Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Kulturë / Sociologji

FILMI SHQIPTAR NE MUZG

 

Alma Mile, në Shekulli, pyet se pse filmin shqiptar nuk shkon ta shohë njeri në kinema.

Arsyeja e këtij shkrimi duket të ketë qenë publiku i paktë që ndoqi premierën e filmit Koha e kometës, me regji të Fatmir Koçit, në qytetet kryesore të Shqipërisë: gjithsej 2100 spektatorë.

Edhe filma të tjerë janë pritur ftohtë nga publiku: Trishtimi i znj. Shnajder i Pirro Milkanit, i cili përfaqëson tani Shqipërinë në edicionin e 81-të të Academy Awards, është ndjekur nga 5600 shikues; ndërsa Sekretet e Spartak Pecanit vetëm nga 1200 shikues.

Për krahasim, po përmend vetëm që blogu Peizazhe të fjalës ka çdo ditë rreth 400 vizitorë.

Thotë Mile:

Statistikat e ftohta tregojnë se një film shqiptar ndiqet sa gjysma e shikuesve të një filmi të huaj mesatar, për të mos thënë i dobët. Ndoshta sepse tematika është disi “e rëndë”, apo edhe për shkak të cilësisë.

Pse duhet të ndodhë kjo?

Pse nuk e gjen më veten publiku i kinemasë në filmin shqiptar?

Arsyet që sjell Mile janë të besueshme: filmi i huaj është më argëtues dhe e tërheq publikun edhe për shkak të snobizmit ose të adhurimit të gjithçkaje që prodhohet në Hollywood; filmi shqiptar trajton tema serioze, që shpesh nuk përtypen dot nga publiku i gjerë, meqë ky i fundit tashmë është mësuar ta konsumojë filmin si të ishte fast food; televizioni i mban njerëzit larg kinemasë; filmi shqiptar ndonjëherë është i dobët; filmi shqiptar nuk reklamohet mirë, as informohet publiku në kohën e duhur.

Përsëri Mile:

Nga ç’mësohet, publiciteti i këtyre prodhimeve është bërë në mënyrë individuale kryesisht nga regjisorët e filmave, të cilët kur vjen momenti i premierës, ngrenë duart për mungesë fondesh. Posterat dhe e gjithë fushata publicitare kushton. Po kaq edhe koha e qëndrimit në kinema me një numër minimal shikuesish.

Nuk ka dyshim që publiciteti është faktor i dorës së parë në shitjet e biletave për një film të ri; por meqë unë nuk i shoh zakonisht kanalet TV shqiptare nuk di nëse atje transmetohen trailer-a të filmave që do të shfaqen së shpejti. Një trailer i filmit Koha e kometës, që ka qarkulluar në YouTube, më është dukur i bërë aq keq, sa në vend që ta afrojë ndaj filmit publikun artdashës, e largon.

Megjithatë, kam përshtypjen se shkrimi i Shekullit nuk e ka rrokur dot arsyen e vërtetë e dështimit të filmave shqiptarë në Shqipëri, dhe që ka të bëjë me mënyrën si financohen këta filma.

Dihet se filmat e sotëm prej regjisorësh shqiptarë janë gjithnjë bashkëpunime, ku barrën kryesore të investimit e mbajnë institucione dhe kompani të huaja. Këta investues nuk kanë shumë shpresë që investimi t’u kthehet nga shitjet e biletave ose të drejtave të tjera në Shqipëri, sepse publiku shqiptar nuk ngre peshë nga ana ekonomike. Për pasojë, investuesit nuk parashikojnë ndonjë shpenzim kushedi çfarë për ta reklamuar filmin në Shqipëri.

Një pjesë e financuesve të filmave janë institucione të ndryshme pa qëllim fitimi, publike ose private, që kanë për qëllim të nxitin kinematografinë në vende të Europës lindore ose në vende me burime financiare të kufizuara, si Shqipëria. Një pjesë tjetër janë firma private që shpresojnë ta shëtisin filmin nëpër festivale ndërkombëtare, me shpresë të ndonjë çmimi dhe të suksesit pasues.

Për shembull, në qoftë se një film si Trishtimet e znj. Shnajder ose Koha e kometës fiton çmim në Cannes, në Venezia, në Berlin ose në Academy Awards, shitjet e këtij filmi në Perëndim do të jenë të tilla që t’i kthejnë investimet shumëfish, pa përmendur pastaj ekspozimin e regjisorit dhe të aktorëve ndaj publikut, që premton për filma të ardhshëm.

Regjisorët shqiptarë janë të vetëdijshëm për këto kërkesa dhe synime të sponsorëve dhe të financuesve të tyre, prandaj përpiqen, herë me vetëdije e herë pa vetëdije, që filmi t’i përshtatet më mirë publikut në Perëndim, sesa publikut shqiptar. Kjo shpesh duket qartë në temat e zgjedhura, në personazhet, në subjektin e rrëfimit dhe në efektet.

Prandaj them se duhet të kemi kujdes me shprehjen “film shqiptar” – meqë kjo tashmë i përshtatet më shumë një filmi me temë shqiptare dhe regjisor e aktorë shqiptarë, sesa një filmi të prodhuar në Shqipëri ose në Kosovë, me para të shqiptarëve, për t’iu shitur publikut shqiptar.

Është e drejtë e regjisorëve të sotëm shqiptarë që të përpiqen t’ia shpien filmin e vet publikut të huaj; sepse arti nuk njeh kufij, dhe reagimi i publikut shqiptar, shpesh me shije të prishur dhe krejtësisht provinciale, nuk mund të përdoret më si etalon për të vlerësuar filmin. Nga ana tjetër, meqë këta regjisorë janë shqiptarë dhe të formuar kulturorisht në Shqipëri, s’do mend se do të priren të trajtojnë tema shqiptare në filmat e tyre.

Çështja këtu është nëse mund të krijohet art për eksport vetëm?

Kjo është çështje e vjetër, e cila ekziston të paktën qëkur romanet e Ismail Kadaresë filluan të përkthehen në frëngjisht, këtu e 30-40 vjet të shkuara.

Fakt është që ato romane kanë pasur sukses të madh dhe vazhdojnë ta kenë, ndërsa filmi shqiptar, sado i manifakturuar për eksport, nuk arrin dot të shkëputet nga ato qarqe ekskluzive ku publiku i huaj snob konsumon produkte ekzotike dhe të çuditshme.

Shkaqet që filmi shqiptar, edhe kur prodhohet për publikun në Perëndim, nuk po arrin dot të çajë në sallat e kinemave ose në tregjet e DVD-ve, janë të shumta; por unë do të veçoja këtu nivelin e pakënaqshëm të realizimit (production) teknik.

Tek e fundit, vijmë përsëri tek investimi; prandaj, çfarë i duhet sot filmit shqiptar, është një sukses në arenën ndërkombëtare, për të cilin duhet fat më shumë se gjithçka tjetër. Suksesi do të sjellë më shumë para, paratë do t’i lejojnë producentët të shpenzojnë më shumë për realizimin teknik e kështu me radhë.

Çka nuk duhet bërë, përkundrazi, është që ta trajtojmë filmin e sotëm “shqiptar” vetvetiu si pjesë të trashëgimisë kulturore shqiptare – sepse nuk është i tillë, as është konceptuar për të qenë i tillë.

Kjo është për të ardhur keq, po të mendosh se filma të tillë si Kapedani sot e kësaj dite u japin shikuesve shqiptarë një kënaqësi të tillë që vështirë se mund të replikohet nga filma të huaj, sado të arritur.

Po kush do t’i prodhojë filma të tillë në Shqipëri, në kushtet kur publiku i ka braktisur sallat?

Rreth vicioz ky, që me përkufizim nuk i gjendet fundi.

 

43 Komente

  1. Xha xha, një nga filmat e mij të preferuar është Clerks. I prodhuar në 1994 me një buxhet prej $27.575, u financua nga vetë Kevin Smith duke marrë borxhe nga familjarë, shokë edhe kartat e kreditit. I tërë filmi është pothuajse vetëm dialog, megjithatë është një film klasik. Mua më duket se problemi është tek skenaret/shkrimtarët.

    Megjithatë unë do të këshilloja që këto filmat që prodhojnë t’i vendosin edhe në Internet. Siç e the vetë, blogu yt ka më shumë lexues se ç’kanë ata shikues. Emigrantët shqiptarë të janë më të etur për filma të tillë dhe me siguri mund të bënin një farë fitimi me ndonjë Netflix shqiptar.

  2. Mua më duket se problemi është tek skenaret/shkrimtarët.

    Ka shume mundesi. Shume prej tyre u duket vetja se jane Umberto Eko dhe kane mundesi te shkruajne 100 faqet e para shprehimisht qe te ulin numrin e lexuesit por te rrisin cilesine. Harrojne qe publiku i Shqiperise eshte vulgar.

  3. Une kam pare “Parrullat”, “I dashur armik” dhe “Letra ne ere” ne kinema. Ky i fundit per aq sa me takon, ishte …lere fare. Dy te tjeret ok, mund te them se ishin nje kohe e shpenzuar mire.
    Dje pashe ne tv “The Pursuit of Happyness” me Will Smith. Ku dua te dal eshte se shumica e filmave shqiptare te post 90 nuk nxitin asnje mendim tek une (flas vec per vete). Pra jane filma qe konsiderohen “kalim kohe”. Kur jane te shemtuar, me interpretim te dobet, groteske dhe patetike ne cfare tentojne te percojne, atehere perbejne edhe nje kohe te kaluar keq. Krejt ndryshe ishte The Pursuit of Happyness. Ngjarje te tilla ka sa te duash ne jeten tone. Filmi ishte real, kushdo mund te ishte ne vend te personazhit te Smith. Apo Kramer kunder Kramer (me te cilin eshte krahasuar). Sa ngjarje te tilla ka cdo dite, madje me njerez qe i njohim. Nga keto “heroizmat” e vogla qe te bejne te ndihesh njeri, ne kuptimin e larte te fjales.
    Xha xhai e tha dhe se luan as Topi:) : filmi shqiptar i drejtohet pak publikut shqiptar (vulgar ose jo). Ndaj nuk ka asnje cudi qe edhe ky nuk i shkon pas…

  4. Nuk ma do mendja qe publiku shqiptar eshte vulgar. A nuk jemi valle ne publiku? Pastaj shembulli qe tregoi Xha Xhai ishte shume i mire: Kapedani. Ky film dhe shume te tjere shqiptar shihen akoma me endje e mjafton te degjojme se shume nga ne perdorin me qejf ndonje batute nga keto filmat e vjeter shqiptar si psh. edhe nga “Perralle nga e Kaluara”, ose se fundmi “Vdekja e kalit”.

    E pashe ate trailer ne http://www.lara-enterprises.de/html-en/filmografie-spielfilme.php . Persa i perket epikes ne film ne kemi te tjera referenca per kesi filmash, ne te cilat trajtohen tema historike. Ky filmi nga ana teknike duket te jete bere mire, por nuk ishte ne gjuhen shqipe qe kemi mesuar te degjojme nga “filmat reference”. Loja e aktoreve ishte shembulli i “overact” (übertreiben). Mbase e justifikuar deri diku per ti dhene filmit emocionin epik, porse shqiptareve qe jane te “desenchanted” nuk i magjeps ky lloj toni, porse perkundrazi i neverit. Duket pra qe filmi te jete bere per nje publik romantik.

  5. Mos ndoshta filmi shqiptar nuk ndiqet ngaqe kohet e fundit (xhanëm edhe kohët më para fundit) ka filluar t’u ngjaje atyre te shkreteve filma te Emir Kosturices.

  6. P.S. E bukura e kineasteve shqiptare eshte se duan te njifen jashte, dhe t’ua perplasin suksesin e tyre te veteve. Hm, epo ne bote, gjerat jane pak ndryshe. Duhet te njihesh ne vendin tend, qe te jesh i famshem ne bote. Globalizimi kalon nga oborri i shpise sate. Kjo shoqnija multi-kulti asht shum e mir, po ku kan perfundue ato shoqnit mono-kulti, apo jan shnderrue ne «qoshni» (sic) multi-kulti edhe ato.

  7. pershendetje Xhaxha,flm per kete shkrim.
    ja dhe reaksioni im:)

    Rruga me gropa e kinematografise shqiptare
    Po lexoja kete shkrim te Xhaxhait dhe disa nga argumentet qe kishte sjelle aty dhe mendova te shtoja dhe une opinionin tim rreth arsyeve qe shkaktojne kete “ngecje” te filmit shqiptar sipas vezhgimeve te mia.

    1.Skenaret e filmave shqiptare nuk eshte se jane te keqija por disa here ka disa sforcime per te paraqitur me doemos diçka te larte nga niveli artistik.Duket sikur te tere jane ne gare per kete.Ne shumicen e filmave te vitete te fundit mund te veresh atmosferen,ngjyrat dhe xhirimet qe jane pak a shume te ngjashme me njera tjetren.Deri ketu çdo gje ne rregull.Problemi eshte mendoj une se synimet per kete nivel artistik apo per shprehine e nje ideje vijne shume ere e huaj.Ne shume prej tyre une se paku ndjej manine per te ndjekur verbtazi tematiken dhe stilin e filmave te pavarur Evropiane.

    Kjo eshte sa pozitive dhe negative.Eshte pozitive sepse marrin persiper ti paraqesin dhe perçojne publikut nje kinema te mirefillte ,duke harruar sencacionet qe perdoren syresh ne shume filma qe jane shume popullore dhe “grijne” leke ne kinema dhe duke marre parasysh kesisoj nje perfitim te vogel.Kjo eshte vertet nje sipermarrje e guximshme duke patur parasysh suksesin e vogel ekonomik qe kane filmat artistike ne tere boten.

    Ana negative , sipas mendimit tim eshte se ne perpjekje te asimilimit me stilin e sukseshem dhe poetik te filmave te pavarur,artistike Evropiane , shihen shpesh klonime jo fort te kendshme te tyre.Nuk me vjen fare mire qe e pohoj kete.Me vjen shume keq teksa shoh sesi edhe shume elemente kulturore apo tradicionale qe i japin nje tjeter ngjyre dhe realizojne bukur paraqitjen e mozaikut social ne Shqiperi , sofistikohen ne menyre te panevojshme per ti dhene llustren e duhur “artistike” nderkombetare.

    Mua me duket se nje nga arsyet qe e ben se pari me pak bindese dhe se dyti me te veshtire per tu “ngrene” nga publiku eshte pikerisht kjo.Mosdhenia e rendesise dhe mosparaqitja sukseshem e kultures,simboleve Shqiptare.

    Ne nje rast te kundert mendoj se te pakten nga artdashesit shqiptare te diaspores sidomos do te kishte pasur shume me teper interes dhe ndjekje.Kete gje e kam vene re ketu ,ne Turqi , psh.,ku banoj qe prej 10 vitesh e kam vene re hovin qe ka marre kinemaja turke , si nga sasia dhe nga cilesia e filmave qe jane prodhuar po ashtu dhe nga numri i spektatoreve qe rritet nga dita ne dite.

    Ka nje afrim dhe perkrahje ndaj kinemase amtare.E pra nje arsye eshte edhe servirja e karaktereve,kultures,miteve popullore .Çdo popull eshte patriot,mjafton te gjendet rruga e drejte e propagandes se saj.

    2.Publiciteti ne çfaredolloj forme eshte 1 faktor tjeter shume i rendesishem, mungesa e te cilit eshte ende ne dimensione te pakuptueshme ne kete kohe te arte te teknologjise qe po jetojme.

    Po filloj qe nga rruget me popullore dhe elementare te publikimit.Nderkohe qe ne te tere boten faqe si Youtube dhe Myspace jane bere trampolinat e para shpresedhenese te tere artisteve te rij te çfaredolloj zhanri ne muzike dhe kinematografi dhe po ashtu pikat e para te “gjuajtjes” se tyre nga producentet anembane globit.Ne Shqiperi kjo metode ende perdoret shume pak per te mos thene qe nuk merret shume ne konsiderate.

    Mungesa e qendarave te shumta kulturore promovuese per artistet e rinj,mungesa e festivaleve te ndryshme te filmit ne vendin tone sigurisht qe eshte nje dere tjeter e mbyllur per kineastet shqiptare.

    Per te mos folur per mediat e ndryshme , puna publikuese e te cilave nuk eshte perhere informuese sa eshte shokuese apo sencacionale,apo ne rastin me pak “keqardhes” ; e dobet.

    Nje detaj tjeter jane dhe paraqitjet vizuale (posterat) e filmave.Dihet mire se me sa seriozitet dhe perkushtim pregatiteten nga ekipe te specializuara keto postera.Posteri eshte si te thuash ambalazhi i filmit.Duhet te ta hape oreksin apo te ta grishi mendjen qe ta marresh.

    3.Sponsorizimet jane perhere ne nivele shume te uleta.Nuk e di me thene te drejten se çfare ndihmesash i ben shteti shqiptar kineasteve tane.Dua te jap nje shembull nga shteti turk .Mesa kam degjuar deri para disa kohesh ndihma qe ministria turke e kultures ben producentave/regjizoreve(sigurisht qe i plotesojne disa kushte te detyruara) eshte diçka rreth 40.000 $ (tani esh rrit dollari ka rene ca;), megjithse varion ne me shume ose me pak sipas projektit.

    Perveç kesaj shume fondacione te tjera luajne nje rol shume te rendesishem perkrahes ekonomik.Dua te permend ketu psh Eurimages (Fondacioni i Punimeve Artistike Evropiane) i cili i siguroi psh.rregjizorit Nuri Bilge Ceylan 435.000 € per filmin e tij “Dreams”.Mundesimi i ketyre sponsorizime sigurisht qe ka lidhje dhe me publicitetin qe folem me lart,dhe qe ende eshte i çale ne vendin tone,por sigurisht dhe me “perkushtimin” e Ministrise se Kultures Shqiptare.

    4.Ashtu si dhe ne tere boten, publiku shqiptar eshte i prirur per te ndjekur kinema “popullore” holliwoodiane.Filma roze,action,komike jane fort te ndjekur si dhe ne shume vende.E megjithate une kam pershtypjen se publiku shqiptar , do ta kishte sqimen dhe guston per te ndjekur me shume filma shqiptare me artistike vetem nese keto filma do te “servireshin” ne menyre me kreative.

    Shkurt e sakte me opinionin tim modest une them se kinemaja shqiptare i ka enzimat e nevojshme per te krijuar kimine e duhur mes publikut dhe me tej rrjedhimisht tregut.

    Por sigurisht me pare duhet ca me shume “deshire dhe perkushtim”.

    http://albtranslator.blogspot.com/2008/10/rruga-me-gropa-e-kinematografise.html

  8. Me sa dij une, ne shume filma shqip regjisori e shkruan vete skenarin. Kjo nuk eshte ndonje gje qe eksperimentohet ne Shqiperi per here te pare, por do te ishte mire qe skenaret t’i shkruanin skenaristet. Ne filmat amerikane une kam pare qe jo vetem skenaret u besohen skenaristeve, por edhe qe per te shkruar dialogun ka specialiste te tjere. A mund ta shkruaje regjisori skenarin? Kjo ka disa avantazhe, sepse regjisori e ka ne mendje filmin dhe shmang disa probleme te produksionit menjehere. Por regjisori nuk eshte shkrimtar. Regjisori mund ta shkruaje skenarin aq sa ç’mund te beje filmin shkrimtari. Tani, ka edhe shkrimtare qe kane bere filma, por jo shume. Regjisori qe nuk di te shkruaje mire e prish filmin qe pa u bere akoma. Personazhet harxhojne kohe te çmuar nga filmi duke i thene njeri-tjetrit: “po hajde ulu, pije nje gote me mua, ç’eshte ajo fjale, si keni qene nga shtepia, ne mire po ju, te jane rritur djemte, edhe mua me jane rritur, pije edhe nje tjeter tashi, grua do ta mbajme Rrahimin per darke” etj. Nuk ka tension dramatik, nuk thuhen gjera te mençura, nuk ka monolog. Te gjitha personazhet flasin njelloj. Natyrisht film eshte, nuk eshte drame, por kur skenarin e shkruan nje dore profesioniste atehere prapa thjeshtesise fshihet thellesi e madhe, perndryshe, kur e shkruan nje diletant, rrezikohet banalitet. Kur ke filma si keta filmat shqiptare me buxhet shume te kufizuar, fjala merr rendesi kapitale, sepse skenat e aksionit kushtojne shume dhe nuk i realizon dot. Keto jane gjera qe nuk bien shume ne sy te publikut, meqe publiku zakonisht sheh lojen e aktoreve, por veprojne ne menyre subliminale. Kur skenari eshte i forte dhe dramatik, filmi te rremben. Nuk mjafton vetem subjekti ose vija narrative – ka faktore te tjere, si ritmi, individualizimi me ane te fjales, batuta. Shpesh batutat e filmave futen ne gjuhe, behen pjese e gjuhes, kur jane te goditura. Po pse i shkruajne vete skenaret keta regjisore? Une kete nuk e di. Ndoshta ju mungon kultura e bashkepunimit, ose ideja se nje film eshte gjithnje fryt i nje perpjekjeje kolektive, ndoshta nuk gjejne dot skenariste te mire, ndoshta kujtojne se dine te shkruajne shume mire. Aq me teper qe kritika nuk ua ve ne dukje kete dobesi, te pakten une s’kam pare gjekundi qe te permendet.

  9. Lajmi i mirë është se sallat e kinemasë janë aty. Publiku kthehet (jo mund të kthehet) me një film të mirë. Lajmi i keq është tek fjala e mirë. Meqë s’kemi një film të mirë të heqim një paralele – një teatër të mirë. Mirush Kabashi e luante mjeshtërisht apologjinë në një qytet me tradita për teatër e kinema, në mes të një dimri të llahtarshëm, në një sallë pa ngrohje, zbathur, veshur me thes. Spektatorë? Më pak se 100. Ky mund të jetë dhe fati i një filmi të mirë, që fundja është riprodhimi i lojës së aktorëve. Shoqërisë i del detyrë ta shpjerë njeriun e zakonshëm në kinema e teatër, prodhuesve ju del detyrë ta peshkojnë; dinakëria në një mjedis që vajtjen në kinema nuk e ka më traditë, nuk është fjalë e keqe.
    Zakonisht tërhiqem para pyetjeve që marrin dhjetra përgjigje, secila prej tyre e saktë në raste, ku nuk di në duhet ti renditësh të gjitha, të thuash më kryesoren, a një a dy ti shtjellosh gjërë e gjatë. Kësaj here po përgjigjem për filmin me një përgjigje jashtë filmit. Për kohën kur njerzit shkonin në kinema, muzgu i sallës së shfaqjeve kthehej në një dritë parajse për plot e plot veprimtari të cilat sot bëhen ditën për diell. Vazhdimin po e lë në dorë të fantazisë suaj, duke kujtuar se Pamuku (nga brenda), në “Librin e Zi”, na tregon se turqit e kanë ruajtur ritualin e të shkuarit në kinema, gjë që e sqaron eni (nga jashte) tek postimi 7.
    Kështu, çoj më tej pyetjen nisese: A shkon ta shohë kush filmin ballkanik?- pasi këtë vërtet se di, dhe do s’do shkoj tek pyetja më e zorshme dhe me shumë pikpyetje: Po filmin evropian? Një shqyrtim i filmit evropian, mes kombesh, e krahasimi me industrinë e Hollivudit do të na tregonte se vërtet ku qëndrojnë ato tre filmat që me mund i bëjnë kineastët shqiptarë. Krahasimi i çdo gjëje bëhet me standartin. Pa e njohur mirë katundarin që shet qumësht, njeriu do të kërkojë të pijë “Ajka”.
    Jam kundër statistikave të thjeshta që përdoren; ato shpjegojnë pak gjë. Nuk ma nxe truri të pranoj se shkruaj më mirë se Remarku kur çdo postimi im në internet lexohet brenda orës nga 30 vetë, ndërsa “Lamtumirë armë” në Gjermani i shiten vetëm 17 kopje… në vit. I paqëndrueshëm dhe krahasimi i Xha Xhai-t me 400 vizitorët e peizazheve. Nuk e di tamam ç’llogarit numuratori i faqes por unë këtu hyj nga katër a pesë kompjutera të ndryshëm në ditë, ka raste dhe mbas çdo komenti. Mbase 400 është moderuar, e krahasimi ishte vetëm për krahasim, por sfida e vërtetë, reale do të ishte nëse hyrja tek kjo faqe do të ishte me “biletë”, ashtu si në kinema. Unë nuk do të të paguaja Xha Xha asnjë qindarkë edhe pse këtu me jepet mundësia (ndryshe nga kinemaja) për të qënë dhe protagonist.
    Këto kohë, Këshilli Miratues i Projekteve të Filmit në Qendrën Kombëtare Kinematografike (shih ç’emërtim kilometrik) i kryesuar nga Moikom Zeqoja miratoi pesë skenarë për filmin dokumentar. Zeqoja i pyetur, përgjigjej trishtueshëm, për kineastë që s’dallojnë as zhanrin e që duan të ribëjnë vetëm Nënë Terezën.
    Mbaj mend, vjet, një tjetër emër nga ata që shkruajnë drama provoi ti “shiste” në perëndim; përvojën zhgënjuese e botoi në gazetë.
    Skenari.
    Tragjedia e Otrantos, Gërdec 2008, këto janë skenarë të shkruar për çdo regjisor, këto japin filma që pavarsisht realizimit cilësor apo jo do ta mbushin sallën e kinemasë në Shqipëri. Mos prisni që këto ti shkruajë shkrimtar e skenarist, për të parin ato janë të shkruara, për të dytin që qëllon të jetë po i pari kjo duhet ti kërkohet, ashtu si Hollivudi kërkoi Skot Fitzxheraldin dikur. E, në ato dy tituj mos qofshin diplomatikisht a politikisht të lejueshëm, Dhimitër Anagnostit dikur i mjaftoi një poemth për të bërë një film të mirë popullor si “Përrallë nga e kaluara”; Zot na ruaj mos u befte i tille filmi shqiptar.

  10. CD shkruan:

    I paqëndrueshëm dhe krahasimi i Xha Xhai-t me 400 vizitorët e peizazheve. Nuk e di tamam ç’llogarit numuratori i faqes por unë këtu hyj nga katër a pesë kompjutera të ndryshëm në ditë, ka raste dhe mbas çdo komenti. Mbase 400 është moderuar, e krahasimi ishte vetëm për krahasim, por sfida e vërtetë, reale do të ishte nëse hyrja tek kjo faqe do të ishte me “biletë”, ashtu si në kinema. Unë nuk do të të paguaja Xha Xha asnjë qindarkë edhe pse këtu me jepet mundësia (ndryshe nga kinemaja) për të qënë dhe protagonist.

    CD, unë krahasimin e solla për të treguar sa pak shikues e shohin filmin shqiptar, jo sa shumë internautë lexojnë Peizazhe të Fjalës. Sa për qindarkat që zë në gojë, nuk di çfarë të bëri të mendosh se Peizazhe të Fjalës mund të ketë ndonjëherë nevojë për paratë e tua…

  11. CD, mire qe e drejtove muhabetin te statistika se me solle ndermend nje shembull qe me kishte shpetuar.

    Para dy muajsh u shfaq ne NY nje private screening e filmit MIRA nga Dhimitër Ismailaj (komentin e ketij filmi po e le per me vone.) Ne salle kishte te pakten 40 veta. Para nje jave, u shfaq premiera e ketij filmi per publikun e gjere dhe degjova qe salla ishte plot – kesaj here nje salle teper e madhe. Per krahasime te metejshme, me kujtohet shfaqja e filmit Lule te Kuqe, Lule te Zeza te Mevlan Shanaj ku njerzit u detyruan te rrine ne kembe… po keshtu dhe per filmin kosovar Exit, (ky i fundit me ka pelqyer shume, trailer e gjeni ketu) etj. Per te mos permendur ‘suksesin’ e komedise Buke e Djathe te Elza Zagredes, qe mund te jete shfaqur te pakten 50 here dhe tani ka nje spin-off Divorce, Albanian Style. Pjesemarrja ne aktivitetin e Zagredes ka terhequr nje publik qe me pare as nuk e dinte se ekziston nje ‘kulture’ shqiptare ne diaspore, pervec mbremjeve per festen e pavarsise. Shpesh here keto filma kane qelluar te jene kaq medioker sa gradualisht publiku qe vertet interesohet per filmin shqiptar do te filloje te perzgjedhe mes veprimtarive te shumta, nderkohe sallat do te mbushen me entuziaste te cdo produkti shqiptar.

    Fare lehte ky interes i gjere i publikut mund te jete rezultat i nostalgjise per ‘filmin shqiptar’, detyres patriotike, nevojes per pjesmarrje te detyruar per figurat e komunitetit e me radhe (Who is Who) … ka plot te tille, por per cdonjerin prej tyre ka 20 te tjere qe nuk duken asnjehere. Thjesht dua te ve ne dukje se filmi ne kinema e ka disi te caktuar paraprakisht ate threshold te publikut qe mund te terheqe (varet disi nga mosha). Ceshtja behet alarmante kur filmi nuk arrin te thithe as minimumin e ketij publiku dhe ne Shqiperi ky numer eshte ne renie kur e krahasoj me aktivitete te tjera. Por si shpjegohet qe java e filmit gjerman, francez, amerikan vazhdon te thithe publik, edhe pse ky eshte gjithmone i njejti publik cdo here (punojesit e OJQ-ve, te rinj koolsa, expats dhe nouveaux riches? )

    Shpresoj qe pjesemarrja e ulur te interpretohet me shume si shenje proteste sesa si shenje qe publiku shqiptar nuk di te vleresoje filmin. Me kete pikepamje ndoshta dhe Koci & Co. do t’i vene gishtin mendjes dhe te nisin te mendojne pertej formulave.

  12. Sa shikues e shohin filmin shqiptar e tregon numri i shikuesve. Krahasimi juaj vlen per te treguar ndryshimin ne menyren e jeteses se shqiptarit, jo per te treguar sa shikues e shohin filmin shqiptar; pak apo shume, duhet krahasuar me nje numer tjeter shikuesish, psh, shikuesit e djeshem, shikuesit greke te filmit grek (e kjo ne raporte me popullsine e sasine prodhuar) etj.
    Qindarkat nuk i perdora per te marre kusur Xha Xha, por per te thene pa klishe se kineastet (jo peizazhet) duhet te bejne filma qe ja vlen ti shohesh.
    Meqe po rikthehem, kam vene re se gazetaret e kultures, fokusohen pak tek filmi e shume per te tjerat, keto zakonisht pergjithesime; them se duhet te ishte e kunderta. Pa i hyre pse ato shkruajne keshtu, po te me jepej mundesia do te kerkoja prej botuesve e redaktoreve te shtypit shqiptar, ta benin taksative nje fjali ne fund te cilesdo pershtypje a mbrese qe ju ka mbetur gazetareve mbas filmit, psh:
    Nxitoni! Nje film qe ja vlen te shihet.
    Mos humbni kohen. Filmi nuk ja vlen te shihet.
    Nese keshtu e keshtu shikojeni.
    Nese ashtu e ashtu mos e shikoni.
    E po munden ti shkruajne dhe:
    Nje film te tille kinematografia shqiptare mund ta beje kur kometa te kthehet serish ketej.
    Nje film te tille do deshiroja ta shihja kur kometa te kthehet serish ketej.

    p.s. falemnderit per korrigjimin e Anagnostit

  13. Ana financiare e prodhimit te filmave shqiptare, ose menyrat e prodhimit, kane shume rendesi per pritjen qe u behet. Sidomos fakti qe nje pjese derrmuese e filmave shqiptare jane ko-prodhime me agjensi te huaja – Europiane. Njoh studime qe i jane bere kinemase turke te viteve te fundit qe analizojne si ko-prodhimet me fonde e ko-rregjizore/skenariste gjerman apo francez kane ndikuar ne sojin e filmave qe po behen ne Turqi dhe mesazheve/ideologjive qe percjellin. Kur filmi prodhohet nga disa agjente me interesa e vecanta nga me te ndryshmet duhen kenaqur te gjithe, gje qe ben qe filmat e vendeve qe sot per sot jane te varur ne fondet e politiken kulturore Europiane duken pothuajse te tere njesoj dhe te tere te varfer ne krahasim me kinemane e para ca koheve qe ishte prodhim vendas e behej me fare pak fonde sado ideologjik qe mund te ishte.

    Ko-prodhimi eshte nje nga faktoret kryesor pse filmat shqiptare duken sikur jane bere per nje audience franceze duke injoruar dhe mos iu drejtuar publikut shqiptar. Dhe meqe iu drejtohen audiencave Europiane dhe kto s’kan aspak interes per ndonje film nga Shqiperia qe trajton probleme ta zeme si kriza e identitetit te nje meso burri apo ndonje gje tjeter mos o zot banale ne shqiperi ku ka gjakmarrje, virgjeresha te betuara, e kanun. Ndaj dhe regjizoret shqiptare dhe ko-prodhuesit iu drejtohen temave quazi-ekzotike, mbushur plot me stereotipet qe pret audienca Europiane – sidomos ajo e festivaleve e cmimeve te filmit.

  14. shkrimi qe permenda me siper eshte nga Deniz Goturk me titull “Anyone at Home? Itinerant Identities in European Cinema of the 1990’s”
    Nese ndokush eshte i interesuar me shkruani dhe mund tua nis ne privat pasi ketu ne publik sma lejojne rregullat e kopyright.

  15. Ah, një artikull mbi artin e shtatë!
    E lexova shkrimin e A. Miles tek Shekulli, biles dy herë. Jo se kishte ndonjë rëndësi të madhe, por për kureshtje. Krahasimet që bëhen në artikull, nuk e di se me çfarë guximi!, janë të panevojshme. Nuk është faji as i Hollywoodit, as i publikut, as i biletave, por i historisë. Filmi ka traditë. Ka pothuajse 104 vjet (për të mos thënë më shumë, që në shek e XVII me lanternat magjike) që lumturon globin. Pra, unë mendoj se është edukimi, fillimi i një diçkaje që të jep baza të forta. Tranziti që ndodhi në Shqipëri uli përtokë shumë regjizorë, skenaristë, montazhiere (shkrimet a Atalanta Pashkos po te Shekulli janë ku e ku më të mira se ky i Miles!), teknike, aktorë. Të gjithë u shpërbënë. Aktorët filluan rakinë, barqet u rrumbullakosen më shumë (pa punë, pa lekë, pa krijimtari!). regjizorët filluan të dështojnë, apo t’i nënshtrohen rregullit të hekurt kapitalist që për të konsumuar duhet prodhuar. “Shqipëria e Re” nuk ishte më, investimet u prenë. Akademia e Arteve me degën e saj qesharake të regjizurës, pranonte vetëm 6 studentë në vit, nga të cilët gjysma hynin me mik. Shteti nuk merakosej se ne kinematë e dikurshme, që aq shumë i “qëndruan” besnik publikut, po ktheheshin në bingo apo salla pornografike. Krijuesit po dilnin nga vendi dhe po ngashëreheshin afër kanaleve të “shijshme” televizive. Botimet mbi kinemanë, duke përjashtuar ndonjë Abaz T. Hoxha që ka guximin të hedhi në treg një histori kinemaje shqiptare e botuar në dy gjyhë (edhe pse kjo histori nuk prek asnjë herë aspektet estetike, frymën krijuese, ndodhitë, fushat e interesit, përplasjen midis brezash, njohuritë etj), munguan dhe kjo mungesë bën që publiku, artëdashësi, kinefili, i dashuruari pas kinemasë, të humbi çdo lloj roli në jetën e tij (flas për kohën që njeriu ka për t’u marrë me ndonjë krijim, argëtim) dhe t’i largohet kinemasë.
    Cfarë kanë bërë institucionet për ta ndihmuar krijimtarinë? Asgjë! Po regjizorët me filamt e tyre? Diçka, janë munduar të përshtaten me një mënyrë apo me tjetrën me ndonjë rrymë kinemaje.
    Pra, shkrimi i Miles ndalet tek biletat e shitura, tek hyrjet, tek përtesa e publikut për të parë një film shqiptar dhe nuk analizon më në thellësi problemin se përse i mungon Shqipërisë një publik meqë nuk ka kinema? Sot publiku shqiptar është përballë emisioneve debileve alla raiuno apo mediaset, përpara ekranit te kompjuterit, nëpër kafene; kjo mënyrë argëtimi, shplodhjeje heq edhe atë dëshirë që ka qenia njerëzore: hulumtimin, reflektimin, përplasjen me të renë, me fjalën, me traditën, me ngjyrat, me historinë në fund të fundit sepse gjithçka është histori në këtë botë, dhe njerëzit e ndryshojnë atë.

  16. A eshte ulja e numurit te shikuesve te filmit shqiptar shenje proteste?
    Them se jo Parrulla Armiqesore, dhe ja se si:
    Publiku shqiptar nuk ble libra artistike nga autore shqiptare dhe shfajsohet me cilesine e dobet, bombardimin ne tituj e autore qe i vijne dhe nga se pret.
    Publiku shqiptar nuk ble piktura origjinale dhe shfajsohet mes te tjerash se ato jane te shtrenjta, krahasuar me riprodhimet e kines.
    Po ky publik, (po kaperecej shume nga ato qe duhet te bente) nuk shkon me as ne stadiumet e futbollit dhe shfajsohet me lojen e dobet dhe se fundmi “shitjen” e ndeshjeve.
    Shembuj qe publiku shqiptar s’ben ate qe duhet te bente, s’ben ate qe bente deri dje, s’ben ate qe ben gjithe bota ka plot. Tani, nga e kunderta:
    Publiku shqiptar vazhdon me nje uri lubie e etje kucedre te perpije te gjithe muziken “shqiptare” qe i ofrohet pa pyetur per cilesine e saj a te teksteve. Ky publik, marton nusen, dhe e ve te kerceje me dhendrin “e jaranit isha e jaranit jam”, ky publik ngazellehet me tekste te reja si “me genjeu me sandale” apo “ece moj skode e shkrete, ece me 101). Ky publik ble.
    Dhe, a nuk duket, ndonse jo prere, se publiku ben ato qe i vijne natyrshem, ndersa nuk ben ato per te cilat i duhen selitur ca gjera, ai ben ato ku ai mund te marre pjese, dhe jo ato ku atij i duhet vetem te shikoje.
    Kete publik nuk mund te shfajsojme njelloj si me 3 mije tituj librash ashtu dhe vetem me 3 filma shqiptare qe dalin ne vit, dhe as te mendojme se ai po proteston. Zakonisht proteston i dobeti ndaj te fortit. Protesta ne kete rast do duhet te ishte duke shkuar ne kinema, proteste ndaj kllapise dhe indiferences, mbeshtetje per filmin qe ka dy variante mbylljeje:
    e para, shqiptari proteston me ne fund pa pankarta, bilbila e flamuj te fshehur ne menge, por ne radhe me dy bileta te siguruara ne xhep;
    e dyta, kinemate rikthehen ne kazino dhe publiku proteston para kryeministrise.

  17. Kritikët e filmit – meqë ra fjala, cilët janë këta sot?
    (tani shoh që Asnjan’s përmend Atalanta Paskon – vërtet, një autore kompetente, edhe pse më duket më shumë e interesuar për historinë, por mund ta kem gabim).
    Piramida e kinematografisë shqiptare është top heavy – të gjithë ata që marrin vesh nga punët, janë regjisorë.
    Me sa di unë, në Shqipëri është hapur edhe një universitet i filmit: Shkolla “Marubi” e filmit dhe multimedias.
    Megjithatë, nuk kam parë ndonjë kritikë profesionale të filmit në gazetat; me përjashtim të lajmeve dhe të artikujve të përgjithshëm.
    Ka pasur gjithnjë një prirje tek ne që filmi të analizohej si të ishte vepër letrare, duke e shpërfillur krejt anën e mirëfilltë filmike; por kjo ka ardhur më shumë nga inercia.
    Megjithatë kritikët duhen. Unë gjithnjë vete dhe shoh vlerësimet kritike në Rotten Tomatoes, para se të vete në kinema; nuk them se janë gjithnjë të pagabueshme, por ndihmojnë.
    Po në Shqipëri? Të flasësh për kritikë në një kohë që sallat e kinemave atje numërohen me gisht është pak ironike, por mungesa e kritikës bën që vlerësimet e filmave t’i bëjnë pastaj profkatarët, me fraza të tipit: “edhe një herë kinemaja shqiptare tregoi se i ka mundësitë për të konkurruar me arritjet më të mira europiane dhe më tej, duke u prezantuar me një vepër filmike dinjitoze, me gjuhë të pasur artistike, të drejtuar me dorë të sigurt nga regjisori Faslli Demiri dhe me lojë aktoriale të spikatur…”
    Megjithë inflacionin e regjisorëve në Shqipëri, ka gjithnjë diçka heroike në përpjekjet e tyre për të realizuar filma në kushtet kur publiku i atjeshëm e ka ngritur folenë brenda televizorit (ku është gjithnjë ngrohtë).

  18. CD,

    Nuk ia lejoj vetes nje gafe te tille qe ta quaj mungesen e publikut ne kinema si nje shenje proteste. Duke patur parasysh verejtjen me siper qe filmat behen kryesisht per nje publik te huaj, nje fare interpretimi i tille do ndihmonte per te nxitur regjisoret t’i drejtohen ketij publiku vendas edhe gjate kohes qe ky po mungon.

    Kjo e imja ishte me teper nje loje psikologjike qe ndonje gazetare e zonja mund te luante si me publikun edhe me regjisoret duke i bere qe te dyja palet te ndergjegjshme ndaj njera-tjetres. Per aq kohe sa regjisoreve u eshte ngulitur ne koke se arusha nuk ngopet me miza, s’do kete perpjekje per ta joshur ate.

    Gjithsesi, nuk dua te kundershoj aspak fatkeqesine qe publiku po merr mbidoza plehrash.

  19. Fjalia jote PA kishte aq shume dashamiresi sa une nuk mund ta perdorja prandaj bera ate pyetje.
    Per publikun, vazhdoj te mendoj se ai duhet marre per dore e duhet cuar ne kinema. Vetem publiku i llozhes mund te futet ne nje lloj sedre prej gazetarise, (kur s’ka kritike), por mua me intereson gjithe masa, edhe ata qe s’lexojne gazeta edhe ata qe kinemane me te afert e kane 40km.
    Per regjisoret, ne hamendesojme se ata i drejtohen publikut ne perendim (ku ben pjese dhe 1/3 e shqiptareve), kur kete mund ta zgjidhe cilido gazetar me te paren interviste. Keshtu, si padashur ne i ngreme ata si profesioniste qe dine ti japin publikut qe duan ate qe do.
    C’pergjigje do te merrte ai pedagogu po te pyeste 170 studentet e tij ne kane pare ndonje film shqiptar ne kinema?

  20. Paradoksi i radhës: regjisorët shqiptarë bëjnë filma për publikun në Perëndim, ndërsa publiku në Shqipëri sheh filma të bërë në Perëndim.
    Çka e prish simetrinë, është filmi Kapedani, ose mundësia që një film yni të na japë identitet dhe jo vetëm kulturor.
    Këtu nuk është fjala vetëm për meritat artistike të Kapedanit, por edhe për krejt situatat sociale ku është konsumuar dhe vazhdon të konsumohet Kapedani.
    Ato situata tani janë pushtuar nga produkte të dorës së dytë, junk, të cilat vijnë po aq të konfeksionuara sa edhe Coca-Cola.
    Publiku, për ta thënë me CD, ndoshta paguan për zbavitje, por nuk dëshiron të paguajë për art. Ky kontekst është ideal për lulëzimin e kitsch-it, madje edhe ndër ata që nuk duan të bëjnë art komercial.
    Nga ana tjetër, unë i kam disa dyshime për mënyrën si financohen filmat së jashtmi dhe për ndikimin që ka ky mekanizëm në zgjedhjen e temave dhe të këndvështrimeve artistike.
    Mua më duket pak absurde që gati gjysma e buxhetit të një filmi të shpenzohet për një skenë të vetme kur, bie fjala, rrëzohet një helikopter ose martohet Zogu me Gjeraldinën.
    Kam frikë se regjisorët në Shqipëri mbeten gjithnjë të dyzuar midis nevojës për të bërë një film që të kushtojë pak, dhe shpresës se mund të bëjnë një film që mund të kushtojë shumë, meqë Europa i ka xhepat të thellë.
    Madje po ta çoj frikën time në ekstrem, atëherë më duhet të dyshoj edhe se kombinimi midis shpresës për të siguruar investime të rënda nga jashtë dhe shpresës për t’i çuar filmat në festivale ndërkombëtare e ka dëmtuar kinematografinë në Shqipëri.
    Gjithnjë kam menduar se me një kamerë numerike (digital) dhe një kompjuter mund të bëhen mrekullira deri dje të pamundshme, me kusht që skenari të jetë i fortë, montazhi i përsosur, aktrimi solid.
    Mbrëmë AC përmendi filmin Clerks, i cili edhe mua më ka pëlqyer shumë, madje pa e ditur se kishte kushtuar aq pak. Është një film që dëshmon se fondet e kufizuara bëhen shkak për zgjidhje artistike të nivelit të lartë.
    Mund të harxhosh miliona dollarë për të filmuar një skenë ku përplasen kamionë në autostradë – por duhet të jesh artist i rrallë, që ta bësh publikun ta përjetojë aksidentin pa e treguar në ekran.
    Paraja më e madhe për filma harxhohet në Hollywood – që është edhe uzina e junk-ut total, megjithë arritjet e herëpashershme që ia shijojmë të gjithë. Nga filmi shqiptar, gjithsesi, priten gjëra të tjera.

  21. Po pse “Chasing Amy” ose “Mallrats” nga K. Smith si ju duken? Edhe ato me buxhet shume te paket jane bere. Ose filmi legjendar i J. Jarmusch “Stranger than Paradise” 100 000 Dollar (te paguar nga nje biznesmen gjerman). “PI” i D. Aranwoskit ka kushtuar 60.000 dollare. Nuk ma do mendja qe “Dekalog” i K. Kieslowski-t te kete kushtuar me shume, pamvaresisht se eshte nje nga serite televizive me te bukura te kohes. Mos flasim pastaj per B-Movies si “Mean Guns” me C. Lambert dhe Ice-T, qe mua me pelqen shume.

    Imagjinoni Jarmusch kur ka fituar cmimin e Kameres se Arte ne Kane: nje kamere qe kushtonte 25 000 dollare, nuk kishte 2000 dollare te paguante doganen. Shikoni se cfare thote:

    “After ‘Stranger Than Paradise,’ I had a lot of offers to make bad movies, and agents I didn’t need. I’ve been offered teen virginity movies and episodes of ‘Miami Vice’ to direct, but that’s absolutely not my style. Some of the discussions I had made me realize that the people I was speaking with had never seen the film, but had just read Variety.”

    Pastaj me duket se vlen kjo keshille e ketij regjizori shume te suksesshem te filmave indipendent, kur flet per financimin e filmit “Down by law”:

    “I found it wasn’t tough to raise the $1 million for this one. It took a while, but it wasn’t tough. There was no pressure whatsoever. All Island the film distributing company wanted was to read the script. They knew I didn’t want to hear their comments. I don’t want to make bigger and bigger movies. I want to go backwards, make a smaller, more controlled film. There are four or five films I have in mind, some in black and white, some in color. I’ve had offers of twice as much money to make a film in color. They made me angry, and even more stubborn to use black and white. The biggest project of the ones in my mind is a Western, or at least as much a Western as ‘Down By Law’ is a prison movie. ..” (ky komenti i fundit kam idene se vlen per filmin tjeter te tij: “Dead man” me J. Deep.)

    Une interesova se sa kushtuar filmi i S. Kubrick “Barry London”, nje film epik edhe ky, por mesa duket paska kushtuar me shume se 8 milion. Nejse, por ky ishte Kubrick.

  22. Kjo vlen veçanërisht në Shqipëri, Kapedan, ku kostoja e produksionit është edhe më ulët, për shkaqe të njohura.
    Megjithatë, unë kujtoj se kalimi nga teknika analoge, në numerike (dixhitale) do t’i ulte shumë kostot, meqë sot për sot për montazhin e filmave regjisorët shqiptarë shpenzojnë shuma marramendëse për të paguar studio në Europë, në një kohë që, po të përdorej formati numerik, montazhi mund të bëhej për bukuri në kompjuter.
    Më korrigjoni po ta kem gabim.

  23. Patjeter Xha Xha. Me kamerat digjitale dhe mundesite per montazh ke shume mundesi te besh filma te mire, edhe pse jo edhe vizatimor. (Kuk ke per te prere filma me gershere dhe ngjitur, porse ne kompjuter mund ti editosh, ti ngjyrosesh, te heqesh e te veshe cfare te duash.)

    Por nje zhvillim pozitiv sot ne boten e filmit eshte “filmi i shkurter”. Nuk e di sa eshte ky zhanr i zhvilluar ne Shqiperi. Une kam pare filma shume te mire. Ne 10-15 min mund te percosh nje ide dhe nje perspektive ne forme shume precize. Arte TV (e keni dhe ne internet) psh. jep sa here kesi filmash. Jane shume te lire dhe mjaftojne per te mbushur hapesirat ndermjet programeve. Keto jane shume te lire per tu prodhuar. Ose mund te behen bashkepunime, psh. 3 ose 4 episode nga disa grupe te ndryshme per nje tematike te caktuar, psh. kam pare njeher para ca vitesh nje me 11. Shtatorin. Shume e goditur: http://www.youtube.com/watch?v=Gm8LfW1N7rQ episodi i S. Penn. Sa mund te kete kushtuar?

  24. Filmin “Kapedani”, une mund ta kem pare mbi 300 here, e mund te them qe ishte nje nga filmat me te cilat mund te ngushellohesha se te pakten nuk ish nje tjeter me i tmerrshem. Film qe akoma mund ta citoj, film qe akoma I mbaj te kryqezuar ne tru ‘mustaqet”, film I cili me lejon te personifikoj menyren e jeteses shqiptare akoma dhe sot, film qe me shoshit kur e kujtoj, dhe jo se mallengjehem, por qe me jep idene e filizave te para te “aristokracise” 40-vjecare qe mbreteroi Shqiperine duke e lene te djerre shpirterisht, duke i vrare ne thelb cdo deshire dhe ender njerzore..; filmat si “Kapedani” jane vertet per tu kujtuar sepse jane si puna atyre kengeve qe i nenvlefteson por sepse, pa arsye, fjalet ja kendon. Eshte sikur shkon ne shtepi te emigranteve per vizite, gjekundi nuk sheh nje liber, mbase do te konsiderohej fat po te gjendej nje reviste ne man’s room, sa per biblioteke te vertete harroje, quhet harxhim parash te kota, a thua se dija vjen si pilule per keta njerez.

    Te kerkosh ne kete moment nga populli shqiptar te kete ne nivel ne art apo kinematografi eshte njesoj sikur ti kerkosh nje te semuri nga malaria te beje kollotumba mbi litar. Popullit shqiptar ia kane vrare shpirtin komunistet; i duhen 40 vjet te tjera te vije ne vete e te filloje te funksionoje. Te gjithe duam ta shohim nivelin kinematografik shqiptar te pasqyroje realitetin pa maske, edhe te hidhur real sic eshte, por vetem arti nuk mund te detyrohet, i duhet Kohe, por sigurisht qe kritikohet pasi eshte per momentin e vetmaj menyre per ta ndihmuar.

    Film I bukur :A Good Year with Marion Cotillard and Russell Crowe, and I’ve Loved So Long with Kristin Scott Thomas and Elsa Zylberstein, or Synecdoche, New York with Philip Seymour Hoffman, Samantha Morton, Michelle Williams, por vertet u be kohe e gjate pa pare nje film te mire.

  25. Vlerat e kinematografisë shqiptare nuk mund t’i fusim nëpër faqe gazetash, por në ndonjë sirtar, apo dhe në mendje. Cdo shtet ka kinemanë e vet. Fati i keq bëri që shqiptarët, të aftë për krijim, ta linin kinemanë e vërtetë, atë që kishin (filluar) ta mësonin nëpër shkollat e lindjes, dhe t’i futeshin propagandës me anën e temave që byroja zgjidhte, pranonte dhe paguante.
    Edhe pse kjo lloj kinemaje nuk arriti të kapërcente kufijtë me gjëmba, në memorien tonë qëndrojnë disa filma të mrekullueshëm. Para një viti po ndiqja disa leksione mbi flash back në film (kthimet në kohë), elipset (kalimi pa u ndalur shumë në detaje). Më bënë përshtypje shumë teknika, të vjetra (D. W Griffith, Eisenstein, Renoir) dhe bashkëkohorë sepse kinemaja ndryshon me anën e zbulimeve që mjeshtrat e dikurshëm i kishin përgatitur disi, edhe pse në fazë shumë embrionale. Të kthehem tek flash back-u që dua ta lidh me një film shqiptar, prodhim i viteve 70. Filmi i Viktor Gjikës “I teti në bronx” është i ndërtuar i tëri në flash back. Më interesoi shumë mënyra se si kamera lëviz, se si i afrohet përsonazheve etj. Pra, regjizorët shqiptarë të asja kohë kishin pregatitje, si nga ana e ndërtimit të skenave, por edhe me gjuhën e kameras, teknikat dhe krijimin e një historie të besueshme që ne ta shohim se kush ishin trimat që luftuan dikur për çlirimin e vendit. Këtë magji e jep vetëm kinemaja që kthen në kohë.
    Kurse sot ndodhe diçka e papritur. Temat që zgjidhen nga regjizorët tanë, janë paksa mediokre, ato nuk flasin, nuk dialogojnë, nuk përpiqen të udhëtojnë dhe të takojnë botën që ndryshon. Një film si “Koha e Kometës” edhe pse nuk e kam parë, është një luks i kotë për kinemanë në Shqipëri.
    Sot në Europë, kinemaja e vendeve të vogla, pa ndonjë traditë në kinema (por ja pa eksperiencë!), arrin të shfaqet dhe të tërheqi vëmendjen e kritikëve dhe kinefilëve. Kinemaja rumune tregoi maturi me temat që zgjodhi, dhe ajo nuk i hyri në hak asnjë vendi ish komunist!
    Kinemaja aziatike (Kinë, Hong Kong, Filipine, Tailandë), pas viteve 80 (duke përjashtuar gjikandët japonezë me Ozu e Mizoguchin) arriti të krijonte një kthesë të fortë në kinema që deri atëherë ndalej në USA dhe në Europë. Them ndalem, pasi kam parasysh financimet, punën e produktorëve, dhe kritikës sigurisht.

    Një gjë që më nervozon tek shkrimet e gazetave shqiptare kur duan të flasin mbi kinemanë (kritikë, analizë apo simpati qoftë ajo), është fakti se redaktorët nuk e kanë kuptuar – që t’i përvishesh një kritike, apo analize, apo dhe ndonjë sygjerimi mbi gjëndjen e kinemasë, filmit, apo dhe ligjeve që qeveritë nxjerrin me deputetë që nuk kanë ndonjë mendje të mprehtë për të sjellur më shumë para tek kinemaja që po vuan nga “ngrohtësia” që shkakton ekrani i TV-së – është një zanat i vështirë dhe që kërkon kompetencë. Kam këtë mendim sepse po ato gazetarë që shkruajnë për baletin, për pikturën, për administrimin e GKA-së, për ekspozitën e vitit të katërt në AAB-ra, po ato gazetarë mundohen të komentojnë, të hedhin idera apo dhe t’i japin mend ndonjë lexuesi vulgar, që i futur në tallashin shqiptar, nuk arrin dot të lexojë me endje, por i frikësuar nga ky profesionalizëm e rremë.

    Kritika kërkon punë, vullnet dhe një edukatë të shëndoshë. Mbi kinemanë sot shkruhet shumë. Ka me mijëra blogje, në frengjisht, anglisht, italisht (të cilët i frekuentoj herëpashere), por dhe në gjuhë të tjera mendoj. Seicili mundohet të bëjë një kritikë, të flasi mbi filmin që ka parë, të reflektojë dhe t’i japi përgjigje shumë mistereve në film. Pra, siç shihet, kritika është me të vërtetë pasion, dashuri, dhe nuk besoj se është numri i kinemave që ndikon, por edukata që ambjenti përcjell tek individi.
    Sidoqoftë, Ju falenderoj për temën.

  26. Historia e kinemase provon te kunderten. Qe ka qene numri i kinemave qe ka ndikuar tek shikuesit.
    Gjithashtu kinemaja dhe filmi ka qene me e dashur per publikun e gjere.
    Ta pranojme se publikun e ka zene malarja. Por te kerkosh prej tij te shkoje ne kinema, nuk eshte ti kerkosh te kerceje, mbase ajo fjali do vlente po ti kerkoje te shkonte te degjonte muzike dhome. Mos e kunderta, ta lesh te beje sic ben, te vdese malarjeje nginjur me kinina telenovelash eshte mire.
    Te presim dhe 40 vjet? Po ja 20 ku shkuan, se te beje asnjan’s nje film sikur ti shkojne punet vaj do ti duhen 2 vjet te mira.
    Frike intelektuale, disfatizem, plot emra mund ti vesh, e ndiej se mu ngjit.

    Muzg, degjohen bulkthat.
    Dy te dashuruar qe puthen, mbarojne se puthuri, e rrine sa per nje “oh” me shpine ne bar duke pare qiellin me nje hene te bardhe e ndonje yll qe saposhfaqet.
    Ajo mbeshtete ne nje bryl, sheh nga syte e tij dhe e pyet:
    Kush ndricon me bukur ne muzg?
    Ai pergjigjet:
    Drita e projektorit ne kinemane verore.
    Ata qeshin, zihen perdore dhe rendin poshte kodres drejt nje ekrani qe zmadhohet, nen zhurmen karakteristike te aparatit te projektimit, ku lexohet:
    JAVA E FILMIT SHQIPTAR….

    Pafshi ndonje film te bukur!

    Pyetja duhet bere Xha Xha:
    A duhen bere filmat per publikun shqiptar apo per jurite e huaja?

  27. Kështu kthehemi te diskutimi rreth artistit, dhe pikërisht te marrëdhëniet e artistit me ekonominë e tregut.
    Regjisorëve, veçanërisht atyre në Shqipëri, ua kërkon puna të jenë edhe artistë edhe manaxherë. Po sa arrijnë t’i harmonizojnë mes tyre këto dy role?
    Gjithashtu – artisti krijon sepse ka diçka për të shprehur, ose për t’i thënë publikut të vet; por njëkohësisht edhe tundohet nga fama, glamour-i i kinemasë globale, lustra e suksesit.
    Frymëzimi dhe ambicja jo gjithnjë janë të sinkronizuara.
    Filmit shqiptar sot kam frikë se i mungon një aparat administrativ dhe organizues i përshtatshëm. Nuk është çështja vetëm te regjisorët që kërkojnë të mikro-menaxhojnë çdo aspekt të produksionit, por edhe te mungesa e një kulture të të punuarit së bashku.
    Regjisorëve u mungon mbështetja jo vetëm nga shteti, por edhe nga institucionet private dhe OJQ-të dhe mediat. Sikurse u mungon edhe solidariteti mes tyre – shpesh i përthyer në përbuzje deri edhe profesionale.
    Nga ana tjetër, paraja e huaj vjen së bashku me shijet e publikut të përtejmë, ose më mirë me surrogaton e shijeve të publikut të huaj, ashtu siç përfytyrohet nga regjisori dhe financuesit e tij të shumtë.
    E gjithë kjo e rrezikon filmin, sepse ua vë theksin efekteve, shokimit të publikut, rendjen pas gjërave bizarre ose etnografike, ekzotizmin, kanunin, virgjineshat, dhe të tjera truke të kinemasë eksploitative. Artisti në vend që të komunikojë, kërkon të habitë. Filmi shndërrohet në një cirk të filmit.
    Vallë nuk është thënë se filmin shqiptar pas 1990-ës e ka shkatërruar Kusturica?
    Shqipëria në filma të tillë përfundon e përthyer në dy filtra të njëpasnjëshëm: filtri virtual i publikut të huaj në mendjen e regjisorit, dhe filtri i vetë regjisorit për t’ia dhënë Shqipërinë publikut të huaj.

  28. Përshëndetje Xhaxhai,
    shumë interesante analiza jote dhe nuk kam kundërshtime.

    N.q.s do të më lejoje të shprehja mendimin tim modest, do të shtoja se ai muhabeti i qindarkave është i drejtë.
    Publiku shqiptar nuk shkon në kinema edhe për faktin se nuk dëshiron të paguajë për filmin.
    Ne paguajmë me shumë dëshirë për të pirë kafe, birra etj, por jo për kinemanë.

    Në rast se filmat do të shfaqeshin online atëherë do të kishte të paktën 25 mijë shikues.

    Mungesa e kinemave në qytetet shqiptare dëmton filmin.
    Nëse qytetet shqiptare do të kishin kinema atëherë mund të shiteshin më shumë bileta. Sa kinema ka sot në Shqipëri?

    Eshtë normale që filmat e Hollivudit të kenë më tepër shikues, sepse nuk mund të krahasojmë filmat tanë me yjet e kinematografisë botërore.

    E fundit fare them se Ndoshta edhe aktorët tanë lënë për të dëshiruar. Disa nga aktorët, yjet tanë janë plakur ose nuk jetojnë më.
    S’kemi sot shumë aktor si “Kapedani” Luftar Pajo që përmende ti.

    Kërkoj ndjesë nëse ju bezdisa me komentin tim!

  29. Cdo film ka nje grup te caktuar ne shenjester (Zielgruppe, Target). Eshte e veshtire te besh nje produkt gjitheperfshires. Psh. filmat me nivel te larte artistik dhe perpunime karakteresh nga perspektive psikoanalitike sic behet ne filmat e Bergman jane te veshtire te pertypen nga nje publik i gjere. Kinemaja duhet ama ta ruaj qellimin e saj “argetimin”. Vecse ketu dallon nje segment i caktuar njerzish, nje publik i zgjedhur dhe pak a shume i njohur me konceptet e artit bashkekohor, te cilet nuk duan vetem te argetohen, porse te perfitojne nga regjizori, te shohin sesi ai e ka konkretizuar nje koncept, formen audivizuale qe ai i ka dhene psh. nje koncepti filozofik sic eshte “eksistencializmi” ose “expressionismi”. Publiku i gjere nuk ka kohe te merret me keto gjera, nje tjeter perspektive hyne ne pune. Te rralle jane ato filma qe u flasin disa lloj grupeve ne publik, psh. sic jane filmat e Spielberg, ku si kritiket por edhe publiku i gjere gjen dicka pozitive ne to (“The Color purple” eshte psh. nje film shume i mire i ketij). Edhe “American Beaty” eshte psh. nje produkt i tille. Une kam idene se cmimi Oscar u jipet ketyre lloj produkteve, qe kenaqin si deshiren e publikut te gjere per “argetim”, por edhe aspiratat e kritikeve per nje film cilesor.

    Perfundimisht per mendimin tim (une nuk jam kompetent per te gjykuar, porse keshtu si dashamires i filmit) eshte e veshtire te krijosh produkte te cilat u pelqejne kritikeve te huaj (e kritikeve shqiptare) dhe audiences se gjere shqiptare njekohesisht. Duhet se pari te zgjedhesh tematiken dhe pastaj te dishe ta trajtosh ate, e se fundi duhet qe karakteret te jene te besueshem, jo artificial, sic pashe tek kjo “kometa” (me sa gjykova nga trailer). Prandaj “Kapedani” qe kam komentuar ne nje shkrim timin te shpejte eshte i suksesshem, jo vetem se ai percon “ideologjine” e qeverise sone nepermjet tematikes mbi progresin dhe barazine gjinore ne rendin e ri socialist, porse edhe per karakterin qe regjizori ka ndertuar (duke marre edhe nga psikoanalitika freudiane, si psh. shkulja e mustaqeve=cburrerimi).

    Kam idene se eshte shume e veshtire te besh nje film qe trajton me sukses si tematiken por edhe karakteret. Zakonisht nje film i mire trajton mire nje tematike, plot-in, duke i vene karakteret ne funksion te plotit. Dhe nga ana tjeter nje film qe thekson rrolin e karaktereve (psikologjine, uniken), ve plotin ne funksion te karaktereve, dhe kesi filmash rralle jane te suksesshem, sepse loja e aktoreve dhe pozicionimi qe u ben regjizori kerkon mjeshteri me vete. Film karakteresh te mire une do te quaja psh. Pulp Fiction te Tarantinos (regjizor permend Altman). E jane akoma ca me te rralle akoma filmat qe pervec karaktereve trajtojne edhe skenen, si ne ato “expressioniste” te Lars v. Trier, psh. Europa, ose nga Jarmusch “Stranger than paradise”. Dhe shume me te rralle akoma jane filmat qe i permbajne te tera keto elemente (plot, karaktere, skenen) si ato te Felinit dhe Bergman (dikush qe studjon kinematografi i di mbase me mire elementet baze te filmit). Por pastaj dihet sa me e kenaqur kritika, aq me i pakenaqur publiku i gjere.

    Tashi te marresh shembull nga Spielberg per mendimin do te thote qe te tematizosh enderren, deshiren, shpresen, pozitiven pra ate “enderren amerikane”, qe eshte nje psikoze pozitiviste – optimiste e kultures amerikane (fut ketu edhe 100 milone dollare per te realizuar iluzionin). Pyetja eshte: a ka nje element te tille kryesor si ne filmat e Spielberg ne psikozen shqiptare? Nese kemi kapur kete element, filmi i suksesshem eshte dy hapa prane. Kjo eshte puna e artistit shqiptar: te gjej psikozen e popullit te tij (e jo patjeter ne vargje), ajo cfare e dallon ate nga te tjeret, ekzistencialja. Kjo behet duke ndenjur gju me gju me popullin mbase, si ai qe e qeverisi kete popull per 40 vjete (regjizori i makthit).

  30. [Kapedani]…film qe me shoshit kur e kujtoj, dhe jo se mallengjehem, por qe me jep idene e filizave te para te “aristokracise” 40-vjecare

    Wow!
    Kjo eshte gjeja me interesante qe kam lexuar per gjithe muajin Tetor! Seriozisht!
    Une vete, nuk e kisha menduar, por tani qe e thua ti Neal, e kuptoj qe eshte nje konstatim, jo vetem shume i sakte, por edhe shume i dukshem!! Syte ne balle i kam pasur pra! Po mendte, mbase jo ne koke!
    Faleminderit shume, per kete!

    Tani, mbetet per tu zhbiriluar nga te ngeshmit, nese skenaristi dhe regjisori e kane pasur gje ne mend qe te percojne kete ide, apo i ka dale vetiu!
    Shume, shume interesante!
    Dialogu vazhdon…

  31. Xha Xhai shkruan:

    “Madje po ta çoj frikën time në ekstrem, atëherë më duhet të dyshoj edhe se kombinimi midis shpresës për të siguruar investime të rënda nga jashtë dhe shpresës për t’i çuar filmat në festivale ndërkombëtare e ka dëmtuar kinematografinë në Shqipëri.
    Gjithnjë kam menduar se me një kamerë numerike (digital) dhe një kompjuter mund të bëhen mrekullira deri dje të pamundshme, me kusht që skenari të jetë i fortë, montazhi i përsosur, aktrimi solid”.

    Frika juaj nuk eshte e çuar fare ne ekstrem, ajo eshte thjesht E VERTETA.

    Te marrim nje shembull konkret, te marrim filmin ne fjale, pra “Koha e Kometes” e Fatmir Koçit. Filmi ka qene iniciuar ne nje atelier pune ne Kanë (CINE-FOUNDATION) që ne vitin 2005 !! (projekt-filmi i asokohe mbante titullin “Man and Woman

    Sot, 3 vjet pas 2005-ës, konstatohet se filmi i Koçit, edhe pse perfitoi ne fillimet e tij nga atelier-i i Festivalit, nuk u seleksionua ne asnje prej kategorive te konkurimit ne Kanë 2008 (qe ne total ishin rreth 110 filma, nga rreth 800 kadidatura, nder te cilat edhe filmi shqiptar ne fjale) nderkohe qe pothuaj te gjithe filmat e tjere te listes CINE-FOUNDATION 2005, u seleksionuan per edicionet e festivaleve 2006, 2007 ose edhe 2008 (nje pjese te mire te te cileve i kam pare vete personalisht). “Koha e Kometes”… hiç gjekundi.
    Keto jane faktet, dhe besoj se nuk ka nevoje per komente…

    Tani lind pyetja, pse regjizoret shqiptare duan me patjeter te kombinojne investimet e rënda nga jashte dhe shpresen per t’i çuar filmat ne festivale nderkombetare dhe qe eshte rasti par-excellence i filmit ne fjale.

    Per mua, pergjigja eshte : sepse regjizorët shqiptare nuk jane te talentuar.

    Dhe, nese do te aventuroheshim per ti dhene pergjigje edhe kesaj pyetje, pra pse nuk jane te talentuar, ajo do ishte : SEPSE, JO PER FAJ TE TYRE, NUK KANE MUNDESI TE NDJEKIN EVOLUIMIN E KINEMATOGRAFISE SE MIRE BASHKEKOHORE, CILADO QOFTE AJO, EUROPIANE, AMERIKANE, AZIATIKE…. Por amà, E M I R E !
    Si mund ti ndjekin ata të paktë regjizorë shqiptarë punet (dmth filmat) e fundit te kineastëve te tille amerikane si Gus van Sant, David Lynch apo Jim Jarmouch?? Ku ti shohin ata filmat europiane te vellezerve Dardenne (Belgjike), te portugezit Pedro Costa, te finlandezit Aki Kaurismäki , te turkut Nuri Bilge Ceylan, te francezeve Bruno Dumont e Arnaud Desplechin apo rusit Alexander Sokurov ? Le pastaj filmat aziatikë, kryeveprat e kinezit Jia Zhang-ke– fitues i Luanit te Arte ne Venecia ne 2007), iranianit Abas Kiarostami )- ah sikur filmat e tij te ishin shqiptare, dhe jo iraniane, per me teper dhe qe dhe kulturalisht MUND te ishin !; te taivanezëve Tsai Ming-Liang dhe Hou Hsiao-Hsien, apo jug-koreanit Hong sang-Soo ?! Filma te tille as ne DVD nuk mberrijne ne Shqiperi, e le më te mund te shihen ne sallat e kinemave… (atyre pak qe jane…).

    Megjithate, per ta mbyllur listen, personalisht do t’u keshilloja te pakten te shihnin “Saimir”, film i italianit Francesco Munzi qe per me teper ka ne qender nje shqiptar.

    Pra per ti rene shkurt, regjizoreve shqiptare u mungon kultura kinematografike, e verteta, por akoma me i trishtueshem eshte fakti se kjo ndodh JO PER FAJ TE TYRE… Jam koshient : zor se shikimi i nje a dy filmave te tille do shpetonte gjë…. Te kuptuarit, te mesuarit me kinematografi te mire (nuk po guxoj ta quaj deri dhe art…) eshte si te ushtruarit me sport, duhet me u “trajnu” vazhdimisht, duhet me u “update” vazhdimisht. Kineastëve shqiptare u ka mbetur sahati tek skenari : mendojne se ende ne shek. XXI, skenari eshte kryesori. Ndaj dhe rreken, en vain, (pa nevojshmerisht !) te bejne adaptime romanesh te mirenjohur (Kadare), ose te zgjedhin ngjarje ekzotiko-folklorike nderkohe qe sot, ne kinematografi, “muhabeti” rreh krejt gjetiu : rreh tek ajo qe ne menyre te thjeshtezuar do ta quaja “formë e filmit”, ose akoma më gjere, mizaskena e filmit, ose akoma e akoma me gjere, “la façon d’être” e filmit (menyra se si filmi ekziston, se si komunikon me shikuesin). Sigurisht qe historia, ngjarja, ka rendesine e saj, por siç thote Jean-Luc Godard ne menyre ironike “te gjitha historite njerezore u rrefyen, pse kam mbetur akoma ndonje histori pa u rrefyer ende ?”. Sigurisht qe ne vlefte absolute, ka mbetur, por nuk eshte aty “filmi”. “Filmi” luhet gjetiu !

    Sepse filmat jane si qeniet njerezore : mua personalisht, NUK më intereson aq shume historia personale e X apo Y, pra as ku e ka bere shkollen e Mesme, as sa rroge merr ne muaj. Sigurisht, historia e tij personale ka rendesine e saj, por ajo qe më intereson tek nje njeri, eshte menyra se si ai shfaqet para syve te mi, ç’fare ka ai per te me thene, cili eshte ai, e qe ne ne shqip e quajme “personaliteti i tij”. Identikisht e njejta gje eshte dhe me filmat : filmave shqiptare u mungon personaliteti, sepse ata qe i bejne, e perseris – JO PER FAJ TE TYRE, u mungon personaliteti artistik.

    Megjithate, ka diçka tragjikomike ne gjithe kete histori. Situata e kinemase shqiptare (nese do guxonim te flisnim per ato pak salla…) eshte identike me ate te mbare globit : edhe ne vendin ndofta më kinofil te botes (ku dhe jetoj), 90% e publikut shkon shikon ne rastin me te mire kinematografi mediokre eksploitative, ne rastin me te keq, jashteqitje filmike. Dhe qe ne shumicen e rasteve jane produkte hollywoodiane, dmth te huaja. : Identike me rastin e kinemase shqiptare ! Kuptohet, per arsye te tjera (per mendimin tim, filmi shqiptar nuk eshte ne muzg te tij, se nuk ka patur ndonjehere pothuaj kurrfar agimi !), por rezultati eshte i njejte !

    Shpetimi, edhe sot ne Perendim, vjen nga ai publik i paket prej rreth 10 perqindesh e qe i reziston me aq sa mundet mediokritetit rrethues, por… deri kur ??!…

    Dhe diçka te fundit,
    Xha Xha, pothuaj te gjithe regjizorët qe lartpermenda, filmat e tyre te fundit i kane realizuar me kamera dixhitale. Keshtu qe jam plotesisht dakort me sugjerimin tend, por megjithate, kam nje dyshim : cilido qofte regjizori aktual qe jeton dhe punon sot ne Shqiperi, pikerisht per arsyet qe lartpermenda ne kete postim, nuk do te mund te realizonte me te njejtat mjete (kamera dixhitale…) nje film cilesor ( te mire – ta quajme si te duam). Dhe kjo, per fat te keq te tyre dhe tonin…

    PS 1: Xhaxha, kam vite qe kam dashur ta bej kete pyetje, por vetem tani eshte momenti i duhur : Ne librin tuaj “Zhargonet e Kombit”, kapitulli i fundit mban titullin “Oktapodhë dhe delfinë”. Titulli, a mos eshte valle nje farë homazhi ndaj nje filmi shume te mire indipendent amerikan, qe mban te njejtin titull ?

    PS 2: Te gjitha lidhjet (link-et) e mesiperme, çojne ne komente te shkruara nga une vete, ne nje forum ne shqip (ne mungese te nje blog-u timit) e ku jam perpjekur prej 4-5 vitesh te krijoj mundesine e nje dialogu sadopak serioz dhe te frutshem rreth kinematografise (ndonje mik i ketij “Peizazheve te fjales” vjen dhe atje 😉 ).

    Ketu do te mund te gjenit Kinoditarin tim per filmat e dalë ne vitin 2006; ketu per ata te 2007 (me nje permbledhje TOP-20 per vitin ne fjale, dhe ketu per ata filma qe kane dale e kam pare ne vitin 2008.

  32. Filmin Kapedani të gjithë e kemi parë, disa dhjetëra herë; dje të detyruar nga ekrani i vetëm i TVSH-së, sot nga malli për një të kaluar që akoma qëndron falë “mëshirës” që pati Partia për të prodhuar të tillë tema. Mua më duket film revolucionar për kohën që u bë (nuk po i futem influencimit që mund të ketë pasë autori nga Realizmi i ri italian me De Sica apo Rossellini).
    Duke parë filmin e fundit të Anagnostit “Gjoleka, biri i Abazit”, po ato tema që u shfaqen para tridhjetë vjetëve në Shqipëri, shfaqen edhe sot, apo preferohen nga regjizorët pensionistë (por që akoma s’kanë dalë në pension se artisti nuk pushon së krijuari). Kusht është drama e filmit të Anagnostit? Gjoleka. I biri i Abazit. Babë e bir. Mardhënie brënda një familje tradicionale që djali është një produkt për të shtuar rracën, për të çuar dhentë, për të mjelur delet, për të-të nuk mbarojnë. Por, regjizori, me pak “trimëri” fut dhe elementit që ia shton dramacitetin filmit. Ky personazh, Serveti, emigrant në USA, sjell të renë, por dhe errësirën për ato fshatarë që i lëshon goja lëng kur dëgjojnë një njeri që ka “parë botën me sytë e tij”. Herë nga Gjoleka, herë nga Serveti, kamera zhvendoset pa ndonjë bindje të madhe. Mungon esenca, qëllim . Kë po filmon regjizori? Natyrën? Gjëndjen e asaj shqipërie e lënë në injorancë nga koha, luftërat, zaptuesit e huaj?
    Një shqiptar edhe mund ta kuptojë filmin, edhe mund ta pëlqejë. Por një që nuk ka jetuar në Shqipëri, do e gjejë pak të cekët, pa ndonjë skenë që shokon, edhe pse djaloshi lab masturbohet vetëm duke dëgjuar që ekzistojnë femrat që mund t’i “prekesh” pa shumë tension.
    Si film nuk më flet. Humor i pllakosur me disa ulërima të kota.

    Pra, të qëndrojmë më mirë tek “Kapedani” se sa të mundohemi të shprehemi për një të kaluar që nuk ka shumë për të folur, edhe pse ne kemi idenë, skenarin, financën.

    E marr me mend që regjizori kërkon të bëjë, kërkon të fiksojë çaste nga e kaluara, por “Përralla nga e kaluara” ishte një model që kishte më tepër humor, më tepër thjeshtësi dhe që arriti të kalonte në publik si një vepër e mirëfillte kinematografike.

    Sado që kinemaja është argëtim, art për të bërë të qeshësh, të qash, ajo qëndron gjithnjë si një art serioz që shprehet përmes disa formave të caktuara. Përsosja e teknikës nuk e ka ndryshuar shumë kinemanë, e ka ndihmuar atë. Teknika që çdo zhvillohet me hapa të mëdha, ndihmon vëzhguesin t’i qëndrojë më afër përsonazheve, t’i ndjeki ato, të jetojë me to, ta vërtetojë me objektivin e tij jetën, lëvizjen, frymën dhe energjinë e aktorëve të cilët kanë një skenar, një përvojë (nganjëherë edhe pa përvojë) dhe që modelojnë idenë e regjizorit.

    Kjo i mungon për mendimin tim regjizorëve në Shqipëri, nëse akoma ka të tillë. Modelimi i një ideje, transformimi i një jete në një format dy orësh.

  33. STALKER, dhe (peoples?)
    qekur u hap kjo teme, ju kam pasur ne mendje si shembull i nje perpjekjeje per te hapur nje dialog mbi filmin bashkohor, ate shqiptar dhe te huaj.

    Ju kam ndjekur gjithmone me shume kenaqesi te FSH dhe gezohem qe ju shoh dhe ketu.

  34. STALKER, më bën qejfin që më përmend “Zhargonet e Kombit” – në fakt, titullin atij seksioni të librit ia kam vënë para se të dilte filmi që përmend. Po ndoshta ishte një metaforë që i kishte ardhur radha të dilte në sipërfaqe 🙂

  35. Njëlloj si Parrullës A., edhe mua më la mbresa shumë të mira ky diskutim për filmin shqiptar dhe filmin në përgjithësi, të cilin shpresoj ta ketë parë edhe ndonjë prej profesionistëve të fushës.
    Flasim këtu për regjisorin shqiptar, një qenie pak mitike, që mbijeton e varur pezull midis dy skajeve: megalomanisë dhe shpërfilljes së plotë. Ndonjëherë nuk është lehtë të marrësh me mend se çfarë i vë këta njerëz në lëvizje, çfarë ua ngacmon përfytyrimin, çfarë ua ndez pasionin krijues.
    Më bëhet qejfi kur dëgjoj që ndonjë prej tyre angazhohet me filmin dokumentar; sepse përndryshe raporti midis punës krijuese të mirëfilltë dhe varavingove administrative rëndohet shumë nga ana e këtyre të dytave.
    Do të më bëhej qejfi edhe sikur të angazhoheshin, bie fjala, në krijimin e reklamave për TV ose të videove muzikore, që janë besoj terren i mirë për të përsosur teknikën filmike.
    Nuk di se ç’bëhet me filmin televiziv – përtej formulës së sit-com-eve (estradës) ose të soap-it; por edhe ai medium të jep mundësi për ta disiplinuar gjuhën filmike, edhe pse nuk i njëjtë me filmin e mirëfilltë për kinema.
    Kolegët që folën këtu, dhe që e njohin artin e filmit më mirë se unë, me të drejtë theksuan nevojën për përpunimin e një gjuhe filmike specifike, ose një qasjeje filmike ndaj rrëfimit, që nuk mund të reduktohet në letërsi, në teatër ose në ndonjë formë tjetër arti.
    Filmi i shkurtër do të ishte gjithashtu një mënyrë e përshtatshme për të arritur publikun. Shteti shqiptar, po të donte të ndihmonte krijuesit shqiptarë të filmit, mund ta bënte të detyruar shfaqjen e një filmi të shkurtër shqiptar para filmit amerikan të radhës. Madje mund edhe të siguronte financime modeste për filma të shkurtër, të cilët pastaj t’u imponoheshin kinemave për t’u shfaqur.
    Pas një farë kohe, filmat e shkurtër mund të jepeshin gratis në Internet…
    Rëndësi ka që të mos i thahet kjo degë kulturës shqiptare; sepse filmin asgjë nuk mund ta zëvendësojë – as televizioni, as teatri, as Interneti, as video-lojërat. Por në qoftë se vazhdon kjo farsë e festivaleve në fund të dynjasë, me regjisorët që enden incognito në vendin e tyre, filmi shqiptar do të shkojë drejt vdekjes së pashmangshme, edhe pse regjisorët do t’i mbeten gjallë.
    Megjithatë, edhe një ndërmarrje kaq e thjeshtë sa nxitja e filmit të shkurtër kërkon energji, vendosmëri dhe entuziazëm për të vepruar së bashku. Deri më sot, përpjekjet e regjisorëve shqiptarë kanë qenë përpjekje individësh ambiciozë, të vendosur, këmbëngulës; por gjithsesi të pabashkërenduara mes tyre. Nëse dje rolin e nyjes bashkërenduese e luante Kinostudioja dhe Ministria e Kulturës, sot këtë rol nuk ka dalë ta marrë përsipër askush.
    Përkundrazi, ka një konsensus në lidhje me nevojën për t’ia treguar filmin shqiptar botës, ose të huajve; i cili ndonjëherë degradon në dëshirën “për të shitur” – përkundrejt prestigjit, çmimeve, admirimit, adhurimit, ndoshta edhe parave.
    Komunikimi i filmit shqiptar me botën reduktohet i përfytyruar si komunikim midis Shqipërisë që hidhet e përdridhet në skenë, dhe botës të ulur në sallë, që duartroket e zbavitur e ndonjëherë e habitur. Ka diçka të kalbur në këtë mes, që duhet qëruar.

  36. Shkrimi dhe diskutimet jane shume te mira. Jane probleme qe duhen ngritur me shpesh sepse kane rendesi te vecante. Shtypi shume here nuk i studjon dhe analizon ne thelb ceshtjet, keshtu qe i mbetet virtualitetit.

  37. Regjisori Saimir Kumbaro sot në Panorama:

    Kumbaro thotë se sot është e pamundur të bësh një film si “Koncert në vitin ‘36″. Atëherë regjisori kishte për detyrë të mendonte vetëm për anën artistike, ndërsa sot duhet të merret me gjithçka, edhe me pagesat e aktorëve e bashkëpunëtorëve të tjerë.

    Unë këtë nuk e kuptoj mirë. Pse vallë i duhet regjisorit sot të merret me gjithçka? Kaq e pamundur është që një pjesë e buxhetit të filmit të përdoret për të paguar një producent, ose administrator, ose drejtor filmi? Mos vallë shprehja duhet ndryshuar që të tingëllojë: sot regjisori dëshiron të merret me gjithçka?

  38. Kumbaro në fakt di se për çfarë flet. Ai ndjehet i pafuqishëm sepse nuk ka një brez produktorësh të aftë, të edukuar me kushtet e tregut të filmit dhe me legjislacionin përkatës. Në fakt është produktori që i bie të merret me financën, me gjetjen e kontakteve, me ndihmat apo shitjet e mundshme të filmit nëpër stacionet televizive. Ai, produktori apo produktorët (e bashkuar) mund t’ia lënë në dorë një tjetër punonjësi çështjen e pagave, kontratave dhe gjetjen e një drejtori fotografie, ky quhet produktor i deleguar. Por Kumbaro flet për sistemin shqiptar, për rrëmujën shqiptare ku nuk merret si princip ndjekja e një rregulli që ekziston në shumë kinema të botës.

    Nuk besoj se Kumbaro donte të thonte se ai dëshiron të merret me gjithçka sepse e ka me pasion, por lëshon një sinjal alarmi për gjëndjen e rënduar që ndodhet kinemaja në Shqipëri. Ndoshta njerëz që kanë kaluar një jetë të tërë mbrapa kamerave e kanë më të vështirë përshtatjen me rregullat inekzistente të ligjeve shqiptare mbi kulturën e përbashkët, atë kulturë që bën që një shoqëri të ngrihet dhe të flasë me forcë për vlerat e saj.

  39. Asnjan’s shkruan:

    Kumbaro në fakt di se për çfarë flet. Ai ndjehet i pafuqishëm sepse nuk ka një brez produktorësh të aftë, të edukuar me kushtet e tregut të filmit dhe me legjislacionin përkatës.

    Në fakt, atë ankim e kam dëgjuar edhe nga regjisorë të tjerë. Megjithatë, më duket e habitshme që një kulturë që prodhon regjisorë filmash madje me tepri, nuk arrin dot të prodhojë administratorë të zakonshëm.

  40. Kinema e Shqipërisë

    nga Roland Sejko

    ”Kinematografia është arma më e fuqishme.” Thënia, edhe pse i vishet Mussolinit i cili e shkroi me gërma sa dy bojë njeriu në dekorin ceremonial të inaugurimit të Cinecittà-së më 1936, nuk është e tija. E pat thënë Lenini, e pat përsëritur Stalini në studiot e Moskfilmit e në dhjetra vepra, dhe e shqiptoi edhe diktatori shqiptar Enver Hoxha, kur më 1952 inauguronte në Tiranë atelietë dhe laboratorët e Kinostudios.

    Në më pak se dyzet vjet, ajo Kinostudio, si armë ideologjike e Partisë së vetme dhe kreut të saj Enver Hoxha, do të nxirrte rreth një mijë kinoditarë e dokumentarë dhe mëse 200 filma artistikë: shumë, tepër, për një popullsi që gjatë së njëjtës periudhë trefishohej, por mbetej gjithmonë e vogël në numër: në fund të viteve ’80 shqiptarët janë vetëm tre milionë.

    Nga ato 200 e disa filma, pak janë për tu shpëtuar: pjesa më e madhe janë produkte të arsyes për të cilën kanë lindur, propagandë politike dhe ideologjike e regjimit. Ashtu si filmat e Bashkimit Sovjetik nga ku u mor bashkë me teknikën edhe retorika, sillen skematikisht qark personazhesh e ngjarjesh që kanë në qendër heroin pozitiv, mishërimin letrar e kinematografik të njeriut të ri, projekti doktrinar i regjimit i përbërë nga një përzierje prej dozash të barabarta komunizmi të pastër dhe shqiptarizmi të kulluar. Kinemaja, ashtu si letërsia, teatri, muzika, baleti, është ndërtuar si vegël për realizimin e këtij projekti doktrinar, është një nga armët e partisë, madje ”arma më e fuqishme në edukimin e masave”.

    Por gjenden, mes atyre mijëra kilometrash film të shkuar dëm, edhe filma të veçantë,orvatje të pak autorëve të talentuar ”për të bërë kinema” edhe në kushtet e pamundura të censurës ideologjike të kinemasë së propagandës, kategori kjo e fundit ku u bëjnë shoqëri me mijëra filma të tjerë të prodhuar nga regjimet totalitare në Itali, Gjermani, BRSS, apo vende të tjera të Lindjes. Si aty, edhe në Shqipëri, ato pak filma që dalin nga rreshti, janë pjesë e produktit kulturor të vendit që i ka prodhuar.

    Është meritë e Festivalit të Gjenovas që i sjell publikut italian disa prej këtyre filmave të prodhuar gjatë regjimit, ku shfaqen krah titujve të kinemasë së re shqiptare të pas viteve ‘90. Këta të fundit janë në një pjesë të madhe të njohur për publikun e huaj pasi kanë bërë disa herë xhiron e festivaleve të botës ku kanë marrë edhe çmime të rëndësishëm.

    Edhe pse përzgjedhja e filmave përfaqësues të periudhës së regjimit përbën një ekran të çjerrë për mungesën e disa titujve të rëndësishëm, filmat e djeshëm e të sotëm, parë në të njëjtin kontekst, janë në gjendje të tregojnë se i përkasin së njëjtës kinematografi shqiptare, të bashkuar jo vetëm nga gjuha dhe kombësia e autorëve, por edhe nga dimensionet stilistike dhe temat që marrin përsipër të zhvillojnë.

    Janë tema ku kritikë të ndryshëm të kinemasë kanë kuturisur edhe të gjejnë një emërues të përbashkët me kinematografitë e tjera të rajonit, duke mbërritur të flasin për një ”kinema ballkanike”. Për shumë vetë përcaktimi mund të duket po aq i pakuptimtë sa ç’është për të tjerë e papranueshme të flitet për një ”kulturë ballkanike”: vendet e rajonit, të ndarë nga barriera gjuhësore e hasmëri etnike, nuk janë dalluar në këmbime kulturore edhe pse jetojnë prej shekujsh përbri njëri-tjetrit. Por sipas ndonjë studiuesi, është pikërisht mentaliteti i përbashkët që rrjedh nga bashkëndarja e së njëjtës hapësirë socio-kulturore, historia e turbullt, skajshmëria përballë Europës, një farë orientalizmi specifik, e të tjerë elementë të përbashkët që gjenerojnë tipare të përbashkëta në tematikë dhe në konsistencë stilistike.

    Edhe pa ndihmën e analizës teorike, është lehtësisht e dallueshme që tematikat e filmave shqiptarë kryqëzohen shpesh me ato të kinematografive të tjera të rajonit, veçanërisht kur zgjedhin të paraqesin aspekte të historisë së përbashkët: të gjitha kinematografitë në Ballkan kanë prodhuar filma që kanë pasqyruar tema të së shkuarës së vet osmane, (jugosllavi ”Atentati i Selanikut, 1961, Z. Mitroviq, rumuni ”Fajkoi”, 1965, M. Dragan, ndërsa mes shqiptarëve ”Skënderbeu”, S.Yutkevic 1952, ”Balada e Kurbinit”, K.Çashku, 1989, ”Liri a vdekje”, K. Ibro, I. Muçaj, 1979, etj.)

    Ndonëse këndvështrimi historik është i ndryshëm dhe shpesh me përplasje (një ilustrim i përgjithshëm i kësaj teme më vete është filmi grek Vështrimi i Uliksit i Angelopuloist) është për tu vënë re që janë pikërisht filmat që trajtojnë temat e përballjes së vendeve të Ballkanit me perandoritë e mëdha, çaste kur vihet në diskutim ndërgjegja kombëtare, ato që janë përzgjedhur për tu bërë filma epikë e gati ”colossals” për nga dimensionet. Asnjë film shqiptar i deritanishëm nuk i afrohet dot për nga përmasat ”Skënderbeut”, ”Nëntori i dytë” përbën një rast më vete investimi të jashtëzakonshëm në kinematografinë e regjimit, ndërsa edhe filmi i fundit i Fatmir Koçit, ”Koha e Kometës”, që i vendos ngjarjetpikërisht në momentin traumatik dhe çoroditjen identitare pas shpërbërjes së perandorisë osmane po reklamohet para se të shfaqet si ”filmi me buxhetin më të lartë në historinë e kinematografisë shqiptare”.

    Mes temave të tjera të përbashkëta, ndër vendet komuniste të rajonit, do të ishte e gjatë lista e filmave që i kushtohen idealizimit të rezistencës antifashiste dhe glorifikimit të marrjes së pushtetit nga komunistët. Në kinematografinë shqiptare të viteve të fundit, vihet re edhe një interes për tema deri dje thuajse ekskluzivisht ”sllave” si pasqyrimi i jetës së romëve (Kusturica docet), të shndërruar në protagonistë në Mao Ce Dunin e Besnik Bishës, i pranishëm në Gjenovë.

    Kinemaja shqiptare është edhe kjo, regjimi, dhe ballkanike. Por nëse ka një temë të përbashkët që identifikon kinemanë e rajonit me atë shqiptare, por që njëkohësisht edhe e veçon këtë të fundit për specifikën e vet, është tema e jetës së fshatit.

    Fshati është një komunitet i veçantë ku ushqehen traditat, ku patriarkati është i paprekur, ku ”emri i mirë” ruhet nga thashethemet, dhe ku puna e rëndë, në fushë a në shtëpi, është përditshmëri. Të tërë këto dimensione të jetës së fshatit janë në thuajse gjithë kinemanë ballkanike (ndër kryeveprat malazezi ”Jovan Lukina” i Z. Nikolic, apo bullgari ”Briri i Dhisë” i M. Andonovit).

    Ndër filmat e shfaqur në Gjenovë janë dy filma të dekanit të kinematografisë shqiptare Dhimitër Anagnosti, ”Përrallë nga e Kaluara” 1989, dhe ”Gjoleka djali i Abazit” 2006, që përmbledhin temën, por edhe elementë të tjerë dallues të kinematografisë shqiptare.

    Anagnosti është pjesë e atij grupi të regjisorëve të rëndësishëm shqiptarë si V. Gjika, P. Milkani, H. Hakani, K. Dhamo, V. Prifti, K. Çashku e të tjerë të formuar në shkollat dinjitoze kinematografike të BRSS-së, Hungarisë apo Çekosllovakisë. Bashkëkursant i Tarkovskijt në VIKG të Moskës, Anagnosti njihet gjerësisht si regjisori më i rëndësishëm shqiptar. ”Për të mos u transformuar, për të ruajtur një dinjitet artistik, jam përpjekur me sa mundesha të mos merresha me filma që trajtojnë temën e aktualitetit” thotë Anagnosti në një intervistë. ”Sepse temat e aktualitetit, të fusnin brenda koniunkturës, ndaj u përpoqa të zgjedh sa më shumë tema të luftës, të jetës së njerëzve në fshat, në vitet para ardhjes së komunizmit.”

    ”Përrallë nga e kaluara” është njëri prej këtyre filmave. Është përshtatje e një komedie të një autori të rëndësishëm shqiptar të fillimshekullit, Çajupi, dhe rrëfen historinë e një familjeje fshatare në një fshat mes malesh ku burrat e kalojnë kohën me kafe e muhabete, ndërsa gratë punojnë në arë e në shtëpi. E për të pasur një kafshë pune që ta ndihmojë në punët e rënda, e ëma e një katërmbëdhjetëvjeçari nuk duron të bëhet vjehërr kur t’i vijë koha, por kërkon e merr për nuse të djalit një njëzetvjeçare.

    Është për tu vënë re që filmi si përshtatje e një vepre letrare, është konstante karakteristike e kinemasë shqiptare. Autori më i përshtatur mbetet gjithnjë Kadareja (Ballë për Ballë, Të Paftuarit, Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, Koha e Kometës), dhe Agolli (Krevati i Perandorit, Komisari Memo, Njeriu me Top, Njeriu i Mirë,) por janë me dhjetëra filmat shqiptarë që lindin pasi kanë jetuar më parë si libër: vetëmmes atyre pak që paraqiten në Gjenovë, përveç Përrallës, janë përshtatje edhe Lulëkuqet mbi Mure i Anagnostit, edhe Koncert në Vitin ’36 i Kumbaros edhe Parullat i Xhuvanit.

    Duke iu kthyer ”Përrallës” vëzhgues të ndryshëm kanë veçuar praninë e fëmijëve si element karakteristik të kinemasë së Anagnostit. Edhe pse lehtësisht e dallueshme, çka i bën të veçantë fëmijët në filmat e autorit nuk është thjesht elementi formal i pranisë, por konteksti ku ata vendosen.

    Fëmijët janë të pranishëm në një numër të madh filmash të prodhuar gjatë regjimit. I gjen si heronj të vegjël në ”Debatik”, ”Shtigje lufte”, ”Tomka dhe shokët e tij”, i gjen spiunë të gatshëm për të luftuar armikun e klasës në ”Pas gjurmëve”, pa vese si në ”Mimoza Llastica”, të kalitur e luftarakë në ”Një gjeneral kapet rob”, ”Guximtarët”, e në shumë filma të tjerë. ”Specialiste” e paarritshme e këtyre soj fëmijëve në kinemanë shqiptare mbetet Xhanfize Keko me filmat e saj të shumtë me protagonistë fëmijët heronj të stereotipizuar. Anagnosti, nga ana e vet, u heq dimensionin sterotipik heroik, e i pasqyron thuajse gjithmonë si viktima të pafajshme në mes të një shoqërie të egër të rriturish. Ky kontekst, i jep një dimension universal punës së Anagnostit. Ashtu si në ”Fëmijërinë e Ivanit” të Tarkovskijt apo në neorealistët ”Vjedhës biçikletash” e ”Gjermania, viti zero”, janë viktima të ngjarjeve të luftës dhe të një fëmijërie të rrënuar protagonistët e ”Lulëkuqe mbi Mure”. Është viktimë e një shoqërie patriarkale e të dhunshme edhe ”Gjoleka, djali i Abazit”, edhe edhe Gjinoja i ”Përrallës”.

    Bashkë me fshatin, Gjoleka dhe Përralla, sjellin te shikuesi edhe temën e folklorit dhe traditave të jetës shqiptare, ku një vend të veçantë e zë dasma. Nusja protagoniste e Përrallës është e pranishme në shumë filma shqiptarë (në ”Malet me blerim mbuluar” të Anagnostit, trazimi që sjell në një dasëm ardhja e një grupi partizanësh përmbledh në një skenë të paharrueshme ndrydhjen e së resë ndërsa gratë që i bëjnë shoqëri janë ulur përmbys të përgjojnë nga të çarat e dyshemesë ç’ndodh në dhomën poshtë, kurse ajo, e mbuluar, duarmbledhur, qëndron e braktisur më këmbë). Tema e nuses, e paraqitur në kontekste ”revolucionare” në të tjerë filma shqiptarë (”Dollia e dasmës sime”, ”Nusja”), por sidomos në shumë filma të rajonit (ku është bërë trademark i Kusturicës) mund t’i shtojë peshë teorisë së bashkëndarjes së temave në kinemanë e Ballkanit.

    Fshati i paraluftës, me një jetë të ndërtuar nga rite dhe vlera të dhunshme por të mirëpërcaktuara, është i njëjti që përçudnohet në vitet e kolektivizimit dhe që shumë regjisorë e bëjnë temë të tyren dhe e glorifikojnë. Beni që ecën vetë në filmin e XH. Kekos, 1975, është ”njeriu i ri” i ardhshëm (Do kthehem prapë, thotë në fund) që kur të rritet do ta lerë qytetin për të revolucionarizuar fshatin ashtu siç bëjnë protagonistët e ”Zonjës nga qyteti”, P. Milkani, 1976. Filmat me temën e fshatit socialist, i ngjajnë kaq shumë të ashtuquajturve ”Heimat films”, zhanri në modë sidomos në Austri në fund të viteve që idealizon jetën e fshatit, ndërtohet mbi tone sentimentalë, mban njerëzit lidhur me parimet e miqësisë, dashurisë, etj, etj. Me ndryshimin që te filmat shqiptarë, vendin e romantizmit e zë revolucionarizimi i fshatit. Janë filma aq propagandistikë, saqë zhdukin edhe heroin negativ, antagonist i domosdoshëm i metodës së realizmit socialist, dhe e ndërtojnë konfliktin mbi luftën kundër paragjykimit dhe konvertimin e pashmangshëm të ”të rrezikuarit”. Shpesh filma të tillë janë ndërtuar si komedi dhe Zonjës nga qyteti, në luftën kundër paragjykimeve, ibëjnë shoqëri edhe filma si ”Kapedani” apo ”Çifti i lumtur”.

    Në ndërtimin skematik të filmave të realizmit socialist, protagonist, apo në hije por gjithnjë i pranishëm mbetet gjithnjë heroi pozitiv, i pasqyruar thuajse rregullisht nga një anëtar partie, shpesh sekretar partie, ndërsa në filmat me temën e luftës është komisari. Të dy këta heronj pozitivë të para e pas luftës janë mishërime të të tërë vlerave të stereotipizuara të njeriut të ri, të glorifikuar deri në heroizëm aq sa mund të vdesin vetëm në krye të detyrës si në ”Horizonte të hapura” apo, gjatë luftës, vetëm në betejë. (Filmi i Anagnostit ”Vëllezër dhe Shokë” është ndër të paktët filma të censuruar në Shqipëri për arsyen se komisari vdes nga tuberkulozi, sëmundje e papranueshme për heronjtë). Nga filmat e panumërt që glorifikojnë epopenë e luftës partizane, edhe filma interesantë në elementët stilistikë si ”Yjet e netëve të gjata” të V. Gjikës, apo ”Shtigje lufte” i P. Milkanit, vuajnë retorikën në ndërtimin e personazheve.

    E inflacionuar deri në maksimum nga numri i filmave dhe stereotipizimi, tema e luftës braktiset thuajse krejtësisht nga brezi i ri i kineastëve të pas viteve ’90. I vetmi që e merr përsipër është Gjergj Xhuvani, i cili me ”I dashur armik” i bën ”njerëzorë” si partizanët mitologjikë ashtu edhe të këqijtë e dikurshëm.

    Xhuvani, bashkë me Fatmir Koçin, Artan Minarollin, Edmon Budinën, e ndonjë tjetër, janë ”veteranët e rinj” të kinemasë shqiptare, që ndonjë kritik e ka quajtur ”nouvelle vague” e kinematografisë shqiptare. Përcaktimi, padyshim i tepruar, kërkon ndoshta të përmbledhë një tendencë në mos stilistike, të paktën gjeneracionale, më të freskët në vizion edhe në trajtimin tematik, qoftë ky i jetës në diktaturë (”Parrullat”, ”Natë pa hënë”) qoftë edhe në temat e reja të çoroditjes e të emigracionit me të cilat merret ”Tirana, Viti Zero” apo ”Letra ere”. Autorët e mësipërm kanë patur rastin të recensohen nga kritikët më të mirë në festivalet e shumta ku kanë marrë pjesë e ku janë nderuar me çmime dinjitozë.

    Stilistikisht, kinemaja shqiptare e djeshme është e influencuar vizualisht nga shkollat e ndryshme të lindjes, si nga imobiliteti rus i kameras në filmat e Anagnostit, nga stili tabloistik i Paradjanovit, ashtu edhe nga kamera dinamike dhe skenat e përpunuara me shumë kujdes të autorëve çekë si Miklos Jancso. Përveç vizualitetit, influenca e Jancsos dallohet edhe në simbolizmin që karakterizon sidomos punët e Çashkut.

    Një pjesë e regjisorëve shqiptarë kanë deklaruar pas viteve ’90 se ka qenë sidoqoftë neorealizmi italian ai te i cili janë përpjekur të frymëzohen në pasqyrim. Ndërsa në filmat e djeshëm elementë të neorealizmit gjehen më shumë në qasjen narrative sesa vizuale, influenca e rrymës italiane dallohet qartë në filmin e Koçit ”Tirana, Viti Zero” i cili merr hua më shumë se titullin nga kryevepra e Rossellinit. Në punën e autorëve të tjerë shqiptarë të viteve të fundit, vërehen influenca të kinemasë së Kusturicës si në ”Letra ere” të Budinës, tek i cili po aq dallohet në disa skena onirike homazhi ndaj Fellinit.

    Mungojnë në përzgjedhjen e Gjenovës, disa nga emrat përfaqësues të kinemasë së djeshme e të sotme. Përveç ndonjë filmi të veteranëve V.Gjika, P.Milkani, V. Prifti apo R.Ljarja, regjisor mjaft interesant përveçse aktor i njohur, mungon mbi të gjithë Kujtim Çashku. Në vend të një ”Koncert në vitin ‘36” që nuk i thotë thuajse asgjë publikut italian, do të kishte qenë interesant për kritikën e huaj ”Balada e Kurbinit”, ndër të paktët shembuj të kinematografisë shqiptare që përpiqet të shprehë nëpërmjet metaforave jo dhe aq të fshehta një akuzë nën zë mbi pushtetin, ndërsa ”Kolonel Bunker”, 1997, do të ishte po aq interesant pasi ende përbën një ndër të paktat vepra të kinematografisë shqiptare të sotme që merret seriozisht me të shkuarën komuniste, çmendurinë e një diktature, dhe pasojat e saj në jetën e njerëzve.

    Kolonel Bunker është njëkohësisht edhe i vetmi film shqiptar që ka arritur deri tani të shpërndahet në kinematë e huaja me daljen nëFrancë më 1998. Ndërsa në Itali, duhet ende të thyhet, pas mëse 55vjetësh, rekordi i filmit Skënderbeu, i pari dhe i fundit filmshqiptar që është shpërndarë në kinematë italiane.

    Artikulli është shkruar për festivalin e Filmit në Gjenovë. Një version italisht është botuar në katalogun e Genova Film Festival.

    Marre nga Shekulli, 30.06.2008

  41. Shqiptaret ndoshta mbeten nder popujt me qaramane qe mund te mendohen. E para gjendja e filmit nuk eshte kaq ne krize pasi po te marresh kinematografine shqiptare te ketyre 50 vjeteve qe kemi kinematografi, do te gjesh perla te verteta qe jo gjithmone jane ato qe permenden nga te gjithe. Per kete duhet te dish te shohesh, pra te kesh dhe integritetin e nevojeshem te mendimit kritik. Nese filmi i sotem has veshtiresi kjo vjen pasi TRURI qe dikur ishte SHTETI

  42. eshte fragmentarizuar ne mijera copa dhe krijuesit e sotem nuk kane as formimin, as integritetin e as kellqet qe te mos bejne gafa nga me banalet ne filma. kam bindje qe liria absolute ne kushtet qe jemi do te kete kete efekt: do te prodhohen patjeter 1000 idiotesi por ne keto do te dale 1 e sakte por e SAKTE ne llojin e vet. kjo gje ndosh dhe ne perendim ku brenda 1000 filmave mezi gjen Nje. Ne, duke marre parasysh gjithcka qe na rrethon, jemi ende ok. Filmat tane jane akoma me pretendime dhe kineastet tane, sidomos ata te brezit ‘senior’ pavaresisht se sa te goditur ndjehen nga levizjet e reja ne shoqeri mbeten me me integritet artistik se te “rinjte” te cilet kane tendence me konformiste dhe komerciale pa ditur te orientohen askund.
    mendoj se ka nje tendence te regjisoreve te brezit te dyte sic mund t’i quaj ata qe me lart jane pershkruar si “vala e re” te orientohen drejt kompromisave pa iu kerkuar kompromis nga askush. Kur nuk di c’te thuash dhe kur nuk ke asgje per te thene ne pergjithesi per te thene dicka thua ate qe thuhet nga te gjithe. pra ka nje konformizem te tepruar ne shoqerine tone pasi duke qene se me shume fiton me servilizem dhe duke u bere legen sa andej kendej askush nuk ka provuar te fitoje me integritetin e tij. Kete me duket se po e shfaqin disa me te vegjel, te cilet duke qene fare te panjohur, pasi nuk kane akses ne hapsiren publike per shkak te moshes se re por edh eper shkak se keto hapsira jane zene ashtu si hapsirat publike territoriale nga te ‘vjetrit’ e lojes se vjeter, po zhvillohen me rregullat e veta dhe po piqen pertej botes mediatike televizive. Gradualisht do te kemi gjera te mira. Te gjithe te tjeret e kane kryer funksionin perfshi ketu te lartpermendurit e vales se re te cilet kane meriten e madhe qe mbajten kinemane gjalle nga 90-ta e ketej por nuk kane me cfare te japin. bejne mire te kthehn tashme ne producente pasi kete zanat dhe ekomomine politike te tij duket qe e kane mesuar me mire se te artistit nga i cili jane shkeputur pa kthim.

  43. IMHO “Koha e kometes” eshte nje film i dobet.
    Jam dakort me mendimin qe regjizoret shqiptare kerkojne medoemos te “cajne” ne kinematografine europiane po per mendimin tim zgjedhin rrugen e gabuar.
    Ata duhet te eksperimentojne me shume me mundesite qe kane, nuk e bejne efektet nje film te bukur e ben regjizori filmin e bukur. dil neper shqiperi e improvizo, nuk ke nevoje per skena te shtrenjta , shqiperia eshte skene e gjitha, largojuni temave cliche te komunizmit e te historise. filmat historik duan para, duan impenjim plus qe edhe shikuesi shqiptar nuk ua ka shume ngene.
    Regjizoret duhet te ushtrohen me metrazhin e shkurter t’ia praqesin publikut neper salla te improvizuara neper shkolla e ku di une. Te kultivojne kete art te magjishem qe eshte kinemaja.

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin