Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Politikë / Sociologji

MIKROFASHIZMI

Para disa ditësh, më qëlloi të lexoja në “Shekulli” një letër të një lexuesi të zemëruar… se Radioja Shtetërore e Kukësit ka nisur të transmetojë muzikë serbe.

Ankesa vetë do të tingëllonte menjëherë absurde, sikur të mos kujdesej të sqaronte, autori i letrës, se ky atentat ndaj integritetit muzikor shqiptar paska ndodhur pikërisht kur disa parrulla pro-serbe janë gjetur të shkruara në muret e qytetit, dhe kur hackers serbë paskan sulmuar faqen në Internet të Postës shqiptare, siç e kishte lajmëruar edhe vetë “Shekulli” në këtë faqe, së bashku me njoftimin pikant se Radio Kukësi mu në këtë kohë ia kish dhënë dritën e gjelbër muzikës serbe.

Autori i letrës shpjegon pastaj se drejtoresha e Radio Kukësit, Nermin Spahiu, e paska mbrojtur vendimin e saj për të transmetuar muzikë serbe me argumentin se kjo i shërben integrimit shqiptar në Ballkan dhe pastaj në Europë.

Kush ka të drejtë?

Vazhdon autori gjysmë-anonim i “Shekullit”:

[D]ua t’i them kësaj zonjë se para se të na integrojë në Ballkan, të vizitojë një herë familjen Çerkezi në Gjakovë, të cilën unë e kam vizituar. Një nëne gjakovare, në mars të vitit 1999, paramilitarët serbë i kishin rrëmbyer tre djemtë dhe burrin dhe ia kishin vrarë, ndërkohë që ende sot e kësaj dite asaj nuk i janë kthyer eshtrat, që të ketë një varr për t’i qarë. Si kjo nënë gjakovare janë dhjetëra nëna në Kosovë, që nuk dinë gjë për fatin e mijëra të zhdukurve nga regjimi serb […] Kjo është njëra ndër arsyet e forta që është ende herët, sidomos në Kukës, që radiot shtetërore, por edhe ato private të transmetojnë muzikë serbe. Dhe kurrsesi ne, populli shqiptar, këndej dhe andej kufirit, nuk mund të pajtohemi me ato se çfarë kanë bërë serbët me shqiptarët e Kosovës, dhe aq më tepër mediat e informimit, sidomos këto në Kukës, nuk duhet të pajtohen me këto, qoftë dhe as duke dhënë muzikën e tyre.

Argumenti është shumë emocional, por pa bazë. Unë nuk di se ç’muzikë transmetojnë radiot shqiptare sot në Kosovë, por nuk do të habitesha sikur, tek-tuk, të dëgjohej edhe ndonjë këngë serbe, qoftë edhe e shtuar në program me ndërhyrjen e “ndërkombëtarëve”. Nuk ma merr mendja as edhe që Radioja Shtetërore e Kukësit të ketë transmetuar muzikë serbe ushtarake, ose këngë rreshtore çetnikësh; apo psalme të kënduara të kishës ortodokse serbe. Ka lidhje midis muzikës serbe dhe paraushtarakëve serbë që i kishin rrëmbyer tre djemtë dhe burrin nënës gjakovare në vitin 1999? Vallë a do t’i bëhej vonë, kësaj nëne të gjorë, nëse Radio Kukësi transmeton apo nuk transmeton muzikë të lehtë serbe?

Në hulumtimet e veta, autori i letrës i shkon çështjes edhe më thellë, duke iu qasur me një metodë, me nder jush, etno-gjenetike.

Por besoj se një shqetësim jo pak i vogël për ne kuksianët është dhe fakti se mjetet e informacionit në Kukës, siç është Radioja dhe Televizioni lokal, njëri është me pronar goran dhe tjetri, dhe kryesisht Radioja lokale ka për Drejtoreshë po gorane dhe dashje pa dashje duhet të karakterizohen për nostalgjinë e tyre të prejardhjes, që pak a shumë janë etni sllave, por që gjithmonë, siç duket, kanë gjetur mbështetje dhe nga qendra. Ky fenomen duhet të shikohet dhe rishikohet nga Këshilli Drejtues i RTSH-së dhe nga Bordi i Mediave në Shqipëri, sepse kemi frikë se mund të na ndodhë siç ndodhi me “Bollanot” në Sarandë.

Në këtë paragraf unë gjej të kondensuar gjithçka që është e papranueshme dhe manipulative, me shprehjet e sotme të kombëtarizmit trashanik në mediat shqiptare.

Së pari, ngaqë letra fillon me parrullat e çetnikëve në rrugë të Kukësit, për të vazhduar me muzikën serbe në një kohë që nënës gjakovare serbët ia kanë zhdukur tre djemtë dhe të shoqin, e për të dalë që drejtoresha e Radio Kukësit, ose pikërisht ajo që “ka dhënë urdhrin” për të transmetuar muzikën në fjalë nuk është shqiptare, por gorane; pra e etnisë sllave, e cila është dashje pa dashje “e karakterizuar për nostalgjinë e prejardhjes”.

Së dyti, ngaqë autori shkruan, pa iu dredhur dora, se ky fakt përbën “një shqetësim jo pak [të] vogël për ne kuksianët”, thuase goranët nuk janë edhe ata kukësianë, por paraushtarakë sllavo-mëdhenj të parashutuar në malet e Kukësit, për t’i dhënë dërrmën shqiptarisë në ato treva duke e sabotuar në mënyrë muzikore.

Së treti, për shkak të lidhjes, përsëri manipulative, midis tradhtisë simbolike të drejtoreshës së Radio Kukësit, dhe incidenteve të fundit me kryetarin e Bashkisë së Himarës, të cilat autori nuk di pse i zhvendos në Sarandë.

Është për të ardhur keq që në këto vite, sa të favorshme për elementin shqiptar në Ballkan, aq edhe delikate për drejtpeshimin midis etnive të ndryshme në gadishull, veçanërisht midis shqiptarëve dhe sllavëve, të dalin ende njerëz që, pa kurrfarë ndjenje faji ose të paktën turpi, të rreken t’i zgjidhin çështjet e bashkëjetesës ndëretnike nëpërmjet spastrimit të pakicave.

Mua kjo më kujtoi një histori, që e kam dëgjuar dikur nga një oficer.

Në një repart të artilerisë, ndodhi një aksident i rëndë: një ushtar nuk zbatoi rregulloren e sigurisë teknike dhe mbeti i vrarë nga leva e topit, gjatë kohës që po e pastronte. Kur e mori vesh gjëmën i jati i ushtarit, në dhimbje e sipër kërkoi të shkonte në vendin e ngjarjes, për ta parë topin me sytë e vet. Ia plotësuan dëshirën. Iu afrua plaku topit dhe pyeti se çfarë kish qenë duke bërë pikërisht ushtari, kur e goditi leva për vdekje. Një oficer ia shpjegoi me pak fjalë. U afrua edhe më plaku, dhe e preku levën vrastare me dorë. Kaq mjaftoi që leva të lirohej përsëri, për ta qëlluar plakun në kokë e për ta vrarë në vend.

Pse pikërisht kjo histori: sepse ne shqiptarëve nuk po na mjaftoka katastrofa e serbëve gjatë viteve 1990, për të marrë vesh se spastrimi etnik, ose akuza ndaj Tjetrit për tradhti, është vetëvrasje. Letrën “Shekullit” nuk ia ka shkruar ndonjë atdhetar i zjarrtë, nxënës i Naimit e i Pashko Vasës; por një fashist mikro, nxënës i pavullnetshëm i kryearmiqve të vet – Sllobos dhe Arkanit.

Autori i letrës nuk është as i pari as i fundit – të tillë ka me mijëra, dhe për fat të keq jo vetëm po shtohen e shumohen, por edhe po trajtohen me dashamirësi të madhe nga mediat, për shkak të kinse atdhedashurisë që tregojnë. Retorika e tyre është e thjeshtë, por emocionale; primitive, por bindëse për turmat. Teksa shumë shqiptarë ndihen të tradhtuar nga elitat e krymbura të Tiranës, fashizmi vetvetiu ofrohet si alternativë e pranueshme.

Na shkojnë punët keq? Nuk jemi në gjendje as të lidhim brekët tona? Dështojmë në të gjitha përpjekjet që bëjmë për t’u qytetëruar? Nuk prodhojmë dot asgjë as për vete as për të tjerët, veç kaosit? Kacafytemi me njëri-tjetrin, se kujt i takon kryet e vendit në majë të pirgut me bajga? Fajin e paska muzika serbe, fajin e paskan Bollanot, fajin e paskan goranët që punojnë nën rrogoz…

Çka më neverit veçanërisht në këta njerëz, të cilëve nuk u mbyllet goja e nuk u tkurret pena, është mungesa e çdo skrupulli moral, kur vjen fjala për të promovuar kauzën e tyre krejt të dyshimtë. Letërshkruesi i “Shekullit”, i cili do marrë vetëm si simptomë e një sëmundjeje tashmë të dalë nga kontrolli, nuk ngurron as të marrë peng dhimbjen e mirëfilltë të një gruaje gjakovare, si argument në të mirë të dëshirës së tij burracake, për të denoncuar si antishqiptarë goranët e Kukësit… Madje jo ta marrë peng, por ta përdorë haptazi, për të avancuar kauzën e vet të ballafaqimit dhe të spastrimit etnik. Të thuash që sakrifica e viktimave të dhunës serbe në Kosovë vlejtka për t’i spastruar goranët nga administrata e Radio Kukësit.

Çështja mund të përmblidhet kështu: kush është atdhetar, ai që i shërben atdheut me aq sa mundet, apo ai që thotë se për atdheun është gati edhe të lërë kokën? Ditët tona deri edhe atdhetarizmi mund të shndërrohet në profesion, që pastaj, si çdo profesion tjetër, të lypë rrogat përkatëse. Se a nuk është vallë dëshira për t’u paguar për atdhetarizmin e tyre të kulluar, që i bën shumë prej këtyre fanatikëve të vërtiten si djajtë në të gjitha hapësirat e jetës publike, për të pikasur dhe demaskuar rrogëtarët e serbit dhe të grekut?

63 Komente

  1. Perseri duke i referuar Kadarese si kunderpergjigje e drejtoreshes te Radio Kukesit. Me kujtohet mjergullt nje personazh i tij, i pari Shqiptar i martuar me Serbe. Kufoma ju gjet ne kosh te pleherave. Nga ana tjeter kufoma tjeter e martuar me Serbe pellet nga Kryeministria si ..kryeminister.

    Ndoshta letra e Kuksianit duhet interpretuar si: le te nisin te integrohen ‘ata’ njehere se s’u be qameti.

    P.S. Fashizmi eshte i demshem nqs popullata i tejkalon 20Milione

  2. Nejse, per te relativizuar njecike indinjaten tende, nuk eshte perseri shume serioze si perpjekje per te idhnuar lexuesit, mbase eshte nje perpjekje keshtu e lene per gjysem, e hedhur diku ne nje artikull, porqe si ngjarje eshte shume simptomatike dhe perfaqesuese per realitetin shqiptar.

    Pse? Sepse tregon brenda atij kontekstit te vete (si perceptim dhe zhvillim) ato qe ne kemi ne koke. Cfare psh.?

    E para, kjo na ben te ndergjegjshem per racizmin qe ekziston ne vendin tone. Ata goret, gollobordesit, gabelet, jevgjitet, greket apo vllehet edhe pse kane me shekuj ne mes shqiptareve ngelen po te huaj, pamvaresisht se gjysma jone nuk mund ta thone me siguri nga cili fshat i vjen babagjyshi.

    E dyta, kjo flet akoma per provincializmin tone, qe identifikohemi akoma si ne periudhen agrare me fshatin dhe me vendin e lumit, te pusit ose te malit (dikush edhe me shpellen) ku kane jetuar njerzit e pare te epokes se gurit dhe te hekurit (Iron Age). Me 2/3 e popullsise ne fshat ne vitin 1990, nuk mund te presesh me shume.

    E treta, kjo shpreh pakenaqesine e njerzve ndaj sistemit politik shqiptar, me te cilin njerzit nuk mund as te identifikohen porse as ta quajne si te huaj, ketu mjaftohen me cilesimin dhe mohimin e elementeve te huaja ne kete sistem, Nano-Grek, dikush vlleh, dhe ndonjeri jevgjit. Kjo me shume per te hequr pergjegjesine ndaj vetes per konformizmin e vete, edhe pse ne demokraci teorikisht duhet te ekzistoje nje pergjegjesi personale.

    Sidoqofte, keto fenomene jane edhe ne perendim, ky lloj provincializmi ekziston gjithandej. Porse ne nje gazete duhet qe te behet edhe nje diskutim mbi kete ceshtje, sidomos kur pervoja e shqiptareve tani nuk eshte me aq historike dhe e bazuar ne gojedhena dhe legjenda, porse e perjetuar, dikush per mire dhe dikush per keq. Pra ja vlen te diskutohet duke i pare me sy kritik keto pervoja personale dhe kolektive, por edhe duke i vleresuar realisht pasojat e tyre.

  3. Qafir Arnaut shkruan:

    Fashizmi eshte i demshem nqs popullata i tejkalon 20 milione

    Jam dakord, nëse me “i dëmshëm” ke parasysh “i dëmshëm për të tjerët.” Kur popullata bie nën 20 milion, rreziku i kthehet nga vetja.

  4. Une nuk shoh asnje rrezik. Per me teper, mua me duket sikur shoqeria shqiptare nuk manifeston asnje nga 14 trajtat e ur-fashizmit te idenfikuara nga Umberto Eco.

  5. kjo na ben te ndergjegjshem per racizmin qe ekziston ne vendin tone. Ata goret, gollobordesit, gabelet, jevgjitet, greket apo vllehet edhe pse kane me shekuj ne mes shqiptareve ngelen po te huaj

    Qe kur qenkan Gllobrdo-sait, Greket, goranet dhe vllahet rrace me vete?

  6. Qafir, pa e hapur fare atë punën e kritereve të Eco-s (e cila kërkon diskutim më vete), po të them vetëm që një shoqëri e dominuar nga mendësi si e letërshkruesit të “Shekullit” e mbyt mendimin e lirë, individin dhe dëshirën për të komunikuar me Tjetrin (me T të madhe). Asnjë nga njerëzit e talentuar që i duhen Shqipërisë për t’u rimëkëmbur nuk do të dëshironin të ndanin lagjen, zyrën, autobusin, kutinë e votimit dhe restorantin me tipa të tillë. Në 1996-ën, në mos gabohem, edhe Eco-ja pat thënë se po t’i fitonte përsëri zgjedhjet Berlusconi, do të ikte nga Italia… Dhe Berlusconi është ta pish në kupë, para këtyre tanëve. Ky është problemi me mikrofashizmin, ose fashizmin folklorik – ta merr nga duart atdheun, të jetërson, të bën të ndihesh pothuajse në faj, ose të detyron që ti, si njeri i lirë dhe i pavarur mendërisht, duhet njëfarësoj t’ua provosh atyre se je atdhetar i denjë, shqiptar i vërtetë, e kështu me radhë, deri në neveri.

  7. Te analizosh ‘mikrofashizmin’ nuk perjashton njerin krah nga ky ‘titull’ dhe krahu tjeter lulezon ‘mikrofashizmin’. Historikisht i vogli, pakica (minori) tjeterson shume ne procesin shoqeror, ne emer te mbijeteses, dhe kjo jo pa pasoja. E tille me duket dhe pasoja e muzikes serbe ne ‘radio kuksi’ krahasuar me psh. ‘radio serbia’ po spekuloj ketu mund te kete cfaqje jo ‘mikro- por- fashizmi’ deri edhe ne rusi, per te njejten ceshtje.
    Qe s’ka diplomaci ne shembullin e qytetarit sjell ne shkrim, eshte vetem pjesa e mire e tij, kur s’ka as me te voglen zgjidhje/rrugedalje me ate pozicionim te tijin.

    Demokracia nuk duhet ngaterruar me drejtesi (ligj) Demokracia nuk perjashton variabilitetin e popullsise, si rrjedhoje krijohet trystni e demshme prej saj, per popullsit e pakices (minore), prandaj ligji kthjellon ujrat e shoqeris, para se lotet dhe qurret e nje pjese nuk justifikohen nga fodulleku i pjeses tjeter (zakonisht dominantja)

  8. Dmth, trasmetimi i muzikës Serbe është fashizëm, bie fjala, dhe jo ai i muzikës gjermane dhe italiane, që kanë qenë dhe pushtues të Shqipërisë?
    Ndër të tjera,kur ndokush e kalon kohën nëpër internet cafe e forume gjithë ditën, e bën sikur ka zën priftin nga k…et, siç thotë dhe një proverb i jugut, doemos që do lëshoj dhe dokrra të mbushura me fashizma e hitlerizma!
    Madje, ndoherë, jep dhe mendime “të thekura”! 🙂
    Mirëpo, sërish një proverb jugor thotë që, “qeni që leh nuk të kafshon”!

  9. Fjale te njejta ne persone te ndryshem ose vende te ndryshme me eksperienca te ndryshme ngjallin emocione te ndryshme. Konkretisht termi “fashizem” ne Shqiperi tingellon ndryshe nga vendet evropiane qe e kane provuar ne lekure dukurine ne fjale, dhe termi rezulton mall luksoz importi, fatkeqsisht i paperdorshem meqe nuk perputhet me standardin emocional te vendit tone qe edhe muzikorisht ka vojtur kryesisht prej censures “fashiste” te komunizmit. Radio Tirana mbas prishjes me Jugosllavine nuk trasmetoi me kenge sllave, e megjithkete – ose ndoshta pikerisht per kete (per mani kundeshtimi) – ne vitet 80-te (pikerisht kur ceshtja kosovare mori nje lloj legjimiteti publik), vihet re ne popullin dhe eliten snobe te Tiranes nje lloj filojugosllavizmi ne fushen e muzikes se lehte dhe te gjuetise nokturne te filmave dhe programeve televizive te censuruara nga zhurmuesit, dmth ne imagjinarin kolektiv – te frymzuar kryesisht prej televizionit dhe radios -, pervec “italionit” hyri ne pilaf edhe “sllavi”. Tani pothuajse eshte harruar fakti qe ne ate kohe ndeshej shpesh lloji i disidentit – pikerisht “Rreziku anglosakson per Shqiperine” – qe mundohej te mesonte gjuhen serbo-kroate sepse “sllavi” jepte filma te kohes flake per flake, ndryshe nga “italioni” qe kushtezohej nga vjetrimi disavjecar. Tani duket gje e pamundur, por ne fakt “filoamerikanizmi” ne kulturen kryeqytetase eshte prurje me teper e kanalit sllav se sa e kanalit italian. Radio Kukesit, popullit dhe disidenteve te Kukesit nuk i kam mbajtur bishtukun per gjera te tilla sepse nuk kam jetuar atje, por nje mendje ma thote qe letershkruesi i Shekullit ka shume mundesi te jete nga ata interprete te historise qe e konsideron shtetin komunist shqiptar te telekomanduar nga jugosllavet edhe mbas prishjes me ta, me pasoje te drejtperdrejte qe menyne e Radio Tiranes e kontrollonte Rankovici nepermjet te jatit te Fatos Nanos.
    Mund te vazhdoja me tutje me kete stil, por besoj se mjafton per te treguar qe jemi te rrethuar nga karikaturat kulturore te pilafit postmodern ku mund te gjesh te gjitha mbeturinat historike te perzjera bashke qe pluskojne ne nje corbe derri. Njelloj si rreth te njejtit cope truall kacafyten shume pretendente historike me tapi origjinale ne dore, rreth te njejtit problem kulturor kacafyten shume interprete me dokumente origjinale ne dore.
    Per te qene akoma me i qarte ne pershkrimin e paqartesise moderne, fus ne loje shembullin e fashizmit te konsideruar rendom si racizem, nacionalizem agresiv etj (perdorur prej shumices se pjestareve te elites progresiste me prirje filoevropiane). Pa u futur ne te thella per te treguar se ambicja origjinale e fashizmit tejkalonte ceshtjet sociale, kujtoj se musolinizmi dhe stalinizmi lindin njekohesisht kur pordhanjoset socialdemokrate gjermane nuk i’u pergjigjen thirrjes per revolucion boteror, por pane punen e tyre. Me te degjuar lajmin Musolini – deri atehere socialist internacionalist – tha: kjo eshte prova e sigurte qe ceshtja kombetare qendron mbi te tjerat, dhe hop! mbi kemishe te kuqe hodhi kemishen e zeze. Por edhe te tjeret qe nuk thane asgje, dhe as nuk ndruan kemishe, vepruan ne te njejten menyre: ne fillim pane punet e tyre si nacionaliste, pastaj hop! futen hundet ne punet e te tjereve si internacionaliste. C’te besh ja qe keshtu eshte kjo bote jallane, e dyzuar, sic e kemi trajtuar dhe diskutuar gjere e gjate me tre seri online tek Maska (I), (II) dhe (III), dhe duam s’duam do ta vazhdojme deri sa te njesohemi ashtu sic duhet.

  10. Për ta ilustruar çështjen thjesht fare – në kohë të Enver Xhaxhit, komisarët e agjitpropit kishin vendosur që të më linin t’i kaloja vitet e rinisë, fjala vjen, pa Beatles, ngaqë anglo-amerikanët përbënin “rrezik” për Shqipërinë. Sot, komisarët e agjitpropit duan të ndalojnë muzikën serbe në veri, ose greke në jug, gjithnjë ngaqë serbët dhe grekët përbëjnë “rrezik” për Shqipërinë. Nuk e di ju, por unë shoh të njëjtin mekanizëm në veprim, dhe pikërisht një formë autoritare të kontrollit mbi publikun, dhe sidomos mbi individin. Gjepurat që thotë letërshkruesi i “Shekullit”, ose pseudoargumentet për viktimat e dhunës serbe në Kosovë, nuk i ha kush, ndoshta as edhe letërshkruesi vetë, i cili i thotë sepse vetëm ashtu kujton se mund të flitet në publik, duke iu referuar diskursit mitik kombëtar. Përndryshe, dje stalinizmi sot kombëtarizmi nesër popperizmi ose wolfowitzizmi ose kushedi çfarë tjetër ideologjie do të përdoren, nga zelltarët e radhës, për t’u imponuar vullnetin e tyre të tjerëve, gjithnjë në emër të interesit madhor, që dje ishte i proletarëve të bashkuar të të gjitha vendeve, sot i shqiptarëve anembanë botës… Autoritarizmi është i krimbur në vetvete, por edhe më shumë vjen e qelbet kur përdoret për të arritur qëllime meskine, tipike katundare, si ato që ia kanë zënë frymën kulturës dhe lirisë së mendimit në Shqipëri prej më se gjysmë shekulli. Gjithnjë do të gjenden, në çfarëdo shoqërie, individë që do të mendojnë se shpëtimi ndaj kësaj apo asaj të keqeje dhe kërcënimi do të vijë duke kufizuar këtë ose atë liri; ose duke e kërkuar zgjidhjen te censura; ose duke i trajtuar njerëzit si të ishin fëmijë, ende të pagatshëm për t’i përballuar vetë sfidat e jetës, duke përfshirë edhe trëndafilat edhe gjirizet. Sot në rolin e këtyre tutorëve autoritarë kanë dalë kombëtaristët, të cilët e marrin pothuajse pa vërtetim, ose krejt të mirëqenë, se e kanë të drejtën me vete, si trashëgimtarë të vetvetishëm të vetë shtysës shtetformuese në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo gjetiu. Për mua, ky lloj kombëtarizmi naiv, që e shpreh vetveten duke u kacafytur me kundërshtarët e vet, është kombinim i paganizmit (adhurimit të kombit për vetveten) me autoritarizmin fashist; dhe në qoftë se nuk ka qosur asgjë në Shqipëri dhe gjetiu, kjo ka ardhur ngaqë ithtarët e tij nuk janë shumë të zotët, përveçse për të pëllitur si lopët. E kam thënë edhe gjetiu, se i vetmi patriot shqiptar sot është ai që është i gatshëm për shërbim publik, ose që e vë veten në shërbim të shqiptarëve, pa kushte. Prandaj edhe këtyre kombëtaristëve të mbramë, të cilët kohët e fundit po fluturojnë me pras në bœthë, vetëm e vetëm ngaqë Amerika e Madhe e pa të arsyeshme për interesat e veta të krijohej Kosova si shtet i pavarur në Ballkan, dua t’u them, madje t’u lutem, që të marrin pak përgjegjësi mbi vete, dhe të përpiqen, me aq sa munden dhe me atë IQ që u ka dhënë Perëndia, për t’u pjekur sadopak e për ta kuptuar se shqiptarëve, edhe ajo e keqe që u vjen nga jashtë kufijve, u vjen ngaqë janë të molepsur brenda; ose që tranzicionin po e kuptojnë si tranzicion nga aguridhja në kalbësirë, duke e kapërcyer krejt fazën e pjekurisë, në të gjitha kuptimet.

  11. Une jam plotesisht dakort me shkrimin, dhe me nje fjali te vetme do te thosha :
    Fatkeqesia me e madhe e Shqiperise kane qene dhe do te mbeten njerez me mendesi te atille, si ai “shkruesi” i Shekullit!
    Dhe fakti qe nje gazete si Shekulli ia boton ate “comment” me duket shume shume ogurzi !!

  12. Nuk mund t’i mveshet kjo karakteristike e Kuksianit tere ‘kombetariste’. Si gjys Shkodran mund te deshmoj qe ne Shkoder pelqehet shume muzika Serbe. Pra ka nuanca ky muhabet.

  13. Tani po shihja ca blogje (nuk e di ne ka dale ndonje shumes per fjalen blog ne shqip, sidoqofte …). …. Dhe shoh se qenkan bere te gjithe post-moderniste, si ne metode mendimi dhe ne rezultate. Shqiperia dhe post-modernizimi? Nuk e di! Gjerat jane gjithmone shume me te thjeshta sec mendojme, dhe nese dikush e fillon dhe komplikon perceptimin e realitetit me analiza boshe, si ato post-modernise, do te thote se fsheh dicka ne prapaskene. Marredheniet njerzore jane shume te thjeshta, ato bazohen ose ne dashuri ose ne force, ose ne kenaqesi (epsh) ose ne frike (dhune), dhe cdo gje varet nga kapitali mendor (ose kulturor, aftesia per tu adaptuar dhe perfituar ne shoqeri) dhe nga aftesia per te akumuluar dhe dispozuar vlera materiale, si pasoj edhe hierarchite ne shoqeri ndertohen mbi bazen e konotacioneve te ketyre dy predispositave si psh. besimi, bindja, kenaqesia, shperblimi etj.

    Une i kisha per shaka ato analizat e mia, porqe shoh qe ne Shqiperi paskan hyre ne mode dhe njerzit te besojne me te vertete. Zoti na ruajte nga teori qe nuk marri parasysh natyre njerzore, realitetin njerzor dhe qe nuk permbajne ne te elemente te vetepastrimit dhe te revolucionit shoqeror. Nje gur ne koke shkakton nje xhunge ne koke, dhe nuk ka pse te vish ne pikepyetje ekzistencen e kesaj xhunge, se dyshon tek guri.

  14. Kapedani:

    Tani po shihja ca blogje (nuk e di ne ka dale ndonje shumes per fjalen blog ne shqip, sidoqofte …). …. Dhe shoh se qenkan bere te gjithe post-moderniste, si ne metode mendimi dhe ne rezultate.

    Kapedan, më jep ndonjë shembull konkret, të lutem.

    Gjerat jane gjithmone shume me te thjeshta sec mendojme, dhe nese dikush e fillon dhe komplikon perceptimin e realitetit me analiza boshe, si ato post-modernise, do te thote se fsheh dicka ne prapaskene.

    Po pse e merrke për të mirëqenë që “gjërat janë gjithmonë shumë më të thjeshta seç mendojmë”? Pse qenkan “boshe” analizat post-moderniste në përgjithësi? Vallë mendon se post-modernizmi s’është veçse përpjekje për të fshehur “diçka në prapaskenë”? Po sikur të të thoja unë që “gjërat janë gjithmonë shumë më të ndërlikuara se ç’mendojmë”? P.sh. lufta në Irak – të kujtohet se sa të thjeshtë e bënë këtë luftë në 2003-shin? Nga një anë një diktator gjakatar i armatosur deri në dhëmbë me armë të shkatërrimit në masë, nga ana tjetër bota e lirë, demokracia, përparimi. Filozofia e neokonëve nuk ishte post-moderniste, por moderniste e kulluar; post-modernistët, përkundrazi, e parashikuan katrahurën që atëherë, prandaj edhe i pështynë aq shumë, sa cërka të atyre pështymave kanë mbetur në ajër edhe sot e kësaj dite.

    Une i kisha per shaka ato analizat e mia, porqe shoh qe ne Shqiperi paskan hyre ne mode dhe njerzit te besojne me te vertete. Zoti na ruajte nga teori qe nuk marri parasysh natyre njerzore, realitetin njerzor dhe qe nuk permbajne ne te elemente te vetepastrimit dhe te revolucionit shoqeror.

    Meqë nuk e marr vesh se ç’thua, po të përgjigjem edhe unë me rrokulla atëherë: të keqen nuk e solli Darwin-i, por e gjeti në gjirin e majmunëve.

  15. ose që tranzicionin po e kuptojnë si tranzicion nga aguridhja në kalbësirë, duke e kapërcyer krejt fazën e pjekurisë, në të gjitha kuptimet.

    Ka nje keqkuptim per ‘tranzicionin’ ne Shqiposfere. Kujtohet se po tej-kalohet komunizmi. Vetem pak retrospektive historike dhe nje analize e thjeshte sociale rezulton qarte qe pikenisja e tranzicionit eshte Perandoria Osmane. Projekti u nis po s’u bitis kurre (pervecse per 3-4 muaj kur u njoh Shqiperia autonome me 4 vilajete).

    Ketu kombetaristet kane te drejte te insistojne qe, post modernizmi nuk ka kuptim te synohet para se te kryhet ‘modernizmi’.

  16. Edhe një gjë tjetër, Qafir: unë nuk kam parë gjëkundi të artikuluar një program të nacionalizmit kombëtar që të përfshijë edhe strategji racionale të realizimit të tij afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë; një program të tillë që të më lejojë ta analizoj dhe ta vlerësoj pa e humbur respektin për veten, si njeri i pjekur. Nëse ka ndonjë përpjekje të “armiqve” të shqiptarëve, cilëtdo qofshin këta, unë këtë përpjekje e shoh në vullnetin për t’ua lënë kombëtarizmin të njëjtëve viça autoritarë që dje zbatonin me entuziazëm të papërshkruar versionin shqiptar katundar të stalinizmit në Shqipëri – në kuptimin që, edhe kur nuk spiunonin njëri-tjetrin ose dajallarët e tyre, vinin dhe na matnin ne kalamajve të shkollës gjatësinë e favoriteve në klasë. Janë këta që mbulohen me flamurin kombëtar në ndeshjet e futbollit, bllokojnë faqet e Internetit me peticione për Toni Dovolanin, ose mendojnë se në Festivalin Europian ka pasur një komplot antishqiptar; ose që bërtasin “s’ka mo shki” ditën e pavarësisë së Kosovës; ose që na e përshkruan biznesmenin e vrarë Dritan Hoxha si ri-mishërimin e Naim Frashërit për epokën dixhitale.

  17. Une mendoj se eshte pak e tepruar qe letra e nje te palumturi me playlist-en e Radio Kukesit (RK) te interpretohet si fashizem latent ne Alpet tona! Cdo insomniak ne SHBA mund te deshmoje per valet AM te radios qe jane te mbushura me marrezira te pabesueshme konspirative. Por askush nuk mendon seriozisht qe SHBA-te jane ne prag te nje revolucioni fashist (ose nacionalist ne dachi).
    Pse, pra, letra e paartikuluar e nje fukaraje ne Kukes shikohet si nje defekt i shoqerise tone me permasa te frikshme? Dhe, per me teper, pse kur nje person jo-shqiptar ben nje marrezi ne kurriz te nje shqiptari a te Shqiperise, te njejtet njerez qe shqetesohen per fashizmin eminent shqiptar, gjejne forca qe te behen mendje-hapur dhe te kuptueshem, duke vene ne dukje qe keto apo ato jane veprime INDIVIDUALE, pa asnje lidhje me kombin perkates?
    Pse ky standard i dyfishte nga “post-kombetaristet” tane?

    P.S.
    Vertet ju duket normale qe Radio Kukesi te luaje Cecen ne ajer??
    Mua jo! Arsyeja? Pak si heret, me duket, per tu bere kaq te “gjere”. Sidomos kur e kupton qe Radio Kukesi eshte radio shteterore, dhe duhet te kete pak me shume “gravitta” se Radio Lendina!

  18. Tabakhone, unë letrën e solla si shembull për një dukuri që tashmë është përhapur shumë. Si metodë analize, kjo nuk është e shpikur prej meje. Shembuj të tjerë të së njëjtës dukuri nuk është e vështirë të gjesh, madje ka forume në Internet që i janë përkushtuar kultivimit të këtij mikrofashizmi. Edhe unë vetë, në këtë blog, kam shkruar më parë për gjëra të ngjashme. Ideja ime është se duke sjellë një shembull konkret, mund ta shpjegoj më mirë tezën time, por aspak nuk e kam sjellë atë shembull si provë të tezës sime. Prova është provë, ilustrimi ilustrim. Le t’i mbajmë veç, se përndryshe i ngatërrojmë lexuesit dashamirës. Nuk është blogu vend për të provuar teza të tilla, të cilat kërkojnë disertacione, burime materiale, të dhëna statistikore dhe mbështetje nga institucionet. Sa për letrën e atij qyqarit te “Shekulli”, të siguroj se “Shekulli” ka disa kohë që ua ka hapur dyert manifestimeve më vulgare të kombëtarizmit, në faqet e letrave të lexuesve dhe në të ashtuquajturat “blogje” dhe në faqet e komenteve nga Interneti. Nuk them që i ka nxitur, as them që ka censuruar mendimet e kundërta, sepse nuk kam asnjë fakt për kësi akuzash; por materialet e nxjerra janë atje, për të gjithë që t’i shohin. Meqë unë e shoh veten si përgjithësisht të përkushtuar ndaj kulturës shqiptare, nuk mbetem dot indiferent kur shoh se me çfarë bashkudhëtarësh kam të bëj.

  19. Une do te sugjeroja te mos ta perdoresh me kete fjalen “Kombetarizem”. Pse? Sepse ajo qe te do te thuash ti eshte Nacionalizem. Ky koncept eshte nje mishmash i ideologjive perendimore te romanticizmit (qe nga reformizmi dhe kunderreformizmi – Dante ose Luther psh., deri tek ata qe kishin frike nga industrializmi dhe Entfremdung – Enstrangement), te teorive te social darwinismit (teorise se racave), teorive te lashta mbi shenjterine e tokes (te pyllit, gurit ose shpelles) dhe te nevojes fizike te disa fiseve per te zoteruar brigjet e lumenjve dhe tokat pjellore, qe ne kohen tone moderne eshte shprehur me Nacionalizem. Fjala komb ne shqip nga ana tjeter, edhe pse nje koncept i dale po nga kjo symbioze konceptesh dhe ideologjish, do te thyte “nyje” dhe jo “nation”, pretendon nje lidhje njerzish ne menyre te ndergjegjshme dhe jo nje fakt te natyrshem, packa se perdoret ne kete kuptim. Plus per ti qene sa me afer konceptit origjinal perendimor eshte mire te perdoret termi shkencor international dhe jo ndonje term tjeter, qe duket sikur flitet per dicka tjeter.
    Une te kuptoj ku e ke qellimin, tek pastrimi i gjuhes shqipe nga ndotjet e injoranteve si ata qe shkruajne tek “gazeta shqip” ose balkanweb, porse drejtesia ka me shume prioritet sesa deshira per te qendruar origjinal, dhe per me teper kur behet ne menyre te verber.

  20. Artikulli me lart eshte i tipit “mos e digj se te dogja”, “mos u DH-ë se te DH-ëva”. Te me falesh o Xhaxhi po gjithçka i kritikon atij hereziut, apo heretik ziut (quaje si te duash!) gjenden koke e perpjete ne ato qe vete ti ke shkruar. Paçka se shkruesi anonim i shekullit merr shembuj te mirefillte, te cilet i pornografizon, si shembulli i se gjores nene gjakovare, kjo s’do te thote se ai nuk ka pjeserisht te drejte. Ne thelb.

    Kombetarizmi, ose te pakten ate qe ti quan kombetarizem, “à la” shqiptarçe ka trajta te ndryshme te cilat jo gjithmone kane si qellim fashizmin (deri ketu te pakten Shqiptaret kane pasur gjithmone kombetarizem me trajta mbrojtse, vete-mbrojtse, kunder-alienuese do thoshte ndonje dijetar i mirefillte ; dhe do ishte mire qe te mbetej i tille, sepse cipa nepermjet se ciles kalon ne “nacionalizem”, ose kombetarizem fashizues – apo fashator? – eshte tejet e holle). Deri diku gjithçka qe thote shqiptari bie ne “kombetarizem”. Kur nuk qellon te jete nje fare hipokrizie, si ajo e jotja, ne saje te rregullave te miresjelljes, miresjellje qe i bie te jete ne kete rast… me mire po marr nje shembull : Njeri, ku di une se kush, i thote Tjetrit : “Ha hallve (mund te jete tjeter gje)!”, dhe Tjetri i pergjigjet Njerit : “Me kenaqsi!”. Nuk e di sa te verteta jane argumentat, ato te prejardhjes, e Anonim Xhaxhait (ai i shekullit), me siguri jane dokrra me sheqer… Por kjo nuk e shperben thelbin e asaj qe ai ka shkruar, qe i bie te jete : “nuk ma ka enda per momentin te degjoj muzike serbe sepse me kujton gjema e gjyma…” Dhe ti Xhaxhi e di mire qe ai ka te drejte ne thelb, sepse neqofte se jo i bie te mohosh “ate qe ka ndodhur” jo pak kohe perpara, pra te mohosh historine. Mohimin e historise se tyre shqiptaret e kane “buke me djathe”, ndodh e kunderta vetem kur ajo eshte fatkeqe. Nuk po e vleresoj ne eshte mire a keq, thjesht po e perflas (kesaj radhe po e perflas, nje here tjeter flasim). Dhe kur them ti e di mire, dua te them qe kete e tregon artikulli i yt i cili eshte jo me pak agresiv, apo qorr (nuk e di a shkruhet me nje “r” apo me “dy”?). Dhe artikulli i yt eshte i tille sepse deri diku dhe vete ti e di qe ai (Anonim Xhaxhai) ka te drejte, dhe nuk ja kap dot fillin per te nxjerre nje artikull te kulluar me te cilin gjithkush do te ishte dakort (e di qe do te me thuash qe nuk eshte qellimi tend!). Neqofte se ti kritikon Anonimin Xhaxhain per mendje-lehtesi, apo varferi mendjeje-shpirti (po perdor epitete te sjellshme), ai duket se te kritikon ty, apo ata qe vendosin per programin e Radio Kukesit (radio qe duhet te degjohet nga jo me shume se 250 veta ma ha menia – ku di une 250 veta me duket mire, se mos i kam mbajtur pishen), per mendjemadhesi, pra per ekzagjerim te deshires tuaj per miresjellje, apo per lepirje… akulloresh. Shume here shqiptaret kane humbur koken per kesi lloj sjelljesh, miresjelljesh. Megjithese jane po te njejtat trajta, ato te miresjelljes, qe kane bere te mundur rezistimin (rezistencen) e tyre “shume shekullore” (prape flet ai dijetari i mirefillte).

    Status quo.

    Ketu qendron problemi. Une besoj se eshte pak shpejt per muzike serbe ne radio-valet shqiptare, aq me shume qe nuk na mori shume malli jo, hera e fundit ishte tek Eurovizioni (nder nesh : festivali me kiç e medioker i botes, i universit fare ; me ben pershtypje fakti se si ka mundur te vazhdoje te egzistoje deri me sot? Nje dreq e di!)… Pastaj neqofte se njerezit (shqiptaret pra, kush tjeter) kane mall per kenge te keqija, me mire ato shqiptare se sa ato serbe. Ne kete menyre kontribuojne (çfjale e keqe!) ne zhvillimin e kultures shqiptare.

    I rrashe pak rreth e rotull, rotull grençkave (ç’fjale e bukur) te rrethit, per te thene se qofte Anonim Xhaxhai, apo Xhaxhai Anonim, ne kete rast qe te dy po hane pilaf ne te njejten pjate. (Te me falni per obskurantizmin – bo bo sa fjale e keqe merr haju, merr jahu desha te thesha – e tekstit te mesiperm.)
    Dhe nje gje te fundit per te cilen do te me falni vertet sepse po i bie shkurt, duke qene se gjerat jane te pakrahasueshme, pra i bie te jete “argument shkurtabiq”, per çfare po flas : flas per hebrenjte ne dalje te luftes se dyte boterore, si dhe per muziken gjermane… te po asaj kohe.

    Ne fund te fundit si Xhaxhai Anonim, si Anonim Xhaxhai deshirojne, diku thelle ne shpirtin e tyre, qe “ajo qe ndodhi” te mos kishte ndodhur. Po ja qe ndodhi! Neser kemi fasule per dreke. Mire se te vini. (Se s’do rrijme pa ngrene de.)

    P.S. Mua me duket sikur po luaj rolin e karagjozit (kllaun – prape fjale e shemtuar shume) ne mes dy veteve qe ju duket sikur po bejne duel me pisqolla (çfjale e bukur – apo jo?).

  21. Korçar, gjej një rravgim serioz në komentin tënd – dëshirën, jo shumë të kamufluar, për ta zhvendosur bariqendrën e diskutimit nga çështja e trajtuar në artikull, drejt synimeve të autorit të artikullit, që në këtë rast jam unë. Natyrisht, ti je i lirë të diskutosh ç’të duash dhe si të duash, sikurse jam edhe unë njëlloj i lirë të të përgjigjem se diskutime të kësaj natyre nuk i mirëpres, meqë kanë natyrë zakonisht provokuese.
    Nga ana tjetër, më duket se nuk ke arritur ta kuptosh, ose të ka volitur të mos e kuptosh, se mua si qytetar imagjinar i Kukësit nuk më bëhet fare vonë se çfarë muzike transmeton në valët e veta Radio Kukësi; meqë këtë zgjedhje do t’ia kisha lënë ta bënte redaktorit muzikor të atij institucioni. Ta kam fjalën që pozicioni im nuk mund të interpretohet si diametralisht i kundërt (ose në thelb i njëjtë) me atë të letërshkruesit të “Shekullit”, meqë ky kërkon, ndër të tjera, t’ia rishkruajë listën e këngëve emisionit me muzikë nëpër botë të asaj radioje në pajtim me bindjet e veta, ndërsa unë jo. Madje ky letërshkrues kujton se ka të drejtë ta bëjë këtë kërkesë, vetëm e vetëm ngaqë bindjet e tij i mban për patriotike safi; dhe më keq akoma, kujton se ka jo vetëm të drejtë, por edhe detyrë morale patriotike që t’ia diktojë programet Radio Kukësit dhe kujtdo institucioni tjetër publik, ose të ushtrojë mbikqyrje ideologjike mbi institucionet, gjithnjë në emër të “shqiptarisë”.
    Pikërisht këtë lloj arrogance që buron nga të kuptuarit primitiv ose instrumental të kombëtarizmit unë nuk mund ta gëlltit dot; meqë as arrij dot të përfytyroj dikë që t’i qëndisë letër “Shekullit” nesër për t’iu ankuar se pse Radio Kukësi nuk transmeton më shumë muzikë klasike arabe ose këngë grykore të Mongolisë; dhe “Shekulli” që t’ia botojë këtë letër, në emër të lirisë së mendimit, ose të ndonjë lirie tjetër të cilën e garantojnë mediat.
    Nëse flasim vërtet për kundërvënie diametrale pozicionesh, kjo do të ishte midis dikujt që kërkonte futjen e muzikës serbe në repertorin e radiove të Shqipërisë Verilindore, dhe dikujt tjetër që kërkonte ndalimin e kësaj muzike, qoftë edhe përkohësisht, për arsye gjithnjë politike ose ideologjike, d.m.th. jo për shkak të vlerave artistike, kulturore dhe sentimentale të provuara të asaj muzike, ose të alternativave përkatëse.
    Qëndrimi im, në rastin konkret, është liberal; nëse Radio Kukësi nesër transmeton muzikë e cila mua më kujton diçka të dhimbshme ose katastrofike ose revoltuese, unë nuk i shkruaj letër “Shekullit” as ia bëj biografinë etnogjenetike formulueses së muzikës radiofonike atje, por ndërroj kanalin e radios. Në qoftë se një shumicë dëgjuesish të Radio Kukësit, të indinjuar nga shijet anti-kombëtare të redaktores së saj muzikore, vendosin ta bojkotojnë atë radio, atëherë kjo mund të ketë pasoja dramatike për organigramën e kuadrit atje. Nga ana tjetër, nëse Radio Kukësi mbahet në këmbë jo ngaqë ka një publik të vetin, por vetëm si instrument buxhetor propagandistik rapsodik kombëtarist në zonat ish-kufitare, atëherë çështja e muzikës serbe atje nuk ngre peshë, sepse ndoshta është mirë të diskutohet mbyllja e radios krejt, si institucion që i ka kaluar koha.

  22. Tabakhone:

    Vertet ju duket normale qe Radio Kukesi te luaje Cecen ne ajer?? Mua jo!

    Lexoj tani në Wikipedia se, gjatë luftës në Bosnje, një prej këngëve të Ceca-s (ku kjo këndokësh, ndër të tjera, “Po të plagoseshe ti, unë do të të jepja nga gjaku im…”), dëgjohej njëlloj në llogoret e të dy palëve ndërluftuese.

  23. Ka dhe një perspektivë tjetër të vrojtimit të fenomenit, të cilën nuk e kam ndeshur të evidentuar në këtë diskutim, ndoshta edhe ngaqë nuk e kam ndjekur me vëmendjen e duhur. Për ta konkretizuar do të më duhet ta personalizoj disi. Mua më pëlqen shumë muzika sllave e fqinjëve tanë veriorë, nuk më pëlqen (dhe nuk më ka pëlqyer asnjëherë) ajo greke dhe deri diku mund t’i jap ndonjë shans edhe asaj italiane, këtë thjeshtë për nostalgji kur sapo kam shpuar alpet evropiane tej për tej dhe për punë 50 – 100 km arrij në Como. Lucio Battisti në kupë të qiellit! Nga ana tjetër e mbaj veten për njeri të arsyeshëm dhe e gjykoj shtypjen kulturore bërë shqiptarëve në ish-Jugosllavi si një fatkeqësi e cila ka ndikuar negativisht në zhvillimin e gjithë kulturës shqiptare vetë. Dalloj qartë elementë të një gjenocidi të kryer në dëm të shqiptarëve dhe e gjykoj këtë si një krim, të cilin e dënoj; e kështu me radhë. Megjithatë, kur dëgjoj muzikë kryesisht boshnjake, më pëlqen shume kjo, më vendos në një gjendje euforike, jam në humor të mirë paçka se sërbo-kroatishtja ime mjafton dot vetëm për të kuptuar atë kitschin e teksteve të atyre këngëve. Me origjinë jam nga qytetar nga Shkodra, gjyshërit e mi e kanë bërë muajin e mjaltit në Sarajeve, një tjetër stërgjyshe e kish bërë pajën me porosi në Janinë; kur takova jugosllavët e parë në perëndim fitova dot menjëherë përshtypjen se ishin të gjithë të afërt të mi, që flitnin një gjuhë tjetër. Ua kuptoja çdo lëvizje minimale të muskujve të fytyrës, i dalloja dot lehtë në cilën gjendje emocionale ndodheshin, isha krejtësisht i sinkronizuar në mënyrën e tyre për perceptimin e realitetit. Një ndjenjë të tillë e kisha kur shkova në Stamboll, paçka se atje nuk gjeta të afërmit e mi si tek boshnjakët apo malazezët, por edhe në Stamboll një programim i automatizuar i imi kulturor, etik dhe historik më bëri ta ndjeja veten brenda pak çasteve më një ambient të njohur, sikur kisha zbritur në qytet, por në qytet (apo kryeqytet) të vendit tim. Për të mos rrëshqitur pa dashje në pozitën e një myslimani safi, grekëve nuk u pëlqej dot muzikën se më duket shumë orientale dhe më këtë dua të them se mënyra se si zvarritet dot ajo muzikë më hap barkun, por përndryshe edhe grekët i dua shumë, madje tek një klub beqarësh grek që kam poshtë shtëpisë shkoj shpesh për t’u ankuar për këtë gjë dhe kur bëjmë sherr me njëri – tjetrin merremi vesh për mrekulli. Nuk e di se sa u shpjegova dot, doja të tem se për sa i përket predispozicionit tim për të konsumuar muzikën e fqinjëve jam një shqiptar safi, ua dëgjoj me shumë ëndje me përjashtim të rasteve kur bëhet fjalë për të tillë konvencionalë, si grekët poshtë apartamentit tim. Pa dashur t’ju humbas kohë me pohime që do te tingëllonin sikur do të donin të ishin detyrimisht politikisht korrekte, por unë besoj se muzika ballkanike në përgjithësi është pjesë e kulturës time jo vetëm muzikore, është pjesë integrale e qenësisë time etnike, është pjesë përbërëse e shijeve të mia, është diçka që ma bën jetën më të lehtë dhe më të këndshme. Nuk gjej asnjë arsye për të qenë krenar për këtë gjë, ashtu siç nuk shoh se pse do të duhet ta fshihja një gjë të tillë. Kam përshtypjen se sinkronizimi im muzikor me fqinjët veriorë është një produkt i realiteteve historike të zonës që ka ndikuar në formimin e botëkuptimit tim kulturor dhe muzikor, realitete historike të cilat shtrihen shumë me thellë në kohë, përpara se serbët të bëheshin armiqtë e shqiptarëve e shqiptarët armiqtë e serbëve. Nuk dua ta përmend gjë si provë për të vërtetuar ndonjë tezë as për të ilustruar diçka konkrete (madje nuk do të dija se çfarë do të duhej të ilustroja) por kam jetuar për një kohë të gjatë mes çamëve të thjeshtë të përzënë nga Greqia pas L2B, mes të cilëve kishte vërtetë të tillë të gjymtuar, njërës, që duhej të kishte qenë në atë kohë 10 vjeç një bombë i kishte prerë një këmbë, por që në një festë në fundvitet ‚80 ku u pi pak si shumë, fëmijët e tyre u hodhën e kërcyen sa mundën me muzikën greke që e kishte prurë një shofer eksporti kontrabandë. Të gjithë ballkanasit që kam takuar në Evropë, pas kapërcimit të dyshimeve të para të bazuara në paragjykime të tmerrshme më janë dukur shumë më të afërt se çdo evropian tjetër. Nuk është se i kërkoj gjë, pra nuk është se më mungojnë, kur i ndesh diku realizoj se i kam munguar. Ne jemi këta që jemi dhe jemi bërë të tillë në kohën e perandorisë osmane ku nga pikëpamja kulturore kombet tona morën përfundimisht formën e tyre konkrete që kanë edhe sot dhe kjo ka qenë një kohë e mirë dhe e mbarë për forcimin e ndjenjës së një përkatësie të përbashkët. Mbi këto themele u ngritën më vonë disa mite fatkeqe të cilat ndërsa u manipuluan dot lehtë nga elitat kulturore i futën në sherr ballkanasit ndërmjet tyre, fatkeqësi kjo e tmerrshme për atë rajon. Diçka e tillë duhet të ketë ndodhur edhe me fenë time, e kam fjalën jo për besimin e institucionalizuar tek Zoti përfshirë vetëm tek një lloj kishe apo xhamie, e kam fjalën për ndjenjën që kam unë personalisht për Zotin, edhe kjo me bëhet herë „kështu“ e herë „ashtu“. Kur i kthehem Zotit i drejtohem dot atij si një instancë që ka patur autoritetin për prononcimin e disa rregullave sjelljeje, gjë që e bëj vullnetarisht. Vë re që në lidhje me fenë nuk kam gjë influenca të shekullit të XX e ca më pak të periudhës staliniste, edhe kjo lidhje me Atë [Zotin pra] më duket si e programuar shumë më herët, aq herët, sa askush nuk mund ta ndjekë dot më fillin ne rrënjët e familjes, se kush e solli i pari tek ne. Megjithatë si lidhja me fenë ashtu edhe ajo me kulturën time, si programimi im etiko-moral ashtu edhe shijet e mia kulinarike, si dëshira për të hipur në pemë ashtu edhe vrulli e zelli ndonjëherë për të thënë fjalën e parë të fundit më duken të gjitha të programuara në tërësinë time intelektuale ne këto 250 – 150 vitet e fundit. Siç duket unë qenkam qenë i tillë përpara se të kem qenë dhe realizimi i kësaj ndjenjë më mbush me një pozitivizëm të cilin e perceptoj sa me krenari ashtu edhe me nostalgji për ata të panjohur paraardhës të mi të origjinës time ballkanike apo osmane, të cilët më kanë dhënë kaq shumë me vete. Besoj se një gjë e tillë ka ndodhur pa ndonjë program të veçantë prej atyre njerëzve, ndërkohë që realizoj se ndoshta jam pikërisht unë ai që luaj një rol fare të rëndësishëm sot për qenësinë kulturore ballkanoperëndimore, por që me siguri jo pak të rëndësishëm për pasardhësit e mi në 100 vitet e ardhshme. Ciklet e influencave kulturore ndërgjenerative duket sikur vijnë duke u shkurtuar, prandaj shkrova edhe 100 vjet. Nuk më duket se vuaj gjë nga ndonjë egomani akute, paçka se privatisht mund të jem egocentrik, në këtë historinë time më duket sikur shikoj historinë e secilit prej jush, pra të gjitha këto grimca përbëjnë një të tërë, e cila vetëm si bashkësi mund të ketë kuptim dhe shkak për të ekzistuar. Në këto rrethana nuk kam patur asnjë respekt për komisarë politikë të kuq apo shkrimtarë nacionalistë me pishtarin e gjëmës në dorë, pra të gjitha ndërhyrjet e dhunshme për ndryshimin e cikleve normale të zhvillimit të historisë dhe kulturës së rajonit tim më janë dukur sa banale aq edhe fatkeqe. E shikoj si një varfërim kulturor të pashembullt entuziazmin e trushparëve fatkeq të periudhës staliniste apo poststaliniste apo etnocentriste të shqiptarëve, për të shtrembëruar çdo gjë nga vijësia e paraardhësve të mi për sa i përket zhvillimit tim kulturor. Këto diga fatkeqe, të cilat në rrjedhshmeritë kulturore ballkanase nuk është se i ngrenë vetëm shqiptarët nu
    k është se prishin vetëm estetikën e rrjedhjes së lumit, por herët e vonë shkaktojnë përmbytje vdekjeprurëse dhe traumatizojnë rajonin në mënyrë të panevojshme e ndonjëherë fatale.

  24. Kjo më sipër më kujton marshin gjerman Lili Marlen, i cili në luftën e II botërore dëgjohej si nga gjermanët edhe nga aleatët.

  25. Korçar, “qorr” shkruhet me dy “r”, ne rregull je 😉

    O Xhaxha, po tek kjo tek letra e kuksianit paska nje xhevahir te rralle : sipas autorit te letres, drejtoresha e Radios na qenkerka gorane e doemos, “e karakterizuar për nostalgjinë e prejardhjes”. Ok deri ketu. Po mire drejtoreshes, po asaj nenes gjakovare, qe na e paskerka mbiemrin Cerkezi si i behet halli qe ta “kombetarizojme” nje çike ?? Se kjo puna e çerkezeve eshte pak si ajo puna e goraneve…. 😉 http://en.wikipedia.org/wiki/Cherkes

  26. Stalker, vërejtje me vend, dhe më e thellë se ç’mund të duket në vështrim të parë; sepse dëshmon si pastërtia etnike, e trumbetuar prej fanatikëve dhe sidomos demagogëve, është thjesht instrument torture.
    Me që ra fjala, dua edhe unë të tërheq vëmendjen për fjalinë e mëposhtme, nxjerrë nga letra fatale:

    Por besoj se një shqetësim jo pak i vogël për ne kuksianët është dhe fakti se mjetet e informacionit në Kukës, siç është Radioja dhe Televizioni lokal, njëri është me pronar goran dhe tjetri, dhe kryesisht Radioja lokale ka për Drejtoreshë po gorane dhe dashje pa dashje duhet të karakterizohen për nostalgjinë e tyre të prejardhjes, që pak a shumë janë etni sllave, por që gjithmonë, siç duket, kanë gjetur mbështetje dhe nga qendra.

    Lexojeni pak me vëmendje këtë fjali, duke filluar nga mjetet e informacionit. Meqë fjalia vazhdon me njëri është…, atëherë normalisht duhej të fillonte me një parafjalë: nga mjetet e informacionit, ose mes mjeteve të informacionit… Në vazhdim, njëri është me pronar lokal dhe tjetri, lihet përsëri përgjysmë, meqë fjalia vijuese, përmban një pjesëz modale të çuditshme, kryesisht, e cila nuk e ka vendin atje; sepse është vështirë të merret vesh kuptimi i shprehjes “kryesisht Radioja lokale“; ndërsa shprehja pasuese: ka për drejtoreshë po gorane është gramatikisht e gabuar dhe gjithsesi e panjohur për gjuhën shqipe, meqë shqip do të thuhej, të paktën, ka për drejtoreshë po një gorane; dashje pa dashje, përsëri, nuk më duket shprehje shqipe (unë përdor dashur pa dashur, por ndoshta ashtu e thonë kukësianët e kulluar); karakterizohen për nostalgjinë e tyre të prejardhjes është krejtësisht e shëmtuar, meqë karakterizohen, sado folje kaba në vetvete, kërkon parafjalën nga; sikurse emri nostalgji nuk ndiqet zakonisht nga gjinorja, por nga një shprehje me parafjalën për (nostalgji për prejardhjen, njëlloj mall për Shqipërinë; meqë gjinorja zakonisht shpreh subjektin që provon nostalgji: nostalgjia e Markut për Zadrimën); më tutje, pak a shumë janë etni sllave përsëri nuk dihet se kujt i referohet, meqë përemri lidhor që është i varur në hava; për nga pozicioni, duhej t’i referohej fjalës nostalgjinë, por ashtu nuk do të kishte kuptim; por nëse jo asaj fjale, atëherë kujt? Cilat janë etni sllave? Mjetet e informacionit? Kukësianët vetë?
    Ergo, meqë nuk më lejohet të them se ky që shkruan letrën është pak i dëmtuar, atëherë nuk mundem veçse të arrij në përfundimin se nuk e ka shqipen gjuhë amtare, por e ka mësuar, si të thuash, vetë.
    Spiun i serbit, medemek? Ja një copë çamçakiz për kombëtaristët, që ta përtypin.

  27. me katolik se papa, i thomi ne.
    nacionalizmi eshte i keq, si ne forme ashtu edhe ne permbajtje. sepse ai te pengon qe komshiut i cili te ka rrahur femijen, te ka peshtyre ne fytyre, e madje kur qe i dehur, i hodhi syte e te tjera edhe vajzes tende, i duhet thene miremengjes, e mirembrema, e madje duhet pyetur edhe se si i ka hallet. Ne fund te fundit ne ditet e sotme, cfare me teper se sa fjalet e tua do te te mund te te perkufizojne se kush je. opera volant ed verba manent ne ditet e sodit. Mjafton te flasesh bukur, sakte, korrektesisht korrekt, dhe rrugen e amshimit e ke te siguruar.
    Por morali (si i fjaleve ashtu edhe i veprave) eshte si rererat levizese (oh mqs ra fjala arena- rena), dhe moralizimi eshte si vorbull thithese, qe te nxjerr atje ku do fjala.
    E pikerisht kjo ben te mundur qe Morgan the Pirat mbasi dogji, vrau, preu, perdhunoi e grabiti sa mundi, te behesh kalores i oborrit anglez, ose qe para 90 vjeteve, ndryshe nga sot, kur perandori Karakalla po behet gati te vije ne pushtet ne “Rome”, ne nje stacion treni ne USA, nje turme prej qindra veteve te linconte nje zezak duke i futur nje shufer hekuri ne fyt, e duke i bere mishin copa-copa thjeshte se pse ai kish guzuar te prekte me dore nje vajze te bardhe.
    Pikersiht kjo ben qe ne te revoltohemi sot se pse kuksianete nuk kane etiken dhe edukaten e mjaftueshme per te shijuar ne menyre te dukshme tingujt e muzikes serbe qe ju ofrohet. Po a duhet? Une them se jo. Pse kane njerezit siklet nga minjte? Jo se kane pare ndonje te keqe nga to. Por breza te tjere para tyre e dine se c`kane hequr nga murtaja. Po keshtu edhe kuksianet (dibrane e tropojane) me serbet.
    …dhe fashizmi eshte reaksion, jo aksion.

  28. Kesaj i thone bjeri gomarit te degjoje samari… Vertet lexuesin nga Kuksi e ka shqetesuar muzika serbe apo muzika serbe qe e ka vene drejtoresha gorane (qe na paska edhe mbeshtetje nga qeveria). Une them qe qyqari eshte pa pune dhe e di qe po te mos jesh filani, i biri apo e bija e filanit ne Shqiperi nuk merr dot fryme. Nje cik larg i ka rene.

  29. kuksianete nuk kane etiken dhe edukaten e mjaftueshme per te shijuar ne menyre te dukshme tingujt e muzikes serbe qe ju ofrohet. Po a duhet? Une them se jo. Pse kane njerezit siklet nga minjte? Jo se kane pare ndonje te keqe nga to. Por breza te tjere para tyre e dine se c`kane hequr nga murtaja. Po keshtu edhe kuksianet (dibrane e tropojane) me serbet.

    Pikerisht. Sidomos qe nje siperfaqe e konsiderueshme e rrethit te Kukesit u minua nga ‘minjte’. Plus qe Lumjanet (ata qe nuk lujten prej vendit e erdhen ne Tirane) nuk mund te pretendohet te pajtohen me Serbet, pa shkembim te ndersjellte femrash

  30. Qafir dhe I dashur, them se e parashtruat mjaft qartë pikëpamjen tuaj se pse pikërisht Kukësi duhet ta mbajë lart flamurin e hidhërimit antiserb, madje edhe atëherë kur ta kenë ulur në Prishtinë. E them këtë sepse, për mua që muzikën gjithnjë e kam dashur, nuk ka ndonjë dallim midis turbofolkut që këndohet dhe shijohet në Kosovë dhe turbofolkut që këndohet dhe shijohet në Serbi…
    Megjithatë, unë i pari do të përkrahja propozimin që viktimave të serbëve në Lumë të Kukësit, ashtu si viktimave çame të spastrimeve greke gjatë shekullit XX t’u ngrihej një memorial dinjitoz diku në qendër të Tiranës, madje me përparësi ndaj memorialeve të tjera politikisht më oportune, por emocionalisht kallpe. Pa u nderuar si duhet kujtimi i këtyre viktimave, nuk mund të flitet për shërim plagësh dhe pajtim gjaqesh midis fqinjëve.
    Po ç’ka të bëjë kjo me debatin që po zhvillohet këtu? Po të ishte fjala për të argumentuar se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të transmetojë Radio Kukësi, unë mund të mbroja mendimin, bie fjala, që ajo radio të specializohet në muzikë polifonike labe, për të afruar mes tyre Jugun dhe Veriun e Shqipërisë; ose mendimin tjetër, që qytetarëve të Kukësit radioja e tyre publike t’u ofrojë një repertor të larmishëm të muzikës baroke gjermane, me kompozitorë si Bach, Telemann dhe Weiss. Vetëm se mendimi im për çka duhet të vërë në program Radio Kukësi është krejt irrelevant për temën – po aq sa edhe mendimi juaj, Qafir dhe I dashur.
    Tani, nëse ju refuzoni të argumentoni sipas këtyre termave, është puna juaj. Që shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë kanë arsye të jenë të zemëruar me serbët, këtë nuk po e diskuton kush. Që serbët kanë masakruar shqiptarë gjatë shekullit XX, thjesht ngaqë këta kanë qenë shqiptarë, edhe këtë nuk po e diskuton kush. Dhe pikërisht ngaqë nuk po e diskuton kush, më duket jo serioze që të sillet këtu si argument.
    Çështja është nëse duhet lënë kombëtarizmi shqiptar që të shndërrohet në ideologji autoritare, ose në armë për të gjithë ata që duan t’u imponojnë vullnetet e tyre, zakonisht meskine, institucioneve publike. Nëse në Shqipëri ka njerëz të cilët mendojnë se është herët që Radio Kukësi të transmetojë muzikë të Cecës (siç tha Tabakhone), atëherë këta njerëz kanë të drejtë ta shprehin qëndrimin e tyre duke financuar një radio private që ta bojkotojë Cecën. Nuk i pengon kush që të ngrenë një stacion që të transmetojë ditë e natë “Për mëmëdhenë,” se edhe fondet do t’u derdhen lumë nga diaspora gjithnjë dorëlëshuar për kësi nismash sublime.
    Megjithatë, dhe e përsëris, mua më duket jashtëzakonisht infantile që të përdoret argumenti i viktimave shqiptare të dhunës serbe, për të kundërshtuar programimin e turbofolkut të Cecës nga një radio provinciale në Shqipërinë e sotme; ose pikërisht atëherë kur media mijëra herë më të fuqishme se antena anemike e Nermin Spahiut po ia shkatërrojnë krejt shijet, sensibilitetin dhe fisnikërinë publikut shqiptar, duke i ofruar të njëjtin trash çdo mbrëmje – dhe këtu e kam fjalën për Top Channel, i cili tanimë po na u përshëndetka si faktor i unitetit kombëtar të shqiptarëve në Ballkan.
    Dhe meqë ra fjala, e keqja e madhe e kombëtarizmit shqiptar, defekti që e ka lënë xhuxhmaxhuxh e të gjymtë, ka të bëjë me natyrën e tij primitive, arkaike, ose me faktin që ka mbetur rob i formulave romantike të Rilindjes; duke i përsëritur verbërisht vetëm e vetëm ngaqë nuk i ka kapacitetet mendore që të prodhojë diçka që t’u përshtatet rrethanave të sotme. S’është për t’u habitur pastaj që të vetmit njerëz që u shkojnë pas sot neo-kombëtaristëve janë të tillë që nuk do të doje t’i kishe jo më në mëhallë, por as në lagje e në qytet; njerëz që e shprehin afshin e tyre patriotik duke vizatuar në lëkurë tatuazhe masive e duke ulëritur në stadiumet e futbollit ku humbet rregullisht kombëtarja shqiptare, sipas rezultatesh të parapaguara. Nëse duan vërtet të kthehen në faktor politik në Shqipëri, kombëtaristët ndoshta duhet të fillojnë duke kërkuar mënyra e mjete për të afruar njerëz që u duhen e që kanë diçka për t’u ofruar shqiptarëve, jo të mjaftohen duke kremtuar nënprodukte rrahjesh nga policia dhe korda vokale të lidhura nyjë prej testosteronit të tepërt.

  31. Nuk qenkemi marre vesh usta (po fare, fare, hiç). Po s’ka gje. Keshtu eshte kur flet per fantazma, per hije. Hije “kafenesh” te shekullit te ri… i “njezet-e-pari”. Morali i hijeve te kafeneve virtuale (morali i te vdekurve ; moral ne hava). Une thjesht u mundova ta qullos, te vadit, pak ngerçin e foljes (te njejten gje mundohesh te besh dhe zoterote kam pershtypjen). Sepse kam pershtypjen, prape, shume njerez kane frike te flasin per kete apo per ate. Shqiptaret ma ha menia. Sidomos kane frike te flasin per veten e tyre (rrjedhimisht per te tjeret). Kane frike nga gjykimi qe mund te hasin a ku di une se çfare ngerç arkaik (s’do te thote i keq) i mundon. Pastaj çfare eshte kjo ketu (kjo qe po beni merr daj) Plenumi i IV i P.P.SH.? Gjyqet e fantazmave kane diçka paradoksale, bile dhe me shume, sepse lodhin kohen dhe trupat dhe gjyq hiç nuk ka. (Apo mos eshte gjyq i “Wikipedaneve” kundrejt ndonje tip barbarie te re?) (Ah dhe nje gje te vogel, nuk e kuptoj fjalen rravgim? Nuk e gjeta as ne perandorine Wikipediane. Per bese qe nuk e gjeta.)

    Nje gje e thjeshte – po i bie pak shkurt dhe seriozisht – ne “mbrojtje” te thelbit te atij Anonim Xhaxhait (dhe jo ne mbrojtje te mediokritetit, apo falsifitetit, te argumentave te tij) :

    – Cfare rol kane institucionet publike ? Pergjigje naive : mbrojtjen dhe mireqenien e publikut te saj. (Radio-Kukesi me duket eshte e tille… paçka se radio qe nuk degjohet me shume se nga 250 fryme (nuk e di se ç’kam me kete 250-shin). (Pergjigje germe per germe : e di mire qe nuk te behet vone, si degjues imagjinar qe je… as me me shku menia tek e kunerta.)

    Ja ku duhet zhvendosur epiqendra e debatit, ne tensionin qe lidh (apo ç’lidh ?) vendim-marresit me vendim-qaresit (ata qe qajne, ne kurriz te tyre, vendimet e marra ; po duke qene se asnje nuk e ka zukatur kete muhabé, po e le dhe une me kaq !). Si pjesetar i bashkise Anonim Xhaxhai ka te drejten e fjales dhe mund te thote çfare te doje, ne pasqyre te regullave te kesaj bashkesie, ne te cilen jeton. Ne rastin konkret gjyqi i vetem i Anonim Xhaxhait, ose me mire akuza, i bie te jete, ne saje te deduktimit te thjeshte – paçka se deduktimet kane “shpifesine” e tyre -, difamacion (per drejtoreshen e Radio-Kukesit ; e shoh qe do behet roman kjo e Radio-Kukesit… nejse). Ata te P.P.SH.-se do ta vulosnin agjitprop (nejse prape).
    Tani asnjeri (prej nesh) nuk di asgje (per drejtoreshen e Radio-Kukesit ; apo ka ndonje qe e njeh?). Mbase e gjora eshte vertet me prejardhje gorane (kjo eshte nje gje) dhe me te vertete mund te kete nostalgji e dhembshuri per rrenjet e saj (kjo eshte nje gje tjeter). Duhen bere llogarite per te gjitha kombinimet midis vertetsive dhe pavertetsive te dy premisave, pra ndermjet goranovicitetit te drejtoreshes (keshtu ja thone?) dhe nostalgjise se saj per rrenjet (eh thuaj, e shoh une qe kjo eshte sprove per Mujin dhe Halilin). Per te dale ne fund tek nje konkluzion. Asgje nuk e verteton qe ato qe thote Anonim Xhaxhai nuk jane te verteta, ashtu sikur nuk verteton te kunderten. Pra gjyqi i tij, akuza per difamacion, eshte supozim, eshte hipoteze. Bujrum merruni me hipoteza te tilla, dite e nate po te doni. Pyetja shtrohet (hajde shprehje hajde) : çfare na ben te besojme se ato qe ka thene Anonim Xhaxhai, per drejtoreshen e famshme te Radio-Kukesit, jane vertet difamacion ? Faktet, besoj une. Faktet (pra ajo qe ka ndodhur – kosova!) si dhe ndjeshmeria « lekurholle » ndaj ketyre fakteve. Na doli çeshtje psikologjie. (Dhe duke qene se psikologe ketu nuk ka do me duhej ta mbyllja… Por po e vazhdoj dhe pak fare.) E vetmja gje qe kunderpeshon kesi lloj sjelljesh, pra kete lloj psikologjie (apo ndjeshmerie), eshte nje vete-sakrifice e vogel : mbyllja e radios. (Kjo nuk vlen vetem per Anonim Xhaxhain…) Ne psikologji dihet qe “zia” do pak kohe per tu tretur… (Shikoni Wikipedian per me shume informacione! “Ky mesazh u be i mundur nga nje qe ju do te miren.”)

    Citim :

    Lexojeni pak me vëmendje këtë fjali, duke filluar nga mjetet e informacionit. Meqë fjalia vazhdon me njëri është…, atëherë normalisht duhej të fillonte me një parafjalë: nga mjetet e informacionit, ose mes mjeteve të informacionit… Në vazhdim, njëri është me pronar lokal dhe tjetri, lihet përsëri përgjysmë, meqë fjalia vijuese, përmban një pjesëz modale të çuditshme, kryesisht, e cila nuk e ka vendin atje; sepse është vështirë të merret vesh kuptimi i shprehjes “kryesisht Radioja lokale“; ndërsa shprehja pasuese: ka për drejtoreshë po gorane është gramatikisht e gabuar dhe gjithsesi e panjohur për gjuhën shqipe, meqë shqip do të thuhej, të paktën, ka për drejtoreshë po një gorane; dashje pa dashje, përsëri, nuk më duket shprehje shqipe (unë përdor dashur pa dashur, por ndoshta ashtu e thonë kukësianët e kulluar); karakterizohen për nostalgjinë e tyre të prejardhjes është krejtësisht e shëmtuar, meqë karakterizohen, sado folje kaba në vetvete, kërkon parafjalën nga; sikurse emri nostalgji nuk ndiqet zakonisht nga gjinorja, por nga një shprehje me parafjalën për (nostalgji për prejardhjen, njëlloj mall për Shqipërinë; meqë gjinorja zakonisht shpreh subjektin që provon nostalgji: nostalgjia e Markut për Zadrimën); më tutje, pak a shumë janë etni sllave përsëri nuk dihet se kujt i referohet, meqë përemri lidhor që është i varur në hava; për nga pozicioni, duhej t’i referohej fjalës nostalgjinë, por ashtu nuk do të kishte kuptim; por nëse jo asaj fjale, atëherë kujt? Cilat janë etni sllave? Mjetet e informacionit? Kukësianët vetë?
    Ergo, meqë nuk më lejohet të them se ky që shkruan letrën është pak i dëmtuar, atëherë nuk mundem veçse të arrij në përfundimin se nuk e ka shqipen gjuhë amtare, por e ka mësuar, si të thuash, vetë.
    Spiun i serbit, medemek? Ja një copë çamçakiz për kombëtaristët, që ta përtypin.

    (Mbarrim i citimit.)

    Qesharakja e silogjizmave ! (Nganjehere « renia shkurt » (si thoni ta pagezojme : shkurtabiqizem ? Apo heqim « q » e veme nje « ç » ne vend te saj ?) rrjedh gjithmone tek silogjizmat. Qe te mos bie ne silogjizem duhet thene se : Xhaxhai Anonim dhe Anonim Xhaxhai jane 2 hije te ndryshme, jo e njejta…)

  32. Mein Gott!

    Kaq e vështirë qenka i dashur të kuptohet, që i gjithë shkrimi, diskutimi, përgjigjet që jepen, reflektimet që bëhen, pra i gjithë motivimi për të vijuar ketë diskutim ndodh sepse ka njerëz, të cilët mendojnë se diversiteti kulturor është pikërisht ajo platformë, ku dukuritë kulturore mund të zhvillohen më mirë. Kaq. Këta njerëz nuk detyrojnë askënd t’i perceptojnë gjërat në mënyrë unikale, pra që ta adoptojnë diversitetin si filozofi shtetërore, pasi edhe kështu ky do të kthehej në një monokulturë, i cili si qëllim të vetëm të tijin do të kishte pikërisht ngutjen për të qenë ndryshe. Jo mor i dashur, është fjala thjeshtë që gjithkujt t’i lihet e lirë ajo hapësirë kulturore ku ky pastaj t’i përcaktojë vetë preferencat kulturore. Dhe kur nuk ndodhka kjo më atëherë mund të flitet për mikrofashizëm. Eshtë kjo që i paska djegur gjë kombtaristët? Po mirë i thoni mikrokomunizëm, apo mikrototalitarizëm, apo si në dreq të doni, por sidoqoftë mbetet evidente, që kjo mikromizerje në një farë mënyrë cenon pavarësinë intelektuale të individit vetë. Dhe çfarë tjetër duhet të bëjë njeriu që të mbetet i besueshëm, se kur ndjek një die liberale e bën këtë jo për modë, e as për snobizëm, por thjeshtë se gjendet pikërisht në atë gjendje intelektuale, ku ruajtja e tërësisë së të drejtave perceptive shijësore kulturore i shikon si mbrojtje të të drejtave të njeriut, gjë që përsëri e bën jo për të shitur gjë dëngla, por se pikërisht aty i shtrëngon këpuca. Pra dilema imë apo e dikujt tjetër është, që unë

    A.
    Në parim jam tmerrësisht kundra, që për arsye të një emëruesi kombëtar të përbashkët kulturor të marrë pa konsensusin tim, të kufizoj etikën time në lidhje më perceptimet kulturore të karakterit estetik, gjë që nuk e bëj për hir të kokëforsisë por thjesht sepse e shikoj këtë si një gjë jashtëzakonisht personale, e cila ka vetëm mua se ç’më duhet.

    B.
    Konkretish nuk e kam absolutisht në plan, që për hir të patosit personal tënd i dashur kundër fqinjit, që të paska bërë ty njërën e tjetrën, të hyj edhe unë në sherr në të, pasi sipas kësaj logjike herët a vonë shqiptarët sot do t’i kishin djegur nëpër turra drush nëpër Evropë, përpara se të gjithë rumunëve në Itali t’u jepnin një titull nderi për merita të veçanta qytetare.

    C.
    Lufta në Jugosllavi apo shqiptarët në Ballkan në shekullin XX janë një gjë dhe ndërvarësitë kulturore atje janë një gjë tjetër. Ato pak e kanë influencuar njëra tjetrën dhe për këtë arsye do të ishte një vetëgjymtim kulturor që për hir të një fatkeqësie siç ka qenë konflikti me sllavët në atë shekull (apo konflikti i tyre me shqiptarët, sepse edhe ata thonë të njëjtën gjë, pra që shqiptarët janë të tillët e të atillët), t’i vihet flaka të gjitha ndërvarësive kulturore rajonale dhe të fillojmë të veprojmë sikur të kishim fqinjë texsianët.

    Shqipëria është ajo që është, është aty ku është, prej atje nuk ka për të lëvizur gjë dhe shqiptarët duhet ta pranojnë këtë, qoftë edhe për hir të respektimit të një ligjësie thjeshtë të karakterit gjeofizik.

  33. I nderuar Xhaxha.
    Infantiliteti qe konstatohet ne perkrahjen per kundershtimin e shpernarjes ne eter te turbomuzikes se Ceces ne Kukes, per hir te shqiptareve te vrare ne Kosove apo ne Kukes e rreth e qark eshte ceshtje perceptimi. Po sa c`keni te drejte ju qe e pranoni, po aq ka edhe ai apo ajo qe e kundershtin nje gje te tille, sepse s`me duket se ka nje hegjemoni te te drejtes ne nje rast te tille. Kombetarizmi eshte ashtu atavik ne Shqiperi per arsye qe jane permendur sae sa here. Por mendoj se patriotizmi ne Shqiperi, cka eshte krejt ndryshe nga kombetarizmi, eshte autentik, dhe jo i nxjerre nga faqe librash. Patriotizmi i tyre krijon nje sistem preferencash, ku shqiptari, mire apo keq, ndjen detyrime morale para se gjithash ndaj njeriut te vet, ndaj grupit te vet, ndaj fshatit te vet, ndaj krahines se vet. Te kerkosh kozmopolitanizem prej tyre (nesh), kur vecse disa vjet me pare, fqinjet e tyre me te edukuar e te kulturar se ta , treguan se ne cfare bazash mund t`i ndertojen mardheniet me ne (racen tone)po ta kishin ata ne dore, eshte njesoj si te kerkosh tua permiresosh jeten berbereve te Afrikes, duke u mesuar atyre tangon.

    Zoti H.
    Me ose padashje ju e cekni pak ate qe une ndofta s’arrita dot ta percjell me qarte. E kam fjalen per mendimet e shprehura deri ne paragrafin A. Perceptimi juaj kulturor i ambjentit rreth e qark jush ka karakter personal, i cili ne kete rast shpreh shijet dhe maniera/vlerat estetike te perqafuara nga nje grup i caktuar njerezish. Por eshte fakt qe nje gje e tille mund te perputhet ose jo me ato te kultures se shoqerise prej se ciles keni dale. Shuma totale e normave te sjelljes se perditeshme te pjesetareve te kesaj shoqeria-te lindura apo te fituara, traditave te tyre, ndjenjave te tyre, menyres dhe kutin se si ata e masin, perceptojne dhe e interpretojne boten rreth e qark tyre, se si ata e shohin veten ne raport me gjithe kete, te gjitha keto te percaktuar ne menyre objektive nga ekonomia qe i siguron mbijetese kesaj shoqerie, ka nje peshe, ose me ndryshe, vlere absolute shume me te madhe se sa perceptimi juaj personal. Te indinjohesh ndaj nje realiteti te tille eshte si te perplasesh kembet duke qare ne nje supermarket

    Diversiteti kulturor eshte maja e malit social. Prej atje s`ka tjeter rruge vecse teposhte. Historia e tregon kaq.

    Shqiperia eshte arkaike. Shume arkaike. Ndofta me teper se sa c`e kuptojme apo konstatojme ne. Kultura e saj, larg se qeni nje grumbull barcaletash (serbet kane dy karakteret heroike shqiptare me natyre ezopiane, Mujon dhe Sulon, qe kalojne neper tallazet e perditeshme te jetes) eshte sa e thjeshte, po aq edhe ekomplikuar. Ajo do te meritonte te studiohesh pa paragjykime. Ndofta do te na ndihmonte te njihnim veten me mire, e te respektonim veten me shume.

  34. Korçar,
    Duket se i ke inat “les procès d’intention” (dmth, paragjykimet). Pra nuk je dakort qe ta paragjykojme letershkruesin, sepse sikunder shkruan dhe vete, je ne “mbrojtje” te thelbit te tij (dhe jo ne mbrojtje te mediokritetit, apo falsifitetit, te argumentave te tij).

    Nga ana tjeter, me duket se i ben nje “procès d’intention” xhaxhai-t, meqe ne nje fare menyre, vë ne dyshim synimet e artikullit te tij. Thene shkurt, e paragjykon mendimin e tij.

    Konkluzion yti: si letershkruesi tek “shekulli”, si xhaxhai, jane dy hije. Te ndryshme. Megjithate, jane hije.

    Une them se, edhe pse xhaxhai ka te drejten e tij qe per disa momente ta trajtoje veten si qytetar imagjinar te Kukësit, kjo mbetet veçse ne kuadrin e ketij artikulli dhe te anonimitetit qe ai ka vendosur te ruaj. Pertej ketij debati, xhaxhai eshte ai qe eshte, dhe une te siguroj ty qe NUK eshte hije, per faktin tmerresisht te thjeshte se kam te pakten mbi 15 vjet qe e lexoj, pra shume e shume me heret se te shpikej Interneti (pra, dhe Wikipedia…).

    Pse e them kete ? E them se me duket se ka nje keqkuptim nga ana jote kur shkruan se “Une thjesht u mundova ta qullos, te vadit pak ngerçin e foljes (te njejten gje mundohesh te besh dhe zoterote kam pershtypjen)”.
    Une nuk besoj se qellimi i xhaxhait eshte thjesht te vadise ngerçin e foljes (qe i bie, te argetohet me gjuhen tone te bukur shqipe). Duke qene se eshte ai qe eshte, une them se xhaxhai vigjelon. Dhe nuk me vjen hiç fare turp qe po perdor foljen “me vigjëlu”.
    Dhe ta them sinqerisht : shyqyr qe vigjelon ! Sepse, me sa kam kuptuar nga ç’i kam lexuar, nuk do qe “t’ja marrin nga duart atdheun dhe ta bejne te ndihet pothuaj ne faj”. E drejta e tij, apo jo ??!!

  35. Xhaxha, ju falenderoj qe e hapet kete teme.Une mendoj se eshte shume e nevojshme te bisedohen dhe te vihen sa me shume te jete e mundur ne pah raste te tilla, pasi shumica e shqiptareve (nuk fus ketu elitaret), i kane ende idete shume te vageta dhe krejtesisht te paqarta. Kjo perben nje element shume te rrezikshem dhe veshtire te kontrollueshem nese vazhdon te fryhet dhe zbukurohet me gjoja qellime atdhetarizmi. Dhe ketu media ka nje gur te madh ne dore pasi dihet se shumica e popullsise shqiptare, ne menyre masive lexon vetem gazetat apo sheh vetem lajmet ne tv ndaj reagimet e tyre do te jene sipas ngrefjes qe keto organe mediash bejne. Por fatkeqesisht , mediat tona kane primare lajmet bombastike dhe shume kalimtare dhe nuk marrin fare parasysh efektin qe kane mbi keto masa “mendjevirgjera” .
    Ka shume shembuj te tjere qe me vijne nder mend ne lidhje me kete teme.Psh.kur Goran Bregovic vizitoi Shqiperine per te dhene koncert, kishte shume njerez qe ju afruan shume negativisht dhe armiqesisht faktit duke thene se ai ishte serb dhe se kenget e tij ishin perdorur nga ushtaret serbe teksa benin kerdine ne Kosove.
    Rasti eshte rrenqethes dhe teksa e mendoj , sinqerisht behem keq, por ende nuk arrij te kuptoj pse “i bien samarit nderkohe qe duan t’i bien gomarit”?
    Edhe ketu ne Turqi ku jetoj i perjetojme perdite raste te tilla dhe mund te them se mediat kane nje efekt shume shume negativ me ane te mendimeve te hormonizuara te armiqesise qe hedhin.
    Jua kam thene dhe me pare ne blogun tuaj psh se ketu mbyllet tak fak “youtube” apo “wordpress” si dhe çdo faqe tjeter nese ka ndonje element qe mendohet se fyen militarizmin turk. Zgjidhje te prera si me sopate , qe nuk bejne tjeter veçse i çorodisin njerezit me nje inat te verber.
    Ndaj e vleresoj qellimin tuaj qe keni pasur kur keni nisur te shkruani kete shkrim dhe uroj qe te shtohen sa me shume shkrime te tilla me qellim informimin e drejte te popullsise.

  36. Po dale ore njerez ku u bete juve kozmopoliter? Nacionalizmi shqiptar eshte nje nacionalizem reaksionar jo aksionar, dhe per me teper nuk mund te cilesohet si nje thirrje per aksionizem (nese ka dale nje terme e tille ne shqiperi, ka mundesi qe eshte kjo terma vullnetarizem, edhe pse askush nuk e ka perkufizuar deri me sot).

    Gjithkush flet nga nje pikeveshtrim dhe nje pozicion (istikam) qe i eshte perforcuar me vite nga pervoja. Askush nuk ka te drejte te relativizoj pervojen personale te dikujt, urretjen ose dashurine per hir te asaj qe quhet drejtesi (nuk ka “ndergjegje te reme” ose “budallepsje popullore”, ka vetem te ndergjegjshem ose jo te ndergjegjshem, vleresimet jane kot.) Budallenjte dhe te dobtit nuk kane te drejte, ka thene nje burre i mencur. E drejta ne forme abstrakte eshte nje fjale bosh qe demton me shume sesa ndreq ose kritikon gjendjen shoqerore.

    Radikalizmi i ndokujt ketu per te gjykuar situaten e shqiptareve me terma te realitetit perendimor qe therret per kozmopolitizem pasi ka kaluar me 100-ndra vite lufte eshte komplet jashte cdo lloji praktike politike. Politika nuk niste nga ajo qe duhet te jete, porse nga ajo qe eshte. Gjykimi i situates nuk behet nga nje kendveshtrim qe na pelqen neve , ky kendveshtrim ka lidhje me realitetin dhe pervojen personale te cdokujt.

    Nacionalizmi shqiptar si reaksion ndaj praktikave te dhunshme greke dhe serbe, eshte pra nje ndenje e natyrshme, nje refleksion. Nese dikush kerkon per ceshtje personale dhe interesa politike te etablohet ne kete fushe politike konfliktuale, atehere mire ben, eshte teper normale. E verteta eshte qe ky konstrukt politik (pasi sido qe te jete eshte nje konstrukt, pra nje fakt social, por qe ndodh ne menyre te ndergjegjshme), dmth. kombi dhe dashuria per memedheun sjell pastaj elemente te tjera ne politike, sic jane kufizimi dhe diferencimi, kjo se domaini i politikes lokale ose shteterore eshte vete i kufizuar nga forcat reale te kontrollit. Pra e thene ne gjuhen shqipe: kombi eshte nje sajese politike, politikanet e ndertojne pushtetin e tyre mbi te, kufizojne pushtetin mbi kete domain shoqeror nepermjet te ndjenjes se urretjes per ate qe eshte jashte, dhe per dashuri dhe solidaritet per ate qe eshte brenda. Por kjo eshte teper e natyrshme, se e njejta gje ndodh gjithandej.

    Askush nuk do qe shqiptaret te behen nomade dhe eremite, atehere ngelet te respektojme kete konstrukt, dmth. kombin, se kemi lindur te tille dhe te mos behemi kot si kozmopolit, se vjen xhaxhi greku dhe serbi dhe me shkop ne koke te ben esell prape nga keto teorite dehese ezoterike post-moderniste.

  37. GH, mire ndonje tjeter qe aq di e aq ben dhe shkruan, por ju qe zoteroni nje potencial logjike, ndjeshmerie, vendosmerie ne shtrimin e ideve, persosmerie te shkronjes shqipe (sakte, thjeshte dhe nderlikuar njekohesisht) per t’u pasur zili, nuk duhet ta keni te veshtire per te kuptuar dhe ndjere te verteten elementare te shek. XX, qe Shqiperia – si cdo vend tjeter ne bote -, ne kete shekull tejet te vecante te historise njerzore s’eshte ajo qe eshte, s’eshte aty ku eshte, prej atje ka levizur cdo gje, e megjithkete shqiptaret e cdo kategorie nuk e pranojne kurrsesi kete te vertete mu prane hundes, per hir te respektimit te nje ligjesie thjeshte te karakterit gjeo-fizik dhe, per kontrapedal, per hir te mosrespektimit te nje ligjesie thjeshte te karakterit providencial-metafizik. Diga fatkeqe e hidrocentalit te Fierzes (ndertuar shume prane Radio Kukesit), i cili vazhdon te furnizoje me driten dhe ngrohtesine e Partise kuzhinat e shqiptarve, ka prishur njehere e pergjithmone estetiken e rrjedhjes se lumit te lashte, ka shkaktuar permbytje vdekjeprurese dhe ka traumatizuar (fizikisht, psikikisht, metafizikisht dhe providencialisht) rajonin ne menyre fatale. Veshtrimi i hedhur pertej dritares ne horizont, ne cdo vend te botes – edhe ne peisazhin me idilik -, ndeshet domosdo me konstruksione te hatashme, pa te cilat nuk mund te “bejme drite”, te bejme nje kafe, te ndezim radion per te degjuar kengen e mikut dhe armikut etj.

    Duhen pare nje cike me holle dhe me tjeter sy gjerat e bera vaki ne te tashmen e te kaluares se afert, e cila ka djegur te gjitha urat me te kaluaren dhe nuk po lejon kurrsesi asnje te ardhme, e c’eshte me e keqja duke e bere te tashmen – ne parim shume me e rendesishme se e kaluara e lavdishme dhe e ardhmja e ndritur – nje mish-mash idesh, llafesh dhe veprimesh pa pike kuptimi.

  38. ka njerëz, të cilët mendojnë se diversiteti kulturor është pikërisht ajo platformë, ku dukuritë kulturore mund të zhvillohen më mirë. Kaq.

    …po ne Kanada. Megjithese edhe ne Kanada qylafxhinjte e Pakistanit, qe fatkeqsisht u kane mesuar te urrejne Indine ndonese jane Indiane, po e perdorin shume mire kete platforme ti mbyllin sqepin Mark Steyn (nje skandal i vertete).

    Diversitet kulturor? D’accord! Per aq kohe sa flasim per diveristet kulturor mes toskesh e gegesh, Kuksianesh e Konispolasish. Cdo gje tjeter jashte ketyre parametrave, si ne Shqiperi si ne Kosove eshte corbe e prishur qe do te villet.

  39. Premisa e diskutimit ishte a duhet apo s’duhet censuruar? A flitet per muzike (shqiptare, serbe, greke, gjermane, amerikane); a flitet per mendime (shkrime, botime, transmetime); a flitet per vende specifike (Kukesin, Shqiperine, Afganistanin, Francen,) nuk ka fare rendesi. Rasti i kenges serbe ne Radio Kukes ishte thjesht shembull.

    Qe nje pyetjeje per censuren si forme e mikrofashizmit ti pergjigjet nje debat i mbushur me elemente te planit historik/mitik/kombetarist/post-modernist/anonimist etj. etj. provon se problemi i shfrytezimit te formave te tilla nga PSEUDO-kombetaristet eshte real, dhe shume me serioz se nje leter lexuesi ne “Shekulli.”

  40. P.s.: “qorr” nuk shkruhet as me një “r” as me dy “r”, po me një “rr” (shkronja e 25-të e alfabetit, në mos gabohem).

  41. LG, ne debatin e mbushur plot e perplot me elemente te planit historik/mitik/kombetarist/post-modernist/anonimist kane dhene kontributin e tyre jo vetem i PSEUDO-kombetaristet, por edhe kombetaristet, jo vetem PSEUDO-kozmopolitistet, por edhe kozmopolitistet, qe pare te gjithe nga lart me elikopter rezultojne pordhikaliste (ne dere te hanit) qe diskutojne e lagu se lagu: a duhet censuruar, apo nuk duhet censuruar (perfshire dhe pilotin e elikopterit qe nuk banon ne ajer dhe ne nje truall do te kullose edhe ai). Kjo histori e vjeter, qe ka filluar per here te pare ne menyre te vetedijshme me Platonin qe e lagu si censor dhe Aristotelit qe se lagu si liberator, mund te diskutohet vetem si zbavitje ose gjimnastike intelektuale (dmth eshte mire te mos zgjidhet kurre, perndryshe si do t’a kalojme kohen e lire ne intelektualet?). Problemi i censures, ose lirise dhe i domosdosmerise, fshihet mbas cdo fjalosje dhe xhesti banal njerzor, perfshire edhe domosdoshmerine e uljes ne WC per t’u cliruar prej ngarkeses te jashteqitjes.

    Theksoj perseri cfar kam thene ne nje postim me lart: termat “fashizem” dhe “mikrofashizem” jane mall importi te prura nga e majta luksoze prej Evropit mbas 89-tes (e kam fjalen per ishdisidentet, te cilet per gjysem shekulli jane perleshur fytas me komsomolasit debile qe u mbiu ne goje termi “fashizem” ). Ne fillimet e viteve 50-te, kur nje komisar politik zhvillonte propagande per begatine e ardhshme te komunizmit ne fshatrat e Tiranes, nje katundar tha: “Aha, e kuptova, do te jete si ne kohe te Italise”.

    Gjeni vendin ketij malli se nuk shitet e blihet nga keto ane, bile cojeni ne Amerike, sepse qe andej edhe Evropa rezulton mikrofashiste meqe ndalon me ligj krijimin e organizatave fashiste, gjithashtu edhe Gjermania qe ndalon botimin e Majn Kampf-it.

  42. Agjenti shkruan:

    […] pare te gjithe nga lart me elikopter rezultojne pordhikaliste (ne dere te hanit) qe diskutojne e lagu se lagu: a duhet censuruar, apo nuk duhet censuruar (perfshire dhe pilotin e elikopterit qe nuk banon ne ajer dhe ne nje truall do te kullose edhe ai). Kjo histori e vjeter, qe ka filluar per here te pare ne menyre te vetedijshme me Platonin qe e lagu si censor dhe Aristotelit qe se lagu si liberator, mund te diskutohet vetem si zbavitje ose gjimnastike intelektuale […]

    Agjent, mos jeton gjë në Islandë ti? I ke harruar burgjet e Spaçit dhe të Burrelit? Dosjet dhe kundërdosjet? Historinë e Shqipërisë nga 1945-a në 1990? Të Rusisë nga 1917-a në 1990?

    Gjeni vendin ketij malli se nuk shitet e blihet nga keto ane, bile cojeni ne Amerike, sepse qe andej edhe Evropa rezulton mikrofashiste meqe ndalon me ligj krijimin e organizatave fashiste, gjithashtu edhe Gjermania qe ndalon botimin e Majn Kampf-it.

    Të qetësoj po të të them se censurën po e ndjellim edhe ne këndej në SHBA, prej vitesh? Kushtetutën e kemi të mirë sa s’bëhet, por nuk të lënë Maliqët – duke filluar që nga komisarët e korrektesës politike, që e shtyjnë kohën duke vrarë mendjen se cili grup mund të fyhet nga kjo apo nga ajo shprehje, presje, ngritje e vetullës, model i flokëve, tatuazh: gay-t, lesbo-t, veganët, të zinjtë, të verdhët, të gjelbrit, të trëndafiltët, bojëkafët, të shkurtrit, vendasit, të ardhurit, shurdhmemecët, paralitikët, sifilitikët, ishullarët, zoroastrianët, ata që hanë vetëm muhalebi, ata që u shkon goja shtrembër, ata që u shkon buza vesh më vesh… Karneval më të madh zor se e gjen gjëkundi. Për nga vigjilenca dhe zelli shkrofëtitës i këtyre komisarëve të leshit, universitetet amerikane po ua kalojnë edhe institucioneve sovjetike të kohës së Makarenkos.

  43. Kapedani shkruan:

    Pra e thene ne gjuhen shqipe: kombi eshte nje sajese politike, politikanet e ndertojne pushtetin e tyre mbi te, kufizojne pushtetin mbi kete domain shoqeror nepermjet te ndjenjes se urretjes per ate qe eshte jashte, dhe per dashuri dhe solidaritet per ate qe eshte brenda.

    Kapedan, nuk di për Gjermaninë ose Japoninë, por në rastin e Shqipërisë kjo teknikë politike e bazuar në ‘urrejtjen për atë që është jashtë’ ka dhënë dhe do të japë rezultate të mjerueshme; po aq të mjerueshme sa edhe e kundërta e saj. Ndoshta duhet filluar nga eliminimi i konceptit të të qenit ‘jashtë’.

  44. ” Ndoshta duhet filluar nga eliminimi i konceptit të të qenit ‘jashtë’”

    xha,
    po i hoqe ate koncept (“jashte”) dikujt, e ke parasysh qe mund te futet “brenda” ne burg!? nga ku te filloj te shkruaj trakte? Me mire lere “jashte” se brenda ne llojin e tij eshte. Apo ke hall se mbaron misioni i trakteve nga burgu, dhe fillon dialogu..

  45. Xha Xha mos i fut artificialisht dosjet e burgjet ne muhabet per t’i mbyllur gojen nje perpjekjeje qe rrek te sqaroje thelbin e diskutimit ne parim, te cilin thelb personi LG e nxjerr me lezet vetem ne fund te diskutimit. Nje artikull per se mbari i diskuton gjerat ne parim, dhe vetem pastaj eshte i lire te kerceje dege me dege nga Radio Kuksi tek burgjet e Shqiperise dhe lesbiket e Amerikes. Nuk e mohoj se problemi i censures lidhet me burgjet dhe dosjet, hapi syte mire ne postimin tim ku censuren e lidh me cdo gje, deri edhe me procesin banal te disimilimit ne WC.

    Meqe e solle fjalen tek dosjet e burgjet, te kujtoj se burgu politik dhe dosjet politike inagurohen historikisht prej Revolucionit Francez (akoma i trumbetuar prej te majtes luksoze qe po konstrukton BE), i cili ngercet e kryqit i zevendesoi me ato te gijotines. Njekohesisht te kujtoj se gjemat e historise te Shqiperise nga 1945-sa ne 1990 jane veper i nje levendi luksoz te majte francez, gjysem dendi e gjysem bohem, qe konsideronte me perkufizim cdo lloj autoriteti te krimbur e te kalbur si fashist, fashistoid, mikrofashist etj. Dihet mire se si me vone vaten punet, se pune e lirise – si shume te tjera pune – duket mire vetem mbas pilafit.

    Sa per censuren dhe lirine tuaj ne Amerike, meqe “ju” amerikanet nuk e keni kuptuar akoma qe te drejtat e njeriut, te pa harmonizuara pa detyrat e njeriut, shnderrohen ne kapricot e majmunit dhe qe ne parim ekzistojne lidhje “dialektike” dhe komplementare midis lirise dhe domosdoshmerise, midis personales dhe publikes (ose thene nga pikpamja sociologjike: midis Xhejms Braunit dhe Makarenkos), atehere mbajeni n’tullum majmunlleqet sociologjike qe i pershkruan persosur nga pikpamja linguistike. Vazhduar me kete stil – interesim vetem e vetem per te drejtat e njeriut te Helsinkit dhe lene detyrat qytetit te Babrruse -, dite me te bukura pasketaj do vine.

  46. I dashur Agjent,
    ka mundësi që perspektiva ime e vëzhgimit të realiteteve shqiptare është relativisht e kufizuar dhe unë u referohem kryesisht eksperiencave personale, kur analizoj zhvillimit shqiptare. Shumëkush në moshën time nuk i ka njohuritë e duhura për historinë e Shqipërisë, ngaqë në momentin e veljes nga dogma kombëtariste ju kthye kryesisht abstragimeve dhe analizës duke u shërbyer në njohuritë e fituar gjatë shkollimit në sisteme të huaja kulturore për kulturën shqiptare dhe kështu ndodh që përgjithësimet e mia mund të jenë të gabuara kur pretendojnë të mbulojnë një segment kohor për mua ende të panjohur. Në këto rrethana nuk dua të këmbëngul aspak për objektivitetin e asaj çka pretendoj unë, gjithsesi është mënyra më e mirë që më duket për t’i bërë gjërat dhe në gabofsha diku dhe në ma thëntë dikush – faleminderit, kjo më ndihmon shumë. Por që të kthehem të shënimi yt, citoj:

    „ Shqipëria – si cdo vend tjeter ne bote -, ne kete shekull tejet te vecante te historise njerzore s’eshte ajo qe eshte, s’eshte aty ku eshte, prej atje ka levizur cdo gje, e megjithkete shqiptaret e cdo kategorie nuk e pranojne kurrsesi kete te vertete mu prane hundes, per hir te respektimit te nje ligjesie thjeshte te karakterit gjeo-fizik dhe, per kontrapedal, per hir te mosrespektimit te nje ligjesie thjeshte te karakterit providencial-metafizik.“

    Jam plotësisht i të njëjtit mendim si ty. Përshtypja ime është, se shqiptari mesatar si një krijesë intelektuale relativisht e kompleksuar vazhdon të prehet kryesisht në një pozicion relativ statik konservator e tradicionalist dhe çdo konfirmim që do t’i bënte faktit të natyrës dialektike të aspekteve kulturore të shoqërisë njerëzore, parë kjo qoftë edhe vetëm brenda kornizën kombëtariste, do t’i dukej si një tradhti e keqe e interesave kombëtare. Pjesa tjetër është hiprokizi për hir të konformizmit, ose e shprehur në mënyrë diçka më konkrete, është politkë shtetërore kombëtare, e cila sinqerisht me gjithë dëshirën e mirë për t’i parë gjërat pozitivisht është ai ushkuri i mallkuar që lidh Tiranën apo bashkë më të edhe Prishtinën zyrtare sot më të mallkuarin Enver Hoxha dje.
    Për sa i përket Kuksit i dashur Agjent duhet të pohoj se sinqerisht nuk e kam as edhe idenë më të vogël se çfarë ndodh atje, ndërhyrja ime kishte të bënte vetëm me përfytyrimet e mia për nevojën e shkëmbimeve kulturore ndërballkanike për çtensionimin e rajonit dhe për më tepër akoma për integrimin e tij rajonal dhe përmirësimin e kushteve për zhvillimin e disa standardeve kompatibël për shijet muzikore apo koreografike, që në fakt gjithnjë kanë qënë, pra për rreth 1300 vjet kanë qenë derisa ne u bënë ne dhe ata u bënë ata. Nëse kuksianët vërtete kanë një problem me radion e tyre lokalë, që u transmeton muzikën e fqinjëve, që nuk i duan, pra nëse letra e atij post-komisarit shpreh edhe mendimin mbizotërues të atij rajoni, sinqerisht që nuk kam asnjë ide ç’të të shtoj. Nuk merrem më me këtë punë. Le ta mbyllin radion.

    Për sa i përket prishjes së urave me të kaluarën – të cilën e vë në dukje ti – ky gjithnjë ka qenë një proces shumë negativ, i cili bie detyrimisht më pas një agoni të gjatë, në qoftë se jo shuarjen kulturore. Duket sikur nga këto ura pak kanë mbetur. Unë nuk kam ndonjë ide konkrete për këtë, di të them vetëm se ajo pjesë substanciale, që është duke humbur momentalisht Kukësi, po transferohet në mënyrë kompakte drejt jugut dhe po ngjyros Tiranën gjithnjë e më shumë kuksianisht. Vitaliteti i kulturës kuksiane është aq impertinent, sa mund të bëjë ndoshta të mundur që kjo kulturë të riformohet apo riformatohet apo riformohet dhe riformatohet ne mënyrë iluzive dhe të japë një kulturë të re kuksiane ne diasporën e Shqipërisë qendrore. Qyteti i përmbytur, lufta e Kosovës, çështja kuksiane si një realitet subversiv në Shqipërinë përndryshe toske mund të shërbeje ndoshta dikur si nje terren i mirë për hedhjen e farës së mitit kuksian në diasporë dhe për (ri)ngjallej. Thjeshtë spekulime, se sinqerisht unë nuk kam asnjë koncept.

  47. I dashur I dashur
    nuk është se do të duhet të jemi të të njëjtit mendim për gjithçka, madje mund të ndodhë që jemi të të njëjtit mendim pa u ndërgjegjësuar menjëherë për këtë dhe vazhdojmë një debat edhe për hir të debatit vetë, gjë që e bëjmë pikërisht sepse na duhet që ta futim debatin konstruktiv në kulturën kombëtare, ngaqë ky aq fatalisht ende mungon. Pra në një farë mënyre, nëpërmjet një diskutimi të mbështetur kryesisht në argumente dhe konkluzione, të cilat ndonjëherë qëndrojnë në mënyre kontradiktore karshi njëra tjetrës, ne ndikojmë në kulturën kombëtare, i japim aq sa mundemi asaj një formë të re, më të lakueshme, relativisht ende të pafamiljarizuar mirë ne kulturën komunikatave shqipe dhe megjithëse nuk jemi ne ata që duhet ta shpikim rrotën, ndoshta ndikojmë që ta rrumbullakojmë atë në mënyrë sa me eficiente. Rrota e komunikimit në kulturën shqipe është ende katrore dhe çdo lakim i saj sado i vogël është një kontribut sa modest aq edhe për t’u [vetë]lavdëruar. Ne nuk e dimë se si mund të jetë duke u zhvilluar diskutimi në ndonjë blog të dëgjuesve të Radio Kuksit lidhur me diskutimin tonë mbi reaksionet tyre në lidhje me programet e saj (pra të kësaj radioje). Por jemi në gjendje që këtë diskutim teorikisht ta përfytyrojmë dhe ma do mëndja se mund të jenë ata që na akuzojnë për imponimin e një mendimi totalitarist liberal, ndërkohë që ata në konservatorizmin e tyre nacionalist postenverist dhe ende të mbrujtur me mësimet e Plenumit të IV e ndjejnë vetën të cënuar në atë që ata e perceptojnë si liri të tyre të vetëkuptueshme për të mohuar kategorikisht përzgjedhjet e DJ të Radio Kuksit. Unë jam në gjendje që nga i gjithë ky diskutim të marr me vete bindjen, se për momentin mendimi mbizotërues në lidhje me kulturën shqiptar apo rolin e medieve për përçimin e saj është, që liria për respektimin e mendimit të tjetrit, po zë vend ngadalë por në një mënyrë progresive. Fakti që një post-ish-enverist ulet dhe shkruan një letër tek Shekulli për argumentin tashmë aq diversisht të diskuar, në vend që të angazhojë një komitet revolucionar e t’i shkoj në plumb këta „këlyshë të Titos“, mua më mbush me një farë optimizmi, që shoqëria shqiptare po komunikon gjithnjë e më shumë nëpërmjet fjalës vetëm të artikuluar apo shkruar normalisht, pa u dashur që pena të ngjyhet detyrimisht në gjakun e martirëve, apo të kujtdo fatkeqi tjetër. Duke përfunduar dua të them se unë jam dakord me konstatimin tënd kur thua:

    „Perceptimi juaj kulturor i ambjentit rreth e qark jush ka karakter personal, i cili ne kete rast shpreh shijet dhe maniera/vlerat estetike te perqafuara nga nje grup i caktuar njerezish. Por eshte fakt qe nje gje e tille mund te perputhet ose jo me ato te kultures se shoqerise prej se ciles keni dale.“

    Këtu do t’i lejoja vetës të shtoja, se unë dyshoj shumë se mund të ekzistojë një kulturë kombëtare e një shoqërie në një formë të caktuar në një moment të caktuar. Nuk do të duhej të ishte në natyrën e kulturës vetë, që kjo të shfaqej në një mënyrë statike dhe uniforme. Nuk dua gjë që aksidentalisht ta paraqes këtë si një mendim tëndin, të cilin jam duke e kundërshtuar, nga ndërhyrja jote mora thjesht shkak për të theksuar bindjen time për objektivitetin e ndryshueshmërisë të realiteteve kulturore brenda një kulture që për një moment mund të cilësohet si kombëtare. Madje edhe kufijtë e kulturës kombëtare janë një fiksion, janë irealë, janë iluzivë dhe na shërbejnë si pika të përafërte referimi vetëm për momente shumë të shkurtër kohe, pasi në fakt këto falë dinamikës së tyre karakteristike dhe komunikimit të vazhdueshëm me kulturat e tjera fqinje apo tele-fqinje nuk ekzistojë dot si realitete të pavarura brenda piramida kufitare në kuptimin e vjetër të kufijve administrativë. Ato kufij, të cilët ne për një moment i cilësojmë si kombëtare, pra me një konsensus pak a shumë pragmatik i marrim si realë dhe të mirëqenë, mbulojnë aspekte kulturore të kulturës vetë në mënyra të ndryshme dhe nuk përputhen ndërmjet tyre. Atje ku vendosim sinorin e kufijve të gjuhës, nuk mund të vendosim kufijte e shkëmbimeve gjuhësore, pasi këto shtrihen të paktën në një epokë tjetër, ku nuk mund të ndërhyjmë dot më për t’i përcaktuar. Atje ku shqipja ka shkëmbyer me sllavishten dje nuk shkëmben gjë më sot, ndërkohë që një kufi i tretë është ai që tregon se ku flitet shqip e ku flitet serbisht. Ai kufi ku dje Ushtria Popullore e RSSh kishte vendosur topat karshi atyre të Armatës Popullore të RSFJ nuk është më real, ngaqë falë NATO-s, UÇk-se dhe Tanit te Topit për ato topat e djeshëm nuk kemi më nevojë dhe nga pikëpamja e topave konvencionale të armiqësuar reciprokisht kjo hapësirë mund të quhet si e demilitarizuar. Përsëri ky kufi i topave apo i Topit nuk është ai që përcakton kufijtë, ku kryhet një lloj marrëveshjeje ballkanike muzikore konsensuale për përcaktimin e ritmeve muzikore, bihet dakort për akorde të tilla, përcaktohen disa parime të harmonisë muzikore të aplikuar si dhe përshtaten ndërrajonalisht kriteret për therjen e qengjave të rinj, rrjepjen e tyre dhe ndërtimit të gajdeve ballkanike në frymën e direktivave të Komunitetit Evropian për mbarështimin e dythundrakëve në përputhjen me natyrën e tyre biologjike, sigurisht gjithçka me perspektiven e largët të një anëtarsimi megjithatë të përshpejtuar në këtë organizatë aq të lakmuar ekonomike. Ajo që kuptoj unë nga ky diskutim është, që askush nuk e ka atë autoritet moral, atë kompetencë historike-kulturore, madje edhe atë juridike që në emër të disa kufijve ushtarakë, administrativë, apo historikë-luftarakë të përcaktojë kufijtë e shkëmbimeve kulturore, muzikore, etnologjike apo qoftë edhe seksuale. Dhe e dyta që kuptoj unë nga ky diskutim është (duke shpresuar të mos bëhem përfundimisht patetik), që unë (në kuptimin, që edhe ti, ai, ajo e kushdo tjetër) mund të jemi pjesë e atij fiksioni të kulturës kombëtare të unifikuar, vetëm duke qenë ndryshe nga njëri – tjetri, pa qenë kjo pjesë e një platforme të paracaktuar intelektuale, pra duke marrë si të mirëqenë faktin që pikërisht ky diversitet buron vetëkuptueshëm nga ajo esencialja tek njeriu, nga dinamika e shpirtit të tij (ky ne kuptimin „Geist“ dhe jo „Seele“).
    Ka edhe ndonjë problem tjetër të vogël pastaj në përshtypjen tënde; citoj:
    „Diversiteti kulturor është maja e malit social. Prej atje s`ka tjetër rruge veçse teposhte. Historia e tregon kaq.“
    Edhe kjo duket të jetë çështje perspektive ngaqë diversiteti kulturor është një gjendje e zakonshme e shoqërisë njerëzore në një nivel apo përgjatë një procesi të zakonshëm të zhvillimit të saj kulturor. Ajo çka përvijon konturet e një mali, tatëpjetat apo të përpjetat në procesin e zhvillimit kulturor është ana ynë subjektive, e cila shpesh me përdhunë, për hir të disa konvencioneve të paracaktuara apriori nga një moral shpesh zyrtar (feja, mitet kombtariste, ideologjitë, e të tjera të ngjashme) detyrohet të perceptojë kryesisht në formë kontrastuale, si poshtë – lartë, bardhë e zi etj. Por njeriu është i predispozuar për të bërë rezistence dhe në shumicën e rasteve nuk është ndoshta as i vetëdijshëm për këtë. Ai mundohet të flakë tutje çdo korse që i vishet ndoshta jo me përdhunë, por i përcaktohet gjithnjë e më shumë në këtë mënyrë për ta mbajtur në trup. Edhe në periudhën më të tmerrshme kinezorevolucionare ishte më se e vetëkuptueshme që çdokush provonte konsistencën e kufijve burokratikë arbitrarë të estetikës dhe e sistemonte shijen e tij pikërisht rrëzë tyre duke u lëkundur herë pas here edhe përtej, pra në zonën e ndaluar. Edhe një zhvillim mikrodialektik i estetikës është një proces i vërtete, real dhe i mjaftueshëm efikas, i cili po ta shumëzosh me përpjesëtimin e zhdrejtë të ndrydhjes se sistemeve totalitare jep një ritëm zhvillimi normal. E kam fjalën që shpirtin, apo më mirë frymën intelektuale shqiptar në kohët e vështira të periudhës staliniste nuk është se ka mbajtur gjallë vetëm zelli i Kadaresë (po marr vetëm këtë si shembull simbolik, se ka edhe të tjerë) për të kacafytur sipas mënyrës së tij metaforike me regjimin, apo nostalgjia për të panjohur e të shkuarës (Fishtës), por edhe një karficë flokësh që një dorë shumë e kujdesshme gjimnaziste e Sami Frashërit e vinte pas Plenumit te IV pikërisht diçka më tej se kufiri shtetëror i karficave të flokëve. Pra përsa i përket diversitetit social apo thënë në mënyrë më të përgjithësuar atij kulturor, ky duket të jetë një kategori filozofike, i cili mund të jetojë dot vetëm në procesin e zhvillimit dhe siç përsëri na mëson dot historia është krejtësisht i pakalkulueshëm (kush do të mund të na thoshte dot, se të gjithë do të donin një ditë një president me ngjyrë) ndërkohë që edhe deri para 96 orëve ende shpresoja për Hilarinë.

  48. kush tha qe do te kesh president me ngjyre? Ke kandidat me ngjyre, McCain ka per te fituar more djale. Nje llogaritje e shpejte, gjysma e demokrateve konservative (proletariati) plus (50%) konservativet (value voters) e republikaneve, bejne me shume se 80%. Hajt te na rroj McCain.

  49. Kapedani, me thene te drejten Obama me eshte dukur me republikan nga te gjithe pretendentet ne gare. Them se i mbetet vec t’i bej te qarte elektoratit se eshte i vetmi kandidat republikan qe po kandidon “under the democratic ticket” dhe e ka te fituar betejen! Ne kete krize ekonomike qe eshte Amerika dhe me nje Mc Cain qe edhe vete e pranon qe s’para ia thote ne ekonomi, Obama duket si opsioni i vetem per ata qe duan t’a nxjerrin ekonomine amerikane nga kjo lloj katrahure.

  50. I dashur Kapedan,

    ti nuk je gjë kapedani im, kështu që nëse të intereson të hysh ndonjëherë në ndonjë lloj diskutimi me mua, jo me këtë ton. Merre të lutem mendimin tim të shprehur në këtë blog jo si një ftesë për të shpalosur talentin tënd e të kërkuarit të qimes në vezë, apo për të vënë baste për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, por si një pikënisje ndoshta për të shprehur edhe ti mendimin tënd intelektual konstruktiv për sa i përket vijimit të një dialogu, pavarësisht se sa kontraversal mund ta kesh për sa i përket përmbajtjes. Për gjë tjetër nuk kam kohë.

  51. Une nuk hyj asnjehere ne diskutim me njerez konkret i dashur GH, porse me diskutimin, une deformoj diskutimin pasi kam nje urretje ndaj formave te ngurta dhe totalitare te cfaredolloj diskutimi, dhe ca me shume ndaj asaj arrogances te shprehur ne forma te pakuptueshme gjuhesore pseudo-esoterike (esoterike – kuptimi i dyte i tekstit, i atyre formave shprehimore gjuhesore dhe strukturore qe karakterizojne shume nga keto tekstet e ketyre NeoCons). Thene me mire po mundohem ti jape ca qoshe ketij diskutimi gati-gati rethor, qe rrotullohet rreth disa koncepteve baze (core elements) te nje ideologjie, pa marre parasysh 1. mungesen e vetedijes per keto vlera, 2. pragmatizmin e jetes reale.

    Pse them pseudo-esoterike (?), sepse ato nuk mbulojne nje kuptim te dyte te fshehur mbas formes dhe receptionit te dukshem, porse shprehin arrogancen e autorit qe i duket vetja sikur eshte ndonje “Koke” dhe nuk mund te shprehet ndryshe pervetem se ne kete menyre qe ti lodhi koken lexuesit. Kjo nuk ka kuptim ne diskutimin ne fjale, porse eshte nje keshille per disa ketu qe mbaz lukunive te fjaleve boshe, epiteteve pa fund, pa permbatje, fshehin pasigurine dhe arrogancen e tyre njekohesisht. Dikujt ketu i mungon brisku i Occamit!

    Pra si permbledhje, nderhyrjet e mia ne cdo diskutim 1. deformojne ose ekuilibrojne diskutime te njeanshme dhe te merzitshme, 2. Relativizojne rolin e autoritetit, si pasoj besueshmerine e tij, krijoj sic thote Habermas “herrschaftsfrei” (joautoritare) Diskurse. 3. jo per ti bere qejfin vetes, porse me duket vetja si Jezusi, qe solli shpaten, pra per ti bere njerzit te ndergjegjshem per pozicionet e tyre ideologjike, se vetem keshtu mund te ecet perpara (nepermjet konfliktit sigurisht.) Pak rendesi ka se cfare pozicioni dikush merr ne jete, une jam i mendimit qe te dali ballehapur dhe te shprehet, edhe agjenden e tij politike, vetem se duhet edhe ne gjendje ta hedhi kete ne Diskutim dhe ta mbroj kete.

  52. Kapedan, më duket se e ke keqkuptuar rolin tënd këtu. I vetmi funksion i diskutimeve të tua, është të të japin ty mundësi për të shprehur mendime në lidhje me temën që trajtohet. Favori që të bëhet duke të dhënë lexueshmëri është më i madh sesa favori që ti bën duke i bërë të tjerët pjesë e proceseve të tua intelektuale. Të siguroj se mund të pushosh së shkruari që sot dhe askush nuk do ta vinte re mungesën tënde. Ti nuk ke thënë asgjë, deri tani, përvecse ke shenjuar territorin duke urinuar në rrëzat e mureve, si daci. Meqenëse unë jam vetë shumë i interesuar të marr pjesë në diskutimet që bëhen në komentet, po të lutem edhe njëherë, tashmë duke të paralajmëruar, të mësosh dhe të zbatosh rregullat elementare të komunikimit me njerëz të cilët as i njeh dhe as të njohin.

  53. Kapedan,
    unë kisha dëgjuar për pasojat e ndalimit kategorikisht të duhanit në të gjitha coffee-shop-et holandeze, kur tashme klientëve të atyshëm nuk ju lejoka më t’i mbështjellin joint-et duke përzier duhanin me marjuhana, duke i detyruar ta tymosin atë të pastër, në mënyrë që klientët jo-duhan-pirës të mbrohen nga dëmet e thithjes pasive të nikotinës, por nuk kisha mbledhur personalisht asnjë eksperiencë për sa i përket efekteve të reja dominante të kësaj mënyre konsumimi të urdhëruar holandisht administrativisht. Të duket vetja si Jezusi ty Kapedan që u dha shpatën njerëzve, në mënyrë që këta t’ia ngulin shoku – shokut barqeve kur nuk janë të të njëjtës mendje, dhe shkruan një rresht më sipër se qenke ithtar i marksistit pragmatist Habermas me teoritë e tij antiautoritare, që krijoke „herrschaftsfreie Diskurse“? Ore je në terezi ti nga trutë e kokës?

  54. Xhaxhai, i cili ka filluar te zhvilloj nje shije personale per censuren sidomos kur ka te bej me tekstet e mia ndricuese (iluminuese), nuk e ka vene pergjigjen time ne lidhje me rrolin tim ne kete forum te shpalosjes se arrogances shqiptare, ne te cilen kisha marre nje shembull shume te goditur nga Lenini, qe edhe nje guzhunier eshte ne gjendje te udheheqi. Cfare une e realizoj nepermjet rritjes se temperatures se diskursit dhe jo kontributit ne perberes sic komentonte Xhaxhai.

    Por une jam i ndergjegjshem te pakten per fjalen time, qe edhe pse e merr era, nuk ka ku ta coje pervec se ta sjelli ne forma te ndryshme ne diskursin tone. Llafi im, si edhe e verteta, sorollatet pra ne diskurs perderisa te gjej vendin e vete. Si ajo loja me karrige, ku disa rrotullohen rreth ca karrigeve, numri i te cilave eshte me i paket se numeri i pretendeve.

    Sidoqofte i dashur GH, ti duhet ti hysh me shume teologjise te kuptosh rrolin e Jezusit ne formimin e nje ideologjie te re qe zevendesoi kozmopolitizmin e perandorise Romake te bazuar ne kultin e Perandorit dhe tolerances se besimeve te tjera, me kozmopolitizmin e kishes Katolike, te bazuar ne kultin e Njeriut (humanizmin, Njeriu dhe Fjalen qe behet Zot,qe sakrifikohet) dhe universalizmin.

    Sidoqofte Shpata ose me mire Jatagani im eshte ai qe ndan kampet dhe jo te verteten nga e paverteta sic komentohet ne dogmen fetare katolike. Une nuk kam dale te mbroj nje ane ose tjeter, porse te ndaj, te percaj.

    Pse? Sepse se shume nga ne i mungon kohärenz-a ne bindjet ideologjike. Cfare do te thote qe dikush psh. perdor metoda post-marxiste ne argumentim qe ai i ben bindjeve te tija traditonaliste ose conservative. Ose njerzit pranojne nje element te nje ideologjie, qe eshte ne fact nje “core decontested concept” e saj, dhe hedhin poshte ideologjine si te tille, kjo pasi nuk jane te ndergjegjshem per strukturat ideologjike qe u kushtezojne mendimet. Vetem kur te behemi te ndergjegjshem, sic thote edhe humanisti i madh me origjine shqiptare A. Gramsci, per ideologjine tone ne koke mund te ndryshojme realitetin tone shoqeror. Ndergjegja hegjemonale (po Gramsci) nuk arrihet duke u mcefur dhe fshehur agjenden politike porse duke e shpalosur ate ne tera dimensionet politike dhe shoqerore dhe duke e perjetuar dhe realizuar projektin politik qe del nga kjo.

    PS: Shpresoj qe Xhaxhai, me kete nofken plot autoritet qe ka zgjedhur, nuk do ta censuroj kete leksion te cmuar per GH.

  55. Kapedan Batoja, më duket sikur ende nuk e ke kuptuar që unë jam një nga pronarët e blogut, ku ti je thjesht i lejuar të komentosh, me kusht që të zbatosh disa rregulla minimale të mirësjelljes dhe të komunikimit.
    Nga ty nuk kërkohet asgjë, madje edhe as llogari nëse dështon krejtësisht në versionin tënd të groteskut, i cili disa vlera zbavitëse i ruan pavarësisht nga shenjat e studiuara të megalomanisë terminale.
    Shoh, megjithatë se nuk të mungon humori i hollë. Vetëm një personazh komik mund të pretendojë se po sjell këtu “herrschaftsfreie Diskurse”, në një kohë që i rëndon komentet e veta me emra autoritete gjithfarësh!
    Ti mirë se të vish në këto mjedise, por edhe veten mos e lër kështu pas dore, tha.

  56. Se l’hai scritto, va stampato, tha.

    Te permbahet Bato. I kemi te gjitha mjetet. Moderacioni mbi gjithshka.

  57. ju vazhdoni ne “singularis majestatis”, une nuk e di kush ja u ka dhene kurorat. Pastaj une nuk kam sulmuar askend personalisht pervec se idete e tij, pasi edhe nuk kam deshire te sulmoj dike te cilin e perceptoj si nje konstrukt psiqik timin dhe jo si qenie fizike.
    Me duhet pra te kapercej shume dyshime mbi ekzistencen e nje personi te tille perpara se ta sulmoj ate. Une sulmoj zerat, zhurmat, fjalet dhe idete (die Stimmen, sic shprehet dhe Jozef Conrad ne nje nga librat e tij “Heart of Darkness”, “per mua ai ishte vetem nje ZE, dhe asgje tjeter.”), ato te cilat une i perceptoj si te verteta (ne gjermanisht konstrukti gjuhesor eshte shume i bukur, wahr (vertet, ajo qe ekziston) – dhe nehmen (merr).

    Meqe ra llafi XhaXha kam shkruar dicka mbi Kapedanin-Filmin, po deshe fute ketu por rregulloje nga ana gjuhesore se e kam shkruar shkel e shko. Une shperhap Meme! kapedani.blogpress.com

  58. Kapedan,
    Përgëzimet e mia per aftësitë e tua psikike, veç të lutem mos e përdor këtë blog si dordolec për të trembur zhurmat dhe zërat që të kumbojnë mes veshëve. Nëse më parë kam këmbëngulur që të kalohen komentet e tua, që sot e tutje personalisht do të fshij çdo koment që veç ngre pluhur si ndonjë kalorës pa drejtim.

    Ti mund të jesh Jezu Krishti, por unë jam Shpirti i Shenjtë.

  59. Ore me sa vete po bashkebisedoj une? Po me duket vetja si ne nje ender te keqe duke lozur bowling, sikur po i bije jo nje tufe birilash porse vetem njeres qe nuk denjon te bjere.

    E dashur parrulle qe para me del keshtu armiqesor(e?), perse qenke kaq i(e) indinjuar? Une kam gjithe kohes qe ju them se nuk kam sulmuar asnjerin ketu personalisht se edhe nuk shoh “hajr” te sulmoj dike pa e njohur, ndersa juve keni gjithe kohes qe perpiqeni te me godisni keshtu kot me romuze (relevancen e te cilave une mund ta kuptoj gjithmone).

    Por qendrojme ne teme, tek mikrofashizmi. Une nuk kam ardhur ti imponohem askujt ketu, jeni ju qe keni perveshur “menget e zeza” te persekutimit. Idete tona duhet te perplasen deri ne pergjakje, deri sa cdo grimce pasioni qe i con ato perpara te zhduket dhe ti lere vend arsyes.

    Idete miku im duhet te hahen te ftohta, por fillimisht ato duhet te gatuhen dhe te kalojne nxehtesine e argumentimit. Nese kupton kaq atehere nuk ke pse te mbash asnjelloj qendrimi armiqesor porse perkundrazi te nxitesh kete menyre “deliberative” (Habermas) te argumentimit.

    Ndersa persa i perket autoriteteve qe une citoj, e bej kete per t’ju treguar juve se njeriu nuk lind i mesuar, porse meson nga te tjeret (burim, te cilin une ja u bej te ditur.) Dhe kjo me nje qellim: qe edhe ju te merrni nje pozicion jo sulmi mbas atyre llogoreve, porse ti mireprisni idete e reja, te cilat une I Ndricuari (Qiriu) jua percoj me perkushtim.

    Pastaj, nese ti nenkupton njelloj hierarchie midis Shpirtit te Shenjt dhe Jezu Krishtit, nuk ekziston nje e tille, pasi Shpirt i Shenjte sipas dogmes kristiane eshte Zot, si edhe Jezusi, Triniteti.

  60. Kendveshtrimi i Xhaxhit mbetet i drejte per sa i perkete pjekurise se manifestimit te “shqiptarizmes”. Ideja e te sherbyerit atdheut me aq sa mundesh perballe asaj te te pretenduarit se jep edhe jeten per atdheun eshte semundje e kenetes shqiptare, por nuk eshte e re. Pretendimi i ekskluzivitetit te shqiptarizmes eshte refreni qe e ka shoqeruar kete fare kenete per te pakten dy shekujt fundit. Vecanerisht banoret e fundit te saj, ata qe nuk iu ndihej zeri kur uji turbullohej. Ne momentet e qetesise keta fare speciesh (te pa konsumuara nderkohe) shfrynin ergjite tyre qe i kishin konervuar me pare.

    I nderum Korcar, te them te drejten postimi juaj me la pershtypjen e nje perfaqesuesi i “comedy of manners” sepse ishte thjesht nje perpjekje e te servirurit te te njejes corbe ne nje pjate me te “bukur” biles, biles as pjate nuk pash une aty. Ishte me shume “imagjinoni” se ai tipi i shkrimit kishte per qellim ta servirte corben ne kohen e vete (dmth pa u prishur ushqimi) dhe ne nje pjatance argjendi me zbukurime floriri.

    Tashi, prit nje minute. Nese dikush ka pasur “driten” e mjafte per te pare ne qellimet e letershkruesit, atehere ka edhe mundesine te shohesh drejte edhe ne shqetesimin e Xhaxhait me pak anonim se Xhaxhai komplet anonim i shkrimit tek shekulli.

    Shqeteimi i Xhaxhait te blogut, me shume se sa thjesht shprehje e mllefit dhe neverise se vet ndaj shkrimit, duhet pare me shume si nje shuplake ndaj papjekurise (ne te vertete hipokrizise) se ndjenjes se atdhetarise se shfaqur, vecanerisht nga disa tipa qe duket se i ka zene ndonjefare semundje a sindrome klasikesh (e shpika une kete).

    Po i bashkangjis ketij postimi nje prurje te nje komentuesi nga shkrimi “Ypi ne Tushemisht” te cilin e shoh sqarues per shkak se kap me ne thelb problemin e asaj qe ne kete shkrim eshte thjesht nje shfaqje.

    CITOJ : “Mund të vihet re, jo me shumë mund, se mjerimi intelektual dhe shpirtëror i shqiptarëve, është eventual jo vetëm për fshatin shqiptar, por për masat e shqiptarëve kudo që janë nëpër botë.
    Çështjet për të cilat unë e kam fjalën – dhe më vjen keq që nuk e kam lexuar ende gjithë materialin e këtushëm – ngrihen poetikisht në një shkrim tjetër, “Caqet e metaforës“. Një lexim mjaft i rëndësishëm për mendimin tim.
    Ekziston një humnerë e gjerë midis asaj që shqiptarët përpiqen të kujtojnë se janë dhe asaj që të tjerët kujtojnë në, rastin më të keq dhe nuk dinë, në rastin më të mirë, se si ata janë. Shqiptarët nuk duken sa kanë një identitet të
    dëshifrueshëm dhe të përshkrueshëm për ata vetë. Të vetmet cilësi me të cilat ne krenohemi më kot, janë ca nocione abstraktë të ushqyer me dhunë, por aspak të kapshëm, si mikpritja, bujaria, trimëria, besa (kjo e fundit qamet ironike) të cilat mund të shërbejnë si motive të ndonjë himni kombëtar, por nuk janë fare pjesë e ndonjë qasjeje të ndershme dhe “dialektike” për të ta parë veten në pasqyrë. Kush jemi ne? Prej nga vërtetë vijmë? Çfarë vërtetë na përfaqson? Kush është historia jonë e vërtetë?
    Nëse është e vërtetë se një popull fiton vetëdije kombëtare kur ajo masë njerëzish identifikon një armik të përbashkët, çfarë do ishte sikur me këtë premisë të hulumtohej mundësia teorike se; shqiptarët vetë kanë qenë më shumë se shpesh, armiqtë historikë të vetes së tyre?
    Nëse është e vërtetë se në përfaqsojmë një lloj ekzoticizmi radikal, edhe për shkak të pozicionit gjeografik, çfarë mundësish reale ekzistojnë që shqiptarët ta përqafojnë atë imazh? Pjesë thelbësore e atij ekzoticizimi do ishte rishikimi tërësor i historisë, të hidhej dyshim i thellë mbi tezat gjithësesi të dyshimta – aktuale që përkufizojnë vlerat e lëvizjeve kombëtare të çdo periudhe, të pohoeshin së pari difektet, mangësitë, të këqiat, problemet, fajet, shëmtitë. Kjo jo si ndonjë formë autokritike e si apologji, por me një gjakftohtësi kirurgësh dhe pasion mesianik.”

    Marre nga http://xhaxhai.wordpress.com/2007/08/02/ypi-ne-tushemisht/

    Korcar, postimi juaj ishte thjesht pikenisje e cfare doja te thoja. Nuk ishte per replike.

  61. I dashur Othello (alias e “di vete”…),
    Monologjet jane, mbase, menyra e vetme e te komunikuarit (jo vetem per Shqipetaret, kurresesi)… Gjithesesi deri sa te kete jete (e ç’eshte e shkreta?), e “imazhe” qe levizin, do te kete ballafaqim, dramaticitet (fjale e shpifur shume dhe kjo), do te kete ngjarrje, ndodhi, e paçka ngjyrat e perdorura, te pakten per sa u perket shqiptareve, nuk do te kete hierarki (mos u mundo te kuptosh). Monolog njeri e monolog tjetri, ate qe nuk arrij te kuptoj, eshte “ku fillon e mbaron dialogu”? Gjithmone me ka intriguar (me ka molepsur?) fakti qe ne gjuhen shqipe, si gjuhe e vjeter shume, me sa thone, nuk egziston fjale e barazvlefshme “sui generis” me fjalen greke “dialogos” (qe do te thote me sa thone : “ndjek mendimin”). Ne te kundert, ne shqip, egziston fjala “ligjerim – ligjerate – ligjeroj”. Ma pret menia, apo ma ha menia, pa dashur te luaj rolin e sociologut, apo gjuhetarit, se po te analizosh mire konceptin, dhe historikun e konceptit te foljes “ligjeroj” do te kuptosh jo pak, çdo gje duke qene relative, per Shqiptaret.

    Tashmë, mirekuptoj pyetjet e atij artikullit qe ke cituar, ngelet veçse “mundi dhe menyra dhe sasia” per t’ju pergjigjur. “Caqet e metafores” sapo e lexova, dhe te them te drejten, do kisha deshiren ta pagezoja “Caqet e te paditures” (keshtu kot per qejf).

    Me beri pershtypje nje cope fjalie : … “shqiptarët vetë kanë qenë më shumë se shpesh, armiqtë historikë të vetes së tyre?” (Tre pikat (…) para saj zevendesojini me çfare te doni per te kuptuar me mire.) Nuk me beri pershtypje per arsye “atdhedashurie”, por meqe po flasim shqip, e per shqiptaret, gje qe nuk na pengon te flasim shqip per francezet apo per gjermanet… Do kisha vertet deshire ta shtjelloja cope fjaline me lart, por jam i vetedijshem se koha do te me shtypte kryet nen peshe te saj. Fundja fundit po e permbledh artikullin qe ke cituar : “Cili eshte morali shqiptar? Bile kam deshire te mos flas per moral shqiptar, sepse morali si koncept nuk ka qene kurre shqiptar, apo i integruar nder Shqiptare ashtu siç tragjedite e mirefillta nuk kane moral (vetem koncepti “drame” i krishtezuar ka moral), por per ligjerim shqiptar…”

    Po me merzit fakti, pra ajo qe ka ndodhur ne keto monologje te renditura ketu rishtazi, qe pikenisja per te folur per MALIN kane qene qurret… Por fundja pse jo!

    Te fala DESDEMONES.

  62. I dashur Korcar.

    Meqe fjalia e theksuar prej teje te ka bere nje cope pershtypje (kjo eshte e fundit, nuk dua te luaj me me kesi ngjyrimesh. Ti vazhdo se mua me argeton. Me te vertete e them) atehere le ta vendosim ne kontekste te ndryshme. Le ta vendosim ne ambjente dhe plane te ndryshme. I shkon shume pershtat edhe temes se hapur ketu.

    Le te themi psh, shkrimi i atij tipit atdhetar pa kufij eshte nje “veper” e cila ka perdorur si flete pikerisht fjaline qe te beri pershtypje “shqiptarët vetë kanë qenë më shumë se shpesh, armiqtë historikë të vetes së tyre?”.

    Me ndje se me duhet te cohem.

    PS. Ne te verete ne te Sub Saharase kemi mundesi per potencialisht shume Desdemona.

    Me Othellon kam te perbashket vetem “prejardhjen” jo perkatesine.

  63. Me Othellon kam te perbashket vetem “prejardhjen”

    Paska pas certifikata lindjesh Osmanlliku? Dhe une i shkreti dija qe deri ne 1920 Turqinia s’kish as mbiemra

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin