Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Media / Politikë

DEBATI NE KRIZE?

 

Zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe kriza globale në tregjet financiare nuk kanë ndonjë lidhje shkakësore mes tyre, por edhe nuk thua dot se u përkasin dy universeve të kithëta, përkundrazi.

Humbjet e rënda në bursat anembanë botës, por veçanërisht në Wall Street, janë gozhdët e fundit në arkivolin e politikave neoliberiste të administratës Bush dhe të shpresave se tregu i lirë jo vetëm mund të vetërregullohet e të vetëkorrigjohet, por edhe të shërbejë si model dhe bazë për proceset politike demokratike.

Nëse socializmi është kritikuar, ndër të tjera, edhe pse mbështetet mbi një vizion ideal, madje utopik për njeriun, tani ndoshta i ka ardhur radha kapitalizmit liberist të kritikohet, ngaqë refuzon të marrë parasysh, si faktor negativ, grykësinë e të gjithë atyre që kanë në duar fatet e ekonomisë globale; ose grumbullimin eksponencial të pasurive në pak duar, përkundrejt varfërimit relativ të shumicës.

Nuk është e thënë të jesh ekonomist, për të kuptuar se ishin politikat neoliberiste që i lejuan shoqëritë financiare dhe bankat e investimeve në SHBA të luanin kumar me paratë e klientëve të tyre, duke refuzuar madje përqeshur çdo lloj mbikëqyrjeje nga ana e institucioneve përfaqësuese të qytetarit.

Nga ana tjetër, debatet presidenciale, i dyti prej të cilëve sapo përfundoi sonte, po tregojnë se formati i deritanishëm, i procesit elektoral të përcjellë e të amplifikuar nëpërmjet mass mediave, nuk është në gjendje të prodhojë asgjë më tepër përtej klisheve të lodhura, pozicionimeve të parashkruara dhe deklarimeve populiste.

Të dy kandidatët për president, Obama dhe McCain, janë politikanë kompetentë, të mençur dhe të përgatitur; por debateve mes tyre u mungon mençuria ose mendimi si proces dialogjik, sepse çka thuhet atje është vendosur gjetiu, shkruar gjetiu dhe provuar gjetiu – nga sekserë të imazhit e të brand-it, ekspertë të opinionit publik dhe të tjerë specialistë e xhambazë të komunikimit masiv.

Të vjen keq kur dëgjon njerëz të këtij kapaciteti të shqiptojnë deklarata fëminore; të përsëritin për të njëmijtën herë zotime të cilat vështirë se do të jenë në gjendje t’i mbajnë, kur të marrin fuqinë; ose të shpenzojnë shumicën e kohës në debat duke i kujtuar obsesivisht publikut raste kur rivali i tyre ka rënë në kontradiktë ose kundërshtim me veten, ose duke ia provuar inkonsistencën – thua se konsistenca qenka virtyti themelor që kushtetuta dhe qytetarët amerikanë kërkojnë prej Presidentit.

Për mendimin tim, fajin për këtë degradim të debatit dhe padronizim të padurueshëm të publikut nuk e kanë aq kandidatët vetë, sesa vetë formati televiziv, i cili i detyron pjesëmarrësit t’i reduktojnë arsyetimet e tyre në formula të thjeshta, mekanike dhe propagandistike (sound bites).

Politika gjithnjë e ka një element teatral, por tanimë aktorët të vënë përballë një publiku televiziv dhjetëra, në mos qindramilionësh nuk kanë zgjidhje tjetër, përveçse të identifikohen me rolet e tyre deri në atë shkallë, sa të asfiksohen nga maskat që kanë vënë.

Nëse tregjet financiare pësuan katastrofë për shkak të besimit të tepruar, madje delirant, në aftësinë e tregut për t’i korrigjuar vetë gabimet dhe për t’u vetëbalancuar, formati i tanishëm i fushatës elektorale amerikane nuk po funksionon siç duhet, për shkak se publiku votues po manipulohet me mënyra dhe teknika që janë menduar dhe përsosur për reklamat e mallrave të konsumit të gjerë: shapkave, ushqimeve për mace, brisqeve të rrojes, pelenave për foshnje, letrës higjienike, mishit të pulës, pastës së dhëmbëve, pijeve freskuese, këpucëve të lehta.

Qytetarëve ende u kërkohet të votojnë për Obamën ose McCain njëlloj siç do t’u kërkohej t’i blenin këto dy produkte, po të ofroheshin në treg. Kjo ndodh sepse televizioni, si mjet komunikimi, në thelb nuk mund të përdoret veçse për të shitur sende, mirazhe ose ëndrra.

Në të dy rastet, është formula e tregut si faktor sovran në një demokraci që ka dështuar tashmë dhe nuk mund të mbrohet më. Edhe pse një treg i lirë i shëndetshëm është kusht i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik botëror, tanimë duket qartë se, në vetvete, tregu si mekanizëm ekonomik dhe si dukuri shoqërore nuk mund të kompensojë politika dritëshkurtra dhe klienteliste, madje as të garantojë zhvillim ekonomik të harmonishëm.

Në këtë situatë, kur prej Washington-it kërkohet të rishikojë tërësisht jo vetëm politikat ekonomike, por edhe krejt marrëdhëniet e tregut të lirë kapitalist me autoritetet rregulluese dhe mbikqyrëse, fitorja në zgjedhjet e nëntorit duket se i ka mbetur në dorë Barack Obama-s dhe Partisë Demokratike.

Pavarësisht nga mesazhet e sheshta që ka lëshuar në debatet televizive, Obama duket se i ka mjetet dhe energjitë intelektuale të nevojshme për ta reformuar rrënjësisht politikën amerikane, të brendshme dhe të jashtme. Ngjarje si ajo e pak viteve më parë, kur publikut televiziv amerikan iu shit, ditën për diell, arsyeja e paqenë për ndërhyrje ushtarake amerikane në Irak, janë tepër të kushtueshme për imazhin e demokracisë që kërkon të projektojë SHBA brenda vendit dhe anembanë botës, prandaj nuk mund të tolerohen më; sikurse nuk mund të tolerohet më tortura në burgjet amerikane, shkelja e habeas corpus, shpërfillja e konventave ndërkombëtare dhe bindja se SHBA mund ta udhëheqë botën mbarë vetëm me forcën e armëve.

Në qoftë se Obama, si president i ardhshëm, arrin t’i modifikojë raportet e qytetarëve me politikën, duke e dëbuar që andej modelin e tregut, të blerësve dhe të produkteve, ndoshta edhe debatet presidenciale të vitit 2012 do të kthehen përsëri në lartësinë e merituar, dhe do t’i përgjigjen kushtetutës amerikane për nga dinjiteti njerëzor, profili i lartë etik dhe niveli intelektual.

 

18 Komente

  1. Kjo krize i demtoi keq republikanet e sikur demokratet te kishin nje te bardhe dosido ne vend te Obames , kjo krize do e vuloste perfundimisht fitoren e tyre.

    Lidhja midis krizes ekonomike dhe fushates kukullore presidenciale mendoj se realizohet nepermjet aspektit tekonologjik e transformimit te njeriut ne konsumator.

    Ne castin kur ti e vlereson njeriun thjesht si konsumator atehere edhe sjellja ndaj tij do jete si e tregtarit ndaj konsumatorit e jo si e politikanit ndaj votuesit.
    Gjithcka neper media do paraqitet ashtu sikunder degjon tregtarin ‘e sofistikuar ‘qe bertet ne tregun fshatar , se malli i tij, gjiza, eshte cilesore ,e fresket, te ben mire per rrudhat e fytyres, per floket, ka proteina dhe pak lyra keshtu ste ben dem per kolesterolin e keshtu me radhe,derisa ti manipulohesh e kujton se po blen dicka qe ka vleren e nektarit te Hyjnive te Olimpit e jo gjize lope.

    Praktikisht te njejten gje bejne edhe bankat me kredite e tyre, por ketu per faktin se paraja eshte elektronike kemi nje fushe spekullimi me pjellori te papare.

    Bankat financojne me leke qe sjane ndermarrje te ndryshme e kur vjen dita e gjykimit gjendesh pa 2 monedhat pa te cilat skalon dot ne boten tjeter se Karonti do para.

    Si perfundim do e haje populli , pasi do hiqen leke nga buxheti i arsimit publik, nga shendetesia, riparimi i infrastruktures etj per t’jua dhene ketyre spekulluesve qe te spekullojne serisht ne te ardhmen.

    Nderkaq ti si konsumator qe je tashme i jep me qef leket e tua qe te mos shkaterrohet sistemi qe prodhon konsumerizmin tend, menyren tende te jeteses, sepse keshtu me mire sesa te jesh njeri me dinjitet edhe pse me ca para me pak perkohesisht.

    Nderkaq televizioni e mediat te bindin qe je ne te drejte, se je vec plasteline e sado e forte te jesh , duar te forta te nenshtrojne e te japin formen qe duan.

    Paradoksalisht teknologjia ne vend ta beje njeriun me te lire po i hedh hekurat siper.
    Kopeja ka ngelur pa dashin e kembores.

  2. Xha xha ti thua: “Ngjarje si ajo e pak viteve më parë, kur publikut televiziv amerikan iu shit, ditën për diell, arsyeja e paqenë për ndërhyrje ushtarake amerikane në Irak”.
    Tashi unë pyes: nga kush iu shit publikut amerikan lufta në Irak? Nga mas-mediat! Po a nuk janë po ato mas-media qe sot ia shesin publikut amerikan Barak Husein Obamën, si kandidatin më të kualifikuar për kryetar, si “shpëtimtarin” e Amerikës nga kjo “krizë” ekonomike dhe politike?! Sikur të mos kishte arsye tjera që e bëjnë Obamën të pakualifikuar për postin e kryetarit të ShBA-ve, dhe arsye tjera ka sa të duash, vetëm “marketingu” që mas-mediat ia bejnë Obamës, në përpjekje për t’ia shitur publikut amerikan, duhet të të krijoj rezervime për këtë kandidat. Në dritë të asaj që dihet për rolin e mas-mediave në luftën e Irakut, mbështetja që po këto media sot ia japin Obamës, të bën të kuptosh që ai nuk është kanditati i kualifikuar për postin e kryetarit të ShBA-ve, aq më pak kandidati që ka “ka mjetet dhe energjitë intelektuale të nevojshme për ta reformuar rrënjësisht politikën amerikane, të brendshme dhe të jashtme”, siç je shprehur ti.

  3. penkwe

    Mbeshtetja qe media i ben kandidatures se Obames nuk eshte arsye per te dyshuat ne aftesite e energjite intelektuale te tij.
    Thjesht nje me shume qe dyshon ne mallin qe po u shitet perdite amerikaneve.

  4. Arseyja kryesore e reduktimit te debatit politik eshte formati i paraqitjes se ketij debati ne massmedia. Me kete kam parasysh sidomos televizionet.

    Televizionet kane perhapur nje format debati ku ka pak permbajtje por shume gjeste. Kjo qendron tek vete mediumi i televezionit dhe menyra se si organizohet dhenia e permbajtjeve.

    Per mendimin tim interneti ka shume me teper potencial per te percjelle permbajtje, pasi nuk permban kufizime si ato te televizioneve. Pervec kesaj interneti ka potencialin te ndryshoje rrenjesisht procesin e mbledhjes se parave qe financojne partite apo fushta te ndryshme politike sic pame ne rastin e obames ne fitoren e tij ndaj klintonit. Sidoqofte tani eshte vetem fillimi dhe eshte veshtire per te parashkuar se cili do te jete efekti i internetit ne procese shoqerore.

  5. Nuk jam aspak ne nje mendje me ty Xha Xha kur thua:

    “”..Pavarësisht nga mesazhet e sheshta që ka lëshuar në debatet televizive, Obama duket se i ka mjetet dhe energjitë intelektuale të nevojshme për ta reformuar rrënjësisht politikën amerikane, të brendshme dhe të jashtme. …”””

    Reformim te politikes Amerikane? Hell No.

    Obama eshte vazhdim i retorikes te pafundme e politikes rraskapitese amerikane. Main stream media tinzare mberthen popullin adoleshent amerikan perpara ekranit per ti shitur produkte dhe politike ne te njejten kohe. Kur para disa muajsh McCain tha se Obama eshte karierist nuk e kishte aspak gabim. Obama, ashtu si djaloshi Clinton ne ato vite, aspiron qe te behet president nje here pastaj do t’ja lere ne duar ustallareve qe te nisen ne luftra, te mbajne te burgosur kot, te torturojne dhe te shesin copa letrash te ricikluara nga defteret e Sudes.

    Debatet televizive te kandidateve per president sepse me ngjajne shume me cirqet dhe pikerisht me pjesen kur kuajt, luenjt, tigrat, akrobatet, prestidigitatoret, ja u lene vendin dy klaunve per te relaksuar publikun e mbetur pezull.

    Reformimi i Washingtonit eshte i pa mundur. Washingtoni ishte sinjalizuar qe ne fillim te 2006-es per ate qe po afrohej dhe “regulations and oversights” ishte i pamundur pasi Washingtoni eshte i kapur nga korporatat. Qe ai, Obama, do te jete presidenti i ardhshem i Amerikes ka shume pak vend per tu dyshuar; nese nuk do ndodhe ndonje gje tjeter perpara zgjedhjeve.

    Personalisht, nese do te shkoja te votoja, do t’ja jepja voten me shume gezim John McCain sepse ate meriton realisht populli amerikan.

    Ne fund te viteve tetedhjete mbaroj plackitja e popujve te botes dhe me pas filloj plackitja e madhe e vete popullit amerikan. Si po e shohim, kesaj plackitje i erdhi fundi. Dhe kur mbarojne plackitjet, si rregull mbarojne edhe perandorite.

  6. Penkwe shkruan:

    Tashi unë pyes: nga kush iu shit publikut amerikan lufta në Irak? Nga mas-mediat! Po a nuk janë po ato mas-media qe sot ia shesin publikut amerikan Barak Husein Obamën, si kandidatin më të kualifikuar për kryetar, si “shpëtimtarin” e Amerikës nga kjo “krizë” ekonomike dhe politike?! Sikur të mos kishte arsye tjera që e bëjnë Obamën të pakualifikuar për postin e kryetarit të ShBA-ve, dhe arsye tjera ka sa të duash, vetëm “marketingu” që mas-mediat ia bëjnë Obamës, në përpjekje për t’ia shitur publikut amerikan, duhet të të krijoj rezervime për këtë kandidat. Në dritë të asaj që dihet për rolin e mas-mediave në luftën e Irakut, mbështetja që po këto media sot ia japin Obamës, të bën të kuptosh që ai nuk është kanditati i kualifikuar për postin e kryetarit të ShBA-ve, aq më pak kandidati që ka “ka mjetet dhe energjitë intelektuale të nevojshme për ta reformuar rrënjësisht politikën amerikane, të brendshme dhe të jashtme”, siç je shprehur ti.

    Penkwe, në kushtet e sotme Obama duket më i përshtatshëm se McCain për ta pilotuar SHBA drejt ujërash më të qeta. McCain, edhe po të zgjidhej president, do ta kalonte kohën duke luftuar me kongresin, kësaj radhe pa dyshim të dominuar nga demokratët, ndërsa Obama do të ketë dorë të lirë për reforma. Reformat kërkojnë ide të reja por edhe njerëz të rinj; dhe sidomos kërkojnë të largohen nga institucionet trogloditët që pat sjellë Dubya, për t’i bërë qejfin bazës së vet elektorale: fondamentalistët e krishterë, neokonët, dhe të tjera krijesa të frikshme. Të gjithë tani duan që të bëhet diçka, por Obama duket në pozita më të favorshme se kushdo tjetër, për t’i ndërmarrë ndryshimet e nevojshme. Kriza e tregjeve financiare ka risjellë në qendër të vëmendjes marrëdhëniet ndërkombëtare, të cilave këto tetë vjet administrata ekzistuese u ka vënë kazmën, duke shkatërruar gjithçka që mundej, dhe mbi të gjitha prestigjin e SHBA si pishtar të demokracisë dhe të përparimit në mbarë globin. Sa për mediat, këto përkrahin Obamën sepse mediat tradicionalisht kanë përkrahur kandidatët demokratë, për arsyet e tyre; çka nuk do të thotë se Obama është në anën e mediave. Nga ana tjetër, një gjë është politika që duan të bëjnë mediat, një gjë tjetër formati që përdorin për të komunikuar; dhe nëse vërtet para katër vjetësh nevojën e luftës në Irak ishin mediat që ia shitën publikut sylesh, më pas ishin përsëri mediat që i diskredituan motivet e shitësve të djeshëm. Në këtë moment, siç e tha edhe Eni më lart, Interneti ka sjellë pështjellim të madh brenda mediave tradicionale; sepse u ka dhënë hapësirë zërave të ndryshëm dhe i ka dhënë fund monopolit të informacionit.

  7. Mua akoma me duket shume i cuditshem ky katapultimi i Obames ne ato qarqe mitike dhe legjendare te politikes amerikane (english, protestant, white).
    Para ca ditesh Kongresi hodhi poshte planin e Sekretarit te Thesarit te Shtetit H. Paulson mbi nderhyrjen e shtetit per te nxjerre nga halli bankat me ato kredite “kallp”. Tani ky eshte mendimi im, te kuptohemi. Por fakti qe 2/3 e Republikaneve e hodhen poshte kete plan dhe te gjithe demokratet ishin pro, flet per ca alternativa politike te tjera qe po zjejne aty.
    1. Qe Obama eshte nje krijese e ketyre kapitalisteve te Wall Street, dhe eshte katapultuar aty ngase do te financoj humbjet e atyre spekuluesve. Fakti qe flet per kete version eshte se Goldman Sachs dhe GM (General Motors) jane nga kontribuesit kryesor te fushates se Obames. (kjo pamvaresisht justifikimit ideologjik me te ashtuquajtur “te majte”)
    2. Qe Republikanet, ne pretekstin ideologjik dhe te se “drejtes” (dmth. qe nuk mund ti kalohet problemi i shkaktuar nga spekulantet dhe te pangopurit, popullit) e kthyen kete plan, do te thote qe ata duan qe Wall Street te mbeshtese McCain dhe jo Obamen. Dmth. mua kjo levizje ne Kongresin amerikan mu duk shume “celes” ne ate shahun e zgjedhjeve ne amerike midis industrialisteve dhe kapitalisteve.

    Problemi eshte se sido qe te jete, populli do ta haje, dhe ai qe premton me shume per Wall Street do te fitoje zgjedhjet ne amerike, ai produkt do te reklamohet me shume. Shteti duhet te nderhyj, une jam dakord, porse kushtet duhet te jene ne favor te qytetarit. Dhe une po ndjek me vemendje se cfare kushtesh do te veri Banka Federale dhe Presidenti, nje vendim qe do te merret mbas zgjedhjeve (eshte “patate e nxehte” ky premtimi i mbi 700 miliardeve dhe i kushteve, se duhet te vijojne te tjera, aq e madhe eshte bere ajo “vrima e zeze” e kredive.) Do te shohim! Jam shume kurioz!

  8. Qenka kthyer ne debat politik interesant.

    Nuk e di ne e keni vene re ju ne Amerike se dollari fitoi 23 cent mbi euron gjate muajve te fundit e kryesisht gjate kesaj krize, nga 1,59 ka vajtur 1,36.

    Kushedi sa spekulatore kane vene miliarda fitime . Kur te hidhen 700 miliardet, dollari do kthehet me bythen perpjete.
    Fitime te reja kolosale.
    Do doja te isha me profesion spekulator kambist ne keto momente .

    Tani ne aspektin politik , ne do ndryshoje gje Obama mendoj se do jete kryesisht stafi i Shtepise se Bardhe perfshire guzhinjerin ( nga pesha Obama nuk duket te kete nevoja te vecanta ushqimore, sallate e banane mjaftojne), se me shume se aq presidenti i Amerikes nuk ka ne dore te beje.

    Per mua kjo krize tregoi padashje ate qe pak a shume e dine te gjithe dmth se ne Amerike komandon Financa e larte ku ben pjese edhe pjesa inteligjente e elites industriale.

    Hezitimi i ‘Perfaqesuesve’ e gatishmeria e Senatit , tregoi njefare rebelimi te elites me njefare morali ndaj grykesise se Financiereve, po se pati jeten e gjate se Financa i ka mjetet e duhura per te asgjesuar moralin.

    Qe te jete levizje zgjedhore si thote kapedani ne piken e dyte, dyshoj, pasi Financa i ka te qarta preferencat e nuk i ben sot me neser pasi nuk komandohet bota me levizje te improvizuara.

    Nga ana tjeter dyshoj fuqimisht se kjo krize plasi pa qene e pikasur qe me pare, si te thuash te besosh se u rane vezet nga shporta se befas erdhi uragani Katerine. Paguhen mijera analiste e harxhohen miliarda dollare e nderkaq nuk pikaset gje ‘atje lart ‘? Veshtire , shume veshtire per tu pertypur.

    Lexova qe Obama nuk kishte kuptuar pse-ne e invazionit ne Irak e do terhiqte trupat…

    Shpresoj te jete lajthitje e Obames ose genjeshter e pacipe,pasi Imazhi i Amerikes nga nje gjest i tille do dilte i demtuar ne menyre te pariparueshme.
    Humbja e tmerrshme ne Gjeorgji , vizita e Putinit ne Venezuele e shoqeruar me fillimin e programit nuklear nga Venezuela, arroganca iraniane, 10 raketat me rreze te mesme veprimi te perdorura ne stervitje nga Korea e Veriut, forcimi i vazhdueshem i Kines tregojne qarte se Amerika po kercenohet ne prestigj ,si Luani nga tufa e hienave.
    Te terheqesh trupat nga Iraku do te thote te heqesh bazen e invazionit ndaj Iranit e praktikisht ti japesh dore te lire Iranit te prodhoje atomiken. Mire kamikazeve me eksploziv qe vrasin 30 veta u ben derman po nje ajatollahu me atomike cdo i besh….

    Nese Amerika iken nga Iraku vendin e merr ne dore Irani, gjysmen shiite, Turku futet ne Kurdistanin iraken ndersa sunitet e qendres do jetojne ferrin mbi toke pasi naften e ka zona kurde e zona shiite, dalje ne det ska , kamikaze ka plot.

    Amerika nuk ka mundesi praktike te zbatoje teorine multipolare te Kisingerit, pasi ekonomia amerikane bazohet ne shperdorimin e lendeve te para.
    Qe ta kthesh Ameriken ne Gjermani apo Japoni eshte e pamundur, keshtu qe Amerika o do qendroje shtet hegjemon o do pesoje nje krize te tmerrshme ekonomike me te keqe se ajo e 1929.

    Kjo krize qe do vijoje multipolarizmin do sjelle rotacionin e elites, financieret do humbasin pushtetin e kjo eshte arsyeja kryesore pse Amerika nuk do largohet nga Iraku.

    Nga ana tjeter deklarata e Makejnit se do i terheqe fitimtare tregon se Irani do sulmohet e lufta e ftohte me Rusine e Kinen do zyrtarizohet.

    Historia tregon se Perendorite ne momentin e frenimit te ekspansionit shfaqin tendenca per krize te brendshme e fillojne te tkurren deri ne zhdukje.

    Tani ngelet te kuptojme ne keto 20 vjet ishin Apogjeu i Amerikes, apo fillimi i Apogjeut…. Shpresoj fillimi i Apogjeut se perndryshe na hengri sllavi me gjithe lecka.

  9. -Madheri, Roma mbaroi.
    -Si mbaroi, – pyeti perandori i cuditur e gjithe shqetesim. Vetem nje ore me pare i dhashe grure vete me doren time.
    -Madheri. Behet fjale per qytetin.
    -Ahh. Po pse s`thua? Per nje moment me zuri frika se vdiq pula ime me e dashur.

    Une po te kisha te drejte vote ne USA, me sic jane gjerat, do kisha votuar per Palin. Eshte e vetmja qe (per momentin) eshte nje outsider, qe eshte jashte sistemit, e cila, te pakten ideologjikisht dhe nga ana kulturale, eshte ne gjendje te mos e pranoje statusquo-ne. Obama nga ana tjeter eshte posterboy i asaj cfare shoqeria amerikane perfaqeson sot, nje shoqeri e cila rrezikon te asfiskohet nga political correctnes-i i saj, dhe nga nje perceptim sa mistik aq edhe hipokrit mbi te drejten, qe ajo i ofron e ushqen pjestareve te saj.

    Nje njeri, nje shoqeri eshte produkt i asaj me te cilen ata merren. Nje coban di te flase per dhente, nje bujk di te flase per bimet, mbjelljet, te korrat dhe stinet, nje tornitor apo saldator, di te flase per makinerite e tij, nje stockbroker di te flase per stoqet e tij dhe per tregun e aksioneve. Shoqeria e sherbimit (ku ofrimi i sherbimeve eshte nje pjese disproporcionalisht e madhe e aktivitetit te vet ekonomik) eshte me elokuente se sa shoqeria industriale apo ajo agrare, por fibra sociale e saj eshte po aq me e dobet se sa sa ajo e ketyre te fundit. Ne kete rast Obama simbolikisht i perket nje bote ideore, e cila prodhon ide, ushqehet me ide, shet ide, anetarve te te ciles, po tu zere rrugen nje krimb qe zvarritet ne toke, u bie te fiket, ose behet ngjarja me e rendesishme e dites apo e javes . Palin dhe sera e saj, i perkasin tjeter grupi, i perkasin pjeseve periferike te perandorise amerikane, ku simbolet, nqs perdoren kane te bejne akoma me gjera materjale, te dukshme e te prekshme, dhe jo me abstraksione te logosit.

    Paralelja e USA me Romen eshte shume e kollajshme per tu bere sa qe ka marre formen e nje klisheje te grisur nga perdorimi i tepert.
    Por pertej lehtesise se paralelizmit si figurativ, ashtu ashtu edhe historik, ngjashmerite jane te habitshme e te bejne te mendosh.
    Ne pikun e saj perandoria romake kishte nje popullsi prej 120 miljon vetesh nen krahet e shqiponjave te legjioneve te veta. Ndertimet me te medha dhe madheshtore, si puna Foro Romano, Panteonit, Colosseumit, Castel Sant’Angelo u ndertuan prej 50 pes deri ne 200 te eres sone. Me pas nuk pati me asgje. Perandoria s`kishte me kellqe per sipermarrje te kesaj natyre. Monedha baze e Romes ishte denari (denaris) prej argjenti. Ne kohen e Neros, permajtja e saj ishte 90-95% argjent. Mbas 150-200 vjetesh denari kishte vetem 0.02% argjent, dhe asnje s’e pranonte me per mjet pagese.
    Cmimi i nje bushel gruri te Egjyptit brenda 100 vjeteve shkoi nga 5-7 denare ne 100,000 denare.
    Dhe ne kete periudhe Romes i duhej te paguante nje ushtri profesionale prej 500.000 vetesh dhe mbarte mbi vete nje pergjegjesi sociale te pa garantuar nga ana financiare, per welfare-in e te papuneve dhe qindramijra veteraneve te lufrave te saj.

    Por sikur te mos mjaftonin te gjitha cfare i kane rene ne kurriz USA, Obama.”that one”, ai qe premton ndryshime (ne hava), i perket nje race e cila pervec instinktit te mbijeteses, nuk eshte shquar per asgje tjeter dhe nuk ka sjelle asgje ne gjithe historise mijravjecare te njerezve.

    Thote Ismail Kadareja ne Dimrin e Madh, me ane te gojes se nje te “deklasuari” se ” kur ata te fillojne te na imitojne ne, atehere atyre u ka ardhur fundi”. Youtube eshte mbushur plote me pionere dhe te rinj qe kendojne dhe zene be per koke te Obames.

  10. Nje artikull me shume se interesant, edhe pse i formatuar nga ideja se do paraqitej ne blog. Ne fakt falenderoj nje mikun tim qe me email na dergoi sihariqin qe PTF kishte botuar nje artikull mbi zgjedhejt ne Usa.
    Cfare te thuash mbi keto zgjedhje qe gjithe bota i ka syte te drejtuara nga kopeshti i shtepise se bardhe? Ndoshta ka ardhur koha qe peshorja te ndryshoje kah, dhe qe shtetet e varfera te rimekemben dhe te forcojne ritmin e jetes nga disa qindarka dollore ne disa qindra dollare.
    Por, mesa duket, kjo puna e kapitalizmit, i ka rrenjet tek natyra grabitqare e njeriut. Kapitalizmi mund te krahasohet me Prometeun, nese mos gaboj, atij iu gerrye krahnori. E njejta gje me situaten e bankave qe po shtyjne presidente te tere per te bere deklarata dhe bindur kursimtaret qe parate nuk jane ne rrezik. Padronet qe paguhen me milione euro rroge nuk po merakosen te shkojne neper sportele dhe te zhvendosin parate, ato i bejne me fletushka te bardha te firmosura e te vulosura; kush shkon? Ne, populli qe merr 1400 euros ne muaj dhe me shume se gjysme ikin per taksa nga me te ndryshmet (sherbim shendetsor-qe ne socializem ishte falas-, sigurim makine, qera, takse plehrash).
    Bota eshte ne nje kurth qe i eshte ngritur nga sistemi i bankave qe urdherojne virtualisht njerezimin te pasurohet. Bankat me drejtuesit e tyre barbare kane gjunjezuar nje sistem qe nuk ishte dhe aq i keq nese do kemi parasysh se idealizmi nuk eshte i nevojshem per zhvillim, per levizje.
    Obama apo Mc Kain? Obama sepse mjerimi eshte me i madh sesa duket ne filmat fantastike te regjizoreve hollywodiane, ndoshta Moore duhet t’i pervishet punes dhe te marri kameran per te kontrolluar me mire kete situate.

  11. idashur paralelizmi me Romen eshte i mundur deri diku, por per shkak te fenomenit perandori.
    Edhe Perandoria Asire , Babilonase apo Persiane paraqiten te njejtat simptoma e me i qarte per te gjithe ne eshte rasti otoman.

    Problemi i Perandorise vjen nga nje fakt i vene re qe heret prej filozofeve e se fundmi sociologeve dhe psikologeve.
    Grupi ndahet ne elemente qendrore dhe elemente qenderikes.
    Pra pelhura sociale thuret nga forcat qendrore dhe shkaterrohet nga forcat qenderikese (centrifugale).

    Sa me heterogjene behet bashkesia,si nga pikepamja raciale, gjuhesore, dokore e morale , aq me shume rritet fuqia e forcave qenderikese, rebelimi ndaj moralit ne fuqi shtohet dita-dites dhe perfundon me dobesimin deri ne shkaterrim te shoqerise,pelhura sociale griset ne menyre te pariparueshme, bashkesia vdes.

    Ky eshte fati i te gjitha bashkesive, nderkaq perandorite kane elemente shtese e ne pergjithesi sa me shpejt formohen aq me shpejt vdesin. Zgjerimi i ngadalte sjell edhe fund te ngadalte, ndersa zgjerimi i shpejte sjell edhe fund te shpejte.

    Keshtu fati i Amerikes varet nga mosndalimi i ekspansionit, sidomos nese shohim se cfare heterogjeniteti te tmerrshem ka shoqeria amerikane nga te gjitha anet.
    Amerika ne tkurret brenda vetes e ka vdekjen shume te shpejte. Negro,hispanike, aziatike , jane teper te fuqishem per te mos arritur dot te shkaterrojne ameriken.

    Zhdukja e moralit, nacionalizmit,racizmit e ideologjive te tjera qe ndajne e keshtu zhvillojne njerezimin, ne favor te njesimit si ‘konsumatore’ eshte imperativi kategorik per Ameriken e keshtu si po vijne gjerat do behet edhe per europianet.

    Kjo gje,transformimi i njeriut ne konsumator, do sjelle robotizim, renie te theksuar kulturore, stres, renie demografike, nxitjen e perversiteteve, degjenerim te plote moral e fizik keshtu qe ne fund te fundit, fundi do vije njesoj, vecse me kete menyre do marrin me qafe edhe popuj te tjere te shumte, sidomos ‘popujt e lodhur’.

    Obama for President, eshte simptome e qarte e kthimit tashme te afert te njeriut ne 100% konsumator e gjithe faktoret e tjere, nga robotizimi e deri tek degjenerimi moral do shfaqen perhere e me qarte.

    Zoti kur pra kullen e Babilonit, e shkaterroi , u dha njerezve gjuhe te ndryshme te mos kuptoheshin, i ndau ne raca e popuj…………

  12. Hyllin shkruan:

    Amerika ne tkurret brenda vetes e ka vdekjen shume te shpejte. Negro,hispanike, aziatike , jane teper te fuqishem per te mos arritur dot te shkaterrojne Ameriken. […]
    Obama for President, eshte simptome e qarte e kthimit tashme te afert te njeriut ne 100% konsumator e gjithe faktoret e tjere, nga robotizimi e deri tek degjenerimi moral do shfaqen perhere e me qarte.

    I dashur shkruan:

    Por sikur te mos mjaftonin te gjitha cfare i kane rene ne kurriz USA, Obama.”that one”, ai qe premton ndryshime (ne hava), i perket nje race e cila pervec instinktit te mbijeteses, nuk eshte shquar per asgje tjeter dhe nuk ka sjelle asgje ne gjithe historise mijravjecare te njerezve.

    Të dy kolegët e kundërshtojnë Obamën president me argumente raciale. Më qartë I dashur, por më duket se edhe Hyllin nuk lë shumë vend për interpretime të ndryshme.
    Unë nuk e fsheh që gjithnjë habitem kur dëgjoj argumente të këtij tipi në gojë të shqiptarëve – sepse shqiptarët janë ndoshta populli më “zezak” i Europës dhe, gjithsesi, nuk i kanë dhënë pothuajse asgjë kulturës dhe historisë botërore.
    Gjithnjë e kemi në majë të gjuhës justifikimin për gjendjen ku jemi katandisur: nuk na kanë lënë, armiku na ka poshtëruar, na ka mbajtur “me kryet në hi”, na ka shkombëtarizuar… Të gjitha ndoshta të vërteta, dhe gjithsesi të vërteta po të nisesh nga premisa ne jemi po aq të zotët, të zgjuar, të ndershëm, të ndjeshëm, spiritualë dhe të aftë për bashkëpunim sa edhe europianët e tjerë: italianët, çekët, danezët, skocezët…
    Atëherë pse duhet gjykuar kandidatura e Obamës për president me përkatësinë e tij në një racë që “përveç instinktit për mbijetesë nuk është shquar për asgjë tjetër dhe nuk ka sjellë asgjë në gjithë historinë mijëvjeçare të njerëzve”?
    Së pari, Obama përfaqëson veten e vet, jo ngjyrën e lëkurës së vet.
    Së dyti, ardhja e Obamës në pushtet nuk do ta zëvendësojë [dot] supremacinë e amerikanëve të bardhë protestantë ndaj racave dhe kulturave të tjera në SHBA, as do t’i nxjerrë zezakët amerikanë nga pozita sociale që kanë.
    Së treti, kolegu duket se nuk ka lexuar ndonjëherë atë lloj literature ku shpjegohet se pse “black is beautiful” dhe pse të zinjtë e kanë krijuar qytetërimin perëndimor, duke filluar që nga Faraonët e Egjiptit e deri te Kleopatra me të dashurit e vet.
    Kjo literaturë ka një përhapje të madhe mes të zinjve në Amerikë, njëlloj si literatura jonë kombëtariste me pellazgët që u kanë dhënë grekëve perënditë, gjuhën dhe u kanë mësuar si të lidhin sandalet.
    Les extrêmes se touchent, tha.
    Hyllinit dua t’i kujtoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës u krijuan si një bashkim të ikurish – ose të arratisurish nga Europa sepse të papranueshëm për bindjet e tyre fetare, politike; ose për shkak se ishin etni të përndjekura; ose individë të papërshtatur ose të papërshtatshëm.
    Si komb, SHBA identifikohet me misionin e vet, jo me rruazat e kuqe të amerikanëve.
    Më në fund, unë nuk e kuptoj si mund të shqetësojë mundësia që një zezak si Obama të futet në Shtëpinë e Bardhë, në një kohë që Amerikën ka tetë vjet që po e shkatërron një klikë të bardhësh të kulluar dhe D.O.C., nga më të bardhët që mund të ketë parë ndonjëherë planeti.

  13. Eshte per fat te keq nje fenomen shume i perhapur nder shqiptare ceshtja e rraces e ngjyres se lekures. Sidomos kjo per shqiptaret e Shqiperise, pasi ketu ne USA ka nje lloj indiferentizmi ne kete drejtim. Me ka rene rasti shume here ne disa forume ku per te perdorur nje kunderagument ndaj nje njeriu apo nje kombi (sidomos ne rastin e Greqise), perhere gjehen forma shume te hareshme “argumentimi” te mbeshtetura ne percmime rraciale dhe ngjyre lekure. Nuk e di por ajo shprehja e vjeter shqiptare, ose e shqiptareve te vjeter: “Njeriut mos i shih gunen, por shihi punen” eshte transformuar ne te anasjellte nga shqiptaret e rinj, dmth keta te sotmit qe supozohet se perfaqesojne homo sapiensin shqiptar. E nese thuhet se evolucioni i kalimit te majmunit ne njeri tashme ka perfunduar, kam frike se ka ngelur ende pune perpara per te perfunduar si proces edhe tek nje pjese e popullit tone.

  14. eh… , gjyshja ime e ngratë (e qe ka qene analfabete !!), ka pas nje shprehje te saj te mrekullueshme : “I shami te shà !” (“I shari te shan”).

  15. I nderuar Xhaxha.

    Te zinjte e USA kane lindur me bilete llotarie ne dore.

    Eshte me se e qarte se jo zezak Europe, por edhe Nobelist po te jesh, ne ditet e sodit argumentin e races duhet ta lesh menjane e mos ta prekesh jo me dore por as edhe me nje shkop 10 m te gjate. Kjo gjendje do te vazhdoje deri sa puna te vije qe rrjedha e ngarjeve te dale jashte kontrollit te “spin culture” dhe political correctness.
    Po shihja sot nje excerpt nga C-Span tv, ku nje kongresman thoshte se ne koridoret e kongresit Amercan, para votes se javes se kaluar, shume prej kolegeve te tij u ishte bere e qarte se po qe se do ta hidhnin poshte per here te dyte paketen per ndihmen financiare ndaj kompanive qe rrezikonin te falimentonin, kishte shume mundesi qe brenda pak ditesh Amerika t`i neshtrohej ‘marshall law”. Nga ana tjeter degjoj se nje nga subjektet historike per te cilen ka interes shume e me shume ne USA eshte ajo e Weimar Republic.

    St Salvian pyeste ne shek. e 5:
    …”why, if this world be ordered by Divine Porvidence, is the frame work of society, now no longer anti-christian but christian, going to pieces under the assault of the barbars?…”

    Dhe pergjigjesh po vete:
    …”The vices of the Romans are the real case of the downfall of their Empire…”

  16. Ah me keto teorite e Dekadences! Historia e Sodomes dhe Gomorrhes. Nga kjo perspektive e shkruajti historine e Romes E. Gibbon (“The Decline and Fall of Roman Empire”), dhe nxori se ishte degjenerimi shoqeror, mungesa e virtytit qytetar etj. qe solli shkaterrimin e perandorise. Shoqerite ama keshtu kane qene gjithmone. Virtyti dhe vesi (!) bertasin kot njerzit, per te vepruar, jane te gjithe opurtuniste. Ata qe bertasin per moralin, hap syte ti shohesh me pisllikun!

    Por sic e tha dhe Xhaxhai, ne ca gjera njeriu nuk mund te arsyetoj pervetem se nga pervoja e tij. Eshte e kote te bejme tonat sisteme argumentimi dhe sisteme vlerash, te cilat ne i provojme ne kurrizin tone si te demshme. Dikush mund ta cuaj veten “arian”, po asnje shqiptar nuk ma do mendja te jete lidhur me ata te “white supremacy” ne Amerike. Pse? Se ata e shohin “pastertine” vec ne grupin e tyre prej katundaresh dhe malokesh (redneck, dhe hill billy), dhe na perjashtojne ne. Une, si natyre kureshtare qe jam, kam njohur dike nga keta tipa nazistesh ketu (sic kam njohur edhe hippi). E para qe duhet thene, eshte se jane teresisht idioter, qe mbulojne vete-vleresimin e tyre te ulet, deshtimin e tyre ne jete/pune, poshterimet qe kane duruar etj. me urretjen ndaj te huajve, e dyta, keta nuk duan asnjerin pervetem se veten e tyre. (Te jesh natyre kureshtare do te thote qe te jesh edhe zevzek/provokues, dhe pas nje ngacmimi tim, me rezultoi edhe palaco njeri.) Po shkurt, ne qe jemi te huaj, eshte budallek te behemi pre’ e ketyre ideologjive.

    Ne shkrimin tim per Obamen, nuk behej fjale per racizem, dhe ne fakt kur lexoj reagime te tilla, me vjen mire qe ka mundesi te fitoj.

  17. Xha xha me duket se nuk e ke kuptuar qarte mendimin qe percjellin fjalet e mia.

    Kur citon frazen se hispanike, zezake e aziatike jane teper te forte, kjo lidhet me ate cfare thashe,se duke shtuar heterogjenitetin e shoqerise, keta i japin dore forcave qenderikese,pra shtojne forcat qe shkaterrojne bashkesine.
    Une nuk para citoj njerezit e medhenj( e bej me pikatore le te themi) , por psh Frojdi i ka dhene nje shpjegim shume te qarte e te kuptueshem ketij fenomeni.

    Doni nuk doni ju volterianet, realiteti eshte i ketille.
    Me qarte, nese ti ne blog, pervec ketyre temave socio-politiko-historike do fusje edhe trajtimin e temave te mirefillta fiziko-kimiko-biologjiko-matematikore e llogje qejfi, ky blog do shihte shtimin e heterogjenitetit te pjesemarresve e ngadale do degjeneronte,sic ka degjeneruar forumi shqiptar, ku niveli i diskutimit per ceshtje te rendesishme eshte tashme qesharak.

    Nuk eshte faji im pse zezaket e hispaniket forcojne heterogjenitetin e shoqerise amerikane.

    Te me akuzosh per racizem eshte e padrejte. Sigurisht qe une jam racist por argumenti nuk eshte argument racist.
    Une i perkas racizmit mbrojtes qe eshte brumosur nder shqiptaret dok, qe e shoh ruajtjen e races si
    faktor i rendesishem per mbijetesen e kombit, duke qene se sa me shume raca hyjne aq me shume shtohet heterogjeniteti i shoqerise, pra forcat qenderikese tashme te fuqishme nder vete shqiptaret, marrin dore e mund te behen sunduese duke vene ne krize mbijetesen e grupit njerezor qe identifikohet si shqiptar.

    Persa i perket Amerikes, mos te harrojme qe vertet eshte e formuar nga emigrantet, por pa gjuhen angleze nuk do kishte kurrfare Amerike. Ne Amerike eshte formuar ‘grupi autokton’ pra i atyre qe kane humbur kujtesen familjare, dmth se nga vijne dhe e quajne veten ‘Amerikane dok’ e propogandojne vlera amerikane qe nuk kane te bejne dhe aq shume me vlerat e demokracise,pavaresisht se shumica perputhen.

    Pra eshte krijuar me ne fund nje proto-komb amerikan qe do i jape jete nje kombi amerikan.
    Por ky grup qe beson tek Mekejni, ka nevoje per disa breza te tjere, qe te arrije te shpetoje nje Amerike e cila mund ti jape luksin vetes te tkurret brenda vetes.

    Amerika ka nje histori invazioni, pasi arriti Paqesorin shkoi ne Japoni e Filipine e pastaj ne Europe e pastaj ne Azine e mesme e Afrike. Nuk ka mundesi kjo Amerike te perballoje tensionet e brendshme (qe jane normale ne cdo shoqeri), keshtu qe projektimi jashte eshte menyra me e mire per te hequr mendjen nga tensionet e brendshme.

    Po kete nuk e ben sepse ka deshire te pushtoje e grabise, por e ka fiziologjike. Amerika eshte shteti me virusal i botes e virusi ka nevoje per viktimen. Nje virus nuk mund te jetoje jashte viktimes. Pra organizmi amerikan eshte primitiv e i rrezikshem.

    Kurse kur thua se shqiptaret jane zezaket e europes apo sjane dalluar ndonjehere, ky nuk eshte kurrfare argumenti per asnjefare gjeje, eshte po njesoj si argumenti se raca zezake nuk eshte dalluar per asgje.
    Raca zezake do shkoje 2,5 miliard ne 2050 ajo e bardhe 700 milione,pra me i sukseshem del i ziu sesa i bardhi. Ti rroje kultura nje race a populli qe eshte duke vdekur.

    Objektivi paror i nje grupi eshte mbijetesa e nese krijohen mundesite invazioni e zgjerimi territorial e kulturor ku eshte mundesia. Ne kemi mbijetuar ndersa bashkemoshataret tane kane vdekur. Ky eshte suksesi yne.

    Kultura boterore nuk perben ndonje mates suksesi kushedi se cfare per nje popull, perkundrazi nje popull si ai hebre eshte 100 here me i suksesshem sesa cdo popull europian antik e modern.
    Egjiptianet e lashte ishin te sukseshem ? Gabim, ai popull u zhduk e sot ka nje popull arab ne vendin e egjiptianeve kamitike, pra struktura kulturore e zgjedhur prej egjiptianeve kamitike ishte e gabuar per ta. Per ne ishte perfekte sepse gezojme shume gjera fale tyre, por per ata jo.

    Persa i perket Obama for president, Amerika nen te, zgjedh rrugen e gabuar per veten dhe te miren per boten.

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin