mendon se perdorimi i fuqive magjike ne politikeberje, gropeberje e te tjera berje te tilla – per te cilat nje fleterrufe eshte aq e afte – duke luajtur edhe me nocionet e “origjines shqiptare” apo me “arritjet e shkences shqiptare” per ta ngritur debatin sa ne nivel emocional aq edhe politik, nuk eshte diskutim arbitrar por shkencor?
Ajo që i bëhej intelektualit shqiptar në atë kohë, ka qenë totalisht e palogjikshme dhe shumë e tmerrshme. Por fjala ç’do të mbjellësh, do të korrësh, me sa duket ka dalë e vërtetë në këtë rast; çabej është edhe sot e kësaj dite autoritet në gjuhësi, dhe metoda e ndrydhjes së veprës intelektuale me anë të fletë-rrufeve ose ekzekutimeve, sot ka sjellë një zhvillim thuajse zero në aspektin shkencor të kombit.
Dikush mbase harron se ato flete-rrufete edhe pse prodhim importi, konkretizonin nje koncept nga ideologjia e pushtetareve te atehershem, dmth. filozofine komuniste dhe sekulare. “Filozofia e praktikes” (die Philosophie der Praxis) kerkon qe cdo lloj shkence te kete nje kuptim praktik, pra te pershtatet ose te inkorporohet ne nje ideologji te caktuar, ne rasti tone ate marksist. Cfare do te thote qe sipas kesaj ideologjie nje objekt nuk mund te studjohej per hir te shkences, kerkimit shkencor si qellim ne vetvete, sic mund te mendohet sot. Pyetja ishte gjithmone nje: cilat jane pasojat praktike te kesaj “Dije”? Por edhe kjo eshte nje lloj kendveshtrimi shkencor, e per mendimin tim aspak i gabuar. Shume shohin/kerkojne driten ne fund te tunelit, e disa shohin/studjojne me driten e tyre (metoden) tunelin vete. Kjo eshte ceshtje paradigmash. Por paradigmat shkencore vete jane nenprodukte te nje ideologjie te caktuar. Psh. nje njeri i thjeshte qe paguan taksat ka te drejte te pyesi se ku eshte e mira e nje instituti albanologjik nese vetem riciklon teza te shkencetareve te huaj? E mbase i jep te drejte atij te pyesi se cfare bejne keta shkencetare nese ne librin e historise femija e tij meson mbi Skenderbeun trim dhe luftarak, dhe jo mbi Skenderbeun Njeri qe merrte vendime ne menyre te arsyeshme, bente marreveshje me “armiqte” (e jo te te shoh Skenderbeun maje kalit me shpate, porse Skenderbeun ne tryezen e rrumbullaket me 100 koke te tjere). E te tjera pyetje jo-te-rehatshme qe nje taksapagues mund ti drejtoj shkencetareve te degeve sociale ne Shqiperi qe vetem citojne ose vjedhin studimet e te tjereve. e nuk kane bere nje studim ose eksperiment ne fushe.
Pastaj ne marrim si te mireqene se ata shkruesit e flete-rrufese kishin mundesi te shkruanin neper gazeta shkencore, qe mbase ishin “platforma” te mbyllura dhe perjashtuese ndaj ideve te reja. Edhe sot ka ide ose teza te cilat nuk botohen neper revista shkencore, pasi keto i perkasin nje ideologjie te caktuar, e ne ane tjeter mund te botohen rezultate eksperimentesh ose studimesh te manipuluara etj.
Shkurt, mendimi im eshte se jo cdo gje qe cilesohet nga poshte, eshte patjeter per tu hedhur “poshte”. E reja, ose mendimi duhet marre ne shqyrtim, e jo te injorohet me kryenecesi.
Kam pasur nje profesor doktor ne universitet ne Shqiperi per gjuhen gjermane. Kaq shume arrogance kam pare tek ky njeri, saqe nuk me bind fakti qe partia ja kishte ushqyer atij ate arrogance dhe mendjemadhesi (ne fakt ishte edhe demokrat). Dhe kete lloj arrogance e sheh edhe ne shume te tjere shkencetare te tjere shqipetare (nuk me pelqen te perdor fjalen pseudo, se personi ne fjale ishte me te vertete i zoti.) Keshtu qe pa e paragjykuar Qabejin them se duhet te merret parasysh se flete-rrufete ose keto goditjet neper ije ishin mjete te te pafuqishmeve, ose te atyre qe ndiheshin te vegjel perpara arrogances profesionale te njerit apo tjetrit shkencetar shqiptar, te cilat duke funksionuar si nje “guild” (Zunft) formojne qarqe te mbyllura hermetikisht.
Kapedani shkruan:
Teorikisht mund të qëndrojë, Kapedan; por në Shqipëri ky këndvështrim ishte më shumë kriminal sesa shkencor, sepse i çonte njerëzit në internime dhe në burg. Dhe meqë flasim për Philosophie der Praxis, atëherë më duket logjike që efekteve e saj praktike t’u japim përparësi në gjykim. Sa për ideologjinë që frymëzonte fletë-rrufetë në Shqipëri, kjo ishte po aq marksiste sa edhe një çark për minj; ishte vetëm një tullë që i jepej në dorë vulgut, për të thyer xhamat e asaj pjese të shtresës së mesme që ende i rezistonte disi totalitarizmit, qoftë edhe duke u tërhequr nga jeta publike dhe duke u mbyllur në vetvete.
Kapedan, meqë po përmend historinë, mitin dhe ideologjinë që lidhen me figurën e Skënderbeut, dua të shtoj se kjo vërtet u përhap në popull nga elitat e Rilindjes, por në vitet 1960 ishte shndërruar në pjesë të botëkuptimit shqiptar elementar; prandaj nuk kishte asnjë shans që njeriu i thjeshtë, siç thua ti, të pyeste se pse në tekstet e shkollave nuk flitet për Skënderbeun “njeri që merrte vendime të arsyeshme”. Këto spekulime më duket se janë pa vend. Vetëm gjashtë vjet pas asaj fletë-rrufeje, dhe pikërisht në 1973, Fadil Paçramin që ishte funksionar i lartë i PPSH (Partisë së Punës) dhe dramaturg e shkarkuan nga funksionet dhe më pas e burgosën, ndër të tjera, edhe pse kishte thënë diçka si “jemi deri në fyt me Skënderbeun”, për t’u ankuar ndaj gjithëpranisë së Skënderbejadës në artin shqiptar sidomos pas vitit 1968 (kur iu kremtua me bujë të jashtëzakonshme 500-vjetori i vdekjes). Paçrami u etiketua si “liberal” dhe agjent i degjenerimit të kulturës proletare, çka i kushtoi tmerrësisht shtrenjtë. Më në fund, mund të jetë një kleçkë e kotë, por të kujtoj se në Shqipërinë totalitare koncepti i taksës nuk ekzistonte; madje Enver Hoxha mburrej se Shqipëria ishte vendi i vetëm në botë pa taksa dhe tatime. Megjithatë, ti ke plotësisht të drejtë kur kujton se shteti e kishte ngritur dhe e financonte institutin albanologjik për qëllimet e veta, të cilat ishin në thelb glorifikimi i mitit kombëtarist shqiptar, nëpërmjet edhe diskreditimit të kombëtarizmave të fqinjëve. Qesharakja këtu është se po ai Çabej që atëherë sulmohej si kozmopolit dhe ksenofil, ka përfunduar tani në ikonë absolute të turmës, të cilët veprën natyrisht nuk ia kanë lexuar dot, por emrin ia lakojnë, si të ishte fjala për ndonjë Gjergj Elez Ali të etimologjisë dhe të fonetikës historike të shqipes…
Të siguroj se shkruesit e fletë-rrufesë nuk kishin asnjë problem për t’i diskutuar ato çështje në forumet dhe në revistat përkatëse. Fletë-rrufeja kurrsesi nuk mund të konsiderohet si platformë për debat shkencor – sepse është vetëm një armë për të qark-shkurtuar rrjetet e debateve, dhe për të hequr qafe ose neutralizuar individë antipatikë për vulgun dhe/ose majat e pushtetit.
Kapedan, përsëri flet në mënyrë shumë të përgjithshme dhe teorike. Në rastin konkret, sulmi që iu bë Çabejt ishte i natyrës ideologjike, jo shkencore. Çabej nuk i merrte parasysh përfundimet e arkeologëve shqiptarë sepse i konsideronte si të nxituara, të pambështetura dhe amatoriale; jo sepse paguhej prej armiqve të Shqipërisë dhe të shqiptarizmit. Thelbi i atyre fletë-rrufeve ishte se konfliktin midis të aftëve dhe të paaftëve, kompetentëve dhe inkompetentëve e shndërronin në konflikt të tanëve me të huajt, të shqiptarëve me joshqiptarët, të atdhetarizmit me kombëtarizmin.
Përsëri nuk jam dakord me ty, Kapedan. Fletë-rrufetë nuk ishin mjete të të pafuqishmëve – sepse nxitja për të afishuar fletë-rrufe vinte nga Enver Hoxha vetë, i cili kishte bërë haptazi thirrje për këtë. Synimi politik, në këtë rast, ishte të vendosej kontakt i drejtpërdrejtë i vulgut me majat e pushtetit, duke ua prerë shtresave të mesme,përfshi edhe intelektualët, çdo rrugë shpëtimi. Nuk ishin vetëm fletë-rrufetë që nxiteshin, por edhe forma të tjera komunikimi, si letrat nga populli, madje edhe letrat anonime; gjyqi popullor, ose një formë linçimi nga turma; pyetjet nga salla, shpesh të parapërgatitura, që i vinin “kuadrot” me shpatulla për muri; më në fund, kontrolli punëtor, si veprimtari e organizuar dhe sistematike, kur grupe punëtorësh çfarëdo dërgoheshin të “inspektonin” punën e institucioneve. Të kujtoj se ishte një letër nga baza që u bë shkak për masakrën e drejtuesve të Industrisë së Naftës, në vitet 1975-1976, meqë autori i akuzonte këta drejtues për “sabotime”. Skenarë të tillë ishin huazuar drejtpërdrejt nga Bashkimi Sovjetik; sepse edhe Stalini mbështetej gjerësisht në letra të tilla, për të legjitimuar disi spastrimet e frikshme që u bënte kuadrove të vet.
Tannhauser.
Jo frike.
Por sic na e kane lene mesim te lashtet “…rem tene, verba sequentur…”
Metoda e bindjes, pjese e te ciles flete-rrufete kane qene, kishte vetem nje rrugedalje: te bindeshe! Te mos bindeshe, he nene o nene, te bindtte partia dhe levat e saj. Luaje me jeten dhe te bindnin deri me vdekjen ose situata as gjalle as vdekur (Spaci).
Flete-rrufeja varej ne vende te dukshme dhe rrinte atje edhe ndonje jave a dy mbas pergjigjes, kur pergjigjia kenaqte partine, pastaj hiqej. Nderkohe, beheshin mbledhje e analiza, ku ai qe kishte gabuar, kokeulur duhet te pranonte se e kishte gabim por ne driten e mesimeve te… dhe ndihmen e pakursyer te shokeve ai do te korigjonte gabimet. Ne keto mbledhje merreshin dhe masa.
Asgje nga sa behej rendom nuk sheh ne rastin e Cabejt. Ai nuk bindet plotesisht, fleterrufeja mbetet varur, analiza s’dime ne jane bere, masa nuk na thuhet qe u morren. Indirekt Xha Xhai na tha perfundimin, dhe argumentoi konformizmin -drejt.
Te thuash sot “me bind per kete”, “per kete jam I bindur” e “po mire por kjo…” eshte te perdoresh nje metode sa te vjeter aq edhe famekeqe, qe nuk I sherben dialogut. Dhe e mira eshte qe mos mbash nen menge As-e sa here ulesh e shkruan. As-i mbetet As dhe me boje tjeter.
Xha Xhai e solli temen per te kuptuar…edhe disa konstante te psikologjise se turmes shqiptare, e vetem per kete e per cdo fjale te saj, meqe mendoja ndryshe postova disa here. Ai perdori rastin e Kadarese per te mbeshtetur konstanten dhe une reagova jo per tu pergjigjur per Kadarene, por per konstanten. Psikologjia e turmes ka marre vlera te ndryshme ne pergjithesi (dhe me negative), por ne rastin e Kadarese, turma ka reaguar ndryshem ne kohe te ndryshme. Keshtu ne ’90-91 thirrja e turmes ishte “Kadare, Kadare, eja se te duam ne” alternuar me “E duam Shqiperine si gjithe Evropa!” Une them se turma e ngriti ne qiell, e do ta kishte mbajtur mbi shpine si Bejkerin nese ai do te vinte. Sot, shko e shiko sa pike i ka dhene turma tek tiranaobserver. Kaq per ate ketu.
Me duket si varferia muzeale e librarive ne Shqiperine e para disa viteve perdorimi i emrit te Kadarese vend e pa vend ne cdo shkrim e cdo replike. Librarite e atehershme kishin rafte thuajse bosh, pervec atij ku rrinte seria kapakbardhe e Ismailit, e nje shitese qe fotokopjonte dokumenta. Sa per turmat dhe identitetin, lexo ato qe ke shkruar vete kur diskutohej Identiteti evropian i shqiptareve. Mbase shpjegohesh J.
Po te mos i shkruaje fare, a nuk ishte po njesoj sfide? Ne qofte se fleterrufeja ishte e imponuar nga vija e partise, a nuk eshte vete shkruarja e fleterrufeve nje pergjigje ndaj frymes, pergjigje qe ne qofte se ruan integritetin e Cabejit, ruan po aq edhe integritetin e fleterrufeberesve? Shume qarte u shprehe me larte se keto fleterrufe mund te kene qene edhe ne kontekstin e “revolucionarizimit” te shkences. U bie integriteti fleterrufeberesve ne qofte se ishin te detyruar t’a shkruanin pakenaqesine ne kete forme po aq sa ishte i detyruar Cabej te pergjigjej?
Ujk, po une kesaj pyetje i jam pergjigjur ad naseum, dhe nuk e kam mohuar aspektin politik. Ajo qe nuk mohoj gjithashtu, eshte aspekti shkencor, te cilin ti kembengul t’a mohosh. Thirrja per pjesmarrje ne kete fleterrufe, mund te lexohet ne dac si emocionale, ne dac e specializuar. Vjen nje moment specializimi sidoqofte, qe sado te forta te jene ndjenjat kombetare, kepucari, kooperativisti, thone, “dale pak, se kjo thirrje nuk eshte aq publike sa duket. Une nuk marr vesh nga keto pune.” Apo nuk do te thote gje fare fakti qe thirrja iu drejtohet ne menyre eksplicite “shokeve te sektorit te gramatikes dhe punonjesve te tjere te institutit”? Me siguri, arkeologet kane pasur parasysh krejt popullin, por aq dhelpra ishin, sa qe thane sektori i gramatikes! Te keshilloj te ndjekesh metoden e Xhaxhait dhe te lexosh tekstin e mos spekullosh mbi qellimet. Gjykimi yt eshte teper i ashper, teper ndeshkues, nderkohe qe per kete gjykim bazohesh vetem ne efektet emocionale te thirrjeve, nderkohe qe shkurt muhabeti, nuk ka baza te mjaftueshme per te ditur me saktesi, e prej kesaj dije te japesh nje gjykim kaq te prere.
Lulian Kodra për fletë-rrufetë:
Jo, askush nuk ishte i detyruar t’i shkruante; por po të të bënin fletë-rrufe, refuzimi për t’u përgjigjur ishte baraz me pranimin e fajit (të paktën). Fletë-rrufeja nuk “imponohej” nga vija e Partisë, por vetëm përkrahej, favorizohej, shihej me sy të mirë. Përndryshe, duhej pasur gjithnjë parasysh se e përgjithshmja mbetej “pozitive” (sepse një numër tepër i madh fletë-rrufesh do të tregonte se punët nuk shkokëshin mirë; kjo ndodhi në Kinë gjatë Revolucionit Kulturor, por nuk u lejua të ndodhte në Shqipëri, sepse në Shqipëri procesi revolucionar gjithnjë u kontrollua nga lart). Sa për integritetin, në atë kohë ishte e vështirë ta ruaje, gjithsesi. Çështja ishte më tepër se çfarë kompromise do të bëje dhe sa do ta liroje dorën. Fletë-rrufenë e parë kundër Çabejt e nënshkruan shtatë vetë me emër; të tjerat u nënshkruan vetëm si “kolektivi i sektorit të arkelogjisë”… Pse vallë? Çfarë ndodhi midis fletë-rrufesë së parë dhe të tjerave? Mister. Por nuk mund të thuash, as për të parët as për të dytët, se ishin “të detyruar” të shkruanin fletë-rrufe – aspak. Kjo ka rëndësi themelore për të kuptuar se ç’ndodhte në atë kohë pikërisht. Madje pikërisht kjo mungesë detyrimi e bënte fletë-rrufenë aq efikase për t’i përçarë njerëzit, grupet, kolektivat, rrethet profesionale; sepse po të ishin të detyruara, do të mungonte faktori personal dhe njerëzit do të thoshin për shkruesin – epo ç’të bënte dhe ai, s’kish nga t’ia mbante. Mirëpo kur fletë-rrufeja e ruante elementin vullnetar, atëherë objekti i goditjes ose viktima gjithnjë e kishte të qartë se përtej funksionalitetit të formës fshihej edhe vullneti i një individi ose i një grupi individësh për ta goditur.
“Përndryshe, duhej pasur gjithnjë parasysh se e përgjithshmja mbetej “pozitive” (sepse një numër tepër i madh fletë-rrufesh do të tregonte se punët nuk shkokëshin mirë; kjo ndodhi në Kinë gjatë Revolucionit Kulturor, por nuk u lejua të ndodhte në Shqipëri, sepse në Shqipëri procesi revolucionar gjithnjë u kontrollua nga lart).”
Nuk dua te bej retorike, por kur thua se procesi revolucionar u kontrollua nga lart, kjo valvul kontrolli e sistemit nuk mund te kete dhene alarm vetem kur numri i fleterrufeve ka qene ne nje rritje te atille qe e pergjithshmja te mos konsiderohej pozitive. E pergjithshmja, ma merr mendja, mund te rrezikonte negativitetin edhe nga krahu tjeter, dhe numri i ulet i fleterrufeve mund te konsiderohej si simptome apatie. Ki parasysh qe je shume ne te drejte kur thua qe nuk e njoh te sakte kontekstin dhe kodet e kohes. Kam pershtypjen sidoqofte se ne qofte se shkrimi i fleterrufeve nuk ka qene i detyruar, si thua me lart, ka qene i nxitur. Kjo nxitje mund te kete qene realisht me e bute se detyrimi, (‘”vija e bute”‘ e Laookontit qe ‘me ne fund fiton mbi te “ashpren”‘ me vjen ne mendje) por sidoqofte nuk ma merr mendja te kete qene aq e bute sa “vetem” perkrahja, favorizimi, parja me sy te mire, aq me teper ne qofte se e pergjithshmja mund te konsiderohej apatike.
Jo Lulian une jam duke folur per aspektin arbitrar te fleterrufese qe sic e the edhe ti “ndarja, klasifikimi, nxjerrja e perfundimeve ne baze te elementeve te vecante nuk mund te behet ne menyre arbitrare.” Keta zoterinjete e perdorin politiken nuk eshte se po e integrojne ne studime sic perpiqet ta paraqese Kapedani ne nje koment me siper. Kjo eshte ajo qe ju nuk doni te kuptoni, “arbitrariteti qe vjen me kercenimin. Flterrufeja sic po ta thote edhe Xha Xhai eshte provokim, kercenim, lufte per pushtet, por shkence kurresesi.
CD, unë them “jam i bindur”, pa frikë fare. Madje jo vetëm që e ilustrova bindjen time me shembuj, por edhe të ftova që të jepje një tjetër alternativë, të ndryshme nga e imja.
Kështu që besoj se nuk ke ndonjë arsye për tu ndjerë i kufizuar, apo qejfprishur prej meje (rreth debatit e kam fjalën). Pastaj, mirë do ishte që të shpjegoje thjeshtë për çka të pyeta. As ridrejtimi diku tjetër (se mora vesh se ku), nuk frymëzon shumë për debat. Se mund të të them unë psh… shko lexo vëllimin e parë të Enciklopedisë Britanike dhe do i gjesh aty të gjitha.
Kadare nga mua, përdoret si “mjet rrethanor” në këtë diskutim. Është i njëjti mjet që u përdor më parë prej teje.
Edhe qëllimi im është në këtë pikë: Besoj se duhet sqaruar se kur mund të përdoret “turmë” si term e kur jo.
Mbase te shembulli i postimit të parë tënd, do ishte më mirë të thoshe “Kadare është popullor”. Po jo se mbështetet nga turmat! Unë mund të të gjej turma me kile që nuk mbështesin Kadarenë. Atëherë çfarë duhet thënë në këtë rast, unë mendoj përsëri që “turmë” nuk identifikon pothuajse ASGJË! Vetëm në rastin kur turma sillet si e tillë dmth si kope. E paorganizuar, pa identitet dhe pa asnjë veshje ideologjike apo identitare.
Ky problemi me turmën tani, në mënyrën sesi përdoret ndonjëherë, më ngjan me rastin e një personi që pasi hipën në një tren, fillon dhe u kërkon biletat pasagjerëve.
Një person i tillë që të ushtrojë kontroll mbi pasagjerët, do duhet të ketë së paku uniformën e fatorinos. Pa uniformë fatorinoje, nuk ndërmerr dot një akt të tillë. Duket pastaj, disa herë, që jo vetëm nuk është veshur dikush si fatorino, po pa kontroll fare deklaron se jemi të gjithë pa biletë!
Pastaj problemi tjetër me “turmën” kur përdoret si argument, vjen prej atyre intelektualëve që për arsye të ndryshme, nuk janë shumë popullorë. Atëherë “sulmi i turmave” shërben si alibi për këta që të justifikojnë statusin e vet.
Për të përfunduar pastaj me çfarë kapa unë prej temës së Xha xhait… Mesa dukej ky sporti i sulmit të ndërsjelltë që bënte E.H ndërmjet intelektualëve dhe masave, ka qënë shumë i preferuar atëherë, për të mbajtur lart “frymën revolucionare”, edhe për të siguruar statusin e vet si njëshi.
Tani intelektualët e sotëm, do duhet të gjejnë një mënyrë për tu përafruar apo ta zbutur këtë frymë dallimi. Mjerë po u kuptua kjo situatë si populli vs intelektualit me tifozët përkatës. Apo më keq, nëse ka nxitje në sulm prej njërës palë apo tjetrës.
Në fakt, kjo shoqëria jonë e sëmurë, i përmban të dyja ato të dhënat më lart.
Diskutimi ka qene tejet interesant. Doja vetem te permendja se probleme te tilla nuk mbeten te patrajtuara ne literature, panvaresisht se historia e re shqiptare lengon ne kufijte e dossier-it vulgar dhe luftes per datat.
Per shembull, perveç literatures mbi Revolucionin Kulturor kinez, e vlefshme per arsye te qarta, ka patur diskutime te ndezura edhe per mekanizmat e vete-kontrollit nen Stalinizem. Nuk jam i bindur (te pakten nga kendveshtrimi i i nje njeriu qe merret me historine) se ka ndonje rendesi qe te kuptojme cfare mendonin ata qe bene flete-rrufene. Kjo sepse, diktatura, ashtu e pa-destalinizuar siç qendroi, prodhonte vete *subjektin* pervec se edhe retoriken dhe praktikat. Pra prodhonte e vigjilonte mbi menyrat e bote-kupimit.
Mirepo Cabej ishte vete nje objekt arkeologjik. I perkiste nje kohe para-socialiste; ishte nje gjysem-alien (sic del ne ca fragmente letrare te Kadarese). Prandaj sulmi mendoj se duhet kuptuar ne kete lufte mes subjektesh; eshte e pamundur (po edhe e panevojshme) te ndajme me thike subjektin profesional te shkruesve dhe subjektin revolucionaro/stalinist. Lufta ndodhte tjeterkund – tek Cabeji, ne momentin kur heshtja nuk ishte me mundesi.
J.
Me duket se CD ka disi te drejte. Mardhenia e individit me grupin eshte thelbi i mardhenieve shoqerore, dhe nuk me duket se skualifikohet kaq lehte. Aq me teper kur behet fjale per mardheniet e intelektualit me grupin (ne dac quaje turmen). Intelektuali per shkak te aktivitetit qe kryen eshte pjese e ndergjegjshme e shoqerise. Pra edhe mardhenia e grupit me intelektualin ne nje lloj menyre eshte si te thuash pasqyrim i mardhenieve qe ka shoqeria me pjesen me elokuente te ndergjegjes se vet. Pra mendoj se sa me e ndydhur nje shoqeri aq me te veshtire e ka komunikimin e grupit me intelektualin, qofte ky edhe kandidat per Nobel. Shoqerite perendimore, ku jam i bindur qe ben pjese edhe shembulli i Greqise qe solle, e kane zgjidhur kete problem duke i dhene perparesi individit i cili nuk ka nevoje ne cdo hap per miratimin e turmes per te ecur perpara; ndoshta vetem ndihmen e ligjit. Biles edhe vota percakaktohet si “individuale”, pra jashte presionit te grupit. Keto shoqeri nuk e kan problem imperativ marhdeniet grup-individ, por nuk do te thote se nuk egziston. Kurse tek ne eshte thelbi i shume problemeve qe ka shoqeria. Ne jemi kthyer ne shoqeri tarafesh, miqesirash, nderesh, klanesh etj. Merret me mend se ne kete lloj ambienti te jesh apo te perfaqsosh vetem nje individ qe nuk i ka “krahet e ngrohta” eshte si te jesh i vdekur.
I nderuar J.
Zbrit nga autobusi ne stacion. Aty ti je pjese e turmes se udhetareve. Ti je nje udhetar. Turma ta dha kete identitet. E po vazhdove me kembe ti ngjitesh malit te shenjte behesh pelegrin, po shkove ne Meke e i shtire shejtanit me gure – Haxhi.
Une turmen e kam perdorur edhe ne kuptimin me te pagelltitshem: …Shperndahu turme, koka e prere nuk ben me zhurme. Turma as shperndahet dot pa i folur koka e prere sepse turma ka te sajin veprimin instiktiv, per te mbrojtur veten se pari. Nje flamingo rreh krahet e gjithe te tjeret e ndjekin, njeri te ece majtas te gjithe ecin majtas. Njelloj sardelet e ndjekura nga delfinet e keta te ndjekur nga peshkaqenet. Asnje nuk ha llojin e vet, edhe pse rrojne ne kope dhe tufa. Ja qe njeriu me inteligjenti i planetit, ha njeriun, e mos i mbetet qejfi nga perdorimi i nje fjale pa nuanca.
Shume gjera duhen gjetur tek njeriu, raca njerezore, para se te shkojme tek gardistet, nazistet, anarkistet, ballkanasit, etj, etj. Turma eshte krijuar per te mbrojtur antaret e saj; nje femije qe te behet i zoti te gjeje ushqimin do nje jete. Jane crregullime te normales nderhyrjet e dhunshme brenda llojit, per fat te keq, ato kane nxites, intelektin me superior se i te tjereve. Ky tribun, percor, prijes, terheq mbas vetes dhe ngre kunder saj turmen. Turma behet e rrezikshme kur rreshtohet, por ate e rreshton ai qe ajo dikur i kerkon koken.
Intelektuali.
””Asnje nuk ha llojin e vet, edhe pse rrojne ne kope dhe tufa. Ja qe njeriu me inteligjenti i planetit, ha njeriun, e mos i mbetet qejfi nga perdorimi i nje fjale pa nuanca.””
Nje macok i mbyt kotelet e maces qe gjuan, po ashtu nje luan qe merr kopene pervecse qe ndodh ta mbyse ish luanin dominant, i mbyt kelyshet e tij.
Turma per tu ngritur nuk e ka te nevojshme intelektualin, ka te nevojshme friken dhe urrejtjen. Ideologjia qe lidh turmen farketohet nga urrejtja ndersa forca e turmes qendron tek frika, pasi kjo ben te mundur te mbilidhet nje numer i madh e te shtrengohen radhet.
Intelektuali zakonisht e shfrytezon turmen, por per te arritur kete i duhet te pranohet me pare si lider. Turma ka objektiv te vetem asgjesimin , lideri e con atje ku turma do te shkoje, lideri nuk e komandon dot, nuk e shperben dot nese ajo nuk do.
Ne 1997 mesova nje gje interesante, turma nga para eshte e pathyeshme , por nese e godet nga pas atehere shperbehet shume lehte. Kjo me beri te arrij ne perfundimin se, turmes i mungon homogjeniteti dhe eshte e ndertuar per te ecur vetem para.
Populli ne turme transformohet rralle here,biles sipas cave nje nga arsyet kryesore qe aristokracia ka pushtetin eshte ndergjegja klasore, ndjesia e minorances qe i ben te lidhen me fort me njeri-tjetrin sesa populli qe eshte i percare.
Sapo populli nga percarja kalon ne turme atehere fiton superioritet dhe eshte ne gjendje te munde aristokracine.
Nderkaq nese kjo eshte turma me siguri nuk eshte turme turma anticabej apo ajo prokadare a antikadare.
Mund ta quajme konvencionalisht turme, por kjo nuk udhehiqet nga ndjesite e mirefillta te turmes.
Julius ka te drejte kur thote se per korrektese duhet perdorur nje percaktim tjeter per shumicen e popullsise se jo perhere shumice do te thote turme.
Faktikisht askush nuk do guxonte ta quante demokracine turmokraci megjithese here pas here kemi zgjedhje thuajse turmokratike sidomos ne raste krizash.
Po Ujk, ke të drejtë përgjithësisht. Veç unë nuk e pashë në këndvështrim marrëdhëniesh, sesa në përgjegjësinë e intelektualit vetë të marrë përsipër komunikimin me masat. E dhënë kjo që flet edhe për integritetin e intelektualit. Unë kurrë nuk do e vlerësoja një intelektual që shprehet “shqiptarët kështu janë” apo “turmat kështu sillen” pa sjellë një shpjegim më të plotë si dhe pse. Brenda intelektualit antikonformist të botës së pazhvilluar, ka një pjesë kontradiktore. Dhe për mendimin tim ndodhet në këtë pikë: Intelektuali shqiptar psh, mund të identifikohet me homologun perëndimor nga ana ideore, mirëpo i drejtohet “turmës shqiptare”. Këtij do i duhet të përshtatet në këtë status. Ose mund të mos merret fare me problemet shqiptare dhe është i nderuar (po edhe këtu nuk është shumë intelekti i vet, sesa pamundësia e intelektualit në fjalë të bëhet “internacionalist”.
Jam i mendimit se në këtë marrëdhënie intelektual me turmë, sjellja e kësaj të fundit duhet SHPJEGUAR dhe jo akuzuar. Marrim shembullin konkret të sjellë. Çabej vs “turmave”, siç ju pëlqen t’i quani. Ky konflikt veç çonte ujë në mullirin e Enver Hoxhës. As masat dhe as Çabej të vendosur virtualisht në kampe të kundërta, nuk përfitonin prej kësaj praktike.
Apo nuk është kështu?
Dhe gabimi ndodhet në mundësinë që jepte sistemi për të vënë në punë fletërrufenë si mjet shantazhi.
Përsëri, edhe nëse masat do kenë faj, i qëndroj filozofisë: Fali zot, se nuk dinë çfarë bëjnë.
Kjo është për piedestal dhe për mua ateistin, sepse tërthorazi jep dhe zgjidhjen e mundshme: Do duhet të mësojnë dhe të dinë çfarë të bëjnë herë tjetër. Po kjo është rrugë e vështirë…
Po CD, njeriu ha njeriun. Edhe procesi i ngrënies, është pjesë e evolucionit. Në fillim psh e hante të gjallë. Më vonë e piqte në furrë dhe pastaj vazhdoi të përdorte elementë më të sofistikuar në ngrënie. Filloi të përdorte lugë e pirun dhe e shoqëronte me verë…
Problemi vjen kur njeriu që do hahet, bëhet i ndërgjegjshëm se do përfundojë i ngrënë. Kur e arrin këtë pjesë, as mos prit të vijojë ndonjë shpjegim i njohur më parë.
Sa për natyrën e njeriut, kam parë një shpjegim të thjeshtë. Nëse për 500 vjet shoqëria njerëzore do qëndronte stanjative, atëherë ai status aktual do qëndronte si “normë”. Po më duket se vetë intelektuali, është person që do duhet të dalë jashtë normës. Ndryshe çu kuptua?
Nuk kisha kohë të mendoja që kur fjalitë të hiqeshin nga konteksti të qëndronin. Por shëmbujt e ty Hyllin, janë veçse në favor të asaj që kam thënë, turma njerëzore, ka shumë të përbashkëta me tufat dhe kopetë. Ndeshjet për primatin, mes kafshëve me brirë, janë ndeshje jo midis individit dhe turmës por midis dy individëve, turma mban sehir, e ndjek fitmitarin. Shumë shkrues këtu, panë a kërkuan të shohin me të drejtë kush fshihej mbas fletë-rrufebërëseve, sigurish jo Enver H. se ai i zgjidhte punët shpejt.
Rasti i Çabejt në këtë këndvështrim është ndryshe nga ai i Kadaresë. Turma (kështu duhet thënë J., dhe jo shqiptare nga mbas se është si të thuash deti shqiptar) këtë të fundit e ka pranuar për të pare dhe e ka ndjekur mbas, ky herë ka dashur e herë jo, dhe po ky në rolin e prijësit është ndeshur dhëmb për dhëmb: me Qosen sa për shembull. Ke marrë pjesë ti J. në debat? Nëse po, ti nuk ke qënë në pozicionin e prijësit apo jo.
Xha Xhait për të përçuar idenë e tij i duheshin pika të larta ku të qëndronin kollona. Zgjedhjet e tij nuk kanë të sharë, por ishin të pamjaftueshme për të dhënë peizazhin në aksonometrinë, gjë që ai e plotëson me Paçramin, inxhinierët e naftës. Ndërhyrja ime ishte “nga terreni”. Tektonika e tokës ku ngrihet Kadare është ku e ku me më shumë ulje e ngritje, dridhje të përhershme; ndryshe nga ajo e Çabejt. Mos harroni, se ndërsa për rastin Çabej arkeologët u ngritën e thanë: kjo kollonë të lëvizë prej këtu se ndodhet mbi gërmadhat e Shqipërikumit, një ndër rastet Kadare ka qënë kur Kadareja i kërcënoi burokratët e një zyre kooperative mbi të cilën binte hija e kollonës, me: të vijë enlektriçisti t’ju zhdukë prej këtej.
Çabej ishte njëshi, dhe ka folur si njësh, (pushteti popullor -turma). Kadareja ka pasur nevojën e njëshit të njëshave.
Nëse vërtet Hyllin turma shpërndahet nga mbrapa, aty ku nuk gjendet lideri, kjo diç thotë- apo jo; që turma ecën vetëm para ka kuptimin se ajo ecën aty ku ecën lideri, ai kthehet majtas ajo kthehet majtas, por në optikën e turmës kjo është veçse përpara, për fitorje të reja…
Xha Xhai po përdor fjalën vulgu, pse nuk i thoni ndonjë gjë atij, të mos e përdor-a, ta vërë në thonjz-a …
CD, turma shqiptare është një turmë e përbërë nga shqiptarë – njëlloj si një pirg me kokrra orizi është pirg orizi, ose një pellg me urinë kau është pellg me urinë kau. Mbiemri këtu tregon përbërjen, jo funksionin, sepse nuk dua të them që turma shqiptare sillet ndryshe nga turma lituane ose ekuadoriane; dhe nuk dua të them sepse nuk dua, jo sepse nuk është ashtu.
“””(kështu duhet thënë J., dhe jo shqiptare nga mbas se është si të thuash deti shqiptar)”””
Po zoti dhaskal, shiko kontekstin si e kam përdorur më parë.
Atë punën e turmës dhe Kadaresë, prapë nuk e marr vesh. Megjithatë për paralelizim, më shkoi nëpër mendje të quaja turmë në mënyrë ironike, të gjithë ne që marrim pjesë në blogun e Xha xhait. Ti qenke afër më duket nëse heq ironinë.
Po të bëj dhe qejfin në fund.
Xha xha… të kam rixha, shpjegohu përpara kolektivit pse ke përdor fjalën vulg në shkrimet e tua, mundësisht bëj dhe autokritikë më pas.
Flm.
Shpjegimi i togfjalëshit është i saktë, por shpjegimi i çka togfjalëshi përfaqson sipas mekanizëmizmit antropoik, jo dhe aq. Turma shqiptare, ajo për të cilën po flasim këtu, nuk është e përbërë vetëm nga shqiptarë.
Përdorimin e “shqiptare” Xha Xhai ta gjeta të gabuar për sa ti u a gjete të tjerëve dhe u a nxive. Është tjetër kërkesa për ta parë turmën më së pari si turmë, dhe as e vë ne dyshim që thua atë që do.
Ndërsa J.-së i kërkova ta shkruajë vetëm turma sepse lexoni si shprehet: Intelektuali shqiptar … i drejtohet turmës shqiptare. Kjo është e pavërtetë. Arbër Xhaferri, NUK i drejtohet vetëm turmës së përbërë nga shqiptarë. Dhe krahasimi me detin shqiptar është brenda të njëjtës kllapë e qëndron po me këtë shpjegim. Arbër Xhaferri ju drejtohet shqiptarëve të Kosovës, të Shqipërisë, të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Greqisë, njëkohësisht ai ju drejtohet kosovarëve, shqiptarëve, maqedonasve, malazezve, hëm, grekëve, ndërkohë që këta mund të jenë respektivisht, shqiptarë, grekë, maqedonas, sërbë, arvanitas.
Mund të thuash që Arbër Xhaferri i bën pushimet në detin shqiptar, por saktësisht ai i bën në detin Adriatik ose Jon.
Nuk e mora vesh ne e lagu apo se lagu, e nese e lagu pse e lagu,kur fare mire mund te mos e lagte ?
Xha xha mund te jesh me i qarte ketu :
””Mbiemri këtu tregon përbërjen, jo funksionin, sepse nuk dua të them që turma shqiptare sillet ndryshe nga turma lituane ose ekuadoriane; dhe nuk dua të them sepse nuk dua, jo sepse nuk është ashtu.””’
Turma eshte turme, parimisht ka te njejtat vecori. Nese vecorite e nje grupimi jane te ndryshme atehere nuk kemi te bejme me turme por me popull, me demos,pasi kjo nenkupton vecori kulturale e turma nuk eshte koncept qe lidhet me vecorite kulturalo-identitare.
Nese e pranoj se eshte keshtu si thua ti,pra demos=turme, une nuk i them demokracise turmokraci ,sepse thjesht nuk dua jo sepse nuk e mendoj.
Ky eshte elitizem i mirefillte por qe vleresohet prapanik, demosi eshte turme, nuk voton me racionalitet, keshtu qe nuk di c’eshte e mira prandaj nuk ka pse te kete te drejte vote.
Ti rikthehem edhe njehere pjeses:
””’Pse ju vazhdoni të konsideroni qytetet ilire Amantinë, Byllisin, Foiniken koloni greke […] kur të dhënat arkeologjike dhe burimet e tjera tregojnë të kundërtën?””
Nga cilat argumente mbeshtetet teza e kolonizimit grek te qyteteve te brendshme iliro-epirote sic eshte Byllis,sa ilir aq epirot ? A nuk eshte detyra e historise dhe arkeologjike percaktimi i etnicitetit te nje qyteti ne rast se vendasit nuk kane lene gjuhe te shkruar, por greqishten dorike qe ishte lingua franka ne Adriatik e Jon? As maqedonasit nuk kane lene nje gjuhe te shkruar e as epirotet.
Pse u bashkangjiten argumenteve te historise e arkeologjise, koncepte degraduese si turma, cili eshte qellimi ? Kete qellim nuk e mora vesh mire edhe pse kjo teme eshte thuajse rekord per numer postimesh .
Mos valle meqe historia dhe arkeologjia jane shkenca te kuptueshme, jane shkencat e turmes, ndryshe nga gjuhesia ku duhet pergatitje e vecante per tu kuptuar perfundimi ?
Sinqerisht mu be koka dhalle nga kjo teme e nuk arrij te kuptoj as gocen e Cabejt per cfare dreq arsye na sjell ne popullit nje ane te Cabejt qe i ul pike. Mos beri gje rehabilitim, nese ishte ky qellimi atehere atehere iu kthye ne bumerang,apo do nxirrte babane disidente e te persekutuar nga regjimi i Hoxhes, meqe disidenca eshte ne mode (edhe une kam vuajtur-thone te gjithe) ?
Shoh qe kjo teme paska hapur shume debat, qe ne vija te pergjithshme do i vija titullin “kush duhet te beje shkence, shkencetaret apo populli?”…
Si pergjigje po iu jap kete artikull te sotem nga gazeta shqip, dhe shpresoj qe Xhaxhai ta moderoje, e sjelle ketu si shembull e te shohim te gjithe se ne c’duar kemi lene te shkruhet per ate vend qe mesa shoh une do behet per te thene “Na ishte njehere nje vend qe kohet e fundit quhej Shqiperi”
Marre nga
http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=55379
[…]
niveli i gjuhes dhe i te shkruarit ne keto pacavure qe nxjerrin ( atlasi e kam fjalen ) eshte per te vene duart ne koke!!
Nuk e di, ndoshta nga ajo shkolle nga dolem, na u cunguan shume njohuri per arsye ideologjike, po te pakten na flitej dhe mesohej me fjali te renditura e menduara mire si sintakse ne radhe te pare.
Mesuam te mendohemi dy here para se te perpilojme nje fjali!
Por mesuam edhe qe e shkruara eshte shume me e rendesishme se e thena, prandaj ato i rishikonim mire para se ta quanim te mirefillte te shkruar! Sado nen trysnine e ideologjise, pacavure e fjali te tilla si fjali femijesh rrugesh nuk na lejohej te linim te shkruar!!
O Hyllin, me fal po meqe po i bie patkoit ne nje vend, dhe s’do te kuptosh fare as kush ka qene Cabej, e as c’do te percjelle ky fakt i sjelle ketu per kete figure, po te pergjigjem dhe une shkurt me aq sa ka bagazhi im historik:
Po ore po, Amantinë, Byllisin, Foinika jane qytete te themeluara gjate qyteterimit grek, qyteterim qe mbizoteronte ne pothuajse te gjitha trevat e Ballkanit !!!!!
Ty sot s’te vjen mire se ke hall se mos te dalin greket me te mire apo ndonje tjeter, se te jane veshur syte nga ato patriotizmat cheap, qe staisfaksionojne vetem shpirtrat e mbetur bosh te injoranteve dhe inferioreve, po e verteta historike eshte e vertete, sado perralla t’i tregosh ti vetes apo te tjereve!! Degjove?
Publikimin e flete rrufeve te bera nga e bija e prof .Cabejt e lexova dhe meqenese ky problem eshte paraqitur ne kete forum mendoj se:
-Flete rrufe -shkruesit nuk mund te kene qene turme,pasi problemet e ngritura nga to nuk jane ideologjike por profesionale.
-Personat ne fjale mund ti ishin drejtuar prof. Cabejt edhe me nje leter te hapur pasi si dhe sot letrat e hapura ekzistonin dhe ne kohen e monizmit.
Problemi qe mua me shqeteson eshte si ka mundesi qe nje gjuhetar i zoti, i arsimuar, e kopetent ne profesionin e tij mos te kete vene re ngjashmerine e gjuhes shqipe me shume mbishkrime te vjetra qe jo vetem gjuhetare , historiane e arkeologe shqipare i kane vene ne dukje por dhe mjaft autore te huaj dje e sot na japin te dhena e perkthejne mjaft shkrime nepermjet gjuhes shqipe.
Se fundmi dua ti them Xha- xhait se Shqiperise nuk i ka ardhe e keqja nga kombetarizmat ,por nga shkombetarizimi ku kerkojne ta fusin disa pseudo intelektuale apo pseudo elitare qe i kundervihen cdo zbulimi qe mban vulen e identitetit shqiptar.
( Mjafton tju kujtoj Konden, Piliken, Manjanin, Aref, Kolen Kocaqin e shume te tjere.
Sinqerisht ngelem pa goje kur shikoj gjithfare shqipfolesish qe me sa zell i sulen ketyre personaliteteve dhe me sa zell na paraqesin autore ku denigrohen figura kombetare sic ishte rasti i Skenderbeut.
Apokalypsys ke nevoje te lexosh me shume dhe te zgjerosh njohurite e tua te pergjithshme.Jo ato qe ti permend nuk jane greke,por vete Athina nuk eshte greke.Kjo e shkruajtur ja nga une,por nga tjere para meje 2000 e kusur vite me pare.Ne genjeshtren ortodokso-katoloike-helenike-romake nuk eshte se ke rene ti i pari.por mjafton te lexosh pak mendimin e kundert e pastaj te kelthasesh nga maja e malit te fundit te njeanshmerise alla shqiptare bardh-e zi.Keto argumente jane aq shume te veshtira per profesioniste qe merren me vite te tera,qe kane edhe nivelin e dhe kohen per kete pune e jo me per gazetare apo me keq akoma forumiste.
A po kalli dhe is!
meqe jemi tek percaktimi i emrave te vendeve,qyteteve ose popujve.
The University of Chicago Press.
The name of phoenicians.
The following paper is founded on th theory that the Greecy was occupied,before the Greek invasion,by another Indoeuropian people cloesly related to the historical Illyrians.
Kete teze G.Bonfante e mbrojti me dhjetor te 1939,para keshillit te Linguistic Society of America.
Kjo teze nuk eshte vetem e tij por e mbeshtesnin ne ate kohe(sot shme me teper) edhe nga antropologet e njohur Penka, Fligier,nga arkeologet Pernice,Carl Schucard,filologu Norden,gjuhetaret Conwey,Kretschmer,Jocobson,Brandenstein,Budimir,Georgiev,historiani i feve Malten.
Spas Meyer,çifutet i quanin fenikasit “Sidonians”,per shkak te emrit te qytetit te tyre “Sidon”.Ky mund te jete perafersisht,percakton Meyer,emri me ane te cilit feniksait percaktonin vetveten.
E di pse historianet greke e kane inat ,pothuaj armik Strabonin?
Sepse Straboni gjithmone shkruante qe grekerit i quanin “keshtu” popujt apo vendet,ndersa vendasit e quanin veten “ashtu”.Dhe ky ndryshim qe shkruante Strabone e gjejme sot gjalle tek gjuha e folur e Ilireve(gjuha shqipe) dhe toponimet e sotme te vendeve gjithashtu Ilire.Hap harten e Italise se sotme dhe gje andej nga veriu nje lume,i cili quhet “trebija”.Shiko ne sa degezime ndahet si lum mëm,ne tre.Mire “tre” se ne shqiptaret e kemi mare nga greqishtja-lattinishtja,por percaktimi “bija” ç’ne?
Si Straboni sot ka shume profesioniste qe shikojne me shume se nje kendveshtrim.
Mos te te perktheje ketu tere Bonfanten, e 1941 apo Larissen,apo te tjere se do te ngelesh gojehapur.
A po kall ne dhe,jane ojese perberese te nje pjese qe quhet e tere.kjo e tere nuk eshte vetem greke,por kane pjese edhe Iliret,edhe thraket,edhe Sidonianet…