IDENTITETI SHQIPTAR (BIS)

Diskutimi për identitetin e shqiptarëve, i nisur këtu, vazhdoi te Peshku pa ujë, duke më lejuar ta formuloj më mirë pozicionin tim ndaj çështjes së identitetit shqiptar; falë edhe shkëmbimeve që pata me kolegët Losttext, Vëmendje, Emigrant, Idris, Toko, Rob-Terneti, ThoughtPolice, Tironsi, Kapedani, Koth, Lulian Kodra, Qafir Arnaut, Edrus, Self Made Radio dhe Zotrules. Në vijim po parashtroj një përmbledhje të redaktuar të mendimeve të mia, siç i kam shprehur në debatet me këta kolegë të cilët me këtë rast edhe i falënderoj për stimulimin intelektual sikurse falënderoj edhe të gjithë ata që u përfshinë në debat këtu te “Peizazhet e fjalës”; por lexuesit që kanë interes për temën i ftoj të shkojnë e ta ndjekin diskutimin drejtpërdrejt në faqen e Peshkut, meqë besoj se ia vlen.

Për një përkufizim të identitetit shqiptar

Për të formuluar një përkufizim të përdorshëm të identitetit shqiptar, them se në fillim duhet dalluar midis identitetit sinkronik ose horizontal, ose vetëdijes së pandërmjetme, intuitive, që kemi të gjithë se jemi “shqiptarë”; dhe identitetit diakronik ose vertikal, i cili përcillet brez pas brezi, në histori.

Identiteti horizontal komunikohet, identiteti vertikal transmetohet.

Natyrisht, edhe transmetimi një lloj komunikimi është, por megjithatë mirë është të trajtohen ndarazi. Jo vetëm sepse transmetimi është komunikim në kohë ose vertikal, por edhe për nga mënyra e shkëmbimit të informacionit. P.sh., kur dikush flet me mua, më komunikon edhe faktin që po flet shqip (të njëjtën gjuhë me mua), çka ma përforcon identitetin si shqiptar; kur lexoj kujtimet e Eqrem Bej Vlorës ose kur dëgjoj një histori të gjyshes për Ali Pashain, informacioni identitar më transmetohet. Kur e mësojmë gjuhën e nënës si fëmijë, kjo na transmetohet; por pastaj gjithë jetën e mësojmë dhe e konfirmojmë sërish nëpërmjet komunikimit me të tjerët.

Pas kësaj, duhet dalluar midis identitetit natyror të shqiptarit dhe identitetit artificial ose imagjinar, të imponuar nga kultura e elitave, shteti, shkolla, mass mediat dhe gjuha standarde ose e njësuar. Shkolla kombëtare publike, p.sh. ka më pak se 100 vjet që ekziston si institucion; ndërsa identiteti shqiptar është shumë më i vjetër se kaq. Edhe rrëfimet për historinë e përbashkët të shqiptarëve, Skënderbeun, ilirët, Pirron, pellazgët e kështu me radhë janë përpunuar kryesisht brenda ideologjisë kombëtare, pa qarkulluar ndonjëherë si të tilla para Rilindjes, madje edhe po të kenë ekzistuar.

Them edhe se janë për t’u përjashtuar nga përkufizimi i identitetit vlerat morale si besa, liridashja e mikpritja, sepse më duken shumë vetëshërbyese (self-serving); feja, meqë shqiptarët s’i identifikon dot nëpërmjet fesë; shkronja (ose librat), sepse shqipja është shkruar relativisht vonë dhe është lexuar edhe më vonë akoma. Në këtë aspekt, bëhet pak problematik klasifikimi i brezave të tretë e të katërt të emigrantëve, të cilët i përkushtohen çështjes shqiptare edhe pse nuk e flasin dot shqipen. Si duhet interpretuar identiteti i tyre? Ta marrësh përkushtimin ndaj shqiptarisë si kriter për të përkufizuar identitetin është kundërprodhuese, sepse ky kriter fut një element vlerësues në përkufizim që, i kthyer përmbys, do të bënte që të pastaj të përjashtonim nga identiteti shqiptar të gjithë ata që e kanë shqipen gjuhë amtare, por që nuk bëjnë absolutisht asgjë për Shqipërinë e për shqiptarinë. Me fjalë të tjera, kriteri do ta shndërronte, dashur pa dashur, identitetin në diplomë, ose titull për t’u merituar.

Më në fund, faktori biologjik – “gjaku” ose më keq akoma, “raca shqiptare” – do trajtuar si më imagjinar edhe se mitet, madje edhe sikur studimet gjenetike të nxjerrin në dritë ndonjë specifikë të spikatur genesh për shqiptarët, që t’i dallojë këta nga grekët dhe italianët e Jugut më një anë, nga dinarikët dalmatë nga ana tjetër. Çfarë quajmë “gjak” shqiptari, nuk është veçse produkt i historisë së veçantë të kësaj ose të asaj krahine të Shqipërisë.

Mbi këto premisa, mund të nxjerr përfundimin se thelbi i identitetit shqiptar do kërkuar te gjuha e folur shqipe, si gjuhë amtare – them gjuha e folur, për ta dalluar nga standardi ose letrarishtja, kjo gjuhë artificiale që i shërben unitetit kombëtar dhe homogjenizimit kulturor. Shqiptari mund të jetë tosk ose gegë, qytetar ose fshatar, fusharak ose malësor, i krishterë ose mysliman, i shkolluar ose analfabet – por mbetet shqiptar, sa kohë që flet shqip.

Shqipja, si mjet komunikimi dhe si kusht për ekzistencën e shoqërisë shqiptare; por edhe si mjet për ruajtjen dhe përcjelljen e informacionit brez pas brezi, përfaqëson edhe rrethprerjen (interseksionin) e identitetit horizontal dhe identitetit vertikal të shqiptarit.

Duke qenë shqipja në themel të identitetit shqiptar, shpjegohet edhe pse elitat shqiptare më prodhimtare, në çdo pikëpamje, kanë qenë ato që janë pozicionuar në sipërfaqen e kontaktit, ose në interface të shqiptarëve me të huajt; sepse edhe identiteti shqiptar, në mungesë traditash të shkruara dhe historie të përbashkët, është përftuar si vetëdije e të qenit ndryshe nga të tjerët, ose vetëdije e të folurit shqip.

Gjuha shërben kështu si kriter themelor (por jo unik) i identitetit; themelor sepse të gjitha kriteret e tjera që vlejnë për përcaktimin e identitetit përcillen nëpërmjet gjuhës; individi, si të thuash, socializohet nëpërmjet gjuhës, ose duke komunikuar me të tjerë e duke përthithur informacionin që i transmetohet si trashëgimi kulturore. Është gjuha që ia jep instrumentet, jo vetëm formale por edhe nocionale, për ta përvetësuar këtë informacion, dhe kjo ndodh vetëm një herë në jetë.

Shqiptarë dhe kosovarë

Nëse është kështu, nuk ka baza objektive për të folur për një identitet kosovar si të dallueshëm nga identiteti shqiptar; edhe pse shteti, shkolla, mediat dhe sidomos adoptimi në Prishtinë i një shqipeje zyrtare të ndryshme nga ajo e Tiranës mund të ndikojnë për ta krijuar identitetin kosovar shkallë-shkallë në mënyrë artificiale. Po të ishte e fortë Tirana, nga pikëpamja e prestigjit kulturor, kjo nuk do të ndodhte dot.

Unë nuk e di nëse ndryshimet midis identitetit të shqiptarëve të Shqipërisë dhe identitetit të shqiptarëve të Kosovës janë të tilla që të çojnë në një riformulim të identiteteve në të dy anët e kufirit Shqipëri-Kosovë. Di, megjithatë, se ka njerëz në Kosovë që mendojnë ashtu; sikurse di që ekzistenca e dy shteteve shqiptare në Ballkan do t’u japë herët a vonë të drejtë këtyre njerëzve, të cilët e njohin realitetin e atjeshëm më mirë se unë dhe si zor të paguhen të gjithë prej serbëve.

Nga ana tjetër, kushtet e sotme janë shumë të favorshme për ta njësuar komunikimin kulturor midis shqiptarëve në Ballkan: në programet shkollore, në mediat (TV), në artet, në tregun kulturor në përgjithësi. Kjo do të mund t’u kundërvihej prirjeve centrifugale në Kosovë dhe në Shqipëri. Mirëpo komunikimi kulturor kërkon kujdes të madh për mirëmbajtjen e instrumentit kryesor të komunikimit, që është gjuha shqipe; sepse gjuha gjithnjë do t’i përcjellë ato vlera të përbashkëta mes shqiptarëve më mirë se flamuri kuqezi, legjendat e Mujit, bustet e Skënderbeut dhe balerinat e Top Channel-it.

Pa harruar pastaj që gjuha është mediumi nëpërmjet të cilit shqiptarët ndajnë mes tyre edhe Ismail Kadarenë vetë.

Sot në Kosovë dhe në Shqipëri ka shumë jingoism, dhe shumë rrahje gjoksi; por brezat e rinj janë rritur në një vakuum kulturor, aq sa deri edhe autorët modernë si Kadareja e kanë më të lehtë t’i përmendin në muhabete, sesa t’i lexojnë e t’i shijojnë. Në intervistën e cila u bë shkas për debatin e tanishëm, Kadareja ideolog mbyll sytë përpara realiteteve dhe vështirësive; dhe del në publik veç për të përsëritur disa formula bajate, të cilat nuk bindin. Në Tiranë sot kanë deri edhe frikë të bëjnë një regjistrim të popullsisë, pse u druhen rezultateve që do t’u dalin në Jug; në Kosovë është krijuar një shtet i ri me flamur e me himn e ndoshta nesër edhe me versionin e vet të shqipes zyrtare; të jesh shqiptar sot për shumëkënd është më shumë diçka inerciale ose megalomaniake, sesa program ose dëshirë për shërbim publik ndaj kombit dhe sidomos shtetit tënd; por të gjithë këta faktorë që e hollojnë (dilute) identitetin, Kadareja i kundërshton me një vizion simplist, romantik, mistik të identitetit “të pandryshuar”, “të pamodifikueshëm” etj. i cili nuk bind.

Shqiptarët: produkte, apo mbijetoja të Ballkanit osman?

Të kërkosh shkaqe për këto gjëra është gjithnjë punë me rrezik; por mua më duket se shkaku kryesor është leximi që i bën Kadareja periudhës osmane në historinë e shqiptarëve; ose pamundësisë madje refuzimit të tij për të besuar se shqiptarët e sotëm janë njëkohësisht produkt edhe i shekullit të Skënderbeut, edhe i shekujve që pasuan: të sulltanëve, pashallarëve, kadilerëve, fermaneve, timareve dhe mileteve.

Kjo duket, ndër të tjera, nga dallimet themelore në identitet që ekzistojnë midis shqiptarëve të Ballkanit dhe arbëreshëve në Itali e arbërorëve në Greqi, të cilat njihen mirë dhe i kemi diskutuar gjërë e gjatë gjetiu. Edhe sikur të mjaftohemi vetëm me elementin shqiptar në Greqi, dallimet midis arbërorëve/arvanitëve dhe çamëve janë dallime midis elementit shqiptar para-osman, dhe elementit shqiptar pas pushtimit osman të Ballkanit; dhe këtë e them pa iu referuar fare Islamit dhe islamizimit.

Nuk ka asgjë tepër të veçantë në këto dallime kulturore brendashqiptare; të gjitha kombet i kanë – çështja është nëse rrethanat shoqërore dhe historike janë të tilla që këto dallime të çojnë drejt identiteteve të reja apo jo. Për shembull, Italia dhe Spanja kanë mbetur shtete unike me gjithë prirjet centrifugale shumë të forta brenda tyre; ndërsa Çekosllovakia, përkundrazi, u nda më dysh. Katalanishtja nuk është më larg spanjishtes se ç’është dialekti i Napolit nga italishtja standard, por Napoli s’ka pretenduar kurrë tani së voni ndonjë farë autonomie, edhe pse historia ia jep të drejtën me pashë. Kam përshtypjen edhe se dallimet midis çekishtes dhe sllovakishtes nuk janë më të mëdha midis shqipes që shkruan Mustafa Nanoja dhe shqipes që shkruan Migjen Kelmendi… Specialistët tanë, ata që merren me hartimin e strategjive kombëtare afatgjata, bëjnë mirë të studiojnë se pse, bie fjala, disa kombe ndahen dhe disa të tjera jo; në mënyrë që ta parandalojnë këtë për shqiptarët, ose të paktën të jenë të përgatitur kur të ndodhë, nëse nuk mund të shmanget.

Mua më duket e gabuar pikëpamja e Kadaresë se pesë shekuj osmanllëk nuk e kanë ndryshuar identitetin e shqiptarëve. Për mendimin tim, pesë shekuj osmanllëk madje e kanë prodhuar identitetin shqiptar, në ato trajta që ai ka sot.

Vetë emri Ismail Kadare, është emër i përftuar brenda një kulture lindore, orientale, po të duam edhe osmane. Vetë qyteti i lindjes së shkrimtarit, Gjirokastra, ia detyron vitalitetin ballafaqimit midis kulturës imperiale dhe kulturës ortodokse lokale. Vetë personaliteti kulturor i Kadaresë e ka një komponente të fortë orientale, e cila mbetet aty edhe kur ai, si shkrimtar, i kundërvihet dhe e dekonstrukton.

Tani askush nuk e zgjedh vetë emrin që ia vënë kur lind, as familjen e qytetin ku rritet; por kjo s’është arsye për t’i minimizuar këto rrethana si të parëndësishme, meqë njeriu është gjithnjë edhe produkt i tyre. Edhe pse Kadareja sot tingëllon si më Perëndimori ndër shqiptarët, e vërteta është se ai e mori kontaktin me Perëndimin relativisht vonë, pasi personaliteti dhe botëkuptimi i tij ishin formuar; përsëri për faj të rrethanave.

Në një shkrim të mëparshëm, përmenda fjalë të një fushe tematike specifike (kultura materiale e banesës), të tilla si kullë, tavan, dysheme, taban, tullë, allçi, suva, dyshek, odë, dollap, jorgan, çarçaf, jastëk, sofër, kolltuk, divan, minder, batanije, këllëf, dollap, kanat, perde, qepen, çati, beden, kat, raft, parvaz, baule, kuti, sëndyk, penxhere (dritare është neologjizëm), tenxhere, kazan, tigan, çanak, gjyveç, tavë, tabaka, sini, sahan etj. të cilat shqipja i ka huazuar këto fjalë nga turqishtja (osmanishtja), për arsye që ende nuk janë ndriçuar krejt. Disa mund të supozojnë se osmanët u mësuan shqiptarëve edhe një mënyrë të caktuar të përdorimit të “teknologjisë” së banesës; të tjerë mund të mendojnë se emri i këtyre objekteve u huazua nëpërmjet tregut. Mund të pyetet edhe nëse shqiptarët që i huazuan këto fjalë përdornin apo nuk përdornin dysheqe, çarçafë, batanije, perde, tepsi e kështu me radhë para se të vinin turqit osmanë në Ballkan; pyetja është legjitime, por përgjigjja nuk është e lehtë të jepet. Por në qoftë se kultura osmane ka ndikuar kaq thellë edhe në një fushë të tillë elementare si banesa, atëherë nuk mund të shpërfillet si “kulturë e pushtuesit” ose dukuri kontakti anësor.

Shqiptarët si europianë

Kadareja gjithnjë i referohet identitetit shqiptar paraosman, si identitet europian; çka nuk është doemos e lidhur ngushtë me krishterimin e shqiptarëve të asaj periudhe. Mirëpo ky identitet nuk ekzistonte në boshllëk, as kishte ndonjë ekzistencë të pavarur përtej shoqërisë shqiptare (arbërore) të asaj kohe. Tani, po ta shohim atë shoqëri esëll, nuk mund të mos e vëmë re se vetëdija “arbërore” ishte më e shprehur në qytetet sesa në fshatrat, në klasat e mësuara sesa në klasat e pamësuara, në të pasurit sesa në të varfrit, në fushë sesa në mal, e kështu me radhë.

Ky identitet “europian” i shqiptarëve në periudhën paraturke (që mishërohej kryesisht në trajta të identitetit të krishterë) kërkonte një klasë të ngeshme, për t’u përftuar e kultivuar – me shkolla, me udhëtime, me tregti, me priftërinj, me murgj e manastire, me martesa politike. E kam fjalën që, kur u vendos pushteti osman në Shqipëri, shumë nga këto elita gjithfarësh ikën drejt Italisë – ca në veri (Venezia, Marche) e ca në Jug, ku pasardhësit e tyre jetojnë edhe sot e kësaj dite. Ekzistojnë të dhëna që osmanët popullsinë e qyteteve të tilla si Kruja e Shkodra e shfarosën krejt, ose e shpërndanë. E njëjta gjë do të ketë ndodhur me Vlorën, me Beratin, me Lezhën e me Durrësin. Vërtet trojet shqiptare më pas u ripopulluan, por ky ripopullim u bë nga zona ku identiteti kombëtar ishte shumë i dobët, ose të paktën shumë më i dobët se në Krujën dhe në Shkodrën e Skënderbeut. Kjo shpjegon deri diku edhe pse kujtimi i Skënderbeut në folklorin shqiptar nuk është aq i fortë sa ç’duhej të kish qenë. E kam fjalën që ne, shqiptarët e sotëm, jemi pasardhës të asaj pjese të popullsisë arbërore të shek. XV që nuk u përzie shumë në luftrat e Skënderbeut kundër osmanëve, sepse jetonte në majë të malit, ose në zona të izoluara nga zhvillimet historike të kohës.

Jo të gjithë shqiptarët arbërorë u prekën njëlloj nga kriza e luftrave me turqit; mendja ta do që disa zona mbetën larg turbullirave dhe mbijetuan mirë. Këto kishin kulturën e tyre, aq të pasur sa ç’u nevojitej e sa ç’e kishin trashëguar prej të parëve të tyre; por kur zbritën nga mali u ballafaquan me një kulturë tjetër, më dinamike e më të përshtatshme. Ky ballafaqim kulturash u bë më parë në zonat urbane; meqë ndikimi osman në kulturën shqiptare ka qenë para së gjithash i natyrës urbane.

Për më tepër, pas pushtimit të trojeve shqiptare nga osmanët, pati edhe lëvizje të mëdha të brendshme të popullsisë. Ka të dhëna gjuhësore (mbeturina të hundorëzimit), por edhe gojëdhëna popullore, që mbështetin origjinën veriore (gege) të një pjesë të banorëve të Labërisë, duke përfshirë edhe bregdetin e Himarës. Vetë banorët vendës e ndërruan emrin e tyre dhe filluan të quhen “shqiptarë”, për arsye që nuk janë ndriçuar mirë deri më sot. Të gjitha këto të bëjnë të mendosh për një riformulim të identitetit etnik të shqiptarëve, në krahasim me ç’ishte në kohë të Skënderbeut, madje edhe pa e marrë fare islamizimin në vështrim.

Tani mund t’i kthehem edhe pyetjes që bëra më sipër, nëse shqiptarët paraosmanë mbuloheshin apo jo me batanije dhe e vinin kokën në jastëk kur flinin. Një përgjigje e pranueshme do të ishte: PO, por ata që përdornin batanije dhe jastëkë, u larguan, kur ia behën turqit osmanë; ndërsa ata të tjerët, ata që zbritën nga malet për t’ua zënë vendin, ndoshta JO. Kjo pajtohet edhe me një vështrim të historisë së shqiptarëve, sipas të cilit ne jemi qytetëruar disa herë gjatë historisë, por të qytetëruarit nuk kanë mbijetuar dot si shqiptarë. Çështje më vete, për t’u diskutuar kur të flasë ndonjëherë prapë Kadareja.

Sa për “identitetin europian” të shqiptarëve sot, që e përsiat gjithashtu Ismail Kadareja, unë nuk besoj se ky lloj identiteti është i të njëjtit nivel me identitetin etnik ose kombëtar; sikurse nuk besoj se kriteri gjuhësor vlen shumë në përcaktimin e identitetit europian; meqë së paku për ne shqiptarët Europa është më shumë projekt sesa trashëgimi. Megjithatë, autorë që i kanë studiuar gjuhët europiane madhore (romane dhe gjermanike) nga pikëpamja tipologjike kanë arritur në përfundimin se këto, për nga forma e brendshme ose raporti që vendosin midis mendimit dhe realitetin, janë njëjtësuar tashmë; në kuptimin që e shprehin njëlloj konceptin e kohës dhe të hapësirës, ose raportet e subjektit, objektit dhe predikatit të veprimit. Në këtë rast, identiteti europian do të ishte edhe përqafimi i atij sistemi konceptual të përbashkët për gjuhët perëndimore, çka përthyhet pastaj vetvetiu edhe në të menduarit.

28 Komente

  1. Specialistët tanë, ata që merren me hartimin e strategjive kombëtare afatgjata, bëjnë mirë të studiojnë se pse, bie fjala, disa kombe ndahen dhe disa të tjera jo; në mënyrë që ta parandalojnë këtë për shqiptarët, ose të paktën të jenë të përgatitur kur të ndodhë, nëse nuk mund të shmanget.

    Do te isha shume kureshtar te dija ku mund te gjehet material studimor i tille. Te gjitha gjasat jane qe Kosova dhe Shqiperia do te shkrihen ekonomikisht dhe kulturalisht. Puna e njerezve si Migjen Kelmendi (spekulloj une), eshte pune nje paguhet prej Brukselit ne menyre qe gjendja ne terren ti perkoje ideologjise ‘multi-kulturaliste’. Kuptohet kjo ideologji se shpejti do te zhvleresohet me te njejtin ritem sa rritet cmimi i fuchise te naftes.

    Per repliken me Kadarene, mbetem i mendimit se analogjia e dilemave te mes fizikes kuantike dhe teorise te relativitetit pershkruan dikotomine Xhaxha vs. Kadare shume mire. Vetem Hyji mund te dakordoje XhaXhain me Kadarene

  2. Te lumte bre Xha Xha me kete permbledhje. Eshte teresisht analitike dhe bindese. Me pelqen kur i ve piken i-se se shkrete dhe qe te tjere; ca nga padija, ca nga djallezia reken per te na bindur se jemi te ndare ne identitete te ndryshem dhe po te mos kishte qene turku kushedi se c’fare shqiptaresh te tjere do ishim.

    Te citoj: “Mbi këto premisa, mund të nxjerr përfundimin se thelbi i identitetit shqiptar do kërkuar te gjuha e folur shqipe, si gjuhë amtare –……”

    Po a ekziston tregues tjeter me sintetik se gjuha e nje populli per te percaktuar identitetin e tij? Gjuha, si theksohet me siper, nepermjet komunikimit (gjuha si vegel) ben qe te transmetoje (gjuha si mjet) neper breza cilendo trashgimi kulturore te nje populli; paveresisht nga pushtimet qe kalojne mbi truall.

  3. qafiri shkruan :

    “Puna e njerezve si Migjen Kelmendi (spekulloj une), eshte pune qe paguhet prej Brukselit ne menyre qe gjendja ne terren ti perkoje ideologjise ‘multi-kulturaliste’ “.

    Po spekullon qe ç’ke me të ! Migjeni e publikon “JAVEN” qe prej shek. te XVII, kur Brukseli ende nuk ish themeluar. Ndofta e ke nga padija, nuk e njeh mire Kosoven, s’ka gje po hë, nuk eshte ndonje qamet i madh…

    Ne fakt, qofte pas mendimit te Migjenit, qofte te te tjereve, ne baze mbetet mendimi i Nexhmedin Spahiut, autor i dy librave ne vitet ’90. Nuk besoj se Nexhmedini bente ne 1999-en ndonje lobing prane Brukselit per “multi-kulturalizem” ne Kosove, sepse duke qene se e kish shtepine ne pjesen veriore te Mitrovices, e kishin perzene fare nga shtepia, e s’kish ndonje shanc per te lobuar per “multi-kulturalitet”…

    E gjitha kjo, thene ndryshe, permblidhet me nje fjali te vetme: Nexhmedini apo Migjeni, “produkte” te hopit kulturor kosovar post-1974, kane arritur ne dy perfundime :

    perfundimi nr. 1 : thelbi i identitetit shqiptar do kërkuar te gjuha E FOLUR shqipe, si gjuhë amtare (opinion identik me te xhaxhait !!)

    perfundimi nr. 2 : Per sa kohe qe nje mesuese e gjuhes shqipe ne Kosove E FLET 10 here me keq shqipen se cilido shqiptar jugor me shkolle fillore (nje mije here falje per paragjykimin e arsimimit te ketij jugorit, por i rashe shkurt), i duhet dhene zgjidhje PRAKTIKE perfundimit numer 1.

  4. Erion, dmth. teza ime nuk te duket plausible. Une pasi e mendova mire kete pune, arrita ne konkluzionin se ketu kemi te bejme me:

    (1) Teze – Ismaili, qe mendon konstruktin e identitetit si dicka organike te qendrueshme, proces endogjen dhe rezistent ndaj ndikimit te faktoreve te jashtem.

    (2) Anti-teze – une, qe mendoj qe eshte sistemi organizativ dhe ideologjia ajo qe percakton identitetin, nje veshtrim holistik, dhe konstrukti i identitetit ndikohet shume nga faktoret e jashtem si sistemi organizativ ne rajone (Regionalizmi), ne shtete dhe ne Perandori, me ideologjite e tyre dominuese perkatese (Nacionalizmi, Kozmopolitanizmi, Komunizmi ose Kapitalizmi). Pra identiteti kuptohet vetem duke e futur kete konstrukt ne kete kontekstin historik te ketyre ideologjive, dhe si perfundim eshte i ndryshueshem. Premisa teorike e imja eshte ajo e counter-culture dhe e marxisteve.

    (3) Synthese – Xhaxhai, qe mendon se gjuha eshte ai faktori endogjen qe siguron qendrueshmerine e “berthames” (core) se identitetit shqiptar, porse periferia e ketij konstrukti- Identitetit, ndikohet nga faktore te jashtem dhe sistemi organizativ i shoqerise. Si psh. xhaxhai mendon se Identiteti zhvillohet ne qendrat urbane, te organizuara politikisht. Me largimin e ketyre njerzve (arbereshve) keto qendra nuk krijojne vakume ne mitologji dhe ne kulture, porse e transmetojne ate atyre qe vjen. Pra identiteti nuk ndertohet nga e para, porse ri-formohet, ku elementet e te ardhureve, qe identifikohen me ate kulture qytetare , te cilen ata e gjeten ne qytete, japin nga kultura e tyre pastoriale. Pra te ardhurit adaptojne, dhe asimilojne kulturen qe gjeten, dhe per kete eshte faktori kryesor “gjuha” si mjet komunikimi. Pra si rezultat Identeti eshte jo vetem nje ri-formim porse edhe asimilim i disa elementeve te “jashtem”, psh. nga pushtuesit turq.

    Xhaxha, me korrigjo nese e kam gabim.

  5. po kufizohem tek tema e identitetit kosovar.

    1) Se pari mendoj se tek njerezit e thjeshte ne Kosove dilema kosovar vs. shqiptar nuk ekziston. Kosova/shqiptaret e Kosoves i jane nenshtruar ndikimit te rilindjes shqiptare njelloj si dhe Shqiperia e sotme. Rezistenca ndaj Serbise eshte bere gjithnje ne emer te shqiptarizmit romantik rilindas dhe Shqiperia shihej si shteti ame i shqiptareve. Shqiptaret ne Kosove e shohin veten si shqiptare dhe jo si shume te ndryshem nga shqiptaret pertej kufirit. Jo me te ndryshem sec e sheh veten dikush nga Shkodra dike nga Vlora.

    2) Perpjekjet per te ndertuar pra nje identitet kosovar jane perpjekje te nisura nga qarqe elitare. Ne kete rast nuk kemi te bejme me nje shtyse te natyrshme popullore te cilen nje pjese e elitave kerkon ta perfaqesoje e ti jape ze por kemi te bejme me nje projekt artificial. Pra kerkohet te behet nje ndryshim identiteti e drejtuar nga lart poshte, nga elitat tek njerezit e thjeshte.

    Le te ndalemi pak tek arsyet perse nje pjese e elites ne Kosove e perqafon nje identitet te ndare Kosovar. Per mendimin tim elitat aktuale Kosovare jane ngritur dhe percaktuar si nje reaksion ndaj represionit Serb. Duan apo nuk duan ata dalja e Serbise nga skena ne Kosove do te thote ridimensionimi i rolit e pushtetit te tyre. Ridimensionime te ngjashme kemi pare psh. ne rastin e disidences ne Europen Lindore para dhe pas renies se komunizmit etj. Bashkimi i shpejte ekonomik e kulturor me Shqiperine i ridimensionon keto elita ne rangun e elitave rajonale. Per kete aresye nje pjese e elitave ne Kosove jane instinktivisht per nje ndarje identitare e kulturore te mjaftueshme ndaj Shqiperise ne menyre qe ato te mos kene humbje ne pushtet e ndikim.

    Eshte e kote te fillojme te argumentojme tashme gjera si psh. sa kuptim ka strategjikisht, ekonomikisht e politikisht nje ndarje identitetesh. Ajo qe duhet thene megjithate eshte qe nje ndarje e identiteteve pervecse kontraproduktive do te jete proces shume me i veshtire e me i gjate sesa zhberja e efektit ndares qe ka patur sundimi Serb ne Kosove nepermjet njehsimit te teksteve shkollore levizjes se lire te njerezve etj.

    Pra nese do te flisnim si ekonomiste do te thoshim qe procesi i ndarjes se identitetit kushton me shtrenjte, zgjat me shume dhe produkti i ketij procesi ka ne plan afatmesem e afatgjate humbje.

  6. Kapedan,

    Te them te drejten une nuk i kam vene veshin me kujdes tezave te tua por, megjithate, them se perfundimet e mesiperme me duken te drejta.

    Per TEZEN them se Ismaili, edhe pse ai eshte heroi im kombetar, mendoj se me qellim ka dashur te mohoje ndikimin e pushtimit turk ne formimin e identitetit tone ne te dy anet e kufirit. Pra shkurt une ne kete rast, e fus ate pa hezitim te te djallezuarit. Aq i sigurte jam per kete sa therras te gjitha te dhenat e Xha Xhai-t per perkatesine e Kadarese vete. Do cuditesha shume nese Kadareja nuk eshte “circumcise”-uar ne vogeline e tij.

    Per ANTI-TEZEN mendoj se nga ideologjite dominuese, Nacionalizmi dhe Komunizmi nuk i kane dhene ndonje dem te madh identitetit tone kombetar nderkohe qe shohim qe cdo dite dhe me shume ne po e humbasim ate nen ndikimin e Kozmopolitanizmit dhe Kapitalizmit. Shembulli me i mire per kete eshte Kosova, e cila nen dhunen e dyfishte; Komuniste dhe Shoviniste, jo vetem e ruajti idnetitetin por e forcoj ate. Eshte ajo qe thote XHa Xhai qe nen pushtime identiteti forcohet.

    Tani SYTHESIS. Shiko ketu. Te jemi te drejte ne gjykimin e ndikimit te pushtimit turk te vendit. Po te citoj fundin e paragrafit: “Pra si rezultat Identeti eshte jo vetem nje ri-formim porse edhe asimilim i disa elementeve te “jashtem”, psh. nga pushtuesit turq.” Nuk te kuptoj se per cilet elemente te jashtem e ke fjalen? Turku, gjithnje sipas historise, e fshiu pothuaj teresisht kulturen qytetare ne ultesire. Shiko ketu. Nen pushtimin e gjate turk indentiteti yne kombetar ka patur shume ndikime/ndryshime por meqense turku me ka intriguar gjate gjithe jetes time do te doja qe Xha Xhai te hidhte pak drite ne menyre me te detajuar. Aman lere Ismailin kete rradhe. Me vjen te plas me veten time qe nuk jam kompetent ne asnje fushe dhe do doja qe kur te flisja te mos ma diskutoj me njeri mendimin.

    Eni. Per punen e Identitetit te Kosoves them se jemi ne nje faqe.

  7. Xha xha, diku keni thënë se komunizmi e dëmtoi dhe dobësoi identitetin shqiptar. Pse nuk mund të themi të njëjtën gjë për perandorinë osmane?

    Po e kapim identitetin si produkt të kësaj të fundit?

    Si ishte identiteti shqiptar paraosman, një lidhje na jep kanuni.
    Citoj prej Kanunit varianti i Pukës

    “”””RENDI SHOQËROR

    1.FAMILJA

    Kreu I

    Fisi

    NENI 1. Gjak e fis
    Gjak e fis janë të gjithë ata që brez mbas brezi i përkasin nji katragjyshi prej kohësh që s’mbahen mend.
    Prej Bjeshkëve të Namuna e deri te brigjet e Fanit, Kanuja njeh 12 fise të Lekë Dukagjinit: Hotin, Morinën (Orosh, Spaç, Kuzhnen), Kabashin, Gashin, Dukagjinin (Shala e Shoshi), Kelmendin, Krasniqen, Thaçin, Gruden, Berishën, Shkrelin, Bytyçin.
    Me këtë rend zanë vend në prije e Kuvend, në ndeje e sofër, në kuvendet ndërkrahinore, në festa, në dasma e morte.
    Me u shkel ky rend, do të peshohet e të gjykohet me pleq. I rami në faj lan gjobën.””””””

    Më shumë gjeni këtu:

    http://vargmal.org/dan1242

    Për fjalët e huaja, ato turke dhe në fushat specifike të përmendura, mu kujtua një pasazh humoristik prej një nga shkrimtarëve më përparimtarë grekë.

    Ai përkufizonte emrin grek me 12 mbiemra të gjuhës turke, dy shqiptare dhe dy sllave. Po e gjeta do ua përkthej ta shihni.

  8. Έλληνας (ο από 3.000 ετών): Ο τυπικός Ρωμιός είναι λεβέντης, μερακλής, τσίφτης, ασίκης, χουβαρντάς, ντόμπρος, μάγκας, βλάμης, μπεσαλής και καπάτσος. Καμιά φορά τεμπέλης, το ρίχνει στο χουζούρι και στο ραχάτι – μαχμουρλής, στο ντιβάνι, κοιτάει το ταβάνι. Του αρέσει ο παράς, το μπαξίσι, το κέφι και το γλέντι. Άμα τον πιάσει ο σεβντάς ή ο νταλγκάς για καμιά νταρντάνα, γίνεται νταής (μπελάς, ο γρουσούζης!) και άμα τον χτυπήσει ντέρτι και σεκλέτι, γίνεται μπεκρής και τον πονάει ο ντουνιάς. (Όλα τα ουσιαστικά ονόματα αυτού του κειμένου είναι ξένα. Είκοσι πέντε τουρκικά, τρία αλβανικά, δύο ιταλικά και ένα σλαβικό).

    Grek, që këtu e 3000 vjet. Romi tipik është levend, meraklli, çift, ashik, huvarda, dobro, magka, vëllam, besnik, dhe kapaço. Ndonjëherë dembel, ia shtron me huzur dhe rehat, mahmur rri në divan shikon në tavan. I pëlqen paraja, bakshishi, qejfi dhe glendi. Po e zuri sevdaja apo dallkaja për ndonjë dardane, bëhet dai’ (bela terslliku) po t’I bjerë derti dhe sikleti, bëhet bekri (pijanec) dhe i dhëmb dynjaja.

    (25 fjalë turke, tre shqipe dy italiane dhe një sllave)

  9. J. shkruan:

    Diku keni thënë se komunizmi e dëmtoi dhe dobësoi identitetin shqiptar. Pse nuk mund të themi të njëjtën gjë për perandorinë osmane?

    Nuk kam i sigurt nëse mund ta quajmë ‘dobësim’ të identitetit, atë çka i bënë osmanët shqiptarëve.
    Se si funksiononte identiteti arbëror deri në fund të shek. XIV këtë vetëm mund ta rindërtojmë nëpërmjet hipotezash, sepse të dhënat janë ato që janë.
    Gjithsesi ka disa elemente që ia vlen të përmenden:
    (1) një klasë fisnikësh pjesërisht e huaj nga origjina, dhe e lidhur me shumë fije me fisnikët e vendeve përreth (serbë, bullgarë, anjouinë, etj.); fisnikët feudalë gjithnjë kujdeseshin që të mos përzienin “gjak” me popullin.
    (2) feja e krishterë, herë ortodokse herë katolike, si tipar themelor i identitetit.
    (3) ekzistenca e një shtrese të specializuar në ruajtjen dhe riprodhimin e identitetit (manastire, priftërinj, etj.).
    (4) ekzistenca e një vargu qytetesh sidomos përgjatë bregdetit me marrëdhënie të ngushta me Venedikun, Napolin, Raguzën dhe qytete të tjera të Italisë përbri; si marrëdhënie tregtare, por edhe si lidhje kulturore, fetare, dhe gjaku (Shkodra, Durrësi, Lezha, Danja, Drishti, Kruja, etj.).
    Osmanët i ndryshuan me rrënjë këto rrethana. Me pushtimin e trojeve shqiptare, fisnikëria pjesërisht u largua, dhe pjesërisht u konvertua menjëherë në Islam, për të ruajtur pronësinë mbi tokat; qytetet me kulturë ‘latine’ u shkatërruan me themel; shkëmbimet me Italinë u reduktuan në një minimum, madje shpesh edhe u ndërprenë krejt; shkrimi, si mekanizëm për ruajtjen dhe riprodhimin e kujtesës etnike u zëvendësua nga oraliteti; shqiptarët pushuan së luajturi një rol kompakt në histori, meqë në plan të parë dolën krahinat.
    Ndërrimi i emrit kombëtar (nga ‘arbër’ në ‘shqiptarë’) mua më duket tepër simptomatik për këtë riformulim të identitetit; meqë fjala shqip, pas gjase, ka pasur kuptimin “qartë, shkoqur”, çka tregon se shqiptarët filluan ta identifikonin njëri-tjetrin si “ata që flasin qartë, shkoqur”, pra në bazë të gjuhës së folur (çka i kapërcente kufijtë e fesë dhe të gjeografisë).
    Ndikimi osman në kulturën shqiptare u realizua kryesisht në hapësirat urbane; dhe vetëm shumë më pas u shtri edhe në zonat rurale (edhe pse sot duket sikur fshati e ka ruajtur më mirë, por kjo ka arsye të tjera). Kjo e dallon rrënjësisht nga ndikimi sllav, i cili veproi më tepër në zonat rurale. Kjo veçori shpjegon pse ky ndikim osman e riformoi identitetin shqiptar; sepse identiteti përpunohet kryesisht atje ku ka një klasë të ngeshme që të merret me përpunimin, riprodhimin dhe transmetimin e simbolikës.
    Doemos, katolikët në Veri ruanin dhe riprodhonin një lloj tjetër identiteti; por ata kujdeseshin kryesisht për të mbijetuar dhe kjo përthyhej si introversion, ose izolim. Edhe arbëreshët në Itali e përpunuan identitetin në mënyrën e tyre.
    Të gjitha këto identitete u takuan, më pas, gjatë Rilindjes Kombëtare, për të përftuar shqiptarizmin modern.
    Për t’u kthyer tani te ndikimi osman; nuk kanë të drejtë ata që e shohin vetëm si katastrofë ose si murtajë. Vërtet i shkëputi shqiptarët nga Europa dhe sidomos kulturën shqiptare nga Rilindja Europiane dhe triumfi i shkronjës (librit të shtypur); por nga ana tjetër i dha elementit shqiptar mundësi të konsolidohej përballë agresivitetit sllav dhe grek; dhe njëfarësoj i transportoi shqiptarët si popull në epokën moderne.
    Prandaj nuk më duket e arsyeshme të flitet thjesht për ‘dobësim’, edhe pse dobësim pa dyshim ka pasur.

  10. Më shumë se e konsolidoi, e vonoi xha xha sipas meje.
    Të gjitha praktikat e perandorisë osmane ishin anti-identitet kombëtar të çdo kombësie. Kërkonin mbytjen e këtij identiteti duke nxjerrë në pah atë fetar. (siç ishte dhe ndarja e miletit).
    Shumë herë feudalët vendas viheshin në luftë midis tyre që të zotëroheshin prej sulltanit më vonë. Shqipëria ishte e ndarë në 4 vilajete, qëllimisht. Deri vonë, rreziku grek nuk ekzistonte se arvanitët dhe shqiptarët e konsideronin veten akoma të një gjaku. I drejtoheshin njeri tjetrit me fjalët “vëlla”. Edhe disa teori që kanë dalë së fundi se Ismail Qemali kërkonte federatë shqiptaro-greke, të lexura në kontekstin e asaj kohe, marrin kuptim. Se të njëjtat përçapje kishte dhe nga pala tjetër me Kollokotronin në krye.

    Shumë debat është bërë për identitetin e atëhershëm paraosman të shqiptarëve. A ishin të ndërgjegjshëm se kishin identitet të përbashkët?
    Me prurjen e ligjit të kanunit më lart, del se këta arbërorë i dinin rrënjët e tyre se nga i kishin dhe lidhjet midis vetit. Pra ishin të konsoliduar në një identitet fisnor primitiv. Këtë theu perandoria osmane, duke e prishur.

    Po të gjykojmë më tej se: përkatësia kulturore me të cilën identifikoheshm, e transmetuar nëpërmjet peandorisë osmane, ishte inferiore ndaj asaj të Evropës perëndimore.
    Identiteti kombëtar i shprishur, i transfomuar keq.
    Vonesa për konsolidim të shtetit, si pasojë e rezistencës të klasës së privilegjuarve.
    Mbajtja e pushtetit të po kësaj klase deri vonë para luftës II botërore na refuzoi përsëri të merrnim pjesë në lëvizjet revolucionare të asaj kohe.
    …dhe ardhja e komunizmit në mënyrë pak a shumë natyrale ishte kapaku i gjithë gjullurdisë aventureske shqiptare.

    Unë nuk kam si të mos bie dakort me Kadarenë sipas mënyrës time të lexuarit të historisë.

    E bukur ajo pjesa për festimin e pavarësisë.

  11. J. shkruan:

    “…ishte kapaku i gjithë gjullurdisë aventureske shqiptare”.

    Me duket se ky eshte problemi i ketij debati: pikerisht, sa shqiptare ka qene ajo “gjullurdia” ne shek. XV ? Po ne shek. e XVII, XIX, apo… XX ? Nderkohe qe ti e merr si te mireqene faktin qe ka qene shqiptare qe ne fillimet e saj (perderisa flet per “gjullurdi aventureske shqiptare”). Ne kete rast, doemos qe do biesh dakort me Kadarenë ! 😉

  12. Zoteri i nderuar!
    Lexova me shume kujes shkrimin tuaj ‘IDENTITETI SHAIPTAR’
    DHE PANVARESISHT SE KU I MBESHTESNI JU hamendesite apo faktet tuaja ,doja te me spjegonit nese kini miresin se cfare mesazhi doni te perconi me te.Une personaliisht nuk e quaj aspak ‘Tabu’ dhete paprekshme kete teme qe sidoqofte perben ne vetvehte nje objeksion te rendesishem per studiuesit shqiptare dhe jo vetem per ata ,por nga ana tjeter
    dua tju bej te ditur i nderuari zoteri se ne kohet e sotme ,ne kalendat esotme qarkullojnne teorira shume te rrezikshme per sa i perket identitetit tone si komb e si popull ne vecanti .fatkeaesisht une personalisht ndodhem ne korrent te vazhdueshem me ‘teorira’ te tilla qe ne keto momente mjafy te rendesishme per shqiperine dhe shqiptaret…
    deshiroj tju bej te ditur se nuk jam aspak nacionalist ,as ptriot iflaket .. Nga sa kuptova sipas jush shqiptaret si identitet etnik
    jane nje ‘morfome’edyshimte ,e asimiluar dhe e riformuar mbi nje baze te re te dyshimte sips jush persa i perket origjines autokttone te mrfilte shqiptare …
    gjithmone sipas jush zoteri i nderuar identiteti shqiptar eshte dicka e dyshimte apo i tjtersuar apo mekeq akoma ‘ituqizuar’…
    natyrisht, pushtimi othoman 500_vjcar eshte e pa mundur te mos kete lene ‘vulen ‘ evet ne identitein e vetedijen shqiptare por ky fenomen ka ndodhur me te gjithe popujt qe ishin ne n roberine turke …
    Me gjithe huazimet e basardimet gjuhesore e kulturore si dhe ato fetare ,ajo cka eshte e rendesishme eshte mbijetesa e nje vetedijeje kombetare e vete identitetit shqiptar ne shekuj.Juve ju merakos shume sic duket ‘pastertia’ dhe autenciteti iketij ideniteti .ju shqeteson sic duket se sa te qyteteruara ete emancipuara ishin ose jane akoma viset e ndryshme shqiptare ne krahasim me kombet e tjera evopiane …
    Vete pozita gjeogrfikee shqiperise perckton ne menyre te qarte stigmen evrpiane te saj nuk e di nese kjo eshte apo jo trshgimi apo projekt ,rendesi ka ekzistenca e saj ne ‘pazlin” e evropes si komb dhe si identitet i mirfillte.
    i nderuari zotri!
    Sic ju thashe edhe pak me larte,qarkullojn perreth me shumic e.”teori”mjaft tendencioze antishqiptare per sa i perket identitetit,origjines dheautoktonise shqiptare .
    Me mjete te fuqishme propagande “lobe”te ndryshme me qellime te caktuara duke u mbeshtetur mbi teza antishkencore ,me nje tendenciozitet te eger ,mohojne jo vetem ekzistence e ketij identiteti por shkojne akoma me tej
    i cvndosin shqiptaret si komb diku larg nbrigjet e kaspikut..
    Megjithate une sic jua thashe nuk jam aspak nje idiot fanatik nacionalist perkundrazi ,kultura dhe toleranca ime jane gjithmonemirepritese per cdo teori te bazuar e mbeshtetur mire ne fakte shkncore ne burime te pastra arshivore.cilatdo qofshin ato ,akoma dhe zhgenjyese per dijet dhe bindjet e mija …
    JU FALEMINDERIT PER VEMENDJEN!
    Miqesisht; Agim.

  13. I nderuar Agim, me shkrimin e mësipërm unë nuk kisha ndërmend të përçoja ndonjë mesazh të ndryshëm nga ç’kam shkruar atje, ashtu siç e lexuat edhe ju.
    Teoritë antishqiptare që përmendni ju gjithnjë kanë qarkulluar dhe do të qarkullojnë, por ne si shqiptarë nuk mund t’i ndërtojmë debatet tona për kulturën dhe historinë kombëtare mbi bazën e gjërave që thonë fanatikët, të marrët dhe ekstremistët e të gjitha ngjyrave. Një nga qëllimet e këtyre të fundit është të shtrembërojnë dhe të polarizojnë debatet, sepse vetëm ashtu mund t’u përligjen pozicionet që kanë.
    Armiku kryesor i debateve që bëhen sot për çështje të tilla, në mediat e shkruara dhe në Internet, është paragjykimi. Unë besoj se debatet për identitetin, historinë dhe mbijetesën shqiptare i shërbejnë çështjes kombëtare më shumë sesa pozicionimet retorike, rrahjet e gjoksit dhe valëvitjet e flamujve.
    Prandaj debati duhet jo vetëm të vazhdojë, por edhe të ripozicionohet; sepse qëllimi ynë nuk është që t’u përgjigjemi majmunëve dhe provokatorëve, por të njohim të kaluarën tonë, në funksion të çfarë kemi ndërmend të bëjmë në të ardhmen. Me fjalë të tjera, pozicionet tona nuk duhet të jenë reaktive, por proaktive – pavarësisht se sa dhe si ndryshojnë mes tyre.
    Dhe çfarë është gjithashtu e rëndësishme, të flasësh për çështje kombëtare duke përdorur nocione të tilla si ‘racë e pastër’, ‘nordikë’, ‘arianë’, ‘lashtësi’ e të tjera si këto, do të thotë të mbjellësh një frymë në thelb fetare të vështrimit të gjërave, e cila rrezikon ta shndërrojë kombëtarizmin në një lloj besëtytnie madhore.
    Besoj se është gabim ta përdorim kombëtarizmin për t’u ngushëlluar; sepse është abuzim me një vlerë e cila përndryshe mund të luajë rol vendimtar në normalizimin e jetës shqiptare, në aspektin material dhe në aspektin shpirtëror.

  14. I nderuar Zoteri!
    Ju faleminderit per sqarimin e shpejte sepse me larguat nga mendja “iluzione shume te zymta “.
    Dote doja tju sqaroja ne menyre pak me te detajuar persa i perket temes qe trajtoni ju…
    kendveshtrimi dhe pozicionimi qe kini zgjedhur per te hulumtuar nje teme kaq te rendesishmedhe shume delikate ,
    (thike me dy presa sipas meje )eshte me i sakti dhe me neutrali dhe per kete me lejoni tju pergezoj . Sepse sipas meje
    nje studim i mirfillte i nje rendesie kaq te madhe kerkon mbi te gjitha mendje dhe shpirt te lire ,te zhveshur nga paragjykimet
    nga ideologjite si dhe nga “demonet “e nacionalizmit fanatik..
    Vetem duke siguruar nje pa anshmeri dhe nje panvaresi ne kerkimet tuaja , dote mundeni te arrini se fundi ne deduksione objektive shkencore te pranueshme akoma edhe nga vete kundershtaret …
    Por i nderuari zoteri ,panvaresisht se ne thelb jam dakord me ju ,frika ime eshte tjeterkund .”Fokusimi”qe beni juve ne “drite_hijet” e identitetit shqiptar si dhe “ndricimi”i “lambirinteve”neper te cilat “rrugetoi”ky identitet eshte nje perpjekje e levdueshme nga ana juaj dhe melejoni tju komplimentoj serisht per kete .Ceshtja eshte se tezat apo hipotazat qe paraqisni dhe argumentoni nuk mund te merren si nje e vertete absolute .
    Po spjegohem ; idintiteti i nje kombi ne vetvehte perkufizohet sipas jush nga trashgimia gjuhesore , nga gjuha e folur dhe e shkruajtur ,pra eshte kjo “berthama” e gjenezes se identitetit rrjedhimishtedhe e kombit si strukture themeltare ,por me lejoni te shtoj ketu nje parameter me te rendesishem PEMEN GJENIALOGJIKE ; cka perkon me trashgimine gjenetike te nje grupi, klase ose te nje kombi …
    Edhe ju vete referoheni ne nje nga paragrafet e shkrimit tuaj
    persa i preket GJAKUT lidhjes anatomike te trashegueshme .
    Sidoqofte nuk deshiroj te futem me thelle ,por dua tju sqaroj se ne epoken e soteme shume kombe ashtu si dhe ne shqiptaret jane ne kerkim te idintitetit te tyre ,jane ne kerkim te nje “PASAPORTE”per ta patur ate si deshmi te rendesishme te ekzistences se tyre kombetare si dhe per te vazhduar udhetimin e lodheshem drejt se arthmes…
    Duke patur parasysh qe te mos jem aspak reaktiv kundrejt jush me mendimet dhe idete qe ekspzova ketu ,dua tju theksoj se asgje perreth nesh nuk eshte e persosur ,as idete tona ,as teorite dhe ligjet sado te studiuara qofshin,as vete ne si dhe bota ne te cilen jetojme dhe ndofta seicili prej nesh pa qene aspak romantik dote deklamonte i irrituar theniene Hamletit;”_Kjo bote u prish u be per dreq ,
    Qe une paskam lindur ty te te ndreq”…
    P.S .sipas mendimit tim ISMAIL KADARE eshte “pinjolli”me i shquar i rraces sone te pakten per 50_vjecarin e fundit
    Ai momentalisht eshte prfaqesuesi me i denje i letrave shqiptare ne vecanti dhe iartit shqiptar ne pergjithesi
    eshte nje figure _simbol ihistorise moderne te cilen me mjshteri artistike dhe ne menyre sintetike e ngriti ate ne artin e fjales se shkrojtur .Dote mbetet perjetesisht ne “panteonin”e burrave te shquar te kombit i rrethuar me vetmi e lavdi …
    JU KERKOJ TE FALUR PER “avokatlleqet”e mija !
    Me przemersi; Agim

  15. Kritikave te xha xhait ndaj vlerave shqiptare e kombetarizmit si fe i pergjigjem me nje prej pak njerezve qe ja vlen te citohet,Nicen:

    Cfare eshte aristokratike?

    Njeriu aristokratik ndjen vetveten si ai qe percakton vlerat,nuk i eshte e nevojshme te mbledhe konsensus,ai percakton : – cfare eshte e demshme per mua eshte e demshme ne vetvete – ,ai vetenjihet si personi qe u jep ne pergjithesi vlerat gjerave,ai eshte krijuesi i vlerave…
    Ai nderon gjithcka qe njeh tek vetja:nje moral i tille eshte vetlavderim…

    Antikrishti pika 16:

    Nje popull qe ka ende besim ne vetvete,ka gjithsesi akoma Zotin e vet. Tek Ai adhuron kushtet fale te cilave afirmohet,virtytet e veta ; projekton vetekenaqesine e ndjesine e Fuqise se vet ne nje qenie,te cilen mund ta falenderoje per gjithe kete. Kush eshte i pasur do te jape; nje popull krenar ndien nevojen e nje Zoti,per te bere flijime….Feja,brenda parashtrimeve te tilla,eshte nje forme mirenjohjeje. I jemi mirenjohes per vetveten; prandaj eshte nevoja per nje Zot. – Nje Zot i tille duhet te munde te kujdeset e te demtoje,duhet te munde te jete mik e armik, – admirohet si ne te mire ashtu edhe ne te keq .

    Tredhja antinatyre e nje Zoti, ne nje Zot vetem te se mires eshte jashte cdo ideali. Zoti i keq eshte i nevojshem po aq sa i miri – sigurisht qe nuk ja detyrojme qenien tone,tolerances,filantropise…

    C’rendesi do kishte nje Zot qe nuk njeh nxehjen,hakmarrjen,perqeshjen,dredhine,dhunen,te cilit ndodhta nuk i ishin te njohura as ndjesite e magjishme te fitores dhe te asgjesimit. Nuk do arrihej te kuptohej nje Zot i tille; per c’qellim duhet patur ? – Sigurisht,kur nje popull eshte duke perenduar;kur ndjen perfundimisht zhdukjen e besimit ne te ardhmen,shpresen e vet per liri ; kur perfshin ne ndergjegjen e vet nenshtrimin si kusht per jetesen,atehere edhe Zoti i tij ,duhet te ndryshoje.
    Keshtu Ai behet i qullet,i zbehte,modest,nxit per ‘paqen e shpirtit’, per mosurrejtjen,indulgjencen, per ‘dashurine’ si ndaj mikut ashtu edhe ndaj armikut. Moralizon vazhdimisht , zvarritet ne shpellen e cdo virtyti privat, behet Zot per kedo,behet njeri privat ,kozmopolit…Njehere e nje kohe, perfaqesonte nje popull, fuqine e nje populli, gjithcka qe eshte agresive dhe e etur per fuqi ne shpirtin e nje populli: tashme nuk eshte vecse Zoti i mire….

    Ne fakt nuk ekziston nje alternative tjeter per Hyjnite: o ata jane vullneti i fuqise – prandaj do jene hyjnite e popullit – ose perkundrazi te papershtatshem per fuqine – e atehere behen domosdoshmerisht te mire.

    Keto rinovimet i kam debatuar njehere me xha xhain, per mua jane si tentativat e te birit per te ndryshuar prinderit se nuk i pelqejne ashtu sic jane.

    Pastaj kjo puna e miteve per tu cmitizuar eshte me shume produkt i antinacionalizmit si rryme europiane e pas 1945 , sesa ndonjefare shpjegimi racional i ngjarjeve historike dmth thjesht tenton te ndryshoje pjesen mitike te historise me nje pjese mitike nga ana e kundert e per kete i duhet ‘shkenca’ duke qene se njeriu modern eshte i prirur te mendoje se eshte me i mencur se ai i vjetri,prandaj edhe perfundimet e njeriut modern jane me te sakta se te atyre te vjeter.

    Sa te ekzistoje kanuni nuk ka kurrfare gjase te rrenohet e shkuara dokore shqiptare. Aty shihet shqiptari i vertete, produkt dok i maleve tona i cili e sheh veten si ne pasqyre kur i vihet perballe Eposi i Kreshnikeve.

  16. Më duket fare pavend ajo që thotë E. Hatibi në intervistën e tij duke nisur që nga titulli.
    Për elitat e atëhershme shkurt çështja ishte: Si simbol për formimin e shtet-kombit shqiptar do të shërbenin idetë evropiane iluministe, apo kulti 1500 vjeçar, i ardhur prej Arabie?
    Po ish-otomanët, më pas turq, çfarë zgjodhën për veten e tyre?

  17. Ketu u be deti kos, oburra te marrim nga nje luge.
    Identiteti nuk eshte opinion, pavaresisht se per shume shqiptare identiteti eshte i tille e per ca te tjere, identiteti na qenkesh deri edhe zgjedhje personale.

    Identiteti eshte, identiteti nuk prodhohet ne laborator. Kete e provuan sovjetiket per nja 70 vjet dhe si perfundim para pak kohesh plasi lufta Rusi-Gjeorgji. E provuan Jugosllavet dhe u gjakosen per 4 vjet radhazi.

    Identiteti prodhohet pas nje kohe te gjate nga vete populli. Mund te ndikohet perkohesisht ne identitet, por fjala e fundit i takon popullit.

    Gabimi qe ben Hatibi eshte mjaft i perhapur, pasi ai niset nga nje standart, qe e ka lexuar gjekundi dhe pretendon se me ate mund te zberthehet ceshtja e identitetit ‘shqiptar.
    Identiteti shqiptar zberthehet vetem brenda vecorive qe populli ka njohur tek vetja pergjate historise dhe i ka percaktuar ne folklor e ne te drejtat zakonore.
    Identitetin nje populli nuk ja jep Hatibi apo Qatibi e as Ajnshtajni apo Platoni, por vete populli i jep identitet vetvetes here duke u ndikuar nga dikush e here nga dicka, por vetem kaq.

    As njohesi me i mire i popullit shqiptar, dmth Kadareja nuk ka arritur ta zbertheje kete identitet pa rene ndesh me mendimin e popullit per veten.

    Kjo ceshtja e modelit te elitave serbe e greke eshte mjaft e gabuar. Elita shqiptare ka qene vazhdimisht e lidhur me Turqine dhe vete xhonturqit kishin ne radhet e tyre mjaft pjesetare te kesaj elite, perfshire Ismail Qemalin.
    E vertete qe ka pasur lidhje me vendet fqinje por modeli ka qene i perthithur nga Europa ne te njejten mase qe e perthithi vete Turqia, biles Zogu rivalizonte Ataturkun ne ‘lojen’ se kush do arrinte me shpejt europianizimin e vendit.

    Nje gje tjeter qe ka shume perkrahes, eshte mendimi se shqiptaret kane ngrene e pire me turqit. Kjo eshte perseri e gabuar, pasi nje gje eshte elita e nje vendi te pushtuar e gje tjeter populli i pushtuar.
    Kjo elite kur varet nga pushtuesi nuk mund te perfaqesoje popullin e nese kjo korr suksese ne Perandori , kjo nuk do te thote qe populli i pushtuar ka qene celesi i suksesit te kesaj elite.

    Nga ana tjeter elita shqiptare gjate shek 18-20 ka qene mjaft refraktare, qe me Bushatlli plakun e Ali Pashen e deri tek rilindasit.
    Nje pjese e elites ka qene refraktare ndaj pushtetit turk qe para se vete ndikimi europian te ndihej ne Shqiperi.

    Mesa kam vene re, kur dikush kap ne dore identitetin shqiptar, shkon e kap ndonje faktor e i jep nje peshe te atille e ta thote aq bindshem saqe per pak nuk genjehesh.

    Une per vete guxoj te pergjithesoj cfare eshte shprehur ne kanun:

    L I B R I I D Y T Ë

    F A M I L J A

    KRYE I DYTË

    NDERTIMI I FAMILJES.

    NYE I NANDËT.

    Familja e kuptueme në vedvedi..

    §. 18. Percaktimi i familjes.
    Familja asht nji të mbledhun gjymtyrësh, të cilët gjallisin nen nji kulum, qellimi i të cillvet asht të shtuemt e gjindes nper mjet të martesës, të mkanbuent e tyne kah zhdrivillimi i shtatit e kah zhvillimi i mendes e i shises.

    §. 19. Pjestarët e Familjes.
    Familjen e perbajn gjindja e shpis; si të shtohen këta, dahen në vllazni, vllaznija në gjini, gjinija në fise, fiset në flamur e të gjith zbashku permblidhen në nji Familje ma të hapët, e cila quhet Komb, e kan nji atdhe, nji gjak, nji gjuhë, e doke.

  18. Qe trashgimia fetare eshte pjese e pa ndare e identitetit shqiptar kjo eshte mese evidente, por nuk dota pranoja kursesi si percaktuesin definitiv tetij….Dhe kjo per dy arsye kryesore; e para feja si besim shpirteror nuk eshte ne asnje rast shpehese e aspirates te nje kombi ,as e identitetit te tij
    aq me teper kur ky besim nder shekuj “inportohet”,inponohet ose me keq akoma dhunohet e tjetersohet nga “shtrati”i tij i origjines…E dyta ekzistenca”pluraliste” shumllojshmeria e besimeve te vjetra si dhe atyre te rejave qe ” lindin” cdo dite
    (ne rastin e shqiptareve ekzistojne tre besime fetare)te cilat nuk mund te them se riballancohen me njera_tjetren .pra seicila ka ruajtur “integritetin” e vet dhe predikimin evet te pa tjetersuar…Fakti qe popullsia shqiptare ne pjesen dermuese te saj eshte myslimane nuk perben asnje argument te fuqishem per ta “turqizuar” ate apo per ti dhne ne dore nje “pashaporte” islamike. Eshte fakt dhe liri e pa mohueshme qe ne oren 6.30fiks ne qendren e kryeqytetit shqiptar degjohet lutja e muhezinit kjo nuk eshte aspak turp ashtu sic nuk eshte edhe krenari ,por une doja tju pergjigjesha te gjitheve atyre qe duke spekulluar mbi islamizmin dhe rroberine 500vjecare osmane kerkajne ti peraqesin shqiptaret si komb unik islamik me kulture dhe identitet oriental nje “oaz”arabik ne “cep” te evropes…Kjo eshte sa e pavertete aq edhe poshteronjese .Ata tellalle e nostalgues te zjarte te histerise “anadollake”nuk mund te perfqesojne mendimin e shendoshe shkencor te studiusve shqiptare ,perkundrazi u sherbejne qarqeve te caktuara qe ne shekuj luftojne per zhdukjen eshqiperise nga harta dhe largimin nga femilja evropiane ne te cilen jemi pjese e pandare si nga ana gjeografike ashtu dhe nga ajo kulturore..Duan ta pranojne ose jo shqiptaret si komb .si popull identifikohen si pasardhsit autentike, natyrale te ilireve. pellazge,dardane,etj,te arberesheve qe pamvaresesht nga perpjekjt e armiqve te ndryshem ne epoka te ndryshme per ta asimiluar .per ta crrenjosur,per ta cfarrosur , arriti te rrezistoje te mbijetoje dhe ta ruaje te pa cenuar identitetin e tij shqiptar…SA per argumentat qe paraqesin disa zoterinj ketu perfshi edhe zotin E.Hatibi ato jane vetem disa fakte historike qe s’kane asnje lidhje me faktet e merefillta shkncore.Dhe se fundi zoterinj te nderuar
    me qenese demokracia i jep te drejten seicilit prej jush qe te shpreh kudo te “verteten” e tij bejeni ate ne menyre sa me te sinqerte dhe se me shkncore dhe jo ne kurriz te atdheut dhe te se ardhmes se kombit tone krenar e te shumvuajtur..Sepse armiqte e shqiperise qe fatkeqsisht s”jane pak ferkojne duart kur ju vete shqiptaret i ndihmoni me fakte te dyshimta per te ngritur teorira e mite mbi “prejerdhjen heterogjene dhe jo evropiane te shqiptareve “”Pra si nje “mish i huaj” ne gjirin e evropes ..
    Ju siguroj se “teori” te tilla qarkullojne rrezikshem kudo sidomos rrotull nesh dhe nuk jane aspak te parendesishem ,perkundrazi ;jane njeruz te rendesishem me tituj shkencore si dhe lektore ne katedrat me me te shquara ta planetit…. Sot ne bote te gjithe kane si arme te “VRTETEN” E TYRE .dhe gjithmone ajo e vertete nuk eshte e njejte per te gjithe por e kunderta genjeshter e keshtu anasjelltas…

  19. Ndihme;
    Që trashëgimia fetare asht pjesë e pandarë e identitetit shqiptar,kjo asht mëse e dukshme, por nuk do t’a pranoja kursesi si përcaktuesen kryesore të shprehjes së tij.Kjo për dy arsye kryesore.
    E para,feja si besim shpirtëror nuk asht në asnjë rast shprehëse e qëllimit të një kombi ,as e identitetit të tij.Aq më tepër,kur ky besim ndër shekuj “importohet”,imponohet,ose më keq akoma,dhunohet e tjetërsohet nga “shtrati”i tij i origjinës së tij ideore të parë.
    E dyta,ekzistenca”pluraliste” ,shum’llojshmëria e besimeve të vjetra si dhe sjellja e të rejave që “lindin” në terrenin e lejueshem të demokracisë,kërkon marrjen e shumë indetiteteve.Por,sejcila ka ruajtur “integritetin” e vet dhe predikimin e vet të pa tjetërsuar e mbishkruar kombësinë.Kemi plot raste të kulturave lindore- aziatike,’ortodokse-myslymane’,ku feja indetifikohet me kombin.Kemi dhe rastin e demokracise më të zhviluar,asaj Amerikane,ku sejcila ka vëndin e vet,shpirtëror e ligjor.
    Fakti që popullsia shqiptare,në pjesën dërrmuse të saj asht myslimane,nuk përbën asnjë argument të fuqishëm për ta “turko-islamizuar” atë apo për ti dhënë në dorë një “pashaportë” islamike. Asht fakt dhe liri e pa mohueshme që në orën 6.30, në qendrën e kryeqytetit shqiptar,dëgjohet lutja e muhezinit.Kjo nuk asht aspak turp,ashtu siç nuk asht edhe krenari .Por,ka disa “shqiptare”,që duke spekulluar mbi islamizmin dhe robërinë 500 vjeçare osmane kërkojnë ti peraqesin shqiptarët si komb unik islamik me kulture dhe identitet oriental,nje “oaz” arabik në “cep” te Europës.Kjo tendence përgjithësuese asht sa e pavërtetë aq edhe poshtëronjese .Ata mallkujtues të zjarrtë të historisë “anadollake” nuk mund të përfaqësojnë mendimin shkencor te studiuesve shqiptare e te huaj ,përkundrazi u shërbejne qarqeve të caktuara që në shekuj luftojnë,haptaz e fshehtaz,për zhdukjen e Shqipërisë nga harta Europiane.Ata duan largimin nga familja në te cilën ne jemi pjesë e pandarë si nga ana gjeografike ashtu dhe nga ajo kulturore qysh prej fillimit të saj.Duan ta pranojnë ose jo,shqiptarët si komb, identifikohen si pasardhësit e Iliro- Pellazgeve e te Epirioteve.Indetifikohen me bashk’arbëreshet,para islamizimit,që pamvarësisht nga përpjekjet qëllimore dhe kohore për ti asimiluar arritën të mbijetojnë dhe ta ruajnë të pa cënuar identitetin e tyre gjuhësor e shqiptar.Rasti I tyre mund të jetë i pakrahasueshem në bote.Aty ku historigrafia na jep nje tablo per helene e hellenizim te gadishullit apenin ne kohet moderne u gjeten vetem shqiptare.Sa per argumentet qe paraqesin kompanite internetike-mediatike ne drejtim te indetitetit fetar myslyman,ato janë vetëm disa “tullumbace boshe”,me të cilat disa kombe perëndimore kanë kohë që kanë fshirë..
    Demokracia i jep të drejtën sejcilit që të shpreh kudo të “verteten” e tij.Mund ta bëjnë siç ta duan,por asnjëhere në kurriz të atdheut dhe të së ardhmes së kombit .Sepse armiqtë e Shqipërise,që fatkeqsisht s’jane pak( sa u desh nje NATO per ti zbrapsur),fërkojnë duart,kur vetë shqiptarët i “japin një dorë” me pseudofakte,me pseudoteorira mbi “prejardhjen heterogjene te shqiptareve”.
    Pseudoteori te tilla qarkullojne kudo,me predikues njerëz të rëndësishëm me tituj shkencore.

  20. Mendoj se dy jane fatkeqesite me te medha te kombeve,kur ka shume ‘indetitet’ dhe tjetra kur nuk ka aspak ‘indetitet’.Ne rastin e pare mund te marrim si shembullin indetitetin Greko-Romak,greko-ortodoks,sllavo-ortodoks,katoliko-italian,arabo-myslyman ose indetitetin “komunist” dhe ne rastin e dyte mund te marrim indetitetin e sotem shqiptar ose per me qarte indetitetin e shumices se kombeve afrikane.Ndryshueshmeria mendimore dhe liria e saj thyen fatkeqesine e pare.Kjo rruge qe zgjidhet nuk duhet shperdoruar ne menyre te tille qe te sjelle fatkeqesine e dyte.Fatekeqesia e pare asht njesoj ne nje shembull vulgar krahasimor me disa amerikane qe kane vajtur 150 Kg nga dhjami dhe deri me te thjeshtin veprim,hipjen ne makine,e kryejne me ndihmen e te tjereve.Me e keqja e tyre asht se ata me gjith’kete vazhdojne te pine Koka-Kola pa hesap.Ne fatekeqesine e dyte ku ne shqiptaret biem sot,eshte rruga ku virtuti i larte kerkon shkaterrim,lufte.Kur nuk gjen kundershtar,ai fillon te asgjesoje vetveten.Eshte nje lufte e panderprere midis virtutit dhe jovirtutit,dinjitetit dhe teprices se tij ose mospatjes se tij.Midis vdekjes motivore dhe teprices se motivit.

  21. Personalisht besoj se identiteti kombetar eshte nje ceshtje sa e rendesishme aq edhe delikate …Identiteti ne vetvehte perben nje “univers”te tere te trashgimise tone kulturore,gjuhesore,shpirterore qe duhet studiuar ,qemtuar dhe dimensionuar me kujdes ,pergjegjesi e shkencerisht.
    Por ne asnje rast te mos behet qellim ne vetvehte si shprehje e nacionalizmit te verber fanatik …Perkushtimi dhe objktiviteti
    qe imponon ky mision sa fisnik aq edhe human duhen te jene ne harmoni absolute me frymen kombetare dhe pergjegjesine shkencore.Sepse e vetmja gje qe nuk mund te besh eshte ta “kornizosh” apo ta perkufizosh ate me klishe e permasa standarte ..E verteta eshte se ballkani ne vetvehte perben nje “konglomerat” kombesish,endacakesh,pushtuesish e kalimtaresh te cilet lane ne “perasmen” e tyre “gjurmet”e pa shlyeshme …Kjo e ka bere Ballkanin nje arene dhe udhekryq kozmopolitizmi ku kulturat, identitetet,popujt ndeshen me njeri-tjetrin,per te mbizoteruar,shkembehen hera-heres per tu mbrojtur nga agresore eventuale,bashkohen dhe ndahen njekohesisht per te bashkjetuar e fqinjesuar…E gjithe kjo “perzjerje”e diktuar nga kushtet historike beri te mundur fenomenin e pashmangshem te huazimit, te ngjizjes nese mund ta quaj keshtu tenjeres kulure nga tjetra,te njerit identitet nga tjetri dhe te njeres gjuhe nga tjetra duke e bere Ballkanin
    nje “zone te njehesuar”ne kujtesen e popujve te tjere si
    “popuj grindavece”, “luftenxites”,”kokeforte” e tj…
    Kjo nuk ndikoi aspak ne “vetedijen” ballkanase per te vazhduar grindjen, urrejtjen dhe percarjen midis tyre dhe per te mos kerkuar kurre pajtimin dhe miqesine ashtu sic bene edhe kombe te tjera…Por me nje urrejtje dhe rracizem etnik vezhduan deri ne ditet e voneta sharosjen masive te me te vegjelve nga me te medhenjte…Ne kete dialektike zhvillimi spekullimesh teorish ,mitesh dhe realitetesh kerkimi ose me sakte formulimi i nje teorie mbi identitetin shqiptar ngjason teper e veshtire …por kursesi e pa mundur.. Per ta bere kete nuk nevoiten “receta” as citate patriotike por pune kembengulese shkencore metodike… Megjithate sipas mendimit tim “Identiteti shqiptar” ne momentin e tanishem nuk eshte prioriteti emergjent..qofte per fazat neper te ciLATpo kalon shqiperia dhe shqiptaret qofte per ekzistencen e problemeve me medhore qe dikton realiteti i ri per te ardhmen e kombit tone …

  22. Hyllini thote:

    “Nje gje tjeter qe ka shume perkrahes, eshte mendimi se shqiptaret kane ngrene e pire me turqit. Kjo eshte perseri e gabuar, pasi nje gje eshte elita e nje vendi te pushtuar e gje tjeter populli i pushtuar.
    Kjo elite kur varet nga pushtuesi nuk mund te perfaqesoje popullin e nese kjo korr suksese ne Perandori , kjo nuk do te thote qe populli i pushtuar ka qene celesi i suksesit te kesaj elite.”

    Duhet percaktuar mire kuptimi i fjaleve, cfare quan elite, cfare quan pushtues, dhe cfare quan populli i pushtuar. Mbas 450 vjetesh a mund te quhet akoma i pushtuar ky popull me shumice myslimane, qe i dha perandorise vezire e pashallare?
    Nje kundershembull ndaj asaj qe thua ti eshte
    kryengritja e Haxhi Qamilit, e cila (sipas vellimit te trete te “Historia e popullit shqiptar”, botimi i fundit) perfshiu shumicen e trojeve te shtetit te sapoformuar, edhe korri shume suksese, derisa mezi u mposht ne fund. Madje nuk u mposht por u fashit vetvetiu, sepse kryengritesit filluan luften me njeri tjetrin dhe nderkohe kishte plasur edhe lufta e pare boterore. Kryengritesit arriten te kontrollonin trekendeshin Lezhe-Pogradec-Vlore. Pak me poshte sesa Lezha ne fakt, sepse nga Lezha e siper ishin serbet e malazezet. Lind pyetja si ka mundesi qe kjo kryengritje pati kaq shume perkrahje nga populli i “porsacliruar” nga turqit? Vellimi i trete i “Historia e Popullit Shqiptar” ka disa faqe rresht ku thuhet “ne filan date kryengritesit moren filan qytet” me Elbasan e Kruje e Tirane e Berat e Pogradec etj etj. Tekstualisht nga libri: “me 5 shtator[1914], kryengritesit hyne ne Durres dhe ngriten flamurin turk”. Akoma: “Kryetari i qendres se pergithshme, Mustafa Ndroqi,…,shkruante: Qellimi yne kryesor ka qene shpallja e Osmanllillekut dhe bashkimi me Mbreterine Osmane”.
    Kryengritja rrezikoi seriozisht eliten, e cila kishte vendosur t’ia linte ndertimin e perforcimin e shtetit ne dore Evropes dhe princ Vidit. Pra nje pjese e mire e popullit donte te kthehej nen Turqine, ndersa elita donte te shkonte drejt Evropes.

  23. Haxhi qamilet dhe takemi ityre jane nje turp dhe njolle e zeze per shqiptaret dhe historine e tyre me se fundi “dnkishotizmi”shqiptar triunfoi me gjithe medheshtine e tij per ti treguar botes edhe njehere se sa te prape jemi si rrace
    se sa pa dije e obskurantizem kishte pushtuar ndrgjegjen dhe mendjet shqiptare….Uroj te pakten te mos perseritet me kurre ajo marrezi anadollake e “Dum Babes” e HAXHIQAMILEVE…..

  24. Profan, Haxhi Qamili nuk perfaqesonte popullin shqiptar, por vetem nje pjese te suniteve shqiptare, qe ndodhen thuajse te gjithe ne Shqiperine e mesme.

    As veriu kanunor katolike e myslymane dmth 2/3 e Gegerise se RSH-se e as jugu ortodokso-bektashi nuk u hodh ne perkrahje te Haxhi Qamilit.

    Turpin me buke per kete ngjarje le ta hane ata te shqiperise se mesme, mos e fut popullin shqiptar ne kete maskarade turkoshake.

    Edhe iliret i dhane 24 Qezare e Auguste perandorise romake e bizantine, po kjo nuk e ndryshon aspak statusin e te pushtuarit. Vezire e politikane ti kemi dhene sa te duam Turqise, keta e moren pushtetin si ‘myslymane’ e dihet qe myslymanet te cfaredo kombesie kishin te drejta te barbarta, pasi ashtu thote si kurani ashtu edhe sheriati.

    Fakti qe myslymanet shqiptare per te marre poste politiko-ushtarake ishin me te afte se myslymanet siriane, egjiptiane e arabike te tjere, ashtu sikunder iliret qemotit ishin me te afte se popujt e tjere te perandorise romake, deshmon thjesht qe shqiptareve nuk u ka munguar asnjehere vitaliteti, ambicia e shpirti luftarak, por asgje me shume.

    Populli perkundrazi, ka qene i vuajtur, ishim ndoshta pjesa me e varfer e Turqise Europiane, pikerisht ne qe kishim afer Italine e Austro-hungarine, pra qe mund te perfitonim me shume nga te tjeret e te ishim me te pasurit.
    Gjithe Shqiperia bregdetare nga Preveza ne Ulqin ishte vend kenetash, portet tona ishin fshatra te medhenj apo qyteza, infrastruktura inekzistente, taksat te pufundme.

    Si nuk paske qene i pushtuar dhe i vuajtur ti ? C’eshte kjo paske ngrene e pire me turqit, kur skishe as per te ngrene e as per te pire, po kishe vetem keneta e taksa ?
    Jo mor mik, keto jane teza serbo-greke me te cilat mbusheshin gazetat europiane nga 1878-1925.
    Per hir te se vertetes jane edhe teza te vellezerve tane turq, se ashtu i thane Ismail Beut: Ty te ka nderuar Perandoria, pse i kthen krahet ?
    – Nderi i secilit ne vend te vet – iu pergjigj Ismail Beu.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin