KINSE PLURALIZËM

GH ka absolutisht të drejtë, në esenë e vet, kur thotë që:

Në këtë moment nuk mund të thuhet dot më se cila do të jetë perspektiva politike e shoqërisë shqiptare por javët e fundit treguan edhe më shumë se institucionet politike, qoftë në kuptimin kushtetues, qoftë në atë partiak e kanë humbur karakterin e tyre fillestar dhe janë duke shpalosur gjithnjë e më publikisht karakterien e tyre klanor. Erozioni displinor brënda një partie politike dhe pozicionimi klanor brenda saj është një zhvillim i ri i erozionit disiplinor ideologjik të partive vetë, të cilat më herët akoma braktisën hapur pozicionet e caktuara ideologjike, të cilat edhe pse nuk i kishin patur kurrë, ua kishin marrë të paktën hua semantikës së programeve partiake e titullimit të partive politike.

Në të vërtetë, edhe unë prej kohësh kam arritur në përfundimin se emrat me të cilët e quajnë veten partitë politike kryesore në Shqipëri nuk janë veçse etiketa të rastit, huazuar nga emra lart-tingëllues partish politike të vendeve perëndimore me të cilat nuk ndajmë asgjë, për sa i përket historisë së ideve dhe të lëvizjeve politike.

Për shembull, kemi një Parti Socialiste, e cila është edhe anëtare e Internacionales Socialiste, por që në thelb ka trashëguar bazën politike të Partisë së Punës dhe që, për ta ruajtur këtë bazë, është e detyruar të nxitë politika konservative, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me muzeifikimin e disa rrangallave sociale dhe mendore të padëmshme të regjimit të vjetër (Peza), së bashku me balsamimin dhe/ose riprodhimin e bartësve të tyre dhe të klaneve përkatëse.

Ose kemi një Parti Demokratike, e cila u krijua gjatë revoltës së Dhjetorit 1990, sipas një platforme absolutisht radikale e që u konkretizua në një politikë të “tokës së djegur”, gjithsesi tepër larg pozicioneve të djathta evropiane me të cilat ajo parti ka dashur të identifikohet; e që tani kërkon të përfaqësojë, praktikisht, shtresat më të prapambetura, ekonomikisht dhe kulturorisht, të shoqërisë shqiptare; ose pikërisht ato shtresa që janë edhe më të interesuarat për transformime e reforma ndonjëherë rrënjësore.

Asnjë nga këto parti kryesore nuk është vazhduese e ndonjë tradite politike çfarëdo në Shqipëri; madje as mëton të identifikohet me ndonjë traditë shqiptare. Partia Socialiste nominalisht kërkon të jetë parti e shtresave të paprivilegjiuara dhe promovuese e barazisë sociale; edhe pse raportet e saj me sindikatat, ose me organizata të tjera të shoqërisë civile që duan t’i përfaqësojnë këto shtresa të paprivilegjiuara nuk luajnë ndonjëfarë roli në programin dhe në politikat e saj. Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që forca më e madhe politike e së majtës të mos ketë lidhje me organizatat sindikaliste, as të përpiqet të fitojë terren duke kultivuar marrëdhëniet e veta me sindikatat!

Partia Demokratike u paraqit, për një farë kohe, si parti e “antikomunistëve”, edhe pse antikomunizmi i saj ishte kryesisht një mënyrë për të trembur disidencën, ose për të luftuar kundërshtarët brenda dhe jashtë radhëve të partisë; duke u kufizuar vetëm në retorikën e mitingjeve, por pa ndonjë farë reperkusioni në jetën politike të vendit.

Edhe në raportet e tyre me pronën, të dy partitë kryesore kanë treguar kryesisht interesim për t’i hedhur pronat në dorë; ose për t’i rishpërndarë, pas ndërrimit të forcave në pushtet. Megjithatë, vështirë të thuhet se cila prej të dyjave u dallua më tepër në plaçkitjen dhe shpërdorimin e shëmtuar të pronës shtetërore dhe të pasurisë publike të shqiptarëve, gjatë viteve 1990.

Nëse socialistët nuk e fshehin dot kurrë prej elektoratit faktin që janë vazhdues të një partie (PPSH-së), në thelb, përgjegjëse për krimet totalitare në Shqipërinë e Enver Hoxhës, demokratët, nga ana e tyre, nuk do të arrijnë kurrë të shfajësohen nga akuzat për çmontimin e ekonomisë kombëtare në fillim të viteve 1990 dhe sidomos për tolerimin e skemave piramidale, katastrofa e të cilave ua shkatërroi krejt besimin njerëzve në profilin moral të kapitalizmit shqiptar post-komunist.

Gjithnjë e më tepër po duket se këto të ashtuajtura parti, tashmë historikisht të diskredituara, nuk janë veçse organizata që kanë për synim sigurimin me çdo kusht e me çdo mjet të votave dhe marrjen ose ruajtjen e pushtetit politik; të cilat organizata koagulohen rreth pak figurave karismatike të udhëheqësve të tyre dhe riprodhohen kryesisht mbi baza krahinore dhe klanore. Dihet tashmë se PD-ja perceptohet si parti e Veriut të Shqipërisë, ndërsa PS-ja si parti e Jugut. Kjo dikotomi gjeografike është deri diku e tolerueshme; por rrezikon të precipitojë në një dikotomi tjetër, ku PD-ja të perceptohet si parti e shqiptarëve myslimanë sunitë, ndërsa PS-ja si parti e shqiptarëve ortodoksë; me ç’rast tensionet politike në vend mund të kërkojnë deri edhe një riorganizim të jetës politike të vendit mbi baza konsociacionaliste (si në Liban).

Çka mungon në mënyrë flagrante, është përmbajtja e mendimit politik, meqë asnjëra prej partive nuk duket të preokupohet shumë për t’i ofruar masës elektorale idetë përkatëse për të riorganizuar ekonominë, politikën, shoqërinë dhe kulturën shqiptare. Përkundrazi, të dy partitë kryesore janë shndërruar tashmë në zyra gjigante kuadri politik, të cilat ndeshen e kacafyten me njëra-tjetrën kryesisht për çështje të zgjedhjes e të emërimit të zyrtarëve në poste të larta të shtetit, të qeverisë, të administratës e të institucioneve.

Asnjë parti nuk duket të ketë ideologë të vetët; socialistët nuk kanë, sepse nuk i rehabilitojnë dot, në role ideologjike, profesorucët e djeshëm të Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste; demokratët, kryesisht sepse nuk i lë populizmi. Mirëpo mungesa e mendimit politik, në një farë mënyre, i ka ruajtur partitë kryesore nga rreziku i shndërrimit në instrumente për përçarjen fetare të Shqipërisë; meqë lufta politike, sot për sot, mbetet e përqendruar në kontrollin e aseteve ekonomike dhe, deri diku, reflekton përplasjet midis grupeve të interesit ekonomik dhe biznesmenëve të mëdhenj shqiptarë, të cilët sponsorizojnë parti të ndryshme.

Edhe iluzioni për bazat fetare të kësaj apo asaj partie lidhet më tepër me krahinizmin, si kriter themelor të besnikërive politike dhe të përzgjedhjes së aleancave; sepse nuk ka kurrgjë islame në ideologjinë e PD-së, sikurse nuk ka kurrgjë kristiane-ortodokse në ideologjinë e PS-së e kurrgjë bektashiase në ideologjinë e LSI-së.

Siç kam pasur rast ta them edhe më parë, shoqëria shqiptare sot karakterizohet jo prej pluralizmit, por prej segmentimit; dhe debati politik rregullisht degradon në akuza të ndërsjella për tradhti kombëtare dhe veprimtari haptazi kriminale të palëve të përfshira në debat. Pamundësia për shkëmbime të natyrës dialogjike midis forcave politike ka të bëjë me varfërinë e frikshme të mendimit politik dhe ideologjik në radhët e partive politike kryesore.

Që prej 1990-ës, jeta politike në Shqipëri i përngjet një teatri maskash ose një karnevali tashmë të mërzitshëm ose edhe një loje shpatash midis fëmijësh qyrravecë; edhe pse palët cilët kujtojnë se përnjimend janë të përfshira në procese politike perëndimore bashkëkohore vetëm e vetëm sepse e quajnë veten me emra të huazuara prej traditash politike të tjera; njëlloj sikurse ne, në kohën tonë, e quanim veten “D’Artagnan”, “Edmond Dantes”, “Cartouche”, “Ursus”, “Belizar”, “Fanfan” e kështu me radhë.

Më kujtohet, bie fjala, sesi në fillim të viteve 1990, Partia Republikane e porsakrijuar rendi të vendoste lidhje të ngrohta e miqësore me republikanët e La Malfa-s në Itali; edhe pse pak gjë të përbashkët kishte midis këtyre dy partive, me përjashtim të emrit. Republikanët italianë, siç e dinte edhe bufi, pozicionoheshin diku afër qendrës së majtë; në një kohë që republikanët shqiptarë të Godos po rreshtoheshin haptazi në pozicione të djathta nacionaliste. Në të njëjtën kohë, socialistët shqiptarë i jepnin socialistit italian Bettino Craxi teserën no. 2 të partisë, ndërsa demokratët populistë të Berishës kërkonin lidhje me nuk di ç’aristokratë e monarkistë nga kështjellat hijerënda të Bavarisë e të Pomeranisë…

Objektivisht, Shqipërisë sot do t’i duheshin vetëm dy parti: një në krahun e majtë të spektrit e cila të përpiqej për afrim të shpejtë me Evropën dhe modernizim e oksidentalizim të përshpejtuar të jetës së vendit; dhe një në krahun e djathtë të spektrit, e cila të luftonte kryesisht për çështjen kombëtare, duke u dhënë vlerë e prioritet institucioneve tradicionale të jetës shqiptare. Natyrisht, asnjë nga formacionet politike ekzistuese nuk mund të identifikohet me qëndrime të tilla, as preokupohet për çështje të kësaj natyre.

Meqenëse të gjitha partitë në Shqipëri kanë për synim të vetëm marrjen e pushtetit, programet e tyre politike janë të ngjashme si dy pika uji: integrimi evropian, futja e Shqipërisë në NATO, çështja e Kosovës, nxitja e investimeve të huaja, zhvillimi i infrastrukturës, bashkëpunimi rajonal. Këto objektiva janë të mira në vetvete, por nuk kuptohet pse njëra palë do të ishte më e përshtatshme për t’i arritur se tjetra. Që këtej përqendrimi i tepruar në personalitetet e liderëve.

Shembull i fundit i kësaj farse tanimë të diskredituar është pretendimi, i dëgjuar nga të gjitha anët, se Bamir Topi është politikan “i djathtë”. Që Bamir Topi të ishte politikan i djathtë, duhej pikë së pari që e djathta të ekzistonte në politikën shqiptare…

6 Komente

  1. Sot ne radio, njeri nga “cunat e lagjes” duke folur per tjetrin:

    “Ai eshte nje mashtrues i papare….”

    Nderkohe, dirta hic.

    Analize e shkelqyer ne artikull.

    Dikush ka thene:

    “E majta dhe e djathta jane i njejti …, i ndare ne mes nga rrota e historise”

    Besoj kjo e perifrazon kenaqshem situaten politike ne Shqiperi.

    Sa per artkulimin e ideve politike origjinale, tregu politik me duket se ofron hic me shume se Gabi. Rroba te vjetra ose te sterperdorura, te lira dhe qe nuk merret vesh nga vijne dhe ku shkojne. Por shiten ama. Shiten fort. Shiten se nuk ka alternativa dhe njerezit jane te detyruar te vishen.

    Duam drita!

  2. Drejte dhe qarte, e shpjegon Xha Xhai. Eshte e vertete. Partite ne Shqiperi kane huazuar emra te shkeputura nga tradita te tjera. Edhe perpjekjet per t’u lidhur me simotrat e tyre kane qene te gabuara, pervecse qesharake, sepse niseshin nga emri jo nga qendrimet politike.
    Megjithate, ndonjehere mosperputhja i duhet faturuar historise. P.sh. emri “Parti Demokratike”, pothuajse ne te gjithe boten, defton nje parti te spektrit te majte, ose te qendres se majte. Edhe Partia e re italiane e qendres se majte, qe po lind keto dite, do te quhet “Partia Demokratike”.
    Ne pergjithesi, cilesimi “demokratike” ka lindur ne kundershti me diktaturen. Mirepo ne Evrope diktatura ka qene e djathte, ne Shqiperi e majte.

  3. Duke qene vet nje ”student i dhjetorit’, e duke jetuar gjithe ndryshimit e pas 90tes, defaktorizimit ose humbies se vleres te zanatit per te cilin isha te studioja ne dhjetor te 90tes, e me radhe gjithe remujen ”e lagu kush e lagu”, e ne fund si te gjithe emigrant ne nje shoqeri tjeter e per fat amerikano veriore.

    Pra duke ndjekur kete qe ne fillim shkrimi i mesiperm kap mire thelbin.

    Me kujtohet ne 90 lider i studenteve qe nje njeri qe nuk e mbaj mend te kete dhene ndonje ide politike per vendin, ose ato qe jemi te shikojme ne revolucione qe drejtusit e tyre qene njerez me idera, student intelektuala qe kishin disa ide te dala nga nje proces pune intelektuale.

    Ne studentet ne vend te punonim se vinte nje kohe e tregut e duhej te ishim profesionist te mire, u kthyem ne mitingash ose ne njerez qe qellimi i vetem eshte te mbushesh shesin e ulerish, qe ka shume kategori qe mund ta bejne kete e ske pse harxhon intelektualet e rinj, e keshtu na vajti jeta edhe pas shkolles. Humben gjithe ate rangun qe kishim ne shoqeri se me permbysjen e shtetit te vjeter u permbys dhe ajo dega qe ne ishim e qe nuk qe ideologjike po cdo shtet qe zgjatet ne kohe krijon dicka.

    Lideret e pare politke, shumica ish komuniste, njerez te favorizuar nga regjimi, Saliu qe madje jashte, e kishte dhe pashaporte diplomatike si perfaqesus i shqiperise ne Organizaten Boterore te Shendetesise, si ajo qe kishte dhe Kadareja e ca njerez te kufizuar.

    Keta njerez mund te benin nje parti te re te majte, se ishin pjes e se majtes, ishin ritur formuar e edukuar si te tille, e nuk kishin asnje rebelim deri ne 90ten, po keta na zgjodhen nje ngjyre, e sic doli me vone kjo qe vetem komerciale se sic dihet edhe sote ata jane te majte.

    Anarkia qe ajo qe ra pas 90tes.

    Revolucioni prodhon mostra e gjera nga me te neveritshme e qe jane gje e momentit dhe e rastesise, e nuk jane produkt i shoqerise sic dalin udheheqesit ne kohe normale.

    Ndoshta ne nuk ishim gati per demokraci, e kjo donte pak kohe e nje transformim me te ngadalshem, Kina mund te miret si referim, po ne nje kohe me te shkurter psh te kishte nja 5 vjet pas 90tes.

    Po ajo jona te ndryshonim menjehere qe jo vetem ender pa kembe ne toke po u shfrytezua nga njerez te rastesishem per qellime teresist personale, prandaj levizjet pas 90 i quajn e shumta klanore etj se kane kete baze e aq mund te vene.

    Po te qene levizje te pastra politike, me njerez me ide, e te dale nga nje konsesus kolektiv do ishin ndryshe.

    Mendoj se ne beme demokracine, partite e te gjitha imitimet perendimore, e ne thelb ajo makina kineze vazhdoi me keq vetem se e lyem me boje blu a roze.

    Do qe me e sinqerte dhe e drejte te njihnim realitetin e te benim ndryshimet ne perputhje me to.

    Nje arsye qe qe shtresa e intelektualeve qe kishe shume ndikim ne fund te vitetve 90 humbi lidhjen me realitetin, e haroi te konceptonte se realiteti eshte shume dimesional, qe niset qe nga menderia ku je ulur teri te maja e kokes e te enderimet.

    Si per dreq, rastisi nje lider si Berisha, me populizmin e ulerimat qe i hodhi benzine zlarrit, e nuk la llogjiken e qete te jipte zgjidhje, e e perdori te gjithen ne interes te tije, duke manipuluar njerezit.

    Qe nje rastesi e keqe e nje nje moment qe duhej qetesi e llogjike, e kunderta ndodhi.

    U perdor padurimi i njerezve qe shikonin ne TV nje europe ktrejtesisht tjeter, e duke manipuluar me ndryshimin e dy realiteteve jasht-brenda njerezve u iku cdo llogjike.

    Ndryshimi nuk vinte me nje here, njerezve duhet tu behej e qarte, e donte shume me shume pune, durim e qendrushmeri ne vite.

    Po u zgjodh rruga e zhurmes, mbase ku qe stili i vetem qe ai njeh e qe njeriu i gabuar ne moment te gabuar.

    Mbaj mend shume njerez ne eksodet e para kane ikur jo nga shtresat qe vuanin po pikerisht nga ato qe ishin me mire. Kjo tregonte nje fare menyre nje mendesi te gabuar qe u transmetua te shoqeria ne ato vite ne momente te tilla kaq delikate, te ndarjes midis dy sistemeve.

    Nga qe jetoj tani ne ameriken e veriut, e ketu drejtesia eshte bazuar mbi precedentin, kur e kupton si funksionon e shikon gjithe dimesionin e tij .

    Mendoj se ne shqiperi ka nevoj te ndryshoj precedenti, se vazhdojme akoma nen ndikimet e precetenteve te gabuara, e jo llogjikes se ftohte po nxitimit, turmes, etj.

    Duhet te krijohen disa precedent te mire qe vendi te ndryshoj rrjedhen nga rrjedhin zhvillimet, qe sic e pame dhe me zgjedhjen e presidentit te ri komandohen prape nga precedentet qe i shkaktuan vendit kaq te keqia ne keto 17 vjet e deshtuan te sillnin ndryshimin, qetesine demokracine dhe ekonomine e lire te tregut.

  4. Me qe pas 90tes kam kontribuar ne PD e tani qe jam jashte etheve politike e jam asnjanes mund te jap ca vleresime me qe e shikoj nga jashte.

    Me ka bere pershtypje misioni i PD qe te sillte nje zgjedhjet e lira, demokracine e shoqerine perendimore.

    PDja qe e para qe vodhi votat, qe qe misioni i saj te bente te kundertet, te tregonte rendesine e qeverise qe del nga nje miratim i shumices se qytetareve e kjo siguron nje qetesi e stabilitet ne vend i domosdoshem per nje qeveri te sukseshme qe te punoj.

    Pra PD edhe sikur ti afrohej vjedhja e votave–ajo duhet te kundershtonte se qe misioni i saj te vendoste VOTEN E LIRE.

    Pastaj kur vjedh partia qe do vente demokracine, pse te mos vidhte partia ish e punes pas vitit 1997 , sic ankohej Saliu, SE U VENDOS NJE PRECEDENT I KEQ E NGA ATA QE SUPOZOHEJ DUHEJ TE VENDOSNIN ATE POZITIVIN.

    Gjeja e dyte Partia Demokratike supozohej te sillte nje menyre te re Partie larg metodave komuniste te mungeses se demokracise brenda, te komamndimit te njeshit diktatore, e nje parti demokratike brenda ne radhe te pare te vetvetia, si qe, qe ndertonte dhe demokracine jashte ne shoqeri.

    E kunderta , PDja eshte sot me nje udheheqes si ne paritet e pas viteve 1945 pas 17 vjetesh, e madje ish PPSHja ka nderuar disa lider??

    Per te mos fol pastaj per gjene numur nje ne kapitalizem qe eshte PRONA. Kam pare disa dokumentar ketu ne Ameriken e Veriut e ndryshimi i vetem i suksesit te vendeve perendimore kapitaliste me ato te vendeve te tjera ne bote, eshte se ne perendim prona ka qene teper e sakte e trajtur teper mire.

    PDja ja ka kaluar dhe Enver Hoxhes ne pikamjen e prones, ose udheheqesi i saj, ka nje mendesi te majte, e nuk e ka ate rendesi qe ka prona ne kapitalizem e qe nuk preket, po eshte themeli i nje kapitalizmi te sukseshem, e ke frike te luash kur e kupton rendesine e saj. Po e perdori ne menyren me ordinere e nje nga arsyet qe humbi pushtet e pushteti i PD eshte gjithenje ne buze te gremines eshte NGA QE NUK KA THEMELE TE HEDHURA.

    Prona qe nje nga pikat kryesore te te djathtes se pare shqiptare , ne hapat e pare te shtetit shqiptar.

    Per te mos fol per ceshtjen kombetare qe e djathta rrjedh me teper nga ato familje e mbeshtetes qe ne periudhen e pare te berjes se shtetit shqiptar kontribuan per te e moren armet ne dore. Prandaj shume i quanin dhe Ballin e Kombit e nuk qe si ne vendet perendimore, teper te medha e te forta qe nuk qe reziqet e egzistences qe kishim ne si gjysem shtet i copetuar ne periudhen e pare ku qe luks i madh para reziqeve te medha te jashtme.

    PDja qe ne fillim shiti Kishine Ortodokse qe cnuk kishin bere shqiptaret ta kishin te tyre e tani ka nje politike teresisht pro greke me keq dhe se oret me progreke te Fatos Nanos qe ne nje fare qe i kushtezuar nga qe PDja e futi ne burg e i preu rrugen normale si opozite te vinte ne pushtet e ne keto raste faktori i huaj futet.

    Dihet ne shume vende ne bote, ne fillim te demokracise, eshte mire qe opozita te kete rrugen e hapur, te vij ne pushtet se po ja mbylle, do fuqizosh ne te element te eret e ne rastin tone fuqizon ata te lidhur me fuqi te huaja qe kane interesa te keqia.

    Po qe se opozita do ta kishte rrugen e hapur ne 1996ten nuk do kishte fare ndikim grek sic pati pas 1997tes ose do qe ne nje faze jo zoteruse, se nuk qe nevoja kur vjen ne pushtet vet e me rruge legale.

    Keto tregojne qarte se ata qe kishin ne dore kete proces nuk kishin idete me minimale te djathta e perendimore e demokratike, qe ti shtynte ato te benin Partira Demokratike e Perendimore, po nga revolucioni shfrytezuan momentin e dolen ne krye.

    Vota e lire, demokracia qe parudha, e ata nuk i ndjenin ose kuptonin ato fare e nuk i kishin pjes te tyre.

    Thone ca po i perdoren thjesht per ceshte personale.

    Po po te jesh i djathte per ceshtje personale, do vesh pronen ne vend, do ta respektosh, madje nje nga menyrat me te vjetera per te mbajtur njerezit e klasat lidhur me ty e bere politike e qene i forte ne te .

    Po keshtu interesat kombetare, demokracia , vota e lire jane gjera qe po ti kuptosh ca rendesie kane te bejne teper te fuqishem.

    Prandaj ne nuk kemi demokraci e stabiliet ne keto 17 vjet, per keto arsye .

    Dhe politikanet do kishin nje profesion shume me te mire si koleget perendimor.

    Berisha po te qe i zot ne dy mandate 92-2000 do qe nje njeri qe do hynte ne histori, me shancin qe kishte, po vazhdon te njeshi edhe sote pas 17 te egzistenca, per arsye se nuk ka baze politika e tij,

  5. Ne 1995, isha o ne Portugali o ne Spanje, nuk me kujtohet tamam. Atje degjova qe njerezit flisnin per problemet e tranzicionit, justifikonin shume mungesa politike e ligjore me faktin qe kishin vetem 20 vjet qe kishin filluar proceset demokratike. Ne kishim vetem 3 vjet qe i kishim hyre asaj rruge, dhe me naivitetin dhe entuziasmin e te paditurit, prisnim ndryshime te shpejta e rezultate edhe me te shpejta.

    Nuk dua te justifikoj asnje veprim a mosveprim, asnje zgjedhje e zgjidhje te gabuar te partive politike, te elektorateve te djathte/majte/qender etj. Por nuk dua te harroj qe ne kemi patur e kemi mungese te theksuar tradite politike, edukate qytetare, ndergjegje sociale, perspektive te shendoshe historike e plot mungesa te tjera. Do duhet mbase shume kohe, dhjetra vjet e me shume, qe te behemi popull ne kuptimin e vertete te fjales, e pastaj te nxjerrim politikane e partira me programet e duhura e objektiva te qarta. Sic tha XhaXhai ne nje shkrim tjeter, ne akoma pandehim se kompromiset politike jane pazare te felliqura. Ne akoma sillemi ne politike sikur jemi ne oborr te lagjes duke luajtur, me inate, me bojkote, me hile, me kalamalleqe.

    Dhe per sa kohe njerezit kenaqen me sehirin, dhe shtyjne kafene me llogjet e politikes, dhe kane probleme baze si mungesa e dritave e ujit, nuk mund te presim pjekuri politike nga askush.

  6. Me qe ra fjala te portugezet, ketu ne Kanada ka shume e qe kane ardhur jo shume larg ne kohe ketu.
    Ajo qe te bie ne sy, edhe per italianet, se shumica e tyre jane nga zona te thella ku zhvillimi donte kohe te vente, ose nga zona periferike te shoqerise.

    Une isha ca kohe ne nje pune qe kishte shume shqiptar, kishte dhe portugez, ata cuditeshin se te gjithe ne shqiptaret ishm me arsim te larte , e me dege fort te mira e emigrante aty.

    Pra shiko ndryshimin.

    Cdo shoqeri nuk regullohet menjehere, do kohe dhe qendrushmeri, vendi e kapitalizmi e individi te beje punen e tij.

    Edhe vendet me te varfra kane nje shtres te popullsise qe ka nje jetes te siguruar , edhe kur vendi eshte me probleme, shume njerez nga ato qe pershkrova mesiper kane emigruar a ishin keq, po ka disa shresa ne qender qe jane te lidhur direkt me stabilitetin e vendit qe ne cdo kohe, pavaresisht nivelit ekonomik te shtetit kane pasur nje jetes normale per ate vend.

    Po tek ne eshte prekur shume pikerisht kjo shtrese.

Komentet janë mbyllur.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: