Sipas një njoftimi që lexoj në International Herald Tribune, Shtetet e Bashkuara do t’i japin Shqipërisë një ndihmë prej 15.7 milion dollarësh, e cila do të përdoret për të luftuar korrupsionin dhe forcuar sistemin gjyqësor, në kuadrin e një marrëveshjeje të nënshkruar me Ministrinë e Financave në Tiranë.
Që korrupsioni mbetet plagë e hapur për shoqërinë shqiptare, këtë nuk ka nevojë të na e kujtojë kush; por shtrirja e tij dhe mënyrat për ta luftuar mund të diskutohen.
Për shembull, deri edhe mbytjen e varkës me shqiptarë që po orvateshin të kalonin ilegalisht në Greqi nëpërmjet liqenit të Butrintit, kryetari i opozitës në Shqipëri, Edi Rama, ia atribuoi korrupsionit të regjimit Berisha. Shekulli njofton sot se
Sipas Ramës, “Sali Berisha është përgjëgjës i drejtpëdrejtë i kësaj tragjedie. Berisha ka përgjegjësi sepse paaftësia dhe papërgjegjshshmëria që ka kapur kryeministrin, çoi në këtë ngjarje të rëndë. Ai është kthyer në sekser i botës së të paligjshmes, nga njëra anë, nga ana tjetër ana tjetër i medaljes eshte ai që justifikon të pajustifikueshmit”, tha Rama.
PS përsëriti se vazhda e tragjedive që po pushtojnë vendin burojnë nga varfëria që ka pushtuar shqiptarët. “Viktimat e Butrintit janë viktima të një ëndrre të mbytur, thjesht sepse të mbetur pa punë dhe pa shtëpi mundohen ta kërkojnë gjetkë mbijetesën e tyre” . “Kjo tragjedi “ndihmoi” virmën e zezë e korrupsionit të dilte në dritën e diellit dhe tu bashkohet katër vrimave të zeza në të katërt e anëve të vendit që ka pushtuar tërë sektorët”, përfundoi ai.
[teksti origjinal përmban gabime të shumta, të cilat i kam lënë të paprekura.]
Siç shihet edhe nga shembulli i mësipërm, korrupsioni që ekziston vërtet në shoqërinë shqiptare ka përfunduar i politizuar deri në atë shkallë, sa mund të përdoret për të shpjeguar gjithçka.
A mund të zgjidhin gjë, në këto rrethana, 15.7 milion dollarët e amerikanëve? Natyrisht, me kusht që shteti shqiptar t’i përdorë për të blerë corruption detectors, të cilët t’i instalojë në hyrje të të gjitha institucioneve shtetërore.
Një shpjegim të mirë të dukurisë së korrupsionit në Shqipëri e gjej në një artikull të Denar Bibës, botuar para pak ditësh përsëri në Shekulli.
Autori, që është pedagog universiteti në lëndën e së drejtës, mban një leksion për korrupsionin në pushtetin gjyqësor, gjatë të cilit vendos të kryejë edhe një anketë informale me studentët. Shkruan Biba:
Për t’u kthyer tek tema e ditës dhe debati mbi të, të gjithë ishin të bindur që i gjithë gjyqësori, ishte i korruptuar, që e drejta nëpërkëmbej, që mjafton të kesh para dhe mund të fitosh përmes vendimesh gjyqësore edhe atë që nuk të takon. U them [studentëve]: “Në këtë klasë ka më shumë se 170 vetë. Është i lutur të ngrejë dorën ai, i cili ka dhënë të paktën një herë para për të ndikuar në fitimin e një çështjeje në gjykatë. Personalisht ai vetë, apo një njeri i afërt me të, për të cilin jeni plotësisht të sigurt që ka ndodhur kështu”. Përfundimi ishte interesant për të gjithë: vetëm një dorë e ngritur. Një i vetëm, mes 170 personave jo të çfarëdoshëm, njerëz të kudogjendshëm dhe relativisht me të ardhura (bëhet fjalë për një universitet jo-publik, ku paguhet për tu arsimuar), një pjesë e tyre biznesmenë… Atëherë, – vazhdoj unë, – për aq sa mund ta konsiderojmë me vlerë dhe të pasqyruar mbi të gjithë popullatën këtë testimin tonë, na rezulton që, shumica absolute e juaja, që e cilësoni pa iu dridhur qerpiku gjyqësorin si të korruptuar nga gjyqtari më i lartë tek ai më periferiku, e bëni këtë jo si pasojë e një përvoje të besueshme, por bazuar tek perceptimi, pra tek ajo që ju pandehni se është, ndonëse nuk keni asnjë provë për këtë.
Biba shpjegon pastaj se, në qoftë se studentët përfundimin unanim se gjyqësori në Shqipëri është i korruptuar e kanë nxjerrë në bazë të kulturës së tyre ose të opinionit mbizotërues në publik dhe të përforcuar prej mediave dhe të politikanëve, atëherë kjo do të thotë jo vetëm që korrupsioni është pjesë e kulturës shqiptare, por edhe që jemi ne, qytetarët, që e kemi mundësuar këtë katrahurë.
Në një artikull kushtuar pasojave të skandalit Fazlliç për mënyrën si funksionon shteti në Shqipëria, Blendi Kajsiu, një tjetër autor që i ka kushtuar shumë vëmendje korrupsionit, mendon, përkundrazi, se korrupsioni është një problem politik, prandaj nuk mund t’i kërkohet gjyqësorit që ta zgjidhë.
[…] antikorrupsioni e zhvendos vëmendjen nga problemet themelore që ka skena politike sot. Antikorrupsioni e deideologjizon skenën politike duke i parë problemet jo tek sistemi, por tek individë të veçantë apo tek karakteri i tyre. Në këtë mënyrë, në vend që të ndërtojmë një sistem demokratik funksional, ne dënojmë apo sulmojmë individë pa fund, ndërsa deformimet në sistem konsolidohen duke prodhuar edhe më shumë korrupsion.
Në të vërtetë, edhe Biba edhe Kajsiu duket se janë të një mendjeje – korrupsioni në Shqipëri është problem social (për Bibën) ose politik (për Kajsiun), prandaj nuk mund të zgjidhet me rrugë ligjore; dhe unë nuk mund të mos u jap të drejtë. Ligji ka kuptim vetëm në atë masë që shkelet vetëm nga një pakicë. Për shembull, organet e drejtësisë mund të ndjekin administrativisht (dhe penalisht) individë që nuk paguajnë taksat, por në qoftë se askush nuk i paguan më taksat, atëherë sistemi pëson kolaps.
Kjo do të thotë edhe se ndihma prej 15.4 milion dollarësh që ofrojnë amerikanët për të luftuar korrupsionin do të përfundojë ose e shpërdoruar, ose e përdorur për qëllime të tjera, ose – meqë jemi në temë – në xhepat e të korruptuarve.
Kur dëgjoj të flitet për “luftë kundër korrupsionit”, mua gjithnjë më shkon mendja në fushatat madhore, por të dështuara, të administratave amerikane, edhe demokrate edhe republikane: lufta kundër drogave, e cila e ka shndërruar SHBA në vendin e parë në botë për nga numri absolut i të burgosurve dhe ka ndihmuar për të krijuar një industri të lulëzuar të burgjeve, por pa sjellë ndonjë rezultat konkret në uljen e konsumit të drogave të paligjshme; dhe lufta kundër terrorit, e cila ka bërë që SHBA të shihet anembanë si vend agresor, arrogant dhe shpërfillës i traktateve dhe standardeve ndërkombëtare.
Natyrisht, me luftën kundër korrupsionit, Shqipëria nuk rrezikon të dëmtojë reputacionin e vet ndërkombëtar – sepse Shqipëria nuk ka kurrfarë reputacioni ndërkombëtar, as të mirë, as të keq. Problemi është se, në kushtet kur korrupsioni është pjesë e kulturës së komunikimit midis qytetarit dhe institucioneve, publike dhe private, në Shqipëri; ose edhe midis vetë institucioneve dhe biznesit ose tregut, atëherë lufta kundër korrupsionit mund të shërbejë si instrument për të larë hesapet politike, ose për të ushtruar demagogji të kulluar.
Mirë do të ishte që ato 15.4 milion dollarë t’i jepeshin një grupi pune, për të studiuar jo mënyrat si të luftohet korrupsioni, por mënyrat si mund të shmangen ato situata ndërveprimi që i hapin rrugën korrupsionit. Në qoftë se ti mban në shtëpi një mace dhe një hamster, është shumë e vështirë që ta stërvitësh macen që ta tolerojë hamsterin të shëtisë lirisht nëpër dhoma, madje edhe sikur të përdorësh metoda shtrëngimi krahas atyre të bindjes ose të përforcimit pozitiv; përkundrazi, është shumë e thjeshtë që t’i mbash dy kafshëzat veç. Një zgjidhje e ngjashme ndoshta do të jepte rezultat edhe për korrupsionin.
Me fjalë të tjera, zgjidhja e problemit të korrupsionit ndoshta kërkon të eksperimentohen dhe të përpunohen masa krijuese në fushën e inxhinierisë institucionale; jo huazime dhe adoptime mekanike metodash dhe teknikash nga vende që s’kanë asgjë të përbashkët me Shqipërinë, në kulturë dhe në institucione.
…shkova te paguaja nja dy detyrime te makines. Ne sportel perpara meje 4-5 te tjere. Shuma ishte fikse, por e tille qe zonja pertej xhamit (apo gjamit?) duhej te te kthente nje 1000 leksh te vjeter. Degjova: “Mbaje, mbaje. Rrofsh”. Epo “mbaje, mbaje” i pari, i dyti, … i pesti dhe, ne menyre fare mekanike, edhe i gjashti, dmth une.
Ndersa po drejtohesha per nga makina, kuptova qe nuk kishte as edhe nje arsye te vetme per te lene ate “bakshish”. Kuptova se fare mire me to mund ti kisha blere tim biri nje makinez, nga ato modelet plastike gjithe ngjyra Made in China, apo nje kg molle familjes, apo me mire akoma, tia kisha dhuruar nje te vobekti, nga ata qe i gjen tashme kudo rrugeve te qytetit.
Vras mendjen por nuk arrij dot te imagjinoj se si e per cfare do te perdoren ato 15 milione. Xhanem (gjanem?), besoj se do te shohim ca seminare e konferenca mbi temen, ndonje shoqate jo edhe aq qeveritare:) do te tentoje te na cudise me ndonje formule antikorrupsion (te perkthyer taze nga ndonje manual i Transparency International per vendet e Amerikes Latine) dhe pastaj … “mbaje, mbaje” serish.
Per sa u perket, ligji dhe organet e zbatimit te tij kane nje rol te rendesishem ne luften ndaj korrupsionit (fundja “Frika ruan vreshtin”) por kjo vec per ca “dege te harlisura”. Problemi eshte tek rrenjet, dhe rrenjet gjenden thelle ne moralin tone te vesuar. Ajo qe po ndodh sot ne shoqerine shqiptare, qe per sa me takon nuk eshte vecse ekstremi periferik i nje fenomeni global, eshte relativizimi i sjakshem i vlerave morale qe gjen paqe vetem ne nihilizem, ngritja e pragmatizmit ne instrument per sukses dhe zhveshja e individit (qytetar i mbetur ne tentative) nga cdo lloj skrupulli social dhe njerezor.
Madje edhe demokracia sot, ketij soji po i rrefehet si “ishulli i thesarit”, nderkohe qe harta per te mberritur aty eshte e mbushur plot me kode piratesh.
Lufta kundër korrupsionit, sipas meje, kërkon në rradhë të parë një ngritje të sensit civik të të gjithë neve si qytetarë dhe kjo, së dyti, e korrisponduar me një strukturë shtetërore të besueshme.
Të dy këta faktorë sot gjënden në një situatë të mjerueshme.
Partizanllëku i pafre, për të sulmuar gjithçka që bëhej në frymën e përbashkët, vazhdon ta konceptojë individin si të lirë që të bëjë gjithçka, por që ndërkohë ka shtuar dhe indiferentizmin e të tjerëve ndaj asaj që bën ky individ.
Duke i shtuar dhe “Luftën e pamëshirëshmendaj spiunëve”, qytetarët kanë humbur sensin civik të të mirës dhe interesit të përbashkët duke mos dashur që një të nesërme të etiketohen si spiunë dhe të lakohen emrat e tyre nga analistët e rradhës nëpër gazeta.
Besueshmëria e institucioneve, shtoja si pikë të dytë, është po aq e rëndësishme.
Si mund të besosh që një forcë politike, që për arsye elektorale gjen mbështetj tek burgaxhinjtë hajdutë dhe vrasës, të jetë imune me njerëz të tillë (aq më tepër të zgjedhur dhe vendosur dhe në institucione) nga akuzat kundër korrupsionit?
P.s: Përsa i përket shembullit të Bibës: Kampioni i zgjedhur prej tij për të bërë përgjithsimin nuk më duket dhe aq i besueshëm. Do të ishte njëlloj sikur të pyesja lexuesit e këtij blogu se sa prej tyre kanë vuajtur për bukën e gojës në muajin e fundit, dhe nga kjo të nxirrja konkluzionin që uria është pjellë e fantazisë.
Nje koment anesor lidhur me artikullin e Bibes qe thote:
“Në këtë klasë ka më shumë se 170 vetë. Është i lutur të ngrejë dorën ai, i cili ka dhënë të paktën një herë para për të ndikuar në fitimin e një çështjeje në gjykatë. Personalisht ai vetë, apo një njeri i afërt me të, për të cilin jeni plotësisht të sigurt që ka ndodhur kështu”. Përfundimi ishte interesant për të gjithë: vetëm një dorë e ngritur.
Meqenese ketu ne Amerike na mbyten me anketa, me analiza anketash dhe me anketa per anketat, po behemi te gjithe paksa eksperte anketash. Pyetja duhej bere: “Nga ata qe kane pasur te bejne me gjykaten, sa veta kane paguar.” Nga ata 170 studente, ndofta vetem njerin e ka zene belaja me gjykaten. Ne ate rast do te kishim 100% korrupsion…
Denar Biba e thotë vetë, në artikull, që anketa e tij është informale – dhe i shërben si pretekst për të shtjelluar idenë e tij.
Por kujdes: anketa nuk ka të bëjë fare me korrupsionin në shoqërinë shqiptare ose në organet e drejtësisë; edhe sikur të ishte shkencore, ajo nuk do të maste korrupsionin, por shkallën e përhapjes së opinionit se në Shqipëri ka shumë korrupsion. Këto janë dy gjëra të ndryshme.
Fakt është që njerëzit besojnë se ka korrupsion pavarësisht nga eksperiencat korruptive që kanë pasur vetë. Kjo nuk do të thotë se nuk ka korrupsion, por vetëm që njerëzit besojnë gjëra pa e ndier nevojën t’i verifikojnë.
Nëse është kështu, atëherë zhurma e politikanëve për korrupsionin u drejtohet këtyre besimtarëve dhe kërkon votën e tyre, por nuk prek shumë fenomenin e korrupsionit në vetvete.
Pyetja duhej bere: “Nga ata qe kane pasur te bejne me gjykaten, sa veta kane paguar.” Nga ata 170 studente, ndofta vetem njerin e ka zene belaja me gjykaten. Ne ate rast do te kishim 100% korrupsion…
… po vertet, por nuk ishte ky kendveshtrimi i artikullit. Pyetja serish qendron e tille: kur nga 170 vete (test relativ gjithsesi) vetem njeri ka paguar, te tjeret ku bazohen kur shprehen ne menyre absolute se “gjyqsori eshte i korruptuar”?
Dhe me tej akoma, kush e ngriti dhe e mban ne kembe kete mentalitet? A eshte kjo produktive apo kunderproduktive. Pra, nese te GJITHE thone (me bindje!!!) se te GJITHE jane te KORRUPTUAR, a mos valle formohet nje rreth vicioz, i cili nxit edhe te pakorruptuarin te korruptohet apo te korruptoje (a e bejne te gjithe? Pse une te mos e bej? Ndfryshe mund te humb ceshtjen…), sikunder mban te pacenuar te koruptuarit (sepse, dreqi e mori, te gjithe te korruptuar jemi, apo jo?!!!).
Te GJITHE te mirat te GJITHEVE
NgaQefi
Si do shkoje fati i 15 milione dollarve?
Pyet kush i la marre dollaret e fazes se pare te projektit, cilet shqiptare jane nenkontraktuar, cfare pune kane bere, ca lidhje ka pas puna qe kane bere me kualifikimet e tyre, dhe cfare “overhead’ ka pasur.
te njejtin fat do jete dhe me keto milionat e dyte
Lexoni kete: http://plato.stanford.edu/entries/corruption/ nga nje enciklopedi shume e mire e stanford university.
Me sa kam lexuar une per Korrupsionin eshte me shume se nje ceshtje morale, nje ceshtje e “rational choice”. Cdo njeri perpara se te korruptohet fillon dhe ben matematike: sa jane te mirat, sa jane te keqijat, sa eshte totali, kush eshte alternativa me e mire dhe me pak e dhimbshme ose me e sukseshme.
Problemi eshte social sa eshte edhe politik.
Pyetja e Pedagogut duhet te fillonte nga perjetimi elementar i studenteve: Sa vete nga ju kane pervoje me korrupsionin? Sa vete nga ju dine per nje rast qe nje profesor ketu ose diku tjeter ka marre para?
Qe njerzit mendojne se mund ti zgjidhin ceshtjet e tyre me korrupsion nuk eshte vetem nje perceptim, porse edhe nje perjetim i tyre. Keshtu i kane zgjidhur ceshtjet. Nese une do te deshiroja te filloja nje pune ne Tirane, une do te mendoja se duhet te paguaj para. Per kete jam i bindur. Nuk eshte ceshtje perceptimi i gabuar, eshte perjetim, jam interesuar dhe kam mesuar se duhen para (ose miq). Jam njeri i hapur, i ve ne pikepyetje bindjet, porse kjo menyre zgjidhje e problemit ne fjale (vendi i punes) vjen nga eksperienca.
Politik sepse jane krijuar hapesirat ligjore dhe “vrimat” per te vjedhur dhe per te bere korrupsion. Faktor tjeter eshte se nuk ka instanca kontrolli, qe kontrollojne ecurine e nje procesi. Nese rekrutimi i personelit ne keto instanca behet ne kete menyre qe kemi mesuar atehere nuk ka hajr nga keta. Mbi rekrutimin e personelit te instancave te kontrollit mund te mesojme nga SHBA psh. FBI. Ka teste psikologjike, prova konkrete, germime ne biografi ne sferen shoqerore etj. Ky per mendimin tim eshte mjeti me efikas, ti krijohet nje korpus per antikorrupsion. Une po vihem kryetar…
Kapedan, nuk di pse ky koment yti kishte përfunduar në Spam.
Komenti im, duke iu referuar citimit nga gazeta:
“”Një i vetëm, mes 170 personave jo të çfarëdoshëm, njerëz të kudogjendshëm dhe relativisht me të ardhura (bëhet fjalë për një universitet jo-publik, ku paguhet për tu arsimuar), një pjesë e tyre biznesmenë…””
Mjafton sa eshte shkruar, per te gjykuar mbi vertetsine e duarve lart, (Vota “Pro”), pavaresisht se eshte perdorur thjesht si ankete (apo test), informale. Frika nga e verteta, do thoja une. Universitet jo-publike(ne pjesen me te madhe te tyre), kane brenda vetes, pikerisht kete lloj kontingjenti- te korruptuar: paguhet per te marre nje diplome…. Eshte teper e frikshme!
A eshte i korruptuar sistemi gjyqesor? Ne eksperience personale (per te dale ne nje konkluzion, me pas):Paguhet nje avokat-te themi, “i besuari” jot, i cili, per njemije e nje arsye, ta zgjat procesin deri ne marrjen e nje vendimi nga ana jote, per ta mbyllur gjyqin; shpresa eshte me e forte, dhe ti vazhdon perpara. Nderkohe, kane kaluar disa vite me odisene e gjyqeve. Vjen “dita e madhe”, do merret vendimi; perpara marrjes se vendimit, kur dosja jote eshte e “armatosur” me gjithe dokumentacionin e nevojshem te kerkuar ligjerisht dhe ti mendon se: tani nuk kane ku te shkojne me; e drejta eshte me mua! Une do fitoj!! Avokati ne telefon (tashme te ka shitur..), te kerkon nje takim dhe me pas te ben nje propozim: degjo, e kam rregulluar me kryetarin e gjyqit, por ai kerkon X shume paresh. Si thua- pyet ai. Acarimi dhe nervozizmi arrijne kulmin- duhet te riblesh pronen tende nga e para… Jo- eshte pergjigjia. Nuk derdh asnje dysh, per ate cka me takon me te drejte…Vendimi final?? Prona nuk eshte e jotja: e zeza ne te bardhe, me kater firma pro’, njera kunder, e nuk e di sa vula…
Ankohesh ne Gjykaten e Apelit–historia vazhdon; i drejtohesh Gjykates se Larte: trupi me 7 “babaxhane” (apo jane bere 9..?)-atje ta vene shkelmin per fare…..Rrofte drejtesia!!! Kalon rrugeve dhe nga qyteti ne qytet, e shikon ndertesa superluksoze, hotele me -x- yje, vila qe te mahnisin nga arkitektura dhe pajisjet etj.etj, dhe degjon se kjo eshte e filan prokurori, kjo tjetra e filan gjyqtari, kjo me poshte, e filan kryetari gjykate apo avokati…dhe lista nuk ka fund. Llogarite nuk me dalin, por ato godina ngrihen atje kryenece, si per te na treguar se : Prona eshte e jotja, por e drejta JO!!?? (Mora si shembull pronen, si me e prekshmja). Dhe ne fund, me rezulton se, nga gjykata e shkalles se pare deri tek ajo e Larta, te gjithe kane te “drejte”, vetem pronat e gjyshit tim, JO!! Aferim!!!
Rrugen e daljes nga kjo gjendje, te me falni, por nuk e shoh gjekundi! Llafet e bukura, po, i degjoj cdo dite e cdo mbremje, deri ne esauriment.
Mund te pyesi dikush: Po a ia vlejti mosdhenia e rryshfetit? Duke pasur parasysh historine e familjes Bocari, e cila fitoi gjyqin ne gjykaten nderkombetare te Strassburg-ut (pasi i humbi ne Shqiperi te gjitha shkallet e gjyqeve), por qe deri tani nuk ka mare mbrapsht asgje, une them qe ia vlejti, pa dashur te rendis listen.
Nje shtojce te vogel, ne lidhje me verejtjen e Xhaxha-it, mbi gabimet ne shkrimin e cituar nga gazeta: a nuk ju duket si nje lloj mosbegenisje ndaj lexuesit, fakti qe gazeta del me aq shume gabime?? Mua, me duket se,PO. Mungon ne menyre te dukshme respekti ndaj tij. Mund te pranohet nje deri dy gabime, por kur ato jane aq te trasha, atehere, nuk mund te mos e quaj: Mungese totale RESPEKTI!
Respekte, te gjitheve! Xhaxha-it qe na nderon, ne vecanti!:)
Xha xha, në biseda këto ditë u përmend diku mendimi i një opinionisti grek në lidhje me marrëdhëniet shtet -popull.
Në përballimin e krizës opinionisti kishte komentuar një deklaratë prej përfaqësuesit qeveritar. Përfaqësuesi pak a shumë thoshte se njerëzit (populli) duhet të paguajnë që të dalë vendi nga kriza.
Në perëndim, thotë opinionisti. individët trajtohen si të pafajshëm dhe të ndershëm – derisa të vërtetohet e kundërta. Ndërsa qeveritari me atë deklaratë, shton, po na thotë paraprakisht se qënkëshim të pandershëm të gjithë si popull kështu që do na duhet të paguajmë për dëmet.
Nuk e di nëse e bëra të kuptueshme mënyrën sesi kishte arsyetuar.
Për mendimin tim problemi këtu qëndron: Në mospatjen e një pike referimi apo shembulli të prekshëm për tu marrë parasysh. Duke thënë të gjithë kihet parasysh jo vetëm perceptimi i paprovuar po një sërë mekanizmash jofunksionalë të tjerë që shtojnë bindjen e korrupsionit. Këtu besoj se e ka rrënjën perceptimi se të gjithë janë të pandershëm.
Pastaj, si kudo, do të duhet “kurbani” i ligjit për të vënë në provë funksionimin e tij. Nëse ndodh një skandal, që është i prekshëm – marrim rastin e Gërdecit psh, atëherë do duhet që funksionimi i ligjit të shoqërohet me ca byzylykë spanjollë. Të lashtët nuk e therrnin kot kaposhin në themelet e shtëpive.
Ai profesori ja paska mbytur vertet kot. Nga ata studentet mbase asnjeri ska pasur te beje me ligjin ose prinderit e tyre i kane mbyllur ceshtjet pa zhurme.
Une kam nja 4 raste ne fis. 3 duke paguar leke per ceshtje civile e penale .
Rasti i katert eshte per ceshtje pronash dhe me perket drejtperdrejt. Kemi paguar(edhe pse kishim te drejte) , fituar gjyqin, po si gjithmone te hap telashe bashkia dhe KKKP. Aty jane aq te pacipe sa te ofrojne njohjen per 30-40% te asaj qe te takon dhe pjesen tjeter per veten e tyre a miqte e tyre.
Po ne ceshtje tokash shqiptari o e merr te gjithen o shkon gjaku deri ne gju.
Aq i korruptuar eshte sistemi gjyqesor sa kush ka pasur te beje drejtperdrejt , ndjen nje neveri te theksuar, ndac ne ka fituar e ndac ne ka humbur.
Tani ti xha xha thua se eshte ceshtje besimi dhe politikanet bejne zhurme antikorrupsion per te thitur besimtaret.
Kjo do ishte e vertete nese do kishim 170 njerez 40-50 vjec te rrahur me jeten e jo 170 studente 20 vjecare.
Po te donte ta kishte 100% te sigurte, ky profesori mund te shkonte tek nje shkolle fillore dhe ta bente atje anketen informale. 170 vogelushe 10 vjecare do ishin gati te thonin se nuk dine gje .
Zhurma antikorrupsion behet per te thithur sa me shume qe eshte e mundur nga ata 50% qe nuk duan te votojne.
‘Koha per ndryshim’ eshte slogan elektoral mjaft terheqes per nje popull qe nuk ka pike besimi tek klasa politike e vjeter.
Pjesa me e madhe e shqiptareve, ngaqe ende gjysma banon ne fshat, nuk eshte e korruptuar, sepse ska mundesi reale, dmth nuk ka gje ne dore qe te nxise korruptimin, keshtu qe per kete pjese qe ngeli me hir a me pahir e ndershme, lufta kunder korrupsionit perfaqeson edhe njefare lufte per rivendosjen e drejtesise sociale, pra ti hiqet mundesia te pandershmit te kete nje status social me te larte.
Kjo kategori vuan ate 5 mije lekshin tek mjeku, 2 mije lekshin infermieres per gjilpere femijes, 10-20 mije leke kursit idiot te matematikes a fizikes ,perndryshe ska 10 etj.
Kjo kategori vuan edhe kur perballet me drejtesine apo bashkine per ceshtje civile e administrative.
Kete kategori qe faktikisht eshte e prirur te mos votoje fare, kerkojne te peshkojne me zhurmen antikorrupsion.
Po tashme kjo zhurme nuk ben me efekt tek ata, sepse kete karte e dogji Sala para 3 vjetesh.
Kush i garanton keta se Edi Rama nuk do beje si Sala, pra te marre voten duke kakaritur mbi korrupsionin e kohen per ndryshim dhe nga ana tjeter te sjell Gerdecin.
Ato 15 milionet jane leke prej koti. Nuk do sjellin asgje. Po edhe te ishin 1,5 miliard nuk do ndryshonin asgje.
Persa kohe qe elita politike (qe eshte njekohesisht edhe ajo ekonomike ) eshte e korruptuar deri ne palce, asnje perjashtuar (se perndryshe do kishte edhe te varfer ne mes, me ato rroga qe marrin e me cmimet qe jane, nje murator ne itali duhet te ishte 2 here me i pasur se shumica e politikaneve) ,atehere cdo lloj tentative antikorrupsion eshte tentative boshe.
Populli nuk mund ti jape shembull elites, sepse raporti natyror popull-elite eshte i atille, qe elita jep shembullin e popullin ben majmunin (kjo per cdo elite, perfshire britni spirsin e pornovipin Paris Hilton apo ne Shqiperi pornokengetaret si Ciljeta e Zajmina).
Te kerkosh qe populli ti jape shembull elites me sjelljen e tij do te thote te vazhdosh te genjesh kete popull e ti japesh nje dore elites politike ne mashtrimin e popullit.
Populli ne Shqiperi duhet te mos votoje e te shpallet hapur kriza e demokracise, pasi me kete pseudo-demokraci nuk hecet perpara. Me mire ta shpallim krizen e demokracise sesa te genjejme veten edhe per 20 vjet te tjera,pasi duke genjyer veten nuk zgjidh asnje problem, ndersa nese shpall krizen je ne gjendje te marresh masa te forta per te cilat ka nevoje Shqiperia.
Keto ‘Mjaftet’ jane grupe presioni pa vlere reale, kakaritje qe si bejne gje Gjelit, maksimumi e eksitojne.
Pse mesazhi im ne Spam? Sepse ka mundesi tek Peshkupauje.com te me kene bllokuar IP-ne ne ate moment, edhe ata jane ne WordPress, si duket WordPress i fut ne nje kosh pastaj (efekti zingjir).
Kapedani shkruan:
Kapedan, kam frikë se nuk të marr vesh mirë këtu. Skrupujt moralë gjithnjë ndikojnë në zgjedhjet racionale, siç e pranon edhe ti vetë në mënyrë implicite, kur flet për alternativa “më pak të dhimbshme”, prandaj nuk mund të përjashtohen nga ekuacioni.
Edhe një gjë tjetër – në lidhje me dallimin midis korruptuesit dhe të korruptuarit. Shpesh por jo gjithnjë korruptuesi është më poshtë, në shkallën e autoritetit, sesa i korruptuari; p.sh. një i sëmurë që paguan infermieren nën dorë, për pak kujdes ekstra gjatë operacionit. Në këtë rast, do të priremi të bëjmë me faj infermieren. Përkundrazi, kur një “i fortë” korrupton hetuesinë ose gjykatën, do të priremi të bëjmë me faj të fortin.
Që këtej mund të nxjerrim përfundimin se gjatë një transaksioni korruptiv, faji do t’i mbetet atij që ka më shumë pushtet ndaj tjetrit, pavarësisht se kush jep dhe kush merr paratë ose favoret. I njëjti përfundim do të nxirrej edhe po të gjykonim pasojat e mundshme të refuzimit të korrupsionit – një infermiere që refuzon t’i marrë para të sëmurit para operacionit nuk rrezikon asgjë, ndërsa një polic që ia refuzon rryshfetin një të forti rrezikon shumë.
Shembulli tjetër është kur dy njerëz kërkojnë të korruptojnë gjykatësin – i pari është gjynahqar e hallexhi, tjetri i pushtetshëm. Gjykatësi që bën zgjedhje “racionale”, por pa ndërhyrjen e faktorit etik, vetvetiu do ta ketë më të lehtë t’ia refuzojë rryshfetin të parit, sepse ashtu nuk ka asnjë pasojë; ndërsa të fortit do t’ia pranojë, por nga frika.
Këto shembuj më bëjnë të mendoj se një nga burimet që ushqejnë korrupsionin, të paktën në një shoqëri si ajo shqiptarja, është mënyra si e ushtrojnë pushtetin ata që e kanë në duar. Gjykatësit mund t’ia rritësh rrogën deri në atë shkallë sa të mos ketë nevojë për paratë e djersitura të hallexhiut, por asnjë rrogë e lartë nuk mund të mjaftojë për të mposhtur frikën nga dhuna e mafiozit, që ka në dorë edhe gurin edhe arrën.
Mafiozi, nga ana e vet, mundet thjesht ta urdhërojë gjykatësin të veprojë kështu ose ashtu; por preferon të paguajë, sepse ashtu e “legalizon” kërkesën, brenda një bote që sundohet prej njerëzve të sërës së tij. Tek e fundit, edhe kriminelët ordinerë janë pjesë e sistemit.
“Po te donte ta kishte 100% te sigurte, ky profesori mund te shkonte tek nje shkolle fillore dhe ta bente atje anketen informale. 170 vogelushe 10 vjecare do ishin gati te thonin se nuk dine gje .”
…i thone nje fjale “Kur filani tregon me gisht diellin, fisteku shikon gishtin:)”. Dhe ec e merru pastaj nese gishti ishte ai tregues apo i mesit, i paster apo jo, i te majtes apo i te djathtes (dore:))…
Sidoqofte, per te fiksuarit pas statistikes, meqe e njoh ate pedagogun:), po ju them se: ata 170 studente jane te nje moshe qe varion nga 21 deri ne 56 vjec, shumica e te cileve jane ne marredhenie pune (per entet publike apo ne biznese private). Prej tyre vetem 44 kishin pasur nje kontakt te afert (personal ose te ngushte familjar) me drejtesisne (penale apo civile). Nga keta vetem 1 kishte paguar (per te fituar pronen e vet).
Historia e ka sjelle qe te kem ca njohuri mbi statistikat gjyqesore. Gjykata e Tiranes (qe shpesh me duket si fabrike) rregjistron disa mijera dosje ne vit. Nje prej gjyqtareve te saj gjykon perafersisht 350 dosje ne vit. Normativa e KLD eshte jo me pak se 200 dosje ne vit – perndryshe shikohet efektiviteti i gjyqtarit perkates. Volume te ngjashme kane edhe prokuroret.
Me siguri drejt absolutes, ju them se nuk ka asnje shans qe te paguhet per cdo ceshtje (siguria ime mund te shtjellohet gjate dhe ne menyre te logjikshme si psh jane ceshtje te vogla, faktet jane evidente, askush nuk i gjen dot “njohje” gjyqtarit, jane ngjarje publike qe terheqin interesin e medias, etj etj).
Nga ana tjeter, nga nje gjykim ku te dyja palet hyjne byzeqeshur, vetem nje prej tyre del e tille. Pjese e tymnajes se korrupsionit, pala tjeter (pergjithesisht injorante sa i perket drejtesise) ka tendence te mendoje dhe binde veten se humbi ngaqe nuk pagoi.
Ne proceset penale eshte nje tjeter histori. Aty pala tjeter eshte shteti (jemi ne te gjithe, por ngaqe kemi pune:), jemi te perfaqesuar nga shteti). Aty, leket merren duke perfituar nga cilesimi i ndryshem i vepres (p.sh vrasje ne tentative mund te cilesohet si plagosje e rende, dashja dhe paramendimi mund te rrezohen, bashkepunimi gjithashtu, etj) ose duke ulur masen e denimit (nese sanksioni eshte 8-15 vjet, merr 8 ose 9 dhe gjyqtari eshte ne rregull). Ndryshe nga civilet, ku pergjithesisht e motivuar (pse?) per te dhene rryshfet eshte pala qe e di se e ka me nje kembe ne varr ceshtjen, ne penale kemi vetem nje pale te interesuar per te dhene: te pandehurin. Dhe presioni eshte shume i madh. Dhe kur dosja eshte shume e vogel (ne kuptimin qe organet e hetimit- policia, prokuroria – nuk kane siguruar prova plotesisht bindese), atehere edhe motivacioni i gjyqtarit lekundet:)…
E them si duke qeshur “lekundet” por lekundet vertet. Teresia e provave te krijon njefaresoj bindjen se eshte ai qe e ka kryer vepren, por nga ana tjeter nje pjese e deshmive ndryshohen ne salle, provat shkencore jane ne dite te hallit, nje sere provash jane marre ne kundershtim me ligjin procedural dhe, diku brenda gjyqtarit-njeri nis e ngrihet dyshimi “po sikur, sikur, te kete nje shans qe te mos jete ky autori i vepres?”. Ngjarjet shpesh jane shume komplekse; eshte e lehte ti gjykosh keshtu, blogjeve, por krejt ndryshe kur te duhet te cosh dike (psh nje prind me sh femije te vobeket) per 10 a me shume vite ne burg. Nga ana tjeter intuita te thote se eshte pikerisht ai qe i mori jeten nje tjeter prindi… Atehere gjyqtari jep masen (diku afer minimumit), duke qetesuar ndergjegjen e tij. Leket e kane ndihmuar disi:). Fakti qe TE GJITHE marrin (kryeministri, kryetari bashkise, polici ne rruge, doganieri, te gjithe praaaaaaa, a po themi te gjitheeeeeeeeeee) ndihmon gjithashtu (e shihni efektin e tymnajes?!).
Problemi eshte se gjithmone jane qytetaret ata qe bejne presion mbi drejtesisne (permes te hollash, njohjesh apo edhe shantazhi kriminal). Eshte krijuar nje mur midis qytetareve dhe zyrtareve te drejtesise, duke harruar se ata jane komshijte, kusherinjte, shoket tane te djeshem dhe te sotem. Njerez si ne, me veset dhe virtytet tona, produkt i te njejtes shoqeri. Jemi ne qe i shperdorojme (nuk guxoj te them “i prishim”, pasi besoj se prirja eshte e brendshme tek shumica e shqiptareve – pjese e kodit te tyre te paqendrueshem moral).
Perfytyroni nje moment sikur askush te mos paguante…
Shkrimi synon tymnajen. Tymnaja e mban qerthullin e korrupsionit ne nje levizje te vazhdueshme dhe me ritem te larte. Kjo ben qe shume individe te paguajne sepse “keshtu bejne te gjithe” dhe jo sepse ua kerkon kush. Kjo ben qe anasjelltas edhe zyrtari te pranoje. Ne fakt, e verteta eshte qe pothuajse cdo gjyqtar merr nga ata qe japin. Po aq e vertete eshte se nuk merr per cdo ceshtje, madje me sakte eshte te thuhet se merr ne vetem fare pak ceshtje (per arsye nga me te ndryshmet, disa i permenda me lart). E verteta e trete eshte se palet ose kane tendence (dhe provojne) te paguajne per cdo ceshtje, ose te arsyetojne se humben pasi nuk paguan (ose sepse pala tjeter pagoi me shume). Tymnaja ndikon dhe ndikohet, ajo fryhet e fryhet…
Une nuk kam force te detyroj njerezit te mos paguajne. Do te shte mire, por eshte iluzive (jo pafuqia ime, natyrisht:)). Atehere le te niset me zhberrjen e tymnajes. Duke thene se nuk marrin te gjithe, se nuk japin te gjithe, duke rrezistuar ne kete qendrim, ka gjasa te forta qe, pas njefare kohe, te nisi e te krijohet edhe kultura e mospagimit (tymnaja mban gjalle duke ushqyer perdite kulturen e pagimit). Gjyqtaret do te jene me te kujdesshem, qytetaret gjithashtu.
A do te vije nje dite qe askush te mos paguaje? Nuk e besoj, por fenomeni mund te reduktohet jashtezakonisht shume.
Xha Xha une e pashe nga pikepamja filozofike, me dhimbje nenkuptoj konceptin utilitarist, ku dicka o na jep dhimbje (pain) o gezim (kenaqesi, pleasure). Edhe moralin mund ta futesh ne keto kategori. Psh. nese nje aktivitet bie ndesh me nje norme morale, dhe sjell me vete sanksione nga shoqeria, atehere eshte e lidhur me “dhimbjen”. Nese ky aktivitet stimulohet me nje norme morale nga shoqeria, atehere ky aktivitet sjell “kenaqesi”. Pra duke pare nga perspektiva e “outcome” dhe jo e “input”, pra nga pasoja, gjykohet edhe korrupsioni.
Ketu perplasen dy perspektiva: individualja, (individual rationality) prej nga nisen theorite e “rational choice”; dhe kolektivja, pra komuniteti. Komunitaristet si puna jone (mendoj se shume nga ne i japin prioritet mbarevatjes se komunitetit sesa lirise se individit) deshirojne rregulla dhe institucione, dhe qe interesat e individit te konkretizohen brenda normave (formale ose joformale, sic eshte morali).
Por te mos fillozofojme kot.
Nga pervoja ime une psh. nuk kam paguar para ne mjeke shqiptar. Ka qene nje mjek i ri shume i mire (me duket se e quanin Dolf, ose Rudolf) tek Pavioni i Urologjise ne Tirane qe mua nuk me mori para edhe kur ja ofrova (ndersa kisha degjuar per ate Kacin, qe kapen, se ai merrte). Rasti im nuk perjashton raste te korrupsionit. Ama nga pervoja ime une induktoj se jo cdo mjek eshte i korruptuar. Dhe madje ne te tille atmosfere negative bien me ne sy njerzit e mire (morali ne rrafshin individual eshte dmth. domethenes, edhe pse shoqeria e quan te pranishme nje rast te tille.)
Po nga pervoja ime. Dy shoke te mi (rreth 20 vjec) u futen ne burg dy vjete e gjysem per nje vjedhje te rendomte, qe nuk i kapte shifrat e mallit 1000 dollare. Nje i trete, shoku i tyre, gjithashtu. Pra beni llogarite, 7 vjete e gjysem per nje vjedhje per nje mall rreth 1000 dollare. Pse? Sepse keta nuk kishin asnje ti ndihmonte. Nje ish-shoku im i klases pas nje viti u kap me 25 kg. heroine, doli mbas 2 vjetesh nga burgu. Nje nga keta shoket e mi te femijerise qe kishin kryer vjedhjen, pasi beri shkollen e burgut, i hyri rruges se maskarellekut, e kane kapur dy here qe atehere, dhe ka bere me pak burg sac ka bere per here te pare. Cfare mesazhi i ka dhene atij sistemi yne gjyqesor? Sa me i madh krimi, aq me pak gjasa ka te kapesh. Rrjeta eshte aq e forte per peshqit e vegjel, peshkaqenet e shqyejne ate.
Ndersa persa i perket kanosjes dhe hakerrimit ndaj gjyqetareve. Kerkon kellqe ajo pune. E para, jo cdo kriminel eshte ne gjendje te realizoj kanosjen e vete, jane te rralle ata qe kane guxim te vendosin tritol tek dera e shtepise. Dhe behen edhe ca me te rralle nese shteti do te ndeshkonte mizorisht cdo person qe kanoste gjyqetaret. Jo me gjoba, porse me vite burgu. E dyta sic thashe me pare, sistemi i kontrollit duhet te jete i forte. Sa me shume njerez te dine, aq me e veshtire behet te korruptosh, se jo cdo kush deshiron te paguaj 50 vete per nje pune. Kjo shton vulat dhe burokracine, por dicka do te sakrifikojme.
Keto keshilla si psh. ndarja imtesisht e punes, nuk mund te perdoren si pyka, gjithandej. Diku mbase nuk eshte mire. Psh. perqendrimi i autoritetit nuk eshte gjithmone negativ. Mund te jete negativ ne sistemin gjyqesor tone, sepse behet objekt i arbitraritetit te gjyqetarit, porse jo psh. ne nje dikaster ne ato ku mblidhen taksat dhe detyrimet. Nese drejtuesi nuk toleron nje praktike pune, atehere edhe ai mbrapa nuk ka cfare te beje, duhet te respektoje zingjirin e komandes. Por shteti duhet ti mbuloje krahet ketij autoriteti dhe jo ta hedhe ne rruge per qejf te njerit apo tjetrit. Si psh. te hedhesh ne rruge nje prokuror, kur ti i rrezikon jeten atij neser pasneser? Shteti duhet ti ruaj keta njerez, qe perbejne institucion ne vetvete, e jo ti flaki tutje.