Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Përkthim

DHËMBË TË PRISHUR

Teksti në vijim i përket fletës informative që shoqëron një produkt stomatologjik, të tregtuar në vende të ndryshme të Europës, mes të cilave Shqipëria dhe Kosova.

Më ra në dorë rastësisht; ose më mirë ma ofruan si referencë për një listë termash.

Në vijim, po sjell tekstin që kam nxjerrë nga origjinali në PDF, i cili mund të konsultohet këtu (i shkurtuar; kush dëshiron të shohë dokumentin e plotë, në të gjitha gjuhët, le të më shkruajë privatisht). Materialin ma paraqitën si të përkthyer nga anglishtja, por kam dyshim se do të jetë përkthyer nga ndonjë gjuhë tjetër; ndoshta gjermanishtja.

Hidhini një sy, çdo koment është i tepërt. Mbani parasysh se autori është paguar mirë për përkthimin; edhe pse dukshëm nuk zotëron as shqipen as gjuhën burimore, cilado qoftë ajo.

Qëllimi i përkthimeve të tilla është të ndihmojnë personelin teknik (në rastin konkret, mjekët stomatologë dhe personelin ndihmës) për të kuptuar karakteristikat e produktit që kanë në dorë.

Natyrisht, teksti shqip nuk e përmbush këtë funksion; përkundrazi, vetëm dizinformon, ngaqë përkthyesi nuk e ka idenë se për çfarë po shkruan.

Përballë këtij teksti, përdoruesi heq dorë nga leximi dhe u drejtohet për ndihmë gjuhëve të tjera: anglishtes, frëngjishtes, italishtes, gjermanishtes. Të gjitha, fatmirësisht, janë të pranishme.

I përsëritur, ky akt e dëbon shqipen nga sfera e përdorimit teknik (në stomatologji), duke e reduktuar në zhargon të gjyshes dhe të petullave.

Shqipes, madje edhe shqipes teknike, nuk i mungojnë shembujt e përkthimit të mirë, as mjetet për të përballuar pasurinë terminologjike dhe kuptimore të origjinalit.

Megjithatë, me keqardhje më duhet të pohoj se materiali në vijim nuk përbën ndonjë përjashtim por, përkundrazi, është tipik.

Kjo është fytyra e sotme e shqipes së përkthyer, nga amatorë xhahilë, të pagdhendur dhe kokëtrashë, kriminelë kulturorë, të cilët po shkatërrojnë jo vetëm tregun e përkthimit shqip, por edhe vetë kapacitetin e shqipes së shkruar për t’u paraqitur me dinjitet në pazarin e gjuhëve europiane.

Nuk po komentoj tekstin në hollësi; lexuesit e blogut janë në gjendje të analizojnë mangësitë dhe të habiten, ndonjëherë edhe të zbaviten me guximin e pashembullt të këtij paraziti dhe mashtruesi (mua më ngacmoi shumë, p.sh. përkthimi i anterior teeth si “dhëmbë të mëparshëm”).

Origjinali anglisht Versioni shqip
DescriptionXXX is a state-of-the-art, light-curing, radiopaque, nano-hybrid composite for the direct restorative therapy. XXX cures with light in the wavelength range of 400–500 nm (blue light). PërshkrimiXXX është gjendja rent-denopake, radiale, me përbërje nanohibride për terapinë mbushëse dhe cementim të restorimeve keramike dhe të përbëra. XXX forcon me dritë të gjatësisë së valëve 400–500 nm (dritë e kaltërt).
ShadesXXX is available in the following 22 shades:Enamel shades: A1, A2, A3, A3.5, A4, B1, B2, B3, C1, C2, C3, D2, D3, T

Dentin shades: A2 Dentin, A3.5 Dentin, A4 Dentin, B2 Dentin

Bleach shades: Bleach XL, Bleach L, Bleach I, Bleach M

HijezimetXXX është në dispozicion në 22 hijezime:– Hijezimi i smaltit: A1, A2, A3, A3.5, A4, B1, B2, B3, C1, C2, C3, D2, D3, T

Hijezimet e dentini: A2 Dentin, A3.5 Dentin, A4 Dentin B2 Dentin

Hijezime të zbardhuara: Bleach XL, Bleach L, Bleach I, Bleach M

CompositionThe monomer matrix is composed of dimethacrylates (17–18% weight). The fillers contain barium glass, ytterbium trifluoride, mixed oxide and prepolymer (82–83% weight). Additional contents: additives, catalysts, stabilizers and pigments (<1.0% weight). The total content of inorganic fillers for the Bleach shades is 79–80% weight or 60–61% volume, for all the other shades 75–76% weight or 53–55% volume. The particle size of the inorganic fillers is between 40 nm and 3,000 nm with a mean particle size of 550 nm. PërbërjaMonomer matriksi përbëhet prej dimetakrilateve (me peshë 17–18%). Mbushësit përmbajnë: barium, uterbium trifluorid, oksid dhe prepolimer të përzier (me peshë 82–83%). Përmbajtje shtesë: Aditiv, katalizatorë, stabilizues, dhe pigmente(me peshë < 1.0%). Përmbajtja e përgjithshme e mbushësve joorganik për hijezime të zbardhuara është 79–80 % prej peshës ose 60–61% prej volumit, për të gjitha hijezimet tjera 75–76% të peshës apo 53–55% të volumit. Madhësia më e vogël e mbushësve jo-organik është ndërmjet 40 nm dhe 3000 nm që nënkupton madhësinë prej 550 nm.
Indication– Restorations of deciduous teeth– Restorations in the posterior region (Classes I and II)

– Anterior restorations (Classes III, IV)

– Class V restorations (cervical caries, root erosion, wedge-shaped defects)

– Veneering of discoloured anterior teeth

– Splinting of mobile teeth

– Extended fissure sealing in molars and premolars

– Repair of composite and ceramic veneers

– Build-ups for transparent, removable Invisalign® orthodontic retainers

Indikacioni– Restaurimi i dhëmbëve të qumshtit– Restaurimi pjesës së pasme (Klasi I dhe II)

– Restaurime të mëparshme (të klasit III,IV)

– Restaurime të klasit të V-të(karies gypor, erosion në rrënjë, defekte të veçuara)

– Lustrimi i dhëmbëve të mëparshëm

– Gështallëzimi i dhëmbëve të lëvizshëm

– Të çarat e zgjeruara tek dhëmballat dhe paradhëmballat

– Riparimi i përbërësve dhe lustrimet qeramike

– Konstruktim i provizioneve ortodentike transparent të Invisalign® të lëvizshme.

ContraindicationPlacement of XXX restorations is contra-indicated:– if a dry working field cannot be established, or if the stipulated technique cannot be applied.

– if a patient is known to be allergic to any of the ingredients in XXX

KontraindikacioniVendosja e restaurimeve XXX është kontraindikuese:– nëse nuk mund të krijohet fushë punuese e thatë, ose nëse teknika e parashikuar nuk mund të aplikohet.

– nëse dihet se pacienti është alergjik ndaj ndonjërin prej përbërësve në XXX.

Side effectsIn individual cases, components of XXX may lead to sensitization. XXX should not be used in such cases. To avoid possible irritation of the pulp, areas close to the pulp should be protected with a suitable pulp/ dentin protector (apply a calcium hydroxide-based preparation in areas close to the pulp). Efektet anësoreNë raste individuale, pjesët përbërse të XXX në raste të rralla mund të çojnë deri te sensibilizime të ndryshme te personat e predestinuar. Në raste të tilla duhet të hiqet dorë nga përdorimi i mëtutjeshëm. Për të mos ardhur deri te ngacmimet e mundshme të puplës, zonat pranë pulpës duhet të jenë të mbrojtura me mbrojtës të posaçëm të puplës/dhëmbit (afër puplës në formë pikash vendoni një preparat që përmban kalcium hidroksid).
InteractionsSubstances containing eugenol/oil of cloves may inhibit the polymerization of composite materials. Consequently, application of such materials together with XXX must be avoided. Discolouration may occur in combination with cationic mouthwashes, plaque disclosing agents, and chlorhexidine. Ndikime të ndërsjelltaSubstancat që përmbajnë Eugenol/vaj e pengojnë forcimin e përbërjes. Duhet të hiqet dorë nga përdorimi i materialeve të këtilla bashkë me XXX. Në kantakt me lëngjet dezinfektuese për gojën, si dhe me klorheksidinin mund të shfaqet ngjyrosje.
Application1. Shade determinationClean the teeth prior to shade determination. The shade is selected with the tooth still moist.

2. Isolation

Appropriate isolation, best with a rubber dam (e.g. OptraDam® Plus), is required.

Përdorimi1. Përcaktimi i nuancësPasto dhëmbët para determinizimit të hijëzimit. Hijëzimi është selektuar me dhëmbin deri sa ai është end i lagësht.

2. Izolimi

Kërkohet izolim më i përshtatshëm dhe kjo më së miri arrihet me koferdam (p.sh. OptraDam® Plus).

3. Cavity preparationCavity preparation is carried out according to the requirements of the adhesive technique, i.e. protecting the tooth structure. Do not prepare sharp, internal edges or additional undercuts in caries-free areas. The dimensions of the cavity are generally determined by the extent of the caries or the size of the old restoration. Bevel enamel edges in the anterior region. For the posterior region, only the sharp enamel edges should be rounded (finishing diamonds, 25–40 μm). Caries-free cervical defects are not prepared, only cleaned with pumice or other suitable cleaning pastes with the help of rubber cups or rotary brushes. Subsequently, remove all residue in the cavity with water spray and dry with water- and oil-free air. 3. Përgatitja e KavitetevePërgatitja e kaviteteve pason sipas rregullave të teknikës adezive, p.sh., mbrojtja e strukturës së dhëmbit. Mos e përgatisni dhëmbëzime të brendshme e të mprehtë, ose dhëmbëzime shtesë në zonat e kariesit të lirë. Dimensionet e zgavrës në përgjithësi janë të vendosura në shkallën e kariesit apo madhësinë e restaurimit të vjetër. Skajet e smaltit të pjerrët në pjesën e mëparshme. Për pjesën e pasme, vetëm tehe të mprehta smalt duhet të rrumbullakosen (diamante të përfunduara, 25–40 μm). Defektetet e qafës së mitrës nuk përgatiten, ato vetëm pastrohet me shtuf apo gjëra tjera të përshtatshme, xhel pastrues, me ndihmën pastave pastruese apo furça rrotulluese. Më pas, hiqni të gjitha mbetjeve në zgavrë me anë të spërkatjes me ujë dhe e thani atë.
4. Pulp protection / BaseDo not apply a base material when using an enamel/dentin bonding agent. Only cover very deep areas close to the pulp with a calcium hydroxide material (e.g. ApexCal®) and subsequently use a pressure-resistant cement (e.g. a glass ionomer cement, such as Vivaglass® Liner). Do not cover other cavity walls, since they can be used to support the bond with an enamel/ dentin adhesive.  4. Mbrojtja e Pulpës / BazësMos aplikoni material për nënmbushje kur jeni duke përdorur ndonjë agjendë lidhëse për smaltin/dentitin. Mbuloi vetëm zonat e thella afër pulpës me një preparat të kalciumit hidroksidit (p.sh ApexCal®) dhe më në fund shtresohet me një shtresë stabile të çimentos (p.sh. Vivaglass® Liner). Pjesët tjera të kaviteteve nuk mbulohen, që të ketë vend për adezimin e smaltitdentinit.
5. Matrix / Interdental wedgeUse a wrap around matrix for cavities affecting the proximal area (e.g. the selectively thinned OptraMatrix) or a sectional matrix and wedge it.  5. Matriksi / Mbështjellësi matricëPërdor një mbështjellës matricë (p.sh. OptraMatrix®) ose matricën seksionale dhe shtrëngoni atë.
6. Conditioning / Application of the bonding agentCondition and apply the bonding agent according to the Instructions for Use of the product in use. We recommend using Syntac® (with phosphoric acid etching) or ExciTE® F (with phosphoric acid etching) or the self-etching adhesive AdheSE® One F.  6. Kondicionimi/Aplikimi i agjendës së produktit lidhësKondiciono dhe apliko agjendë sa u përket instruksioneve për përdorim të produktit lidhës. Ju rekomandojmë për-dorimin e Syntac® (me gel te acidit fosforik) ose ExciTE® F (me gel të acidit fosforik) ose Adezivin vetëngjitës AdheSE® One F.
7. Application of Tetric EvoCeram– For an optimum result, apply XXX in layers of max. 2 mm or 1.5 mm (Dentin shades, Bleach XL) and adapt with a suitable instrument (e.g. OptraSculpt). Use a special contact point instrument (e.g. the bifurcated OptraContact) for large cavities where the contacts are difficult to create.– Sufficient exposure to the curing light prevents incomplete polymerization. For the recommendations regarding exposure time and light intensity see Table 1.

– When using a metal matrix, additionally polymerize from the buccal or lingual/palatal after removing the matrix.

– In many cases, a flowable composite is used today as an initial layer to create an even cavity floor and to facilitate the adaptation of the subsequently used restorative material. A flowable composite (e.g. Tetric EvoFlow®) can be used in a thin initial layer. This optional layer has to be cured separately (please refer to the respective Instructions for Use).

7. Aplikimi i Tetric EvoCeram– Për të arritur një rezultat optimal, aplikojeni XXX në një shtresë max. 2 mm ose 1.5 mm (nuancat e dhëmbit, Bleach XL) dhe adapto ato më një instrument të përshtatshëm (p.sh. OptraSculpt). Përdorni pikën e instrumentit me një kontakt special (p.sh. OptraContact të bigëzuar) për kavitete të mëdha kur kontaktet janë më të vështira për t’u realizuar.– Ekspozimi i mjaftueshëm të dritës shëruese parandalon polimerizimin e pamjaftueshëm. Për rekomadime sa i përket kohës së ekspozimit (Exposure Time) dhe intensitetit të dritës (Light Intensity), shih tabelën 1.

– Gjatë përdorimit të matricës prej metali, polimerizo prej gjuhës/nepcës pas heqjes së matrices.

– Në raste te shumta, një përbërje e rrjedhshme që përdoret sot është vetëm një shtresë fillestare për të krijuar një shtresë govatë dhe ndihmojë adaptimin e materialit të përdorur restorative. Një përbërje e rrjedhshme (p.sh. Tetric EvoFlow) mund të përdoret në një shtresë fillestare të hollë. Kjo shtresë e hollë duhet të shërohet në mënyrë të ndarë (ju lutemi referojuni Udhëzimeve përkatëse për Përdorim).

8. Finishing / Checking the occlusion / PolishingRemove excess material with suitable finishers (e.g. Astropol® F) or fine diamonds after polymerization. Remove proximal excess with diamond or tungsten carbide finishers, finishing strips, or flexible finishing discs. Check the occlusion and articulation and apply appropriate grinding corrections to prevent premature contacts or undesired articulation paths on the surface of the restorations. Use silicone polishers (e.g. Astropol P,Astropol HP or Astrobrush) as well as polishing discs and polishing strips to polish the restorations to a durable high gloss. 8. Përfundimi / Kontrollimi i mbylljes / LustrimiLargo materialin e tepruar me përfundues të përshtatshëm (p.sh. Astropol® F) ose me diamante të lëmuar pas polimetrizimit. Largo tepricën e afërt me diamataët ose përfunduesit tungsten carbide, shirita përfundimtar, apo disqe fleksibël përfundimtarë. Kontrollo okluzionin dhe artikulimin dhe apliko korrigjimet e grimcuara për të parandaluar kontaktet e pamatura ose shtigjet e artikulimeve të padëshiruaranë sipërfaqe të restaurimit. Lustrimi i fundit bëhet me lustra të silikonit ((p.sh. Astropol P, Astropol HP, apo Astrobrush) si dhe me disqe dhe breza të lëmuar për t’i lëmuar restaurimet deri në një shkëlqim të qëndrueshëm. 
Additional information1. In the case of repair, additional XXX can be directly applied to polymerized material. If the XXX restoration has already been polished, it must first be roughened and wetted with Heliobond before fresh XXX is applied.2. XXX should have at least room temperature when applied. Cool temperatures render the material difficult to extrude.

3. If XXX is applied from the Cavifil directly in the mouth of the patient, the Cavifil must not be used for more than one patient due to hygienic reasons (prevention of cross-contamination between patients).

4. Syringes or Cavifils should not be disinfected with oxidizing disinfection agents.

Udhëzimet të vecanta1. Në rast të riparimit, në mënyrë direkte mund të aplikoni XXX shtesë në materialin e polimerizuar. Nëse është e nevojshme XXX mund të aplikohet në mënyrë direkte në material të polimetrizuar. Nëse restaurimi i XXX tanimë është lëmuar, duhet që së pari të jetë i ashpër dhe i lagur me heliobond para se të aplikohet XXX i freskët.2. XXX gjatë përpunimit duhet të ketë temperaturë të dhomës. Temperaturat e ulëta ndihmojnë materialin që mos të shtrydhet.

3. Nëse XXX aplikohet nga Cavifil direkt në gojën e pacientit, për arsye higjienike është e përshtatshme vetëm për një pacient (për të shmangur infeksionin kryq në mes të pacientëve).

4. Shiringat apo Cavifils nuk duhet të dezinfektohen me agjentë dezinfektues të oksiduar.

WarningUnpolymerized XXX should not come in contact with skin, mucous membrane, or eyes. Unpolymerized XXX may have a slight irritating effect and may lead to a sensitization against methacrylates. Commercial medical gloves do not provide protection against the sensitizing effect of methacrylates. Vërejtje– XXX i pa poli-metrizuar nuk duhet të vijë në kontakt me lëkurën/mukozën dhe sytë. XXX i pa polimetrizuar në gjendje të paforcuar mund të ketë ndikim ngacmues dhe mund të çojë deri te sensibilizimi i metakrylateve.

– Dorëzat medicinale të zakonshme nuk ofrojnë mbrojtje nga efektet sensibilizuese të metakrylateve.

 

Storage– Do not use XXX after the indicated date of expiration.– Storage temperature 2–28 °C / 36–82 °F.

– Close syringes / Cavifils immediately after usage. Exposure to light causes premature polymerization.

– Shelf life: see information on Cavifils, syringes and packages.

Udhëzime për ruajtje– Mos e përdorni XXX pas datës së skadimit.– Ruhet në temperaturë 2–28 °C/36–82 F.

– Shiringat/Shishet pas përdorimit duhet të mbyllen menjëherë. Hyrja e dritës çon deri te polimerizimi i parakohshëm.

– Afati i përdorimit: shih udhëzimet në mbështjellës, në shiringë dhe në paketimin.

Keep material out of children’s reach.For use in dentistry only.This material has been developed solely for use in dentistry. Processing should be carried out strictly according to the Instructions for Use. Liability cannot be accepted for damage resulting from failure to observe the Instructions or the stipulated area of application. The user is responsible for testing the material for its suitability and use for any purpose not explicitly stated in the Instructions. Descriptions and data constitute no warranty of attributes and are not binding. Mos lejoni të preket nga fëmijët!Vetëm për përdorim stomatologjik!Ky material është paraparë për përdorim për qëllime stomatologjike. Produkti duhet të përdoret sipas informacioneve për përdorim. Për dëmet që mund të dalin nga përdorimi i ndryshëm ose në kundërshtim me përdorimin e rekomanduar, prodhuesi nuk mban përgjegjësi. Përveç kësaj përdoruesi është i detyruar, që produktin ta përdor me vetëpërgjegjësi dhe të kontrollojë mundësitë e përdorimit për qëllimet e parapara, sidomos nëse këto qëllime nuk janë të dhëna në informacionet për përdorim. Përshkrimet dhe shënimet nuk përmbajnë garancion të atributeve dhe nuk kanë për qëllim ndonjë lidhje.

Pa Komente

  1. SKANDAL!
    Edhe me google translate do ishte përkthyer më qartë 🙁

    p.s Tek “Përdorimi” (pika 3): “Defektetet e qafës së mitrës nuk përgatiten, ato vetëm pastrohet me shtuf apo gjëra tjera të përshtatshme”… aman or shokë, di gjë njeri se si është kjo mënyra e shtufit? ndonjë “stil” i ri?! 😛

    1. Aq më tepër që ky kërriç ka vajtur dhe e ka gjetur mitrën në gojë – i ngatërruar nga fjala cervical (në fakt, ai mbiemër në tekstin anglisht ka lidhje me tooth cervix, ose qafën e dhëmbit; se zakonisht kariesi nuk e prek qafën e mitrës, edhe pse gjëra edhe më të çuditshme kanë ndodhur).

  2. xhaxhai,

    Tani po shoh pak me qarte. Problemin e ke thjesht me termat teknike te nje fushe vertet te specializuar. Edhe une mendoj se ti : ka shume pune per te bere ne lidhje me percjelljen e gjerave teknike ne shqip. OK. Kjo s’mohohet. Ai perkthyesi qe ju ka bere shume pershtypje (me te drejte), sepse edhe mua me vrau keq ajo dhembe te meparshem per “dhembe te perparme” apo te “parme”, nuk eshte perkthyes. Them se fjala “perkthyes” duhet shoqeruar gjithmone me nje bisht nga prapa : psh, dikush qe perkthen letersi, eshte perkthyes letrar. Dikush qe perkthen menyra perdorimi, eshte perkthyes teknik apo diçka tjeter. Puna eshte qe thesi te mos perdoret per te gjithe turmen.

    Tani te vijme tek ideja ime qe e kam me per zemer sesa keto budalliqet e ketij perkthyesit te dhembeve te meparshem. Une e kam fjalen tek gjuha shqipe letrare, tek ajo e letersise, dmth e mendimit dhe e poezise. Ketu, edhe pse mund te duket se punet shkojne vaj, gjendja eshte ca me ndryshe. Ja psh, thjesht per te “nxehur” gjakrat, kam marre nje paragraf tendin ne tekstin me lart :

    “Kjo është fytyra e sotme e shqipes së përkthyer, nga amatorë xhahilë, të pagdhendur dhe kokëtrashë, kriminelë kulturorë, të cilët po shkatërrojnë jo vetëm tregun e përkthimit shqip, por edhe vetë kapacitetin e shqipes së shkruar për t’u paraqitur me dinjitet në pazarin e gjuhëve europiane.”

    Xhahile, kapacitet, pazar. Te treja fjalet kane shoqet e veta ne shqip. Madje, fjala “pazar” nuk shkon mire ne kontekstin qe ke dashur te sjellesh : “pazarin e gjuhen europiane”. Sepse, “pazar”, nenkupton sot ne gjuhet europiane nje si tip rremuje dhe jo me “tregu” normal. Nuk thuhet me : “on va au bazar” (po shkojme ne pazar) por “on va au marché” (po shkojme ne treg).

    Por çeshtja tjeter, ende me e thelle, jane dy presje qe nuk di perse jane vene :

    “Kjo është fytyra e sotme e shqipes së përkthyer, nga amatorë xhahilë, të pagdhendur dhe kokëtrashë, kriminelë kulturorë, të cilët po shkatërrojnë jo vetëm tregun e përkthimit shqip…”

    Kjo eshte fytyra e sotme e shqipes se perkthyer – dhe ketu ju ndaloni, vini nje presje, kur fill me pas vazhdoni me nje “nga amatore…”. Ketu nuk ka nevoje per presje, eshte sintakse jo e rregullt.

    Fjalia duhet “Kjo eshte fytyra e sotme e shqipes se perkthyer nga amatore…”.

    Vetem pasi te jete futur ky saktesim, mund te fillohet me mbiemrat e tjere (te pagdhendur dhe koketrashe), dhe me “kriminele kulturore”, por pas kesaj te fundit, nuk ka nevoje me per presje sepse fillon lidhja menjehere me pjesen e dyte te fjalise, dmth :

    … te pagdhendur dhe te trashe, kriminele kulturore te cilet po shkaterrojme…

    ________

    Perse e solla kete shembull ? Aspak per te vene ne dukje se ti s’di te shkruash shqip, se kjo s’eshte e vertete, por thjesht per te thene se ne duhet me se pari te saktesojme disa gjera ne vete strukturat tona te fjalise, duhet te veme pak rregull brenda fjalise me qellim qe folesit te merren vesh sa me mire me njeri-tjetrin. Gjithashtu, kjo behet me qellim qe te ngulitet ideja se gjeja e shkruar nuk eshte rremuje por ka nje rregullsi te percaktuar mire. Dhe eshte pikerisht kjo rregullsi ajo e cila ben qe te dallohet menjehere nje tekst i mire nga nje tekst i keq, nje letersi per t’u botuar nga nje tjeter per te mbetur ne sirtar.

    Nese ne do t’i shkruajme fjalite tona ne menyrat me te çuditshme te mundshme, atehere a mund te me thote ndonjeri : kush e ka tagrin per te thene se ky perkthyes letrar eshte i keq dhe ky tjetri jo ? Sepse eshte e qarte se te gjitha menyrat do te kishin te drejten e qytetarise. Ne kete menyre, ne s’do te kishim aspak nevoje per redaktore sepse njeri e lexon fjaline me kete ritem, e tjetri jo. E perse redaktori do te rrudhte buzet para nje fjalie te perkthyesit kur shihet qarte se shqipja mund te shkruhet ne 702 mije menyra ?

    E vetmja zgjidhje eshte kjo : jo ! nuk mund te shkruash si te duash, fjalite kane nje rregull, logjika e gjymtyreve te fjalise duhet respektuar deri me nje, dhe se vleresimi i nje letersie behet vetem ne baze te kesaj logjike. Nese fjalite s’kane logjike sintaksore brenda, atehere s’mund te flasesh per letersi.

    Kjo vlen per NORMALITETIN. Sepse ka dhe shkrimtare anormale qe i thyejne te gjitha normat dhe na paraqesin ca tekste kokeçarese. Beckett, eshte nder me problematiket. E megjithate, perseri, fjalite e tij kane nje logjike te brendshme, porse logjika e tij e kapercen logjiken e lexuesit. Kapercimet e tij sintaksore jane te deshiruara, madje kjo eshte veçori e stilit te tij.

    E kam fjalen qe duhet nje minimum rregulli ne nje shkrim normal. Per raste anormale, ka zgjidhje anormale. E keshtu me radhe.

  3. “Kjo është fytyra e sotme e shqipes së përkthyer, nga amatorë xhahilë, të pagdhendur dhe kokëtrashë, kriminelë kulturorë, të cilët po shkatërrojnë jo vetëm tregun e përkthimit shqip…”
    Fjalia është shumë e regullt.
    Dy elementët universal thelbësorë të nji fjalie janë kryefjala dhe kallzuesi, pamvarësisht nga gjuha që përdoret, te cilat në rastin në fjalë janë respektivisht “kjo” dhe “është fytyra e sotme e shqipes së përkthyer”. Në rastin tonë kallzyesi përbëhet nga një kallzuesi i përbërë ku folja “është” përmban pjesën thelbësore të kallazuesit. Në rastin e foljes “me qënë”,e cila është ni folje jo kalimatre, kërkon plotësues të kryefjalës për të ndihmuar plotësimin mendimin e kallzuesit. Plotësuesit e kryefjalës duhet të jenë vendosur patjetër për me e quajt fjalinë nji fjali dhe jo nji fragment. Ne rastin tonë kemi plotësuesin e kryefjalës te përbërë të drejpërdrejtë “fytyra e sotme”, i cila cilëson kryëfjalën, si dhe plotësuesin indirekt të kryefjalës “e shqipes së përkthyer “, i cili është gjithashtu i përbërë. Rasti ynë është nji fjali jokalimtare, ku fjalia “Kjo është fytyra e sotme e shqipes së përkthyer” mund të mbyllej me nji pike pa pas më të voglin problem gramtikor, e cila gjithashtu bën të mundur gjithashtu edhe vazhdimin me nji presje, si në rastin tone, për me ndërtue nj fali më të ndërlikuar
    Nëse do te vendosej presja si kategorikizimi i Un: “Kjo është fytyra e sotme e shqipes së përkthyer nga amatorë xhahilë,..”, do të kuptonte vetëm pjesën e “shqipes të përkthyer nga amatorë xhahilë”.
    Ndërsa e shkruajtur si nga xha xhai, ajo do të linte kuptonte me gjerë: gjithë shqipen e sotme të përkthyer dhe me pas presjes: nga amatorë xhahilë, të pagdhëndur dhe kokëtrashë, kriminelë kulturorë, të cilët janë shkaktarët e shëmtimit të përkthimeve të shqipes së sotme.
    @Un,
    Mos i mbivlerso presjet. Ndonjihere ato janë thjesht si stacione pushimi, nën ndonji hije pemë, mundësisht hije fiku si më hijerëndi, kur bën vape e madhe, ose edhe kur ta ka anda, ose qejfi i fjalës së sotme të shqipes moderne.

  4. Ne kete potpuri stomatologjike multikulturale vertet qe jane kaluar te gjitha kufijte e nje perkthimi, te dhemb shpirti thejsht kur je shqiptar e jo me gjuhetar, por ajo qe te vret me shume eshte se profesioniste me llogjike, horizont e aftesi per te mirembajtur e mekembur shqipen ka gjithnje e me pak. Shkrimi “Intriga dhe perspektiva” p.sh. nje shkrim I shkelqyer nuk ndezi tek komentuesit asnje shkendije mobilizimi per te sjelle ide se si te pakten ata qe jane te profesionit ta zgjidhin kete problem, meqenese ideja e propozuar nuk ia vlente per disa . Mbetet I paperceptueshem shqetesimi I intelektualeve shqiptare per te bere dicka per gjuhen e nenes. Ose s’dine me te shprehin shqetesimin ne gjuhe te nenes. Shkaterrimi I shqipes ne fakt nuk tregon vetem se sa pak shqiptari ka mbetur ne institucionet drejtuese te Shqiperise por sa eshte ngushtuar mendimi intelektual shqiptar. Ne listen e fjaloreve teknike te shqipes qe solli Xhaxhai ne artikullin e permendur me siper, lexova ne hartuesit nje numer te mire profesoresh te Universitetit te dikurshem te Tiranes, te degeve te shkencave te natyres, inxhinjerise, mjekesise e stomatologjise, etj. Kishte nje shqetesim te intelektualit te athershem te edukonte tek studentet shqipen e profesioneve, te foluren “universitare” shqiptare, sepse kjo ushqen edhe te menduarin ne shqip. Ma do mendja se dikush qe cungon te menduarin ne gjuhe te nenes rralle zhvillon ate ne gjuhe te huaj. Me c’lexoj neper komentuesit e PTF, rradhet mbushen me citime mbareboterore te pa tretura e asimiluara, me lista titujsh, filozofesh. Me krijohet pershtypja se me prane dijes e me te panxene se kaq s’kemi qene kurre. Megjithqe te shkolluar jashte, profesoret e dikurshem sebashku me gjuhetaret e mirefillte mirembanin shqipen e nepermjet saj intelektin e shqiptarit. Edhe ne fusha si kimia, ku formula flet vete per substancen, na mesonin p.sh. prapshtesen qe I duhej vene acidit ne varesi te valences se hekurit dhe nuk lejoheshim te shpreheshim duke lexuar simbolet kimike. A mund te shpresohet sot qe studentet e informatikes te arrijne te komunikojne ne shqip?
    Nuk di a ka nje institucion ku te qahemi per perkthimet qe te bien ne dore. Djathin e bardhe p.sh. shkruar ne nje mori gjuhesh te botes e gjen sot jashte edhe ne shqip, si “Djath I bardh shtepiak”. Nga ka dale ky lloj perkthyesi qe paska perdorur dhe djathe te bardhe te eger?

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin